(Nga ‘hajvanët” e deri tek historia e “qenit me flamur”)
Dy figura qendrore të “elitës së Rilindjes Socialiste” nuk e kanë për gjë të nxjerrin nga goja në rrugë dhe në Kuvend sikurse edhe t’i shkruajnë në mediat sociale qëndrimet dhe epitetet që kanë jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por edhe për proceset politike.
Ne kemi dëgjuar mbi Lokomotivën, Trenin e humbur, Pasaportën e BE-së, Investitorët Strategjikë, Zonat e Mbrojtura të Biodiversitetit me nga një “Pikë të Voçkël” ku do të derdhen miliarda € sikurse edhe Premier Ligën e Turizmit Elitar, të gjitha bashkë asnjëherë nuk i mungojnë replikave ekzekutive dhe politike në përgjithësi.
Ata nuk i kanë munguar as debatit publik sepse tashmë prej të tillë njerzve janë vënë nën kërcënim dinjiteti i njeriut, sovraniteti i vendit, të drejtat qytetare, fjala e lirë, besimi në zot, mplakja dhe shpopullimi i Shqipërisë, bukuritë dhe burimet natyrore, ndërgjegjësimi ndaj korrupsionit dhe krimit që pushteti mundohet të mbulojë.
Kur Rama thotë hajvanë si në rastin që i drejtohet përmes mediave sociale dëgjuesve:-“E patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: ‘O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj’. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.” Kjo është provuar dhe nuk ja vlen të zgjatemi. Argumentet janë 14 vjeçare.
Por pale më tutje në një ngarkesë direkte kur kryetari i GPS Taulant Balla, indinjohet për flamurin që është mbi shpinën e një german shepard*- qen kufiri, besnik dhe pjesë e familjes së një zonje në bulevard mes protestuesve. Ky politikan i regjur me bullizmin i drejtohet:-“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!
Rastet e shkëputura si Rama dhe Balla kanë një frymëzim dhe ajo vjen nga urrejtja që ata kanë me kundërshtarët e pushtetit, sepse janë që ata kanë zaptuar në çdo drejtim të jetës dhe veprimtarisë së vendit, sikurse edhe çdo hapësirë komunikimi.
Provokues me lëkurë patriotizmi.
Progresistë globalë, të gjunjëzuar ndaj çdo ‘pazari’ në kurriz të shqiptarëve.
Të mos harrojmë se Taulant Balla është edhe koordinator për diasporën mes rilindësve socialistë dhe patronazhisti i dytë për nga rëndësia pas kryeministrit Rama.
Pa u marrë me rastet e shumta (të panumërta), të bullizimit që njerëzit me pushtet dhe politikanët rëndom i përdorin në gjuhën e përditshme të komunikimit, Kuvend, rrjetet sociale dhe në media ka një matës që është publiku dhe që po aq shpesh urrejtjen dhe vjetërsinë e kësaj metode komunikuese e filtrojnë duke u shprehur:-“Bill! Mos na e fyeni inteligjencën”.
Dorëhiquni!
Jeni transparent.
Mos mashtroni.
Mos ushqeni me gënjeshtra.
I qëndroni fjalëve tuaja pa dredhuar dhe pa nxitur urrejtje.
Tregoni të vërtetën e cila në këtë moment ndërgjegjësimi të shqiptarëve në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë po mbrohet nga qindra mijë protestues paqësorë prej më se dy javëve.
Koha e juaj ka mbaruar!
______
* hajvanë- nga turqishtja hayvan. Do të thotë kafshë.
* bullizoj- nga anglishtja bully- forcërisht, ndrydh, shtrëngoj
*german shepard- qen kufiri
15 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD
Edhe donald tramp i gjakoves po thojne!
Kenaqsi ardhja e tij.e duke bere shenjen e shqiponjes ngren vlerat e tij ne rradhe te pare.e ne si Shqiptare na ngroh zemren..
Edhe Albano Karizi kur dha koncert ne Tirane me 1989-90 puthi token Shqiptare! Por gangsteret komuniste shqiptare tentuan ti fusnin duart shaleve te Bukura te te showed hyjneshes me te bukur te kengetareve Italjane Romina Power!
Shume Na duan e adhurojne Ne shqiptareve Po s’po gjejme dermane per njeri tjetrin! Na mungon Besimi dhe ndergjegja mbi te gjitha! 50 vjet Populli s’diti ku te krijonte Besimin hyjnor shpirteror dhe ate Besen se kujt ti hapet Zemren ! I lindur me Fe dhe i denuar per Fe! Respekte lexues te nderuar Shqiptare!
Nji akte QE tregon se Kombit Shqiptare eshte i lashte sa vete historia.
Ky akte madhor i Papes pasqyrohet ne ato vargje brilante te poetit,shkrimtarit dhe diplomati Visar Zhiti.