VOAL

VOAL

Pamjet e rralla- Si u nderua Rama nga kisha greke me urdhrin “Kryqtar” (VIDEO)

November 17, 2019
blank

Komentet

blank

Ambasador Paolo Foresti, modeli i përkryer i diplomatit Perëndimor Nga Botuesit e Voal.ch

Happy Birthday dear Mr. Ambassador Paolo Foresti !

Skënder ed io vi mandiamo nostri sinceri auguri per il compleanno.

Siamo stati molto honorati conoscervi 30 anni fa in un tempo pieno di speranze per l’Albania.

Edhe 100 !

Come si congratulano gli albanesi che Lei gli vuole molto bene e loro vi vogliono molto bene.

Siete un vero Amico di loro, per sempre ed un grande Diplomatico, con alta professionalità e cultura, integrita ed pieno di umanità.


Botuesit e Voal.ch  Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj përfitojnë nga rasti t’i dërgojnë urimet më të sinqerta Ambasador Paolo Forestit për ditën e lindjes.

Ata ndihen me fat dhe të nderuar që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar prej vitit 1993 kur ishte përfaqësues i Italisë në vendin e shqiponjave që posa kishte dalë nga një sistem mizor.

Ambasasor Foresti shërbeu në Shqipëri si një diplomat i lartë kariere me shumë përgjegjshmëri dhe humanizëm duke iu gjendur shumë afër shqiptarëve dhe duke u bërë mik i tyre përgjithmonë.

Sot kur diplomacia Perëndimore përjeton një krizë përfaqësimi,

Ambasador Foresti është një model i përkryer, se si t’i gjendesh afër një vendi dhe një populli, në respekt të plotë të etikës e katër parimeve bazë të kodit diplomatik.

 

Botuesit e Voal.ch

Elida Buçpapaj   Skënder Buçpapaj

 

blank

Genc Burimi: Vuçiçi si Putini, agresorë që pretendojnë se i kanë agresuar. Dhe sa do vazhdojë kjo farsë?

Nga Genc Burimi

Sulmi i pastër terrorist dhe vrastar serb dje ndaj forcave të rendit të Kosovës që shokoi dhe mobilizoi mbarë mediat në botë u gjykua nga autoritetet më të larta të Serbisë, si përgjegjësi e Prishtinës. Terroristë të armatosur deri në dhembe, të pajisur me mjete të blinduara hapin zjarr brenda territorit të Kosovës, ekzekutojnë një efektiv policie, plagosin dy të tjerë, por Vuçiçi si Putini në masakrën e Buças në Ukraine, fajin ia faturon viktimës. Presidenti serb u shokua në televizionin serb N1 sesi forcat e e Kosovës patën paturpësinë të kundërpërgjigjeshin dhe të vrisnin tre serbët e armatosur.

Vuçiç vazhdon ende të jetojë me kujtimet e epokës së mentorit të tij diktatorit Millosheviç, kur shqiptarët që masakronin si bagëti duhet të vraponin dhe jo të kundërvepronin. Është përballja me këtë realitet kokëfortë të një Kosove e aftë të vendosë brenda 24 orëve, autoritetin e shtetit të saj brenda kufijve të saj që po e bën presidentin serb të humbasë arsyen siç e dëshmon në daljen e tij mediatike mbrëmë kur pretendoi se “është një nga ditët më të vështira për popullin serb dhe Serbinë”. Ditë e keqe për Serbinë ngaqë operacioni terrorist dështoi? Apo ditë e keqe ngaqë pas asaj që tha Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Kosova nuk mund të ribëhet më kurrë në jete të jetëve Serbi. Ne reagimet e shumta të artikujve që botuan gazetat në botë ndaj ngjarjeve në Kosovë dje, ishte ky i një francezeje në të përditshmen Figaro: “Amnnezia e Serbisë po na lodh vërtetë. U bënë 20 vjet që e dinë fare mire se shkëputja e Kosovës ishte çmimi që serbët duhet të paguanin për luftërat dhe masakrat kundra gjithë fqinjëve në vitet ‘90. I ndodhi Serbisë as më pak as më shume se ç’i ndodhi Gjermanisë naziste që humbi një pjesë të territoreve të saj pas 1945 si çmim i vuajtjeve që i shkaktuan të tjerëve”.

Por ndryshe nga Gjermania që kërkoi të falur dhe nuk ka kërkuar kurrë të rimarrë territore, Serbia vazhdon të injoroje përgjegjësinë e saj kolektive në masakrat e kryera në periudhën e Millosheviçit dhe kurrë nuk kërkon të falur. Më keq akoma, Serbia vazhdon edhe nën udhëheqjen e Vuçiçit të ushqehet me ëndrrën e ripushtimit të Kosovës. Është ky iluzion nacionalist kolektiv dhe agresiv i karikuar pa pushim nga klasa politike e Serbisë që çon në mënyrë të pashmangshme në aksione ushtarake terroriste si ato të djeshmet.

Këtij ligjërimi të rrezikshëm po i shtohen tani dhe dy justifikime të frikshme siç tentoi të bëjë dje Presidenti serb Vuçic dhe kryeministrja e tij Bernabic.

Fabula se serbët po i rezistojnë pastrimit etnik në Kosovë 

Jo vetëm që Aleksandër Vuçiç nuk e dënoi aksionin terrorist të paramilitarëve serbë dje, por e justifikoi atë me një paralelizëm të paturpshëm historik sipas të cilit serbët paskan të drejtë të veprojnë kundra regjimit të Kurtit, ashtu si iu lejua shqiptarëve kryengritja e armatosur kundra Serbisë në vitet ‘90. Ja çfarë deklaroi Vuçic mbrëmë në televizionin serb: “Kur Serbia ndërhyri në Drenicë për t’u treguar vendin atyre që kërkonin të shkëpusnin Kosovën nga Serbia, na u tha se ata (kosovarët e UÇK-së) ishin luftëtarë të lirisë. Kurse në rastin e serbëve sot flitet për terroristë” u shpreh sa me mllef aq dhe me dinakëri Vuçiç i cili nuk pushoi se mëshuari tezës se Kurti personalisht kërkon lufte.

“Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë, gjë që i detyron serbët e Kosovës të revoltohen sepse nuk pranojnë më të durojnë terrorin e Kurtit”, sipas Vuçiçit. Këto deklarata mbrëmë të Vuçiçit kanë vetëm një qëllim: të justifikojë trazirat me armë që mund të ndodhin sërish në të ardhmen me tezën se ashtu siç pretendonin shqiptarët të vetëmbroheshin nga Milloshevic, edhe serbët sot kanë të drejtën të vetëmbrohen nga shtypja e Kurtit.

Një ligjërim që vetëm nxit urrejtje ndëretnike në momentin kur liderët politikë duhet të kontribuonin për të qetësuar situatën. Në sinkron me Vuçiçin edhe kryeministrja e Serbisë Bërnabiç, hodhi menjëherë pas eprorit të saj të njëjtën tezë, atë të një provokimi që po zgjaste prej kohesh nga pala kosovare dhe që i detyron serbët të reagojnë edhe me armë.

“Kurti i trajton gjithë serbët si terroristë dhe kjo do të thotë se ai mund t’i vrasë të gjithë”, tha mbrëmë Bernabic. Ajo shtoi se edhe Presidenti Vuçic “denoncon një pastrim etnik dhe terror që pësojnë çdo dite serbët në Kosovë që nga fëmijët e vegjël deri te më të moshuarit. Po ndodh sot në zemër të Evropës, getoja e fundit në Europë dhe kjo s’duhet toleruar”, u shpreh kryeministrja e Serbisë si në një garë fjalësh me shefin e saj.

Deputetja britanike Alicia Kearns, e para që paralajmëroi se ç’do të ndodhte 

Fabula e dytë që u mundua të paraqiste mbrëmë dyshja e lartë e shtetit serb, Vuçiç dhe Bernabic është se Perëndimi krijoi këtë situatë duke e toleruar shumë Albin Kurtin. Sipas Bërnabiç KFOR-i mban përgjegjësinë se i hapi dritën jeshile Kurtit të vrasë serbë me justifikimin se janë terroristë. Por realiteti është pak ndryshe. Nëse KFOR-i apo Perëndimi do të mbanin ndonjë përgjegjësi për situatën e krijuar kjo lidhet vetëm me heshtjen e tyre ndaj një fenomeni tepër shqetësues qëdenoncoi në fillim të verës një deputete guximtare britanike, Alicia Kearns që kryeson Komisionin e punëve të jashtme në parlamentin britanik. Në korrikun e kaluar ajo denoncoi në parlamentin britanik me një guxim të rrallë sesi Serbia po dërgonte sasi armësh në veri të Kosovës duke i transportuar me ambulanca. Armatimet stokohen në kisha ortodokse në veri të Kosovës.

