Kur krahason mesazhin politik të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla që etiketon mijëra protestuesit e 22 Dhjetorit përpara kryeministrisë me shprehjen “Ne nuk do të lëmë ta djegësh Shqipërinë”, ku ai qëllimshëm bashkon Berishën me çdo hije “non-grata propagandistike” të mundshme ku më të pakënaqurit me Berishën të mos shohin më as bëmat e korrupsionit të Ramës, Ballukut e të tjerëve në këta 12 vite të Rilindjes Socialiste, me thelbin e asaj që kishte në vetvete protesta të bën të kuptosh se sa varfër mendimi i tij si tregtar-politik ka mbetur i pa zhvilluar.
Rastësisht në 80 sekonda media Euronews (Shqipëria në BE 2030), e përshkroi me tre katër pika qëllimin e protestës e drejtë të opozitës, Ballukun që mban postin e zv/kryeministres megjithëse është e pandehur, Berishën në foltore, mijëra pjesëmarrësit, madje edhe molotovët e hedhur dhe disa arrestime të cilat ishin që në krye të lajmit.
A e kupton Balla se si bëhet lajmi?
Këtë nuk dimë ta themi me siguri.
Por në vijueshmëri Taulant Balla, nga frëngjitë e ish Komitetit Qendror ndihet i qetë të vështrojë grumbullimet e protestave përpara kryeministrisë, të japë numrin e saktë të pjesëmarrësve dhe të demoralizojë sa të mundet lirinë e njerëzve për të ushtruar një nga liritë e tyre, të drejtën e protestës.
Kur këto mbeten të pamjaftueshme, Balla përmes propagandës zyrtare ATSH-n, hedh shkëndijat e veta ideologjike që nuk e ndezin dot as socialistët dhe as patronazhistët e trembur nga përmasat e korrupsionit shtetëror dhe deri ku ka arritur ai.
Jo më larg se sot, 26 Dhjetor, 2025 deputetë të PD i janë drejtuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Zhvillimi të ditës së sotme ishte lajmi mbi thirrjen në orën 11:00 mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Një thirrje e cila pas heshtjes së gjatë dhe kyçjes së mjediseve kuptohet që është bërë e panegociueshme.
Një ndër përfaqësuesit e këtij komisioni nga ana e mazhorancës është edhe Z. Taulant Balla.
Që t’i kthehemi idesë :- Përse Balla flet në shumës (?), i fshehur pas shprehjes “Ne nuk do të lëmë ta djegësh Shqipërinë” kuptimi i vërtetë i saj në shumës do të thotë se vetë Balla është pjesë e një grupi që tani për tani ndjehet i paprekshëm, mbase edhe i fortë përpara drejtësisë e cila shumë shpejtë do t’i ketë në konsideratë kërcënime të tilla.
Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë dhe askush pas shpine të mos përpiqet t’i provokojë.
26 Dhjetor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)