VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VDIQ ISH I IZOLUARI DHE I BURGOSURI POLITIK, ZYMER ZYMERAJ – Nga SEJDI BERISHA

By | July 17, 2016

Komentet

Meta kujton veprimtarin e Rilindjes Kombëtare në 150 vjetorin e lindjes: Josif Bageri ishte shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta kujton sot 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta shkruan se Bageri ishte një poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, që tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare.

Mesazhi i Metës:

“Dëshira dhe qëllimi ynë âsht të ç`gjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”.

Sot, në 150-vjetorin e lindjes të veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri, nderojmë kujtimin dhe veprën e paharruar të gjuhëtarit dhe atdhetarit shqiptar ortodoks nga Reka e Maqedonisë së Veriut, në funksion të përhapjes së dijes, ndjenjave më të larta të atdhedashurisë dhe vlerave më përbashkuese të shqiptarëve.

Poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti mësimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, duke u kthyer në model e shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë, në veçanti në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe europian. 🇦🇱

Më 15 gusht 1870 lindi Josif Bageri, një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare

Josif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme – 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.

JETËSHKRIMI

Fëmijëria dhe rinia

Josif Bageri u lind më 15 gusht të vitit 1870 në Nistrovë të Rekës së Madhe, (asokohe Malësia e Dibrës se Madhe kurse tani i takon komunës së Mavrovës dhe Radushës) në kohën kur lëvizjet e mëdha çlirimtare kishin marrë hovin e zhvillimit, kur popullit i nevojiteshin intelektualë dhe atdhetarë të tillë. Vitet e rinisë se hershme i kaloi në vendlindje, i angazhuar si bari i varfër. Për shkak te rrethanave të prapambetura ekonomike, sociale e arsimore, Josifi nuk pati mundësi që të vijojë ndonjë shkollë, edhe pse, qysh në fëmijëri shfaqte interesim, dashuri e dhunti për arsimim. Në vitin 1887, në moshën 17 vjeçare, për shkak të varfërisë së rëndë, emigroi në Sofje të Bullgarisë. Krahas punës se rëndë fizike, u angazhua edhe në lëvizjen kombëtare çlirimtare kundër pushtuesit. Frymëzimet e para për të zënë dituri krijuese i kishte nga Dhimitër Mole i Korçës. Dhimitrin e takonte në dyqanin e tij në Sofje. Ai dyqan, njëherësh shërbente edhe si pikë takimi dhe organizimi e patriotëve shqiptarë. Ndodhte kështu sepse Dhimitri sillte libra dhe gazeta nga Bukureshti dhe mbrëmjeve u mësonte mërgimtareve të interesuar shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Pra, Josifi, për herë të parë, vullnetarisht, në moshë 17 vjeçare, mëson shkrim e lexim nga Dhimitër Mole.

Rilindja Kombëtare

Krahas punës si këpucëtar Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman, për shkak të veprimtarisë së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”,[1] ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashëri, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të.

Gjatë periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes, Nistrovë hapi edhe një shkollë shqipe. Në periudhën mes viteve 1909 – 1911, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypënis”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe si dhe në trajtimin e çështjes kombëtare.

Vitet e fundit

Pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Qeveria e kohës e ngarkon me drejtimin e gazetës “Ushtima e Krujës”. Kjo gazetë, për shkaqe të varfërisë ekonomike, pas disa numrave pushon se botuari. Kushtet e rënda jetësore, keqësimi i shëndetit dhe dëshpërimi i thellë politik e social, e shtynë Josifin që në qershor të vitit 1915, të vendoste të kthehej serish në Sofje. Para nisjes për Sofje, Josifi pati një takim të fundit me Fan Nolin, Faik Konicën e personalitete të tjera, ku u bisedua për qëndrimin që duheshin mbajtur ndaj vendimit të Fuqive të mëdha, që vendosen të dërgonin Princin Von Vid, për të menaxhuar Shtetin e pavarur dhe të njohur shqiptar. Në atë takim ata vendosen që të mos protestonin, por fillimisht të mbanin qëndrim vëzhgues. Rrugës për në Sofje ndalon në Prishtinë, për të takuar Hasana Prishtinën dhe personalitete të tjera, me mision që t’i njoftonte për vendimet e takimit me personalitete në Shqipëri. I lodhur dhe i rraskapitur fizikisht nga rruga e mundimshme, vdes në Prishtinë, më 15 qershor 1915.

Kontributi

Josif Bageri punoi shumë për çështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebara, Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla bej Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë.[6] Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.