Ja deklarata e plotë deputetes britanike: “Për një kohë të gjatë është heshtur për grupet e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria britanike është megjithatë e mirë informuar për këtë nga dëshmitë e ushtarëve të KFOR-it që kthehen. Dëshmitë flasin për armë që hyjnë nga Serbia me ambulanca drejt kishave ortodokse serbe. Politikat tona të eksportit te armeve ndaj Serbisë janë po ashtu shqetësuese. Serbia rrëmbeu tre policë kosovarë, dhe pyetja shtrohet në mos Serbia përdor në këto operacione armët që ne i shesim. Duhet ndaluar eksporti i armeve ndaj Serbisë. I bëj thirrje qeverisë britanike që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar mbron sovranitetin territorial dhe demokracinë e Kosovës. Duhet zgjeruar mandati i KFOR-it që të luftojë kontrabandën e armëve dhe milicitë serbe në veri të Kosovës”, deklaroi kështu në korrik deputetja britanike Alicia Kearns. Vetëm dy muaj nga denoncimi i saj, ndodhi ajo që pritej të ndodhte, përdorimi i arsenalit ushtarak i ardhur nga Serbia nga grupet paramilitare serbe në veri të Kosovës kundra policisë së Kosovës.

Letra e hapur që mos të ndëshkohet Kosova, por Serbia e firmosur nga dhjetëra parlamentarë perëndimorë

Beteja tjetër politike që ndërmori Alicia Kearson ishte mobilizimi i homologëve të saj në mbarë vendet perëndimore në mbrojtje të Kosovës që po ndëshkohej nga Perëndimi. Në gushtin e kaluar 10 kryetarë Komisionesh të Punëve të jashtme në parlamentet e disa vendeve perëndimore duke përfshirë dhe Senatin amerikan si dhe rreth 60 deputetë nga të njëjtat parlamente nënshkruan një letër të hapur drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe sekretarit të jashtëm britanik James Cleverly. Midis të tjerash aty lexohet: “Qasja aktuale ndaj Serbisë nuk funksionon. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara dhe të mos ndërtojë politika mbi Ballkanin duke u bazuar te Beogradi. Nevojitet ekuilibër dhe proporcionalitet ne qasje që do të thotë se nuk duhet ndëshkuar pala që respekton sundimin e ligjit dhe demokracinë. Kosova është një vend sovran me një demokraci funksionale”.

Në një interviste dhënë Euroneës Albania, Alicia Kearns si frymëzuese e letrës së parlamentarëve perëndimorë e qartësonte kështu qëndrimin e përgjithshëm të saj dhe të kolegëve të saj: “Kosova është partnerja jonë demokratike që ka pranuar të vërë sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Vuçiç nga ana e tij, ai të cilit i dhemb dora të nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit me Kosovën, nuk e pati problem të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në politiken e jashtme me Rusinë pas pushtimit të paligjshëm që kjo i ka bërë Ukrainës. Ndaj nuk është aspak e drejtë që të ndëshkohet partneri ynë demokratik Kosova, dhe mos të ketë pasoja për veprimet që kryen një vend autokratik si Serbia të cilës nuk mund t’i besohet”.

Fabula e asociacionit vazhdon, Edi Rama nuk duhet ta promovojë më

Si për t’u tallur edhe më shumë me Kosovën dhe Bashkësinë ndërkombëtare, Vuçiç bëri dhe këtë deklaratë mbrëmë në TV serb: “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Të ketë policë serbë në veri të Kosovës që t’u përgjigjen kërkesave të komunave serbe. Vetëm kështu mund të pengohet që serbët të mos dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe të parandalohen konflikte të mëtejshme”.

Në fatkeqësinë e djeshme në Banjska në veri të Kosovës, pati së paku një pasojë të mirë: kush  mund t’ia vërë tani më veshin përrallës se asociacionit që ëndërron Vuçiç? Terroristët serbë që nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës nuk hezituan të shkelnin ligjin edhe pse të ndodhur përballë forcave policore të Kosovës. Si mund të imagjinohet se me asociacionin dhe me policë serbë përballë, terroristët do të shndërroheshin në qengja dhe do ta pranonin pavarësinë e Kosovës?

Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Ekstremistët serbë herët a vone do ta bënin gafën e tepërt që do ta demaskonte një herë e mirë “Zajednicën”. Banjska ia çori maskën njëherë e përgjithmonë dhe Vuçiçit  duke e bërë të domosdoshme se ai duhet izoluar me të gjithë mënyrat nga faktori ndërkombëtar. Vuçiç jo vetëm që nuk shprehu asnjë distancim, por ai e çoi cinizmin në pikën kulminante duke deklaruar se ajo që ndodhi ishte skenar i Kurtit.

Dhe se fundi, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që kërkon të vërë në të njëjtin nivel Serbinë agresore me Kosovën e agresuar duke propozuar që të thirren në një konferencë ndërkombëtarë, duhet t’i lërë sofizmat. Ai duhet t’i kërkojë paraprakisht Aleksandër Vuçiçit të dënojë me ashpërsinë më të madhe terrorin në veri të Kosovës. Këtë duhet ta kërkojnë nga pala serbe edhe Borreli për BE-në dhe Blinken për SHBA-të. Ky është dhe shqetësimi më i madh i Alicia Kearn, heshtja e pakuptueshme ndaj Vuçiçit strumbullari i të gjithë situatës së krijuar në veri të Kosovës: “Shqetësimi më i madh që kam për situatën e krijuar në veri të Kosovës, shprehet deputetja britanike, është se nuk kam parë  asnjë udhëheqës perëndimor të ngrejë zërin për faktin se ka në veri të Kosovës grupe të armatosura, të financuara nga Beogradi të cilat kalojnë armë përgjatë kufirit dhe i fusin në Kosove çdo ditë. Kur banorë serbë të Veriut të Kosovës shprehin mos përkrahjen e tyre ndaj këtyre operacioneve paramilitare ata pësojnë kërcënime dhe gjejnë granata para derës së shtëpisë që synojnë t’i trembin. Këto grupe të armatosura serbë provokojnë për të tensionuar situatën. Përse çështja e këtyre grupeve të armatosura që mbështeten dhe financohen nga Beogradi nuk ngrihet në nivel ndërkombëtar?”. Përse Edi Rama nuk i ngre këto pyetje dhe nuk bën as një të dhjetën e përpjekjeve të një deputeteje britanike për të mbrojtur Kosovën dhe denoncuar agresorin? Kjo do t’i hante shumë më pak kohë e përpjekje sesa hartimi i një projekti Asociacioni që nuk i intereson më kujt…

blank

Ambasadori i shqiptarëve Paolo Foresti Nga Alba Kepi

Sot (23 shtator) ka ditëlindjen një Ambasador i një vendi të huaj që pas punës historike e dinjitoze në Shqipëri, kujtohet e nderohet si Ambasador i shqiptarëve.
Sot në ditëlindjen e tij mendova se po i bëja një urim suprizë, por njerëzit e mëdhenj janë të paparashikueshëm në vlerat e misionin e jetës.
Surprizën ma bëri Ai.
Sot ka ditëlindjen Ambasadori i shqiptarëve Paolo Foresti, që prej vitit 1993 e deri më 1997  ishte Ambasador i Italisë në Tiranë.
Ishte Tirana, Shqipëria e viteve më delikate e të vrazhda të demokracisë, mes dy sistemeve ende në luftë sociale, politike, ideologjike që peshonte me varfërinë.
Ambasadori ështê jo vetëm një urë lidhëse mes politikave të dy vendeve por dhe kontribues e përcjellës i misioneve të tij.
E misioni i Paolo Forestit në ato vite shqiptare qe shumë më delikat, i vështirë e vendimtar për sistemin demokratik në Shqipëri.
E jo rastësisht sot ne shqiptarët e Italisë e quajmë Ambasadori ynë.
Bisedat me të janë plot urtësi e disponueshmëri për të mësuar e reflektuar mbi ngjarjet e politikat e kësaj bote.
Ambasadori Foresti ka zemërgjerësinë për të të dëgjuar e mirësinë për të të dhuruar mësime.
E njoha në një moment të vështirë profesional.
Nga viktimë e të vërtetave të mia, më shndërroi me këshillat e tij në një shqiponjë që i uli krytë dhe më të fortëve.
Përgjigja e tij sot ndaj urimit për ditëlindjen, them se vlen për cdo shqiptar.
” Grazie mille Alba! Continui a battersi per la libertà è il rispetto che sono condizioni essenziali per una vita dignitosa. Sarò con voi finché avrò voce.”
(Faleminderit shumë Alba! Vazhdoni të luftoni për liri dhe respekt, të cilat janë kushte thelbësore për një jetë dinjitoze. Unë do të jem me ju për sa kohë të kem një zë.
Një përqafim )
Grazie Ambasciatore.
Rrugëtimi i Shqipërisë 25 vite pas largimit tuaj nga TR ka sjellë në tokën tonë shumë Ambasador por deri sot vetëm ju vazhdojmë t’ju quajmë Ambasadori i shqiptarëve.
—–
Botuesit e Voal.ch Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj përfitojnë nga rasti t’i dërgojnë urimet më të sinqerta Ambasador Paolo Forestit për ditën e lindjes. Ata ndihen me fat dhe të nderuar që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar prej vitit 1993 kur ishte përfaqësues i Italisë në vendin e shqiponjave që posa kishte dalë nga një sistem mizor. Ambasasor Foresti shërbeu në Shqipëri si një diplomat i lartë kariere me shumë përgjegjshmëri dhe humanizëm duke iu gjendur shumë afër shqiptarëve dhe duke u bërë mik i tyre përgjithmonë. Sot kur diplomacia Perëndimore përjeton një krizë përfaqësimi, Ambasador Foresti është një model i përkryer, se si t’i gjendesh afër një vendi dhe një populli, në respekt të plotë të etikës e katër parimeve bazë të kodit diplomatik.
blank

