VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

11 SHTATORI : SHENJAT E TEPOSHTES AMERIKANE – Nga ANTONIO POLITO – Përktheu Eugjen Merlika

By | September 15, 2021
blank

Komentet

blank

Amerikanët i shuajnë Greqisë ambicien “EastMed”, një dush i ftohtë për një nga projektet kryesore të politikës së Athinës në Mesdheun Lindor – Nga SHABAN MURATI

Gjeopolitika e shteteve të mëdha nuk mund të lejojë gjeopolitikën e rrëmujshme të aleatëve të tyre të vegjël, të cilët për interesa individualiste ngatërrojnë këmbët në lojrat e mëdha energjitike dhe gjeopolitike, duke shkaktuar shqetësime globale. Një mësim të tillë i dha qeveria amerikane qeverisë së Greqisë, duke i dërguar në 10 janar 2022 një notë zyrtare, ku e njoftonte se SHBA nuk e mbështesin projektin e gazsjellësit “EastMed”, të planifikuar nga Greqia, për të dërguar gazin natyror nga Izraeli nëpërmjet Qipros dhe Greqisë për në Europë. Gazeta greke “Ekathimerini” shkruante në 10 janar se “Uashingtoni hapur shpreh rezervat e tij, efektivisht duke minuar zbatimin e projektit ambicioz. Qendrimet e SHBA i janë dorëzuar edhe Izraelit dhe Qipros”. Portali i njohur ”euractiv.com” shkruante në 11 janar se “Greqia në heshtje pranon vdekjen e projektit EastMed”.

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit “EastMed” u iniciua nga Greqia në një përpjekje për të konsoliduar një aleancë të re energjitike dhe politike të saj me Izraelin dhe Qipron dhe për të forcuar rolin e Greqisë si një qendër ndërkombëtare e shpërndarjes së gazit në Europë. Është një megaprojekt ambicioz, që shkon përtej mundësive të tre shteteve të vogla pjesëmarrëse, sepse gazsjellësi “EastMed” është projekt për gazsjellësin më të gjatë dhe më të thellë ujor në botë. Ai planifikohet të jetë rreth 2 mijë kilometra gjatësi dhe me një shtrim tubash në një thellësi ujore prej tre mijë metra nën det. Për krahasim mund të përmendim se gazsjellësi “North Stream 2”, që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpër detin Balltik, është 1200 kilometra i gjatë dhe me një shtrim tubash në një thellësi deri 50 metra nën det. Kostoja e “EastMed” që parashikon të transmetojë në Europë 10 miliard metra kub gaz në vit, vlerësohet në 7-10 miliard dollarë, çka tregon se projekti kërkon investitorë tepër të fuqishëm ndërkombëtarë.

Projekti grek i gazsjellësit “EastMed” u përqafua me entusiazëm nga Qipro dhe Izraeli për arsyet e tyre dhe gjet mbështetje edhe nga ndonjë shtet europian me ndikim në Komisionin Europian të BE. Në 2 janar 2020 Greqia, Izraeli dhe Qipro nënshkruan në Athinë në nivelin më të lartë qeveritar marrëveshjen tripalëshe për ndërtimin e gazsjellësit “EastMed”.

Qysh në fillim është folur nga ekspertët për vështirësitë dhe pamundësitë e ndërtimit të një gazsjellësi të tillë për mungesa efektiviteti në planin financiar, tregtar, ekonomik, teknik dhe ekologjik. Qysh në fillim është folur nga ekspertët se projekti “EastMed” ishte shumë larg karakterit energjitik. Por tre shtetet e vogla pjesëmarrëse u përpoqën që të mbulonin thelbin politik dhe gjeopolitik të projektit të tyre me tezën se “EastMed” do të pakësonte varësinë e Europës nga gazi rus dhe do të diversifikonte burimet energjitike europiane.

Mirpo projekti i gazsjellësit “EastMed” e komplikoi skemën energjitike dhe gjeopolitike perëndimore në rajonin e Mesdheut, ende pa nisur ndërtimi i tij. “EastMed” krijoi komplikime në lojrat makroenergjitike dhe makrogjeopolitike perëndimore, të cilat janë përtej fuqisë dhe rolit e të shteteve të vogla protagoniste të projektit “EastMed”. Qeveria e presidentit të SHBA Bajden në notat e saj drejtuar qeverisë së Greqisë, Izraelit dhe Qipros, për heqjen e çdo mbështetje amerikane ndaj projektit “EastMed”, shprehet qartë se ky projekt nxit tensionet në rajonin e Mesdheut Lindor. Gazeta “middleeastmonitor” shkruante në 12 janar se se “SHBA braktis planet për gazsjellësin “EastMed” për shkak se destabilizon tensionet rajonale. Një dokument i qeverisë amerikane zbulon se Uashingtoni ka shprehur shqetësimin e tij se projekti mund të jetë burimi i parë i tensionit dhe të ketë efekt destabilizues”. Stacioni televiziv shtetëror grek “ERT” njoftonte se “një nga arsyet përse qeveria amerikane nuk e mbështet projektin “EastMed” është krijimi i tensioneve në Mesdhe”.

Qeveria e SHBA u bën të qartë aleatëve të vet, Greqisë dhe Izraelit, se kanë shkelur vijat e kuqe të interesit strategjik amerikan në detin Mesdhe me projektin e tyre. Aleatët e vegjël paralajmërohen se i janë future një loje gjeopolitike të dëmshme dhe të palejueshme nga Amerika. Qeveria e SHBA përcakton qartë dhe direkt arsyen kryesore përse ajo nuk e mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”. Portali “cyprusrussiabusiness.com” shkruante në 10 janar: “Pakënaqësia e Uashingtonit, që argumenton mungesën e përkrahjes për “EastMed” me shqetësimin për stabilitetin gjeopolitik të rajonit”.

Gjeopolitika globale e SHBA si fuqia më e madhe e botës, interesat e së cilës kërkojnë ruajtjen e stabilitetit, të paqes dhe të ekulibrave strategjikë në gjithë rajonet e globit, nuk mund të neglizhojnë një rajon si Mesdheu, aq jetik për interesat amerikane dhe atlantike. Në Mesdhe janë shumë shtete anëtare të NATO-s, në Mesdhe është e dislokuar në mënyrë permanente Flota e Gjashtë amerikane, Mesdheu është kryqëzimi jetik i tre kontinenteve. SHBA nuk mund të pranojnë që interesa të ngushta individualiste të një apo dy shteteve të Mesdheut, qofshin edhe aleatë të SHBA, të ndërmarrrin projekte të dëmshme, që ndërhyjnë dhe provokojnë tensione dhe destabilitet në pellgun e Mesdheut.

Në fakt vetë gjeneza e projektit “EastMed” i jep shumë të drejtë qendrimit të tanishëm të qeverisë së presidentit Bajden. Projekti u iniciua nga Greqia dhe u përqafua nga Izraeli dhe Qipro, jo për interesa energjitike, por si një mikroaleancë e re politike e tre shteteve mesdhetare kundër një shteti tjetër mesdhetar dhe anëtar i NATO-s, Turqisë. Kjo aleancë e re kishte si pikënisje dhe si bazament të saj qendrimet dhe politikën antiturke të tre shteteve të vogla mesdhetare. Në vitin 2019 kam shkruar se “Projekti “East Med pipeline” u krijua nga Greqia si një aleancë e re energjitike dhe gjeopolitike midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit, me objektivin e lexueshëm të një poli trepalësh kundër Turqisë. “EastMed” është më shumë një projekt gjeopolitik se sa energjitik, që pritet të sjellë komplikime situatash ndërkombëtare në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”.(Libri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, 2021, fq.89).

Greqia, që pretendon të bëhet një fuqi e madhe mesdhetare, u bë nismëtarja e projektit “EastMed” me synimin e mënjanimit të rolit dhe të interesave të Turqisë në Mesdheun Lindor. Greqia injoroi pasojat e këtij projekti në stabilitetin e rajonit dhe rreziqet që sillte ai, duke sfiduar të drejtat e Turqisë. Madje trajektorja e gazsjellësit “EastMed” kalon në zonat ekonomike ekskluzive detare, të cilat i takojnë Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore. Ankaraja e bëri të qartë zyrtaritsh qysh në fillim se ajo nuk do të lejojë që gazsjellësi të kalojë nëpër zonat detare ekonomike të Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore. Vendosmëria e Turqisë u manifestua qartë në krizën e Mesdheut Lindor gjatë viteve 2020-2021. Tensionet e mëdha, që karakterizuan situatën në Mesdheun Lindor vërtetuan se gazsjellësi “EastMed” paraqiste një casus beli të qartë për rajonin. Dhe SHBA nuk mund ta lejojnë këtë.

Greqia është përpjekur vitet e fundit që të krijojë disa aleanca të habitëshme politike në perimetrin e detit Mesdhe mbi bazën e qendrimeve dhe të politikës së saj emotive antiturke. Në zbatim të kësaj strategjie individualiste Greqia i ka shkuar me ndërgjegje acarimit të tensioneve në pellgun e Mesdheut, e obsesionuar nga qëllimi për izolim diplomatik dhe energjitik të Turqisë në rajon. Në planin energjitik Athina shpresonte se me projektin “EastMed” do të konkuronte gazsjellësit “TAP” dhe “Turkish stream”, që janë ndërtuar dhe kalojnë nëpër Turqi. Në planin strategjik Athina shpresonte se me “EastMed” do të sanksiononte sovranitetin e saj në hapësirën më të madhe detare të Mesdheut.

Hapat e Greqisë drejt kësaj ambicje mesdhetare u shkallëzuan deri në pikën absurde të nënshkrimit të një pakti ushtarak me Francën, ku për herë të parë në historinë e NATO-s dy shtete anëtare të aleancës atlantike planifikojnë ndërhyrje të përbashkët ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të NATO-s. Ky nen është thelbi i paktit ushtarak franko-grek i drejtuar kundër Turqisë, dhe që u nënshkrua në Paris në 27 shtator 2021. Ky rast i paprecedent, ku dy shtete anëtare të NATO-s angazhohen me pakt për ndërhyrje ushtarake ndaj një shteti tjetër anëtar të aleancës atlantike, shkaktoi sipas burimeve diplomatike pakënaqësi strategjike në SHBA, në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe, ku ka patur gjithmonë rezerva të mëdha për politikën mesdhetare të Greqisë.

SHBA dhe NATO kanë nevojë jetike dhe strategjike që Mesdheu të jetë det atlantik, një rajon i stabilitetit dhe jo i tensioneve artificiale të krijuara nga interesat individualiste të shteteve të vogla mesdhetare njera me tjetrën. Ndaj SHBA janë kaq të vëmendshëm për zhvillimet ne Mesdhe dhe synojnë neutralizimin e çdo vatre, burimi dhe shkaku për nxitjen e tensioneve në atë rajon. Ndaj i ndezën dritën e kuqe projektit të gazsjellësit “EastMed”. Portali grek “greekreporter.com” citonte në 13 janar deklaratën e Charles Ellinas, president “EC Cyprus Natural Hydrocarbons Company”, që theksonte se “Projekti “EastMed” tani është komplet politik dhe jo vetëm na çon në drejtim të gabuar në çeshtjen e energjisë, por gjithashtu nuk kontribuon për paqen në rajon”.

