VOAL

VOAL

VETVRASJA E NJË KOMBI – PJESA E KATËRMBDHJETË – MARRVESHJA SHQIPTARO – MALAZEZE – Nga KOLË MIRAKAJ

November 14, 2019

Komentet

Gezim Peshkepia: “Unë kam denoncuar disa herë sjelljen e hetuesve, të cilët më kanë gjakosur dhe…” Nga Nebil Çika

Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Pas ’90-ës, hetuesin tim e dërguan diplomat

Nga Nebil Çika/ Në emisionin “Rrno për me tregue” të realizuar vite më parë në Shijak TV, gazetari dhe moderator i njohur, Nebil Çika, ka pasur të ftuar edhe ish-të burgosurin politik, Gëzim Peshkëpia, intelektual i njohur dhe pinjoll i një familje të madhe e shumë të njohur në Shqiperi, me kontribut që nga fillimet e idesë së shtetit shqiptar, deri në ditët e sotme. Ish i burgosur politik dhe i biri i njërit prej të pushkatuarve në masakrën e bombës në Legatën Sovjetike në Tiranë në vitin 1951, ku u pushkatuan pa gjyq 22 intelektuale të njohur të kryeqytetit.

Hetuesi-1

NEBIL ÇIKA: Gëzim, kam këtu një kopje të vendimit të internimit tuaj. Më bën përshtypje një shënim në fund, ku thuhet: “Interesohuni për sistemimin e tyre në një ndërtesë, gjithashtu t’i gjendet një pune sa për të mbajtur frymën gjallë”! Shumë cinik, makabër…?!

GËZIM PESHKËPIA: Dhe ka një emër aty poshtë, që për ironi quhet Kasapi, Kiço Kasapi. E denjë për një fjalor që mund ta përdorin kasapët. Bëhet fjalë për një tmerr të vërtetë.

NEBIL ÇIKA: A u realizua kjo porosi e Kasapit?

GËZIM PESHKËPIA: Po, deri në fund. Natën e parë e kaluam në një han, pastaj na çuan në kalanë e Beratit, ku kemi ndenjur në shtëpinë e Miti Sanijes. Miti Sanija ishte një karrocier, një burrë shumë i mirë, një familje shumë e nderuar, që ju vinte keq sepse shikonin sesa i pakuptimtë ishte internimi i një plake si gjyshja ime, i një gruaje me dy fëmijë të vegjël, ndërkohë, kur babai jonë ishte pushkatuar.

Aty më përpara kishte qenë familja e Markagjonit dhe me ata mund të kishin një farë arsyetimi, se kishin një të arratisur që mund të vinte nga jashtë, por për ne, ne s’përbënim asnjë rrezik, s’kishte kush të na vinte më, kryefamiljarët ishin të pushkatuar.

Kemi qenë ne, ka qenë dhe familja e Fadil Dizdarit dhe familja e Hekuran Trokës, bashkë me një grua të vetme që quhesh Maria Rashkoviç, gruaja e Lluka Rashkoviçit. Në internim privoheshim nga e drejta e lëvizjes nga qyteti. Kishim të drejtë (të lëviznim) deri në Urën Vajgurore. Për çdo lëvizje duhet të njoftonim Degën e Brendshme.

Duhet të paraqiteshim dy herë në ditë te kryetari i Këshillit Popullor. Pasi e bëmë këtë dy dite, ai ishte një njeri shumë i mirë, tha që të mos lëviznim se do vinte vetë në shtëpi të na shihte, se ishte e pakuptimtë.

Nga një anë ishte një grua lehonë me një fëmijë të vogël, siç ishte e shoqja e Hekuran Trokës që rrinte me një plakë, me të shoqen e Lluka Rashkoviçit, nga ana tjetër ishte një plakë që rrinte me nusen e djalit të vet dhe dy fëmijë të vegjël, qe s’përbënin asnjë rrezik. Ka dhe një aspekt që më ka mbetur në mendje:

Një herë, një natë gjetëm në derë një bukë, që tani s’është asgjë, po në atë kohë gëzimi jonë ishte i jashtëzakonshëm. E vramë mendjen se kush mund ta këtë bërë këtë, e dënim këtë se i zoti i shtëpisë herë pas here na dhuronte ndonjë gjë fëmijëve të vegjël, por prapë ishte jashtë mundësisë së vet.

Buka ishte dy triska e gjysëm. Hamendja ime është se kjo ishte nga kryetari i Këshillit, sepse të tjerët e kishin pak të vështirë për të na u afruar. Njerëz të thjeshtë na kanë dashur, na kanë përkrahur dhe në një farë mënyrë kjo ishte dhe shfaqje e disidencës.

NEBIL ÇIKA: Pas Beratit ku shkoi familja juaj Gëzim?

GËZIM PESHKËPIA: Familja ime më pas shkoi në Kavajë.

NEBIL ÇIKA: Prapë ju internuan?

GËZIM PESHKËPIA: Aty quheshim në një formë tjetër, “të urbanizuar”. Edhe atje duhet të merrnim leje në Degën e Brendshme, në qoftë se do iknim në Durrës apo Tiranë.

NEBIL ÇIKA: Ndryshoi situata juaj në Kavajë?

GËZIM PESHKËPIA: U jam shumë borxhli kavajasve. Kemi gjetur një ambient të mrekullueshëm. Kemi qenë disa familje.

NEBIL ÇIKA: Si ambient të mrekullueshëm?

GËZIM PESHKËPIA: Ambient të mrekullueshëm për shkak të njerëzve të ngrohtë, këtë quaj ambient. Ishim ne, familja e Anton Delhysës, ishte Shyrete Jegeni me fëmijët, ishte Nadire Kasoruho me të birin, Amikun, ishte dhe familja e Fadil Dizdarit.

NEBIL ÇIKA: Të ndalemi pak te xhaxhai juaj, një figurë shumë e njohur, një nga krerët e ideologët e Ballit Kombëtar, dhe me një aktivitet që nuk e pushoi asnjëherë në diasporë. Me sa kam lexuar ishte dhe anëtar i Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Robëruar, një organizatë që përmblidhte gjithë vendet nën komunizëm?

GËZIM PESHKËPIA: Po, ashtu është. Deri në një farë kohe ka qenë dhe përfaqësues i Shqipërisë pranë kësaj asambleje. Ai ka qenë dhe anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Kjo përsa i përket anës politike, e cila e ka zanafillën qe në periudhën e fashizmit, kohë në të cilën ai ishte arsimtar në Tiranë dhe bashkë me babain refuzuan të vishnin kamishat e zeza, siç u dha urdhër për të gjithë nëpunësit atëherë.

Për këtë u internuan në Elbasan, megjithëse në profesionet përkatëse punuan dhe atje. As atje nuk reshti aktiviteti politik i tyre, për këtë dhe u arrestua xhaxhai. Nga protestat e mëdha u detyruan ta lirojnë. “Në burg, – më tha Dashnor Mamaqi – ai na organizoi ne kundër fashizmit”. Kurse një herë, në një deklaratë që bëri njëri nga këto birbot e veteranëve, e quante fashist. Ai qe antifashist.

NEBIL ÇIKA: Sa ndikonte aktiviteti i xhaxhait kundër qeverisë komuniste shqiptare, në trajtimin tuaj brenda Shqipërisë.

GËZIM PESHKËPIA: Shumë e lidhin aktivitetin e xhaxhait dhe me vrasjen e babait, por dhe qëndrimi i babait ka qenë prej nacionalisti dhe nuk dua ta minimizoj për ta nxjerrë më shumë viktimë, sesa martir.

NEBIL ÇIKA: Aktiviteti i Nexhatit vazhdoi gjatë, edhe pas vrasjes së babait, dhe qëndrimi ndaj familjes suaj u ashpërsua. A ndikonte kjo?

GËZIM PESHKËPIA: Natyrisht. Kontingjenti më i predispozuar për burgjet komuniste ishim ne, bijtë e tyre.

NEBIL ÇIKA: Z. Gëzim, presioni që bënin komunistët ndaj jush, a synonte të frenonte xhaxhain?

GËZIM PESHKËPIA: Natyrisht. Unë di një shokun tim (fëmija Maçi), i cili i shkruante të atit që, po të jetë për ne, vazhdo atë linjë që ke, mos bëj kompromis. E thirrën një herë gruan e xhaxhait tim në Degën e Brendshme dhe i thane; “shkruaji një letër Nexhatit që të kthehet”. Letrën e përpiloi babai im. Ata e kuptonin aq gjë, pak kohë para se të ri arrestohej. Kjo ishte një histori e dhimbshme….! Kur m’u dha rasti, u mundova t’ua tregoj kur dola jashtë Shqipërisë, u është dukur e pabesueshme…!

Si mund të vritet një poet?! Vetëm këtu tek ne ndodh kjo! Një njeri që s’ka mbajt një pushkë në dorën e vet, ti e merr nga shtëpia dhe e pushkaton dhe i çon lajm shtëpisë, se u vra si terrorist. Terrorin e bënte tjetër kush, persekutorët dhe jo të persekutuari. Kjo masë terrori ishte u ndje shumë në Tiranë. Tirana atëherë ishte e vogël dhe të arrestosh 150 vetë dhe të pushkatosh 22 për një natë, ishte terror i pastër. Nata e Shën Bertolomeut (shqiptar).

NEBIL ÇIKA: Gëzim, dua të qëndroj te fati juaj. Duket se nuk mjaftuan internimet po u arrestuat edhe vetë për krime politike, si kundërshtar i regjimit.

GËZIM PESHKËPIA: Bëja pjesë në kontingjentin më të mundshëm për goditje. Kjo erdhi në vitin 1974-1975, kur u bë goditje në masë.

NEBIL ÇIKA: Ku ndodheshe në atë kohë?

GËZIM PESHKËPIA: Atë kohë punoja si piktor në OMT (mbase gjejmë emrin e gjatë), sapo isha martuar, kisha tre muaj kur u arrestova. U dënova 8 vjet dhe më dërguan në burgun e Ballshit.

NEBIL ÇIKA: Për çfarë u akuzuat?

GËZIM PESHKËPIA: Për agjitacion e propagandë në fushën e artit dhe të kulturës.

NEBIL ÇIKA: Çfarë akuze kishe konkretisht?

GËZIM PESHKËPIA: Gjetën ca libra të Fishtës në shtëpinë time, ndër to dhe “Lahutën e Malësisë”.

NEBIL ÇIKA: Mjaftonte Fishta për të dënuar…?!

GËZIM PESHKËPIA: U thur një legjendë, doli dikush që tha; “na mere, se ky është libri i poetit tonë të vërtetë”, etj. Dola si propaganduesi më i madh i Fishtës si poet. Ajo është e pamohueshme, por ata mund të thurnin akuza të paimagjinueshme. Ata të bënin poli-agjent etj.

NEBIL ÇIKA: Tetë vjet për Gjergj Fishtën?!

GËZIM PESHKËPIA: Nuk ishte vetëm Fishta, gjoja kisha folur dhe për piktorë, të cilët ishin dekadentë apo për letërsinë, si p. sh. për librin “Dasma” të Kadaresë, sikur kisha thënë që ky libër është sikur të lexoje gazetën. Në fakt unë këtë kisha thënë, por në pikëpamje të stilit letrar të atij libri.

NEBIL ÇIKA: Ishin njerëz të njohur ata që dëshmuan kundër teje?

GËZIM PESHKËPIA: Jo, akuzën e mbështetën nja dy njerëz pa personalitet.

NEBIL ÇIKA: Hetuesia si ju kaloi?

GËZIM PESHKËPIA: Hetuesia ka qenë çnjerëzore. Unë kam denoncuar disa herë sjelljen e hetuesve Nasho Gjikopulli dhe Kosta Gazeli. Kosta Gazeli më ka torturuar, më ka godit, më ka gjakos dhe me gjithë denoncimin tim, në vend që të vihesh në bankën e të akuzuarve, e çuan diplomat. Ai ishte personi numër 2 në Athinë, pas vendosjes së demokracisë. Më vonë u fut në Partinë e të Drejtave të Njeriut.

Të dy (ishin) greqishtfolës. Më dënonin mua sikur të isha armiku i atdheut tim në atë hetuesi, ku njeri me tjetrin flisnin greqisht. Ishte një paradoks, jo sikur të ishe në zyrat e shtetit tënd. Bashkë me to në atë “kor” puqej dhe kryekrimineli Kadri Ismailati, dhe ai greqishtfolës. Më kanë lënë në mes të dimrit, me një përparëse doku të hollë, e cila u bë shkak për një proces pulmonar.

NEBIL ÇIKA: Jeni personazh (në kujtimet) e disa njerëzve që kanë shkuar nëpër burgje, duke filluar që nga bashkëvuajtësi juaj Patër Zef Pllumi, por dhe të tjerë. Edhe ju në librat tuaj keni përmendur disa personazhe të shquar të historisë së sotme. Çfarë kujtoni nga këta shokë të burgut?

GËZIM PESHKËPIA: Unë veçova Patër Zefin, sepse me të më lidhi një miqësi e ngushtë, e cila vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së tij, një miqësi e pastër, mes dy njerëzve që ndoshta nuk i lidhte besimi fetar, por një lidhje shpirtërore jashtë koncepteve të fesë dhe bindjeve politike, që në burg merr një formë të tillë miqësie të pakrahasueshme.

NEBIL ÇIKA: Të kthehemi pak te Patër Zef Pllumi, çfarë figure ishte?

GËZIM PESHKËPIA: Me Pater Zef Pllumin u njoha që kur isha në burgun e Tiranës, më pati folur Patër Aleks Baqli. Unë njihesha me françeskanët, kisha mik At Viktor Volaj që ka qenë shërbestar në Kepin e Rodonit, ku kisha qenë arsimtar. Më vonë, Patër Aleksi ma përshkroi (At Zef Pllumin) si hero, si njeri të papërkulur, i përmasave jonjerëzore, përsa i përket durimit të vuajtjeve dhe ashtu doli se gjatë gjithë periudhës së burgut, pata shumë biseda të karakterit të ndryshëm, ku mund të them se pak gjëra të reja kam lexuar në librat e tij, sepse ishin thënë e stërthënë në bisedat që kishim bërë bashkë.

Kishte fusha ku dëgjoja tamam si një nxënës, nuk mund të debatoja me të, sepse ishte unik, nuk mund të flisja për Fishtën me Pater Zef Pllumin, sepse ai kishte njohuri të bollshme. Siç dihet, Kleri Katolik, sidomos ai françeskan, kishte përfaqësuesit më të mëdhenj në letërsinë shqiptare.

NEBIL ÇIKA: Në këtë libër më bën përshtypje që ai flet pak ose aspak për veten. Kështu ka qenë edhe atje?

GËZIM PESHKËPIA: Ashtu është, ata ishin të përkushtuar pas idealit të tyre dhe nuk ishte gjë e papritur qëndrimi që bënin ata. Unë kam përmendur një episod në librin tim te Aleks Baqlit që ishte mik i ngushtë i Pater Zefit, kur e urdhëroi komisari që të thyente statujën e Krishtit dhe t’i copëtonte rruzaret.

Ai refuzoi. Ishte një moment aq i thjeshtë, po aq heroik sa na befasoi të gjithëve. Ishte kontakti i parë që patëm ne me burgun, me ata që e kuptonin drejt se çfarë ishte disidenca, ç’është kundërshtimi. Ato ishin gati të martirizoheshin.Memorie.al

“Pranoj, veç lini fëmijët të qetë”, kërcënimi që Sigurimi i bëri Fiqerete Shehut në hetuesi: Soj e sorollop do t’ju burgosim

 

NGA PËLLUMB VREKA

Dy fjalë për hyrje, Sigurimi i Shtetit fillimisht u krijua me të ashtuquajturin “Batalioni i Sigurimit”, i cili drejtohej nga Kadri Hazbiu. Elementët që bënin pjesë në këtë batalion ishin njerëz të zgjedhur me biografi të pastër, patriotë të devotshëm të partisë. Në këtë Batalion sa për kuriozitet bënte pjesë edhe i famshmi Halit Bajrami i cili në përplasje me Kadriun u arratis në Zelandën e Re. Fillimisht detyra e Batalionit ishte sigurimi i jetës së anëtarëve të Byrosë Politike d.m.th të udhëheqjes.

Pastaj më vonë u angazhua për kryerjen e detyrave operative. Siç ishin edhe arrestimet dhe dënimet, (shto pushkatime pa gjyq, që Kadriu e ka pranuar hapur gjatë gjykimit), e kosovarëve të cilët dyshoheshin se ishin dërguar për t’u infiltruar në jetën Shqiptare duke qenë agjentë apo bashkëpunëtorë të UDB Jugosllave. Bile kishte raste kur pala Jugosllave kërkonte me ngulm kosovarin X për tua kthyer Jugosllavëve në këmbim të ndonjë elementi “Armik i Pushtetit Popullor” i arratisur atje.

Imagjinoni se ç’fund tragjik do kishte i deportuari nga pala Jugosllave! Po ashtu edhe ata që i dorëzonte Sigurimi i Shtetit, të cilët pas torturave drastike e çnjerëzore, kur i shpëtonin ekzekutimit, përfundonin në famëkeqin: Burgun “Gulak”. Por Sigurimi i Shtetit u mirorganizua pas Luftës me ndihmën e Shërbimit Sekret Sovjetik KGB. Eksperienca e KGB Sovjetike ishte jashtëzakonisht e vyer sepse vinte nga Sigurimi i Shtetit Sovjetik i kohës së Leninit dhe që quhej “Çeka” e udhëhequr nga Beniamini i Leninit, Feliks Xhexhinski.

Ky sigurim më vonë mori emrin KGB i kohës së Stalinit dhe udhëhiqej nga Berja e më vonë u ekzekutua nga Nikita Krushovi. Aq i egër ishte Sigurimi i Xherxheniskit sa që (Praktikë e zakonshme e eliminimit të kundërshtarëve të regjimeve në fuqi në gjithë vendet e Lindjes), edhe Trockin, kundërshtarin e Leninit e të komunizmit, e gjurmoi, e gjeti në Meksikë dhe e ekzekutoi me një goditje me… Kazëm!

