VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) transporton 5 miliardë metra kub gaz në Evropë

By | September 16, 2021
blank

Komentet

blank

Ja pse unë i dua fort Veriun e veriorët e Shqipërisë…. – Nga ADRIATIK DOSTI

Sepse sa here qe ju i shani e kerkoni ti poshteroni une aq here e me shume i dua akoma e i respektoj ne ekstrem…
Sepse jeni pikerisht ju e antishqiptarizmi juaj qe me dashje e jo pa qellim keni kohe qe i fryni fort urave te ndarjes Veri – Jug e qe nuk e doni kurren e kurres bashkimin e Shqiperise me Kosoven…
Sepse une Veriun e verioret e Shqiperise i dua …pikerisht pse nuk i doni e nuk i keni dashur kurre ju pjella neveritese antishqiptare komuniste e bolshevike qe keni 76 vjet qe ja nxite jeten atij vendi e atij populli
… Une i dua sepse ata jane pjesa me atdhetare, me patriotike, me vitale e me nacionaliste e Atdheut tim…
Sepse askush si ata nuk ka luftuar per egzistencen e mbrojtjen e Trojeve amtare shqiptare…
Sepse ata kurre nuk e mbeshteten komunizmin e kurre se shiten Atdheun e tyre tek serbi, rusi, kinezi, greku , turku e arabi…
Sepse ti Shqiperi ke rrojtur per dekada me radhe fale kromit, bakrit e mineraleve te tjera te rralla e te pa fund qe ne masen 90 % nxirrej prej punes rropatese te verioreve e Veriut te pasur shqiptar qe kurre nuk u vleresua e nuk u shperblye per c’ka i dha vendit te vet…
Sepse ti Shqiperi e ti shqiptar deri me sot je ndricuar e ke marre Drite e jo erresire pikerisht prej Hidrocentraleve te Veriut te Shqiperise e qe kurre nuk te tha njehere goja -faleminderit…
Sepse antikomunizmin e tyre jo me kot e diktatura e diktatori e shperblyen me urrejtje e praprapambetje te gjithaneshme qe nga Laci deri ne Vermosh…
Sepse jo me kot ish Byroja Politike e Hoxhes vetem nja ”dy kokrra” kishte nga Veriu e te tjeret dihet fort mire se prej nga ishin…dhe jo rastesisht…
Sepse pa ju ardhur keq fare duhet te pranoni se vetite e cilesite burrerore te verioreve tane jane ku e ku me ato te shume krahinave te tjera te Shqiperise…
Sepse Libri i shenjte i drejtesise e i kodit te miresjelljes njerezore shqiptare Kanuni i Lek Dukagjinit e ka prejardhjen e tij pikerisht prej Veriut …
Sepse Heroi yne i vetem kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi , luftoi e jetoi e u varros po ne pjesen veriore te Shqiperise …
Sepse Gjigandi e Vigani yne kombetar At Gjergj Fishta fatmiresisht ishte po nga kjo treve e mencur e patriotike e Shqiperise…
Sepse Kleri katolik jo me kot e urrente komunizmin e bolshevizmen shqiptare e jo me kot Diktatura e lau ate ne gjak…
Sepse trimi e nacionaliste Prek Cali jo me kot thirrjes se kriminelit Mehmet Shehu per tu dorezuar e per tu bere me ta ju pergjegj se…po si me u bo me ju kur ju u bete vellezer -gjaku me armikun e hasmin tone shekullor Shkjaun…
Sepse jo me kot te vetmet rrevolta e kryengritje antikommuniste u bene ne Postribe, Kelmend , Koplik etj…
Sepse Migjeni e Mjeda…L.Gurakuqi, P..Vasa e Marubi ishin bash prej Veriut e shkruan, punuan e luftuan per vendin e tyre si pak kush tjeter…
Sepse burgjet me te tmerreshme te diktatures Burreli, Spaci, Qafe Bari etj jo me kot ishin instaluar ne Veri te Shqiperise…
Sepse ju e keni urryer gjithmone Veriun e verioret shqiptare edhe per faktin tjeter se Mbreti i tyre Ahmet Zogu burri e njeriu …shtetari e shqiptari qe beri aq shume per kombin e popullin e vet ishte pikerisht nga Veriu…
