VOAL

VOAL

Turqia arreston 45 të huaj për përfshirje me Shtetin Islamik

July 13, 2015

Komentet

Vdekja e Raisit mund të nxisë një “luftë” për postin e liderit suprem

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti i ndjerë i Iranit, Ebrahim Raisi.

Kian Sharifi

Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit.

Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij.

Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike.

Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët.

“Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

Kush janë pretenduesit e mundshëm?

Asambleja e Ekspertëve me 88 ulëse, anëtarët e së cilës zgjidhen me një mandat tetëvjeçar, ka detyrën e emërimit të liderët të ardhshëm suprem.

I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit, 85 vjeç, i cili u bë lider suprem më 1989 pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Një panel në Asamble, i përbërë nga tre anëtarë, mban një listë të pasardhësve të mundshëm dhe thuhet se kjo listë nuk është parë as nga anëtarët e tjerë të Asamblesë.

Disa ekspertë thanë se vdekja e Raisit ka rritur shanset për Mojtaba Khamenei, klerik dhe djali i dytë i liderit suprem.

Mojtaba Khamenei, 55 vjeç, ka shmangur vëmendjen e publikut, por besohet se ka ndikim të konsiderueshëm në prapaskenë dhe ka lidhje të ngushta me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, që luan një rol të madh ushtarak, politik dhe ekonomik në Iran.

Mojtaba Khamenei (në qendër të fotografisë), djali i dytë i liderit suprem të Iranit.

Mojtaba Khamenei (në qendër të fotografisë), djali i dytë i liderit suprem të Iranit.

Por, djali i liderit suprem duket se ka mungesë të aftësive të udhëheqjes dhe kredenciale fetare të nevojshme për postin. Ai shpesh quhet “hoxhatoleslam” një titull që iu referohet klerikëve të rangut të mesëm, megjithëse një agjenci e lajmeve, e lidhur me seminaret fetare, që nga viti 2022 e quan atë Ajatollah, titull nderi që përdoret për klerikët e rangut të lartë.

Në shkurt, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve tha se lideri suprem është kundër trashëgimisë së udhëheqjes, që duket se e përjashton Khamenein e ri nga posti.

“Në publik mund të duket si monarki nëse djali i liderit trashëgon postin e të atit”, tha Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Shkollën e Lartë të Gjenevës.

Gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, klerikët besnikë ndaj Khomeinit rrëzuan nga pushteti shahun e Iranit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Mohammad Reza Pahlavi.

Sabet tha se Khamenei i ri ka ende të ngjarë “të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Republikës Islamike”.

Një tjetër klerik që besohet se është në garën për rolin e liderit suprem është Ajatollah Alireza A’rafi. Kleriku 67-vjeçar është i afërt me Khamenein dhe është një prej dy zëvendësshefave të Asamblesë së Ekspertëve.

Kleriuku Alireza A'rafi thuhet se është njeri i afërt me Khamenein.

Kleriuku Alireza A’rafi thuhet se është njeri i afërt me Khamenein.

Më 2020, Khamenei emëroi A’rafin në postin e kreut të të gjitha seminareve të Iranit, duke sugjeruar se ai plotëson kriteret rigoroze për t’u bërë lideri i ardhshëm suprem.

A’rafi nuk është shumë i njohur, por ky fakt nuk është që i dëmton shanset e tij në këtë garë.

“Diçka që duhet të theksojmë lidhur me pozicionet e udhëheqjes në nivel të lartë në Republikën Islamike… është se një kandidat shpesh mund të dalë, le të themi, nga errësira relative”, tha Sabet.

Roli i Gardës Revolucionare

Analistët thanë se Garda Revolucionare Islamike ka të ngjarë që të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasardhësit të Khomeneit, në një përpjekje për të mbrojtur interesat e veta.

Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin për Shtetet Arabe të Gjirit, me seli në Uashington, tha se Raisi ishte kandidati ideal i Gardës Revolucionare, sepse ai ishte “njeri i lakueshëm, pa ide të pavarura”.

“Ajatollah Khamenei dhe Garda Revolucionare tani duhet që të identifikojnë një individë të thjeshtë sikurse presidenti i ndjerë Raisi”, tha Alfoneh.

Në fillim të viteve ’80, Khomeini e emëroi Ajatollah Hossein Ali Montazeri si zëvendës të tij. Por, ata më pas prishën raportet dhe posti i Montazerit u shua.

