VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tufa nxjerr dokumentet e reja për Bujar Sheshin: U diplomua me armën e Sigurimit

By | January 9, 2020

Komentet

25 – VIRUSI PYET: PO KET A E DINI ? KU ISHTE THERTORIA! – Nga Fritz RADOVANI

1945: Shqipnia kishte 1.122 000 banorë, ndaj të cilve…

Mbrenda kësaj ndertesë asht krye gjakderdhja ma e madhe e Shqiptarve!

Mbrenda kësaj ndertesë u aprovue edhe shfarosja e Popullit Shqiptar!

Mbrenda kësaj ndertesë u aprovue zhdukja e Shqipnisë nga Europa!

Mbrenda kësaj ndertesë asht urdhnue zhdukja e Atdhetarve Shqiptarë!

Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue tradhëtitë ma të mëdha kombtare!

Mbrenda kësaj ndertesë janë urdhnue torturat ma të mëdha të Europës!

Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue torturat e Atdhetarve Shqiptarë!

Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue vrasjet ma të mënershme pa faj!

Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue masakrat ma barbare të Europës!

Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue krimet ma të shemtueme n’ Europë!

Mbrenda kësaj ndertesë janë krye krimet ma të randa ndaj Nanave tona!

Mbrenda kësaj ndertesë janë diktue nga tirani dhunime per Motrat tona!

Mbrenda kësaj ndertesë janë krye interrnimet ma të mëdha të Europës!

Mbrenda kësaj ndertesë janë krye krimet ma të mëdha ndaj fëmijve tanë!

Mbrenda kësaj ndertesë janë urdhnue shfarosjet e vrasjet ma barbare!

Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue vllavrasjet ma të mëdha kombtare!

Mbrenda kësaj ndertesë janë dekorue vrasësit ma terroristë të Botës!

Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue vjedhjet ma të mëdha t’ Atdheut!

Mbrenda kësaj ndertesë u aprovuen shtetizimet ma të mëdha n’ Europë!

E kush shtrihej në poltronat e tiranit Enver Hoxha me dhanë mendime?!

Të gjithë ata kriminelë që e rrethonin tiranin e kobren e zezë pranë tij…

Tue fillue nga firmëtarët e Kuvendit Popullor, kryeministrisë, ministrisë së punve të mbrendshme, gjykatave, e deri tek “brigadat e pushkatimit”…

Sot ata janë “heronjë” të turpit të shtetit Shqiptar e t’ Europës matufe…

Deri kur ky turp i papamë në asnjë shtet të “Perandorisë së të keqes” ?!

Perjetsimi i Enver Hoxhës asht vdekja e vetmueme e Atdheut, asht vdekja që ju pat paralajmërue një Atdhetar tek libri “Vetvrasja e një kombi”!..

Europë: “Armiku i Popullit të vet, nuk asht kurr miku i Popujve të Tuej!”

            Melbourne, 3 Gusht 2020…

Sipërmarrësi Licio Gelli ishte ideator, urdhërues dhe financues kryesor i masakrës së Bolonjës

Licio Gelli, i burgosur në Zvicër, u arratis nga  burgu Champ Dollon më 1983

VOAL – Një përvjetor tjetër festohet në Bolonjë këtë vit, në kujtim të masakrës që, 40 vjet më parë, vrau 85 njerëz dhe plagosi 200 të tjerë në stacionin e trenit në Bolonjë. Përtej ritualeve rreth të cilave qyteti mblidhet për të mbajtur në jetë kujtesën e asaj që ndodhi më 2 gusht 1980, këtë vit ekziston vetëdija se është ndërmarrë një hap shtesë drejt së vërtetës.

Ditët e fundit, në të vërtetë, prokuroria publike e Bolonjës ka përfunduar një hetim i cili synonte të hidhte dritë në një pikë sa vendimtare, aq dhe e paqartë: kush ishte ideatori i masakrës? Kush urdhëroi të vendosnin një bombë në sallën e pritjes në stacionin e Bolonjës? Dhe rrjedhimisht pse?

Hetimi – i cili u rihap në vitin 2017 dhe gjithashtu përfshiu Zvicrën – bëri të mundur identifikimin e katër emrave: Licio Gelli dhe Umberto Ortolani (“urdhëruesit-financuesit”), Federico Umberto D’Amato (“urdhërues-organizator”) dhe Mario Tedeschi (“organizator”). Të katër kanë vdekur dhe asnjëherë nuk mund të ketë gjykim ose heqje lirie, ose lirim.

Hetimet u vërtitën rreth një dokumenti të cilin autoritetet zvicerane ia patën sekusestruar Gellit, ndërsa ai u arrestua në Gjenevë në vitin 1982. Vetëm ky fashikull, që mbante titullin “Bologna – 525779 – X.S.” me numrin e një llogarie rrjedhëse të hapur në UBS në qytetin e Gjenevës, së bashku me prova të tjera, lejoi që hetuesit të rivendosnin “mendjen ideatore” të lozhës masonike P2 ndër autorët e masakrës.

Si? Duke ndjekur rrugën e parave. Rreth pesë milion dollarë – çmimi i supozuar i masakrës – nisur nga llogaritë zvicerane që i atribuohen Gellit e krahut të tij të djathtë Ortolani, dhe arritur në Korpusin e Armatosur Revolucionar (NAR), një grup terrorist i frymëzuar nga neo-fashistët, të cilit i përkisnin tre nga autorët e dënuar tashmë në mënyrë përfundimtare (Valerio Fioravanti, Francesca Mambro, Luigi Ciavardini) plus një i katërt (Gilberto Cavallini) i dënuar në shkallë të parë.

Bashkëpunimi midis autoriteteve italiane dhe zvicerane u zhvillua në besimin më të rreptë, por Zyra Federale e Drejtësisë, e pyetur nga RSI, bëri të ditur se ndërmjet 2018 dhe 2019 prokurori i përgjithshëm i Bolonjës “paraqiti një duzinë  kërkesash” dhe se ato janë përmbushur në pjesën më të madhe.

Licio Gelli (Shqiptim italian: [liço xheli]; 21 prill 1919 – 15 dhjetor 2015) ishte një financues italian, fashist dhe oficer ndërlidhës midis qeverisë italiane dhe Gjermanisë naziste, i njohur për rolin e tij në skandalin Banco Ambrosiano.  Gjatë viteve 1930, Gelli doli vullnetar për forcat e ekspeditës së Këmishave e zeza të dërguar nga Mussolini në mbështetje të rebelimit të Francisco Francos në Luftën civile spanjolle. Mori pjesë në Republikën Sociale Italiane me Giorgio Almirante, themelues i lëvizjes sociale neofashiste Italiane (MSI).

rsi/wikipedia/ Elida Buçpapaj

(II) Dëshmia e Ndue Mëlyshit – Ish-diversanti parashutist: Misionet tona sekrete në Shqipëri nga Italia e Jugosllavia, ishin të miratuara prej…

 

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarak në Gardën Mbretërore, kurse djali i xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vendit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët iu dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës nga viti 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll për në banesën e fundit.

“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, bashkëshortes dhe tre vajzave që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë, kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua para tre ditësh, (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.

 

Zoti Ndue, cili ishte qëllimi i atij misioni sekret që u sugjeroi majori UDB-së për të kryer në Shqipëri?
Sipas tij, qëllimi i misionit sekret që ne do të kryenim në Shqipëri, ishte për të parë nga afër situatën e brendshme që mbizotëronte aty dhe ne do të ktheheshim përsëri për një kohë fare të shkurtër në Jugosllavi. Pas kësaj, ai shtoi se të gjithë shokët e tjerë të grupit tonë, pa asnjë përjashtim, ishte marrë vendimi dhe do t’i dërgonin në punë të ndryshme dhe me rrogë të mirë, duke pasur të gjitha të drejtat dhe liritë njëlloj siç i gëzonin të gjithë shtetasit jugosllavë.

Çfarë përgjigjie i dhatë oficerit jugosllav të UDB-së?
Pas propozimit që na bëri, ai na la vetëm për një kohë që ne të bisedonim me njëri- tjetrin të qetë dhe pa praninë e tij, e më pas t’i jepnim një përgjigjie.

Çfarë biseduat ju dhe si vendosët?
Ne biseduam me njëri tjetrin dhe ramë të gjithë në një mëndje se: nisur nga situata tepër e vështirë ku ndodheshin shokët tanë në burgun e Nishit, (ku edhe pse kishte disa kushte, ai përsëri burg mbetej), si dhe duke pasur gjithnjë mëndjen tek familjet tona dhe njerzit që na kishin mbajtur me bukë e strehuar gjatë jetës sonë të malit në Shqipëri, pra për të ditur fatin e tyre, si dhe duke pasur gjithashtu një shpresë se shtetet Perendimore po interesoheshin për ne dhe idealet antikomuniste për të cilat po luftonim, vendosëm që t’i thonim po, propozimit që na bëri majori Çedo Mihjoviç.

Çfarë bëtë pasi iu përgjigjët pozitivisht “ofertës” së tij?
Pas kësaj së bashku me të, pasi u hartuan listat e grupeve me nga tre persona, ai u nis për në Beograd për të marrë miratimin e shefave të tij, duke na lënë ne në pritje kur të kthehej që të na takonte përsëri.

Kur u kthye ai dhe çfarë u tha?
Majori Çedo Mihjoviç u kthye më datën 10 qershor dhe na tregoi se ishte miratuar plani i tij, por që ishte bërë një ndryshim në ato që ai na kishte parashtruar.

Çfarë ndryshimi?
Nuk do ishin gjashtë grupe me nga tre persona sikur na tha në fillim, por vetëm një grup me tre persona. Nga këta dy veta do ishin shoqërues, kurse i treti do ishte kryetar i grupit dhe vetëm ai do të dinte gjithçka për misionin që do kryhej.

Dhe kush u zgjodhën për të ardhur me mision në Shqipëri?
Në prani të Çedo Mihjoviçit, u zgjodha unë me Mark Jak Bajraktarin dhe Pjetër Çup Qafën. Pas kësaj, sipas fjalës që na kishte dhënë, po atë ditë, majori Mihjoviç i liroi nga burgu të gjithë shokët tanë dhe me kamiona i nis për në Ovskar Banja (Serbi), ku ata do të punonin si punëtor me rrogë pranë një Centrali Elektrik që po ndërtohej mbi lumin Ibar.

Ç’ndodhi më pas me ju, ku u dërguan?
Pas dhjetë ditësh, ne na erdhi dhe na morri një oficer dhe na dërgoi në Prishtinë, ku na priste majori Çedo Mihjoviç dhe pas kërkesës sonë, ai na lejoi që të shkonim dhe të bënim një vizitë tek shtëpia e Pjetër Çupit në Vuçiternë, ku ne qëndruam vetëm një natë. Të nesërmen na morrën dhe na dërguan në qytetin e Gjakovës, ku na sistemuan në një shtëpi që ishte disi e larguar nga zona e banuar dhe aty vinte vetëm një oficer që na sillte ushqimin.

Sa kohë qëndruat në atë shtëpi?
Aty ne qëndruam rreth dy javë dhe gjatë atyre ditëve ne na shërbente një zonjë komuniste, e cila na bënte shërbimet dhe ne e morëm disi veten nga vuajtjet që kishim kaluar gjatë periudhës që ndënjëm në burgun e Nishit. Një ditë para se të largoheshim nga ajo shtëpi për t’u nisur me mision sekret për në Shqipëri, ne erdhi dhe na vizitoi përsëri majori Çedo Mihjoviç, i cili na tha se çfarë kërkesash kishim, para se të niseshim për të kaluar kufirin. Më pas ne na përgatitën me armatime dhe pajisjet e tjera të nevojshme që do të na duheshin për zbarkimin tonë në Shqipëri dhe më datën 7 korrik të vitit 1950, major Çedo Mihjoviç, na takoi me Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin, të cilët ishin dy njerëzit që do të na udhëhiqnin në itinerarin e rrugës së gjatë që do të përshkonim ne për të hyrë ilegalisht brenda territorit shqiptar.

Nga ishin Arifi me Rustem Thaçin dhe pse ndodheshin në Jugosllavi?
Arifi me Rustemin ishin të dy pukjanë dhe me sa mbaj mend, Rustemi ishte nga fshati Sakat. Të dy ishin arratisur në Jugosllavi për t’i shpëtuar ndjekjeve pasi kërkoheshin nga forcat e Sigurimit të Shtetit për t’u arrestuar, sepse ishin diktuar që kishin strehuar dhe u kishin dhënë bukë njerëzve të malit, siç na quanin ne komunistët. Të dy ata ishin djem trima, besnik dhe kishin ndihmuar shumë nga këto grupet tona kur ishim në Shqipëri.

Pasi u takuat me Arifin dhe Rustemin, ku shkuat?
Pas takimit me Arifin dhe Rustemin së bashku me grupin e oficerëve që na shoqëronin, ne kemi shkuar deri në vendin e quajtur Va-Spas e aty jemi strehuar tek shtëpia e Hysen Prushit që ndodhej në afërsi të kufirit.

Si u futët në kufirin shqiptar, a patët probleme me forcat e kufirit apo banorë të zonës?
Hysen Prushi përgatiti një grup djelmoshash të armatosur nga fisi i tij dhe po natën e datës 7 korrik 1950, na shoqëroi vetë duke na përcjellë deri në Qafë të Prushit, ku ne kaluam kufirin dhe hymë në territorin shqiptar pa asnjë pengesë. Mbasi hymë në brendësi të tokës shqiptare, Hysen Prushi me njerëzit që na shoqëroi u kthyen mbrapsht për andej nga kishin ardhur, ndërsa unë me Marka Jakun e Pjetër Çup Qafën, të shoqëruar dhe nga Arif Selmani e Rustem Thaçi, më datën 9 korrik kemi kaluar lumin Drin dhe kemi marrë rrugën drejt pyjeve të fshatit Sakat të zonës së Pukës, prej nga ishte dhe Rustem Thaçi siç iu thashë.

Sa qëndruat aty në pyjet e fshatit Sakat të Pukës?
Pasi mbërritëm në pyjet e Sakatit, morëm rrugën për në Bjeshkën e Kryeziut dhe aty u ndamë.

Ku shkuat?
Unë me Marka Jakun e Pjetër Çupin morëm drejtimin për në zonën e Mirditës, ndërsa Arifi me Rustemin u nisën për në rajonin e tyre në Va-Spas, duke lënë që të takoheshim përsëri në një vënd të caktuar në datën 26 gusht 1950. Kështu më datën 13 korrik, unë me Marka Jakun dhe Pjetër Çupin mbërritëm në zonën e Pukës dhe hymë në lidhje menjëherë me bazën tonë të parë në Fushë të Arzit, ku na pritën dy vëllezërit, Nikoll dhe Pjetër Shkoza, të cilët ishin dy nga njerëzit më besnik që strehonin grupet e rezistencës antikomuniste të krahinave të Veriut. Dy vëllezërit Shkoza, pasi na strehuan dhe na furnizuan me ushqimet e nevojshme, na informuan rreth situatës së brendëshme, duke na treguar dhe ngjarjet që kishin ndodhur gjatë asaj kohe pas vrasjes së Bardhok Bibës e grupin prej gjashtë vetësh të kryesuar nga Preng Dodë Gjini.