Ndërhyrja akute e SHBA bëhet edhe më urgjente në koniukturat e reja ndërkombëtare të krijuara nga vala e re e agresivitetit të Rusisë në Europë dhe nga kërcënimet e reja ruse në adresë të aleancës atlantike. Është koha kur Rusia ka grumbulluar qindra mijra trupa në kufijtë e Ukrainës dhe përgatitet për një ndërhyrje të re në atë vend njësoj si me agresionin e vitit 2014, sepse Moska kërkon të ndalojë me forcë të drejtën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kremlini i dërgoi në 17 dhjetor 2021 kërkesa ultimative SHBA dhe NATO-s që të mos zgjerohen dhe të mos dislokojnë trupa dhe pajisje ushtarake në shtetet anëtare të NATO-s. Demonstrim flagrant i agresivitetit të ri rus ishte ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Kazakistan në 6 janar 2022 për të vendosur “rendin e brendshëm” në një shtet anëtar të aleancës ushtarake CSTO, që drejtohet nga Moska. Është hera e parë që Rusia përdor forcat e saj ushtarake për të vendosur kontrollin e saj në një shtet anëtar të aleancës së vet ushtarake.

Në këtë agresivitet të ri shumëdimensional të Rusisë në rajone të ndryshme të Europës dhe të Azisë bëhet imperative në planin gjeopolitik nevoja jetike e uljes së tensioneve në pellgun e rëndësishëm të Mesdheut. Ndaj qeveria amerikane u dërgoi notat zyrtare Greqisë, Izraelit dhe Qipros, se nuk mbështet projektin e gazsjellësit “EastMed”, sepse ai destabilizon rajonin dhe shkakton tensione. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike tregon se përplasjet dhe konfliktet midis aleatëve të SHBA në pellgun e Mesdheut shkojnë në favor të strategjisë antiamerikane dhe antiatlantike të Rusise. Llogaria më e thjeshtë gjeopolitike dëshmon rëndësinë e veçantë strategjike të Turqisë në rrethanat e reja ndërkombëtare të konfrontimit të ri perëndimor me Rusinë, për mbrojtjen e interesave amerikane dhe atlantike.

Vendimi i qeverisë amerikane është një dush i ftohtë dhe goditje direkte për ambicjet e mëdha mesdhetare të Greqisë. Gazeta greke “Ta Nea” shkruante në 12 janar se “vendimi i SHBA është çertifikata e vdekjes për një nga elementet kryesore të politikës së Greqisë në Mesdheun Lindor”. Pikënisja e gabuar e Athinës është se e planifikoi gazsjellësin “EastMed” si një projekt gjeopolitik dhe jo si projekt energjitik. Athina gjykoi se me projektin “EastMed” do të izolonte Turqinë dhe ta detyronte atë të pranonte dominimin grek në Mesdheun Lindor. Është ambicja jorealiste e shndrrimit të Greqisë në fuqi të madhe mesdhetare. Greqia neglizhoi faktin e madh se sipërmarrja e saj hapte thesin e erërave të Eolit në detin Mesdhe me stuhitë e përplasjeve dhe të konflikteve të rrezikëshme dhe të dëmshme për interesat amerikane dhe atlantike. Gazeta “investigate-europe” shkruante në 7 janar se “Në 12 vitet e fundit udhëheqja politike e Greqisë ka promovuar gazsjellësin “EastMed” si shtylla e strategjisë energjitike dhe gjeopolitike të vendit”. Ministri grek i energjisë në vitet 2016-2019 George Stathakis thekson: ”Greqia e konsideron dimensionin gjeopolitik të gazsjellësit “EastMed” sinjifikant në shkallën më të lartë”.

Gjeopolitika individualiste greke bie ndesh në mënyrë flagrante me gjeopolitikën e madhe perëndimore dhe atlantike të SHBA. Ndaj dhe qeveria e presidentit amerikan Xho Bajden i tregoi Athinës kufijtë e vijës së kuqe gjeopolitike amerikane dhe atlantike, që nuk mund të kapërxejë ambicja mesdhetare greke.

blank

Gazetarët e terrenit u dhunuan më 8 janar nga shteti policor! Nga Elida Buçpapaj

Gjithë opinioni më 8 janar pa live si u sulmuan gazetarët e terrenit.

U sulmuan pa mëshirë, me agresivitet, ndërsa ata mbanin në duar kamera, aparatë fotografikë, celularë apo blloqe shënimesh.

Krejt ndryshe nga sa propagandonte ministri i brendshëm Blendi Çuçi, që deklaronte se policia e tij ishte profesionale!

Gazetarët e terrenit të sulmuar më 8 janar janë dëshmi se policia e Blendi Çuçit është e një shteti policor!

Blendi Çuçi është vetë një recidiv shkelës ligji i mirëfilltë, sepse posti që mban është në konflikt të hapur interesi!

Gazetarët e terrenit u gjendën në mes dy zjarresh, u sulmuan nga paramilitarët brenda ndërtesës së PD dhe nga policia jashtë.

U sulmuan me pluhuar antizjarr, me gaz lotësjellës, me ujë të ftohtë në mes të dimrit paçka se ishin të dallueshëm nga veshjet me logot e mediave që përfaqësonin.

Gazetarët e terrenit u sulmuan dhe u dëmtuan, patën probleme me frymëmarrje, me shikimin, kërkuan ndihmë mjekësore.

Gazetarët e terrenit u kthyen në shenjestër nga të dyja palët, edhe nga paramilitarët e Lulzim Bashës brenda selisë, edhe nga policët e Bendi Çuçit jashtë!

Gazetarët e terrenit më 8 janar nuk sulmuan askënd,

gazetarët e terrenit ishin aty vetëm për të raportuar diçka që nuk i interesonte regjimit,

as atyre që kanë përgatitur skenarin, që kanë të përpiluara lajmet parafabrikate, ku është paravendosur se kush do të jetë viktima dhe kush fajtori.

Në fakt, në sajë të raportimit dhe regjistrimit të gazetarëve të terrenit, opinioni mundi të shihte në kohë reale se çfarë ndodhi,

megjithëse nëpër studiot televizive propogandohej gjithçka me kokë përmbys.

Sot gazetarët e terrenit dhe vetë gazetaria në Shqipëri janë të rrezikuar nga shteti policor dhe instrumentat e tij sikur janë pronarët e televizioneve, drejtuesit e talk show-ve televizive apo pronarët e portaleve, që janë thjeshtë klientë të politikës të gatshëm t’i gatuajnë lajmet në guzhinë sipas shijeve të kryeministrit Edi Rama që ka uzurpuar çdo pushtet.

Por ajo që bie në sy, është nënshtrimi i shoqërisë  ndaj këtij falimentimi të fjalës të lirë.

Megjithëse është faktuar korruptimi i kupolës që dirigjon propagandën e kryeministrit dhe që ka në dorë informacionin nëpër televizionet dhe platformat e Tiranës, nuk ka asnjë protestë, as nga shoqëria civile, as nga elitat, ndërsa SPAK është tërësisht jashtë loje.

Emisionet televizive të Tiranës ngjajnë si skena të inkuizicionit e të gjuetisë së shtrigave, ku mohohet e vërteta, përmbysen faktet dhe i pritet koka e opozitës.

Në këtë studio nuk merren fare në konsideratë gazetarët e terrenit, kur duhet të jenë ata që t’i ofrojnë faktet,

një e drejtë që u është mohuar nga kupola e propagandës, që i ka shpallur luftë lirisë së shprehjes, me qëllim për të zhdukur pluralizmin,

për ndryshe në qendër të vemendjes së emisioneve të tyre do të qe dhuna e ushtruar kundër gazetarëve të terrenit, misioni i të cilëve është raportimi i së vërtetës!

Duket qartë që studiot televizive janë në një emërues të përbashkët me policinë e Blendi Çuçit!

 

 

 

blank

Liria është një nevojë thelbësore e çdo shoqërie të drejtë dhe njerëzore – Nga Aurel Dasareti*

 

Liria është një vlerë kaq bindëse dhe e rëndësishme që edhe diktatorët mizorë pretendojnë se e mbështesin atë. Tiranët kanë thanë dhe thonë se mbështesin “më shumë” liri si “siguria kombëtare”, “barazia ekonomike” ose “e mira e përbashkët”. Varret e historisë janë plot me kufoma të atyre që janë joshur nga pretendime të tilla.

***

Liria nuk shitet për të gjitha thesaret e kësaj bote. Në botën indiferente shqiptare, pavarësisht se i kërcënohet vdekja e sigurt nëse nuk i unifikojnë urgjentisht forcat dhe veprimet kundër kriminelëve, tradhtarëve dhe mercenarëve, gjithçka është e qetë dhe e zakonshme si çdo ditë tjetër. A nuk është kaq e ngjashme me përvojën e përditshme të kaq shumë njerëzve – sikur padrejtësia është më e fortë se drejtësia, korrupsioni se ndershmëria, urrejtja se dashuria, vdekja se jeta?

Njerëzimi është në kulmin e tij më të lartë kur është më i lirë. Kjo do të jetë e qartë nëse kuptojmë parimin e lirisë. Ne duhet të thirremi në parimin bazë të lirisë: lirinë e zgjedhjes, për të cilën shumë shqiptarë vetëm po flasin, por vetëm disa (një pakicë) e kanë atë në mendjen e tyre.

Të drejtat individuale janë mënyra të nënshtrimit të shoqërisë ndaj ligjit moral. Qëllimi nuk justifikon mjetet. Të drejtat e askujt nuk mund të sigurohen duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Në një botë ku shumë njerëz kanë hequr dorë nga dashuria e tyre për jetën, është e rëndësishme të rinovojmë ato vlera njerëzore që janë kaq të dashura për ne, edhe atë tani, ndërsa ne ende mund të mendojmë ta bëjmë këtë.

Unë e di nga përvoja se nuk ka paqe në kontrollin e mendjes, sepse pa lirinë e mendimit, nuk ka vullnet të lirë, pa vullnet të lirë nuk ka asnjë manifestim të shpirtit. Si komb, fati ynë është në rrezik zhdukjeje përfundimtare.

Dashuria e lartë, Liria. Dashuria për atdheun dhe kombin do t’i japë një fytyrë të re kësaj bote të vjetër të rraskapitur. Është koha që edhe shqiptarët të ndalojnë masakrimin e njeri-tjetrit. Dielli, hëna dhe yjet që në fillim presin të shihen, dëgjohen dhe kuptohen, alfabeti i tokës të deshifrohet, rrugët e mëdha të universit për t’u udhëtuar, filli i ndërlikuar i kohës për t’u zbërthyer, aroma e gjithësisë për t’u thithur, varret e vuajtjes për t’u shkatërruar, Zoti në perde për t’u zbuluar (…). Është koha që populli jonë të ndalojë shkatërrimin e vetvetes dhe të bashkojë radhët e tij, për të kryer detyrën e përbashkët. Detyra është e madhe, por fitorja është e ëmbël. Çdo gjë tjetër është e kotë dhe boshe në krahasim me atë. Po, është koha. Tani. Menjëherë. Por vetëm disa do t’i kushtojnë vëmendje. Të tjerët duhet të presin thirrjen e dytë – për agimin e dytë.

