Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.
Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.
Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?
Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.
Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.
“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.
Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.
Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.
Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.
Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.
Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.
Zonja Kaceli,
Nje nga fajet e renda, te diktatures komuniste ne Shqiperi, ishte dhe fakti qe fajet e babait i kaloheshin te birit ! Me qindra njerez kane vuajtur trajtimin barbar te ‘biografise se keqe’, keto dihen mire, pra nuk po zgjatem !
Ku qendron faji i Ilir Hoxhes, qe ishte vetem dy vjeç, kur u kryen egzekutimet e shkurtit ne vitin 1951 ? ! ! Aty ku u pushkatua Jonuz Kaceli.
Ligjet dhe praktikat e Republikave Demokratike e Moderne nuk te detyrojne te deshmosh kunder njerezve te familjes.
Kurse liria e mendimit dhe e fjales jane te garantuara me ligj.
Ilir Hoxha, nuk ben asnje krim, duke menduar çte doje, per te jatin !
Me vjen shume keq per vuajtjet e tua e te familjes tende, por kjo nuk te jep aspak te drejten te shqetesosh nje njeri te pa fajshem, qe po rri ne punen e vet dhe nuk te ngacmon.
Per me teper ‘ngacmimi’ qe i ke bere ne Aeroportin e Malpenses ne Itali, sipas ligjeve Italiane, quhet agresion verbal dhe denohet me ligj.
Si perfundim je ti qe ke provokuar Ilir Hoxhen, siduket, ke dashur te zbrazesh urrejtjen qe te eshte krijuar per Diktataturen, por nuk eshte kjo rruga per ta bere Shqiperine siç thoni ju. ‘Po do behet…’
Kjo eshte rruga e perçarjes kombetare, futjes se sherrit. Dhimbjet e tua mund ti liroje vetem e drejta e fituar me ligj. Asgje tjeter !
Nuk behet Shqiperia duke marre hake me kanunin e Lek Dukagjinit, duke ndertuar me leke droge etj. duke u telendisur aeroporteve, duke provokuar me agresivitet niperit dhe mbesat e atyre qe do te mendonim se na kane bere keq.
Ata qe i bejne keq Shqiperise se sotme jane ata qe po na lene pa ligje, pa shtet, pa drejtesi, ne meshiren te shefave, ministrave, kryeministrave qe nuk bejne gje tjeter veçse te qeverisin si princa ! Qe kryejne aktivitet vetem per qellim elektoral !
Zonja Kaceli, kontrollo veten dhe rivendos moralin !
Shenim : Dhe mos mendo si Edi Rama, qe kur nuk i pelqejne kritikat e qytetareve i ‘akuzon’ te kene kaluar nga shqupi, une nuk i perkas asnje grupi politik, jam thjesht Patriot ! Faleminderit !
Jam edhe une i ketij mendimi nuk eshte faji i tij se i ati ishte ai qe ishte. Me te keqinj,me te ligj,me injorante se Enveri jane ata qe jane sot ne krye dhe jo Iliri nje njeri qe shikon punet e veta dhe me te drejte te ka pyetur – Kush je ti dhe ne te vertete: Kush je ti qe ngacmon me morale politike ne rruge nje njeri qe shikon punet e veta
Akoma nuk e kuptoj si e quani te pafajshem? Po kaq i pafajshem eshte sa perdor ate llojfjalori me nje femer? Si mendoni se mund te shuhet urrejtja e nje bije qe kushedi sa pasoja ka edhe sot nga ‘ato vite te kaluara’ si i quani ju. Po te kishte qene i pafajshem minimalisht do kishte rritur femije te shendetshem, edhe jo kriminele, por dardha nen dardhe bie!
Shteti demokratik per nje dyqan po. e rregjistrove ne emer te djalit pa burim te ardhurash ta sekuestron por per mijra e mijra krime qe rane mni kete popull cemijet jane te pafajshem Ata nuk u distancuan kurre nga ato krime makabre dhe po tu jepet munsia do i perserisin prape Shihni komente se u dhunua djali i diktatorit kush nga keta ka shkrua per viktimat E meritojnm kete dhune
Eshte kollaj te flasesh sot .
Vetem ata qe i kan provuar disa gjera jua dine vertet vleren .
Moralist dhe trim mbas lufte behet kushdo qe eshte i pamoral .
Kuptoj Zonjen ne fjale qe me te drejte ka ate mllef qe eshte inpa kaperdishem pasi jo vetem vrane dhe roberuan at’here por po vazhdojne perseri dhe me e keqja edhe na murren si Heronj apo bije Heronjsh .
Simbas mendimit tim ky nervizizem i justifikuar ndodh pasi askush nuk u ndeshkua nga ata qe vrane e prene qe se paku te ja u lehtesonte dhimbjen atyre qe u ndeshkuan padrejtesisht per nje fjal goje u burgosen dhe u internuan ..
Edhe fjalorj dhe qendrimi idjaliy te diktatorit ska neboje per komente pasi vetkomentohet .
Gjithsesi pa dashur te mbroj askend nuk jam.i mendimit per dhune ne asnje forme por kur nuk ke sntet qe vendos dhe zbaton rregulla ndodhin shpesh edhe vetgjygjesi duam apo sduam.ne ky eshte realiteti …
Por edhe te me.krekoset si gheli ne mak te plehut nje bir diktatori ky eshte apurditeti me i madj qe ndodh vetem ne vendin e cudirave Shqiperi .
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Zonje po ti shohesh me detaje fotot e bera nga ju.ju keni driten mirsine dhe progresin.ai kishte hijen e frkes hijen e te vrareve.hijen e vdekjes.ai eshte u vdekur.ju e gjalle dhe plot jete..bravaaaa.