Aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti janë shfaqur të pikëlluar ndërsa kanë shkuar pranë banesës së mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre Rikard Ljarja për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Mes lotësh, aktorja pranon që kanë shkelur karantinën por se nuk mundën të bënin ndryshe. Ajo thotë se në këtë situatë të jashtëzakonshme, as lule nuk mundën të marrin për të.
“E përcollëm bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.
Ndërsa Dhimitër Anagnosti u shpreh: “Pushoftë në paqe! Urojmë që vepra dhe krijimitaria e tij të mos harrohen kurrë. Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”. bw
Ukraina fiton ‘Eurovisionin 2022’! Skena gjigante e Torinos ndizet nga publiku! Atmosfera e zjarrë zgjat disa minuta.
Kënga, një dedikim për të gjitha nënat ukrainase në këto ditë të vështira, fitoi në edicionin e 66-të të festivalit europian të këngës që u zhvillua në Torino, Itali, falë votave të publikut, të cilat përmbysën rezultatin e votave të jurive profesioniste nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
631 pikë mori në total grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ me këngën ‘Stefania’. Plot 439 pikë i dha publiku këngës fituese, ndërsa juria profesioniste 192 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Britania e Madhe me 466 pikë dhe të tretin Spanja me 459 pikë. Pikët maksimale nga juritë e shteteve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja.
Kujtojmë se Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërsa sa i përket pikëve të jurisë shqiptare, Italia u vlerësua me 12 pikë.
Kënga fituese
Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, një homazh për nënën e Psyuk, ‘Orkestra Kalus’h bënë edhe një thirrje për të ndihmuar Ukrainën. “Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani! Lavdi Ukrainës!”– ishte apeli i fituesve të Eurovisionit.
Ukraina ndodhet në një moment të vështirë që prej nisjes së agresionit rus në 24 shkurt të këtij viti, teksa mijëra civilë kanë humbur jetën nga bombardimet dhe miliona të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Në skenën e Eurovision nuk mungojnë mesazhet e forta për paqe dhe në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar njëherazi pushtimin ushtarak të paprovokuar nga Moska dhe krimet e kryera nga ushtria ruse ndaj popullsisë së pafajshme.
Ukraina mori pjesë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit të këtij viti, pavarësisht se vendi është në luftë me Rusinë. Përfaqësues i këtij kombit është grupi pop “Kalush Orchestra” me këngën e tij “Stefania”.
Po çfarë do të thotë kënga e Ukrainës, “Stefania”, që mori duatrokitje të fuqishme mbrëmë në Eurovision?
Orkestra Kalush ndërthur muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin për të krijuar një tingull unik.
Grupi përbëhet nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, lojtari i sopilkas Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk.
Kënga është realizuar në gjuhën amtare ukrainase të grupit dhe është shkruar për nder të nënës së Oleh, anëtarit i këtij grupi, e cila quhet Stefania.
Ajo thuhet se e ka dëgjuar këngën për herë të parë live në festivalin kombëtar të Ukrainës në fillim të këtij viti, kur Orkestra Kalush u zgjodh për të përfaqësuar vendin.
Kënga fillon: “Nënë Stefania, Stefania nënë/ Fusha po lulëzon, por flokët e saj po thinjen/ Nënë, këndomë ninullën, dua të dëgjoj zërin tënde të dashur”.
Stefania fillon të kujtojë kur ai ishte fëmijë dhe qe rritur nga nëna e më pas fokusohet në ditët e sotme kur ajo tashmë është plakur, me “flokë të thinjur”.
“Ninulla” është një frazë kyçe në këngë dhe të ngjall kujtime të ëmbla, ndërsa ritmi “lyuli lyuli lyuli” në fund të vargut rep thuhet se është një ninullë klasike popullore sllave.
Oleh madje shpërndau në Instagram një foto të bukur me nënën e tij për të përkujtuar Ditën e Nënës së fundmi, me një mesazht: “Ju, sot është dita e nënës! Pranë meje është nëna ime Stefania. Bëj një foto me mamin tënd, bëje “tag” në faqen tonë @kalush.official dhe unë do ta postoj.”
Hyrja e këngës u zgjodh para konfliktit me Rusinë, por që atëherë fjalët e këngës kanë marrë një rëndësi më të madhe se më parë.
Një rresht që ka një theks të fortë emocional është: “Unë gjithmonë do ta gjej rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”.
Kishte dyshime nëse Orkestra Kalush do të mund të shkonte në Torino për të interpretuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vendin e saj.