Një individ është i aftë për dhembshuri të madhe dhe indiferencë të madhe. Ai ka mënyra për të inkurajuar të parën dhe për të kapërcyer të dytën. Asgjë nuk është më e fuqishme se një individ që vepron sipas ndërgjegjes së tij, duke ndihmuar kështu në ringjalljen e ndërgjegjes kolektive. Ethet njerëzore janë transformuese. Ethet e luftës mund të kthehen në ethet e paqes. Ethet e bollëkut të grumbulluar, ethet e dashurisë së grumbulluar. E tillë është alkimia e shpirtit shqiptar, të cilës ju jeni thirrur ta zbatoni dhe t’i mësoni. Bota shqiptare është e mbuluar nga injoranca, epshi i saj është turbulluar nga verbërimi, servilizmi ndaj “politikanëve” analfabet, mercenar  mafioz, është ndotur nga mashtrimi dhe vuajtja e shtyp atë me frikë.

Të qeverisësh do të thotë t’u japësh njerëzve injorantë dhe të dobët diçka nga vullneti i vetë udhëheqësit. Dashuria e përgjithshme ndaj shtetit amë Shqipërisë, Kosovës (Dardanisë), trojeve të FYROM-it, Kosovës Lindore, Malit të Zi dhe Çamërisë i bashkon të gjitha forcat aktive brenda shqiptarëve kudo që gjenden (përfshirë Diasporën) dhe duhet t’i udhëheqë drejtë së mirës së përbashkët, pa ndërhyrë në të drejtën e tyre për vetëvendosje. Çdo sundimtar regjimi që është pa dashuri dhe që për motive egoiste u imponon të tjerëve vullnetin e tij dhe që shkel të drejtën e tyre për vetëvendosje, e kthen veprimtarinë hyjnore të sundimit në tirani satanike.

Nëse liria duhet të jetë qëllimi më i lartë politik, atëherë cila është baza për këtë qëllim? Nga kjo vepër duhet të jetë e qartë, para së gjithash, se liria është një parim moral i bazuar në natyrën njerëzore. Në veçanti, është parimi i drejtësisë, refuzimi i dhunës agresive ndaj të pafajshmëve, ndërhyrja në gjëra dhe në jetën e njerëzve të tjerë. Pra, për të qenë të bazuar dhe për t’u marrë me të siç duhet, synimi i gjithë shqiptarëve duhet të jetë në frymën e adhurimit të zjarrtë të drejtësisë.

Liria është të bësh ato gjëra që nuk i lëndojnë të tjerët.

Dashuria për lirinë dhe kërkimi i saj janë dy aspirata themelore të njerëzimit. Midis të gjitha racave dhe në të gjitha mesditat, në të gjitha vendet dhe në çdo kohë, motoja themelore e të torturuarve, e mpirë nga vuajtjet e njerëzimit, ka qenë gjithmonë vetëm – Liria!

Kërkimi i realitetit është më i rrezikshmi nga të gjitha përpjekjet, sepse do të shkatërrojë „botën“ në të cilën jetoni. Por nëse motivi juaj është dashuria për të vërtetën dhe jetën, nuk duhet të keni frikë. Harrojeni interesat private në kurriz të të tjerëve, patjetër të punohet për të mirën e përbashkët. Bukuria nuk është në fytyrë, bukuria është dritë në zemër.

Fëmijët janë fara e së ardhmes. Mbillni dashuri ndaj Kombit dhe Vendit në zemrat e tyre dhe vërshoni ata me urtësi dhe mësime të jetës.

Unë apeloj për të ardhmen; i bëj thirrje një kohe kur urrejtja dhe mizoria ndërmjet shqiptarëve nuk do të kontrollojnë dhe komandojnë zemrat tona. Kur mund të mësojmë me arsye dhe gjykim, mirëkuptim dhe besim se ia vlen të shpëtojmë çdo jetë dhe se dhembshuria dhe solidariteti ndaj më të dobëtëve në shoqëri është karakteristika më e lartë e shqiptarit.

Pa liri, vlera të tjera njerëzore nuk janë të mundshme.

Liri do të thotë të bëjmë atë që duam për aq kohë sa i nuk i detyrojmë të tjerët të bëjnë diçka që është kundër tyre. Liri do të thotë që mund të shoqërohesh me të tjerët vullnetarisht, mund të flasësh lirshëm, të publikosh, të praktikosh fenë e zgjedhur (atje ku duhet) ose të mos praktikosh asnjë fe, të ruash atë që fiton, të drejtosh biznesin tënd dhe të duash e të jetosh ashtu siç dëshiron, përderisa nuk shkel të drejtat e të tjerëve. Ne kemi nevojë për lirinë – për të menduar, për të krijuar dhe për të përmbushur mundësitë tona individuale dhe unike.

Kur hiqet liria, atëherë ekonomitë ngecin, kulturat dështojnë, shkenca përkeqësohet, standardet e jetesës keqësohen dhe shpirti njerëzor bie. Njeriu është kryesisht mënyra se si mjedisi, ashtu si skulptori, e skalit dhe i jep formë. Nëse ai do të jetë në gjendje të kapërcejë ndikimin e mjedisit varet nga forca e karakterit të tij. Nëse ai qëndron i vendosur, atëherë do të mbetet i lirë në mendime dhe vepra dhe nuk do të varet nga veprimet dhe reagimet e mjedisit të tij. Nëse ai është i dobët, do t’i nënshtrohet ndikimit të tyre. Edhe një person i fortë mund të tërhiqet nga një valë e fuqishme e mënyrës kolektive të jetesës dhe të menduarit. Është e vështirë t’i rezistosh frymës së kohës dhe të mos biesh në grackën e rrethanave. Pavarësisht se sa shumë përpiqet të rezistojë, një burrë apo grua ka shumë të ngjarë të pushtohet nga një valë dërrmuese e pasionit kolektiv ose të kapërcejë një formë të caktuar të të menduarit. Në përgjithësi është e vështirë të rezistosh dhe të kapërcesh ndikimin e mjedisit; është më e lehtë të shpëtosh prej tij. Shumë njerëz do të jetonin një jetë më të pastër dhe më të drejtë nëse nuk do të rrethoheshin nga hajnat, dobiçët, luksi dhe tundimet.

Liria është nevoja jonë e natyrës PSIKOLOGJIKE, ashtu si ushqimi dhe ajri janë nevojat e natyrës sonë BIOLOGJIKE.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

KUSHTRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT – Nga Frank Shkreli

Me 15 Janar, 1975 ndërroi jetë në Romë,  shkrimtari, poeti, profesori dhe përkthyesi,  Ernest Koliqi. Ndërsa me 17 Janar, 1468 shkoi në amshim në moshën 62-vjeçare, Heroi historik kombëtar, i përgjithëmonshmi i Shqiptarëve, Zot i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Njëri i shpatës e tjetri i penës.

 

Frank Shkreli: Me rastin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe | Gazeta Telegraf

 

Frank Shkreli: Amaneti i Koliqit për Shkollën Shqipe | Gazeta Telegraf

 

Në këtë ditë të 17 Janarit që shënon kalimin në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, sjellim një vjershë – në përvjetorin e ndarjes prej nesh edhe të Poetit e shkrimtarit, Ernest Koliqit, (1903–15 Janar, 1975), që ai i ka kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, poemë e cila thuhet se ishte e para vepër letërare e Ernest Koliqit, botuar në vitin 1924.

 

 

ERNEST KOLIQI: Kushtrimi i Skanderbeut

 

Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet,
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundet dheu.

 

N’kambë shqiptarë ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhë dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.

 

N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi,
Që në shekujt veç ka pri.

 

N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend:
Flasin princat rend me rend,
Skanderbeu nji fjalë ka thanë:
Të bashkuem t’jemi të tanë.

 

Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qëndron GJERGJ KASTRIOTI,
I Shqiptarve Princ Kryezoti.

 

Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri!

 

Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.

 

Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbeu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej trishtimit ma nuk rrnon.

Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbeu qoftë nderue,
Na ka mbrojt prej çdo rreziku.

 

Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta,
Përjetsisht i qoftë lavdi!

 

Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do të kujtohet,
Si Heroi ma i madh Kombëtar!

1924

 

blank

Fotoja e marrë nga facebook , “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu”

 

 

Me rastin e “kremtimeve kastrotjane”, (1968 në Romë) në 500-vjetorin e kalimit në amshim të Kryeheroit të Shqiptarëve, poeti i shekullit të kaluar, Ernest Koliqi do shkruante, ndër të tjera se, “Skënderbeu derdhi mund e gjak. Me mijëra Shqiptarë u bënë flije në luftime të udhëhequra prej Tij. Megjithëkëtë Shqipëria ra në një robëri shekullore. (Por) Ai la të mbjellur në zemër të popullit, dëshirën e lirisë dhe në mendje vegimin e një Shqipërie të bashkuar…”.  Por, Koliqi shpreh shqetësim dhe paralajmëron se, “Ne nuk i njohim forcat e fshehta brenda gjakut arbënuer”, ndërsa shton se megjithëkëtë, “duhet të bindemi se kur ndiesitë vëllazërore çlirohen nga fundi i shpirtit tonë, ato davarisin tymnajën e ndeshtrashave të zeza, duke ndezur në natën e mjerimit, hyjtë xixëlluesa të shpresës”.

 

Kam drojë se duke marrë parasysh se si trajtohet sot Gjergj Kastrioti -Skenderbeu nga vet shqiptarët, por dhe nga të ashtuquajturit “miqtë e tyre strategjikë”, (kujt i duhen armiqët, me miq të tillë strategjik!?) — Koliqi mund të ketë qenë tepër optimist në entuziazmin e tij, “për hyjtë xixëlluesa të shpresës”.  Uroj në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit– Skenderbe se Perendia nuk e ka harruar Kombin shqiptar, se më në fund, me një “marrëveshje vëllazore”, do të mund të plotësohej porosia që ka lenë Skënderbeu.  Sot me 17 Janar, 2022, në këtë përvjetor të vdekjes së Kryetrimit, më ka mbuluar “duhma e qelbur e kënetës së dyshimeve”, se shqiptarët mbrenda dhe jashtë trojeve të veta do të ruajnë, besnikërisht, porositë e Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Atij Skenderbeu, i cili shqiptarëve u dha “Atdhe, Arbërin dhe shqiponjën, si simbol fluturimesh të lira dhe la nji trashëgiumi të çmueshme nderi e fisnikërie”.

 

Edhe në këtë përvjetor të 17 Janarit të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu — normalisht, tragjeditë që ka pësuar Kombi shqiptar gjatë historisë, do duhej të ishin një shkak bashkimi dhe fuqizimi mbarëkombëtar — dhe jo shkak përçarjeje për shqiptarët në rrënjët e tyre të identitetit arbëror mija-vjeçar.  Në një përvjetor si ky, duhej të kishte dhe një mësim, që as sot të mos humbet as të mos harrohet drejtimi as rruga që njerzit e mëdhej të Kombit shqiptar – si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i kanë përcaktuar Kombit.

 

Sot, në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga kjo botë, shekuj më parë, Skënderbeu i Madh jep kushtrimin duke bërë thirrje për rrugën që duhet të ndjekin sot Shqiptarët, para se të jetë tepër vonë!

