VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

February 16, 2020
blank

Komentet

blank

DISA TË VËRTETA PËR HAVZI NELËN! Nga Milaim Nela

Duke qenë se i përkas të njëjtit trung dhe për të shmangur sado pak “konfliktin e interesit” në sytë e miqve dhe publikut që më lexon do t’i them disa gjëra për Havzi Nelën – martirin që u var në litar më 10 Gusht të vitit 1988.
Dje të nderuar miq ju thashë që do hesht, megjithëse vreri i patronazhistëve më detyroi të dal sado pak nga heshtja e premtuar!
Ditën e djeshme në 34 vjetorin e ekzekutimit në litar është folur për Havzi Nelën në media, rrjetet sociale dhe dita u mbyll me një përkujtimore të organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike Dr
Sali Berisha me bashkëvuajtës të Havzi Nelës, të afërm dhe kontribues të nxerrjes në dritë të figurës së tij.
Shumë është shkruar e shumë është thënë për Havzi Nelën por duke parë prononcimet dhe disa keqkuptime dhe mbi të gjitha duke qenë një nga të parët që kam patur akses tek vepra (e mbijetuar) e Havziut falë vëllait të tij Shukri Nela dua të sqaroj disa pika;
A. Havzi Nela nuk është dënuar në vitin 1967 si poet por si antikomunist i deklaruar hapur kundër revolucionit alla-kinez të Enver Hoxhës që u iniciua me fjalimin e tij famëkeq të 6 shkurtit 1967.
Formalisht akuza ishte pēr tradhëti ndaj atdheut.
Havzi Nela në një mbledhje të rëndësishme të asaj kohe në Shishtavec ishte deklaruar;
1 – kundër kolektivizimit të pronës sepse e konsideronte të shenjtë pronën private
2 – kundër ndalimit të Fesë pasi besimi ishtë shumë i rëndësishëm për njeriun
3 – kundër ndalimit të veshjes tradicionale pasi ajo ishte shumë e rëndësishme për kulturën kombëtare.
Unë tē paktën as nuk di as nuk kam lexuar pēr ndonjë person tjetër të ketë bërë rezistencë apo sfide të hapur publike ndaj revolucionit të mesipërm.
Pas kësaj ngjarje sigurimi famëkeq i shtetit i ishte vënë këmba këmbës Havzi Nelës asokohe mësues i letërsisë dhe gjuhës shqipe në Topojan duke rekrutuar edhe kolegë të tij.
Havziu e donte shumë vendin e tij dhe nuk kishte ndërmend ta braktiste atë por ishte vënë në dijeni që arrestimi ishte çeshtje kohe ndoshta orësh.
Ai do merrtë bashkëshorten e tij dhe një valixhe me të gjitha dorëshkrimet e tij deri në atë kohë, dhe do arratisej në Jugosllavi
Në dosjen e tij është gjetur letra me shkrim dore e shkruar në kufi “LAMTUMIRË ATDHE I DASHUR, PO TË LË PO ZEMËRPLASUR”!
Si person i futur në rreth të kuq edhe nga autoritetet jugosllave ai do ti dorëzohej autoriteteve shqiptare, në bazë të marrëveshjeve që kishin vëllezërit ideologjike të të dy anëve.
Dorëshkrimet e tij nuk dihet sot e kësaj dite çfarë fati kanë pësuar, nëse ekzistojnë diku në Prizren, janë djegur apo janë diku në arkivat serbe!
U dënua herën e parë me 15 vjet burg me akuzën për tradhëti ndaj atdheut dënim që do ti shtoheshin edhe 8 vjet të tjera pas revoltës së Spaçit.
Dëshmitarët e asaj kohe konfirmojnë qëndrim burrëror në sallën e gjyqit duke deklaruar pa ju dridhur syri, po jam kundër rregjimit tuaj se është antikombëtar.
Dua të ju kujtoj lexuesve të mi se pas luftës civile që komunistët akoma e quajnë nacional-çlirimtare ishin pushkatuar 3 vetë nga Nelajt e Kollovozit, ishin arratisur disa po nga i njëjti fis.
Mes të arratisurve ja vlen të theksohet arratisja nga Lushnja e dy vellezërve të të pushkatuarit Ilmi Nela (Mustafe dhe Idriz Nela) ku ishin të internuar për në Jugosllavi.
Këta bashke me Qemal Hoxhën arritën që për 30 ditë duke sfiduar operacionin e udhëhequr direkt nga Mehmet Shehu ku e gjithe ushtria, policia dhe forcat vullnetare të asaj kohe nuk arritën që ti kapnin. (Kjo ngjarje meriton një skenar filmi sepse është spektakolare).
Unë kam patur fatin ta takoj Mustafe Nelën në vitin 1994.
Sherif Nela vëllai i të pushkatuarit tjetër Zaim Nela ishte i internuar në Lushnje.
I internuar në Lushnje ishte po ashtu Billal Shaban Nela vëllai i Rrahim Shaban Nelës i arratisur në Francë.
Avdulla Baftjar Nela ishte sa brenda e sa jashtë burgut.
Të gjithë këta nga Nelajt e Kollovozit!
E bëra këtë ndërhyrje për të treguar se pse Havzi Nelën e priste pashmangshmërisht një dënim shumë i ashpër.
U lirua pas 20 viteve burg duke shlyer 3 vjet me punë në burg (njihej kjo nga regjimi i asaj kohe).
Pas lirimit nga burgu sigurimi nuk do t’i ndahej e do ta ndiqte këmba këmbës.
Unë kam qenë në shkollën e mesme në atë kohë e kam patur rastin ta takoj e të rri dy herë me Havziun megjithëse ishte shumë i rezervuar me njerëzit dhe më ka ngelur në mendje shprehja që e përdorte shumë shpesh: ‘më falni se u zgjata shumë’!
Me babën tim ka patur afërsi që në fëmijëri dhe kanë marrë pjesë edhe në festivale folklorike të asaj kohe kryesisht lokale pasi Havziu e ka patur artin të shkruar në ADN-në e tij, këngëtar, valltar i shkëlqyer (shikoni foton më poshtë e ruajtur nga familja ime) dhe poet.
Kur i thashë që dua të vazhdoj shkollën (isha në shkollë të mesme asokohe) i shkëlqente fytyra. Mua më ka ngelur në kujtesë vështrimi i syve të tij që rrezatonin dashamirësi dhe më ka lënë përshtypjen edhe pse ja kishin shkatërruar pjesën më të bukur të jetës ai kishte një buzëqeshje permanente në fytyrë.
B. Pas arrestimit të dytë dhe internimit në Arren (që ai do ta quante Arrni me arrna) ku ishte ballafaquar me kushte çnjerëzore ai kishte vendosur të arratisej nga internimi sepse durimi i tij kishte arritur fundin.
Janë hedhur shumë hipoteza dhe është spekuluar shumë por versioni më i besueshëm është që ai donte të takonte edhe njëherë nënën e tij dhe ti jepte fund jetës. Dëshpërimi dhe lodhja e tij reflektohet edhe në poezitë e tij të shkruara në Arrën.
C. Havzi Nela është dënuar me vdekje në litar nga Gjykata e Rrethit Kukës me gjykates Agim Hoxha, me pretencën e prokurorit Nikollaq Helmi në kundërshtim me ligjet e asaj kohe. E theksoj në KUNDËRSHTIM me ligjin e kohës. Në dosjen e tij ështē një shënim me shkrim dore i shkruar me stilograf me bojë blu ku kërkohet të dënohet që të bëhej shembull!
Pra është dënuar me urdhër nga lart e ligji është sajuar për të justifikuar aktin.
Është dënuar për tentativë arratisje pa u provuar tentativa.
Eshtë denuar për terrorizëm pa u provuar vepra penale.
Të mos harrojmë se kishte filluar vala e shembjes së rregjimeve në Europën qëndrore e lindore.
Havzi Nela ishte kurbani perfekt për rregjimin të cilit i lëkundej toka nën këmbë.
D. Havzi Nela nuk është varur në qendër të qytetit të Kukësit siç thuhet gabimisht por në vendin më publik që quhej Agjencia që ishte një vend afër kryqëzimit ku kryqëzoheshin të gjitha rrugët dhe ishte hyrje dalja e qytetit dhe stacioni i autobuzëve urbane, lidhjes me fshatrat dhe atyre nacionalë. Ishte vendi më i ekspozuar dhe kjo ishte bërë qëllimisht për të ngjallur terror.
Unë po ashtu nuk do ti harroj datat 10 dhe 11 Gusht të vitit 1988. Në qendrën e Kollovozit ku ishin përqendruar zyrat, dyqanet, shkolla dhe shumë aktivitete të asaj kohe njerëzit ishin nē zi të pashpallur. Këmbeheshin me njëri tjetrin dhe nuk flisnin por përshëndeteshin duke salutuar njeri tjetrin vetëm me lëvizje koke. Flisnin me minimumin e fjalëve vetëm kur e kishin të domosdoshme.
Ishte vapë gushti dhe dukej një atmosferë që mund ta krahasoj vetëm me ndjesinë pas eklipsit të diellit që kam përjetuar në Londër në vitin 1999. Ishte dritë por një dritë e frikshme, ishte diell por një diell i çuditshëm sikur mbaje një hekur të rëndë në gjoks po nuk ja thoje kujt.
Kjo të paktën ishte ndjesia ime.
Është dënuar Trifon Xhagjika për poezi, është dënuar Vilson Blloshmi e Genc Leka për krijimtarinë e tyre por Havzi Nela nuk është denuar si poet pasi sa ishte gjallë poezitë e tij nuk i ranë në dorë makinerisë së diktaturës. Po t’i kishin rënë ai nuk do ishte liruar nga burgu pas dënimit të dytë dhe me shumë gjasa do ishte ekzekutuar para vitit 1988.
Havzi Nela është dënuar si antikomunist i deklaruar pa e fshehur apo kamufluar asnjëherë kundërshtimin dhe mospajtimin me rregjimin komunist.
Ai shkroi për lirinë dhe demokracinë kur pak kush e njihte si koncept!
Ai shkroi për konferencën e Helsinkit kur shumë pak shqiptarë nga ata që ishin demek të lirë kishin njohuri se ekzistonte.
Ai ka shkruar dhe folur kundër luftës së klasave kur askush nuk guxonte ta artikulonte hapur një gjë të tillë.
©️Milaim Nela
Durrës më 11 Gusht 2022.
P.S: Në foton e parë poshtë: I pari nga e majta është Shukri Nela (vëllai i Havziut), i dyti është babai im Lutfi Nela, dhe i treti është i ndjeri Havzi Nela. Fotoja është e ruajtur nga familja ime dhe i përket një festivali zonal në vitin 1956.
blank
blank

