VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vepra e Pjetër Bogdanit nga aspekti i traditës kulturore të Kosovës – Nga ENGJËLL SEDAJ*

By | October 1, 2015
blank

Komentet

blank

ANTONIO BELUSHI – NGJITJA NË MAJË E NJË ARBËRESHI – Përgatiti Saimir Lolja

 

Arbërit e jugut dhe mesit të Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen në Gadishullin Apenin dhe Siçili më së shumti në shekujt XV-XVI me qëllim që të shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e mëdha pas rënies së Krujës në vitin 1478 dhe Koronës në More në vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arbëreshe qe ajo e vitit 1744 në Villa Badessa afër Peskarës. Fisnikët e tyre arbërore bënë marrëveshje të dokumentuara me principatat vendore në Gadishullin Apenin. Për shembull, një marrëveshje e atillë për qytezën e Frasnitës, ku lindi Antonio Bellushi, daton në vitin 1490. Në Italinë jugore janë 136’000 arbëreshë në 55 fshatra që akoma flasin Shqip, ndërkohë që 182’000 të tjerë në fshatra të tjerë nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor për këtë gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arbëreshët, veç atyreve të ardhur, janë kudo në Itali Ata kanë lënë gjurmë kudo në historinë e Gadishullit Apenin në çdo fushë të jetës, kulturës, fesë, të shtetit e ushtrisë, në të shkuarën e në të sotmen.

Rasti i arbëreshve në Itali të Jugut, përfshirë edhe Siçilinë, që nga ana fetare janë të krishterë ortodoksë tregon se të parët e tyre që erdhën aty prej jugut të Gadishullit Ilirik 300-600 vite më parë flitnin e luteshin Shqip bashkë me priftërinjtë edhe në kishat e tyre. Domethënë priftërinjtë e tyre edhe kanë lexuar e vazhdojnë ta lexojnë biblën e shkrojtur në Shqip edhe kanë shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII e deri në vitin 1867 ata shtyheshin me dhunë që ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks në atë katolik i cili kryhej në italisht. Ata që ndryshuan ritin u tretën në italianë. Ata që u mbajtën fort pavarësisht dhunës ruajtën vetëdijen dhe gjuhën Shqipe. Sepse, ata nëpërmjet kishës së tyre lindore ortodokse kanë ruajtur gjuhën Shqipe dhe vetëdijen arbëreshë ngase shkolla Shqipe nuk kanë patur e nuk kanë edhe tani. Eparkia e Ungrës (Dioqeza e Lungros) në Kalabri për arberëshët e ritit bizantin u themelua vetëm në vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkisë së Horës së Arbëreshve (Piana degli Albanesi, ita.) në Siçili dhe shpalljen si nën-peshkopatë të Abacisë së Shën Mërisë në Grottaferrata afër Romës. Në këto Eparki të krishtera ortodokse me peshkop arbëresh dhe pjesë e Papatit katolik të Romës flitet e përdoret gjuha e njësuar Shqipe.

Gjuha Shqipe filloi të shkruhej për herë të parë tek arberëshët në vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Shën Adriani në San Benedetto Ullano në Kalabri dhe Seminari Arbëresh i Palermos në Siçili. Kolegji Shën Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore për mësimdhënien e mësimmarrjen e gjuhës Shqipe. Në vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptarë nga Gadishulli Ilirik morën mësimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe më pas lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombtare e shtetrore shqiptare. I ndrituri Jeronim De Rada qe nxënës dhe më pas dha mësim në atë kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, Zef Serembe, Bernard Bilota, Zef Jubani, Thimi Mitko, Aleksandër Xhuvani e Kostaq Cipo qenë nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Gazeta “Flamuri i Arbrit” që botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e parë periodike shqiptare që bashkoi shkollarët shqiptarë të kohës dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë në botë.

Antonio Belushi lindi në Frasnita (Frashëri) të Kalabrisë më 15 Shtator 1934. Shumë prej arbëreshve të Frasnitës dhe qytezave përqark Ejanina, Civita, etj. janë vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnitës ka nxjerrë shkollarë, shkrimtarë e priftërinj që bënë emër. Një nga ata është edhe i diplomuari i Kolegjit të Shën Adrainit në shekullin XIX i madhi arbëresh Vincenzo Dorsa.

Antonio Belushi u diplomua për Filozofi e Teologji në Universitetin Gregorian të Romës në vitin 1962. Në ata vite u miqësua me profesor Ernest Koliqin dhe shkrojti në revistën e tij “Shejzat”. Në vitet 1962-1965 ai qe prift në qytezën arbëreshe të Shën Sofisë së Epirit, ku të parët arbëreshë patën ardhur nga Epiri në vitin 1472. Në vitet 1965-1973 ai qe prift në qytezën e Shën Konstadinit, ku arbëreshët ishin me origjinë nga Morea. Aty ai botoi revistën “Vatra Jonë” në Shqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historitë, zakonet, këngët, veshjet e tyre arbëreshe me origjinë nga Morea.

Në vitet 1973-1979, Antonio Belushi qe famullitar në qytezën Falconara Albanese. Atje krijoi me të rinjtë një ekip i cili jepte koncerte në fshatrat arbëreshe përreth. Në vitet 1979-2000 ai qe famullitar për 5000 banorët arbëreshë të qytetit të Kozencës. Atje, ai themeloi në vitin 1980 revistën gjashtëmujore “Lidhja” e cila vazhdoi deri në vitin 2009. Revista “Lidhja” u kthye në një perlë që madhësohej me kohën nëpërmjet shkrimeve të shkollarëve arbëreshë për gjuhën Shqipe, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e arbëreshve kudo të ishin.

Qëkur nisi të ushtronte detyrën e priftit, Antonio Belushi filloi të studionte e regjistronte jetën e trashëgiminë arbëreshe, këngët, vallet, veshjet, shprehjet, fjalët e urta, gojëdhënat, përrallat, martesat, ritet fetare, fisnikërinë, etj. Ai thesar i grumbulluar më pas filloi të botohej i plotë dhe rregullisht në revistën e tij “Lidhja”, e cila u shkonte arbëreshve kudo të ndodheshin në botë. Gjurma e tij e ngjitjes lart e më lart është formuar nga 60 vjet punë kombtare arbërore me një sasi e cilësi të pakryer nga njeri tjetër dhe e bërë drejtpërsëdrejti në terren. Biblioteka e tij tani është një thesar i mbajtur pastër e i rradhitur dhe është e hapur për sa më shumë studentë e profesorë shqiptarë nga kudo ku janë. Biblioteka e tij përmban mbi 10’000 botime që kanë të bëjnë me kulturën, artin, gjuhën e historinë arbërore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga të katër anët ku ka arbëreshë-arbanas-arvanitas-shqiptarë. Atë, për shembull, e kanë vizituar shkollarë shqiptarë nga Tirana e Prishtina që nga viti 1977 dhe tani dhjetra studentë shqiptarë në vit nga Universiteti i Tetovës.

Arbëreshët kanë biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojnë festivale, kanë libra, revista, vjershëtarë, shkollarë dhe faqe interneti në Shqip. Në shtëpinë e arbëreshit mendohet, flitet, shkruhet e këndohet vetëm Shqip. Arbëreshi këndon këngë popullore me çdo mik që u hyn në shtëpi. Malli për dheun e Atit dhe të Amës nuk shteron. Ai e ka Besën të skalitur në mendje e sjellje. Antonio Belushi krenohet se gjatë tërë jetës së tij ka ndjekur këshillën e babait Xhovani Bellushi që të ishte një arbëresh i mirë. Ai kujton të ëmën Teresa Policastro Bellushi që, sipas fjalës së saj, kur vdiq u varros me kostumin arbëresh të martesës.

Në gjurmën që Antonio Bellushi ka skalitur duke u ngjitur lart janë edhe 40 vite punë kombtare, që nga viti 1965, me arbërorët-arbanitët-arvanitët e Greqisë. Ai shkonte në katundet arvanitase në tan Greqinë dhe merrte pamje, regjistronte të folmet, vjershat, këngët, fjalët e urta, mallkimet, përrallat, zakonet, gojëdhënat, bisedat, në gëzime e zi. Pastaj ato ai i botonte në revistën “Lidhja” dhe ua dërgonte me mijra kopje në duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij në Shqip. Ai i pyeste ata imtësisht, si bie fjala: Si e bëni bukën dhe djathin? Si i thoni kësaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe arën? Si quhen fshatrat, malet e kodrat përqark? Si përshëndeteni? Si uroni, këndoni e për çfar?

Përgjigjet që mori nga 900 fshatrat e shpërndarë në tan Greqinë ishin të njëjta, gjë që domethënë vërtetonte se kultura arbërore-arbanite-arvanite-shqiptare është e njëjtë kudo në Greqi. Dhe se ajo, bashkë me emrat e fshatrave, ishte njëlloj me kulturën shqiptare në trojet e tjera arbërore të Gadishullit Ilirik dhe arbëreshve në Italinë jugore e Siçili. Besa, miku, mikpritja, mirësia “bukë, kripë e zemër” janë të njëjta kudo ku ka arbër. Këtë nuk e mbulon as ndryshimi i 2/3 të emrave të fshatrave arbërorë në Greqi në emra jo-arbërorë dhe as dhuna policore e psikologjike e shtetit dhe kishës greke kundër vetëdijes e kujtesës kombtare arbërore-arvanitase.

Antonio Bellushi dhe Aristidh Kola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arbëreshët e jugut të Italisë kanë të njëjtën mënyrë të folmes së Shqipes. Një nga botimet e Antonio Bellushit është edhe libri “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm” posaçërisht për ta. Arvanitasit nuk mund të jenë pakicë në Greqi sepse ata janë vendas dhe pasardhës të arbërve të lashtë, edhe të Athinës apo Spartës së hershme. Shpjegimi i hyjnive në përrallat “greke” bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe ndërkohë që faltoret më të vjetra të Zë-usit gjendeshin në rajonin E Pirit. Një shembull domethënës është qyteza emërmadhe e Maratonës në lindje të Athinës. Afër saj është një varrezë përmendore me emrat e 192 arbërve të lashtë të rënë në betejën kundër persëve në vitin 490 p.e.s. Një nga ata emra ka mbiemrin Bellushi.

Antonio Belushi krijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare në Uindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.

Në Dardani ai qe për herë të parë në vitin 1970 kur mori pjesë në seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturës shqiptare organizuar në Prishtinë. Në vitin 2003, ai bashkë me Robert Elsin vizituan varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës. Vizita e tij më e fundit në Dardani ishte në Shtator 2018. Vizita e tij e parë në Tiranë qe në Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave për të marrë pjesë në Kuvendin Kulturor Ilir. Vizitën e dytë e kreu në Nëndor 1992 dhe në vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj çdo vit në Shqipëri. Tanimë edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjesë në votimet e vitit 2015.

Ndriçimi e përparimi i shqiptarëve të kudondodhur u erdhi e u vjen nga rrënjët arbëreshe, si para 200 vjetësh ashtu edhe tani. Arbëreshët kanë nevojë për shkolla në gjuhën Shqipe ku mësimi në Shqip të jetë i detyrueshëm me ligj për të gjitha vitet e lëndët mësimore. Është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që në marrëveshje me Italinë, e cila e njeh me Kushtetutë bashkësinë kombtare arbëreshe, të organizohen për hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe dërgimin aty të mësuesve shqiptarë. Në paralel, është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që të kërkojë ndihmën që do i jepet për këtë gjë edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arbëreshe ku flitet e meshohet në Shqip janë pjesë e tij.

Përkujdesje për rrënjët arbëreshe domethënë pyll me lisa arbërorë të shëndetshëm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron përjetë. Zëri i Arbrit dëgjohet pa ndalim sepse kumbimi i tij nuk shuhet. Një rrënjë domethënë një gjak, e cili domethënë një komb, një gjuhë, një besë.

blank

Ish-agjentit të CIA-s Avdul Banushi: Njerëzit e Sigurimit dy vite më mbajtën në arkivol

Dashnor Kaloçi

Pjesa e gjashtë

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane. Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Frontin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shembjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                                                            VIJIM

Zoti Banushi, ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit, Isa Godo ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1953 e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të infiltruar prej Sigurimit të Shtetit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë. Pasi qëndruam disa ditë në Tiranë, ne morëm rrugën përsëri për në Jug të Shqipërisë dhe nga mali i Buretos, vazhduam në drejtim të kufirit shtetëror me Greqinë, duke e kaluar atë në mes rreziqesh të shumta dhe më pas udhëtuam drejt Janinës e më pas në Athinë.

Çfarë bëtë më pas?

Nga Athina me avion u larguam për në Francë, ku për disa ditë qëndruam në hotelin tonë të përhershëm, “Viktor Hygo”, ku patëm disa biseda e debate me Sadik Premten e Seit Kryeziun. Më pas lëvizëm për në Belgjikë e Gjermani, ku takuam edhe shqiptarë të tjerë të mërgatës antikomuniste dhe më pas u kthyem në kryeqytetin italian Romë.

Përse i bënit të gjitha këto lëvizje?

Këto lëvizje ishin pjesë e taktikës sonë, përpara se të hynim me mision për në Shqipëri, për të çorientuar Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. Efekti i këtyre lëvizjeve, ishte humbja e gjurmëve nga ndjekjet e Zbulimit Shqiptar që kishte bashkëpunëtorët e tij pothuaj në të gjitha shtetet ku kishte shqiptarë.

Nga Roma ku shkuat më pas?

Nga Roma unë me Tom M., u nisëm me tren për në qytetin e Barit dhe me vete kishim dhjetë kg. materiale propagandistike, pa përfshirë këtu armatimet për katër persona, që do t` i shpërndanim në Shqipëri. Nga porti i Barit u nisëm me tragetin “Iliria” për në portin e Dubrovnikut të Jugosllavisë. Për kalimin e materialeve dhe armatimeve që kishim me vete, rreziqet më të mëdha i kishim në kontrollet që bëheshin nëpër porte, apo pikat e kalimit kufitar, të cilat në shtetet ballkanike ishin më të rrepta.

A patët probleme kur hytë në portin e Dubrovnikut?

Duke e ditur se Toma ishte i ri dhe pa përvojë, unë e lashë të shkonte përpara dhe materialeve që kishim, u dola vetë për zot. Policit që filloi të më kontrollonte i dhashë 100 USD në dorë dhe mbasi më pa pasaportën amerikane, ai më lejoi të kaloja pa më kontrolluar më. Më pas dolëm nga porti dhe morëm një taksi e cila na çoi deri në qytetin e Titogradit, që ishte 700 km. larg që andej. Në atë qytet mbërritëm në orën dhjetë të mbrëmjes së 2 prillit të vitit 1975 dhe sapo zbritëm nga taksia, e ndjemë veten krejt të sigurtë nga peripecitë e mëdha që kishim kaluar, sepse aty banonte familja e Tom M. e cila konsiderohej si një nga bazat tona më të sigurta.

A shkuat në atë bazë?

Sigurisht, sapo zbritëm ne shkuam menjëherë tek shtëpia e Tomës, ku unë u takova me të gjithë njerëzit e familjes. Desha të them se pritja që m`u bë aty ishte disi e ftohtë. Kur u ulëm për të ngrënë, vura re shumë lëvizje të njerëzve që hynin e dilni. Sidomos vëllai i Tomës, Deda, hynte dhe dilte e në një rast të gjithë njerëzit e familjes dolën jashtë duke më lënë mua vetëm.

A u ngjallën dyshime pritja e ftohtë që i’u rezervua në atë shtëpi dhe ato lëvizje?

Të them të drejtën një farë habie më shkaktoi, por që të dyshoja se isha para ndonjë gracke, nuk e mendova kurrë. Megjithatë unë i pyeta për shqetësimin e tyre, se ç`hall kishin dhe ata më thanë se kishte ndodhur një ngatërresë, për martesën e Dedës. Më pas ne ramë dhe fjetëm. Unë fjeta bashkë me Tomën në një dhomë e gjatë natës, pashë një ëndërr të tmerrshme, sikur një qen kufiri më sulmoi të më kafshonte, e menjëherë u ngrita ndenjur. Toma ndjeu lëvizjen time dhe më pyeti se ç`kisha e unë i tregova ëndrrën.

Kur u nisët për të hyrë në kufirin shqiptar?

Më datën shtatë prill 1975, në orën dhjetë të natës, na erdhi e na mori një taksi dhe u nisëm për në drejtim të kufirit jugosllavo-shqiptar.

Kush ju shoqëroi për aty?

Bashkë me mua dhe Tomën, erdhën për të na shoqëruar edhe vëllai i tij Deda, e babai tyre Gj., të cilët ishin në përbërje të grupit tonë që do hynim në Shqipëri. Gjatë rrugës për në kufi, taksia mori një rrugë të verbër malore dhe ata më thanë se nuk dilej ndryshe për atje ku do shkonim ne. Taksixhiut i treguam një shtëpi në buzë të kufirit, që të krijonim alibinë dhe pasi e paguam, ai iku. Sapo zbritëm, filluam të bisedonim se si mund të kalonim për të hyrë në Shkodër.

Ju, a kishit qenë ndonjëherë në ato anë, pra, a kishit kaluar ndonjëherë në atë zonë kufitare, për të hyrë në Shqipëri?

Jo, për mua ishte hera e parë që shkelja në ato anë, por vendimi që ne do të hynim aty, ishte marrë që më përpara në New York, për arsye se ishte Toma nga ato anë dhe ai e njihte vendin me pëllëmbë, ndërsa si kryetar i grupit isha unë.

Nga vendosët të kalonit për të hyrë brenda territorit shqiptar?

Ne vazhduam rrugën duke zbritur kodrën që të nxjerr në afërsi të rrugës nacionale pranë Hanit të Hotit. Ndërsa ishim duke zbritur, aty unë u thashë Tomës, Dedës e Gj., që të kontrollonin armët, sepse ato ishin armë automatike të markës gjermane “Shnajzer” dhe nuk i kishim përdorur më parë. Unë u thashë atyre të m`i jepnin t`i kontrolloja dhe pasi m’i dhanë, unë ua bllokova me anë të një ingranazhi, duke vendosur tre numrat në një vijë. Pas kësaj ua dhashë duke i’u thënë se i kishin në rregull.

Pse u’a bllokuat armët?

Atë gjë e bëra sepse ndërsa ishim duke zbritur kodrën, Toma seç foli me Dedën, fshehurazi meje, gjë e cila më futi në dyshime.

Ç’ndodhi më pas me ju?

Ndërsa ishim duke udhëtuar në drejtim të kufirit të Shqipërisë dhe ishim futur rreth 800 metra në brendësi të tokës shqiptare, vumë re ndërtesat e postës së Hanit të Hotit, brenda telave të klonit. Aty Gj., u ul për të pushuar dhe pirë një cigare, duke thënë se ishte lodhur. Unë desha ta kundërshtoja, por në atë çast u ulën edhe Deda me Tomën, duke më futur mua në mes tyre. Unë nxora paketën e cigares dhe ndërsa po ulja zinxhirin e bluzës, për të nxjerrë çakmakun, ndjeva se Toma më erdhi nga prapa për të ndezur cigaren e tij.

Nuk dyshove fare te ato lëvizje dhe veprimeve që po bënin ata?

Po dyshoja, por ishte punë sekondash dhe kur unë u mundova t`ja ndizja cigaren, ndjeva një goditje të fortë në fytyrë dhe në kokë. Në çast rashë përdhe i trullosur dhe si në mjegull dallova edhe Dedën e Gj., që m`u afruan e më godisnin në qafë me qytat e automatikëve. Edhe në ato kushte kur akoma nuk më kishin lënë ndjenjat plotësisht, arrita në nxjerr nga brezi pistoletën dhe qëllova disa herë kuturu, pa i parë ku ishin ata.

Ç’ndodhi pas kësaj, a u dëgjuan të shtënat e armës suaj?

Pas pak nga baraka e kufirit që ishte aty pranë erdhën menjëherë ushtarët, të cilët zunë të më qëllonin me shkelma e grushta kudo në trup, deri sa humba ndjenjat.

Kur u përmendët, ku ndodheshit?

Unë u përmenda vetëm në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës kur po më mjekonin.

Po me Tomën, Dedën e Gj., ç’ u bë?

Ndërsa ishin duke më mjekuar në Degën e Brendshme të Shkodrës, unë vura re se aty ndodheshin po të lidhur edhe Deda me Tomën, madje ata ishin të lidhur pas karrigeve. Gj., nuk ishte aty, ai ishte kthyer mbrapsht që në Han të Hotit.

Si e shpjegoni këtë, pra përse ndodhi ajo gjë me ju…?!