 

Frank Shkreli

blank

Besëlidhja e Lezhës, Mars, 1444

 

blank

 

Në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

blank

17 janari: në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim Nga Prof.Eshref Ymeri

 

(Me një parantezë)

Për një periudhe të gjatë, në Tiranë dhe në Prishtinë, historianët kanë botuar vepra, në të cilat përshkruhen krimet e shumta që serbogrekët kanë kryer kundër shqiptarëve.

Mendoj dhe shtroj pyetjen:

Edhe sa dhjetëvjeçarë apo shekuj do të vazhdojmë ne shqiptarët të ekspozojmë faqe vetes dhe faqe botës iventarin e krimeve serbe dhe greke kundër kombit shqiptar? Mendoj se me ekspozimin e vazhdueshëm të këtij iventari për vite e vite me radhë, ne shqiptarët jemi bërë qesharakë në sytë e botës. Sepse vetvetiu asaj bote i lind pyetja:

Po ju shqiptarët ku keni qenë, me se jeni marrë kur serbët dhe grekët kryenin krime kundër jush, se ju keni qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, çka dihet shumë mirë nga historia?

Jo më kot Shqiptari i Madh Mitrush Kuteli pati shkruar poezinë e famshme me titull “Sot jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”.

Dihet se kombi shqiptar u bë objekt i shfarosjes së heshtur nga ana e shovinizmit serbogrek pas Naçertanies së ministrit të jashtëm serb Garashanin (1812-1874) dhe Megalidesë së kryeministrit grek Koleti (1773-1847) të vitit 1844. Dihet, gjithashtu, se në vitin 1850, trojet shqiptare populloheshin nga 1 600 000 banorë, kurse Greqia dhe Serbia kishin respektivisht 1 200 000 dhe 600 000 banorë. Pra, popullsia shqiptare ishte gati sa popullsia serbe dhe greke të marra së bashku. Po atëherë si shpjegohet që serbogrekët të arrinin të kryenin ato krime të përbindshme kundër shqiptarëve, për çka edhe Bajroni (1788-1824) shkruante: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët. S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”? Përgjigjja është fare e thjeshtë: sepse shqiptarët, tradicionalisht, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirianë, kanë qenë tragjikisht të përçarë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë deri në ditët tona. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj arsyen e kësaj përçarjeje tragjike, e cila të bën të mendosh se kemi mallkim hyjnor.

Një gazetar italian që pati ardhur për vizitë në vendin tonë në fillim të viteve ’90, qe shoqëruar nga një kolegu i tij shqiptar, i cili ka 22 vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në njërën nga bisedat e zhvilluara mes tyre, gazetari italian i pati thënë kolegut shqiptar:

“Para se të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë e vendit tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se ju shqiptarët, përveç periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, nuk keni më histori”.

Mendoj se gazetari italian ka pasur shumë të drejtë. Pa vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane, elitat e tyre hynë në shërbim të saj dhe nuk u mjaftuan vetëm me ndërrimin e fesë, por huazuan edhe të gjithë emrat e njerëzve të asaj errësire, duke braktisur emrat e bukur ilirianë. Që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e pavarësisë, patën shpërthyer kryengritje të armatosura, sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patën dalë në skenën e historisë një sërë trimash në udhëheqje të çetave kryengritëse që luftonin veç e veç, por nuk u vu re kurrë një vetorganizim mbarëshqiptar. Një vetorganizim i tillë nuk u vu re absolutisht edhe pas shpalljes së pavarësisë, deri edhe në ditët tona. Pikërisht për shkak të paaftësisë sonë për vetorganizim mbarëkombëtar, çka të ngjall shumë trishtim, Shqipëria londineze, si asnjë vend tjetër në mbarrë rruzullin tokësor, ka më shumë se një shekull që vazhdon të rrethohet ende nga troje amtare, të populluara nga bashkëkombasit tanë.

Kohët e fundit, mjetet e informimit masiv patën propaganduar gjithandej mendimet e historianit Aleksandër Lambert për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë drejtuar botën në mesjetë. Po a duhet të mburren shqiptarët se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë? Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane? Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një? Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë? Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve? Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane po falë trimërisë së shqiptarëve? Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1891) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?

Pra, rezulton se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten mercenarë të zellshëm në shërbim të të huajve dhe varrmihës të vetvetes. Shembullin më të freskët të mercenarizmit, në vazhdën e mercenarizmit të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, po vazhdon ta japë Rama, si kryeservil i Beogradit, një kryeservil ky i përmasave të pështira me fjalën që mbajti online për parlamentin serb nga zyra e tij më 23 nëntor 2021.

Një rast tjetër i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare në udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 01 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtëtë rast, në atë komunikatë deklarohej në mënyrë të papërgjegjshme se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të vitit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Me këtë deklaratë absurde, qeveria shqiptare e mercenarit Rama ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pikërisht flirtet tradhtare të Ramës me Vuçiçin kundër Republikës së Kosovës bënë që Tirana zyrtare të heshtë si memece, të mos reagojë absolutisht kundër kërkesës së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, të cilët, në një deklaratë të përbashkët të tyre, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejonte serbët në Kosovë të votonin në referendumin kombëtar të Serbisë më 16 janar për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese në Serbi, referendum, të cilin shqiptarët e Preshevës e bojkotuan masivisht.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë shquar kaq shumë në shërbim të të huajve, kurse vatrën e shtëpisë së vet e patën shuar me ujë? Si shpjegohet që shqiptarët, siç thotë historiani Aleksandër Lambert, nuk kanë sulmuar kurrë territore të huaja? Po a duhet të mburremi ne shqiptarët para botës se nuk kemi pasur synime për pushtim të territoreve të huaja? Sepse bota qesh me ironi dhe na nxjerr gjuhën kur dëgjon deklarata të tillë. Se ajo shtron pyetjen:

Mirë që s’keni pasur synime të pushtoni territore të huaja, por territoret e veta pse nuk i keni mbrojtur? Se territoret tuaja, një herë e një kohë, shtriheshin që nga Peloponezi deri në Danub, kurse tani territori juaj është katandisur sa një “fushë tenisi”?

Që të pushtosh territore të huaja, duhet të kesh siguruar ngjizjen brendakombëtare. Shqiptarët s’kanë qenë të aftë për ta siguruar një ngjizje të tillë, prandaj e kanë pasur të pamundur të pushtonin territore të huaja. Se nuk i ka pasë lejuar përçarja brenda tyre. Pikërisht për shkak të asaj përçarjeje të mallkuar, principatat e Ilirisë i hanin kokat njëra-tjetrës, ndërkohë që ardhacakët sllavë, të pagëzuar serbë me kalimin e kohës, filluan t’u zaptonin trojet dhe t’i vinin nën sundimin e tyre.

Prandaj mendoj dhe kam bindjen e plotë se shqiptarët duhet t’i japin fund ekspozimit kohë e pa kohë të iventarit të krimeve serbe dhe greke kundër kombit tonë, për të mos vazhduar të mbetemi qesharakë në sytë e opinionit ndërkombëtar për pazotësinë tonë, duke reklamuar përçarjen tonë.

Prandaj 17 janari, për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është dita e nderimit të kujtimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sepse periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. Sepse Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 02 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar, në të cilin, deri asokohe, princat shqiptarë i hanin kokat njëri-tjetrit. Ai, me largpamësinë e një ushtaraku dhe burrështetasi të madh, krijoi atë organizim mbarëshqiptar, i cili u kalli dërrmën hordhive të errësirës otomane për një çerek shekulli me radhë.

Çdo shqiptar me dinjitet kombëtar, përjetoi emocione të fuqishme kur para disa vjetësh mësoi se Vatikani paskej zbuluar diçka krejtësisht të panjohur për historinë tonë kombëtare. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim:

“Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skenderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skenderbeu quhet “mbret”. Ka qenë dr. Musa Ahmeti, një hulumtues i kahkohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare”

(Citohet sipas: “Skënderbeu është njohur si mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë që në vitin 1458. Fakte që publikohen për herë të parë”. Nga Violeta Murati. Botoi në faqen e internetit Sitki Cerekja. 06 tetor 2015).

Gazetari turk Ahmet Dursun shkruan se Skënderbeu “… si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila, si fillim, do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë, një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave, mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…” (Citohet sipas: “Gazetari turk: Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…Nga Ahmet Dursun”. Faqja e internetit “voal.ch”. 06 korrik 2016).

Skënderbeu qe bërë aq shumë simbol i tmerrit për kryeagain e Stambollit, saqë ky i fundit i lutej për të lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin.

Faktet flasin me gjuhën e dokumenteve. Një hulumtues i talentuar shqiptar në Paris ka zbuluar një dokument të tillë, në të cilin thuhet:

“Në librin e autorit francez, Camille Paganel (1795-1859), me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir” (Citohet sipas: “Zbulohen letrat: Kur Skënderbeu u përgjigjej kushteve të Sulltan Mehmetit”. Nga Aurenc Bebja, Francë, Faqja e internetit “Voal”. 25 shtator 2017).

Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 06 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 01 qershor 1461.

Shqipëria, edhe në periudhën e diktaturës komuniste, edhe pas vitit 1990, ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, çka është konkretizuar edhe me vizita të ndërsjella personalitetesh të niveleve të larta. Por udhëheqësit shqiptarë, çuditërisht, as edhe një herë të vetme, nuk i patën shtruar kurrë palës turke pyetjen se cila ishte arsyeja që perandoria otomane e pati trajtuar egërsisht popullin shqiptar, pavarësisht se ai, në shumicën dërrmuese, pati përqafuar fenë islame, pra, fenë e asaj perandorie pushtuese, elitat e tij hynë në shëbim të sulltanit, çka u konkretizua me 36 kryeministra shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Ajo perandori na ndaloi edhe shkollat shqipe gjatë një perudhe më shumë se katërshekullore. Veç kësaj, pala shqiptare nuk e pyeti asnjëherë palën turke se pse Turqia, gjatë shekullit XX, pati nënshkruar marrëveshje me Jugosllavinë për pranimin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta amtare. Pra, në vend që popullin shqiptar, perandoria otomane ta trajtonte me shumë kimet, ajo, përkundrazi, pati mbajtur një qëndrim shumë të egër ndaj tij. Mos vallë kjo ishte një hakmarrje katërshekullore për inat të Skënderbeut që nuk e mposhti dot kurrë? Heshtja e palës shqiptare për këto çështje madhore, ka dëshmuar dhe dëshmon shkoqur fare se në marrëdhëniet me të huajt ajo nuk është çliruar kurrë nga kompleksi i inferioritetit, nga mercenarizmi, nga servilizmi dhe nga nënshtrimi para tyre. Pikërisht për shkak të servilizmit që ushqen ndaj të huajve, ajo nuk e ka vënë kurrë ujë në zjarr për fatet e bashkëkombasve tanë në vendet e huaja dhe përgjithësisht për diasporën shqiptare. Në Turqi jetojnë më shumë se 7 milionë shqiptarë, por Tirana zyrtare nuk është interesuar kurrë për fatin e tyre.