Ushtari i mire Kraja! – Vendi i sigurimsave dhe si sigurimi u kthye ne klase dirigjente ne Shqiperi Nga Iris Toto

Vendi i sigurimsave dhe kaçakeve: si sigurimi u kthye ne klase dirigjente ne Shqiperi.

E degjova intervisten e Arben Krajes tek VOA, dhe thjeshte u fokuzova tek gjuha e trupit te tij, e cila me konfirmoi sa dija:

1. Arben Kraja eshte nje sigurims besnik i regjimit komunist. Le te takoje ke te doje ne Amerike. Ai mbetet nje sigurims dhe eshte e dhimbshme qe shoqeria shqiptare toleron figura te tilla!

2. Arben Kraja ka mbyllur me urdher nga strukturat e regjimit postkomunist (disa rrenje ndodhen diku ne Amerike) hetimet kunder vjedhjeve te Lulzim Bashes.

3. Arben Kraja dhe kolegu i tij, Besnik Dervishi, nje tjeter sigurims i regjimit komunist, qe sot per llogari te te njejtit sistem kriminal ushtron funksionin e Komisionerit per mbrojtjen e te dhenave personale nuk ben as per sy e faqe ndonje reagim serioz pas skandalit te patronazhisteve. Qartesisht per ata si sigurimsa „shteti“ nun finksionon pa patronazhista. Madje jemi keq me kuotat.

4. Arben Kraja varrosi hetimet e krimeve zgjedhore ne Diber dhe me pas ne Elbasan, megjithese provat ulerisnin. Madje nxitoi te leshonte deklarata kontradiktora rreth provave te gjetura ne vendin e krimit.

5. Arben Kraja pati disa flamuj te kuq per te cilet prokurore te tjere u shkarkuan nga proceset e vetingut. Por ky jo vetem qe e kaloi, por na u be dhe shef SPAK. Ta gezoje vilen tek Gjiri i Lalzit 😉

6. LAST but NOT LEAST: Nicola Gratteri, prokurori antimafies italiane, qe eshte pike referimi ne BE per luften kunder grupeve kriminale perfshire mafien albaneze, ka mbi 30 vjet qe jeton me skorte. Arben Kraja fluturon i lirë nëpër Amerike, vend nga i cili Nicola Gratteri sipas FBI eshte kercenuar ne pranvere te ketij viti. Arsyje pse Gratterit i eshte dyfishuar skorta 😰

Habit qe Edi Rama, aktori me i degjeneruar i politikes shqiptare, eshte i vetmi qe guxon te hedhe shashka kunder te porositurit Arben Kraja?

Porositur nga kush?

Nga ata qe „financuan“ Ramaformen ne drejtesi do thoja. Ramaforma tashme dihet se ishte nje lavazh truri dhe jo vetem!

Rames koha po i hiken. Por kush do vije pas tij ne vendin e sigurimsave dhe kaçakëve, ku prokuroret e antimafies kane profilin e Arben Krajes, vrasin popullin në emër të popullit dhe guxojne te flasin per pandeshkueshmeri 🤦🏻‍♀️

blank

“Money Heist” në qendër të Romës- njoftojnë zjarrfikësit pasi ngecin në tunelin që hapën për të grabitur bankën

Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërti është ende i bllokuar: hipoteza është se ata po përpiqeshin të arrinin një kasafortë bankare

Katër persona ngecën nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI të Romës. Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, ndërsa i katërti është ende i bllokuar, në rreth 5 metra thellësi. 

 

Nuk dihet ende pse personat e ndaluar po hapnin tunelin, por një nga hipotezat që po qarkullon në mediat italiane dhe që është njëherësh pistë hetimi e policisë italiane, është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, rreth 300 metra larg vendit ku kanë nisur gërmimet.

 

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet.

 

Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve të Saf, Usar dhe “Carro Crolli”, prej disa orësh vijojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

 

Gërmimi nis nga dyshemeja e një hapësire tregtare dhe mbetet për t’u vlerësuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në fakt donin të shënonin një goditje në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë.bw

blank

Analisti Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, ja kush është xhokeri i tyre që mund ta zëvendësojë

Analisti i njohur Genc Burimi ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka analizuar lëvizjet në mjedisin politik shqiptar gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se qeveria e Edi Ramës gjendet midis 3 zjarreve.