Loja që kishte bërë Sigurimi i Shtetit dhe personalisht ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, me mua, duhej vazhduar deri në fund. Ata i kishin arrestuar me qëllim që të mos i dekonspironin si agjentë të tyre dhe për të më dhënë mua të kuptoja, se nuk isha goditur prej tyre, por prej ushtarëve të kufirit dhe se ata gjoja ishin arrestuar njëlloj si unë. Ndërsa Gj., u kthye, sepse ai bënte lojë të trefishtë, me Sigurimin Shqiptar, me amerikanët dhe me jugosllavët.

Sipas jush a ishte realizuar me sukses gracka që i’u kishin ngritur njerëzit e Sigurimit të Shtetit?

Jo, sepse nga sa kam mundur të mësoj vite më vonë, ata të tre nuk kishin urdhër për të më qëlluar mua. Detyra që kishin marrë ata nga Sigurimi i Shtetit, ishte vetëm survejimi im dhe të njoftonin për lëvizjet që bëja në shtete të ndryshme të Europës, ndërsa kur të hyja në Shqipëri, arrestimi im do të bëhej vetëm nga njerëzit e Ministrisë së Brendshme. Pra agjentët që kishte rekrutuar Sigurimi i Shtetit, më qëlluan mua pa autorizimin e eprorëve të tyre.

Ç’ndodhi më pas me ju, nga Dega e Shkodrës ku ju çuan?

Më tetë prill të vitit 1975, nga Dega e Punëve të Brendshme e Shkodrës, më shoqëruan me katër makina policie dhe më nisën për në Tiranë, ku më sistemuan në ‘Burgun e Vjetër’ (Rep. 313) në qelinë Nr.39. Aty më kishin shtruar një dyshek me kashtë në dysheme dhe të mbështetur në mur, qëndronin dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme me fizik të madh. Pas pak aty hyri komandanti i burgut, H. Shehu, i shoqëruar nga një suitë e tërë, të cilët më vështruan një copë herë pa më folur, sikur të shikonin një kafshë prehistorike të gjallë në një Kopsht Zoologjik. Ata mezi i dalloja turbullt nga dhimbjet që nuk më pushonin dhe më pas, rashë përsëri pa ndjenja.

Kur dhe kush iu mori në pyetje si fillim?

Që ditën e parë kur u përmenda, dy civilët që qëndronin në qelinë time, më morën me një batanije në kokë e më shpunë diku. Kur më hoqën batanijen, e pashë veten në një dhomë të mobiluar, ku qëndronin të ulur dy burra rreth të dyzetave. Njëri prej tyre pasi më ftoi të ulesha, mu drejtua: “U bëre i famshëm mor jahu, mjaft u solle me tajare viu-viu, por unë ta kisha bërë benë, zoti Avdul Banushi. Pa të shti në dorë nuk të lejsha. I zgjut e trim je, këtë nuk ta mohon njeri, por në fund u tregove budalla. Kishe harruar se Kalin e Trojës, e kemi dhe na”.

Kush ishte ai që po ju fliste?

Nuk po e njihja, por ndërsa ai më fliste, unë për të treguar se isha i qetë, u ula në karrige dhe vura këmbën për mbi këmbë. Në atë çast, njeriu që më kishte folur i pari, luajti nga karrigia dhe më bërtiti: “Ule mor këmbën, se këtu je para Ministrit…”. Në atë çast e kuptova se isha para Kadri Hazbiut dhe Rexhep Kollit, që fliste me dialekt tiranas.

Çfarë të thanë tjetër ata?

Ndërsa Rexhep Kolli po më bërtiste që rrija këmba mbi këmbë, Kadri Hazbiu tha: “Lëre lëre, helbete edukata amerikane”. Pastaj ai më tha se unë do të quhesha me emrin Rexhep Kalemi dhe vetëm me atë emër do t` u përgjigjesha atyre që do më shoqëronin për në dhomë, përndryshe do ta kisha keq punën. Po kështu më thanë se do më jepnin një paketë duhani ‘DS’ në ditë dhe një kafe. Pastaj ata dhanë urdhër të më merrnin dhe Ferhat Matohiti, Shefi i Hetuesisë së Ministrisë Brendshme, më shoqëroi vetë për në dhomën time, ku kishin bërë ndryshime të mëdha. Aty kishin sjellë dyshekë pambuku dhe çarçafë të bardhë, fare të rinj. Më pas, më morën përsëri dhe më çuan po në atë dhomë, ku zv/Ministri i parë i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, më mori në pyetje, duke më thënë: “Duhet t`ia hapësh zëmrën Partisë dhe shokut Enver, se ai i lehtëson njerëzit që tregohen të sinqertë”. Kur mbaroi së pyeturi ai, më çuan përsëri në qelinë time, ku përsëri ishin bërë ndryshime të mëdha.

Çfarë ndryshimesh…?!

Aty nuk ishin më dy dyshekët me pambuk dhe kishin vendosur një arkivol të hapur, i shtruar brenda me një jorgan. Arkivoli ishte një metër e shtatëdhjetë centimetra i gjatë, shtatëdhjetë centimetra i gjerë dhe tetëdhjetë i thellë. Ai ishte vendosur në qendër të dhomës, ndërsa në krahun e djathtë, ishte një tavolinë dhe një karrige për shoqëruesin tim. Mbi tavolinë ishte një skafandër sampisiti, ndërsa në krahun tjetër qëndronte një njeri që siç mora vesh më vonë, ishte shefi i Shëndetësisë së Ministrisë Punëve të Brendshme, Nevzat Vigani, që i ngjante kopje Stalinit.

Çfarë ishte ai arkivol dhe pse e kishin sjellë aty?

Arkivoli ishte një metodë e vjetër që Ministria e Brendshme e Shqipërisë, e kishte huazuar nga sovjetikët, Ai ishte dhe mjet presioni për të zbërthyer të arrestuarin edhe mjet sigurie, pasi aty të mbanin të lidhur me disa çelësa që edhe polici kur t`i zgjidhte, donte disa minuta. Në atë arkivol, mua më mbajtën të lidhur me zinxhirë dhe skafandër në kokë për 13 muaj e tetë ditë, që unë qëndrova në atë qeli gjatë hetuesisë.

Për çfarë ju pyesnin gjatë hetuesisë?

Për gjithçka, që nga mbledhja e Madridit me Leka Zogun, e gjithë aktivitetin tim, të cilin ata e dinin, por e kërkonin t`ua thoja e dëshmoja me gojën time. Gjatë hetuesisë, më ballafaquan edhe disa herë me Tom M., e gruan e tij P., që e kishin sjellë në SHBA-ve, të cilët dëshmuan rreth aktivitetit tim.

A pranuat ju për ato që u pyesnin?

Unë gjatë gjithë hetuesisë nuk pranova asgjë dhe i mbetesha fjalës së pare, që gjoja kisha ardhur për herë të parë në Shqipëri”.

Kur i’u nxorën në gjyq?

Më 2 maj 1976, hetuesi im Dhimitër Beshiri, me dy ndihmsat e tij, më solli rrobat që do paraqitesha në gjyq dhe berberi H. Karai, më qethi dhe më rrojti për herë të parë pas 13 muajve. Gjyqi ndaj meje vazhdoi në dy seanca më 13 dhe 14 maj, i drejtuar nga Eleni Selenica, Kryetare Gjykate dhe Prokuror Edmond Sanxhaktari. Akuza ndaj meje ishte: “Krime ndaj shtetit, vepra terroriste, provokime për të prerë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me shtete të tjera, pjesëmarrje në banda të armatosura, vepra terroriste kundër personave të huaj dhe agjitacion e propagandë”. Në bazë të shtatë neneve që më kapnin për këto akuza, u dënova me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen për pesë vjet të të drejtës elektorale.

Ku e vuajtët dënimin dhe kur u liruat nga burgu?

Dënimin e vuajta në burgun e Burrelit dhe prej aty u lirova më 17 mars të vitit 1991, me të fundit të burgosur që u liruam pas protestave të Komitetit të Helsinkit.

Sa burg keni bërë gjithsej?

Në Shqipëri kam bërë 31 vjet e tre muaj, ndërsa dy vjet të tjera i kam vuajtur në kampet naziste të Prishtinë, Landsbergerit e Dakaut, pra 33 vjet e tre muaj gjithsej.

Si mendoni, përse nuk ju pushkatuan kur akuzoheshit për vepra terroriste dhe gjatë kohës që ishit në burg a patët oferta për të punuar për Sigurimin e Shtetit?

Nuk më pushkatuan, jo se iu dhimbsej plumbi, por ndoshta unë u duhesha i gjallë dhe ata shpresonin të më thyenin. Për këtë gjë, më erdhi në burgun e Burrelit, Kryetari i Degës së Zbulimit, Hasan Luçi dhe më propozoi të vihesha në shërbim të Shqipërisë, kuptohet të Sigurimit të Shtetit.

Si u përgjigjët ju?

Unë jo vetëm që e refuzova, por i thashë se: nëse dilja i gjallë që andej, përsëri do të tentoja t`ua vija bombat në Komitetin Qendror në Tiranë. Pas kësaj, Hasan Luçi u largua, por si duket ai nuk më raportoi për ato që i thashë, se ndryshe do të më kishin ri dënuar përsëri aty në burg.

A jeni penduar për atë se ju shkoi gjithë jeta në burg?

Aspak, unë i kisha hyrë me koshiencë asaj rruge që në moshën 16-vjeçare dhe ndjehem krenar për të kaluarën time si shqiptar dhe gjithçka tjetër kam bërë kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. /Memorie.al

blank

SHKODRA NUK DON HISTORI FALLCO! – Nga Fritz RADOVANI

  • Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt!

Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.

Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.

“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.

Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh  “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!

Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.

Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë,  deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?  

Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.

Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku,  Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.

  • Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
  • Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
  • Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin…”
  • Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
  • Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “…Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”

***

Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y:

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit

            Melbourne, 14 Shtator 2021.

 

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në botë”

Zani i të dekunit” nga Y (D. L. Shantoja)

  • Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues, deklaron: “…akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë të vërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e Mustafa Jakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë, se jam me punë në Seksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.

            Vendimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11 mars 1948.

  • Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem për jetë, deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit, por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi të Gjeloshit (Vatës),  aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti e Ismail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”
  • Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “…Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje…

Unë nuk e dija se asht formue parti Demokristjane…

blank

Ish-agjenti i CIA-s: Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith dhe më tha: “Dua që komunizmin ta shkulim nga rrënjët”

Pjesa e pestë

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane. Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundëshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhëtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbien e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                                                             VIJIM

Zoti Banushi, çfarë ju thanë në Kryesinë e “Frontit të Rezistencës?

Pasi raportuam për kryerjen e aksionit, e gjithë Kryesia e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe e “Frontit të Rezistencës Antikomuniste” na përgëzuan dhe e quajtën atë aksion të suksesshëm.

Po amerikanët çfarë qëndrimi mbajtën ndaj kësaj ngjarje?

Para se të shkonim ne në “Komitetin “Shqipëria e Lirë”, majori Tomas Smith, kishte marrë në telefon Dr. Rexhep Krasniqin dhe i kishte protestuar ashpër duke i thënë: “Zoti Krasniqi, ju keni formuar një organizatë terroriste që hedh bomba në ambasadat shqiptare në Europë”. Krasniqi nuk e kishte pranuar atë gjë dhe më kërkoi mua në telefon që të shkoja atje, ku më priste bashkë me majorin Smith. Sapo shkova atje, Smithi më tha me ironi: “Hajde o luftëtar i lirisë” dhe pasi më përqafoi, ai më tha se pse kisha munguar në punë për një kohë të gjatë. Unë u mundova ta gënjeja, duke i thënë se kisha qenë në rivierën franceze për vakanca, por ai më ndërpreu e më tha: “Dëgjo këtu, po të jetë për mua, unë dua që komunizmin në Shqipëri ta shkulim nga themelet, por SHBA-ja nuk e lejon terrorizmin. Në qoftë se tani e tutje do të ketë ndonjë shpërthim në ambasadat shqiptare kudo që të jenë, ti do të ekstradohesh andej nga ke ardhur. Kjo është fjala e fundit që po të them”.

Pas këtyre vendimeve që mori “Fronti i Rezistencës”, a u krijuan grupet dhe si do të hynin ato në Shqipëri?

Menjëherë pas vendimeve që u morën nga “Fronti i Rezistencës Antikomuniste”, u krijuan dy grupet e para me nga pesë veta secili, ku njërin prej tyre do ta kryesoja unë. Vështirësia e parë që na u krijua, ishte se si do t’i transportonim armatimet e lëndët plasëse nga SHBA-ja për në Shqipëri, për arsye se “Fronti i Rezistencës”, akoma nuk kishte rënë në kontakte me qeverinë amerikane për të marrë ‘ok’ për këtë gjë. Në fillim unë propozova që të zgjidhnim disa armatime të lehta, të cilat do t’i transportonim fshehurazi autoriteteve amerikane. Mirpo kjo u hodh poshtë nga kryesia e organizatës, sepse do të na krijonte probleme të mëdha.

Si u zgjidh ky problem?

“Me propozimin tim u vendos që të gjitha armatimet e nevojshme do të mireshin në bazën ajrore amerikane të Prevezës në Greqi, ku unë kisha njohur disa shqiptarë antikomunistë që kur isha në Greqi. Pas kësaj më 14 dhjetor 1973, unë u nisa menjëherë për në Greqi dhe sipas bisedës me mikun tim, u takova me kolonelin amerikan Bill, i cili më garantoi të gjitha armatimet duke më futur t’i shihja vetë ato në depo. Po kështu koloneli amerikan më siguroi gjithashtu se do të na ndihmonte me anë të një motoskafi të vogël, për të na futur në Shqipëri nëpërmjet bregdetit. Kur po ndaheshim, koloneli amerikan më kërkoi një deklaratë besnikërie, të cilën unë i’a lëshova menjëherë. Pas kësaj tepër i kënaqur u ktheva menjëherë në SHBA-ve, ku u takova dhe me Dr. Hamdi Uruçin, i cili sapo ishte kthyer nga Jugosllavia, ku kishte përgatitur dy baza, një në Ulqin e tjetrën në Hot. Pas kësaj, në janar 1974, kryesia e organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste” vendosi që të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash.

Ky grup apo grupet e tjera që do të hynin në Shqipëri, çfarë përgatitjesh kishin dhe ku i kishin zhvilluar ato?

Menjëherë pasi u krijuan grupet, ne i’u nënshtruam një stërvitje të gjithanshme disa mujore në një bazë ushtarake sekrete në Amazona.

Konkretisht çfarë stërvitje kryet dhe kush ishin instruktorët tuaj?

Po çfarë rëndësie ka kjo?!

Kush ishin personat e tjerë të grupit tuaj?

Anëtarët e grupit që kryesoja unë ishin: I. Rushti (i martuar me dy fëmijë) N. Banushi, (kushëri i imi) A. Sula dhe I. Lame. Pas vendimit të “Frontit të Rezistencës”, ne erdhëm me avionë të ndryshëm nëpër bazat tonë që kishim krijuar më parë në shtete të ndryshme të Europës. Pasi u takuam në Itali ku kishim lënë vendin dhe pikën e takimit, u nisëm për në Greqi, ku takuam kolonelin Bill në bazën amerikane ajrore të Prevezës. Aty u furnizuam me mjetet e nevojshme, duke filluar që nga armatimet e sofistikuara dhe të gjitha paisjet e tjera që na nevojiteshin.

Konkretisht me çfarë armatimesh u furnizuat?

Aty ne morëm pesë automatikë “Tomson”, pesë pistoleta, 20 granada difensive, 6 kg dinamit DT, kapsula automatike dhe mekanizmat për shpërthim, mjete noti, një radio marrse-dhënse si dhe shumë municion. Të gjitha këto armatime ne i sistemuam në disa çanta gjeologësh ku në faqet anësore të tyre shkruhej: “Drejtoria e Gjeologjisë Tiranë. Automatiku “Tomson” ishte montuar në atë mënyrë, që po të na duhej për të qëlluar me të, nuk kishe nevojë ta nxirrje nga çanta, por mjafton të tërhiqje pak njërin nga zinxhirët e çantës dhe ai qëllonte me breshëri, duke pasur dhe xhepin nga dilnin gëzhojat. Kjo vlente për ndonjë kontroll të befasishëm të policisë.

Me çfarë dokumentash do të hynit ju në Shqipëri dhe si do të kamufloheshit brenda territorit shqiptar?

Problemi i dokumentave ishte zgjidhur që në SHBA-ve, ku gjithsecili nga ne ishte i pajisur me nga pesë letër-njoftime shqiptare me emra të rremë. Po kështu kishim edhe nga pesë dokumenta partie që i korespondonin emrave të shkruar në çdo letërnjoftim. Çdo letërnjoftim i yni, i korespondonte rretheve kufitare, si: Shkodra, Korça, Gjirokastra, Saranda e Vlora. Pasaporta kryesore që do të përdorja unë në Shqipëri, ishte me emrin Bashkim Fratari, ndërsa ajo për jashtë vendit, me emrin Tomas Brangel. Përveç këtyre kishim dhe nga një dokument të Gjeologjisë, të firmosur nga kolonel i Ministrisë Brendshme Jaup Dabulla, që na lejohej të lëviznim “për nevojat e Gjeologjisë”, deri në zonat kufitare fare pranë klonit. Të gjitha këto dokumenta ishin të fallsifikuara në mënyrën më perfekte, sa që nuk mund t`i dallonte dot asnjeri. Për t`i realizuar ato ishin shfrytëzuar dokumentat e një oficeri shqiptar që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në Amerikë. Po kështu që nga New York, kishim marrë dhe sasinë e mjaftueshme të dollarëve e lekëve shqiptare, të cilat i administroja unë si kryetar i grupit.

Si hytë në Shqipëri?

Pasi u armatosëm në bazën e Prevezës prej kolonelit amerikan Bill, ai na dha një motoskaf të vogël që e drejtonin tre marinarë, me të cilën u nisëm në orën shtatë të mbrëmjes dhe me anë të saj pas disa orësh zbarkuam në bregdetin shkëmbor të Ksamilit në jug të Sarandës. Pasi i dhamë kapitenit të nëndetëses kodin e kthimit, ai u largua andej nga kish ardhur, ndërsa ne pritëm të zbardhte dita që na u duk shumë e gjatë.

Ku shkuat pastaj?

Nga Ksamili ashtu si gjeologë ne u nisëm në drejtim të Butrintit, ku hipëm në një autobus që merrte turistë dhe me të shkuam deri në Sarandë. Kur mbërritëm atje, unë u interesova dhe gjeta një kamion që kishte shkarkuar qymyr në port, i cili na morri sipër karocerisë për në Gjirokastër. Kur zbritëm në qytetin e Gjirokastrës, shokëve iu thashë të lëviznin të lirë nëpër qytet dy e nga dy dhe të takoheshim tek Qafa e Pazarit.

A nuk kishit frikë se mund t’ju njihnin në qytetin tuaj?

Nuk më shkonte mëndja sepse kisha një kohë të gjatë që isha larguar prej andej, por ja që ajo ndodhi. Sapo zbrita në shkallët e gurta të qytetit tim, mu kujtua një porosi e Prof. Stavro Skëndit në New York, i cili më kishte porositur të blija një fjalor të gjuhës së sotme shqipe. Libraria e parë ishte në rrugën kryesore që të shpinte në Qafën e Pazarit dhe librashitësja quhej Sava. Ndërsa unë po nxirrja lekët për ta paguar fjalorin, brenda në librari hynë dy burra, një i moshuar dhe një më i ri. I pashë me bisht të syrit dhe i njoha menjëherë. U drithërova pasi edhe ata më njihnin mirë. Ai më i moshuari ishte Rexhep Kroi nga fshati Kardhiq dhe ai më i riu, Daut Myrto nga Mashkullora. Rexhepi kishte qenë zv/komandant i burgut të Burrelit në vitet kur kisha qenë unë atje, ndërsa Dauti, ishte Punëtor Operativ i zonës së Kardhiqit. Ata sa më panë, më njohën dhe Rexhepi më tha: “Urime Avdul, kur qenke kthyer nga Amerika. Të paska zënë amnistia”? Unë ktheva kokën me gjakftohtësi dhe i thashë: “Me mua flisni?” Ai mu përgjigj: “E ore me ty…”. Unë duke buzëqeshur, i’u thashë se nuk i njihja dhe se nuk më quanin Avdul, por Bashkim Fratari, e isha me profesion inxhinier gjeolog. Ndërsa flisja i zgjata paratë shitëses që po e ndiqte me kujdes atë skenë. Por Rexhep Kroi mu drejtua përsëri: “Lëri ato, ti je vetë Avdul Banushi që ke qenë në burgun e Burrelit dhe u arratise për në Amerikë”. Pas kësaj, ndërsa po nxirrja letërnjoftimin, i’u thashë: “Gabohesh mik”. Ata shqyen sytë nga habia dhe më thanë se përsëri nuk më besonin. Ndërkaq unë u detyrova dhe nxora edhe dokumentin e parties, duke u’a treguar vetëm nga kapakët, e i’u thashë gjoja i nxehur: Mos provokoni anëtarët e parties, se unë ua hedh trutë në erë.

