Ka ndryshuar së paku në tre herë ora e mbajtjes së fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s* të kryeministrit Rama në sesionin e 81-të të saj. Nga i pari në çeljen e punimeve të datës 25 Nëntor, 2026 rreth paradites me orën e kontinentit Amerikës së Veriut (ora e Nju Jork-ut), janë ndryshuar dy herë pozicionet dhe koha për fjalimin e tij. Gjatë mesditës të së Enjtes përditësimi u bë një herë në spostimin në vendin e 10 dhe më pas në të 12-in i cili duket më i pandryshuari. Ndërkohë e reja që do të kombinojë me orët e pasdites së Shqipërisë është e Premte 18:00-19:00 me orën e ‘Besës’. Veç një medie në Shqipëri që e kishte vendosur përditësimin e parë asnjë zyrë shtetërore qoftë MIA, ATSH, RTSH si dhe Ministria e për Evropën edhe Punët e Jashtme nuk ka bërë ndonjë njoftim qoftë për kohën apo edhe për përmbajtjen e fjalimit. Vlen të theksohet se Rama vetë ka mbajtur larg celularin dhe postimet ndryshe nga sa vite më parë kur jo rrallë përmbajtja e fjalimeve zbulohej dhe reklamohej më parë në disa media amerikane që anonin majtas dhe kundërshtonin . Në sesionin e 79-të, të vitit 2024, Rama u njoh për zhurmën për mbi tre çështje që ngriti si; Shteti Sovran Bektashi, Kosovën dhe Rajoni si dhe Nevojën e një Reforme në OKB. Deri tani nuk kemi asnjë përditësim dhe vetëm kemi dijeni se ende asnjë të re nuk ka dalë në shtypin zyrtar përveç atij të përgatitjes për pjesëmarrjen e kryeministrit në Sesionin e 81-të sipas ATSH-s:- ” Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju Jork dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë. Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare”.
Për kureshtje, pyetëm edhe Diellën pasi sesioni i 2026 ka në qendër inteligjencën dhe super-inteligjencën artificiale veç çështjeve të tjera. Heshtja e rënë mbi Ramën nga skandali i arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni (arrest shtëpie), nga SPAK të cilat duket se janë e vetmja ‘shenjë e mirë’ e vetëpërmbajtjes për të pranuar një realitet të korrupsionit në Shqipëri. Një reflektim tek realiteti shqiptar pa u munduar që ta manipulonte atë në shkallë botërore si harmoni e zhvillimit shoqëror, mbrojtjes së natyrës dhe bumit turistik. Nën këto teza mjedisore dhe të tolerancës pa theksuar plagën e shpopullimit, varfërisë dhe korrupsionit shtetëror Rama ishte përgatitur edhe më parë që ta tjetërsonte edhe Protestën Qytetare e cila ka hyrë në muajin e katërt me kërkesën e pandërprerë “Për dorëheqjen” e tij, si një pjesë e dialogut dhe të tolerancës të një qeverie largpamëse. Një propagandë që e ka zhvilluar mes mbështetësve të tij gjatë muajve të verës në stilin e një komunikimi të koduar BESA. Nga të gjitha zhvillimet e ditës me protesta dhe shoqërime protestuesish gjatë së Enjtes, Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë kaloi me tensione rreth debatit që ka shkaktuar arrestimi i drejtueses së SHISH e cila ka prekur ndjeshëm çështjet e Sigurisë Kombëtare. Me gjithë rendin e ditës së parashikuar, opozita këmbënguli për debat ndërgjegjësues të cilat shpesh u kundërshtuan nga mazhoranca dhe devijimi i debatit shpesh degradoi në “goditje replikash” personale jashtë përmbajtjes duke prurë histori të së shkuarës në keq qeverisje gjatë viteve të tranzicionit me çështjet e sigurisë dhe sekreteve shtetërore. Në fund të seancës kaloi me 107 vota një projektligj; “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza“. Ndoshta i vetmi moment pozitiv i ditës që do ta gëzonte Ramën në distancë, pasi e gjithë seanca u mbulua mirë nga rezervat përkatëse për GPS. Deputeti Erion Malaj mbuloi plotësisht Taulant Ballën me formulën:- “Në bazë të nenit 49 të Rregullores propozoj të kalojmë në votim!”… Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit Qeleshi që nuk mundi ta qetësonte situatën rreth foltores së rrethuar nga deputetë dhe i mbrojtur me gardistë, nxorri një nga termat e kopjuara parlamentar i cili nuk ka lidhje pikërisht me formën dhe përmbajtjen se si prej kohësh zhvillohet debati në Kuvendin e Shqipërisë. I sforcuar Peleshi tha:-“Unë jam ai që nuk mund ta le të bëhet filbaster edhe të mbahet gjithë peng e gjithë seanca“. Kuptimi në parlamentin e Rilindjes Socialiste kundërshtari vlerësohet si pengues i qëllimshëm dhe mungesa e argumentit nga mazhoranca kryhet me forcën e kartonit në çdo rast. Kështu që ligjet e propozuara nga kryeministri autokrat dhe porositura nga interesat klienteliste kanë i degraduar shpesh herë ligjet duke mos e lejuar debatin dhe arsyetimet si një proces i dialogut qytetar dhe fjalës së lirë çka është parashikuar në të gjitha dokumentet e shtetit dhe në Kushtetutë.
Kjo njëanshmëri që i bëri bisht debatit të fortë pë rolin e Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit në Çështjet e Sigurisë Kombëtare la të kuptohet se me kthimin e kryeministrit nga SHBA-ja një forum socialist do të mblidhet. A e mbledhin atë si Asamble Socialistët apo i mbledh Socialistët në Asamble Rama për të kryer ndryshime dhe ndarje postesh në kabinet dhe në parti kjo mbetet për t’u parë.
Mbetet për t’u parë ashtu sikurse dhe Blendi Klosi deklaroi nga foltorja e Kuvendit duke ju drejtuar publikut dhe opozitës se :-“Doni të kuptoni se si është Partia Socialiste? Ditën e premte në orën 5:00 jeni të lutur të vini në zyrat e deputetëve. Shikoni se si gjithë njerëzit vijnë atje, qajnë hallet me Partinë Socialiste, marrin opinionet e saj, shikojnë se si zhvillohet Shqipëria. Ju vazhdoni, vishni kostumet e zinj, dita juaj ka ikur prej shumë kohësh”.
Pra mbetet për t’u parë kjo e Premte e Socialistëve me propagandën e tyre në mbrojte të korrupsionit në Shqipëri dhe në OKB njëkohësisht. Sëmundjes që u vërtetua se e ka kalbur shtetin.
________
*OKB, tema vjetore 2026 Sesioni 81-të:-“Kombet e Bashkuara japin rezultate tek Rivendosja e besimit dhe menaxhimi i transformimit“.
*Niko Peleshi 24 Shtator “filibuster”– një mënyrë që zgjat pafundësisht debatin duke pamundësuar votimin. E kundërta e asaj kur Kuvendi e ka kaluar buxhetin e vitit 2024. Një rekord i 7 Dhjetorit 2023 me afërsisht 7 minuta.
24 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)