Bustet e Said Najdenit dhe Josif Bagerit në Dibër

Krijimtaria

Vepra

KOPËSHT MALSORI (Mësime të shqyptarueta dhe vjersha), Sofje, 1910.
REKA VENDI IM (Vjersha nga Josif Bageri, të përmbledhura nga Dr. Nexhat Abazi), Tetovë 1995

Artikuj e shkrime

Josif Bageri:Mësoni gjuhën e vet, 1909

Secili nga ne lypen te mbjell fare te mire e jo te lig, “Diterrefenjesi shqip“, Sofje 1897
Dashuri e mëmëdheut, “Kalendari Kombiar”, Sofje 1899
Bariu, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1906
Mjaft në durim, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1907
Përmendim, „Kalendari Kombiar“, Sofje 1909
Mesimi dëbon errësirën, „Drita“, Sofje 1902
Ngreu amdhe, “Drita“, Sofje 1902
Rrojtje e merzitun, „Drita“, 1909
Mesoni gjuhen e vet, „Besa“, Konstatinopoje/Stamboll 1909
Vajtim e mallkim, „Shqiperia“, Bukuresht 1899
Cilët jena na?, „Liria“, Selanik 1908
Kushtrimi i shqyptarëve në Manastir, „Liria“, Selanik 1908
Fortësia e pares dhe vepra e saj, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguzë 1907
Qajtje! zot. Nikolle bej Ivanajt, „Shpnesa e shqypnise“, Raguzë 1906
Nihma skemi as pi kuj, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguzë 1906
Hurra!, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
Urime!, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
Për vehte kangmbaronjesh, „Shpresa e Shqypnise“, Raguzë 1907
Thirrje, “Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
Lamtumir, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
Afron dita, „Shpnesa e Shqypnise“, Raguze 1907
Vajtim, „Shpnesa e Shqypnise”, Raguze 1907
Mbrini dita, „Shpnesa e Shqypnise“, Trieste 1907
Para fytyres se Naim Frasherit, „Shpnesa e Shqypnise“, Trieste 1909
„Klithje mbi gjith Shqypetaret“, „Shpnesa e Shqypnise“;
„Detyra e shqiptarit“, “Shpnesa e Shqypnise“;
„Shkoj theror edhe një përpjekës“ (kushtuar Vasil Negovanit), „Shpnesa e Shqypnise“;
„Gjuha Shqype dhe shkronjesit e saj“, „Shpnesa e Shqypnise“

Akt-akuza e nënshkruar nga Nevzat Haznedari që dënoi Musine Kokalarin

voal.ch – Janë ca që të rregulluar dhe komod në kthinat e tyre të lluksit apo të rehatisë personale, mund të thonë se çfarë ‘ duhet opinionit publik një dokument ku shihet qartë firma e prokurorit të gjykatës ushtarake Nevzat Haznedari, i cili kërkon dënimin e Musine Kokalarit. Siç dihet pas kësaj regjimi kriminal e shembi jetën e Musinesë, nxënësen e Sami Frashërit, të lauruar në  Sapienza, me temë diplome Naim Frashërin, shkrimtaren e parë grua të letërsisë moderne.

Më 12 nëntorin e 1944, Musinesë i kishin pushkatuar dy vëllezërit, Muntaz dhe Vejsim Kokalarin, ndërsa në qershorin e 1946, Musine Kokalari, 29 vjeçare, do të dënohej 20 vjet me burg dhe pastaj do të internohej, duke e detyruar të punonte si fshesare në rrugët e Rrëshenit!

A kanë ndërgjegje shqiptarët ?!

 

Foto e rrallë e Musine Kokalarit, dëshmisë tragjike të krimeve të diktaturës Hoxhiste Nga Agustin Miraka

Mit’hat Araniti me Musine Kokalarin themeluan më 1943 Partinë Social-Demokrate

Mit’hat Araniti ose Aranitasi (Selanik, 15 mars 1912 – Tiranë, 29 nëntor, 1992) ka qenë jurist, shkrimtar e publicist i shquar në vitet ’40 me fejtone humoristike e skica me dialekt tirons të cilat u përmblodhën në veprën Qyfyret e Rrem Voglit, katunar prej Rrashbulle, i cilësuar nismëtar i letërsisë dialektore.[1] Përfaqësues i Ballit Kombëtar, për katërdhjetë vite burgime e internime ka qenë një përkthyes i palodhur i mbi 200-250[2] njësive përkthimore ende krejtësisht të identifikuara, të tilla si: libra shkencorë, separate dhe studime arkeologjie, historie e albanologjie.[3][4]