Çfarë ndodhi më pas, a ju besuan ata?

Atyre i’u ranë puplat menjëherë dhe u treguan të pasigurtë në vetvete. Si për t`u mbrojtur, Rexhepi më tha: “Kam qenë oficer i Degës së Brendshme, siç është ky shoku këtu” dhe bëri me dorë nga operativi Daut Myrto. Unë ia ktheva me ironi: “Qofshi shëndoshë” dhe dola nga libraria duke u thënë: “Hajt nja tjeta”. Ndërsa dola jashtë, pashë shokët e mi që po më prisnin dhe u bëra shenjë të më ndiqnin nga pas sepse isha i bindur se Rexhepi me Dautin, do e mbanin vrapin në Degën e Brendshme.

A njoftuan ata në Degën e Brendshme të Gjirokastrës dhe ku shkuat ju më pas?

Nuk e di a njoftuan ata, por ne zbritëm me të shpejtë nga rrugica që të nxirrte në Poliklinikën e madhe të qytetit, e u fshehëm në familjen Jonuzi, që ishte dhe baza jonë e parë. Aty qëndruam gjashtë ditë, deri sa u qetësua gjendja dhe natën e fundit, pasi lamë 400 USD, në ora dy pas mesnate, ikëm nga ajo bazë e zbritëm nëpër lagjen e re “18 shtatori”, e dolëm në Granicë. Më pas ecëm në këmbët e Malit të Gjerë, sipër liqenit të Viroit dhe arritëm në vendin e quajtur Vatuca afër urës së Kardhiqit. Aty mësuam se ishte dhënë alarm, gjë e cila tregonte se për ne ishte njoftuar Dega e Brendshme e Gjirokastrës. Pasi kaluam Ujin e Ftohtë në këmbë, anashkaluam fshatin Picar, nëpër shkurnaja, sepse nuk mund të dilnim në rrugën nacionale, duke e ditur se tek Ura e Subashit kishte kontroll të fortë.

Ku shkuat më pas?

Gjithë ditën e kaluam nëpër shkurnaja dhe në të errur zbritëm në fshatin Shtëpëz, ku kishim një bazë tonën dhe që andej zbritëm në Ujin e Ftohtë të Tepelenës, ku hipëm në një kamion që shkonte për në Memaliaj. Pasi zbritëm në kryqëzimin e Memaliajt, hipëm në një nga makinat e shumta që ngarkoheshin me qymyr për TEC-in dhe u nisëm në drejtim të Fierit, ku dhe kishim piksynimin tonë.

Gjatë rrugës për në Fier, a patët kontrolle policie dhe kur mbërritët atje ku shkuat?

Gjatë rrugës që nga Uji i Ftohtë e deri në Fier, kaluam disa postblloqe policie, të cilat na kontrolluan dokumentet e nuk dyshuan fare. Në Fier shkuam e takuam njeriun tone, i cili u tremb shumë dhe nuk na priti në shtëpi. Takimin me të e bëmë dikë afër ndërtesave në Fermën “Çlirim”, vend të cilin unë e njihja mire, kur kisha qenë i internuar në Fier. Më pas nga aty hipën në një autobus urban si pasagjerë të rëndomtë dhe gjatë rrugës krejt të lirshëm bënim muhabete e shakara me udhëtarët, deri sa mbërritëm në Savër të Lushnjes. Aty ne shpresonim të gjenim mbështetje të madhe, sepse ishte vendi internimi. Duke e ditur se aty kishte shumë njerëz të Sigurimit, unë i lashë shokët e mi në një kanal diku në fushë të hapur dhe vetë shkova për të gjetur bazën tonë që ishte familja Çaushi.

E njihnit këtë familje?

Të zotin e familjes Çaushi, nuk e njihja mirë, por aty vija me rekomandimin e dy vëllezërve të tij që banonin në Amerikë si emigrantë politikë dhe ishin të lidhur ngushtë me organizatën tonë. Pasi i dorëzova 500 USD dhe letrën e dy vëllezërve të tij, ai u tremb shumë dhe nuk donte të na priste në shtëpinë e tij. Pastaj ai ndërroi mëndje dhe tha se në shtëpi na priste natën. Ndonëse ne aty shkuam me dyshime, na ndodhi e kundërta. I zoti i shtëpisë na shprehu mbështetjen e tij pa rezerva. Pasi lamë parullat e ndërlidhjes në rast se do të vinin njerëz të tjerë nga Amerika, rreth orës katër të mëngjesit, u larguam duke ecur fushave që na dukeshin pafund.

Ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita, ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit Isa Godo, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në 1953-in e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të Sigurimit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë./Memorie.al

blank

Xhorxh Tenet (V)- Ballë për ballë me Al-Kaedën

(Vijim)

Tashmë që ishim hedhur në një luftë në terren, çështjet që ishin dukur të vështira në ditët e para, papritmas u pa se kishin qenë shumë më të lehta në praktikë. Problemi i Pakistanit ishte një nga këta shembuj. Më 13 shtator, Riç Ermitejxhi ftoi për t’u dhënë një dush në Departamentin e Shtetit ambasadorin pakistanez Maleeha Lodhi dhe Mahmud Ahmed, shef i shërbimit inteligjent të Pakistanit, të cilët ishin ende në Uashington. Kishte ikur koha e të folurit me diplomaci. Nuk do të kishte më lojëra. Xhorxh Bushi kishte thënë në fjalimin e tij të 11 Shtatorit drejtuar kombit se Shtetet e Bashkuara nuk do të bënin dallim midis terroristëve dhe vendeve që i mbronin ata.

Pakistani ishte dhe me ne, dhe kundër nesh. Konkretisht, Ermitejxhi kërkoi që Pakistani të fillonte ndalimin e agjentëve të al-Kaedës në kufirin e tij, t’u lejonte Shteteve të Bashkuara korridore ajrore dhe uljeje për të gjitha operacionet e nevojshme ushtarake dhe të zbulimit, të lejonte hyrjen në territorin e vet të agjentëve të shërbimit inteligjent amerikan dhe të aleatëve, si dhe të ndërpriste të gjitha dërgesat me karburant për talebanët. Ermitejxhi është një njeri i prerë dhe imponues. Mahmudi duhet ta ketë ndier këtë kur kishte ikur nga sytë këmbët nga zyra e Riçit. Megjithatë, unë dyshoja që Riçi të kishte kërcënuar me të vërtetë se “do ta bombardonte Pakistanin dhe do ta kthente në epokën e gurit”, sikurse thuhet se Gjenerali Mahmud i kishte thënë më vonë Presidentit Musharraf. Ndërkaq, në takimin me Mahmudin, unë luajta rolin e një polici të mirë, ose të paktën e policit më të mirë. A nuk mundej ai të takohej të paktën me Mullah Omarin dhe t’ia bënte krejtësisht të qartë se talebanët do të paguanin një çmim të tmerrshëm nëse vazhdonin të mbronin me fanatizëm al-Kaedën dhe Bin Ladenin?

Presidenti, gjithashtu, u përfshi plotësisht në këtë çështje, gjë që nuk e kishte bërë kurrë përpara sulmeve. Në takimin e mëngjesit të 13 shtatorit, ai më kërkoi një shqyrtim vend pas vendi të luftës kundër ekstremistëve islamikë dhe Bin Ladenit. Çfarë kishin bërë shërbimet e tyre të ndërlidhjes vitin e kaluar për të na ndihmuar? Ç’mund t’u kërkonim më shumë atyre? A do të ishte e dobishme një telefonatë nga Presidenti, apo nga ndonjë prej zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë? Si gjithnjë, Pakistani ishte në krye ose afër kreut të listës.

Të gjithë këta faktorë luajtën një rol në hedhjen e Mahmudit në anën tonë, por ndoshta fakti që ai ishte në Uashington kur ndodhën sulmet ka të ngjarë të ketë pasur ndikimin më të madh. Ai pa si ngriheshin nga Pentagoni shtëllungat e tymit. Ai pa reagimin e të gjithë njerëzve përreth tij, dhe nuk mund ta kuptonte kurrë se sa thellë dhe së brendshmi i përjetuan amerikanët sulmet po t’i kishte ndjekur ngjarjet nga Islamabadi. “I ngjante një kafshe të plagosur”, na e përshkroi gjendjen ai. Dhe kjo nuk e ndali atë nga vazhdimi i bërjes së paralajmërimeve – edhe pas sulmeve, Mahmudi ishte ende duke u përpjekur t’i mbronte talebanët – veçse tashmë ai e dinte që nëse ne ishim të kënaqur, ne do të shkonim pas al-Kaedës pa vënë re se kush na pengonte ose kush na dilte në rrugë.

Jam i sigurt se ishte kjo që e bëri Mahmudin t’i mbushej mendja për t’u takuar me Mullah Omarin pas kthimit në vendin e tij. Për pasojë, Omari thirri një ulama dyditëshe – një lloj këshili kombëtar fetar – për të vendosur se ç’do të bënin me al-Kaedën dhe me kërkesën tonë që talebanët të ndalnin strehimin e terroristëve. Përfundimisht, sikurse e prisnim, nuk u arrit asgjë që t’ia vlente, megjithë njëfarë optimizmi fillestar nga ana jonë. Bin Ladeni nuk dorëzohej, gjë që na siguronte se gjithë goditja ushtarake amerikane do të binte mbi kokën e talebanëve. Por, matanë kufirit në Pakistan, Pervez Musharrafi e mori të qartë mesazhin që po i dërgonim dhe, unë vetëm e marr me mend, ishte mesazhi i cili bëri që Mahmudi të kthehej menjëherë në Pakistan pas sulmit. Brenda pak orëve, pasi Ermitejxhi kishte dhënë ultimatumet e tij dhe, pavarësisht disa kundërshtimeve të dhunshme brendapërbrenda, Musharrafi i pranoi ato. Në këtë periudhë, Pakistani kishte bërë një ndryshim rrënjësor dhe u shndërrua në një nga aleatët tanë më të çmuar në luftën kundër terrorizmit. Më 8 tetor, si një tregues përfundimtar i vendosmërisë së tij për të ndihmuar Amerikën në çrrënjosjen e al-Kaedës, Musharrafi zëvendësoi Mahmud Ahmedin në postin e shefit të shërbimit inteligjent, edhe pse ai kishte qenë një nga njerëzit që kishte ndihmuar në ngjitjen e Musharrafit në pushtet. Si edhe ne, Musharrafi duhet të ketë arritur në përfundimin se në realitetin e ri global, shefi i tij i shërbimit inteligjent ishte shumë pranë armikut. Cilado që të ketë qenë arsyeja, ne e kemi konsideruar gjithmonë ndryshimin e Musharrafit si zhvillimin më të rëndësishëm strategjik pas 11 Shtatorit, natyrisht pas prishjes së vetë strehëve afgane të terrorizmit.

Në ditët menjëherë pas 11 Shtatorit, ne iu kthyem procedurave të mbledhjes së informacioneve tona sekrete. Në një kohë normale, agjentët kryesorë mblodhën informacion me anë të korrierëve që kishin depërtuar brenda ose pranë zemrës së një organizate të interesit. Me raste, korrierët dhe agjentët që i kontrollonin ata ndeshnin në informacione që kishin ndryshuar, si dhe në çfarëdo materialesh të klasifikuara si “sekrete” dhe të përcjella ose drejtpërdrejt analistëve në Langlej, ose me anë të vargut të komandave që agjentët kryesorë përcillnin. Si të gjitha modelet burokratike, kjo kishte pengesat e saj, kryesisht të kohës – edhe kanalet më të shpejta krijonin probleme dhe i kthenin njoftimet e freskëta në jo të freskëta – pavarësisht se jepte maksimumin e sigurisë për të gjithë elementët e përfshirë.

Në qoftë se 11 Shtatori na kishte dhënë një mësim të mirë, kryesorja ishte se ne nuk mund t’i linim njerëzit që ishin të përkushtuar kundër nesh të qëndronin qetë-qetë në strehëzat e tyre, ndërsa ne të ndiqnim rendin e zakonshëm të gjërave dhe të punësonim njerëz për një siguri normale. Na duhej një raportim në kohë nga terreni dhe pastaj marrja e masave të nevojshme.

Ne ishim duke bërë gati me orë kontingjentin tonë në Pakistan. Karpentierët ngulnin gozhdë dhe sharronin deri në mesnatë për të krijuar zyrat e reja, përfshi dhe një dhomë ku kishim vendosur telefonat për të marrë thirrjet, secili me nga një fishë të veçantë, kështu që oficeri në detyrë do të dinte se cili ishte duke folur dhe në cilën gjuhë – Farsi, Dari, çfarëdo që të ishte – do ta merrte mesazhin.

Ne bëmë hapat tanë edhe për të bindur talebanët. Ndërsa Mahmudi ishte duke u përgatitur për takimin e tij me Mullah Omarin, Bob Grenieri, një oficer i vjetër i CIA-s në rajon, udhëtoi drejt një hoteli në malet e Baluçistanit, në Pakistan, për t’u takuar me Mullah Osmanin, komandantin e Korpusit taleban të Kandaharit, një njeri që në atë kohë njihej gjerësisht se ishte figura e dytë më e fuqishme në lëvizje, pas Mullah Omarit. Gjenerali dhe shpura e tij e vogël kishin udhëtuar në rrugë tokësore nga Kandahari. I rrethuar nga luksi i një hoteli me pesë yje dhe me një nga ndihmësit e gjeneralit që mbante shënime tepër të kujdesshme në mënyrë që ato të mund t’i përcilleshin Omarit, Grenieri në fillim shpjegoi qartazi: al-Kaeda do ta paguante shtrenjtë atë që i kishte bërë Shteteve të Bashkuara dhe, nëse talebanët do të bëheshin pengesë, do të pësonin të njëjtin fat. Pastaj ai propozoi disa zgjidhje. Talebanët mund t’ia dorëzonin Bin Ladenin Shteteve të Bashkuara për ndjekje penale. Nëse kjo shkelte detyrimet e tyre fetare si mikpritës, ata mund ta bënin vetë gjykimin, në një mënyrë që ta vinte atë në bankën e të akuzuarve. Ose, nëse donin ta ruanin tërësisht nderin e tyre, le të qëndronin mënjanë dhe t’i linin amerikanët të gjenin Bin Ladenin, dhe ta hiqnin atë nga shpatullat e tyre. Atë natë, Bobi bëri një gjumë copa-copa në një dhomë të hotelit ngjitur me atë të Osmanit – “një vrasësi gjakftohtë,” siç e përshkruan ai atë – dhe të nesërmen në mëngjes u nis dhe mbushi një raport, që lexohet si kapitull i një romani spiunazhi.

Kur e çova në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush e lexoi me ëndje të madhe.

Sikurse pritej, Omari nuk i pranoi propozimet tona, kështu që në një takim vijues me Osmanin, më 2 tetor, në një vilë në Baluçistan, Grenieri propozoi një zgjidhje alternative: përmbysjen e Omarit. Osmani mund të siguronte Kandaharin me korpusin e tij, të kapte stacionin e atjeshëm të radios dhe të përhapte lajmin se arabët e al-Kaedës nuk ishin miq të afganëve, dhe që nuk kishin sjellë asgjë përveç të keqes për vendin, dhe që Bin Ladeni duhej të kapej e të dorëzohej menjëherë. Edhe kjo nuk solli asgjë, por vetëm bërja e një propozimi të tillë një vrasësi si Osmani kërkonte një kurajë të madhe nga ana e Grenierit.

Ndërkohë, ne ishim duke përshpejtuar mbledhjen e informacioneve të fshehta dhe po bënim më të mirën për të shtrënguar vidhat mbi al-Kaedën dhe talebanët, dhe, nga ana tjetër, ishim duke liruar shtrëngesat për njerëzit tanë dhe përfytyrimet e tyre. Në më pak se një shekull, luftërat kishin evoluar nga ushtritë masive dhe betejat llogore më llogore, te përplasjet guerile dhe shkatërrimi i garantuar i ndërsjelltë, te modeli i terroristëve xhihadistë që mbizotëron në kohën tonë. Për të rezistuar, ne duhej t’u ktheheshim sistemeve të vjetra dhe t’i shkundnim nga stereotipet që u kishte ikur koha.

Para 11 Shtatorit ne kishim punuar shumë për të prishur protokollet e vjetra, për ta shndërruar veten tonë në një nga organizatat më të rëndësishme. CIA kishte një nga rezervat më të thella dhe më të larmishme të talenteve në botë; oficerët tanë të terrenit kishin bërë gjëra që ju nuk keni për t’i lexuar as në romanet me spiunazh. Për mua, nuk ka kuptim të sjellësh një zëvendësdrejtor apo shoqërues të drejtorit në një takim, fjala vjen, me presidentin, vetëm sepse posti e kërkon këtë. Unë doja të merrja personin që ishte më afër aksionit, atë me përvojë të drejtpërdrejtë, për t’i treguar kryekomandantit se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Herë-herë, unë duhej t’i merrja me vete, sidomos kur sapo kishin ardhur nga disa pika të nxehta në anë të largëta të botës dhe donin një dush të ngrohtë apo të flinin një ditë, por në shumicën e rasteve, mendoj, ata e merrnin këtë si një shenjë respekti për çfarë kishin bërë dhe sakrifikuar, dhe për njohuritë që kishin fituar.

Pas 11 Shtatorit ne i dyfishuam këto përpjekje. Unë do të dukesha në Shtëpinë e Bardhë apo në Kemp Dejvid me njerëz që i kishin thonjtë të paprerë dhe me veshje të zhubrosura, pasi ata sapo kishin zbritur nga një aeroplan që kthehej nga një zonë lufte. Asnjë burokraci qeveritare nuk mund të jetë tërësisht e përkryer, por ata tanët, në postet më të larta të CIA-s, punonin fort për ta bërë burokracinë tonë sa më horizontale që të ishte e mundur.

Ne bëmë në thelb të njëjtën gjë me oficerët tanë në terren – u dhamë atyre lejen për të bërë telefonata në pikën e kontaktit me armikun. Rrafshimi i piramidës së autoritetit na dha mundësinë e marrjes së vendimeve në kohën e duhur. Pjesërisht ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Terrorizmi nuk ishte vetëm al-Kaeda. Në qoftë se atje kishte luftë – dhe, me sa dukej, kjo ishte e pashmangshme – nuk do të luftohej vetëm në Afganistan. Ne ishim duke u përballur me një formë kërcënimi mbarëbotëror dhe duhej t’i përgjigjeshim globalisht me një ortakëri, që tashmë ishte tendosur jashtë mase.

Ndërsa vjeshta e vitit 2001 po shkonte, ne do të takoheshim çdo ditë në selinë qendrore për të shqyrtuar raportimet mbi kërcënimet – çfarë kishim dëgjuar për to në ditët e fundit, nëse kishim pikasur nga vinin këto kërcenime, dhe se çfarë ishim duke bërë për ndalimin e tyre. Ishte e habitshme se si do të gjenim shpesh një plumb, fjala vjen, në Amerikën e Jugut kundër dikujt në Jemen të cilin donim ta hiqnim qafe në rrugë. Terroristët janë po aq të ndërlidhur sa edhe ne të tjerët në botën moderne pa kufij. Nëse operacioni ishte me rrezik të lartë, unë ose Xhon Meklaflini do të bënim telefonata për të ndihmuar sadopak. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, ose mezi mbërrinin ose s’mbërrinin fare. Ne u dhamë njerëzve tanë shumë shtëpi në vende të ndryshme, sepse ata kishin nevojë për to, sepse i siguruam ata se ishin tërësisht të mbushur me takime për dhënien e informacioneve, të cilat Agjencia përpiqej t’i gjente dhe sepse ata ishin, në shumicën dërrmuese, njerëz tepër kompetentë. Lufta në Afganistan vetëm sa e përshpejtoi këtë prirje. Në qoftë se ne do të ishim përpjekur për ta shkoklavitur gjithë atë lëmsh matanë shkretëtirës nga kati i shtatë i ndërtesës sonë, ne edhe sot e kësaj dite do të ishim rrugës për në Kabul.