Po për familjet tuaja që kishit lënë në Shqipëri a kishin lajme dy vëllezërit Shkoza?
Po kishin dhe atë ditë nga dy vëllezërit Shkoza, unë mora dhe lajmin e hidhur të vrasjes së vëllait tim, Llesh Mëlyshit dhe dy nipave, Palit dhe Mark Mëlyshit. Po kështu atë ditë dy vëllezërit Shkoza na informuan edhe për strehimin që i kishin bërë grupeve parashutiste që kishin zbarkuar në ato zona, si Kol Çunin, Alush Lleshanaku, Gjon Gjinajn etj. Prej tyre unë mësova se Alush Lleshanaku ishte gjallë dhe kishte zbarkuar për herë të dytë me parashutë në Shqipëri. Po atë natë dy vëllezërit Shkoza me anë të njerëzve të tyre besnik, bënë lajmërimet e nevojshme për ardhjen tonë, duke njoftuar bazat në zonën e Pukës dhe atë të Kurbinit.

Po për mbërritjen tuaj në Shqipëri, kur lajmëruat tek ata që u kishin nisur?
Pasi u takuam me vëllezërit Shkoza, unë me Marka Jak Bajraktarin, përgatitëm disa informacione për t’ia dhënë Kol Çunit, i cili ndodhej në malet e Pukës dhe kishte radio-marrsen që hynte në lidhje me qëndrën dhe Bllokun Kombëtar Indipendent në Romë. Kola hyri në lidhje dhe njoftoi se ne kishim mbrritur pa humbje në bazat tona në bjeshkët e Pukës e Mirditës. Po kështu së bashku me ato lajme të shkurtra që përgatitëm, i kërkuam Kol Çunit që me anë të radios të na përgatiste një pikë takimi me Alush Lleshanakun e Gjon Gjinajn.

A arritët të takoheshit me Alush Lleshanakun?
Në sajë të lajmërimeve të sakta që kishin bërë dy vëllezërit, Pjetër dhe Nikoll Shkoza, me datën 10 gusht 1950, unë me dy shokët e mi bëmë një takim me Alushin dhe Gjonin në zonën e Zadrimës së Lezhës. Aty biseduam gjatë me ta duke u treguar të gjitha ngjarjet që nga dita që unë me Alushin kishim zbarkuar për herë të parë në Shqipëri me avionin italian të nisur nga baza sekrete e CIA-s, ku na kishin stërvitur oficerët amerikanë.

Kush u futi në lidhje me bazën e CIA-s?
Me amerikanët që kishin atë bazë sekrete në periferi të Romës ne na lidhën krerët kryesorë të Bllokut Kombëtar Indipendent, me në krye Gjon Marka Gjonin, Kol Bibë Mirakajn, Ernest Koliqin, Ismail Vërlacin, etj. Të gjitha misionet tona të zbarkimit në Shqipëri nga Italia apo Jugosllavia, ishin të kordinuara nga ajo bazë e CIA-s nëpërmjet Bllokut Kombëtar Indipendent.

Të kthehemi tek takimi juaj me Alush Lleshanakun, kush e shoqëronte atë?
Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn kishin me vete dhe një grup parashutistësh kosovar me të cilët kishin zbarkuar në Shqipëri, por fatkeqësisht aty mungonte më i miri prej tyre, kapiten Riza Hasani, i cili ishte vrarë nga forcat komuniste që në përpjekjen e parë gjatë zbarkimit në fshatin Perlat të Kthellës.

Pas takimit me Alushin dhe Gjon Gjinajt, çfarë vendosët të bënit?
Ata na parashtruan planin e tyre duke na kërkuar ndihmë që ne t’i udhëhiqnim grupin e tyre për të dalë në Kosovë, ku duhet të kryenin misionin e tyre. Mbas një pushimi të shkurtër, së bashku me grupin e Lleshanakut ne u nisëm për në drejtim të bazës së Kol Çunit në malet e Pukës dhe me datën 16 gusht mbërritëm në pyllin e Iballës, ku gjendej qëndra e radios së Kol Çunit.

Sa qëndruat aty?
Në atë bazë ne qëndruam për gjashtë ditë dhe Kol Çuni hyri në lidhje me radio me qëndrën në Romë, duke bërë një përshkrim të gjithë misionit të grupit tonë dhe prej qëndrës ne morëm aprovimin që të dilnim përsëri në Jugosllavi, pasi misioni ynë quhej i mbaruar. Një nga arsyet që ne kërkuam që të ktheheshim në Jugosllavi, ishte dhe interesimi për grupin e shokëve tanë që ndodheshin duke punuar në centralin elektrik të Ovac-Banja të Serbisë. Kështu më datën 26 gusht 1950, sipas pikë-takimit që kishim lënë me Rustem Thaçin e Arif Selmanin, mbërritëm në vendin e caktuar në pyllin e Sakatit dhe prej aty së bashku me ta, kishim plan për të bërë dhe një udhëtim tjetër për në Shqipëri brenda një kohe sa më të shkurtër, përpara se të fillonte dimri.

A e ndërmorrët atë udhëtim?
Jo, sepse Marka Jak Bajraktari e refuzoi atë udhëtim aq të shpejtë, për arsye të gjëndjes së tij shëndëtsore jo të mirë dhe ajo gjë u aprovua nga majori jugosllav Çedo Mihjoviç. Pas tërheqjes së Markut, misioni m’u ngarkua mua dhe Pjetër Qafës, por unë i kërkova majorit Mihjoviç, që bashkë me ne në atë mision të dytë, të vinin edhe dy shokët e mi, Zef Dodë Lekëgega e Bibë Mark Biba, që ndodheshin duke punuar në Ovcar-Banja. Atë kërkesë i’a bëra duke menduar se Zefi me Bibën ishin shokë të ngushtë me mua dhe ata kishin një përvojë të gjatë një jetën e malit. Majori jugosllav e pranoi me kënaqësi kërkesën time dhe na i solli menjëherë Zefin e Bibën në Gjakovë.

Si e kujtoni misionin tuaj të dytë në Shqipëri?
Pasi bëmë përgatitjet e nevojshme, më datën 29 shtator 1950, unë me Pjetr Qafën, Zefin e Bibën, morëm rrugën duke hyrë në Shqipëri në të njëjtin intinerar si herën e parë, duke pasur si shoqërues përsëri Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin. Në Va-Spas unë me grupin tim u ndamë nga Arifi e Rustemi, duke u nisur për në zonën e Kthellës dhe lamë një pike-takimi me ta në datën 8 tetor në Pyllin e Sakatit. Mbasi kaluam shumë fshatra ne mbërritëm përsëri në katundin Shkozë, tek dy miqtë tanë, vëllezërit Pjetër e Nikoll Shkoza. Nga ata të dy ne u furnizuam me ushqime dhe u informuam mbi situatën në vend, duke mësuar se Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn gjendeshin në zonën e Munellës në Mirditë.

Ku shkuat pas kësaj?
Pas kësaj unë me grupin tim u nisa për në drejtim të zonës së Kthellës dhe me dy vëllezërit Shkoza, lamë takim që të shiheshim përsëri së bashku edhe me Alushin dhe Gjon Gjinajn në datën 2 nëntor në shtëpinë e Nikoll Shkozës. Pasi shkuam në zonën e Kthellës, unë me grupin tim u kthyem në zonën e Pukës dhe me datën 3 nëntor, u takuam me Alushin dhe Gjon Gjinajn në fshatin Shkozë.

Çfarë diskutuat në atë takim?
Aty diskutuam gjatë me ta duke folur mbi situatën e vështirë që mbizotëronte në vënd për shkak të ndjekjeve të Sigurimit të Shtetit dhe kohës së keqe që po afronte me ardhjen e dimrit. Pas kësaj u ndamë me Alushin e grupin që kryesonte, pasi ai duhej të kthehej për të përmbushur misionin e tij në krahinën e vet të Elbasanit. Ndërsa Gjon Gjinajt i mungonte radio-telegrafisti i grupit, Pjetër Gjocaj, me të cilin i kishin humbur lidhjet që në luftimet e Perlatit në qershorin e vitit 1950. Nga ndjekjet e shumta të forcave komuniste grupi i Gjon Gjinajt e kishte pasur të pamundur që të hynte në lidhje me Pjetër Gjocin, i cili ishte i vetmi që dinte përdorimin e radios dhe shifrën e saj.

Çfarë vendosët pas kësaj situate të vështirë ku ndodheshit ju dhe grupet e tjera?
Për këto arsye unë me grupin tim vendosëm që të mos ktheheshim në Jugosllavi, por të qëndronim në ndihmë të grupit të Gjon Gjinajt, gjë të cilën na e aprovoi edhe Qëndra në Romë, pas ndërhyrjes së krerëve të Bllokut Kombëtar Indipendent, si Gjon Marka Gjoni etj. Por ndërsa unë qëndrova në Shqipëri, Pjetër Qafën e nisa për t’u takuar me Arif Selmanin dhe Rrustem Thaçin në vëndin që kishim lënë që më parë dhe pas kësaj me datën 8 nëntor 1950, Pjetri doli në Jugosllavi./Memorie.al/

L’Univers (1880)- Premtimi i Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2020

 

“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Raguzë, 11 nëntor.

 

Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor :

 

Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

 

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

 

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.

Dëshmia e 109-vjeçarit Ndue Mlyshi që u shua dje në Shkodër: Si u hodha dy herë me parashutë nga CIA, pse s’firmosa për vrasjen e…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.

Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992 kur u rikthye përfundimisht në atdhe pranë familjes së tij dhe jetoi në qytetin e Shkodrës deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.

“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direct në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Mirdita, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashytë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emiogrimi, Ndue Mëlyshi jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e Ndues dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre, intervistën në fjalë po e publikojmë duke filluar nga numri i sotëm.

Zoti Ndue, në fillim të kësaj interviste, para se t’iu pyesim dhe të na thoni shkurtimisht diçka për origjinën e familjes suaj, sa vjeç jeni ju?

Unë jam plot 109 vjeç, ja ku e kam dhe mund ta shihni pasaportën, datëlindja 1911, por me regjistrimet që janë gjetur në librat e Kishës ku jam regjistru, figuroj dy vjet më i madh, pra kam lindur në vitin 1909 dhe i bie të jem jam 111 vjeç.

Cila është origjina e familjes tuaj?

Ne jemi nga Thkella (Kthella) e Mirditës dhe babaj jonë, Gjon Mëlyshi, ka qenë bajraktar i Thkellës sikur i kanë pa thanë atëhere të parit të fisit, që i printe gjithë atyre fshatrave që përmblidhte bajraku.

Gjatë kohës së Monarkisë së Zogut, si kanë qenë raportet e fisit tuaj Mëlyshi me atë regjim?

Shumë të mira kanë qenë pasi ne kemi pa punën tonë pa u përzier në punët e politikës së qeverisë.

Nga familja Mëlyshi, a ka pasur me poste dhe funksione qeveritare gjatë kohës së Monarkisë?

Me poste dhe funksione nuk kemi pas, por ushtarakë të Monarkisë së Zogut ka qenë vëllai im, Nikolli, i cili ka shërby deri në Gardën Mbretërore të Zogut me gradën e togerit dhe më pas si kapiten. Po kështu edhe kushrini ynë i parë (djali axhës tonë), Frrok Mark Mëlyshi, ka qenë oficer i Monarkisë dhe të dy bashkë me Nikollin tim, kanë marrë pjesë edhë në rezistencën që i’u bë italianëve më 7 prill 1939, kur u sulmua Shqipëria nga Italia fashiste. Frroku ka qenë në Durrës me forcat vullnetare dhe ka marrë pjesë aty aq sa ç’mund t’ju bëhej rezistencë italianëve, pasi kishte gjithë atë ushtri Italia dhe Zogu me atë ushtri që kishte nuk mund të ndeshej me ta, sepse do bëhej gjakderdhje e madhe.

Gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, 1939-‘44, çfarë qëndrimi mbajti familja Mëlyshi?

Gjatë periudhës së pushtimit, edhe Frroku edhe Nikolli kanë qenë oficera në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare që ka qenë athere dhe kanë marrë pjesë edhe në luftën italo-greke me batalionet shqiptare që shkuan në front dhe që dezertun më vonë me Spiro Moisiun, Prenk Pervizin etj. Nikolli vëllai im, doli partizan në Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës dhe ka qenë në Brigandën e VII-të Sulmuese me komandant Gjin Marka Tomën, e ka luftu deri në Jugosllavi. Nikolli, si ish-oficer ka pas detyrë të lartë në Shtabin e Brigadës së Gjin Markut dhe me gradë kapiten. Kurse Frroku ka qenë edhe me Xhandarmërinë dhe ka luftu së bashku me major Dod Nikollën, kundra forcave partizane në Jug të Shqipërië, kurse nga fundi i Luftës është bashku me Gjon Marka Gjonin në Shkodër dhe ishte një nga ata që morrën hakun për vrasjen e neënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit) dhe major Ndrec Prengës nga komunistët e Vasil Shantos. Nikolli pasi u kthye nga Jugosllavia, ka qenë me detyrë në Shkollën e Oficerëve në Tiranë si pedagog, kurse Frroku nuk u largua nga Shqipëria, por doli në mal në arrati me forcat Mark Gjon Markut, pasi komunistët e kërkonin ta arrestonin sepse ai kishte luftu kundër tyre.

Po ju personalisht, gjatë periudhës së Monarkisë dhe atë të pushtimit të vëndit, me çfarë jeni marrë?

Duke qenë se vëllai, Nikolli, ka qenë gjithmonë me detyra ushtarake larg familjes sonë, unë kam qenë i detyruar të qëndroja në shtëpi në fshat, deri në vitin 1947 që dola në arrati në mal.

Përse dolët në arrati?

Dola në arrati sepse pas mbarimit të Luftës komunistët nuk na panë me sy të mirë, pasi nuk i’a falnin kollaj djalit të xhaxhait tonë, Frrokut, që kishte luftu kundër tyre dhe ishte në mal që nga mbarimi i luftës. Për këtë shkak në vitin 1947, edhe pse Bardhok Biba u mundu me na mbrojt për shkak se djali i Nikollit, Pal Mëlyshi ishte me komunistët, ne na i dogjën kullat, pasi ne kishim dal në mal në arrati. Me ne në arrati doli dhe vëllai Nikolli, pasi edhe atë donin ta arrestonin edhe pse ishte ushtarak drejtues në Shkollën e Oficerëve në Tiranë, por atë e njoftoi një mik besnik i tij dhe ai mundi të largohet nga Tirana fshehurazi dhe erdhi në Mirditë e u bashku me ne.

Kur dolët në mal në vitin 1947, kë latë në shtëpi dhe ç’ndodhi me familjen tuaj?

