VOAL

VOAL

ZVICËR – HETIMET NDAJ FIFA-s ZGJEROJNË DYSHIMET

July 12, 2015

Komentet

“Do të shkoj të shoh ndeshjen”, Donald Trumpi konfirmon: Do të marr pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klubet

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës 2026, e cila do të bashkë-organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika me një rekord prej 48 ekipesh kombëtare.

“Do të shkoj të shoh ndeshjen“, u tha Trump gazetarëve. Lajmi erdhi menjëherë pasi Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi hapjen e një zyre për konfederatën botërore të futbollit në “Trump Tower”, duke forcuar më tej praninë e saj në tokën amerikane një vit para Kupës së Botës 2026 , e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Finalja e Kupës së Botës për Klube të dielën në stadiumin MetLife do të shërbejë si një “provë gjenerale” për finalen e vitit të ardhshëm.

FIFA e kishte zhvendosur tashmë departamentin e saj ligjor në Miami, ku punojnë edhe të gjithë punonjësit e përfshirë në zbatimin operativ të Kupës së Botës për Klube, që po mbahet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, si dhe Kupës së Botës 2026.

FIFA njoftoi gjithashtu se trofeu i Kupës së Botës për Klube do të jetë i ekspozuar në Trump Tower nga e marta deri të shtunën, në prag të finales.

Trump nuk është shmangur nga vëmendja e sportit gjatë mandatit të tij të dytë, duke u bërë presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në Super Bowl në shkurt dhe duke njoftuar nga Zyra Ovale në maj se Uashingtoni do të priste Draftin e NFL-së 2027. bw

Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burg për evazion fiskal të lidhur me vitin tatimor 2014, ndërsa është shpallur i pafajshëm për një akuzë të ngjashme që kishte të bënte me vitin 2015.

Sipas burimeve ligjore, gjykata e Madridit e dënoi gjithashtu Ancelottin, për mashtrimin e vitit 2014, me një gjobë prej 386.361,93 eurosh, si dhe me ndalim për të përfituar ndihma apo subvencione publike, dhe për të gëzuar lehtësime tatimore apo përfitime sociale për një periudhë trevjeçare.

Megjithëse u shpall i pafajshëm për akuzën e mashtrimit me të ardhurat personale për vitin 2015, gjykata vendosi që përgjegjësia civile që rrjedh nga dënimi i vitit 2014 t’i caktohet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vlerën prej 386.361,93 eurosh.

Prokuroria e kishte akuzuar Ancelottin për mashtrim ndaj arkës shtetërore në shumën totale prej 1.062.079 eurosh, të ndarë në 386.361 euro për vitin 2014 dhe 675.718 euro për vitin 2015, gjatë mandatit të tij të parë si trajner i Real Madridit.

Gjatë gjyqit, që u zhvillua më 2 dhe 3 prill në Gjykatën e Madridit, Ancelotti deklaroi se nuk kishte kurrë qëllim të mashtronte autoritetet tatimore dhe se kishte vepruar bazuar në udhëzimet e klubit dhe këshilltarëve të tij. Syri.net-Protothema

Xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025- Distria Krasniqi, në pullat postare të Kosovës

Xhudoja, siç dihet, është sporti më i suksesshëm në Kosovë, që i ka dhuruar vendin arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, me medalje të arta olimpike, botërore dhe europiane.

Në nderim për një xhudistet më të mirënjohura dardane, Posta e Kosovës ka lëshuar së fundmi një pullë postare me imazhin e Distria Krasniqit.

29-vjeçarja numëron dy medalje olimpike, dy medalje bronzi në kampionatet botërore dhe tri vende të para në kampionatet më kryesore europiane, ndërsa është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025.

“Ky emision i veçantë filatelik i kushtohet kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, e cila është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës nderon një histori suksesi dhe frymëzimi, duke e shndërruar imazhin e Distrias në një simbol që do të udhëtojë përtej kufijve, si ambasadore e vlerave tona kombëtare”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Posta e Kosovës. sn

Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës. Panik në fushën e blertë

Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

Whatsapp Image 2025 07 05 At 19.49.37

Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.

