VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

U nda nga jeta Dr.Fehmi Pali

By | March 12, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 12 months ago Reply

    U prehte ne paqe Doktor Fehmi Pali, mirenjohje dhe respekt per punen e tij.I paharruar qofte kujtimi i tij.

  • VOAL 7 months ago Reply

    […] U nda nga jeta Dr.Fehmi Pali […]

Komentet

Familja e Gipa Shoshajt hap të pame më 24 shkurt

Më 8 shkurt ndërroi jetë në Zvicër i riu 43 vjeçar nga Kosova Ragip Shoshi.

Gipa Shoshaj, sikur edhe njihej nga shokët e miqtë,

u aksidentua për vdekje me makinën e tij pas një përplasje që i kushtoi jetën,

duke lënë në hidhërim të thellë dy djemtë e tij,

nënën, babain, vëllezërit, motrat, rejat, nipat e mbesat dhe mbarë Familjen Shoshaj.

Gipa Shoshaj prehet në varrezat e fshatit Lubeniq të Pejës,

ndërsa Familja pret ngushëllime dhe hap dyert për të pame më 24 shkurt nga

ora 9:00 deri në orën 16:00

në adresën Fegistrasse 9, 8957 Spreitenbach.

Ndërroi jetë në Zvicër në një aksident Ragip Shoshi –

Ky është Ragip Shoshi, i riu nga Kosova që ndërroi jetë në Zvicër

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës me banim në Zvicër .

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00

Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.

8 shkurt dita që ti e dashur Nëna ime na le Nga Elida Buçpapaj

 

Nënës time

Kushtuar Lili Skënderit, bashkëshortes së Poetit Vehbi Skënderi dhe Nënës sime që na la më 8 shkurt 2016

8 Mars 2016

u mbush një muaj
që nëpër shtëpi
të kërkoj pa dobi
kur dal
pres t’i biesh celularit
sikur bëje rëndom
edhe pa arsye
për fare kot
veç për të dëgjuar sa më shumë
zërat e njëra tjetrës
të Nënës e bijës
sikur ta dije
se nga Qielli telefonit
nuk do t’i bije dot

është 8 Marsi i parë
që nuk të kam pranë
vdekja kjo shtrigë
na e këputi
kordonin ombelik

unë nuk e besoj
se ti nuk je me ne
as ti nuk beson
që je atje ku je

çdo gjë në shtëpi gjurmët e tua mban
kanatet e dritares prej nga shihje rrugën
nënkresat e zbukurimit
me ngjyra tek cepat e divanit
presin që t’i lëvizësh
gjithçka është rregulluar si deshe ti
me asimetriken simetri
në guzhinë gjej biletkat ku shkruaje
se çfarë duhet të blinim,
nektarë lulesh, elikzir
kanellë, majdanoz, vaj ulliri

kur vjen dita e re
pres të më zgjosh,
ta hamë bashkë mëngjesin
që ma përgatisje ti
duke shoqëruar kafenë apo çajin
me kryetituj gazetash tek News24
e kujtuar shtëpinë tonë
në Tiranë që na priste
Liqenin e Poradecit
ku ti linde
malli shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

ne te dyja flisnim
për gjëra të thjeshta
të bukura
të zakonshme
dhe te jashtëzakonshme
se çfarë do të na gatuaje
për shembull për drekë
speca të pjekura
me djathë delesh
apo lakror me dy petë
për shqetesimet personale
kombëtare e botërore
të gjitha me njëra-tjetrën
kishin lidhje
që po t’i kishim në duar
unë dhe ti
do të kishin të gjitha
happy end dhe rrugëzgjidhje

deri ditën kur u sëmure
papritmas
nisën 100 ditë
të tmerrshme për ne
nga spitali në spital
me zemër të dridhur
nga frika e telefonatave
horrore
në mesin e natës
kur japin
vetëm lajme pelin te hidhur

ne kishim shpresë
deri në fund
që mrekullia
jonë të zgjaste
se ishte dashuri
e kulluar, hyjnore
kur Eva dhe Adami
nuk e kishin prekur
ende mollën

unë të përkëdhelja
me fjalët më të bukura të botës,
të thërrisja Lule,
Lilka,
vajza ime,
të thosha se
ne do të jetonim bashkë 200 vjet
për t’i parë
e për t’i gëzuar bashkë fëmijët,
nipat e sternipat tanë
dhe ti e pranoje këtë sfidë
s’ka më të bukur
se sfida e jetës
më jepje besën dhe fjalën
me të qeshurën tënde
të bukur dhe zërin tënd
me tinguj
edhe kur na qortoje
ishte gjithë plotfuqishmëri
Mbretëreshë
me kurorë e skeptër
që Elisabetha II e Anglisë
do të të kishte zili

Nëna ime prehet nën lulevjollcat

8 Maj 2016

u mbushën 3 muaj
nga 8 shkurti në 8 maj
me lule dhe vaj

nga shirat e errta të shkurtit
në mars, prill e maj
me lule dhe vaj

nga qielli i vrerosur i shkurtit
tek fytyra e pranverës e pafaj
me lule dhe vaj

nga ankthi i pafund i shkurtit
në ankthin e pafund prej reje
si është e mundur Mam
që ti fle nën vjollca
e vjollcat çelin sipër teje

8 Gusht 2016

Gjashtë muaj pa ty Mam

U mbush gjysmë viti
sekondat, minutat, orët, ditët,
javët, muajt
njëri pas tjetrit shkuan
ditëlindja jote pa ty
në maj
gjithë lot e vaj

unë të kërkoj me sy
me veshët hapur
të dëgjoj kumtin tënd të bukur
që e mbushte shtëpinë me hare
ku je Mam ku je

në shtëpi gjithçka ka mbetur
ashtu sikur e le
dhoma jote e heshtur
mbulesa e shtratit e palëvizur
çanta jote po aty
në sirtarin e komodinës
pasqyrka e vogël
mbi komodinë
të preferuarit librat e tu
dritarja e dhomës tënde
nga shihje hënën
mungojnë vetëm syzat
t’i dhashë me vete
edhe letrat e bixhozit
që luaje duke pyetur fatthënën

në dollapin tënd
mungon vetëm
palltoja e madhe
që ti e përdorje shumë rrallë
mungojnë
një palë pantallona,
një golf dimri
dhe një xhaketë
që i vishje rëndom
kur dilje
rreth e rrotull
në dollapin e këpucëve
janë pantoflat e tua,
sandalet e verës
me pak takë në ngjyrë hiri
mungojnë vetëm
një palë këpucë dimri

e di që në Parajsë
është gjithmonë pranverë
po kur ike ti
ishte shkurt e shi
e shpirti im qante
me rrebeshe
sepse harmonia jonë
prej tingujsh,
ritmesh e ngjyrash
ishte Parajsa e tokës
ne ishim më të gjithëpushtetëshmet
e rruzullit
më të pasurat e botës
….

unë nuk i bindem
arsyes se vdekja ekziston
se kush lind vdes
se gjithçka
që ka një fillim
e ka një fund
se tek fundi nis fillimi
dhe tek fillimi fundi
sepse dashuria jonë
ishte dhe është
fund e fillim një përjashtim