Në vitin 2018, mes thashethemeve për përkeqësim të shëndetit të Khameneit, kishte bisedime për rikthimin e postit të zëvendësliderit suprem, por këto bisedime nuk u konkretizuan.

“Ky mosvullnet për të ndarë skenën me dikë tjetër – nga frika se e humb autoritetin – ka bërë që të gjithë të hamendësojnë se kush mund të jetë pasardhësi i Khameneit”, tha Vatanka.

“Paqartësia e Khameneit rreth çështjes së pasardhësit ka më shumë gjasa që tani të jetë një detyrim sesa një aset”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në kalendarin zyrtar të OKB-së

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tashmë është shënuar në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së.

Kjo pasoi pasi rezoluta u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 maj.

Kalendari i OKB-së, maj 2024.
Kalendari i OKB-së, maj 2024.

Për Rezolutën votuan 84 vende, 19 ishin kundër, ndërsa 68 abstenuan.

Kalendari zyrtar i OKB-së e rendit 11 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.

Rezoluta i referohet fakteve nga aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave vendase.

Ndër të tjera, ajo bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Miratimi i rezolutës u kundërshtua më së shumti nga Serbia dhe Rusia.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, e mohojnë gjenocidin.

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer, deri tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.REL

Rezoluta për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Diskutimet, që do të mbyllen me votim, u hapën nga ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ajo, vendi i së cilës e hartoi tekstin e rezolutës, bashkë me Ruandën.

Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, tha ai.

Rezoluta bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

  • Pjesë nga teksti përfundimtar i rezolutës mund të lexoni KËTU

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

Si u deklaruan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.

Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba, Azerbajxhani, Nikaragua dhe Venezuela u shprehën, po ashtu, kundër.

Egjipti tha se do të votojë në favor të rezolutës, ndërsa Nambia do të abstenojë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

A kishte rol Serbia në gjenocid?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2007 se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Radio Evropa e Lirë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Debati për të pritet të nisë në orën 16:00. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Propozuesit zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda. Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska. Zyrtarët e tyre, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe thonë se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm. Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të rezolutës për Srebrenicën dhe, një ditë para se të dilte në OKB, Asambleja e Republikës Sërpska miratoi një notë proteste drejtuar vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar tërheqjen e rezolutës. Kjo, edhe përkundër faktit se në dokument nuk përmendet as Republika Sërpska, e as Serbia. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007. Gjykata konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. bw

Britania e Madhe shkon në zgjedhje me 4 korrik, Sunak: Momenti që britanikët të vendosin për të ardhmen

Rishi Sunak ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, duke thënë se “tani është momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj”.

Në një deklaratë jashtë Downing Street nën shiun e rrëmbyeshëm, kryeministri tha se ishte takuar me Mbretin për të kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe kjo kërkesë u pranua.

Lëvizja e befasishme është një lojë e madhe elektorale duke qenë se laburistët janë përpara me rreth 20 pikë në sondazhe.

Kjo vjen pasi shifrat zyrtare treguan se inflacioni kishte rënë në 2.3% në prill, me z. Sunak që tha se kjo është “provë se plani dhe prioritetet që unë përcaktova po funksionojnë”.

Ai i tha kombit: “Tani është momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj dhe të vendosë nëse duam të ndërtojmë përparimin që kemi bërë ose rrezikojmë të kthehemi në fillim. Pa plan dhe pa siguri.”

Duke u kthyer në ditët e tij si kancelar gjatë pandemisë, zoti Sunak tha se ai i shërbeu vendit ndërsa “e ardhmja varej në balancë”.

Ai shtoi: “Stabiliteti ekonomik është baza e çdo suksesi të ardhshëm, qoftë rritja e pagave dhe punët e mira, investimet në shërbimet tona publike apo mbrojtja e vendit.

“Dhe për shkak të sakrificës sonë kolektive dhe punës tuaj të palodhur, ne kemi arritur dy piketa kryesore në ofrimin e atij stabiliteti, duke treguar se kur punojmë së bashku, gjithçka është e mundur.”

Sunak ka thënë me muaj që zgjedhjet do të ndodhin në “gjysmën e dytë të vitit”, por kishte refuzuar të caktonte një datë.

Supozimi ishte se ai do të priste deri në vjeshtë për t’i dhënë më shumë kohë për të përmbushur zotimet e tij.