Dëmtimi i Musialës: (VIDEO)

Tragjedi në botën e futbollit, ndërron jetë sulmuesi i Liverpool-it pas një aksidenti rrugor

Bota e futbollit është tronditur thellë këtë mëngjes nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku në provincën spanjolle të Zamora. Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabrias.

Në aksident humbi jetën edhe vëllai i tij, André Jota, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist, i cili aktivizohej me skuadrën portugeze Penafiel. Sipas dëshmitarëve që njoftuan shërbimet emergjente, makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar edhe një zjarr të përhapur në vegjetacionin përreth.

Diogo Jota ishte vetëm 28 vjeç dhe konsiderohej një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Liverpoolit. Ai iu bashkua klubit anglez në vitin 2020 nga Wolverhampton, në një transferim që kushtoi 44.7 milionë euro. Gjatë periudhës me “The Reds”, ai zhvilloi 182 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asistime.

Me fanellën e Liverpoolit, Jota fitoi tre trofe të rëndësishëm: një Premier League (2024–25), një FA Cup dhe një Carabao Cup, të dyja në sezonin 2021–22. Para se të transferohej në Angli, ai kishte qenë edhe pjesë e Atlético Madrid, si dhe një nga shpresat më të mëdha të Portugalisë në arenën ndërkombëtare.

Një humbje e pazëvendësueshme për futbollin dhe një ditë zie për sportin botëror.sn

Anglia shpallet kampione e Europës për U-21, dy shqiptarë shkëlqyen në sulmin e Gjermanisë

Nga Fatmir Popja

Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit Europian për 21-vjeçarë mes Anglisë dhe Gjermanisë, dy superfuqi të futbollit europian. Në një ndeshje dramatike dhe të luftuar deri në sekondat e fundit, “Tre Luanët” e Anglisë triumfuan 3-2 pas kohëve shtesë duke mbrojtur titullin dhe shpallur për herë të dytë radhazi kampionë Europe në këtë kategori moshe.

Por përtej rezultatit, kjo finale mbarte një tjetër moment historik për shqiptarët, dy sulmues me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper, ishin titullarë në vijën e parë të sulmit për Gjermaninë U-21 duke dhënë një paraqitje mbresëlënëse dhe shkëlqyen në skenën më të madhe të futbollit europian për të rinjtë.

-Shqiptarë në zemër të “panzerave”

Nuk kishte ndodhur më parë që dy shqiptarë të ishin titullarë në finalen e një Europiani me fanellën e Gjermanisë. Të dy të rinjtë treguan vlera të larta teknike dhe vendosmëri në një ndeshje të tensionuar, ku sulmi gjerman ishte ndër më aktivët. Brajan Gruda, 21 vjeç, një nga emrat më të përfolur të momentit, luan me Brighton në Premier League. Ai është një sulmues i majtë modern, teknik dhe eksploziv i cili prej muajsh mbetet në radarët e trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho i cili ka shprehur interesim për ta bindur të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Nelson Weiper, 20 vjeç, i lindur në Mainz dhe pjesë e skuadrës gjermane me të njëjtin emër ishte protagonisti kryesor në këtë finale. Me fanellën nr. 19, Weiper shënoi një gol të bukur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë duke rihapur ndeshjen pas avantazhit të hershëm të Anglisë. Ai dha një performancë dominuese në ajër dhe u tregua vendimtar në çdo kontakt me topin.