Sipas Burimit, rreziku më i madh që i kanoset qeverisë së Ramës është dosja e inceneratorëve ku janë vjedhur 400 milionë euro dhe një koktej molotovi, që sipas tij përbëhet nga korrupsioni dhe inflacioni në rritje.

Nisur nga vizita e kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, analisti nënvizoi se Kryeprokurori mund t’i ketë paraqitur amerikanëve “gjëra shumë të rënda”, që mund të çojnë para drejtësisë edhe Edi Ramën.

Por, po sipas tij, amerikanët sot nuk kanë një xhoker në politikën shqiptare për t’i dhënë kompetencat për drejtimin e vendit, pasi janë në konflikt me kreun e PD, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por njëherësh nuk është se e simpatizojnë fort Ramën, që ju mbetet alternativë e vetme.

ANALIZA E GENC BURIMIT:

Qeveria është në një pozitë, ka para saj edhe dy vite e ca mandate. Domethënë që normalisht në një rend kushtetues normal, një vend që aspiron të integrohet në BE duket pak e besueshme që qeveria të bjerë.

Kjo qeveri ndodhet nën tri zjarre. Ndodhet në n zjarrin ekonomi se financat ndodhen ky thërret kiameti. Zjarri tjetër që ka qeveria është një zjarr me opozitën . Me Sali Berishën individualisht se para një viti e gjysmë ishte rehat me Lulzim Bashën. Duke zgjuar atë, që kam një shprehje (duke zgjuar mumjen që flinte në Piramidë), ka një zjarr të dytë. Kush e mendonte se do bëhej Berisha një uragan i tillë. Dhe zjarri i tretë ku futet Ilir Meta është ai i korrupsionit. Kjo është një qeverie e një vendi të korruptuar. Këto tre zjarre, Edi Rama thotë ishallah mbaj këtë mandat deri në 2025, amerikanët janë miqtë e mi dhe nuk do më lëshojnë do më mbajnë deri atëherë.

Jemi në pikë kritike se ka koktej korrupsion plus inflacion. Është koktej eksploziv, ose molotov siç themi në Perëndim. PD e Berishës dhe partia e re e metës mund të bëjnë sërf në këtë valë pakënaqësie. Por që të çojë deri në rrëzimin e qeverisë nuk e di. Kjo opozitë nuk mund të vijë në qeveri sot përpara 2025, vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme. Prandaj nuk e shoh. Ose nëse Meta ka ndonjë interpretim kushtetues. Mund të bëhet pyetja me referendum doni apo s’doni zgjedhje të parakohshme. Por jemi në një moment blofi, një agresion psikologjik që i bëhet Ramës në mënyrë që ai të shkasë. Por edhe një presion që i bëhet SPAK-ut që të dëgjojë kryeministrin si dëshmitar.

Shiko jemi në një periudhë vere dhe Rama vetë nuk e di nëse ka nevojë të konsumohet për gjëra të vogla. Se janë dy gjëra kyçe të vogla që po e ngacmojnë. E madhja janë SPAK-u dhe inceneratorët. Ai ose do ndërhyjë e inceneratorët, ku në një moment ndërhyri duke i thënë SPAK-ut shiko se po godisnin në një anë. Dhe në këtë moment ai nuk merret me gjërat e mëdha, por me të voglat. Këtu është historia e Tases që ndodhi në Himarë. Aty bëri diçka negative se ja vuri të gjithë përgjegjësinë Arjan Tases që e përdori si një lloj Xhokeri, për të shmangur sulmin mbi qeverinë. Ai duhej të merrte masa. Të bënte një mea-culpa. Por këto janë histori të vogla. Nuk do e rrëzoja atë historinë e Ramës. Problemi i vërtetë i Ramës janë inflacioni, korrupsioni dhe inceneratorët.

Duhet të kuptoni se Rama nuk drejton i vetëm. Ka mbrapa një tutor që janë amerikanët. Jemi një lloj kolonie amerikane se vendosin SHBA-të bashkë me të. Sot në siklet mund ta vendoste një dosje tepër e rëndë që e ka në dorë SPAK-u. Është dosja e inceneratorëve. Por mua nuk më pëlqen ajo vizita e zotit Kraja në SHBA, ku takoi qeverinë amerikane. Ç’punë ka prokurori i vendit tim, i SPAK-ut t’i japë llogari amerikanëve. Kraja mund të ketë thënë shiko se kam gjëra shumë të rënda. Pro amerikanët i kanë thënë thirr Ramën, ata që qëndrojnë pranë tij, por edhe Berishën dhe Metën për ta balancuar.

Se kanë problem fare amerikanët që SPAK-u të përndjek as Berishën, as Metën, as Ramën. Por po e bën një gjë të tillë ata destabilizojnë vendin. Se kush do ia zërë vendin Ramës. Nuk ke sot një xhoker që të mbajë peshën e ekonomisë, e gjeopolitikës. Sot kjo luhet, se ka një vakum politik, nuk kanë një kartë amerikanët për të zëvendësuar Ramën. bw

blank

“Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaroamerikane”- Berisha nxjerr fjalimin e James Baker në parlamentin shqiptar më ’91: I bëri për ujë të ftohtë…

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherazi kreu i PD-së ka publikuar sot kujtime nga vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker më 22 qershor 1991 në Shqipëri, si pjesë e publikimit prej disa kohësh të të historisë së vërtetë të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në 31 vitet e fundit që siç thotë ai po falsifikohet dhe censurohet si në kohërat e vjetra nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Soros-it.

Berisha publikon dhe fjalimin e Baker, që siç thotë ai i bëri për ujë të ftohtë autoritetet komuniste në pushtet.

POSTIMI I PLOTË
Historia e vërtetë e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit, në foto dhe video!
Miq, për shkak të falsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Soros-it, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë me foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100-vjetorin e tyre.

Në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane, vizita më 22 qershor 1991 e Sekretarit të Shtetit James Baker, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme.

Ajo ishte vizita e parë e atij niveli në historinë e këtyre marrëdhënieve.
Vizita vinte pas 45 viteve të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve nga etërit shpirtërorë dhe biologjikë të Edi Ramës të cilët pas luftës vendosën diktaturën e egër staliniste dhe rreshtuan Shqipërinë në anën e Rusisë.
Sekretari Baker në këtë vizitë përveç fjalës së tij para gjysmë milioni shqiptarësh, mbajti edhe një fjalim të shkurtër në Parlamentin e parë pluralist të Shqipërisë, pas 45 vitesh monizëm total politik. Në këtë fjalim historik ai në një akt të hapur mbështetjeje për Partinë Demokratike, u bëri të qartë shqiptarëve dhe botës se në Shqipëri ai erdhi sepse u vendos pluralizmi politik dhe se kishte ardhur me ftesë të Sali Berishës. Kjo deklaratë i bëri për ujë të ftohtë autoritetet komuniste në pushtet.
🔴 Më poshtë keni tekstin e fjalimit të Sekretarit Baker në Parlament. sb

Faleminderit zoti Kryetar dhe anëtarë të Kuvendit Popullor!
Dëshiroj të them fillimisht se sa i prekur jam personalisht dhe anëtarët e delegacionit tim për mikpritjen tuaj, një pritje e jashtëzakonshme këtu ne Tiranë. Unë e di se kjo pritje nuk drejtohet personalisht ndaj meje, por drejtohet ndaj shtetit të cilin unë përfaqësoj. Unë e shikoj këtë edhe si një shprehje të kërkesave e aspiratave të popullit shqiptar për liri e demokraci, që i ishte mohuar për një kohë shumë të gjatë.
Dëshiroj t’u them të gjithëve se për në amerikanët ishte një gjë jashtëzakonisht emocionale pritja sot në sheshin “Skërnderbej” në qendër të Tiranës.

