VOAL

VOAL

Më 15 gusht 1870 lindi Josif Bageri, një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare

August 15, 2020

Komentet

NË LIBOHOVËN E DANEZES OLGA, ME SHPIRT TË TRAZUAR  DHE… PAKËZ MË TEJ- Ese nga Shkëlqim HAJNO

 

Kisha kohë pa shkuar në Libohovë. Maji i luleve, është ndoshta më i bukuri në qytetin me atraksione historike e kulturore. Rrapi gjigand, monument i rrallë gjeonatyror me rrënjë te burimet e gjirit të Buretos, ka shtrirë tendën e blertë të ftesës.

Sigurisht, investimet e viteve të fundit i kanë shtuar vlerat e hapësirave urbane dhe atyre private me bare, klube  e restoranteve.

 

  1. NË KËRKIM TË NJË BUSTI TË MUNGUAR

Gjëja e dytë që mund të bëja në Libohovë ishte të shikoja bustin e një figure interesante. Më saktë, të një heroine, të injoruar për dekada e dekada të tëra.

Kisha mësuar nga vendasit dhe burime të tjera pikërisht, historinë e OLGA SCHWEITZER LIBOHOVA e kësaj gruaje daneze, bashkëshortja e shtetarit të njohur Myfit bej Libohova, Ajo, edhe mbas vdekjes së të shoqit, më 1927-n, nuk u largua për në Danimarkë, por vendosi të qëndrojë në atdheun e saj të dytë.

Të dhënat thonë më tej se në vitin 1944, në operacionin e qershorit, ajo u tregua trimëreshë, hyri midis njëqind burrave, që gjermanët donin t’i pushkatonin, te Rrapi i madh, në qendër të fshatit.

Ajo e kërcënoi oficerin, se, nëse ai do të vriste burrat, më parë do t’i duhej të qëllonte mbi të.! Si pasojë e ndërhyrjes së danezes, Olga, duke folur gjermanisht, u shpëtuan nga vdekja e sigurt pikërisht 100 burrat shqiptarë nga Libohova

Në sheshin e madh publik ishte në vendin e tij vetëm busti i Avi Rustemit, bir i Libohovës.

Prit! Mos u nxito, thashë dhe shkova te ndërtesa Monumentale në qendër të Libohovës.

Në një fasadë pranë trotuarit, pashë një skicë të realizuar mbi një cope mermeri. Fytyra e nje gruaje: Olga Schweitzer Libohova. Realizime të tilla sheh rëndom, gjithkund në varrezat publike të qyteteve dhe fshatrave tona, anekënd Shqipërisë. Në Libohovë përdoret ende shprehja popullore “sa për të larë gojën!

Në krahë të pllakës, për hir të së vërtetës nuk mungonte edhe një pllakëz ku shkruhej një fjali për aktin e heroinës daneze. Sigurisht nuk ishin harruar autorët. Viti 2024, Shoqata Daneze-Shqiptare”

Kjo, është mirënjohja e ne, shqiptarëve për Olgën e Libohovës.?!!

Sa TURP!

Sepse frika traumatike kolektive shqiptare megjithëse kane kaluar mbi 35 vite nga diktatura, vazhdoka!. Ndoshta, jo në trajtën popullore që përdoret në Libohovë “si lepuri në bark!” por në trajta të reja moderne me “lepuj të tjerë të kohëve moderne”, poshtë kostumeve firmato të të zgjedhurve që u japim votën për të qeverisur e ruajtur edhe vlerat kulturore e historike, edhe kujtesën tonë kombëtare.Jo, se jane më të mençur (nga ç’u duket).

Por kësaj figure, Olgës, pas Luftës së Dytë Botërore, i mbetemi të gjithë borxhlinj sot: Ata të 100-tët që shpëtuan nga plumbi, po edhe bijtë e bijat e tyre, edhe nipërit. Edhe ne që  nuk kishim asgjë.!

Përse po?

Ndërsa shteti komunist shqiptar, më 1945-n, i grabiti të gjithë pasurinë, përfshirë këtu edhe 2500 libra të bibliotekës së Myfit Libohovës, të cilët u dogjën në mes të fshatit, që ajo i kishte shpëtuar njëqind jetë njerëzish.

Shpërblimi i veprës së saj unikale e trimërore, kërkonte pakëz dinjitet dhe burrëri se, ne shqipot, nuk i kemi, patur të huaja këto cilësi!

Mirëpo në kohën e “njeriut të ri me kubik”, Danezen fisnike e detyruan të jetojë në mjerim. E detyruan.Të punonte nxirrte kucka në skërkat përreth Libohovës. Më pas e internuan në vende të ndryshme, i burgosën djalin e vetëm që u kthye nga Italia për t’i shërbyer vendit të tij. Dhe e mjera jonë, e mira, Olga vdiq e dëshpëruar në fshatin Tresh të Lezhës më 1963-in. E hidhur të mësosh se Olga Schweizer Libohova, ishte e arsimuar në art dhe muzikë.Dhe nuk iu gjet dot të mjerës një pune qoftë në një zyre koopertive,,, Ajo ishte rritur në Paris dhe kishte ndjekur studime për piano në Stamboll (Konstandinopojë), ku edhe njohu Myfit bej Libohovën. gjë që e mundësoi të ndërhynte tek oficerët gjermanë në qershor 1944 dhe të shpëtonte rreth 100 burra të Libohovës nga pushkatimi (siç vëren edhe Memorie.al). Si gazetar dhe shkrimtar, besoj se sot, bijtë e Libohovës dhe të zgjedhurit  saj, do ta venë në vendin që i takon nderin dhe dinjitetin e tyre. Vlerësimin e një memorie historike  me nje vepër arti dinjitoze me  portretin/bust të Olgë Libohovës , gruas së bukur, princeshës që i deshi aq shumë që kur këmba e saj, aso motesh, kur burrat ishin vërtet burra; shkeli me këmbë frikën e vdekjes poshtë hijes së Rrapit gjigand që ështe një kujtesë historike edhe njerëzore.

  1. D.N. E MEMORIES KOLEKTIVE KOMBËTARE, DICKA KA PËSUAR.

Kur nisa idenë e këtij Shënimi mendova vetëm: “Olga e Libohovës” ose “Në kërkim të një busti të mungur” për një heroine daneze që shpëtoi njëqind burra libohovitë, duke rrezikuar jetën e saj.

Por nuk mjafton, e përtypa mendimin. Kur prekim fakte që na mbushin sytë me lotë edhe kur njeriu është në moshë pensioni, si i bëhet të MOS i anashkalosh?

Tashmë dihet historia dhe episodi i doktorit të shquar, Jani Basho, i cili mbaroi shkëlqyer studimet në Austri dhe ishte caktuar me punë po në vendin e studimeve nga autoritetet e kohës. Por një takim rastësor me mbretin Zog kishte një ftesë nga Mbreti: “Ktheu në Shqipëri!”.

Basho, pjesë e inteligjencës së argjentë të viteve ‘20-‘30 në Shqipëri., i vendosi “një kusht”: Unë kthehem nëse ju do të ngrini një spital shtetëror në Tiranë. Dhe Monarku e mbajti fjalën. Të tjerat dihen. Basho shërbeu me përkushtim e ithtarit  të vendi të tij të varfër deri në fund të jetës. Punoi edhe si mjek i Mbretit  dhe këtë e pagoi shtrenjtë tërë jetën, sa përfundoi në mjerim .

Sot, as në Tiranë e as kurrkund nuk ka një gjurmë të memories së kthyer ne art, për një figurë të tillë si Doktor BASHO,  një nga organizatorët kryesorë të sistemit modern mjekësor; themeluesin e shërbimit mjekësor ushtarak shqiptar dhe drejtor i parë i spitalit ushtarak në vitet 1928–1935. Njeriu me studimet në Vjenë,që mori pjesë në ngritjen e spitaleve moderne në Tiranë dhe konsiderohet nga studjues të fushës si një nga themeluesit e obstetrikës dhe gjinekologjisë moderne shqiptare, përtej faktit që punoi për hapjen e shkollës së mamive dhe për krijimin e Institutit të Lartë Mjekësor në Tiranë.

Njeriu modest Basho që ndërhyri për pajisjen me në  pasaportë shqiptare  në arrati nga kolera e ortekut nazist, për hebreun më të  famshëm në botë,  te  njohurin e tij në Vijenë, Albert Ajnshtajn (Albert Eistein).

 

****

Ishte një njeri që e ktheu pasurinë e tij në dobi të së mirës publike në Korçë me origjinë nga Vithkuqi. Filantropi Thoma Turtulli dhe familja tregtare “Vëllazëria Turtulli”. Këto vepra janë në këmbë edhe sot.

Biblioteka e Korçës, spitali, shkolla e mesme (Liceun ), Jetimorja dhe Kinemaja “Majestic”,) etj. E vërtetë:Thoma Turtulli e përdori pasurinë për të ndërtuar institucione që e kthyen Korçën në model qytetarie evropiane. Themeloi kinemanë “Majestic” më 1927, një nga të parat në Shqipëri dhe i dhuroi qytetit bibliotekën publike të inauguruar në vitin 1930 me rreth 30 000 libra .etj,.

Por me ndërrimin e regjimit, familja Turtulli u persekutua dhe varri monumental i filantropit, u shkatërrua; eshtrat e tij mbeten të humbura.

Megjithatë, emri i tij ruhet sot, në Bibliotekën e Fëmijëve të Korçës dhe në bustet që ai ndan me bashkëshorten në hollin e saj. Figura e Thoma Turtullit nderohet sot si simbol i qytetarisë korçare dhe e frymës së bujarisë që tejkaloi vërtet kohën .

E megjithatë, kjo familje sot nuk ka varr. Pushteti që zbriti nga malet i shkatërroi  në mënyrë barbare varrin monumental të familjes së shquar dhe eshtrat e filantropit të madh nuk dihet ende ku përfunduan!

Të gjesh sot një bust të denjë për njeriun e madh korçar, në hapësirat e bukura pubike të Korçës sonë, është e pamundur…!

Por të realizohet një i tillë, do të ishte veç të tjerash një kurim  i memories së traumatizuar kolektive dhe  një ilaç për vetë ndërgjegjen e qytetarëve korçaë.

