Një qytetar e shtron kështu çështjen për plotësimin e nevojave të furnizimit me ujë:-“Më siguroni prurjen 24/7/365 sepse paguaj taksë. Keni premtuar para 15 vitesh?
Në mënyrën më të thatë të mundshme jo për nga mënyra e komunikimit, por e efektit ndërgjegjësues dy veprimtari që tërheqin vemendjen në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, ishin ato të UKT (Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës), dhe World Bank Group Albania – Grupi i Bankës Botërore në Shqipëri.
Përmes ATSH dhe Facebook-ut temat e zgjedhura si “Uji është një pasuri dhe një burim jete që duhet ta mbrojmë çdo ditë” nga UKT e “Uji dhe Gjinia 2026” Grupi i Bankës Botërore në Shqipëri ja kalojnë me propagandë atë çka kërkon jeta e përditshme dhe sa nevojë kanë për ujin shtetasit, përpara se të shkohet tek kursimi.
Sa kushtojnë këto fushata ndërgjegjësuese?
Uji është një nga çështjet që qytetarët mund të protestojnë sepse uji mungon çdo ditë, vjen ende për turp i racionuar ose nuk vjen fare.
Edhe përse kjo është gjendja e përditshme për të protestua në Shqipëri, shteti i korruptuar gjen mënyrën e vet të’u shpëlarë kur shfaqet dhe sigurisht për të përfituar.
Ndërgjegjësohu!
Ndërgjegjësohu edhe për pikën e ujit!
Ndërgjegjësohu edhe për 40% -shin e rolit të gruas me përfaqësim në nivelet administrative të drejtimit të ujësjellës kanalizimeve, por para se të kursejmë i siguroni shqiptarëve 24/7/365 ujë në 2026-ën!
Shqipëria me një qeverisje të korruptuar nuk mbrohet dot nga shirat e dendur që përmbytin qytetet dhe fshatrat, shemben veprat e infrastrukturës rrugore kudo, ndotet mjedisi dhe gjendet gjithmonë justifikimi me grupe pune emergjence.
I vetmi ujë me presion me shumicë në Shqipëri hidhet nga “topat e ujit” të automjeteve të policisë të mbi protestuesit të cilët janë varësuar nga lagja dhe granatat e gazit sa herë që kundërshtojnë masivisht me qëndresat e tyre.
Të gjitha kanë kosto.
Kosto deri në shëndet.
Por kosto dhe transparence nga fushatat për ndërgjegjësimin e pikës së ujit me rastin e Ditës Botërore, ne ende nuk gjejmë dot.23 Mars, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)