Kur kam dal në mal në shtëpi kam lënë gruan time, Marën, bijë te familja e Gjon Marka Gjonit dhe tre vajzat, ku më e madhja ishte Bardha 7 vjeç dhe dy të tjerat pas saj, Lizita dhe Agetina, nga dy vjet diferencë njena nga tjetra. Ato fillimisht i kanë marrë dhe i kanë dërgu në Shpal të Mirditës, pastaj i internuan në Lezhë dhe më pas në berat e prej aty në Tepelenë, ku kanë ndenj deri sa është mbyll ai kamp i tmerrshëm. Më pas i kanë dërgu po në internim në fshatin Bardhej të Shkodrës dhe aty janë stabilizu e janë rrit vajzat nën kujdesjen e të amës së tyre, bijë e fisit Gjonmarkaj, duke e ndihmu dhe njerzit e saj. Por kanë heq shumë keq, duke punë në punët më të vështira dhe u thoshin se jeni të bijat e diversantit.

Sa qëndruat nëpër male në arrati dhe kur u arratisët nga Shqipëria?

Unë kam qëndru nëpër male deri sa u vra Bardhok Biba në fillimin e gushtit të vitit 1949 dhe atëhere u detyrum me u arratis e me dal në Jugosllavi, pasi ndjekja e forcave komuniste ndaj nesh dihet që do ishte e fortë pas vrasjes së Bardhokut, për të cilën unë nuk kam qenë dakort dhe nuk kam pranu me firmos për vrasjen e tij.

Përse nuk ishit dakort?

Po nuk fitohej asgjë me vrasjen e Bardhokut dhe ajo gjë vetëm dëme do na sillte, pasi dihej se hakmarrja e komunistëve ndaj familjave tona do të ishte e fortë, ashtu siç ndodhi dhe në të vërtetë me familjet tona e mbarë Mirditën, ku u pushkatuan 14 burra dhe me qindra të tjerë u burgosën e internuan. Një nga ata 14 burra që u pushkatuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhokut, ishte dhe vëllai im, Llesh Mëlyshi.

Pse vendosët të dilnit në Jugosllavi dhe jo në Greqi?

Grupi ynë e kishte të pamundur të dilte në Greqi, pasi ishte një rrugë e gjatë nga malet e Mirditës për në Jug të vëndit në kufi me Greqinë, pasi do të binim në pritat e Forcave të Ndjekjes dhe do kishim humbje të mëdha. Kështu u vendos me dal në Jugosllavi, pasi që në 1948-ën kur Jugosllavia u prish më Rusinë, këtu te ne u hap fjala se ata ishin lidh me Anglinë dhe Amerikën dhe nga Jugosllavia bëhej shumë më lehtë kalimi për në shtetet e Perëndimit. Nisur nga këto që flitshin atëhere, shumë grupe luftëtarësh të rezistencës antikomuniste mësynë drejt kufirit, pasi thuhej se aty në Jugosllavi emigrantët politik lëviznin lirshëm dhe pa asnjë problem. Kështu në atë kohë patën gjet strehim politik në Jugosllavi, edhe një grup i madh mirditas e matjanë me në krye Marka Bib Vokrrin, Ndrec Lufin, Bilal e Halit Kolën, etj.

Çfarë itinerari përshkuat për t’u arratisur për në Jugosllavi?

Pas vrasjes së Bardhok Bibës në mbrëmjen e 7 gushtit 1949 jemi mbledh të gjithë në Shqopën e Munellës dhe prej aty kemi kalu disa fshatra e katundje të Mirditës, kemi dal në Bjeshkën e Kaçinaririt e Kushnenit dhe kemi mbërrit në katundin Shkozë. Nga aty në Fushë-Arrz, Kryezi, në Bjeshkën e Kryeziut e të Dardhës, ku jemi taku me Pal e Ndoc Mirakaj e grupin e tyne që bënin rezistencë në atë zonë. Pasi kemi pushu pak aty, ata na kanë furnizu me ushqime për dy ditë dhe na dhanë edhe 11 njerëz të tyre besnik me vete, që të na udhëhiqshin rrugën me dal deri në Jugosllavi. Na ka shoqëru edhe vetë Pal Mirakaj me Mark Zogun deri sa jemi afru kufirit dhe më datën 17 gusht, plot 53 burra kemi dalë në Jugosllvi pa asnjë dam.

Pasi dolët në Jugosllavi, ku u dorzuat?

Rojet kufitare jugosllave na kanë shoqërur në komandën e tyre në Babaj të Bogës dhe aty pasi na morrën armët na kanë dhënë bukë e cigare e na regjistruan të gjithëve me në krye Ndue Pjetër Gjonmarkaj që ne u thamë se ishte kryetari i grupit tonë. Po atë natë na erdhën disa oficera të UDB-së të veshur civila dhe me dy kamiona na morrën të gjithëve dhe na dërguan në Gjakovë, ku pasi kemi pushu 24 orë, na morrën përsëri dhe na dërguan në burgun e Prizrenit ku na mbajëtn 23 ditë të izoluar, duke na marrë në pyetje të gjithëve një nga një. Të gjithë ne lëshuam nga një deklaratë se ishim emigrant politik dhe kishim dalë në Jugosllavi se na rrezikohej jeta, pasi na ndiqte regjimi komunist i Tiranës.

Po më pas ku u dërguan?

Nga aty na lidhën të gjithve dhe na dërguan në burgun e madh të Nishit, ku kishte rreth 2000 të burgosur me dënime që arrinin në 101 vjet, por sipas ligjit jugosllav të asaj kohe, ai dënim zbritej në 21 vjet.

Si u trajtuan në atë burg, çfarë kushtesh kishte?

Aty në atë burg të gjithë të dënuarit pa përjashtim ishin të detyruar të punonin nga 8 orë në ditë dhe për ata që punonin ushqimi nuk ishte i keq, kishte 600 gr. buk në ditë dhe gjella nuk ishte e keqe. Ndërsa pë rata që s’donin të punonin, ushqimi ishte më i dobët. Po kështu kishte dhe dënime disiplinore me izolim në biruca që quheshin “Bela Kuce”, për të gjitha ata që kundërshtonin rregulloren e policinë.

Sa u mbajtën aty dhe ku ju dërguan më pas?

Aty na kanë mbajtur deri aty nga muaji qershor i vitit 1950. Por fillimisht aty në Nish nga muaji prill erdhi oficeri I UDB-së Zhivko Çarkiç dhe na ka marrë në pyetje përsëri të gjithve një për një. Më shumë ai u morr me Ndue Pjetër Gjomarkajn që e kishim kryetar grupi dhe atë e ka shtërngu më shumë duke e pyet për vrasjen e Bardhok Bibës, por Nduja ka rezistu dhe nuk ka pranu asgjë. Pas Ndues, kanë marrë në pyetje Mark Jak Bajraktarin i cili u ka thënë: “Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”.

Pas asaj përgjigjie që i dha Marku, çfarë ndodhi?

Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori Çarkiç nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin.

Çfarë ju tha majori i UDB-së?

Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi në temë duke na thënë se aim personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri./Memorie.al

Gazeta e Firences (1834)- Shqiptarët – Portës së Lartë: Taksa do të paguhet vetëm kur të plotësohen këto kushte!

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Gusht 2020

 

“La Gazette de France” ka botuar, të dielën e 16 shkurtit 1834, në faqen n°3, shkrimin e “Gazetës së Firences” në lidhje me kërkesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Gazeta e Firences njofton se shqiptarët i kërkojnë Kostandinopojës që :

 

1° qeveria e vendit të tyre t’u besohet individëve të zgjedhur nga përfaqësuesit e krahinës;

 

2° mallrat (pronat) e konfiskuara nga Ali-Pasha t’u kthehen pronarëve të tyre legalë;

 

3° trupat e Sulltanit të evakuojnë Shqipërinë, ndërsa ushtria dhe kështjellat t’u dorëzohen trupave të vendit.

 

Ata deklarojnë se taksa do të paguhet vetëm në këto kushte. Shqiptarët po armatoseshin për t’i mbështetur këto pretendime.

XHEMAL FARKA – Mbrojti Lef Nosin, profili i gazetarit të zhdukur në komunizëm

Xhemal Farka është një gazetar i fundit të viteve 1930 dhe fillimit të viteve 1940-ës, që ende sot nuk dihet ku i prehen eshtrat. Jeta e tij prej lindjes deri në ekzekutimin nga komunistët, shpërfaq intelektualin e panjohur tiranas që në 35 vitet e jetës, la dëshmi të një profili të rrallë. Ai lindi në 1913 në Tiranë, në një familje qytetare. U shkollua në Institutin “Harry Fultz” në Tiranë, ku shkëlqeu si student, u diplomua me rezultate të larta. Sipas Musine Kokalarit në librin “Si u krijua Partia Socialdemokrate”, “Xhemal Farka (emri i penës “Sula i Fajes”) kishte qenë student i Sotir Koleas dhe që shkruante qysh nga koha e gjimnazit”. Me bursë shtetërore të dhënë nga Sotir Kolea përfundoi Universitetin Amerikan të Bejrutit, duke mbuluar studimin e kolonisë shqiptare të atjeshme. Më pas punoi gazetar në Radio Bari dhe në Zërin e Amerikës në Jerusalem.
Si gazetar me bindje politike socialdemokrate, i bëri jehonë Luftës Nacionalçlirimtare.
Pas studimeve u rikthye në atdhe me miqtë e tij, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, me dëshirën për të ndërtuar vendin. Mik i afërt me Lef Nosin, Mirash Ivanajn, Branko Merxhanin, etj.
U përball dy herë me regjimin, të parën në korrik të 1945 se ndihmoi Lef Nosin dhe të dytën në shkurt të 1948, si agjent e tradhtar. Sipas dëshmive të kohës, nuk i tradhtoi miqtë, pavarësisht keqtrajtimeve. Pas disa viteve burg, u pushkatua në 1948 me akuzën si agjent anglez, akuza që s’u provuan dot kurrë.
I pushkatuar dhe ende pa varr, ky është fundi i intelektualit Xhemal Farka, të kërkuar për vite me radhë nga familja në mënyrë të ethshme.
Vepra publicistike
Xhemal Farka ishte satirist, kritik e hulumtues. Gazetar i Radio Barit dhe i Zërit të Amerikës në Jerusalem.

ARTIKUJT
Në gazetën “Arbënia” të viteve 1930 shkruante në dialekt tiranas, me humor të hollë e qytetari, me pseudonimet Sula i Fajës, Xh. F., Xhefari, ndërsa për miqtë ishte gazetari satirik socialdemokrat Xhemal Farka. Për lexuesin e kësaj gazete, shkrimet e Sulës së Fajës u bënë aq të dashura, sa redaksia i dha një rubrikë javore me titullin “Muhabet tirançe”. Disa nga shkrimet janë: “Muhabet tirançe: Çere do me thônë dallkauk?”, “Nderimi ndaj babës, cilësi burrnore e Shqiptarit” (Arbënia”, 1936), “Natën nëpër rrugët”, “Muhabet tirançe: Mô mire t’kishe qenë… gocë!…”,“Muhabet tirançe: Çuni pri Avrope”, “Fëmijë të natës”(Arbënia, 1936).
Shkrimet pasqyronin bindjet politike socialdemokrate të Xhemal Farkës, trajtonin kushtet në të cilat jetonin njerëzit, gjendjen e dobët ekonomike me të cilën ballafaqohej fshatari shqiptar, fëmijët që lypnin rrugëve, emancipimin e gruas shqiptare, e cila duhej të përpiqej për barazi. (Motra e tij, Emine Farka ishte nga të parat studente vajza të ekonomisë në Institutin Amerikan të Tiranës).
Xhemal Farka kontribuoi edhe me hulumtime folklorike për trevën e Tiranës, duke mbledhur proverba të harruar, që i botoi në rubrikën letrare “Nga Folklora e Tiranës” në vitin 1934. Thuhet se me këtë punë i ra në sy Sotir Koleas, i cili e mbështeti dhe e dërgoi për studime të mëtejshme kërkimore jashtë vendit.
DËNIMI
Dosja hetimore-gjyqësore nr. 9273/A, në fondin arkivor të AIDSSH përmban procesin hetimor dhe gjyqësor të zhvilluar më 9/07/1945 ndaj Vasil Nosit, Stilian Nosit, Mark Menahremit, Adem Samurajit, Fahrije Haveriqit dhe Xhemal Farkës me akuzë të përbashkët: “Kanë strehuar kriminelin e luftës Lef Nosi t’ue qenë ndërlidhës”. Ndëshkimi në rast provimi, në bazë të nenit 23 botuar në fletoren zyrtare të datës 24.12.1944.
Lidhja mes Xhemal Farkës dhe Lef Nosit motivohej me miqësinë e Xhemalit me mjekun e njohur Stilian Nosi, gjatë kohës që studionin në Universitetin Amerikan të Bejrutit.
Gjatë hetimit u mblodhën shumë dëshmi të kontributit dhe ndihmës që të gjithë të akuzuarit dhanë për Luftën Nacionalçlirimtare, duke ndihmuar me para, veshmbathje, ushqime, strehime dhe veprimtari aktive në funksion të saj. Doktor Stiliani, nipi i Lef Nosit, mjekonte dhe strehonte partizanët e plagosur.
Akuza e prokurorit: ‘Kemi para nesh të pandehurit, të cilët, në kundërshtim me ligjet e qeverisë tonë demokratike, kanë përkrahur dhe strehuar kriminelin e njohur, ish-rregjentin Lef Nosi, i cili duke qenë në bashkëpunim me tradhtarët e tjerë dhe okupatorin gjerman, ka shtypur lëvizjen e popullit shqiptare, duke vrarë, djegur, grabitur krahina të tëra në vendin tonë. Kur vendi jonë u çlirue me luftë nga okupatori, tradhtarët e popullit tonë, tue ndi përgjegjësinë e tyre, u arratisën për të rifilluar prapë një veprimtari anti-popullore t’ue qene i strehuar tek i pandehuri prezent”.
Prokurori kërkoi 1 vit burg për Xhemal Farkën, ndërsa për të tjerët 5-10 vjet burgim. Gjatë hetimit Xhemal Farka binte në sy si njeri i besës dhe mirënjohës ndaj miqve që e ndihmuan në kohë të vështira.
Njëkohësisht, ndihej krenar që kishte ndihmuar luftën për çlirim nga pushtuesi i huaj, për punën e bërë në Radio Bari dhe më tej, ku shprehej: “Nga vendimi juej do të dalë se kush do të qesh dhe kush do të qa dhe sigurisht, reaksionarët dhe tradhtarët që duan dënimin e njerëzve të lëvizjes”.
Për akuzën e mësipërme, gjykata vendosi: “Duke mos respektuar ligjet e Qeverisë sonë demokratike janë munduar për një kohë të gjatë të m’fshehin të arratisurin Lef Nosi, ish anëtar i rregjencës, i cili ndiqej prej ligjit. Veprimtaria e të pandehurve parashikohet dhe ndëshkohet sipas nenit 1 të ligjes 23 datë 24.12.1944.”
Në observimin përfundimtar, gjykata i referohej edhe ligjit 21 të datës 15.12.1944, botuar në fletoren zyrtare nr. 2, datë 23.12.1994, ku citohet “… ata që fshehin kriminelët e luftës dhe ata që ndiqen prej ligjit, ata që kanë dijeni mbi ta dhe nuk tregojnë, etj, dënohen nga gjyqet ushtarake me burgosje që nga një deri në 30 vjet, etj.”
Xhemal Farka u dënua me dy vjet burgim dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike për aq kohë. Vuajtja e dënimit filloi më 21.10.1945.
Musine Kokalari, në ditarin e saj shënonte se “një nga të burgosurit që e pashë përmes dritares sime të vogël në oborrin e burgut, më tha se ata po merrnin në pyetje Xhemal Farkën për mua. E kuptova. Ai nuk tha asgjë për mua dhe unë nuk thashë asgjë për të”.
Dënimi i dytë i gazetarit erdhi në vitin 1948.
Në dosjen hetimore nr. 1365 për 25 të akuzuar: Spiro Dhima, Xhemal Farka, Adem Derhemi, Njazi Bimi, Ali Aliaj, Qani Katroshi, Haki Qatja, Foto Veshi, Vait Naçi, Faik Hajdari, Hasan Sojli, Shefqet Kavaja, Osman Shkalla, Ramazan Bellalla, Reshat Haxhiaj (Shate Dulla), Stamati Stamitiadhi, Nikolla Bruka, Fadil Kërtushi, Vasil Llazari, Ndue Nikolla, Koço Gjika, Shahin Petrefi, Merushe Topulli, Qefsere Bega, Preng Shkoreti, thuhet se provat e njëpasnjëshme të hetimit kanë një qëllim, “zbulimin e aktit të tradhëtisë ndaj atdheut” që ndëshkohej me dënimin më të rëndë.
“Sh.gjyqtar! Të akuzuarit nuk i kam akuzuarë se kanë jetuarë në vilën Azona e La Rossa… I kam akuzuarë se të gjithë atje e kuptuan se kishin të bënin me Shërbimin Sekret të Ballkanit me agjentë Fultz-in…bashkëpunuanë me ta e pranuan të bëhen agjentë të tyre” – thuhet në pretencën e prokurorit për Xhemal Farkën dhe të tjerët, në gjyqin e garnizonit ushtarak të Tiranës, më 11.02. 1948. Sipas tij, “u vërtetua që të akuzuarit kanë (kryer) krimin e poshtër të tradhëtisë s’Atdheut tue bërë pronë atë dhe veten e tyre të agjenturave t’huaja”.
Nga 25 të akuzuar, 5 prej tyre, – mes të cilëve Xhemal Farka, – u dënuan me vdekje. Pos ndihmës së dhënë Lef Nosit, nga prokuroria e kohës, ai u rendit në grupimin e “Azona Villa Rossa”.
Xhemal Farka u pushkatua më 1948 si agjent anglez, akuza që s’u provuan kurrë.
Në një komunikim për ekspozitën “E shkuara e pakryer”, Zenita Farka, mbesa e tij, rrëfen se i ati, Hasani, shkonte shpesh ta takonte në burg, diku te “Selvia”, t’i çonte ushqime e ndërresa. “Një ditë shkurti të vitit 1948, xhandari ia hodhi ushqimet. I tha: “Ik, se e ke te Bregu i Lumit!”. Atëherë babai e kuptoi që e kishin pushkatuar. Bashkë me hallë Eminenë dilnin netëve ta kërkonin. Ajo mbulohej me një çarçaf si me burkë, që të mos e njihnin. Iknin natën e gërmonin me thonj për ta gjetur”.
Mbesa kujton se sa herë shkonte me të atin në Durrës, te hallë Emineja, hidhte sytë nga Bregu i Lumit. Nuk e gjetën kurrë Xhemalin, gazetarin që kur u kthye në atdhe, e priste Omer Nishani me nderime, sepse kishte mbështetur luftën kur punonte në radio.