Megjithatë, spekulimet që zoti Sunak mund të emërojë datën më shpejt u vendos në Ëestminster të mërkurën, pasi ministrat e kabinetit u thirrën për një takim në kohë të pazakontë, me Sekretarin e Mbrojtjes Grant Shapps dhe Sekretarin e Jashtëm Lord Cameron që ndërprenë udhëtimet e shkurtra jashtë vendit për të marrë pjesë.

Sipas rregullave parlamentare, duhet të kalojnë 25 ditë pune ndërmjet shpërndarjes së parlamentit – me kërkesë të kryeministrit – dhe daljes së votuesve në qendrat e votimit.

Duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen çdo pesë vjet, dita e fundit që mund të ishte bërë një votim ishte 28 janari 2025.

Sidoqoftë, konservatorët në vitin 2019 rivendosën pushtetin e kryeministrit për të thirrur zgjedhjet në një kohë të zgjedhjes së tyre brenda pesë viteve.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën në vitin 2019, kur Boris Johnson fitoi me konservatorët ndaj Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn.

Që atëherë, ka pasur dy kryeministra të tjerë, Liz Truss dhe z. Sunak, dhe shumica prej 80 vendesh e konservatorëve është zvogëluar.bw

Raportonte situatën dramatike në frontin e luftës, Putini arreston komandantin e lartë të forcave ruse

Ivan Popov ishte ndër komandantët më të lartë të forcave ruse që pushtuan Ukrainën. Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për të.

Verën e kaluar, një regjistrim audio shkaktoi një bujë të madhe në të cilën ai që gazetat e identifikuan si gjeneral Popov thoshte se ai ishte hequr nga komanda e Ushtrisë së 58-të sepse kishte raportuar situatën dramatike në front tek eprorët e tij, me “të vdekur dhe të plagosur në masë” midis trupave të Kremlinit dhe mbështetjes së artilerisë që ai e konsideroi të pamjaftueshme.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, gjenerali në fakt është arrestuar me akuzën e “mashtrimit”.bw

Vdekja e presidentit iranian, reagon Uashingtoni: Raisi kishte duart e lara me gjak, por…

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matteu Miller tha se presidenti Raisi mori pjesë në mënyrë brutale në shtypjen e popullit iranian.

“Ai ishte i përfshirë në abuzime të shumta të tmerrshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë luajtjen e një roli kyç në vrasjen e mijëra të burgosurve politikë në 1988”, tha Miller. “Disa nga abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut kanë ndodhur gjatë mandatit të tij si president. Veçanërisht luajti rol në shtypjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Iran”, tha zëdhënësi.

Miller shtoi se gjithsesi i vjen keq për vdekjen e Raisit, pasi është për të ardhur keq për çdokënd që vdes në një aksident me helikopter. “Kjo nuk ndryshon faktin që ai kishte duart e lara në gjak”, deklaroi ai.

Miller shtoi se qasja e SHBA-ve ndaj Iranit nuk ka ndryshuar. Sipas tij, Irani ka kërkuar ndihmë tek SHBA pas aksidentit, por se Uashingtoni nuk e ka dhënë dot këtë lloj ndihme, “për shkak të mungesës së logjistikës”. bw

BBC: Ebrahim Raisi ishte përfolur për majën e pushtetit në Iran

Nga Lyse Doucet, BBC

Ai qëndroi afër majës së pushtetit në Republikën Islamike dhe sugjerohej gjerësisht se do të ngrihej në majën e saj.

Një kthesë dramatike i dha atij një dorë tjetër.

Vdekja e papritur e Presidentit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter të dielën ka përmbysur spekulimet në rritje se kush do të zëvendësojë përfundimisht liderin suprem 85-vjeçar Ajatollah Ali Khamenei, shëndeti i të cilit ka qenë prej kohësh në qendër të interesit intensiv.

Fati tragjik i presidentit të vijës së ashpër të Iranit nuk pritet të prishë drejtimin e politikës iraniane ose të tronditë Republikën Islamike në ndonjë mënyrë konsekuente.

Por do të testojë një sistem ku konservatorët e vijës së ashpër dominojnë tani të gjitha degët e pushtetit, të zgjedhura dhe të pazgjedhura.

Kundërshtarët e tij do të përshëndesin largimin e një ish-prokurori të akuzuar për një rol vendimtar në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë në vitet 1980, të cilin ai e mohoi; ata do të shpresojnë se fundi i sundimit të tij do të përshpejtojë fundin e këtij regjimi.