-Një finale klasike, një rikthim i historisë

Kjo ishte herë e dytë që Anglia dhe Gjermania përballen në një finale të Euro U-21, pas përballjes së vitit 2009, ku kishte triumfuar Gjermania. Këtë herë, historia u shkrua ndryshe. Anglia kaloi në epërsi që në minutën e 17-të me golin e Palmer, por Weiper rihapi lojën në fundin e pjesës së parë. Gjermanët barazuan me një supergol të Nebel në minutën e 61-të dhe pas përfundimit në barazim 2-2 të kohës së rregullt ndeshja shkoi drejt kohëve shtesë. Rowe shënoi golin vendimtar për Anglinë në minutën e 92-të, duke e çuar rezultatin në 3-2 në fillim të shtesës së parë, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në mbyllje të 120 minutave lojë dhe Anglia me meritë u shpall Kampione e Europës për U-21.

Të ardhme shqiptare me dyshen Gruda–Weiper?

Ndërsa e gjithë Europa pa me admirim paraqitjen e tyre, çështja e përfaqësimit ndërkombëtar mbetet ende e hapur për të dy lojtarët me rrënjë shqiptare. Gruda, i lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë, nuk e ka bërë ende debutimin me ekipin e parë të Gjermanisë dhe mbetet në orbitën e FSHF-së. E njëjta situatë edhe për Weiper, i cili gjithashtu ruan të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, nëse nuk aktivizohet me kombëtaren A të Gjermanisë në ndeshje zyrtare. Finalja e Euro U-21 në Bratislavë nuk ishte vetëm një ngjarje e rëndësishme për futbollin europian, por edhe një moment krenarie për shqiptarët kudo që ndodhen, dëshmi se talenti shqiptar lulëzon dhe shkëlqen edhe në elitën e futbollit botëror.bw

Akordi me Milanin, zbulohet paga që pritet të fitojë Xhaka te kuqezinjtë

 

Granit Xhaka pritet të jetë afrimi i Milanit, në këtë merkato vere.

Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me origjinë shqiptare ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

Kuqezinjtë pritet t’i ofrojnë 10 milionë euro Bajern Leverkusenit, për kartonin e Xhakës.

Mesfushori me origjinë shqiptare, shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Ksabi Alonsos në sezonin 2024-25.gsh

 

“Futbolli si mesazh për paqen”, Ronaldo me dhuratë speciale për Presidentin Donald Trump

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.

António Costa, president i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!” – shkruajti Costa në rrjetin social.

António ndau foto të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez i futbollit dërgon mesazhe të tilla, pasi diçka të tillë e kemi hasur edhe më parë.

Ronaldo mbetet një nga njerëzit më me ndikim në botën e futbollit, pavarësisht viteve që kalojnë.bw

Buffon konfirmon se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i Italisë

 

Objektivi është i qartë: t’i kthejmë Azzurrët në Kupën e Botës.

 

VOAL- Duke folur për Rai, Gianluigi Buffon konfirmoi se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Italisë. “Po presim detajet përfundimtare, por në fund mendoj se bëmë zgjedhjen më të mirë”, shpjegoi kreu i delegacionit të Azzurrëve në periferi të ndeshjes U21 në Kampionatin Evropian. Ish-lojtari i Sionit dhe Kampioni i Botës i vitit 2006 do të ketë për detyrë të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjet e mbetura kualifikuese, me objektivin e qartë të rikthimit në Kupën e Botës pas një mungese 12-vjeçare. RSI

Rënie drastike në FIFA, Sylvinho rikthen Shqipërinë në pikën zero

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi.

Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj, arriti t’i marrë më të mirën lojtarëve si Asllani, Bajrami etj, por sot historia është ndryshe. Pas “Euro2024”, të gjithë prisnin një ekip më të pjekur, më të fortë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, Shqipëria nisi një rënie të lirë, ku fillimisht ra në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa po vijon me një fushatë kualifikuesesh në Botëror aspak pozitive, ku në 4 ndeshjet e para ka marrë vetëm 5 pikë. Shumë zhgënjyese 2 barazimet e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, që vendosin menjëherë në pikëpyetje të fortë këtë rrugëtim, për të mos thënë që tani duhet më shumë se një mrekulli.