Intervista- Charles Kupchan: Sulmi në Kosovë nuk ishte spontan!

Është e qartë se sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clintonit dhe Barack Obamas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Kosova e bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

“Duket se ky është një aksion i mirëorganizuar, prandaj është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t’u mundësojnë të bëjnë kështu”, beson Kupchan.

Ai tha se nuk dëshiron të spekulojë se kush qëndron pas sulmuesve.

“Mund të jetë një grup i brendshëm me mbështetje nga jashtë, por jo domosdo nga qeveria. Qëllimi i tyre? Të nxisin telashe, më shumë dhunë, të rrisin tensionet për të bërë të paarritshëm bashkëpunimin e palëve të përfshira për të arritur paqen e qëndrueshme ”, theksoi ai.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet në Kosovë njoftuan se policia ka rimarrë kontrollin e territorit në veri – zonë e banuar me shumicë serbe – pas një sulmi nga një “grup i armatosur rëndë”, që rezultoi me vrasjen e një polici dhe të tre sulmuesve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Beogradin për incidentin, duke thënë se “krimi i organizuar me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të zyrtarëve në Beograd, po sulmon vendin tonë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e dënoi vrasjen e policit kosovar dhe tha se nuk ka asnjë justifikim për të. Ai, megjithatë, tha se incidenti ishte shkaktuar nga rebelimi i serbëve të Kosovës, sepse ata “nuk donin të vuanin më nën terrorin e Kurtit” dhe se ishte çështje kohe se kur do të ndodhte diçka e tillë.

Pse ndodhi ky incident pikërisht tani, apo është pasojë logjike e tensioneve që janë rritur prej vitesh, sepse të dyja palët nuk janë gati të bëjnë kompromise, pavarësisht shumë rundeve të negociatave që kanë zhvilluar?

Charles Kupchan: Ky shpërthim i ri i dhunës është dëshpërues, por jo shumë befasues. Kohëve të fundit, tensionet janë duke u rritur. Mendoj se ka zhgënjim të të gjithë aktorëve. Në njërën anë, ka një udhërrëfyes serioz – me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian – që do të duhej ta çonte Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit [të marrëdhënieve]. Në të njëjtën kohë, asnjëra palë nuk tregon gatishmëri, guxim të mjaftueshëm për të ecur përpara dhe për ta zbatuar atë udhërrëfyes.

Mendoj se kryeministri Kurti, muajve të fundit, ka ndërmarrë hapa që kanë qenë provokues dhe kanë rritur temperaturën – duke filluar me përpjekjet për t’i detyruar serbët e Kosovës që të marrin karta të reja identiteti dhe targa. Pastaj, vendimi për instalimin e kryetarëve të komunave në veri, të zgjedhur në zgjedhje që u bojkotuan nga komuniteti serb.

Këta mund të jenë hapa legjitimë për një Kosovë sovrane, por, megjithatë, kanë rezultuar provokues dhe mendoj se e kanë penguar përparimin. Nuk e dimë se kush janë autorët e dhunës që solli këtë vrasje.

Vuçiq e mohoi çdo përfshirje të drejtpërdrejtë të Serbisë, por ne e dimë nga historia se, në kohën e rritjes së tensioneve etnike, formohen grupe paraushtarake të një lloji apo të një lloji tjetër. Qytetarët i marrin gjërat në duart e tyre dhe kryejnë akte dhune, pas të cilave ndoshta nuk qëndron asnjëra palë. Ndoshta kjo situatë e paralajmëron Qeverinë në Prishtinë dhe atë në Beograd se nuk përjashtohet shpërthimi më i gjerë i dhunës, se të dyja palët duhet të ushtrojnë përmbajtje dhe se situata në terren mbetet e paqëndrueshme dhe e rrezikshme.

Radio Evropa e Lirë: Kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi? A mund të jetë Lista Serbe, partia kryesore serbe në Kosovë, apo Beogradi, pavarësisht distancimit të Vuçiqit, apo shërbimi rus i sigurisë, siç përmendet në rastin e pazgjidhur të komplotit për rrëzimin e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, më 2016? Gjithashtu, çfarë donin të arrinin sulmuesit me këtë sulm?

Charles Kupchan: Nuk do të doja të rrezikoja me supozime për sulmuesit. Mund të jetë një grup i brendshëm me mbështetje nga jashtë, por jo domosdoshmërisht nga qeveria. Qëllimi i tyre? Nxitja e telasheve, dhunës më të madhe, ngritja e tensioneve për ta bërë të paarritshëm bashkëpunimin mes palëve të përfshira në arritjen e paqes së qëndrueshme.

Radio Evropa e Lirë: Kurti thotë se Beogradi i mbështet këto lloje strukturash dhe grupesh paralele. Vuçiq thotë se vetëm Kurti është fajtor për gjithçka që po ndodh në Kosovë. “Albin Kurti është i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë”, thotë Vuçiq. Si është e mundur që serbët lokalë të kenë armë të tilla tipike për njësitë e rregullta apo paraushtarake? Si është e mundur që popullata vendase të ketë armë aq moderne?

Charles Kupchan: Nuk është për t’u habitur që secila palë e fajëson tjetrën. Mendoj se të dyja palët mbajnë përgjegjësi. A veproi Serbia me mirëbesim për ta ndihmuar Kosovën që të jetë koherente si shtet unitar? Absolutisht jo. A i inkurajoi Qeveria në Beograd strukturat paralele dhe pakicën serbe që të jenë më besnike ndaj Serbisë sesa ndaj Kosovës? Absolutisht.

Pra – nëse shikojmë një pamje më të gjerë – a mban Serbia përgjegjësi të konsiderueshme për stagnimin dhe për shpërthimin e dhunës? Po, mban. Në të njëjtën kohë, e dimë se Kurti ka ndërmarrë hapa që kanë rritur temperaturën, kanë polarizuar marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë.

Nga vijnë armët e tilla? Epo, në botën e sotme, është shumë e lehtë të arrihet në tregun e zi. Mund të kenë ardhur edhe nga Beogradi, përmes tregut të zi.

Ne nuk e dimë këtë, por e dimë se shpërthimi i konflikteve dhe dhunës së tillë është i rrezikshëm, sepse ato kanë potencial për t’u përhapur. Shpresoj që ky incident të përjetohet si një alarm zgjimi dhe të jetë arsye për të dyja palët që të ecin përpara në frontin diplomatik.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndodhur ky incident spontanisht, brenda natës, apo është përgatitur me ditë, nëse jo me javë, siç sugjeron Policia e Kosovës?

Charles Kupchan: Me sa duket, nuk ka qenë një veprim spontan. Nga sa mund të kuptojmë nga raportimet e mediave, kamionët po bllokonin urën. Është tentuar të shkaktohej një lloj bllokimi. Me sa duket, një grup prej disa dhjetëra personash ka kërkuar strehim në një manastir serb.

Pra, ky duket të jetë një veprim i organizuar mirë – gjë që e bën atë më të rrezikshëm, sepse sugjeron se ka grupe në terren që kanë interes të shkaktojnë dhunë dhe janë të gatshme të organizohen dhe të kërkojnë armë, që do t’u mundësonin ta bënin atë.

Radio Evropa e Lirë: Sulmuesit kërkuan strehim në manastirin e Banjskës, por kleri u distancua prej tyre…

Charles Kupchan: Mendoj se është një shenjë pozitive që manastiri serb, kleri i tij është distancuar nga dhuna. E konsideroj si shenjë pozitive që presidenti Vuçiq e ka dënuar vrasjen e një polici të Kosovës dhe dhunën. Ky lloj i përmbajtjes është i rëndësishëm.