Për konservatorët në pushtet të Iranit, funerali shtetëror do të jetë një rast i mbushur me emocione; do të jetë gjithashtu një mundësi për të filluar dërgimin e sinjaleve të tyre të vazhdimësisë.

Një pozicion tjetër kritik që duhet të plotësohet është vendi i mbajtur nga ky klerik i rangut të mesëm në Asamblenë e Ekspertëve, organi i autorizuar për të zgjedhur liderin e ri suprem, kur të vijë ai tranzicion shumë më i rëndësishëm.

Vizita e fundit e Raisit, kë takoi Presidenti i Iranit në kufi

Disa orë para zhdukjes së helikopterit të tij në veri të Iranit, presidenti i konfirmuar tashmë i vdekur, Ebrahim Raisi, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Të dy liderët kishin udhëtuar së bashku në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor, ku inauguruan një digë në kufirin mes dy vendeve.

Në një postim pas publikimit të lajmit për rrëzimin e helikopterit që transportonte Raisin, Aliyev tha se ishte i trishtuar nga lajmi, pasi i kishte thënë një lamtumirë miqësore më herët gjatë takimit të tyre.

“Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ibrahim Raishi, jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmi i rrëzimit në Iran të helikopterit që mbante delegacionin më të lartë. Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë për Presidentin Ibrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëroi. Si vend fqinj, mik dhe vëlla, Republika e Azerbajxhanit është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi ai.

Image

Sky News: Reputacioni i frikshëm i ‘Kasapit të Teheranit’

Ebrahim Raisi ka qenë një nga më të ashpër të vijës së ashpër të Iranit, një besimtar fanatik dhe absolut në revolucionin iranian dhe misionin e tij.

Nëse ai ka vdekur në një shpat mali në veri të vendit, siç duket gjithnjë e më e mundshme, do të jetë një moment madhor për vendin dhe rajonin.

Ajo do të largojë nga Lindja e Mesme një nga lojtarët e saj më të ashpër më pa kompromis.

Një burrë që nisi sulmin e parë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit në historinë e vendit të tij dhe një njeri i vijës së ashpër në vëzhgimin e të cilit qindra iranianë janë vrarë në shtypjen brutale të protestave të fundit të udhëhequra nga gratë, Raisi ka një sasi të madhe gjaku në duart e tij.

Reputacioni i tij i frikshëm shkon prapa në vitet 1980, një periudhë që i dha atij çmimin e dyshimtë Kasapi i Teheranit.

Ai u ul në të ashtuquajturin panelin e vdekjes prej katër gjykatësish islamikë, të cilët dënuan mijëra të burgosur iranianë të ndërgjegjes me vdekjen e tyre gjatë spastrimit të vitit 1988.

Raisi ka qenë personalisht i përfshirë në dy nga periudhat më të errëta të represionit iranian. Dhe ai shihej si një nga pretendentët e preferuar për të zëvendësuar liderin suprem të moshuar dhe të sëmurë Ali Khamenei.

Pranimi i tij në atë rol do të garantonte vite më shumë të njëjtat… dhe vite më shumë ndërhyrje jashtë vendit.

Me Raisin si president, Irani është përfshirë në ndërhyrje gjithnjë e më shumë aventureske përtej kufijve të tij.

Me të në krye, Irani ka ndihmuar Houthis të kërcënojnë transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq; ndihmoi Hezbollahun të angazhonte Izraelin në një duel shtatë-mujor mbi kufirin e tij verior; ndihmoi milicinë në Irak për të sulmuar dhe në disa raste për të vrarë ushtarët amerikanë; dhe ndihmoi Hamasin të luftonte luftën e vet kundër shtetit hebre.

Pas dy vitesh trazirash, dështimi ekonomik dhe rimëkëmbje belbëzimi nga pandemia, Irani është i ndarë dhe i dobësuar.

Qeveria e saj ka humbur shumë nga besueshmëria dhe mbështetja e saj për shkak të mizorive që u ka bërë grave të saj.

Pak jashtë regjimit dhe radhëve të tij të ndjekësve të zjarrtë do të vajtojnë një njeri që ka mbikëqyrur vdekjen, burgosjen ose torturimin e kaq shumë njerëzve.

Iranianët mund të guxojnë të dëshirojnë kohë më pak represive pa të. Të huajt do të shpresojnë për një Iran më pak problematik.

