Me 26 mars të vitit 1999, vetëm dy ditë pasi NATO filloi bombardimet kundër forcave ushtarake e policore serbe, në qytetin e Suharekës, ndodhi një prej masakrave më të rënda në Kosovë.
Këtë ditë forcat serbe vranë 49 anëtarë të familjes Berisha.
Dafina, Sedat dhe Drilon Berisha – familjarët e Gramozit të vrarë gjatë luftës
Ditën që ndodhën vrasjet, Gramoz Berisha ishte me familjen e tij, kur policë serbë ia vranë babanë, Sedatin, vëllanë, Drilonin 13 vjeç, dhe motrën Dafinën që kishte mbushur 16 vjet.
“Ka pasur fëmijë shumë të vegjël, nëntë muajsh, që kanë bërtitur gjatë gjithë kohës, që kanë qarë, kanë kërkuar ujë, por ata nuk janë ndalur duke gjuajtur, deri në momentin që janë ndalur të gjithë zërat dhe nuk ka pasur më britma, në lokal”, rrëfen Gramozi për Radion Evropa e Lirë.
Forcat policore serbe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të grave dhe fëmijëve të familjes Berisha, të cilët i kishin ngujuar në një lokal.
Shumica u vranë në vend nga plumbat dhe mjetet eksplozive që u hodhën brenda lokalit që ishte përplot me njerëz. I ngujuar në lokal ishte edhe Gramozi, atëherë vetëm 8 vjeç. Ai u plagos në njërin krah.
Lokali ku kishin vrarë familjen e Gramoz Berishës
“Ashtu kanë vazhduar njëjtë, i kanë kapur një nga një trupat. Kur ka ardhur radha te unë, jam frikësuar në fillim mos po më kapin për këtë krahun e plagosur edhe kisha reaguar në moment, por më kanë kapur për krahun tjetër, më kanë qit në lesë dhe më kanë gjuajtur në kamion. Përmbi mua kanë gjuajtur trupa të tjerë”, thotë Gramozi.
Të mbuluar me trupa të vdekur
Pasi ekzekutuan gratë dhe fëmijët që ishin në lokal, forcat serbe, ngarkuan trupat në një kamion dhe i nisën në drejtim të Prizrenit.
I rrethuar nga trupat e vdekur, Gramozi pa se nëna e tij, Vjollca, dhe gruaja e një familjari, Shyhretja, ende ishin gjallë.
“Gjatë rrugës e kam dëgjuar një bisedë, mami me Shyhreten duke folur, duke komunikuar mes vete, por unë prapë nuk kam guxuar ta ngre kokën duke menduar që e kemi dikë në kamion edhe mund të merret vesh. Kam qëndruar ashtu, pa lëvizur hiç. Gjatë rrugës, mami ma ka njohur jaknen që kam qenë i mbuluar dhe ka thënë t’ia shoh bile për herë të fundit fytyrën. Kur më ka kthyer kah vetja, unë i kam çelë sytë. Ka thënë: “Mozi, a je gjallë?”. I kam thënë po. Ka thënë hajde me mamin kërcejmë prej kamionit se këta na shtinë në ndonjë gropë dhe s’mund të dalim pastaj”, kujton Gramozi.
Gramozi, nëna e tij, Vjollca dhe familjarja tjetër, Shyhretja arritën që të kërcenin nga kamioni duke u bërë kështu tre të mbijetuarit e vetëm.
Përgjatë këtyre 20 vjetëve, Gramozit nuk i është larguar nga kujtesa momenti kur në kamion kishte mbetur ende një fëmijë i gjallë.
“Afër meje e kam pasur një djalë në gjeneratë me mua, Miratin, ai ka qenë gjallë edhe në kamion. Jemi munduar ta marrim bashkë me mamin, i thamë: “Eja me ne të kërcejmë”. Ai filloi të bërtasë dhe tha: “Jo nuk po dua, vetëm largoma këtë trupin”. Atij ia kishin qitë një trup përmbi, s’mund të merrte frymë. “Veç largoma këtë se s’po dua. Po dua të shkoj me mamin”, vazhdon Gramozi rrëfimin e tij.
Varrezat e familjes Berisha, të vrarë gjatë luftës në Kosovë
Ditën e sulmit, forcat policore serbe vranë gjithsejtë 49 anëtarëve të familjes së ngushtë Berisha, 24 prej tyre ende mbesin të pagjetur, në mesin e tyre edhe motra e Gramozit, Dafina.
Dështimi i diplomacisë
Vrasja e familjes Berisha, ndodhi vetëm dy ditë pasi aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO, filloi bombardimin e Serbisë.
E udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO filloi sulmet kundër caqeve policore dhe ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi, të akuzuar për vrasje masive dhe dëbim të shqiptarëve.
Expose: Fuqia ajrore që ndali gjenocidin në botë
Para se të fillonin bombardimet e NATO-s, bashkësia ndërkombëtare u mundua ta bindë ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, ta nënshkruajë një marrëveshje për të arritur paqen.
Por, Millosheviqi refuzoi ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe forcat e tij të sigurisë vazhduan luftimet në Kosovë.
Millosheviqi thoshte se po i luftonte terroristët, siç i quante ai, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vendet perëndimore thanë se qëllimi i liderit serb ishte spastrimi etnik i Kosovës përmes vrasjeve dhe dëbimeve masive.
Një javë para fillimit të bombardimeve në qytetin e Pejës, në rrethana lufte në jetë erdhi Flaka Muqriqi. Sot ajo është 20 –vjeçare dhe beson se bombardimet e NATO-s kishin qëllim kryesor, ndaljen e gjenocidit ndaj shqiptarëve.
“Mendoj se ka qenë një iniciativë e mirë e Amerikës për ta ndihmuar Kosovën që në njëfarë forme të krijohet një stabilitet dhe thjesht të përfundojë ai gjenocid që ka ndodhur në Kosovë, për arsye se ka qenë e tmerrshme dhe besoj se kur Amerika e ka parë atë se çka po ndodh në Kosovë, mendoj se e kanë parë të nevojshme të intervenohet që thjesht të mos vazhdojë gjithë ajo luftë dhe të ketë pasoja edhe në aspektin material dhe në njerëz. Mendoj që në aspektin material jemi rikthyer dhe jemi duke u zhvilluar, por pasojat në njerëz dhe gjurmët që kanë mbetur në zemrat e nënave, nuk do të rigjenerohen”, thotë Flaka.
Rreth 350 kilometra nga Prishtina, në Beograd, jeton Tina Todoroviq, e cila kishte vetëm dyzet ditë, kur NATO filloi bombardimin e qytetit të saj, Beogradin. Tina beson se NATO-ja nuk kishte nevojë të ndërhynte dhe të bombardonte Serbinë.
“Nuk e kuptoj pse është dashur të vijë deri te kjo. Nuk është shekulli i XV dhe se u duhej të përdornin armët. Mendoj që secili shtet ka diplomatë të mjaftueshëm në mënyrë që të kombinohet diçka. Nuk është e drejtë gjithashtu – unë së fundmi e kam kuptuar – që Amerika ka bazë në Kosovë, gjë të cilën unë nuk e kam ditur fare. Nuk është fare e drejtë as ajo se si sillen të gjithë lidhur me këtë çështje, për shembull, e pranojnë Kosovën. Ajo është e jona, është shteti i parë serb. Si mundet që dikush ta marrë nga ne dhe pastaj ata neve të na kritikojnë?”, thotë Tina.
Kur NATO filloi bombardimet, shumë diplomatë perëndimorë thanë se Millosheviqi do të dorëzohej brenda tri ditësh, mirëpo kjo nuk ndodhi.
Ushtria dhe Policia e Serbisë filloi të vrasë edhe më shumë civilë në Kosovë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet e NATO-s forcat serbe vranë rreth 7,000 shqiptarë.
“Ku shkoni o njerëz?”
Kur bombardimet po ndodhnin, një grua nga Serbia kishte shkuar në Kosovë.
Aktivistja nga Beogradi, Natasha Kandiq, një luftëtare për respektimin e të drejtave të njeriut, beson se ekziston një shans për gjeneratat e reja, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, që ta kuptojnë drejt të vërtetën e luftës së vitit 1998-‘99.
“Unë, vërtet, ende ndiej të më përzihet dhe kurdo që i kujtoj ato udhëtime të mia – e unë shpesh i kujtoj shkuarjet në Kosovë e pastaj prej Kosovës, përmes Pejës për në Rozhajë dhe më pas kthimin në Beograd – gjithmonë më paraqiten të njëjtat pamje. Në Kosovë ishte tmerrshëm, rrugët e zbrazura, gjithkund ishin ushtria dhe policia. Miqtë që i vizitoja, ishin të gjithë të mbyllur në shtëpitë e veta. Askush nuk guxonte të dilte nëpër rrugë. Në vazhdimësi më kthehet pamja e njëjtë nga një shitore”.
“Rreshti për bukë dhe dikush e njeh se në rresht është një shqiptare dhe fillon të bërtasë që të mos i jepet bukë. Shpeshherë kjo më zgjon natën. Më kujtohen kolonat e njerëzve nëpër rrugë. Më kujtohet pamja kur jam ndalur dhe i kam pyetur “Ku shkoni o njerëz”? Ata thonë’ po shkojmë, sepse na duhet. Na kanë thënë të shkojmë për Shqipëri”. Asgjë… bartnin disa qese plastike me vete. Unë ju them “Kthehuni nëpër shtëpitë e juaja”, dhe ata më thonë “Nuk guxojmë të kthehemi, na është thënë të ikim”, thotë Kandiq, derisa përshkruan kohën e luftës në Kosovë.
Kosova më 1999 dhe sot
Që nga lufta, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në procese të ndryshme të bisedimeve me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Këto bisedime kanë pasur pak efekt në largimin e paragjykimeve dhe urrejtjes ndërmjet të dyja vendeve.
Viti 2019 është përmendur nga Beogradi dhe Prishtina si viti kur të dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje të përhershme për normalizim të marrëdhënieve por të rinjtë në Kosovë dhe Serbi janë të gatshëm të bashkëpunojnë, por besojnë se fillimisht duhet zgjidhur problemet politike që ekzistojnë në mes të të dyja vendeve.
“Ne jemi shqiptarë, edhe ka njerëz të mirë, por ka edhe njerëz, të mos i quaj të këqij, por ka edhe serbë që mund të jenë mirë. Personalisht, ndoshta edhe unë kisha mundur të punoj me ta në një vend pune, sepse jemi duke jetuar në një shtet demokratik edhe thjesht duam të jemi si ne, si ata, që të kemi paqe dhe bashkëpunim mes vete”, thotë Flaka.