Tani është e nevojshme që të dyja palët të tregojnë përmbajtje të mëtejshme, afatgjate, të heqin dorë nga akuzat e ndërsjella dhe të ecin përpara me zbatimin e udhërrëfyesit të përgatitur nga Bashkimi Evropian.

A ka vendime të vështira për t’u marrë? Po. A do të jetë e vështirë për Kosovën që ta themelojë Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe që do ta kënaqte popullatën [serbe] dhe do të çonte në një marrëveshje? Po, do të jetë.

Por, ky udhërrëfyes mendoj se paraqet mundësinë më të mirë që kanë pasur palët për të zgjidhur konfliktin dhe për të ecur përpara. Për fat të keq, tani për tani, ato nuk duket se po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Radio Evropa e Lirë: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi atë që ai e cilësoi si “sulm të tmerrshëm”, duke shtuar se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.

Mirëpo, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e kritikoi deklaratën e Borrellit, duke thënë se nuk shpreh mbështetje për policinë dhe nuk e përdor fjalën “terroristë” për sulmuesit.

Ky përshkallëzim i dhunës ndodhi pasi bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga BE-ja, dështuan më 14 shtator. Borrell fajësoi Kurtin që nuk arriti ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do t’u jepte atyre autonomi më të madhe.

Charles Kupchan: Mendoj se ka pasur mungesë të vrullit pas takimit të organizuar nga Borrelli. Me sa kemi kuptuar, Kurti ka thënë se Marrëveshja [bazë për normalizimin e marrëdhënieve] duhet të sekuencohet – më saktësisht, serbët duhet ta njohin Kosovën, para se Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se deklaratat e tilla janë të padobishme.

Kjo është një nga arsyet përse bashkësia ndërkombëtare i ka intensifikuar kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës së voni, saqë disa e kanë akuzuar pastaj Perëndimin si të njëanshëm. Por, mendoj se detyrimet e të dyja palëve janë evidentuar dhe ato duhet t’i përmbushin paralelisht.

Radio Evropa e Lirë: Si i komentoni kritikat e shefes së diplomacisë kosovare se Borrell ishte tepër i përmbajtur në deklaratën e tij dhe se sulmuesit nuk i quajti “terroristë”?

Charles Kupchan: Mendoj se deklarata e Borrellit ishte mjaft e qartë. Kur vlerësojmë deklaratat e palës kosovare dhe asaj serbe, duhet të kemi parasysh intensitetin e emocioneve të tyre në momentin kur ka sërish dhunë dhe vdekje të njerëzve.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se pas konflikteve të fundit do të zvogëlohet presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj Kurtit dhe do të rritet ndaj Serbisë, duke pasur parasysh kritikat e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kurtit, që i përmendet edhe ju?

Charles Kupchan: Mendoj se është e përshtatshme që komuniteti ndërkombëtar ta ushtrojë presionin e nevojshëm te të dyja palët. Unë nuk mendoj se ka një djalë të mirë apo një djalë të keq këtu. Ky është një nga ato konflikte të pazgjidhshme që vazhdon me vite. Dhe ne e dimë nga historia se konfliktet e pazgjidhshme, përfundojnë kur të dyja palët janë gati për lëshime dhe kompromise të vështira, të guximshme dhe të dhimbshme në negociata.

Roli i BE-së dhe SHBA-së është të ushtrojnë presion mbi të dyja palët, për ta sjellë atë lloj reciprociteti, përmbajtjeje që ka munguar muajt e fundit. Mbetet vetëm të shpresojmë se ngjarje të tilla tragjike do t’i inkurajojnë të dyja palët që të ecin përpara me më shumë përkushtim dhe vendosmëri drejt një zgjidhjeje përfundimtare, përmes diplomacisë.

Radio Evropa e Lirë: Përmendët se konfliktet e pazgjidhshme mund të përfundojnë vetëm me kompromise në tryezën e bisedimeve. Por, shohim se në rastin e Nagorno-Karabakut, pas dekadash mungesë kompromisi, konflikti është zgjidhur kur njëra palë – Azerbajxhani – është forcuar ushtarakisht dhe ka fituar. Tani, ne shohim një situatë shumë të pasigurt rreth Nagorno-Karabakut, në atë kuptim që ai do të riintegrohet politikisht në Azerbajxhan, ndërsa e ardhmja e armenëve aty mbetet mjaft e pasigurt…

Charles Kupchan: Nuk duam që një situatë e tillë të ndodhë në Ballkan, sepse çështja e Nagorno-Karabakut në shumë mënyra çon kah përdorimi i forcës, sepse Azerbajxhani – pjesërisht për shkak të të ardhurave nga energjia – ka arritur të fitojë epërsi ushtarake, që i ka mundësuar ta rivendosë kontrollin mbi Nagorno-Karabak.

Nuk duam të shohim përdorim të forcës ushtarake kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës.

Por, një mësim që mendoj se është i dobishëm nga rasti i Nagorno-Karabakut, është se Rusia nuk ka mundur dhe nuk i ka dalë në ndihmë Armenisë, edhe pse është aleate në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Mendoj se preokupimi i Rusisë me Ukrainën, dëmi që i ka bërë reputacionit të saj, u jep një mundësi jo vetëm Kosovës dhe Serbisë, por Ballkanit në përgjithësi, që të përpiqet të distancohet nga lidhjet e tij me Rusinë, për të kapërcyer disa nga mosmarrëveshjet e mbetura, nga të cilat Rusia gjithmonë ka tentuar të përfitojë. Pra, mendoj se ky është një moment i favorshëm që Kosova dhe Serbia të ecin përpara.

Radio Evropa e Lirë: A po përpiqet Rusia – e ndoshta edhe Kina – që ta shfrytëzojë disi situatën e paqëndrueshme në lidhje me Kosovën për qëllimet e saj?

Charles Kupchan: Mendoj se Kina po shfrytëzon deri diku rënien e ndikimit rus në rajone të caktuara, për të rritur ndikimin e saj në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore, në Afganistan. Megjithatë, besoj se nuk do të ketë sukses të madh në Ballkan. Tashmë kemi parë aktorë të ndryshëm evropianë që largohen nga Kina. Italia duket se po i jep fund pjesëmarrjes së saj në iniciativën e Kinës “Brezi dhe Rruga”. Vendet e Evropës Qendrore po heqin dorë nga forumi i tyre i dialogut me Kinën [Iniciativa 16+1].

Në fund të fundit, rajoni i Ballkanit është i destinuar që të integrohet në institucionet atlantike, në Bashkimin Evropian. Është vetëm çështje kohe se kur do të ndodhë. Fatkeqësisht, unë mendoj se ky lloj dhune po e kthen rajonin prapa – larg nga kursi perëndimor. Por, mendoj se e dimë se ku do të përfundojë rrëfimi. Ne, thjesht, nuk e dimë se sa do të zgjasë.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për rolin e Rusisë në Ballkan, a do të përpiqet të përfitojë ajo disi nga kjo situatë, marrë parasysh marrëdhëniet e saj shumë të ngushta me Serbinë dhe serbët në Ballkan?

Charles Kupchan: Mendoj se rusët nuk e humbasin mundësinë për të provuar që ta forcojnë rolin e tyre patronues dhe ndikimin në rajon – qoftë në mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, hyrjen e Malit të Zi në NATO, problemet në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak të lëvizjeve secesioniste të Republikës Sërpska, vështirësitë midis Kosovës dhe Serbisë…

Rusët janë gjithmonë në prapavijë, të gatshëm për të shfrytëzuar ndarje të tilla. Por, mendoj se ata tani kanë ndikim më të dobët se më parë, për shkak të preokupimit me pushtimin e Ukrainës dhe varfërimin e burimeve.

Prandaj, besoj se, edhe pse Serbia nuk ka hequr dorë nga marrëdhëniet me Rusinë, nuk e ka dënuar qartë pushtimin rus, imazhi i Rusisë në mbarë botën – veçanërisht në Evropë – është dëmtuar. Kështu që do të jetë shumë e vështirë të rikuperohet. Mendoj se me kalimin e kohës do të shohim se Serbia distancohet nga Rusia dhe se ajo, përfundimisht, do t’i humbasë bastionet e saj të mbetura në rajon.

Radio Evropa e Lirë: A do të jetë tani edhe më e vështirë për Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve], apo BE-ja dhe SHBA-ja do të ushtrojnë presion dhe do ta përshpejtojnë procesin, duke u frikësuar se, siç sugjerojnë këto konflikte, situata mund të dalë jashtë kontrollit?