U lind në Selanik më 15 mars 1912, i biri i Mustafait dhe Naxhijes, ku i ati ishte me detyrë ushtarake dhe prejardhjen nga familja e kishin nga Aranitasi i Mallakastrës. Në qeveritë e pas punimeve të Kongresit të Lushnjes i ati u zgjodh ministër Lufte dhe pas 1927 qe Kryetar i Gjyqit të Përhershëm Ushtarak.[5]

Mit’hati shkollën fillore e kreu në Freistadt, Austri dhe më pas në shkollën italiane të Korfuzit, të mesmen në Pisa e Monte Mario pranë Romës dhe arsimin e lartë për jurisprudencë në Zagreb të Mbretërisë Jugosllave, pas një pushimi dyvjeçar pranë familjes.[1]

Ka ushtruar profesionin e gjykatësit të Paqes në Gjirokastër 1940, pas një viti në Prizren. Mori pjesë në organizimin e Balli Kombëtar, më pas u kthye në Ministrinë e Drejtësisë, që e riemëroi në Prizren, më pas në Elbasan[1] dhe në Durrës[5] deri më 1943, kur doli në mal në radhët e çetave nacionaliste të zonës së Mallakastrës. Mori pjesë në përfaqësinë e Ballit në takimin ku u arrit Marrëveshja e Mukjes. Në fund të vitit 1943 emërohet shef personeli i Ministrisë së Brendshme.[1]

Së bashku me Musine Kokalarin dhe intelektualë të tjerë, krijuan në Tiranë Partinë social-demokrate. Krerët e saj u vunë në shënjestër pa marrë ende pushtetin Fronti Nacional-Çlirimtar, u arrestua më 21 nëntor 1944[3] dhe u dënua si figurë e Ballit Kombëtar që mbronte tezën e Shqipërisë etnike siç u arrit marrëveshja në Mukje.[1]

Kreu rreth një vit burg në Burrel e më pas burgimin e kaloi në burgun e Artizanatit në Tiranë për mbi nëntë vite, ku bashkë Mihal Sherkon, Mirash Ivanaj dhe Lazër Radin përktheu të gjithë legjislacionin dhe bazat teorike të funksionimit të shtetit. U lirua në prill të vitit 1954, por fill pas lirimit u internua në disa kampe gjatë periudhës maj 1954-1960: në Kuç të Kurveleshit, Shtyllas e Radostimë të Fierit si dhe Çermë, Dushk e Gradishtë në Lushnjë. Si shumë të dënuar të tjerë, gjatë dënimit u mor me bujqësi dhe banesa e familjes ishte një barakë. Krahas veprimtarisë në bujqësi, u mor dhe me përkthime duke qenë se përkthente nga 6-7 gjuhë huaja.[1]

Ndërroi jetë më 29 nëntor 1992 pranë të bijës së vetme, pa arritur t’i shpërngulet gjendja civile nga vendet e dënimit.[1]

Për një dhjetëvjeçar (1934-’44) ka qenë shkruar në shtypin e kohës («Illyria», «Bota e Re», «Revista Letrare», «Bashkimi i Kombit» etj.) me pjesët e tij satirike, i njohur me pseudonimet Rrem Vogli, Jago Blini, Ja

Që Hë dhe Sufi Asmon Sufës.[1] Më 1996 iu botua përmbledhja Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle: Skica humoristike dhe publicistikë, ku përfshihen poezitë si dhe disa intervista dhe artikuj të viteve të fundit të jetës[5] nën kujdesin e të bijës, Odeta Zhegut.[3]

Araniti zotëronte një sërë gjuhësh të huaja, të tilla si italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, anglishtja dhe serbokroatishtja. Në burg nxuri gjuhën ruse, ndërsa turqishten e kishte gjuhën e nënës, në moshën 61 vjeçare nisi të nxënte rumanishten. Përktheu me mëditje për Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe të Tiranës, në fushat e albanologjisë, arkeologjisë, numizmatikës, etimologjisë, etj. Ndër autorët e përkthyer prej tij futen Meyer, Russu, Krahe, Stipčevič, de Simone, Jokli, Praschniker, Garaschanin, Benac, Ëalde, Hahn, Schufflay, Rendič-Miočevič, Katičič, Teodorova, Papazoglu, Schuckhardt, von Thalloczy, Kilian, Roman, etj.[5] Përkthimet e daktilografuara zakonisht në katër kopje, janë bërë pjesë e fondeve të Bibliotekave Shkencore, së pari të Universitetit të Tiranës dhe më pas të Akademisë së Shkencave, i cili i porosiste përkthime deri para se të ndërronte jetë.[6]

