Me gurët e bardhë dhe me lëvizjen e ushtarit një kuti përpara nga kjo mënyrë e hapjes së lojës prej kryeministrit në simultanen e sajuar (100% edhe jashtë lexuesve të konspiracionit), për shahistët skema e lojës quhet një strategji mbrojtëse ose i ke lë mesfushën kundërshtarit në mënyrë që t’i lexosh atij sulmin.
Apo të kujtosh atë çka shkruhet:–“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”
Ne nuk e dimë ende mirë deri tani se kush mbërriti më parë në veshët dhe sytë e dëgjuesit si lajm më parë.
A ishte njoftimi i SPAK-ut për çështjen “Albanian Files”?
Apo lëvizja një kuti e ushtarit të bardhë gjatë simultanes në të njëjtën ditë më 6 Nëntor, 2026 u bë nga kryeministri dhe u dha si një shenjë nga ana e kryeministrit Shtëpia e Shahut gjatë një veprimtarie me pjesëmarrës të Komitetit Olimpik Shqiptar për të pritur lëvizjen tjetër nga Struktura e Posaçme e Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Prap mbetet interesant fakti që po zhvillohej në Simultane dhe se me rregullat e lojës sipas FIDE-s shkruhet dhe njihet se; “Objektivi i secilit lojtar është që të sulmojë mbretin kundërshtar deri në atë mënyrë që kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme.”
Uauuu….!
Të jetë kaq e thjeshtë?
“Kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme” ?!
Të ketë ardhur vallë koha?
Përsa kryeministri e ka bërë çeljen (lëvizjen e parë dhe me gurë të bardhë), fakti i dytë interesant mbetet se çfarë lëvizje do të na japë SPAKU pas saj…
Duhet që situatën komplekse na duhet ta kuptojmë fare thjeshtë.
Si në shah, në se do të kishim parasysh thënien e një shahisti të shquar shkruar me kujdes në muret e “Shtëpisë së Shahut” ku lexohet:-“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”
Sa për një ose disa hapa përpara gjërat bëhen edhe më të dukshme kur i analizon se në javën që u mbyll KE i dorëzoi Progres Raportin Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Suksesi i tyre varet pikërisht nga disa reforma të rëndësishme siç janë përcaktuar tashmë nga skakiera gjeopolitike evropiane si;
1-Ulja e polarizimit politik në Kuvendin e Shqipërisë. Ku ndërtimi i një dialogu konstruktiv politik të jetë qëllimi dhe jo ndëshkimi disiplinor deputetëve opozitarë të mbetur si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.
2-Reforma Zgjedhore ku kërkohet kryerja e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhoreduke i adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
3-Drejtësia dhe Lufta Kundër Korrupsionit lidhet me disa aspekte si pavarësia e gjyqësorit nga politika ku KE-n kërkon ndalimin e presioneve politike dhe sulmeve personale ndaj magjistratëve dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Dhënien e dënimeve të formës së prerë për korrupsionin e lartë ku nga rezultatet e SPAK-ut, Shqipëria duhet të konsolidojë një historik solid të vendimeve përfundimtare të gjykatave (dënimeve) për zyrtarët e nivelit të lartë, si dhe të rrisë konfiskimet e pasurive të paligjshme. Dhe se menaxhimi i çështjeve në gjykata kërkon reduktimin e mëtejshëm të ngarkesës së çështjeve gjyqësore të prapambetura.
4-Liria e Medias dhe Shoqëria Civile janë dy momente që protesta ka zbuluar si shumë të rëndësishme në Shqipëri nga përplasja e pushtetit autokratik me qytetarët dhe studentët si dhe me shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Presioni i madh politik, pronësia në prodhimin mediatik dhe transparenca janë kushti për të kuptuar hapësirën e lirisë së veprimit të gazetarëve ku më së shumti ndjehen censura dhe vetëcensura. Raporti mes shtetit dhe privat në media ka zbehur rolin e interesit publik si dhe përfaqësimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në qoftë se ato në mos izolimit dhe letargjisë janë bërë palë me pushtetin në përcjelljen e interesave të tij përkundrejt shërbimeve ose ekzistencës.
Në vazhdim janë edhe disa pika të tjera që lidhen me Mbrojtjen e Mjedisit, Çështjen e Pronave si digjitalizimi i kadastrës dhe kompensimi që prej shpronësimeve të sistemit komunist, apo dhe vetë realizimet për t’i shërbyer Procesit të Zgjerimit dhe Rritjes së BE-së ku kërkohet zbatimi i agjendës së përcaktuar të reformave përshpejtimi i të cilave pas gjysmës së rrugës së përshkuar deri tani shpie në mundësinë për të përfituar plotësisht nga paketa financiare me rreth 920 milionë euro.
Në morinë e kësaj problematike tani na duhet të kuptojmë se a bëhet kjo së pari për Shqipërinë dhe shqiptarët apo për protagonizmin e dikujt me pushtet apo që kërkon pushtet?
Si mund ta kuptojmë vërtetë?
Kryeministri është në prag të lëvizjes apo po vazhdon gjoja të rrokullisë çdo mëngjes sofrën e gurtë të dialogut?
Kjo mbetet ende e varur nga koha.