Charles Kupchan: Mendoj se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Beogradit, sidomos pas këtij sulmi të ri të dhunshëm, do të kërkojnë ndërmjetësim dhe presion të huaj.

Unë do t’i inkurajoja Shtetet e Bashkuara dhe BE-në që të vazhdojnë të punojnë së bashku, siç kanë bërë prej se presidenti [amerikan, Joe] Biden ka marrë detyrën, por t’i dyfishojnë përpjekjet për t’u angazhuar si me Prishtinën, ashtu edhe me Beogradin, për ta çuar përpara procesin diplomatik. Gjëja e fundit që duan aleatët e NATO-s tani, është një tjetër epidemi dhune në rajon.

Për rrjedhojë, mendoj se do të ketë përpjekje për ta dyfishuar angazhimin diplomatik. Mund të shohim gjithashtu një rritje të numrit të pjesëtarëve të NATO-s në Kosovë, për ta parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Radio Evropa e Lirë: Por, për momentin, nuk ka rezultate të prekshme. Të krijohet përshtypja se të gjitha ato diskutime të deritanishme, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk kanë çuar në shumë përparim që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013.

Charles Kupchan: Po, ka arsye për pakënaqësi dhe zhgënjim, por nuk ka arsye për t’u dorëzuar, sepse është bërë përparim. Ekziston një plan i BE-së që është pranuar në parim nga të dyja palët. Ne kemi parë që mosmarrëveshjet e tjera në rajon janë zgjidhur në mënyrë paqësore, duke përfshirë emrin e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin e saj në NATO, si dhe integrimin e Malit të Zi në NATO. Pra, ka histori pozitive në rajon dhe tabloja më e madhe tregon se ai po shkon në drejtimin e duhur.

Unë besoj se ajo që po ndodh në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, është një dalje e përkohshme nga rruga. Por, ky është shansi më i mirë që ekziston për t’i ndjekur rrugët diplomatike, që do të çojnë në normalizimin [e marrëdhënieve] dhe në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ka shumë punë për të bërë gjatë rrugës, por mendoj se ka dritë në fund të tunelit, pavarësisht errësirës që është shfaqur me aktin e fundit të dhunës.

Radio Evropa e Lirë: Por, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë nuk kanë lëshuar pe deri më tani. Kurti, së fundmi, ka akuzuar Mirosllav Lajçakun, përfaqësuesin special të BE-së në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, se ka mbajtur qëndrim kundër Kosovës. Ndërkohë, gjatë fjalimit të javës së kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq ka akuzuar Perëndimin për hipokrizi. A do të thotë kjo se të dy ata kanë kërkesa maksimaliste për ta siguruar rezultatin më të favorshëm për vendet e tyre?

Charles Kupchan: Mendoj se bëhet fjalë për manovrime për nevojat e politikës së brendshme. Fatkeqësisht, nacionalizmi, politika e konfrontimit kanë rezultuar të jenë efektive. Kjo është arsyeja përse politikanët shpesh e luajnë këtë kartë. Megjithatë, fokusi në forcimin e pozitës politike në vend dhe në tërheqjen e publikut të brendshëm shpesh rezulton me dështime në marrëdhëniet me vendet që i kanë kundërshtare, ose kanë marrëdhënie të tensionuara me to.

Ana pozitive e kësaj historie është se një politikan që përfaqëson një politikë më të vështirë, një qasje konfrontuese, shpesh ka mbështetje të mjaftueshme të brendshme për të marrë vendime të vështira dhe për të bërë kompromise të dhimbshme. Nuk parashikoj që Kurti dhe Vuçiq të jenë ata që do ta arrijnë një zgjidhje të përhershme diplomatike. Megjithatë, retorika e ashpër që po shkëmbejnë aktualisht, nuk duhet t’i errësojë mundësitë që janë përpara.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se zgjidhja do të arrihet nga pasardhësit e tyre, jo nga Kurti dhe Vuçiq?

Charles Kupchan: Jo domosdoshmërisht pasardhësit e tyre. Është e mundur që dikush si Kurti, i cili është në gjendje të mbledhë një elektorat më të gjerë nacionalist në Kosovë, ta ketë legjitimitetin dhe besueshmërinë e nevojshme për të marrë vendime të vështira dhe për ta bindur publikun vendas për to.

Radio Evropa e Lirë: Tingëlloni optimist. A do të thotë kjo se së shpejti mund të pritet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo, siç sugjeron përvoja e gjithë këtyre viteve, do të ketë më shumë dhunë përpara një marrëveshjeje eventuale?

Charles Kupchan: Nuk mendoj se rajoni i Ballkanit i ka zgjidhur të gjitha problemet e tij dhe se rreziku i dhunës është zhdukur përgjithmonë. Një vlerësim i tillë do të ishte naiv.

Megjithatë, jam optimist se do të arrihet një zgjidhje dhe se Kosova dhe Serbia do të integrohen në institucionet atlantike dhe evropiane. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, por e di që do të kërkojë guxim politik dhe vendime të vështira. Fatkeqësisht, kjo u mungon të dyja palëve për momentin.

blank

Kurti për “The Guardian”: Vuçiç më ofendon dhe shan shpesh gjatë takimeve në serbisht, ndërmjetësit nuk e kanë ndaluar

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë bërë aq të njëanshme sa kanë arritur në një qorrsokak dhe nevojitet një rishikim se si po zhvillohen, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Më shumë se një dekadë e përpjekjeve ndërmjetësuese të udhëhequra nga evropianët, së fundmi në Moldavi dhe Bruksel, kanë dështuar në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe Beogradi ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 sipas një plani të sponsorizuar nga OKB-ja.

Të dielën, tensionet u rritën përsëri pasi militantë të paidentifikuar vranë një oficer policie në veri të Kosovës dhe policia u përlesh më vonë me më shumë se një duzinë persona të armatosur, të cilët u fshehën në një manastir. Policia tha në një deklaratë se të paktën tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar, në një nga përshkallëzimet më serioze në Kosovë në vite.

Kryeministri, Albin Kurti, tha në një intervistë për Guardian të dhënë para dhunës së kësaj fundjave se paqëndrueshmëria e vazhdueshme e kishte bërë rajonin “një shesh lojërash për lojërat gjeopolitike të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës”.

Kurti e përshkroi takimin e fundit të dështuar më 14 shtator mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, si një debakël dhe tha se i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, kishte “humbur neutralitetin”.

Sipas rrëfimit të Kurtit, Lajčák nuk ia ka përcjellë kosovarëve qëndrimin e shkruar negociues të Serbisë para takimit dhe ai iu është paraqitur atyre vetëm pas ndërprerjes së bisedimeve. Kurti tha se letra e pozicionit ishte më shumë se gjashtë muaj e vjetër.

“Nuk ka ecje më tej me këtë metodë”, tha Kurti. “Takimi i 14 shtatorit tregoi kufijtë e metodave të vjetra.”

Ai e akuzoi Vuçiçin për ofendime ndaj tij gjatë bisedimeve, të cilat ai tha se ishin bërë një dukuri e rregullt pa asnjë përpjekje nga ndërmjetësit për ta ndaluar atë.

“Ai shpesh gjatë këtyre dy viteve ofendon dhe shan serbisht”, tha Kurti. “Kam kërkuar nga ndërmjetësit ta ndalojnë dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodh kurrë.”

Në një samit tjetër, në Moldavi më 1 qershor, ku morën pjesë Emmanuel Macron i Francës, Olaf Scholz i Gjermanisë dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Vuçiç synoi sharje ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sipas zyrës së saj.

“Ai iu drejtua presidentes së Kosovës dhe stafit të saj shoqërues me termin nënçmues dhe çnjerëzor, minjtë”, tha Blerim Vela, shefi i kabinetit të Osmanit. Tërbimet e Vuçiçit pasqyrojnë personalitetin e tij dhe paaftësinë e tij për të pranuar mendime të ndryshme.

Një burim tha se megjithëse Macron dhe Scholz nuk mund të kuptonin se çfarë po thoshte, “gjuha e trupit të Vuçiçit tregoi se ai ishte i irrituar” dhe nuk donte të ishte në dhomë me kosovarët.

Kurti nuk do të specifikonte se çfarë epitetesh ka përdorur presidenti serb kundër tij, por diplomatët kosovarë thanë se një nga fjalët fyese të përdorura në takimet e mëparshme ishte “shiptar”, një fyerje etnike në serbisht për t’iu referuar shqiptarëve.

“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepen nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.

Zyra presidenciale e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Shkeljet etnike kanë një ndikim të veçantë në rajon pasi ato i bëjnë jehonë retorikës që shoqëroi kundër-kryengritjen brutale dhe fushatën e spastrimit etnik nga forcat serbe në fund të viteve 1990 nën presidentin e atëhershëm, Slobodan Millosheviç. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë, shumica dërrmuese e tyre nga shumica etnike shqiptare e Kosovës.