Sepse ju vazhdoni ta urreni Veriun e verioret tane edhe pse Sali Berisha eshte po nga kjo zone gjeografike e Shqiperise…e harroni poshtersisht minimumi ti thoni nje Faleminderit kombetar qe me Rrugen e Kombit bashkoi de fakto Shqiperine me Kosoven…e futi vendin ne NATO …u hoqi shqiptareve nga fyti lakun poshterues te vizave etj etj…
Sepse ju ndjeni nje kenaqesi perverse kur keta shqiptare prej Veriut tone fisnik i shani e i fyeni teksa i quani maloke, shpellare, cecene e koke pa lare…dhe kush se…pikerisht ju qe vini era Mut koke e kembe … e se pari ju antinjerezit Rama e Veliaj…
Sepse ju nuk e duroni dot faktin se B.Curri, A. e Sh. Galica, M.Sokoli, H.Prishtina I.Boletini, Ded Gjoluli , , A.Jashari etj etj pa fund jane e mbeten burra e simbole kombetare te shqiptarise…
Sepse juve ju tmerron fakti qe Kosova ne Veri te Shqiperise eshte e mbetet krenaria kombetare e Atdheut tone Meme …ne te gjitha drejtimet…
Sepse ju beheni ligsht fort kur ne flasim per bujarine e dibraneve e besnikerine e kuksianeve…fisnikerine e tropojaneve e nacionalizmin e matjaneve…per kryenecesine e mirditoreve e burrerine e pukjaneve…per mencurine e krutaneve e dijet e lezhjaneve… e per mrekullite e pa fundme te shkodraneve …e natyrisht qe xhelozoheni keq kur ne as qe kemi ndermend ta heqim prej goje krenarine tone kombetare Kosoven te cilen ju e shitet tek serbi dekada me pare …
Sepse ju antishqiptaret qe organizuat se bashku me serbin e grekun 97 e tmerreshme qe synonte ndarjen e Shqiperise nuk guxoni dot as ta permendni Lidhjen Kombetare Shqiptare te Prizrenit qe ketu e 100 e kusur vite me pare synonte fuqishem Bashkimin tone kombetar…
Sepse ju beheni me dhimbje koke kur ne zeme e flasim per Qytet – Shtetin e Shqiperise sone – Shkodren e kultures e te historise sone kombetare…per djepin e qytetarise e te civilizimit per vatren e perjeteshme te antikomunizmit e djepin e demokracise shqiptare…per Universitetin kombetar shqiptar te artit, kultures, sportit, dijes e perparimit…etj etj…
Sepse juve ju ben keq fakti qe edhe sporti me i dashur e me popullor i shqiptareve futbolli lindi pikerisht ne Shkoder pra ne Veri te Shqiperise e qe jo me kot klubi sportiv i ketij qyteti mori emrin aq te dashur e simbolik Vllaznia,..
Sepse ju qe ja keni leshuar token tone te te pareve …varrezave te ushtareve greke… e kishave greke.,..e ju qe po i shisni edhe Detin e Shqiperise -grekut …portet e tija po ja jepni arabeve …aeroportet po ju a dhuroni turqve etj etj e keni shume te veshtire te kuptoni e te ndjeni se c’do te thote te luftsh e te derdhesh gjak nder dekada me ata qe kerkojne te te zaptojne Atdheun tend …
Sepse fisnikerine, burrerine, krenarine kombetare , atdhetarine , trimerine , besen e bujarine e Veriut e te verioreve shqiptare nuk ma do mendja se ju ”te civilizuarit e modernet e kohes se sotme” qe si fjale te pare keni tradhetine e pa besine, injorancen e poshtersine ….antishqiptarizmin e antinjezirllikun…do te arrini ti kuptoni dot…
Ndaj per keto por edhe per shume e shume te tjera une…me origjine familjare nga Jugu i Shqiperise…lindur, rritur, jetuar e formuar ne Tirane …ikur nga Shqiperia ketu e 21 vjet me pare e sot me banim ne USA…….sepse me detyruat e me larguat pikerisht JU vemjet qe sot guxoni e i etiketoni verioret tane me epitetet me fyese e banale e ferkoni duart qe na perzute ne asisoj…e dua dhe do ta dua Veriun e vendit tim e verioret e Shqiperise sime deri ne frymen time te fundit duke qene i nderuar e krenar qe shume miq te mire e te hershem te mijte i kam pikerisht nga Veriu …c’ka me ben te ndihem vertet i privilegjuar e i nderuar nen miqesine e shoqerine e tyre fisnike e te kah hereshme…
blank