Rreth mesnatës së 12 shtatorit, pas një darke të vonë me shefat britanikë të shërbimit inteligjent, të cilët kishin fluturuar për të shprehur ngushëllimet e tyre, unë isha ulur në zyrën time duke shënuar ide të ndryshme bashkë me Xhemi Misik, analisten tonë të dytë më të vjetër në atë kohë. I thashë asaj se doja të krijoja një grup brenda CIA-s, qëllimi i vetëm i të cilit do të ishte t’i mendonte idetë ndryshe. Klisheja në Uashington është  për “të menduar jashtë kutisë”, por unë nuk doja që të dilnim vetëm përtej kufirit të zakonshëm. Unë doja që njerëzit shumë larg jashtë kutisë të kishin një kod postar të ndryshëm. Xhemi e pëlqeu idenë dhe, brenda rreth pesëmbëdhjetë minutash, e pagëzuam grupin “Celula e Kuqe”.

Siç ishim të ulur përzgjodhëm pjesëtarët, u telefonuam atyre atë natë, megjithëse ishte vonë, dhe u thamë të ishin në zyrën e Xhemit në orën tetë në mëngjesin e nesërm. Një nga krerët ishte Pol Frandano, një analist i vjetër i kualifikuar në Harvard, me një mjekër me majucë dhe që kishte qejf kravatat me ngjyra. Poli kishte një sens finok humori dhe kënaqej me gjërat ndryshe, jo si akademikët tipikë. Qëllimi ynë ishte që disa nga njerëzit tanë më të mirë t’i linim të lirë nga konsideratat krejtësisht objektive. Këta ishin burra dhe gra që ecnin në të përpjetat e analizave. Baza e tyre intelektuale ishte ndërtuar në mënyrë solide mbi faktin, ose sa më pranë “faktit”, sikurse e ofronte shpesh puna e shërbimit inteligjent. Tani ne u kërkonim atyre të bënin një kapërcim në imagjinatën e tyre, të përpiqeshin të futeshin brenda mendjes dhe imagjinatës së armikut tonë. Në muajt që vijuan, ne u dhamë mori temash për çështje specifike që ata të shkruanin rreth tyre. Midis tyre: “Si mund të përpiqet Bin Ladeni për të falimentuar ekonominë amerikane”, “Shkatërrimi i komploteve – një mënyrë për të ndaluar sulmin e radhës”, dhe e pëlqyera e gjithkujt, “Pamje nga shpella e Usamait”. Më i fundmi – i shpërndarë më 27 tetor dhe numri njëzet e dy në seri – u dha pjesëtarëve të Celulës së Kuqe një shans për të spekuluar mbi atë çfarë bluante në mendje Usama bin Ladeni dhe çfarë mund t’u thoshte zëvendësve të tij në tri javët e sulmeve amerikane mbi Afganistan. Midis citateve të përfytyruara për UBL-në ishin këto: “Unë nuk e shoh të nevojshme të ngutem për të dalë përjashta për goditje të tjera kundër Amerikës” dhe “Unë do t’u jap më shumë liri veprimi zëvendësve të mi. Unë do t’i udhëzoj ata të ruajnë standardet e mia, por ata do t’i marrin vetë vendimet se kur duhet të godasin”./Përktheu dhe përgatiti botimin Xh. Shehu

blank

Dëshmia e agjentit të CIA-s: Ja tre njerëzit që rekrutoi Kadri Hazbiu dhe i solli në SHBA për t’i infiltruar te mërgata antikomuniste

 

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane.

Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila. Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve.

Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimin se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh.

Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë.

Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyl Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

                        VIJIM

Zoti Banushi, çfarë bëtë pas dështimit të aksionit për atentatin ndaj Enver Hoxhës dhe vënies së bombave në ambasadën kineze?

Kur e pamë që e kishim të pamundur për të realizuar dy aksionet tona, për të mos e ndërlikuar më tej situatën, akoma pa mbaruar mirë parade, ne u larguam që andej dhe u kthyem në bazën tonë tek familja Bineri në Pallatet “Shallvare”. Aty roja jonë që e kishim lënë për të kontrolluar bazën nga survejimet e Sigurimit të Shtetit, na tregoi se shumë civilë herë pas here kalonin në rrugën para atij pallati dhe vështronin nga shtëpia ku banonin dy familjet Bineri. Ne bëmë një mbledhje të shkurtër ku vendosëm që të ndërronim bazën, pasi ekzistonin të gjitha mundësitë që të kishim rënë në gjurmët e Sigurimit. Pas kësaj, dolëm prej aty pa rënë në sy dhe në këmbë shkuam tek baza tjetër në familjen Begeja, ku i zoti i shtëpisë ishte trembur shumë nga lëvizjet e njerëzve të Sigurimit. Edhe aty nuk qëndruam shumë dhe menjëherë u nisëm për në fshatin Ndroq, tek baza jonë në familjen Mancaku. Ajo ishte një nga bazat tona më të sigurta, për arsye se asaj familje regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte pushkatuar dy djem, Seit dhe Zydi Mancakun. Aty qëndruam për shtatë ditë me radhë në një kasolle bagëtish, pa dalë fare përjashta.

Nga aty ku shkuat?

Duke e parë situatën tepër të ndërlikuar, ne u larguam prej aty dhe shkuam në Fier ku u strehuam në familjen Margaritari e cila na priti mjaft mirë. Në Fier unë takova dhe shokun tim të vjetër Haxhi Moskin dhe dy tre të tjerë që i kisha pasur në burgun e Burrelit. Ata na bënë një përshkrim më të hollësishëm të situatës duke na treguar për kontrollet e shumta që kishte ndërmarë Sigurimi i Shtetit në të gjithë vendin, me rastin e festave të nëntorit. Nga Fieri ne shkuam në Izvor të Dukatit, ku pasi hymë në lidhje me qendrën me anë të radiomarrëses, erdhi mjeti nënujor e na mori. Kur mbërritëm në Prevezë, dorëzuam armatimet dhe morëm avionin e u nisëm për në SHBA-ve, ku raportuam për të gjithë misionin tonë, i cili na kishte dështuar.

Pas këtij misioni, organizata juaj “Fronti i Rezistencës”, a ndërmori veprime apo aksione të tjera për hedhje bombash nëpër ambasadat shqiptare në Perëndim?

Ne nuk mund të kryenim më misione të atilla me hedhje bombash etj., për faktin se kishim marrë paralajmërimin e fundit nga majori Tomas Smith.

Po ku konsistonin aksionet që do të kryente “Fronti i Rezistencës” dhe a kishte dijeni Sigurimi i Shtetit, se ju i kishit vënë bombat në Romë e Paris?

Aksionet që do ndërmerrnin grupet pesëshe që ishin formuar pas vendimit të “Frontit të Rezistencës Antikomuniste”, kishin piksynimin e vetëm futjen në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket Sigurimit të Shtetit, ai kishte rënë në gjurmët tona me anë të agjentëve që kishte rekrutuar në Shqipëri dhe i kishte sjellë tek ne në SHBA-ve. Po kështu, Sigurimi Shtetit kishte dijeni të plotë se unë kisha vënë bombat në ambasadat e Romës e Parisit.

Nga e mësoi Sigurimi i Shtetit se ju ishit personi që kishit vënë bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit?

Personi që informoi Sigurimin e Shtetit në Tiranë se unë kisha vënë bombat në ambasadat shqiptare në Romë e Parisi, quhej Ndoc K. dhe ishte nga Shkodra. Ndoci ishte tip aventurieri, punonte në një ndërmarje diku në periferi të Shkodrës dhe thuhej se në atë kohë, ai ishte fejuar me mbesën e njërit prej Sekretarëve të Komitetit Qendror. Ai rridhte nga një familje që ishte persekutuar shumë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe këtë gjë e shfrytëzuan oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët e rekrutuan menjëherë. Pasi e kishte rekrutuar, Sigurimi Shtetit bëri një lojë, duke hapur fjalë se ai ishte arratisur, ndërsa e kishte përcjellë vetë për në Malin e Zi dhe brenda tre ditëve ai arriti në Itali. Në Romë ai u paraqit tek Ernest Koliqi, duke i thënë se ishte i arratisur nga Shqipëria dhe i kërkoi ndihmë për t’i gjetur punë. Koliqi pasi e mbajti tre ditë në shtëpi, e përzuri sepse kishte marrë të dhëna nga Gjon Gjinaj, i cili i kishte thënë se Ndoc K. ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe se aty kishte ardhur me mision të veçantë.

Nga i mësuat ju të gjitha këto?

Të gjitha këto biseda mua m’i tregoi vetë Ndoc K. kur erdhi në SHBA-ve, por ai nuk pranonte se ishte agjent i Sigurimit të Shtetit.

Po pse erdhi Ndoc K. në SHBA-ve dhe si hytë ju në kontakte me të?

Ndoc K. erdhi në SHBA-ve sepse një nga misionet kryesore që i kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit, ishte që ai të mblidhte informata rreth grupit që kishte hedhur bombat në ambasadat e Romës e Parisit. Ndoc K., pasi u përzu nga Ernest Koliqi, mundi që të merrte të drejtën e azilit politik për në SHBA-ve, nëpërmjet zonjës Sofie K. e cila punonte në zyrat e emigracionit amerikan me qendër në Romë. Sofia bënte lojë të dyfishtë, duke punuar edhe për amerikanët edhe për Sigurimin e Shtetit Shqiptar, për arsye se ajo kishte farefisin e saj të persekutuar në një fshat të Lushnjes. Kështu sipas urdhërit të Sigurimit të Shtetit, ajo i dha Ndocit azilin politik për në SHBA-ve. Kur erdhi në SHBA-ve, Ndoci shkoi menjëherë në Misionin Shqiptar pranë OKB-së, ku mori kontakt me Sokrat Çomon, që ishte njeriu i Sigurimit të Shtetit dhe ishte i kamufluar si diplomat pranë atij Misioni. Ndoci i dha parrullën që kishte marrë nga Sigurimi në Shqipëri dhe Sokrati i dha atij detyrat që duhej të kryente atje. Gjëja e parë që bëri Sokrati me Ndocin, ishte prezantimi me një shqiptar tjetër të quajtur Loro Shpori dhe të dyve i’u vuri si detyrë që të zbulonin se: kush ishin ata që kishin vënë bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit.

Kush ishte Loro Shpori dhe a njihej ai me Ndoc K.?

Loro Shpori ishte nga një fshat i Shkodrës dhe kishte qenë në burg si i dënuar politik. Kur ishte liruar nga burgu ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në SHBA-ve. Me Loro Shporin unë kisha pasur miqësi që përpara se ne të fillonim aksionet tona dhe më pas ai e kishte nuhatur se unë bëja lëvizje të shumta me avione nëpër Europë. Loro me prezantoi me Ndoc K. dhe në atë kohë Ndoci mu qep keq mua, gjoja si shok i ngushtë e më vinte dhe në shtëpi. Në atë kohë Loron e kishte takuar Sokrat Çomo dhe e kishte rekrutuar që ai të punonte për llogari të Sigurimit të Shtetit shqiptar, duke i ngarkuar edhe detyrat që duhej të kryente. Si shpërblim ndaj kësaj Sokrati i kishte premtuar disa privilegje që ai të dërgonte para e pako tek njerëzit e tij në Shqipëri, sa të donte dhe pa doganë.

Nga i dinit ju këto dhe cilat ishin detyrat që i’u ngarkuan Loro Shporit?

Të gjitha këto mua m’i tregoi vetë Loro Shpori dhe misioni që ishte ngarkuar atij ishte: të survejonte katër kafenetë e shqiptarëve që ndodheshin në rrugën “Allen” në New York, Kafe “Tirana”, “Çajupi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Rozafa”. Po kështu Loro Shpori më tregoi edhe për Ndoc K. që ishte agjent i Sigurimit të Shtetit. Pasi Loro na tregoi për marrveshjen që kishte bërë me Sokrat Çomon, ne i thamë që ai të bënte detyrën, por para se t’i dërgonte informatat në Misionin shqiptar të OKB-së, ai duhej të na i sillte ne.

A e bëri këtë gjë Loro Shpori dhe përse ju vazhdonit të mbanit shoqëri me Ndoc K. kur e dinit që ishte agjent i Sigurimit?

Loro pranoi ta bënte atë që i thamë ne dhe atyre të Misionit të OKB-së, u dërgonte informata pa rëndësi, menjëfjalë bënte lojë të dyfishtë. Në fillim ne nuk e njihnim Ndoc K., po kishim njëfarë dyshimi, se ai rrinte pa punë në SHBA-ve. Ndërsa kur ne e morëm vesh se ai ishte agjent i Sigurimit, e demaskuam keqas në të gjithë mërgatën shqiptare dhe ai mbeti ‘kartë e djegur’ në emigracionin antikomunist. Megjithëkëtë ai e vazhdonte punën e tij.

Përveç Ndoc K dhe Loro Shporit a kishte agjentë të tjerë të Sigurimit të Shtetit që ishin vënë për të gjurmuar grupin tuaj?

Në atë kohë që ne kishim kryer aksionet e para nën drejtimin e “Frontit të Rezistencës, Sigurimi i Shtetit ndërmori një ofensivë të madhe për të rënë në gjurmët tona dhe kjo dukej nga agjentët e shumtë që rekrutoi dhe nisi në SHBA-ve. Përveç Loro Shporit dhe Ndoc K., në atë kohë erdhi në SHBA dhe një djalë i ri 26-vjeçar, i quajtur Tom M. Toma ishte nga Selca e Vermoshit të Shkodrës dhe rridhte nga një familje shumë e persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar më duket aty nga viti 1947 në qytetin e Korçës, ndërsa xhaxhai i tij vazhdonte të ishte në burg, si i dënuar politik. Po kështu Toma kishte dhe njerëz të tjerë nga fisi i tij të pushkatuar e nëpër burgje. Në atë kohë Toma ishte i internuar në ishullin e Lezhës, ku shkonte shpesh për gjueti Kadri Hazbiu. Tom M. e thirri Kadri Hazbiu dhe e përpunoi me qëllim që ta sillte në SHBA-ve, për të ndjekur grupet tona të “Frontit të Rezistencës Antikomuniste”.

A erdhi Tom M. në SHBA-ve?

Menjëherë pas përpunimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Toma u përcoll nga Sigurimi i Shtetit për në Itali, ku nëpërmjet ambasadës sonë dhe Sofie K., ai erdhi në SHBA-ve. Në atë kohë që Sigurimi përcolli Tomën për në Itali, gjithashtu përcolli për në Mal të Zi edhe vëllanë e tij Dedën, i cili gjithashtu ishte rekrutuar prej Sigurimit. Për të humbur gjurmët e lojës të Sigurimit të Shtetit me Tomën e Dedën, ata hapën fjalë se dy vëllezërit M., ishin arratisur për në Itali me anë të një varke nga fshati Tale i Lezhës. Toma mbërriti në SHBA-ve me gjithë gruan e tij dhe djalin e vogël, ndërsa i vëllai Deda, u la në zonën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë, për të hetuar bazat e grupeve tona që ishin krijuar nga Dr. Hamdi Uruçi. Menjëherë pas ardhjes në SHBA-ve, ku Tomës i lindi dhe një vajzë, ai shkoi në Misionin Shqiptar pranë OKB-së dhe mori takim me Sokrat Çomon. Sokrati e lidhi Tomën me Ndoc K. dhe Toma për afro tetë muaj, që qëndroi në SHBA-ve, ku nuk punoi fare dhe pretendonte se merrte asistencë.

Si ratë në kontakt ju me Tom M?

Pas tetë muajve, sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Kadri Hazbiu, Toma u paraqit në zyrat e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe kërkoi takim me krerët kryesor të tij. Ata e pritën Tomën i cili iu tha atyre se kishte dëshirë që të dilte vullnetar për të shkuar në Shqipëri, e për të luftuar kundër komunizmit, sepse komunistët i kishin vrarë babën dhe i kishin persekutuar gjithë farefisin.

Cila ishte përgjigja që Toma mori nga krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë”?

Anëtari i kryesisë së Komitetit. Dr. Hamdi Uruçi, e pyeti Tomën se si e vërtetonte ai se komunistët i kishin vrarë babën dhe Toma i’u përgjigj’ se aty në New York, kishte plot bashkëfshatarë të tij të cilët mund të pyeteshin rreth atyre çka kishte thënë ai.

A i interesua kryesia e Komitetit për Tomën?

Po, për atë gjë u pyetën shumë njerëz dhe rezultoi se ishte ashtu siç thoshte Toma.

Çfarë ndodhi më pas me Tomën?

Pasi u vërtetuan fjalët e Tomës lidhur me biografinë e tij, ai doli vullnetar që të vinte me mua me mision në Shqipëri, duke thënë se donte të merrte hak ndaj komunistëve. Unë pranova se nuk më shkonte kurrë në mëndje, se ai djalë i ri të ishte përpunuar nga Sigurimi Shtetit. Pasi kësaj ne morëm detyrat rreth misionit që do të kryenim në Shqipëri dhe më 26 prill të vitit 1975 unë me Tomën i hipëm avionit në New York dhe mbërritëm në Athinë.

Vetëm me Tomën shkuat në Athinë?

Po, vetëm me Tomën dhe pas tre ditësh, në Athinë erdhi për të na takuar Nikolla Plesati, i cili ishte nga Korça dhe banonte në Igumenicë.

Kush ishte Nikolla Plesati dhe përse erdhi për t’ju takuar?

Nikollës i kishte vdekur babai (Thoma Plesati) në burgjet e Shqipërisë komuniste në vitin 1953 dhe në atë kohë ai kishte dhe dy vëllezër, Koçon e Llambron, të cilët gjithashtu ishin në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai do të na shoqëronte ne për në Prevezë, ku do të bisedonte me kolonelin amerikan Bill, që të na furnizonte me armatime, sepse me urdhërin e majorit Tomas Smith, ne nuk mund të merrnim më armë aty.

A ju nxori pengesë koloneli Bill?

Ai nuk na nxori asnjë pengesë dhe pas bisedës që bëri Nikolla me Billin, ai na furnizoi me të gjitha armatimet e nevojshme.

Çfarë bëtë pasi u furnizuat me armatime?

Pas kësaj ne bëmë planin se si do hynim në Shqipëri./Memorie.al/

blank

Xhorxh Tenet (IV)- Një ditë si 11 Shtatori, në të vërtetë, nuk mbaron kurrë…

ërktheu dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

 

(Vijim)

Unë dhe stafi im e lamë shtypshkronjën dhe u kthyem në godinën tonë rreth orës një të mesditës. Rreziku kishte kaluar për atë ditë, sipas mendjes sonë, dhe të gjithë ndiheshim të izoluar në ndërtesat e shtypshkronjës. Një nga punonjësit e lartë të stafit tim më tha më vonë se jo shumë kohë para se të largoheshim nga shtypshkronja, i kishte thënë një kolegu që sulmet kishin për t’u parë si një dështim i jashtëzakonshëm i shërbimit inteligjent, ndërsa kolegu e kishte parë atë me mosbesim dhe i ishte përgjigjur pak a shumë kështu: “Pse do të jetë ky një dështim i shërbimit inteligjent? Këto gjëra ndodhin. Kjo është një luftë. Kjo është një betejë”. Nuk e di çfarë do të kisha thënë unë në atë moment, sikur e njëjta gjë të më ishte thënë mua. Numri i të vdekurve po ngjitej në mijëra. Tregimi me gisht nga ndonjë tip, drejt nesh apo te dikush tjetër, ishte gjëja më e largët në skutat e mendjes sime. Por diku, mendova, fajësimi kishte filluar tashmë. Ndoshta kjo ishte e pashmangshme. Ndoshta ishte vetëm mënyra e punëve të Uashingtonit.

Ajo pasdite kaloi më së shumti nëpër një mjegullnajë mbledhjesh. Kujtesa historike më tregon se në orën 3.30 të pasdites kishte një telekonferencë, sërish në një linjë të sigurt, me presidentin, i cili kishte zbritur në Air Force Base në Nebraska, ndërkohë që i kishte bishtnuar rrugës së kthimit në Uashington. Presidenti ishte duke folur nga shtabi i nëndheshëm i Komandës Strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Më kujtohet kur ai më pyeti se, sipas meje, kush e kishte bërë këtë. Unë i thashë të njëjtën gjë që i kisha thënë zëvendëspresidentit disa orë më përpara: al-Kaeda. I gjithë operacioni dukej, ndihej dhe provohej si i Bin Ladenit, ndërsa lista e udhëtarëve veçse kishte konfirmuar dyshimet tona. Kur i thashë Presidentit në mënyrë të veçantë për al-Midharin dhe al-Hazmin, ai i kishte lëshuar Majk Morelit një nga ato: “Unë mendova se do të isha i pari që do ta dija”. Majku i bëri një telefonatë të zemëruar ndihmësit tim ekzekutiv, Ted Gistaros, i cili ishte për të dytën ditë në punë, duke i kërkuar të shihte pikat e bisedës që unë kisha përgatitur për qarkullim. “Nuk mundem”, i tha Tedi atij. “Ato janë në embargo”. “Embargo ndaj Presidentit të Shteteve të Bahkuara?” ia kishte kthyer Majku. Ishte kjo një nga ato përplasjet e vogla që ndodhin kur të gjithë punojnë nën një stres të madh. Pak kohë më parë Majku ishte në gjendje të kalonte çfarëdo informacioni që ne kishim për Presidentin nëpërmjet Andi Kardit. Atë pasdite në pikat e bisedave të mia ishte edhe një paralajmërim që kishim marrë nga shërbimi inteligjent francez, i cili thoshte se një tjetër grup terroristësh ishte brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara dhe ishte duke u përgatitur për një valë të dytë sulmesh.