Përkthimi i tij i Fjalorit etimologjik të gjuhëve indoevropiane me tre vëllim, hartuar nga Alois Walde dhe Julius Pokorny nga gjermanishtja, qëndroi në dorëshkrim i pabotuar për dekada të tëra në Bibliotekën e Durrësit.[2]

Më 1958 u martua me Agime Pipën (lindur më 9 shtator 1924 në Shkodër), u arrestua më 12 shtator 1946, tri ditë pas kryengritjes së Postribës, por urdhër arresti u lëshua tre muaj më vonë në dhjetor 1946.[7] U dënua me 10 vite burg, u lirua më 1951;[1] ka lënë një ditar në dorëshkrim.[7] Patën së bashku vetëm një vajzë, Odetën.[5]

Për punën dhe veprimtarinë e tij patriotike e kulturore, pas vdekjes, që i erdhi më 29.11.1992, është dekoruar me titujt e urdhrat më të lartë nga Presidenti i Republikës, si “Pishtar i Demokracisë”, “Naim Frashëri” e “Nderi i Kombit”.

Më 14 gusht 1961 lindi Ekrem Rexha, Komandant Drini, luftëtari dhe komandanti i shquar i UÇK-së

Ekrem Rexha i njohur ndryshe si Komandant Drini është luftëtari dhe Komandanti i UÇK-së, ai që i shpëtoi burgut dhe plumbit të serbit para dhe gjatë luftës, por që nuk i shpëtoi dot plumbit të krimit të pasluftës.

Jeta

Komandant Drini u lind në fshatin Lubizhdë të Prizrenit më 14 gusht 1961. Prindërit Rexhaj ishin të dhënë pas « zejes » së uniformave, prandaj në këtë familje u shkolluan pothuaj të gjithë në këtë drejtim. Por, Ekremi ishte më i dalluari nga ata. Shkollën fillore e kreu në Prizren e më pastaj i kreu të gjitha shkollat ushtarake dhe shkallën e tretë të shkencave për politikë ndërkombëtare. Për shkak të konflikteve dhe krizës së njohur, ai në fillim të viteve ’90 u demobilizua nga armata e ish-Jugosllavosë. Që pas krismave të para për liri, Ekremi u angazhua në radhët e UÇK-së së pari si epror në Vërri, e më vonë si komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, zonës më të madhe në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe ishte ndër komandantët më të rrallë të karrierës, që kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe stabilitetin e një eprori të matur, të urtë dhe dinamik në ide dhe përpilime planesh luftarake. Në Prizren e quajnë ndryshe çlirues, sepse ai në bashkëpunim me komanantin e parë të Brigadës Shumëkombëshe të Jugut, gjeneralin Fritz Fon Korff, arriti që qyteti buzë Lumbardhit të jetë qytet i lirisë. Fliste shtatë gjihë botërore, e më së miri komunikonte në gjuhën angleze.

Pas luftës u emrua drejtor i Drejtorisë për Ambient dhe Siguri pranë bordit administrativ të Prizrenit. Ishte një këshilltar i denjë i ndërkombëtarëve, themeloi Asociacionin e Veteranëve të UÇK-së. Ishte në përfundim të planit për të shkuar për të doktoruar në Universitetin Shtetëror të Kanadasë dhe pikërisht kur u përgatit për këtë rrugë, në orën 8 e 45 minuta të 8 majit 2000, shtatë plumba ia morën jetën e bashkë me të u ndërprenë qindra projekte për zhvillimin e komunës së Prizrenit dhe të avancimit të çështjes kombëtare. La pas djalin me emrin që mbante në luftë Drini, kurse bashkëshortja Hajrije, katër muaj më vonë, lindi edhe djalin tjetër, i cili e përtëriu emrin e babit, Ekrem.