Turp të kesh M.Nano! Nga Gëzim Peshkëpia

 

Nuk marr vesh pse ti M. Nano kritikon besimtaret.

Pse i konsideron kavajasit e qytetin e Kavajes si shkaktare qe te paskerkan prishur qetesine me besimin e ushtrimin e fese ?

Perse ti M. Nano kerkon prej tyre te pranojne e te njohin te drejten per ti kritikuar ata?

Cfar ke ti ende kunder besimtareve? Ke shveshur shpaten e “Heroizmit” ne ate forme si dikur ne kohen qe e lame pas, si shemtimin me te madh qe na kujton diktaturen, kur “me flake e zjarr”ju turr besimtareve dhe faltoreve te tyre duke shkaterruar pasuri kolosale te trashegimise kulturore te ketij populli.

Besimtaret u persekutuan barbarisht nga te paret tuaj. Bene emer me krime unikale te atij lloji.

Nuk çuditem fare qe predispozicioni tend kunder besimit te jete pjese e regjistrit te ADN-se tende.

O Mutsch! ( Varianti gjermanisht i te shkruarit te emrit tend)tu drejtova ne njejes, kunder zakonit tim, sepse shumesi mu duk se tregon shume shume elegance karshi shtirjes se zberdhylur, arrogances e banalitetit tend.

Deshira tende per te ” kritikuar besimtaret e fene” eshte vazhde e persekucionit qe bene kriminelet komuniste. Martiret, te persekutuarit, te burgosurit, te internuarit besimtare mund te falin “se nuk di ç’thua”por mos prit te njohin te drejten e ” shpates ” qe enderron dhe njehere maje Rosinantit tend.

Besimtaret i kam njohur ne burg ku ata vuanin sepse mbi ta njihej e drejta per t’i kritikuar, torturuar, denuar dhe mbajtur mbyllur fizikisht por jo shpirterisht.

Ketu qendron madheshtia e tyre sepse pikerisht e treguan veten nga ana shpirterore, superiore ndaj xhelateve te tyre me shpirt liliput. Davidin e Goliathin i pashe realisht jo si ti ne libra e filma vizatimore.

Prandaj ndjej revolten ndaj fjaleve tua, qe me sjellin ndermend kriminelet e dikurshem. Kam pare njerez qe nuk kishin mundesi te falnin rozaret se ua kishin marre tespihet dhe nemeronin me gishta lutjet poshte batanies.

I paepuri Muharrem Shala i moshuar e shume te tjere agjeronin e shetisnin te vetmuar ne oborrin e burgut duke pershperitur ajete Kurani. Forcen e tyre shpirterore nuk e kupton ti dot, se nuk je ne ate lartesi qe te provosh empatine e kesaj rezistence.

Madheshtia e tyre nuk eshte rezervuar ta perceptosh ti sepse ate e lexojne vetem njerezit vertete te kulturuar. Mos kujto se me aftesine qe ke per te krijuar sensacione e skupe mediatike e duke e paraqitur amoralen vetjake si emancipim rreshton veten nder heronj. Perkundrazi mbetesh mjeran.