 

****

 Vëllezërit EVANGJEL ZHAPA dhe KONSTANDIN ZHAPA ishin ndër filantropët më të mëdhenj shqiptarë të shekullit XIX. Ata vinin nga Labova e Madhe e krahinës së Lunxhërisë, pranë Gjirokastrës, dhe pasurinë e krijuar në Rumani e përdorën gjerësisht për arsimin, kulturën dhe çështjen kombëtare shqiptare.

Veprimtaria filantropike e Zhapave është shumë planëshe. Financuan hapjen e shkollave në jug të Shqipërisë, ndihmuan botimin e librave dhe teksteve shkollore, jepnin bursa për të rinjtë shqiptarë që të studionin jashtë, mbështetën përhapjen e arsimit në gjuhën greke dhe shqipe, sipas frymës arsimdashëse të kohës.

Nuk e harruan edhe vendlindjen, Labovën e Madhe: ndërtuan rrugë, ujësjellës dhe ndërtesa publike; ndihmuan kishat dhe institucionet fetare; dhanë fonde për njerëzit e varfër dhe jetimët.

Më i njohuri ndër vëllezërit ishte Evangjel ZHAPA, i cili: financoi ringjalljen e Lojërave Olimpike moderne në Athinë para Olimpiadës së vitit 1896; sponsorizoi “Olimpiadat Zhapiane” në vitet 1859, 1870 dhe 1875 në Athinë.

Për këtë arsye ai konsiderohet edhe një nga pararendësit e Rilindjes Olimpike moderne, përpara baronit Pierre de Coubertin.

Atje ku dijnë si ruhet trashëgimja veprat e filantropëve unikalë shqiptarë; sot janë ende në këmbë dhe i sheh me admirim në funksion plotë në kryeqytetin helen Athinë, tok bustet e tyre që admirohen nga të gjithë. (shih më poshtë:Pallati Zapio, Athinë, 1888, etj,.foto: SH.H)) 

…A.D.N. e memories kolektive kombëtare, ka pësuar medoemos diçka të keqe. Një krisje e tjetërllojshme, apo amnezi prej një aureje toksike këmbëngulëse dhe dhunës permanente me eksperimente në kudhrën metalike mbi karakterin historik të njeriut shqiptar, deri, në deformim dhe, mosozot shpërbërje, nga mungesa e empatisë për vlerat kombëtare dhe një megallomanie mjerane butaforike kur flitet për retorikë politike e patriotike . ///

 

 

Më 21 maj lindi Lucius Annaeus Seneca, filozof dhe dramaturg latin

VOAL – Lucius Annaeus Seneca lindi në Kordoba, kryeqytetin e Spanjës Betike, një nga kolonitë më të vjetra romake jashtë Italisë. Vëllezërit e tij ishin Novatus dhe Mela, babai i poetit të ardhshëm Lucan.

I lindur më 21 maj në një vit me origjinë të pasigurt, studiuesit përgjithësisht caktojnë tre data të mundshme: 1, 3 ose 4 p.e.s. (kjo e fundit është më e mundshme). Babai i filozofit, Seneka Plaku, ishte me gradë kalorësi dhe autor i disa librave “Controversiae” dhe “Suasoriae”. Ai ishte zhvendosur në Romë gjatë mbretërimit të Augustit. I apasionuar pas mësimeve të retorikëve, ai u bë një vizitor i rregullt i sallave të deklamacioneve. Në moshë të re, ai u martua me një grua të quajtur Helvia, me të cilën pati tre fëmijë, përfshirë djalin e tij të dytë, Lucius Annaeus Seneca.

Që nga rinia e tij, Seneka shfaqi probleme shëndetësore: i prirur ndaj krizave të të fikëtit dhe sulmeve të astmës, ai do të vuante për vite me radhë. Në Romë, siç dëshironte i ati, ai mori një arsim të plotë në retorikë dhe letërsi, megjithëse ishte kryesisht i interesuar në filozofi. Ndjekja e shkollës cinike të Sekstit ishte thelbësore për zhvillimin e mendimit të tij: mësuesi i tij, Quintus Sextus, ishte për Senekën modeli i një asketi imanent që kërkonte përmirësim të vazhdueshëm përmes praktikës së re të vetë-ekzaminimit. Midis mësuesve të tij të filozofisë ishin Sotioni i Aleksandrisë, Attali dhe Papirius Fabianusi, anëtarë të Neopitagoreanizmit, Stoicizmit dhe Cinizmit, përkatësisht.

Seneka ndoqi shumë nga afër mësimet e mësuesve të tij, të cilët e ndikuan thellësisht, si përmes fjalëve të tyre ashtu edhe përmes shembullit të një jete të jetuar në përputhje me idealet e tyre të shpallura. Nga Attali, ai mësoi parimet e Stoicizmit dhe zakonin e praktikave asketike. Nga Sotioni, përveç mësimit të parimeve të doktrinave të Pitagorës, ai u tërhoq për një kohë të shkurtër nga vegjetarianizmi. Për të trajtuar sulmet e astmës dhe bronkitin kronik, rreth vitit 26 pas Krishtit, Seneka udhëtoi për në Egjipt, i pritur nga prokuratori Gaius Galerius, burri i motrës së nënës së tij, Helvia. Kontakti me kulturën egjiptiane i lejoi Senekës të përballej me një koncept të ndryshëm të realitetit politik, duke i ofruar atij një vizion fetar më të gjerë dhe më kompleks. Duke u kthyer në Romë, ai filloi karrierën e tij ligjore dhe një karrierë politike, duke u bërë kuestor dhe duke u bashkuar me Senatin.

Seneca gëzonte famë të konsiderueshme si orator, aq sa e zemëroi Perandorin Kaligula, i cili, në vitin 39 pas Krishtit, kërkoi largimin e tij, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve të tij politike që respektonin liritë civile. Seneka u shpëtua falë shërbimeve të mira të një dashnore të princepsit, e cila pretendonte se ai do të vdiste së shpejti gjithsesi për shkak të shëndetit të tij të dobët. Dy vjet më vonë, në vitin 41 pas Krishtit, Klaudi, pasardhësi i Kaligulës, e dënoi Senekën me internim në Korsikë me akuzën e tradhtisë bashkëshortore me të renë Julia Livilla, motrën e Kaligulës. Ai qëndroi në Korsikë deri në vitin 49 pas Krishtit, kur Agrippina e Re siguroi kthimin e tij nga mërgimi, duke e zgjedhur atë si kujdestar për djalin e saj Neron.

Seneca shoqëroi ngjitjen e Neronit të ri në fron (54–68), duke e udhëhequr atë përmes të ashtuquajturës “periudhë qeverisjeje të mirë”, pesë viteve të para të mbretërimit të tij. Gradualisht, marrëdhënia e tij me Neronin u përkeqësua dhe Seneka vendosi të tërhiqej në jetën private, duke iu përkushtuar plotësisht studimeve të tij. Ndërkohë, Neroni po bëhej gjithnjë e më intolerant ndaj Senekës dhe nënës së tij Agrippina. Pasi vrau nënën e tij në vitin 59 pas Krishtit dhe Afranius Burrus në vitin 62, ai mezi priste të gjente një pretekst për të eliminuar edhe Senekën. Ky i fundit, që besohet se ishte i përfshirë në një komplot për të vrarë Neronin (Komploti i Pisos, që daton që nga prilli i vitit 65) – në të cilin Seneka, siç e dimë, nuk ishte pjesëmarrës, por me shumë gjasa ishte në dijeni – u detyrua të merrte jetën e tij.

Seneka u përball me vdekjen me vendosmëri dhe qetësi stoike: ai preu venat, por për shkak të pleqërisë dhe kequshqyerjes, gjaku nuk rridhte, kështu që iu desh të përdorte kukutë, helmin që përdorte edhe Sokrati. Gjakderdhja e ngadaltë e pengonte Senekën të gëlltiste, kështu që – sipas Tacitit – ai u zhyt në një vaskë me ujë të nxehtë për të nxitur humbjen e gjakut, duke pësuar kështu një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme, e cila në fund të fundit erdhi nga mbytja. Ndër veprat më të rëndësishme të Senekës kujtojmë: – gjatë mërgimit: “Ngushëllimet” – pas kthimit nga mërgimi: “Apolokuntosis” (ose Ludus de Morte Claudii) – bashkepunim me Neron: “De ira”, “De clementia”, “De tranquillitate animi” – shkëputja me Neronin dhe tërheqja nga politika: “De otio”, “De beneficiis”, “Naturales quaestiones”, “Epistulae ad Lucilium” – prodhimi dramatik: “Hercules furens”, “Traodes”, “Phoenissae”, “Medea” dhe “Faedra” (frymëzuar nga Euripidi), “Edipi”, “Thyestes” (i frymëzuar nga teatri i Sofokliut), “Agamemnoni” (i frymëzuar nga Eskili)./Elida Buçpapaj

GJENETIKË- Poe-prozë nga RUZHDI GOLE

Ç’gjen dhe humb diku dikund….

Sa afrohesh ta shohësh gjënë
të bërtet me duf dikush
për të të përzënë.

Çfarë humbet e sheh më vonë
fshehur mund t’jetë mes tonë.

Kujt t’i vësh gishtin me xixa
kë të shohësh sy ndër sy
sa e sheh … vidhet Ikja                          
ai s’është më aty,
bën përpjetë
bën t’poshtë.                     
dy krahë erë,
hapa bosh.

Hapa bosh? S’paska ikur?
Zëre, pa u ndjerë                                         
sos pa u fikur.

Ku me u fik
në ç’breg, në ç’brinjë
në retinë në vetëtimë.?

Ç’lë e merr ti me vete?
Këmba dridhet të përpjetë,
hov ngut bjerrë më poshtë.
Në një rrënjë ç’të plehërosh ?

Uji tharë, currilat mugen
nuk ke këmbë                                          
të shkosh                                               
më tutje.

Gjithandej ca retina ujërash,
këmbë pyjesh ndër përrenj,
me lënë rrungaje rrudhat
shtrojmë savanë
me borë të zezë.

Kjo retinë nuk është më e imja
veç e botës që shkon përtej,
pamje hiresh na gënjejnë.

Nuk gënjejnë tani por hershmi
kur rrëzonim kishën, tekstin,
kur me sytë dal përjashta
shihnim tinëz diç dimër
andrrash, pranvere
gëzonim diç,
gjelbëruar
veç një gisht.

Një gisht jete, disa plot,
pak zemër, qarë botë.

