Në Tiranë gjatë 20 dhe 21 Tetorit, 2025 u kjutuan përmes konferencave ndërkombëtare dy përvjetore. Ai i 35-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe i dyti 30-vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Për të dyja ngjarjet mbulimi mediatik ishte ditor, thuajse edhe pa ndonjë jehonë informative mbi rëndësinë e tyre për publikun. Kjo sepse shumica e publikut Komisionin e Venecias e njeh si një institucion i shkallës së e lartë të këshillimit ligjor mbi çështjet që rrihen në gjykatat e disa niveleve brenda Shqipërisë. Shqipëria është një ndër 46 shtetet anëtare në Komisionit të Venecias që prej 14 Terorit,1996 dhe shpesh çështje të kontrrollit të kushtetuetshmërisë së ligjeve kanë patur nevojën e marrjes së kësaj këshille e cila duhet theksuar se në vitet e fundit e parë vetëm në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të një maxhorance që ka për prioritet me fuqinë e kartonit linjën partiake dhe jo mendimin kritik (mbase dhe më thellë asistencën e Inteligjencës Artificiale për 83 ndejtëse), jeta parlamentare po humbet fyrmën e parimeve demokratike dhe pluralizmin politik si të tillë.
Por diçka më herët gjatë muajit Tetor, veç mbledhjes për jubilare të 35 vjetorit të Komisionit të Venecias dhe të 30 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, po në Tiranë më datë 8 Tetor ishte një vendim i KM i cili lejon paraqitjen jashtë shtetit të tre dokumentave origjinale. Siç përcaktohet, janë 42 faqe gjithsej pjesë e Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë si:
a) Ligji nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” (40 faqe);
b) Dekreti nr.2241, datë 21.10.1998, i Presidentit të Republikës, “Për shpalljen me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë” (1 faqe);
c) Dekreti nr.2260, datë 28.11.1998, i Presidentit të Republikës për shpalljen e ligjit (1 faqe).
Brenda rregullave të sigurisë dhe proceduarave për t’u paraqitur në ekspozitën “Demokracia nëpërmjet Ligjit” në Venecia, Itali pranë pranë muzeut “Doge’s Apartments at Palazzo Ducale”, pyetja që shtrohet është:
Përse këto artikrafte nuk publikohen më shpesh me mediat vizuale nga ATSH dhe të tjerë televizione kombëtare, apo prodhime dokumentare, por dalin thjeshtë një “copy-paste” e vendimit zyrtar dhe asnjë përpjekje më tej nuk bëhet?
Ndoshta interesi është shuar.
Por për hir të transparencës dhe më kryesorëve informimit dhe të edukimit të publikut me dokumenta kaq të rëndësishme të shtetit, ky do të ishte shërbimi më i thjeshtë dhe më i mirë që do të mund të bëhej veçanërisht për nxënësit e shkollave.
Pikërisht duke parë këtë mënyrë autoritare dhe burokratike të përdorimit të materialeve që nënvlerëson ushqimin si duhet të publikut me informacion, skica e autorit LD-NY 25, ndërton fabulën me të cilën kryesisht njihet Venecia mes trafikut ujor të gondolave (një mjeshtëri gati 1000 vjeçare e gondolierit), ku thënë shqip rremëtari i jep lundrim gondolas duke shtyrë një rremë 4metroshe (ose dy bojë të kryeministrit të sotëm). Ndërsa kryeministri shqiptar e shpreh kohëzgjatjen disa mujore të ekspozitës (Tetor 2025, Janar 2026), padyshim koha do ta tregojë parashikon autori me kushtetutën e kafshuar, se propaganda dhe imazhi i gondolas do të shijohetnjë ditë. Dhe atëherë publiku do të njihet me dokumentin e vjetër dhe justifikimin e nevojës për një kushtetutë të re pasi rilindësit tashmë me udhëzues të inteligjencës artificiale, janë programuar si progresistë me komandën “Vetëm Përpara”.
“Urgjenca për BE-në 2030” me këtë mungesë transparence, llogaridhënije dhe përgjegjësie ku po përdoret si mekanizëm inteligjenca artificiale si epërsi e administratës kundrejt kundërshtarëve dhe publikut që ka në dorë zgjedhjen e fateve të veta me votë, na tregon edhe njëherë se pushteti dhe administrata bashkëveprimin me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias duhet ta shprehnin me kohë përmes fryteve dhe zbatimit të standardeve të duhura ligjore për institucionet demokratike, të drejtat e njeriut, ligjin zgjedhor, drejtësinë kushtetuese, institucionet dhe figurën e punonjësit shtetëror etj.
Në qoftë se këto të drejta nuk i bëjnë pronë qytetarët për t’i ushtruar dhe ndërtuar shtet që u garanton të gjitha liritë dhe të drejtat atëherë Shqipëria “do të mjaftohet” me një pluralizëm formal të paraqitur në Kuvend dhe ku politikisht shqiptrët do të përjetojnë tranzicionin monopariak që po kalon stafetën nga socialistë të epokës së Nanos (i ndarë nga jeta më 31 Tetor, 2025), tek Diella.
____________
* “30 vite Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”
1 Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)