Po ta kishe lexuar “Rrno per me tregue” me vemendje, i zhveshur megallomanija, cinizmi, narcicizmi qe te perkasin, nuk do te kishe guxuar te luaje me kete teme. Deshtak ne tema politike je munduar te notosh mes ujerave te turbullta e duke mos patur sukses po provon “show-n” e rradhes i cili mesiguri do te sjelle vetem perbuzje.

Nuk do me pelqente po te hiqte ndonje njeri nje te rrahur, po nuk do te cuditesha aspak, sepse me provokimet e fyerjet e tua bumerangu nuk do te kthehesh vetem ne formen qe i kerkon ti kur e vervit plot “trimeri” ndaj besimit e besimtareve.

Besimtaret shqiptare me qendrimin e tyre kane projektuar ne histori heroizmin e vertete. Ne sallen blu te bashkise se qytetit ku jetoj At Zef Pllumi mbajti referatin trondites mbi kalvarin e fetareve dhe fese ne periudhen e komunizmit. Jehona e tij akoma ndjehet sot e kesaj dite. Keta njerez te dijes e kultures kur doli jashte te perlotur i puthen duart.

Ti pretendon se me qendrimin tend e cenon sadopak nderimin e tyre ndaj besimtareve shqiptare?

Turp te kesh!

blank

Dokument – Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themeluan nga instucionet legjitime të Kosovës, më 28 Nëntor 1990 – Nga XHAFER LECI

Dokument nga arkivi im privat- Sipas disa drejtuesve të LPK-së, del se UÇK u themelue disaherë, disa thonë më 1993, disa të tjerë më 1994 e 1997…! E vërteta është se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themluen nga instucionet legjitime të Kosovës,më 28 Nëntor 1990.
Ndërsa më 1991, (shih dokumentin). Në vitin 1989 Kosova definitivisht u nda nga Beogradi. Shqiptarët i hodhën librezat e LKJ, dhe themeluan LDK-në, forcen më të madhe organizative, në vend dhe jashtë vendi që mbanë mend ndonjëherë historia jonë, cila e mbante gjallë popullin shqiptarë, pas largimit nga puna të mbi 200 000 mijë punëtorëve shqiptarë.
Në dokumentin që duket, Aktivi LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, cilin e drejtoja unë bashkë me stafin drejtues, Qemajl Morina, Mejdi Laçaj, Hasan Dance dhe Gani Avdyli,me daten 29.9.1991 kemi grumbulluar 51770 DM, me moton: “TA NDIHMOJMË KOSOVEN PËR VETMBROJTJE.” Këto të holla siç e shihni në dokument i kanë pranuar, Hazir Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së për Gjermani, Shaban Bobaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg dhe Nezir Fejzaj, antarë kryesisë. Dihet se atëherë dy grupe të rinjësh stëvtinin-ushtronin në Shqipëri … Udhëhqeqësit e këtyre dy grupeve atëherë ishin, tash Heronj të Kosovës, Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti …
Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit tonë !
blank
blank

Varroset sot te Liqeni, historia e rreshterit britanik: u rrëzua në malin e Tragjasit në Vlorë më 20 tetor 1943, ditën që mbushte 22 vjeç

Ambasada britanike organizoi sot ceremoninë e varrimit të Rreshterit Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Avioni i Forcave Ajrore Mbretërore u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës antifashiste në Shqipër me furnizime, pajisje dhe municione.

Ceremonia u mbajt nga Ambasadori Britanik Alastair King-Smith, te Varrezat Përkujtimore të Parkut të Madh të Tiranës (Varrezat e Ushtarëve Anglezë)

Historia

Zyra e Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ishte në dijeni se më 20 tetor 1943 një bombardues Britanik i modifikuar Halifax me seriale identifikimi HR674, i Skuadronit 148 të Forcave Ajrore Mbretërore, u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës shqiptare në terren si edhe të ekipeve nga Departamenti Britanik i Operacioneve Speciale (Special Operations Executive/SOE).