Por ka shumë të tjera nga ka ardhur dhe Udhëheqësi Suprem ka të ngjarë të gjejë një tjetër personazh të vijës së ashpër për ta zëvendësuar atë.

Frika do të jetë nga destabiliteti në prag të zgjedhjeve. Qeveria është minuar nga ngjarjet e fundit, lideri i saj suprem nuk është mirë.

Nëse Raisi ka vdekur, qeveria e tij do të përpiqet të sigurojë trashëgiminë sa më shpejt dhe pa probleme. sn

*Nga Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare – Sky News

Ndalimi i drogës nga talibanët nxit protesta vdekjeprurëse në Afganistan

Banorët e Badakhshanit duke protestuar kundër brutalitetit të talibanëve më 3 maj.
Abubakar Siddique, Radio Azadi

Provinca veriore e Afganistanit, Badakhshan, ka qenë skenë e protestave të dhunshme kundër talibanëve gjatë javëve të fundit.

Demonstratat e rralla janë nxitur nga zbatimi me forcë i vendimit të grupit militant, që ndalon me ligj kultivimin e drogës, që është një mjet shpëtimi për dhjetëra mijëra fermerë të varfër.

Talibanët i kanë shtypur dhunshëm tubimet, duke qëlluar dhe vrarë disa protestues dhe duke rrethuar dhjetëra banorë vendas.

Tubimet antitalibane, thonë vëzhguesit, zbulojnë zemërimin ndaj politikave jopopullore të grupit islamik të vijës së ashpër dhe përdorimin e taktikave të rënda për të shtypur disidencën.

“Ky është një alarm për talibanët në pushtet”, tha Nazifa Haqpal, një studiuese afgane që vepron në Britani.

“Qeverisja despotike e talibanëve e bazuar në forcën brutale, nuk po funksionon”.

Gati tre vjet pasi talibanët morën pushtetin, grupi ka treguar pak interes në “të kuptuarit e çështjeve [të afganëve] ose të miratojë politika të përshtatshme” për t’i trajtuar ato, tha Haqpal.

“Zemërim dhe protesta”

Protestat shpërthyen më 3 dhe 4 maj në distriktet Darayim dhe Argo të Badakhshan, pasi forcat talibane të ngarkuara me pastrimin e kulturave të lulekuqes u përleshën me fermerët. Vendasit thanë se talibanët hapën zjarr dhe vranë dy persona.

Talibanët dërguan një delegacion për të negociuar me fermerët dhe më vonë thanë se qetësia ishte rivendosur.

Por, më 13 maj, protestat shpërthyen sërish në lagjen Argo. Talibanët u përgjigjën me forcë brutale, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thanë vendasit.

Banorët e Badakhshanit duke protestuar kundër brutalitetit të talibanëve më 3 maj.

Banorët e Badakhshanit duke protestuar kundër brutalitetit të talibanëve më 3 maj.

“Njerëzit nuk donin që kulturat e tyre të shkatërroheshin”, tha Shamsuddin Mubarez, një banor i rrethit Argo, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë.
Kur banorët vendas protestuan, tha Mubarez, talibanët u përgjigjën duke përdorur forcë. Kjo krijoi “më shumë telashe”, tha ai.

Kalimullah Humsukhan, një banor i distriktit Darayim, tha për Radio Azadi se çrrënjosja me forcë e lulëkuqeve në fusha nga ana e talibanëve, shkaktoi “zemërim dhe protesta” në distrikt në fillim të majit. Ai tha se banorët ishin të pakënaqur me taktikat e dhunshme të militantëve.

“Pak ose asgjë”

Që nga rimarrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët kanë vendosur kufizime të rënda ndaj grave, kanë goditur brutalisht disidentët dhe kanë monopolizuar pushtetin.

Politikat ekstremiste të grupit kanë zemëruar afganët dhe e kanë bërë që qeveria të mos njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndalimi i drogës nga talibanët në vitin 2022 ka reduktuar ndjeshëm prodhimin e opiumit. Por, grupi nuk ka arritur t’u sigurojë fermerëve mjete jetese dhe prodhime alternative, duke i shtyrë shumë më thellë në varfëri mes një krize shkatërruese ekonomike dhe humanitare.

Graeme Smith, një analist i lartë i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se ndalimi i talibanëve për narkotikët ka goditur veçanërisht rëndë fermerët në zonat malore si Badakhshani, sepse ata kanë ferma më të vogla dhe më pak produktive.