Po vjen 8 shkurti zemra ime

vajza ime
e bukura ime
po vjen ora 18:00
kur nga dritarja e spitalit
shpirti yt fluturoi
në një botë krejt të panjohur
do ta heq këtë datë nga kalendari
pas datës 7 shkurt vjen direkt 9 shkurti
pas orës 17:00 vjen direkt ora 19:00

ti po flije sikur e keqja ishte larguar
e ti pas pak do të zgjoheshe
frymëmarrja jote ishte e rregullt,
e ngrohtë
krejt ndryshe nga vdekja
që vërtitej pranë teje
akullnajë e ftohtē

herët e tjera
ti nën tuba luftoje
për jetën
ti me çdo kusht
deshe të riktheheshe
në shtëpinë tonë
e të vazhdoje aty ku e kishe lënë
në spital gjithçka e panjohur për ty
nuk njihje askënd
sytë e Shën Mërisë dukeshin
artificialë
përpara syve të tu që luteshin
të mos vinte ajo
që kishe frikë se po vinte
ti e merrje me të mirë
të panjohurën
që nuk mund të bëhet urë
e që nuk duam ta njohim kurrë

ti luftoje me mish e me shpirt
të ktheheshe në shtëpinë tonë
të ngrohur nga dielli i dashurisë
që e bën të duket
një kokërr portokalli
diellin që ngroh
njerëzinë

ti ma shqiptoje emrin
nen tuba,
nën jerm,
nën morfinë

çfarë deshe të më thoshe Mam
si nuk mundëm të flisnim Mam
si nuk mundëm Mam

ne të rrethonim tek shtrati
ti na shihje dhe qeshje
ashtu e përhumbur
kujtoje se ishe në ëndërr
dhe prisje të zgjoheshe
nga ankthi makth

ti e bukur
si një skulpturë e bardhë e Rodenit
askush nuk mund
të besonte se ishe e sëmurë
me faqet ngjyrë rozë
që unë t’i puthja pa fund
po flije Mam
po flije aq qetshëm
aq rrejshëm

sa unë besova se do të zgjoheshe
të më thoshe
atë që deshe të ma thoshe aq shumë
por që nuk ma the dot
në këtë botë kurrë

po vjen shkurti Mam,
e urrej 8 shkurtin
qiellin bunker
që e kishte veshur
atë mbrëmje të ftohtë
në hekur

e urrej edhe 29 tetorin,
kur më the se ndiheshe pa qejf
ishim aq bukur
ti ishe kryeministrja e shtëpisë
fuqiplotë
ne demokracia më e bukur
e planetit tokë

8 shkurt 2017

e dashur Nëna ime,
Zonja Lili Skënderi
e dashur Lilka ime,
e dashur Lulja ime,
zambak uji
e dashur mrekullia ime
e dashur vajza ime që nuk e pata kurrë
e dashur motra ime që nuk e pata kurrë
e dashur shoqja ime që nuk e pata kurrë
me një trup e shpirt me Tim Atë
më linde, më dhe gji, më rrite,
e dashura Nëna ime unike

e dashur Lilka ime,
lule që nuk njeh vyshkje
ti Ëngjëlli im në tokë
dhe Ëngjëlli im në qiell
krijesë e bukur e Zotit
si kryeveprat e piktorëve
të gjithë rrymave e kohëve
me shpirt dhe fytyrë ëngjëllore

ne kemi kaluar bashkë shumë sfida
dorë për dore shtrënguar
sfidat e jetës po aq të zeza si vdekja
ne në krahë të njëra tjetrës
mbi to gjithmonë kemi triumfuar

nuk bëhet fjalë për triumfe fanfaresh
të gërryera nga hipokrizia prej bloze
fjala është për gjërat më të thjeshta
dhe të rëndësishme të jetës
që i japin frymën, kumtin dhe kuptimin kësaj bote

ti jepje dashuri pa cak e pa fund
ti Nëna ime një pyll i gjelbër
që nuk njohe as plakje dhe as tharje
që në çdo rrahjen tënde të zemrës
na bëre të jetonim një jetë të plotë
vetëm me dashuri dhe pa ndarje

nga 8 shkurti 2016
dhe në çdo shkurt që vjen
shpirtin tim e shkundin
pa prehje uraganët e dhimbjes
ti je me mua kudo ndodhem
por kjo nuk nuk e zbeh aspak
mungesën,
dhe peshën e pengjeve
që më rëndojnë si mal
mbi shpirt e shpinë
nuk e zbeh as mallin
që vetëm shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

që jam vazhdimi yt dhe i tim eti
e kuptoj lehtësisht
se rebelohem për ta injoruar Kasandrën
për ta sfiduar të keqen
për ta hequr nga kalendari datën 8 shkurt
për t’i hequr nga kalendari
të gjitha ditët e vuajtjeve të tua
e për të ta mbushur kalendarin e jetës
me ditët e tua më të lumtura
që ti i kalove me Tim Atë,
poetin Vehbi Skënderi
që të deshi deri në frymën e fundit
kur fryma e lë trupin dhe ngjitet lart,lart, lart…

Më 10 janar 1920 u vra Sali Nivica, publicist, patriot, politikan e shkrimtar shqiptar

“Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund”

— Gjergj Fishta
“Saliu ishte intelektuali ma i aftë dhe ma konsenguent i kohës”

— Luigj Gurakuqi
“Saliu kur fliste për çështjen Kombëtare dridhej i tëri si purtekë”

— Skënder Petro Luarasi
“Ai hyll që perëndoi ishte personifikim i ç’quem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit”

— Hoxha Kadri Prishtina
“S’të keshëm rradhë si çdo rradhë por shok me Ismail Qemal”

Këngë e ngritur nga populli

Sali Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar 1920 në Shkodër. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimtar. Ai u dekorua me urdhërin Nderi i Kombit.

Edukimi

Në vitin 1904 filloi studimet e shkollës së mesme në gjimnazin ‘Idadi Mylyqi’ të Manastirit. Aty u lidh me atdhetarin Bajo Topulli, themelues i ‘Komitetit të Parë Kryengritës për çlirimin e Shqipërisë, aktivist i të cilit u bë edhe djaloshi Sali Nivica, sidomos me shkrime me frymë të fuqishme atdhetare në shtypin e kohës. Dy vitet e fundit të shkollës së mesme Saliu i përfundoi, në vitin 1909, në gjimnazin Zosimea të Janinës.

Aktiviteti arsimor, patriotik dhe politik

Aty ai vijoi të merret me veprimtari atdhetare, bëhet anëtar i klubit ‘Shoqëria Shqiptare’ dhe shkruan në shtypin e kohës. Është redaktori i vetëm i gazetës ‘Zgjimi’ dhe bashkëpunon shpesh me gazetën ‘Liria’. Në Janinë, bëhet mësues para kohe duke mbledhur nxënës të klasave më të ulëta të Idadijes së Janinës dhe u mësonte atyre gjuhën shqipe. Gazeta ‘Liria’, pas mbarimit të shkollës, shkruante se Sali Nivica ishte një nga më të zgjuarit e të palodhurit nga të diplomuarit e shkollës së Janinës.

Në prag të shpalljes së Pavarësisë, Saliu, për karakterin e vlerat e tij atdhetare e publicistike, u zgjodh nga Luigj Gurakuqi që ta shoqëronte atë gjatë vizitave në disa kryeqytete të Evropës. Ishte pjesëmarrës në grupin që përgatiste kryengritjen antiosmane në shkallë kombëtare. Komiteti Organizator e cakton Sali Nivicën dhe Nikoll Kaçorrin të merret me përgatitjen e koordinimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut. Duke u nisur nga Durrësi, ku Nikolla ishte i dënuar me arrest shtëpie e nuk mund të lëvizte, Saliu shkon i vetëm në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Kurvelesh, Tepelenë, Berat dhe takohet me parinë e krahinave dhe njerëzit atdhetarë për t’u organizuar. Mori pjesë drejtpërdrejt në organizimin e kryengritjes së parë antiosmane në Kurvelesh e me pas në Manastirin e Cepos në korrik 1911, ku morën pjesë paria dhe mbi 800 burra të armatosur nga Çamëria, Delvina, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Vlora etj. Në korrik 1912, i gjendur në Durrës si mësues, për veprimtaritë e tij antiosmane, arrestohet dhe burgoset në Stamboll. Pasi u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Ismail Qemalit, fillon punën e mësuesit të gjuhës shqipe në ‘Robert College’, në Stamboll, ku krijon edhe drejton shoqërinë Qarku letrar. Në vitet 1914-1915 bashkëpunoi me publicistin e atdhetarin Muço Qulli për nxjerrjen e gazetës Populli, dhe deri me 1916 punoi në fushën e arsimit. Ishte mbrojtës e përhapës i flaktë i arsimit dhe gjuhës shqipe. Motoja e tij ishte Kombin e mban dhe difton komb nji atdhe homogjen, nji histori e kthjellët, nji besim i bashkët e nji gjuhë e livrueme. Ai kërkonte të ngrihej një Akademi për studimin e një gjuhe të përbashkët dhe një fjalor të gjuhës shqipe.

