Ajo që më bën përshtypje,
nuk është se tani ish kryespiunia e Shqipërisë ka hyrë në rol e histori si dashnorja e Agasit,
në një sistem kurtizanesh, konkubinash, metresash kjo nuk është aspak çudi, sepse
normalisht një skandal i tillë në çdo vend të zonës Euro-Atlantike do ta bënte kryeministrin të jepte menjëherë dorëheqjen
Ajo që më bën përshtypje ështe se kryespiunia nuk ka asnjë lloj CV, pra rreth saj ka errësirë totale.
Sikur të ishte agjente sekrete, nuk merr dot njeri informacion të formimit të saj, ku ka lindur, përveç vitit të lindjes, ku është shkolluar, ku e ka ndjekur shkollën fillore, tetë apo nëntë vjeçaren, të mesmen, çfarë studimesh ka vijuar, në cilët universitete, ku ka qenë e punësuar,
gjithçka do të duhej të publikohej ekzaktësisht,
por s’ka asgjë.
Thuhet se ka studjuar për drejtësi dhe ka master shkencor për marrëdhënie ndërkombëtare. Dmth ka bachelor katërvjeçar ku përfshihet edhe master, po ku?
CV e ish kryespiunes fillon e zbardhet kur ajo përfshihet tek AKI, kur largohet prej andej e vijon si këshilltare e Edi Ramës dhe përfundon si kryespiune, tani e shfronësuar.
Kur krahasoj CV e shefave të shërbimeve inteligjente të vendeve Euro-Atlantike, CV e saj është qesharake, si e një njeriu anonim, gjithmonë duke iu referuar të dhënave të bëra publike, ku edhe tek Wikipedia, CV e saj vetëm në anglisht se në shqip nuk ekziston, është me dy rreshta, krejt ndryshe nga ato të kryespiunëve të shteteve Perëndimore që janë të plota, të hollësishme, impresionuese nga formimi dhe kariera, por mbi të gjitha janë të njohura, të bëra publike, në dritën e diellit, pra hidhet dritë,
ndërsa për Vlora Hysenin mungojnë të dhënat elementare për të mësuar se who is who ajo që Edi Rama e mori fillimisht këshilltare dhe pastaj e emëroi në krye të SHISH, dmth në Institucionin qendror të inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë!
Dhe çdokujt prej nesh prej këtyre katapultimeve i vjen të vëjë duart në kokë dhe të ulërijë mesa zë të ketë se ky shtet ka rënë!
Ndërsa mbrëmë për ironi të kryelajmit,
paralelisht në disa televizione të Tiranës, metropolit katunaresk,
na shpërndahej narracionin i rrejshëm sikur kjo dashnorja e flaktë e Agasit kish pasur rol heroine në parandalimin e një akti terrorist ndaj ekipit të futbollit izraelit në ndeshjen që pati me kombëtaren në vitin 2016,
por kësaj narrative fatmirësisht i dha fund tek njëri televizion, pikërisht tek Euronews Albania duke e përgënjeshtruar vetë ish prokurori i asaj çështje Eugen Beçi,
i cili tha shqip se zonja në fjalë nuk kishte as përfshirje dhe për pasojë as meritë, për çka i atribuohej nga pseudogazetarë megafonë, të cilët pushtojnë hapësira të bollshme të informimit publik me qëllimin që të dezinformojnë.
Sikur ish prokurori i çështjes Eugen Beçit të mos ishte i ftuar tek EuroNews Albania, “heroizmi” i Vlora Hysenit do të amplifikohej e amplifikohej. Në fakt nuk kam parë askund që përgënjeshtrimi i tij të jetë bërë publik.
Deri kur mund të shkohet kështu?!