Më poshtë nuk do merremi me sistemin e organizimit të ndarjes e të detyrave të drejtorive të ministrisë së Punëve të Brendshme. Tema jonë është aktiviteti drithërues, kurthet, presionet, shantazhe dhe ekzekutimet e personave të pafajshëm, viktima të regjimit diktatorial të sistemit komunist, nga të pafetë: oficerët e Sigurimit të Degëve të Punëve të Brendshme, të cilët Reshpenshë quheshin (edhe në dokumente), Oficeri Operativi qytetit ose i fshatit. Sigurimi i Shtetit bënte pjesë në sistemin e sigurimit, të vendeve të Lindjes me të cilët ndante dhe merrte eksperiencat e survejimit, përndjekjes, çuarjen para hetuesisë deri para gjyqit i quajtur Gjyq Popullor, sepse bëheshin me dyer të hapura. Pse? Sepse të akuzuarit dilnin me idenë e imponuar (torturimit), se pranonin fajin e bërë kundër Pushtetit Popullor.

SHËRBIMI SEKRET

Tipike, veç KGB-së që dihet botërisht aktiviteti i saj brenda e jashtë vendit, ishin dy sisteme sigurimi, ai i Gjermanisë Lindore me në krye Honekerin, të cilin Brezhnjevi e donte aq shumë për diktaturën komuniste që ushtronte, e puthi në buzë, një ngjarje sa e habitshme aq edhe e paimagjinueshme, e cila edhe sot bën xhiron e botës. Pas rënies së regjimit në depot e magazina e Shërbimit Sekret të Sigurimit Gjermano-Lindor “STAS”-i u gjetën mijëra kavanoza me mbetje trupore të viktimave të komunizmit.

Ndërsa Rumania e Nikolai Çausheskut dhe e Helenës (Ata udhëhiqnin në duet), kishin një specifik tjetër. Anëtarët e Shërbimit Sekret të Sigurimit “Securitates” përveç militantëve të zgjedhur me kokrra nga radhët e Partisë Komuniste Rumune pjesa dërmuese merrej e zgjidhej nga jetimorët pra, elementë Recidivistë pa din e pa imam. Ata nuk njihnin dashuri familjare të nënës e babës. Këta ishin ata që pa hezitim, hapën zjarr kundër demonstruesve paqësorë në Timishoara duke vrarë afro njëqind protestues.

Nejse, të fokusohemi, tek ideja e shkrimit tonë, tek Sigurimi famëkeq i Shtetit. Sigurimi i Shtetit ishte një organizatë me organizim perfekt. Fuqia e tij ishte e jashtëzakonshme, aq sa shpesh cilësohej si shtet brenda shtetit. Edhe vetë Komitetet dhe Organizatat e Partisë, bashkimet profesionale, Organizatat e Gruas e deri tek ato të Pionierëve, dridheshin para emrin: Sigurimi i Shtetit. Fuqia e tij ishte aq e madhe dhe e fuqishme sa që asnjë person nuk mund të dilte jashtë shtetit pa autorizim të Oficerit të Sigurimit. Unë vetë nga vitet 1982, kam filluar të dal jashtë shtetit me shërbime të ndryshme por për çdo udhëtim do pajisesha patjetër (kjo ishte praktikë për të gjithë, pa asnjë përjashtim, përveçse dihet…Udhëheqjes e fëmijëve të tyre), me “Vizë” nga Ministria e Brendshme.

Aq shpesh kisha dalë sa në një rast, u paraqita në Aeroport për në linjën Tiranë-Budapest, pa marrë atë vizë. Policia më ndaloi udhëtimin, u desh ndërhyrja e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Veip Proda, që të vazhdoja udhëtimin. Punëtorët Operativë ose Oficerët e Sigurimit gëlonin në çdo ndërmarrje, Komitet Ekzekutiv, Komitet Partie e deri në Kooperativat e largëta Bujqësore. Gjithë fshati drithërohej kur merrej vesh se në fshat paskej ardhur, punëtori operativ i zonës dhe se ndodhej në zyrën e… sekretarit të Partisë ose Kryetarit të Kooperativës. Veshja e tyre tipike me të njëjtën uniformë me kostum doku bezhë, pardesy bezhë, me kasketë e me çantën krahqafë ngjyrë kafeje, dallohej gjithandej. Këta punonjës operativë ose oficerët e sigurimit ishin të atashuar në organikën e Degës së Punëve të Brendshme, të cilat duhet pranuat që dhe kur kalonin pranë tyre asnjë qytetar nuk kthente kokën e të bëhej ndopak kurioz.

Çdo qytetar, punonjës, kooperativist, pa përjashtim kalonte nëpër brimën e gjilpërës qoftë edhe i pafajshëm. Pale të kishe ndonjë të arratisur ose qoftë edhe pjesëtar i fisit që kish mbetur matanë kufirit për shkak të martesës. Kam qenë në Gjimnazin e Bajram Currit. Shokut tonë të klasës Besim D i erdhën nga Kosova (lexo Jugosllavia), pako me rroba dhe një orë “Areta”. Dy ditë pas shuarjes së kuriozitetit tonë për ç’ka i kish ardhur, u thirr në Degën e Punëve të Brendshme nga Oficeri i Sigurimit duke e pyetur atë e të atin me orë të tëra. Shpejtësia me të cilën u thirr në degë, ishte e habitshme, aq sa dhe mësuesi kujdestar Gjergj Preluca bëri një pyetje shqeto para klasës:

– Kush nga ju është spiuni? Në fakt në klasë ishim 30 çuna e vetëm një vajzë, Xhemile Mece. Kështu i binte që spiuni të ishte shok i klasës, (më vonë u mor vesh që spiuni ishte S. Kore, bashkëpunëtori i sigurimit me pseudonimin “Shkëlzeni”). E tregova këtë ngjarje për të treguar se sa thellë hynin tentakulat e Sigurimit të Shtetit. Në një rast, ish Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, raportonte para Byrosë Politike se një në çdo tre shqiptarë ishin bashkëpunëtorë të rregullt me pseudonim ose bashkëpunëtorë “vullnetar” të quajtur “AGBV”.

TË ZELLSHMIT

Bile pati edhe të atillë që prej zellit të madh, për ta pasur mirë me Sigurimin, raportonin edhe komshiun se ku i gjeti paratë që bleu peshk, se atij nuk i del rroga të hajë sheqerpare apo qull! Kompromentimi dhe futja nën tutelën e sigurimit, realizohej me miratim të Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme p.sh. në kohën kur u futën në përpunim Genc Leka e Vilson Blloshmi (Pushkatuar në përrua), shkresa shkruante: Tepër sekret, aprovohet, Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Kolonel Shim Kolli. Propozuesi punëtori operativ (Oficeri i Sigurimit), Feta Veizi, Shefi i Seksionit për përpunim 2/B, të (Gjynafqarit) Kapiteni i Parë, Avni Mehmeti. Komenti është i tepërt. Akuza sekrete me dëshmitarë të imponuar dhe vendimi, plumb pas koke për të pafajshmin! Bashkëpunëtorët betoheshin sikur futeshin në Organizatat mafioze dhe pas firmës nuk mund të largoheshin më, vetëm po të pranonte burgun ose plumbin. Ja si e shfrytëzon rastin punëtori operativ.

HISTORIA E SHOFERIT

Një rast i thjeshtë. Viti 1976. Një shofer S.K. kamioni i një reparti ushtarak bënte, për furnizim itinerarin Leskovik-Ersekë. Kamioni i mbuluar me mushama, sigurisht edhe prapa tek karroceria. Në rrugë shikon një fshatar që pavarësisht se kish çadër, shiu i dendur e kish bërë qull, i bën shenjë të ndalojë. Pasi e pyet se ku do shkonte, shoferi S.K. i tha:

– Hip prapa, kuptohet ishte qull dhe para me të as që bëhej fjalë. Pas ndonjë një orë shoferi arriti në destinacion dhe i thotë pasagjerit:

– Zbrit, se arritëm. Pasagjeri hiç, S.K. shikon menjëherë prapa ngriti mushamanë dhe ç’të shohë, jo vetëm tym i makinës kish mbushur karrocerinë por edhe pasagjeri kish “ngrirë” i asfiksuar nga gazi karbonik i marmitës nuk kuptoi asgjë. I tmerruar e duke u dridhur e mori trupin dhe e la buzë rruge që të dukej. Mori makinën e ia mbathi për në shtëpi. Praktikisht kjo ishte një praktikë e njohur. Ushtria Gjermane për të kursyer plumbat i mbushnin kamionët me të burgosur dhe një tup lidhej me marmitën e hynte duke u shfryrë në karroceri. Vdekja ishte e menjëhershme, pa zhurmë dhe e “ëmbël”.

S.K. në shtëpi nuk e zinte vendi. I kish hyrë thotë populli “Tartakuti”. Gruaja e pyeti disa herë por, ai justifikohej me punën e vështirë, etj., broçkulla. Megjithatë gruaja që dyshonte se diçka kish i shoqi, shkon në Degën e Brendshme dhe raporton tek oficeri operativ. Ai, pa çak pa bam, thirri S.K. dhe e mori në pyetje. Duke e mbajtur brenda në birucë, pa një vendim gjykate. Nga këqyrja e rrethanave të ngjarjes ku u vërtetua se një nyje dërrase e dyshemesë kish rënë dhe fatkeqësisht ishte sipër marmitës kështu kabina e mbyllur hermetikisht helmoi të gjorin.

Pra, S.K. doli i pafajshëm. Deri këtu mirë. por nuk ishte mirë për Oficerin e Sigurimit, i cili i ngriti kurthin për ta bërë bashkëpunëtor.

– Ti, S.K. i thotë, sigurimsi je fajtor për vdekjen dhe fshehjen e ngjarje, sipas Kodit X, e Y, ti do dënohesh me dhjetë vjet burg.

– S.K. sa nuk i ra të fikët.
– Por, ka një gjë thotë sigurimsi, unë e kam në dorë ta mbyll këtë çështje, (vërtet në dorë e kishte se ata ishin vetë Ali e vet Kadi). Por duhet të zgjedhësh, o burgun ose të firmosësh si bashkëpunëtor i yni e të na raportosh çdo gjë që do të të kërkojmë. Kurthi (Çarku) u shkreh, S.K. mbeti brenda. Pranoi të firmosë e të evitoj burgun. Kështu oficerit Operativ (Sigurimsit) iu shtua edhe një spiun “Pa dashje”! Një kurth tjetër i burgosuri Remo T. kishte disa muaj që hante grushte e shqelma, e fusnin në ujë të ftohtë akull, e mbanin të lidhur në këmbë në dhomën e izolimit, për ta detyruar të pranonte atë që i kërkonte punëtori operativ me hetuesin. Mos o Zot, ku dorëzohej remua, sepse gjykonte që kishte plotësisht të drejtë. Kur mendoi, se ngaqë nuk i imponuan të pranonte, mendja i shkoi se do ta lironin. Mendja e tij, por jo, mendja djallëzore e hetuesit, i cili pasi e zgjidhi remon nga karrigia e ngulur e betonuar në dysheme, e kapi nga krahu dhe me “Delikatesë” e afroi tek dritarja.

– Shiko pak tek pema, – i tha, – se kush të ka ardhur për vizitë. Nën pemë e mbështetur Remua kapsalliti sytë, duke parë të shoqen e veshur me një fustan të kuq me pika të bardha, si një sorkadhe. (ishte e re, njëzet e dy vjeçe). Lotët e remos rrodhën nëpër faqe.

– Zgjidh e merr, nusja jote do flej këtu sot në dhomën tonë, timen dhe të hetuesit, do firmosësh apo jo?! I shkreti Remo, nuk i mbanin gjunjët dhe me zë të mekur tha: – Po. Kurthi funksionoi. Remo u thye. Oficeri Operativ dhe Hetuesi korrën sukses për t’ia raportuar Kryetarit të Degës se i burgosuri remo, me dëshirë e pa asnjë imponim pranoi fajin e sabotimit…!

SHANTAZHI NDAJ FIQIRETE SHEHUT

Kurthi familjar. Tipik është rasti i Fiqirete Shehut (Sanxhaktarit), pasi u mbajt me muaj të tërë me kaskë në kokë (demek se mos vriste veten) e me qindra orë hetuesi, ku i kërkohej të pranonte “Tavën” që i kish përgatitur Sigurimi i Shtetit ajo kuptohet nuk pranonte. Me asin nën mëngë hetuesit i vunë përpara alternativën familjare:

– Po nuk pranove, do të burgosim soj e sorollop të familjes. E tmerruar dhe me besim të verbër, duke parë se ç’kish hequr vetë, pranoi.

– Pranoj, – tha të them çdo gjë, veç fëmijët e mi lini të qetë.

– Po, patjetër. Pa merak, veçse para trupit gjykues do lexosh ato që do të japim ne.

Deklarata që lexonte Fiqirete, demek me një ndershmëri e pastërti, bëri bujë të madhe në sallë. Mirëpo e shkreta gjatë leximit jo vetëm dridhej por, ngatërronte edhe rreshtat (kuptohet kur nuk e shkruan vetë), akuzat që bënte ishin komplet të pabesueshme, aq sa Kadriu nga fundi i sallës, kur e përmendte Fiqireti tha:

– Jepi, jepi, gri si gramafon i prishur! Kështu kurthi i Sigurimit funksionoi dhe direkt iu raportua Enverit si një “zbërthim”, me dëshirë e pa imponim të Fiqiretes. Ç’mund të bënte tjetër Sigurimi i Shtetit kur e burgosura deklaronte me ndërgjegje të qetë e dëshirë pa imponim, sigurisht do t’i merrte njëqind për qind të vërteta.

Vijon…

KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE! Nga Prof. SAMI REPISHTI

Arkiv – E Djelë, 05.19.2013, 09:08am (GMT+1)

Me Konicën

Ridgefield, CT. Këto ditët e fundit, miku dhe bashkëvuejtësi i im, Niko Kirka,më dërgoi një kopje të librit “Kristo Kirka”, të studjuesit Uran Butka, jetëshkrimi i një figure të njohun në botën shqiptare për dedikimin e tij idealit të demokracisë në Amerikë dhe në  Shqipëri. Libri, botue në Tiranë vitin e kaluem, përmban 296 faqe, dhe një seri fotografishë publike dhe familjare. Ashtë një punim që na gëzon.

“Ky bir i madh dhe i harruar”, patriot i dy Shqipërive, në Boston.Mass. para 1912-ës dhe ma vonë, në Shqipëri, martir  deri në fund të jetës, ashtë bir i Korçës qytet i traditës kombëtare shqiptare dhe djep i arsimit, kulturës dhe artit.

Kristo Kirka, i lindun në vitin 1886, trashëgoi atë që Korça kishte ma të mirë: përgatitjen e qytetarit të ndershëm dhe me shkollim. Në fillim të vitit 1904, në moshën 21 vjeçare emigroi në Amerikë, “… ku u ndez edhe më keq për punët e Shqipërisë”.(f.18), në një kohë kur Shqipëria ishte akoma një krahinë e humbun e një perandorie dekadente turke. Ashtë në këtë “Shqipëri të parë” ku refugjatët politikë përbajshin bërthamën e emigracionit, që Kristo Kirka gjeti pasionin e jetës tij: ai vijoi veprën e Petro Nini Luarasit, e përfaqësoi shoqëninë “Mall i Atdheut” në përpjekjet për themelimin e Vatrës. “Ideja dhe përpjekja e Kristos në atë kohë, përmblidhej tek fjala shqipe, tek lëvrimi i gjuhës shqipe, tek emigrantët shqiptarë”.(f.24) Kjo, mendonte ai, shprehte ndërgjegjen kombëtare për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

Një prirje e hereshme e Kristos bahet leitmotivi i jetës tij: arsimi, përsëri arsimi për të gjithë! Ai ishte një rilindës i vërtetë! “Ideja a nacionalizmit rrjedh nga një dëshirë, që çfaqet tek njeriu për të lartësuar mendësisht, moralisht, esthetikisht dhe teknikisht popullin prej kah ka dalë…në përkrahjen e interesave kolektive të kombit”(f.15)

Në Amerikën e largët, në qendrat mërgimtare të Europës, të Egjiptit, dhe Rumanisë, e sidomos në ShBA po ngrihej hap mbas hapi, një “Shqipëri e re”, e lirë, pararojë e Nanës Shqipëri për shqiptarët. Në këtë Shqipëri të largët nga Nëna Shqipëri, emigranti Kristo Kirka u inkuadrue  si patriot i rendit të parë, pa hezitim dhe pa rezerva, me “…atë shpirt-mohim dhe guxim që i priu tërë jetën si ushtar lirie në mërgim dhe në atdhe”, shkruente Qazim Prodani. Dhe vazhdon:”Mëmëdheu ishte kulti i Kristos dhe kombi e shqiptarizma- feja e tij, besimi i shpirtit fisnik që qëndronte në atë trup të pastër,. i pastër si dëbora e Gramozit”(f.27)

Shqiptaret orthodoks si Kristo Kirka “…jo vetem qe ndjeheshin etnikisht dhe kombetarisht shqiptare, por qendronin ne rradhet e para te levizjes per te drejtat kombetare te popullit shqiptar”(f.29) Bashke me patriotet tjere ne Shqiperi, Kristo Kirka ishte legjoni i nderit kombetar qe “…vune themelet e Shqiptarizmit e te shtetit kombetar shqiptar.”(f.30) “Une jam orthodoks, dhe si e degjon flas mire greqishten. Por nuk jam grek, jam shqiptar i kulluar dhe e kam per nder qe jam i tille”, i deklaronte ai profesorit grek Kicos ne Boston. Kane qene patriote te ketill si Kristo Kirka qe u bane nismetare dhe themelues te Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike. Per mendimin e tij edhe “Fan S. Noli pranoi te dorezohet prift per motive kombetare”!(f.38) Sepse, “…ai (Noli) besonte tek vetja e tij, se ne petkun e priftit e te predikimeve te tij, mund te sherbente shqiptaret e Amerikes, por edhe te Shqiperise, per te hyre ne rrugen e perlindjes dhe te qytetnimit”. (f.41) Shqiperia nuk ishte shtet ne ate kohe te veshtire. “Me 22 mars 1908, ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston, u tha e para meshe ne gjuhen shqipe ne një kishe orthodokse”. Hapi i pare u be ne Amerike!” (f.42)

Me  15 shkurt 1908, shoqeria “Besa-Besen” , e kryesueme nga Kristo Kirka, filloi botimin e gazetes “DIelli”. Deviza? Dielli eshte organ i shqiptareve kombetare, qe kerkojne veteqeverisjen per Shqiperi. Redaktori i pare: Fan S. Noli.