Më pas veprimtaria shkencore, politike dhe atdhetare e Sali Nivicës përqendrohet në Shkodër. Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i “Komisisë letrare”, të krijuar në Shkodër më 1916, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe ilegale në Shkodër, asaj Vllaznia e Rozafa. Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ dhe anëtar i kryesisë së tij, prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.[1] Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës gazetën e tij Populli, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. Nga numri i parë e deri te ai nr.19 gazeta doli me moton ‘Për lavdinë e Atdheut’ dhe, gjatë punimeve të ‘Konferencës së Paqes në Paris’, deri te numri i fundit, numri 48 10 janar 1920 duke ju përgjigjur zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit e për mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare, doli nën moton ‘Për indipendencën e plotë të Shqipërisë’. Gazeta Populli botohej kryesisht në dialektin gegërisht, por që lexuesi do të lexonte edhe në dialektin toskërisht. Nën drejtimin e Sali Nivicës, duke qëndruar në pararojë të mendimit atdhetar të kohës, ajo u bë shprehëse e programit politik të Komitetit dhe e interesave mbarëkombëtare, sipas të cilit ‘Duhet me i dalë zot vetsundimit e tanesisë toksore të Shqipnisë, me përdor çdo mjet me çlirue Kosovën dhe Dibrën, e çdo vend ku flitet shqip e me u bashkue nën sundim të Shqipërisë së lirë’.

Ai i dha gazetës, sidomos në vitin 1919, duke e shpërndarë atë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë shtetit , në Francë, Itali, Zvicër dhe SHBA, karakter të theksuar kombëtar e atdhetar, në mbrojtje të pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit të ri shqiptar, që u shprehen hapur edhe në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919-1920.

Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke. Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër[2] nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht. Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie.

Nderime

Nipi i tij Fatmir Çela duke marrë titullin Nderi i Kombit

Dokumentar mbi jetën e tij

  • vimeo.com Dokumentar i realizuar nga Top Channel
  • vimeo.com Film i realizuar nga TVSH
  • vimeo.com Dokumentar Një jetë për kombin, nga Rezarta Reçi

Vlerësimi i emrit të tij

Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.

Shih edhe

  • Monumenti i Sali Nivicës
  • Gazeta Populli

Lidhje të jashtme

  • (Shqip) Feja dhe flamuri
  • (Shqip) Fjala e Presidentit Bamir Topi me rastin e dekorimit
  • (Shqip) Kisha Katolike Shkodër, Imzot Kaçorri

Kuriozitet

Në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hakë për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Ata i organizojnë një atentat Ashikut me pasojë plagosjen e tij, pikërisht aty ku ai vrau Saliun.

Burimet

  1. ^ Robert Elsie (1 December 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. f. 64–.  978-0-8108-7231-8. Marrë më 9 November 2011.
  2. ^ Michael Schmidt-Neke (1987). Enstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien, 1912-1939. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. f. 50–.  978-3-486-54321-6. Marrë më 9 November 2011.
  3. ^1.Muzeu Historik Tepelenë
  4. ^2.Biblioteka Kombëtare Tiranë
  5. ^3.Biblioteka e qytetit Shkodër
  6. ^ 4.Gazeta Populli (Arkiva e Shtetit Shqiptar)
  7. ^5.Një jetë për Kombin -Prof.Dr. Gazmend Shpuza e Fatmir Çela

Silverwiki 2.png

Sali Nivica është një artikull i mirë, i zgjedhur si një nga artikujt më të mirë nga vullnetarët e Wikipedias. U miratua në 30 nëntor 2011.
Nëse e gjeni një mënyrë që kjo faqe të mund të përmirësohet më tepër, pa krijuar konflikte me punimet e redaktorëve të mëparshëm, ju lutemi merrni iniciativën dhe kontribuoni.

LAJM MORTOR- ZYRAFETE OSMANI NDERROI JETE NE NEW YORK

 

Familja Osmani njofton Komunitetin Shqiptar në SHBA se me 19 Tetor 2018, të Premten, ndërroi jetë në New York zonja Zyrafete Osmani.

Vdekja e zonjës Zyrafete la në pikëllim të thellë: Bashkëshortin- Osmanin, vajzat; Burbuqe, Luljeta Valbona dhe Valerijen si dhe nipa e mbesa.Funerali i së ndjerës është të Shtunën 20 Tetor 2018 dhe të Dielën prej Orës 5.00 P.M- 9.00 P.M në Shtëpinë Mortore:

Pleasant Manor Funeral Home.

Adresa:

575 Columbus Avenue

Thornwood, New York 10594

Telefoni i Funeralit: 914-747-1821

Varrimi i së ndjerës bëhet me 22 tetor 2018, të hënën. Ceremonai e varrimit fillon në Orën 9 e 30 të Mëngjesit në adresën e sipërshënuar të Shtëpisë Mortore.

Të piklluar: FAMIJLA OSMANI

TELEGRAM NGUSHLLIMI FAMILJES ZEQA

E nderuara familje Zeqa,

Ne mërgimtarëve na lidhë diçka e shenjtë me njëri tjetrin ! DHIMBJA ! Kush më shumë se mërgimtari ja kupton dhimbjën mërgimtarit, çfarëdo qofshin ato, nuk ka rëndësi në cilën pjesë të kontinentit ndodhet, mjafton ta kesh jetuar jetën jashtë gurëve dhe rrugicave që i njihje që i vogël dhe largë gjuhës që e flisje… !

Z. Florim dhe Ismet Zeqa, më erdhi shume keq kur dëgjova për vdekjen e nënës tuaj Hysnije Zeqës… ! Më preku fakti që para tri javësh kisha rastin ta shoh dhe të bisedoj më te… Në një moment m’tha po m’dokët si me pa djalin tim Florimin,… Ishte zonjë e guximshme dhe e fortë për vitet që i kishte dhe sëmundjen që e mundonte. Andaj ndjejë keqardhje për humbjen e nënës tuaj.

I nderuari Florim dhe Ismet Zeqa,
Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta, juve, krejt familjes Zeqa, miqëve dhe farefisit tuaj. shkuarja në amshim e nënës juaj është një humbje e madhe, prandaj bëhuni të fortë për ta përballuar! Ajo do të jetë në zemrën tuaj përherë!

I qoftë i lehtë dheu i Dardanisë. Ndjesë pastë në Parajsë!

Me respekt,

Reshat Murati me familje

Ndërroi jetë në Nju Jork shkrimtari i dënuar nga diktatura Makensen Bungo

Me 15 Shtator 2018, ditën e shtunën në mëngjes, ndërroi jetë në një spital të Nju Jork-ut, shkrimtari Makensen Bungo.