Megjithatë, grupi arriti të shfaqej me sukses të madh në skenën e “Eurovision Song Contest 2022”./SYRI.NET
Pritjes i erdhi fundi! Ronela Hajati do të jetë këngëtarja e parë që do e hapë turin 3 ditor të Eurovision, që starton në orën 21:00. Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenën e Torinos e pritet të bëjë jo pak zhurmë, ashtu si dhe në ditët e para të festivalit.
Teksa shorti u hedh disa ditë më parë, ajo u shpreh e lumtur, por edhe e emocionuar njëkohësisht, duke thënë:
“Okej, tani kam frikë”.
Po jo vetëm për këngën e zërin potent. Hajati ka rënë në sy në këtë kompeticion edhe për veshjen dhe performancën provokuese në skenë. Këto komponentë, janë kthyer në suplement për mediat më të mira rozë. Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në ‘La Venaria Reale’ me një veshje tejet ekstravagante, që përfshinte një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.
Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale.
Për këtë paraqitje të saj është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Festim Isufi. Deri më tani, Ronela ka grumbulluar një rekord, pasi kënga e saj “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe kritikët e kanë kuotuar Hajatin si një nga këngëtaret më të mira të kompeticionit. bw
Lamtumirë aktorit, regjisorit dhe producentit të madh francez, Jacques Perrin, i cili u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare në Paris.
Familjarët, të cituar nga agjencia France Presse, njoftuan vdekjen e aktorit, që ngjall nderim në të gjithë vendin, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit.
“Familja ndjehet e pikëlluar t’ju informojë për vdekjen e regjisorit Jacques Perrin, më 21 prill në Paris. Ai vdiq në paqe në moshën 80-vjeçare”, thuhet në komunikatën e dërguar nga djali i tij, Mathieu Simonet. Perrin ka lindur në Paris më 13 korrik 1941. Nga vitet 1950 deri më sot ai ka xhiruar në mbi 70 filma, duke përfshirë hitet kryesore si “Les Demoiselles de Rochefort” në 1967 dhe “Peau d’âne” në 1970. Ai ka pasur një lidhje të ngushtë edhe me Italinë. Shumë njerëz kujtojnë interpretimet e tij në kinemanë italiane.
Roli i të riut Lorenzo Fainardi të dashuruar marrëzisht me Claudia Cardinale në “Vajza me një valixhe” të Valerio Zurlinit (1961) ka lënë gjurmë tek të gjithë. Në vitin 1966, Perrin fitoi dy çmime si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Venecia për filmin italian “Un uomo a mezzo” dhe për filmin spanjoll “La busca”.
Në vitin 1988 ai luajti rolin e Salvatores në filmin “Nuovo Cinema Paradiso” të Giuseppe Tornatores, i vlerësuar me Oscar për filmin më të mirë të huaj në 1990. Sekuenca e fundit e këtij filmi është e famshme, me puthje të censuruara ndër vite, por “të shpëtuara” nga projeksionisti (Philippe Noiret). I paharrueshëm ishte edhe interpretimi i tij në filmin “Në emër të popullit sovran” të Luigi Magni (1990), një film historik, në të cilin ai luajti rolin e priftit Ugo Bassi.
Jacques Perrin ka bashkëprodhuar gjithashtu rreth pesëmbëdhjetë filma nga vitet 1960 deri më sot, duke përfshirë Costa-Gavras ”Z” (1968), “Shkretëtira e Tartarit” (1977) nga Valerio Zurlini, në të cilin ai luajti edhe rolin e protagonistit, toger Giovanni Drogo ose “Les Choristes” (2004) të nipit të tij Christophe Barratier.
I lidhur veçanërisht me luftën në mbrojtje të natyrës, betejën e tij të përjetshme, ai bashkëprodhoi dokumentarë të shumtë me këtë temë. Më vonë, ai realizoi vetë dokumentarë, Océans (1999) dhe “Il popolo migratore” (2001) i cili u pa nga 2.9 milionë shikues vetëm në Francë dhe fitoi çmimin César për dokumentarin më të mirë të vitit në 2011.
Roli i tij i fundit në film ishte në Thrilleri i Frédéric Tellier-it “Goliath”, i cili u publikua në Francë marsin e kaluar dhe trajton çështjen e lobimit dhe pesticideve. Sot Franca mban zi për një nga kineastët e saj më të mëdhenj.
Kitara që legjenda Kurt Cobain luajti në videoklipin e Nirvana-s “Smells Like Teen Spirit”, mbi 30 vjet më parë, ka dalë në ankand.
Kompania ”Julien’s Auction” do të shesë kitarën e majtë ”Fender Mustang”, të vitit 1969, në një ankand në “Hard Rock Cafe” të Nju Jorkut nga 20-22 maj.