Lufta 

Ekrem Rexha-Drini, duke ndjerë thirrjen e atdheut dhe duke parë zhvillimet e fillimvitit 1998, në shkurt mësynë Sarajevën për të rënë në kontakt me oficerë të tjerë shqiptarë dhe për ta kordinuar organizimin e luftës çlirimtare. Pas arrestimit të tij në Zvornik, me preteks të armëmbajtjes pa leje, ai dënohet nga Gjykata e Uzhicës me dy vjet burg, por me të drejtë mbrojtjeje në liri. Kështu, Drini duke e dashur atdheun më shumë se jetën, kthehet në Prizren dhe vëhet në shërbim të çlirimit të atdheut. Ai nuk ka pritur urdhëra qeverish për t’u vënë në shërbim të luftës çlirimtare! Ndoshta, është kjo njëra nga simptomet që më së tepërmi i ka penguar qarqe të njohura, që luftën e UÇK-së e dëshiruan të quhet “dorë e zgjatur e Serbisë dhe luftë e disa grupeve, barinjsh e të pashkollësh!”

Fillimisht, pasi bie në kontakt me Njësitin e Kabashit, kyçet në radhët e UÇK-së në fillimmajin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja e Jasharajve, që Drinin e sinjalizoi për domosdonë e angazhimit dhe kontributit të tij. Ai më shumë e donte lirinë e Kosovës, se “mrizet” e perëndimit, këtë e dëshmoi me punën e tij të madhe, deri në vdekje. Në qershor, emërohet Komandant në Shtabin e Vërrinit dhe arrinë të tubojë rreth vetit shumë atdhetarë. Ai ishte përherë i respektuar dhe i dashur për bashkëluftëtarët e tij. Duke parë nevojën e madhe të furnizimit të formacioneve të UÇK-së me armatim, ai me një kontigjent luftëtarësh shkon në Shqipëri, më 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qëndron duarkryq. Atje angazhohet në stërvitjen e luftëtarëve të rinj, të cilët këtu kishin ardhë për t’u armatos, e për të kapërcyer Bjeshkët e Nemuna e për t’ju bashkangjitur luftës çlirimtare.

Më 14 dhjetor 1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-së emërohet Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë qëndrimit të tij në fshatrat e komunës së Therandës dhe drejtimit të luftës nga ana e tij, atje ai kishte krijuar raporte të shëndosha në mes popullates dhe luftëtarëve të UÇK-së, dhe kështu ai kishte admirimin e gjithë banorëve dhe luftëtarëve të kësaj ane, që edhe sot atje kujtohet me pijetet. Drini ia rriti admirimin edhe UÇK-së me sjelljet e veta.

Duke parë nevojën e përgatitjes së stafit komandues, për të gjitha zonat e luftës dhe duke parë përgatitjen e shkëlqyeshme në lëminë e artit ushtarak, komandant Drini, me urdhërin e SHP të UÇK-së, emërohet Drejtor i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së. Në këtë dëtyrë të lartë pranë SHP të UÇK-së ka qëndruar deri në përfundimin e luftës, kur ai duket se nuk ishte i kënaqur me kushtet e marrëveshjes për transformimin e UÇK-së dhe kishte vendosur që t’i kthehet jetës civile.

Vrasja e Ekrem Rexhës-komandant Drinit, ka ndodhur, më 8 maj 2000, në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të pjesëtarëve të familjes dhe të policisë së UNMIK-ut, mbi trupin e tij, në afërsi të shtëpisë së tijë është kryer atentat duke zbrazur 17 plumba (tre në kokë dhe 14 në trupin e tij). Kjo vrasje ka zgjuar indinjatë dhe gjykim të ashpër në gjithë Kosovën, por në veçanti te bashkëluftëtarët e tij. Ishte kjo një vrasje, që dyshohet të jetë kryer për motive politike. Edhe nëse gjyqi vërteton se është kryer për motive të tjera, kjo nga qarqe të ndryshme politike, dhe nga një pjesë e shtypit është shfrytëzuar në mënyrë përfide, në përpjekje për të devalvuar vlerat e luftës, shokët e drinit, dhe sidomos institucionin e TMK-së. Por, sidoqoftë komandant Drini do të mbetet si njëra ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare të UÇK-së, edhe pse, ka plot tendenca të ndarjës së dëshmorëve. Ai i takon Panteonit të bijve më të respektuar të kombit.

Wikipedia

Një emër që nuk vdes kurrë! – Nga Bledi Filipi

 

 

Sot është dita e lindjes të strategut, poliglotit dhe patriotit Ekrem Rexha!

Figura e Komandant Drinit është e lidhur ngushtë me luftën dhe mëvetësinë e Kosovës! Është nga ato personalitete që mbeten mishërim i lirisë dhe demokracisë! Është udhëheqësi dhe tejçuesi i mesazhit që Kosova bëhet duke pasur zemrën e mendjen për të! Është shembulli që e lakmon cilido që ka në zemër Kosovën. Fjalët dhe thëniet e Tij të ngjasojnë me ato të një filozofi! E me këtë filozofi fitoi zemrën  e popullit.

