(Gjysmë Lajmet, Algoritmet, Lufta Hibride dhe Inteligjenca Artificiale)
Në Ditën e 119 të Protestës Qytetare që zhvillohet e pandërprerë në Tiranë kryesisht si edhe në disa qytete të tjera të vendit e përsa ende nuk kemi pëditësim për takimet dhe axhendën e kryeministrit Rama, fillimjavame sa duket nënkupton udhëtimin e kthimit. Ai humbi sërish mes takimeve të vakëta dhe të sforcuara sikurse dhe disa ditë para fjalimit të tij në sesionin e 81 të OKB-së.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë SHTZ Bajram Begaj ka pritur letrat kredenciale të ambasadorit të SHBA-së Eric Wendt duke “rikonfirmuar vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. I menjëhershëm ishte publikimi nga ana e ATSH-s i kësaj ngjarje duke përfshirë këndvështrimin e Presidencës së RSH dhe të Ambasadës së SHBA. Nga ana e presidentit Begaj ndër të tjera shënohet se:-“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”. Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Tiranë po përmes ATSH-s përcjell urimin e mirëseardhjes ku shënohet se:“-Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën me dije se ambasadori Wendt i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Gjatë takimit ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për përparësitë e administratës së presidentit Donald J. Trump. Në fokus të bisedës ishin bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike, si dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.”
Vendosja e dy mesazheve nuk përbën thjeshtë këndvështrimet dhe interesimin e institucioneve, por lidhet edhe me transparencën gjatë shpejtësisë së lajmit.
Kryeministri Rama po përgatitet për rrugën e kthimit ndërkohë që dita përmbyllëse është e Hëna 28 Shtator, dita dhe kur presidenti Begaj ka lajmëruar pë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kuptohet dhe ndoshta mund të tolerohet se si një ditë e Shtunë, por Presidencës ju desh një kohëzgjatje për publikimin në faqen e saj online “pritjen e letrave kredenciale”. Ndoshta personat përgjegjës nuk punojnë jashtë orarit dhe fundjavave, por këshilla e duhur për publicitet konservohet deri në një urdhër të dytë ose vonesë prej disa orësh. Kjo nuk është as hamendje dhe as dëshirë konspiracioni, madje as perceptim i njëanëshëm, por thjeshtë një detaj i transparencës dhe i monitorimit për shpejtësinë e lajmit. Raste të ngjashme mund të ketë, por ky i së Shtunës sikur nuk përputhet. Në rubrikën e lajmit dhe galerinë mediatike presidenca ka rreaguar disa orë me vonesë dhe duket se është mjaftuar me ato çka kanë përcjellë ATSH-ja dhe mediat e tjera fillimisht.
Fakt është se në 2 Shtator, mirëseardhja dhe kredencialet e presidentit Begaj me ambasadoren e BE-së Znj. Sofia Moreira de Sousa, publikimi ishte i menjëhershëm dhe sipas zhvillimeve ajo u prit për mirëseardhjen në zyrën e kryeministrit Rama një javë më pas, më 8 Shtator.
Parashtrimi i kësaj ngjarje mund t’i përkasë zhvillimeve të mëtejshme që do të ndiqen, pasi pritshmëritë në arenën ndërkombëtare dhe brenda vendit për Shqipërinë rrahën notat më të ulëta të njohura nga sa më parë. Masa e “arrestit shtëpiak” për drejtuesen Vlora Hyseni ka sjellë një tronditje në fushën e sigurisë të cilës ju referua kalimthi në OKB edhe kryeministri Rama në rastin e; “Adresimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) 25 Shtator, 2026″.
