1. Thonë se e ashtuquajtura Japonia imperiale, ekspansioniste dhe militariste e vitëve të tridhjeta dhe dyzeta të shekullit të kaluar, nën parullat dhe sloganet e njohura reaksionare dhe anakronike të një “mbrojtësje dhe shpëtimtareje të vetme dhe të vërtetë të vendëve dhe popujve të ndryshëm lindorë ose aziatikë nga imperialistët ose kolonialistët e njohur amerikan dhe evropian”: Atëbotë i kishte filluar luftërat dhe fushatat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kinë, Kore, Filipine, Indonezi, Hong Kong, Singapur si dhe në shumë vende dhe rajone tjera të kontinentit të madh aziatik. Duke i shndërruar në ruina ose në gërmadha lufte qytetët e njohura të Pekinit, Shanhait, Hong Kongut, Manilës, Xhakartës, Kuala Lumpurit, Singapurit dhe kështu me radhë! Si dhe duke i vrarë, përndjekur, internuar, dhunuar dhe masakruar asokohe me qindra mijëra ose miliona njerëz ose qytetar të pafajshëm dhe duarthatë në Kinë , Filipine, Hong Kong ( koloni e dikurshme angleze ose britanike), Malajzi, Singapur, Indonezi ( Javë) dhe gjithandej nën pretekste ose lajtmotive të ndryshme raciste, imperialiste, ksenofobe, egonarciste, ultranacionaliste dhe të tjera të dominimit ose ” sperioritetit të popullit diellor ose qiellor” të Japonisë mbi vendët ( shtetet) dhe popujt tjerë të Azisë dhe më largë deri ne SHBA-se etj. ( Kujto bombardimet japoneze ne Perll Harbur te SHBA-se gjate luftes se dyte boterore dhe revanshin e njohur atomik te SHBA-se ne Hiroshima dhe Nagasaki te Japonise me 1945!)
2. Nën motot, parullat ose sloganet e njohura imperiale, kolonialiste ose gjysëmkolonialiste të “sigurimit të një vendi ose hapësire jetësore ose gjeografike nën diell”, shtetët ose fuqitë e ndryshme imperiale ose kolonialiste, i kishin sulmuar dhe pushtuar dikur popujt (kombët) dhe vendët e ndryshme gjithandej globit.
3. Ndërkaq, “shtetit dhe populli qiellor serb”, me parullat ose sloganet e njohura satanike dhe demagogjike te “mbrojtësve ose shpëtimtarëve të vendëve dhe popujve të tjerë joserb nën ish Jugosllavi nga ish Reichu i Tretë Gjerman si dhe nga ish Perandoria e njohur Austro-Hungareze etj.”, atëbotë i kishin vrarë, zhdukur, burgosur, masakruar, përndjekur dhe internuar shqiptarët, kroatët dhe të tjerët me tepër se një shekull me radhë. Gjegjësisht që nga 1918 dhe gjer me 1999!
Përndryshe, sipas shënimëve, deftesave ose kronikave të ndryshme të kohës, nepër gjykatat ( gjyqet) e ndryshme ushtarako-policore të Serbisë ose ish Jugosllavisë, shqipiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike të shqiptarëve nën ish Jugosllavi, asokohe në total ishin dënuar me mijëra ose qindra-mijëra vite burg të rëndë nepër kazamatët e tmerrshme serbo-jugosllave. Ndërkohë që me mijëra të tjerë ishin pushkatuar ose zhdukur pa gjurmë nga regjimi çetnik ose jugo-komunist i Beogradit.
4. Para fillimit të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë, e përditshmja prestigjioze dhe autortitative gjermane, “Die Welt” e Berlinit, do shkruante asokohe se nga regjimet e ndryshme ushtarako-policore të ish Jugosllavisë, që nga viti 1918 dhe gjer në vitin 199O, e kishin gjetur vdekjën afro 1OO mijë shqiptarë të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare nën ish Jugosllavi. Ndërkaq, me qindra-mijëra të tjerë ishin përndjekur dhe shpërngulur (dëbuar) me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor në Turqi si dhe në vende ose kontente të ndryshme të globit.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe martesat ose kurorëzimet e imponuara të shqiptarëve me serbe, malaziase si dhe me femra ose gra të tjera në kuader të “narodit jugosllav”! Të cilave Kosova dhe shqiptarët, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë t´ua shohin sherrin në forma dhe profile të ndryshme multikuluturore, multinacionale, multietnike, artificiale, johistorike etj.