Gjatë gjithë telekonferencës, Presidenti ishte i përqendruar, i vetëpërmbajtur. Takimi ballë për ballë i asaj mbrëmjeje me të më shërbeu vetëm për të konfirmuar përshtypjen time të parë. Në kohën që unë mbërrita atje, diku pas orës nëntë, Shtëpia e Bardhë ishte një fortesë e armatosur. Megjithatë, unë isha tepër i zënë me leximin e përmbledhjeve të shtypit për të dalluar se çfarë mbrojtje shtesë ishte bërë. Makina ime u vendos në një vend parkimi, ndërsa Shërbimi Sekret më shoqëroi nëpër një korridor të gjatë dhe të ndërlikuar, që të çonte te një bunker, një vend që unë nuk e kisha vizituar kurrë më përpara dhe ku nuk do të shkoja kurrë ndonjë herë tjetër. Atje ishin Presidenti dhe Zëvendëspresidenti, tok me Dik Klarkun, Kondi Rajsin, Kolin Pauellin, Don Ramsfelldin, kryetarin e Shefave të Përbashkët Gjeneral lejtnant Hugh Shelton, si dhe disa të tjerë, përfshi Llajn Çenej dhe Laura Bush.

E mora me mend se “bunkeri” kishte në pjesën mbitokësore fortifikime me thasë me rërë dhe artileri. Ky nuk ishte i saj. Bunkeri i Shtëpisë së Bardhë ishte pak a shumë një imitim i Sallës së Situatave – por në sallë ishte një ndjenjë e qartë luftarake dhe, atë ditë, me shumë emocion të gjallë në një vend që nuk e kisha parë asnjëherë në jetën time: zemërim se si kishte mundur të ndodhte kjo, tronditje nga ajo që kishte ndodhur, dhimbje të thellë për të vdekurit, një ndjenjë detyrimi urgjente që ne duhej t’i përgjigjeshim dhe ta bënim sa më shpejt, si dhe një ndjenjë të vashdueshme frike për atë që mund të shtrihej përpara. Al-Kaeda e kishte bërë të sajën atë ditë, ose ne kështu besonim, por shumë të dhëna të shërbimit inteligjent tregonin se ky ishte akti i fillimit të një vazhdimësie shumëditëshe. Edhe në këtë moment të fillimit, kishte një frikë në rritje – atë që do të përhapej në ditët e ardhshme me mbërritjen e raporteve të reja – se terroristët kishin, në mënyrë sekrete brenda Shteteve të Bashkuara, një armë të shkatërrimit në masë dhe ishin përgatitur ta shkrepnin atë.

Në orën 8.30 atë mbrëmje, duke folur nga Zyra Ovale, presidenti iu drejtua kombit me fjalë sa energjike aq dhe tejet serioze, përfshi edhe shqiptimin për herë të parë të asaj që do të bëhej e njohur si Doktrina Bush. “Unë iu jam drejtuar të gjitha burimeve të shërbimit tonë inteligjent dhe bashkësive të detyrimit ligjor për të gjetur përgjegjësit dhe për t’i sjellë përpara drejtësisë”, i tha ai një audience globale prej rreth tetëdhjetë milionë njerëzish. “Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata”. Për ne në CIA, doktrina e re donte të thoshte se ishte larguar më në fund vetëpërmbajtja. Ne, tashmë, kishim në sirtarët tanë planin për të ndjekur si al-Kaedën dhe mbrojtësit e saj, talebanët, në Afganistan. Tani ne mund të fillonim ta zbatonim atë. Midis trishtimit të asaj dite, kuptuam se, më në fund, do të jepej autorizimi dhe burimet për të bërë punën, të cilën ne e dinim si bëhej.

Pas fjalimit në Zyrën Ovale, presidenti zhvilloi një takim me krejt Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në të njëjtin bunker. Tani ai ishte shndërruar papritmas në një kabinet lufte. Disa orë më përpara nga Peruja, Kolin Pauelli fliste për problemin me një gjuhë diplomatike: Ne do t’ia bëjmë të qartë si Pakistanit, ashtu dhe Afganistanit se ka ikur koha e të folurit me dy kuptime. Unë isha ndoshta më shumë i prirur përpara: Po, ne na duhej ndihma e Pakistanit; ai ishte vendi më i afërt me Afganistanin dhe një nga vendet me më shumë ndikim mbi të. Por koha e bisedimeve me talebanët kishte ardhur e kishte shkuar. Për të shkuar pas Bin Ladenit dhe ushtrisë së tij në errësirë, ne duhej të hiqnim perden pas së cilës fshiheshin ata. Presidenti tha se ne duhej t’i detyronim vendet të zgjidhnin. Zëvendëspresidenti e shihte të arsyeshme të goditeshin në Afganistan objektet që ia vlenin. Por ajo që unë mbaj mend më shumë se çdo gjë tjetër nga ajo mbledhje ishte sjellja e presidentit, jo fjalët e tij. Ai ishte plotësisht në detyrë, i vendosur, i drejtpërdrejtë. Ai theksoi urgjencën e momentit, ndërsa e bëri të qartë, me fjalë dhe me shembull, atë çfarë priste nga ne, për të menduar se si do të përgjigjeshim.

Nuk ka dyshim se 11 Shtatori, apo 9/11 sikurse njihet botërisht, ishte momenti elektrizues për presidencën e Bushit. Kjo datë e transformoi atë në atë mënyrë që unë nuk e mendoj se ndonjë nga ne mund ta parashikonte tërësisht. Udhëheqja e tij në muajt që erdhën më pas pësoi një ndryshim të jashtëzakonshëm.

***

E vetmja gjë që shumë njerëzve pothuajse u ka munguar rreth CIA-s dhe 11 Shtatorit, përfshi dhe Komisionin e 11 Shtatorit, aq sa mund të tregoj, është ajo çfarë ishte personale me ne. Lufta kundër terrorizmit ishte ajo që ne bënim; ajo ishte në gjakun tonë. Në muajt dhe vitet para 11 Shtatorit, ne kishim punuar në këtë terren çdo ditë. Për të penguar terroristët, ne përçanim sulmet, ruanim jetën. Ne sakrifikuam jetën tonë, shpesh figurativisht dhe herë-herë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Nëse politikanët dhe shtypi, madje dhe Komisioni 11 Shtatorit, shpesh nuk arritën ta kuptonin këtë, nuk ndodhi kështu me partnerët tanë globalë në punët e shërbimit inteligjent. Ne ishim ende duke serënditur hollësitë e 11 Shtatorit, kur Evi Dichteri, shefi i Shin Bet-it, më telefonoi nga Izraeli për të më shprehur keqardhjen e tij dhe për të thënë se ai dhe njerëzit e tij ishin me ne, pa asnjë dyshim. Kjo nuk ishte një telefonatë burokratike. Evi dhe unë kishim punuar me Arafatin dhe shumë të tjerë, por ajo thirrje telefonike tregonte një lidhje që shkonte shumë përtej çdo gjëje që i kishte paraprirë asaj. Ji i fortë, më tha Evi. Drejto njerëzit e tu. Ai nuk tha se kishte parë qindra nga bashkatdhetarët e vet të vrarë nga terroristët, para syve të tij, ndërsa unë nuk kisha për të shtuar që tashmë e kuptoja ç’donte të thoshte të ishe shef i shërbimit, kur e njëjta gjë ndodhi mbi tokën time. Gjithë ajo ishte e padyshimtë, e fortë ngaqë nuk u tha kurrë. Megjithatë, disa vite më vonë, në regjistrimin e një mesazhi lamtumire për ceremoninë e largimit të Evit, unë shpreha fjalët që i ndjeva aq fort më 11 Shtator: “Ne të gjithë u bëmë izraelitë atë ditë”, i thashë Evit.

Me gjithë sforcimin në udhëtimet ajrore në Shtetet e Bashkuara, më 12 shtator mbërritën britanikët: Sër Riçard Dirlovi, shefi i MI-6; Eliza Maningam-Buller, zëvendësshefe e MI-5; si dhe Dejvid Maning, këshilltar për politikën e jashtme i Kryeministrit Bler. Unë ende nuk e di se si e gjetën hapësirën e lirë për të fluturuar në vendin tonë, por ata erdhën me një aeroplan privat, vetëm për natën, për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe për të qenë me ne. Atë natë ne hëngrëm darkë në Langlej, një tregues i marrëdhënieve të veçanta midis dy vendeve tona aq dhe një nga ngjarjet më emocionuese që unë kam përjetuar gjatë shtatë viteve të mia si Drejtor i CIA-s.

 

“Ne jemi në luftë”

Më 12 shtator, presidenti kryesoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe theksoi me terma të fortë çfarë kishte thënë në televizion në mbrëmjen e kaluar: ne duam jo vetëm të ndëshkojmë ata që janë pas sulmeve të ditës së djeshme, por të ndjekim terroristët dhe të gjithë ata që i strehojnë, në të gjithë globin.

Ditën tjetër, në Sallën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, unë takova presidentin dhe Kabinetin e Luftës, për herë të parë mbi planin tonë të luftës. “Ne jemi përgatitur të nisim në një kohë të shkurtër një program aksioni të maskuar i cili do të zhvillojë luftë me armikun, veçanërisht me al-Kaedën dhe mbrojtësit e saj talebanë”, i thashë. “Për të bërë këtë, ne do të vendosim një grup paramilitar të CIA-s brenda Afganistanit për të punuar me forcat opozitare, në mënyrë të veçantë me Aleancën Veriore, dhe do të përgatisim terrenin për ndërhyrjen e Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara.” Kjo nuk është e lehtë, i thashë Kabinetit. Vrasja e Ahmed Masudit, më 9 shtator, e kishte lënë Aleancën Veriore pa një figurë të fuqishme dhe të respektuar gjerësisht, por ne, tashmë, kishim teknologjinë në anën tonë dhe një rrjet të shtrirë të burimeve në vend, dhe ne do t’ia dilnim mbanë.

Kofer Blleku më ndoqi me një prezantim në kompjuter, që jepte me hollësi aftësitë tona të aksioneve të maskuara, pozicionimet e menduara e të tjera si këto. Si edhe unë, Koferi e bëri të qartë që ne do të merrnim përsipër të përballonim jo vetëm al-Kaedën, por edhe talebanët. Të dy ishin të pandashëm, po të mos donin vetë talebanët të ndaheshin, gjë që dukej e pamundur, pavarësisht nga përpjekjet tona për të futur një pykë midis tyre. Me pak fjalë, ne do të fillonim, jo vetëm një mision kërkimi dhe shkatërrimi për Bin Ladenin dhe ndihmësit e tij – luftë kundër një armiku që në pjesën më të madhe do të hidhte në erë vetveten para se të kapej. Kjo donte të thoshte viktima në anën e tyre dhe në tonën. Koferi nuk u orvat të parashikonte se sa do të ishte numri i amerikanëve që mund të vriteshin, por ai ia bëri të qartë presidentit që të kuptonte se misioni nuk do të kalonte pa gjak. Bushi i tha se e dinte këtë.

“Sa shpejt mund të dislokojmë ne grupet e CIA-s?” pyeti Presidenti.

“Brenda një kohe të shkurtër”, u përgjigj Koferi.

“Dhe sa shpejt mund t’i thyejmë talebanët dhe al-Kaedën?”

“Punë javësh”,  i tha Koferi.

Unë nuk mendoja se ishte e mundur; dhe në fakt nuk ishte. Presidenti shprehu pakënaqësi kur mësoi se Pentagoni nuk kishte një plan të mundshëm në tavolinë për të ndjekur al-Kaedën dhe talebanët. Xhorxh Bushi ecte me njëqind milje në orë që nga ajo kohë, ishte tërësisht i zënë me punë. Nëse nuk ishe në gjendje për ta ndjekur, ai e largonte interesimin nga ti.

Thelbi i asaj që donim të bënim unë dhe Koferi ishte që kjo luftë të zhvillohej nga shërbimi inteligjent, jo thjesht të ishte një demonstrim i fuqisë. Sfida nuk ishte thyerja ushtarakisht e armikut. Sfidë ishte gjetja e armikut. Kur të bëhej kjo, mundja e tij do të ishte e lehtë.

Të premten, më 14 shtator, ne e përmirësuam më tej planin tonë, ku Afganistani ishte i vetmi akt fillestar në një strategji gjithëpërfshirëse për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Pastaj bëmë një përmbledhje në përgatitjen për paraqitjen që do t’i bëja planit të nesërmen në Kemp Dejvid. Atë mbrëmje, NSC-ja na dërgoi tufën e dokumenteve për t’i këqyrur para se të mbërrinim në Kemp Dejvid, të dhëna që duheshin mbajtur fort parasysh në të gjithë sektorët e shërbimit inteligjent dhe ushtarak të qeverisë. Më kujtohet se ndërsa vozisja me vështirësi përmes tyre mendova se qindra drurë kishin shkuar dëm. Dokumentet ishin të panevojshme, për aq sa mund të tregoj, për gjithçka që do të flisja, ndaj dhe që atëherë isha plotësisht i bindur në drejtësinë e qasjes sonë, të cilën e kisha përdorur fare pak, në krahasim me masat gjysmake dhe strategjitë pa formë që agjencitë e tjera kishin filluar të vinin në lëvizje.

Të shtunën, më 15 shtator, i shoqëruar nga Xhon Meklaflini dhe Kofer Blleku, u takova me Kabinetin e Luftës në Kemp Dejvid. Presidenti ishte ulur përballë meje, në anën tjetër të tryezës së madhe katrore në sallën e thjeshtë të konferencave Kemp Dejvid, me zëvendëspresidentin dhe Kolin Pauellin në secilin krah të tij. Të pranishmit e tjerë ishin Don Ramsfelldi dhe Pol Volfovic, të ulur në krah të njëri-tjetrit, Kondi Rajs, Stiv Hadlli, Riç Ermitejxh, Prokurori i Përgjithshëm, Xhon Eshkroft dhe drejtori i ri i FBI-së, Robert Myler.

Titulli i materialit ishte “Shkatërrimi i Terrorizmit Ndërkombëtar”. Nëntitulli i faqes së parë mbante këto fjalë: “’Kurthi i Parë’: Shkatërrimi i al-Kaedës dhe mbyllja e Strehës së Sigurt”. Unë dhe Kofer Bllejku paraqitëm përmbledhtas pjesët e dukshme të planit.

Ne kishim për ta rrethuar Afganistanin duke siguruar mbështetje të menjëhershme për Aleancën Veriore dhe komandantët e saj, si dhe me përshpejtimin e kontakteve tona me udhëheqësit e Pashtunit Jugor, përfshi dhe gjashtë komandantë ushtarakë të lartë talebanë, që dukej se ishin të gatshëm për të hequr Mullah Omarin nga pushteti. Për këtë ne kishim nisur të punonim që në fillim të vitit 2001, për të krijuar një çarje midis krerëve talebanë dhe Bin Ladenit, dhe luftëtarëve të tij arabë. Ne kishim për t’i mbyllur kufijtë e Afganistanit me angazhimin e drejtpërdrejtë të iranianëve, turqve, taxhikëve, uzbekëve dhe pakistanezëve.

Ne i thamë presidentit se prej kohësh i vetmi aleat i yni i vërtetë në kufijtë afganë kishte qenë Uzbekistani, ku ne kishim ngritur qendra të rëndësishme për mbledhjen e materialeve sekrete, si dhe kishim përgatitur një grup special për të ndërmarrë operacione brenda Afganistanit. Ne e dinim që Uzbekistani do të ishte pika jonë më e rëndësishme në nisje për të mbështetur Aleancën Veriore.

Ne shtruam aty rëndësinë e të qenët në gjendje për të ndaluar njëanshmërisht operativët e al-Kaedës nëpër botë. Ne e kuptonim se për të vepruar, si brenda dhe jashtë Afganistanit, do të na duhej të përdornim sasi të mëdha parash për veprimtaritë e partnerëve tanë të huaj të një niveli të ri në aksionet kundër al-Kaedës.

(Vijon)

blank

Xhorxh Tenet (III)- E papërfytyrueshmja ndodhi më 11 shtator 2001

Përktheu dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

(Vijim)

Atë verë, s’di se kur, një nga Njoftimet e Shkurtra për Presidentin kishte një informacion për mundësinë e sulmeve të al-Kaedës, presidenti do të pyeste Majk Morelin, informuesin e tij të përditshëm, se çfarë informacionesh kishim ne që mund të tregonin se një sulm mund të vinte brenda Shteteve të Bashkuara. Me presidentin në Krouford (Crawford), në pjesën më të madhe të gushtit, Majku u kërkoi analistëve tanë të përgatisnin një material, i cili të mundte t’i jepte përgjigje kësaj pyetjeje. Kjo ishte origjina e Njoftimit për Presidentin të datës 6 Gusht, tashmë të famshëm, të titulluar “Bin Ladeni është i vendosur të godasë në Shtetet e Bashkuara”. Thuajse i gjithë teksti i atij materiali u paraqit në Raportin e Komisionit të 11 Shtatorit. Raporti e bën të qartë që asgjë nuk do ta kishte kënaqur Bin Ladenin më shumë se të sulmonte nga brenda vendin tonë. Por me gjithë qartësinë për dëshirën dhe planet e tij, ne nuk kishim dhe prandaj nuk përcollëm informacion mbi ndonjë komplot në veprim e sipër.

Një javë pasi ishte dhënë njoftimi i 6 Gushtit për Presidentin, unë shkova në Krouford për t’u siguruar nëse presidenti ishte në dijeni të ngjarjeve. Kjo ishte vizita ime e parë në fermë. Më kujtohet se Presidenti me mirësjellje më çoi përreth hapësirës së fermës me kamionçinën e tij dhe unë që përpiqesha të bëja ndonjë bisedë të vogël për florën dhe faunën, asnjë nga të cilat nuk ishte nga të Kuinsit. Në atë kohë, mbi ne endej një qetësi e frikshme e krijuar nga njoftimet tona për kërcënimet – një qetësi para stuhisë. Shumë më vonë ne mësuam se Bin Ladeni ishte duke pritur që presidenti dhe Kongresi të ktheheshin në Uashington, pas Ditës së Punëtorëve. Ai i njihte mirë traditat dhe zakonet tona.

Më 4 shtator, kryesorët – Kondi, Don Ramsfelld, unë dhe të tjerë – më në fund u mblodhëm në Sallën e Situatës në Shtëpinë e Bardhë. Ishte e martë, një ditë pas Ditës së Punëtorëve. Uashingtoni ishte duke iu rikthyer jetës normale, pas një tjetër gushti përvëlues. Në rrethana të tjera, takimi i kryesorëve mund të kishte pasur ndjesinë e një ribashkimi. Por ky nuk ishte i tillë. Në mbledhje mbizotëroi e njëjta temë që kishte qenë e pranishme gjatë gjithë asaj vere të gjatë: nëse Presidenti duhej ta miratonte kërkesën tonë për fluturimin e Grabitqarit të armatosur. Mjerisht, Grabitqari nuk ishte ende gati për ta bërë këtë, meqë sistemi i zjarrit me raketa ishte duke ecur ngadalë për të qenë gati për veprim.

Gjashtë ditë më vonë, më 10 shtator, një burim i një vendi të Lindjes së Mesme, me të cilin ne bashkëpunonim, shkoi të takonte ndërlidhësin e tij të huaj dhe në thelb i tha atij se diçka e madhe do të ndodhte. Ndërlidhësi ia mohoi prerazi. Mirëpo, me sa dinim ne në atë kohë, ajo do të kishte tingëlluar së tepërmi me të gjitha paralajmërimet e tjera që kishim marrë në qershor, korrik, gusht dhe në fillim të shtatorit – frikësuese por pa ndonjë gjë të qartë.