Kjo paraqitje e dobët e Shqipëria pritet të reflektohet edhe në renditjen mujore të FIFA, ku Shqipëria humbet edhe dy pozicione të tjera, për tu renditur në vendin e 68-të. Edhe në renditjen e FIFA, Sylvinho rikthehet në pikën zero, aty ku e gjeti Shqipërinë, ndërsa maksimumi në drejtimin e tij ka qenë vendi i 59-të.

Nga tifozët tek opinioni sportiv, kritikat ndaj Sylvinho-s kanë “vërshuar lumë”, ndërsa e fortë ishte edhe analiza e ish trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi në “Panorama Sport”:

 

Panorama Sport
Panorama Sport

“Sylvinho justifikohet. Me Manaj bëri karshillëk, gaboi edhe në mesfushë”, është titulli kryesor në të përditshmen më të madhe sportive në vend, ku intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin print.bw

“Kemi urdhër t’ju kontrollojmë imtësisht”, Tifozat Kuq e Zi prezent në Riga: Koha e maskarenjve, Atdheu mbetet i Shqiptarëve

Sa vjen e bëhen më të mëdha problemet e Tifozëve Kuq e Zi me Federatën Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, tifo-grupi kuqezi ishte prezent në Riga për ndeshjen me Letoninë, ndërsa ankohen se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve.

Postimi:

Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Img 8681 419x600

 

Triumfi historik – Portugalia fiton për herë të dytë Nations League, Spanja mposhtet në ‘ruletën’ e penalltive

Portugalia është shpallur kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën në një finale të zjarrtë dhe plot emocion të zhvilluar në Allianz Arena të Mynihut. Në një duel mes dy prej përfaqësueseve më cilësore të futbollit europian, ekipi i drejtuar nga Roberto Martínez tregoi pjekuri, qartësi taktike dhe shpirt gare për të ngjitur sërish majat e kontinentit.

Gjithçka u vendos në goditjet e penalltive (koha e rregullt përfundoi 2-2), ku portugezët u shfaqën të gjithë të saktë, ndërsa për spanjollët gaboi Alvaro Morata në serinë e katërt, duke e bërë të pavlefshme ekzekutimin pestë për ‘La Rojan’

Protagonistët e finales ishin të shumtë, por nderin e golit vendimtar, atë të barazimit 2-2, e mori Cristiano Ronaldo.

Me këtë sukses, Portugalia fiton titullin e dytë në UEFA Nations League, pas triumfit të parë historik në vitin 2019. Kjo fitore jo vetëm e ngre në piedestal ekipin e Roberto Martínez, por gjithashtu konfirmon se Portugalia është një forcë e madhe në arenën ndërkombëtare një skuadër që di të rinovohet, të përtërihet dhe të fitojë, por gjithmonë me Criastiano Ronaldon në fushë. Një tjetër natë magjike për një kombëtare që di të ëndërrojë… dhe të fitojë.

Golat

Zhbllokohet pa u mbushur minuta e 21-të e finales së Nations League mes Spanjës dhe Portugalisë. Pas një kundërsulmi të shpejtë të spanjollëve. Zubimendi thjesht shty topin drejt rrjetës, pasi topi i mbeti para këmbëve me pak fat, 1-0 për ‘La Rojan”.

Portugali – Spanjë 0-1

Zgjat shumë pak epërsia e Spanjës, pasi Nuno Mendes realizoi për portugezët.Portugali – Spanjë 1-1

Tjetër gol në ‘Allianz Arena’ të Mynihut: Oyarzabal përmbyll me gol një aksion të shpejtë të spanjollëve, 1-2

Portugali – Spanjë 1-2

Vjen goli i 138 me kombëtaren luzitane për Cristiano Ronaldo: krosim nga  majta e sulmit me CR7 që bën atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë, 2-2

Portugali – Spanjë 2-2

Mbyllet pa fitues koha e rregullt, shkon në shtesë finalja e Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës.


Send this to a friend