5. Aktët morbide, makabre dhe teper sadiste të soldateskës dhe falangave serbe-kundër popullatës civile shqiptare ( kryesisht gra, pleq dhe femijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë, t´i rikujtonin në sfond sadizmin, morbiditetin dhe makabritetin e egër të Kortesit ose Pizaros nga Spanja dikur në Amerikën Latine, Neronit ose Kaligulles ne Romen Antike, Ivan Groznit ( Ivanit të Tmerrëshëm) -kundër popujve të ndryshëm jorus ose musliman në Rajonin e njohur të Kaukazisë dhe kështu me radhë….! Për të mos thënë këtu muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.
6. Ndryshe nga kjo, çmenduria dhe sadizmi individual dhe kolektivë i shtetit dhe popullit serb-kundër shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve (muslimanëve) dhe të tjerëve, si të thuash nuk u denuan ose gjykuan kurrë në kuptimin e plotë të fjalës nga ana e bashkësisë së gjërë ndërkombëtare. Me përjashtim të rastëve të rralla të gjykimëve ose denimëve të ndryshme të ndonjë oficiri ose krimineli serb nga Tribunali Hagës.
7. Se këndejmi, serbët edhe përkundër luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Slloveni, dolën si fituesit dhe të përkëdhelurit kryesor të bashkësise së gjërë botërore ose ndërkombëtare! Dhe, kjo në formë ” republika serbskash”në Bosnje Hercegovinë, enklavash, apendiksesh, eldoradosh ose ” asociacionësh të pavarura të komunave serbe” në Veriun e Kosovë ose Mitrovicës dhe kështu me radhë….!!!
8. Ndërkohë që për qëllime të ndryshme djallëzore ose satanike të Moskës dhe Beogradit si dhe të miqve ose aleatëve të tyre në kontinentin plak dhe gjithandej, nga ana e Tribunalit të Hagës jo rrallë u paditën, akuzuan dhe dënuan me të njejtat ligje, norma, kushte,kritere, paragrafe ose aline të ndryshme gjyqësore ose juridike edhe luftëtarët ( clirimtarët) ose patriotët shqiptarë dhe të tjerë, edhe xhelatët, sadistët dhe kriminelët serb! Duke i barazuar kështu viktimat me xhelatët!!!
Dikujt i kujtohen ndofta vendimet e dikurshme “spektakulare” ose “bombastike” te “Aleancës së Shënjtë” ose “Pentarkisë së Madhe”me 1815…? Apo, ato “Urbi et Orbi” ose “Ultima Ratio” t´ “Antantës së Madhe” me 1919..dhe kështu me radhë….?!
9. Të duket shumë i padrejtë, gjegjësisht, cinik, reaksionar dhe anakronikë, krahasimi i çlirimtarëve shqiptarë me çetnikët, xhelatët dhe sadistët serbian! Mbase, me ata që edhe femijët ( kalamajtë) e palindur shqiptarë i kanë prerë dhe masakruar me thika ose bajoneta në barkun ose embrionin e nënave shqiptare në Kosovë!!!
1O. Thonë se atdhedashuria ose patriotizmi, pos tjerash e ruajnë ose e mbrojnë individin dhe kolektivitetin për të mos prekur ose gjurmuar në dhembjet ose plagët e vjetra (mocme) shtetërore, nacionale, historike, gjeografike, skeletore ose gjenetike deri në shërimin e tyre përfundimtar.
Kokën lartë! Sot është nesër për të gjitha ato gjëra që ishim të brengosur dje. ( Ch.Dickens)
Komentet