Më pak se njëzet e katër orë më vonë, e papërfytyrueshmja ndodhi. Por për ne, ajo nuk ishte krejt e papërfytyrueshme. Ne kishim menduar vetëm për të dhe për asgjë tjetër.

 

11 Shtatori

Në mëngjesin e 11 Shtatorit, ditën që ndryshoi gjithçka, në tetë e gjysmë unë takova ish-senatorin Dejvid Boren për të ngrënë mëngjes në Hotelin St. Regis, në rrugët 16 dhe K në Uashington. Presidenti ishte jashtë qytetit, duke udhëtuar për në Florida, çka donte të thoshte se nuk kishte njoftim të shkurtër të përditshëm presidencial. Dejvidi më kishte nxjerrë nga terri në vitin 1987, duke më punësuar si shef stafi i Komisionit të Zgjedhur të Senatit për shërbimin inteligjent, të cilin ai e kryesonte. Unë mezi prisja, sikurse kisha bërë gjithnjë, ta kalonim bashkë atë mëngjes.

Ne sa kishim zënë vend, kur Tim Uardi (Tim Ward), i cili ishte duke drejtuar ekipin tim të sigurisë atë ditë, erdhi drejt nesh me një çehre tejet të shqetësuar. Siç ia donte puna, Timi ishte një njeri i qetë dhe gjakftohtë, por sjellja e tij ishte kaq urgjente kur ai na ndërpreu, saqë nuk kishte dyshim se kishte medoemos diçka të rëndësishme. Unë u largova paksa nga tryeza dhe ai më tha se një aeroplan kishte goditur Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. E kuptova që shumica e njerëzve menduan se përplasja e parë ishte një aksident tragjik. Por përplasja e aeroplanit të dytë me kullën e dytë u tregoi atyre se diçka shumë më e keqe po ndodhte. Por nuk ishte rasti që unë të mendoja gjatë për këtë. Ne kishim jetuar shumë afër me mundësinë e një sulmi terrorist mbi Shtetet e Bashkuara. Menjëherë mendova se kjo kishte të bënte me al-Kaedën.

Ia thashë lajmin senatorit Boren. Ai më përmendi Bin Ladenin dhe më pyeti me zë të lartë nëse kjo është ajo ku ishte përfshirë Musai. E kuptuam që të dy se unë duhej të ikja menjëherë. Hipa në makinë me Tim Uardin dhe, me dritat e ndezura, filluam të ngasim me shpejtësi për në seli.

Të gjitha njollat e rastësishme që kishim parë filluan të marrin formën e një monstre. Me sa më kujtohet, në ato minuta të para koka ime ishte duke shpërthyer nga telefonatat. Përnjëherësh më shkoi mendja te komploti “Bojinka” për të hedhur në erë njëzet avionë amerikanë mbi Paqësor dhe një plan në vijim për të fluturuar një aeroplan të vogël brenda selisë së CIA-s, i cili ishte prishur në vitin 1994.

Bota jonë e sigurt amerikane ishte përmbysur. Lufta kundër terrorit kishte ardhur në brigjet tona.

Rrugës i telefonova shefit të stafit tim, Xhon Mozmanit, dhe i thashë të mblidhte stafin e ngushtë në sallën e konferencave ngjitur me zyrën time, tok me njerëzit më të rëndësishëm të Qendrës së Kundërterrorizmit. Nëpër gjithë atë ferr të shfrenuar, ishte e vështirë të merrje thirrje përmes telefonit të sigurisë. Shkurt, unë isha krejtësisht i bllokuar në komunikim midis St. Regis-it dhe Langlejit, njëzet minutat më të gjata të jetës sime. Nuk kisha mbërritur ende në seli kur, ndërsa isha duke dalë nga rruga “Xhorxh Uashington” me rreth tetëdhjetë milje në orë, mora vesh se një aeroplan i dytë kishte goditur Kullën Veriore.

Ndërsa mbërritën raportet e para për aeroplanët që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë, Gjeneral lejtnant Mahmud Ahmedi, shefi i shërbimit ndërinteligjent të Pakistanit (ose ISI), dhe një ndër njerëzit që mund të kishin bërë më shumë për të na ndihmuar në kapjen e Usama bin Ladenit para 11 Shtatorit, ishte në Kapitol Hill me kongresmenin Lindsej Grehem, përfaqësuesin Porter Gos, i cili në fund do të më zëvendësonte mua si Drejtor i CIA-s, dhe të tjerë. Një gjysmë ore më vonë, Mahmudi ishte duke i dhënë makinës përgjatë Bulevardit të Kushtetutës, kur dikush shquajti një shtëllungë tymi që ngrihej nga përtej Potomakut – shenja e parë se Pentagoni ishte goditur. Në të njëjtën kohë, Shefik bin Laden (Shafiq bin Ladin), vëllai kundërshtar i UBL-së, ishte në një konferencë vjetore të investuesve të Grupit Carlyle, në Hotelin Ritz-Carlton, diku pranë këndit midis meje dhe bllokut të godinave nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Tre oficerë të lartë të CIA-s – Çarli Alen, Don Kerr dhe Xhon Rusak – ishin duke ngrënë një mëngjes të planifikuar prej kohësh në Agjenci me Komandantin e Marinës Kirk Lipold, i cili kishte qenë oficer komandues i destrojerit Cole kur anija u sulmua në Jemen. Natyrisht që shumica e diskutimeve u përqendrua mbi terrorizmin. Pjesëmarrësit e Agjencisë më thanë më vonë se Lipoldi ishte i dëshpëruar që populli amerikan ende nuk e kuptonte rrezikun që i kanosej. Do të duhej ndonjë “ngjarje tronditëse”, tha ai, që të zgjohej ky popull. Pas mëngjesit, Lipoldi shkoi në Qendrën e Kundërterrorizmit për disa takime. Kur Qendra Botërore e Tregtisë u godit pak minuta më vonë, Çarli Alen i telefonoi komandantit dhe i tha “Ngjarja tronditëse sapo ndodhi”. Çuditërisht, Lipoldi u kthye me ngut në punë, duke arritur tamam në kohë për të parë American Airlines Flight 77 të kridhej në Pentagon.

Edhe tani, pesë vjet më vonë, e kam të vështirë të përshkruaj gjendjen në sallën e konferencave kur, më në fund, mbërrita. Mendoj se ora shënonte me përafërsi 9.15. Dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë ishin goditur dhe unë nuk mendoja se kishte ndonjë person në sallë që të kishte qoftë edhe dyshimin më të vogël se ne ishim në mes të një mësymjeje në shkallë të gjerë, të orkestruar nga al-Kaeda.

Shefi i CTC-së, Kofer Blleku, kujton të ketë folur me Dejl Uatson (Dale Watson), shefin e kundërterrorizmit për FBI-në, me njëlloj kodi të fshehtë gjatë gjithë asaj dite. Mendoj se kjo ka të ngjarë të jetë e vërtetë për më të shumtit nga ne, në një shkallë më të madhe apo më të vogël. Fjalitë nuk kishin nevojë të thuheshin deri në fund; mendimet gjysmë të shprehura ishin krejtësisht të kuptueshme. Ne kishim qenë në këtë gjendje prej shumë kohësh, duke menduar për të në shumë mënyra.

Por të parashikosh një sulm dhe ta përjetosh atë kur ndodh – të shikosh rënien e Qendrës Botërore të Tregtisë – nuk janë e njëjta gjë. E para është shkencore. E dyta, me shpejtësi shndërrohet në organike, ndërsa niveli i ankthit në sallën e konferencave në atë orë të parë ishte i jashtëzakonshëm. Vetëm pak minuta pasi ishte goditur Kulla Jugore, Qendra e Kundërterrorizmit mori një raport ku të paktën një avion tjetër udhëtarësh ishte zhdukur. Në orën 9.40, Xhon Meklaflin dhe Kofer Blleku morën pjesë në një konferencë të siguruar me video me Dik Klarkun, nga Shtëpia e Bardhë. Në atë kohë Pentagoni sapo ishte goditur, ndërsa ne dinim se aeroplanë të tjerë kishin humbur. Në mbarim të goditjes së Pentagonit, filluan të bien telefonat – jo nga shërbimi i fshehtë, por nga miq dhe kolegë, të cilët përcillnin thashethemet që po pushtonin Uashingtonin dhe që shpresonin se ne do ta dinim se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë e gënjeshtërt; një bombë kishte shkuar bosh në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë; Kapitoli dhe Departamenti i Shtetit ishin në flakë. Në fakt, ne nuk e kishim idenë se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë jo, por gjithkush ishte duke pyetur, çfarë tjetër? Aty erdhën njoftimet për disa aeroplanë që nuk u përgjigjeshin komunikimeve nga toka dhe ndoshta ishin duke fluturuar drejt Uashingtonit. Disa oficerë të Qendrës së Kundërterrorizmit na kujtuan se dikur anëtarët e al-Kaedës kishin diskutuar për fluturimin e një avioni drejt selisë së CIA-s, katin e sipërm të së cilës e zinim ne në atë kohë.

Më kujtohet pyetja që i bëra Majk Holfelderit, shefit të ekipit tim të sigurisë, dhe ajo çfarë rekomandoi ai. “Le të ikim që këtu,” u përgjigj ai. “Le të largohemi.” Unë hezitova. Ne nuk donim që punonjësit tanë ose bota të mendonin se ne ishim duke braktisur detyrën. Por, nga ana tjetër, nuk donim të rrezikonim jetën e njerëzve tanë pa qenë nevoja dhe, sikurse tha dikush në sallën e konferencave, në rast se ndërtesa ishte vënë në shënjestër, udhëheqja jonë duhej të ishte e pacenuar dhe në gjendje të merrte vendimet.

Rreth orës 10.00 u dërgua fjalë që dhjetëra mijë punonjësit tanë të shkonin në shtëpi. Ata shumë shpejt iu bashkuan trafikut tej mase të rënduar që kishte asfiksuar rrugët e Uashingtonit. Shtëpia e Bardhë ishte boshatisur pesëmbëdhjetë minuta më herët, menjëherë pasi ishte goditur Pentagoni. Në Nju-Jork Siti, kompleksi i Kombeve të Bashkuara, me rreth dymbëdhjetë mijë punonjës, kishte filluar të zbrazej në orën 10.13. Në Uashington, departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë dhe Banka Botërore e bënë këtë disa minuta më vonë.

Fillimisht, ekipi ynë më i lartë drejtues lëvizi nga salla e konferencave në katin e shtatë në një sallë të katit të parë – një çikë më e qetë,  por, gjithashtu, e pasigurt, nëse një aeroplan vinte dhe përplasej në ndërtesë. Pasandaj ne u larguam krejtësisht nga ndërtesa, duke dalë nëpër këndin juglindor të ndërtesës së selisë dhe shkuam diagonalisht matanë godinës së shtypshkronjës së Agjencisë, ku ishte ndërtuar një mjedis zëvendësues operativ.

Tani që ne ishim nën goditje, Qendra e Kundërterrorizmit, me atë depozitë të pafundme të dhënash dhe me një sistem komunikimi të sofistikuar, ishte më jetike se kurrë. Dhe, ndërsa ne ishim duke diskutuar të iknim apo të qëndronim, CTC-ja ishte duke u dërguar një alarm global stacioneve tona anembanë botës, duke i urdhëruar të shkonin në shërbimet e tyre të ndërlidhjes dhe agjentët të mblidhnin çdo copë informacioni që mund t’u kapte dora. Admirova kurajën dhe përkushtimin e tyre të patundur. Ndërtesa e CIA-s është një shtëpi e bukur prej qelqi. Nëse një aeroplan e kishte shenjuar atë për ta goditur, njerëzit në Qendrën e Reagimit Global mund ta kishin parë vdekjen e tyre se si fluturonte drejt e mbi ta.

Brenda mjediseve të shtypshkronjës, skena fillestare ishte tepër kaotike. Ne kishim vetëm mundësi minimale për hyrjen e të gjitha të dhënave tona dhe rrjete kominikimi. Më pas, të gjithë e kuptuam se kishim nevojë për pajisje shtesë rezervë komunikimi, nëse një situatë e ngjashme përsëritej. Njerëzit ishin duke u përleshur për të rrëmbyer telefonat operativë dhe për të hyrë në kontakt me Majk Morelin, njoftuesin e Presidentit, i cili ishte me Xhorxh Bushin në Florida kur goditi aeroplani i parë. Ndërsa Majku do të tregonte më vonë ngjarjen, se ai, Karl Rovi dhe Ejri Flisher, sekretari për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, ishin në një furgon në krye të një autokolone kur Ejri mori një telefonatë, pastaj iu kthye Majkut dhe e pyeti nëse dinte ndonjë gjë për një avion të vogël që kishte goditur Qendrën Botërore të Tregtisë. Majku përnjëherësh i telefonoi Qendrës sonë të Drejtimit dhe ata i thanata i thanë se aeroplani nuk ishte i vogël. Pak më vonë, duke pritur që presidenti të mbaronte një takim me nxënësit dhe mësuesit e një shkolle fillore, Majku pa në TV goditjen e kullës së dytë. Më vonë, në bordin e aeroplanit Air Force One, presidenti i shprehu dyshimin Majkut për një grup ekstremist palestinez, Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës, ose PFLP, i cili ishte duke u bërë i besueshëm për sulmin në shtyp. Nuk ka të ngjarë, i tha Majku atij. PFLP thjesht nuk i ka aftësitë për diçka si kjo. Presidenti e tërhoqi atë që kishte thënë dhe pastaj i tha Majkut që nëse ne merrnim vesh diçka përfundimtare për sulmin, ai donte të ishte i pari që ta dinte. I sertë, me pamje rinore dhe tejet i mprehtë, Majku flet me një zë melodioz, të qartë dhe të prerë, që të bind shumë shpejt. Ai dhe Xhorxh Bushi kishin shkuar mirë thuajse menjëherë. Në një krizë si kjo, Majku ishte njeriu i përkryer për ne për të qenë përkrah kryekomandantit.

Përnjëherësh me vendosjen e kontaktit me presidentin dhe me grupin e tij udhëtues, ne u përpoqëm të lidheshim me zyrën tonë në Nju-Jork Siti, për të parë nëse të gjithë ishin të pranishëm dhe si e çmonin gjendjen atje, ndërsa u përpoqëm të merrnim të dhëna sa më shumë të ishte e mundur. Siç ndodh në raste turbullirash, anomalitë dalin në sipërfaqe, duken shenjat që në kohëra të qeta do të ngjanin krejt të pakuptimshme, por në kohë të tilla mund të thonë gati gjithçka. Një shembull: Aeroplanët janë gjurmuar me anë të transponderëve. Secili prej tyre jep një sinjal të veçantë. Të paktën disa prej rrëmbyesve atë mëngjes kanë ditur se si të fikin transponderët, kështu që aeroplanët e rrëmbyer do të ishte e vështirë të gjurmoheshin. Tani një aeroplan udhëtarësh në fluturimin e tij për në Britaninë e Madhe ishte duke emetuar të gjitha llojet e sinjaleve që shkonin larg. Të kishte ndërmarrë al-Kaeda një sulm në dy kontinente? Përfundimisht, enigma u zgjidh – nuk kishte ndonjë gjë të qëllimshme, thjesht transponderi nuk ishte në rregull – por, ndërkohë, unë i telefonova Riçard Dirlovit, homologut tim të MI-6, për t’i treguar se çfarë ishim duke dëgjuar dhe çfarë dinim.

Ndonëse në kolektivin tonë e dinim që prapa sulmeve ishte al-Kaeda, na duheshin prova, kështu që CTC-ja kërkoi listat e udhëtarëve të aeroplanëve që ishin shndërruar në armë atë mëngjes. Më vonë tregova përgjigjen fillestare për disa pjesë të burokracisë (pjesë të braktisura me dashje) se listat e udhëtarëve nuk mund të përdoren edhe nga CIA. Aty përfshiheshin çështje private. Disa prova të vogla dhe vetëm katër fjalë të shkruara më vonë, listat erdhën dhe një analist i CTC-së vrapoi me ngut për në shtypshkronjë. “Disa nga këta njerëz, në një nga aeroplanët janë ata që ne i kemi kërkuar në javët e fundit.” Ai veçoi sidomos dy emra: Khalid al Mihdhar dhe Navaf al-Hazmi. Kjo ishte hera e parë që ne kishim provë absolute për atë që virtualisht kisha qenë i sigurt që në momentin që dëgjova për sulmet: ne ishim në mes të komplotit të al-Kaedës.

Afërsisht në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti telefonoi për të pyetur nëse mund të parashikonim sulme të mëtejshme. Në atë kohë, në Shenksvil të Pensilvanisë kishte rënë një aeroplan i katërt, United Flight 93. Kishte një qetësim të aksionit dhe kjo për mua ishte treguese. “Jo”, i thashë atij. “Unë mendoj se për sot ata mbaruan.” Ishte një telefonatë ngushëlluese; unë nuk kisha të dhëna për më tej. Por modeli i sulmeve të shumëfishta spektakolare, brenda një hapësire sulmi shumë të ngushtë përputhej me atë çfarë dinim për mënyrën e të vepruarit të al-Kaedës bazuar në sulmet ndaj ambasadës në Afrikën Lindore dhe të tjera. Ngjarjet ndodhën brenda një kohe të caktuar dhe pastaj ato quheshin të mbaruara.

(Vijon)

blank

40 VJETORI I ZHDUKJES DON MARK HASIT – Nga Fritz RADOVANI

DON MARK HASI

(1920 – 1981)

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT

KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.

ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946.
TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBASI
ARRESTOHET ME „REVOLUCIONIN KULTURAL 1967“, E
MBYSIN ME 11 IX 1981, NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

 

NË 40 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.

 

(GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ RADOVANI, 2011,

SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT 1961)

 

MELBOURNE 2021

 

 

Biografi e shkurtë e Don Mark HASIT

 

Don Mark Hasi asht le në Malin Kolaj pranë Shkodres në vitin 1920. Kur ishte 7 vjeç mbeti jetim pa Nanen, dhe më që i ati ishte i rij dhe do të martohej, e mori nenkujdes Famullitari Don Kolec Prennushi, i cili e pat vendosë në dhomë me nanen e vet Ninen, dhe flente e çohej me ate. Mbas një viti shkoi me vazhdue shkollen në Velipojë, tek Don Alfons Tracki.

Vazhdoi studimet në Kolegjin Saverian të Shkodres, ku nën kujdesin e Fratel Salës, ishte nder aktorët e dalluem të Teatrit të Jezuitve. Kujtohej per rolin e Tij tek “Juda Makabe”, ku zani i Tij nuk u harrue ma.Vazhdoi studimet e nalta në Padova, po per arsye lufte i perfundoi në Shkoder.

Dashunia per rrethin e Don Kolecit tek Don Marku kje e perjetshme… Dhe, Meshen e Parë e tha me 24 Shkurt 1945, me Don Kolec Prennushin. Asht emnue menjëherë zv.Famullitar i Shkodres e ma vonë Sekretar i Kishës Kathedrale të Shkodres, ku ka vazhdue deri në kohen kur asht  arrestue. U arrestue në vitin 1947, dhe asht dënue 7 vjet burg, që i ka krye në kampe pune. Asht lirue në vitin 1953, kohë në të cilen ka ardhë e ka banue në një dhomë me ne tre vllaznit… Deri mbas dy vjetësh që shkoi në Argjipeshkvi sekretar i Ipeshkvit Imzot Ernesto Çoba, deri në vitin 1967, që u arrestue edhe njëherë me rastin e “Revolucionit Ideologjik”. Me 7 Prill u arrestue dhe u dënue mbas një viti tortura barbare në hetuesi, ndonse nuk pranoi asgja u dënue me vdekje, denim që Ju kthye në 25 vjet burg, që do ti kalonte në kampe shfarosje… Dënim që i kushtoi me jetën.

Në kampin e Ballshit Don Marku u keqsue me shndet dhe, mbas plot 14 vjetësh e disa muej, në 11 Shtator 1981, thirri urgjent Don Mikel Koliqin e mbasi i la një porosi per mue, mbylli sytë dhe shkoi në Jeten e Pasosun…

Asht vorrosë në Ballsh dhe me 22 Janar 1992, u rivorros me nderime në Vorret e Rrëmajit në Shkoder, i percjellun nga populli i Shkodres.