Ndërmjetësuesit evropianë menduan se kishin arritur një përparim në shkurt, kur Vuçiç dhe Kurti u takuan në Bruksel dhe ranë dakord për një “rrugë drejt normalizimit”.

Sipas marrëveshjes, të dyja vendet do të njihnin pasaportat, flamujt dhe simbolet e njëri-tjetrit, Serbia nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe Kosova do të “siguronte një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Pavarësisht se miratoi verbalisht dokumentin e Brukselit dhe një aneks zbatimi muajin pasardhës në një takim të veçantë në Liqenin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç refuzoi të nënshkruante asnjërën dhe u tërhoq menjëherë pas kësaj, duke nxitur mosbesim në Kosovë.

Pasi zyrtarët e BE-së përshëndetën Liqenin e Ohrit si një sukses, Vuçiç u shfaq në televizionin serb për të siguruar ndjekësit e tij se nuk kishte nënshkruar asgjë sepse “kam dhimbje torturuese në dorën time të djathtë”, duke shtuar: “Ajo dhimbje pritet të vazhdojë për katër vjet”.

Jo shumë kohë pas kësaj, në prill, Beogradi e shkeli drejtpërdrejt marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, Kosova beson se prioriteti ka ndryshuar për të siguruar që Serbia të mos bjerë më tej nën ndikimin e Rusisë. Ai pretendon se BE-ja dhe SHBA-ja kanë përqendruar kritikat e tyre në qeverinë e Kurtit për mos themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe për t’i dhënë zonave serbe më shumë autonomi.

Ishte e paqartë se ku kishte një dallim thelbësor midis qëndrimeve të BE-së dhe Serbisë. Të dyja kërkojnë që Kosova të veprojë së pari ndaj komunave serbe si parakusht për përparim. Kurti refuzon ta bëjë këtë lëvizje pa hapat përkatës nga Serbia, duke theksuar se asgjë në të dhënat e Vuçiqit nuk sugjeron se mund t’i besohet atij.

Edward P Joseph, një ish-zëvendës shef i misionit në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, argumentoi se Kurti ishte i justifikuar të ishte i kujdesshëm.

“Ai nuk gabon që kërkon specifikë reale dhe garanci reale nga SHBA-ja dhe BE-ja në lidhje me zbatimin nga ana serbe të kësaj marrëveshjeje”, tha Joseph, tani një anëtar i lartë në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins. “Është një pyetje strategjike. Ai do t’i jepte autonomi një grupi separatist që kontrollohet nga një fqinj shumë më i madh dhe armiqësor.

Kurti tha se ka shkuar në takimin e fundit më 14 shtator me propozime se si mund të renditen hapat kosovarë dhe serb. Sipas llogarisë së tij, Lajçak, i dërguari i BE-së, tha se propozimet nuk do të funksiononin pasi bien ndesh me pozicionin e Serbisë. Kur kryeministri kosovar kërkoi të shihte fletën e qëndrimit të Serbisë, Lajčák tha se i ishte dhënë zëvendësit të Kurtit para takimit.

Megjithatë, deputeti tha se nuk kishte marrë asgjë, kështu që Kurti shkoi të përballej me Lajčák, i cili më pas tha se ekipi i tij ishte ende “duke u përpjekur të merrte dokumentin” nga dosjet e tyre.

Sipas Kurtit, dokumenti i munguar ka rezultuar se është hartuar nga Serbia edhe para marrëveshjes së marsit dhe ka insistuar se nuk mund të ketë përparim derisa Kurti të krijojë asociacionin e komunës serbe, tha Kurti. Në sytë e tij, Lajčák kishte adoptuar kushtet serbe pa diskutim.

“Kjo është arsyeja pse u tmerrova. Isha i tronditur”, tha Kurti. “Mendoj se BE27 nuk janë të informuar për këtë. Ata ia kanë dhënë këtë punë shumë të rëndësishme këtij personi që ka humbur neutralitetin.”

Zyra e Lajčák refuzon të komentojë mbi të dhënat rreth versionit të ngjarjeve të Kurtit.

Zëdhënësi kryesor për punët e jashtme të BE-së tha se rrëfimi i Kurtit “nuk pasqyron të vërtetën dhe është i pasaktë”. Ai tha se 27 vendet anëtare kishin ritheksuar mbështetjen e tyre të plotë për dialogun, për Borrell që drejtonte bisedimet dhe për Lajçak. Ai e kritikoi Kurtin për shkeljen e konfidencialitetit.

“Shtetet anëtare të BE-së 27 i kujtuan gjithashtu zotit Kurti përgjegjësinë për të respektuar parimin e konfidencialitetit në dialog, i cili është një komponent kyç i çdo procesi të ndjeshëm politikisht të negociatave”, tha zëdhënësi.

Qasja e SHBA dhe BE-së ka tërhequr kritika diku tjetër. Në gusht, një grup politikanësh të shquar perëndimorë, duke përfshirë kryetarët e komiteteve parlamentare të punëve të jashtme të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë, u shkruan udhëheqësve të SHBA-së dhe BE-së për të kërkuar një ndryshim në atë që ata thanë se ishte një qasje me në qendër Serbinë.

Në një letër të formuluar ashpër, ata kërkuan që “komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos miratojmë një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin”.

Aleksandra Tomaniç, drejtoresha ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, një grup avokues pro-demokracisë, tha se takimet e BE-së po bëheshin të pakuptimta dhe madje kundërproduktive.

Nuk mjafton “Lehtësimi” i një dialogu ku të dyja palët kanë qëllime krejtësisht të kundërta”, tha Tomaniq. “Të sigurosh hapësirën e zyrës dhe biskotat dhe të vazhdosh ‘dialogimin’ për vite do të çojë në më shumë zhgënjim, rritje të mëtejshme të mosbesimit dhe përfundimisht tensione, siç e shohim tani.”

Donika Emini, e cila drejton një koalicion të OJQ-ve në Kosovë të quajtur Platforma CiviKos, u pajtua se përmes “llogaritjeve të gabuara” të tij, Kurti kishte “humbur serbët në veri dhe do të duhet shumë kohë për të riparuar këtë marrëdhënie”.

Megjithatë, ajo tha se Kurti kishte të drejtë që nuk themeloi një asociacion të komunave serbe pa garanci solide nga BE-ja dhe SHBA-ja për përparimin drejt normalizimit me Serbinë.

Në të kundërtën, tha Emini, “do të ishin një shtresë tjetër e qeverisjes, Kosova do të jetë më jofunksionale brenda vendit dhe nuk do të lëvizë asgjë ndërkombëtarisht apo në raport me Serbinë”.

Emini shtoi: “Mendoj se ata janë tepër optimistë se Vuçiç do të kthehet drejt perëndimit nëse i bëjnë presion Kurtit dhe akomodojnë kërkesat serbe ndaj Kosovës”.

Joseph argumenton se perëndimi nuk do të ketë ndikim mbi Serbinë ndërsa katër anëtarë të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin Kosovën, kryesisht nga frika e precedentit që do të krijonte për rajonet secesioniste në vendet e tyre.

Si një mënyrë për të kapërcyer ngërçin, ai argumentoi se njohja ukrainase e Kosovës mund të sigurojë katalizatorin për të bindur katër vendet evropiane që të ndjekin shembullin. Kurti tha se e ngriti këtë çështje kur u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ai shtoi: “Unë besoj se njohja nga Ukraina do të ishte një mirëkuptim dhe solidaritet i thellë me njëri-tjetrin kundër agresionit autoritar”.

blank

Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit

VOA/Keida Kostreci

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë. Në intervista për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës. Por në biseda me kolegen Keida Kostreci, ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë për Zërin e Amerikës, se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më.

Zoti Kanin tha se reagimi i kryeministrit Kurti ishte i përshtatshëm.

“Kosova është viktima këtu. Ata janë njerëzit që u sulmuan. Dhe Kurti tha ‘çfarë mund të presësh tjetër, duhet fajësuar Beogradi’. Vuçiç ishte në pozita mbrojtëse, duke u përpjekur ta distancojë Serbinë nga ajo që ndodhi duke iu referuar sulmuesve si serbë të rebeluar, duke u dhënë atyre një lloj konteksti dhe një lloj justifikimi. Por është e qartë se ai nuk është i kënaqur”, thotë ai.

Por zoti Kupchan thotë se të dyja palët kanë përgjegjësi për ngërçin dhe për përshkallëzimin e dhunës: Serbia që e ka mbajtur efektivisht veriun më shumë të lidhur me Beogradin se me Prishtinën dhe kryeministri Kurti me veprime që zoti Kupchan i quan provokuese dhe të panevojshme. Ai shton se shkallëzimi është alarmues për perëndimorët.

“Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do ta shohin këtë si një shenjë paralajmëruese. Nuk do të habitesha nëse shohim një rritje të mundshme në përmasat e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon”, thotë ai.

Për zotin Kupchan kjo ngjarje nuk do të thotë që zoti Kurti është i justifikuar në veprimet e tij të deritanishme që janë kritikuar nga perëndimi. Ai thotë se presioni duhet të vazhdojë intensivisht tek të dyja palët.

“Kur tensionet janë të larta, ekstremistët përfitojnë për t’u organizuar dhe kur ka një situatë të polarizuar, kur ka fërkime mes komuniteteve, rritet rreziku i organizatave paraushtarake, rritet rreziku që qytetarët në veri t’i marrin gjërat në duart e tyre, edhe nëse nuk udhëzohen për ta bërë këtë nga autoritetet në Beograd”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Prandaj thotë ai, e vetmja rrugë është kthimi në tryezën e dialogut, pasi ngjarja është kujtesë se megjithëse janë arritur marrëveshje asnjëra palë nuk po vepron për zbatimin e tyre.

“Nëse ka një element pozitiv këtu është se u kujton Prishtinës dhe Beogradit, se nuk jemi aq larg nga përshkallëzimi dhe dhuna, dhe se të dyja palët duhet të kthehen në tryezën diplomatike. Të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit”, thotë ai.

Zoti Kanin, ish- analist i lartë i CIA-s thotë për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme për perëndimin që të jetë i bashkuar në trajtimin e dhunës së fundit veçmas nga procesi diplomatik.

Presidenti serb Vuçiç tha pas përshkallëzimit të fundit se e vetmja zgjidhje është krijimi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri dhe një polici të përbërë nga serbët lokalë. Kryeministri Kurti u ka rezistuar thirrjeve për të.

Zoti Kupchan i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se Asociacioni duhet krijuar.
Kupchan

“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe është në interes të kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, thotë ai.

Por zoti Kanin mendon të kundërtën.

“Krijimi i Asociacionit do të ishte shumë në favor të Serbisë. Ajo që do të zhdukej do të ishte një nivel tjetër i sovranitetit të Kosovës në veri. Nëse krijohet Asociacioni, Kosova do ta kishte edhe më të vështirë t’u përgjigjej incidenteve të tilla”, thotë ai, duke shtuar se ngjarja ia forcon pozitat zotit Kurti në kundërshtimin e tij.

Megjithë mungesën e përparimit në raundin e kaluar të dialogut dhe deklaratave të fundit ku zoti Kurti dhe zoti Vuçiç akuzojnë ashpër njëri tjetrin, zoti Kupchan e mbështet qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara:

“Rruga përpara kërkon presion të vazhdueshëm të përditshëm ndaj të dyja palëve, duke mos e drejtuar gishtin nga njëra apo tjetra palë. Kjo është një mundësi për të ecur drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, thotë ai.

Por zoti Kanin thotë se sulmi tregon se të paktën disa serbë u ndjenë mjaftueshëm të inkurajuar nga qëndrimet e dobëta të SHBA-së dhe BE-së që ai thotë se kanë qenë të ashpra ndaj Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Sulmi i fundit e bën më pak të mundur që të ketë hapa përpara. Dhe kjo shkon në dëm të diplomacinë amerikane dhe evropiane, e cila edhe pa ngjarjen e fundit, ka dështuar. Politika perëndimore ka dështuar në këtë drejtim për një kohë të gjatë, propozimi i tyre ka dështuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se përshkallëzimi i fundit ndodh në sfondin e luftës në Ukrainë dhe hapat drejt një zgjidhjeje mes dy palëve do ta bënin më pak tërheqës rolin e Rusisë në rajon.

“Mendoj se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme rajonit. Por gjëja e fundit që do të donin është një shpërthim i ri i dhunës në Evropën Jugore. Dhe kjo është një nga arsyet që mendoj se do të shohim një angazhim të ri në ditët në vijim”, thotë ai.

blank

VOA: McGonigal përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës

VOA

 

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Çdo pikë e aktpadisë përmban disa akuza.
Arritja e marrëveshjes do të thotë që çështja nuk do të shkojë në gjyq. Kjo gjithashtu do të thotë që nuk do të bëhen publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.

 

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

 

Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.

 

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte krijuar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

“Përpara se të largohesha nga FBI në shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence për çështje sigurie me një mik. E dija se kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur më vonë të nisja biznesin”, tha ai në gjykatë duke iu referuar kontakteve me qeverinë e Shqipërisë.

Ai shtoi më tej, ashtu siç thuhej edhe në aktpadi edhe në deklaratën e fajësisë, se nuk i kishte deklaruar 220 mijë dollarët që tha se i kishte marrë hua nga miku i tij dhe partneri i mundshëm i biznesit, duke iu referuar Nezës si edhe nuk kishte deklaruar kontaktet me qytetarë të huaj.

Zoti McGonigal pranoi në seancë faktin që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të zotit Duçka që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B”, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Në të njëjtën mënyrë ai u përgjigj kur u pyet nëse me kërkesë të Personit A, ai i kishte bërë thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte licenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guacë, ndërkohë që personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare.

Po ashtu ai pohoi që gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

Pas seancës avokati i tij Seth Ducharme foli për gazetarët.

“Megjithëse ai mund të ketë pasur ose ka pasur, mendoj unë, disa interesa mjaft legjitime që përputheshin me Shtetet e Bashkuara për të mbajtur ato marrëdhënie, ai gjithashtu kishte qartazi interesa personale që të përgatiste terrenin pasi të largohej nga detyra t’i vazhdonte ato marrëdhënie. Pra, sigurisht që ishte diçka e papjekur”, tha ai.

Ai shtoi se kur mendon të hapësh një firmë private konsulence, kur largohesh nga qeveria, “sa më shumë kontakte të kesh në të gjithë botën, aq më të shumta mundësitë për e biznes”.

“Kështu, për disa prej njerëzve me të cilët ai (McGonigal), konsideroi zhvillimin e mundshëm të biznesit dhe burime për marrëdhënie të mëtejshme, ai aludoi në pranimin e fajësisë sot dhe ata hyjnë në këtë kategori”, tha ai.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg, por dënimi mund të jetë më i zbutur. Kushtet e marrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendimin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm.

blank

CNN: McGonigal mori nga Rama licencë për shpime nafte, në këmbim nisi hetimet për një rast lobimi

Pranimi i fajit nga Charles McGonigal për dosjen shqiptare është kryelajm në mediat amerikane.

Rrjeti i njohur televiziv, CNN, raporton se ish-agjenti i lartë i kundërzbulimit ka pranuar fajin duke deklaruar se ka marrë mijëra dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Bëhet fjalë për Agron Nezën. Por CNN raporton se McGonigal krijoi miqësi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe mori prej tij një licencë për shpim në fusha nafte.

“McGonigal, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të fshehjes së fakteve materiale në Uashington, i tha gjykatësit federal gjatë seancës së tij për pranimin e fajësisë se individi ishte miku i tij dhe se ata po planifikonin të nisnin një firmë këshillimi së bashku kur McGonigal të dilte në pension nga FBI.

Paratë, tha McGonigal, ishin pjesë e një kredie për atë biznes- megjithëse në deklaratën e fakteve që lidhen me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, McGonigal ra dakord se nuk kishte kushte për kredinë dhe se ai nuk e ktheu kurrë atë.

Gjatë kohës që McGonigal ishte në FBI, të dy udhëtuan disa herë në Shqipëri dhe u takuan me kryeministrin e vendit. McGonigal kërkoi te kryeministri licencë për shpimin në fushat e naftës për llogari të ish-punonjësit të inteligjencës, i cili kishte interesa financiare në këtë drejtim.

Takimet jashtë shtetit, të cilat ai nuk ia zbuloi FBI-së, ishin për të zhvilluar marrëdhënie të mundshme biznesi, tha McGonigal. Ai gjithashtu i tha gjykatës se e dinte se përfshirja në biznes personal nuk lejohej, ndërsa punonte për FBI-në dhe i kërkoi falje byrosë dhe gruas së tij.

Sipas deklaratës së fakteve, FBI hapi gjithashtu një hetim ndaj një shtetasi amerikan, i cili po lobonte për një parti politike në Shqipëri, ‘bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga i pandehuri McGonigal dhe drejtimin e tij’.

Në hetim, partneri i mundshëm i biznesit i McGonigal veproi si një burim njerëzor konfidencial për hetimin, dhe një kontakt i huaj shqiptar që kishte takuar McGonigal, ndihmoi në lehtësimin e takimeve me dëshmitarët në Europë dhe në FBI, përfshi këtu pagesat për shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve.