Kësaj i trembeshin ata që    në pikë të parë kishin interesat vetjake! E stisën atë që quhet vrasje në pabesi! Por Komandanti nuk vdiq nga dora e të pabesëve! Ata kan  vdekur duke u ndarë nga bota e të gjallëve dhe duke u zhgërryer në pluhurin e harresës!

Përjetësimi i figurës së Komandantit duket edhe sot pas dy  dekadash, kur të gjithë urojnë ditën e lindjes së Tij,  se ai nuk ka vdekur : ai qe është dhe do të mbetet gjallë në zemrat tona!

Të gjithë urojnë me zemër Legjendën që nuk vdes kurrë, dhe i drejtohen me zemër se ai është në mesin tonë! Lavdi të pavdekshmit Komandant!

Vdes miliarderi që mburrej se do të jetonte përgjithmonë

Magnati i mediave amerikane Sumner Redston, i cili zotëron CBS dhe Viacom, ka vdekur në moshën 97-vjeçare, njoftoi National Amusements.

Ai ishte kryetari i bordit të drejtorëve të CBS dhe Viacom deri në vitin 2016, kur  dha dorëheqjen për shkak të shëndetit të dëmtuar.

Të dy kompanitë u bënë pjesë e kompanisë që administron rrjetet televizive CBS, MTV, Comedy Central, Nickelodeon dhe Showtime dhe studiot e famshme të filmave Paramount dhe Miramax në fund të vitit 2019.

Kompania mund të krahasohet në të ardhura me kompanitë më të mëdha televizive dhe filmike amerikane, të tilla si Disney, Time Warner dhe 21st Century Fox.

Viacom mori përsipër CBS në 2000, por kompanitë u ndanë përsëri në 2006.

Sumner Redston është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë. Ai shpesh mburrej se do të jetonte përgjithmonë.

Prof. Eqrem Çabej figurë e ndritur e gjuhësisë shqiptare! – Nga Bledi Filipi

 

Si sot 40 vite më parë do të ndërronte jetë në një spital të Romës, prof. Eqrem Çabej dijetar i gjuhës shqipe, Mësues i Popullit. U largua atëbotë duke lënë përgjysmë veprën e tij madhore Studime Etimologjike.  Porse figura e Çabejt është e lidhur ngushtë edhe me çështjen e arsimit kombëtar. I atribohet merita e sjelljes së metodave të reja të gjuhësisë krahasuese në vendin tonë.

U lind në vitin 1908, mësimet e para i mori në Gjirokastër dhe më pas gjimnazin dhe studimet  e larta  do t’i kryejë në Austri.

Në vitin 1933, Eqrem Çabej diplomohet Doktor në gjuhësi . Si kthehet në Shqipëri punon si mësues në disa shkolla të mesme e më pas në Institutin e Shkencave, ku ishte ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik Dyvjecar, gjithashtu si dhe pedagog në Universitetin e Tiranës e në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Veprimtaria e tij shkencore  u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri dhe në folklor, etnografi, histori të letërsisë. E një rëndësie tepër të madhe është  puna e kërkimeve të  etij në problemet dhe prejardhjen e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane dhe me gjuhët ballkanike. Ndër veprat e tij  përmendim :”Hyrje në Indoevropianistikë”, “Studime Etimologjike në fushën e Shqipes”,” Hyrje në  historinë e gjuhës shqipe”,” Fonetika historike e shqipes”, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, “Meshari i Gjon Buzuku”, etj. Bashkautor i Fjalorit të Gjuhës shqipe 1954.

Me studimet e tij Eqrem Çabej argumentoi prejardhjen ilire të gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj. Eqrem Çabej është dekoruar me urdhrin Nderi i Kombit. Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë edhe  studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqrem Çabej me veprën e tij madhore mbetet një pikë e fortë mbështetje për të gjithë studiuesit e albanologjisë. Figura e profesor Çabejt mbetet gjithnjë e freskët dhe e dashur për brezat! Të tillë dijetarë sado ndahen fizikisht nga kjo botë, mbeten të përjetësuar me atë çka u lënë pas brezave!

Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA

Muaj më parë iu shua ëndrra e saj presidenciale, por Kamala Harris mund të bëhet zv.presidente e SHBA-ve.

Një vit më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për zv.presidente, Joe Biden. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur.

Tani, me Biden si kandidatin e demokratëve për president, 55-vjeçarja është emëruar për pozitën e nënpresidentes, raporton BBC.