Miq të dashur,
Për gjenerata të tëra bashkatdhetarët dhe të afërmit tuaj janë strehuar në Amerikë dhe kanë dhënë e vazhdojnë të japin një ndihmesë të jashtëzakonshme në jetën e kombit amerikan. Por rruga midis nesh duhet të jetë e dyanshme. Prandaj në fillim të këtij muaji në këtë Parlament doktor Sali Berisha më ftoi të vizitoj Shqipërinë dhe unë erdha sa më herët që pata mundësi. Kam nderin dhe privilegjin që të përshëndes këtë Parlament.
Me rivendosjen kohët e fundit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona dhe me vizitën time sot këtu unë i them popullit të Shqipërisë: Amerika po kthehet te ju. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur me kujdes dhe kanë përshëndetur përparimin që keni arritur në rrugën e lirisë. Ju keni ndërmarrë hapat e parë të rëndësishëm për t’u bashkuar me komunitetin e vendeve të tjera pas shumë dekadash të vetizolimit.
Të gjithë amerikanët përshëndesin hapat tuaj të parë në këtë rrugë demokratike, të cilën e kanë marrë së bashku me ju shumë kombe anembanë botës.
Unë kam një mesazh të thjeshtë për anëtarët e këtij Kuvendi sot dhe për çdo qytetar të këtij vendi, që tani po ballafaqohet me sfidën e vështirë të rindërtimit kombëtar. Ky mesazh është se në rrugën e lirisë ne gjithmonë duhet të shkojmë përpara.
Në këtë Parlament, në këtë kryeqytet dhe anembanë këtij vendi mund të shkohet përpara vetëm drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë, të një ekonomie tregu të lirë dhe të shtetit juridik. Pas kaq shumë vitesh Shqipëria nuk mund të vonohet më.

Një pjesë e rëndësishme e punës së domosdoshme për të rindërtuar demokracinë duhet të zhvillohet në këtë Parlament, në përgatitjen e ligjeve të domosdoshme për krijimin e një ekonomie të tregut, për një sistem kushtetues qeverisjeje dhe për sigurimin e demokracisë e të lirisë ekonomike. Këtu në Parlament ju do të ballafaqoheni me atë që Presidenti Bush e ka cilësuar si puna e vështirë e lirisë.
Qeveria juaj e koalicionit ka përgatitur një program ambicioz ekonomik, i çili është i domosdoshëm për ringjalljen kombëtarë të vendit tuaj. Privatizimi i bujqësisë dhe industrisë, hapja vendimtare e vendit tuaj për investime nga jashtë dhe politika e vonuar e shkëmbimit të lirë të monedhës, liberalizimi i çmimeve dhe një buxhet kombëtar i balancuar janë të domosdoshëm për të përgatitur terrenin për ringjalljen ekonomike të Shqipërisë.

Por unë dua të theksoj atë që kanë përjetuar vendet e tjera të Europës Lindore. Rruga e përparimit është e dhimbshme e vështirë. Puna juaj nuk do të jetë e lehtë. Ajo do të kërkojë nga ju dhe nga populli juaj durim dhe vendosmëri, gjëra që shqiptarët i kanë treguar në luftën e tyre të gjatë për liri. Por nuk ka tjetër rrugë drejt së ardhmes, të cilën e dëshirojnë dhe e meritojnë shqiptarët, për ju e për fëmijët tuaj.
Në këtë Parlament e në këtë kryeqytet ju do të përpiloni një Kushtetutë të re, që do të jetë një pjesë shumë me rëndësi për ringjalljen, për krijimin e një Shqipërie të re.

Në qoftë se kjo do të jetë një Shqipëri ku qytetarët individualë do të vendosin të ardhmen e tyre, ku të drejtat e çdo qytetari, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike ose fetare, do të mbrohen plotësisht, atëherë procesi i përpilimit të Kushtetutës së re do të jetë i hapur dhe demokratik. Jam shumë i kënaqur që ju keni ftuar ekspertë kushtetutorë nga vendi im dhe nga vendet e tjera të Euopës, që të këshillohen me ju në këtë proces.

Dhe, duke folur si avokat, unë mund t’ju them se është me rëndësi jo vetëm përmbajtja e ligjit, por edhe fryma e një ligji të tillë, si dhe zbatimi, që do ta bëjnë shumë të rëndësishëm suksesin e një demokracie të vërtetë, e cila duhet t’u përmbahet ligjeve të drejta dhe të bazohet në drejtues të drejtë.

Gjithashtu jam shumë i kënaqur që Qeveria ime dhe shumë organizata private amerikane do t’i ndihmojnë shqiptarët që të ndërtojnë demokracinë, ekonominë e tregut dhe një rend të ri kushtetues.
Dëshiroj të jem shumë i qartë në lidhje me diçka tjetër. Ashtu si nuk ka kthim prapa në rrugën e krijimit të një Shqipërie të re, gjithashtu gjatë kësaj rruge nuk mund të ketë vend për dhunë, nuk mund të këtë vend për kërcënime dhe nuk mund të ketë vend për përdorimin e forcës.

Konceptet kryesore të Europës së re, së cilës Shqipëria iu bashkua duke u bërë anëtare e KSBE-së, janë respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe zgjidhja në mënyrë paqësore e mosmarrëveshjeve. Unë e di se flas për çdo amerikan, kur i drejtohem çdo anëtari të këtij Parlamenti, si dhe çdo qytetari të Shqipërisë: të zhduket njëherë e përgjithmonë frika në Shqipëri. Kjo është Shqipëria e re dhe ju jeni anëtarë të një Europe të re.

Ju jeni bashkuar me vendet anëtare të KSBE-së, të cilat janë zotuar që të zbatojnë standardet e larta të KSBE-së, standardet që përcaktojnë sjelljen e shteteve ndaj njëri-tjetrit, si dhe ndaj popujve të tyre. Ju keni arritur një marrëveshje solemne me Europën, si dhe me vetveten. Mos e shkelni këtë marrëveshje! Ju tani jeni anëtare e plotë e KSBE-së. Shpresoj se privilegjin e anëtarësisë në të do ta përdorni në mënyrë të drejtë. Me veprimet tuaja Shqipëria mund të ndihmojë në përcaktimin e procesit të Helsinkit, institutet e saj të reja, vendimet e saj dhe drejtimin që do të marrë për të mirën e Europës.

Po nuk ka asnjë dyshim që procesi i Helsinkit do të ndikojë edhe te ju, ashtu siç ka ndikuar edhe në vendet e tjera, anëtare të kësaj organizate. Ju tani jeni bashkuar në një proces, i cili që nga fillimi i tij kishte si qëllim ndërtimin e një Europe të bashkuar dhe të lirë. Dhe, si hap i parë i Shqipërisë si anëtare e plotë e KSBE-së, unë i bëj thirrje Parlamentit Shqiptar, Qeverisë Shqiptare dhe të gjitha forcave demokratike në këtë vend që të bashkëpunojnë plotësisht me misionin e ardhshëm të reporterëve të KSBE-së.

Organizata e KSBE-së mund të ndihmojë ato vende të cilat kanë qenë objekt represioni, armiqësish dhe të izoluara, drejt respektimit të të drejtave të njeriut, krijimit dhe zbatimit të proceseve demokratike, krijimit të ekonomisë së tregut të lirë, si dhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Shpresoj që KSBE- ja të japë një ndihmesë në këtë drejtim edhe në Shqipëri për të mirën e popullit shqiptar dhe për të mirën e Europës së re.