Tashti, te gjitha shoqenite e shumeta shqiptaro-amerikane kishin kthye koken drejt Shqiperise, dhe u ndergjegjsuen per detyrat kryesore: perkrahjen e levizjeve revolucionare ne Shqiperi, dhe mbrojtjen e çeshtjes shqiptare ne arenen nderkombetare, veçanerisht ne SHBA. “Ketu, thonte Kristo Kirka, jemi te lire te veprojme pa frike”. Dhe   ashtu bani!

Por u deshen shume perpjekje kambengulese te Komisionit te Bashkimit, i perbame nga vatranet patriote si Kristo Kirka, Elia  Tromara, Kostaq Kotta, Kostika Treska, Llambi Çikozi per te arritun deri ne themelimin e Federates VATRA. (Ashte shume domethanes fakti se te gjithe themelueset e VATRES jane shqiptare ortodokes. Një perbamje e ketill tregon qellimin fillestar te Vatres: ruejtjen e Shqiperise nga agresioni grek. Ne themelimin e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike ky qendrim merr edhe një forme ma konkrete, randesia e te cilit, dhe efekti i tij pozitiv jane jashtezakonisht te medha, dhe me një fryme patriotike te rralle ne historine e vendit tone)

Me 24 mars 1912, u vendos te formohet “Shoqeria Federale” Vatra me Diellin si organ te saj.  Dhe (me shume randesi!)”…gazeta te mbahet vetem me te ardhurat e saj, nen kontrollin moral te shoqerise”(f.56)

Një nga delegatet ishte Kristo Kirka. Me 31 mars 1912, u pagezue  Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA”. Ne mbledhjet e 9 dhe 14 prill 1912, u shqyrtue dhe u aprovue edhe Kanunorja e Federates Vatra, Me 28 prill 1912, u mbajt mbledhja perfundimtare, dhe quhet dita e themelimit te Vatres. Perseri, figuron ne dokument emni i Kristo Kirkes, patrioti i “Shqiperise se pare” ne mergim, i cili u zgjodh anetar i Pleqerise se Perkoheshme, dhe Managjer i Dielli-t. Me 12 maj 1912, u formue Dega a Bostonit, dhe Kristo Kirka u zgjodh kryetar.

Me pase një ide te entuziasmit shqiptaro-amerikan per Shqiperine ne ato vite, duhet te kujtojme mitingun e 27 prillit 1913, kur Peticioni i derguem Konferences se Ambasadoreve ne London ne mbrojtje te çeshtjes shqiptare te neperkambun, u nenshkrue nga ma shume se 30.000 veta.

Mbas shpalljes se pavaresise se Shqiperise, 28 nandor 1912, Kristo Kirka vendos te kthehet ne atdhe me bindjen e plote se një bashkepunim ne mes te shtetit te ri dhe Vatres e cila ne ate kohe kishte afer 40.000 anetare-  ishte rruga ma e mire per çeshtjen tone kombetare. Kontributi i Vatres gjate ketyne diteve fatale njihet botenisht. Me 18 maj 1913, edhe Komisioni i Vatres vendosi qe Kristo Kirka te shkoje ne Shqiperi qe te percjelle atje mendimin dhe qendrimin e Vatres, dhe te ndihmonte ne punet e Shtetit te ri shqiptar. Ate dite, ai u vleresue per kontributin e jashtezakonshem se veprimtar i Vatres dhe suksesin e tij me Diellin qe dyfishoi abonimet.

Perseri ne Boston, Kristo Kirka ne Kuvendin e jashtezakonshem te Vatres, 17-18 korrik 1915, u zgjodh si N/Kryetar i Vatres (kryetar Fan S.Noli). Por Noli shkoi ne Europe, dhe Kirka mori detyren e Kryetarit te Vatres. Dielli shkruente:” I vetmi shpetim per ne eshte te perqafojme politiken europiane, dhe jo ate austriake, italiane, angleze, franceze veçmas. Detyra e jone eshte qe te tregojme Europes se ne duam vetem Shqiperine dhe simpatizojme vetem ata qe do te perkrahin vendin tone”. Ne nandor 1915, Kristo Kirka ka qene një nga promotoret kryesor te formimit te Komitetit “Miqt e Shqiperise”.

Me 4 janar 1919, Kuvendi i jashtezakonshem i Vatres luejti një rol te dores se pare per çeshtjen kombetare. Dielli shkruente se asnjë komb  tjeter nuk e ka ndihmue çeshtjen e vet ne kete mase sa ndihmojne punetoret shqiptare te Amerikes. Deri ne mesin e shkurtit 1919, ndihma e Vatres ka kalue 120.000 dollare(f.94)($8million)

Ne mes te ketij aktiviteti te madh, u formue edhe Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike, si peshkopate autoqefale dhe prifti Fan S.Noli u shugurue si peshkop i kesaj Kishe, dhe si peshkopi i pare shqiptar. Ne Washington D.C. Kost Chekrezi e Kristo Dako perfaqesojshin interesat shqiptare, ndersa SHBA emnoi Robert Townsend si N/Konsull te Amerikes ne Korçe. Ky qendrim perkrahes dhe mirenjohes i Amerikes se Wilson-it ka qene rezultat i veprimtaise se Vatres ne SHBA. Ne mes te figurave kryesore qendron edhe ajo e Kristo Kirkes.

Edhe ma vone , ne nandor 1920 kryeministri shqiptar, I.Vrioni, emnoi Imzot Nolin Kryetar  te delegacionit shqiptar prane Lidhjes se Kombeve. Me 17 dhetor 1920, Shqiperia u pranue anetare e kesaje organizate botenore. (Keu duhet te njohim kontributin e britanikut Sir Cecil Roberts sekretar i L se K) Po ne ate kohe, Mit-hat Frasheri vjen ne Amerike dhe ne shoqenimin e Kristo Kirkes hape fushaten per “Huane Kombetare”. Njëkohesisht kerkohet hapja e një dege te një banke amerikane ne Tirane.. Deri ne shtator 1921,  u mbodhen 179.773 dollare,( aferisht $ 11 miljone me vleren e sotme) dhe u derguen ne Tirane.. Me 2 janar 1921, Vatra ngarkon Kristo Kirken me detyren e perfaqesuesit te saj te posaçem ne Shqiperi. Misioni kryesor ishte te formohej Partia Kombetare ne Shqiperi, e frymezueme nga “…iderat dhe parimet e Federates VATRA: te shohe burrat e shtetit shqiptar te bashkuar ne nje program, te forcuar ne nje parti, qe te mund te bejme balle rreziqeve te jashtme ne vitet e para te rilindjes sone kombetare” (f.114)

Kristo Kirka zen vend ne Korçe ku ndjehet shume nevoja e tij. Me 1921, ai harton programin (firmue nga 20 personalitete shqiptare) e një partie…qe u quejt “Partia Popullore” per shkak te prirjeve demokratie te saj” (f.121) Zgjedhjet e 1921-es i fitoi Partia Popullore. Kryetari u zgjodh Fan S.Noli. i sapo kthyem ne Shqiperi, ku u prit si “kryezot”., dhe u shpall qytetar nderi i Korçes..

Kristo Kirka u zgjodh deputet i Korçes. Pozita e re qeveritare i mundesoi atij punen me intensitet qe Fan S.Noli te kunorezohej peshkop i Korçes dhe i gjithe Shqiperise. Fati e deshi qe me 9 nandor 1921. Konferenca e Ambasadoreve njohu zyrtarisht shtetin shqiptar, dhe percaktoj definitivisht kufinjte e Shqipenise. Korça mbeti  ne Shqiperi.. Ne tetor 1922, Kisha Autoqefale Orthodokse  u njoh edhe nga Qeveria shqiptare. Anetar i Keshillit te Larte te Kishes ishte edhe Kristo Kirka.. Me kete cilesi ai autorizohet te shkoje si anetar i delegacionit kishtar prane Patriarkut te Istanbul-it me kerkese per njohjen e Kishes se re. “Ishte nje aksion i guximshem me koken ne torbe!” kujton ai. Patriarku refuzoi! Me 4 dhetor 1923, ne Kishen e Shengjergjit ne Korçe u organizue ceremonia  e fronezimit kanonik te Peshkop Nolit. Tashma ai ishte zyrtarisht Metropoliti Theofan, peshkop i Durresit (f.151) Ashtu si vite ma pare ne Boston, edhe ne Tirane, prezent ne krijimin ishte edhe Kristo Kirka.

Ai nuk u perfshi ne levizjen revolucionare te qershorit 1924, “…nuk ishte per permbysje revolucionare”.(f.153) Ky qendrim e ndihmoi te emnohet ne postin e konsullit te Shqiperise ne New York, qe ai e pranoi te punonte edhe per Vatren. Per arsye te kundershtimit te Traktatir shqiptaro-italian te vitit 1926, ai u denue me vdekje (ne mungese) Por ne SHBA ai u zgjodh anetar i Keshillit te pergjitheshem te Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike. Ne vitin 1930, Kristo Kirka e konsideroi te perfunduem misionin e tij prej atdhetari dhe diplomati ne SHBA,   dhe me 1933,  bashke me familjen u kthye ne Shqiperi.

Ne vtitin 1936, per meritat e tia emnohet n/prefekt i Himares, një zone shume nevralgjike politikisht, dhe ma vone ne Bilisht.. Ne vitin 1938, shteti shqiptar ishte i interesuem me bashkue vatranet e perçare qe kishin humbe peshen e tyne prane qeverise amerikane.. Me kete detyre u ngarkue Kristo Kirka dhe Aqif Permeti”…per te sjelle një bashkim midis shqiptareve te Amerikes rreth Federates VATRA “(f.209)

Mbreti Zog kerkoi qe qendra e Vatres te mbetet gjithehere ne Boston, dhe te perdoren te gjitha fuqite qe qendra e Vatres, ketej e tutje te mbetet ne Boston”(Deklarate e Abdurrahman Matit(f.210)

Kohet e fundit, studjuesi Ilir Konomi, (“Faik Konica”), ka zbulue edhe kete fakt:” Misioni i tyre ishte te bindin Peshkopin (Noli) te kthehej ne Shqiperi per te kryesuar Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare, e cila kishte fituar njohjen e Patrikanes se Konstandinopojes”.(f.156)

Kthimi perfundimtar i Kristo Kirkes ne atdhe u ba mbasi perfundoi misionin e tij ne Amerike. Perseri ne Bilisht,, me ardhjen e okupacionit Italian, ai u gjet perballe një levizjeje te elementeve komuniste. Ai u trondit, sepse “…e dinte mire se cili ishte thelbi i komunizmit:terrori!”(f.211)

Ai e kuptoi  zhvillimin e  gjendjes dhe shqetesohej shume. Lufta italo-greke e ashpersoi edhe ma shume situaten. Me hymjen e grekeve ne Korçe ai vendosi te mos largohej, megjithese njihej mire si anti-grek. Një dite, greket e arrestuen, dhe e derguen ne një kamp perqendrimi te quejtun Koqinja, afer Athines, ku gjeti edhe shqiptare te tjere, dhe u mbajt atje deri me 16 maj 1941, mbas kollapsit grek.

Me largimin e trupave greke, Kirka i dermuem, u kthye ne shtepi, dhe perseri ne detyre ne Bilisht. Por kesaj rradhe ai u perball me levizjen komuniste. Ne parim Kristo Kirka ishte anti-komunist i vendosun. Per kete, ai filloi te mbledh “fakte e prova” (influence e drejtesise amerikane) ne lidhje me veprimtarine komuniste, dhe jo te marre masa te pamotivueme. Por mbrenda vetes, ai kishte dyshimet e tia ne se detyra e N/prefektit e komprometonte. Ai tregon:”Ne kohe qe une kam qene ne Bilisht, kur ka qene okupacioni , per ata persona qe ishin ne sherbim te okupatorit, ishte një gabim'”(Dosja gjyqesore e KK) Ne vitin 1942, largohet nga Bilishti dhe emnohet Kryetar Bashkie ne Korçe, me funksione administrative e jo politike.

Por jeta bahej çdo dite e ma e veshtire. Ne fillim, dy forcat e rezistences, PKSH dhe B.K. i shikonte si “…dy anet alternative te luftes per çlirim” (f.225) dhe perpiqej te evitoje konfliktin. Por miqt e tij te ngushte ishin anetaret e Keshillit Qarkor te B.K. per Korçen.

Masakra e Ziçishtit, Devoll, ku u theren pabesisht 6 nacionaliste nga çetat e Dushan Mugoshes e tronditi shume. Si kryetar bashkie u perpoq qe skena te ketilla te mos perseriteshin ne Korçe, dhe qe aksionet kunder gjermaneve te mos baheshin ne qytet ose ne rrethina. “Detyra e çdo qeverisje, ne rradhe te pare, ashte te ruaj jeten e shtetareve te vet” thonte ai (f.230)dhe “Jemi vellezer, s’na ndani dot!!” ishte parulla kryesore. Me një seri fjalimesh dhe deklaratash publike ai u perpoq te zbute atmosferen e acarueme deri ne vellavrasje. Por pa sukses; Shqiperia po rreshqiste drejt shkaterrimit. Bashkepunimin me Levizjen Nac-Çlirimtare nuk e pranoi. Kristo Kirka, patriot i formuar, per te cilin ishte shume e qarte se ç’perfaqesonte levizja komuniste e maskuar si nacional-çlirimtare”(f.237) nuk mund te pranonte. Por, ai nuk u largue as nga Korça as nga Shqiperia!

Fitorja e komunisteve e mbylli Kriston ne shtepi, por u arrestue qe me 25 tetor 1944 dhe u lirue mbas 18 viteve. U vetembylle perseri ne shtepi. Ishte stina e gjyqeve ushtarake ne Korçe, si gjyqe te bujshme. Ne Tirane, ishin vatranet Kole Tromara, Bahri Omari, Aqif Permeti qe u denuen me pushkatim. Rrethi ngushtohej. Ma ne fund , me 12 maj 1946, u arrestue si “…armik i popullit e sabotator i pushtetit popullor…”  Terrori komunist nuk e kurseu ate qe nuk kurseu asgja per Shqiperine!

“Doli nga shtepia dhe nuk u kthye ma” tregon i biri, Niko Kirka. E mbyllen ne biruca plakun 63 vjeçar  dhe e torturuen per te pranue kauza te rrejshme. Me 17 dhjetor 1946, e denoine me 20 vjet burgim. Një nderhyjrje ne favor te tij nga Imzot Fan S.Noli nuk dha asnjë rezultat. Një muej mbas arrestimt te tij, u burgos edhe i biri, Niko Kirka, Bashkeshortja e tij,tani një nane e mjere, pa ndihme me dy foshnje u detyrue te mbijetoje pa burr e pa djale, te dy te burgosun per vite te gjata.

“Patrioti i dy Shqiperive,” Kristo Kirka, vdiq ne burgun e Burrelit me 27 prill 1955,  vetem, i smure, i harruem. Ky ishte shperblimi qe i jepte Shqiperia birit te saj qe i kushtoi jeten lirise dhe pavaresise se atdheut qe deshi pa kufi!

Një tragjedi shqiptare e shumfishte!

Maj 2013

“Nga Manhattan-i në bulevardin e Tiranës dhe takimet me Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët i kërkuan…”- Rrëfimi i Shaqir Gashit, që loboi për kongresistin Tom Lantosh dhe luftën për Kosovën

Nga Dalip Greca/ Shaqir Gashi, një ndër veprimtarët e hershëm të çështjes shqiptare në SHBA-ës, zbardh vizitën e parë të kongresistit Tom Lantosh në Kosovë e Shqipëri, kongresistit që punoi shumë për çështjen e  Kosovës, por që nuk pati fat që ta gëzonte shpalljen e pavarësisë së saj, së bashku me shqiptarët, që i ndjehen borxh. Gashi tregon se është njohur me Tom Lantos-in në këto rrethana: Ishte viti 1987. Atëhere Shaqir Gashi sapo ishte njohur me kongresistin Joseph DioGuardin. Një ditë vjeshte të vitit 1987, kongresisti DioGuardi i telefonon Gashit dhe e pyet nëse ishte i gatshëm që të shkonte në një takim me një kongresist të njohur dhe me peshë në Kongres, i cili kishte shfaqur interes që të njihej me shqiptarët.

 

Gashi kujton se shkoi bashkë me tre shokë të tij nga Manhattan-i në Yonkers, ku bëhej takimi. Kongresisti nga California i kishte dëgjuar me vëmendje folësit shqiptarë. Gashi kujton se jo të gjithë shqiptarët ishin në një mendje në atë takim për zgjidhjen e çështjes që shqetësonin kombin. Njëri grupim, i kërkonte me këmbëngulje kongresistit që të bëhej diçka nga Amerika për Shqipërinë, e cila po kalonte kohë tepër të vështira nën regjimin komunist. Grupimi tjetër, ku bënte pjesë edhe Gashi, shfaqi urgjencë për çështjen e Kosovës. Ai kujton sot se i pat thënë kongresistit se; “Shqipëria vërtetë është e izoluar, ka varfëri e probleme të mëdha, por ajo është shtet i vetë-vetes dhe ata paçin në qafë vetë-veten, që nuk e shembin komunizmin. Problemi më emergjent është popullsia prej 2 milionë shqiptarësh në Kosovë, ku shkelen të drejtat njerëzore. Kosova është e pushtuar dhe popullsia po kalon çaste tragjike”.

Kongresisti kishte thënë se ky ishte problem që duhej ndjekur sepse ai kishte marrë të dhëna edhe nga Joseph DioGuardi. Z. Lantosh, duke folur për “Zërin e Amerikës”, pasi ka folur për problemet që shqetësonin shqiptarët, ka shtuar: “Shiko se çfarë kushtesh të mrekullueshme ofron Amerika. Ajo e bën emigrantin nga asgjë në shumëkush. Ja z. Gashi ka ardhur në Amerikë e ka punuar si pjatalarës ndërsa sot është pronar restorantesh dhe mendon që të t’i ndihmojë vendit nga ka ardhur. Kjo është Amerika e emigrantëve”. Lantos shfaqi dëshirën që të vizitojë Tiranën. Po në takimin e Yonkers-it, kongresisti Lantos i është drejtuar Shaqir Gashit: – “Ti e dashke Shqipërinë shumë”.