Don Mark Hasi ishte nder Klerikët e nderuem jo vetem per qendrimin e Tij në hetuesitë terroriste komuniste, po edhe per respektin që gëzonte si predikatar i shkelqyeshem dhe kangtar i paharrueshem…

Don Mark Hasi do të kujtohet nga Populli Shqiptar jo vetem, per thiken që hetuesi kriminel Nesti Kopali i nguli në gjuhë, dhe ka vazhdue jeten si Burrat, po në vitin 1967 pak kush asht torturue një vit në hetuesi, tue u masakrue nga terroristët katila Elham Xhika dhe Dhimiter Shkodrani…

Vdekja në Ballsh asht kenë pasojë e torturave barbare e shnjerzore…

Po, Don Mark Hasi ishte dhe mbetet nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik Shqiptar dhe, per ata që e njoftën… Per vetë karakterin e Tij.

Ai asht Martir i Kishës Katolike i Perjetshem dhe, i Nderuem n’ Shekuj!

            Melbourne, 10 Shtator 2021.

 

blank

Nebojsha Pavkoviq urdhëroi asgjësimin e dosjeve të luftës në Kosovë

Deklarata e zv/kryeministrit Besnik Bislimi se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së, nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Shumica e reagimeve kishin të bënin me faktin që UÇK nuk ka arkiva pasi që ka zhvilluar luftë çlirimtare.

RTK, më konkretisht emisioni hulumtues UDHËVE i datës 16.10.2020, pat zbardhur dokumente top sekrete te Ushtrisë Jugosllave dhe urdhërin e shefit të kësaj ushtrie Nebojsha Pavkoviqit për asgjësimin dhe zhdukjen e dosjeve të luftës të periudhës 1998-1999 në Kosovë.

Çuditërisht asnjë nga insititucionet e Republikës së Kosovës, as ato politike e as ato të sigurisë e as të drejtësisë, por as shoqëria civile nuk e patën thënë as edhe një fjalë të vetme rreth kësaj çështjeje. Ndërsa asgjësimi dhe zhdukja e të gjitha dosjeve për të humbur të gjitha gjurmët e krimeve të kryera në Kosovë nga shteti serb sipas ekseprtëve të drejtës penale ndërkombëtare paraqet krim ndërkombëtarë. Në vazhdim do të publikojmë edhe njëherë të gjithë artikullin e postuar vitin e kaluar rreth kësaj çështje.

Ishte viti 2001 kur shteti serb ndodhej para një presioni të madh ndërkombëtar. Tribunali i Hagës kërkonte nga Serbia që t’i dorëzonte kriminelët e luftës në krye me Millosheviqin, si dhe t’i hapte hartat e varrezave masive nga lufta e Kosovës. Duhet të ketë qenë arrestimi dhe dorëzimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë, arsyeja që edhe brenda Ushtrisë Jugosllave të niste një aksion për zhdukjen e të dhënave për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Image

Një dokument i Ushtrisë Jugosllave që mban datën 18.10.2001 i klasifikuar si “vojna tajna”(sekret ushtarak), zbulon një fakt tronditës. Bëhet fjalë për një urdhër të shefit të atëhershëm të “gjeneralshtabit” gjeneralkolonel Nebojsha Pavkoviq, i cili urdhëronte vartësit e tij që t’i asgjësonin të gjitha të dhënat arkivore (në origjinal) të komandës ushtarake të Korpusit të Prishtinës për periudhën nga: 01.01.1998 deri më 26.06.1999. Pavkoviqi po ashtu urdhëronte që, pasi të asgjësoheshin të gjitha dosjet origjinale, në vendin e tyre të vendoseshin të tjera dosje, në mënyrë që mos të vërehej se në arkiv mungonin dosje të caktuara.

Në dokumentin e cilësuar si rreptësisht konfidencial me numër 1737-3, sekret ushtarak i cili është urdhër-vendim i gjeneralit të shtabit të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq thuhet:

Fotodokument 1: Urdhëresa e Nebojsha Pavkoviqit dërguar vartësve të tij për asgjësimin e të dhënave arkivore të luftës së Kosovës, datë: 18.10.2001, Beograd)

Image

Për këtë “mision” Pavkoviqi e kishte ngarkuar referentin tij ushtarak, Goran Jeftoviq, duke e instruktuar atë se me cilat dosje saktësisht duhej të merrej. Urdhri kishte edhe një afat kohor për t’u realizuar – deri më 01.11.2001 – ditë kur i ngarkuari Jeftoviq duhej të raportonte për realizimin e tij.

Pra, siç shihet edhe në dokument dosjet me numrat si: 007, 0010, 1333, 015.022.028, 24,28,028,031, e kështu me radhë sipas renditjes tabelare, mungojnë në arkivin e Ushtrisë Jugosllave dhe kopjet e të njëjtave, me gjasë, ose janë asgjësuar ose ruhen diku për nevojat që veç shteti serb i di.

Fotodokument 2: Lista me renditje tabelare e dosjeve të cilat urdhëroheshin të asgjësoheshin ose të largoheshin nga arkivi i Ushtrisë Jugosllave)

Image

Marre me shkurtime nga RTK./

blank

Dëshmia e ish-agjentit të CIA-s: Si dështoi atentati ndaj Enverit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në radhët e organizatës nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane, në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në Kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Daku, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane. Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të Ballit dhe Legalitetit me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij, pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emilia. Dënimi i Banushit me 18 vite burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes, në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu, që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe kaloi në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA. Angazhimi i Banushit në rradhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte sëtrvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës, në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975, në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vite në qelitë e ‘Repartit 313’, në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontradiktat e para të Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73 , na i shtoi akoma dhe më shumë besimin se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/ sekretar i Departamentit të Shtetit dhe Majorin Tomas Smith që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, Kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e pare, i cili do të përbëhej prej pesë vetash. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër,- Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, mjetet dhe veshjet e notit, një radio- marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golem i Gjirokastrës, i cili rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakaos në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, pas së cilës ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shembjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi, duke filluar nga sot.

                                        VIJIM

Zoti Avdul, çfarë vendimesh u morën në atë mbledhje?

Komiteti i porsa formuar vendosi të nxirrte një gazetë dhe një revistë javore si dhe u vendosën shtatë numra telefonikë sekretë të paregjistruar në librin përkatës. Të gjithë ata që ishin në mbledhje, pranuan dhe lëshuan nga një deklaratë me shkrim, ku thuhej se ishin të gatshëm të anëtarësoheshin në “Frontin e Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”. Pas kësaj, në tetor të vitit 1973, u mblodh kryesia e organizatës e cila vendosi përgatitjen e një programi provizor dhe rregulloren që parashikonte një disiplinë të fortë në radhët e antarëve të grupit. Po në atë mbledhje, u vendos që të krijoheshin dy grupe me nga pesë vetë secili, që do të zbarkonin me misione të fshehta në Shqipëri. Personat që do të merrnin pjesë në këto grupe, duhej të ishin njerëzit më besnikë të “Frontit të Rezistencës”.

A u legalizua nga qeveria amerikane “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare” dhe çfarë misionesh do të kryenin grupet që do hynin në Shqipëri?

Jo, ajo vazhdonte të ishte ilegale, sepse amerikanët i mbaheshin asaj që i kishin thënë Vasil Gërmenjit në Departamentin e Shtetit, ndërsa misioni që do të kryenin këto grupe kur të futeshin ilegalisht në Shqipëri, do të ishte: krijimi i bazave antikomuniste, takimet me njerëzit e pakënaqur nga pushteti komunist i Enver Hoxhës, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste që ishin shtypur më parë në SHBA-ve, si dhe krijimi i disa bazave tepër të sigurta për ata që do të hynin në përbërje të grupeve në Shqipëri. Me një fjalë thelbi i gjithë misioneve që do të hynin në Shqipëri, ishte që ne të shikonim gjendjen reale në vend, mundësisht nga Jugu në Veri, për të kontaktuar me familjet e goditura dhe të pakënaqura nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Kjo do të bëhej në mënyrë që ne t’ju jepnim atyre shpresë dhe t’i përgatisnim moralisht për ndryshimin e situatës në vend. Duke ndjekur nga brenda situatën, ne do të krijonim një tablo më të plotë nëse ishin krijuar kushtet për të ndërhyrë nga jashtë. Këto misione do të kishin karakter tepër sekret dhe ato nuk mund t’i dinin antarët e thjeshtë të organizatës, për to do të kishin dijeni vetëm disa nga kuadrot kryesor të zgjedhur të saj. Po kështu edhe organizatat apo grupet e ndryshme që do të krijoheshin në Shqipëri, nuk do të kishin lidhje e njohje me njëra tjetrën, me përjashtim të kryetarëve të grupeve. E gjitha kjo bëhej me qëllim që të ruhej jeta e atyre që ishin në Shqipëri, sepse regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç dihej, me anë të Sigurimit të Shtetit kishte agjentët e vet kudo, si brenda ashtu dhe në Perëndim ku ishim ne.

Pas misionit të parë që kryet në janar 1974, çfarë vendosi të bëj “Fronti i Rezistencës” në lidhje me Shqipërinë?

Pas misionit të parë që bëmë në Shqipëri, më 30-prill 1974 kryesia e “Frontit të Rezistencës” kishte vendosur që ai vit të ishte viti i aksioneve konkrete në Shqipëri, me vepra dhe jo me fjalë. Sipas atij vendimi ne kryem aksionet e hedhjes së bombave në ambasadat shqiptare të akredituara në Romë e Paris, që ju fola më lart. Në atë kohë kryesia e “Frontit të Rezistencës” caktoi një grup për t`u takuar me z. Zhozef Shishko, ku u përfshiva dhe unë.

A ju priti zoti Shishko dhe çfarë biseduat me të?

Z. Shishko na priti në Washington dhe gjatë bisedës, ndërmjet të tjerash na tha: “Ne kemi dashur gjithnjë mardhënie të mira me Shqipërinë, por ata që janë në pushtet, janë njerëz të çuditshëm e shumë kokëfortë. Amerika nuk i ka bërë asnjë të keqe Shqipërisë, por përkundrazi, e ka ndihmuar atë gjatë Luftës. Ne nuk e kundërshtuam ardhjen e zotit Hoxha në pushtet, madje e ndihmuam. Por si shpërblim, ai na ktheu kurrizin dhe vazhdon ta fyej SHBA. Ju antikomunistët, keni marrë përsipër një barrë të vështirë të shpëtoni popullin shqiptar dhe unë ju përgëzoj për këtë nisiativë. Sa kam qenë në detyrën e zv / sekretarit të Shtetit për Ballkanin, ju kam ndihmuar, por tani kam një pozicion tjetër dhe nuk mundem t`ju ndihmoj dot. Po do t`ju lidh me një mikun tim, i cili do t`ju ndihmojë. Ai e mbajti fjalën që na dha.

A kryet misione të tjera në Shqipëri dhe ku jeni strehuar?

Pas misionit të parë ne kryem edhe tre katër misione të tjera në Shqipëri, duke hyrë me mjete nënujore në bregdetin shkëmbor në Izvor të Dukatit, poshtë Qafës së Llogorasë. Për t’u futur aty, në jepej shenja me zjarr që nga Korfuzi. Po kështu jemi futur edhe nga kufiri tokësor në zonën e Pogradecit e Korçës, në Malin e Thatë, ndërmjet fshatrave Podgori dhe Zvezdë. Aty kemi bërë dhe një përpjekje me armë me ushtarët e kufirit, pasi qeni i tyre sulmoi një shokun tonë. Pasi jemi strehuar në një bazë të sigurtë në Zëmblak, jemi futur në qytetin e Korçës dhe jemi strehuar në familjen Stefanllari. Nga Korça kemi shkuar në Kavajë, ku unë kisha një kushëri oficer (V. Golemi) i cili ishte komandant i një batalioni tankist. Kur po hanim bukë në një restorant në Kavajë, pyeta për të një kamariere që quhej Abibe Cara, e cila më tha se e njihte, por ai ishte transferuar. Nga Kavaja, kemi hyrë në Tiranë dhe më pas kemi vazhduar në një bazë tonën në Macukull të Burrelit. Në një fshat të Burrelit jemi diktuar nga një i plotfuqishëm zone, të cilin e lidhëm dhe e morëm me vete deri në kufirin me Jugosllavinë. Ai nuk pranoi të vinte me ne jashtë dhe e lidhëm në një pemë që të mos rrezikoheshim.

Po pas këtyre misioneve, çfarë veprimtarie ndërmori “Fronti i Rezistencës”?

Duke e ditur se në 29 nëntorin e vitit 1974 regjimi komunist i Enver Hoxhës do të festonte 30-vjetorin e ardhjes së tij në fuqi dhe do të organizonte një paradë të madhe, Kryesia e “Frontit të Rezistencës” vendosi që të dërgonte në Shqipëri një grup prej pesë djemsh të zgjedhur, të zgjuar dhe trima, të cilat do të kryenin disa detyra tepër të vështira, ndoshta nga më të vështirat që ishin kryer deri atëhere.

Çfarë detyrash ishin këto?

E para, mundësisht të hidhej në erë, ose të mitralohej tribuna ku do të qëndronte udhëheqja e lartë komuniste me në krye Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, e dyta të hidheshin bomba në ambasadën kineze, detyrë kjo që nuk ishte realizuar më parë për shkak të vështirësive, dhe e treta: të krijoheshin lidhje me oficerë të pakënaqur të ushtrisë shqiptare. Për kryerjen e këtyre aksioneve, u caktova unë si kryetar i grupit.

Çfarë bëtë pas këtij vendimi?

Pas kësaj. Sekretari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Mexhit Dibra, u takua me majorin Tomas Smith dhe i bëri atij të ditur gjithë planin për grupin që do të futej në Shqipëri dhe për atentatin ndaj Enver Hoxhës. Smithi i tha Mexhitit: “Si është i mbrojtur Enver Hoxha dhe perëndia nuk ka ç`i bën”. Mexhiti i tha se, ajo ishte marrë përsipër nga grupi i Avdul Banushit. Pas kësaj, Smithi tha: “Për këtë jam dakord dhe unë, por çdo gjë do të ngelet kofidenciale nëpërmjet meje dhe jush”.

Si vepruat pas miratimit që i bëri majori Smith, aksionit tuaj?

Më datën 20 nëntor të vitit 1974, unë së bashku me pjestarët e grupit tim, u nisëm nga SHBA-ja dhe sipas itinerarit të paracaktuar, mbërritëm në Athinë e Prevezë. Më 22 nëntor, ne ishim në Filat të Çamërisë dhe i’u ngjitëm Malit të Stillos. Brenda kufirit shqiptar vumë re lëvizje të shumta, gjë e cila tregonte se Kundërzbulimi Shqiptar, mund të kishte dijeni për misionin tonë.

Si mund të binte Sigurimi i Shtetit Shqiptar, në gjurmët e misionit tuaj?!

Gjatë asaj periudhe, Sigurimi i Shtetit kishte krijuar rrjetin e “merimangës së zezë” agjenturore edhe në radhët e mërgatës sonë antikomuniste në Perëndim. Shumë prej tyre që ishin nga kontigjenti ynë i të përndjekurve, ne i njihnim dhe u ruheshim, por kishte dhe të tjerë që ne nuk i dinim. Kur na afrohej ndonjë nga agjentët në lokalet që frekuentonim, ne bënim një lojë, duke folur me zë të lartë, e i thonim njeri tjetrit se dy hynim në Shqipëri nga Gjiri i Vlorës. Agjenti që e dëgjonte bisedën tonë, njoftonte Sigurimin e Shtetit në Shqipëri, i cili përforconte Gjirin e Vlorës, ndërsa ne futeshim nga Kepi i Stillos, pa ndonjë problem.

Si u futët në territorin shqiptar atë radhë?

Ndërsa Sigurimi Shtetit Shqiptar na priste që ne të hynim në Kepin e Stillos, ne i’u shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë që kishim në Greqi, kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postave shqiptare të kufirit, të cilit i kishim dhënë 700 USD. Kështu kufirin e kaluam tek posta e atij oficeri, që na la një zonë të pambuluar me shërbim”.

Kush ishte ai officer, a mund të na e thoni tani që nuk përbën më sekret?

Nuk ka rëndësi emri i tij dhe nuk po ua them se ka qenë ushtarak e nuk mund ta dekonspiroj, pa pasur miratim nga ai. Por po u tregoj, se pak kohë më pas, ai mundi të arratiset për në Jugosllavi dhe që andej fitoi statusin e emigrantit politike e shkoi në Kanada, ku jeton edhe sot.

Çfarë peripecish kaluat gjatë kalimit të kufirit?

Duke e ditur se për raste festash Ushtria e Sigurimi i Shtetit Shqiptar i dyfishonin rojet dhe merrnin masa të rrepta, ne nuk kaluam në urën e Lumit Pavëll, por e kaluam lumin në këmbë. Baza jonë e parë ishte në fshatin Aliko të Sarandës. Atje e kishte shtëpinë djali i njërit prej anëtarve dhe përkrahësve më të flaktë të “Frontit të Rezistencës” në Amerikë. Ai ishte dhëndrri i Kryetarit të Kooperativës dhe punonte si shofer. Ne hymë në lidhje me të dhe ai na transportoi deri në Bamadat të Delvinës. Më pas ne i dhamë edhe 100 USD të tjera dhe ai pranoi të na çonte deri në Gjirokastër, ku ne u strehuam në bazën tonë të përhershme, tek familja Jonuzi.

Po nga Gjirokastra ku vajtët?

Pasi familja Jonuzi na kishte siguruar pesë bileta, ne hipëm në autobuzin e linjës për në Tiranë. Tek Ura e Subashit, ishte vendosur një postobllok me policë dhe ushtarë, të cilët kontrollonin të gjithë të panjohurit. Kur ndaloi autobuzi ku kishim zënë vend ne, gjashtë ushtarë të armatosur me automatikë e rrethuan atë, ndërsa një grup policësh qëndronin në këmbë tek dera e autobuzit. Sapo i pashë ata mendova se nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat për grupin tonë ishin të sakta.

A ju kontrolluan dokumentat?

Përnjëherë njëri nga oficerët nisi të kontrollonte pashaportat, të parit nga grupi më kontrolloi mua që isha pas shoferit dhe më pas edhe shokëve të mi, që ishin të shpërndarë në vende të ndryshme. Megjithë vëmendjen e madhe, ai nuk dyshoi tek asnjëri prej nesh. Por pas oficerit në autobuz hynë tre civila me leckë të kuqe në krah. Unë sapo i pashë u drithërova se ata ishin bashkëfshatërt e mi dhe njëri prej tyre ishte xhaxhai im. Ata kaluan në mes pasagjerëve dhe shikonin sa majtas sa djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura dhe kjo ma shtoi ankthin. Por as ata nuk më njohën dhe ne vazhduam rrugën të qetë deri në Tiranë, ku në orën pesë të mbrëmjes u strehuam në familjen Bineri, që banonte në një bodrum tek Pallatet “Shallvare”.

Çfarë bëtë më pas?

Atë natë vetëm njëri nga shokët tanë, Sulejmani, i armatosur me një pistoletë dhe granata, doli në qytet dhe u afrua deri përball tribunes, ku do vendosej orkestra frymore. Aty e kthyen mbrapsht, pasi nuk kishte fletë hyrjen. I gjithë qëllimi i vajtjes së tij atje ishte që të siguronim ndonjë fletë-hyrje dhe ta kopjonim. Pasi u kthye Sulejmani, dola vetë deri në Sheshin “Skënderbej” dhe u afrova deri afër tribunës para Hotel “Dajti”-t, ku kishte me dhjetra ushtarë të armatosur e me uniforma parade, që bënin provat e fundit. Po kështu kishte dhe punonjës të Sigurimit të Shtetit të veshur civilë. Midis qindra njerëzve, më zuri syri dhe shumë bashkëfshatarë të mi, nga Golemi i Gjirokastrës, të cilët i kishte sjellë aty Sigurimi i Shtetit, që të më identifikonin mua. Më pas unë u ktheva në bazën tonë te familja Bineri dhe atë natë nuk dolëm më.

Po të nesërmen?

Ditën e nesërme më 29 nëndor, pasi kishim futur automatikët e vegjël “Tomson” dhe granadat poshtë palltove të mëdha, tentuam që të afroheshim edhe njëherë afër tribunës që për çudi ishte spostuar nga hotel “Dajti” ku e lamë në darkë, për në shkallët para kryeministrisë. Kjo gjë na e përforcoi qind për qind bindjen, se Sigurimi i Shtetit kishte dijeni për ardhjen e grupit tonë në Tiranë. Megjith këtë, unë tentova disa herë të afrohesha në një vend të përshtatshëm, që të kisha rreze veprimi për të qëlluar në drejtim të tribunës së udhëheqjes, por ishte e pamundur, sepse njerëzit e Sigurimit më largonin duke më kërkuar fletë-hyrjen. Unë munda ta ndjek paradën e madhe shumë larg, diku aty tek ura e Lanës në Parkun “Rinia”, ku tribuna mezi dallohej. Mbaj mënd se i pari doli në tribunë Haxhi Lleshi dhe pas tij vetë Enver Hoxha. Sipas të dhënave që morëm më vonë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë në paradat e më parshme, ku Enver Hoxha dilte vetë i pari në tribunë.

