Voal – Ju urojmë nga zemra, të dashur vëllezër dhe motra: Gëzuar Krishtlindjet! Paqja dhe harmonia, bashkimi dhe përparimi të mbretërojnë përherë për Atdheun tonë dhe për Kombin tonë, për shqiptarët kudo që janë, për gjithë Njerëzimin!
Le të jemi të gjithë ne shqiptarët të bashkuar në falënderimin ndaj Zotit për gjithçka që gëzojmë ne sot, në këto Krishtlindje që po kremtojmë, dhe ta lutim së bashku Zotin që Krishtlindjet e ardhshme të na gjejnë me përmbushje edhe më të mëdha në të gjitha vatrat tona dhe për mbarë kombin tonë!
Duke qenë në harmoni dhe dashuri përherë e më të madhe për njëri tjetrin, duke qenë të bashkuar në përpjekjet tona për përparimin tonë të gjithanshëm, ne, të faktorizuar, mund të japim përherë e më shumë ndihmesën tonë në paqen dhe përparimin kudo në rajon, në kontinent dhe në botë.
Zoti na ndihmoftë ne! Zoti e ndihmoftë çështjen tonë kombëtare! Zoti e ndihmoftë paqen, lirinë, demokracinë dhe përparimin anembanë botës!

ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ
Komentet