Dhe në qoftë se më lejoni, dëshiroj të theksoj, se ç’kanë mësuar demokracitë e reja të Europës lidhur me dhënien fund të frikës dhe të rindërtimit të një të ardhmeje më të mirë. Ato e dinë se është e nevojshme të lirohen të gjithë të burgosurit politikë njëherë e përgjithmonë. Ato e dinë se kjo do të thotë respektim i plotë i të drejtave fetare, si dhe i të drejtave për pakicat kombëtare dhe hapjen e mjeteve të informimit. Ato e dinë se kjo do të thotë që t’u jepet fund organeve represive të sigurimit dhe që funksionet e policisë të vihen nën kontrollin demokratik. Ato e dinë që kjo do të thotë që të bëhet depolitizimi dhe kontrolli civil i forcave ushtarake.

Ato e dinë që kjo do të thotë çlirimi i fabrikave, i kooperativave etj, nga kontrolli politik dhe nga keqdrejtimi. Ato e dinë qe kjo do të thotë krijimi i një procesi të drejtë dhe të hapët gjyqësor, i bazuar në traditat më të mira të drejtësisë dhe të ligjit. Ato e dinë se kjo do të thotë demokratizim në të gjitha nivelet e Qeverisë dhe të shoqërisë. Kjo do të thotë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në nivelin lokal, zgjedhje ku përfshihet një fushatë e drejtë, shpërndarja e barabartë e burimeve shtetërore dhe e drejta e barabartë për të përdorur mjetet e informacionit nga të gjitha partitë.
Këto janë sfidat e lirisë, por edhe elementet e ligjshmërisë së vazhdueshme.

Ju dhe fqinjët tuaj keni një rast të jashtëzakonshëm që të krijoni një histori të re, duke tejkaluar politikat që kanë çuar në qorrsokakë dhe konflikte. Siç e theksoi edhe Kryetari i Parlamentit tuaj, ndërsa ju do të punoni në mënyrë paqësore për respektimin e të drejtave të shqiptarëve etnikë në këtë rajon, nuk duhet të merreni shumë me konfliktet e vjetra dhe me mosmarrëveshjet e lashta.

Miq të dashur,
Këtu, si në Amerikë, demokracia nuk mund të jetë vetëm një ideal. Ajo duhet të jetë realitet. Dhe në këtë drejtim, përderisa ju do të vazhdoni të angazhoheni, ne do t’ju mbështesim ashtu siç ju kemi mbështetur në fillim të këtij shekulli, kur Presidenti Uillson mbështeti çështjen tuaj. Jam shumë krenar që Presidenti im dhe vendi im janë me ju në këtë dekadë të fundit të shekullit të 20-të dhe mbështesin një Shqipëri të lirë e të pavarur. Çdo pjesë e këtij kontinenti, ashtu si çdo qytetar i këtij vendi, duhet të jenë pjesë e asaj që Presidenti Bush e ka cilësuar si një Europë e bashkuar dhe e lirë.

Në përfundim, miq të dashur, më lejoni të theksoj se unë shpresoj që nga sot populli amerikan dhe populli shqiptar do të besojnë në të njëjtat ideale, në një qeveri të hapur, në mjetet e hapura të informacionit, në një ekonomi të hapur dhe në një shoqëri të hapur, për arsye se këto, miq të dashur, do të sigurojnë lirinë. Dhe liria jep rezultate. bw

blank

Udhëheqësja e opozitës në ekzil thotë se ndryshimi për Bjellorusinë do të vijë

Aleh Anufryyenka

“Situata ime aktuale është rraskapitëse – fizikisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”, tha Svyatlana Tsikhanouskaya në një intervistë ekskluzive për Current Time për të shënuar dy vjet nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi (2020). Tsikhanouskaya dhe mbështetësit e saj besojnë se këto zgjedhje i kishte fituar ajo.

“Sigurisht, ndonjëherë ju pëlqen të hiqni dorë nga një pjesë e barrës së përgjegjësisë. Por, ju e dini që nuk mund ta bëni këtë”.

Disa ditë pas manipulimit të zgjedhjeve në Bjellorusi, të cilat i dhanë mandatin e gjashtë burrit të fortë Alyaksandr Lukashenka, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, agjentët e sigurisë e detyruan Tsikhanouskayan të largohet nga vendi.

Që atëherë ajo jeton dhe punon në Lituani, duke lobuar në komunitetin ndërkombëtar që të mos e njohë Lukashenkan dhe duke u bërë fytyra globale e ambicieve demokratike të vendit të saj.

“Ne jemi një organizatë politike, kështu që po zhvillojmë bisedime me politikanë në vende të ndryshme”, tha ajo. “Ne kemi një agjendë: lirimin e të burgosurve politikë [në Bjellorusi], mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndalimin e luftës [në Ukrainë] dhe mbështetjen për Ukrainën”.

Qeveria e Lukashenkas ka nxitur pushtimin rus të Ukrainës dhe Tsikhanouskaya beson se nëse Ukraina është në gjendje të zmbrapsë sulmin, reagimi politik kundër luftës jopopullore në Bjellorusi mund të jetë fatale për Lukashenkon dhe “makinerinë e madhe represive të regjimit të tij diktatorial”.

“Rezultatet e asaj lufte do t’i japin bjellorusëve dhe Bjellorusisë një shans për të kaluar në fazën tjetër dhe për ta vendosur vendin në binarët drejt demokracisë”, tha ajo për Current Time, rrjeti në gjuhën ruse i drejtuar nga RFE/RL në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Derisa lavdëroi “partizanët e guximshëm dhe të shquar” në Bjellorusi që po pengojnë përpjekjet për luftë dhe vullnetarët bjellorusë në Ukrainë, të cilët “po mbrojnë nderin” e të dy vendeve, Tsikhanouskaya tha se e kupton ndjenjën e fajit që shumë bjellorusë ndiejnë për luftën, të cilën ajo e sheh si “pasojë të heshtjes sonë”, që i lejoi Lukashenkas të qëndronte në pushtet për dekada.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020, Tsikhanouskaya – një mësuese dhe përkthyese pa përvojë politike – doli papritur në ballë të opozitës demokratike të Bjellorusisë.

Kur burrit të saj, blogerit të njohur Syarhey Tsikhanouski, iu ndalua të kandidonte për president dhe më pas u arrestua, Tsikhanouskaya mori përsipër fushatën e tij.

Më vonë, të gjitha fushatat kryesore të opozitës u mblodhën rreth kandidaturës së saj për të formuar një aleancë që dukej se u ofronte bjellorusëve shpresë reale për ndryshim paqësor, pas më shumë se një çerek shekulli nën sundimin autoritar të Lukashenkas.

Kur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve treguan se Lukashenka kishte më shumë se 80 për qind të votave, qindra e mijëra bjellorusë në të gjithë vendin dolën në rrugë, por u përballën me një përgjigje të egër nga forcat e sigurisë. Mijëra njerëz u rrahën, u burgosën dhe u torturuan. U arrestuan gazetarë, aktivistë dhe të tjerë.

Gradualisht, protestat u shuan nën sulmin e qeverisë dhe Lukashenka ka ruajtur pushtetin pa bërë asnjë kompromis me opozitën.

“Në vitin 2020, të gjithë menduan se do të vinte momenti kur qeveria do të rrëzohej, sepse ishte, natyrisht, e pamundur të injoroheshin kaq shumë njerëz që po protestonin”, tha Tsikhanouskaya.