Tina që jeton në Beograd nuk ka qenë ndonjëherë në Kosovë dhe nuk njeh ndonjë shqiptar.
“Nuk njoh ndonjë shqiptar. Por, njoh njerëz nga Kosova. Nuk kam pasur paragjykime. Kur i kam parë për herë të parë, unë u pata thënë ‘a është gjuha turke ajo që ju e mësoni paralelisht’ dhe ‘ a guxoj unë të shkoj atje?’. Kjo nuk ka qenë kurrfarë urrejtje, por thjesht një ndjenjë e natyrshme, që të mos shkoj atje”, thotë Tina.
Gjatë luftës së Kosovës, u vranë më shumë se 13 mijë e 500 persona. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, rreth 11 mijë janë shqiptarë, e rreth 2 mijë e 200 serbë.
Viti 1999 ishte i më i përgjakshmi pasi vetëm këtë vit u vranë rreth 11 mijë persona. Muaji më i përgjakshëm ishte prilli, ku u vranë më shumë se 4 mijë veta.
Më 9 qershor 1999, në Kumanovë të Maqedonisë, aleanca e NATO-s arriti marrëveshje me Serbinë për ndalje të bombardimeve ajrore dhe Beogradi obligohej t’i largonte të gjitha trupat nga Kosova.
Pas largimit të forcave serbe, në Kosovë në disa raste kishte sulme hakmarrëse ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe dhe etnive tjera jo shumicë.
5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Zyrtarëve publikë në Kosovë, që dyshohen për pasurim të jashtëligjshëm, pritet t’iu verifikohet pasuria, e cila në raste të caktuara mund të përfundojë edhe në konfiskim nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji i ri për këtë mekanizëm kaloi në lexim të parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 17 prill, pasi versioni paraprak ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Byroja parashihet të ketë departamente të veçanta dhe zyrtarë që do të verifikojnë pasuritë për të cilat ka një dyshim se janë fituar jashtëligjshëm nga zyrtarët publikë.
Nëse pasuria përcaktohet si e pajustifikueshme, projektligji parasheh konfiskimin e pasurisë nga gjykata.
Por, mënyra se si do të funksionojë Byroja ka ngritur pikëpyetje.
Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se drejtori i Byrosë parashihet të zgjidhet me votat e shumicës parlamentare, dhe të ketë kompetenca të plota në inicimin e procedurave për verifikim të pasurisë.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
I njëjti drejtor, sipas Bugaqkut, mund të vendosë edhe që të ndalet verifikimi i pasurisë së një zyrtari, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Kjo, konsideron ai, mund të përdoret politikisht, pasi më asnjë institucion i drejtësisë nuk do të mund ta trajtonte atë pasuri.
“Askush nuk mund ta kontestojë më atë pasuri, dhe ky lloj mekanizmi mund të shërbejë si një mekanizëm i legjitimimit të pasurisë, që potencialisht nëse do të shkonte në gjykatë ndoshta do të vërtetohej se është e paligjshme”, thotë ai.
Bugaqku pohon se në kuptimin e konfiskimit civil të pasurisë, Byroja do të jetë mbi organet e tjera të sistemit të drejtësisë.
Ai thotë se ka kundërthënie në ligj sa i përket periudhës kohore të verifikimit ta pasurisë, pasi, sipas tij, qëndron dispozita që parasheh verifikimin e pasurisë që është fituar nga 17 shkurti 2008, por edhe tjetra që thotë se zyrtarit publik mund t’i verifikohet pasuria vetëm deri në 10 vjet pasi ta ketë përfunduar mandatin.
“Nëse një zyrtari publik, ta zëmë i ka pushuar mandati në vitin 2010, afati maksimal që atij mund t’i verifikohet dhe konfiskohet pasuria është viti 2020”, thotë Bugaqku, duke sqaruar se asnjë institucion bankar apo tatimor nuk obligohet të ruajë të dhëna më gjatë se dhjetë vjet, që do të shërbenin si prova.
Projektligji i ri për Byronë u përcoll me vërejtje të opozitës parlamentare, ashtu sikurse edhe versioni paraprak, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Janë identifikuar emrat e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi.
Këta persona akuzohen për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë.
Kujtojmë që ditën e djeshme (17 prill) Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) la në fuqi masat e arrestit në burg për tre anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Pepës.
Emrat e grupit
1-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj
2-Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi
3-Albert Pjetri
4-Fatjon Marku
5-Anton Marku alias Anton Tamure
6-Florjan Vuka alias Vathaj
7-Kristjan Lleshi
8-Klevi Leka
9-Lulzim Pepa
10-Anton Kola
11-Ilir Lazri
Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.
HETIMET E SPAK
Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.
Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.
PASURITË E SEKUESTRUARA
Me një tjetër vendim GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale rreth 12 milionë euro. Panorama
Tridhjetë e pesë zyrtarë nga institucione të ndryshme pritet të gjobiten nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për mosdeklarim me kohë të pasurisë, ndërkaq ndaj pesë prej tyre, agjencia do të dorëzojë kallëzim penal për mospërmbushje të obligimit ligjor, sipas udhëheqësit të këtij institucioni, Yll Buleshkaj.
Në listën që e posedon Radio Evropa e Lirë, në mesin e zyrtarëve publikë që pritet të gjobiten figurojnë edhe disa hetues dhe një komandant i Policisë së Kosovës, oficerë doganorë, mjekë, profesorë, zyrtarë të Bankës Qendrore e inspektorë tatimorë.
Nga pesë zyrtarët ndaj të cilëve pritet të paraqitet kallëzim penal nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, tre (një polic, një mjek e një profesor) nuk e kanë deklaruar fare pasurinë, ndërkaq dy të tjerë (mjekë) e kanë bërë jashtë afatit të përcaktuar.
Sipas Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, zyrtarët publikë janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e rregullt të pasurisë nga 1 deri më 31 mars çdo vit, për vitin paraprak.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit thotë se këtë vit 10 mijë e 372 zyrtarë publikë ishin të obliguar që ta deklaronin pasurinë. Brenda afatit, 10 mijë e 337 zyrtarë, e kanë përmbushur këtë obligim.
Për drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, deklarimi i pasurisë paraqet një nga shtyllat kryesore të transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.
“Shkalla e lartë e përmbushjes së këtij obligimi tregon rritje të vetëdijes institucionale, por çdo rast i mosdeklarimit apo vonesës do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, thotë se deklarimi i pasurisë është mjet drejt parandalimit e luftimit të korrupsionit, por që deri më tani nuk është shfrytëzuar si i tillë.
“Fatkeqësi, nga ajo çka kemi parë deri më tani, është se deklarimi i pasurisë më tepër është përdorur si qëllim përfundimtar, në kuptimin që në momentin e deklarimit të pasurisë ka përfunduar çdo gjë, sesa si mjet përmes së cilit kalojmë te aspektet e tjera: te hetimi apo zbulimi i veprave të tjera penale”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Vitin e kaluar, sipas organizatës Transparency International, Kosova ka bërë njëhap prapa në luftën kundër korrupsionit.
Buleshkaj thotë se procesi nuk përfundon vetëm e deklarimin e pasurisë dhe publikimin e tyre në ueb-faqen e Agjencisë, pasi pasuria e deklaruar më pas i nënshtrohet verifikimit.
“Verifikimi i deklarimeve kryhet përmes një procesi të strukturuar që përfshin: kontrolle administrative dhe logjike të deklarimeve, krahasimin e të dhënave me institucione të tjera publike [si administrata tatimore, kadastra, bankat, etj.]”, thotë ai.
Procesi i verifikimit pritet të nisë në qershor dhe, sipas Buleshkajt, mund të zgjasë deri në shtatë muaj, varësisht nga natyra e rasteve.
Përmes verifikimit, Buleshkaj thotë se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit synon të “forcojë besimin publik dhe të garantojë integritet në ushtrimin e funksioneve publike”.
Shala nga IKD konsideron se masat sanksionuese, në rastin konkret gjobitja e zyrtarëve, e ul numrin e inkriminimit të tyre, në rastet e mosdeklarimit të pasurisë brenda afatit të përcaktuar kohor.
“Mirëpo, mund të shërbejë edhe si një aspekt tjetër, se zyrtarët në fjalë nisur nga fakti se i është shqiptuar gjoba, e kanë ditur se e kanë për obligim deklarimin e pasurisë dhe kjo e përforcon elementin e dashjes për mosdeklarimin e pasurisë dhe mbetet të shihet se si do të veprohet tutje nga ana e prokurori të shtetit”, shprehet ai.
Çfarë ndëshkimesh parashihen?
Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave dhe Kodi i Procedurës Penale parashohin gjoba dhe burgim për mosdeklarimin e pasurisë.
Sa u përket gjobave, në ligj thuhet se ajo vendoset në shkallën prej 30 për qind të pagës mujore neto të zyrtarit që nuk e deklaron pasurinë, por “në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej 500 eurosh”.
Ligji u mundëson zyrtarëve, që nuk e deklarojnë pasurinë deri më 31 mars, të kenë edhe 15 ditë shtesë që ta bëjnë këtë – afat që përfundoi mesnatën e së mërkurës – në të kundërtën, Agjencia paraqet kallëzim penal te prokuroria përkatëse, e cila më pas vendos për këtë çështje.
Ndërkaq, sipas Kodit Penal të Kosovës, zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Për deklarimin e rremë të pasurisë po ashtu parashihet dënim me gjobë ose me burgim nga gjashtë deri në pesë vjet.
Deri më tash, në Kosovë asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.
Për Shalën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mungesa e dënimeve me burgim efektiv mbetet problematike.
“Politika ndëshkimore që e kemi parë është një politikë që përkundër faktit që përcaktohet edhe mundësia e dënimit me burgim efektiv nuk kemi pas dënime të tilla. Pothuajse të gjitha dënimet kanë qenë dënime me gjobë që definitivisht nuk janë dënime adekuate”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.
Pasuria e deklaruar nga krerëve shtetërorë
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, pasditen e 17 prillit, publikoi regjistrat e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët publikë, në mesin e tyre edhe krerëve shtetërorë e atyre partiakë.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në deklarimin vjetor të pasurisë ka bërë të ditur se në pronësi të përbashkët ka një banesë në vlerë prej 128 mijë e 740 euro, të blerë këtë vit, dhe një veturë në vlerë prej 9 mijë e 700 euro.
