“Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit, shkruan ATSH-ja, në ballë të orëve të fundit për “shitjen e biletave”. Jo më pas janë edhe shumë media që japin vlerësime të krahasueshme për përfitimet nga shuma prej 4 milion euro të hedhura nga qeveria duke ju referuar disa deklaratave në rrjetet sociale të Ramës si kryeministër dhe Gonxhes si Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit kur thotë se:-“ Nëse Tirana arrin të organizojë me sukses këtë event, përfitimi më i madh nuk do të jetë vetëm ai social, argëtues apo ekonomik i një nate. Do të jetë besueshmëria ndërkombëtare që fiton kryeqyteti dhe Shqipëria“, dhe që të dy të ngjajnë me lojtarët e një mega llotarie.
Të varësuar “gërvishtja për të fituar”.
Me moton e përditshme të përfitimit, po fusim katër që t’i shumëfishojmë(!).
I nisur edhe nga një influencer i cili tregonte se:-“mund të nxitoni për blerjen e biletave me 30% ulje“, ndoqëm edhe udhëzimet e faqes online (www.yealbania.com) ku veç shqipes, mundësia edhe në anglisht e italisht bëheshin të pa mundëshme për të bërë blerjen e biletës/biletave.
Ndoshta janë shitur(!).
Përllogaritja në “Eagle Stadium” është menduar për rreth 60 mijë spektatorë dhe në se ndodh, kjo do t’ja kalonte tre herë koncertit të Dua Lipa-s në Sheshin Skënderbej 3 vite më parë në kohën e skemave koncertore të Erion Veliaj-t.
Konkurrenca për ta drejtuar jetën e një kryeqyteti është padyshim e madhe.
Por le të kthehemi tek ankthi i biletës fituese.
Është 120 euro mesatarisht.
Ndërsa sipas Ramës dhe Gonxhes thënia se; “kemi hedhur 4 që t’i gjenerojmë në 100” dhe tjetra “një emër global Shqipërisë”, këto janë pjesë të janë imazhi dhe propagandës bashkë.
Nga vendi prej nga Kanye West vjen, luhen llotari që e tejkalojnë me raste shumën e 1 miliard dollarëve. Por nuk ka nevojë për shumë marketing pasi gjithsekush e provon fatin dhe ka pika karburanti ku një reklamë e thjeshtë e ndriçuar i tërheq vëmendjen dikujt që do ta blejë një biletë. Të gjithë e duan një fat të tillë, por kryesisht punojnë fort dhe kur duan luajnë, e blejnë një ose disa të tilla. Por llotaritë veç kanë edhe shenjat e sëmundjes ‘gabelin addiction’ *.
Gati të pashërueshme.
Ndërsa krahasimi me këmbë në tokë është se “1 në 15,000 kanë shansin e keq që t’ju bjerë rrufeja” (pra shansin që ta fitojë). Pra jo se duhen blerë 15 mijë bileta njëherësh me idenë se do të fitosh, por për një mega lloto/koncert-global si në rastin për ta fituar Rama dhe Gonxhja famën, ky krahasim tjetër ja vlen. Ai sshprehet i tillë në rastësi si 1 mbi 300 milion, sepse kështu thonë zyrat që i organizojnë llotaritë pa ç’ka se qeveritarët tanë kanë sistemin e tyre të përllogaritjeve.
Do të mbarojë dhe ky koncert e përveç kënaqësisë për shfaqjen tek ata që e shijojnë, për propagandën qeveritare me siguri dhe imtësi do të kryhen procedurat investigative për të zbuluar shkeljet ligjore dhe zbatuar transparencën me formulën e njohur ‘follow the money’*.
Mbase nuk do të jetë edhe nevoja për të thënë se “Stadiumi Eagle” i sapo ndërtuar se sa kushtoi dhe se sa afatgjatë do të jetë për evente të ngjashme. Apo justifikime të tjera se stadiumi që nuk ka të planifikuar një parking për publikun dhe nuk u mbush edhe pse biletat u ulën me 30% , eventi u zhvillua në një orar kur Botërori i Futbollit 2026 kishte ndeshjet Angli-Norvegji dhe Argjentinë-Zvicër. Por edhe për këto parimi ‘follow the money’ duhet të veprojë në se të vërtetat dhe korrupsionin na duhet ta zbulojmë dhe ta shohim.
Pavarësisht këtyre protesta qytetare vazhdon në ditën e 42-të.
Përse i themi këto?
Nuk janë një paragjykim, por janë një realitet nga i cili nuk mund të fshihemi. Sidomos kur ai vishet me propagandë.
Në Shqipëri kjo po shihet çdo ditë dhe mund të vazhdojë nga pangopësia deri në fund ‘e mandatit’ dhe duket mirë se kush po janë prioritetet e qeverisjes.