Botë qarë, gurgule,
këmba kapte
tjetër dhe.

Nuk i gjej gishtrinjtë kund
tek të  mitë ik’ me gungë,
me trallisje poshtë
të epërme,
cikma hiç
hiç rreze.

Trilli feks me një gisht qirinjsh.

Ç’humb dhe gjen arratish?
Arratish me këmbë tjetër                           
o prej pishë o veç letër.

Letër këmba, oh ç’lajthitje,
ajo laget, por nuk griset,
ajo çahet po nuk tretet
këmba mbath
për shputë
vdekjen.

S’është e imja më kjo këmbë
kjo retinë që kërkon gjënë,
as ky vesh që po platitet
të shurdhojë vorfnitë
mëditje,

as ky krah gjithë plasa – plasa
as ky gju – eshtra dërrasash
as thonjtë zilepsur zekthe
ndarë përgjysmë
alpin e vreshtë
në mes tonë
rreze – rreze
re, rrezmë.

S’është e imja asnjë krenajë?
kush ma fali, ç’fajtor pa faj ?
cili sy me retinën plumb
më rrëmben, më shtin
humb – humb?

Cila shputë thep thurrur,                            
ç’botë qirinjsh
vetull shkulur?

Ç’lë e ç’marr me vete bosh
veç një rrënjë të plehëroj,
ç’humb e gjej arratish?
Veç një frymë,
tjetër gisht.

QETËSOHUNI NJËHERË- Nga ARIF EJUPI

 

(Protestë ndaj atyre që përpiqen të pengojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut)

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Rrezet e diellit
nuk ndalen me shoshë.

Hënës ndriçimin
s’ia ndalin lehjet e qenve.

Lumenjtë pakojnë ujin,
por rrjedhën
nuk e ndalin.

Malet i dëmton acari,
por prapë
mugullojnë.

Bilbilave mund t’ua vonojnë këngën
të pabesët dhe mizorët,
por assesi
t’ua ndalin.

Shqiponjave mund t’ua prishin folenë,
por fluturimin
s’mund t’ua ndalin;
as dallëndysheve,
as pulëbardhave
shtegtimin.

Kohës
nuk mund t’i ndalet hapi.

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

 

ARIF EJUPI
Gjenevë, 5 dhjetor 2025

DR. MUJË BUÇPAPAJ, FALËNDERON ME PËRULJE DELEGATËT E KUVENDIT VII TË RIORGANIZIMIT TË LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TË SHQIPËRISË, PËR VOTËBESIMIN PLEBISHITAR

Të nderuar delegatë të Kuvendit VII të Riorganizimit të Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,
Të dashur shkrimtarë, artistë, studiues dhe krijues të hapësirës sonë kombëtare,
Me ndjenjë të thellë mirënjohjeje, përulësie dhe përgjegjësie morale, ju falënderoj nga zemra për besimin e madh që më dhatë sot, duke më zgjedhur me shumicë absolute votash në detyrën e Kryetarit të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Ky besim nuk është vetëm një vlerësim për jetën dhe veprën time letrare e kulturore; ai është mbi të gjitha një thirrje për shërbim, një amanet i lartë shpirtëror dhe qytetar ndaj kulturës shqiptare, ndaj fjalës së lirë, ndaj dinjitetit të krijuesit dhe ndaj misionit të shenjtë të artit në jetën e kombit.
Përulem me respekt para secilit delegat që mori pjesë në këtë Kuvend historik, para çdo zëri që foli me përgjegjësi për fatin e letërsisë dhe artit shqiptar, para çdo krijuesi që, në kohë të vështira për kulturën, vazhdon të mbrojë me dinjitet dritën e shpirtit njerëzor dhe identitetin tonë kombëtar.
Unë e konsideroj këtë votë si një besëlidhje të përbashkët për ta rikthyer Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në një tribunë të mendimit të lirë, të dialogut kulturor, të solidaritetit krijues dhe të mbrojtjes së interesave të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë kudo ku ata jetojnë e krijojnë.
Në këtë çast solemn, kujtoj me nderim të gjithë ata personalitete të mëdha të letrave dhe arteve shqiptare që e ngritën këtë institucion me talentin, sakrificën dhe vizionin e tyre. Ne kemi detyrimin moral dhe kombëtar që këtë trashëgimi ta ruajmë, ta modernizojmë dhe ta përcjellim me dinjitet tek brezat që vijnë.
Ju siguroj se do të jem një kryetar i dialogut, i dëgjimit dhe i bashkëpunimit, duke i shërbyer me përkushtim çdo krijuesi, pa dallime, me bindjen se kultura është ura më e fortë që bashkon kombin dhe e lartëson shpirtërisht shoqërinë.
Falënderoj gjithashtu miqtë dhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare në rajon për praninë dhe mesazhet e tyre vëllazërore, të cilat i dhanë këtij Kuvendi dimensionin e një bashkimi kombëtar kulturor.
Le të ecim së bashku drejt një epoke të re të dinjitetit krijues, të bashkëpunimit dhe të emancipimit kulturor.
Me mirënjohje dhe respekt të thellë,
Dr. Mujë Buçpapaj
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë

Zhvilloi punimet Kuvendi VII i Riorganizimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë- DR. MUJË BUÇPAPAJ ZGJIDHET KRYETAR I LSHA-SË ME SHUMICË ABSOLUTE VOTASH

Tiranë, 19 maj 2026. Në mjediset e Hotel Tirana International, u zhvillua të martën Kuvendi VII i Riorganizimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për jetën letrare, artistike dhe kulturore shqiptare, ku morën pjesë delegatë nga degët e LSHA-së, si dhe përfaqësues të shoqatave, klubeve letrare e kulturore nga mbarë vendi dhe trevat shqiptare në rajon.
Punimet e Kuvendit VII u zhvilluan në frymën e dialogut të hapur, përgjegjësisë institucionale dhe vizionit për forcimin e rolit të krijuesve shqiptarë në jetën publike e kulturore të vendit. Diskutimet u përqendruan në nevojën e modernizimit të veprimtarisë së LSHA-së, zgjerimit të bashkëpunimit kulturor ndërshqiptar dhe ndërkombëtar, si dhe në mbështetjen më të fuqishme të letërsisë dhe artit shqiptar në kohën e sfidave të reja kulturore e shoqërore.
Komisioni i Votimit, i zgjedhur nga Kuvendi, pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave për zgjedhjen e Kryetarit të LSHA-së, shpalli fitues me shumicë absolute votash dr. Mujë Buçpapaj, poet me njohje ndërkombëtare, studiues i letërsisë, pedagog universitar dhe botues i gazetës letrare dhe kulturore “Nacional”.
Figura e dr. Mujë Buçpapajt përfaqëson një nga zërat më të spikatur të kulturës bashkëkohore shqiptare. Ai ka drejtuar për disa vite Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, më pas Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, ndërsa aktualisht drejton Institutin e Studimeve Nacionale dhe boton gazeten letrare dhe kulturore, javoren Nacional. Përmes krijimtarisë, studimeve dhe veprimtarisë së tij publike, ai është shquar si një promovues i rëndësishëm i letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe i vlerave kulturore europiane në hapësirën shqiptare si dhe i mbrojtjes se interesave te shkrimtareve dhe artisteve shqiptarë.
Kuvendi u përshëndet gjithashtu nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, si dhe nga përfaqësues të organizatave kulturore e letrare shqiptare nga rajoni, të cilët vlerësuan rolin historik të LSHA-së në mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor kombëtar.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u krijua në vitin 1945 dhe, pas viteve ’90, u transformua në një organizatë pluraliste letrare dhe artistike, duke vijuar të mbetet një nga institucionet më përfaqësuese të jetës kulturore shqiptare.

Mesazhe mbresëlënëse të librit “Kolipoçi shkon urgjent në bashki”, të shkrimtarit Viron Kona- Recension nga Fran GJOKA

 

I njohur veçanërisht për personazhin e tij simpatik dhe të dashur për fëmijë, Bubulino dhe aventurat e tij tërheqëse, shkrimtari Viron Kona vjen përpara lexuesve të vegjël me një personazh tjetër po aq simpatik, me Kolipoçin, të cilin shoqet dhe shokët e tij të vegjël të lagjes “Pranvera”, e kanë ngarkuar të shkojë të takojë kryetarin e  bashkisë së qytetit dhe ai të zgjidh një problem që preokupon fëmijët…

Shkrimtari Kona e njeh mirë botën e fëmijëve, ndaj ai shkruan me realizëm e vërtetësi për botën e tyre. Në këtë libër, ai i merr artistikisht në mbrojtje fëmijët dhe sikur na thotë: “Kujdesuni për fëmijët, mos harroni se ata janë më të dashurit tanë! Ata janë vazhdimi ynë, e ardhmja e vendit. Ata jetojnë dhe ekzistojnë sot, ata rriten  dhe zhvillohen çdo ditë përpara syve tanë, jeta e tyre nuk është vetëm e nesërmja, por ajo, në radhë të parë, është e sotmja, e tashmja. S`ka pse i imponojmë fëmijës kapërcimin e menjëhershëm të “shkallëve” të jetës, ndërkohë që prindi s`duhet të harrojë fëmijërinë e tij, dhe ashtu si ai dikur, edhe fëmija sot dëshiron të  argëtohet,  të luaj,  të plotësojë disa dëshira  e kërkesa; atij i pëlqen  të bisedojë  dhe të qesh me shokët e shoqet, do që të bëhet interesant dhe të dallohet me dijet dhe shkathtësitë, ai dëshiron  të imitojë  aktorë të mëdhenj, këngëtarë të mëdhenj, shkencëtarë të mëdhenj, eksploratorë të mëdhenj, sportistë të mëdhenj…Ai do që  të bëhet   “dikushi”, dhe, ne kësisoj,  e gjithë shoqëria dhe prindërit, kemi për detyrë të respektojmë zgjedhjen, dëshirën dhe ëndrrën e fëmijës. Jeta, me të vërtetë që nuk është ëndërr, por ëndrrat e mbajnë jetën, shpesh nga ëndrrat  fillojnë gjërat e mëdha. Fëmijës  t`i krijojmë kushte, qoftë edhe me sakrifica, jo me paternalizëm, por me edukim të vazhdueshëm përmes veprës, përmes shembullit më të mirë, që ai, të gjej vetveten, të orientohet drejt, të lëvizë me guxim dhe iniciativë në “skenën” e jetës, të tregohet origjinalë, të tregojë aftësitë dhe talentin e vetë. Ai është fëmija ynë dhe, ne, t`i krijojmë atij kushte që ta jetojë të plotë fëmijërinë e tij.