Në bankë ka deklaruar se ka 1 mijë e 531 euro, derisa ka 160 mijë euro kredi.
Haxhiu ka deklaruar se vitin e shkuar ka pasur të ardhura vjetore në vlerë prej 22 mijë e 658 euro, 1 mijë e 140 euro shtesa dhe kompensime të tjera, e 234.99 euro mëditje.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka 16.41 euro para të gatshme në llogari bankare derisa të ardhura vjetore në vlerë prej 21 mijë e 315.76 euro. Kurti ka deklaruar se paguan 350 euro qira në muaj për shtëpi.
Ndërkaq, ish-presidentja Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundoi në fillim të muajit prill, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët banimi në vlerë prej 208 mijë euro. Osmani ka deklaruar se ka në pronësi të saj 5.10 ari arë në vlerë prej 35 mijë euro.
Ajo ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin ka detyrime financiare në vlerë prej 29 mijë e 500 euro e para të gatshme në llogari bankare ka deklaruar se i ka 3 mijë e 115 euro. Osmani ka deklaruar se vitin e shkuar ka pasur 33 mijë e 248.58 euro të ardhura vjetore nga paga, derisa 10 mijë e 305.12 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
Çfarë pasurie deklaruan opozitarët?
Deklarimin e pasurisë e kanë bërë edhe krerët e partive opozitare.
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, subjektit më të madh opozitar, ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa, njëra në vlerë prej 70 mijë eurosh dhe tjera në vlerë prej 46 mijë eurosh, 1 hektar tokë në vlerë prej 50 mijë euro, tri garazhe në vlerë prej 14 mijë e 700 eurosh dhe shtëpi në vlerë prej 25 mijë eurosh. Hamza ka deklaruar 10 mijë e 765.35 euro para të gatshme e 1 mijë e 356.77 euro kredi. Ai ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 19 mijë e 694.99 euro.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në pronësi ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë eurosh, një tjetër shtëpi në pronësi të përbashkët në vlerë prej 200 mijë eurosh e një banesë në pronësi të përbashkët në vlerë 265 mijë eurosh.
Abdixhiku ka deklaruar se ka 5 mijë e 301.36 euro të gatshme në bankë. Detyrime financiare ka deklaruar se ka 2 mijë euro, e kredi të përbashkët në vlerë prej 92 mijë e 527.34. Kurse të hyra vjetore ka deklaruar 40 mijë e 889 euro.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka në pronësi disa pasuri të paluajtshme, në mesin e tyre edhe tri shtëpi: njëra në vlerë prej 340 mijë eurosh, tjera në vlerë prej 300 mijë eurosh dhe shtëpia e tretë në vlerë prej 202 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një shtëpi, si pronë të përbashkët, në vlerë prej 270 mijë eurosh.
Haradinaj ka deklaruar se ka edhe tokë në vlerë prej 60 mijë e 740 euro, truall në vlerë prej 13 mijë e 760 euro si dhe një tokë tjetër në vlerë prej 14 mijë e 259 euro.
Në pronësi të përbashkët ka deklaruar banesë në vlerë prej 524 mijë e 603.82 euro dhe vilë në vlerë 120 mijë eurosh. Haradinaj, në regjistrin e deklarimit të pasurisë së tij, ka bërë të ditur se posedon një veturë në vlerë prej 19 mijë euro e se është bashkëpronar në një kompani, vlerën e aksioneve të së cilës e ka përshkruar me 500 euro.
Para të gatshme ka deklaruar se ka 23 mijë e 625.58 euro, kurse detyrime financiare në vlerë prej 78 mijë e 54.3 euro. Kryetari i AAK-së ka deklaruar se ka të ardhura vjetore në vlerë prej 112 mijë e 473.23 euro.
Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe blerjet e përbashkëta, thanë ministrat e Mbrojtjes të të dyja vendeve.
Pas takimit në Prishtinë të ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, me homologun kosovar, Ejup Maqedonci, udhëheqësit e fushës së mbrojtjes e vlerësuan me rëndësi të madhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Maqedonci u pyet të specifikonte se çfarë nënkupton ky bashkëpunim. Ai tha se dy shtetet veçse kanë bërë hapa në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
“Ne kemi bërë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në dhjetor të vitit 2024 me prodhuesin shtetëror turk, MKE.
Qeveria e Kosovës ka thënë më herët se fabrika do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të dalë në fund të vitit 2026.
Maqedonci tha se Kosova është në koordinim edhe me partnerët e tjerë për çështjen e bashkëprodhimit.
“Po flasim për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e industrisë, po flasim në dy drejtime. Është bashkëprodhimi, pra po shikojmë mundësitë se në cilat fusha mund të bashkëprodhojmë dhe kjo do të bëhet në periudhën në vazhdim kur të formojmë grupet dhe ekipet për identifikimin se çfarë mund të bashkëprodhojmë. Por, edhe në bashkëprokurim të sistemeve që na bëjnë të ndërveprueshëm. E kemi edhe në deklaratën me Shqipërinë dhe Kroacinë si ndër pikat kyç bashkëprodhimin, por edhe prokurimet e përbashkëta si tri vende që të na mundësojë të jemi të ndërveprushëm dhe pajisje cilësore”, tha Maqedonci.
Në anën tjetër, ministri Nufi tha se diskutimet për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes janë thelbësore.
“Bashkëpunimi në këtë fushë është thelbësor për kapacitetet tona dhe garantimin e sigurisë të të dyja vendeve. Besoj se ky diskutim do të vijojë edhe më tej me të gjitha impiantet e prodhimit që po ngrihen në Kosovë dhe Shqipëri, si simbol jo vetëm të zhvillimit teknologjik dhe industrial, por edhe bashkëpunimit vëllazëror”, tha ai.
Teksa Kosova po synon të prodhojë municione, Shqipëria, në fillim të prillit, vendosi bëri hapat e parë drejt prodhimit të dronëve luftarakë, si dhe për ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile, duke autorizuar arritjen e marrëveshjeve me kompani të mbrojtjes.
Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, parashihet edhe në deklaratën që Prishtina, Tirana dhe Zagrebi nënshkruan vitin e kaluar.
Serbia e ka parë këtë bashkëpunim si aleancë ushtarake kundër saj dhe serbëve, por ky pretendim vazhdimisht është mohuar nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia.
Nufi po ashtu u pyet nëse ka ngritur shqetësime në NATO për armatosjen e Serbisë me armë kineze. Por ai tha se, sa i përket kësaj çështjeje, “Republika e Serbisë i vendos vet çështjen e armatimit apo si i konsideron çështjet e sigurisë së saj, si i ka doktrinat ushtarake në raport me sigurinë”.
Dy ditë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të blejë armatime të reja pasi gjoja po përballet me trysni nga shtetet fqinje.
“Gjendja e sigurisë është disi më ndërlikuar sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, tha Vuçiq të mërkurën herët.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq e ka bërë këtë pretendim, por ai asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për ta mbështetur atë.
Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është thirrur në SPAK, dhe ka dhënë shpjegime në datën 10 janar 2026, duke treguar atë që ndodhte me paracaktimin e tenderave brenda zyrave të këtij institucioni.
Ai ka shërbyer si përgjegjës pranë Drejtorisë së Agjendës Digjitale, por tashmë është kthyer një nga dëshmitarët kryesorë të SPAK në dosjen penale nr.20/1 që flet për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, në të cilët ai disa herë ka qenë kryetar i Njësisë së Prokurimit dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Suli, është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, por hetimet e kryera nga SPAK, tregojnë se ai është implikuar në këto procedura duke ngritur dyshime të arsyeshme se ai së bashku me zyrtarë të tjerë të AKSHI, përfshirë dhe Daniel Shimën, kanë “Shpërdoruar detyrën” dhe kryer “Shkelje të pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se pyetja e Emirton Sulit është realizuar në ambientet e SPAK në 10 Janar 2026, duke tregur të gjithë dinamikën e “qepjes” së letrave për të paracaktuar kompanitë fituese në tenderat e AKSHI-t.
Suli ka shpjeguar se dhe vetë kallëzuesi i kësaj çështje, Gerond Meçe, ka qenë një ndër “lojtarët” kryesorë të paracaktimit të tenderave në AKSHI, duke bashkëpunuar në disa praktika me Daniel Shimën dhe biznesmenin tjetër, Ermal Beqirin.
Zyrtari i AKSHI-t, ka deklaruar ndër të tjera se në procedurën e prokurimit “Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me aftësi të Kufizuara dhe Shërbimi Social”, rezulton se termat e referencës, kriteret dhe ftesat për ofertë kanë ardhur të parapërgatitura nga Drejtoria e Projekteve, konkretisht nga Klea Korça.
Sipas tij, kjo e fundit është caktuar me urdhrin e titullares së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke mbetur vetëm nënshkrimi nga ana e grupit të punës.
Suli, ka rrëfyer në SPAK se zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, kishte krijuar një adresë E-maili projekte@akshi.goc.al, nga i cili niseshin në E-mailiet e grupit të punës të gjitha dokumentat gati për projektet e prokurimit publik dhe se kjo gjë ishte bërë nga ai qëllimisht që të mos identitikohej, se cili subjekt i niste këto E-maile dhe përgatiste këto dokumente.
Para oficerëve të BKH-së, Emirton Suli, ka identifikon edhe një shtetase të quajtur, Rega Kaja, e cila përgatiste dokumentacionin, i cili përgatitej nga një grup pune i ngritur posaçërisht për këtë çështje.
Përgjegjësi i sektorit në AKSH, ka treguar se nga kjo procedurë kuptohej paraprakisht se ishte ndërtuar në atë mënyrë që të përfitohej nga shoqëria “Image & Communication Development”, me zotërues Igli Gjelishti, duke shtuar më tej se ofertë të paftuar kishte paraqitur në “AKSHI” dhe shoqëria “ABS” e Gerond Meçes.
“…Gerond Meçe ishte futur me një shumë financiare prej 20 për qind më të ulët, gjë e cila kuptohej se ishte jashtë paraplanifikimit, pasi diferenca e fondit limit me ofertën është zakonisht maksimumi 7 për qind dhe se në këtë rast ishte ndjeshëm më e madhe…”-ka treguar Emirton Suli.
Kjo gjë, sipas tij, diktonte dhe detyronte që autoriteti kontraktor të shpallte fitues shoqërinë “ABS”, por se ky fakt nuk duhet të ndodhte, pasi procedurat ishin të paracaktuara dhe duhet të anulohej tenderi dhe më pas rihapej sërish me qëllim dhënien e kompanisë që ishte paracaktuar.