Makensen Bungo lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Gjuhë-Letërsi, me korrespondencë(pas burgut).
U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1950.
Makensen Bungo provoi torturat e egra të hetuesisë së diktaturës komuniste dhe pa vdekejn me sy në Kënetën e Maliqit, në kampin famkeq të Vloçishtit etj.
Akuza e fabrikuar ishte “Agjitacion e propogandë”, e konsideruar si krim kundër shtetit! A e din ipse? …
Sepse kishte thënë në biseda se Kosova është e robëruar…
Gjatë kohës së diktaturës nuk u lejua që të botojë. Makenseni edhe kur ia dhanë të drejtën e mësimdhënies sipas diplomimit e dërguan në zona të thella në fshatra të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Fierit.
Makensen Bungo, pas rëniessë komunizmit, është autor i disa librave. Përmendim:
1- Monografia për Abaz Kupin(2001)
2- Këneta e Vdekjes( u botua më 1996 dhe u ribotua edhe 5 herë- më 2009 u botua në gjuhën angleze)
3- Gruaja me të zeza-Vëllim me tregime(2008)
4- Rrugëtim me psherëtima-Roman(2009)
5- Nëna Kosovare-poemë(2003)
6- “Varret” poemë…etj..
7- Musine Kokalari…
Ai ishte një ndër bashkëpunëtorët e palodhur edhe për shtypin e diasporës, vecanërisht i gazetës”Dielli”, ku kontribuoi me studime, artikuj, poezi etj.
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta e saj”DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të (Dielli)

Më mungon shumë i shtrenjti Babai im

Sonila Mazrekaj, vajza e Dr. Fehmi Palit kujton Babain në ditën e tij të lindjes:

“Babai im i shtrenjtë, ti sot ke ditën e lindjes!

Ti sot do të mbushje 78 vjeç, sikur të mos ish vdekja që na ndau fizikisht sepse shpirtërisht ne nuk ndahemi dot kurrë!

Sot që do të mbushje 78 vjeç po bëhen pesë muaj nga dita që ti u ndave nga kjo jetë dhe unë nuk po mësohet dot me këtë ndarje.

Unë do të kisha ardhur në Tiranë ta festonim ditëlindjen tënde, duke kujtuar jetën tonë që ti dhe mami na e keni bërë aq të bukur.

Sidomos ti që ishte shtylla e shtëpisë tonë!

Ti që ishe Babai, mjeku, njeriu me zemër të madhe, vëllai që ne nuk e patëm, shoku dhe gjithçka.

Kam aq mall për ditët kur ti vije këtu në Zvicër e djemtë lumturoheshin, lumturohesha sidomos unë.

Dilnim e shkonim në vendet tona ku pinim nga një gotë birë të ftohtë e pastaj unë të hapja zemrën, ti më këshilloje e unë bëhesha prapë ajo vajza jote e vogël.

Më mungon shumë i shtrenjti Babai im.

Ka momente që më ngjan se ti je në shtëpi e unë formoj numrin e celularit tënd e pres të të dëgjoj zërin si zakonisht, kur flisnin e bisedat tona nuk mbaronin kurrë! Por u mbushën pesë muaj që ti nuk më përgjigjesh më nga toka por nga Qielli, nga Parajsa.

Unë shoh fotot që kemi bërë bashkë në ditët si kjo e sotmja kur ti ke ditën e lindjes dhe çmallem me ty! Ti nuk arrite dot ta festosh 78 vjetorin dhe unë rebelohem e mendoj se kjo është shumë e padrejtë pasi nuk do të kishte gjë më të bukur në botë, që të mos ishte sëmudja e vdekja, e unë sot duke të përqafuar të të uroja ditën e lindjes!

Dhe ashtu do të bëj, askush nuk më ndal dot të të uroj, duke përfytyruar një nga ditët tona të bukura të jetës duke çokur gotat e birrës: Urimet për ditën e lindjes Baba!

Të përqafoj me mall, vajza jote,

Ela.”

Image may contain: 2 people, including Elu Elu, people smiling, people sitting

U nda nga jeta Dr.Fehmi Pali

In memoriam legjendës Gaqo Çako: Intervistë e përbashkët Gaqo-Luiza – Luiza Papa: Gaqo hapi e mbylli një epokë, një tenor si Gaqo vjen një herë në shekull

Jeta në diktaturë e Gaqo Çakos

Luiza Papa: Hante ullinj, s’mbushte dot diafragmën

Nga Fatmira NIKOLLI

Në telefon përgjigjet Luiza Papa, e shoqja e tenorit të njohur. Tregohet shumë entuziaste për interesin ndaj bashkëshortit. Krejt të thjeshtë, pavarësisht madhështisë që bart emri i tyre, familja Çako-Papa edhe pse kanë qenë fort të tërhequr nga media, nuk ka ndodhur për kryelartësi, po për modestinë e të dyve.

55 vite nga jeta e tyre së bashku, vijnë përmbledhtas për të veçuar talentin e njërit e fatin e keq të së dytës. Çako dhe Papa plotësojnë fjalitë e njëri-tjetrit në këtë bisedë të shkurtër, duke lënë pas shijen e një fisnikërie të lartë, që përçohet më së pari prej përulësisë.

Tenori Gaqo Çako është tanimë “Nderi i kombit”. Presidenti Bujar Nishani e nderoi atë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar si tenor kryesor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për tri dekada, duke pasuruar cilësisht thesarin e muzikës operistike dhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar”.

Nga ‘Peshkatarët e Perlave’, te ‘Norma’, ‘Traviata’, ‘La Boheme’, Çako i ka dhënë zë edhe këngëve “Fjalët e qiririt”, “Udhët e atdheut na thërrasin”, “Erë pranverore”, “Këputa një gjethe dafine”.

Tenori me të shoqen, këngëtaren lirike Luiza Papa, vijnë në një rrëfim të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, duke u ndalur në çaste kyçe të jetës së tyre.

-Si e pritët dekoratën “Nderi i Kombit”, a është pak e vonuar?

Është një shprehje popullore që thotë më mirë vonë se sa kurrë. Nuk ka asnjë problem për mua. Kam qenë dhe jam artist i preferuar i popullit tim dhe nuk e kam problem se çfarë ndodhi. Ishte një moment i këndshëm për jetën time dhe jam i lumtur që ndodhi kështu, kaq bukur.

-Kujt ia kushtoni këtë nderim?

Ia kushtoj familjes sime, gruas sime e djalit tim, të cilët janë përkujdesur gjatë gjithë periudhës që unë kam qenë në aktivitet. Më kanë dhënë maksimumin e dashurisë që unë gjithmonë të isha në formën e duhur për të dalë në skenë sa më mirë.

– Në një kohë që jeni “Nderi i Kombit”, kur ktheni sytë pas te rolet tuaja, ku ndaleni?

Unë kam pasur gjithmonë, gjithmonë shumë suksese në jetën time artistike. Kjo ka qenë në të gjitha kohërat, që nga dita e parë që kam ardhur nga studimet nga Rusi e deri ditët e fundit. Pak kohë më parë isha në skenë duke kënduar me “Tre Tenorët”. Jeta ime karakterizohet nga një mori e madhe suksesesh dhe shfaqjesh e koncertesh pa fund.

-E keni kënduar 280 “Traviatt”-ën, por edhe “La Boheme”, “Rigoletto”, “Norma”, por keni luajtur edhe role në opera shqiptare, çka në fakt po i mungojnë skenës tani.

Kjo është e keqja jonë, sepse jemi pak mohues ndaj tonës. Ne duhet të tregojmë që në Shqipëri ekziston opera, por duhet të jetë në radhë të parë, edhe opera shqiptare, edhe muzika shqiptare me tekst në gjuhën shqipe. Mendoj që duhet një vëmendje më e madhe ndaj operës shqiptare sepse ne kemi, nuk po them shumë, por po përmend vetëm disa: një nga operat më të bukura është opera “Mrika” e Prenk Jakovës. Është një vepër e mrekullueshme, e cila nëse vihet në skenë, e trajtohet bukur, ka vlerë. Janë edhe opera të tjera po aq të mira, si “Skënderbeu”, “Toka jonë”, “Pranvera”, kemi edhe opereta. Publiku shqiptar i ka dëgjuar dhe i ka vlerësuar në maksimum. Ne duhet në radhë të parë, t’i vlerësojmë ato.

-Jeni njohur me bashkëshorten tuaj që kur keni qenë adoleshentë. Cili ka qenë kontributi i saj në karrierën tuaj, për të mbërritur deri tek dekorimi i “Nderi i Kombit”?