Koha e dëshirës për mos organizim dhe përçarje të protestës në 162 ditë që ka kaluar çdo formë provokimi ej ku sigurisht nuk mbeten pas mediat pranë qeverisë dhe propaganda 24/7, shihet nga ana tjetër jo me rolin që luajnë individët, por me përgjegjësitë që çdo shqiptar ka për ta mundur përpjekjen që mund të bëhet dhe bëhet për ta përçarë frontin e bashkuar qytetar me studentët e cila ka ndikuar sadopak në “çoroditjen” e mendjes organizatore të protestës, aktivizmit, vullnetarizmit dhe kuptimit të mesazhit ku bashkimi dhe numrat në pjesëmarrje qoftë edhe me këngë apo me paqe janë shumëfish më të fuqishme se sa një polici e paguar, e pajisur dhe e lodhur. Masiviteti dhe pjesëmarrja pra bashkimi qytetar do ta mposhtin dhunën dhe çdo provokim tësaj.
Askush në media deri sot nuk ka komentuar dhe argumentuar dot dy pamje mbresëlënëse si shumë të tjera nga protesta.
E para një pensioniste që u tregonte vizualisht policëve dhe policeve përpara kryeministrisë sasinë e parave që ajo sikurse prindërit e tyre marrin çdo muaj?
Dhe policët në kordon mbrojtës të heshtur dhe pa fjalë sepse kush luan nga rreshti humbet vendin e punës.
Sa turp!
Por edhe më turp është një fakt tjetër që kalohet pa u vënë re. Jo thjeshtë ai mes grupeve që nuk e ruajnë dot tensionin pa e shfaqur përkatësinë dhe ngjyrimet në protesta, por tek përballja mes protestuesve dhe policisë.
Sa poshtë veç sa turpit?
Do të ishte një akt dhune apo dhe frymëzim po ta shihje me sytë e censurës shtetërore. Por përballja nuk është e njëanshme.
Në tre javët e fundit është demonstruar dhunë mes palëve.
Policia është shtuar në forca mjete dhe pajime dhe ajo çka duket se nuk falet mes kësaj “Simultaneje” të kryeministrit apo ministrit të brendëshëm është përdorimi i flamurit kombëtar si simbol.
Në një kohë kur protesta e ka rrëmbyer me himn dhe me flamur që nga dita e parë kauzën se “Shqipëria nuk është për shitje”, tani çfarë i duhet një autoboti-ujëhedhësi të ardhur së fundmi të mbajë flamurin kombëtar në mes kësaj përleshje.
A është ky një provokim i hapur kundrejt aktit të përplasjes në protestë ndoshta nga një fishekzjarr apo molotov?
Çfarë torreje apo “kalaje” i paska mbetur policisë së shtetit pa marrë në emër të kryeministrit?
Në fakt kjo është vetëm tërheqje.
Ditën që lajmi se SPAK është vënë në dijeni dhe pë bën hetime mbi çështjen “Albanian Files”, lëvizja ligjore ku shkruhet se:-“kjo procedurë penale është nën hetim”, kjo do të thotë se organet e zbatimit të ligjit ose ndonjë një agjenci tjetër është autorizuar dhe po mbledh informacione, prova dhe dëshmi, për të përcaktuar nëse është kryer një vepër penale dhe nëse duhet të ngrihen akuza.
Kjo nuk do të thotë se jeni fajtorë; thjesht tregon se çështja është ende në fazën hetimore dhe se po mblidhen faktet.
Dinamika është përcaktuar tashmë.
Pritet lëvizja.
Largimi apo Dorëheqja.
Pranimi i Humbjes apo deklarata pas saj u zure Mat…
Ajo që mund të kuptojmë nga kjo tej zgjatje deri tani është se pushteti i drejtuar nga kryeministri me dhunën e ushtruar, aktet administrative për rregullat në protestë, pagesën e policëve si bonus i shtypjes, arrestimet dhe shoqërimet e protestuesve, përçarjen, intimidimin, gjuhën armiqësore dhe të pamoralshme etj. ka përdorur taktikën e njohur “death by a thousand cuts”*.
Taktika e njohur “vdekja nga mijëra prerje” që është pikërisht realiteti dhe sjellja e qeverisë sot. Është shprehja që tregon për mënyrat se si kërkohet një dështim, një shkatërrimi i ngadalshëm, si shkaktohen vuajtja dhe dhimbja ku shumë probleme të vogla e të parëndësishme në dukje dhe pa të lënë përshtypjen u jepet e një goditje të vetme.
Vendosja e diktaturës
Kjo është strategjia simultane e kryeministrit.
Mbreti do të mbyllet në qoshen e detyruar.
Lëvizja e vetme është dorëheqja.
Përgatitja e terrenit.
Largimi….
____________
*Simultane Shahu ose e njohur si simul/simultaneus exhibition, është takim ku luhen njëkohësisht shumë ndeshje mes një Mjeshtri të Madh dhe një grupi lojtarësh shahistë kundër. që zhvillohet mes një Mjeshtri të Madh. Ajo është një ngjarje ku shpesh quhet edhe si sfidë e memories.
*FIDE- Federata Ndërkombëtare e Shahut e themeluar në Francë 1924 (Fédération Internationale des Échecs).