Ata që janë në pushtet kanë frikë nga ndryshimet.
Ata që janë përmbysur ëndërrojnë ndryshime dhe punojnë për to.
Kurse vegjëlia rri në mes dhe paguan dëmet.
— Sokrati
Nëse ka një e vërtetë që ka udhëtuar pothuajse e pandryshuar nëpër shekuj, ajo është se lufta për pushtet rrallëherë pushon. Ndryshojnë emrat, flamujt, sistemet dhe sloganet, por mbetet i njëjti cikël: dikush përpiqet të ruajë pushtetin, dikush tjetër përpiqet ta marrë atë.
Mes tyre qëndron njeriu i zakonshëm.
Ai nuk zgjohet në mëngjes duke menduar për strategjitë e partive. Nuk fle duke llogaritur koalicionet. Nuk i kalon ditët duke ndërtuar pushtet. Ai zgjohet për të siguruar jetën, për të rritur fëmijët, për të mbajtur familjen, për të ruajtur dinjitetin.
Por pikërisht ai është ai që paguan më shumë.
Kur ekonomia dobësohet, ai e ndien i pari.
Kur çmimet rriten, ai shtrëngon rripin.
Kur institucionet dështojnë, ai pret në radhë.
Kur drejtësia vonon, ai humbet besimin.
Kur politika polarizohet, ai humbet qetësinë.
Pushteti dhe opozita shpesh paraqiten si kundërshtarë të përbetuar. Në skenë duken të ndarë nga gjithçka. Por nga këndvështrimi i qytetarit, nganjëherë ato duken si dy brigje të të njëjtit lumë: të zëna me njëra-tjetrën, ndërsa uji rrjedh mbi jetët e njerëzve.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginën e Preshevës, shqiptari i zakonshëm ka dëgjuar premtime për dekada. Ka dëgjuar fjalë për zhvillim, reforma, integrim, rilindje, ndryshim, transformim. Disa prej tyre kanë sjellë përmirësime reale. Të tjera kanë mbetur vetëm jehonë fjalësh.
Megjithatë, populli vazhdon të presë.
Pret një shkollë më të mirë për fëmijët.
Pret një spital ku njeriu të trajtohet me dinjitet.
Pret një gjykatë ku e drejta të mos ketë çmim.
Pret një administratë që shërben dhe nuk sundon.
Pret një treg pune ku suksesi të vijë nga aftësia dhe jo nga lidhja.
Kjo pritje nuk është thjesht ekonomike. Ajo është morale.
Sepse njeriu nuk ushqehet vetëm me bukë. Ai ushqehet edhe me ndjenjën se jeton në një vend ku ka vlerë, ku respektohet dhe ku e ardhmja nuk është një derë e mbyllur.
Ndoshta drama më e madhe shqiptare e dekadave të fundit nuk është varfëria, as mungesa e burimeve. Drama më e madhe është largimi i shpresës.
Kur një i ri largohet nga vendi i vet, ai nuk merr me vete vetëm valixhen. Ai merr me vete energjinë, dijen, ëndrrat dhe vitet e tij më të mira.
Kur largohet një mjek, largohet një pjesë e kujdesit të nesërm.
Kur largohet një mësues, largohet një pjesë e dijes së ardhshme.
Kur largohet një sipërmarrës, largohet një mundësi për punësim.
Kur largohet një student i shkëlqyer, largohet një mundësi për zhvillim.
Dhe kështu kombi humbet jo me zhurmë, por në heshtje.
Asnjë sirenë nuk bie.
Asnjë kambanë nuk lajmëron.
Vetëm aeroportet mbushen dhe fshatrat zbrazen.
Në këtë pikë duhet bërë një pyetje e vështirë:
A ekziston politika për qytetarin, apo qytetari për politikën?
Në teori, përgjigjja është e qartë. Në demokraci pushteti duhet të jetë shërbim. Funksioni i tij është të krijojë kushte që njeriu të jetojë më mirë, më lirë dhe më me dinjitet.
Por sa herë që pushteti fillon ta shohë veten si qëllim në vetvete, ai largohet nga misioni i tij.
Dhe sa herë që opozita e sheh ndryshimin vetëm si rrugë drejt pushtetit, ajo rrezikon të bëhet pasqyrë e asaj që kritikon.
Prandaj shoqëritë përparojnë vetëm kur lind një kulturë ku shteti është më i rëndësishëm se partia, ku institucioni është më i rëndësishëm se individi dhe ku interesi publik është më i rëndësishëm se fitorja politike.
Historia shqiptare është histori mbijetese.
Ky popull ka kaluar pushtime, perandori, ndarje kufijsh, luftëra, represione dhe tranzicione të gjata. Ka kaluar periudha kur gjithçka dukej e humbur dhe megjithatë ka gjetur forcë për të vazhduar.
Kjo është arsyeja pse shpresa nuk është luks për shqiptarët. Ajo është një formë mbijetese.
Por shpresa nuk mund të mbahet gjallë pafundësisht vetëm me fjalë.