Sipas dëshmisë së këtij zyrtari të AKSHI, po të shikohet dokumentacioni rezulton se ka artifica ligjore, të cilat e kanë detyruar AKSHI-n të anulohet procedura tenderuese, vetëm që të mos lidhej kontratë me këtë operator “ABS”, edhe pse në një tender tjetër e kishin shpallur në muajin mars fitues “ABS”, duke gjetur si shkak çështjen e “CSI” si të vlefshme.
Ai tregon më tej se, pas anulimit të prokurimit. AKSHI i bëri një shkresë AKSIK, që të listoheshin operatorët ekonomikë që ishin të pajisur me “CSI” të vlefshme.
Ndër të tjera Emirton Suli tregon se kur ka ardhur përgjigjja, Helena Çupi, i ka treguar se nuk ka asgjë në të për ”CSI” dhe “CSP” dhe se nuk jepte arsye për të anuluar tenderin dhe se e pyeti atë se ku mund të bazohej për ta anuluar procedure, duke qenë se deri në lidhjen e kontratës autoriteti kontraktor e kishte të drejtën që të anulonte prokurimin nëse konstatonte se nuk plotësonte shoqëria fituese kriteret.
Nga ana tjetër Suli ka rrëfyer në SPAK se kriteri i pajisjes me “CSP” të operatorëve ekonomik tek kriteret e veçanta e ka futur, Daniel Shima, në kohën kur ai ishte zv/drejtor, edhe pse nuk vinte në punë fizikisht, duke shtuar se në këtë kohë kanë patur një numër ankesash nga shoqëria “Kreatx” e Panajot Gjiknurit, duke u bllokuar një numër i madh procedurash.
Ndër të tjera Suli, ka shpjeguar se ky operator ankohej sepse nuk kishte mundësi të fitonte procedura prokurimi, duke qenë se Daniel Shima, bashkëpunonte me biznesmenin Gerond Meçen dhe me Ermal Beqirin dhe se Shima e dinte që shoqëria “Kreatx” nuk kishte “CSP”.
Qëllimisht, që ta përjashtonte “Kreatx” nga garat e prokurimit pranë AKSHI-t, krijoi këtë kriter si kusht për pjesëmarrje në prokurime, duke e shmangur më tej edhe nga ankimet dhe nga bllokimi i procedurave.
Ai shpjegon se ky kriter nuk u hoq, pasi të gjithë operatorët ekonomikë kishin marrëdhënie të mira me AKSHI-n dhe se e dispononin këtë certifikatë.
Suli ka treguar se e ka patur edhe “ABS” këtë autorizim por se, pasi nuk ka patur më marrëdhënie Gerond Meçe me AKSHI-n, atëherë kësaj shoqërie nuk i është rinovuar më tej certifikata, duke i krijuar një artificë ligjore për ta mbajtur jashtë procedurave të prokurimit.
Më tej ai sqaron se Helena Çupi, në këto kushte bëri shkresën “Memo” me qëllim që të anulohej procedura e prokurimit, duke treguar se ajo ishte në një siklet të madh, pasi siç e kupton ai, ajo rrezikonte të anulonte një procedurë prokurimi tërësisht e detyruar nga urdhrat e eprorëve, duke treguar se ajo i ka thënë se: “…po më detyrojnë që kjo procedurë të anulohet…”.
Ndërkohë pyetjes së oficerëve të BKH-së se përse dhe si zgjidhen ofertuesit kur bëhet kërkesa nga AKSHI, Emirton Suli është përgjigjur se ftesa u është drejtuar në këtë rast “Fastech”, “Pirst”, “Soft & Solution”, “Axians” dhe “Communication Progress”.
Suli u ka treguar oficerëve të BKH-së se këto ftesa bëheshin qëllimisht nga AKSHI, që të fryhet artificialisht fondi limit dhe qëllimisht që të shkojë prokurimi aty ku është paracaktuar fituese, duke treguar se ftesat për ofertë vinin gati nga ai që kontrollonte procesin.
Zyrtari i AKSHI-t, u ka treguar oficerëve të BKH-së se për të vërtetuar këtë mjafton të pyetet, Klea Korça dhe Aldo Kita, se cili ia jepte listën e ofertave dhe kujt duhet t’i dërgoheshin ato.
Suli ka treguar se mjafton të shikohet se sa është përcaktuar fondi limit në këto raste dhe se sa ka qenë oferta e “ABS”, diferencë e cila rezulton të jetë rreth 21 për qind.
Paracaktimi i tenderit, 16.5 milion euro “SMART Laborator”.
Më tej Emirton Suli është pyetur për procedurën e prokurimit “Implementami laboratorëve SMART” me vlerë 16.5 milion euro, ku Suli ka treguar se ka qenë kryetar i njësisë së prokurimit dhe se fituese ka qenë paracaktuar, konkretisht shoqëria “Albascan” që drejtohet nga Elton dhe Elision Jorgji.
Sipas tij paracaktimi ishte bërë nga Gerond Meçe dhe Daniel Shima.
Ai tregon se dokumentet e kritereve i erdhën të gatshme nga Arjola Muça, për të cilin vinte zarfi në zyrë me pseudonimin “Zarf për Albanin”.
“…ky zarf, mund të jetë dhënë nga Daniel Shima, pasi ai na pyeste vazhdimisht nëse erdhën ofertat dhe se si po shkon puna me “smart-labet”…”-tregon Suli.
Sipas tij Daniel Shima, ishte në një zyrë me Arjola Muça dhe se dokumentet i përgatiste ajo me temat e referencës, fondin limit dhe raportimin.
Për këtë rast, Emirton Suli, i ka treguar oficerëve të BKH-së se ai ka marrë draft-vlerësimet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe se ia ka paraqitur zv/drejtoreshës, Hava Delibashi, duke treguar më tej se ajo i kishte thënë: “…të dyja…” dhe “…e more mesazhin besoj…”, duke i lënë të kuptoj se ajo kishte marrë paraprakisht konfirmimin edhe nga drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe në këtë mënyrë duhet të shpallej fitues kompania “Progres Communication” me pronar Gentian Likaj.
Tenderi për sistemin e ATP-së së pronave.
Ndërsa lidhur me procedurën e prokurimit “Mirëmbajtja e sistemit të ATP-ËEB-GIS”, Emirton Suli, ka shpjeguar në SPAK, se kompania “Air” e Alban Meça dhe Joriana Xamo është future në garë si mbështetëse.
Ndërsa “Fastech” e Andis Papa vjet me ofertë më të lartë dhe se për rrjedhojë fiton “Progress Communication” e Gentian Likaj, duke konkluduar se gara organizohet fiktivisht dhe se fituesi është i paracaktuar.
Emirton Suli, ka treguar se duhet të shikohet se kush ka marrë pjesë në testimin e tregut dhe se rezulton se “Fastech” dhe “Progress Communication”, kanë marrë pjesë dhe se tregohet qartazi në këtë mënyrë se fituesi ka qenë i paracaktuar.
Arrestimi në Mal të Zi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, më 15 prill 2026.
Una Çiliq
Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky është epilogu i një aksioni ndërkombëtar policor, të zhvilluar në Mal të Zi dhe në Gjermani.
Ndër të arrestuarit në Mal të Zi është edhe S.F., për të cilin policia e këtij vendi bëri të ditur se është një nga drejtuesit e kartelit ballkanik.
Mediat malazeze e identifikuan si Svetisllav Fillipoviq dhe ai dyshohet për prodhim, posedim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve.
Ai përballet me një dënim deri në 15 vjet burg dhe, përveç kësaj, akuzohet edhe për tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese.
Për të nuk ka shumë informacione, ndërsa gjatë publikimit të të dhënave për aksionin, policia evropiane, Europol, tha se në Mal të Zi është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë.
Ai vjen nga Podgorica dhe është 47 vjeç, ndërsa që nga viti 2002 figuron si drejtor i kompanisë “Spectacular”, sipas regjistrit publik të të dhënave të biznesit “Company wall”.
Kjo kompani, deri më tani, ka pranuar 139 dërgesa nga 16 vende, përfshirë Ekuadorin, Ukrainën dhe Kolumbinë, tregojnë të dhënat e platformës Volza, e cila mbledh informacione për tregtinë globale.
Sipas saj, kompania ka importuar banane, shalqinj, fruta të thata dhe arra, ndërsa ndër furnizuesit e saj figuron edhe një kompani nga Hong Kongu.
Në vitin 2023, “Spectacular” gjeneroi të ardhura totale prej 664.206 eurosh.
Fillipoviq është gjithashtu një nga bashkëpronarët e kompanisë “Europayment”.
Llogaritë e të dyja kompanive janë bllokuar.
Përveç arrestimeve në Mal të Zi, katër persona u arrestuan edhe në Gjermani, por ende nuk ka shumë informacione rreth tyre.
Sipas policisë ndërkombëtare, Interpol, në Gjermani veprojnë disa grupe globale të krimit të organizuar, të cilat merren me një gamë të gjerë krimesh, si: trafikim i drogës, krime kundër pronës dhe kontrabandë e qenieve njerëzore.
“Të rrënjosur fort” në rrugët e trafikimit të kokainës
Të arrestuarit më 15 prill akuzohen për dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika e Jugut në vendet e Bashkimit Evropian, tha drejtori i Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, Llazar Shqepanoviq.
Sipas tij, ky grup kriminal siguroi dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës dhe kanabisit, si në Mal të Zi ashtu edhe në vende të tjera, si: Gjermania, Holanda, Belgjika, Bolivia dhe Tajlanda.
Ky operacion konfirmon se, pavarësisht goditjeve të shkaktuara nga operacionet e mëparshme, grupet ballkanike nuk janë zhdukur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke i përshtatur dhe rindërtuar zinxhirët e tyre logjistikë, thotë Sasha Gjorgjeviq nga Iniciativa Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
“Grupet kriminale ballkanike mbeten të rrënjosura fort në rrugët tradicionale të trafikimit të kokainës, veçanërisht në linjën Amerikë Latine-Evropë, me Gjermaninë që është ende një nga tregjet kryesore”, thotë Gjorgjeviq.
Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor janë identifikuar nga organizatat ndërkombëtare, si Europol dhe Interpol, si aktorë kryesorë në kontrabandën e kokainës nga vendet e Amerikës Latine – si Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori – drejt tregjeve kryesisht të Evropës Perëndimore.
Por, përveç kokainës, u kontrabandua edhe kanabis – rreth 1.5 ton u gjet nga 12 sekuestrime të ndryshme.