 

Kolipoçi me një çantë të madhe shkon në bashki dhe kërkon me ngulm që të takojë kryetarin e bashkisë dhe t`i shpreh atij shqetësimin  që kanë fëmijët e lagjes “Pranvera”.

       -Ku po shkon me kaq nxitim, o Kolipoç?

       -Në bashki.

       -Ç ‘punë ke ti në bashki?

       -Kam një problem urgjent, vetëm kryetari i  bashkisë mund të ma zgjidhë!

Në çantën e tij ai mban dhjetëra letra, të cilat duhet t`i lexojë kryetari i  bashkisë, në mënyrë që t`u zgjidh fëmijëve shqetësimin që ata kanë: Kompania e ndërtimit  me emrin “Qiellorja”, të mos ua marrë fëmijëve fushën ku ata luajnë, ngaqë kërkon që të ndërtojë në atë fushë një qiellgërvishtës. Kësisoj, fëmijët janë të detyruar të gjejnë sheshe lojërash në rrugë e rrugica, në tarraca pallatesh, në sheshe të ngushtë, ku lëvrijnë dhjetëra njerëz e makina. Ata, doemos që do të luajnë diku, atyre s`mund t`ua ndalë askush lojën: në radhë të parë mësimet, por edhe argëtimi, janë pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.

Shkrimtari ynë e zhvillon drejt këtë temë të thjesht në dukje, por shumë të ndjeshme për fëmijët. Ai e  shkruan me sinqeritet dhe me dashuri për fëmijët dhe duket sikur thotë: “Mos harroni kërkesat dhe dëshirat  e fëmijëve! Kujtoni fëmijërinë tuaj! Fëmijët kanë të drejtat e tyre, të cilat duhen mbrojtur”.

Libri vijon me peripecitë e Kolipoçit për të hyrë në zyrat e bashkisë. Ai fillimisht pengohet nga roja i bashkisë, i cili ka një emër  të çuditshëm, Barbaxhan, por që vogëlushi me zgjuarsinë e tij e kalon atë pengesë dhe arrin të futet në bashki. Përpara Kolipoçit shfaqet një specialiste  e  artit, e cila është një grua fisnike që e respekton dhe e dëgjon me vëmendje Kolipoçin, madje ia vlerëson edhe mendimet dhe vërejtjet e  tij. Në bisedë e sipër ata flasin edhe për rëndësinë e librit, për një vëmendje më të madhe ndaj tij, sepse në kohën e sotme libri është jashtë vëmendjes, madje i braktisur nga lexuesit.

-Çudi, o Kolipoç,-i thotë vogëlushit specialistja e artit,- mua më duket se ka rënë shumë interesimi për librin… fëmijëve u kanë mbetur sytë dhe mendja vetëm te celularët. S’kam kundërshtim që t’i shikojnë celularët, por çdo gjë e ka një masë, s’duhet të teprohet. Si thua ti, Kolipoç, kam apo s’kam të drejtë në këto që po them?

       -Po, zonjë, keni shumë të drejtë. Celulari ka shumë vlera, ai edhe na ndihmon, edhe na argëton, ne vërtet që s’e heqim dot nga dora, por libri është përhapësi më i madh i dijeve njerëzore…

Ndërkaq, Kolipoçi tregon se te hyrja e shkollës, një shitës shiste fara luledielli. E sillte kazanin e mbushur plot e përplot me fara në mëngjes dhe, kur mbaronte mësimi, kazani ishte krejt  i boshatisur. Nxënësit përtypin gjithë ditën fara luledielli, në vend që të “përtypin” libra.

Siç shkruan autori, “nuk është e lehtë të takosh një kryetar bashkie.”, ndaj  në mënyrë mjaft domethënëse, Viron Kona, këtë ide e shpalos edhe në bashkëbisedën e heroit të librit, Kolipoçit me zyrtarin burokrat të bashkisë, i cili e pengon që të shkojë e të takoj kryetarin e bashkisë, madje ai kërkon që ta zbojë se gjoja vogëlushin e kërkojnë prindërit. Por Kolipoçi do që të arrijë qëllimin e  tij, ndaj reagon çdo herë me zgjuarsi dhe me argumente bindëse:

-Më fal që po të pyes, por, ti zotëri nuk ke qenë asnjëherë i vogël? – e pyeti Kolipoçi.

       -Sigurisht, unë s`kam lindur burrë  i madh!

       -E po, kur ti ishe i vogël, kështu do të doje të silleshin të rriturit me ty!? Unë besoj që kur ke qenë fëmijë, dikush s’i ka dëgjuar kërkesat e tua për të luajtur e për t`u argëtuar, apo jo? Dikush me siguri atëherë të ka thënë: “Qepe gojën dhe mos bëj fjalë! Ne kemi halle të mëdha, po na nxjerr koka tym nga hallet që kemi, kurse ty të është bërë mendja fushë futbolli dhe top!” Më thuaj të drejtën, të ka ndodhur ndonjëherë ndonjë gjë e tillë?

Ky dialog e bën nëpunësin burokrat që edhe ai të kujtojë episode dhe ngjarje nga fëmijëria e tij, ndaj dhe, në fund ai e lejon vogëlushin të futet te zyra e kryetarit të bashkisë.

Dialogët dhe batutat e librit rrjedhin fare natyrshëm, teksa ne, si lexues të rritur ato na vënë në  mendime, madje na bëjnë shpesh herë të mbajmë qëndrim kritik ndaj vetes sonë, por dhe të nxjerrim mësime për t`u krijuar fëmijëve hapësirat e nevojshme që ata të jetojnë fëmijërinë e tyre.

Libri vijon me pjesën ku Kolipoçi mirëpritet nga kryetari dhe zhvillon me të një bisedë mbresëlënëse dhe interesante.

Janë tërheqëse vizatimet e thjeshta të shoqeve e shokëve të Kolipoçit, të cilat vogëlushi ia tregon kryetarit e ku fëmijët vënë në lojë përdorimin pa fre të celularit dhe braktisjen e librit.

Lexuesi i vogël, mëson se Kolipoçi jo vetëm që përfaqëson mendimin e shumë shoqeve dhe shokëve të tij të vegjël, por ai ka shokë edhe Bubulinon, personazhin e njohur të fëmijëve.  Autori u kujton lexuesve të vegjël se Bubulinoja vijon me ëndrrat dhe dëshirat e tij, të cilat ai do që t`i bëjë realitet. Ai doemos do të jetë i pari që do të shkojë në planetin Mars, por, tashmë që në rend të ditës është ngrohja globale, ai dhe ekspedita që ai drejton ka nisur punën  kundër ngrohjes globale, duke bërë atë që mund të bëjnë fëmijët, të mbajnë pastër mjediset, të mbjellin sa më shumë pemë, të cilat siç dihet bëjnë të mundur pastrimin e ajrit nga ndotjet dhe nga gazi karbonik apo dhe gazrat e tjerë.

       Kryetari i bashkisë ia vlerëson kërkesat Kolipoçit dhe fëmijëve të lagjes “Pranvera”, ndërkohë që ai u jep edhe rrugëzgjidhjet e duhura, duke paraqitur përpara tyre seriozitet dhe vizione bashkëkohore.

     Kryetari u shkëput nga letrat dhe foli me dikë në telefon, debatoi një copë herë dhe pastaj iu kthye vogëlushit:

     -Ankesën tuaj, Kolipoç, për fushën e futbollit do ta shqyrtojmë menjëherë. Në hapësirën ku sot ndodhet fusha juaj, do të projektojmë një park të madh sportiv me disa fusha, por edhe me mjedise të tjera kulturore, artistike dhe argëtuese. Qiellgërvishtësin do ta ndërtojmë në një vend tjetër. Të pëlqen ideja që të ndërtojmë te fusha juaj një park të madh sportiv?

     -Po, më pëlqen, veçse ju lutem, kur të diskutoni projektin, na ftoni edhe ne fëmijët që të shfaqim mendimet tona. Më jepni fjalën, xhaxhi kryetar?

     -Po, Kolipoç, fjalë burrash!

     Episodet, informacioni, si dhe mesazhet e shumta të  librit kanë ndikim të madh te lexuesit  e vegjël.  Ndërkohë që libri ka mesazhe të mëdha edhe për të rriturit, veçanërisht kur me takt dhe natyrshëm shkrimtari përmend dhe u kujton lexuesve 23 prillin – Ditën Ndërkombëtare të Librit, e cila është caktuar në kujtim të shkrimtarëve Servantes, Shekspir, De Vega, e ku në Ditën e Librit, në Katalonja të Spanjës, atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil. Kolipoçi, shoqet dhe shokët e tij kanë marrë iniciativë që, atë Ditë (23 prill), por dhe në Ditën e Librit për Fëmijë, (që është caktuar më 2 prill, ditën e lindjes së shkrimtarit të madh danez Andersen), pra, ato ditë, fëmijët duan t`i rigjallërojnë, ata do të shkojnë pranë librarisë së madhe të qytetit dhe, cilitdo që blen një libër, ata do t’i dhurojnë nga një trëndafil…Gjithashtu, nëpërmjet episodeve, dialogëve, batutave dhe bashkëbisedave shfaqen mendime sesi libri të bëhet më tërheqës dhe në këtë drejtim duhet të angazhohen më mirë të rriturit, prindërit e fëmijëve, mësuesit dhe shkolla, por edhe institucionet kulturore e artistike.

Shkrimtari Kona nënvizon se fëmijët kanë problemet e moshës së tyre, të cilat për të rriturit tingëllojnë “lojëra qejfi” dhe pa vlera, por, edhe të rriturit ama, të mos harrojnë se dikur edhe ata kanë qenë fëmijë, dhe, si të tillë, ata kanë pasur kërkesat dhe dëshirat e moshës. Lexuesi merr mesazhin se, që nga kohët e lashta e gjer më sot, bota është plot e përplot me njerëz të shquar: me dijetarë, filozofë, shkencëtarë, astronomë, matematikanë, mjekë, mësues, arkitektë, arkeologë… por edhe shkrimtarë,  kompozitorë, piktorë, aktorë, regjisorë, skulptorë, arkitektë…Edhe kur ata janë bërë njerëz të shquar, koha kështu si sot ka qenë, gjithnjë në ikje e në vërshim, por ata s’e kanë lënë asnjë minutë që t’u ikë kot dhe pa qëllim.