“Por, duket se ne e nënvlerësuam mizorinë e regjimit dhe gatishmërinë e tyre për t’u kapur pas pushtetit me çdo mjet. Ishte e qartë për të gjithë se askush nuk donte të jetonte më nën atë regjim”, shtoi ajo.

Në dhjetor të vitit 2021, burri i saj, Syarhey Tskikhanouski, u dënua me 18 vjet burgim me supozimin e thirrjes së përmbysjes me dhunë të qeverisë. Ajo tha se nuk ishte dëgjuar me të që kur e transferuan në burg pas gjykimit.

“Fëmijët së fundmi i dërguan letrat e para që kur u transferua në burg”, tha ajo. “Tani do të presim një përgjigje. Së shpejti ai ka ditëlindjen”.

“Kur ai ishte në paraburgim gjatë gjykimit të tij… nuk iu dhanë letrat që dërguam. Unë e di që njerëzit shkruajnë, shkruajnë shumë, por letrat nuk dorëzohen”, tregon ajo.

Tsikhanouskaya tha se zyra e saj vazhdon të punojë me diasporën, tashmë të zgjeruar, bjelloruse për “riorganizimin dhe koordinimin e tyre në mënyrë që ata të punojnë jo vetëm për veten e tyre, por për Bjellorusinë dhe bjellorusët”.

“Ne po përpiqemi”, shtoi ajo. “Ndoshta me hapa të vegjël dhe jo në mënyrën që ne vetë do të donim ta bënim, por po përpiqemi të bëjmë diçka. Por jemi mjaft të kufizuar. Ne nuk jemi fizikisht në Bjellorusi. Ne nuk jemi në pushtet atje dhe nuk e kontrollojmë policinë. Por, ne po përpiqemi të bëjmë atë që mundemi”.

Ajo shtoi se ndonjëherë dëgjon kritika se “po flen” dhe nuk po bën mjaftueshëm.

“Pavarësisht kësaj, vazhdojmë të punojmë”, tha ajo. “Nuk mund të bësh gjithçka. Nuk mund të shkosh atje dhe të hapësh dyert e burgut. Ka shumë gjëra që nuk mund të bësh në rrethana të tilla sepse je i kufizuar”.

Përgatiti: Erjonë Popova
blank

Vulgu dhe intelektualët – Nga SHABAN MURATI

 

Unë mund ta kuptoj instiktin primitiv të vulgut, që gjen kënaqësinë në shtrembërimin e emrave të personaliteteve, për të shfryrë llumërisht nëpër rrjetet sociale mllefin e pashërueshëm partiak, krahinor dhe fetar, që i zien brenda vetes. Por nuk mund të kuptoj kurrsesi dhe nuk mund të fal prirjen e disa politikanëve, ojq-istëve apo gazetarëve, që e mbajnë veten intelektualë, dhe të cilët në komunikimin publik shtrembërojnë në formë pezhorative emrat e personaliteteve për të shfryrë nëpër media, podiume dhe ekrane një mllef primitiv partiak, krahinor dhe fetar.

Dhe që degradimi moral të dëshmohet në shkallën sipërore, shtrembërimin e emrave të personaliteteve e shprehin edhe si urrejtje linguistike dhe e bëjnë në dialektin e krahinës së personalitetit që sulmohet, dhe jo në dialektin e krahinës së atij, që shkruan apo ekranos. Ky fenomen shqiptar mund të quhet tribalizëm intelektual.

Nga kjo del përfundimi që, ose vulgu drejton këtë lloj intelektualësh, ose ky lloj intelektualësh kanë mbetur te vulgu, ku e ndjejnë veten në habitatin e tyre.

 

blank

Ish-presidenti Trump refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se kishte refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të Prokurores së Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut, Letitia James në një hetim civil mbi praktikat e biznesit të familjes së tij.

“Refuzova t’u përgjigjem pyetjeve, në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që gëzon çdo qytetar sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara,” tha zoti Trump në një deklaratë, duke iu referuar Amendamentit të Pestë të Kushtetutës, sipas së cilit qytetarët kanë të drejtën të mos dëshmojnë për të shmangur vetë-fajësimin.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut Letitia James po heton nëse ish-presidenti i ka ekzagjeruar vlerat e pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij duke mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore, për të përfituar financiarisht.

Zoti Trump dhe djali i tij Donald Trump Jr. dhe vajza Ivanka Trump, kishin kërkuas të mos dëshmonin, por kërkesa e tyre u hodh poshtë. Sipas burimeve me dijeni për këtë çështje, Donald Jr. dhe Ivanka, kanë dëshmuar ditët e fundit.

Ish-presidenti mbërriti në zyrat e Prokurores së Përgjithshme me një autokolonë pak para orës 9 të mëngjesit dhe pas një ore njoftoi se kishte refuzuar të dëshmonte.

Në deklaratën e tij, zoti Trump tha se dikur kishte ngritur pyetjen se pse duhet ta përdorë Amendamentin e Pestë dikush që është i pafajshëm.

“Tani e di përgjigjen për këtë pyetje. Kur familja jote, kompania jote dhe të gjithë njerëzit përreth teje, bëhen objekte të një gjuetie shtrigash të pabazuar politikisht, të mbështetur nga avokatë, prokurorë dhe mediat e lajmeve të rreme, nuk ke alternativë tjetër”, tha ai.

Vendimi i zotit Trump vjen vetëm dy ditë pasi agjentët e FBI-së kontrolluan rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, si pjesë e një hetimi tjetër federal lidhur me të dhëna të klasifikuara sekret që ai mund t’i ketë marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

“Kompania ime e madhe dhe unë jemi duke u sulmuar nga të gjitha anët. Republikë bananesh!” kishte shkruar ish-presidenti Trump më herët në rrjetin e tij social Truth Social.

Zyra e zonjës James dhe avokati i zotit Trump, nuk kanë komentuar.

Në maj, zyra e Prokurores James tha se hetuesit kishin grumbulluar prova të konsiderueshme që mund të mbështesin veprime ligjore kundër zotit Trump, kompanisë së tij ose të dyjave.

Dëshmia e ish-presidentit ishte një nga pjesët e pakta që i mungonin hetimit, tha zyra e saj.

Prokurorja James, një demokrate, ka thënë në dosjet gjyqësore se zyra e saj ka zbuluar prova “të rëndësishme” se kompania e zotit Trump “ka përdorur vlerësime mashtruese të pronave për përfitime ekonomike, përfshirë hua, sigurime dhe zbritje taksash. ”

Ish-presidenti Trump i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se hetimi i zonjës James është i motivuar politikisht dhe përbën ndërhyrje në marrëdhëniet e tij të biznesit dhe në procesin politik.

Pasi të përfundojë hetimin, prokurorja James mund të vendosë të ngrejë padi dhe të kërkojë ndëshkime financiare kundër zotit Trump ose kompanisë së tij, apo edhe ndalimin e përfshirjes së tyre në biznese të caktuara.