Kanabisi, siç tha Europol-i, u kontrabandua në Bashkimin Evropian nga dhe përmes Shqipërisë, Tajlandës dhe Shteteve të Bashkuara.
Një nga 12 sekuestrimet e drogës të kryera në kuadër të një operacioni që po zhvillohet që nga viti 2024.
Prania e kanabisit, shpjegon Gjorgjeviq, tregon se grupet kriminale të Ballkanit nuk specializohen vetëm në kokainë.
“Ato tashmë po veprojnë në mënyrë oportuniste dhe po hyjnë në tregje të tjera, ku ofrojnë një kanal të sigurt dhe fitime të mira”, shton ai.
Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në operacionin e fundit dhe, përveç institucioneve gjermane dhe malazeze, mbështetje dhanë edhe Austria, Spanja dhe Europol-i.
Transporti me avion
Pas arrestimeve në Mal të Zi dhe në Gjermani, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë ngriti aktakuzë kundër dhjetë personave.
Padia penale i ngarkon të dyshuarit me shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike – kokainë dhe kanabis – ndërsa një grup prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të organizimit kriminal.
“Një i dyshuar urdhëroi dhe organizoi transportin detar ose ajror të ngarkesave me sasi të mëdha drogash narkotike – kokainë, kanabis dhe hashash – në Podgoricë, Gjermani, Bolivi, Tajlandë, Belgjikë dhe Republikën Dominikane”, deklaroi Zyra e Prokurorit.
Europol-i tha gjithashtu se grupi ka përdorur edhe trafikun ajror, përveç rrugëve detare.
Gjorgjeviq thotë se kjo tregon se këto rrjete po i përshtatin vazhdimisht metodat e tyre dhe po kërkojnë kanale të reja për kontrabandë.
“Përdorimi i trafikut ajror, duke përfshirë korrierët dhe aviacionin e përgjithshëm, shkakton shqetësim prej kohësh, por shkalla e tij ende nuk është e qartë plotësisht”, thotë Gjorgjeviq.
Përveç metodave të reja të transportit, grupet po i ndryshojnë edhe rrugët.
Kështu, një hulumtim i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, vitin e kaluar, tregoi se grupet e krimit të organizuar, anëtarët e të cilëve kanë origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për të kontrabanduar kokainë nga Amerika Latine në Evropë, përmes vendeve të Afrikës Perëndimore.
Mali i Zi është strehë e dy klaneve kriminale, Kavaç dhe Shkalar, të cilat janë në konflikt që nga viti 2014, kur disa qindra kilogramë kokainë u zhdukën në Valencia.
Më shumë se 70 persona janë vrarë në konfliktet e tyre deri më tani.
Vitin e kaluar, ky vend u rendit i dhjeti në Evropë në Indeksin Global të Krimit të Organizuar.
Përveç tij, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina janë gjithashtu në dhjetë vendet e para.
Indeksi Global i Krimit të Organizuar vlerëson nivelin e krimit dhe rezistencën ndaj krimit të organizuar në 193 vende të botës.
Një nga institucionet përgjegjëse për sa i përket ushqimit në Shqipëri është edhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili kryen edhe analiza rreth mykotoksinave.
Kështu, ky institucion i lindur nga një vendim i Këshillit të Ministrave në vitin 2006 “Për ristrukturimin e instituteve kërkimore – shkencore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë”, është i cilësuar si laborator kombëtar reference.
Ky laborator kombëtar ka si funksion monitorimin për sëmundje të ndryshme virale, diagnostifikimin e tyre, prodhimin e biopreparateve veterinare, kontrollon pjesën mikrobiologjike të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore, qofshin këto të prodhuara në vend apo të importuara, si dhe bën kontrollin e mbetjeve të substancave.
Megjithatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim rreth këtij institucioni në vitin 2024, rreth pasqyrave financiare dhe përputhshmërisë. Grupi i auditimit kishte konstatuar 22 gjetje, 16 prej të cilave janë masa organizative dhe 4 masa për eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike.
Sipas tyre, në aspektin e menaxhimit financiar dhe kontrollit, ISUV nuk ka hartuar plan strategjik dhe plane veprimi, nuk ka ngritur Grupin e Menaxhimit Strategjik i cili duhet të mblidhet katër herë në vit dhe nuk ka rregullore të brendshme. Po ashtu, u konstatua se nuk ka strategji për menaxhimin e riskut dhe nuk ka hartuar regjistër risku në nivel institucional apo në nivel drejtorish.
Një problem tjetër qëndron me laboratorët që disponon ky institucion. ISUV ka gjithsej 41 laboratorë, përfshirë 3 laboratorë për shërbime të brendshme. Nga 38 laboratorë funksionalë, vetëm 19 kanë teste të akredituara, ndërsa rreth 50% e laboratorëve janë të paakredituar.
Nga 1,909 analiza të akredituara në total, 93.1% janë të përqendruara në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve, ndërsa departamente kyçe si Mikrobiologjia dhe Monitorimi i Ujërave, Monitorimi i Mbetjeve dhe Shëndeti i Kafshëve kanë përqindje minimale, duke nisur nga 1 e deri në 5 për qind. Sektori i barnave veterinare dhe ai i diagnostikimit të dëmtuesve të bimëve nuk kanë asnjë test të akredituar.
“Nuk ka mekanizma të formalizuar që të kenë në thelb bashkëpunimin mdisi klinicistëve apo institucioenve që kontrollojnë sigurinë ushqimore apo institucione që merren me politika të shëndetit publik. Gjë të formalizuar nuk ka, e cila sinjalizon dukuri epidemologjike ose t’i adresojnë ato në mënyrë sistematike. Nuk ka të tilla”, shprehet Klejdia Mati, mjeke onkologe.
ISUV është furnizuar me kite me vlerë gati 20 milionë lekë për periudhën kohore 2022–2024. Furnizimet janë shpërndarë menjëherë në laboratorë pa qëndruar në magazinë qendrore. Përdorimi i tyre nuk është dokumentuar me procedura të miratuara, mungonte një sistem për monitorimin e skadencave si dhe një sistem sinjalizues në prag skadence, ndërsa administrimi bëhej manualisht. Mbetjet laboratorike nuk regjistroheshin në regjistra të posaçëm dhe nuk ruheshin në ambiente të dedikuara. Magazina qendrore nuk plotësonte kushtet teknike për ruajtjen në zinxhir të ftohtë.
Po ashtu, auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar shkelje në hartimin e specifikimeve teknike, mungesë argumentimi teknik, mos përfshirje specialistësh fushe, ndarje e pajustifikuar në lote, vendosje kriteresh të paargumentuara dhe mosverifikim i plotë i dokumentacionit gjatë zbatimit të kontratave.
Në disa raste nuk janë administruar certifikata kalibrimi, nuk është verifikuar stafi i autorizuar për servis, dhe nuk janë dokumentuar të dhëna të rëndësishme si origjina dhe skadenca e mallrave.
Përsa i përket analizave të kryera jashtë vendit, për periudhën 2022–2024 janë shpenzuar rreth 1,880,000 euro, pra rreth mesatarisht 627, 000 euro/viti, për laboratorin “C. Group” në Belgjikë. Përfshirja e TVSH-së në vlerën gati 21% në fatura ka sjellë një kosto shtesë prej afërsisht 298 mijë euro ose ndryshe gati 33 milionë lekë. Kjo është konsideruar nga KLSH-la si përdorim i fondeve pa ekonomicitet. Po ashtu, procesi i përzgjedhjes së laboratorëve të huaj është kryer pa urdhrin përkatës të ministrit dhe pa studim të mirëfilltë krahasues.
“Kështu që nuk e kam parë atë prioritet, siguria ushqimore dmth. Institucionet përgjegjëse, Ministria e Bujqësisë, e ushqimit, institucionet e tjera, më duket sikur janë vetëm në pozicion pasiv. Dmth ndodh problemi dhe ata janë të detyruar të evidentojnë ose të prononcohen, por jo që të jenë pararojë apo zgjidhjes së problematikave. Ky është mendimi im ndoshta”, shprehet më tej profesori pranë FSHN-së, Dritan Topi.
Ndërkohë më 3 tetor të vitit 2025, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në ambientet e ISUV-it, ku sipas tyre, laboratorët janë riakredituar dhe janë zgjeruar kapacitetet analitike të institutit sipas standardit ndërkombëtar dhe se numëronte rreth 1900 teste të certifikuara.
Megjithatë, disa tenderë që janë njoftuar në po të njëjtën periudhë kohore tetor 2025 nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, kanë rezultuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence dhe skualifikim i ofertës më të ulët, sipas openprocurement.al.
Këto katër tendera kanë të bëjnë ose me servis-kalibrim të pajisjeve laboratorike për analiza të avancuara ose blerje materialesh apo reagentësh. Shuma e këtyre tenderave niste nga 432 mijë lekë të reja e deri në gati 27 milionë lekë të reja.
Tenderi për “blerje reagentësh” u njoftua më 1 tetor të vitit 2025 dhe fituesi u shpall 30 ditë më vonë. Ndërkohë që konkurronin gjashtë kompani, ky tender iu dha “KRIJON” sh.p.k, në pronësi të Piro Zogës. Ky i fundit njihet si i përfshirë në aferën e përfitimit të tenderave fiktivë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Kujtojmë se persona të stafit të UBT-së kanë përgatitur të dhëna jo të vërteta të projekteve, në bashkëpunim me “Krijon” sh.p.k., dhe dy kompani të tjera. Këta kanë përfituar nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit prej 90 milionë lekësh të reja.
“Ky transformim është rezultat i profesionalizmit të burimeve njerëzore, investimeve të qëndrueshme në kapacitetet laboratorike dhe mbështetjes së politikave tona zhvillimore. Sigurojmë cilësi për konsumatorin, besim për fermerin dhe besueshmëri për produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare”, është shprehur në tetor të vitit 2025, ministri i Bujqësisë, Andis Salla. gsh
EMISIONI VETTING
Çdo ditë, shqiptarët ulen në tryezë me bindjen se ajo që konsumojnë është e sigurt. Misër, grurë, produkte që i konsiderojmë bazë të jetesës, por që në heshtje mund të jenë burim sëmundjeje. Një rrezik që nuk shihet me sy. Nuk ka erë. Nuk ka shije, por futet në trupin e njeriut çdo ditë, pak nga pak.
