Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
I.Dema ,12 Prill 2024
“Në qershor 1478 trupat osmane hynë sipas marrëveshjes në qytetin e Krujës. Kushti ishte dorëzimi i Kështjellës që të lejohej popullsia të largohej e lirë.”
Kujt ti besojme, historianeve te kohes apo fallsifikatoreve te saj te sotem?!
“Pak për Muhametin e II
“Ai hypi në fron në moshën 13 vjeçar pas abdikimit të babës vet, sulltan Murati i II-të, në vitin 1444 deri në vitin 1446, ku u ba sundimtar i plotfuqishëm vetëm në vitin 1451, sepse në ndërkohë i ati kishte rifitue pushtetin në 1446. Ndër aktet e para të qeverisjes nisi konsolidimin e pushtetit tij (si pjesë e traditës të dinastive turke; pamëshirshmëria, mizoriteti që niste brenda familjes e rrezatonte edhe ndaj armiqve tij si kusht i vetëm për të ruejtë vijushmërinë e mbretërimit në breza), ai vrau të gjithë vëllezërit dhe motrat e tij, që do të ishin pasardhësit. ..”
Nuk arrij të kuptoj se kujt i intereson nga shqiptarët të kremtoj 30 marsin e 1432 – 585 vjetorin e lindjes tij. Po, po m’u kujtue kur deklaroi kryediktatori Ramiz Alia se Enveri ka vetëm ditëlindje! Sulltan Fatihu ishte dhe mbeti për historin e Shqipnis – pushtuesi ma barbar, ma i pashpirt, i pabesë ndaj shqyptarve. Kurrë nuk do ta kishte marrë Kështjellën e Shkodrës, makabri, barbari Sulltan Fatihu, po të mos ishte pazarllëqet e Venedikut! Ky perbindësh i ka lanë nji konflikt Shkodrës, që shfaqet sa herë besimtarët kristjan nderojn shenjtin e tyne në kala, ku ndodhen gjurmët e kishës i versulen kryemyftiu i Shkodrës se xhamia asht peshqesh dhe nji mbarsi për Shkodrën. Kjo të duket sikur Hitleri pas pushtimit të lente nji ndërtesë dhe simpatizantët ta pervehtsonin e ta kujtonin. Kjo asht e papranueshme dhe ja frytet e saj, ku adhurohen me nderimin e permendjes të 30 marsit -ditlindjes së kobit të shqiptarizmës.
Sa masipër nga pak fakteve i baj pyetje autorit: Pse u dashka të kremtohet ditëlindja ktij mizorit antishqiptar që njihet si sulltani që vulosi sundimin ma mizor ndaj tokës arbnit për 433 vjet dhe ma zi me vullnetin e turqve ja dorzoi Shqypnin etnike në pesë pjesë aleatit tij shekullor sllavëve! Ku në krye të shtetit dhe institucjoneve e të gjitha niveleve e sidomos intelektualët e spikatun me besim islam shquhen dhe evidentohen në zemrat dhe ndergjegjet e tyne një rilindje, një vemendje, simpati, një politike strategjike nga kryeministri i sotëm Edvin Rama me Ankaranë!
Nuk ju nderon si faqe kjo lloj nostalgjijet ndaj kryemizorit të Arbnis Etnike! Ju keni mbetë robë dhe andrroni rikthimin e perandoris se Sulltan fatihit edhe pse ja keni pa hajrin gjith jetën edhe sot e mot vazhdon kjo lloj adhurimit antishqiptar.