Por, kush është Kamala Harris
Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër emigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka.

Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.

Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal.

Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.

Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.

Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.

Pas katër vitesh në Howard, Harris fitoi gradën e saj juriste në Universitetin e Kalifornisë, Hastings dhe filloi karrierën në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.

Ajo u bë avokate e qarkut – prokurore e lartë – për San Franciskon në vitin 2003, përpara se të zgjidhej gruaja e parë që shërbeu si avokate e përgjithshme e Californisë, zyrtare e zbatimit të ligjit në shtetin më të populluar të Amerikës.

Në gati dy mandatet e saja si avokate e përgjithshme, Harris fitoi një reputacion si një nga yjet në rritje të Partisë Demokratike, duke përdorur këtë moment për të nxitur zgjedhjen e saj si senatore e re e në vitin 2017 nga California.

Aspiratat e Shtëpisë së Bardhë
Kur filloi kandidimin për presidente para një turme njerëzish prej më shumë se 20 mijë sosh në Oakland, Californi, në fillim të vitit të kaluar, oferta e saj u prit me entuziazëm. Por senatorja nuk arriti të artikulojë një arsyetim të pastër gjatë fushatës duke dhënë përgjigje të paqarta për pyetjet në fushat kryesore të politikës si dhe kujdesit shëndetësor.

Ajo gjithashtu nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pika e fortë e kandidaturës së saj: gjatë debateve të demokratëve nuk tregoi aftësitë e saj prokuroriale, duke e vendosur shpesh Bidenin në vijën e sulmit.

Një demokrate nga California me një rezyme të zbatimit të ligjit, Harris u përpoq të ndiqte vijën e mirë midis krahëve përparimtarë dhe të moderuar të partisë së saj, por përfundoi duke i dhënë fund kandidaturës në dhjetor para debatit të parë të demokratëve në Iowa në fillim të vitit 2020.

Procesverbali i saj kundër krimit
Kandidimi për presidente të SHBA-ve bëri që për pak kohë puna e saj kryesore si prokurore e Californisë të lihet anash.

Megjithëse u përball me rastet e tilla si, martesa homoseksuale dhe dënimi me vdekje, ajo u përball me sulme të përsëritura nga progresistët për të mos qenë mjaft përparimtare, dhe ishte subjekt i një vepre të profesorit të ligjit të Universitetit të San Franciscos, Lara Bazelon, shkruan tg.

“Kamala është police” u bë një refren i zakonshëm i fushatës së saj, duke prishur përpjekjet për të fituar bazën më liberale të demokratëve gjatë fillimeve. Por, të njëjtat kredenciale për zbatimin e ligjit mund të rezultojnë të dobishme në zgjedhjet e përgjithshme kur demokratët duhet të fitojnë votuesit më të moderuar dhe të pavarur.

Dhe tani, gjersa SHBA-të po kalojnë nëpër problemet e vazhdueshme racore dhe ka një kontroll mbi brutalitetin e policisë, Harris ka zënë një vend në rreshtin e parë.

Në emisionet e debateve, ajo bën thirrje për ndryshim në praktikat e policisë në të gjithë SHBA-të, duke kërkuar edhe arrestimin e oficerëve të policisë që vranë Breonna Taylor, një grua 26-vjeçare afrikano-amerikane nga Kentucky dhe shpesh flet rreth luftës kundër racizmit.

Harris ka thënë shpesh që identiteti i saj e bën të përshtatshme në mënyrë unike për t’i përfaqësuar ato edhe përtej kufijve. Tani që Biden e ka emëruar si kandidate për nënpresidente, ajo mund ta ketë një shans për ta bërë pikërisht nga Shtëpia e Bardhë. bw

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare: Gjuhëtari dhe dialektologu i shquar Prof. dr. Jorgji Gjinari

Më 7 gusht 2020 u nda nga jeta prof. dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar. Jorgji Gjinari kishte lindur në Berat më 1931, ku edhe kreu shkollimin fillor e më pas shkollën e mesme pedagogjike. Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë. U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955. Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas në  kuadrin e Institutit të Shkencave. Së bashku me Engjëll Angonin (1928–2017) dhe Anastas Dodin (1933–2008), ishte ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në  Shqipëri. Fusha kryesore e punës së Jorgji Gjinarit si gjuhëtar ka qenë dialektologjia: hulumtimi në terren i të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, hartimi i punimeve përshkruese për këto të folme dhe më tej vështrime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për struktura gjuhësore të dialekteve.