McGonigal do të dënohet për rastin e Uashingtonit në shkurt. Ai përballet me një maksimum prej pesë vitesh, megjithëse mund të dënohet me shumë më pak,” raporton CNN.syri.net

blank

Charles McGonigal shpëton veten dhe ‘gropos’ Edi Ramën- Publikohet marrëveshja për pranimin e fajit

Mediat amerikane kanë publikuar marrëveshjen e arritur nga avokatët e Charles McGonigal me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Bie në sy fakti se McGonigal, për të lehtësuar pozitën e tij, ka pranuar të gjithë faktet e dosjes shqiptare.

Portali Business Insider, i cili është marrë gjerësisht me aferën shqiptare të McGonigal, ka publikuar deklarimin e fakteve nga McGonigal si pjesë e marrëveshjes për fajësinë.

Ai pranon gjithçka nga afera e tij shqiptare, duke nisur që nga nisja e një hetimi të manipuluar në FBI për llogari politike të Edi Ramës e deri te fakti se ka marrë licenca për fushat e naftës nga kryeministri shqiptar.

Gazeta ‘New York Times’ shkruan se McGonigal do të dënohet vetëm për një akuzë, atë të fshehjes së fakteve materiale. Por në këmbim, ai duhej të pranonte çdo fakt të dosjes. Në këtë mënyrë, ‘varri’ është hapur për çdokënd që përmendet në këtë dosje, pasi McGonigal ka pranuar gjithçka.

Nga nënte akuza ndaj McGonigal, tetë kanë rënë dhe ai rrezikon të dënohet me deri në pesë vite burg.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’,” zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte krijuar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

“Përpara se të largohesha nga FBI në shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence për çështje sigurie me një mik. E dija se kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur më vonë të nisja biznesin”, tha ai në gjykatë duke iu referuar kontakteve me qeverinë e Shqipërisë.

Ai shtoi më tej, ashtu siç thuhej edhe në aktpadi edhe në deklaratën e fajësisë, se nuk i kishte deklaruar 220 mijë dollarët që tha se i kishte marrë hua nga miku i tij dhe partneri i mundshëm biznesit, duke iu referuar Nezës si edhe nuk kishte deklaruar kontaktet me qytetarë të huaj.

McGonigal pranoi në seancë faktin që ishte takuar disa herë me kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të zotit Duçka që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B”, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Në të njëjtën mënyrë ai u përgjigj kur u pyet nëse me kërkesë të Personit A, ai i kishte bërë thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte licenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guaskë, ndërkohë që personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare.

Po ashtu ai pohoi që gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

DOSJA E PLOTE

blank

‘New York Times’: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama

Gazetat më të mëdha amerikane po i bëjnë jehonë faktit që ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare.

Gazeta më e madhe ‘New York Times’ shkruan se McGonigal, ish-drejtor i kundërzbulimit i FBI-së në Nju Jork, është zyrtari më i lartë i byrosë që është akuzuar për korrupsion vitet e fundit.

Por pavarësisht se është shpallur fajtor për një akuzë, interesant është fakti se McGonigal ka pranuar se i ka kryer të gjitha veprimet për të cilat ishte akuzuar.

“Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishte një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. Por sipas marrëveshjes së zbuluar të premten, zotit McGonigal i kërkohej të pranonte se ai në fakt i kishte kryer veprimet më të gjera për të cilat ishte akuzuar- madje edhe ato për të cilat ai nuk u deklarua fajtor”.

Mes akuzave që pranoi ai ishte edhe lidhja e ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Ai projektoi një hetim të FBI për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi në akuza. Gjykatësi caktoi dënimin e zotit McGonigal në çështjen e Uashingtonit për 16 shkurt të vitit 2024. Ai do të dënohet në Nju Jork më 14 dhjetor,” thekson gazeta më e madhe amerikane.syri.net

blank

Lou Bladel mori 375 mijë euro nga Rama- Edhe paraardhësi i McGonigal u përdor si mercenar kundër opozitës

Para pak ditësh, Kongresi amerikan vendosi të zgjerojë hetimet për dosjen shqiptare të McGonigal, duke kërkuar më shumë informacion nga FBI.

Ndërkohë, gazetari John Schindler deklaroi se hetimi i Kongresit do të zbulojë edhe bashkëpunëtorët e McGonigal në FBI, pasi nuk është e mundur që ai të ketë vepruar i vetëm.

Në fakt, edhe paraardhësi i McGonigal në FBI, është i zhytur në aferën shqiptare.

Bëhet fjalë për Lou Bladel, i cili ka marrë nga qeveria e Edi Ramës të paktën 375 mijë euro përmes një kontrate të dyshimtë.

Në këmbim, Bladel ka vepruar si një mercenar kundër opozitës shqiptare.

Hetuesit amerikanë kanë zbuluar se Edi Rama është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal në të paktën katër raste.

Në dy prej këtyre rasteve, Rama ka darkuar në SHBA me McGonigal. Në darkën e Uashingtonit, i pranishëm ka qenë edhe një tjetër agjent special i FBI, Lou Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në krye të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork.

Më pas krijoi një firmë konsulente, e cila mori një kontratë të majme nga qeveria shqiptare në maj të vitit 2018. Vetëm disa muaj pas takimit me Ramën, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me “Ernst&Young” për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal. Lou Bladel erdhi të punonte në Shqipëri dhe u emërua nga kryeministri Rama si shefi i strukturës së posaçme, të ngritur pranë qeverisë.

Por edhe ai u përdor nga Edi Rama si një mercenar kundër opozitës shqiptare, duke punuar në mënyrë informale në kundërshtim me rolin dhe kontratën e tij.

Këtë fakt e pati zbuluar gazetari i oborrit të Edi Ramës, Sokol Balla në emisionin e tij Real Story. Sipas tij, Bladel ishte angazhuar në mënyrë vullnetare për të verifikuar akuzat e rënda që hidheshin nga opozita në drejtim të Edi Ramës.

Rasti më i nxehtë në ato ditë ishte ai i ‘Babales’ ku implikohej Fatmir Xhafaj, por edhe dosja ‘Xhisiela’, ku implikoheshin deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Rasti tronditës provonte që në atë kohë se Edi Rama po krijonte institucione paralele të hetimit për të sulmuar opozitën e vendit.

blank

VOA: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë

Keida Kostreci

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Çdo pikë e aktpadisë përmban disa akuza.

Arritja e marrëveshjes do të thotë që çështja nuk do të shkojë në gjyq. Kjo gjithashtu do të thotë që nuk do të bëhen publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte krijuar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

“Përpara se të largohesha nga FBI në shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulence për çështje sigurie me një mik. E dija se kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur më vonë të nisja biznesin”, tha ai në gjykatë duke iu referuar kontakteve me qeverinë e Shqipërisë.

Ai shtoi më tej, ashtu siç thuhej edhe në aktpadi edhe në deklaratën e fajësisë, se nuk i kishte deklaruar 220 mijë dollarët që tha se i kishte marrë hua nga miku i tij dhe partneri i mundshëm biznesit, duke iu referuar Nezës si edhe nuk kishte deklaruar kontaktet me qytetarë të huaj.

Zoti McGonigal pranoi në seancë faktin që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të zotit Duçka që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B”, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Në të njëjtën mënyrë ai u përgjigj kur u pyet nëse me kërkesë të Personit A, ai i kishte bërë thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë, ndërkohë që personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare.

Po ashtu ai pohoi që gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

Pas seancës avokati i tij Seth Ducharme foli për gazetarët Seth Ducharme, avokat i ish-zyrtarit të FBI-së, Chales McGonigal

“Megjithëse ai mund të ketë pasur ose ka pasur, mendoj unë, disa interesa mjaft legjitime që përputheshin me Shtetet e Bashkuara për të mbajtur ato marrëdhënie, ai gjithashtu kishte qartazi interesa personale që të përgatiste terrenin pasi të largohej nga detyra t’i vazhdonte ato marrëdhënie. Pra, sigurisht që ishte diçka e papjekur”, tha ai.

Ai shtoi se kur mendon të hapësh një firmë private konsulence, kur largohesh nga qeveria, “sa më shumë kontakte të kesh në të gjithë botën, aq më të shumta mundësitë për e biznes”.

“Kështu, për disa prej njerëzve me të cilët ai (McGonigal), konsideroi zhvillimin e mundshëm të biznesit dhe burime për marrëdhënie të mëtejshme, ai aludoi në pranimin e fajësisë sot dhe ata hyjnë në këtë kategori”, tha ai.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg, por dënimi mund të jetë më i zbutur. Kushtet e marrrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendmin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm.


Send this to a friend