Kaliforni, 17 janar 2022

blank

Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!? – Nga Refik Hasani

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthejë Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999, të ndriqojn dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parashef Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 – 1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj shtetet e Quint-it, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e Bujanocit që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

15 Janar 2022

 

blank

Zoti Escobar, populli opozitar protestues është shumicë dhe nuk është non grata Nga Elida Buçpapaj

Letër e hapur z.Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit të SHBA

I nderuar z.Escobar, po e lexoj me shumë vemendje intervistën tuaj tek Zëri i Amerikës dhe, me keqardhje, po konstatoj se, mesa po duket, ju nuk e keni marrë informacionin sipas rrjedhës që pati protesta e 8 janarit, pra thjesht ju kanë keqinformuar.

Organizatorët e protestës kanë shpallur në mënyrë të vazhdueshme se do të jenë gandistë, paqësorë, ndërsa në deklaratën e zonjës Ambasadore në Twitter u gjykua se protesta ishte e dhunshme, nga ku mendoj se ju si DASH merrni të dhëna.

Besoj se e keni parë se Tweet-i i zonjës Ambasadore pas asaj deklarate u shoqërua me komente të mbushura plot indinjatë nga pjesa më të madhe e atyre që reaguan, pati nga ata që e bënë edhe përgjegjëse të dhunës.

Se dhunë pati. Regjistrimet live nuk mund të censurohen. Një grup, si paramilitarët, me maska nga brenda selisë ushtruan dhunë kundër protestuesve, duke përdorur spraje me gaz, duke i goditur e përgjakur protestuesit me shkopa bejzbolli, e tjerë, ndërsa fatmirësisht askujt nga enturazhi i Lulzim Bashës nuk iu prek asnjë qime floku. Kundër protestuesve ushtroi dhunë masive Policia, sapo rezultoi e pranishme, me ujë e gaz lotësjellës kundër elektoratit dhe simpatizantëve të PD, pa votën e të cilëve PD nuk do të ekzistonte. Shumë e trishtë.

Zonja Ambasadore Yuri Kim dikton dhe provokon, duke përfituar prej rëndësisë që kanë SHBA për shqiptarët.

Zonja Ambasadore e ka tejkaluar çdo kufi të sjelljes appropriate të një diplomateje të shtetit me të cilën shqiptarët i lidh liria, demokracia dhe interesi jetik kombëtar. Zonja Yuri Kim e ka tejkaluar Mariza Lino-n e 1997, duke mbështetur regjimin e Edi Ramës që përbën rrezik për stabilitetin rajonal.

Zonja Yuri Kim do të mbetet si shembulli më provokativ i një zyrtareje publike sapo vuri këmbë në Tiranë, kur skuadronet e policisë do të dyndeshin në mesnatë për të rrëzuar Teatrin Kombëtar, një monument i identitetit kulturor, që mbrohej prej dy vjetësh ditën dhe natën nga artistët dhe qytetarët e thjeshtë duke u kthyer në një kauzë kombëtare. Kjo zonjë, me cinizmin më të paimagjinueshëm, vendosi në rrjetin social të Ambasadës një lule me ngjyrë mavi, simboli direkt i Edi Ramës, i cili ka uzurpuar çdo shtyllë të shtetit, përfshi edhe grupthin e Lulzim Bashës.

Ambasadorja Yuri Kim në faqen zyrtare të Ambasadës të SHBA i provokoi Shqiptarët edhe një ditë pas festimeve të Ditës të Flamurit, duke ua uruar 29 nëntorin, ditën kur në Shqipëri mori fund demokracia dhe për popullin shqiptar nisi kalvari nën diktaturë. Natyrisht rrjeti social i reagon sipas meritës, por zonja në fjalë nuk njeh limite.

Për të ndryshuar 180 gradë gjendjen emocionale në kahun pozitiv, janë lajme shumë të mira emërimet nga Presidenti Biden i dy diplomatëve të lartë të karierës z.Christopher R. Hill, me kontribute te shquara si Ambasadori i SHBA në Beograd dhe z. Jeffrey Hovenier, Ambasadori i posa emëruar në Prishtinë, një emër i respektuar që e njeh terrenin dhe ka luajtur rol në negociatat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Duke iu kthyer intervistës e shoh shumë të justifikuar shqetësimin tuaj për dhunën e 8 janarit, por gjithë opinioni publik pa në kohë reale se frymëzuesi i dhunës ishte Lulzim Basha, i cili kishte ditë që parapërgatitej, nisur nga bunkerizimi i ndërtesës, nga prania e grupit paramilitar me maska, të fotografuar natën nga gazetarët si silueta të zeza mbi taracën e ndërtesës. Do të ishin këta që do të përdornin kundër protestuesve më 8 Janar nga brenda godinës pa pikë mëshire gazin lotësjellës.

Asnjë ekip televiziv nuk u lejua të futej brenda gjatë ditëve të bunkerizimit të selisë të PD, çka do të shërbente për ta parandaluar dhunën, ndërkohë televizionet e Tiranës që paguhen me pare korruptive, janë kthyer në Spin Doctor për të krijuar realitete parafabrikate të kundërta me 180 gradë nga realiteti dhe e vërteta.

Më 1997 Hollywood-i prodhoi Wag the Dog, me Robert De Niro e Dustin Hoffman, ndërsa tani në Tiranë një skenar i ngjashëm po luhet live me personazhë realë.

Duke iu kthyer 8 Janarit, kush e ndoqi në kohë reale përmes televizorit e pa se oborri përpara selisë të PD, me qëllim për të penguar protestuesit, ishte i mbushur me vetura që mbetën të paprekura, nuk pati asnjë thyerje xhami të tyre, asnjë shpuarje gome, asnjë gërvishtje, asnjë makinë të djegur. Ka xhirime pa fund dhe ju keni mundësi të keni në dispozicion regjistrime të hollësishme të zhvillimit të protestës, po ashtu ka reportazhë me fotografi, megjithë vështirësitë që hasën gazetarët e terrenit, kameramanët dhe fotografët të cilēt u sulmuan brutalisht edhe nga paramilitarët e Lulzim Bashës brenda ndërtesës, edhe nga policia si me ujë të ftohtë dhe gaz lotësjellës.

Por ajo që duhet theksuar është  se protestuesit ishin të gjithë simpatizantë dhe votues të PD, që nuk meritonin të përballeshin as me dyer hekuri dhe as me skenarë të frikshëm ku ishin të parashikuar deri edhe vrasje politike!

Gjithë ngrehina monstruoze e shtetit të korruptuar të Edi Ramës, si një familje mafioze, kërkon me çdo kusht eleminimin e Sali Berishës, me qëllimin kryesor eleminimin e opozitës. Edi Rama ka thënë shprehimisht, “nga politika do të largohem kur të dua vetë”, pra nuk e fut asnjëherë në llogari Sovranin.

Në lidhje me Berishën, si simbolikë, Sali Berisha është personi që ka farkëtuar aleancën Shqipëri-SHBA, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, Rrugën e Kombit, ka sjellë në Tiranë Presidentin George W.Bush, Shqipërinë e ka vizituar dy herë si Mik i tij personal ish presidenti George H. W. Bush, që i dërgoi kasapit të Ballkanit, më 1992, Paralajmërimin e Krishtlindjeve duke i vënë Vijën e Kuqe, pra nuk ka asnjë politikan shqiptar që të mund të krahasohet me të, pra është një proamerikan i vërtetuar me veprime, pavarësisht se është shpallur non grata dhe ka bërë plot gabime.

Natyrisht nuk jam avokate e Berishës, jam kritikuese e tij, por në kontekstin konkret Berisha sot nuk përfaqëson Berishën, por popullin e vërtetë opozitar, dmth elektoratin e PD dhe vice versa, pa të cilën sistemi demokratik përfundimisht merr fund.

Departamenti i Shtetit po ashtu duhet të ketë informacione të sakta rreth asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 9 shtatorit 2021 kur Berisha filloi Catharsisin e tij përmes Foltoreve.

Në fakt, askush nuk e imagjinonte rrjedhën e Foltoreve, ishte pothuaj sureale, dalja e opozitës nga apatia dhe karantina ku e kishte futur Lulzim Basha peng i kapur nga një kryeministër që e ka kthyer Shqipërinë një klepto-kakistokraci të mirëfilltë, ku mbretëron neptizmi, klientelizmi, korrupsioni, konflikti i interesit, krimi i organizuar, ku çdo styllë e shtetit është në duart e Edi Ramës, ku Ministri i Brendshëm që mbyti me gaz protestuesit është bashkëshorti i ish gruas së Kryeministrit, fakte që edhe në triller Hollywood-i do të dukeshin fantazi e shfrenuar.

Është ky kryeministër, Edi Rama i cili do ta merrte në mbrojtje Saimir Tahirin, Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, akuzuar për lidhje me mafien, ndërkohë që ky kryeministër do të shpallte në kërkim me Interpol si most wanted policin e antidrogës që e denoncoi faktin se persona të përfshirë në krimin e organizuar përdornin veturën shtetërore të Ministrit të Brendshëm! Siç e shihni në qeveritë e Edi Ramës të gjithë duhet të kenë dirty hands, ky është emëruesi i përbashkët, Edi Rama në fillim i korrupton dhe pastaj i kap dhe i përdor.

Tani në Shqipëri ka plasur një skandal i ri, i inceneratorëve, një aferë korruptive me vlerë mbi 400 milionë Euro, ku janë faktet për fushë se si qeveria e Edi Ramës ka blerë me miliona Euro heshtjen e televizioneve dhe të gazetarëve, pra de facto pushteti i katërt pothuaj ka vdekur. Gazetari që i publikoi këto fakte tha se familjen e kishte siguruar në Gjermani, pasi s’kishte shans tjetër. Unë iu shkruaj nga Zvicra, por shteti i zi i Edi Ramës po i shtrin tentakulat edhe në Perëndim. Para ka pa fund dhe stilin e përkryer, blen, korrupton, përdor.

Në intervistën tuaj, konstatoj diçka shumë të rëndësishme, që është thelbësore në një shtet demokratik dhe për një parti demokratike. Ju thoni tekstualisht dhe ndaj të njëjtin mendim me ju se “i takon votuesve shqiptarë të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri”!

Kjo është kuintesenciale. Në rastin konkret elektorati i PD e ka vendosur me Kongres të jashtëzakonshëm dhe referendum. Prej 11 dhe 18 Dhjetorit, Lulzim Basha është i deligjitimuar.

Këtu po ndalem edhe një herë. Fati i Berishës është i një individi, ndërsa fati i opozitës lidhet me të ardhmen e Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë do të ishte e rrezikuar me një opozitë kukull të drejtuar nga një Lulzim Bashë marionetë!

Duke e analizuar situatën, sipas proverbit të njohur se çdo e keqe nuk vjen vetëm për keq, duhet të falenderojmë zotin Sekretar të Shtetit Anthony Blinken, që me vendimin e tij, dashur pa dashur, ndikoi që shqiptarët të zgjoheshin dhe të ndodhte ajo që ndodhi. Zhvillim pozitiv në të mirë të stabilitetit dhe demokracisë.