Me Luizën jemi njohur që kur ishim në Lice, shumë të rinj. Më pas shkuam të dy jashtë shtetit, në Rusi për studime, dhe atje u dashuruam. Kur jemi kthyer këtu, u martuam. Kemi pasur një lidhje shumë të fortë dhe kemi pasur edhe një dashuri tamam të vërtetë. Kemi 55 vjet që jemi bashkë. Nuk kemi pasur kurrë ndonjë debat a hatërmbetje të madhe, përkundrazi. Kemi një djalë, që është Pirro Çako, që është këngëtar që e njeh i gjithë publiku. Jemi krenarë për djalin tonë. Kam kënduar edhe në 38 festivale duke marrë çmime të para, të dyta e të treta. Kam lënë një arkiv të madh të këngës, këngë të bukura që në dekada janë interpretuar. Kam kënduar edhe në fshatra, kam kënduar në qytete dhe jashtë shtetit, kam bërë koncerte në Greqi, Turqi, Itali, Kubë e në shumë të tjera. Pra, jam i kënaqur dhe ime shoqe më ka ndihmuar shumë në të gjitha këto.

-Ju më keni thënë që ajo ka sakrifikuar veten për ju. A ju vjen keq për sakrificën e saj?

Sigurisht më vjen shumë keq. Luiza ka qenë dhe është një grua e mrekullueshme.

Rrëfimi i bashkëshortes

(Flet Luiza Papa) Mua nuk më ka ardhur keq fare dhe nuk më vjen keq. E kam bërë çdo gjë me shumë dashuri. Gaqo është shumë i veçantë, jo vetëm nga unë, por nga të gjithë këngëtarët. Jo se është burri im, por nuk vjen më. Gaqo filloi një epokë kur erdhi për herë të parë dhe e mbylli epokën vet. Një tenor si Gaqo do një shekull të vijë. Presidenti foli si fans i tij dhe e tha shumë bukur: ka qenë natyral. Ai e ka zërin e natyrshëm. Ai edhe sot që është i sëmurë, po ta vësh të këndojë, do të këndojë. Ai do vdesë me zërin bashkë. Nuk kam pasur kurrë problem të jem me të dhe ta ndihmoj, sepse e shihja që e meritonte. Kujdesin e ka pasur, të gjithë e donin.

-Edhe ju keni kënduar ndërkohë, por keni qenë në hije?

(Luiza Papa) Kam kënduar patjetër. Kam kënduar 22 role. Kam kënduar dhe po e them tani, kam pasur probleme. Unë kam qenë me biografi të keqe: vëllai ishte i burgosur i vitit 1951, daja im ishte i internuar me 1972-in që u bë nami, ato i kam ngrënë unë. Domethënë, nuk më bënin ndonjë gjë, por nuk më linin të dilja nëpër disa shfaqje si në ‘Dekadat e majit’, nuk më linin të dilja jashtë shtetit, deri 40 vjeçe nuk më linin të dilja në televizor. Kam hequr shumë, por nuk jam vrarë shpirtërisht. E kam mbajtur kokën gjithmonë lart, sepse disa herë ishte i preferuar me hak i të gjithëve.

Po flas pa modesti, unë si Luizë kam pasur sukses në publik, sepse bëja role karakteri më shumë. Kur kam bërë “Princeshën e Çartneshit”, nuk kishte bileta dhe blihej një biletë 500 lekë për të parë Luiza Papën në kabare. Unë kam qenë 24 vjeçe atëherë. Më fustan të shkurtër, me dekolte sa mbante ujë pilafi, pa dalë ato modelet e tepruara. Kishte kabare, por çdo gjë me masë. Njerëzit fluturonin se nuk kishte kabare, më pas ato u hoqën. Kisha role karakteri te “Don Paskuale” etj.

-I qëndronit afër Gaqo Çakos, si e ndihmonit në atë kohë?

Ishim në një punë të dy dhe i qëndroja afër. Kur dilnim nga shfaqja, përpiqesha si mundesha për të. Le që ku kishim ne atëherë. Mezi gjenim ullinj me mik, një copë djathë të bardhë dhe pak çaj. Kishte nevojë të hante mish në darkë kur vinte nga shfaqja, por nuk kishim. Ai asnjëherë nuk kishte pretendime. Në drekë duheshin makarona për këngëtarin që t’i mbushej diafragma. I kam qëndruar në kokë të them të drejtën, sa kam mundur.

-Keni qenë të suksesshëm, por për shkak të moshës, pensionit, ndryshimit të gjithë sistemit të artit, a ju mungon koha kur ishit në qendër të vëmendjes? A ndiheni të lënë pas dore, ose të harruar tani?

Më vjen jashtëzakonisht keq, jo vetëm për mua, ose për Gaqon që e meriton në mënyrë të jashtëzakonshme, por edhe për gjithë kolegët, se kemi qenë mirë me njëri-tjetrin. Kemi qenë të përpiktë, se nuk të mbante njeri në punë atëherë pa punuar, të çonin në estradë ose diku tjetër.

 

Marrëdhënia me familjen Mula dhe historia e njohjes me bashkëshorten –

 

Gaqo Çako dhe Luiza Papa janë njohur në kur ishin ende veçse adoleshentë. Studionin të dy, në Liceun Artistik. Më vonë, Çako u dërgua me studime më Moskë, dhe pas tij shkoi edhe Luiza Papa. Dy të rinjtë që deri atëkohë qenë miq, panë tek njëri-tjetri dashurinë. Më vonë, kur u kthyen prej andej, në një shtëpi të vogël në Rrugën e Durrësit, ata do të bënin një dasmë të thjështë dhe të bukur, ku u këndua ‘ditë e natë’, siç tregon artisti për “GSH”.

 

 

Sot, kur Gaqo Çako sapo ka kaluar të tetëdhjetat, flet me shumë dashuri edhe për gruan, edhe për të birin, madje ndihet krenar. Pranon edhe se e shoqja, edhe ajo një artiste, diku-diku ka sakrifikuar veten për të. “Ajo ka sakrifikuar veten e saj, se ka qenë artiste e mirë, por më është kushtuar. Se kur janë dy artistë… Dy gjela në një pleh nuk këndojnë kurrë”,-pohon Çako, ndërsa kthen herë pas herë një kafe në gjysmë filxhani, diku pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë. Me sytë nga opera, Çako kujton se ajo ishte artiste shumë e mirë, por daja i saj qe internuar dhe kjo pat ndikuar për keq në karrierën e Papës.

Mandej, Çako ndalet edhe te marrëdhënia me të birin, këngëtarin e njohur Pirro Çako, dhe nipin e tij, Antonion, i cili studion jashtë, por pushimet e verës i kalon në Shqipëri. E teksa flet për nipin, ndalemi edhe tek miqësia e tij më familjen Mula. Ndonëse dikur ata ishin kolegë dhe krushq (prej martesës së Pirro Çakos me Inva Mulën), sot si gjyshër të të njëjtit nip, ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin, ndaj Çako flet më dashamirësi për familjen Mula.

 

 

Artistët që duhet të jenë pararojë e popullit, në rastin tuaj nuk iu është lejuar të jetë para popullit. Si elitë domethënë, i takonte të kishte tjetër rol. Megjithatë, për të kaluar tek familja, si e njohët bashkëshorten tuaj?

Ah. Ne kemi qenë shokë klase në liceun artistik këtu. Kishim miqësi e shoqëri, shumë shoqëri. Shoqëria atëherë ishte shumë e fortë. Kisha simpati që atëherë, por si të vegjël që ishim, e akoma pa krijuar profilin e të qenit njerëz për të dalë në jetë, mbaruam liceun si shokë dhe pastaj shkuam në Rusi, unë para, ajo pas. Atje ia shfaqëm dashurinë njëri-tjetrit.

Ju jeni dashuruar në Moskë?