Martin Camaj: rusët në kurrnji rasë nuk kanë me qenë në favor të shqiptarëve të Kosovës

 

LETËRKËMBIM KRUJA – CAMAJ

 

 

ÇASHTJA  KOSOVARE

 

 

Çashtja kosovare mundet me u vrejtë, në të vërtetë dhe ashtu si vrehet, në pikpamje të ndryshme, mun dhe nga vetë shqiptarët nacjonalista. Qe, p.sh. emigracjoni këtu në Prendim qenka i damë dysh për sa i përket çashtjes kosovare: “luftë dhe alarmim pse mbaroi Kosova!” bërtitka nji pjesë. Nësa pjesa tjetër qenka e mendimit që mos të bahet fort zhurmë rreth kësaj çashtje, por të pritet nji moment ma i përshtatun ase ma aktual për të ba ndonji veprim diplomatik. Pak a shumë dhe në Shqipni nacjonalistat ndahen po në dy opinjone. Gjithkush asht kureshtar me dijtë, por ma tepër se askush jugosllavët, se çka mendon qevería e soçme shqiptare mbi ket çashtje. Mbas mendimit tem ata të Tiranës nuk kanë qëndrim të caktuem në ket mes, pse ata, si në çdo gja tjetër, janë të mvarun prej rusëve. Âsht e vërtetë se rusët machiavelista nacjonalizmin shqiptar e shfrytzojnë ndër rasa të ndryshme si mjet presjoni kundra Jugosllavís, por rusët në kurrnji rasë nuk kanë me qenë në favor të shqiptarëve të Kosovës. Çka mendojnë jugosllavët? Si partija komuniste jugosllave ashtu dhe çdo rrymë tjetër mbrenda këtij shteti qi ka në program nji pushtet jugosllav, qofshin kta dhe kroatë ase sllovenë, nuk e lëshon Kosovën pa gjak e luftë. Kosovarët ket gja e dijnë shum mirë, prandej çdo intelektual dhe njeri që mendon realisht ndër shqiptarët nën Jugosllaví e ka humbë shpresën në fuqín fizike dhe u mbetet me shpresue se ishalla ka me ardhë nji ditë kur fuqitë e mëdha, për interesa të veta, kanë me urdhnue jugosllavët që të rrinë në caqet e veta e t’i lanë shqiptarët me jetue si donë ata. Me ket mendim bashkohem dhe unë, megjithse asht mjaft fatalist. Kosovarët shqiptarë bajnë detyrën e vet: mundohen me ruejtë ata çka kanë me të gjitha forcat e veta. Masa e intelektualve të rij, pergjithsisht, lot nji politikë “bashkimi dhe vllaznimi”, gja që nuk asht aspak bindëse për kurrnji grup etnik në Jugosllavín e soçme! Âsht interesant me u gjetë në qytetin e Prishtinës në  kohë të mbrames kur populli del në shëtitore : nuk mundesh me e gjetë nji grup të përziem serbë e shqiptarë, por fare janë të ndamë dyshë, në nji anë serbët e në nji anë shqiptarët. Udhëheqsija e partis, përkundra asht nji klikë krejtsisht e izolueme e perzieme me dy kombësinat pa dallim. Por, për t’iau paraqitë gjendjen kosovare ase shqiptare në Jugosllavi, duhet hjedhë nji sy fakteve historike ç’prej 1945 deri në sod, tue vu në dukje shkurtimisht dhe shkaqet.

 

Revolucjoni komunist në Kosovë

 

Revolucjoni komunist në Kosovë ka qenë krejtësisht specifik, shikue nga Titoja me shokë qyshë atëherë nën prizmin nacjonal. Në të vërtetë ky revolucjon ka realizue këto masa:

  1. Hakmarrje e serbëve, malazezve e maqedonasve kundra shqiptarëve që u përpoqën

të bâjnë Shqipnin e madhe. Ket gja ata e kryen me dorën e shqiptarëve. ( shi. Albanski jugoslovenski – V. Dedjer).

  1. Shtypja e beglerëve, tregtarve dhe shtëpijave të para shqiptare dhe marrja e tokave të tyne për t’iau shpërndá kryesisht malazezve, tue qenë këta i vetmi element që mund t’u bajnë ball shqiptarëve, dhe tepricën të tjerëve fshatarëve shqiptarë të vorfën, me qëllim me i afrue dhe me i zbutë tue ba me harrue skenat e përgjakshme. Nga shpërndamja e tokave shqiptarët nuk kanë përfitue për këto arsye:
  2. A) Fryma konservatore “po na i dau shkau tokat e parisë shqiptare e nesër njisoj kanë me na i marrë pse iau ka lanë baba”.
  3. B) Fryma e kolektivizimit komunist në kundërshtim me individualizmin e fshatarit tonë (gja analoge dhe në Malsin e Shkodrës, ku as dy % nuk kanë përfitue nga reforma agrare).
  4. C) Kosovari psikologjikisht e ka ndie vehten plotsisht të mujtun tue ra për së dytit në robni, prandej nuk ka pasë zemër të kërkojë përfitim prej beneficeve të revolucjonit si elementi ma i vorfën në Jugosllaví. Karakteristikë kryesore në mardhanjet e shqiptarëve e të qeverisë jugosllave asht mosbesimi reciprok. Fakte vërtetuese : moskujdesi i qeverisë që në Kosovë e Metohi të ngrihen fabrika, elektrane ase të hapen udhë të reja si në Krahinat e tjera jugosllave.. Nga ana tjetër ky vend âsht i mbushun me landë të para që nuk përpunohen në vend, por trasportohen në Serbi, gja kjo krejt në kundërshtim me parimin Marxisto – leninist. Mos të harrohet dhe se Kosmeti âsht zyrtarisht Krahinë autonome prandej duhet të kishte nji autonomí ekonomike. Mosindustrializimi i ketij vendi ka shkaktue “pecallben” tek shqiptarët d.m.th. shperndamjen e shqiptarëve nëpër tanë shtetin për të gjetë punë, sidomos në kohën e dimnit. (Në dimnin e vjetit 1956 vetëm në Beograd ka pasë ma se 14.000 puntorë krahi shqiptarë tue përfshi edhe spataxhit. U dokumentue me nji reportazhë pregatitë nga disa studenta shqiptarë në Beograd nergut për revistën e ilustrueme ZANI I RINIS. Ky artikull qe censurue dhe ndalue.)

Nga të gjithë këta na dalin disa pyetje: a thue jugosllavët ase ma pikërisht komiteti qendror i partis komuniste jugosllave parashef se do t’a humbi Kosovën nji ditë, prandej nuk derdh kapital në tê, por e shfrytzon? A thue Kosmeti nuk asht vend strategjik ushtarakisht i përshtatun per zhvillim industrial, dhe se në në rasën e ndoj lufte ata kishin me e humbë për së shpejti? Kjo e fundit ka ma ngjasë sepse ata në të vërtetë krejt industrin e randë, sidomos industrin ushtarake, e kanë përqëndrue në krahinat malore të Bosnes, mirë e mprojtun nga Lindja e nga Prendimi. Por asgjamangut kjo nuk e justifikon moskujdesin për Kosmet, pse në të njajtin pozicjon strategjik gjindet edhe Maqedonía e cila ka përfitue ma tepër se çdo krahinë tjetër jugosllave në ngritjen dhe përparimin industrial dhe ekonomik. Sod rrallë mundesh me gjetë maqedonas nëpër vende ase republika të tjera tue kërkue punë, si para lufte. Partija komuniste jugosllave e ka shpëtue ket popull, i cili u gjinte në kapërcyell mes dy kombsive që dojshin me e pervetsue: serbët e bullgarët luftojnë tash dhetra vjet rreth këtij vendi të vorfën për t’a asimilue tue shtypë çdo individualitet të tij me mënyra shovene. Maqedonasit sod e ndiejnë vehten të lirë kombtarisht: kanë gjuhën e vet, kulturën e vet (letërsin, universitetin dhe folklorin e vet me kangët e bukura). E pra ky popull dhe qeverí maqedone sjellet me shqiptarë ma keq se çdo grup tjetër etnik nën shtetin jugosllav. Psikologjikisht asht fare e kuptueshme nji gja e tillë: ata tue qenë hala të ligësht dronë edhe hijen e vet. Mbasi ra fjala dhe mbi antagonizmin dhe shovenizmin mes këtyne kombësive ballkanike, due të shprehi nji ide dhe dëshirë qi i rrin në zemër çdo intelektualit të ri ballkanas: zhdukja e anmiqsinave dhe idenave mes kombsivet tona. E vetmja mënyrë dhe rrugdalje asht nji konfederacjon ballkanik, që nji ditë, natyrisht në kushte tjera shoqnore dhe ekonomike, do të vijë. Do të vijë atëherë kur Ballkani të industrializohet ase ma mirë atëherë kur bujqit tue punue tokën me mjete moderne kanë me prodhue për vehte mjaft bereqet dhe kanë me e ndie nevojën e hapsís për të shpërnda prodhimet e veta. Por sod Ballkani âsht nji vend mizerje, ku njerzit ase kombet, tue pasë barkun thatë, kujtojnë se ia ka fajin ai i vogli që asht gjallë, prandej bahet bishë karshi të ligshtit.

Masa e re ka fillue t’interesohet shum për mjeshtrina të ndryshme vetëm tash në kohët e fundit. Nësa kora e vjetër vazhdon të qindrojë n’at lëvozhgën e vet që âsht fanatizmi fetar dhe nacjonal, rinija shkon tue humbë fare dhe ndjenjat fetare, kështu që sod shumica e intelektualve të rij o asht injorante dhe indiferente ndaj fés ose ateiste.

Puntoría e minierave (puntoría hamalle) e sidomos ajo e Trepçes 80 % âsht shqiptare. Tash së fundit në Trepçë kanë shkue dhe tre inxhinjera shqiptarë, shokë të mij nga Universiteti. Përsa i përket lanjes mbas dore të Kosmetit në lamën e industrializimit elaborues nuk dij çka me thanë. Nga nji qëndrim i tillë i jugosllavëve, mund të na dalin vetvetiu dy pyetje: a thue këta do t’a parashofin se nji ditë kanë me humbë ket krahinë, prandej nuk derdhin kapital në tê dhe vetëm mendojnë t’a shfrytzojnë? A thue Kosmeti nuk asht vend strategjik ushtarakisht i përshtatun për zhvillimin industrial dhe në rasën e ndonji lufte ata kishin me e humbë për së shpejti?  Kjo e fundit kishte me qenë mâ e arsyeshme po mos të bante kontrast pozicjoni i Maqedonís që, megjithse në rasë lufte kishte me ra e para, ka përparue mâ tepër se çdo krahinë tjetër jugosllave në ngritjen dhe përparimin industrial dhe ekonomik. Megjithkte maqedonasit janë diskriminatort ma të mdhaj karshi shqiptarëve të cilët hjekun të zit e ullinit nën ta. Mun maqedonasit me ne janë tregue shumë brutalë dhe të parët kanë fillue me i dëbue shqiptarët për Turki. Në lidhje me qindrimin ekonomik që mbajnë jugosllavët me shqiptarët ase me Kosovë unë kam ket mendim : nuk donë që Kosmeti të përparojë fort, kështu që të mbesë gjithmonë i mvarun prej tyne. Nga ana tjetër as nji Kosmet “xhungla” nuk u intereson per shumë arsyena që kuptohen kollaj.