Ndërkohë, zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit ka ndërmarrë prej kohësh një hetim tjetër penal.

blank

KOSOVA, DRIDHMA MUZIKE E LUFTE- Nga MASSIMO NAVA – Përktheu Eugjen Merlika

 

Shkaktojnë dridhma marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet Sërbisë e Kosovës, mbasi që qeveria e Prishtinës ka detyruar njëtrajtësimin e targave automobilistike dhe pakica sërbe e ka marrë këtë vendim si atë të një orvajtjeje për të prerë litarthin kërthizor me Beogradin. “Lufta e targave” rrezikonte të ndizej nëse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të trysnonin për të shtyrë më tutje vendimin. Drejtuesit sërbë dhe kosovarë do të takohen në Bruksel në fund të muajit, por tensioni mbetet I lartë. Për fat kanë ndërhyrë “Dridhmat” e Mahmudit: fituesi i San Remos që doli para një plateje të madhe të rinjsh nga çdo etni, në Sunny Festival të Prishtinës. Ai i këngëtarit është mesazh për paqen, por edhe pasqyrim brezash të kapërthyer nga luftërat etnike e fetare. Ka kujtuar “identitetin e tij në kapërcyell të shumë kulturave, që është më shumë pasuri se sa dobësi”. Ka kënduar edhe n’anglisht, që në këto anë është gjuhë universale për t’u kuptuar më mirë me njëri tjetrin.
Fatkeqësisht, kombëtarizmi dhe ankthi i hakmarrjeve të pamundura ndezin mjaft fitila, veçanërisht në zemrën e plagosur t’atij që ka luftuar. Republika e re don të fuqizojë njinjisinë e saj. Pakica sërbe , një kohë zotëruese, kapet mbas vëllezërve të Beogradit, për të mos qënë e braktisur. Politika i fryn zjarrit dhe pasqyrohet në lojën e madhe të tensioneve ndërkombëtare. Kina dhe Rusia, që nuk e njohin Kosovën, financojnë interesat sërbe. Shtetet e Bashkuara dhe NATO mbrojnë Shtetin e ri mbasi kanë mbështetur ndarjen nga Beogradi, shpesh e sjellë nga Putini si pretekst/mëparshmëri për bashkëngjitjen e Krimesë dhe ndarjen e Donbasit. Jo rastësisht edhe Ukraina nuk e njeh Kosovën. Dridhmat e Prishtinës nuk janë të kufizuara. Mahmudi do të duhej të këndonte edhe në Kiev e mbase nesër edhe në Taivan. Edhe se pararendësit , nga Rolling Stones tek Bono, nuk kanë mjaftuar të ndalojnë masakrat.

“Corriere della Sera”, 6 gusht 2022 Përktheu Eugjen Merlika

blank

Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës! Protestat s’kanë pse të jenë paqësore

I ftuar në SYRI TV, gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj ka folur për sezoni i ri politik dhe beteja opozitare.

Abilekaj ka theksuar se kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar dhe derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës.

Sipas Abilekaj, opozita duhet të nxisë protestat dhe ti tregojë qytetarëve që është një alternativë më e mirë dhe jo të pranojnë zgjidhjen që i jep qeveria.

Gjithashtu Abilekaj tha se këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat.

Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar. Derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës. Protestat do të jenë mënyra se si do të kontrollohet qeveria. Nuk flasim vetëm për protesta kur opozita është në ballë, ku politika është në ballë por protesta që nxiten nga politika por nuk drejtohen nga politika. Protesta kur njerëzit nxiten duke parë mundësinë që ardhja e opozitës do të ndyshojë diçka. Pra opozita tregon se çfarë duhet bërë jep alternativën e vetë dhe nxit njerëzit të kërkojnë një zgjidhje tjetër dhe jo atë që jep kjo qeveri. Dhe këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat. Opozita duhet të ndjekë edhe linjën e protestave indirekte.

blank

Pas e-maileve të Ramës, hakerat publikojnë të dhëna nga faqet e ambasadave në Athinë, Moskë e Shkup

“Ishte zgjedhja e popullit”/ Pas e-maileve të Ramës, hakerat  databazën e Ministrisë së Jashtme, nisin të publikojnë të dhëna nga ambasadat në Athinë, Moskë e Shkup

Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, që pak ditë më parë publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme ka nisur të publikojë të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës.

Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë.

 

Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inboxi i ambasadave.BW

blank

Modelet evropiane që mund të përdoren për Asociacionin

Pankarta në Mitrovicën Veriore ku shkruan “Mirë se erdhët në komunitetin e komunave serbe”

 

Mimoza Sadiku

Presioni ndaj Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është rritur dhe jo rrallëherë nga komuniteti ndërkombëtar kanë thënë se në Evropë ka modele të ndryshme, të cilat do të mund të aplikoheshin edhe në rastin e Asociacionit.

I fundit që përmendi këto modele ishte i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha më 5 gusht, gjatë një bisede me gazetarët, se praktikat që mbrojnë trashëgiminë dhe gjuhën amtare të minoriteteve – pa shkelur Kushtetutën e shtetit ku jetojnë – ndoshta mund të përdoren “si udhëzues për të zbatuar Asociacionin”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë është arritur edhe marrëveshja mbi parimet për themelimin e këtij Asociacioni.

Por Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa pika të marrëveshjes nuk janë në harmoni me Kushtetutën dhe ka shtuar se ato mund të harmonizohen me akte nënligjore nga Qeveria e Kosovës.

Serbia insiston që Asociacioni të formohet dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive, por Qeveria e Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Disa shtete evropiane kanë rregullime të ndryshme sa i përket të drejtave të minoriteteve, duke nisur nga të drejtat gjuhësore e kulturore, si dhe përgjegjësi të tjera, sikurse ato të rendit dhe mbledhjes së taksave.

Por analistët evropianë thonë se një model për Asociacionin duhet të bazohet në strukturën demografike dhe kontekstin politik të Kosovës.

Modeli i Zvicrës

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë për Radion Evropa e Lirë se përderisa ka shumë praktika evropiane sa i përket të drejtave të minoriteteve, çështja qëndron se cilat nga këto modele janë të përshtatshme për Kosovën.

Shembullin e parë që ai përmend, që do të mund të aplikohej edhe në Kosovë është ai i Zvicrës, e cila përbëhet nga 26 kantone.

“Në kontekstin e raporteve të mira dhe tensioneve të ulëta, mund të shikoni shembujt sikurse të kantoneve zvicerane, që në masë të madhe janë vetëqeverisëse, deri në pikën që janë përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të Zvicrës. Kur arrini në aeroport, kaloni përmes kontrolleve të policisë së kantonit, pra nuk ka polici zvicerane. Pra, të gjitha kantonet kanë përgjegjësi për kufijtë e jashtëm në emër të Konfederatës Zvicerane”, thotë Prelec.

Në Zvicër, përveç zbatimit të ligjit, kantonet kanë fuqi dhe përgjegjësi edhe sa i përket fushës së shëndetësisë, mirëqenies, edukimit dhe mbledhjes së taksave.

Prelec, po ashtu, tregon se në disa rajone spanjolle, sikurse Katalonja, kanë forca të veçanta policore, krahas atyre kombëtare. Katalonja është një rajon që ka status autonom dhe që për një kohë të gjatë kërkon pavarësi nga Madridi zyrtar.

Edhe në marrëveshjen e parë të Asociacionit, të vitit 2013, ishte paraparë që katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) udhëheqësi i policisë të ishte një serb nga Kosova. Ndërkaq, që atëherë, në struktura të policisë veçse janë inkuadruar pjesëtarët e komunitetit serb.

Sipas Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, të drejtat kolektive të komunitetit serb në Kosovë, që Asociacioni është thënë se do t’i mundësonte, janë edhe në Pakon e Ahtisaarit, dokument që i ka paraprirë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Siç kam thënë edhe në të kaluarën, zgjidhjet [për Asociacionin] duhet të bazohen në parimet e Planit të Ahtisaarit, që lidh të drejtat kolektive me vetëqeverisjen lokale, që është modeli skandinav për demokraci dhe decentralizim dhe që i kundërvihet traditës post-jugosllave të një decentralizimi autoritar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Modelit skandinav që i referohet Weberi, zbatohet në Belgjikë sa i përket të drejtave të minoriteteve, përfshirë edhe përdorimin e gjuhës amtare në shkollim në komunitetet ku jetojnë këto pakica.