Unë e kam dashur që përpara, por atje e shprehëm atë që ndjenim. Ime shoqe, Luiza Papa, ishte artiste shumë e mirë, ka pasur shumë role në teatër.

Por, shkëlqimi juaj, a e ka errësuar pak atë?

Po të ishte mashkull po, por duke qenë se ishte femër jo. Ka pasur këngë të bukura, ka kënduar në opereta. Pati fatkeqësinë se vinte nga një familje ku dajën e kishin internuar dhe e kishin eklipsuar pak. Meqë ishte gruaja ime, kishte një lloj përkrahjeje. Sepse unë vija nga një shtresë jo e pasur.

Nuk ishit borgjez?

Jo vetëm që nuk isha borgjez, por familja ime në Korçë ka qenë qendra e luftës Nacionalçlirimtare. Hynin e dilnin partizanët. Nëna ime i ka pritur ata. Iu ndërpre pak aktiviteti sime shoqeje.

U martuat kur erdhët në Shqipëri, si ishte dasma?

U martuam, dasmë e thjeshtë dhe e bukur, nuk bëhej në lokale, por në oborr. Banoja te Rruga e Durrësit dhe aty u bë dasma. Kënduam gjithë natën e gjithë ditën.

Pse ju, dy artistë, keni vetëm një fëmijë?

Kam vetëm Pirron. Djalë i mrekullueshëm. S’më ka krijuar asnjë problem. Vjen përditë në shtëpinë time. Ka dëshirë të hajë ç’gatuan e ëma, kompozon, i bie pianos, rri përnatë. Nuk bëmë fëmijë tjetër, sepse nuk ishim në gjendje të mbanin një tjetër. Shkonim në turne në atë kohë dhe ishte e vështirë se shkonim në fshatra e qytete, ecnim në këmbë. “Duhej të na ikte mendjemadhësia, ne si artistë cilësorë” – thoshin këta (spiunët), jo ata (udhëheqësit), se ata (udhëheqësit) ishin borgjezë për vete. E ndërsa ata rrinin atje, i vunë njerëzit të gërshetoheshin.

Po me nipin (Antonin, djali i Pirros) si i keni marrëdhëniet?

Jashtëzakonisht të mira.

Ju ka ngjarë?

Po. Është në Londër për studime dhe telefonatat që bën sidomos i ati me të, flasin me orë të tëra. Ai ka filluar të shkruajë muzikë, dhe muzikë të bukur.

Pra, nuk është një fëmijë i shkëputur nga familja?

Jo, jo, jo. Ai çdo vit rri tre muaj tek ne. Kemi një shtëpi të vogël në plazh.

Këndoni bashkë?

Po. Ka zë shumë të bukur.

Tenori apo baritoni?

Ende nuk e ka të pjekur. Nuk dihet, është tani mosha që formohet. Lukë Kaçaj kur ishte i ri, këndonte si tenor, më vonë u bë bariton. Ai e hëngri kot, për një fjalë goje.

Keni pasur peng për ndonjë rol që s’e keni bërë?

Artisti ka një peng gjithnjë. Unë, në kohën kur isha në kulm të karrierës, kur mund të këndoja, u ndërprenë veprat e huaja. Megjithatë, kam kënduar 30 role në teatër, të huaja dhe shqiptare.

Ç’vepër s’keni vënë dot?

Kemi vënë shumë. S’kemi vënë “Aidën”, po them, asnjë të Vagnerit. Nga italianët kemi vënë Verdin, Puçinin, Maskanjin. Unë “Traviatën” e kam kënduar më shumë se 280 herë, ka pasur shumë sukses në skenë.

Alfredon?

Po, Alfredon. Kam ndjerë shumë kënaqësi.

Si i mbani mend studimet italiane?

Erdha nga Rusia, fillova në TKOB dhe spikata. Kam qenë në Romë për specializim, në “Santa Secilia”. Pata bërë koncerte dhe kam kënduar dy opera të Ottorino Respighit dhe jam pritur mirë.

Si qe, të ishe në Romë në atë kohë, kur Shqipëria mbyllej?

S’kishte filluar revolucioni kulturor. Filloi më pas. Koncerti i parë pasi erdha nga Italia ishte një koncert kur më veshën më kostum kombëtar. U ndërprenë veprat e huaja.

Iu merrte malli për Romën e Moskën?

Ne lëviznim prej koncerteve. Kam shëtitur gjithë botën, ndaj nuk më merrte malli.

Vinin edhe udhëheqësit për të parë shfaqjet. A takoheshin me ju?

Na uronin vetëm.

Ju kritikonin?

Jo. Vetëm falenderime. Kur vinin ata shfaqjet merrnin tjetër ngjyrë, serioziteti ishte i madh. Kujdeseshin për teatrin.

Investohej në art më shumë se sot?

Po. Për artin kanë shpenzuar dhe janë bërë vepra të bukura. Teatri i Akademisë ka qenë më i mirë, qe bërë nga specialistë italianë. Ky tjetri, i Operës, se janë përzierë shumë stile. Nuk duhet të ishte salla ku është, po nga ana tjetër. Sepse kështu siç është, të dëmtohen kordat vokale dhe unë kam pasur probleme me kordat, sepse zëri s’të del natyrshëm, duhet ta shtysh.

Si janë marrëdhëniet tuaja me djalin tuaj, Pirro Çakon?

Jam i kënaqur që im bir ka ndjekur rrugën time dhe sot është një kompozitorët më të mirë, me këngë të bukura, djalë i mrekullueshëm, që nuk më ka sjellë asnjëherë asnjë shqetësim, përkundrazi më ka dhënë kënaqësi. Jam i kënaqur se vjen çdo ditë në shtëpi. Siç e dini ju, ka bërë këngë të bukura që i pëlqejnë spektatorit, artdashësit dhe krenohem për djalin tim. Ka qenë i mirë, i dashur dhe i respektueshëm. Jam krenar për tim bir dhe siç jam krenar për gruan time, që më ka përkrahur, pa përkrahjen e saj unë nuk do të isha këtu ku jam. Ajo ka sakrifikuar veten e saj se ka qenë artiste e mirë, por më është kushtuar. Se kur janë dy artistë… Dy gjela në një pleh nuk këndojnë kurrë.

Ndaj thamë se ju ia keni marrë shkëlqimin. Megjithatë, do doja t’ju pyesja se si janë sot raportet sot me familjen Mula?

Normale.

Miqësore?

Ne kemi qenë kolegë, kam kënduar shumë vite me Avninë, kam kënduar edhe operat e Avniut, dhe kam vënë si regjisor një opera të Avniut, me Ninën kam kënduar vazhdimisht gjithë ato role. Me Invën po ashtu kam kënduar këtu, pasi mbaroi shkollën, kemi interpretuar “Traviatën”, kam kënduar kur ishte në Paris, kemi bërë koncert të përbashkët, kam kënduar me të dhe i kam incizimet. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira.

Pavarësisht të gjithave?

Jo, po s’ka asgjë. Kjo është jeta, është ligji i jetës. S’ke ç’i bën. Nuk kemi asgjë. As e dënojmë, as na dënon. Kështu ndodhi. Dy gjëra që nuk piqen, nuk piqen. Jemi miq. Ata flasin me njëri-tjetrin. Telefonohen me njëri-tjetrin, rrisin djalin bashkërisht, djali rri këtu, një herë tek e ëma. Nuk kemi absolutisht asgjë.

Ju folët për Lukë Kaçaj, po kur u dënuan miq të tjerë tuajt, si Todi Lubonja për shembull, çfarë situate krijohej mes artistësh e intelektualësh?

Unë Lubonjën e kam pasur shumë mik. Ai vinte vazhdimisht në shfaqje kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Rinisë, e deshte shumë artin. Po flas për Todin pra, i cili ka qenë burrë i mrekullueshëm që më ka përkrahur shumë. I jam mirënjohës. Më erdhi jashtëzakonisht keq, sepse ishte një burrë i mrekullueshëm.
Këto gjëra i dinë ata që janë atje, mes tyre, se cilin duhet të heqim… Thonë që peshku i madh e ha të voglin.