Gjinari ndërmori një varg ekspeditash në vise të ndryshme të vendit, nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë. Me vëzhgimet dhe materialet e mbledhura në terren hartoi një varg punimesh përshkruese për të folmet e hulumtuara, si e folmja e qytetit të Beratit dhe të folmet e disa krahinave, si Opari, Skrapari, Mallakastra, Myzeqeja, Devolli, Korça (qyteti dhe fusha e Korçës), Bregu i Bunës, Tropoja. Duke njohur gjithnjë e më mirë veçoritë e të folmeve territoriale dhe duke zgjeruar njohuritë shkencore në fushën e dialektologjisë në veçanti dhe të gjuhësisë shqiptare e të përgjithshme, J. Gjinari filloi të hartojë edhe studime për dukuri të veçanta të sitemit fonetik të shqipes dialektore si edhe disa punime përgjithësuese për toskërishten veriore, për grupimin e të folmeve të saj, për gegërishten jugore, për ndarjen dialektore të gjuhës shqipe, për historinë e strukturës dialektore të shqipes, duke i vështruar disa dukuri gjuhësore në lidhje dhe me historinë e trevave përkatëse dhe të popullit shqiptar në tërësi. Më tej ai kaloi në një sintezë përgjithësuese me veprën “Dialektet e gjuhës shqipe” (1989).

Për vite me radhë J. Gjinari drejtoi punën për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” (vëllimi i parë 2007, 464 ff. dhe vëllimi i dytë 2008, 601 ff), duke qenë edhe një ndër hartuesit kryesorë të tij, krahas me dialektologët Bahri Beci, Gjovalin Shkurtaj e Xheladin Gosturani dhe me gjuhëtarët Anastas Dodi e Menella Totoni, si bashkëpunëtorë për tema të veçanta. J. Gjinari bashkëpunoi edhe në mbledhjen dhe përgatitjen e materialeve të shqipes për veprën “Atlas i gjuhëve të Europës”. Njohja e thelluar e dialekteve të shqipes dhe e historisë së tyre i dha mundësi J. Gjinarit të trajtonte edhe tema të rëndësishme lidhur me burimin e gjuhës shqipe, me etnogjenezën e shqiptarëve. Ai është marrë po ashtu edhe me çështje të shqipes së sotme letrare, veçanërisht me marrëdhëniet e gjuhës letrare me dialektet dhe me bazën dialektore të gjuhës letrare. J. Gjinari ka mbajtur për vite me radhë (1958–1989)  leksionet e lëndës së dialektologjisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe ka mbajtur ligjërata universitare edhe në Kosovë e në Maqedoni. Ai ka marrë pjesë në një varg konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare edhe jashtë vendit, duke bërë të njohura arritjet e dialektologjisë sonë dhe rëndësinë e tyre sidomos për gjuhësinë ballkanike. J. Gjinari ka dhënë ndihmesa të rëndësishme në veprimtarinë e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë. Ai ka qenë anëtar i Këshillit shkencor të Institutit, anëtar i redaksisë së revistës “Studime filologjike” dhe i komisioneve për organizimin e të gjitha konferencave shkencore e për botimin e materialeve të tyre. Ka dhënë ndihmesën e tij të vyer edhe si anëtar i komisionit organizues dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (nëntor 1972). Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me rastin e 85-vjetorit të tij të lindjes organizoi një konferencë shkencore të posaçme, ku u vunë në dukje meritat dhe ndihmesat e shumta të prof. dr. Jorgji Gjinarit në fushën e dialektologjisë dhe të gjuhësisë shqiptare në tërësi.

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare në emër të antarëve të saj i shpreh familjes Gjinari ngushëllimet më të sinqerta e të thella për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur, prindit të urtë, zemërgjerë e fisnik.

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare

Tiranë, 8 gusht 2020

Djali sekret i Pablo Escobarit zbulon ku i ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Djali i parë i Pablo Escobarit ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me armë zjarri që e la nënën e tij të vdekur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë.

Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: i pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e armëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medejin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës.

Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, njoftoi pallati mbretëror, disa javë pasi emri u tij u ndërlidh me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

“I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën”, thuhet në letër.

Ai tha se do të ishte në dispozicion, nëse prokurorët duan ta intervistojnë.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës.

Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975.

Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij ” për demokracinë në Spanjë.

Monarkët spanjollë kanë imunitet gjatë mbretërimit të tyre, por Juan Carlos abdikoi në vitin 2014, duke e lënë potencialisht veten të prekshëm nga ndjekja penale.