Ajo ka nevojë për drejtësi.
Ka nevojë për meritë.
Ka nevojë për mundësi.
Ka nevojë për institucione që funksionojnë.
Ka nevojë për njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë.
Në fund, pyetja nuk është se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
As kush do të jetë në pushtet nesër.
Pyetja është më e thellë:
A do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri ku fëmijët të mos kenë nevojë të largohen për të ëndërruar?
Ku pleqtë të mos ndihen barrë?
Ku puna të vlerësohet?
Ku ligji të vlejë për të gjithë?
Ku politika të matet me shërbimin dhe jo me propagandën?
Sepse kur të vijë ajo ditë, formula e vjetër do të humbasë forcën e saj.
Atëherë pushteti nuk do të ketë frikë nga ndryshimi.
Opozita nuk do ta kërkojë ndryshimin vetëm për vete.
Dhe vegjëlia nuk do të paguajë më dëmet e betejave të të tjerëve.
Atëherë qytetari nuk do të jetë më spektator i historisë.
Do të jetë arsyeja pse historia shkruhet.
Vendi i Lekës,14.06.2026







Urdhni i Beogradit u zbatue urgjentisht nga krebashkiaku i M.Madhe me rrenimin me fadroma(buldozera) e Kullës që ishte tuj u riparue nga diaspora ne SHBA e Prek Calit pas dy javësh, që ju vue perçja e zezë Kastriotit midis Tiranës! Me arsyetim se asht i paligjshem riparimi. Fatin e Shpis së L.Gurakuqit, P.Calit e kan dhe tjera shpi!
Ne vend që ta ndalte punimet, sikurse asht rregulli, banen të kundërtën e hodhën muret tuj ken e shoqnuem me policin e shtetit duke paditë vedin se ka kenë objektivi rrenimi me temel i ksaj kryeqendre të rezistencës historike të lavdishme të Veriut n’shekuj kundra turqve osman-sllaveve dhe kundra komunizmit antishqyptar!
—–Akoma s’keni pa asgja e persëritë edvin rama! Kombi n’rrezik nga moska-beogradi-athina!
Prek Cali
Kush ja rrzoj Prek Calit kullën,
Ja çoft Zoti n’trup kërbulën,
Ja çoft Zoti ni gazep,
Mej dal shpirti tu përhjek.!
Ftyrë e poshtër ftyrë e ndytë,
Zemër keq e shpirt i zymtë,
Pjedha e djallit t’gabelit t’zi,
Mbeturin ke mbet n’Shqipni.!
Me ja prish Prek Calit kullën,
Me ja ulë malsorit hundën,
Me ja vjell kelmndit nderën,
Me ja mshil Prek Calit derën.!
Kush je ti gabel i zi,
Si jep urrdhna n’Malsi,
Don Malsorin për me vra,
Don Malsori n’gjunjë me t’ra.!
Ku jeni ju, Malsorët e mi,
Si jetoni atje n’Malsi,
Ju qyrrana drogirana,
Si ma qyqe si lind Nana.?
Ju trima t’fort me vllaun e juaj,
Ju si vritni gjakun tuaj.?
Ju si shitni pordhë n’Malsi,
Ju si dryhi me gra e fmijë.!
Aj ka vdek ora Malsorit,
Ded Gjon Lulit e Prek Calit,
Gjelosh Gjoka i Kastratit,
Tungjatjeta si thotë krajlit.!
Çonju qyqe prej gjumit çonju,
E me një za t’gjith bashk, bashkonju,
E tregoni gabelit t’zi,
Se Prek Cali ka shumë vllazni.!
Se Prek Cali kurr nuk vdek,
Se Malsori rrnon për jetë,
Se Malsori me trmini,
Si ra n’gjunjë asaj turqi.!
Ba me ken Prek Cali gjall,
Se len hakun për pa marr,
Se len kullën mu rrenua,
Si len malet mu dorzua.!
Si len trojet posht me ra,
Me qesh turq e me qesh shkja
E me qesh gabeli i zi,
Mbeturinat prej n’turqi..!
Autori [ Lec Burgaj ]
16.IX.2017
Gabim leku, njerzit skan buk me hanger dhe ma se shumti u mungon emni yt. N malci ka mrri kanga tjeter Mahu nan e mos ki frik i ke djemt ne Amerik … por tash dhemt prej amerike bien vetem direktiva e ksi soj kangesh per rojet e shpis pa pagese.
Prek Cali ka qene nje mercenar i paguar nga serbet, nje bashkepunetor aktiv i nazisteve dhe kriminel ndaj partizaneve. Mori ate qe meritoi. Historia e mban ne koshin e plehrave. Nuk ia vlen te flitet per te.
ne koshin e plehut jane mutat hajduda qe e vranè ne pabesi; e vranè ne pabesi! Prek Cali e ka bustin ne Shkoder dhe emerin ne histori e lavdis sa qe Shqiperia te ekzistoi!