Ju mund të mblidhni plot informacione nga shqiptarë të ndershëm, demokratë e socialistë, të cilëve u intereson e ardhmja e vendit të tyre, për të vërtetuar se e gjithë lëvizja e organizuar nga Berisha, i gjithë turi i Foltoreve, është zhvilluar me disiplinë dhe në mënyrë shembullore. Berisha ka pranuar publikisht se është ai vetë krijuesi i marionetës Lulzim Basha dhe ka kërkuar ndjesë pa prà. Mund të kishte ndodhur që populli opozitar të mos e kishte besuar, por ja që e besoi. Në ceremoninë e ndarjes, zonja Angela Merkel, ish Kancelarja e Gjermanisë, midis të tjerave tha diçka shumë të vërtetë, se për një lider puna është tek besimi, besimi është themelor, besimi i elektoratit. Lulzim Basha nuk gëzon besimin e elektoratit. E ka humbur me votë. Tani luan me kartën e skenarēve për largimin e Berishës sipas direktivave të Edi Ramës. Është i humbur!

Nëse Lulzim Basha do të tentonte ta përjashtonte Sali Berishën përpara zgjedhjeve, e ardhmja e tij politike do të mbyllej atëherë dhe jo më 9 shtator, ditën që mori vendimin personal, pa u konsultuar apo pa marrë votimin dhe as aprovimin e kryesisë të partisë. Demokracia nis tek vota dhe merr fund kur e drejta e votës mohohet.

Prej 9 shtatorit nisi ringjallja e opozitës shqiptare, faktorizimi i saj përmes Foltoreve deri tek valorizimi i votës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit dhe pastaj në referendumin e 18 Dhjetorit, ku gjithçka u zhvillua me transparencë të plotë. Krejt ndryshe ndodhi nga grupi i marionetës Lulzim Basha, i cili u tall me opinionin nën pelerinën e zonjës Yuri Kim, në një Kongres farsë, ku në sallën e Pallatit të Kongreseve me kapacitet 1980 ulëse, Lulzim Basha dhe stani i tij i servilëve pretendonte të kishte ulur 5004 delegatë! Vetëm në Korenë e Veriut mund të ngjajnë monstruozitete manipulimesh të tilla ose në një sistem tipik mafioz.

Pra në Shqipëri po ndodhin ngjarje, që e poshtrojnë dinjitetin njerëzor, që do ta linin me gojë hapur edhe vetë Eric Arthur Blair alias George Orwelli-n.

As opinioni i shëndoshë shqiptar dhe veçanërisht opozita shqiptare e mirëfilltë nuk e pranojnë më këtë realitet orwellian, të imponuar nga një regjim i korruptuar deri në grykë.

Opozita shqiptare e mirëfilltë nuk është Sali Berisha, paçka se kjo opozitë i shkon pas dhe beson tek ai. Është populli shqiptar, ai që rrëzoi diktaturën dhe që është gati të rrëzojë edhe këtë regjim që sundon në Shqipëri, i cili bie ndesh çdo standarti që i takon të jetë një shtet anëtar i NATO-s, ku një pensionist merr 150 $ në muaj, ndërsa seria e atyre Spin Doctor që dalin nëpër televizionet e Tiranës për të llomotitur çfarë i urdhëron ministri i propagandës Squealer me direktiva direkt nga Edi Rama, fitojnë mijra e mijra Euro! Dhe dihet se derri Squealer shpërndan vetëm dizinformacion.

Keni shumë të drejtë që e konsideroni Partinë Demokratike partner të rëndësishëm, ndërkohë PD nuk identifikohet më me Lulzim Bashën, as me Sali Berishën, megjithëse ai është një nga themeluesit e saj, por me elektoratin, me protestuesit, me shumicën. Lulzim Basha është një puppet në duart e Edi Ramës, si instrument i bindur për zhdukjen e pluralizmit.

Këto ishin planet e Edi Ramës, i cili mjerisht ka në krahun e tij zonjën Yuri Kim, por kurrë jo SHBA. Kombi shqiptar është më amerikandashësi në botë, kombi shqiptar e ka kult mikun, sakrifikon edhe jetën për institucionin e Mikut, por zonja Yuri Kim e ka shkelur këtë institucion, ajo është non grata, për sjellje aspak diplomatike, në dëm të interesave amerikane dhe atyre kombëtare shqiptare. Ju them se zonja Yuri Kim i kërcënon gazetarët, kam në dorë një rast konkret, deri në Perëndim. Ndërsa Sali Berisha, paçka se është shpallur non grata, ai gjithë jetën e tij politike ia ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe mbrojtjes te interesave kombëtare të Shqipërise si vend anëtar i NATO-s.

Nolens volens, me Sali Berishën identifikohet opozita shqiptare e cila është në një lëvizje demokratike për të demokratizuar partinë dhe pastaj për të mbrojtur idealet euro-atlantike të shkelura me këmbë nga një regjim jo demokratik. Ju keni si shembull edhe ngjarjet në Kosovë, aleanca e sëmurë midis PDK dhe LDK-së (që ngjan me aleancën diabolike midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës), arriti dhe e rrëzoi qeverinë 50 ditore të Albin Kurtit, por verdiktin e Sovranit nuk e ndali dot.

Edhe protestuesit e 8 Janarit janë populli opozitar, nuk janë non grata! Janë shqiptarë të ndershëm, që duan një Shqipëri demokratike. Ata duhet të mbështeten. Ata nuk ndalen.

Ata nuk duan dhunë, ata janë të plotfuqishëm me votën e tyre. Dhunën e do marioneta Lulzim Basha dhe natyrisht ai që e kurdis, Edi Rama, fatkeqësia e shqiptarëve, i gatshëm që ta çojë rajonin në luftë, për të ruajtur pushtetin e tij, si uzurpator i lirive të shqiptarëve, si uzurpator në tentativë, por pa sukses, edhe i opozitës!

Sinqerisht,
Elida Buçpapaj

blank

IBRAHIM RUGOVA – KY BURRË I MADH I SHQIPTARISË DHE MIK I ÇMUAR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS – Nga Frank Shkreli

Nderohet nga Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë

Të hënën, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani pranoi letër kredencialet e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier.  Duke i uruar atij mirëseardhjen në detyrën e re, Presidentja Osmani tha se Ambasadori Hovenier e njeh mirë Kosovën dhe dinamikat e saja politike dhe shoqërore, pasi ai ka shërbyer atje, vite më parë.

 

“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier, sepse ajo ka ecur përpara. Mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente, gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi rritur e zhvilluar si vend, si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani. E para e vendit ka vlerësuar se roli i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor, për të garantuar që marrëdhëniet midis dy vendeve do të vazhdojnë të lulëzojnë.  Presidentja e Kosovës e siguroi Ambasadorin e ri të Amerikës në Prishtinë se Republika e Kosovës, “beson dhe i promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy popujt tanë besojnë në liritë demokratike dhe ne jemi të vendosur t’i mbrojmë ato gjithmonë, meqenëse i kemi fituar ato liri me shumë mund e sakrificë. Kam besim të plotë se duke punuar ngushtë me ju Z. Ambasador, ne mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta. Dua t’ju siguroj se nuk do të gjeni asnjëherë aleatë më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

Angazhimi i Zonjës Osmani dhe mbëshetja e saj ndaj vlerave të përbashkëta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është, në të vërtetë, një kopje e pasqyrimit të angazhimit të Presidentit historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës, arkitektit të “miqësisë së përhershme”, siç shprehej ai, midis Kosovës dhe Amerikës.

Prandaj nuk ishte për tu çuditur që pas takimit dhe konferencës së përbashkët për  median në Prishtinë, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier, së bashku, kanë vendosur kurorë lulesh te shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë.  Me atë rast, Presidentja Osmani u shpreh se si themelues i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova diti të hedhë, jo vetëm, hapat e duhur drejt shtetit tonë të pavarur dhe sovran, por të ndërtojë gjithashtu edhe miqësi të sinqerta, miqësi të forta të cilat i kanë rezistuar kohës dhe do të vazhdojnë të ujiten dhe të lulëzojnë edhe më tej nga ana e secilit prej nesh. “Në nderim të këtij njeriu të madh të kombit tonë, i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë — së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — deshëm që sot, si simbolikë e kësaj miqësie të forte, ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

Ndërsa, Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, theksoi angazhimin amerikan për Kosovën duke thekësuar se Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten partner i palëkundshëm i Kosovës.  Ai i bëri këto komente pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Z. Vjosa Osmanit.  “Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju”, vazhdoi diplomati amerikan,  “është një përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha, ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shtoi ai duke nënvijuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t’u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike.

 

Presidentja, Vjosa Osmani, tha gjithashtu se Kosova beson dhe promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, e që mbështeten në liritë demokratike.  “Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier sepse ajo ka ecur përpara. Mirëpo, një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ne jemi rritur dhe zhvilluar si vend si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi SHBA-të pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Roli i ambasadorit të Shteteve ë Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor për të garantuar që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzoj”, shtoi ajo.

 

Me këtë rast, Presidentja Vjosa Osmani dhe Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Z. Jeffrey Hovenier vendosen kurora lulesh te shtatorja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në nderim të kontributit të tij për shtetformimin dhe pavarësinë e Kososvës. “Këtë doja ta bëja që në ditën time të parë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për respektin që kam për Presidentin Rugova dhe për atë që ai përfaqëson. Unë pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambouilletit dhe e di se çfarë ai përfaqëson dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ta kujtojmë e ta nderojmë”, Presidentin Ibrahim Rugova, ka theksuar ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier.

blank

Ambasadori i ri i SHBA-ve në konferencë shtypi me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani

 

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon dhe respekton Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, duke venë në dukje vetitë e tija prej burrë-shteti dhe për vlerat njerëzore pro-perendimore: Frank Shkreli: KUJTOHET DR. IBRAHIM RUGOVA SI NJË KAMPION I LIRISË DHE NJË BURRË SHTETI QË NDANTE VLERAT AMERIKANE | Gazeta Telegraf —  Duke marrë parasysh zhvillimet politike të fundit të botës shqiptare, sidomos absurditetin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri — figura e Dr. Ibrahim Rugovës sa vjen e rritet dhe shkëlqen, si një udhëheqës ndryshe ndërsa është kujtuar dhe kujtohet si udhërrfyesi i Kombit. At Zef Pllumi e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, “Një ndër burrat e rrallë të kombit”, ndërsa Ismail Kadare, është cituar të ketë thenë se, “Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare. Kjo botë ka nevojë sot të mbrohet.”  Fatkeqësisht, Presidenti Rugova ka ikur nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi shqiptar kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një zgjim dhe hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqertë, për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perëndimore të shqiptarëve – pas një periudhe errësirë, të zezë sllavo-komuniste prej gjysëm shekulli. Të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht — të këtyre vlerave kombëtare dhe të identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve – një ideologji enveriste, trashëgimia tragjike e të cilës shihet qartë edhe sot në zhvillimet politike shqiptare, sidomos, në Shqipëri.  Shikoni rreth e rrotull dhe më thoni kush nga të ashtuquajturit liderë aktualë të shqiptarëve, mbron sot cilësitë burrënore të Rugovës, për të cilat ka shkruar At Zef Pllumi, ose për “aspiratat dhe qytetërimin” e botës shqiptare të Dr Ibrahim Rugovës, të cilave u referohet Ismail Kadare? Shpresojmë në Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa e Osmani, e cila sot për sot duket se beson në ato vlera dhe po i promovon ato kurodherë që i paraqitet rasti.