        -Keni dëshirë t’i takojmë disa prej tyre?-u kishte thënë shoqeve dhe shokëve të vegjël Bubulinoja.

        -Ku t’i takojmë, o Bubulino? Ç’po na thua?! – vërejtën ata të habitur.      

       -Atje pra, në bibliotekë, – u tha ai, – koha ikën dhe nuk ndalet, prandaj të mos e shpërdorojmë, ata na presin.

Kështu që shumë fëmijët të lagjes “Pranvera”, janë bërë anëtarë të bibliotekës së shkollës dhe asaj të qytetit. Koha e tyre më e bukur, është kur ata flasim e diskutojmë me njëri – tjetrin për librat që kanë lexuar…     

Është mbresëlënëse në libër thënia e shkrimtarit të madh amerikan Xhek London: “Në qoftë se ju nuk do të gjeni kohë të lexoni, atëherë edhe bota nuk do të gjej kohë t`ju vërë veshin e t`ju dëgjojë”.

H I J E J O N I- Poezi nga ATDHE GECI

Ah, kjo birrë dardane e  maleve  me  borë

më krijon drithmë dashurie në tërë qenien

drithmë që rend pandalshëm nga truri tek

mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej,

në kohëra të  hershme  të  fillimit  pellazg

në kohëra Ilirësh,  epirotësh  e  dardanësh

dhe në kohëra të Zeusit dhe  të  Apollonit

në shtëpinë e  Dhemetrës, Thotit e Eskilit

mesha mbahej shqip faltoreve të Dodonës.

.

Nga shtëpia në shtëpi dhe në tërë atdheun

gjuha shqipe është identiteti i shqiptarëve

është gjuhë e dheut, e gurëve dhe bimëve

është gjuhë e pemëve, e drujve dhe qiejve

gjuhë e pëshpërimave të rrezeve të diellit

gjuhë e fëshfëritjeve  të erërave të stinëve

gjuhë e flakëve të zjarreve dhe të vullkanit,

gjuhë zyrtare në shkolla  dhe  universitete

gjuhë perëndie që nga kohërat e kryeherit.

.

Shqipet e tërë Mesdheu  e kanë dëshmuar

forcën e gjuhës shqipe, -shkrimin pellazg

për gjuhën Ipe të Thotit dhe t´Aleksandrit

për gjuhën shqipe të Pirros dhe Apollonit

për gjuhë shqipe  të  Sokratit dhe Platonit

për gjuhën shqipe të Kadmit dhe Homerit

për gjuhën shqipe të bukës dhe të armëve

për gjuhën Ipe të 4 papëve të krishterimit.

.

Në këtë çast të dehur  me  birrën “Korça”

kam ca shënime nga shtëpia  ime  letrare

dhe i kam arsyet të marr fatin  tim në dorë

për poezinë, poemat dhe për publicistikën.

.

Pyes, sa jetë e jona mund  të jetë poetike,

dhe çfarë do të ndodhte po të fitonte Iliria

Roma , Athina, Shkupi, do të ishin tonat,

dhe Iliri do të quhet  i  gjithë atdheu ynë.

.

Atdhe Geci – Mesopotami, Onhezmë, 2018

EMILY DICKINSON, LAURETA PETOSHATI DHE SPIRALIZMI: MBRËMJE POETIKE NË VLORË- Nga Albert HABAZAJ

 

Parafjalë

 

Buzëmbrëmjen e këtij 15 maji shkova me kolegun tim, shkrimtarin Eqerem Canaj në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë. Na bëri tok poetë, shkrimtarë, artistë, nxënës, mësues të qytetit dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë veprimtaria: “Mbrëmje poetike: “Më sillni perëndimin në një kupë”, kushtuar poetes së shquar amerikane Emily Dickinson pikërisht datën e yllëzimit të saj në nderim të 140 vjetorit të Paharrimit të poetes së pakohë apo të gjithkohëshme.

 

Ikën dhe erdhën dritat …

 

Veprimtaria, sipas programit, ishte në orën 18:00, kur, çuditërisht nja 10 minuta para orës së shumëpritur, na ikën dritat. U shqetësuam. Për pak çaste ora po shkonte 18:00. Po futeshin një nga një gonxhet e gjimnazit jopublik “Perla” dhe tjetër formë të shndritshme mori Biblioteka.

Gjithsesi, duke diskutuar me Eqeremin vërtet të shqetësuar, si do të bëjmë – më pyet miku im. Mos u mërzit, se dhe po nuk erdhën dritat, janë zemrat e poeteve dhe poetëve, të perlave të “Perlës” së Petritit që do të bëjnë më shumë dritë se dritat elektrike. Njëmendjesuam që ta bënim jashtë, para bibliotekës, por për fat, dritat erdhën dhe ne u qetësuam, u gëzuam dhe zhvilluam një veprimtari shumë të pëlqyer që na la mbresa të veçanta.

 

Programi:

 

Ishte e veçantë, krejt e veçantë ajo mbrëmje poetike me lajtomotivin simbolik “Më sillni perëndimin në një kupë”, kushtuar poetes së shquar amerikane Emily Dickinson, në vatrën me dritë të ngrohtë të qytetarëve vlonjatë, sidomos të shkrimtarëve dhe artistëve tanë,  në mjediset në Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” Vlorë, ku na mirëpriti me bujari drejtoresha e asaj biblioteke dr. Iltana Koleka me stafin e saj të mrekullueshëm.

Nderim dhe vlerësim për vëmendjen që tregoi drejtoresha e Qendrës së Kulturës dhe Artit të Bashkisë Vlorë, zonja Anxhela Kapllanaj (koreografe e talentuar), drejtuese shembullore dhe e përkushtuar, duke ardhur vetë në këtë veprimtari shumë domethënëse dhe me shumë dashamirësi i shprehëm mirënjohjen si artistët artistes. Me thjeshtësinë e saj të madhe, ajo na nderon, se vërtet është drejtuese e kulturës së qytetit, por, tamam si Dickinson, këto qelizat, këto imtësirat i vlerëson shumë, se pjesëzat bëjnë të tërën.

Pjesëmarrësit: poetë e shkrimtarë të qytetit, intelektualë, mësues, pedagogë dhe nxënës të shkollës jopublike “Perla”, Vlorë me president zotni Petrit Golemin.

Tematika: Poezi të autores Emily Dickinson (10.12.1830-15.05.1886) të shqipëruara nga përkthyesja Laurtea Petoshati.

Moderatore ishte dr. Iltana Koleka, drejtoreshë e bilbiotekës së qytetit, që ishte dhe organizatore e kësaj veprimtarie të bukur shumë. Na nderoi me pjesëmarrjen e saj dhe me fjalën e vlerësuar drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Artit të Bashkisë Vlorë, dashamirësja jonë zonja Anxhela Kapllanaj, e cila bëri dhe përshëndetjen e rastit dhe ia dha fjalën zonjës Koleka për të drejtuar veprimtarinë. Në vijim poetja, shkrimtarja, publicistja, drejtuese e emisionit “Hea” në televizionin lokal “6+1 Vlora TV”, ing. Laureta Petoshati na bëri një vështrim substancial të poetes së shquar amerikane.

Në vijim shprehëm mendime, diskutime, pyetje, përgjigje për Dickinsonin dhe Petoshatin, si dhe recituan poezi, sipas ndarjes miqësisht të mirëkuptueshme që kishin bërë organizatorët, përkatësisht: Albert Habazaj, Anila Toto, Vjollca Aliaj, Lulëzime Malaj, Vera Zaho, Ahmet Demaj, Majli Dukaj, dr. Shpresa Fundo Gjergji, pedagoget prof.as. Edlira Duro Çerkezi dhe dr. Irena Cani (poete, përkthyese), si dhe mësuesja e devotshme Vera Zaho. Perlat e “Perlës”, tek recituan 7 poezi të Dickinsonit (dhe në shqip dhe në anglisht), ishin freskia, ëmbëlsia, qershia mbi tortë, siç u thamë me dashamirësi e dëlirësi. Ja cilat ishin poezitë e Emily Dickinson përkthyer nga Laureta Petoshati, që recituan çupat, nxënëset e Shkollës Jopublike “Perla”, Vlorë me president z. Petrit Golemi:

 

  1. Bring me the sunset in a cup

1/1. Më sill perëndimin e diellit në një tas

  1. “Hope” is the thing with feathers –

2/1. “Shpresa” është krijesë me pupla


  1. Tell all the truth but tell it slant –

3/1. Thuaje të vërtetën, por thuaje përanshëm

  1. I’ m Nobody! Who are you? –

4/1. Unë jam Askushi! Kush jeni ju?

  1. The Soul selects her own Society –

5/1. Shpirti zgjedh shoqërinë që i përket


  1. If I can stop one heart from breaking –

6/1. Nëse do t’ia ndal një Zemre lëndimin

  1. The past –

7/1. E kaluara

 

NGA FJALA IME NË MBRËMJEN POETIKE

 

Përshëndetja:

 

Mikesha dhe miq të dashur të fjalës së bukurshkruar! Ndihem i vlerësuar që organizatorët e kësaj veprimtarie shumë të çmuar për kulturën e qytetit patën besimin për të qenë i pari që do të shpreh disa mendime në këtë mbrëmje më tepër se poetike kushtuar Dickinsonit dhe Petoshatit, si dhe të këndoj një poezi të amerikanes hyjnore.

Aq më tepër që ky aktivitet bëhet në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë, e cila për mua, jo vetëm si poet e studiues, por sidomos për shkak të profesionit si specialist i librit, bibliograf dhe drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë deri ditën që dola në pension (23.03.2025) e tani e në vijim sa të jem, kjo bibliotekë ka qenë, është e do të jetë shtëpia ime e dytë, falë dhe bashkëpunimit shumë të mirë dhe mëse vëllazëror për dobinë e punës përgjatë një çerek shekulli, që me drejtoreshën historike Liljana Gjika, me shkrimtarin Çlirim Hoxha, poeten Elma Rama dhe tashmë me ish – pedagogen e Universitetit “Ismail Qemali” dr. Iltana Koleka, si drejtues të këtij tempulli kulture, që e bënë kaq me dritë këtë bibliotekë, bashkë me stafin, si detashment drite që është gjithmonë në gatishmëri të lexuesve, të qytetarëve të Vlorës dhe jo vetëm.