Rreth këtij fjalimi (adresim) që filloi me një qortim të sallës gati bosh u ndije “thumbimi i frazës” :-“Duket se është radha ime për të predikuar në këtë shkretëtirë ku mblidhemi çdo vit e kjo radhë erdhi dhe e marr këtë si privilegj i të paktëve”. Duhet theksuar që në fillim se fjalimi i tij nuk është i pa gjindshëm. Kryeministria, OKB-ja, YouTube, Mediat etj e kanë të plotë dhe të disponueshëm në çdo kohë edhe për të plotësuar mungesën ose karriget bosh që u panë në sallë. Përshtypja ishte plotë pasi në një institucion si OKB kur prezanton një program, ke seriozitet, ke rezultate, ke edhe paraqitje po deshe, more po ke edhe mundësi për lobim dashamirësish, të gjitha këto vijnë nga garancia që palët akordojnë. Me humbjen e saj dhe kjo sigurisht jo më prej zhurmës mediatike dhe rrëfimeve rozë katër ditore të drejtoreshës së SHISH i ulin jo vetëm pritshmëritë, e bëjnë të padëgjueshëm sidomos leksionin pë Inteligjencën Artificiale, por ndërkombëtarisht është një rrëzim imazhi që po troket për dorëheqje dhe ndryshime. Pikërisht për këtë nuk do të ndalemi në fjalimin vjetor me teë Inteligjencën Artificiale, Diellën dhe AKSHI-n. UGSHPD ka paraqitur një shënim në muajin Shkurt 2026 ;“BACKDOOR”-DERA E PASME (DIELLA dhe AKSHI janë dy kanatet e derës së pasme për tek Rama!)*
Jemi në kohën kur pas shtatë muajsh edhe nga ajo foltore Rama bën propagandë.
Është një nga rastet e rralla kur teza të tilla mbrohen kaq fort.
Nuk mund të jemi dakord, por i duhet dhënë edhe një liri dhe e drejtë e menaxhueshme e një mendimi të tillë. Kur themi menaxhim nënkuptojmë edhe paratë. Në se Rama do të ishte mësimdhënës, akademik apo profesor ai mund të kishte audiencën e zgjedhur, të përgatitur për të dëgjuar, të përgatitur për të marrë mendime dhe sigurisht të vlerësuar me pagesë.
Plotësisht dakord!
Por jo mbi shpinën e një populli.
Ca më keq edhe për diasporën ku shfaqet në biseda duke vazhduar me projekte tashmë të diskredituara dhe varfëruese për popullsinë vendase siç janë “Paketa e Maleve” apo “Regjistri i Diasporës”.
A nuk janë Diella dhe AKSHI një dështim?
Kur dhe kush do ta ndalë këtë revansh propagande?
Ja dhe një grup pyetjesh në mbyllje të këtij shënimi.
Ku u gjetën paratë dhe ku janë talentet pas akademive të Ramës?
Ajo politike socialiste?
Ajo e futbollit?
Apo ajo e tenisit?
Kur këto talente t’i gjejmë të mos harrojmë koston.
Edhe mund të abstragojmë për të kuptuar pafundësinë e kufijve që mban në duar një autokrat që vazhdon të theksojë se do të largohet nga pushteti kur t’i vijë koha pasi respekton mandatin e 800 mijë votuesve .
A mund të na thoni se cili Universitet në planet i ka as 28 mijë km², burime pasurish natyrore dhe as plus dy milion “studentë” (popullsi), që të dëgjojnë leksionet dhe eksperimentet e Prof. Ramës.
Prof. Ramës me një buxhet me rreth 8.8 miliardë euro (sipas atij të miratuar për vitin 2026 prej 886.7 miliardë lekë).
Për sa kohë dorëheqja e tij bëhet e panegociueshme, bashkëpunimi me drejtësinë do të ishte zgjidhja më e duhur si reflektim i përgjegjësive që Shqipëria të shpëtojë nga sistemi i kriminalizuar..
Kohë për të shantazhuar edhe familjen e vet politike nuk ka ashtu sikurse një tentativë për t’i siguruar premtimet e bëra prej vitesh dhe që duken fakte kokëforta për të mirën dhe zhvillimin, le t’ja paraqiste ato një Universiteti kudo në botë dhe të ishte i lirë të jepte leksione apo edhe të ndiqej nga mbështetësit e tij.
Me paratë e djersës dhe krijimtarisë, njeriu mund t’i shpëtojë intrigave dhe i përzierjes në punët e pista.
Shqipëria dhe populli shqiptar janë ndërgjegjësuar dhe nuk bëhen më dot objekte eksperimenti cilado luftë inteligjente apo hibride atyre t’u shfaqet pasi të kenë zgjedhur nga mesi i tyre qeverisjen e duhur.
______
26 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)