Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në ambjentet e GJKKO paraditen e sotme, për t’iu kominukuar dhe shqyrtuar masa e sigurisë.
Hyseni u vu në masën “arrest shtëpie”, dy ditë më parë në kuadër të hetimeve lidhur me dosjen “AKSHI”, teksa iu gjetën mesazhe kompromentuese me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar një muaj më parë.
Hyseni dyshohet për shpërdorim detyre, teksa ajo u vu në krye të SHISH 3 vite më parë dhe u shkarkua menjëherë nga kryeministri Rama dy ditë më parë, pas hetimeve të SPAK.
Shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi në mënyrë të paprecedentë gazetaren e News24 Klodiana Lala.
Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.
“A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?”, ju drejtua Lala, ndërkohë që nga ana e Hysenit në vend që t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes, ajo iu kundërpërgjigj gazetares me akuza dhe shantazh.
“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ja ktheu Hyseni.
Nga ana e saj, gazetarja komentoi në lidhje live më pas duke thënë: “Vlora Hyseni, do duhet të sqarohet se ishte një akuzë shumë e fortë dhe një shantazh”.