“Fermerët nuk kanë rezerva të mëdha dhe pak ose aspak rezervë për të shitur”, tha ai.

Smith tha se “përgjigjja e vetme [për fermerët] tani do të jetë punësimi jo-fermë”, sepse kulturat alternative nuk mund të zëvendësojnë opiumin, çmimi i të cilit është rritur në qiell vitet e fundit.

“Pranvera afgane”

Protestat vdekjeprurëse në Badakhshan nuk janë të izoluara.

Më 9 maj, talibanët vranë të paktën katër persona pas një tubimi në provincën lindore të Nangarhar, e cila kufizohet me Pakistanin.

Militantët urdhëruan vendasit t’i lironin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të një objekti doganimi. Vendasit i rezistuan prishjes dhe bllokuan një autostradë kryesore. Talibanët u përgjigjën duke qëlluar mbi turmën.

Smith tha se nuk ishte rastësi që ka pasur trazira në Nangarhar dhe Badakhshan, të cilat kontribuuan ndjeshëm në radhët e forcave të armatosura të ish-qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi.

“Tani të mbijetuarit nga ato forca të mposhtura, po vuajnë nivele të larta papunësie”, tha ai.

Badakhshani është gjithashtu një rajon i banuar me shumicë etnike taxhike dhe dikur ishte një bastion i rezistencës ndaj talibanëve në vitet 1990. Talibanët përbëhen kryesisht nga pashtunët.

Nazifa Haqpal tha se protestat janë dëshmi e “vetëdijes politike dhe ligjore” që u formua në Afganistan pasi pushtimi i udhëhequr nga SHBA-ja më 2001 përmbysi regjimin e parë të talibanëve.

Talibanët mund të përballen me një “pranverë afgane” nëse “protestat e tilla organizohen dhe përhapen”, tha ajo.

Presidenti i Iranit vdes nga rrëzimi i helikopterit

Karrige boshe e presidentit Ebrahim Raisi në kabinetin iranian, pas konfirmimit të vdekjes së tij.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi më 20 maj se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq.

Kabineti i Raisit është duke e mbajtur një takim emergjent, sipas mediave shtetërore.

Ligji iranian thekson se, nëse vdes presidenti, atëherë pushteti i kalohet zëvendëspresidentit të parë. Një këshill, i përbërë nga kryetari i Parlamentit, kryetari i Gjyqësorit dhe nga zëvendëspresidenti i parë, duhet ta organizojë emërimin e presidentit të ri brenda 50 ditëve.

Mohammad Mokhber është zëvendëspresidenti i parë i tanishëm i Iranit.

Mohammad Mokhber

Mohammad Mokhber

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara nga disa qeveri të huaja, bënë përpjekje të mëdha për ta gjetur helikopterin, i cili ishte rrëzuar si pasojë e gjendjes së keqe atmosferike në pjesën bjeshkore të vendit më 19 maj.

Helikopteri i Raisit po kthehej nga qyteti Tabriz kur u rrëzua në afërsi të qytetit Jolfa. Televizioni shtetërore e kishte përshkruar si “ulje të vrazhdët”, por disa media raportuan, me burime qeveritare, se helikopteri u rrëzua derisa po e kalonte një fushë bjeshkore dhe malore.

Qeveria e Iranit tha se ai ishte njëri nga tre helikopterët që po fluturonin së bashku dhe se dy të tjerët ateruan në mënyrë të sigurt në Tabriz.

Raisi dhe Amir-Abdollahian udhëtuan në Azerbajxhan më 19 maj, për ta përuruar një digë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Aliyev shkroi në rrjetin social X se Azerbajxhani u “shqetësua pafundësisht” nga lajmi për rrëzimin e helikopterit të Raisit.

Raisi u zgjodh president më 2021 dhe prej atëherë i kishte ashpërsuar kufizimet ndaj iranianëve, përmes zbatimit të detyrueshëm të ligjeve të moralit dhe përmes një lufte të përgjakshme kundër protestave antiqeveritare, të cilat ishin nxitur nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor për gjoja shkeljen e ligjit për bartjen e shamisë së kokës.

Ai kishte bërë përpjekje të mëdha në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore, duke e lejuar vendin e vet ta rrisë dukshëm njëkohësisht edhe programin e vet për uranium të pasuruar. REL


Send this to a friend