A trembeshin artistët në raste të tilla?

Sigurisht, sigurisht. Na u qep goja, nuk flisnim fare. Rroftë ky e rroftë ai. Partia bëri këtë e partia bëri atë. Duhet ta thoshe.

Ndaj, sot duhet shpjeguar se përse thuhej ‘rroftë Partia’ dhe i këndohej kohës, sepse situata ishte e tillë?

E tillë ishte situata. Njerëzit e kishin brenda atë që ndjenin. Asnjë që e nxirrte nuk përfitonte asgjë. E dënuan kompozitorin Tonin Tërshana, sepse këndoi këngën “erdhi pranvera, po unë nuk e besova”. U tha, pranvera ishte Partia, nuk e besove që erdhi Partia ti? E futën në burg. Kënga ishte e bukur.

E me gjithë këto, ju nuk jeni penduar se nuk qëndruat në Moskë, apo në Romë më vonë?

Jo, jo, nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Kurrë. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur t’i këndoj vendit tim.

I ruani fotot e koncerteve?

Po. I ruaj. Sigurisht.

Me bashkëshorten keni kënduar?

Po, vazhdimisht, tek opera “La Boheme”, “La Traviatta”, e tek shumë të tjera.

Llaqi Davidhi mjeshtri i helikoptereve MI-4 piloti i talentuar nuk jeton më!

 

Dje posa kishte nisur dita e 21 korrikut u nda nga jeta piloti Llaqi Davidhi, profesionist dhe njeri, bashkëshort, baba dhe gjysh i shkëlqyer. Voal.ch i dërgon ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe kolegëve. Llaqi Davidhi la pas bashkëshorten Ritën, dy vajzat Adelën dhe Onën, dy mbesat e nipin.  Ja si shkruajnë kolegët e tij:

Z. Petraq Koroveshi shkruan si më poshtë:

“Llaqi Davidhi mjeshtri i helikoptereve MI-4 piloti i talentuar nuk jeton me.

Ai u nda nga jeta ne mengjes ne ora 03 e mengjezit date 21 /07/2018 ne moshen 71 vjeç.

Ai lindi ne janar te vitit 1947.

Studimet per pilot helikopteri i kreu ne shkollen e Aviacionit ne Vlore nga viti 1966 deri 1969 ku u titullua pilot me mbarimin e shkolles.

Gjate karieres se tij ushtarake ka kryer me sukses te gjitha detyrat qe i jane ngarkuar nga kom ekipazhi 1969 deri 1975,

kom treshe nga 1975 deri 1983,

shef stervitje ne periudhen 1984-1985.

Shef sekretarise sekrete ne Regjimentin e Farkes ne periudhen 1987-1996.

Per punen dhe vepren e Llaqit ka shkruar Aleksandri dhe ish Komisari i helikoptereve Vangjel Nakuci.

Ai tregon rastet kur Llaqi dhe ekipaxhi i tij kyen detyra shume te rendesishme ne shpetimin e njerzeve qe ishin ne rrezik nga permbytja.

 Ai tregon ish kohe shume e keqe me re te dendura dhe lartesi te ulet nen 100 metra ku Llaqi arriti ti shpetonte,

por gjate rruges pati dhe rreziqe nga era e fort ku Llaqi me mjeshtri e teknik te persosur arriti te ballanconte helikopterin.

Ai ishte mjeshter i lindur per te fluturuar me helikopter.

Ai gjithe jeten aq sa fluturoi me helikopter ja kushtoi fluturimit duke realizuar me qindra misione te veshtira ne te gjithe vendin.

I paharruar qofte kujtim i tij u prehte ne paqe.

Ngushllime familjes te afermeve te tij!”

 

Ja si shkruan piloti Vangjal Nakuçi, kolegu tjetër i Llaqi Davidhit:

 

Me keqardhje mesova lajmin e hidhur te largimit nga jeta te Llaqi Davidit.

Me Llaqin na ka lidhur puna e perbashket shume vjeçare ne flututurim .

Ai ishte nje njeri i perkryer tek i cili ishin mbledhur cilesite me te mira qe deshiron njeriu t’i kete .

I dashur, i qeshur, i drejte, i pa pertuar, familjar i shkelqyer, pilot shembullor .

Ne shume raste kam patur fatin te fluturojme se bashku me Llaqin ne kryerjen e shume detyrave specile ne te cilat ai ka treguar aftesi te larta profesionale si pilot i pergatitur,si mjeshter i fluturimit .

Ruaj kujtimet me te mira per Llaqin, prandaj ai do te mbetet ne kujtesen time i paharruar ,.

Ngushellime familjes se tij per kete humbje te te dashurit te tyre .

I paharruar kujtimi dhe u prehte ne paqe ..”

 

Llaqi Davidhi e deshi shumë qiellin dhe tani shpirti i tij ka fluturuar në qiellin e Parajsës!

Qoftë i paharruar kujtimi!

Më 7 korrik 1987 u nda nga jeta Kujtim Spahivogli, aktor dhe regjisor i shquar

Kujtim Spahivogli lindi më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnje dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.

Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjeset: “I Çuditëshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Kujtim Spahivogli është themeluesi i Fjalës artistike.

Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e majakovskit “Banja”. Po ashtu vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës (komuniste), bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë.

Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.

Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh: Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese.

Vdiq në vitin 1987 në moshë të re, pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.

Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

In memoriam Skender Hyka …ose Gianni Rivera i futbollit shqiptar… Nga Adriatik Riza Dosti

Sot u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare Skënder Hyka, ish futbollisti i Tiranës dhe kombëtares.

Në nderim të kujtimit po sjellim një portret të Skënder Hykës shkruar nga Adriatik Riza Dosti dy vjet më parë.

 

Profesori im i fillores Xhevdeti qe ishte vellai i tij, shoku im i ngushte i adoleshences Arben Vogli qe ishte fqinji i tij dhe Ali Mema qe ishte nder me te afertit njerez te tij ne fushe e ne jete,,,do te benin qe une te njihesha nga afer e me pas edhe familjarisht me Skender Hyken shume e shume vite me pare.. njerin prej ikonave te bardhe e bluve te medhenje te viteve 60 – 70,,por edhe njerin prej sulmuesve te rralle e te talentuar te asaj Tirone te te madhit Myslym Alla e njerin prej me te mireve futbolliste te asaj kohe ne futbollin shqiptar…

I ardhur si shume te tjere nga Akademia e te madhit dhe te pa harruarit Xhavit Demneri,,se bashku me S. Halilin, A. Memen e Frasherin ai do te ishte nder katershen e fameshme qe perbente boshtin e asaj Tirone te pa perseriteshme ku luanin te tjere futbolliste klasi si….B. Tafaj, G. Kasmi, Saraci, Bylyku, Bukoviku, O. Mema, , Cela, Kazanxhi,,Bytyci, Ishka, Xhacka, etj …

Qe ne moshen 13 vjecare do te ingranohet ne ekipet zinxhir te kohes te ekipit te tij te zemres ..per te cilin luan plot 6 vjet …

Dhe me 1963…Hyka ka besimin absolut te te madhit Myslym Alla dhe rreshtohet kesisoj ne ekipin e pare bardhe e blu,,ne ate skuader qe sapo kish nisur te shkruante historine e pa perseriteshme te futbollit shqiptar duke rrezuar pa meshire hegjemonine sportivo- shteterore te atij Partizani e te asaj Dinamoje qe c’ nuk bene per te mos lejuar shperthimin e asaj Tirone te fameshme..