Mykotoksinat, toksina vdekjeprurëse të prodhuara nga kërpudha që zhvillohen në drithëra janë një kërcënim real për shëndetin publik. Studime zyrtare tregojnë se për vite me radhë se niveli i tyre në Shqipëri ka tejkaluar normat e Bashkimit Europian. Ndërkohë që kanceri po rritet, institucionet përgjegjëse ose nuk kontrollojnë, ose nuk kanë kapacitet të kontrollojnë.
Realiteti tregon laboratorë pa akreditim, analiza të dyshimta apo edhe tenderë me flamuj të kuq. Fatura që tregojnë miliona euro të shpenzuara jashtë vendit, ndërsa siguria ushqimore brenda vendit mbetet një iluzion. Kjo nuk është një histori frike. Është një histori faktesh, dokumentesh dhe përgjegjësish. Është historia e asaj që hamë çdo ditë dhe e asaj që shteti nuk po bën për të na mbrojtur.
TOKSINAT NË SOFRAT TONA
Mykotoksinat janë metabolite infektuese, të prodhuara nga një kërpudhë e caktuar, e cila infekton drithërat dhe produktet agrokulturore të ndryshme. Këto funge mund të shfaqen gjatë periudhës kohore në fushë, gjatë rritjes apo tharjes ose magazinimit të tyre.
Termi “Mikotoksinë” u përdor për herë të parë në vitin 1962, në një ngjarje veterinare në Angli. Në atë kohë, rreth 100 mijë zogj të gjelave të detit ngordhën, si pasojë e ushqimit të kontaminuar me këtë lloj kërpudhe. Këto shpendë në atë kohë ushqeheshin me kikirikë, të cilët përmbanin një lloj të caktuar të mykotoksinave, me origjinë nga Brazili.
Ndërkohë përgjatë dekadave, rritja e kërkesës së konsumit të lartë për ushqim, ngrohja globale etj., ndikuan në përhapjen më të shumtë në të gjithë botën dhe deri më sot mbeten të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.
Llojet kryesore të mykotoksinave janë aflatoksinat, të cilat lidhen si me toksicitetin, ashtu edhe me kancerogjenitetin te popullata njerëzore dhe ajo shtazore. Sipas raportit të vitit 2014 të Departamentit të Kimisë Industriale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, janë elementë të tillë, të cilët nëse përdoren për një kohë të gjatë, në mënyrë akute ato shkaktojnë dobësim të imunitetit, si dhe kancer.
“Na rezulton që, sidomos fëmijët në moshë të vogël, janë më të rrezikuar nga ekspozimi i këtyre produkteve”, tregon për “Vetting” Dritan Topi, një nga studiesit e raportit.
Raporti tregon se mëlçia është organi më i sulmuar nga këto efekte, duke shkaktuar nekrozë, cirozë dhe karcinoma. Sidomos AFB1, e cila klasifikohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime për Kancerin si kancerogjen i grupit të parë.
Lloje të tjera përfshijnë toksinat e “Fusariumit”, “Ochratoxin A”, e cila është e zakonshme në drithëra dhe kafe, si dhe alkaloidet e ergotit. Duhet patur diçka parasysh, pasi këto kontaminantë ushqimorë janë të natyrshëm, nuk mund të zhduken plotësisht, por mund të mbahen nën kontroll.
Ndërkohë studimi i vitit 2014 nga ku u morën mostra para korrjes nga zona e Lushnjës dhe Fierit, nxori në pah se këto mykotoksina u gjendën në mostrat e misrit dhe të grurit, duke tejkaluar normën e lejuar nga Rregullatori i Bashkimit Europian.
Nëse rregullorja 1881/2006 dhe 165/2010 e Bashkimit Europian e lejon kufirin deri në dy mikrogram për kilogram (2 µg/kg) për grurin dhe deri në 5 µg/kg për misrin, në Shqipëri për misrin ishte gati 75 µg/kg dhe afërsisht 144 µg/kg për grurin. Kështu, në atë kohë rezultonte se këto drithëra të kontaminuara përbënin një rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve.
Këto mykotoksina zhvillohen më lehtë kur ka lagështi të lartë dhe temperatura të ngrohta, drithërat mund të kenë dëmtime mekanike ose nga insektet ose kur magazinimi nuk është kryer në mënyrën e duhur.
“Ndërhyrja duhet të jetë kapilare, për të rritur shkallën e survjenacës dhe monitorimit dhe për të ulur, pra nivelin ekontaminimit, i cili është I pasmangshëm, për shkak të pozicionit gjeografik të vendi, për shkak të parashikimeve dhe ndryshimeve klimatike, kështu që, ne na ngelet që të forcojmë kapacitetet, të rrisim kapacitete e specialistëve, infrastrukturat laboratorike”, thotë më tej profesori Topi.
Megjithatë, studimet nuk ndaleshin këtu. Departamenti i Kimisë u rikthye në vitin 2022, duke mbledhur mostra të tjera në Durrës, Elbasan, Fier, Kavajë dhe gjatë kohës së periudhës së korrjes.
Analizat e tyre zbuluan praninë e kërpudhave si “Penicillium” në gati 78%, “Fusarium” në 75%, “Aspergillus” në afërsisht 73% dhe kërpudha të tjera në masën e gati 14% të kontaminimit. Incidenca më e lartë në misër u vu re në “Penicillium” ishte gjinia më e përhapur, së bashku me kërpudhat e tjera. Ndërsa kontaminimi me AFB1, një nga aflatoksinat më të rrezikshme të mikotoksinave rezultoi deri në 88%, ku niveli maksimal arriti në 69 µg/kg. Ndërsa gruri kishte nivele më të ulëta të kontaminimit me këtë mikotoksinë.
Studimi thekson se ekspozimi i popullsisë maxhorene ndaj AFB1 lidhet kryesisht me konsumimin e misrit, edhe pse konsumi mesatar ditor i misrit, i cili mbetet përafërsisht 5 gr/ditë, është shumë i ulët se ai i grurit, 345 g në ditë.
Sipas ekspertëve të studimit, aflatoksinat janë të përfshira në 95% të njoftimeve për refuzime në kufi në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2011-2021, çka tregon rëndësinë globale të këtij problemi.
“Produktet e importit, pra rezultojnë të kontaminuara, por gjithmonë rezultojnë në nivelin e lejuar sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili është shumë strikt. Kjo tregon që ata janë gjatë gjithë kohës, prodhuesit janë të monitoruar dhe në këtë mënyrë, pra produkti është i lejueshëm për të kaluar në treg”, thotë më tej studiuesi Dritan Topi.
Megjithatë ekspertët ende këmbëngulin të ngrenë alarmin rreth rrezikut të rritjes së numrit të individëve të prekur nga kanceri për shkak të ndikimit të dietës ushqimore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm për vitin 2022 është vënë re një incidencë prej 229 të prekur nga tumoret për 100 mijë banorë. Ndërkohë që për vitin 2023, ishin evidentuar rreth 6700 raste të reja, duke ardhur gjithmonë e në rritje, sipas Regjistrit për Sëmundjet Tumorale.
“Raportimet e Institutit të Shëndetit Publik për incidencën e kancerit në Shqipëri është shumë herë më e ulët se mesatarja evropiane e raportuar. Tani janë dy gjëra: tani ose jemi një popullatë e cila nuk bëjmë kancer, kjo për arsye gjenetike, epigjenetike, sociodemografike, të lidhura me stilin e jetesës, qoftë edhe kulturore, ose është një rrugë shumë e thjeshtë që Regjistri i Kancerit nuk ka mbulimin e duhur në Shqipëri dhe rastet nuk raportohen siç duhet” thotë për “Vetting”, mjekia onkologe Klejdia Mati.
Ekspertët shtojnë se duhen kryer më shumë kontrolle përsa u përket bazave ushqimore për njerëzit dhe për kafshët, si edhe kontrolleve administrative pasi ata vënë re se institucionet përgjegjëse nuk tregohen të rregullt me raportet.
“Topi është në fushën e institucioneve përgjegjëse, ata që marrin vendime, ata që orientojnë fondet e kërkimit shkencor, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të konsiderueshme por atje ku orientohen, nuk orientohen me prioritete por orientohen në mënyrat që ata vendosin në ato rrethet e ngushta vlerësuese. Ndërkohë që njerëzit orientohen drejt QSUT-së”, komenton studiuesi Dritan Topi.
Pas djegies së pallatit të ndërtuar nga Arlis Ndërtim te “Farmacia 10”, ekspertët e ndërtimit paralajmërojnë se mungesa e ligjit dhe lejimi i materialeve të djegshme për fasadat e kanë kthyer Tiranën në një fushë të minuar.
Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë tym dhe avuj të nxehtë edhe gati 24 orë pas zjarrit që shkatërroi dhjetëra apartamente dhe vuri në rrezik qindra banorë prej mesditës së të martës.
Brenda shiritave rrethues të skenës së krimit, zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe ekspertë të kriminalistikës po punojnë mbi rrënojat. Në krahun tjetër të fashave qëndrojnë të dëshpëruar banorët e pallatit të djegur. Të lodhur dhe të pagjumë, ata presin lajme për fatin e tyre, pasi panë se si e gjithë pasuria e tyre u përpi nga flakët brenda pak orësh.
Berti, një marangoz 40-vjeçar, thotë se nga apartamenti që e bleu në gropë me 1100 euro m2 nuk ka mbetur më asgjë.
“E pashë se shkova me zjarrfikësen për të hapur derën, është djegur e gjitha”, thotë ai, ndërsa pi cigare në oborrin jashtë shiritit.
Të tjerë që fatmirësisht nuk kanë qenë në pallat kur ra zjarri dhe nuk kanë mundur të hyjnë edhe pas fikjes së flakëve, presin me sy nga ndërtesa dhe me shpresën se apartamenti i tyre mund të jetë kursyer.
Ata që ishin brenda kur ra zjarri, janë të lumtur që shpëtuan gjallë. Një burrë i moshuar me flokët e përcëlluar nga flakët i tha BIRN se kishte mundur të dilte në kohë dhe të shpëtonte mbesën. Më pas, ai përfundoi i asfiksuar në spital dhe deri në mëngjes kishte nxjerrë sekrecione në ngjyrën e blozës.
Policia raportoi për 11 të lënduar, kryesisht nga tymi, përfshirë zjarrfikës dhe banorë, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende në hetim. Policia arrestoi të mërkurën menaxheren e një supermarketi në katin zero të godinës, pasi dyshon se mbetjet e letrës së supermaketit kanë shkaktuar flakët. Po ashtu, u arrestua administratori i pajtuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pallatit, inxhinieri që zbatoi projektin dhe administratori i kompanisë që ndërtoi fasadën e pallatit që u dogj.