– “Po, ia kthen ai, e dua, si Shqipërinë ashtu dhe Kosovën”.

– “Mirë, kam dëshirë që këmba ime të shkelë bulevardin e Tiranës”.

– “Më erdhi e papritur, kjo kërkesë dhe se si m’u duk”, – tregon Shaqiri për “Illyria”-n.

Ai kujton se shokët që ishin aty i kanë thënë më pas se i kishte marrë ngjyrë dheu fytyra. Kongresisti e kishte lexuar shqetësimin në mënyrën e vet dhe i kishte thënë: – “Unë do të shkoj atje si mik, jo në mënyrë tjetër”. Shaqir Gashi kishte marrëdhënie shumë të mira me Misionin Shqiptar në Kombet e Bashkuara, hynte dhe dilte atje. “Në mënyrën time, unë respektoja popullin dhe jo shtetin komunist. Dëshira e kongresistit m’u duk e natyrshme dhe mendova se nuk do të ishte e vështirë që të realizohej vizita e tij”. E kishte menduar kështu pasi ai kishte vendosur ura komunikimi me Misionin, shkonte atje me aktivistë të tjerë në raste festash, u shfaqnin filma dhe aktivitete të tjera. Në këto kushte miqësie me Misionin e kishte menduar të lehtë vizitën e kongresistit dhe i kishte dhënë fjalën aty në takim se ai do ta realizonte vizitën e  tij në Tiranë.

Dhe i jep fjalën: “Këmba juaj do të jetë e para nga Amerika, që do të shkelë në Tiranë dhe unë do të filloj përgatitjet që sot”. Që prej asaj dite Shaqir Gashi shkon në Mision dhe ua prezanton kërkesën e kongresistit Lantosh. Ata e përcollën me fjalë të mira: “Mirë shoku Gashi, patjetër shoku Gashi…”, por koha kalonte dhe asgjë konkrete nga Misioni…! Vetë ambasadori i atëhershëm, Bashkim Pitarka, i kishte thënë se ishin duke u marrë me atë problem, të mos mërzitej.

Organizimi i lobit shqiptar

Ndërkohë faktori shqiptar filloi të organizohej. Ishte krijuar Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane, ku Shaqir Gashi ishte një ndër themeluesit e tij. Ai këmbëngul në mendimin e vet se Liga ka meritën e vet në organizmin e faktorit shqiptar dhe askush nuk mund t’i heq ato merita. Filluan takimet me politikanë amerikanë. Janë gjashtë vetë që e kanë themeluar atë që ai e quan lobi shqiptar. Ndër ta: Xhim Xhema, Sami Repishti, Joe DioGuardi, Shaqir Gashi, Bruno Selimaj, Sejdi Bityçi dhe Din Derti. Këta ishin themeluesit, ndërkaq më vonë u afruan të tjerë.

Vizita e Tom Lantos në Kosovë dhe Shqipëri

Shaqir Gashi ishte ndërmjetësi i vizitës që do të bëhej në Shqipëri. Tre vjet kohë, kujton ai, iu desh për ta realizuar vizitën e një personaliteti të lartë të politikës amerikane në Tiranë. David Philips, punonte në zyrën e kongresistit Lantosh. Z. Gashi i mbante lidhjet pikërisht me të. Ai e informonte zyrën e Kongresistit me anë të letër-këmbimit për çdo sinjal që i vinte nga Tirana përmes Misionit Shqiptar. Më në fund i mbërrin një letër, që zyrtarisht pranonte vizitën, por që nuk ishte konceptuar si ftesë zyrtare. Letër-ftesa nuk merrte parasysh formatin e kongresistit, rangun e tij. Në të shkruhej; “Meqenëse e keni shprehur dëshirën tuaj për të vizituar Shqipërinë, urdhëroni dhe vizitojeni”!.

Gashi nuk i dha shumë rëndësi letrës, por gjithsesi e çoi tek z. Philips, i cili revoltuar me mënyrën e shkrimit dhe ishte shprehur se ajo nuk ishte ftesë zyrtare. “Kjo është një lojë. Nuk mund t’i bëhet një prej kongresistëve më të njohur të Amerikës, një ftesë e tillë, sa për t’u tallur. Letra duhet të jetë e shkruar zyrtarisht dhe ftesa të jetë e përcaktuar qartë, ku të shprehet dhe dëshira për të bërë ndryshime e për të vendosur marrëdhënie me Amerikën”, – kishte thënë Phillips.

Shaqir Gashi kujton se është ndjerë në një pozicion të vështirë. Kishte mbetur mes dy palëve pa e çuar në fund zotimin e vet që këmba e Lantosh-it të shkelte në bulevardin e  Tiranës. Lajmëroi në Mision, por ambasadori Pitarka nuk po ndjehej më. Njoftoi në Tiranë ku kishte shkuar Rexhë Xhakli, për të parë nënën e vet pas 40 vjet shkëputje, por asgjë nuk ndryshoi. Pas pak kohe i sollën një letër tjetër, por dhe ajo ishte tamam si e para. Kësaj letre Gashi i bëri një modifikim dhe e dërgon me faks. E merr zyra e kongresistit dhe përgjigjet po me faks: E pranojmë ftesën. Së shpejti do të përcaktojmë datën e vizitës. Loja funksionoi. U bë projekti, në fillim do të vizitohej Kosova, Mali i Zi e më pas do të shkohej në Shqipëri.

U nisën në fillim për në ish-Jugosllavi për të parë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Aso kohe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, kishte radion e vet. Atë ditë që delegacioni i kongresistit i shoqëruar nga DioGuardi po qëndronin në Beograd, Shaqir Gashi po merrte në intervistë në Radion e Ligës, Mandelën Shqiptare, Adem Demaçin, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Programin e udhëhiqte DioGuardi prej hotelit në Beograd, Shaqir Gashi ishte në New York, ndërsa Adem Demaçi në Prishtinë, dhe intervista bëhej treshe. Dioguradi tërheq vëmendjen me fjalën e tij tek lajmëron se ky emision ishte i veçantë, se po bëhej m’u në qendër të Beogradit dhe po i tërhiqej vëmendja Serbisë se po shkelte të drejtat e shqiptarëve dhe për këtë qëllim Tom Lantosh, kishte marrë vetë rrugën për t’i parë problemet vetë dhe do të shkonte në Kosovë e nga Kosova do të vizitonte Shqipërinë. Adem Demaçi nga Prishtina foli për shqiptarët e Amerikës. Ishte një emision tepër i veçantë, kujton Gashi, emocionues.

Nga New York-u në Tiranë

Shaqir Gashi kujton se para nisjes për në Tiranë, ku do të takohej me pjesën tjetër të delegacionit që do të vinte prej Kosove, takoi Bruno Selimajn, i cili kishte qenë para tij në vizita në Tiranë dhe e pyet nëse ishte e nevojshme që të merreshin viza për të shkuar në Tiranë. E këshillon që të konsultohet me Misionin Shqiptar. Gashi merr në telefon ambasadorin Bashkim Pitarka dhe e pyet se si duhej të vepronte për të vizituar Tiranën, sepse do të ishte atje me Tom Lantosh, që ishte nisur nga Kosova. Pitarka e këshillon: Z. Gashi; “ti nuk ke nevojë të shkosh në Tiranë! Të çojmë ne pas me një grup shqiptarësh, s’ke pse nxitohesh tani”. U ndje i mërzitur Gashi që ishte përgatitur për atë vizitë aq më shumë, se i kishte dhënë fjalën kongresistit Lantos.

Ç’të bënte? I telefonon DioGuardit në Beograd, i cili ishte ende atje bashkë me Tom Lantosh-in. Ia shpjegon rrethanat e reja dhe i kërkon ndjesë që s’mundi të mbante fjalën nga që nuk i dhanë vizë. Që andej DioGuardi i telefonon Tiranës. Siç e mëson më vonë, DioGuardi kishte folur me Ramiz Alinë. Tirana i telefon Misionit dhe e urdhëron që ta pajisin urgjentisht Gashin me vizë. Bashkohet me Bruno Selimajn dhe Din Dertin dhe nisen. Kur kanë shkuar në Zyrih, janë takuar me Hysen Gërvallën, të vëllanë e Jusuf Gërvallës, i cili kur mëson për misionin e tyre drejt Tiranës, kërkon që t’i shoqërojë.

Kur puthën tokën e shtetit Amë?

E kanë marrë me vete edhe Hysen Gërvallën dhe kanë vazhduar rrugën me linjën Zyrih-Tiranë. Kur kanë shkuar në Tiranë, Din Derti, që nuk e kishte parë Shqipërinë për shumë vite, ishte ulur në gjunjë dhe i përlotur kishte puthur tokën. Të njëjtin veprim kishin bërë edhe të tjerët, pas Dinit. Në Shqipëri i kanë pritur me madhështi. Shaqiri kujton se kishin sjellë dhjetë “Mercedes” të rinj të sapo blerë. Njëri “Mercedes” ishte i porositur për vetë z. Gashi, i cili kur e tregon tani qeshet për salltanetin me të cilin e priti Shqipëria komuniste. Njëri “Mercedes” ishte për Tom Lantosh. Nga aeroporti i çuan në Hotel “Dajti” i cili aso kohe ishte më moderni dhe rezervohej enkas për të huajt. “Nuk më besohej se isha në Tiranë, dhe tërë natën kam qëndruar pa gjumë”, – kujton Shaqiri.

Tom Lantosh-in e kishin vendosur në vilën e Enver Hoxhës. Shaqiri kujton se për të parën herë pa vilat e qeveritarëve komunistë, ku po pushonte Tom Lantosh me zonjën Anette dhe z. DioGuardi. Vizitat vazhduan nëpër vendet historike e turistike; i çuan në Krujë, në Berat e vende të tjera. Gashi kujton se një ndër shoqëruesit që ishte në “Benzin” e zi, e kishte pyetur duke i treguar pamjen plot bunkerë matanë xhamit të makinës: “Ç’mendim keni për këta bunkerët tanë, ju shoku Gashi”? Nuk i ka dhënë përgjigje në fillim. Është menduar. Pas një heshtjeje disa sekondshe shoqëruesi ka pyet prapë: Thuaje të vërtetën ashtu siç e ndjen! – “Të vërtetën e kam të lehtë ta them, – ua kthen përgjigjen: – T’kishit bërë më mirë këto rrugë, se qenkan gropa-gropa, ku mund të thyeke qafën, do të ishit më të fituar, ose së paku t’i kishit bërë shtëpi për popullin”.

Provokimi në Universitetin e Tiranës

Tom Lantosh u prit shumë mirë nga qeveritarët. Ramiz Alia i kishte dorëzuar ato ditë të vizitës edhe dosjen e dokumenteve për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit. Pas vizitave turistike nëpër kala e muze, ishte rezervuar një vizitë në Universitetin e Tiranës. “Tom Lantosh edhe në Universitet, ishte pritur mirë”, – kujton Gashi. Ai qetësisht i përcillte të gjitha, edhe përdredhjet e Ramiz Alisë, edhe lëvdatat e profesorëve, edhe zotimet e disa studentëve që kishin zgjedhur ata për takim me kongresistin. Mirëpo dikur ngrihet një vajzë, që e fliste mirë anglishten dhe i thotë: “Ka disa shenja që tregojnë se ne do t’i vendosim marrëdhëniet me Amerikën. Një ndër këto shenja është dhe vizita juaj këtu. Kam një lutje thotë ajo: Mos na tregoni lulen përpara dhe thikën pas shpine”!

Kishte rënë një heshtje e akullt. Kongresistit i kishte rënë një ngjyrë e kuqërremtë në fytyrë. U kuptua se u prek. “E pamë të gjithë që u prek. Dukej provokim i hapur”, – thotë Gashi. Kongresiti ishte kthyer nga studentja dhe i kishte thënë: “Dëgjo zonjushë, po i vendosëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës, ne nuk kemi punë me thika, nga ne keni vetëm lule, para dhe pas. Nëse vendosen marrëdhëniet ne ju themi vetëm ecni përpara!” Pas kësaj u bënë takime e vizita të tjera. I çuan nëpër shfaqje e koncerte.

Takimi me Nexhmije Hoxhën

Para se të iknin i ndanë në dy grupe. Njëri grup do të shkonte të takohej tek Ramiz Alia, tjetri do të pritej nga Nexhmije Hoxha. Grupin që do të shkonte tek Nexhmija, e kryesonte Shaqir Gashi. Në këtë grup bënte pjesë edhe Bruno Selimaj me Rexhë Xhaklin, ndërsa Din Derti, nuk qëlloi aty sepse, kishte shkuar që të vizitonte njerëzit e vet, pasi nuk i kishte parë kurrë. Shaqir Gashi kujton se shkuan tek shtëpia e Nexhmije Hoxhës dhe nuk harron një fotoreporter të çuditshëm, që e shkrepte pa pushim një tip aparati. Kanë shkuar në takime dhe fëmijët e Enverit: Sokoli, Iliri, Pranvera, nuset e djemve. Mikpritje e madhe, thotë Gashi. Dukej se u kishte hyrë uji nën vete, por ne ende nuk e ndjenim, shprehet Gashi. Nexhmija në bisedë e sipër u thotë se Enveri e ka dashur shumë Kosovën dhe kosovarët.

– “Edhe kosovarët e kanë dashtë Enverin”, – i ka kthyer Gashi. “Ne në Kosovë mund të hanim 60 ditë burg, vetëm po të na kapnin duke dëgjuar një këngë nga Shqipëria. Ne kemi ardhë këtu nga Amerika që t’i nxisim sa më shpejt marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, sepse sa më shpejt të miqësohet Shqipëria me Amerikën, aq më lehtë do ta ketë Kosova. Shpejtësia e vendosjes së këtyre marrëdhënieve, kanë të bëjnë edhe me Kosovën, që po i rëndohet rrethi serb pas qafe”, – e kishte mbyllur fjalën e vet Gashi.

E veja e diktatorit prapë nuk kishte heqë dorë nga ideologjia komuniste. Kishte sjellë në vëmendjen se Shqipëria nga 1 milion para lufte, ishte bërë 3 milionë nën udhëheqjen e shokut Enver. “Kemi vendos marrëdhënie me shumë miq, – kishte thënë ajo, – por ata na kthyen shpinën. Tani e kuptojmë se po vijnë kohë të tjera dhe rinia po kërkon që të lidhet me vendet e Perëndimit, natyrisht dhe me Amerikën. Ne nuk mund ta pengojmë…”! Pra, aludimi i saj ishte se nuk kishte rrugë tjetër. Rexhë Xhakli, i ndërhyn dhe i thotë se ishte hapë fjala se asaj i kishin thyer këmbët, a është  vërtetë kjo? Ajo ia ktheu menjëherë: – “Janë fjalë që përhapin për të ulur autoritetin tonë…”! Shaqir Gashi kujton se i çuan për vizitë edhe në Durrës, tek Vila e Mbretit Zog.

Gashi kujton: “Kur hymë atje pamë një mrekulli. E gjithë udhëheqja komuniste ishte aty për të pritë kongresistin Lantosh, madje edhe Ramiz Alia e Adil Çarçani, kryeministri. Askush nuk mungonte”. Gashit i kujtohet një fragment bisede me Adil Çarçanin, i cili i thotë me mburrje: “Kurrgjë nuk kemi prekë në këtë vilë të Mbretit”! – “Po më vjen mirë se Zogu paska pas shije që e paska mobiluar kaq bukur që para 60 vitesh…”!

Dhuratat e çuditshme për kongresistin Lantosh

Vizitës, që ishte vlerësuar e suksesshme, i kishte ardhë fundi. Që atë ditë është konsideruar i shkrirë akulli mes dy shteteve dhe pas asaj vizite ka shkuar një ekip tjetër i madh, në të cilin ka pasë edhe shumë shqiptaro-amerikanë, që kanë vendosur marrëdhëniet mes dy shteteve. Gashit i kujtohet se dhurata që u kishin dhënë me vete ishin të çuditshme. Atë e kishin ngarkuar bukur fort me një çantë me libra të Enver Hoxhës. – “Mirë mua, – thotë Gashi, – por kongresistit se marr me mend pse i zgjodhën dy def, tip dajresh dhe ia dhuruan”.

Lidhur me këtë, Gashi tregon: “Kongresisti po i shikonte me habi dhe nuk po fliste, as po i merrte…! Që të mos ofendohej kongresisti, sepse në fakt ato janë vegla muzikore kryesisht për romët, që i kanë zanat, ia kishin mbledhur me ca gazeta, që dukeshin mos më keq”! Gashit nuk i kishte ardhur mirë mirë për atë llojë dhurate, por ishte përpjekur që të krijonte një tjetër situatë. I kishte thënë kongresistit se ato ishin instrumente të lashta Ilire, që kanë shumë vlera historike sepse dëshmojnë kulturën e lashtë të kombit Ilir. Pasi e ka dëgjuar kongresisti këtë shpjegim, me një qeshje të lehtë i është kthyer Gashit: “Me që paskan aq shumë rëndësi dhe ju ia ditkeni vlerën, po du me t’i falë ty”. Shaqir Gashi këtë kishte pritë, që ato dhurata pa kuptim, t’ia hiqte nga duart kongresistit se po ndjehej i turpëruar. – “Njërin def e kam akoma në shtëpi”, thotë Gashi…! Memorie.al

I  PAHARRUESHMI LUIGJ  GURAKUQI HERO  I  KOMBIT- PERGATITI Fritz RADOVANI: PJESA II

 

 

Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë Shkodrane

                                                   At Gjergj Fishta OFM.

 

 

 

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”

KJO ASHT LETRA E DORASIT BALTION STAMBOLLA  NGA BURGU ITALIAN.

 

         NO KOMENT !

 

Shenim nga F.RADOVANI- Letra e siperme asht Dokument i mjaftueshem!….

Melbourne, 17  Maji 2026.