Në Tiranë po protestohet paqësisht prej 42 ditësh.
Protestohet për korrupsion.
Qeveria nga ana e vet thotë se po ndërton imazhin e turizmit dhe sponsorizon me miliona për imazhin global, në një qeveri që ka vërtetuar se “Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë ,…”*.
Prandaj është edhe kjo një tjetër arsye se përse rinia shqiptare ndodhet në shesh. Sepse nuk mund ta shohë të ardhmen e vet në një vend që marketimin global nga ana e pushtetit e ka si një etiketë e çmimit për shitje.
Kush të dojë le ta shijojë koncertin.
Kush të dojë edhe mund të lodhet nga mënyra se si faktet përplasen duke u bërë të lodhshme nga drejtimet që propaganda dhe ideologjia e pushtetit i orienton, dhe kjo kategori njerëzish mund të bëhen pesimistë dhe heqin dorë nga përpjekjet e tyre duke ja lënë fatit zgjidhjen se si mund të veprojnë.
Por ka edhe të tjerë që nuk tërhiqen. Dhe për këtë kanë koncertin e tyre prej 41 ditësh nga dje,… 42 sot dhe më shumë nesër në të 43-ën ditë e me rradhë pa e ndërprerë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Dhe në mbyllje, pasi edhe ky shënim nuk ka dashur të përsërisë se çfarë është thënë për koncertin, as çfarë po ndodh me protestën në ditën e 42-të ka mundësi që të hedhë dy tre pika dyshimi për diskutim nga ana e opinionit publik se:- Cila është situata që Shqipëria sot po kalon pa realizuar një dialog dhe transparencë dhe veprim të ligjit përkundrejt një arrogance shtetërore dhe qeverisje të korruptuar?
Së pari, a janë para emergjence?
Së dyti , sa u shpenzua për Stadiumin Eagle dhe a u certifikua sipërmarrja ndërtuese dhe siguria e tij?
Së treti, Kush e ka autoritetin e kësaj vendim-marrjeje?
Së katërti, përse bëhet propagandë nga qeveria?
…ka edhe të tjera aspekte që mund të konsiderohen ndoshta edhe “cinike”, por ato nuk mund të krahasohen me prurjet që rinia e protestës i ka dhënë sheshit. Duhet me thënë prit se çdo dëgjohet pasi kryeministri ynë jeton çdo ditë mes gafave dhe skandaleve. Një i tillë, veç koncertit të West-it, ishte po sot edhe historia e Rozafës ku ai thumbonte përshtypjet/review negative të njerëzve të cilët i përqesh me termin ‘O patriota‘.
Nuk po kuptojmë diçka nga gjakftohtësia e kryeministrit. Mos vallë edhe vendin ja zënë shqiptarët atij edhe aty ku ata jetojnë dhe shprehen lirshëm për atë se çfarë mendojnë?
Statusi i Ramës ndër të tjera shënonte:– “Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi“. Me sa duket kryeministri po përjeton tani ankthin halucinant nga ‘Legjenda e Rozafës‘ dhe i duket se këto statuse po ja prishin natën muret e punëve të mira që kjo qeverisje ka bërë çdo ditë në këto 13-14 vite.
Sa për Rozafën dhe çdo mjedis tjetër që vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj, në qoftë se përshembull mungon ose nuk ka një tendë për hije, nuk ka një shishe ujë të ftohtë, nuk ka një tualet për të kryer nevojat personale, mungojnë koshat e mbeturinave përpos shërbimeve të tjera ku veprojnë bizneset shtetërore dhe private, atëherë përshtypjet në ‘google‘ apo dhe në çdo aplikacion të rrjeteve sociale nuk ka përse të relativizohen ose të merren si shantazhe për prishjen e imazhit përshtypjet dhe vlerësimet e njerëzve. Madje qeveria e juaj shpesh ka përmendur se “kritikat na bëjë mirë për ta përmirësuar qeverisjen”.
Nuk ka se si që të shkruash për Koncertin e West-it, të flasësh për shantazhin online për Rozafën, të mbledhësh të rinjtë në një logo të improvizuar si “RinCamp 2026″ sepse nuk ke më ndjekës, dhe për çudi të gjitha këto gjatë një dite. Kjo vërtetë tregon shqetësimin tuaj për ardhjen e disfatave ndërkombëtare të njëpasnjëshme si edhe efektin me atë presionin paqësor që i bëhet kërkesës për dorëheqjen tuaj nga rinia shqiptare kryesisht e cila po mbështetet nga mbarë populli dhe diaspora.
Dhe në fund së pesti, a do të marrë Kanye West “Çelësin e Bashkisë” apo dyshtetësinë e përshpejtuar nga presidenti SHTZ Bajram Begaj siç ka ndodhur jo rrahë herë të tjera?