 

GJENDJA SHOQNORE E SHQIPTARËVE NË KOSMET

 

Âsht shum e natyrshme që nji shoqni, e cila mbrenda 15 vjet ka kalue nëpër nji luftë dhe nëpër nji revolucjon të hatashëm, të ketë pësue ndryshime shumë të mëdha. Thanja e ndonji definicjonit në ket mes nga unë nuk kishte me qenë me vend, mbasi, tue qenë me mish e me shpirt për gjeneracjonin e ri, sigurisht  do të jepsha diçka shum subjektive. Shqiptarët e rij e të vjetër në Jugosllavi i bashkon, përgjithësisht, nji mendim i përbashkët: lirija kombtare. Të parët janë militanta, të dytët nuk donë kompromise dhe e evitojnë “shkan” në çdo mënyrë. Te të dy palët asht nji tendencë e aqikët : donë me qenë ata vetëm zota të Kosovës, prandej jam i bindun se nuk kishin me ra dakord   as me shqiptarët e Shqipnis së nesërme. Për sa i përket dallimit të mbrendshëm po paraqes nji mendim superficial të serbëve të Kosovës. Këta intimisht mes tyne shqiptarët i ndajnë në tri kategori : “arnauti” shqiptarët katundarë të tipit të vjetër, me plis të bardhë në krye, gadi me e perpijë serbin në të parën rasë; “šiptari” janë shqiptarët me pantallona e xhaketa, mësuesa, nënpunsa etj.; “albanci” shqiptarët e ardhun prej Shqipnis e të ngulun në Kosovë. Ky âsht nji dallim popullor e shum superficial, por shum interesant kur merret para syshë se prej kuj âsht bâ.

 

GJENDJA  KULTURORE

 

Suksesi mâ i madh âsht në lamën e arsimit dhe të kulturës. Poqese shkon njeriu në vend, shef gjith këto shkolla, sidomos t’ulta, mbetet i habitun. Gjaja që të ban mâ  tepër përshtypje âsht zelli i arsimtarëve që me nji rrogë shum të vogël punojnë natë e ditë me nji vetmohim të çuditshëm. Prandej nuk duhet të na habisin qëndrimi i sllavëve që nuk na donë as na kanë dashtë kurrë të mirën e që përpiqen me çdo mënyrë me i paksue. Mjerisht ata janë kujtue se shkolla në shqiptarë asht bâ dhe nji simbol ase, ma mirë me thanë, nji mjet për me shprehë ndjesitë kombtare. Kisha me thanë (dhe nuk jam i vetëm në ket gjykim) se Beogradi gjindet para nji problemi shum të madh se si me e ndalë ket zhvillim që ata e quejnë “anormal”. Ai proçesi i shtërngimit, që filloi me shpalljen e turqve në Kosmet dhe mandej me emigrimin e tyne, me gjyqet e trillueme “irredentistash” dhe “kominformbyroistash”, nuk ka mbarue ende. Njerzija shqiptare tash së fundit ka fillue me u lodhë, pse ju e dini se jeta me pushkë në faqe gjithnji mund t’i merzitet çdo idealistit. Ket gjendje shpirtnore e kam provue dhe unë, sidomos kur më mbyllën derën e çdo bashkpunimit me revista shqipe ase mundsin e botimeve në vehte. Organet (UDB, komitetet e partive etj.) që merren me demaskimin e elementave “të rrezikshëm” dijnë me i lujtë kaq mjeshtrisht spilcat dhe intrigat sa që nuk e din se kah të erdh e keqja. Me shum mjeshtri  ia dalin dhe me shtij grindje, mosbesim mes intelektualve shqiptarë, të cilët tash në kohët e fundit kanë fillue me zanë mend pak, sidomos me mbylljen e Institutit albanologjik në Prishtinë dhe me gjyqet e trillueme.

Tue lanë në njanën anë shkollat pse aktiviteti i tyne âsht tashma shum i njoftun, Kosova ka përparue shumë  në pikpamje kulturore shqiptare nëpërmjet të theatrove dhe grupeve folkloristike. Kemi theatrin shqiptar profesjonal të Prishtinës, i quejtun “theatri i krahinës autonome Kosmet” i cili jep shfaqje në gjuhën shqipe nëpër tanë Kosmetin dhe Maqedonín.   Tri herë bile kanë qenë dhe në Beograd theatrot profesjonalë të Shkupit, Mitrovicës e Pejës. Në Prizren dhe në të tana qytetet e tjera ku gjindet shkolla e mesme në gjuhën shqipe funkcjonojnë grupet artistike, ku jepen shfaqje theatrale e folkloritike (kërcime popullore shqiptare, kangë me melodinat e bukura kosovare). Deri në vitin 1954 Kosova ka pasë dhe grupin artistik ase folkloristik, që mandej u shkri në ate të Serbis. Kërcimet e bukura të Kosovës shqiptare (kërcimi i Rrugovës rreth nuses me shpata, Shota – kërcimi i djalit dhe i vajzës me ritmin e gjallë e lirik-) kanë bâ për vehte të tanë publikun jugosllav dhe kanë fitue rekordin si në Jugosllaví ashtu dhe në Europë dhe Azí. Më ka pasë bâ përshtypje të hatashme në sallën “Kolarčev” të Beogradit kur duelën në skenë shqiptarët me veshjen e bukur të malsorëve të Rrugovës dhe me shpata të hjekun filluen dyluftimin për nusen. Në kërcim  i ndiqte vetëm tupani, kështu që kur lëshoshin kambën për tokë u dridhte krejt salla. Ishte e para herë që u jepte nji shfaqje e tillë në Beograd me 1949 (tetor), prandej publiku u entuziazmue për së tepërmi. Koreografët deri tash vonë nuk kanë bâ asnji ndryshim, por i kanë lanë ashtu si kanë qenë origjinale. Folklori deri tash ishte nji mjet që qeverija e përdorte për njofjen dhe afrimin e popujve “jugosllav” mes tyne. Mirëpo nji gja e tillë ne na ka vleftë shum pse gjeneracjoni i ri jugosllav asht në evolucjon e sipër dhe vjen kadalë kadalë tue ndrrue mendimin e etënve mbi shqiptarë. Unë kam pasë shum shokë e miq moshatarë të mij e që sot janë doktora, inzhinjera etj. që simpatizojnë dhe flasin e pohojnë se populli shqiptar âsht elementi mâ i shtypun në Ballkan. Por asgjamangut unë jam plotësisht i bindun se çdo qeveri që të vijë në Beograd ka me luftue deri në pikën e fundit për Kosovë. Tash së fundit janë gjetë dhe disa minjera të reja me metale shum të kushtueshme dhe krejt fusha e Kosovës âsht e vendosun mbi qymyr gurit; po e lamë Trepçën dhe pyjet e Kosovës që shfrytzohen gazep. Unë jam i mendimit se popujt e Ballkanit janë shum afër pse kanë dhe nji influencë kulture e histori të përbashkët, por mjerisht sod për sod jemi të shtrënguem dhe na me qenë shovena. Në këto kushte zhvillimi njerzit nuk munden me mendue ndryshe.

Fitorja mâ e madhja në pikpamje të kulturës ka qenë Instituti albanologjik i Prishtinës. Qe hapë në vjetin 1953 me ndihmën e Millovan Gjilasit. Ky burrë i ka pasë dashtë fort shqiptarët, shum kush thotë bile se dhe ai âsht vetë me origjinë shqiptare. Mbasi kishte ra prej pozite, jam njoftë me te në bibliotekën kryesore të Beligradit po bahen 15 muej. Në bisedë e sipër më pyeti si shkon Instituti i Prishtinës. Fill mbas kësaj pyetje nuk mujta me ndejë pa ia shprehë simpatin e shqiptarëve për te. Shtova se ndër ne flitet se ai asht origjinë shqiptare e se në Malsi kemi plot njerz me emnin Gila. “Unë jam Vasojeviq” m’u pergjegj e “sigurisht kam gjak shqiptari në vehte së pakut nepermjet grave që ia kemi grabitë njani tjetrit.” Dhe filloi me qeshë. Më foli dhe mbi historin e Vasojeviqve e malësorve, pse ai âsht njeri me kulturë të madhe. Si fëmijë kishte ruejtë bagëtit me çobajt e Kelmendit dhe në fund më foli kundra politikanëve që ndajnë popujt. Instituti posa ka pasë fillue punën: u mblodh mbrenda nji kohe të shkurtën nji mori kangësh e prrallash, që më duket i kanë hjedhë të gjitha në kosh. Kur ishte tue u organizue, ka ra shpesh dhe biseda mbi ju. Kryetarit Elhami Nimanit i kam folë shpesh për ju. “Sa të fillojmë botimin e anualit” më pat thanë “do të ta grishim të marri pjesë.” Edhe ndër komunista kosovarë keni një simpati shum të madhe, pse këta (shumica) para së gjithash janë shqiptarë. Por Instituti në fjalë, në të vërtetën mbaroi edhe për mend të shqiptarëve e, mbasi nga fillimi prej shumkuj në Beograd nuk qe pa me sy të mirë, gjetën shkaqe me e mbyllë, aq ma tepër kur u dinte nga të gjithë se asht hapë me ndihmën e Gjilasit. Tash qendrat ma të nalta mbi studimet shqiptare janë grupi albanologjik i Beogradit me tre profesora: V. Dancetoviq, Idriz Ajeti, Anton Çeta; me tre vetë në specializim mbas laurës, Dragan Micoviç, Enver Gjergjeku e Abdullah Zajmi; me afër 70  nxanës gadi të githë shqiptarë. Ky âsht grupi ase kathedra ma e fortë albanologjike jashta vendit. Bariqi, si u kam shkrue, asht kryetar i Institutit Ballkanologjik në Sarajevë dhe 80 % të studimeve që dalin në anualin që âsht në shtyp janë mbi shqiptarë.

Romë 15 /III/ 1957

“Pasi s’e realizuan dot atentatin ndaj shokut Enver në ‘Bllok’, vendosën të vrisnin ministrin Hazbiu …”- Ja dosja e 7 gazetarëve, ushtarakëve dhe artistëve disident

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje  që ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një korrespodencë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Shuaip Panariti, me Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe Kryeministrinë, lidhur me procesin gjyqësor të zhvilluar në nëntor-dhjetor të vitit 1963, ndaj të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli,  Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universitetet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të tjera të Europës Lindore, si artistë, inxhinjerë, ushtarakë, gazetarë etj.  I gjithtë aktiviteti i tyre “antiparti dhe armiqësor” sipas informacioneve të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga: agjitacioni e propaganda, veprimtaria e spinuazhit me togerin sovjetik Valentin Zhenj gjatë takimeve të tyre në shtëpinë e Robert Vullkanit dhe plazhin e Durrësit, plani dhe tentativa e dështuar për të vrarë me atentat Enver Hoxhën në lokalin e Bllokut të udhëheqjes dhe më pas ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, te Materniteti i Tiranës ku ai shkonte shpesh me makinën që e ngiste vetë, e deri te tentative e arratisjes fillimisht nga lumi Buna dhe më pas nga Liqeni i Pogradecit, etj. Dosja e panjohur e grupit të komunistëve liberal ku katër prej tyre do të pushkatoheshin, publikohen për herë të parë nga Memorie.al.

“Përpara Gjykatës, të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten, Trifon Xhagjika, pohuan se përveç veprimtarisë që kryenin duke u lidhur me Zbulimin e huaja, duke bërë përgatitjet me u arratis dhe duke bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, synonin që të kryenin edhe ndonjë vepër terrori, me qëllim që me anë të kësaj vepre të jepnin me kuptue botës së jashtëme se në Shqipëri ka njerëz që nuk pajtohen me vijën politike të ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe qeveria e R.P.SH.Për të realizuar këtë qëllim, nga zhvillimi i gjykimit, doli se kanë bërë këtë përgatitje: Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësit të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qëndror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver. Ata pohuan se e kishin parë shokun Enver se në cilën orë shkonte në zyrë dhe dilte nga zyra dhe nga ç’drejtim vjen në zyrë dhe del nga zyra, por e kishin gjetur të vështirë që të kryenin atentatin kundër jetës së tij, për shkak të mbrojtjes së mirë që i bëhej. Megjithkëtë, duke qenë konsekuent në veprimtarinë e tyre, këta të gjykuar arrijnë në konklluzion që të vrasin të tjerë udhëheqsa. Kështu, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika, pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë që të vrisnin shokun Kadri Hazbiun dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit”. Kështu thuhej në mes të tjerash në një raport-informacion të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Shuaip Panariti, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me procesin gjyqësor që ishte zhvilluar në fundin e nëntorit të vitit 1963, ndaj shtatë të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli,  Franko Sara, dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universitetet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të tjera të Europës Lindore. Po çfarë detyrash e funksionesh kishin dhe ushtronin në atë kohë shtatë të pandehurit, përse ishin arrestuar dhe akuzoheshin ata dhe çarë qëndrimi mbajtën në procesin gjyqësor? Lidhur me këto dhe të tjera, na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) që publikohen për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhet një korespodencë në mes Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë me Komitetin Qëndror dhe Kryeministrinë, të cilat po I publikojmë të plota siç ndodhen në dosjen përkatëse, duke filluar nga ky numër.

Letra e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Shuaip Panariti, për Komitetin Qëndror

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                         Tiranë më 18. XI.1963

GJYKATA E LARTË

Nr. 96 Sekret

                           KOMITETIT QËNDROR TË P.P. SHQIPËRISË

                               (Drejtoria Org-Administrative)

Bashkangjitur me këtë shkresë ju dërgojmë një relacion mbi dosjen e të pandehurve Vangjel Lezho etj.

Lutemi të na njoftoni mendimin tuaj sa më parë.

                        Kryetari

                     Shuaip Panariti

   R E L A C I O N

Prokuroria e Përgjithëshme me shkresën Nr. 0523 datë 15.XI.1963, na ka dërguar për gjykim në shkallën e parë të pandehurit:

  1. Vangjel Lezho,
  2. Fadil Kokomani,
  3. Robert Vullkani,
  4. Trifon Xhagjika,
  5. Thoma Rafaeli,
  6. Franko Sara,
  7. Stavri Rafaeli, të cilët janë akuzuar se:
  • Vangjel Lezho e Fadil Kokomani, për krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut (në formë spiunazhi), për agjitacion e propagandë si dhe për përgatitje për kryerje aktesh terroriste.
  • Trifon Xhagjika për krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut (mbetur në fazën përgatitore), për agjitacion e propagandë si dhe për përgatitje për kryerje akte terroriste.
  • Robert Vullkani për krim tradhëti ndaj Atdheut (në formën e spiunazhit), për krimin e agjitacionit dhe propagandës si dhe për veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit.
  • Thoma Rafaeli, Franko Sara e Stavri Rafaeli, për krimin e tardhëtisë ndaj Atdheut (mbetur në fazën përgatitore për arratisje) si dhe krimin e agjitacionit e propagandës.

Nga shqyrtimi që i bëmë dosjes gjyqësore, rezulton se të pandehurit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani, kanë pranuar se janë vënë në shërbim të Zbulimit Sovjetik, se kanë bërë takime me Valentin Zhenj, etj., të cilëve u kanë dhënë raporte informative, mbi punimin në organizatat bazë të partisë të letrave të Komitetit Qëndror të PPSH-së, se kanë dhënë informata me gojë si dhe gjithçka që ju kanë kërkuar, dhe se janë takuar njëherë me gjeneral Kuzmicki dhe me dy nënpunës të ambasadës sovjetike në Tiranë (pa i njohur se cilët janë), se kanë agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit popullor si dhe kanë bërë përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit.

Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Trifon Xhagjika kanë pranuar se kanë zhvilluar bisedime për të kryer akte terroriste kundër Ministrisë së P. Brendëshme.