ZBULIMI I CIAs – STALINI, SI I ZHVISHTE GRATË NËPËR RRUGË

Gruaja e dytë Nadeschda Allilujewa

Arkiv i Voal.ch E Martë, 05.14.2013, 09:12am (GMT+1)


Dy agjentët e CIA-s rrëfejnë tmerret e qeverisë sovjetike; gra të zhveshura nëpër rrugë, bashkë me të gjitha shtresat e klasave shoqërore që sulmoheshin nga turma të egër

Historiani Frederik Ljuis Shuman ka shkruar: “Rezultati përfundimtar i këtyre seancave dëgjimore […] ishte dhënia e një imazhi të Rusisë si një çmendinë gjigante e banuar nga skllevër në pikë të hallit, që ishin në mëshirën e një organizate maniakësh vrasës, qëllimi i së cilës ishte të shuante thuajse çdo gjurmë qytetërimi e ta kthente vendin në barbari”.

Me plot kuptimin, asnjë histori rreth bolshevikëve nuk ishte aq e llahtarshme, aq e pazakontë, aq groteske ose aq perverse sa të mos botohej e të mos merrej si e vërtetë nga të gjithë: që nga gratë që shtetëzoheshin, deri te fëmijët që haheshin (një hollësi interesante: edhe paganët e parë i patën akuzuar të krishterët se kollofitnin bijtë e tyre, po ajo akuzë që u bëhej hebrenjve gjatë mesjetës). Rrëfimet për gra që quheshin pa asnjë skrupull si mallra në pronësi të shtetit, për martesa të detyrueshme, për “dashuri të lirë” e gjëra të tjera kësisoj, “u përhapën në të gjithë vendin nëpërmjet mijëra kanalesh”, pohon Shumani, “dhe u bënë ndoshta mjeti më i mirë për të ngulitur në mendjet e pjesës më të madhe të amerikanëve imazhin e komunistëve rusë si kriminelë maniakë”. Këto legjenda vijuan të besoheshin gjerësisht edhe pasi Departamenti i Shtetit u detyrua t’i përgënjeshtronte publikisht (të paktën edhe deri në fund të vitit 1978 nga Shoqëria e Xhon Birçit i mësohej turmës së dëgjuesve të saj që sovjetikët hanin fëmijët e vet).

Në fund të vitit 1919, kur humbja e aleatëve dhe e Ushtrisë së Bardhë dukej tashmë e sigurt, “New York Times” u paraqiste lexuesve të tij tituj e rrëfime të këtij tipi:

30 dhjetor 1919: “Të kuqtë duan t’i shpallin luftë Amerikës”.

9 janar 1920: “Burime të qeverisë e gjykojnë si shumë të rëndë kërcënimin bolshevik ndaj Lindjes së Mesme”.

11 janar 1920: “Udhëheqës politikë e diplomatikë aleatë [parashikojnë] një pushtim të mundshëm të Evropës”.

13 janar 1920: “‘Qarqe diplomatike aleate’ i tremben një pushtimi të Persisë”.

16 janar 1920, titulli i faqes së parë me tetë kolona: “Anglia i trembet luftës me të kuqtë, mblidhet një Këshill në Paris”. E më tej: “‘Diplomatë të mirinformuar’ presin një pushtim ushtarak të Evropës dhe një përparim sovjetik në Azinë Lindore e Jugore”. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes lexoje: “S’ka luftë me Rusinë, aleatët fillojnë bisedimet”.

7 shkurt 1920: “Të kuqtë organizojnë një ushtri për të sulmuar Indinë”.

11 shkurt 1920: “Ekziston frika se bolshevikët po pushtojnë tani tokën japoneze”.

Lexuesve të “New York Times”-it iu kërkua të besonin se të gjitha këto pushtime e kishin zanafillën nga një vend që ishte shkatërruar si pak të tjerë në histori, një vend që ende ishte duke marrë veten nga një luftë e tmerrshme botërore, që ndodhej në pështjellimin më të plotë prej revolucionit drastik që sapo kishte filluar, i zënë me një luftë civile të egër kundër forcave të mbështetura nga fuqitë më të mëdha botërore, me një industri tek e fundit kurrë e zhvilluar të rrënuar dhe në darën e një zie buke që, para se të zbutej, do të shkaktonte miliona viktima.

Në vitin 1920, revista “The New Republic” botoi një analizë të ngjeshur të lajmeve të dhëna nga “New York Times” rreth revolucionit rus dhe ndërhyrjes ushtarake. Ndër të tjera, revista vërejti se në dy vjetët vijues pas revolucionit të nëntorit 1917, “Times” kishte pohuar plot 91 herë se “sovjetikët ishin tashmë afër fundit ose që, gjithsesi, ishin duke u dorëzuar”.

Nëse ky ishte realiteti i paraqitur nga “gazeta më autoritare”, s’na mbetet veç të parafytyrojmë me tmerr se ç’paçavure të ndyra u servirnin lexuesve të tyre pjesa tjetër e të përditshmeve kombëtare.

Ky ishte, pra, kundërreagimi i parë i popullit amerikan ndaj një dukurie të re shoqërore që ishte përhapur në botë, këto ishin mësimet e tij të para rreth Bashkimit Sovjetik dhe rreth asaj gjëje të quajtur “komunizëm”.

Studentët nuk e morën veten kurrë nga këto mësime. Dhe as BS-ja.

Ndërhyrja ushtarake përfundoi, por, me një përjashtim të vetëm e të pjesshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, sulmi propagandistik nuk reshti për asnjë minutë. Në 1943, revista “Life” u kushtoi një numër të tërë sukseseve të mëdha të Bashkimit Sovjetik, duke shkuar mjaft përtej asaj që kërkohej nga solidariteti ndërmjet aleatëve në kohë lufte e duke arritur deri aty sa ta quante Leninin “ndoshta njeriun më të madh të kohëve moderne”. Por dy vjet më pas, me Harri Trumanin në fronin e Shtëpisë së Bardhë, ky shpirt vëllazërimi nuk mund të mbijetonte gjatë. Tek e fundit, Trumani ishte njeriu që, të nesërmen e fillimit të pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik, pati thënë: “Në qoftë se shohim që po fiton Gjermania, duhet të ndihmojmë Rusinë, e përkundrazi, nëse shikojmë që Bashkimi Sovjetik po e vë poshtë, patjetër duhet të ndihmojmë Gjermaninë, e të bëjmë kështu të mundur që të ketë sa më shumë viktima të mundshme nga të dyja palët, edhe pse nuk uroj në asnjë rrethanë një fitore përfundimtare të Hitlerit”.

Pjesa më e madhe e propagandës antikomuniste e denoncoi ashpër traktatin gjermano-rus të vitit 1939, por pa marrë parasysh aspak faktin që rusët u shtrënguan ta nënshkruanin këtë pakt nga mospranimet e vazhdueshme të fuqive perëndimore, veçanërisht të ShBA-së e të Britanisë së Madhe, që t’i bashkoheshin Moskës për të përballuar kërcënimin nazist, për më tepër kur vetë këto fuqi nuk kishin pranuar t’i shkonin në ndihmë qeverisë spanjolle me frymëzim socialist, e rrethuar nga fashistët gjermanë, italianë e spanjollë.

Që nga “terrori i kuq” i viteve ’20, në makartizmin e viteve ’50 e deri në kryqëzatën reganiane kundër Mbretërisë së të Keqes në vitet ’80, populli amerikan iu nënshtrua një indoktrinimi antikomunist të pandërprerë, të mëkuar me qumështin e nënës, të vizatuar në karikatura, të mësuar nga librat shkollorë; titujt e të përditshmeve u thoshin amerikanëve gjithë atë që duhej të dinin; priftërinjtë i përdornin këto argumente për predikimet e tyre, politikanët për fushatat e tyre zgjedhore, ndërsa “Reader’s Digest” për të bërë një thes me para.

Bindja e rrënjosur thellë, e prodhuar pashmangshëm nga ky sulm i ankthshëm ndaj intelektit, është që mbi botë kishte rënë një dënim i rëndë, mbase i frymëzuar nga vetë djalli, i personifikuar në njerëz që nuk shtyhen nga po ato nevoja, frikëra, emocione e parime morale që udhëheqin pjesën tjetër të njerëzimit, por që janë të përfshirë në një komplot ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është të pushtojë botën e ta kthejë në skllavëri; për arsye jo gjithnjë të qarta mbase, por tek e fundit e keqja nuk ka nevojë për arsye të tjera përveç vetë së keqes. Përveç kësaj, çdo rrekje e këtyre njerëzve për t’u treguar si qenie të arsyeshme që dëshironin të krijonin një botë e një shoqëri më të mirë, s’është gjë tjetër veçse një mashtrim, një mbulesë për të fshehur edhe një tjetër provë të dinakërisë së tyre të pabesueshme. Shtypja e mizoria në Bashkimin Sovjetik janë provat e pamohueshme të dështimit të virtytit dhe të synimeve djallëzore të këtyre njerëzve në çfarëdo vendi që të ndodheshin, me çfarëdo emri të kishin dëshirë të quheshin, dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, e vetmja zgjidhje e mundshme në Shtetet e Bashkuara është ndërmjet stilit amerikan të jetesës dhe stilit sovjetik, pa asgjë tjetër midis ose përtej këtyre dy vizioneve të botës.

Ja si qëndrojnë punët me popullthin amerikan. Por vërejmë se edhe intelektualët, po të gërmoje pak më thellë në gjuhën e tyre akademike, mendonin saktësisht në të njëjtën mënyrë.

Për mendjen e edukuar me kujdes të qytetarit amerikan, pikat e palëkundshme të antikomunizmit nuk ka aspak nevojë të tregohen, pak a shumë si në lashtësi, kur mendohej se Toka ishte e sheshtë; pikërisht siç ndodhte me popullin rus, që mendonte sinqerisht se viktimat e spastrimeve staliniste ishin vërtet fajtorë për tradhti.

Kjo vijë e pandërprerë zhvillimi e historisë amerikane duhet marrë parasysh nëse rrekemi të kuptojmë kundërshtitë e politikës së jashtme të ShBA-së duke nisur që pas Luftës së Dytë Botërore, dhe veçanërisht dokumentacioni i sjellë në këtë libër për atë që ushtarakët, CIA dhe qarqe të tjera të qeverisë u kanë bërë popujve të botës.

Në vitin 1948, baronët e kapitalit amerikan nuk kishin nevojë për justifikime të tjera për luftën e tyre përveç kërcënimit ndaj pasurisë dhe privilegjeve të tyre, edhe pse kundërvënia e tyre shprehej në formën e një zemërate moraliste.

Gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, diplomacia e ShBA-së kishte shpërthyer në Karaibe, duke e bërë “liqenin amerikan” një parajsë për interesat e “United Fruit” dhe të “W. R. Grace&Co.” e duke i paralajmëruar në të njëjtën kohë vendet e rajonit për kërcënimin bolshevik ndaj drejtësisë së vënë nga njerëz si Augusto Sandinoja.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, çdo amerikan mbi 40 vjeç u ishte nënshtruar rreth 25 vjetëve rrezatim antikomunist, mesatarisht periudha e inkubacionit të nevojshëm për të zhvilluar një tumor malinj. Antikomunizmi kishte arritur tashmë të jetonte për hesap të vet, dhe mbudhej në mënyrë të pavarur nga ati i vet kapitalist. Në periudhën e pasluftës, gjithnjë e më shumë politikanët dhe diplomatët e Uashingtonit, të bërë tashmë mesoburra, e ndanin botën në dy kategori: “komunistët” dhe “antikomunistët”, pa marrë parasysh në bëhej fjalë për vende, lëvizje a individë. Ky vizion i botës, me supermenë amerikanë që luftonin kundër kriminelëve komunistë që gëlonin kudo, ishte shndërruar nga ushtria cinike e propagandës në një urdhërues moral të politikës së jashtme amerikane.

Deri edhe koncepti i “jokomunistit”, që ngërthente njëfarë kuptimi asnjanësie, kishte pak besueshmëri në këtë mënyrë të menduari. Xhon Foster Dallesi, një ndër arkitektët kryesorë të politikës së jashtme amerikane, i shpreh mendimet e tij lidhur me këtë gjë me stilin e tij tipik, të thjeshtë e moralist në të njëjtën kohë: “Për ne gjallojnë dy lloje njerëzish në botë: nga njëra anë qëndrojnë ata që janë të krishterë dhe që mbështetin sipërmarrjen e lirë, pastaj vijnë gjithë të tjerët”. Siç vërtetojnë shumë nga rastet e analizuara në këtë libër, Dallesi e vuri në jetë këtë kredo të tij me vendosmëri të skajshme.

Fjala “komunist” (ashtu si edhe fjala “marksist”) qe përdorur e shpërdorur aq shumë nga udhëheqësit dhe media amerikane, saqë praktikisht e zhveshi nga çdo kuptim real (ashtu si e majta ka bërë të njëjtën gjë me fjalën “fashist”). Po të kesh një emër me të cilin të përcaktosh diçka, le të jetë fjala për shtriga ose për UFO, i jep kësaj diçkaje njëfarë thelbi.

Në të njëjtën kohë, publiku amerikan, siç e kemi parë, ishte thellësisht i kushtëzuar, aq sa në fund të reagonte në mënyrë pavloviane: ajo fjalë të sjell ende sot ndër mend imazhin e teprimeve më të këqija të Stalinit, nga spastrimet politike në kampet e punës së detyruar në Siberi; ajo do të thotë, siç ka vërejtur Majkëll Parenti, që “parashikimet klasike marksiste-leniniste [lidhur me revolucionin e përbotshëm], janë quajtur deklarata të synimeve që udhëheqin të gjitha veprimet komuniste të realizuara në praktikë”. Do të thotë “ne” kundër “atyre”.

Dhe kjo “atyre” mund të jetë një fshatar nga Filipinet, një piktor murales-ish nga Nikaragua, një kryeministër i zgjedhur në mënyrë të rregullt në Guajanën Britanike, ose një intelektual evropian, një asnjanës kamboxhian, një nacionalist afrikan; të gjithë, në një mënyrë a në një tjetër, pjesëtarë të të njëjtit komplot monolit; në njëfarë mënyre, një kërcënim për stilin amerikan të jetesës; asnjë tokë nuk është shumë e vogël, shumë e varfër a shumë e largët për të paraqitur një rrezik të tillë, “rrezikun komunist”.

Rastet e paraqitura në këtë libër tregojnë që thuajse ishte e parëndësishme nëse shënjestrat e veçanta të ndërhyrjeve (qoftë nëse bëhet fjalë për individë, për parti politike, për lëvizje a qeveri) ishin vetëpërcaktuar “komunistë” apo jo. Nuk ngrinte shumë peshë në bëhej fjalë për ithtarë të materializmit dialektik a për ata që s’kishin dëgjuar kurrë të flitej për Karl Marksin, nëse bëhej fjalë për ateistë a për priftërinj, nëse në atë vend po organizohet apo jo një parti e fortë komuniste; nëse ajo qeveri është ngjitur në pushtet nëpërmjet një revolucioni të dhunshëm a zgjedhjeve paqësore… sido të ishte, ishin që të gjithë shënjestra dhe të gjithë “komunistë”.

Edhe më e parëndësishme ishte përfshirja e KGB-së sovjetike. Thuhej gjithmonë që CIA i vinte në jetë veprimet e saj më të ndyra si kundërveprim ndaj operacioneve të KGB-së, që janë “edhe më të ndyra”. Por është një gënjeshtër kokë e këmbë. Mbase në tërë historinë e CIA-s mund të ketë pasur raste të veçanta të këtij lloji, po vetë Agjencia ka bërë çmos t’i mbajë të fshehta. Marrëdhëniet ndërmjet dy shërbimeve të fshehta janë karakterizuar më shumë nga vëllazërimi dhe respekti i ndërsjellë për kolegët sesa nga ndeshjet e drejtpërdrejta në terren. Ish-drejtuesi i CIA-s Xhon Stokuell ka shkruar: Ç’është e vërteta, të paktën në operacionet e zakonshme, ajo nga e cila kanë më shumë frikë komandantët e zonës janë ambasadorët amerikanë dhe stafet e tyre, të ndjekur nga komunikatat tepër kufizuese të shpërndara nga komanda qendrore, mandej nga banorët e zonës, mjaft kureshtarë e llafazanë, kërcënime të vërteta potenciale për operacionet e tyre. Pastaj vjen policia vendore e më tej shtypi. Vetëm në fund gjejmë të radhitur KGB-në; gjatë dymbëdhjetë vjetëve të mi në terren kurrë nuk kam parë a dëgjuar të flitet për ndonjë rast që KGB-ja të ketë sulmuar, ose edhe penguar, ndonjë operacion të CIA-s.

Stokuelli shton se edhe shërbimet e ndryshme të fshehta nuk duan që sektori i tyre të “ngatërrohet” nga vrasje të tërthorta.

Është gjë që s’bëhet. Nëse një agjenti të CIA-s i shpohet goma në një rrugë të shkretë, mu në mes të natës, nuk do të ngurrojë asnjë grimë të pranojë ta marrë në makinën e tij ndonjë agjent i KGB-së, madje, ka shumë të ngjarë që të dy të ndalen në barin e parë që do të ndeshin për të rrëkëllyer ndonjë gotë së bashku. Në të vërtetë, shumë shpesh agjentët e CIA-dhe të KGB-së bisedojnë me njëri-tjetrin për rastet e veta. Arkivat e CIA-s janë përplot me raste të tilla, të vërejtura në të gjitha vendndodhjet afrikane.

Mbështetësit e teorisë së “luftojmë zjarrin me zjarr” në disa raste rrezikojnë të jenë afër pohimit që, nëse, p. sh., KGB-ja kishte gisht në rrëzimin e qeverisë çekosllovake në 1968, atëherë CIA kishte pasur të drejtën të provokonte rënien e qeverisë kiliane në 1973. Kjo ishte njësoj sikur operacionet për shembjen e demokracisë të kryera nga KGB-ja të ishin derdhur në njëfarë llogarie rrjedhëse në bankë, nga e cila CIA mund të tërhiqte arsye për të justifikuar veprimet e saj.