Cuditerisht vec talentit e gjithckaje tjeter fantastike qe zoteronte ,,ai qe shume shpejt do te kthehej si njeri nder beniaminet e tifozerise kryeqytetase .kishte nje ngjashmeri te cuditeshme e ne disa pika ,,edhe me njerin prej yjeve te asaj kohe te futbollit italian e atij europian,,futbollistin e famshem te Milanit ,,,Gianni Riveren.

Ngjasonin jo pak fizikisht, te dy ishin elegante, te dy kishin klas me topin, te dy shenonin gola qe mbaheshin mend gjate, te dy dukej sikur vallezonin me topin kur ishin ne kontakt me te, te dy kishin goxha finese ne loje,,,te dy visheshin bukur,..te dy ishin moderne ne fushe e jashte saj per kohen e tyre,,edhe pse Italia e Shqiperia dhe Milano e Tirana ishin ku e ku me njera tjetren ne te gjitha drejtimet..Ndaj une kurre nuk e hoqa nga bisedat me shoket e miqte e mij te shumte ,,krahasimin qe i beja atij me Riveren e famshem.. me te cilin Hyka ishte pothuajse moshatar e luajti ne te njejten periudhe…

Me 1968 perfundon studimet e larta ne ILKF ,,,dhe e ”degdisin”…gjoja per te kryer zborin ushtarak te detyrueshem te kohes ne Durres..Luan nje 6 mujor tek Lokomotiva ,,dhe ashtu sikurse Ali Mema ne Shkoder edhe Hyka nuk pranoi asnjehere te luaje kunder ekipit te tij te zemres,,,Tirones..

I rreshtuar ne vijen e pare sulmuese te bardhe e bluve, per gati nje dekade ai do te behej tmerri e sulmuesi me problematik i mbrojtjeve e portiereve te ekipeve kundershtare te kampionatit shqiptar e sidomos Partizanit e Dinamos te cilave mezi priste tu shenonte..

Teper elegant ne lojen e tij,,godites i shkelqyer me te dyja kembet, njohes i mrekullueshem i lojes ne ajer, i kompletuar fizikisht e atletikisht, i disiplinuar taktikisht , i zhdervjellet, befasues ne shperthimet e tij dhe shenues e nuhates i shkelqyer i portes ..Hyka do te ishte e do te mbetet per kohen e tij nder golashenuesit me te mire te klubit te tij por edhe te futbollit shqiptar..

Me ate formacion qe kishte Tirona e asaj kohe,,natyrisht qe nuk mund te ndodhtte ndryshe,,ashtu sikurse ndodhi..Ne perberje te ketij ekipi ai .do te shpallej Kampion i vendit plot kater here qe nga edicioni 1964/.65 deri me 1969/.70..si dhe me 1970 do e rendise emrin e tij ne krye te listes si Goleadori me i mire i kampionatit me 19 gola..

Te fameshme mbeten disa nga ndeshjet e tija sidomos ne Kupen e Kampioneve e ne ate Ballkanike ne ato vite kunder ekipeve te zeshme te kontinentit si Kilmarnoku i Skocise, Ajaksi i Hollandes , Standard Liezhi i Belgjikes .apo edhe Beshiktashi i Turqise, Cerno Morets i Bullgarise , Rapid i Bukureshtit te Rumanise etj etj. ndaj te cilave Hyka do te tregonte klasin e vlerat e tij te rralla ,,,madje duke shenuar e lene gjurme te pa shlyeshme tek te gjithe ata qe paten fatin ta ndjekin ne fushe,,. ate dhe Tiranen e madhe te asaj kohe..e te ngulisin ne memorjen e tyre ato rrezultate te bujshme qe ajo arriti ndaj kundershtareve te tille,,,
Fanellen e Ekipit Kombetar e vesh vetem nje here. Me 8 Prill 1967 ,,do te ishte ne formacionin kuq e zi ne Dortmund ne ate humbje te thelle te Shqiperise 6 – 0 ndaj nje Gjermanie te mbushur me yje e qe ishte Superfuqia e futbollit boteror te kohes . Mos harrojme se ne te njejtin pozicion me te ne ate periudhe luanin edhe jo pak sulmues teper te shquar te futbollit tone ndaj te ishe ne formacion nuk ishte edhe aq e lehte …
Ne plot 11 vjet kariere ku luajti plot 402 ndeshje Hyka do te shenonte 100 gola,,nga te cilet 60 ne kampionat ..Me 1974 nderpret karieren dhe me pas punon ne disa shkolla te kryeqytetit si Mesues Edukimit Fizik..por nuk ndahet nga futbolli,,pasioni i tij i perjetshem..

Gjithnje dukle qene prane klubit te tij te zemres ai do te jete pjese e tij ne cdo hap,,ne cdo arritje a veshtiresi qe diktoi koha..

Qe nga 1992 – 97 do te jete ne drejtim te futbollit te bardhe e bluve si Sekretar i ketij klubi,,ku edhe ai ka meriten e tij ne fitimin ne ate periudhe te 3 Titujve Kampione te vendit e te 2 Kupave te Shqiperise.

Qe nga 1992 e per dy dekada rradhazi do te jete Anetar i nderuar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF ,,ku do te jape me pervojen e eksperiencen e tij te vyer nje ndihmese jo te vogel ne futbollin shqiptar. Ne kohen e veshtire te futbollit tone,,ne vitin e mbrapshte 1997,,madje S. Hyka do te pranonte detyren e veshtire te vete Kreut te FSHF …duke u perballur si kurre me pare me nje problematike qe zorr se gjithkushi do ta merrte persiper ti dilte per zot..

Traditen sportive e futbollistike te familjes Hyka,,duket se ja besoi te birit,,Endit,.,Ne perberje te Tirones se Enver Shehut e Ali Memes ,,i biri do te shpallej dy here Kampion i Shqiperise duke pasuar keshtu stafeten e fituesit qe i jati e kishte nisur kohe me pare . Dhe koha iken,,fluturon,,Natyrisht ,,,dy niperit e tij,,djemte e Endit,,tashme baba,,,e bejne te lumturohet Skenderin – Gjysh. i cili beson e shpreson se pa diskutim nje tjeter Hyke…se shpejti do te veshe perseri fanellen e tij te dashur bardhe e blu…

Sot ,,ne moshen 72 vjecare,,me po ate elegance te dikurshme e me po ate fisnikeri njerezore qe e dallon dukshem nga te tjeret ..Skender Hyken do ta gjesh cdo mengjes tek Piazza e tij e preferuar ,,ne mes te Kryeqytetit, aty pas Muzeut Kombetar,. ne mehallen e tij te femijerise e ne truallin ku Hyket kane shtepine tyre….

I rrethuar nga miq e shoke te shumte tek gjerb kafene apo cajin e mengjesit,,e tek tregon jo rralle historira brilante nga ajo kohe e madhe e futbollit shqiptar dhe nga ajo Tirone qe veshtire se perseritet me,, ai duket se ka mbetur po ai,,i dikurshmi,,,plot gjalleri, plot humor, e plot vitalitet njerezor..

Isha e jam me fat qe heret u bera mik i yti Skender Hyka,,,mesova jo pak prej teje..Mbi te gjitha mesova se si ta dua e ta respektoj futbollin e qytetit tim te shtrenjte,,,futbollistet e medhenj te asaj kohe e trajneret e tyre te zote e pasionante..Por mesova edhe si ti dua njerezit e vertete e me vlera njerezore,,ata te thjeshtit e te ndershmit,,,babaxhanet sic i quan zakonisht ti. apo si c’ te pelqen ti etiketosh jo rralle ,,te qyteteruarit e te civilizuarit…..

Te uroj cdo te mire TY personalisht Mjeshter ,,si dhe familjes suaj te respektuar..Shume shendet e miresi sikurse ngahera miku im i shtrenjte,,,Shume mall,,respekte e perqafime si dhe nje Faleminderit te madh e Mirenjohje per gjithcka te bukur qe ti dhe brezi yt na falet ne ato kohe te veshtira ….

A.R.DOSTI