Nuk është asgjë e keqe sikurse nuk është as edhe tezë konspiracioniste.
Këto kanë ndodhur.
Në kërkimin e tyre gazetarët kanë të drejtën për dyshime dhe mund t’i parashtrojnë faktet.
Sipas fakteve Kanye West, i njohur si rapper-i dhe muzikanti, producent në muzikë dhe me firmën e tij të njohur në modelime dhe të veshjeve, ka një pasuri prej rreth 500 milion dollarë përkundrejt 110 mijë eurove që ka deklaruar Rama në 2025 (pa llogaritur të ardhurat nga rroga dhe anëtarëve të tjerë të familjes).
Disa pika të tjera të përbashkëta mes raperit me ftuesin kryeministër janë muzika, veshjet, moda.
Po a kanë ata kohë dhe a do të shkëmbejnë dot eksperienca që të mund të ishin një kureshtje globale nga ‘paparacët’?
Na duhen shumë foto për imazhin…dhe jo për lajmin e të vërtetat, kjo është kërkesa e sulmit propagandistik.
Kanye West kandidoi si i pavarur për president në SHBA në vitin 2020. Ai hyri atë kohë mes Trump dhe Biden dhe mori vetëm 60 mijë vota në “luftën” ndërmjet republikanëve dhe demokratëve. Pra 60,000 votues/spektatorë aq sa edhe stadiumi i ri i Tiranës ‘Eagle’ ka nxënësinë, por që nuk ka parking. Pra politika mbase është një tjetër eksperiencë për të zbuluar nes West-it dhe Ramës.
Kanye West, në qoftë se do të kërkoni për ndjeshmërinë e tij ndaj natyrës mjedisit është edhe më interesante. Ai ka projektuar, por nuk e ka realizuar përmasën e një qyteti me 100 mijë banorë si në SHBA edhe në lindjen e Mesme. Prirja mjedisore e tij shkon bashkë me atë arkitektonike dhe njihet si ‘saving the world through design’ *( një këndvështrimin rreth të cilit do ta lemë për një herë tjetër).
Nuk paragjykojmë.
Nuk ka asgjë të keqe, por të kërkosh faktet në gazetari sikurse të kesh dyshime dhe të ngresh pyetje ashtu siç ndodhi me shqiptarët të cilët edhe pse ishin pre 10 ditësh në shesh, provuan shijen e hidhur nga zhurma e parathënies në “The Albanian Files”, një tjetër kryevepër e kryeministrit.
Kjo është një fushë ku ka shumë për të zbuluar.
Madje mund të pyeten artisti West dhe kryeministri artist shqiptar Rama më parë se sa ky i fundit të na surprizojë me ndonjë botim të vetin apo si bashkautor në të ardhmen e afërt.
“The Albanian Files 2.o” mund të ketë sepse ky kryeministër nuk e njeh as dialogun dhe as protestën. Një ditë më parë jemi befasuar me thellimin e propagandës nga veprimtaria “Rilindja 2.0” (!), një takim i Ramës me administratën.
Rivitalizim dhe Identitet.
Dy nga grepat që janë hedhur për ta shtrënguar fort pas pushtetit administratën shtetërore duke ju ofruar një punë të siguruar. Kjo është shenja më e rrezikshme dhe alarmante e shoqërisë.Politizimi i administratës në institucionet shtetërore dhe pushtetin vendor. Një Rilindje 2.0, tani pas 13-14 vitesh në pushtet.
Kush do të rivitalizohet?
Çfarë identiteti po kërkon ky kryeministër kur natyra po shkretohet dhe gjurma më e madhe që dallon është ‘marka’ e betonit?
Kjo është fatkeqësia e qeverisjes së korruptuar që mban pushtetin përmes imazhit propagandistik dhe shtypjes ideologjike të administratës shtetërore.
Projektet me 1 euro për investitorët strategjik, janë tashmë projekte me dyer të hapura dhe tapete të shtruara e për to edhe më rrallë qytetaria dhe shtetasit shqiptarë pyeten.
Pyeten më rrallë ose sepse janë larguar,…ose nuk e gjejnë dot pronën, ose ata që i kanë përfaqësuar dhe i përfaqësojnë në Kuvend nuk po e bëjnë mjaftueshëm punën për zbatimin e ligjit, ushtrimin e drejtësisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës.
______
*’gambling addiction’ – varësia pas kumarit/bixhozit
* “follow the money”- ndiq paratë
* “Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë ,…” https://www.voal.ch/ugshpd-diella-dylli-dhe-kryeministri-ora-e-fundit-e-akademise-politike-socialiste/aktuale/fokus/
Komentet