*Fragment nga libri


Uilliam Blum, si e shkroi librin e CIA-s

    Në vitin 1967 është larguar nga Departamenti i Shtetit ku punonte për shkak të kundërshtive të tij për ndërhyrjen ushtarake amerikane në Vietnam. Ka qenë një nga themeluesit kryesorë të gazetës “Washington Free Press”, ndërkohë që ka punuar dhe si gazetar i lirë në SHBA, Evropë dhe Amerikën e Jugut. Si shembulli më tipik i gazetarisë së pavarur ka përjetuar dhe treguar nga afër për grushtin e shtetit të Pinoçetit në Kili, ka bashkëpunuar në Londër me Philip Agee (ish-agjent i CIA-s) për demaskimin e personave të inkriminuar dhe të përfshirë në skandale të kësaj strukture. Është autor i disa librave me këtë temë dhe i një serie të pafund artikujsh me dokumente e ese për luftën, paqen e lirinë në botë. Libri që përshkruan historinë e komunizmit në Bashkimin Sovjetik “CIA dhe Ushtria amerikane ndërhyrja në vende të ndryshme të botës që prej Luftës së Dytë Botërore” (të cilin vetë autori e ka mbititulluar “Vrasja e shpresës”), është edhe në shqip, dhe është fryt i një punë kërkimore në dokumente e arkiva për më se 30 vjet dhe është përkthyer e botuar në shumë gjuhë të botës.

“Edhe nëse më vrasin…”, refuzimi i Vexhi Buharasë për t’u bërë spiun! Rrjeti që e survejonte! Çfarë thuhet në Dosjen “5200”

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi në ditën e lindjes, Vexhi Buharanë, një nga figurat më të ndritura të kulturës, historiografisë dhe orientalistikës shqiptare.

 

Buharaja ishte shkrimtar, përkthyes, historian, “Mësues i Popullit”. Lindi më 12 maj të vitit 1920, në lagjen “Murat Çelepi” të Beratit. Rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore e atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderiz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri.

Mësimet fillore i kreu në vendlindje. Vijoi studimet në Medresënë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940. Fill pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame» në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi në familjen e tij në Berat. Më pas, në Institutin e Historisë, la gjurmë të pashlyeshme me gjurmimin, mbledhjen, sistemimin, transkriptimin dhe përkthimin e qindra mbishkrimeve osmane dhe dokumenteve të Lidhjes së Prizrenit. Njohja e gjuhëve orientale (persishtes, arabishtes, osmanishtes) dhe e disa gjuhëve perëndimore i mundësoi të sillte në shqip kryevepra si “Gjylistani dhe Bostani” i Saadi Shirazi, “Shahnameja” e Firdeusit. Krahas punës shkencore, Vexhi Buharaja lëvroi edhe poezinë, duke treguar talent të admirueshëm në letërsi. Megjithëse jeta e tij u shënua edhe nga puna e detyruar në vitet 1946–1948, si dhe nga largimi i padrejtë nga Instituti i Historisë në vitin 1975, pasioni për dijen mbeti i palëkundur. Ai botoi studime dhe artikuj të rëndësishëm, duke u bërë një referencë e domosdoshme për historianët dhe gjuhëtarët. Vexhi Buharaja dha një kontribut të vyer për historinë dhe kulturën shqiptare me gjurmimin, zbulimin, mbledhjen, sistemimin, transkriptimin dhe përkthimin e mbishkrimeve të monumenteve të ndryshme të kultit islam të ndërtuara në Shqipëri gjatë periudhës osmane. Buharaja ka qenë filolog dhe orientalist, Mësues i Popullit.

ARRESTIMI

Me vendosjen e regjimit komunist, Vexhi Buharaja do të shënjestrohej ndër të parët kundërshtar të komunizmit dhe sipas një deponimi që ai vetë ka dhënë në dokumentacionin gjyqësor të vitit 1947- 1948, ai tregon se ishte arrestuar prej forcave partizanë në Berat që në datën 18 nëntor 1944. “Jam arrestuar nga Forcat e Korpusit të dytë, ku qëndrova në burg katër muaj dhe mora pafajësinë pa dalë para gjyqit. Prej kësaj date që unë dola nga burgu deri në maj të 1946 unë kam parë punën time duke qëndruar indiferent dhe pa u përzier me njeri”. Nga maji i vitit 1946 deri në vjeshtën e vitit pasues, Vexhi Buharaja do të jetonte i distancuar ndërsa punonte si referent në shtëpinë e Kulturës në Berat. Por regjimi duket e kishte halë në sy dhe jeta e tij do të ndryshonte përfundimisht kah në shtator të vitit 1947, kur ai do të arrestohej dhe burgosej në moshën 28 vjeçare. Ky është edhe dokumenti, ku jepet urdhri i ndalimit të tij që mban datën 16 shtator 1947. Akuza që shënohet në të është: “Aktivitet kundra Pushtetit”. Në aktakuzën e prokurorit dorëzuar gjykatës ushtarake, përveç akuzave se kishte bashkëpunuar me kundërshtarë të regjimit dhe kishte propaganduar në favor të ballit kombëtar, Buharaja akuzohej ndër të tjera edhe se kishte hapur një fushatë ndihmash për të ndihmuar familjet e disa të ekzekutuarve nga regjimi komunist. Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 8 vjet burg, me akuzën e propagandës kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë, por u lirua me dekret pasi kreu 2 vite e 2 muaj burg. Pasi doli nga burgu, për të mbijetuar, u detyrua të bëjë punë të rënda fizike. Jeta e Buharasë nuk ishte e lehtë. Në vitet 1946– 1948 ai u detyrua të kryente punë të rëndomta dhe të vështira fizike, larg jetës akademike.

DOSJA E SIGURIMIT

Sipas dosjes formular nr. 2191/5200 të Sigurimit të Shtetit për Vexhi Buhananë, “gjatë regjimit zogist nuk u mor me çështje politike. As gjatë luftës, fillimisht nuk pati ndonjë angazhim të tij, por nga 1944, nisi të shoqërohej me anëtarë të Ballit Kombëtar dhe vetë do të anëtarësohej në Rininë e Ballit Kombëtar të Beratit. Me futjen e forcave partizane në Berat, u arrestua nga forcat e Korpusit të dytë dhe qëndroi në burg për katër muaj”. Vexhi Buharaja u arrestua sërish në 1947. Sipas biografisë së përgatitur nga Sigurimi, arsyet e arrestimit të tij ishin se: “Mbas çlirimit, të njëjtin qëndrim armiqësorë mbanë, urren Pushtetin Popullor, preket nga reforma agrare dhe në këtë kohë hidhet në aktivitet kundërshtarë, për të cilin në vitin 1947 – arrestohet dhe dënohet me 8 vjet privim lirie që për gjithë aktivitetin e tija ky pasqyrohet në proces-verbalin e mbajtur kundra tij”. Më 5 dhjetor 1947, Vexhiu merret në pyetje nga Seksioni i Sigurimit të Shtetit i qytetit Berat. Dëshmia e tij përpara hetuesisë kishte të bënte me lidhjet me Namik Meqemen e anëtarë të Ballit Kombëtar gjatë luftës dhe me aktivitetin e tij pas lufte, që konsiderohej armiqësor ndaj regjimit komunist. Përpara hetuesisë, Vexhiu e pranonte lidhjen me Namik Meqemen që e konsideronte lidhje kulturore dhe që kishte mbajtur fjalim me rastin e vdekjes së Jashar Cakranit në mars 1944.

DËSHMIA

Pjesa më e rëndësishme e dëshmisë përpara hetuesisë kishte të bënte me aktivitetin e Vexhiut pas lufte, ku ai pranonte “fajësinë e tij” si kundërshtar i regjimit dhe shoqërimin e tij me elementë antikomunistë. Ja si shprehej Vexhi Buharaja në dëshminë e tij: “Në majin e dyzet e gjashtës ja fillova aktivitetit të urrej Pushtetin e sotshëm, mbasi u preka nga reforma agrare dhe mbeta pa ndonjë punë nëpunësi ia fillova të hedh parulla dhe të shoqënohem me elementë kundërshtarë të këtij Pushteti e tue biseduar me ta se ky Pushtet nuk ësht i mirë.….Unë kam biseduar rreth situatës politike dhe për të mbledhur ndihmë për familjet e t’ ekzekutuarve nga Pushteti i sotshëm si për familjen e Namik Meqemes dhe të tjerë”. Pjesa tjetër e dëshmisë vijonte me bisedat e kryera të Vexhiut kundër pushtetit komunist dhe si në të gjitha rastet e të dënuarve nga pushteti, mbyllej me pranimin e fajit nga Vexhiu, i cili shprehej sipas dokumentit të Sigurimit, se: “Për sa thashë më lart, mbasi m’u kënduan me zë të lartë i firmosa me firmën t’ime, e ndjej veten t’ime se jam fajtor kundra Pushtetit dhe këtë kërkoj mëshirë nga Pushteti dhe gjyqi i sotëm”. Vexhi Buharaja u dënua në 1947 me 8 vjet burg, me punë të detyruar në kënetën e Maliqit, mes mijëra të tjerëve. Përfitoi nga amnistia në 1950 dhe iu fal pjesa e dënimit të mbetur. Edhe pas daljes nga burgu, Vexhi Buharaja u vu në vëzhgim nga Sigurimi, si element kundër pushtetit komunist. Në një dokument sekret të Sigurimit të 20/12/1966 thuhet se: “Për të kaluarën dhe të tashmen të keqe, Vexhiu më datën 20/IV/1951 është marrë në përpunim nga organet e Sigurimit të Shtetit duke e regjistruar në 2/B”.

RAPORTI

Që nga ’51 ai vihet në vrojtimin e Sigurimit dhe ndiqet gjithë aktiviteti i tij se me kë takohet, çfarë bisedon ose cilët janë elementët me të cilët shoqërohet. Në një raport të 25.10.1952 jepen biseda të Vexhi Buharasë dhe dalin përpjekjet për rekrutimin e tij nga Sigurimi, por ai nuk kishte pranuar duke thënë gjatë bisedës “se unë nuk punoj kurrë dhe kurrë mos thashtë Zoti që të marrë në qaf’ vëllaznit e mijë që t‘i denoncoj dhe t’ja japë Sigurimit, kurrë jo, edhe sikur të më pushkatojnë”. Në relacionet sekrete të Sigurimit jepen disa nga raportet që kishin përgatitur bashkëpunëtorët e Sigurimit kundrejt Vexhiut. Raportet datojnë që nga 1952 dhe japin informata për zgjedhjen e Vexhi Buharasë si sekretar i myftisë, për bisedën e Vexhiut me myftinë në lidhje me krizën ekonomike në Berat, për simpatinë e Vexhiut për Turqinë, etj.. Informatat e nxjerra nga organet e Sigurimit gjatë ndjekjes disavjeçare së Vexhi Buharasë në dokumentin sekret të 20.12.1966, do të konsideroheshin të tilla që ndjekja e mëtejshme e tij nuk paraqiste interes operativ. Këtë vit do të vendosej ndalimi i ndjekjes dhe përpunimit të Vexhi Buharasë. Por në 1977, Vexhi Buharaja do të rimerrej në kontroll operativ pas porosive si element kundërshtar, për veprimtari armiqësore të zhvilluar në formën e agjitacionit dhe propagandës. Pas marrjes së tij në kontroll operativ në datën 8.6.1977 në kategorinë 2/B si element kundërshtar, do të vendoseshin masat e poshtme agjenturalo-operative:

1-Do të shikohet mundësia e drejtimit të b.p “Lules” i cili është në një lagje me Vexhiun, do t’i jepen detyra në drejtim të tij, me qëllim: për të mësuar dhe pasur në kontroll atë.

2- Do të mësohet shtëpia e Vexhiut, rrethi shoqëror i tij, si në vendin e punës dhe në vendbanim, nëpërmjet agjenturës dhe vijës së masave, për ta përdorur për çdo situatë operative. 3- Do të studiohet agjentura aktive e zonës dhe ajo e arkivuar, me qëllim për të gjetur ndonjë bp nga lidhjet e tija, për ta drejtuar në drejtim të Vexhiut. Vexhiu do të vihej në vëzhgim nga tre bashkëpunëtorët e Sigurimit, “Lulia”, “Fshati”, “Vigjilenti” dhe çdo bisedë e takim i Vexhiut me ta, ose me elementë të tjerë të konsideruar kundërshtarë, i transmetohej Sigurimit. Nga një raport i datës 13.10.1977, “Lulia” informon se ishte takuar me Vexhinë dhe gjatë bisedës me të, ai kishte shfaqur pakënaqësi për trajtimin që i është bërë dhe i bëhet, pasi nuk i jepnin punën që i takonte dhe i përshtatej aftësisë së tij. Ditët e sotme, një pjesë e raportimeve mund të gjykohen deri në kufijtë e qesharakes, aq sa një raport i datës 12.2.1978 informonte se Vexhiu i kundërvihej vijës së Partisë në drejtim të modës, pasi kishte thënë se: “Që sot berberët nuk i qethin njerëzit sipas gustos dhe kërkesave të tyre duke i lënë favoritet e gjata, se kanë frikë nga qeveria, por kotë e kanë këta të qeverisë, se floku i gjatë dhe favoriti nuk është në modë ato janë gustot e njerëzve dhe e zbukurojnë..”. Për aktivitetin e Vexhiut duhet të mblidheshin materiale të tjera mbi të për të hedhur dritë mbi aktivitetin armiqësor të tij dhe për të konkluduar nëse do të ngjitej në kategorinë 2/A të survejimit, si kundërshtar i regjimit. Ndjekja dhe vëzhgimi nga tre bashkëpunëtorët e Sigurimit vijoi. Informatat e transmetuara Sigurimit kishin të bënin me pikëpamjet e tij fetare dhe takimet me elementë të tjerë, të konsideruar kundërshtarë.

INFORMATAT

Që nga 1967, Shqipëria e ndaloi besimin fetar, duke u shndërruar në shtetin e parë ateist në botë. Informatat mbi Vexhiun tregojnë se ai dhe të tjerë nuk ndaluan së besuari. Bashkëpunëtori “Fshati”, në një informatë njoftonte se Vexhi Buharaja ishte takuar me miq dhe ishte përshëndetur me ta duke u uruar ditën e Bajramit. Sipas tij, kjo tregonte që ka njerëz që besojnë fenë dhe e përhapin atë në libra. Edhe informatat e tjera kryesisht ndaleshin te shprehja e pikëpamjeve fetare të Vexhiut.

Një informatë e bashkëpunëtorit “Vigjilenti” e datës 13.7.1980 njoftonte se: “Vexhiu zhvillon propagandë armiqësore në drejtim të vijës politike të Partisë për unitetin dhe të drejtat e studimit”. Nuk mungonin as të dhënat e rreme nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, e faktuar në një procesverbal të datës 25.7.1980, ku vendoset fshirja e një të dhëne mbi Vexhi Buharanë, pasi ishte vërtetuar se bashkëpunëtori “Luftëtari” ishte gënjeshtar. Vexhiu do të mbahej në kontroll dhe në vëzhgim deri në ditët e fundit të jetës, në kategorinë 2/ B, për agjitacion e propagandë ndaj shtetit. Të dhënat e dala do të konsideroheshin shprehje të shkëputura, prandaj nuk do të konkludohej për t’u marrë në kontroll 2/A. Dosja u mbyll në 1987, pas vdekjes së tij. Dosja formulare nr. 5200 për Vexhi Brahim Buharanë është deklasifikuar më 25.07.2018 nga AIDSSH. Të interesuarit mund të njihen me materialet, në përputhje me ligjin 45/2015.

/Gazeta Panorama 

I  PAHARRUESHMI LUIGJ  GURAKUQI HERO  I  KOMBIT- PERGATITI Fritz RADOVANI: PJESA I

 

 

Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë Shkodrane

                                                   At Gjergj Fishta OFM

 

 

At Anton Harapi:

“Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, – dedikimi i veprës “Andrra e Prêtashit” kushtue Luigj Gurakuqit.

 

Fan s. Noli per Luigj Gurakuqin:

“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.” –

 

Fritz Radovani: Luigj Gurakuqi ishte politikani ma i besueshem i Veriut te Shqipnisë dhe kryesisht i Maleve tona. E kjo ka mundesi me kenë edhe arsyeja pse e vrau tradhëtisht Ahmet Zogu.

 

             Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, 2 mars 1925)

Ishte  veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Hero i Popullit Shqiptar.

Një nga personalitetet ma të shqueme të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë.

 

Ka përjetue ngjarjet ma kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda.

 

Luigj Gurakuqi kur ishte student ka shkrue nder kujjtime:“Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue Baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e Malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t’et e që edhe ai vetë shume kishte pa“.

Luigji ishte ndër nxanësit ma të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Prej Kolegjës Saveriane doli më 1897.[5] Ma vonë plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi përgjithë jetën; ai ishte nxanësi i parë shqiptar aty. Takimin me ‘të, Gurakuqi e kujton:

«… tue pà syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé…”

Diplomën e pjekunisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, tue pasë ndjekun dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906[3][5] ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t’i përpilonte një parathanie, të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në të përkohshmen “Albania”. I përpimë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipnisë detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t’i kushtohej valës së luftave për lirinë kombëtare tue marrë emnin e tyne në pseudonimin Lekë Gruda.

Me veprën “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim” (Napoli, 1906) bani të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet” e në Napoli “Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja” etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershënimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare.

Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár».

Mrlbourne 11 Maji 2026. Vazhdon Pjesa e dytë.

10 MAJ 1933 – DJEGIA E LIBRAVE NË GJERMANI

 

Me 10 maj 1933 u dogjën me dhjetëra mijëra libra në Gjermani. Ishin studentët dhe një pjesë e profesorëve ata të cilët po përpiqeshin të “spastronin shpirtin gjerman”.

Me 10 maj 1933 u mblodhën në Berlin rreth 70.000 njerëz, në vendin ku studentët me karroca dhe gjëra të tjera kishin sjellë më shumë se 20.000 libra dhe vepra artistike të autorëve të njohur gjerman si Heinrich Mann, Erich Maria Remarque apo Joachim Ringelnatz. Udhëheqësi i studentëve nacionalsocialist Herbert Gutjahr mbajti një fjalim: “Vepra jonë drejtohet kundër shpirtit jogjerman. Çdo gjë jogjermane unë ia dhuroj zjarrit”. Masa brohoriste. Para saj digjeshin në flakë librat. 23 vjeçari Gutjahr hodhi edhe një krah me libra të tjerë në zjarr.