Ndaj pronarit të kompanisë “Arlis Ndërtim”, Armand Lilo, investitori i kompleksit dhe administratorit të kompanisë që ka bërë punimet e ndërtimit, u tha se kishin filluar hetimet.
Sado e çuditshme dhe ironike të duket, kërkimi për fajtorë mund të mos ketë rezultate përtej punonjësve të supermarketit dhe administratorit të pallatit, pasi specialistë të fushës së ndërtimit i thanë BIRN se nuk ka rregullime ligjore për materialet që përdoren në fasadat e pallateve dhe as rregullime ligjore që të detyrojnë kompanitë të përdorin materiale kundër zjarrit.
“Problemi kryesor është se të gjithë operojnë në një kuadër që nuk i detyron të zbatojnë standarde të qarta për fasadat. Kjo situatë vakumi rregullator krijon edhe një iluzion sigurie, pasi ndërtesat rezultojnë të certifikuara dhe të kolauduara, por pa u verifikuar realisht performanca e fasadës në rast zjarri,” tha urbanistja Doriana Musai.
Inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa thotë se rreziku për qytetarët shkon përtej fasadave me materiale të djegshme, duke përfshirë mungesën e rrugëve për zjarrfikëset, mungesën e alarmeve kundër zjarrit dhe probleme të tjera.
“E gjithë kjo është një shkallim,” tha Softa për BIRN. “Nuk ka zgjidhje. Nuk ka shkelje, se s’ka ligj dhe s’ka rregullim”.
Përmes një deklarate për mediat, kompania “Arlis Ndërtim” e shpërndau përgjegjësinë ligjore te nënkontraktorët, duke theksuar se “ndërtesa ishte kolauduar me sukses në vitin 2021”. Kompania shtoi megjithatë se do të merrte përsipër përgjegjësi sociale dhe do të riparonte fadasën dhe apartamentet e dëmtuara.
Hijet e Grenfell në Tiranë
Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët në pallatin e ndërtuar nga kompania “Arlis Ndërtim” Foto: LSA.
Pretendimet e ndërtuesve shqiptare për materiale me “certifikim europian” shpesh fshehin një rrezik që Europa e ka mësuar tashmë me kosto tragjike. Ngjarja në Tiranë sjell në vëmendje tragjedinë e kullës Grenfell në Londër në vitin 2017, ku një zjarr i nisur nga një pajisje elektrike në një apartament, shkrumboi godinën 24-katëshe brenda pak orësh, duke i marrë jetën 72 personave.
Ngjashëm me rastin e pallatit te “Farmacia 10”, hetimet atje provuan se shkaku i përhapjes fatale dhe të pandalshme të zjarrit ishte pikërisht veshja e jashtme e fasadës me panele dhe mbushje plastike lehtësisht të djegshme.
Tragjedia detyroi qeverinë britanike që të ndryshonte rrënjësisht ligjet e ndërtimit, duke ndaluar rreptësisht përdorimin e këtyre materialeve, por një rregullim i tillë ligjor mungon në Shqipëri.
Për banorët e dëmtuar, ishte fat që zjarri ra ditën dhe njerëzit ishin zgjuar, pasi flakët shpërthyen menjëherë.
“Fasada digjej si letër,” thotë njëri prej tyre dhe tregon se flakët rishpërthyen papritur edhe në 2 të mëngjesit të së mërkurës. Ai tregon se gjithçka u shkrumbua shpejt dhe në 10 minuta zjarri doli jashtë kontrollit.
Dyshimet për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e godinës zor se marrin përgjigje. Në letra gjithçka është në rregull, ose të paktën kështu pretendon kompania.
Kompania Arlis Ndërtim deklaroi se punimet ishin kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, “duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore”.
Edhe kryeministri Edi Rama evitoi totalisht përgjegjësitë e ndërtuesit dhe kontrollorëve.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin!” shkroi Rama në rrjetin X.
Të mërkurën nuk pati gjithashtu diskutime për rregullime ligjore mbi materialet termoizoluese prej polistireni dhe poliuretani që aplikohen në fasadë, pavarësisht se ky është pallati i dytë i së njëjtës kompani që digjet në harkun kohor të katër viteve.
Nevojiten ndërhyrje ligjore
Pallati i djegur në zonën e Farmacisë nr.10 në Tiranë. Foto: LSA.
Ndryshe nga Rama dhe kompania e ndërtimit, urbanistja Musai i tha BIRN se përdorimi i materialeve lehtësisht të djegshme në ndërtimin e godinave të larta dhe mosplotësimi i standardeve antizjarr kishte përgjegjës në të gjithë zinxhirin, pavarësisht shkakut të zjarrit.
“Përgjegjësia është zinxhir dhe fillon nga projektuesi dhe ndërtuesi, tek mbikëqyrësi, kolaudatori dhe institucionet që japin lejen dhe certifikimin,” tha ajo.
Musai vë në dukje se në shumicën e godinave të reja, përfshirë edhe kompleksin e dëmtuar, përdoret gjerësisht polistireni dhe poliuretani si mbushës izolues, të kombinuara shpesh me panele kompozite për veshjen e jashtme. Këto materiale preferohen masivisht nga ndërtuesit sepse janë ekonomike, të lehta për t’u montuar dhe ofrojnë një efikasitet të lartë termik, duke ndihmuar në përmbushjen e kritereve ligjore për kursimin e energjisë.
Megjithatë, përmbajtja e lartë e derivateve plastike bën që në kontakt me flakën, këto materiale jo vetëm që digjen me shpejtësi ekstreme, por edhe shkrijnë duke lëshuar gaze toksike dhe duke vepruar si një lëndë djegëse direkte për ndërtesën.
“Në Shqipëri këto materiale aplikohen pa një protokoll të qartë teknik. Certifikohet materiali si individ, por askush nuk teston se si sillet i gjithë sistemi i fasadës kur përballet me flakët,” tha Musai.
Sipas saj, ky rrezik bëhet më kritik në ndërtesat e larta dhe komplekset urbane ku përhapja vertikale e zjarrit në fasadë “është shumë e shpejtë dhe e vështirë për t’u kontrolluar”.
“Për këtë arsye, ndërtesat mund të jenë cilësore në pamje dhe energji, por të pasigurta në rast zjarri”, tha ajo.
Edhe Softa thotë se përdorimi i këtyre materialeve e ka bërë qytetin të rrezikshëm, ndërsa thekson se vendi duhet të ndryshojë sistemin.
“Unë kam qenë shef i rezultateve të testimit në Institutin e Ndërtimit. Nuk ka asnjë ndalim për materialet, të gjitha materialet janë të lejuara, mjafton të mos jenë radioaktive”, tha Softa duke kërkuar rregullime ligjore.
Sipas Softës, ndryshimet duhet të jenë themelore për të garantuar sigurinë në ndërtim, përfshirë edhe reformimin e Institutit të Ndërtimit.
“Sistemi duhet të shërohet dhe nuk shërohet duke thënë kryeministri se po bëre sigurimin e godinës, je në rregull,” tha ai ndërsa shtoi: “se sigurimi është njësoj si të rregullosh dyshekun pas vdekjes, jeta nuk kthehet më”./BIRN
— Nuk mund të lavdërohet askush me vendin e tyre ,kur më veprimet e tyre bien ndesh më interesin e përgjthshem, bëhën milionerë. Askush nuk mund të bëhët hero politikë e kombëtar vetëm më retorikë, e në anën tjetër nuk e respekton sa duhet Kosovën…!
Njerëzit duket së shumë e kapluar budallallëku, dhe poshtërësit të tjera.Kemi shumë njerëz që kan budallallëk më karricë siq thotë një fjalë e popullit, që budallallëku I tyre, po iu sjellë dëme atyre vete, në krahasim më budallakëkun e njerëzve të politikës, të cilët janë duke ju sjellë shumë dëme të tjerëve dhe shtetit të vet.Këtu edhe qendron ndryshimi ndëmjet budallakive .Këta po rezultojnë se janë të mbushur më budallakina dhe fakti i dytë se po bien në opinion public edhe qesharak?Eshtë dhe një thënje që buron nga populli, “mos ja jep shtagën budallës se të qorron”.A nuk ka këtu shumë të vërteta këtu, sigurishtë se ka.Po shihet së çfarë sherri i madh ju pa njerëve të tillë në çdo aspect të jetës dhe të punës.Përfaqësuesit politikë dhe manjatë investuan shumë në budallallëk, lakmi dhe në marrëzi .Them kështu se kemi hapëruar në demokraci.Se pari, e prunë vendin në kriza të ndryshme politike dhe institucionale , pastaj po e rrezikojnë edhe shtëtësinë e Kosovës!Së dyti , ata po luajnë edhe më fatin e të rinjëve tanë , të cilat po largohën nga vendi.Ja morën popullit kapitalin shoqëror sikur në bashqe të babës.Qëllimisht u përdorë dhe po përdorët retorika se cili është patriot dhe cili është tradhëtar, për të larguar vëmendjën nga zgjidhja reale e problemeve të jetës.E përdora në fillim të këtij shkrimi fjalën bullallëk, se garnitura të caktuara politike u sollën në këtë mënyrë nga lakmia për pushtet dhe të mira materjale , që më shumë mund të quhet poshtërësi së se sa budallaki!Dhe, shtrohet pyetja, së a ka shpresë për qytetarët? Askush nuk e mohon së nuk ka shpresë, por jo më ata që po abuzojnë më gjithqka që po ju vjenë në dorë .Atyre më mirë ju duket të dukën te janë qesherak se sa diqka tjetër.Nuk po kemi ndonjë përpjekje serioze për të krijuar një Kosovë shumë më të mirë .Thirrja në patriotizëm po iu sjellin atyre fitime të mëdha, pa e ba dert shumë për fatin e popullit dhe shtetit!Po dëshirojnë të janë të paprekshem në pafundësi, edhe përkunder të ligave që po na i shkaktojnë.Budadallëku(prodhimi)është dega industriale më e zhvilluar sot në Kosovë!Po e mbeshtjellin dashur apo pa dashur, budallëkun në humor të zi.Për fat të mirë nuk ka aq shumë prej tyre .Nese do të ishin të gjithë , nuk di së si do të shpëtonim nga më e keqja.Janë bërë si kori i bretkocave në Kuvendin e Kosovës!Po krijojnë një atmosferë politike të zymtë, pa asnjë interes për qytetarë.Për vete sigurisht së po.Nuk mund të lavdërohet askush me vendin e tyre , nese më veprimet e tyre bien ndesh më interesin e përgjthshem, bëhën milionerë. Askush nuk mund të bëhët hero politikë e kombëtar vetëm më retorikë, e në anën tjetër nuk e respekton sa duhet Kosovën! Marrëzitë politike janë bërë të papërseritshme .Të pakrahasueshme.Ato po përseritën vazhdimishtë.Kjo është pakuptim, rast për keqardhje, kur shumë shtete mike po e mbështesin sinqerishtë Kosovën…
Gazetarja Klodiana Lala komentoi pranimin e kërkesës nga GJKKO të avokatëve të Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani” kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e ish kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Gazetarja theksoi se avokatët e kreut të PD-së kanë argumentuar në gjyq që Rama, kur mbante postin e kryebashkiakut, ka firmosur ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv “Partizani”, ndërsa kanë pretenduar se SPAK e ka anashkaluar thirrjen e tij për këtë çështje.