Të pandehurit Robert Vullkani dhe Trifon Xhagjika kanë pranuar se edhe kanë bërë veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit, se kanë dëgjuar radio-stacionet e huaja si dhe kanë përgatitur e shpërndarë te shokët e tyre vjerash me përmbajtje reaksionare.

Të pandehurit Thoma Rafaeli, Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, kanë pranuar se kanë kryer krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut (duke tentuar të arratisen më datën 20 korrik 1963) dhe se kanë agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor.

Ne mendojmë se propozimi i bërë nga Prokurorija e Përgjithëshme dhe Ministrija e P. të Brendëshme për ta zhvilluar gjyqin me dyer të hapura, është i drejtë edhe për këto arsye.

  1. Të gjithë të pandehurit në hetuesi kanë pranuar që t’i kenë kryer krimet, për të cilat akuzohen.
  2. Kontradiktat për çështjet esenciale me thanjet e të pandehurve, s’ka.
  3. Një numër dëshmitarësh kanë deponuar rreth aktivitetit të të pandehurve.
  4. Në dosje ka mjaft prova materiale siç janë traktet e hedhura, vjerasht e përpiluara prej tyre, armë dhe mjete të tjera si gomardare etj, që u janë kapur të pandehurve në kohën që tentuan të arratisen.

Duke marrë parasysh veprimtarinë kriminale që kanë

Zhvilluar këta të pandehur, pranimi i fajësisë nga ana e tyre dhe dokumentet që ndodhen në dosje, ne mendojmë se gjyqi duhet të bëhet me dyer të hapura. Zhvillimi i këtij gjyqi me dyer të hapura do të ndihmojë në demaskimin e mëtejshëm të grupit tradhëtar të Hrushovit, do të forcojë dhe më shumë veprimtarinë revolucionare të popullit tonë, do të jetë një paralajmërim për njeriun e lëkundshëm, si dhe për ata që janë martuar me gra të huaja dhe që s’mbajnë qëndrim. Gjyqin mendojmë ta bëjmë në sallën e Gjykatës së qarkut të Tiranës, ku mund të marrin pjesë 100 deri 200 veta. Në qoftëse nga ana e juaj mendohet se pjesmarrja duhet të jetë më e madhe, lutemi të na njoftoni që të sigurojmë një lokal tjetër.

Prokuroria e Përgjithëshme na ka njoftuar se si prokuror, për të përfaqësuar akuzën në këtë çështje, ka caktuar major Isamedin Resnjën.

Caktimi i një referenti (prokuror dege) të përfaqësojë akuzën, para një Kolegji të Gjykatës së Lartë dhe sidomos të një çështje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet me dyer të hapura para publikut, nuk na duket aspak e drejtë për këto arsye:

Së pari, nga ekseprienca 20 vjeçare e funksionimit të Gjykatës së Lartë, nuk ka ndodhur deri tani as dhe njëherë, që të ketë dalë për të përfaqësuar akuzën para Kolegjit të Gjykatës së Lartë një referent (ose prokuror dege).

Së dyti, çështja, në rastin konkret, ka rëndësi të posaçme, kurse përfaqësuesi i akuzës s’është sipas organikës prokuror kasacioni. Veç kësaj, ai s’ka as titull të njohur që të paraqitet në gjyqe si përfaqësues të akuzës. Për vetë autoritetin e Gjykatës së Lartë dhe të rëndësisë së çështjes, duhet të caktohet një prokuror kasacioni pranë Gjykatës së Lartë.

Gjyqi mendojmë që të zhvillohet pas festës, më 2 dhjetor të filloi. Në qoftë se nga ana juaj mendohet të filloj më parë dhe gjatë ditëve të fetës të ndërpritet, atëhere neve kemi mundësi t’a fillojmë me datën 25 nëntor dhe t’a vazhdojmë deri më 27 nëntor, pastaj ta ndërpresim dhe ta fillojmë përsëri më 30 nëntor.

Porosia e Rita Markos: Gjyqi të zhvillohet me dyer të mbyllura

SHKRESA Nr. 8941

Shënim mbi ndjekjen e çështjeve që dalin nga shkresat.

Lidhur me relacionin e Gjykatës së Lartë për të zhvilluar gjyqin e Vangjel Lezhos etj., u veprua si më poshtë:

Relacioni u pa nga sh. Rita dhe aprovoi të veprojmë si më poshtë.

  1. Gjyqi të zhvillohet me dyer të mbyllura.
  2. Por me ftesa të marrin pjesë rreth 100 veta.
  3. Për përgatitjen e listës të ngarkohet Komiteti i Partisë.
  4. Për t’u vënë në dijeni dhe masat që do merren, u thirr shoku Rrapo më datën 15.XI.1963 nga shoku Rita.

Porositë e thëna i’u dhanë nga ne personalisht, Kryetarit të Gjykatës, shokut Shuaip Panariti, po në datën 15.XI.1963.

19.XI.1963                     (Llazi Stratobërdha)

Informacioni i Gjykatës së Lartë për Mehmet Shehun

                    INFORMACION KRYEMINISTRIT

 Nga Prokurorija e Përgjithëshme janë dërguar për t’u gjykuar nga ana e Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, të pandehurit e poshtëshënuar:

  1. Vangjel Lezho, nga fshati Sheper i rrehtit Gjirokastër, banues në Tiranë, antar i P.P.SH.-së, ka mbaruar në Bashkimin Sovjetik për gazetar, me punë në Radio-Tirana, i vëllai doktor Qirjako Lezho, pranë Spitalit Nr. 1 Tiranë.
  2. Fadil Kokomani, nga Durrësi dhe banues në Tiranë, anëtar i P.P.SH-së., ka mbaruar në Bashkimin Sovjetik për gazetar dhe kompozitor, me punë në Radio-Tirana, i vëllai i gjeneral Kokomanit.
  3. Kapiten Trifon Xhagjika, nga Peshtani i Përmetit dhe banues në Tiranë, i paorganizuar, me punë në Ministrinë e Mbrotjes Popullore, i vëllai i doktor Ylli Xhagjikës.
  4. Robert Vullkani, nga Korça, banues në Tiranë, anëtar P.P.SH.-së, ka mbaruar në Bashkimin Soivjetik për gazetar, punonte në Shtypshkronjë, i biri i Sotir Vullkanit dhe i vëllai i të arratsurit, Petrit Vullkani.
  5. Franko Sara, nga Korça, banues në Tiranë, i paorganizuar, ka mbaruar në Bashkimin Sovjetik, inxhinjer gjeolog, punon në Gjeologji.
  6. Stavro Rafaeli, nga Korça, banues në Tiranë, anëtar i P.P.SH.-së, ka mbaruar në Çekosllavaki e Bashkimin Sovjetik, për Kanto e Skenografi, me punë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
  7. Mario Thoma Rafaeli nga Korça e banues në Tiranë, anëtar i P.P.SH.-së, ka mbaruar në Bashkimin Sovjetiok për inxhinjer, punonte në repartet e M.L.K.A., i vëllai i Stavri Rafaelit.

Të pandehurit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani, janë dërguar për gjykim me akuzën se në bashkëpunim njëri me tjetrin, janë vënë në shërbim të Zbulimit Sovjetik dhe i dhënë këtij Zbulimi informata të ndryshme, të pandehurit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten Trifon Xhagjika, janë dërguar për gjykim dhe me akuzën se kanë bërë përgatitje për të kryer vepra terrori ndaj udhëheqësve të partisë dhe të shtetit tonë.

Të gjithë të gjykuarit, Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, kapiten Trifon Xhagjika, Robert Vullkani, Franko Sara, major Thoma Rafel dhe Stavri Rafael, janë dërguar për gjykim për krimet, se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar që të arratisen jashtë shtetit dhe kanë bërë agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor.

Në veçanti nga këta, Stavri Rafael dhe Fadil Kokomani, janë dërguar për gjykim dhe për armëmbajtje pa leje. Nga verifikimi i materialeve të hetuesisë në seancën gjyqësore dhe nga provat e marra nga gjykata, rezultoi se të gjykuarit e më sipërm, veprimtarinë armiqësore e kanë filluar që nga gjysma e vitit 1960.

Të gjithë të gjykuarit pohuan para gjykatës se janë vënë në opozitë me vijën politike të Partisë Punës Shqipërisë që nga koha e Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Të gjykuarit pranuan se vendimet e këtij Kongresi, i kanë përqafuar me zell dhe ndërgjegje të plotë, qoftë për shkak të përmbajtjes së tyre revizioniste, ashtu dhe pse synonin në drejtim të afrimit me shtetet kapitaliste. Pohuan para gjykatës se idetë e Kongresit të XX-të i kanë përhapur nëpërmes agjitacionit armiqësor që kanë bërë me njëri tjetrin ashtu edhe me persona të tjerë.

Në veçanti nga këta, i gjykuari Robert Vullkani pohoi se e ka filluar veprimtarinë armiqësore që nga viti 1953 kur ishte për studime në Bashkimin Sovjetik, duke shpjeguar se në fakultetin ku studionte, bëhej një punë e gjërë për infektimin e studentëve me idera revizioniste dhe edukimin e tyre me aspektin ç’thurse aventureske, që janë karakteristikë vetëm për shtetet perëndimore. I gjykuari shpjegoi se gjatë kohës që ishte për studime në Bashkimn Sovjetik, në ato raste që gazeta “Pravda” botonte ndonjë artikull kundër revizionistëve jugosllav, pedagogët ju thonin që të mos i besonin “Pravdës”, por secili të nxjerrë konkluzione për vete. Që ky i gjykuar e ka filluar veprimtarinë armiqësore që nga viti 1953, doli nga letrat e shkruara prej tij, të cilat ja adresonte babait të tij, Sotir Vullkanit, që kishin si përmbajtje urrejtjen ndaj udhëheqjes së Pratisë dhe një varg shpifjesh armiqësore në drejtim të gjëndjes ekonomike dhe të punës gjithëanëshme që bën populli dhe rinia për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Këto i janë kapur dhe i janë paraqitur gjykatës si prova të fajësisë së tij. Këtij të gjykuari i janë kapur dhe artikuj, fjalime e broshura të shkruajtura nga revizionistët jugosllav (Tito, Kardelj, Pjade dhe Gjilas) të cilat i ka ruajtur për një kohë të gjatë, i ka studiuar vetë dhe u’a ka dhënë të tjerëve për studim. Këto materiale që përmbanin sulme dhe shpifje armiqësore kundër Partisë dhe Pushtetit tonë, si dhe kundër Partive Marksiste-Leniniste, janë kapur dhe janë paraqitur para gjykatës si prova të fajësisë së tij.

Nga zhvillimi i gjykimit ashtu edhe nga materiali i hetuesisë, doli se veprimataria e tyre ka marrë karakter më të organizuar dhe më të gjërë, në gjysmën e dytë të vitit 1960, pikërisht atëhere kur grupi revizionist i Hrushovit filloi të acarojë marrëdhëniet me Partinë tonë.

Të gjithë të gjykuarit pohuan se me t’u acarruar këto marrëdhënie dhe sidomos pas prishjes së tyre, për shkak se këto kishin përqafuar idetë revizioniste të Kongresit XX-të dhe se fajtor për prishjen e këtyre marrëdhënieve, interesi ju a donte që t’ia ngarkonin udhëheqjesë së Partisë t’onë, filluan një aktivitet më të gjërë armiqësor duke e shtrirë jo vetëm në rrethin e tyre, por dhe në persona të tjerë dhe duke arrirë që të kryejnë dhe krime të rënda, siç janë tradhëtia ndaj Atdheut me anë spiunazhi dhe arratisje në një shtet të huaj, ashtu dhe në drejtim të përgatitjeve për të kryer vepra terrori kundër udhëheqësavë të Partisë dhe shtetit tonë.

                   Informacioni i Gjykatës së Lartë për Mehmet Shehun

                       INFORMACION KRYEMINISTRIT

  •  Veprimtaria armiqësore e të gjykuarve është zhvilluar në këto drejtime:

 Në drejtim të tradhëtisë ndaj Atdheut të kryer me anë të spiunazhit.

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani kanë pohuar se janë njohur me qytetarin sovjetik Xhenj, që në vitin 1958, kur ky punonte në atë kohë pranë Radio Moskës.

Nga fillimi i janarit të vitit 1961, Valentin Xhenj ka ardhur në Shqipëri me gradën toger pranë general Arkadi Kuzmin, i cili në atë kohë punonte pranë përfaqësisë së Traktatit të Varshavës.

Para gjykatës të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani, pranuan se janë takuar disa herë me togerin sovjetik, Valentin Xhenj dhe se kanë aprovuar thëniet e tij se marrëdhëniet mes dy vëndeve- B.R.S.S. dhe R.P.Sh.-së janë prishur gjoja për fajë të udhëheqjes së partisë sonë.

Ky oficer mbasi ka konstatuar se këta të gjykuar janë të gatëshëm me i shërbyer dhe mbasi u’a ka transmetuar kërkesat e gjeneral Kuzminskit, ka kërkuar prej tyre që ta informonin mbi gjëndjen morale politike të popullit tonë, mbi materialet që punohen në organizatën bazë, fjalimet që mbajnë udhëheqësit me punonjësit, mbi gjëndjen ekonomike që ka ekzistuar pas prishjes së marrëdhënieve etj. Këto takime i kanë bërë në lokalin e Restorant “Vollgës” në shtëpinë e Robert Vullkanit dhe në plazhin e Durrësit, ku janë vënë në lidhje me gjeneral Kuzmin, nëpërmjet shoferit të tij, Sasha, si dhe në vënde të tjera.

Përveç informacioneve të dhëna me gojë, këta kanë dhënë edhe informata me shkrim me anë raportesh informative që janë formuluar kolegjalisht nga tre të gjykuarit e mësipërm.

Në këto raporte kanë informuar mbi protokollet e udhëheqjes së Partisë që janë punuar në organizatat e Partisë, duke dhënë numrin dhe datën e tyre si dhe përmbajtjen e tyre, kanë informuar përmbajtjen e fjalimeve të udhëheqësave të Partisë e të shtetit tonë, që kanë mbajtur në mbledhje me punonjës, por që nuk janë botuar në shtyp, duke i paraqitur shtrimin e problemeve nga ana e udhëheqësve tanë në mënyrë të gabuar, kanë informuar mbi gjëndjen morale-politike të Partisë dhe popullit tonë, të cilën e kanë paraqitur si jo të shëndoshë, duke shpifur se gjoja në Parti nuk ka demokraci, nuk mund të flasësh lirisht, se në popull mungon liria e fjalës, shtypit dhe ka diktaturë të fortë, po kështu kanë informuar se pas prishjes së marrëdhënieve, gjëndja ekonomike është keqësuar më tepër dhe këtë, ja ngarkonin po udhëheqjes së partisë sonë.

I gjykuar Fadil Kokomani pranoi se ka vjedhur në Radio-Tirana, dy bobina të cilat të gjykuarit të mësipërm synonin me i përdorë për të inçizuar fjalimet e udhëheqësve tanë dhe me u a dorëzu Zbulimi Sovjetik. I gjykuari Fadil Kokomani pranoi se një bobinë ja ka dorëzuar togerit Sovjetik, Valentin Xhejn.