Në vitin 2018, Zyra e Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Tiranë, u informua nga një vendas që jetonte në fshatin Tragjas, Vlorë, për praninë e mbetjeve njerëzore pranë disa mbetjeve të një avioni të rrëzuar, pranë kreshtës së malit mbi fshatin Tragjas.

Pas kontaktit Seksioni i Mbrojtjes ndërmori kërkime në zonë aty ku mbetjet u panë për herë të parë. Mbetje njerëzore u gjetën mbi tokë ose të varrosura në tokë të cekët. Mbetjet e gjetura u analizuan në Britaninë e Madhe dhe falë krahasimeve të materialit gjenetik u identifikuan që i përkisnin Rreshterit Peter Twiddy.

Banorët vendas ishin në dijeni të rrëzimit të avionit, ngjarje e cila ndodhi 78 vjet më parë – historiku i ngjarjes ishte ruajtur falë kujtesës kolektive të zonës dhe përcjellë verbalisht midis brezave.

SAPLING 7 ishte një mision i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) përmes Skuadronit 148 (Trusty), për të mbështetur aktivitetet e Departamentit Britanik të Operacioneve Speciale (SOE) në Shqipëri. Ai e merr emrin nga një nga katër ekipet e personelit të forcave speciale të SOE, të cilat u nisën në të njëjtën ditë të gushtit 1943 me dy avionë Halifax nga Derna në Libi.

Drejtuesi i misionit SAPLING ishte Majori Gerry Field.

Së bashku, ekipet e SOE (bashkangjitur formacioneve të Rezistencës antifashiste në Shqipëri) kishin nevojë për furnizime, materiale dhe pajisje të tjera si municione, dhe ky ishte qëllimi kryesor i misionit SAPLING 7 – furnizimi nga ajri.

Misioni kishte edhe një qëllim të dytë, të parashutonte edhe dy ushtarakë të tjerë të Zyrës së Operacioneve Speciale në zonën e Vlorës.

Avioni u nis nga Tokra, një qytet i cili shtrihet në bregun verior të Libisë pranë Bengazit dhe me Egjiptin afër në lindje. Skuadroni 148 u transferua në Tokra në shtator 1943. Vetëm në fund të janarit 1944, Skuadroni 148 u zhvendos në Itali, në Foggia.

I pajisur me katër motorë Rolls Royce Merlin, bombarduesi i rëndë i modifikuar për furnizime Halifax Mark II kishte një shpejtësi maksimale prej rreth 270 miljesh në orë, një ngjitje fillestare prej 230 metrash në minutë, një tavan maksimal operacional prej rreth 7000 metrash dhe një rreze veprimi – kur i ngarkuar me bomba prej 1,100 miljesh, rreze e cila rritej në rreth 1,800 kilometra për ngarkesa më të lehta.

Distanca e veprimit me kthim në Tokra nga arritja e objektivit në Shqipëri është afërsisht 1.200 milje, pra brenda rrezes së tij të veprimit.

Një raport i mëvonshëm nga grupi i pritjes së furnizimeve deklaroi se avioni u përplas në mal pranë Dukatit, rreth 16 milje në jug-jug-lindje të Vlorës natën e 19/20 tetorit 1943.

Përplasja ballore e avionit Halifax HR674 me malin ishte fatale. Ndodhi shumë shpejt dhe nuk pati asnjë të mbijetuar. Majori Field – sipas deklaratës së tij në librin e shkrimtarit Roderick Bailey (The Wildest Province – SOE in the Land of the Eagle) – zbriti për të varrosur të vdekurit.

Nga të 9 trupat, megjithatë, vetëm tre u identifikuan, për shkak të forcës së përplasjes. Këto ishin trupat e Rreshterit të Fluturimit Williams dhe dy burrave të SOE, Kapitenit Careless dhe Ndërlidhësit Rockingham.