Siç e shprehu dhe kolegia ime, Tana këtë mbrëmje na bëri bashkë një duet poetik i letërsisë femërore universale: Elisabeta si autore dhe Laureta si përkthyese e më tepër se kaq.

Së bashku me poetë, shkrimtarë e artistë të qytetit, si dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës jopublike “Perla”, po ndajmë magjinë e poezisë së poeteshës kanonike Emily Dickinson. Më 10 Dhjetor poetja ka 196 vjetorin e lindjes, ndërsa sot, pikërisht sot ne, këtu në Vlorë i kujtojmë 140 vjetorit e vdekjes për të dritëruar në univers.

 

Një duet poetik i letërsisë femërore: Emily Dickinsoni – Laureta Petoshati dhe spiralizmi

 

Është vërtet kënaqësi organizmi dhe realizmi i një ngjarjeje kulturore të rëndësishme për ne (e jo vetëm në Vlorë), nga e cila përfitojmë një tjetër përmasë të standardit sipëror, tek na vjen Emily Dickinson, falë jo thjesht përkthyeses, por shqipërueses muzikale me identitet dhe integritet, e cila shprehet me mirënjohje edhe për leksioet që ka pasur fatin të merrte nga Kudret Kokoshi dhe profesor Nestor Nepravishta

Vërtetësisht bukur u shpreh mësuesja dhe poetja e qytetit tonë Anila Toto për Lauretën: “Është një eveniment i rrallë përkthimi dhe studimi i një poeteje të rrallë si Emily Dickinson në qytet. Këtu, maksimumi bëhen promovime të thjeshta të miqve, edhe pse të respektuar, por nuk i kalojmë kufijtë me recitime të një poezie të huaj. Me studimin tënd “ke kapërcyer ylberin” e ke hyrë në një botë studimi dhe pranimi ëndrrash fantazie dhe krenarie si përkthyese, por më shumë si studiuese. Besoj ta kuptojnë dhe ta vlerësojnë studiuesit e artit shkëputjen nga e zakonshmja për të sjellë një standard të ri studimor dhe letrar në qytet. Deri më sot nuk ka guxuar dikush ta sjellë në kët formë”.

Emily Dickinsonin [Emili Dikinsion] me Laureta Petoshatin i bashkon SPIRALIZMI. Ne që jemi mbledhur këtu jemi miq të librit, intelektualë, njerëz të letrave dhe e dimë që spiralizmi është një lëvizje letrare, një konceptim i tërë estetik dhe jo vetëm një çast i historisë, bën paraqitjen e veprës letrare jo vetëm me fuqinë e fakteve, por edhe me lidhjen organike të zhvillimeve dialektike dhe historike të ndërthurura me vetëdijen e personazheve që ndikohen nga prania e njëri-tjetrit dhe ajo e natyrës. Kemi një spiralizëm psikologjik, një përshkrim që ndërthur në formë spiraleje bashkëveprimin e natyrës me ndijimet, perceptimet, ngacmimet, ndjenjat, mendimet, përsiatjet e vazhdueshme dhe gjendjet e brishta shpirtërore që japin mesazhe të thella nga një personazh tek tjetri, por nuk mungon as ens realissimum (qenia më reale) pra Zoti. Spiralizmi ose trans/ spiralizmi, ndryshe nga realizmi, është art demokratik, por hera-herës bën dhe thelbin e tepruar të disa elementëve të realitetit. Thënë shkurt, spiralizmi është një lëvizje letrare që nuk e ndryshon ndjenjën e masës apo të shtrembërojë realitetin, si në poezi, si në prozë. Emilia ishte dallëndyshe e spiralizmit, pioniere e kësaj rryme, fatose e vërtetë e kësaj rrjedhe letrare. Poezia e Dickinson krijon një tablo mendore, si një lozonjare e errët, ku lexuesi i kulturuar dhe i vëmendshëm sheh dhembje, paralizë shpirtërore, humbje të arsyes, vuajtjen si lumturi, vuajtje si lartësim/ katarsis/ puritanizëm, vetminë/ besimin tek trinia e shenjtë, sheh autocensurën, si standard cilësor…

Laureta Petoshati ka përkthyer në shqip poezi të zgjedhura nga poetja amerikane Emily Dickinson, duke sjellë në shqip ndjeshmërinë dhe simbolikën e saj. Përkthimet e saj, si ato të botuara në gazeta kulturore, përcjellin stilin e veçantë të Dickinson, përfshirë tema si vdekja, natyra dhe bota e brendshme. Dickinson luan thellësisht me imazhin, të shkakton tronditje, ka poezi të detajit, të imtësisë, ajo hyn në labirintet e shpirtit njerëzor, depërton deri në ndërlikimet e errëta spirituale e mentale, reale deri në qelizë, deri në shembëlltyrën e padukshmërisë. Mistikja dhe femërorja janë ndër motivet poetike më të tejdukshme të saj, që na mbushin me emocione të fuqishme dhe janë gjurmëlënëse në kujtesën tonë, në tërë qenien.

Poezia e Dickinson konsiderohet kanonike, në kuptimin letrar – kulturor, sepse është autoritare poezia e saj, është standard i lartë i simbolikës letrare, quhet i shenjtë vjershërimi dickinsionian, i shenjtë si bibël poetike, jo vetëm në Amerikë.

Janë shumë poezitë e përkthyera nga Laureta Petoshati, ndoshta një ditë ajo do të na dhurojë një libër me poezitë e amerikanes së madhe në shqip. Fjala vjen poezia “Me të njëjtat çizme plumbi përsëri” – është një nga poezitë që eksploron përjetimin e dhimbjes dhe hapësirën.

Përkthimet, madje më saktë do të thosha, shqipërimet e Lauretës janë vlerësuar në përpjekjen për të identifikuar veten përmes vargjeve të Dickinson, duke ruajtur intensitetin e origjinalit.

Mos ma merrni se po i bëj ndonjë elozh Lauretës, se as unë nuk i kam qejf e them ato që ndjej dhe nuk kam përse tʾi bëj lëvdata të tepruara, as ajo nuk i do, se sʾka nevojë.

Thjesht mʾu kujtua Fan Noli që na pruri e bëri shqiptare gjeninë e jashtëzakonshme të Uilliam Shekspirit me “Jul Qesarin”, “Hamletin”, “Makbethin” dhe “Otellon”. Shqipërimi është i rrallë. Mund të dishë gjuhë të huaj, mund të përkthesh mirë, por shqipërimi është një “zanat”, që janë të paktë ata “ustallarë” që e ushtrojnë mjeshtërisht.

Në këtë rrafsh, nuk po heq paralele, kurrsesi, sepse nuk e kam në natyrë, por theksoj që Laureta punon shumë dhe aq mirë me këtë autore të madhe amerikane, sa që poezitë e saj këndojnë bukur në shqip, duke mbajtur stolitë  e shpirtit sonë letrar, si rimën, ritmin, tingëllimin muzikor të tekstit, sikur Dickinson të ishte një shqiptare.

Kush e ka studiuar poeten amerikane dhe kush e njeh mirë Lauretën tonë, vëren se ato ngjajnë shumë (shprehem jo vetëm në rrashin e antropologjisë kulturore apo të rrymës së spiralizmit, së cilës Laureta i mëshon me theks të veçantë).

 

Unë do të këndoj një poezi të imtë të Emily Dickinsonit, prurë në shqip nga mikesha jonë idealiste, inxhinierja e ujrave dhe letrave shqip, e cila na bën krenarë në rrafshin e ndërkombëtarizimit të letërsisë edhe nga vlonjatët (nuk është mendjemadhësi kurrsesi, por një e vërtetë, që nuk mund të mohohet):

DËGJOVA NJË ZUKATJE MIZE – KUR VDIQA

Emily Dickinson (1830-1886)

Përth. Laureta Petoshati

 

Dëgjova një zukatje Mize – kur vdiqa –

Në Dhomë gjendja e Qetësisë

Ishte si Qetësia që mbretëron –

Ndërmjet Vrulleve të Stuhisë –

 

Sytë përreth – u shtrydhën deri në tharje –

Dhe Fryma u mbajt shumë fort

Për atë Sulm të fundit –

kur Mbreti Të shfaqej vetë – në Dhomë –

 

Thashë ҫʾlija për Kujtim – Firmosa

Se hiqja dorë nga e imja pjesë

Që mund të jepej – dhe pastaj

U fut aty një Mizë në mes-

 

Me një Zukatje Blu – të paqartë – të çalë –

Ndërmjet dritës – e meje në shtroja –

Dhe Dritaret sʾpo dukeshin më – e më pas

Nuk mundesha të shikoja që të kuptoja –

 

Kuptimi dhe simbolika e poezisë, që loz me imazhin dhe depërton në detaj:

Zukatja e mizës: kjo zukatje përfaqëson një zhurmë të zakonshme, banale dhe tokësore, e cila ndërhyn në momentin solemn dhe final të vdekjes.

Përballja me vdekjen: Në vend të një vizioni hyjnor apo paqësor, poetja përjeton një detaj të vogël fizik. Miza mund të simbolizojë kalbjen, vdekjen e trupit, ose thjesht një realitet që nuk ndalet për vdekjen e askujt.

Dyshimi: Vargu shpesh interpretohet si një ironi mbi pritshmëritë për jetën e përtejme, ku në momentin e fundit, vëmendja zhvendoset nga drita (që pritet të shihet) te errësira apo një bezdi e thjeshtë.

Është një imazh i fuqishëm që përball vdekjen me jetën e përditshme, një emcion që të trand shumë.

 

Dy fjalë përnjohjeje nga jetëshkrimi letrar i autores Laureta Petoshati

 

Laureta Petoshati është poete, shkrimtare dhe përkthyese. Ka mbaruar fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, dega Hidroteknikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1987. Filloi punë në vendlindjen e saj Vlorë, në drejtorinë e Ujërave dhe në vitin 1991 mbasi kishte mbaruar një kurs dyvjeçar shtetëror për gjuhën italiane punoi në Gjykatën e Vlorës si përkthyese. Qysh prej asaj kohe e deri më sot, ajo i është përkushtuar përkthimeve, letërsisë dhe publicistikës.

Ka punuar dhe ne Televizionin Vlora Channel ne vitet 2006, 2009 deri 2014 si gazetare dhe përkthyese e përhershme e lajmeve të jashtme. Aktualisht punon si gazetare dhe përkthyese free lance, si dhe drejtuese e emisionit “Hea” në Televizionin rajonal 6+1 Vlora.

Ka botuar në vitin 1996 vëllimin poetik “Perëndesha e Parajsës”, në vitin 2012 romanin historik “Rikthim në Ventotene” dhe në vitin 2016 ka përkthyer poezi të poetit të mirënjohur izraelit Zvika Szterfeld në 2/3 e vëllimit poetik “Tempulli i Vetmisë”. Më 2018 ka përkthyer librin poetik të poetes Ardita Jatru “66 kilos of solitude ” nga shqipja në anglisht dhe është botuar nga shtepia botuese Transhendent Zero Press USA, si dhe më 2020 “La leggenda del Lago” nga shqipja në italisht, novelë e shkrimtares Eleni Birçaj Mingu botuar në Lecce Itali. Nga shqipja në anglisht ka përkthyer librin me 100 sonata të poetit Ferik Ferra, librin studimor “Traktati i origjinës së shqiptarëve” të studiuesit Çlirim Hoxha,  librin me poezi “Nga vise të bukura shpirti” të poetes Anila Toto, romanin Sofia të shkrimtarit Çlirim Hoxha, librin me poezi “Ajo natë” të poetes Lela Qejvani, etj.  Duhet përmendur fakti se gjatë kohës së qëndrimit të saj në emigracion USA (1997-2005) ajo ka qenë një nga nismëtaret dhe sekretarja e shoqatës patriotike “Bijtë e Shqipes”, ku ka kontribuar në hapjen e shkollës shqipe si dhe pasqyrimin e aktiviteteve të këtij komuniteti në gazetën Illyria. Për këtë veprimtari më 11 qershor 2017 ajo është nderuar  me Certifikatën e Mirënjohjes nga Shoqata atdhetare-kulturore shqiptaro-amerikane  “Bijtë e Shqipes” me qendër në Philadelphia.

Veprimtaria e Laureta Petoshatit në publicistikë është e larmishme. Ajo është e spikatur për shkrimet e guximshëm, reportazhet dhe studimet historike të botuara kryesisht në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria në Neë York, gazetën “Ndryshe”, si dhe për analizat dhe esetë mbi vepra letrare të botuara në organe të ndryshme kryesisht në gazetën Nacional dhe MAPO. Shoqata Kulturore Mbarëkombëtare “Ismail Qemal Vloraʺ më 28 nëntor 2008 i ka dhënë titullin “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtareʺ.

Poezi ka filluar të shkruajë qysh fëmijë në rrethin letrar të shtëpisë së pionierit “Bajram Tushi”, Vlorë. Poezitë e saj janë të botuara dhe jashtë Shqipërisë në antologji të ndryshme por kryesisht në Knot Magazine(USA), esetë e saj në anglisht janë botuar në revistën WritingRawPoetry (USA) dhe Tuck  Magazine (USA) ndërsa studimi mbi lëvizjen e re letrare është botuar në Corriere di Puglia e Lucania në Itali, etj.

Çmimet në përkthime:

Fituese e vendit të parë në përkthimet poetike në konkursin kombëtar kushtuar 75 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli.

Akademia Alternative Pegasiane  e shpalli përkthyesen e vitit 2016 në konkursin midis 45 vendeve të botës.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Markoʺ të Vlorës i jep Çmimin “Kudret Kokoshiʺ për përkthim nga shqipja në anglisht të poemës “Guguftuʺ të Ali Asllanit (2008)

Çmimet në poezi:

Çmim të dytë në konkursin poetik të zhvilluar nga Klubi i Shkrimtarëve “Petro Markoʺ Vlorë 2014,

Çmim të Tretë në konkursin Kombëtar Fjala Poetike, 2017 në Tiranë,

Çmimin Special Vepra letrare-shkencore e Institutit Albanologjik të Prishtinës në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë të organizuar nga Lidhja e  Shkrimtarëve të Kosovës, qershor 2017,

Çmim Special në konkursin Kombëtar Fjala Poetike, 2024 në Tiranë.

Poezitë e përkthyera prej saj nga shqipja në anglisht të disa poetëve të spikatur shqiptarë janë botuar në revista prestigjioze si: Section&Magazine (USA), WritingRawPoetry (USA), The Dallas Revieë (USA), Safe Harbor, Of/with: journal of immanent renditions (USA), Travel Poetics, International Journal of Travel Writing, (USA), HARBINGER ASYLUM, (USA), Duane’s PoeTree (USA), Dead Snake, etj.

 

Ja këtë na bënë Emily Dickinson, Laureta Petoshati dhe spiralizmi, na dhuruan një mbrëmje poetike vërtet magjike në Vlorë, që do ta mbajmë mend gjatë si një shembull i udhtimit letrar në qytet.

Më 18 maj 1872 lindi Bertrand Russell, filozofi i shquar pacifist që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi

 

VOAL- Ai është filozofi që gjithmonë ka mbështetur martesën e filozofisë dhe shkencës. Është ai i cili, që nga vitet 1960, pohoi se botëkuptimi i tij mbështetej në themelet e katër shkencave të ndryshme: fizikës, fiziologjisë, psikologjisë dhe logjikës matematikore. Në të vërtetë, kontributi më i madh i Bertrand Russell (Bertrand Rasëll) në mendimin bashkëkohor qëndron pikërisht në logjikë, pasi dy veprat e tij kryesore, “Parimet e Matematikës” dhe e famshmja “Principia Mathematica” (bashkëautor me A. N. Whitehead), konsiderohen klasike të filozofisë, të denja për t’u qëndruar pranë atyre të antikitetit dhe Mesjetës. Vepra e Russellit ishte monumentale, duke synuar të tregonte se si e gjithë matematika bazohet në logjikën simbolike, në një përpjekje për të zbuluar parimet e vetë logjikës simbolike.

Bertrand Arthur William Russell lindi më 18 maj 1872, në Ravenscroft, Uells. Për shkak të vdekjes së parakohshme të prindërve të tij, ai u rrit nga gjyshja e tij, një presbiteriane skoceze, mbështetëse e të drejtave irlandeze dhe kundërshtare e politikave imperialiste të Anglisë në Afrikë. Ai mori arsimimin e tij të hershëm nga mësues privatë agnostikë, duke zotëruar rrjedhshëm frëngjishten dhe gjermanishten. Falë bibliotekës së gjerë të gjyshit të tij, ai shpejt zhvilloi një pasion për historinë dhe, mbi të gjitha, për gjeometrinë e Euklidit. Përmes mendimit të matematikanit të madh të lashtë, i riu Russell zbuloi bukurinë dhe rigorozitetin e asaj disipline, shumë shpesh e parë gabimisht si abstraksion i thatë.

Megjithatë, fëmijëria e tij nuk ishte plotësisht e lumtur, të paktën jo deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, kur ai hyri në Trinity College, Cambridge, një vend magjik që i zbuloi “një botë të re” dhe ku ai shijoi “një periudhë gëzimi të pafund”.

Ai ishte për një kohë të shkurtër hegelian dhe ndoqi filozofinë e Bradley-t, por rreth vitit 1898, nën ndikimin e G. E. Moore, ai braktisi idealizmin dhe u kthye në empirizëm, një doktrinë tradicionale e filozofisë angleze.

Kontributet e tij në këtë koncept empirik dhe realist të mendimit janë të shumta dhe të rëndësishme, duke përfshirë: “Problemet e Filozofisë” (1912), “Njohuritë e Botës së Jashtme” (1914), “Mistizmi dhe Logjika” (1918), “Analiza e Mendjes” (1921) dhe “Analiza e Materies” (1927).

Në vitin 1918, për shkrimin e një artikulli në favor të pacifizmit, ai vuajti gjashtë muaj burg, ku shkroi “Hyrje në Filozofinë Matematikore”. Pas luftës, ai udhëtoi në Rusi dhe Kinë; nga viti 1938, ai jetoi dhe dha mësim në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1940, për shkak të skandalit që kishin shkaktuar teoritë e tij etike dhe sociale, ai u shkarkua nga pozicioni i tij në Kolegjin e Qytetit të Nju Jorkut. Në vitin 1944, ai u kthye në Angli dhe dha mësim në Kolegjin Trinity, ku përfundoi një nga veprat e tij themelore: “Njohuritë Njerëzore, Shtrirja dhe Kufijtë e saj”.

Në vitin 1950, Bertrand Russell mori Çmimin Nobel për Letërsi.

Ai i kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke mbrojtur idealet e tij etike dhe politike. Me qëndrueshmëri të madhe dhe me kosto të madhe personale, ai ishte gjithmonë në vijën e parë kundër të gjitha formave të shtypjes. Ai kundërshtoi padrejtësitë e kapitalizmit, por edhe shtypjen e bolshevizmit, ashtu siç luftoi si antisemitizmin ashtu edhe zbatimin e tmerrshëm të krimeve naziste.

Një pacifist i vendosur që nga koha e Luftës së Parë Botërore deri në Luftën e Vietnamit, ai luftoi përkrah Albert Ajnshtajnit kundër armëve atomike në vitet 1950.

Një mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut dhe një avokat i palëkundur për lirinë individuale, ai frymëzoi të ashtuquajturin Tribunal Russell, të krijuar për të denoncuar persekutimin ideologjik, dhe u dallua në luftën për të ekspozuar krimet e luftës kundër Vietnamit.

Bertrand Russell vdiq në Uells natën e së hënës, 2 shkurt 1970, në vilën e tij./Elida Buçpapaj

Më 19 Maj mblidhet Kuvendi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë- Nga ARDI OMERI

Me iniciativen e Prof Mujo Bucpapaj dhe nje grupi poetesh, shkrimtaresh dhe artistesh, me date 19 Maj ne ora 9 te Hotel Internacional Tirana, mblidhet Kuvendi i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Ne ftesen zyrtare, te gjithe shkrimtaret dhe artistet kane programin e ketij kuvendi te rendesishem.
Pas punimeve te Kuvendit, me ndihmen e sponsorave tane bujare do te shtrohet nje koktejl per te gjithe delegatet, ku do te kene mundesi te njihen, te bisedojne e te shkembejne pervoja dhe iniciativa me njeri-tjetrin.
Si pjese e nismetareve dhe bashke organizator me te palodhurin Mujo Bucpapaj, dua qe edhe ne emrin tuaj te falenderoj me mirenjohje dhe perulesi per ndihmen e dhene per organizimin e ketij Kuvendi
zotin Vasil Naçi President i Agna Group
zonjen Ilda Kasa Happy Tours Group
Zotin Namik Sadiku pronari Bleart Durres
natyrisht, zoti Mujo Bucpapaj, duke vleresuar ndihmesen e vyer te tyre i ka rezervuar falenderime edhe ne Gazeta Nacional dhe ne radionacional.al por une e ndjeja te domosdoshme qe ti perulem para jush cilitdo qe ndihmon artin dhe kulturen shqiptare pa asnje shperblim. Mirenjohje te gjitheve
ps: Ftoj miqte e mi artiste, poete e shkrimtare te marrin pjese ne kete Kuvend riorganizator. (rithemelues)

Poeti Hamit Aliaj- Nga Ymer Çiraku

ExLibris

Duke u hedhur një sy shkrimeve të ruajtura në ekranin e kompjuterit, vrejta dhe disa shënime të hedhura për poezinë e Hamit Aliajt (1954-2024). Ishte një diskutim që e mendoja për ta mbaja në një përkujtimore të organizuar në nderim të këtij poeti, me të cilin kisha patur njohje e miqësi të kahershme. Pjesëmarrja e të pranishmëve në atë takim, miq e të afërm të tij, ishte e madhe dhe në mesin e diskutimeve që nuk mbaronin, e pata të pamundur të flisja, duke menduar edhe për të mos krijuar zgjatje dhe përsëritje.

Gjej rastin që t`i risjell për lexuesin disa mbresa e vlerësime për këtë poet, një ndër emrat e dalluar në thesarin e poezisë së sotme shqipe. I dalluar prej disa shenjave poetike vezulluese, që ajo i përcjell mjeshtërisht në nivel metaforik dhe estetizmi gjuhësor.

Me Hamitin jam njohur qysh në vitet studentore, në fillimin e viteve `70-të.

Dua të kujtoj se tek unë si bashkëstudent me të (ishte dy vite pas meje), ai u identifikua si njeriu, i cili shfaqte jo vetëm një mirësi fort të çiltër, por edhe një furi talenti, të cilën, në fakt nuk e zhurmëronte vend e pa vend, siç mund të ndodhte me disa të tjerë aso kohe, rishtarë entuziastë të poezisë.

Të ofronte një miqësi aq të pastër, vërtet prekëse.

Kishte vetpërmbajtje e modesti, që binte në sy qysh në njohjen e parë me të. Por jo të kalkuluar, apo të rafinuar qëllimtazi për hesap dukjeje e shtirjeje. Ishte veçse njeriu i vërtetë – për atë çka përfaqësonte realisht dhe harmonishëm, me vlerat e tij njerëzore dhe letrare .

Me sa duket, këtë sjellje karakteriale e sillte edhe prej traditave familjare nga vinte dhe që i ishtë bërë pjesë e karakterit. Pra, karakter i qëndrueshëm, pa konformizma dhe luhatje ditore. Por ama, jo egocentrist. Përkundrazi, mbeti njeriu i brishtë e ca i tërhequr, por me botë të madhe, ashtu siç e dëshmoi edhe në poezinë, që krijoi dhe botoi.

Në vitet pas studentore, nuk kemi patur rast që të takohemi aq dendur mes nesh, siç do të deshnim, ndonëse kam mbetur aq sa kam mundur, një lexues besnik i poezisë së tij, të cilën, H. Aliaj e botonte kohë pas kohe në faqet e gazetave letrare dhe në një varg librash si: “Bjeshkët janë mbiemri im”, “E ruaj një fjalë për ty”, “Lotin nuk ta fal”, “E hëna përtej botës”, “N`Dardani bjen një tupan”, etj. Po ashtu, është autor i mjaft skenarëve të filmave dokumentarë, i teksteve të dhjetra këngëve, si dhe fitues i disa çmimeve në poezi.

Shqipëria e mbetur, apo “Shqipëria londineze” – siç e quante shpesh me pezm Ali Podrimja, pra, Shqipëria e vogël gjeografikisht, bëhet ndërkaq aq e madhe me vlerat e saj, por që për fat të keq, bëhet në jo pak raste – e madhe edhe prej problematikave dhe prej ngjarjeve të mbrapshta të krijuara brenda vetes. Çka na e kanë bërë shpesh të vështirë komunikimin mes shokësh e miqsh. Thuaj sikur të ishim brenda hapësirave të largëta të një kontinenti të stërmadh e jo brenda një qyteti si Tirana (!).

Duket se Hamitit, për vet natyrën e tij disi të tërhequr, i vinte për mbarë të zgjidhte që të qëndronte disi në periferi të jetës, ndonëse në poezinë që krijonte, ai kishte hyrë meritueshëm mu në qendër të poezisë shqipe.

Dua të kujtoj me këtë rast, pikërisht atë që e ka vënë në dukje me të drejtë, në një nga shkrimet për të, edhe shkrimtari dhe miku i afërt me të, Mehmet Elezi, kur shkruan se Hamit Aliaj është “provincial” në dukje – por veçse universal në përmbajtje, sepse vargu i tij, sfidon çdo provincializëm.

Para viteve `90-të, është vënë re një dukuri interesante, që do të ishte rasti të bëhej objekt studimi për historianët e letërsisë shqipe. Kësaj kohe, mund të thuhet se kanë funksionuar le t`i quajmë katër “Qarqe Letrare”, kryesisht në poezi, të shtrira përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Tepelenë, Lushnjë. Në secilin prej këtyre qarqeve (apo le ta themi disi me rezerva apo pa rezerva “grupime letrare”), kemi një varg emra poetësh, disa prej të cilëve do të zënë vend meritueshëm në poezinë shqipe si: Anton Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Petrit Ruka, Qazim Shemaj, Ilirian Zhupa, Faslli Haliti, Visar Zhiti, Bujar Xhaferri etj.

Mund të themi se këtë dukuri, nuk e kemi të shfaqur kaq dukshëm në qytete të tjera, ndonëse disa prej tyre ishin dhe qytete të mëdhenj, me tradita të spikatura kulturore e letrare dhe me autorë të njohur edhe në poezi.

Poetët në këta katër “qarqe letrare”, janë sigurisht krijues individual, pra me vlerat e tyre origjinale. Pra, jo me atë frymën doemos “përbashkuese/unifikuese” – në rrafshin estetik të krijimtarisë së tyre, që mundet ta sillte një mjedis i caktuar kulturor, apo le ta themi një i ashtuquajtur “Qark letrar”. Duhet kuptuar se komunitetet e këtyre poetëve, kanë funksionuar kryesisht si mediume, ku ata mund të ndiheshin mes tyre më afër komunikimit letrar, larg nga monotonia e punëve profesionale, që ushtronte çdonjeri. Brenda një komunikimi të tillë letrar, duket se ata i “zgjeronin” poetikisht hapësirat e ngushta të qyteteve ku jetonin.

Besoj se “mecenatizmi” estetik, që ka funksionuar në arealin letrar në Tropojë, si ashk frymëzues, duket që të ketë qënë trashëgimia e njohur dhe aq e pasur e poezisë epike dhe lirike popullore e atyre anëve, mbleksur dhe me traditat e ligjërimeve të kuvendeve në kulla, në bjeshkë e në lugje.

Hamit Aliaj i përket pra, në fillimet dhe formimin e vet krijues, “Qarkut letrar” të Tropojës, ku kanë spikatur disa poetë të tjerë të njohur.

Dhe në poezinë e tij, nën pushtetin e relievit të pasur kulturor e historik të atij mjedisi, brenda fashave të regjistrit të zhdërvjellët stilistik, vrehet të ketë mjaft ajër, dritë, qiell, hapësirë, lartësi, të përcjella e të transfiguruara këto si referenca me vlera estetike.

Është poeti, të cilin e brejnë “pyetjet e vjetra”, nga ato pyetje, që e lënë botën pa gjumë. Në vargjet e tij, dashuria në kuptimin më të përplotshëm të saj, ka fuqinë dhe misterin e madh si bibla e dritës së jetës.

Sonte do të fle në tbanin e prillit

Në kasollen e fëmijërisë

Thurrur me marse

Lule t`lulsa paskan lulue natën…

Ndjehen dendur në këtë poezi dhe vargje që përcjellin shpirtin e trazuar të njeriut, endur ngultazi nëpër kohëra – në kërkim të paqes së tij, ndofta të cënuar dhunshëm.

Është kuptimplote dhe e gjithkohshme maskarada e antiheronjve, që në paqe modifikojnë dhe fallsifikojnë rrjedhat e historisë. Poeti është tejet i ndjeshëm dhe apelon fort për demaskimin e atyre, që jo vetëm ishin indiferentë ndaj të keqes së madhe kolektive, por me mbarimin e luftës, kur flitej për të munguarit (të rënët), i shpalli tradhëtare deri edhe pemët pse çelën lule në kohë të robërisë (!) Dhe me sakicë në krah, i preu ato një e nga një dhe me drurin e tyre gdhend të vdekurit – dhe del e i shet në emër të historisë! Poezi kjo, që ka një furi të gjithkohshme demaskuese – ndaj falsifikatorëve të histories sonë. Një dukuri sa e vjetër, aq edhe e re, që për fat të keq, nuk mungon të shhfaqet mes nesh.

Para disa kohësh, në një shkrim kushtuar Hamit Aliajt, publicisti i njohur Luan Rama, në vlerësimet e kësaj krijimtarie, mes të tjerash propozonte që një shkollë apo rrugë, të mbante emrin e tij.

Një propozim me shumë vend. Me zbatimin e këtij propozimi, nuk do të nderohej thjesht poeti. Shkrimtarët dihet se përmes veprës që krijojnë, rrojnë përtej moshës së tyre biologjike. Pra, nuk kanë nevojë ata, por kanë nevojë komunitetet, që të identifikohen dhe të hirësohen me vlerat e figurave të nderuara, sikundër është dhe Hamit Aliaj.


Send this to a friend