Mbi kërrkesën e oficerit sovjetik, të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Robert Vullkani, i kanë dorëzuar autobiografitë e tyre.

  • Në drejtim të tradhëtisë ndaj atdheut të kryer me anën e tentativës për t’u arratisur jashtë shtetit.

 Të gjithë të gjykuarit për një kohë të gjatë, kanë bërë përgatitje për tu arratisur jashtë shtetit.

Të gjykuarit që ishin në lidhje me oficerin sovjetik, kanë kërkuar prej tij që t’ju sigurojë mjete për arratisje. Nga zhvillimi i gjykimit është provuar se oficeri sovjetik, u ka premtuar se do t’i pajisë me pasaporta fallco, se do të studiojë mënyrën e arratisjes së tyre me anë të anijeve ose mjeteve të tjera transporti, gjithashtu i ka porositur që dhe vëtë këta të studiojnë varjante të tjera dhe, në rast se arrijnë me t’u arratisur në jugosllavi, i ka udhëzuar që atje të paraqiten menjëherë pranë ambasadës sovjetike, mbasi ajo do t’ju jepte menjëherë ndihmën e nevojshme.

Po kështu i gjykuari Stavri Rafael, ka pohuar se pasi u prishën marrëdhëniet në mes B.R.S.S-së. e R.P.P.Sh-së. punonjësit e legatës Hungareze i kanë thënë bashkëshortes së tij, e cila është hungareze, që të mos trazohet se në rast se ato do të largohen, do ta marrin me vete dhe, po të donte dhe Stavri do të merrnin edhe këtë me vete.

Në përfundim, mbasi kishin bërë përgatitjet e nevojshme, disa prej të cilëve dhe kishin tentuar për t’u arratisur nga lumi Buna i rrethi Shkodër, por në pamundësi ishin kthyer përsëri, në korrik të vitit 1963, të gjithë të gjykuarir me përjashtim të Robert Vullkanit dhe Trifon Xhagjikës, të ndarë në dy grupe, tentojnë të arratisen nëpërmjet liqenit të Pogradecit.

Për këtë qëllim këta kishin blerë mjete notimi, si dyshek, komardare, mjete vozitëse dhe me to kishin bërë disa herë stërvitje në plazhin e Durrësit. Këto mjete u janë kapur dhe janë paraqitur pranë gjykatës si provë të fajësisë së tyre.

Këtë vepër s’arritën ta kryejnë për shkak se u arrestuan kur ishin në tentativë e sipër për t’u arratisur. Ndërsa vepra e të gjykuarve Robert Vullkanit e Trifon Xhagjikës, ka mbetur në vepra përgatitore.

Nga materiali i hetuesisë ashtu dhe nga pohimet që këta dhanë para gjykatës, rezulton se këta kanë dashur me u arratisur kryesisht duke u shtyrë nga motive armiqësore.

Të gjykuarit pohuan se nuk ju pëlqente mënyra e jetesës në vëndin tonë ato deklaronin se donin një jetë mondane, të lirë dhe në ato aspekte që bëhet në shtetet perëndimore dhe që ka filluar të behet edhe në Bashkimin Sovjetik dhe në disa shtete të demokracive popullore, të ishin të lirë që të shprehnin ndjenjat e tyre, qofshin këto edhe kundër interesave të popullit shqiptar.

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Stavri Rafael, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika etj. Deklaruan se në këtë çështje nuk shikonin më interesat e atdheut, për këta, atdhe ishte vetëm ai vënd që u plotësonte gustot e tyre aventureske.

I gjykuari Fadil Kokomani në letrën që i shkruante bashkëshortes së tij, deklaronte: “Më vjen rëndë që e quaj veten Shqiptar, se gjuha shqipe është një gjuhë e mallkuar, mjerë neve që kemi lindur në këtë vënd, se oficerët janë injoranta dhe kur bisedon me ta, të duket sikur tërheq gomarin në të përpjetë prej kapistre, se në gjuhën shqipe vetëm dy emra dëshiroj të përmënd – nënë dhe babë- ndërsa për të tjerat as që pyes fare”.

Pra ishin katandisur në një llum që e kishin humbur krejtësisht ndjenjën e atdhedashurisë.

I gjykuari Stavri Rafael, pohoi para gjykatës, se për t’u arratisur jashtë shtetit, përveç konceptit armiqësor që ka patur mbi vijën politike të ndjekur nga Partia tonë, ka influencuar dhe mëndjemadhësia e tij, si dhe ndjenja e karierizmit, duke shpresuar se në botën e jashtëme do të korr suksese të bujëshme, do të bëhet një artist i dëgjuar me famë dhe me të gjitha kushtet e nevojshme. Para gjykatës pranoi se së bashku me bashkëshorten e tij, realizonin të ardhura mbi 30.000 lek në muaj se asgjë nuk i mungonte, se Partia dhe Pushteti i kishin dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme, aq sa pjesën më të madhe të pasçlirimit e ka kaluar nëpër shkolla të larta, jashtë shtetit dhe në fund, pohojnë se popullit këto të mira ja shpërblejnë me tradhëti.

  • Në drejtim të përgatitjeve për të kryer vepra terrori ndaj udhëheqësve të partisë dhe të Shtetit

Të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten Trifon Xhagjika, duke u nisur nga dëshira që të kryenin një vepër që të bënte bujë në botën e jashtëme dhe që të tregonte se në R.P.SH.-së ka kundërshtarë të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të Pushtetit Popullor, kanë bërë një seri përgatitjesh që të vrisnin udhëheqës të Partisë dhe të shtetit t’onë.

Përpara Gjykatës, të gjykuarit Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe kapiten, Trifon Xhagjika, pohuan se përveç veprimtarisë që kryenin duke u lidhur me Zbulimin e huaja, duke bërë përgatitjet me u arratis dhe duke bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, synonin që të kryenin edhe ndonjë vepër terrori, me qëllim që me anë të kësaj vepre të jepnin me kuptue botës së jashtëme se në Shqipëri ka njerëz që nuk pajtohen me vijën politike të ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe qeveria e R.P.SH.-së

Për të realizuar këtë qëllim, nga zhvillimi i gjykimit, doli se kanë bërë këtë përgatitje:

  1. Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësit të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qëndror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver. Ata pohuan se e kishin parë shokun Enver se në cilën orë shkonte në zyrë dhe dilte nga zyra dhe nga ç’drejtim vjen në zyrë dhe del nga zyra, por e kishin gjetur të vështirë që të kryenin atentatin kundër jetës së tij, për shkak të mbrojtjes së mirë që i bëhej.
  2. Megjithkëtë, duke qenë konsekuent në veprimtarinë e tyre, këta të gjykuar arrijnë në konklluzion që të vrasin të tjerë udhëheqsa. Kështu, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika, pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë që të vrisnin shokun Kadri Hazbiun dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit. Kapiten Xhagjika, pranoi në gjyq se për punonjësit e Sigurimit kishin urrejtje të veçantë dhe për të ç’fryrë urrejtjen, donin të vrisnin ministrin e Punëve të Brendëshme.
  3. Vëndin se ku do ta kryenin atentatin kundër jetës së shokut Kadri, e kishin përcaktuar tek Materniteti i qytetit të Tiranës, pasi sipas tyre e kishin parë se shoku Kadri, kishte ardhur disa herë në drejtim të Maternitetit. Këtë vepër e kishin gjykuar si të volitëshëm për ta kryer duke marrë shkas edhe nga fakti se e kishin parë shokun Kadri që e drejtonte vetë makinën e tij pa qenë i shoqëruar nga ndonjë person tjetër. Më pas pohuan se kishin hequr dorë për të kryer atentatin në këtë vënd dhe kishin arrirë në konkulzionin se këtë vepër ta kryenin jashtë qytetit të Tiranës.
  4. Veprat e terrorit i kishin në plan për t’i kryer me armë zjarri, ose dhe me armë të ftohta. Rezultojnë si armët dhe revolver dhe thika, të gjykuarit e mësipërm i kishin siguruar.
  5. Të gjykuarit pohuan se për të realiuzuar qëllimin e mësipërm, disa herë kishin bërë stërvitje në lidhje me përdorimin e armëve dhe veçanërisht për përdorimin e thikës duke u stërvituar për të qëlluar nga distanca të largëta.
  • Këto mjete të gjykuarëve u janë kapur dhe janë paraqitur para gjykatës si prova të fajësisë së tyre, në lidhje me veprat e terrorit që përgatiteshin për t’i kryer kundër Partisë dhe të Shtetit t’onë.  
  1. Nga zhvillimi i gjykimit dhe nga gjithë materiali i çështjes rezulton se krimin e agjitacioin dhe propagandës kundër pushtetit popullor, të gjithë të gjykuarit e kanë zhvilluar në këtë drejtim:
  2. Në kontaktet me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë të besueshëm të tyre, të gjithë të gjykuarit propagandonin se vija politike që ndiqte partia jonë është e gabuar, se fajtorët për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, s’është grupi revisionist i Hrushovit, por vetëm udhëheqja e partisë t’onë.
  3. Propagandonin se në vëndin tonë s’ka liri, nuk ka demokraci, nuk mund të shprehen lirisht ndjenjat dhe se ekziston metoda e shtypjes.
  4. Propagandonin se gjoja në organizatën e Partisë mungon demokracia, s’ka liri fjale, se Anëtari i Partisë nuk mund të thotë atë që ndjen në zëmër. Sipas tyre organizata bazë e partisë duhet të lejojë pa marrë asnjë masë çdo lloj diskutimi, qofshin këta edhe me përmbajtje kundër programit dhe vijës politike të partisë. Pra, donin një demokratizim që t’u lentë një shteg të lirë përplasjes së tezave revizioniste. Të gjykuarit, Stavri Rafael, Thoma Rafael, Vangjel Lezho, Robert Vullkani e Fadil Kokomani, që ishin anëtarë të Partisë, pohuan se kur në organizata e partisë punoheshin materiale të ndryshme ata diskutonin duke ju konformu politikës së Partisë, por se në realitet kishin mendime të kundërta, që sipas tyre, nuk guxonin t’i shfaqnin dhe këtë, këta të gjykuar e quanin mungesë demokracie. Të gjykuarit e mësipërmë në biseda me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë propagandonin se udhëheqja e Partisë sonë është një udhëheqje diktatoriale. I gjykuari major, Thoma Rafaeli, është shprehur se Josif Stalini ka qenë diktator dhe terrorist.
  5. Ishin për përhapjen e pikpamjeve të Klubit të “Petefit”. Të gjykuarit Robert Vullkani, Stavri Rafael, Fadil Kokomani, etj., pohuan se kanë propaganduar se shteti ynë është i ndrydhur, s’ka demokraci, nuk vijnë turista, hyrja dhe dalja nga Atdheu nuk është e lirë etj. Këta donin që hyrja dhe dalja nga Atdheu ynë të ishte krejtësisht e lirë./Memorie.al

                      Kryetari i Gjykatës së Lartë

                                Shuaip Panariti

Arshi Pipa: Kur trupin ma kanë bërë pothuajse kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë

Fatmira Nikolli – Vloçisht, 1948. Tri baraka të mbuluara me mushama, vende-vende të shpuara strehojnë nga 1300 deri në 1600 të burgosur. Brenda tyre vjen erë e rëndë. Krevatet kanë vetëm nga tri dërrasa. Është korrik kur një djalosh 28-vjeçar u bashkohet aty të dënuarve që kanë tre muaj në kamp. Quhet Arshi Pipa dhe nuk njeh asnjë. Prej mundimeve e urisë, portretet e tyre i kanë humbur tiparet. Të dënuarit, nuk kanë mundësi të lahen a të pastrohen, ka për të gjithë vetëm një pus, ndërsa ujë të pijshëm, fare pak. Janë bashkë të dënuarit politikë e ata për krime ordinere. Këta të fundit mbahen më mirë se intelektualët, sepse cilësohen proletarë. Ka shumë raste vjedhjesh dhe dënohen ata që ankohen, më shumë se sa ata që vjedhin. Ushqimi në kamp është i pakët, të burgosurit punojnë larg, dhe kur shohin ara me misër vrapojnë të marrin ndonjë kalli e ta hanë edhe pse rojet i godasin me shkelma kokës. Nuk kanë këpucë e çizme, shpesh ecin zbathur, shkojnë larg për të hapur kanale, ndaj këmbët u enjten dhe shpesh, vdesin shpejt.
Arshi Pipa i mban këto shënime fshehurazi, në letra cigareje. Jeta e tij është thyer në mes dhe ai e dokumenton atë. Kishte qenë profesor, filozof, kritik, poet, por kohët e lirisë dhe vetë fëmijëria tashmë janë të largëta.

Kishte lindur në një familje të mirë. I ati, Mustafai nga Libohova ishte gjyqtar i shkolluar në Stamboll, ishte njohur e martuar me Hatixhenë dhe qenë vendosur në qytetin e saj në Shkodër. Kishin 2 djem e katër vajza. Arshiun e patën dërguar të merrte mësimet e para në kolegjin e Jezuitëve, ku përvetësoi herët greqishten e vjetër e latinishten, gjuhët që e shoqëruan gjithë jetën siç na dëshmojnë sot përkthimet e lëna në dorëshkrim. Shumë i lidhur me familjen e tij të madhe, nga të gjithë veçonte të vëllanë, Muzaferin, e ndërsa ai kishte nisur studimet për jurisprudencë në Padova të Italisë, Arshiu më 1938, shkoi në Firence për Letërsi e Filozofi. I rregullt në shkollë e i dhënë pas mësimeve, rioshi e shfrytëzonte edhe kohën e lirë për të lexuar. “Nuk kemi ardhë këtu për ahengje e dafrungë, por për më studjue. Dhe më parë se gjithshka asht detyra. E detyra jonë asht studimi e mbarimi i universitetit!”, u thoshte ai miqve kur e ftonin të dilte.

Arshi Pipa ishte në vitin e dytë të studimeve, kur nisi lufta dhe Shqipëria u pushtua. Më 1941 kur kthehej, vendi kontrollohej nga fashistët dhe grupet e rezistencës qenë ngritur. I vëllai ishte arrestuar, sepse pat kundërshtuar pushtimin dhe ishte internuar në ishullin famëkeq Ventotene më 1940 si shumë shqiptarë të tjerë. Në këto kohë të vështira për familjen, ai zgjedh të rrijë me të, i tërhequr nga lufta dhe të ndërtojë profilin e tij intelektual. Punon një vit mësues në Gjimnazin e Tiranës, përgatit tezën e diplomës për filozofin frëng, Henri Bergson, punon në gjimnazin e Shkodrës dhe më pas vendoset me gjithë familjen në Tiranë.
Në kryeqytet, më 1944 Pipa themelon revistën “Kritika” që doli katër numra me synim nxitjen e kritikës letrare në Shqipëri, pasi është konsultuar me dijetarin Aleks Buda siç del nga një letër e 23 marsit që ruhet në arkivin e familjes Buda. “Gjithsesi nuk besoj t’ia kem dalë plotësisht”, i shkruan profesorit, “por mendoj se në numrin i dytë do të jetë më i pasur dhe i ndryshëm”.