 

Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë dhe partive të tyre politike — pjellë e Partisë së Punës (komuniste-enveriste), sidomos atyre në Shqipëri — Presidenti Ibrahim Rugova besonte në vlera kombëtare dhe vizion të qartë historik që ai i artikulonte edhe me të huajt, sidomos me miqtë e tij amerikanë, për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, në liri dhe demokraci, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe me perendimin, në përgjithsi. Si asnjë udhëheqës tjetër i këtyre 30-viteve të fundit, ai ishte i bindur për rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar, nëqoftse dëshironte të hynte dhe të pranohej ndërshmërisht, në radhët e kombeve të përparuara të përendimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge për shqiptarët, e sidomos në mbështetjen e të Shteteve të Bashkuara të Amerikes — drejt bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar në aleancat me vendet perëndimore, ku sipas tij, aty ku, historikisht, e kishin vendin e vet shqiptarët.

 

Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar.  Me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur — mbi të gjitha — edhe nderin dhe respektin emrit shqiptar — një mesazh ky shumë i përshtatëshëm dhe tepër i nevojshëm edhe sot, sidomos, për politikanët aktualë, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Kjo është dhe mbetet edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës: përfaqësimi me nder, burrëni dhe respekt i të drejtave dhe pëgjegjësive kombëtare, duke qenë i bindur në drejtësinë e kërkesave historike të shqiptarëve, përball padrejtësive shekullore.

 

Ç’prej se e kam njohur Ibrahim Rugovën – nga fundi të viteve 80-ta të shekullit të kaluar — ai asnjëherë nuk u lëkund nga vija e drejtë e shqiptarizmit dhe as nga idealet e tija.  Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë 16 vjetë më parë, pa qenë dëshmitar i fruteve të punës së tij, përfshir shpalljen dhe njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat kurdoherë që fliste për Amerikën, përfundonte me fjalët, “Zoti e bekoftë Amerikën” dhe në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”. Nderimi dhe respekti i treguar për Dr. Ibrahim Rugovën në ditën e parë në detyrë të ambasadorit të Amerikës në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, tregon se epopeja e Rugovës nuk ka vdekur me të.  Ai është duke lëshuar dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi dhe burri historik të një Kombi, madje edhe pas shkuarjes së tij në amshim.  Një udhërrëfyes, një, “Hero kombëtar, madhështor e mendjemprehtë”, siç e ka cilësuar para disa vitesh, Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, Presidenti i Amerikës, Xho Bajdën.  Kjo është edhe arsyeja që Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z. Jeff dhe Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, e shihnin si një detyrim moral që të shkonin e të vendosnin një kurorë me lule pranë monumentit të arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës — mbështetsit dhe mbrojtësit të vlerave, vërtetë, të përbashkëta shqiptaro-amerikane – këtij burri të madh të shqiptarisë dhe mikut të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Frank Shkreli

blank

“Në nderim të këtij njeriu të madh të kombit tonë, i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë së bashku — me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — deshëm që sot si simbolikë e kësaj miqësie të fortë ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

 

blank

blank

 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z. Jeff Hovenier, i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani vendosën të hënën kurorë me lule te Monumenti i Presidentit historik të Republikës së Kosovë, Dr. Ibrahim Rugovës në Prishtinë

blank

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë

 

 

blank

Ishte kjo vizita e parë (dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhëshëm të Republikës së Kosovës në Washington), por jo e fundit.  Dr. Ibrahim Rugova, autori dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989.

 

blank

 

Takimi i fundit i autorit me Presidentin Ibrahim Rugova, 2005 në Presidencën e Kosovës

 

 

blank

Gafë skandaloze me Kosovën në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ditën e marrjes së mandatit dy vjeçar në KS të OKB – Nga SHABAN MURATI

Lapsus apo intrigë?

uk e di cili profan e ka shkruar komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të datës 1 janar 2022 me titull “Shqipëria nis sot zyrtarisht mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se “Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës”.

Të flasësh sot për “çeshtje të Kosovës” është një gabim i rëndë diplomatik, politik, kombëtar, historik dhe kulturor, edhe për një njeri të thjeshtë në Shqipëri dhe në Kosovë, pa le më për Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë, për të cilën mund ta klasifikosh gafë skandaloze profesionale.

Është e pafalshme që në komunikatën zyrtare të dikasterit kryesor të diplomacisë dilet dhe flitet publikisht për një të ashtuquajtur ”çeshtje të Kosovës”, një çeshtje jo vetëm inekzistente, por edhe një artifis diplomatik dhe prokovim konstant antishqiptar serbo-rus.

A nuk e di Ministria e Jashtëme e Shqipërisë atë që e di gjithë bota diplomatike e qytetëruar se “çeshtja e Kosovës” është e zgjidhur prej kohësh dhe që për “çeshtje të Kosovës” flasin vetëm ato shtete dhe ato diplomaci, që nuk janë dakord me shtetin e pavarur të Kosovës si zgjidhje përfundimtare e asaj “çeshtjeje”?

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhja e “çeshtjes së Kosovës” përfundoi në 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran me shprehjen e vullnetit masiv unanim të popullit të Kosovës nga organi më i lartë legjislativ demokratik, parlamenti i Kosovës, dhe me përkrahjen e fuqishme të shteteve më të mëdha demokratike të botës me në krye SHBA.

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhjen e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” e mbylli dhe e vulosi përfundimisht verdikti i tribunalit më të lartë juridik të OKB, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 22 korrik 2010 me vendimin që pavarësia e shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

MPJ e Shqipërisë duhet ta dijë se shteti i pavarur i Kosovës është njohur nga rreth 120 shtete anëtare të OKB, përfshirë shtatë shtetet kryesore më demokratike dhe më të zhvilluara të botës të grupit G7, çka përbën shkallën e tretë të konfirmimit diplomatik ndërkombëtar të zgjidhjes së “çeshtjes së Kosovës”.

Ajo, që e bën më skandaloz qendrimin e ri të MPJ të Shqipërisë për një të ashtuquajtur “çeshtje të Kosovës”, është fakti se as tre shtetet e mëdha perëndimore anëtare të përherëshme të KS të OKB: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë, as shtetet e grupit perëndimor G7, nuk flasin kurrë për ndonjë të ashtuquajur “çeshtje të Kosovës”.

Nuk ka një dokument zyrtar kolegjal të NATO-s dhe të BE, që të flasë për “çeshtje të Kosovës”. Për Perëndimin, ku duhet të bëjë pjesë Shqipëria, nuk ekziston “çeshtje e Kosovës”, sepse ajo është tashmë e zgjidhur me shtetin e pavarur të Kosovës.

Këtë realitet të ri politik, diplomatik dhe gjeopolitik të zgjidhjes se “çeshtjes së Kosovës” nuk e njohin dhe nuk e pranojnë Serbia dhe Rusia, të cilat vazhdojnë të mos i binden vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të flasin për “çeshtje të Kosovës”, sepse sipas tyre nuk është zgjidhur ende.

Flet çdo ditë për të ashtuquajturën “çeshtje të Kosovës” ambasadori i Rusisë në Beograd, flet ministri i jashtëm i Serbisë dhe i Rusisë, flet presidenti i Serbisë dhe i Rusisë. Flasin Serbia dhe Rusia për “çeshtje të Kosovës”, sepse ato e quajnë të pazgjidhur ende, ngaqë Serbia konsideron “zgjidhje” rikthimin e Kosovës në koloni serbe, kurse Rusia ka interesin strategjik të vazhdimit pafund të krizës jugosllave dhe të tensioneve në Ballkan, të cilat e sanksionojnë Moskën si lojtare në tryezën e ngushtë ndërkombëtare të tratativave për Ballkanin.

Ndaj diplomacia serbe dhe ruse zhurmojnë pareshtur në forumet dhe në arenën ndërkombëtare për një të ashtuquajtur ”çeshtje të Kosovës”. Diplomacia amerikane dhe atlantike e kanë refuzuar dhe injorojnë këtë qendrim absurd serbo-rus.

Ajo, që e bën më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm qendrimin e MPJ të Shqipërisë për ekzistencën e një të ashtuquajture “çeshtje të Kosovës”, është fakti që ajo e përkufizon si porosi dhe detyrë kryesore të veprimtarisë së Shqipërisë për mandatin e anëtarit jo të përherëshëm të KS të OKB “avancimin e çeshtjes së Kosovës”.

Çfarë avancimi mendon t’i bëjë Shqipëria “çeshtjes së Kosovës” në KS të OKB, kur ajo është çeshtje e zgjidhur dhe nuk ekziston? Çfarë, si dhe pse kërkon Shqipëria të ngrejë në OKB “çeshtjen e Kosovës”, kur atë nuk e kanë ngritur, sepse e quajnë të zgjidhur, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, tre anëtarët e përhershëm të KS të OKB? Do të përbënte një akt vetëvrasës diplomatik dhe njëkohësisht antikombëtar, nëse i dërguari i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në cilësinë e antarit jo të përhershëm, që i takon rradha në qershor 2022 të kryesojë për një muaj Këshillin e Sigurimit, do të ngrihej dhe do të fliste per “çeshtjen e Kosovës” dhe të bënte ndonjë propozim antishqiptar për të futur në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit të ashtuquajturën “çeshtje të Kosovës”. Kjo do ta bënte zyrtarisht Shqipërinë aleate të Rusisë dhe të Serbisë për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

E ashtuquajtura “çeshtje e Kosovës” është kurth diplomatik vdekjeprurës ruso-serb për të mbytur pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Rusia dhe Serbia këmbëngulin se ka një “çeshtje të Kosovës” të pazgjidhur dhe çdo javë e çdo muaj propozojnë që të rikthehet për diskutim në KS të OKB e ashtuquajtura “çeshtje e Kosovës”.

Kjo kërkesë absurde e diplomacisë ruse dhe serbe është hedhur poshtë me vendosmëri nga diplomacia perëndimore e tre shteteve të mëdha perëndimore, anëtare të përhershme të KS të OKB. Për tri fuqitë e mëdha perëndimore anëtare të përhershme të KS të OKB “çeshtja e Kosovës” është mbyllur me pavarësimin e Kosovës dhe me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për përputhjen e aktit të pavarësimit të Kosovës me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB.

Befas në 1 janar 2022 në mënyrën më të habitëshme të mundëshme del MPJ e Shqipërisë me një qendrim zyrtar absurd dhe paraqet si drejtim kryesor të misionit të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e KS të OKB promovimin e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës”.

Duket si surreale, por fakti është se ky qendrim çfaqet si zbatim i një misioni diplomatik antishqiptar ruso-serb. Sepse Rusia dhe Serbia tani, në eventualitetin e ndonjë idiotizmi diplomatik shqiptar të ngritjes në KS të OKB të “çeshtjes së Kosovës”, mund të çarmatosin diplomacinë perëndimore në KS të OKB, duke argumentuar se promotori i hapjes së “çeshtjes së Kosovës” janë vetë Shqipëria dhe shqiptarët.

Duke punuar për një kohë shumë të gjatë në shërbimin diplomatik dhe duke pasur parasysh mungesën e formimit profesional të tufave të militantëve, që sillte nga rruga në Ministrinë e Jashtëme çdo parti, që vinte në pushtet, dhe sidomos duke pasur parasysh ndikimin e lobit serb në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme kam ngritur zërin dhe kam tërhequr vëmendjen që diplomacia dhe diplomatët shqiptarë duhet të ruhen nga kurthi diplomatik serbo-rus për një të ashtuquajtur “çeshtje të Kosovës”.