A menduat në ato çaste të bënit ndonjë veprim?

Ishte e pa mundur që të veproja nga aty ku isha unë, pasi mezi dukej tribuna dhe jo më të qëlloja me automatik në drejtim të udhëheqjes komuniste. Njerëzit e Sigurimit ishin kudo në gatishmëri të plotë dhe ata njiheshin kollaj se qëndronin me shpinë nga tribuna e me fytyrë nga populli.

Si vepruat më pas?

Pasi nuk kishim asnjë mundësi për të vepruar, për të mos e ndërlikuar më tej situatën, u kthyem menjëherë në bazën tonë ku roja që kishim lënë aty afër, na tha se herë pas here disa civilë vështronin në drejtim të shtëpisë ku ishim vendosur ne. Ajo gjë tregonte se ne ishim diktuar. Kështu natën, ne dolëm nga ajo bazë dhe ikëm në Yzberish, ku kishim një bazë tjetër.

Po për ambasadën kineze që kishit marrë vendim për t’i hedhur dinamit, çfarë bëtë?

Të nesërmen më 30 nëntor, unë u detyrova të hyja vetë përsëri në Tiranë, tamam për ambasadën kineze, në mënyrë që të mos ktheheshim pa bërë asnjë aksion. Iu afrova godinës e cila ishte në një vend tepër të rrezikshëm në mes Radio-Televizionit dhe Bulevardit të Madh, i cili ruhej nga të gjitha anët me ushtarë të armatosur. Edhe po të mos ishin ata ushtarë që i kishin nxjerrë në shërbim me rastin e festës së Çlirimit, gjithashtu ishte e pamundur të vendosje eksplozivin aty, nga rojet e ushtarët e institucioneve./Memorie.al

VIJON

blank

Xhorxh Tenet (II)- Terroristët në përgatitjet e fundit për të sulmuar

Përktheu dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

(Vijim)

Ambasadat amerikane u mbyllën me rekomandimin tonë ose përforcuan mbrojtjen e tyre. Anijet e Marinës lanë portet e Lindjes së Mesme dhe dolën në det të hapur. Sërish, unë nuk mund të them se çfarë do të ndodhte si rezultat i këtyre paralajmërimeve dhe shkallës së lartë të alarmit që kishim dhënë, por jam i bindur se vera dhe vjeshta e vitit 2001 do të kishin qenë edhe më shumë katastrofike – si dhe shumë më tepër të përgjakshme gjithandej –  nëse ne do të ishim tërhequr mënjanë, nëse do t’i kishim shpërfillur, ose do t’i jepnim një pedalim më të butë atyre që dëgjonim.

Më 5 korrik, disa nëpunës të lartë të Qendrës Botërore të Tregtisë shkuan në Departamentin e Drejtësisë për t’u takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Xhon Eshkroft lidhur me shqetësimet tona. Ata i thanë atij se ne besonim që një sulm i fortë terrorist ishte i afërt dhe që përgatitjet për të ishin në etapat e fundit ose ishin kompletuar tashmë. Megjithatë, ne vazhduam të besojmë se një sulm kishte më shumë të ngjarë të ndodhte përtej kufijve tanë. Në fund të takimit Prokurori i Përgjithshëm u kthye nga grupi i FBI-së dhe tregoi me gisht punonjësit e pranishëm të CIA-s. “Përse ata po ma tregojnë mua këtë?” pyeti ai. “Përse nuk po e dëgjoj këtë nga ju?” Njerëzit e CIA-s menduan se ky ishte një reagim i çuditshëm.

Më 10 korrik, Kofer Blleku, Riç B., dhe ekipi i tyre i kundërterrorizmit kishin ngritur këtë shkulm ere për të bërë një vlerësim të konsoliduar dhe strategjik. Atë pasdite, Koferi kërkoi të takohej me mua. Takimi me të më bëri t’i mbaja veshët hapur deri në fund. Kur ai ishte nga mesi i bisedës, unë ngrita telefonin e madh të bardhë të sigurisë, në anën e majtë të tryezës sime – atë që lidhej drejtpërdrejt me Kondi Rajsin – dhe i thashë se kisha nevojë të ngutshme të takohesha për t’i dhënë një njoftim të fundit mbi kërcënimet e al-Kaedës. Nuk më kujtohet asnjëherë tjetër në shtatë vitet e mia si Drejtor i CIA-s të kem kërkuar një takim kaq urgjent në Shtëpinë e Bardhë. Kondi caktoi kohën menjëherë dhe, për pesëmbëdhjetë minuta Koferi, Riçi dhe unë përshkuam rrugën deri në Shtëpinë e Bardhë.

Kur mbërritëm në zyrën e Kondit, Dik Klarku dhe Stiv Hadlli ishin duke na pritur. Ndryshe nga herët e tjera, kur ne, zakonisht, në takimet tona të përjavshme, uleshim në divan, pyeta nëse mund të rregulloheshim përreth tryezës së konferencave të Kondit, në mënyrë që gjithkush të mund të ndiqte diagramën e bisedës. Mendova se ishte më zyrtare dhe më e volitshme të rrinim ulur nëpër karrige për t’u përqendruar në ato që do të thuheshin. Riçi shpërndau dengun me harta dhe nisi të fliste. Ai tërhoqi vëmendjen e gjithkujt që në fjalët e para, sepse nuk la vend për mëdyshje: “Do të ketë një sulm të rëndë terrorist në javët apo në muajt e ardhshëm!”.

Një ditë e saktë ishte e pamundur të gjendej: “Nga sulmet e kaluara, ne dimë që UBL-ja (Usama Bin Laden) nuk është nga ata që sulmon në data të veçanta”, shpjegoi Riçi. “Bin Ladeni paralajmëroi për një sulm të afërt në maj të vitit 1998, por sulmet kundër ambasadave nuk ndodhën para gushtit. UBL-ja do të sulmojë kur ai të besojë se goditja do të jetë më e suksesshme”. Gjithsesi, shenjat janë të pagabueshme. Udhëheqësi kryesor terrorist islamik çeçen Ibn Katabi (Ibn Kattab) u ka premtuar trupave të tij disa “lajme shumë të mëdha”, tha Riçi. Një diagramë tregonte shtatë elemente specifike të shërbimit inteligjent të mbledhura gjatë njëzetekatër orëve të fundit dhe të gjitha ato parashikonin një sulm të afërt. Më troç: një numër i madh ekstremistësh islamikë ishin duke udhëtuar për në Afganistan, ndërkohë që kishte ikje të konsiderueshme familjesh ekstremiste nga Jemeni. Të tjera shenja flisnin për kërcënime të reja kundër interesave të Shteteve të Bashkuara në Liban, Marok dhe Mauritani.

Diagrama tjetër e Riçit përmbante atë që ne në punën tonë e quajmë “esenca”, një përmbledhje e formulimeve më të freskëta që kishim në zotërim përmes njoftimeve sekrete:

* Një deklaratë e mesit të qershorit nga UBL-ja për të rekrutuar ata që do të ishin në sulm në një të ardhme të afërt.

* Informacioni që fliste për lëvizje drejt akteve vendimtare.

* Informacioni i gjysmës së dytë të qershorit që citonte një “ngjarje të madhe”, e cila do të ndodhte së shpejti.

* Dy copëra të ndara të informacionit të mbledhur vetëm pak ditë para takimit tonë, në të cilat në javët e ardhshme njerëzit parashikonin një kthesë tronditëse të ngjarjeve.

Sulmi do të jetë “spektakolar,” i tha Riçi Kondit dhe të tjerëve, dhe ai do të jetë i projektuar për të shkaktuar dëme masive kundër objekteve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara. “Përgatitjet për sulmet janë bërë”, tha ai. “Sulmet e shumëfishta dhe të njëkohshme janë të mundshme, dhe ato do të ndodhin me pak ose pa paralajmërim. Al-Kaeda është duke pritur me shpresë që ne të shfaqim dobësi”.

Riçi vazhdoi të tregonte përmbledhtaz përpjekjet tona për të prerë lidhjet e objekteve specifike të Bin Ladenit. Synimi ynë, shpjegoi ai, nuk është vetëm të trembim dhe të ndalim njerëzit veçanërisht të këqij. Ne donim të përhapnim fjalën se planet e Bin Ladenit për objektet e shenjuara kishin qenë të komprometuara. Shpresa jonë ishte që të paktën të mund ta detyronim të shtynte sulmet, por që kurrë nuk mund të ishte diçka më shumë se një aksion i ngecur. Në fund të këtij përshkrimi, fjalët që u theksuan ishin: “Përçarja vetëm e vonon një sulm terrorist. Ajo nuk e ndal një kërcënim terrorist”.

Siç ishim marrë vesh, Riçi u hodh tek ajo pikë për të argumentuar se duhej të bëhej kujdes për të lëvizur menjëherë nga një qëndrim mbrojtës në një qëndrim sulmues vis-à-vis me al-Kaedën dhe Bin Ladenin. “Ne kemi prishur ose kemi shtyrë sulmin aktual, por rreziku UBL do të vazhdojë të ekzistojë”, tha ai. “Qëllimi i UBL-së është shkatërrimi i Shteteve të Bashkuara. Ne mund të shqyrtojmë një qasje proaktive, në vend të një qasjeje kundërvepruese ndaj UBL-së. Duke e goditur sërish me raketa kruiz pas këtij sulmi të ri terrorist, do të duket se ne vetëm do luajmë me strategjinë e tij. Ne duhet t’i hyjmë betejës me UBL-në në Afganistan. Ne duhet t’i japim përparësi rritjes së pakënaqësisë së disa fiseve afgane në lidhje me talebanët. Duhet t’i japim përparësi kundërshtimit të armatosur afgan”.

Në fund të takimit, Kondi u kthye nga Klarku dhe tha: “Dik, pajtohesh me këtë? Është kjo e vërtetë?”. Klarku vendosi bërrylat e tij mbi gjunjë dhe, me kokën midis dy duarve, tha një po pezmatuese.

Kondi pa nga Koferi dhe pyeti: “Çfarë duhet të bëjmë?”.

Koferi u përgjigj: “Ky vend tani duhet të përgatitet dhe të përballojë një luftë”.

“Po çfarë mund të bëjmë ne për të ndërmarrë një ofensivë tani?” pyeti Kondi. Nuk më kujtohet se kush iu përgjigj kësaj pyetjeje, Koferi apo unë. “Ne kemi nevojë për kompentencat që kemi paraqitur në muajin mars”, tha një nga ne. Unë i përmenda Kondit sërish që, përpara se kompentencat të mund të miratoheshin, presidenti duhej të përshtaste politikën e tij me realitetin e ri, dhe ajo më siguroi se kjo gjë do të ndodhte. Ky ishte përfundimi që unë prisja dhe shpresoja kur lamë Langlejin për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ndoshta një orë më përpara, por tragjedia ishte se e gjithë kjo mund të ishte vënë në vijë që prej katër muajsh, nëse kërkesa jonë fillestare për zgjerimin e kompentencave të mos ishte futur me aq vrazhdësi në sirtar.

Ndërkohë që ishim duke u larguar nga zyra e Kondit, Riçi dhe Koferi përgëzuan njëri-tjetrin. Ata e ndienin se, të paktën, kishim fituar gjithë vëmendjen e administratës.

Kur në vjeshtën e vitit 2006 shtypi nxori në dritë takimin e 10 korrikut të vitit 2001, disa zyrtarë të Komisionit të 11 Shtatorit thanë se ne nuk u kishim folur kurrë atyre për takimin. Zbardhja e dëshmisë sime të klasifikuar në fillim të vitit 2004 tregon se unë e kam diskutuar atë takim në Komision. Por, se pse ata nuk arritën ta përmendin atë në raportin final, për mua është një mister.

Fillimisht disa zyrtarë të administratës sugjeruan që takimi mund të mos kishte ndodhur, por më vonë i përmirësuan komentet e tyre duke thënë se, ndërsa ai ka ndodhur, në të vërtetë nuk kishte ndonjë informacion të ri ose urgjent. Me sa duket, ata nuk e kishin menduar se takimi mund të merrej vesh, sidomos atë që kishte të bënte me shtatë njoftimet sekrete, të mbledhura në njëzet e katër orët e mëparshme, që parashikonin sulmet e afërta terroriste.

Riçi e kishte garantuar grupin e mbledhur atë ditë në zyrën e Kondit që NSA e zvogëlonte fuqishëm mundësinë e keqinformimit. “Anembanë botës arabe”, tha ai, “kërcënimet e UBL-së janë të njohura për publikun. Do të ketë një fshehje të pamjes, fondeve dhe të popullaritetit sikur sulmet e UBL-së të mos ndodhin”. Megjithatë, gjithkush deri atëherë nuk ishte i bindur. Pak kohë më vonë, Stiv Kembon, nënsekretar i Mbrojtjes për shërbimin informativ, erdhi të më takonte dhe më pyeti nëse e kisha shqyrtuar mundësinë që kërcënimet e al-Kaedës ishin vetëm një mashtrim i madh, një marifet i zgjuar për të bllokuar burimet tona dhe për t’i harxhuar energjitë tona duke u marrë me një armik fantazmë, që nuk kishte as fuqitë dhe as dëshirën të matej me ne.

“Jo”, i thashë Stivit, “ky nuk është një mashtrim dhe, jo, ne nuk na duhej një opinion tjetër. Unë kam jetuar me këtë shqetësim prej katër vjetësh. Ky rrezik është real”. Stivit i thashë se do të ishte një gabim i tmerrshëm të largonim nga vëmendja atë që përvoja jonë na thoshte se ishte e pashmangshme. “Ne do të goditemi”, i thashë. “Është vetëm çështje kohe.” Stivi nuk ishte i vetmi që mendonte kështu. Pol Volfovic ngrinte të njëjtën pyetje. Besimi i Stivit mbi të vërtetën, pas 11 Shtatorit, bëri që ai të dilte nga natyra e tij duke më thënë se e kishte pasur gabim.

Ne kishim shpresuar se takimi i 10 korrikut, më në fund, do të na fuste në binarë ose të paktën do të na tregonte rrugën e duhur. Tri ditë më vonë u mbajt një mbledhje e Komisionit të Përfaqësuesve për të diskutuar kompentencat për aksionet e maskuara, që kishim kërkuar fillimisht në muajin mars.

Ndërkohë kishin ardhur njoftime të tjera sekrete. Më 13 korrik ne morëm një njoftim të fshehtë mbi Abu Musab al-Zarkauin, i cili ishte duke u kërkuar nga jordanezët për përzierjen e tij në komplotet e mijëvjeçarit (dhe që do të ishte organizatori i një numri të parrëfyer rrëmbimesh, prerje kokash dhe bombardimesh në Irak, përpara se të vritej në një sulm bombardues amerikan në qershor të vitit 2006). Ne morëm vesh se Zarkaui donte të organizonte një takim në Iran për planifikimin e operacioneve të përvijuara.

Në një nga takimet e mia të përditshme, mora vesh nga palestinezët rreth një plani për të goditur ambasadën amerikane në Bejrut. Mësova se policia turke iu ishte përgjigjur thirrjeve të mia dhe kishte filluar operacionet për identifikimin e sa më shumë objekteve të Bin Ladenit në Stamboll. Ndërkohë, lëndët eksplozive që do të përdoreshin kundër objekteve të shenjuara ushtarake amerikane ishin trafikuar nga Jemeni në Arabinë Saudite, më 6 korrik. Sauditët, më në fund, iu përgjigjën njoftimeve sekrete që ne u kishim dhënë në janar, padyshim si rezultat i telefonatës që zëvendëspresidenti i kishte bërë Princit të Kurorës Abdullah, ku i kërkonte bashkëpunim. Ne u thamë sauditëve se na duhej të punonim në harmoni me ta, na nevojitej bashkëpunimi i tyre, dhe se ishim të interesuar t’i shtynim ata drejt një bashkëveprimi më në kohë me ne – të njëjtin mesazh unë do t’ia përcillja personalisht Princit të Kurorës dy vjet më vonë, pas sulmeve të al-Kaedës brenda mbretërisë.

Në mes të korrikut mësuam se operativët e lartë të al-Kaedës mund të ishin duke iu kthyer kontigjentit të Pakistanit kudo dhe kurdo ndodhte një ngjarje e sigurt. Informacionet tona tregonin se disa ishin duke pyetur nëse trysnia e paqartë kishte ndaluar planet për sulme terroriste. Kjo na dha njëfarë shprese se përpjekjet tona përçarëse mund të kishin pasur një lloj ndikimi.

Shërbimi egjiptian na tha se një operativ i lartë nga Islamija Xhemahiane (Jemaah Islamiya), një organizatë terroriste e Azisë Juglindore, aleate me al-Kaedën, ishte duke planifikuar një sulm mbi interesat amerikane dhe izraelite, me qëllim për të ndihmuar lirimin e Sheikut të Verbër. Katër kamionë të mbushur me lëndë eksplozive C-4 ishin sjellë nga Kampala në Uganda, ndërsa operativët e atjeshëm kishin filluar të studionin ambasadën amerikane. Ne u lidhëm menjëherë me ugandanët dhe, gjithashtu, ua bëmë të ditur tanzanianëve dhe kenianëve. Al-Kaeda kishte provuar tashmë se sa efektive mund të ishte në goditjen e interesave amerikane në Afrikë.

Një shërbim inteligjent europian na paralajmëroi mbi një kërcënim “konkret dhe serioz”, i cili zinte fill nga një rrjet Muxhahidin, i shtrirë në Afganistan dhe Pakistan. Operativët e al-Kaedës ishin rrugës për në Europë, thanë ata, por objekti i shenjuar dhe koha e sulmit nuk diheshin. Ditën tjetër, i njëjti shërbim dha informacione specifike mbi aktivitetin e një operativi të huaj të mirënjohur nga ne. Në të njëjtën ditë, më 17 korrik, burimet brenda rrjetit të Zauahirit na informuan për një sulm që do të ndodhte brenda pak ditësh në Arabinë Saudite. Ne menjëherë informuam sauditët. Jemenasit arrestuan një falsifikues të rëndësishëm pasaportash të Bin Ladenit i cili ishte përfshirë në një kërcënim kundër ambasadës amerikane në Sana, ndërsa ne u siguruam atyre kërkesa të përmbledhura. Pak ditë më vonë morëm gjashtë raporte të veçanta për një narkotrafikant me bazë në Afganistan i cili ishte duke ndihmuar operativët e al-Kaedës në Jemen për ngarkesat e eksplozivit dhe pajisjet për ndërtimin e bombave, të cilat do të përdoreshin kundër interesave amerikane dhe britanike atje. Pesë anëtarë të grupit kishin takuar Bin Ladenin në Kandahar. Nga Afganistani erdhën fjalë që shefi i shërbimit informativ taleban, Kari Amadullah, ishte interesuar për vendosjen e kontakteve sekrete jashtë vendit dhe pa dijeninë e Mullah Omarit, “për të shpëtuar Afganistanin”. Nga Aleanca Veriore, Ahmed Shah Mesud na tha se Bin Ladeni ishte duke dërguar njëzet e pesë operativë në Europë për veprimtari terroriste. Operativët, tha ai, do të udhëtonin përmes Iranit dhe Bosnjes.

E gjithë bota dukej se ishte në prag të shpërthimit.

Në një takim që pata më 24 korrik, mora vesh se Mbreti i Jordanisë Abdullah kishte dërguar fjalë se, sipas tij, Bin Ladeni dhe strukturat komanduese të tij në Afganistan duheshin trajtuar me një qëndrim të vendosur dhe ushtarakisht. Në fund, ai ofroi dërgimin e dy batalioneve të Forcave Speciale jordaneze për të shkuar derë më derë në Afganistan, nëse ishte e nevojshme, për t’u marrë vesh me al-Kaedën. Oferta ishte një gjest i mrekullueshëm, por do të kishte për të qenë pjesë e një strategjie të madhe gjithëpërfshirëse për t’ia dalë mbanë. Për Mbretin Abdullah, Bin Ladeni ishte kërcënimi më i madh në botë për sigurinë e tij kombëtare dhe ai donte të na bënte të ditur se Jordania ishte gati të vepronte si maja e mprehtë e shtizës. Si i ati dhe i biri, mendova. Molla kishte rënë nën mollë. Në këto rrethana, në ç’mënyrë mund të ndihmonte ndonjë tjetër përveç konsideratës që shprehte Mbreti i respektuar i Jordanisë dhe familja e tij?

(Vijon)


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend