Ka lënë politikën dhe po i rikthehet sportit me sa duket kryeministri Rama. Mesazhin e zgjedhur në mënyrën e gabuar e përforcon lajmi se me fillimin e muajit Shtator dhe vjeshtën e freskët hyrja në zyrë e bën të veshur me dorezë boksi.
Ismail Qemali në sfond, Nelson Hysa* dhe Rama tek ngjeshin dorezat është një foto e zgjedhur për të energjizuar të afërmit në Rilindjen Socialiste si dhe për të trembur dyshuesit dhe kundërshtarët në radhët e gjera si rilindës edhe ata të bazës socialiste.
Sa për kundërshtarët e tjerë, protestuesit që kanë zhvilluar tashmë 93 raunde dhe që e kanë pritur kreun e qeverisë të shfaqet, kjo foto propagandë nuk është më një sfidë, por tmerr dhe frikë nga urrejtja popullore e keq qeverisjes për korrupsion dhe krim ekonomik të përsëritur pa rrugëdalje.
Dorëheqje ose ‘KO‘ !
Të tilla foto të kujtojnë tuçet e Veliajt në Lojërat Olimpike të Francës 2024, ku atletët e mundjes me nënshtetësi rishtazi shqiptare, kurorëzimin e medaljeve e konvertonin për propagandë edhe me favorin e një apartamenti apo të fondeve për të sponsorizuar klubet sportive nga Bashkia e Tiranës.
Por le të kthehemi tek sallakshi me dorezë boksi që i duket se bën gjetje dhe do të përcjellë një mesazh ndërkombëtarizues për nga fama.
Sot një vit më parë ashtu sikurse Ministri për Evropën dhe Punët Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në raundin e Bledi-t në Slloveni për “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik i Evropës“, kryeministri që nuk do ta humbte këtë rast kurrë, sot ndodhet në zyrë dhe i izoluar më tepër se kurrë. Duke kujtuar ndeshjen e një viti më parë kur pas Zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 cënimi i votës ishte një akt me pasoja për degradimin e shpejtë të imazhit globalist të sallakshit Rama, gafat e asaj kohe u përmblodhën me fjalinë e fitores së fortë për një mandat të katërt të cilën ai e quante “fituam fort këtë herë”. Shkatërrimin e pluralizmit dhe vendosjen e regjimit të parti shtetit:-“… arsyeja pse fituam fort këtë herë, mendoj, ishte e lidhur ngushtë edhe me zotimin e BE-së dhe me thirrjen që të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit tonë për ta çuar atë në BE.”
Sot njerëzit i besojnë zhvillimit dhe drejtësisë, Shqipërisë-Atdheut dhe familjeve të tyre më shumë se sa Rama ua imponon atyre Evropën.
Një vit më parë Evropa i tha kryeministrit përmes Zonjës Kos se :- “Ne do të jemi në gjendje të pranojmë anëtarësimin e shteteve të reja. Ata duhet të japin pa i rënë rrugës shkurt. Që do të thotë se; 1- sundimi i ligjit, 2-të drejtat e njeriut, 3- lufta kundër korrupsionit, 4- lira e medias, janë të panegociueshme”.
E përsa një vit ka kaluar ndër pikat e panegociueshme janë edhe mbrojtja e pasurive natyrore dhe e biodiversitetit. Ligji 21/2024 e të tjerë pas tij janë një “grusht” që nuk kanë rrëzuar vetëm imazhin.
Dorëheqja është futur në qosh të ringut nga protesta.
Rama tashmë është përtokë...
Protesta Qytetare e pandërprerë ka hyri në ditën e 94-t dhe as me premtime dhe as në ring, Rama nuk është shfaqur më as gjëkundi përveç propagandës, manipulimit dhe provokimeve që ai po kërkon t’i ushtrojë.
Një ‘KO‘(!), që për protestën po tregon se po fillon të numërojë nga 1deri në 10…
_______
* Nelson Hysa (boksieri kampion i pamposhtur në peshën e rëndë 2026
* KO-“knockout” (nokaut), që nënkupton se boksieri rrëzohet në dyshemenë e ringut dhe nuk arrin të ngrihet para se gjyqtari të numërojë deri në 10-të.
*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-me-shakate-ne-bledi-20-gafat-diplomatike-dhe-historike-nje-tjeter-autokrat-fodull-shqiptar/aktuale/fokus/
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)