Internimi i vëllait, ishte vetëm një arsye pse Pipa nuk u angazhua në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, kundërshtimi i modelit totalitar dhe filozofisë marksiste ishte arsyeja tjetër. “Jam rritur në një familje që mund të konsiderohet demokratike, me urrejtje për diktaturën e çfardo tipi qoftë ajo”, do të shprehej ai në një intervistë të pas ‘90-ës ku tregonte se i kishte lexuar Marksin, Leninin, Gramshin, Stalinin dhe e njihte ideologjinë e tyre. Djaloshi i diplomuar në filozofi, i dhënë pas Spinozës e Kantit, i cilësonte të papërfillshëm ideologët marksistë. Madje, për Stalinin mendonte se qe pa ndonjë farë niveli, ndaj imponimi i stalinizmit në Shqipëri e mbante larg nga lufta e udhëheqësit e saj. E ndonëse i ishte propozuar të bëhej pjesë e lëvizjes nacionalçlirimtare, nuk pranoi.

Në mbarim të luftës, Arshi Pipa ishte profesor e pjesë e Institutit të Studimeve, kur Partia Komuniste bëhet vendimmarrëse dhe nis goditjen e kundërshtarëve. Çështja e parë e bujshme ishte i famshmi “Gjyq i Deputetëve” ku u dënuan politikanë elite që kërkonin vendosjen e një sistemi demokratik qeverisjeje. Avokat i tyre ishte caktuar Muzafer Pipa, që për shkak të padrejtësive që po bëheshin në gjyq, pati përplasje me gjykatësin. Vëllai i Arshiut më tej mbrojti në gjyq edhe klerikët katolikë, çka shënoi fundin e tij.

Është viti 1946 dhe vetë Arshi Pipa është vënë në survejim, ai nuk e di dhe e kundërshton regjimin në disa mënyra. Një ligjëratë për Migjenin, poetin e mjerimit, një koment mbi poezinë e Faustit “Kënga e Plebishtit”, janë cilësuar si akte rebelimi dhe ai ulet në detyrë e dërgohet në Durrës si mësues, ku çdo lëvizje e Arshiut i raportohet Sigurimit të Shtetit nga një student i tij, i cili madje e provokon duke e pyetur për Majakovskin dhe për Stalinin, për të cilët Arshiu flet pa vlerësim.

Kulmi shënohet në një mbrëmje letrare, ku një prej recituesve flet për ndërtimin e një fabrike. “Do e ndërtojmë me slogane”, thotë me ironi një djalë në të djathtë të tij, Arshiu qesh në shenjë aprovimi dhe teksa një poezi patetike interpretohej, zhvillohet një dialog parodizues buzëqeshjesh dhe ironish. Në fund ata përshëndeten, djaloshi ikën dhe vetëm më pas, Arshiu mëson se e kish përqeshur sistemin me Nako Spiron, një prej drejtuesve komunistë. “Rebelimi” i tij dhe qëndrimi i të vëllait në gjyqin kundër deputetëve bëjnë që Arshiu të arrestohet në prill të 1946-ës.

E akuzojnë për veprimtari kundër pushtetit me grupe tradhtare dhe në nëntor e dënojnë me dy vjet burg në Durrës. Sipas një studimi të Andi Pinarit e Indrit Qehajaj, mbi të cilin bazohet ky artikull, dënimi ishte arbitrar, çka pranohet më vonë edhe nga hetuesit. Por, ndërsa ai vuante dënimin, hetimi për të vijon dhe një dokument i 5 dhjetorit 1947 e cilëson dënimin e parë minimal, me argumentin se autoritetet nuk kanë pasur prova të mjaftueshme. Me pretendimin se ende nuk ishte zbuluar thellësisht organizata tradhtare-sabotore e deputetëve ku ai bënte pjesë, duke i shtuar akuzës edhe vëlla Muzaferin si tradhtar dhe armik i popullit, bëhet një proces i dytë gjyqësor.

Ka një lum akuzash për të: pjesë e organizatës social demokrate, i lidhur me klerikët dhe partitë tradhtare të Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit, kundërshtar i reformave e sabotator në sektorin e librit shkollor, propagandues i një ndërhyrje të armatosur nga anglo-amerikanët që do rrëzonin pushtetin, drejtues revistash fashiste. Akuzohet që bënte mbledhje të rregullta në Liceun e Tiranës, se i mblidhte studentët në shtëpinë e tij për t’u bërë propagandë kundër pushtetit, që u thoshte se pushteti ishte shtypës e terrorist, se reformat po shkatërrojnë vendin dhe po varfërojnë popullin e se në drejtim janë vendosur njerëz të paftë.

Pipa nuk i pranon akuzat. Mohon të ketë pasur dijeni për një organizatë kundra pushtetit e përgënjeshtron deklarimet e dëshmitarëve. “Pakënaqësitë e mia ndaj pushtetit popullor unë i kam shprehur dhe janë të njohura”, shprehet Arshiu dhe kërkon ballafaqim, pasi ndonjë prej dëshmitarëve as e njeh fare, e me disa të tjerë, ka folur vetëm për çështje letrare e jo politike. Thotë se studentëve u ka dhënë mësim privat dhe mbase nuk i kanë kuptuar fjalët e tij.

Për Arshi Pipën kërkohej dënim maksimal, por ai nuk i pranon krimet për të cilat akuzohet. Hetuesi e kërcënon se do të përfundojë si i vëllai nëse nuk dëshmon çfarë i kërkohet. Arshiu e merr vesh në këtë mënyrë vdekjen e Muzaferit tre muaj më pas. Ishte arrestuar dhe kishte humbur jetën në tortura. Për të mbuluar krimin, e kishin hedhur nga dritaret e ndërtesës ku zhvilloheshin hetimet në Shkodër dhe vdekjen e kishin mbuluar si tentativë arratisjeje. Të motrat nuk kishin mundur t’ia thoshin sepse e dinin sa e donte Arshiu të vëllanë dhe ishin të vetëdijshme për shëndetin e dobët të tij.
Më 20 dhjetor 1947 Arshi Pipa ridënohet nga Gjykata me 20 vite burg.

Shkruan një elegji për të vëllanë, ku e pranon vdekjen e tij dhe betohet të gjejë forcë. Në Vloçisht, kushtet e këqija të burgut i vuan më shumë për shkak të inflacionit në mushkëri. Sheh se fshatarët e dënuar shihen me më pak përçmim se intelektualë si ai. Ndaj shpesh, intelektualët vishen si fshatarë për t’i shpëtuar dhunës. Kampi i Vloçishtit i duket një kamp shfarosjeje!

Përfiton nga një amnisti e Enver Hoxhës më 1949 dhe i ulen 10 vite burg. Pas një viti në kamp, sëmundja i rëndohet dhe shtrohet në spitalin e burgut në Durrës(1950). E dërgojnë në burgun e Gjirokastrës(1952), më pas në burgun e Tiranës. Sëmuret sërish. Shtrohet sërish në spitalin e burgut. Kohë më vonë e çojnë në burgun e Burrelit, ndër më të tmerrshmit e kohës. Aty, ka vetëm një pus, por të burgosurit nuk kanë me se ta marrin ujin, nuk u jepet enë, as kovë, as litar. Përdorin ç’të munden për ta nxjerrë, por është i ndotur. Shpesh herë del me krimba. Të burgosurit sëmuren, qindra prej tyre gjejnë vdekjen. Shtrirë në një dyshek të shtruar në çimento, në një fletore ku shihej portreti i Stalinit, shkruan një vepër filozofike. “A do të kisha imagjinuar ndonjëherë që njeriu, kjo qenie që Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet, mund të jetë kaq afër kafshës? Tashti po e kuptoja se ç’domethënie kishin ato hyjni pagane, gjysmë njeri e gjysmë kafshë, si centaurët e sirenat! Në burg kam njohur gjithë poshtërsinë e njeriut, gjithçka që është trashëgim shtazor tek ai, nga egoizmi i egër që arrin të urojë vdekjen e shokut për t’i vjedhur bukën, te frika e marrë shtazore që errëson jo vetëm arsyen, por deri edhe ndjenjat”. E shkruan në gjuhën italiane “Skicën e një konceptimi mbi jetën plotësuar me mbigjeniun” prej ku janë shkëputur fjalitë, sepse gardianët nuk do e kuptonin gjuhën, nëse arrinin t’ia gjenin.

I dobët dhe i sëmurë, arrin të dalë i gjallë prej aty në prill të 1956-ës.

Ka ruajtur shënimet e 10 viteve të veta në burgje në letra cigaresh. I ka nxjerrë nga burgu të fshehura në rrobat e palara. Ndërsa veprën e filozofike e nxjerr të fshehur në një dyshek të vjetër që rojave nuk u shkon në mendje ta kontrollojnë.

Rreket të shijojë lirinë me të ëmën e motrat. Mendon se vuajtjet mbaruan, por e kupton që nuk është krejt e vërtetë. Si ish i burgosur ka vështirësi të gjejë punë. Të tjerëve u jepeshin punë fizike, por ai është i dobët e i pafuqi. Pas shumë mundimesh e caktojnë mësues në një shkollë shtatë vjeçare në Shkodër, por kjo nuk e kënaqte.

Kërkon ta lërë punën me pretekstin se është i sëmurë. Sistemi veçse bëhet më i fortë dhe ai vendos të arratiset, bashkë me një nga motrat. Në një libër të studiuesit Uran Kalakula, kushtuar Pipës, shënohet se ai dhe motër Fehimeja, u ndihmuan nga një fshatar që kishte shtëpinë pranë kufirit. Arshiu e kaloi lumin e Bunës me not e matanë bregut e priti motra. Shkojnë në Muriqan, arrijnë të kalojnë kufirin shqiptar dhe paraqiten pranë postës jugosllave, ku qëndrojnë disa kohë në hetuesi në Tivar. Kanë fat dhe jugosllavët nuk i kthejnë mbrapsht. Lirohen dhe i drejtohen Sarajevës ku ndodhet i fejuari i Fehimes me familjen e tij.

Para se të ikin, kanë marrë me vete kujtimet: letrat e cigareve me shënime e motra i kish qepur nëpër rrobat e saj. Gjatë muajve shtator – nëntor 1957 kur janë në Sarajevë i kanë renditur fletët. Arshi Pipa ëndërron Perëndimin, ndaj ikën së pari në Romë dhe më pas në Amerikë. Atje, pasi mëson gjuhën angleze nis të ngjisë shkallët e karrierës në universitet. Si fillim jep lëndën e filozofisë dhe filozofinë e fesë e krishterë. Në një dokumentar të Televizionit Publik Shqiptar në vitet ‘90, Arshiu shprehet se njohuritë e tij për sa i përket fesë ishin të pakta, vetëm disa gjëra që mbante mend nga kolegji i Jezuitëve. Arshiu u bë një pedagog mysliman që jepte filozofi të krishterë.

Kur është në Detroid letrat e cigareve i përgatit dhe i bën libër që botohet në Romë në vitin 1959. E quan “Libri i Burgut” dhe tregon në të vuajtjet dhe torturat. Mundi të rikthehet në atdhe 30 vite më vonë. E megjithatë vetëm pas vdekjes së tij, motra tjetër, Nedreti, përkthen nga italishtja dhe boton veprën e tij filozofike, për të njohur më mirë të vëllanë me të cilin jetoi aq pak, sepse ai u arratis e ajo e shkoi jetën në internime. Ai ia doli të bëhej i fortë dhe ia doli të mbetej njeri. Nëse do të pyetej se çfarë i bëri komunizmi Arshi Pipës, përgjigjen do ta gjenim te vepra e tij filozofike të cilën e shkroi në burg. “Kanë prangosur trupin tim, por nuk kanë mundur të prangosin mendimin tim. Dhe – gjë vërtet e mrekullueshme – kur trupin tim e kanë bërë pothuajse një kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë… Më kanë mbyllur në këtë burg që të vuaj. Unë nuk u mbaj mëri atyre që më kanë bërë të vuaj, madje i falënderoj, dhe sinqerisht. Ka të drejtë të mallkojë vuajtjen ai që shtypet nga ajo. Por, ai që e mund, do të duhej ta bekonte. Ndërsa njëra degjeneron në vuajtje, tjetra ripërtërihet. Poshtë ajo të çon te krimbi, lart te hyjnia…”

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI KU T’QET RILINDJA ?! – Nga Fritz RADOVANI

 

“Rilindja” ka vetem dy rrugë: Në socializem e.., në diktaturë?

Mos merrni malet… Nuk jeni per atë rrugë.., shkoni kah dera e zbritni!..

Ajo asht rruga e juej… Ajo asht rruga e Rilindjes…Poshtë e sa ma poshtë !  

Delegati Apostolik i Vatikanit Imzot Ivan Dias, në vitin 1992 e pyeti At Konrrad Gjolaj: “Po sikur, të shkojsh në Parriz dhe, tek dera Shën Pjetri, me të tregue se aty asht edhe Ever Hoxha, shka ban Ti At Konrrad?” – “Unë, i tham ju falemnderës, Shen Pjetrit që më diftove se ai asht këtu, dhe kthehem mbrapsht e shkoj në fund të ferrit…” (Dishmi e At K.Gjolaj)

Nuk asht aspak me u çuditë per pyetjen e Imz. Dias… Ai e njeh “hero”!..

Disa ishin që mendonin ditë e natë per Popullin… Ditët e fundit ishte në TV-Albspirit skilja Ramiz Alia… Po, tregonte si kishte nisë per në Bankat e Zvicrres 10 kv. Lingota e monedha ari, per me “permirsue”’ ekonominë e shtetit shqiptar në vitin 1990, e cila ishte shumë keq drejtë falimentimit perfundimtar… E Ramizi i “shkreti” prej kapitalit vet, po u mundonte me shpetue ekonominë me rezerva të fundit që i ishin nën tunele t’Skraparit.

Me siguri ishte ajo koha kur thonte: “Edhe bar do t’ hajmë e, parimet…”

E kur e ndigjon njeriu Ramizin tue mendue per “Popull”, të bahet me u ulë me të vertetë e me hanger “bar”, se deri ku ka mërrijtë paftyrsia e atij hajduti pa cipë, që per 47 vjetë rjepen një Popull, tue burgosë mija e mija të rinjë, tue interrnue mija familje dhe mundin e djersen e tyne, tue futë në bankat Lindore e Perëndimore, me sigurue sternipat që do të lindin në Shekullin XXII e XXIII, kur gjithë Bota, do të ushqehet me kelkaza…

Drejtuesit e shqiptarve sot, dijnë se baballarët e tyne vrastarë e hajdutë  vodhën e u siguruen pushtetin, e po kerkojnë me  t’gjitha mjetet me shitë  Atdheun.  Rilindja nuk njeh rrugen Europjane! Ajo mendon e punon per Beogradin, Athinen, Stambollin e Mosken… Prishtina s’ ja prishë asaj…

Forca, ju pastë Everi e Millosheviqi…Se, nuk po i leni gja mangut tiranve!

            Melbourne, 30 Korrik 2020

Më 29 korrik 1913 Fuqitë e Mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich

Më 29 korrik 1913 Fuqitë e Mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi). Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare. Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane – Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia – zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur. Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë. Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”. Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë. Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914. Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshen 69 vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar. (Astrit Lulushi)