“Kundër shpirtit jogjerman!”

Skena si kjo në sheshin e Berlinit para 80 vitesh u zhvilluan në tërë Gjermaninë. Në të gjitha universitetet u dogjën prej studentëve vepra të autorëve që nuk përputheshin me ideologjinë nacionalsocialiste. Këta autorë shikoheshin si armiq të regjimit. U dogjën librat dhe veprat e socialistëve, pacifistëve dhe hebrejve. Studentët nuk kishin nevojë për frikë nga ndonjë rezistencë eventuale, sepse me idetë e tyre ishin darkod edhe shumë profesorë.

 

Joseph Goebbels, ministri i Propogandë së asaj kohe

Pas marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri në janar të vitit 1933, ata ishin të plotfuqishëm. Tani filloi lufta edhe për pastrimin e mendimit të gjermanëve. Shoqata gjermane e studentëve kumtoi në prill të vitit 1933: “Shteti është pushtuar, por ende jo edhe shkollat e larta! Pastrimi shpirtëror po afron, ngrini flamurin!”. Menjëherë filluan të organizohen edhe aksione kundër shpirtit jogjerman, të cilat e arritën kulmin me 10 maj. Studentët ishin ata të cilët planifikuan dhe organizuan këto aksione.

 


Kästner sheh librat e tij se si digjeshin

Djegia e librave në Sheshin e Teatrit në Berlin ishte manifestimi qendror i këtij aksioni.

Shumë studentë ishin veshur me uniformën e njësive famëkeqe SS. Librat digjeshin duke brohoritur parulla “kundër dekadencës dhe uljes morale. Për një familje dhe shtet më të shëndoshë”. Me këso fjalësh hIdheshin në zjarr veprat e autorëve si Heinrich Mann, Ernst Glaeser, Erich Kästner apo dhe Albert Einsteinit.
Titull gazete për djegien e librave në GjermaniAutori shumë i njohur i librave për fëmijë Erich Kästner (ndër të tjera ka shkruar edhe librin “Emil und die Detektive”, “Emili dhe detektivët”) ishte edhe vetë prezent në sheshin ku digjeshin librat e tij: “Kam qenë para universitetit i rrethuar me studentët e veshur me uniformën SS dhe shikoja djegien e librave. Ishte e tmerrshme”, shkruante ai më vonë. Edhe shumë profesorë kanë marrë pjesë në aksionin e djegieve.

Mllefi i mediave të huaja

Rreth mesnatës erdhi edhe Joseph Goebbels, ministri i Progapandës dhe doktor i gjermanistikës. “Burra dhe gra gjermane! Kohës së intelektualizmit të tepruar hebre i ka ardhur fundi dhe tani i është hapur rruga revolucionit gjerman”, tha ai para dhjetëra mijëra njerëzve. Por Goebbels nuk kishte besim të plotë as ndaj studentëve, sepse ai dhe Hitleri kishin frikë mos po u del nga dora lëvizja nacionalsocialiste.

Bota e jashtme ishte e mllefosur dhe e tmerruar me këtë akt. Revista amerikane Newsweek e quajti djegien e librave si “Holocaust of books”, “Holocausti i librave”. Shkrimtari Heinrich Heine ka shkruar që në vitin 1821: “Atje ku digjen librat, në fund do të digjen edhe njerëzit.” Fjalët e Heines u dëshmuan më vonë në formën më të tmerrshme.

Në vitin 1933 filloi një eksod i paparë i intelektualëve dhe shkrimtarëve nga Gjermania. Vendi i “shkrimtarëve dhe mendimtarëve” po spastrohej nga talentët dhe nga autorët e mëdhenj. Nobelisti Thomas Mann, Erich Maria Remarque apo Lion Feuchtwanger të gjithë këta u detyruan të ikin jashtë vendit. Thomas Mann, veprat e të cilit po ashtu u dogjën atë natë, ka mbajtur më pas një fjalim në BBC ku paralajmëroi gjermanët nga nënshtrimi nën regjimin e Hitlerit.

Ata që nuk ikën në vendet e tjera u cenzuruan në formën më të vrazhdtë, si për shembull Erich Kästner. Në vitin 1934 u ndaluan rreth 3.000 libra dhe komplete. Mesazhi më i keq është që në këto aksione kanë marrë pjesë pikërisht studentët dhe një pjesë e profesorëve. (dw)

 

“Më dogjën me hekur të skuqur”, dëshmia tronditëse e Shefqet Bejës në sallën e gjyqit! Ekzekutimi më 1947 i ish-deputetit

Në historinë e errët të diktaturës komuniste në Shqipëri, një nga proceset më dramatike dhe më të debatuara mbetet ai që njihet si “Gjyqi i Deputetëve”, zhvilluar në shtator të vitit 1947.

Ky proces, i konsideruar nga historianët dhe dëshmitarët e kohës si një farsë politike e organizuar nga regjimi komunist, synonte të godiste opozitën e parë parlamentare shqiptare dhe të shuante çdo zë kundërshtues ndaj pushtetit të ri të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Në qendër të këtij gjyqi qëndroi figura e deputetit Shefqet Beja, i cili, sipas dëshmive të kohës, pati guximin të sfidonte publikisht hetuesinë dhe torturat çnjerëzore që ishin ushtruar ndaj tij. Procesi u zhvillua në ambientet e ish-kinemasë “17 Nëntori” në Tiranë dhe zgjati nga 4 deri më 27 shtator 1947.

Në bankën e të akuzuarve u ulën 24 persona, shumica intelektualë dhe figura publike të njohura, disa prej të cilëve kishin studiuar në universitetet më prestigjioze të Europës Perëndimore. Midis tyre ndodheshin deputetë të zgjedhur në Legjislaturën e parë shqiptare të pasluftës, të propozuar fillimisht edhe nga vetë Fronti Demokratik. Regjimi i akuzoi ata për krijimin e një “grupi klandestin opozitar”, me synimin për të rrëzuar pushtetin komunist dhe për të vendosur një regjim kapitalist në Shqipëri. Arrestimet nisën që në muajin maj të vitit 1947, kur organet e Sigurimi i Shtetit organizuan një valë të gjerë ndalimesh në Tiranë, duke goditur atë që propaganda e kohës e quajti “organizata tekniko-intelektuale”. Numri i të arrestuarve kaloi mbi 100 persona. Ata u mbajtën në disa prej shtëpive famëkeqe të Sigurimit, mes tyre “Shtëpia me Gjethe”, godina pranë Selvisë dhe burgjet e Tiranës, ku sipas dëshmive u përdorën tortura nga më çnjerëzoret për të siguruar pranime fajësie.

Një nga episodet më tronditëse të këtij procesi lidhet me vetë deputetin Shefqet Beja. Në sallën e gjyqit, përballë trupit gjykues dhe publikut të mbledhur, ai u zhvesh për të treguar plagët e shkaktuara nga torturat me hekur të skuqur në gjoks dhe shpinë. Ky akt mbetet një nga dëshmitë më të forta të brutalitetit të hetuesisë komuniste dhe njëkohësisht një akt sfidues ndaj një sistemi që kërkonte nënshtrim absolut. Trupi gjykues përbëhej nga major Niko Ceta, kapiteni i parë Nexhat Hyseni dhe kapiteni i dytë Mustafa Iljazi. Vendimi i dhënë më 27 shtator 1947 ishte i paapelueshëm dhe parashikonte dënime kapitale për shumicën e të akuzuarve.

Regjimi e cilësoi procesin si një fitore ndaj “armiqve të popullit”, ndërsa propaganda komuniste i paraqiti të akuzuarit si bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja dhe kundërshtarë të shtetit të ri socialist. Mes të dënuarve me vdekje ishin Selaudin Toto, Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Paolo Sogioti, Pertef Karagjozi dhe vetë Shefqet Beja. Disa prej tyre u pushkatuan, ndërsa tre deputetë, Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti u dënuan me varje publike. Ekzekutimet u kryen më 10 tetor 1947. Përmes këtij procesi, regjimi i Enver Hoxha synoi të zhdukte opozitën reale demokratike dhe të shuante çdo tentativë për pluralizëm politik. Ky ishte një paralajmërim brutal për çdo intelektual, politikan apo qytetar që mund të guxonte të kundërshtonte vijën zyrtare të partisë.

Dëshmitë e mëvonshme të ish-zyrtarëve të Sigurimit të Shtetit e konfirmojnë karakterin e manipuluar të procesit. Ish-drejtues të Sigurimit si Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji dhe Naum Bezhani pohuan vite më vonë se arrestimet ishin bërë mbi baza listash të parapërgatitura dhe shpesh pa prova konkrete. Vetë Koçi Xoxe pranoi në vitin 1949 se arrestimet ishin aprovuar nga nivelet më të larta të udhëheqjes komuniste. Në kujtesën historike shqiptare, “Gjyqi i Deputetëve” mbetet simbol i terrorit politik, i dhunës shtetërore dhe i asgjësimit të elitës intelektuale shqiptare të pasluftës. Figura e Shefqet Beja dhe akti i tij në sallën e gjyqit vazhdojnë të kujtohen si dëshmi e rezistencës njerëzore përballë një sistemi represiv që kërkonte jo vetëm dënimin fizik, por edhe shkatërrimin moral të kundërshtarëve të tij. Historianët e konsiderojnë “Gjyqin e Deputetëve” si një nga momentet kyçe të konsolidimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

qyqi i deputeteve Shefqet Beja (2)

GJYQI NË KINEMA “17 NËNTORI”

“Grupi i deputetëve” u morën si të pandehur nga regjimi komunist dhe u vunë në bankën e të akuzuarve në fillimin e shtatorit të vitit 1947. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i IIMustafa Iljazi anëtar, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, para ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar. Goditja brenda radhëve të parlamentit ndaj të ashtuquajturit nga hetuesit si “grup klandestin i deputetëve” ishte e pamëshirshme ndaj grupit të parë të gjykuar të deputetëve të njohur si grupi i Shefqet Bejës me 16 të dënuar kapital, (nga 16 të ekzekutuarit në 10 tetor 1947, tre deputetë u dënuan me varje, Shefqet Beja në Tiranë, Sulo Klosi në Rubik dhe Riza Alizoti në Kuçovë) dhe 13 të tjerët me pushkatim, ndërsa 21 bashkëlidhur me këtë proces ishte edhe Kolë Kuqali që vdiq në hetuesi më 30 maj 1947 nga torturat, zyrtarisht u shpall i vetëvarur, vdekur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në atë gjyq, kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona.

Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë, të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre, si Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Parlamentit shqiptar të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik. Ka qenë pikërisht koha, kur ky grup kishte marrë iniciativën për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste. Iniciativa e tyre për të ndalur revanshin komunist do t’u kushtonte jetën jo vetëm deputetëve që kishin mundur të hynin në parlament, por edhe shumë bashkëpunëtorëve, duke arritur numrin e 40 vetave. Më 2 dhjetor të vitit 1945, nga shteti komunist shqiptar i asaj kohe u organizuan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Pjesa dërrmuese e deputetëve të zgjedhur ishin anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare dhe funksionarë të lartë të partisë-shtet.

Të gjithë deputetët, pa përjashtim, ishin të lidhur ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, që drejtohej nga Partia Komuniste Shqiptare gjatë periudhës 1942-1944. Gjyqi u zhvillua në kinema “17 Nëntori” (Nacional) në Tiranë, me po atë dekor të brendshëm dhe të jashtëm, me po ato parulla të hedhura nga turma e irrituar, sikurse edhe në Gjyqin Special të zhvilluar në kinema “Kosova”. Shefqet Beja pati guximin të zhvishej në sallën e gjyqit për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Një pjesë e mirë e të pandehurve, nën efektin e torturave, pranuan se kishin krijuar një “Grup opozitar”, për të vendosur në Shqipëri një regjim kapitalist. Vendimi u dha në fund të muajit shtator të vitit 1947 dhe ishte i paapelueshëm. Më së fundmi, pas shumë akuzash dhe kundërakuzash, Gjykata e Lartë nxori vendimin nr. 187, datë 27. 9. 1947: “…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” dënohen: Me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agothokli Xhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja, Sulo Klosi. Në fund, numri i të ekzekutuarve arriti deri në 40 persona, pasi më mbrapa në këtë akuzë u përfshinë dhe ata që u konsideruan “bashkëpunëtorë të deputetëve”.

DËSHMITË E MANIPULIMIT

Ish-nëndrejtori e drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Vaskë Koleci pohonte në vitin 1949 veprimtarinë e paligjshme të Sigurimit me rrahje, burgime e vrasje. Kurse ish-shefi i Sigurimit të Tiranës, Vangjo Mitrojorgji pohonte në vitin 1949: “Në kohën kur zhvilloheshin proceset e grupit të deputetëve dhe të organizatës tekniko-intelektuale, Koçi na ka thirrur në shtëpinë e tij dhe na kërkoi propozime për të arrestuar dhe ne i paraqitën një listë prej 60 vetash për aq sa kishim material.

Koçi me këtë rast na tha se tani është momenti të bëhet një spastrim, duke kërkuar që të arrestoheshin më shumë, por ne i thamë se nuk kishim material, por ai atëherë nxori nga xhepi një listë me 20 emra dhe kur i thamë ne se nuk kemi edhe për këta material, por ai na u përgjigj se jemi teveqelë, se materiali do të dilte nga proceset. Atëherë neve e shtuam numrin e atyre që u arrestuan, duke e ngritur në 120 veta”. Vetë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, pohonte në vitin 1949: “Edhe arrestimi i deputetëve është bërë me aprovimin e sekretarit të përgjithshëm. Propozimet për arrestime vinin nga poshtë dhe jo vetëm kaq, por ato ishin nxitëse dhe ndihmësit në qendër e sidomos i pandehuri Vaskë Koleci ishte tepër entuziast dhe ky insistonte për arrestime.

Ky ka qenë elaboruesi i të gjitha propozimeve, por natyrisht unë ia kam aprovuar. Këtë nuk e them për të mbrojtur veten, por e them si një të vërtetë”. Ish-oficeri i Sigurimit në Korçë e Tiranë, Naum Bezhani, pohonte në vitin 1949: “Kur janë bërë arrestimet e grupit të deputetëve, në Drejtorinë e Sigurimit ishin përgatitur më parë disa lista, madje ka pasur edhe të tilla pa material komprometues. Këto lista i përgatiste një komision i përbërë nga Vangjo Mitrogjorgji, Thoma Karamelo dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet. Vaska ose Vangjo më thanë se edhe emri im ishte përfshirë në komisionin përzgjedhës. Pas 3-4 orëve oficeri i rojës më njoftoi se më kërkonte Koçi Xoxe në shtëpi. Pasi shkova atje, gjej përveç Koçit, edhe Vaskën me listën e arrestimeve”.

PROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT

Procesverbali i ekzekutimit, i firmosur nga prokurori Josif Pashko, përshkruan me gjuhë të ftohtë administrative mënyrën se si të dënuarit u morën nga burgu, iu komunikua refuzimi i faljes nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe më pas u ekzekutuan. Në dokument thuhet se pas ekzekutimit mjeku konstatoi vdekjen e të gjithë të dënuarve. “Sot më datën 10.10.1947 ora 15.00, unë Josif Pashko i ngarkuar me cilësi prokurori, i shoqëruar dhe nga ndihmësi Harito Nashi dhe dr. major Ibrahim Dervishi shkuam në burg dhe morëm në dorëzim të pandehurit të dënuar me vdekje: (jepen emrat e sipërthënë-shënim) dhe mbasi u siguruam për identitetin e tyre të shoqëruar dhe nga rojet shkuam në vendin e caktuar për ekzekutimin e të pandehurve. Mbasi u kënduam vendimin e Gjykatës së Lartë nr.187 datë 27.9.1947 që dënon gjithë të pandehurit e lartpërmendur me vdekje, mbasi u kënduam shkresën e Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.180, rez. datë 9 tetor 1947 që refuzon lutjet e tyre për falje dhe mbasi u pyetën dhe thanë fjalën e fundit. Në bazë të vendimit të lartpërmendur që ka marrë formën e prerë, në orën 2.30 urdhërova ekzekutimin e tyre (përmenden emrat-shënim). Si u krye ekzekutimi, mjeku konstatoi vdekjen e të gjithë të pandehurve. Prokurori Josif Pashko”.

/Gazeta Panorama 

“E mbushe tokën shqiptare me varre”, shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës! Pushkatimi i inxhinierit më 1976

Goditja e të ashtuquajturit “grupi sabotator i naftës” nisi që në vitin 1974 dhe është ndër tragjeditë më të mëdha gjatë sistemit komunist, sa i përket inteligjencës shqiptare.

Inxhinierët e lartë Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli u pushkatuan. Të njëjtin fat patën edhe Abdyl Këllezi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH, ish-ministër i Ekonomisë e zv.kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, si dhe Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike të PPSH dhe ministër i Industrisë e Minierave. Pushkatimi ndodhi në vitin 1976. Dhjetëra inxhinierë të tjerë u kalbën burgjeve me dënime maksimale, disa u internuan, u dëbuan, u ulën në detyrë. Ndërkaq, pati edhe prej atyre që vranë veten, përpara se t’i vriste sistemi, siç ishte rasti i Piro Gushos, Tomi Kristo etj..

Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975. Pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, dolën para gjyqit Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Ishte një proces i nxitur pas shumë letrash anonime, mbledhjesh të përfaqësuesve të Byrosë Politike dhe një pune me plot shpifje nga ana e Sigurimit të Shtetit. Procesi ndaj tyre nisi më datën 11.06.1976 në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në seancën hapëse thuhet: Sot më datë 11.06.1976 nisi procesi gjyqësor me kryetare seance Eleni Selenica, zv/kryetare e Gjykatës së Lartë, me ndihmësgjyqtarë: Mitat Goskova, Fehmi Legreta, të asistuar prej sekretarit Sadik Memo, me pjesëmarrjen e zv/prokurorit të përgjithshëm Sotiraq Samara. Kjo gjykatë mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale nr.12, që u përket të pandehurve Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar në bazë të nenit 72, në kombinim me nenin 12 të Kodit Penal. Për disa seanca, gjyqi pati dëshmitarë të shumtë, një pjesë e madhe e të cilëve ishin instruktuar nga Sigurimi i Shtetit që të dëshmonin kundër të pandehurve.