Të drejtat e gjera për minoritetet në Finlandë

Por modele të avancuara për të drejtat e minoriteve, sa i përket gjuhës dhe mbrojtjes së kulturës, ka edhe në shtetet nordike, sikurse Finlanda.

Suedezët që jetojnë në Finlandë, në bazë të Kushtetutës së shtetit, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në shkolla, por edhe përdorimi i dialekteve të tyre është i mbrojtur në komunitetet ku jetojnë.

Por, siç tregon Prelec, në këtë shtet është edhe rajoni i ishujve Aland, që ka një autonomi më të gjerë dhe komunitetet lokale kanë gjuhë zyrtare suedishten, por edhe përgjegjësi edhe të tjera.

“Komuniteti lokal vendos nëse njerëzit nga pjesë të tjera të Finlandës mund të zhvendosen atje që është një fuqi mjaft e gjerë e përgjegjësisë që i është dhënë një komuniteti”, thotë ai.

Sa i përket përdorimit të gjuhës, në Kosovë gjuhë zyrtare, përveç shqipes është edhe serbishtja.

Të drejtat gjuhësore të minoriteteve në Itali

Italia, po ashtu, është një shembull sa i përket disa rregullimeve për të drejtat e minoriteteve. Nga 20 rajonet, në Itali janë pesë rajone me status autonom. Këto rajone, pavarësisht këtij statusi, janë ende pjesë e Italisë, por gëzojnë një kontroll më të madh mbi rregullimin e brendshëm, duke filluar nga gjuha, por te disa edhe te mbledhja e taksave.

Një prej tyre është rajoni Trentino-Alto Adige, ku jeton minoriteti gjermano-folës, por edhe minoritete të tjera gjuhësore. Ky rajon, sipas Prelecit, ka rregulla mjaft të komplikuara sa i përket gjuhës, dhe gjuhë zyrtare janë italishtja dhe gjermanishtja.

“Përfaqësimi është i strukturuar duke pasur për bazë balancat demografike midis gjermano-folësve dhe italiano-folësve. Rajonet italiane, po ashtu, kanë përgjegjësi të ndryshme sa i përket mbledhjes së taksave dhe vetëm një prej tyre ka përgjegjësinë e plotë për mbledhjen e taksave në territorin e tyre”, thotë ai.

Në këto rajone italiane, gjithashtu, aplikohen sisteme të përziera të mbledhjes së taksave, ku shumica e tyre shkojnë në qeverisjen qendrore dhe qeverisja qendrore vendos për shpenzimin e tyre për projektet në këto zona.

Në këtë kuadër, edhe marrëveshja për Asociacionin parasheh që ky organ të merret me zhvillimin e ekonomisë lokale dhe të fushatave të tjera, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin.

Prelec shton se të gjitha këto modele mund të funksionojnë nëse krijohen politika që u mundësojnë serbëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre dhe jo të jenë, siç thotë ai, të deleguar nga Beogradi.

Por, ai tërheq vërejtjen se jo domosdo këta shembuj do të ishin një ide e mirë për Kosovën.

“Janë më shumë dëshmi se ka shumë mundësi që mund të bëni dhe njëkohësisht të ruani integritetin e shtetit. Është e mundshme që të bëhet pothuajse gjithçka kur ka vullnet politik, por tani nuk ka vullnet politik”, thotë ai.

Por, Weber, është më pesimist sa i përket Asociacionit. Ai thotë se pavarësisht se ka modele të shumta në Evropë, “asnjëra nuk do ta zgjidhë” problemin e Asociacionit.

Ai thotë se ka shumë aspekte në Asociacion, që janë problematike dhe të parën e rendit, siç e quan ai,“traditën nacionaliste post-jugosllave për të territorializuar çështjet etnike”.

“Kjo ndryshon të gjitha diskutimet për të drejtat e ‘minoriteteve’ dhe së dyti, fakti që marrëveshja e parë e Asociacionit e vitit 2013 ka shërbyer si mbulesë për Beogradin që të nisë t’ua shesë serbëve në veri të Kosovës se ka nisur ta pranojë faktin e Kosovës së pavarur”, thotë ai.

Kosova do modele zhvillimore e jo etnike

Teksa kanë kaluar nëntë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë për Asociacionin, komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i bën thirrje Kosovës që ta zbatojë këtë marrëveshje dhe ka thënë se nuk do t’i imponojë modele Prishtinës.

Sa i përket modeleve, i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë më 8 gusht tha se është i interesuar për modele, të cilat janë zhvillimore.

“Por asociacione sipas kriterit etnik nuk e kalojnë testin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të parimit universalist demokratik”, tha Kurti.

Shikoni edhe intervistën që Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Ablin Kurti, më 8 gusht 2022.

Ndërkaq, si Prelec, ashtu edhe Weber, thonë se Asociacioni që në fillim është përdorur nga Beogradi si pjesë e një propagande, për t’i “mashtruar” serbët se do t’u jepte një autonomi më të madhe.
Prelec thotë se marrëveshjet për Asociacionin nuk kanë pasur për bazë dhënien e një autonomie, apo krijimin e një strukture sikurse Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkaq, Weber thotë se diskutimet për kompetencat ekzekutive për Asociacionin – dëshirë e shprehur nga zyrtarët serbë në Beograd – shfaqin thelbin e problemit të këtyre çështjeve.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje për Asociacionin pa i zgjidhur problemet strukturore që qëndrojnë pas tij. Kjo në radhë të parë nënkupton se e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje është një rinisje serioze e dialogut politik, që vjen nga nivelet e larta në Uashington, Berlin dhe Paris”.

“Dhe ky format diskuton për çështjen e statusit dhe e bën të qartë nga fillimi se marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ka të bëjë me pranimin nga Serbia të realitetit të Kosovës së pavarur dhe duke e njohur atë. Vetëm brenda kësaj kornize mund të gjendet një zgjidhje për Asociacionin”, thotë ai.

Pavarësisht se Prelec thotë se duke pasur parasysh kontrollin që Serbia ka mbi Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve në Kosovë – për dhënien e të drejtave të zgjeruara, që ai i quan edhe si një lloj statusi autonom për komunitetin serb, në këtë kohë është vështirë të flitet. Por, ai thotë se të drejta të zgjeruara janë të nevojshme në Kosovë.

Personalisht, ideja e Asociacionit, nuk mendoj që ka qenë ide e mirë që në fillim dhe nuk jam i bindur që do të realizohet plotësisht”.

“Personalisht, ideja e Asociacionit, nuk mendoj që ka qenë ide e mirë që në fillim dhe nuk jam i bindur që do të realizohet plotësisht. Mendoj se ka një nevojë për një lloj statusi autonom për komunitetin serb të Kosovës që mbron plotësisht integritetin e Kosovës si shtet dhe sovranitetin e Kosovës”, thotë ai.

Prelec dyshon se Asociacioni mund të realizohet ndonjëherë plotësisht, për shkak të raporteve jo të mira mes Kosovës dhe Serbisë. Por, nëse raportet përmirësohen, ai thotë se mund të merren për bazë disa nga shembujt evropianë që u kanë dhënë përgjegjësi më të mëdha komuniteteve të caktuara.

Megjithatë, Kosova vazhdimisht ka kundërshtuar idenë për një autonomi për serbët, që ka thënë se do të mund të ishte e paraqitur si një Republika Sërpska, ndërkaq Escobar më 5 gusht tha se Asociacioni nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet të krijojë “shtet brenda shtetit”.


Send this to a friend