“Unë jam mëngjarash dhe nuk është shumë e lehtë të gjesh kitara majtas cilësore me çmime të arsyeshme”, kishte thënë Cobain në një intervistë të fundit me ”Guitar World” në 1991.
“Por, nga të gjitha kitarat në mbarë botën, ‘Fender Mustang’ është kitara ime më e preferuar. Unë kam vetëm dy në pronësi”, kishte thënë ai.
Shtëpia e ankandeve me bazë në Beverly Hills shpreson se instrumenti në ngjyrë blu do të arrinte vlerën e 800 000 dollarëve. bw
Më 25 mars, në profilin zyrtar të aktorit Alain Delon u publikua një mesazh, që u fshi brenda pak minutash, por fansat e lexuan si një mesazh lamtumire.
“Falenderoj të gjithë ata që me kanë mbeshtetur nder vite. Shpresoj qe ne te ardhmen, aktoret te me shohin si nje shembull mes fitoreve dhe humbjeve”, shkroi aktori 86 vjecar rreth 2 jave me pare.
Misterin e këtij mesazhi e zbuloi djali i aktorit Anthony Delon në një intervistë për radion franceze RTL. Ai konfirmoi se 86 vjeçari Alain Delon ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazise dhe ka plotesuar te gjithe dokumentacionin e nevojshem per vetevrasje te asistuar. Kur te vije momenti, do te jete vajza e aktorit Anushka ajo qe do te ekzekutoje proceduren e eutanazise. “Babai ka vendosur te vdese ashtu sic ka jetuar” u shpreh djali i tij.
Ikona e kinematografisë botërore Alain Delon jeton në Zvicër, ku eutanazia është një praktikë e njohur ligjërisht. Në vitin 2019, aktori pësoi një iktus dhe prej asaj kohe ka shprehur vullnetin për t’ju nënshtruar eutanazisë. Ky vendim i tij duket se u perforcua në janar te vitit 2021, kur ish-bashkeshortja e tij Nathalie Delon nderroi jete si pasoje e kancerit ne pankreas.
Jeta e aktorit Alain Delon eshte rrefyer me detaje ne autobiografine e shkruar nga djali i tij Anthony, me titull “Between the Dog and the Wolf”. “familja perfekte nuk ekziston, ne na quanin delon, dhe kjo ishte qershia mbi torte. Ky liber eshte nje thirrje dashurie dhe nje dhurate per babain tim’ deklaroi djali i aktorit. bw
Punimet në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore i kanë kushtuar muzikantit Boiken Lako më shtrenjte se sa e kishte menduar… Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi.
Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.
Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.
Telefonata
Zanafilla e stërmullarit të problemeve me ligjin për 47-vjeçarin, nisi më 16 shkurt 2021.
Siç shpjegohet në vendimin e gjykatës dhënë më 8 Shkurt të këtij viti: Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “Shefqet Musaraj”, tek një ndërtesë 2-katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë këqyrjes është konstatuar se kjo godinë ishte në bllokun e ish-magazinave tek ish-NISHARAK.
Boiken Lako ka deklaruar se punimet po kryheshin për llogari të tij në godinë, të cilën e ka marrë me qera duke dashur ta sistemojë me qëllim ta kthente në një studio muzikore. Ka shkuar tek Njësia Administrative Nr.7 dhe ka aplikuar më 21 Janar 2021. Pasi ka dalë leja, ka kontaktuar me një mikun e tij për të ndjekur punimet pasi ai vetë ishte i zënë.
Leja e gabuar
Por sipas IKMT-së, leja e marrë nuk parashikonte punimet që po kryheshin.
Sipas shkresës nga IMT-ja Bashkia Tiranë, thuhet në vendimin e gjykatës, inspektorët kanë konstatuar se po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. Ndaj Lakos është mbajtur process-verbal i konstatimit të kundravajtjes më 17 Shkurt 2021, ndërsa më 26 Shkurt është dënuar me 50 000 lekë gjobë.
Në deklarimet e tij, Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte pajisur ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem. Por, shpjegohet më tej në vendimin e gjykatës, shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore.
“Në rastin konkret rezulton se shtetasi Boiken Lako ka kryer punime që kategorizohen si punime që kërkohet pajisja me leje ndërtimi sipas nenit 11 të VKM-së 408 ‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit’. Punimet e kryera nga shtetasi Boiken Lako konsistojnë në krijimin e një strukture të re, duke ndërtuar mure, hapur dritare, kasat e dyerve dhe instalimet elektrike. Shtetasi Boiken Lako nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por thjesht është mbështetur tek një kërkesë e Njësisë Administrative Nr.7. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshme”, sqaron Gjykata.