Kjo nuk është çeshtje terminologjike, por çeshtje parimore e qendrimit strategjik ndaj pavarësisë, lirisë dhe shtetit sovran të Kosovës. Në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” kam shkruar: ”Rusia dhe Serbia duan të rikthejnë prapë në OKB bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia dhe Serbia duan të zhbëhet njohja e pavarësisë së Kosovës. Përmbajtja e nismave dhe propozimeve të Vuçiçit është për ta “zgjidhur” çeshtjen e zgjidhur të Kosovës nëpërmjet eleminimit të pavarësisë së saj.

Nga pikëpamja legale Kosova është një çeshtje e zgjidhur”. (v.2018, fq.279-295). Në librin tim “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” kam shkruar: “Diplomacia ruse po kërkon të rikthejë mbrapa historinë dhe flet sot për “çeshtje të Kosovës” në një kohë që nuk ka “çeshtje të Kosovës”. Qeveritë në Kosovë duhet të shprehen me forcë kundër idesë ruse të rikthimit të ”çeshtjes së Kosovës” në KS të OKB. Duhet të shprehet kundër me forcë edhe qeveria e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB”.(v.2021, fq.269).

Kushdo që flet për ekzistencën e “çeshtjes së Kosovës”, kushdo që flet për hapjen në Këshillin e Sigurimit të OKB të të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës”, don të thotë se nuk është dakord me zgjidhjen e drejtë, që pati kjo çeshtje me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008.

Sado indulgjent që të tregohesh, është tepër e vështirë që ta konsiderosh gafën e rëndë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë si lapsus i një profani, që shkroi komunikatën e 1 janarit 2022 dhe, për shkak të formimit të gjymtë profesional, ngatërroi terminologjinë. Duket një intrigë më e madh dhe më e rrafinuar futja e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” si detyrë kryesore e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në KS të OKB.

Nuk mund të mos e lidhësh këtë me rritjen graduale të ndikimit të Serbisë në diplomacinë dhe në politikën e jashtme të Shqipërisë, sepse Shqipëria ka tre vjet që po adopton si të sajat njerën pas tjetrës disa teza të rrezikëshme serbe lidhur me Kosovën. Ndaj shfaqjen e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” si detyrë e diplomacisë së Shqipërisë në KS të OKB nuk mund të mos e shohësh si vazhdim i kësaj linje antishqiptare të adoptimit të tezave dhe qendrimeve serbe në politikën e jashtëme të Shqipërisë.

Në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë duhet ta dinë dhe ta kenë lexuar se e vetmja çeshtje që ekziston është ajo e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën është nisur prej 10 vitesh dialogu midis dy vendeve në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

Ai është një dialog, që pret mbylljen me formulën e njohjes reciproke midis dy shteteve, siç e ka përcaktuar shumë qartë presidenti i SHBA, Xho Bajden, në mesazhin e shkruar drejtuar presidentit serb në shkurt të vitit të kaluar. Një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke midis tyre është çeshtje e marrëdhënieve dypalëshe për të cilën nuk ka punë fare Këshilli i Sigurimit i OKB.

Shqipëria mund të japë kontribut si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB në disa drejtime. Shqipëria mund të shfrytëzojë mandatin e saj të ri në funksion të nxitjes së procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Ka disa shtete, që nuk e njohin Kosovën, dhe të cilët kanë e do të kenë çeshtje të hapura në KS të OKB dhe rrjedhimisht kanë e do të kenë interesa për votën e Shqipërisë në KS të OKB. Shqipëria ka hapësirën ta përdorë të drejtën e votës për të kërkuar nga njeri apo tjetri shtet nevojtar për votë njohjen e shtetit të Kosovës.

Deri tani është e pamundur të thuhet se ka një shtet të vogël apo të mesëm që ta ketë njohur Kosovën nën ndikimin e Shqipërisë. Mandati i ri i saj si anëtare jo e përhershme e KS të OKB i jep një pushtet të ri diplomatik, sepse i krijon mundësinë që të bëjë trading, siç thuhet në diplomaci, me shtete të vogla dhe të mesme, që do të kenë interes për votën shqiptare për çeshtje të tyre, që pritet të trajtohen në KS të OKB.

Diplomacia shqiptare mund ta konsiderojë mandatin e saj të ri në KS të OKB si pjesëmarrje në bursën diplomatike ndërkombëtare, ku ajo mund të luajë me çmimin e votës së saj me shtetet e vogla dhe të mesme me objektivin e arritjes së njohjeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.

Shqipëria si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB duhet të përpiqet që të realizohet objektivi i largimit nga Kosova të misionit të kapërxyer të UNMIK-ut. Ky është qendrim zyrtar i SHBA, i Britanisë së madhe, i Kosovës, etj, pra Shqipëria e ka terrenin dhe detyrën që të lobojë në KS të OKB për mbylljen dhe largimin e misionit të UNMIK-ut nga Kosova.( Më gjërë shih: gazeta “Dita”, 13.6.2019).

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet menjëherë të gjejë formën e duhur publike dhe diplomatike për të përgënjeshtruar qendrimin e gabuar skandaloz të komunikatës së saj të 1 janarit 2022 për të ashtuquajturën “çështje të Kosovës”.

Ministria e Jashtëme duhet t’u dërgojë qarkore sqaruese të gjitha misioneve diplomatike të Shqipërisë nëpër botë për të përkufizuar saktë dhe prerazi qendrimet e drejta lidhur me mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës përballë intrigave bizantine ruso-serbe kundër Kosovës në forumet dhe në arenën ndërkombëtare. Nuk ka “çeshtje të Kosovës”, siç nuk ka as “çeshtje të Shqipërisë”, në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ka interesa të përbashkëta jetike të kombit shqiptar dhe të të dy shteteve shqiptare, që duhet të bashkojnë forcat dhe të koordinohen në planin diplomatik ndërkombëtar për të fuqizuar njeri-tjerin dhe rolin e faktorit shqiptar në rajon dhe në Europë.

Ky është rast i artë diplomatik për t’u shfrytëzuar nga Shqipëria për Kosovën gjatë mandatit të ri në KS të OKB.

blank

Kurthi i Lulzim Bashës!! – Nga EVI KOKALARI

Dera kryesore e PDsë nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj. Të parët që hyn në Seli ishte nje grup i përbërë nga gratë – deputete dhe kryetare degësh – kjo me qëllim që kur ata të Bashës ti shikonin, të kuptonit që s’ka asgjë për tu trëmbur.
Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoj me gaz kur ata ishin brënda në ndërtesë.
Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brënda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë.
Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është.
Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale.
Video është filmuar nga Albana Vokshi.

blank

Tradhtia shpërtheu nga çdo pore e jetës së Lul Bravës – Nga Aurel Dasareti*

 

Tradhtia kombëtare është një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur, por asgjë nuk është më e keqe se kur të fusin shantazhin në fyt.

***

O i pabesë! Ti mendon se je më i miri kur e krahason veten me veten. Besimi është thelbi i kuriozitetit. Besimi jep kurajë dhe dëshirë për të shkuar në një udhëtim zbulimi në botën e të tjerëve.

I përkdheluri i ”babait” logjikon kështu: Unë jam një nga qeniet më unike, më të papërgjegjshme, më gënjeshtare, më mashtruese dhe më problematike që kanë jetuar ndonjëherë në të gjithë planetin tokë, ndoshta edhe në univers. Papërgjegjësia dhe idiotësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido ta kthesh atë, është një mohim. Por për kë mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtulë refuzoni të më shihni?

Kush i shmanget punës, sakrificave, rreziqeve, që shoqëria, thënë më mirë, Kombi dhe Vendi duhet të përballojë, është burracak. Por jo më pak burracak, mashtrues, servil e shpirtrob është ai që sakrifikon parimet e besueshmërisë për interesa materiale, pra ai që për shembull, është i gatshëm të lerë në dorë të pushtet-mbajtësit edhe vendimin më të thjeshtë duke u zvarritur si krimb përpara tij. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, krenarinë (po të kishe ndonjë krenari), respektimit të ligjit dhe solidaritetit ndaj bashkëkombësve fëmijët e të cilëve vdesin nga varfëria ekstreme, është tradhti.

Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë është t`i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, nëse me të vërtetë jemi burra e jo burracak, jo shpirtskllav. Kushdo që hyn në një pozicion politik dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë dhe të bëjë çfarë të dojë me pronën shoqërore duke e trajtuar atë sikur ta ketë lindur nëna e tij, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Ata që e kanë ngarkuar, kanë edhe të drejtën legjitime për ta shkarkuar.

Kjo vlen edhe për ata 6-7 shpirtrobër që godinën e përbashkët të një partie politike opozitare e kanë shndërruar në “bunker” në të cilin “punojnë” si roje disa kriminelë dhe terroristë profesional. Dhe, këta shpirtskllav e kalojnë kohën kot atje; i janë ngjitur për prapanice dylber gaztorit dhe Lul Bravës, i cili nga ana e tij, me arsye të plotë, pasi nuk është vetëm ai që e di, vuan nga çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe çrregullimi i stresit posttraumatik.

Krahasimi i paarsyeshëm i fajit duke barazuar viktimën me xhelatin, që e bëjnë disa “gazetarë” servil të paguar nga regjimi i nudistit të stërzgjatur, megjithëse kryhet me “qëllime të mira”, është në kundërshtim me natyrën njerëzore. Kjo u jep të ligjve më shumë motivim për të kryer të keqen e radhës. Kjo çon në fanatizëm, terror dhe luftë vëllavrasëse.

Fashizmi dhe bolshevizmi (diktatura e proletariatit) janë vëllezër të kundërt, por gjithnjë vëllezër; kur rritet njëri, plehëron tokën për tjetrin dhe e lind atë.

***

Unë Lul Brava humba sepse nuk fitova

Jam një humbës i sëmurë keq 

I përkëdheluri i “babait” që u shndërrova në dreq

një budalla që akoma pretendon

se ndonjëherë do të fiton.

Mos më besoni më mua

unë do t’i tregoj të gjitha çka doja

nuk e kam më atë bunker me brava

ku mund të jetoja.

Koka ime e çmendur

trupin ma ka dendur

përshkohet me vështirësi nga drita

ky ishte shkaku pse nuk shndrita.

Se nuk telefonoj askënd, më besoni

nuk jam më ai hajni

jam pak i lodhur

mos qani.

Kur të luteni për t`u bërë trim

mbajeni mend emrin tim

do të hyjë në histori

për të gjithë ata që bëjnë orgji.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhtarit Rama – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

“Sot Shqipëria është ngrysur

si një Serbi e dytë

 

               Sonila Meço, moderatore

                e emisionit “Task Force”

                                                 të kanalit “Syri Televizion”

 

       Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.

Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë – një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.

Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.

Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “…nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona… Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).

Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.

Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.

Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?

Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i  Beogradit?

Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin  me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.

Në atë informacion thuhet:

Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…

Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…

Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.

Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.

Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.

Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?

Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?

Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.

Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi  i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme  ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022


blank
blank
Send this to a friend