PROCESI GJYQËSOR

Në gjyqin e “Grupit të naftës”, kryetar i grupit hetimor, Ferhat Matohiti, e paraqiti aktakuzën e tij më 29 prill 1976, ndërsa kjo gjeti menjëherë miratimin e prokurorit të Përgjithshëm. Nga zhvillimi i gjyqit është konstatuar edhe reagimi i Koço Plakut, kur në një moment shpërthimi, nuk heziton të kritikojë Enver Hoxhën, duke e akuzuar se kishte mbushur tokën shqiptare me varre dhe u ka marrë shpirtrat sa e sa njerëzve. Në pretencën e prokurorit thuhet: “Me aktakuzën tonë u kemi dërguar për gjykim të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi e Nuredin Skrapari, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit në industrinë e naftës dhe të gazit, krim ky i parashikuar nga neni 72 në kombinim me nenin 12 të K.P. Këta të pandehur, me përjashtim të Nuredin Skraparit, kanë kryer edhe krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor, të parashikuar nga neni 73 të K. Penal.

Të pandehurit Koço Plaku e Milto Gjikopulli kanë kryer edhe krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit të parashikuar nga neni 64 të K.P. dhe të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija kanë kryer edhe krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare të parashikuar nga neni 199/II të K.P”. Në seancat gjyqësore gjithçka ishte e paracaktuar mbi dënimin e të tetë të arrestuarve, të gjithë inxhinierë nafte dhe drejtues të lartë të këtij sektori. Iu tha të dënuarve me vdekje, kanë të drejtë t’i drejtohen me lutje Presidiumit të K. Popullor për faljen e jetës brenda tre ditëve. Vendimi ishte i formës së prerë. Vendimi për dënimet u shpall në Tiranë më datën 17 qershor 1976.

Më 28 qershor Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzon të falë Koço Plakun dhe Milto Gjikopullin të cilët u pushkatuan në periferi të Tiranës. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj… Dy vite më parë Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar për publikun dhe studiuesit disa dokumente të tjera të ish-sigurimit të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me degën e Sigurimit në Sektorin e Naftës.

Dokumentet ofrojnë detaje mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve nga pushteti komunist. “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj..

DËNIMI I LIPE NASHIT

Filip (Lipe) Apostol Nashi, lindi në Sheper të Zagorisë Gjirokastër, më 9.01.1923. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes. Për nevoja ekonomike u largua nga fshati për të punuar si çirak në Gjirokastër, ku dhe kreu arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1942 u lidh me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ishte pjesë e Brigadës XII sulmuese. Në përfundim të luftës arrin gradën e zv.komisar batalioni.

Në vitin 1951 gradën e kapitenit të parë. Lirohet nga ushtria dhe emërohet në aparatin e Komitetit Qendror Tiranë. Në vitin 1952 drejton partinë në sektorin e naftës Kuçovë (Qytet Stalin). Në vitin 1953 dërgohet në B.S (Bashkimi Sovjetik) për studime të larta në shkollën “V.J Lenin “të cilën e mbaron me rezultate të shkëlqyera (të gjitha lëndët shkruhen në diplomë atlicno). Në vitin 1957 dërgohet në Baku të B.S një vit për specializim në sektorin e naftës. Kështu i kompletuar me arsimin përkatës vjen për të drejtuar sektorin e naftës në Kuçovë, viti 1958. Në vitet 1965-1975 drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, ku arrin edhe rezultatet rekorde të nxjerrjes edhe prodhimit të naftës 2.4 milion ton në vit. Për merita të luftës edhe të punës Filip(Lipe) Nashi është dekoruar: 1. Medalja e kujtimit Nr. 585 dt.14.11.1945 2. Medalja e çlirimit Nr. 1588 dt.08.01.1946 3. Medalja e trimërisë Nr. 2477 dt. 07.07.1947 4. Urdhri i trimërisë Nr. 2163 dt. 08.11.1955 5. Urdhri i punës Kl. II Nr. 2026 dt. 05.04.1955 6. Urdhri i punës Kl. I Nr 3611 dt. 14.12.1962 7. Flamuri i kuq i punës Kl. II Nr. 5026 dt. 09.01.1973 8. Titulli Heroi i punës Socialiste Kl. II Nr. 5213 dt. 21.11.1974 Me 25.02.1975 me vendim të Byrosë Politike pezullohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Naftës dhe Gazit. Në 25 mars 1975 arrestohet në Plenumin e Patosit.

/Gazeta Panorama 

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…” Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

Kushdo që sheh fotografitë e tij të rinisë, sot e pamundur ta besojë se ai ishte një djalë shqiptar i viteve ’60-’70-të! E ke më të lehtë të besosh se është një aktor filmi. Me profesion mësues i edukimit fizik, Beb Daliu ka qenë një ndër djemtë simpatikë të Tiranës, nga ata që i dhanë famë asaj rruge. Një tip i veçantë, me trup të bukur, elegant, dallohej për veshje të kohës, një “playboy” i vërtetë. Admirues i Alen Delon, i apasionuar pas motorëve, Beb Daliu do të bëhej edhe një arsye pse të rinjtë nisën ta frekuentonin atë rrugë. Sot, shumë vite më vonë, Bebi kthehet pas në kohë duke na treguar “sekretet” e “Broaduejt” shqiptar. Lidhur me këto etj., ai në njeh me intervistën e tij ekskluzive që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

Z. Daliu, si u lidhët me atë rrugë?

Krejt rastësisht janë fillimet e viteve ’60-të, kur dikush solli një foto të “Broduejt” në Nju Jork. Ne sapo kishim filluar ta frekuentonim “Rrugën e Dibrës”, pasi ishte një rrugë qendrore me lëvizje, dyqane e drita, që i jepnin gjallëri, zakonisht në mbrëmje deri te kryqëzimi me “Rrugën e Barrikadave”. Nuk kishte teatro të famshme, por prania e Teatrit të Operës dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve, sikur na afronte pak me historinë e rrugës amerikane.

Kush ishin frekuentuesit e saj?

Kemi qenë disa shokë, si: V. Rusi, H. Shehu, G. Galanxhi, A. Golemi, M. Oseku, B. Dedja, F. Rroku, vëllezërit Xhilaga, L. Radovicka, M. Konomi, L. Bungo, B. Tabaku etj., që filluam të takoheshim çdo mbrëmje aty. Një ndër ta ishte dhe Dylber Vrioni, intelektual i njohur. Kujtoj gjithashtu Dash Shehin, Spartak Ngjelën, Bamir Topin, që ndonëse më i ri qëndronte me ne. Të gjithë studentë në fakultete, apo të diplomuar.

Çfarë bisedohej, si i përcillte ngjarjet “Broduej”?

Dalja, qëndrimi, bisedat në “Broduej”, ishin të lidhura me dëshirën, preferencat për hapje, lidhje me Perëndimin në modë, muzikë, sport, gjithçka. Në “Broduej” është përjetuar çdo ngjarje, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Informacioni që merrej nga “Zëri i Amerikës”, radiot e huaja apo ato pak televizorë që ishin para viteve ’70-të, përhapej shumë shpejt në mbrëmje, duke u komentuar në detaje.

Kujtohet vrasja e Kenedit në nëntor të ‘63-shit, takimi famshëm Kizinger- Mao Ce Dun në tetor të ’71-it dhe udhëtimi i Niksonit në Kinë. Por, edhe nisjen e anijes kozmike “Apolo 11” e kemi ndjekur në “Rai”, momentin kur Armostrong shkeli i pari në hënë. Ka qenë korrik i ‘69-s, apo jo? Pastaj ngjarjet e politikës shqiptare, siç ishin situatat e tensionuara pas ngjarjeve në Pragë në ‘68, vitet ‘70 kur u mendua dhe u shpresua për hapje, dhe më pas zhgënjimi, izolimi e mbyllja pa kthim.

Po ngjarjet artistike?

Më kujtohet kur vdiq Otis Reding dhe Luis Armstrong. Madje, për këtë të fundit u mbajt edhe një lloj heshtjeje në “Broduej” dhe për këtë ngjarje më vjen në mëndje Tuç Zyma, djali i doktorit, shumë pasionant, i jashtëzakonshëm. Po kështu edhe ndarja e “Beatles”, apo kur Çelentano fitoi “Sanremo”-n me “Chi non lavora, non fa l’amore” në ‘71, që u diskutua jo vetëm në “Broduej”, por edhe në qarqet politiko-artistike shqiptare, pas një artikulli te “Zëri i Popullit”. Natyrisht që në “Broduej” komentohej çdo rrymë muzikore e kohës, këngëtarët.

Nga Modunjo, Don Baki, Sharl Aznavur, “The Rolling Stones”, tek ata amerikanë, Elvis Presley, Tom Xhons etj. Nuk kanë munguar edhe preferencat për aktorët e mëdhenj të kohës, S. Mekuin, Sofia Loren, Klaudia Kardinale, Stiv Rives, Marlon Brando, Marcelo Mastrojani, Zhan Pol Belmondo, Zhan Mare. Pas shfaqjes së filmit “Tango e fundit në Paris”, i regjisorit Bertoluçi, me Brando e Maria Shnajder, komentet në “Broduej” kanë qenë pa fund.

E kemi parë vonë në një kanal televiziv të Jugosllavit. Por, Alen Delon ka qenë i preferuari i gjithë djemve e vajzave të “Broduejt”. Filmat e tij i prisnim dhe i ndiqnim me pasion, siç ishte “Rroku e vëllezërit e tij” etj., madje na pëlqente edhe ta imitonim.

A kishte vajzat që dilnin në “Broduej”?

Ato të familjeve elitare, kryesisht gjimnaziste dhe studente, filluan të frekuentonin daljen në “Broduej” dhe në mbrëmje do të kalonin aty, por pa qëndruar. Të tilla ishin I. Zyma, I. Herri, L. Preza, L. Këllezi, H. Këllezi…! Ishin vajza moderne, të bukura dhe inteligjente. Me kalimin e viteve frekuentimi u rrit, në dimër, kohë e keqe, shi ftohtë apo, mbrëmje vere, kalimi një herë në “Broduej”, u kthye në një ritual preferencial. Njiheshim të gjithë. Por, atë shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër “brodueistet” e para vajza.

A frekuentohej nga artistë e sportistë?

Duke qenë në qendër, rruga ofronte kontakte me artistë e sportistë, dhe evenimentet kryesore të atyre viteve përcilleshin shpejt në “Broduej”. Sigurisht solistët e Teatrit të Operës, valltaret e Ansamblit i gjeje aty pas shfaqjeve. Edhe festivalet, këngëtarët, kompozitorët e tyre, Agim Krajka, Sherif Merdani, ishin pjesë e rrugës. Por koreografi, mjeshtri i njohur Panajot Kanaçi, ka qenë një ndër personazhet e veçantë të tij. Folës i pesë gjuhëve, kishte kulturë të madhe dhe ishte admirues i “Broduejt”.

Pastaj të tjerë, Bujar Kapexhiu, Saimir Kumbaro, Lionel Konomi, si dhe sportistë të njohur Skënder Hyka, futbollist i “17 Nëntorit”, Gavrosh Lëvonja, Piro Koleka, Ardian Fullani. Kontakti i tyre me botën, pastaj ardhja në “Broduej” i jepnin tjetër atmosferë dhe një shpresë perëndimore rrugës. Kujtoj Xhorxh Best, që e mbajtën në Rinas, për t’i qethur flokët, ardhjen e Gjermanisë Perendimore me Bekenbauer, Overat, Myler, Oransodën me dy amerikanë dhe holandezët e Ajaksit me një stil veshjeje, paraqitjeje, ashtu si i preferonim me.

Në “Broduej” ndiqej seria A, Inter, Mazola, Boninsenja apo Milan i Riverës, me të cilin jam tifoz, kampionati anglez. Por, ato që nuk harroj janë sfidat e boksit Benvenuti-Monzon dhe KleiForeman. Sidomos kjo e fundit.. Ka qenë 30 tetori i vitit 1974, ditë e martë, ora 04:00 e mëngjesit e kemi parë në televizionin italian. Të nesërmen në mbrëmje, të gjithë në “Broduej” për ta komentuar. Ishim tifozë të Kleit, fitoi në raundin e tetë…

Kadare banonte aty pranë, dilte shpesh aty pari?

Letërsia e kohës, librat dhe autorët e preferuar, por edhe ato të ndaluar qarkullonin fshehurazi, madje janë vitet kur u mendua për hapje dhe shpresa ishte e madhe, çka e ndjenim gjatë frekuentimit në mbrëmjet e shumëpritura në “Broduej”. Një sinjal të madh na i dha botimi i librit “Dimri i vetmisë së madhe” në vitin 1972, ku Kadare flet për “Broduejn” shqiptar, duke dhënë shenjën e fillimit të një liberalizmi dhe lirie në mendim, ndonëse më pas iu dha për ribotim për ndryshime, por Kadareja pjesën e “Broduejt” nuk e preku.

Duke pasur shtëpinë aty, ai bashkë me Elenën kalonte thuajse çdo mbrëmje. Por edhe filmi “Duel i heshtur” ishte një mesazh shprese për të gjithë. Fakti që e shfaqën filmin si dhe loja aktoriale e Ndrek Lucës, Reshat Arbanës, apo Bujar Kapexhiut, në tentativë për të kaluar drejt Perëndimit, ngacmonte jashtë mase fantazinë dhe ëndrrën.

Mund të quhej një rrugë “romantike”?

“Broduejn” e kanë frekuentuar një elitë e zgjedhur e Tiranës, një grup me të rinj, djem e vajza, që për kohën reflektonin një mentalitet të përparuar. “Broduej” ka qenë shumë sentimental e romantik, kur në shi, me një çadër, poshtë pemës, apo në mbrëmjen e plot shkëlqim me drita, prisje dikë apo do ta gjeje aty ku do të kryqëzoheshin shikimet, pas së cilave shpërthenin dashuritë ndër më të bujshme e Tiranës.

Por edhe këngëtarët Justina Aliaj, Ferdinand Radi, Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Dorian Nini me këngët e tyre; “Sot jam 20 vjeç”, “Lemza”, si dhe kënga “Rruga e Dibrës”, që Sherif Merdani këndoi në festival, sillnin entuziazëm. Pastaj, pasioni për motorët ka qenë i madh për ne, si një mjet që të jepte lirinë. Nxitës u bë filmi “Arratisja e madhe”, me aktorin Stiv Mekuin. Jo vetëm për mua, por edhe disa miq, si Tim Xhilaga, vëllezërit, djemtë e doktorit të njohur, Nand e Tuc Zyma.

Po aty ishte edhe qendra e modës…?

Veshja, të rejat e fundit demonstroheshin me kënaqësi dhe rruga e ngushtë deri te Bonboneria shërbente si paradë mode. Dikujt i vinin nga jashtë, dikush i blinte te dyqani i valutës, apo ai me komision, si dhe sportistët e artistë që kishin mundësi të dilnin jashtë e të sillnin veshje që preferoheshin për kohën. Në “Broduej” janë parë për herë të parë pantallonat “blue jeans”, apo ato kauboj, një model që erdhi nga filmat “Ëestern”, me aktorin e Klint Istvud.

Madje, Tim Xhilaga bëri një palë të tilla me dok ngjyrë gri, krejt ekstravagante: 24 cm të ngushta te gjuri dhe më shumë se 30 cm te këmbët. Edhe lënia e flokëve të gjatë, basetat e trasha, ishin shumë të preferuara. Imitonim aktorët e famshëm, sidomos holliwudianë.

A vinin fëmijët e “Bllokut” në “Broduej”?

Ata ishin një shpresë e madhe për ne. E kanë frekuentuar rregullisht, ndonëse evitonin qëndrimet, por do të kalonin aty thuajse çdo mbrëmje. Të qenit fëmijë i “Bllokut” apo Byrosë dhe njëkohësisht “Broduejst”, për ne ishte një sinjal i rëndësishëm. Do të kujtoj Agim Myftiun, Spartak Ngjelën, apo disa vajza shumë moderne të këtyre familjeve që kalonin në “Broduej”.

Kjo tregonte që edhe pse prindërit, familjarët i kishin zyrtarë, ato ishin kundër asaj ideologjie, duke e treguar me sjellje që na pëlqenin dhe na jepnin shpresë. Edhe Fatos Lubonja, një djalë simpatik, modern, për shkuar te “Flora” preferonte lëvizjen në “Broduej”. Ndërsa për politikanë të kohës, as që bëhej fjalë të dilnin në “Broduej”…!

Pse dhe si u “godit” kjo rrugë?

Pas janarit të ’73- shit, bashkë me goditjen që mori Festivali i 11-të në Radio-Televizion, dhe tensionimit të situatave në art, u “godit” edhe “Broduej”. Jo se nuk e dinin që “Broduej” ishte një rrugë e disidencës, ku qëndronin të rinj me preferenca perëndimore, por si të tjerat, erdhi momenti për ta goditur edhe atë. Qëndrimi u vështirësua, pasi u shfaqën grupet e rinisë, që ndaloni çdo të ri që kishte tendenca për modën, shpërthyen fletë-rrufetë në qendra pune, shkolla dhe “Broduej” filloi të mos frekuentohej në mënyrë sistematike.

Jetuat në “Broduejn” e Tiranës, po atë të vërtetin a e keni parë?

Kam qenë disa herë në Nju Jork për të ndjekur djalin Bruno, student e basketbollist kur luante atje. Herën e parë që kam zbritur u kam kërkuar miqve: Më shoqëroni, dua të shoh “Broduejn”. Kam ngelur i mahnitur. Kjo më ka shtyrë që edhe një aktivitet timin t’i vendos emrin “Broduej”. Ndërsa, në rrugën e famshme nuk kaloj më. Më mbyt trishtimi, pasi e shoh të transformuar, shkatërruar e të braktisur, atë së cilës ne i dhamë gjithçka nga rinia jonë. Ruaj kujtimet, miqtë dhe vetëm nostalgjia më ka mbetur./ Memorie.al


Send this to a friend