Aktorja ukrainase Oksana Shvets ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pasi banesa ku ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse, raporton Fox News. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga Teatri i të Rinjve, ku ajo ishte pjesë e trupës. Kolegët shprehën ngushëllimet për vdekjen e saj.
“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets,” thuhej në deklaratën e Teatrit të të Rinjve. “Kujtim i ndritur për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”
Vdekja e Shvets u raportua gjithashtu përmes mediave sociale nga llogaria në Twitter e Kyiv Post. Aktorja pati një karrierë shumë vjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të vendit.
Vdekja e Shvets pason atë të një aktori tjetër ukrainas, Pasha Lee, i cili vdiq në moshën 33-vjeçare pasi u regjistrua në Forcat e Mbrojtjes Territoriale të ushtrisë ukrainase. bw
Aktori ukrainas dhe prezantuesi i TV Pasha Lee, i cili la punën e tij dhe u bashkua me ushtrinë për të mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus, është vrarë nga bombardimet.
33-vjeçari ishte regjistruar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës vetëm javën e kaluar, por vdiq gjatë granatimeve ruse në Irpin, në veriperëndim të Kievit.
Në një postim të fundit në Instagram të shtunën, Lee ndau një foto të tij me uniformën e tij ushtarake.
Ai shkroi: “Në 48 orët e fundit ka mundësi të ulemi dhe të bëjmë një foto se si po bombardohemi, dhe ne po buzëqeshim sepse do ia dalim dhe gjithçka do të jetë UKRAINE PO PUNOJMË!”
Në një nga postimet e tij të fundit në Instagram, të publikuar pesë ditë më parë, ai ndau një foto me uniformën e tij ushtarake dhe u bëri thirrje ukrainasve që t’i bashkohen atij në luftë.
Ngjarja erdhi pasi katër civilë, duke përfshirë një familje prej tre anëtarësh, u vranë në të njëjtin qytet teksa u përpoqën të largoheshin nga bombardimet ruse.
Lee bëri të mundur dublimin për filmat e Hollivudit në Ukrainë, duke përfshirë Hobbit dhe Mbreti Luan.
Vdekja e tij u konfirmua nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.
Tomilenko tha se donte të “shprehte ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të dashurit e Paul”.
VOAL – Lamtumire amerikanes Betty Davis, e konsideruar si mbretëresha e funk-ut. Ajo ishte 77 vjeç dhe, sipas revistës Rolling Stone, vdekja ndodhi për shkaqe natyrale.
Davis ishte gjithashtu e njohur si gruaja e dytë e trumpetistit Miles Davis, si dhe konsiderohej “gruaja që shpiku fusion”, një zhanër muzikor që ndërthur elemente të xhazit, rock dhe funk.
Megjithëse shumica e katalogut të saj muzikor u regjistrua në një periudhë pak më shumë se dhjetë vjet, midis 1964 dhe 1975, ndikimi i saj ishte i rëndësishëm edhe në vitet në vijim.
Në fund të viteve 1960, ajo u bë një figurë e shquar në skenën muzikore të Nju Jorkut dhe shkroi gjithashtu pjesën e Chambers Brothers, “Uptown”. sda-eb
“Drithërues, tërbues dhe në fund shpresëdhënës” – e përshkruan kritikja amerikane, Alissa Wilkinson, filmin “Zgjoi”, me regji të kosovares Blerta Basholli.
“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndrojnë në faktin se regjisorja, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen dhe të thonë të pathënën”, thotë regjisorja nga Bosnja, Jasmila Zhbaniq.
Filmi “Zgjoi” ka gjasa të mëdha të bëhet pretendenti i parë i Kosovës për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Të nominuarit për çmimin prestigjioz që ndan Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA, shpallen sot.
“Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë prej 15 filmash, ndërsa pret të mësojë nëse do të jetë në mesin e pesë finalistëve të kategorisë së vet.
Pritshmëritë janë të mëdha, marrë parasysh suksesin e deritashëm të filmit.
Regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli.
Vitin e kaluar, “Zgjoi” ka bërë histori, duke fituar tre çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çmimi për filmin më të mirë, për regjisoren më të mirë dhe çmimi i publikut – që të tre kanë shkuar në adresë të “Zgjoit”.
“Zgjoi” është “një perlë që nxjerr në pah fuqinë e personazheve të tij, duke dëshmuar se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”, ka shkruar “Sundance Film Festival”.
“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.
Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo – atëbotë 28 vjeçe – pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.
Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë.
Biznesi i tyre “KB Krusha” vazhdon të funksionojë edhe sot dhe punëson mbi 50 gra – pjesa më e madhe e të cilave familjare të personave të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, regjisorja e filmit, Blerta Basholli, ka shpalosur arsyet që e kanë shtyrë të realizojë filmin:
“Fillimisht, kam qenë e fascinuar me tregimin e Fahrijes kur e kam dëgjuar në televizion, më është dukur një rast shumë interesant, fillimisht si histori suksesi, por pastaj edhe paragjykimi që i është bërë nga shoqëria, pasi ka qenë e ve dhe ka filluar të punojë”.
“Për mua këto dy elemente kanë qenë shumë intriguese dhe për këtë arsye kam shkuar ta takoj Fahrijen”, ka thënë Basholli, duke kujtuar takimet e para me të në vitin 2011.
Aktorja Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen, ka thënë se ky rol për të ka qenë “përvoja më e mirë profesionale”.
“Grua e çeliktë, që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Inspirim për çdo gjeneratë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e saj në Instagram, pas premierës së filmit “Zgjoi” në Prishtinë, në tetor të vitit 2021.
Vetë Fahrija ka thënë se filmi e ka bërë t’i rijetojë momentet e së kaluarës, por edhe të ndihet krenare për atë që ka arritur.
“Dhimbja në fytyrë, dhimbja në punën që bënte, ma pasqyronte një Fahirje të dytë”, ka thënë ajo për aktrimin e Yllka Gashit.
Filmi “Zgjoi”, mes tjerash, ka fituar edhe dy çmime kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë. Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë, ndërsa “Zgjoi” ka marrë çmimin “Fundos” për inovacion shoqëror.
Një film i Kosovës është nominuar për herë të parë për Çmimin Oscar në vitin 2016. “Shok”, me regji dhe skenar të britanikut Jamie Donoughue, ka hyrë në garë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, por nuk ka fituar.
Më 26 janar, regjisorja e “Zgjoit” ka kërkuar mbështetje për filmin e saj, në prag të shpalljes së nominimeve për Oscar.
“’Zgjoi’ tregon historinë e fuqisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, në një situatë kur dorëzimi është mundësi”, ka shkruar Basholli në Twitter.
VOAL – Ndahet nga jeta Monica Vitti (Monika Viti). Aktorja e madhe, muza e Michelangelo Antonionit dhe mbretëresha e komedisë italiane, pak muaj më parë kishte mbushur 90 vjet.
Lajmin për vdekjen e ka dhënë sot, të mërkurën, ish-kryebashkiaku i Romës dhe ish-ministri Walter Veltroni. ” Roberto Russo, partneri i tij i viteve të fundit, më kërkon të komunikoj se Monica Vitti nuk është më. E jap këtë lajm me shumë dhimbje, dashuri, keqardhje”, ka shkruar Veltroni në një postim në Twitter.
E lindur në Romë më 3 nëntor 1931, pëfaqësuesja ikonë e kinemasë italiane kishte munguar në skenë që nga viti 2001, kur u prit në Quirinale për David di Donatello. Ajo vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimerit.
“Sot është një ditë vërtet e trishtuar: një artiste e madhe dhe një italiane e madhe zhduken”, tha në një deklaratë ministri italian i Kulturës Dario Franceschini.
Protagonistja e paharrueshme e “tetralogjisë së pakomunikueshmërisë” së Antonionit (“Aventura”, “Nata”, “Eklipsi” dhe “Shkretëtira e kuqe”, drejtuar nga regjisori italian midis viteve 1960 dhe 1964), Monica Vitti ishte në gjendje të bënte një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj në fund të viteve gjashtëdhjetë, duke kaluar me shumë efektivitet nga zhanri dramatik në rolet brilante. Ajo u bë kështu një interpretuese kryesore e komedisë italiane falë suksesit të filmave si “Vajza me armë” nga Mario Monicelli (1968), “Drama e xhelozisë – Të gjitha detajet në kronikën” nga Ettore Scola (1970 ), “Polvere di stelle”, drejtuar nga Alberto Sordi në 1973. Gjatë karrierës së saj, ajo mori çmime të shumta: veçanërisht 5 David di Donatello, një Ari i Argjendtë në Berlin dhe një Luan i Artë në Venecia për karrierën e saj.
Sofia Loren ka nderuar kolegen e saj të ndjerë, duke nënvizuar “humbjen e madhe, jo vetëm për kinemanë, por për të gjithë ne”. rsi-eb
Komentet