E pyetur se kur mund të thirret në GJKKO kryeministri, gazetarja theksoi se kjo mund të zgjasë deri në vjeshtë duke marrë parasysh procedurat që ndiqen. Sipas saj, Berisha nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe duhet të vijojnë me procese të tjera, deri kur të shkojnë te kërkesa e mbrojtjes. Në këtë rast, kërkesa për të thirrur Ramën si dëshmitar është bërë nga avokatët mbrojtës të Berishës.
“Ndoshta nga vjeshta do të jetë edhe kjo përballje, me përllogaritjet që bëj me seancat që vijojnë.”, tha gazetarja, duke shtuar se kryeministri duhet të shpjegojë se përse e ka ndryshuar destinacionin e klubit dhe kush e ka bërë kërkesën.
“Kërkesa është bërë nga avokatet e zotit Berisha. Avokatët arritën të argumentojnë se zoti Rama, në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, kishte bërë me firmën dhe vulën e tij ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv partizani, që më pas, sipas SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kësaj prone. Një ndër kërkesat kryesore ishte fakti që SPAK, sipas tyre, kishte anashkaluar thirrjen dhe pyetjen e zotit Rama dhe duhej që të vinte në proces se përse e kishte ndryshuar destinacionin.
Nuk do të jetë kaq e shpejtë thirrja e tij. Në momentin kur thirret kryeministri në një proces si dëshmitar, ka interes të shtuar. Pasi jepet përgjigje për kërkesat paraprake të palëve. Në rastin konkret, Berisha nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, do të dëgjohen shumë dëshmitarë, do të debatohet në lidhje me provat shkresore etj, në fund fare shkohet te thirrja e dëshmitarit të kërkuar nga mbrojtja, dhe duke qenë se zoti Rama është dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja, do të duhet pak më shumë kohë.”, tha gazetarja.
Në dhjetor të vitit 2018, qeveria e Togos nënshkroi një kontratë zhvillimi prone për ambasadën e saj pranë Kombeve të Bashkuara në New York me një kompani të quajtur 40-th Development LLC, e cila zotërohej nga tre persona. Ata ishin Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordon.
Sipas kontratës, qeveria e Togos fillimisht do t’i transferonte pronësinë e pronës kompanisë 40-th Development. Kjo e fundit do të shkatërronte ndërtesën ekzistuese ku qëndronte misioni i përhershëm i Togos në OKB për të ndërtuar aty dy kulla të reja. Njëra prej tyre do të shërbente si ambasada e re e Togos në OKB, ndërsa tjetra do të shitej për qëllime banimi.
Kontrata mes Togos dhe 40-th Dev
Pas nënshkrimit të kontratës, qeveria e Togos ja transferoi pronësinë kompanisë dhe e lëvizi misionin e saj përkohësisht në një tjetër ambient, derisa të përfundonte ndërtimi i selisë së re nga 40-th Development LLC, që sipas marrëveshjes duhej të ndërtohej për 18-24 muaj.
Por sipas qeverisë së Togos, e gjitha rezultoi një mashtrim. 40-th Development LLC pasi e shkatërroi godinën ekzistuese e vuri pronën peng në bankë për të marrë kredi dhe nuk i ndërtoi asnjëherë dy godinat e reja.
Historia vazhdoi për disa kohë, derisa në nëntor të vitit 2024 qeveria e Togos paditi Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordonin në gjykatën e New Yorkut duke kërkuar kompesimin e dëmeve dhe rikthimin e pronës.
Dokumentat e fundit publik të gjyqit, i përkasin qershorit të vitit të kaluar. Në 8 qershor, Ron Yeffet, Isaac Yeffet dhe Adam Gordon iu përgjigjën padisë me prapësimet e tyre duke u justifikuar se ndërtimi i kullave u vonua nga pandemia e Covid 19 si dhe disa pengesa të tjera, jo në dorën e tyre.
Nga ai moment nuk dihet më se si ka shkuar fati i gjyqit për ambasadën e Togos në OKB. Por fatmirësisht për shqiptarët, ambasada e Shqipërisë në Neë York shpëtoi. Përpara golit togolez, Edi Rama ra dakord që t’i jepte Yeffet ambasadën e Shqipërisë në SHBA për kulla. Plani dështoi pasi u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i kohës, Ditmir Bushati, i cili nuk pranoi të firmoste.
Ndërkohë një tjetër gjyq, po për mashtrim kundër Ron Yeffet, zbulon një detaj shumë interesant.
Gol Kasowitzit të Veliajt
Mark Faist është një pensionist amerikan, i cili ka punuar në fushën e tregtimit të energjisë. Në fillim të muajit të kaluar, ai depozitoi një padi për mashtrim me pasoja të rënda kundër Ron Yeffet, në gjykatën e Miamit.
Sipas padisë, Ron Yeffet i ka marrë 8.6 milionë dollarë Mark Faistit duke e mashtruar se do të investonin në pasuri të paluajtshme dhe do të fitonin shumë para. Por pasi kaluan disa vite, Yeffet jo vetëm që nuk i dha asnjë fitim Faist, por nuk i kthehu as shumën e investuar prej 8.6 milionë dollarësh.
“Historia pas kësaj padie është një tradhti e llogaritur,” shkruan Faist në padinë e tij.
Yeffet përdori njohjen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të mashtruar Faist. Në padi, ky i fundit shkruan se Yeffet e mori në disa udhëtime në Shqipëri, ku për t’i treguar se ishte njeri i rëndësishëm, e shëtiste me autokolonë të armatosur.
Pasi Faist e kuptoi mashtrimin dhe e paditi në gjykatë, Yeffet e pranoi borxhin dhe tentoi ta zgjidhë çështjen me marrëveshje para gjykatës. Në shtator të vitit të kaluar, Yeffet dhe Faist lidhin një marrëveshje ku izraeliti i natyralizuar si shqiptar, pranoi të shlyente borxhin brenda datës 26 shkurt të këtij viti.
Por nga 8.6 milionë Yeffet kaloi në llogarinë e Faist vetëm 1 milionë dollarë. Rrjedhimisht pensionisti iu drejtua sërish gjykatës në fillim të marsit. Zoti Yeffet kërkoi 30 ditë shtyrje kohe për t’u përgjigjur padisë. Por avokatët e Faist i kërkuan gjykatës të vepronte me shpejtësi duke zbuluar një tjetër bëmë të mikut të kryeministrit.
Në gjyqin me ambasadën e Togos ai mashtroi studion e njohur avokatore Kasowitz, duke mos i paguar paratë e mbrojtjes.
“Paditësi nuk pranon një zgjatje të mëtejshme duke marrë parasysh gjendjen financiare të përkeqësuar të të paditurit dhe shqetësimet në lidhje me aftësinë e Yeffet për të shlyer borxhin e papaguar. Shqetësimet e Paditësit rrjedhin nga dosjet e fundit në çështjen The Republic of Togo kundër 40th Dev. LLC, e cila zbulon se firma ligjore Kasoëitz LLP kërkoi të tërhiqej si avokat i Yeffet për mospagim të faturave të tyre ligjore gjatë së njëjtës periudhë kohore të marrëveshjes. Me fjalë të tjera, Yeffet nuk arriti t’i paguante avokatët e tij gjatë të njëjtës dritare kohore kur ishte i detyruar t’i paguante Paditësit mbi 7.6 milionë dollarë,” thuhet në një dokument që avokatët e Faist i dorëzuan gjykatës së Miamit vetëm 4 ditë më parë.
Gol Kasowitzit
Kasowitz është një nga studiot më të njohura ligjore. Ajo është kompania e pajtuar nga Erion Veliaj për të lobuar pranë qeverisë amerikane për burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës nga SPAK dhe GJKKO.
Borxhlinjtë në radhë
Por Mark Faist, qeveria e Togos dhe Kasowitz nuk janë të vetmit që presin me dëshpërim të marrin paratë e tyre nga Ron Yeffet. Padia e Faist zbulon se radha e kreditorëve është e gjatë dhe e larmishme.
“Ka edhe kreditorë të tjerë që kërkojnë të mbledhin shumat e papaguara nga Yeffet. Shih Naval Logistic, Inc. kundër A 50’ Nortech Vessel, me numër identifikimi Hull AOV50021E898, nr. 25- cv-23774, 2026 LX 86046, në *1 (S.D. Fla. 21 gusht 2025). Në thelb, çdo vonesë në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje rrit rrezikun që nuk do të mbetet asgjë për t’u mbledhur deri në kohën kur të jepet një vendim përfundimtar,” thuhet në prapësimin e Faist, të cilin nevoja e ka shtyrë të gërrmojë thellë në gjendjen financiare të Yeffet dhe bëmat e tij.
Ron Yeffet njihet si një mik i ngushtë i Edi Ramës. Ai është njeriu, i cili ka marrë monopolin e mjeteve të ushtrisë, policisë, zjarrëfikses dhe gjithë strukturave të ngjashme të shtetit shqiptar. Paralelisht, ai ka marrë nga qeveria edhe të drejtën e prodhimit të dronëve dhe mjeteve të tjera luftarake ajrore për llogari të forcave të armatosura.
Edi Rama dhe Ron Yeffet
Kur kohë më parë, Edi Rama tha se në samitin e Natos që pritet të mbahet në Tiranë vitin tjetër, udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës do të mbrohen nga dronë të prodhuar në Shqipëri, e kishte fjalën pikërisht për dronët që do të prodhojë Ron Yeffet me Arjeta Pucan nga Lezha. /Kapitali.al
Komentet