Mbetjet e tre burrave të identifikuar u lëvizën më vonë për në Varrezat Përkujtimore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë – sot Parku i Madh i Liqenit. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit përkujtohen në Memorialin Alamein, Egjipt.

Peter Twiddy lindi më 20 Tetor në Stockwell, Surrey, me baba Albert Twiddy and nënë Elsie Ward.

Rreshteri Twiddy e humbi jetën përgjatë përplasjes së avionit Halifax ditën e ditëlindjes së tij, kur edhe mbushte 22 vjeç.

Rreshteri do të prehet tashmë në banesën e fundit përgjatë një ceremonie e cila u zhvillua sot paradite tek Memoriali i të Rënëve pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, në të njëjtën ditë e cila përkon me 100 vjetorin e lindjes së tij.

blank

Demonstratat e vitit 1968: Këtë flamur e qëndisi motra ime Minire Leci – Nga XHAFER LECI

Kujtimet me time motër na rikthyen tek ngjarjet e 1968-ës. Këtë flamur e punoi-qëndisi motra ime Minire Leci, tash Kastrati, pas pjesëmarrjes time në demonstratat e nëntorit të vitit 1968-të në GjilanAtëherë unë isha 20 vjeç, ndërsa motra 15 vjeçe. Atëherë, në vek nana ime ka punuar pëlhura, qilima, jana etj. Tash e ndjerë, ndjesë pastë. Si i lindi idea motrës time për qëndisjen e flamurit? Sadik Leci, kusheri i dytë i Babës tim, tregtar i madh në atë kohë , i njohur në popull si Dik Leci , me baben tim, Osman Leci, po bisedonim rreth ngjarjeve të demonstratave …

Unë ju tregova Babës dhe Bacit Dik, për trimin e madh NDSH-ist pjesmarrës në Luftën e Dytë Botërore në Bujanoc e Gjilan, dhe ish i burgosur politik, Sadik Behlulin (Qorrin), nga fshati Novosellë e Bujanocit, i cili e kishte shtëpinë afër shkollës ekonomike, rruga e dytë kryesore në Gjilan, ishte shqiptari i parë më 1968, që ngriti flamurin shqiptarë mbi pullaz dhe gjelltoren e vet e pagëzoi me emrin ” Skënder Beu”. Baci Dik vazhdoj me bisedën, isha në Kamenicë, në kafenën e një serbi, Mile, duke pi një kafe, pronari Mile më tha: Ta uroj shtetin, cilin shtet e pyet Diku? Kosovën, përgjigjet ai..! Ndër të tjera Mile i kishte thënë edhe këtë: “Gde je zastava tu je država”. (Ku është flamuri është shteti).

Ky ishte një rrëfim i shkurtër për demonstratat e vitit 1968, ku u kërkuan të drejtat e popullit shqiptar për barazi kombëtare dhe liri, cilët jetonin në trojet e veta të pushtuara nga ish-Jugosllavia…

blank

Syri.net: Rama e quan lirinë e medias, ‘liri të shpifjes’, por lexoni se çfarë ka nxjerrë ai vetë nga goja

Në raport-progresin e fundit të KE për Shqipërinë, një nga pikat më të nxehta ku kritikohej ashpër qeveria ‘Rama’, ishte ajo për lirinë e shprehjes dhe dhunën verbale ndaj mediave kritike.

Në raport vihet në dukje se, “atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Po kështu edhe tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime”.

Kurse lidhur me paketën ligjore anti-shpifje të qeverisë Rama raporti thekson se, “parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të miratohet në konsultim me organizatat e medias”.

Por për kryeministrin Edi Rama kritikat për lirinë e medias në progres raportin e Komisionit Europian nuk qëndrojnë. Sipas tij në Shqipëri ka “liri të shpifjes” dhe ai vetë do të përshtatet me këtë.

“Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t’ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e mediat është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s’të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s’jam dakord, përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t’i bëjmë tonat. Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raporti nuk kam asnjë gisht, bashkë, ne me gazetarët, s’kemi pasur asnjë problem. Këtë ‘Antishpifjen’ ne nuk e kemi çuar përpara, s’e kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme. A është kjo liri e medias? Për mua jo, por do të adaptohemi”, tha Rama në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se pikërisht ky Edi Ramë që e quan lirinë e kritikës së medias ndaj qeverisë që drejton si “liri të shpifjes,  pavarësisht se këto kohë ka ndryshuar strategji dhe “është përshtatur”, njihet si kryeministri kampion në Europë e më gjerë, për gjuhën brutale kundër gazetarëve dhe mediave që e kritikojnë. Kujtojmë se para pak ditësh, Rama deklaroi se ‘media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi’.

Vetëm disa nga fyerjet dhe akuzat e Edi Ramës ndaj gazetarëve
-Kazan
-Derra
-Zuzarë
-Kadrinj
-Derrhane
-Hipokritë
-Parazitë
-Gënjeshtarë
-Avokatë gjynahqarë të krimit
-Dembelë
-Armiq
-Të papërgjegjshëm
-Të palexuar
-Për turp
-Torollisin miletin
-Përçojnë akuzat si tel bakri
-Amplifikatorë thashethemesh
-Katund mediatik
-Qen
-Idiotë
-Të paditur
-Injorantë
-Kokëbosh
-Të pirë
-Ata janë shkaku i problemeve të vendit

blank

Blic: Pesëshja speciale e Joe Bidenit për të gjetur zgjidhje në Kosovë e Bosnjë

Vendosja e administratës së re amerikane të udhëhequr nga Joe Biden është pritur që do të pasohet edhe më lëvizje sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor. Gazeta serbe ‘Blic’ në ballinën e saj ka vendosur një shkrim në të cilin thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor tashmë është vendosur ndër çështjet prioritare të administratës aktuale amerikane.

Këtë e kanë mbështetur në emërimet që Biden ka bërë, duke përmendur emrin e Kristofer Hill i cili do të udhëheq ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

blank

Gjithashtu është përmendur edhe emri i James O’Brien i cili është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe emri i Michael Murphy i cili është një politikan me përvojë të madhe sa i përket politikës së jashtme amerikane, shkruan Gazeta Express.

Kjo pesëshe nga “Blic”-i serb po shihet si një ekipë speciale që Joe Biden e ka përzgjedhur për të gjetur zgjidhje sa u përket situatave në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Kohëve të fundit raportet Kosovë-Serbi janë shoqëruar me tensione, derisa situata nuk është fare e mirë as në Bosnje e Hercegovinë me Millorad Dodikun i cili ka kërkuar armatim nga Rusia dhe që çdo ditë kërcënon me shkëputje të “Republika Srpskas” nga Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me këtë gjendje në dhe raportet e Serbisë me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën ka folur edhe eksperti britanik Timothy Less, i cili i sheh si të ndërlidhura dhe thotë se situata po shkon drejt një zgjidhje përfundimtare me mundësinë e ndryshimit të kufijve./GazetaExpress/

blank

E djathta serbe paralajmëron tubim ndërkombëtar në Kosovë

Një poster i Misha Vaciqit në Beograd, udhëheqës i të djathtës serbe. Fotografi nga arkivi.

Milla Gjurgjeviq, Predrag Urosheviq

Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh të djathtët ekstremë, po planifikon një tubim në veri të Kosovës, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë.

Siç ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaciq, qëllimi i tubimit do të jetë ofrimi i mbështetjes ndërkombëtare për serbët në Kosovë.

“Që ta shohin (serbët) se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional – të tipit rusët dhe grekët – por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politike se Kosova është Serbi”, tha Vaciq në një deklaratë përmes telefonit.

Aleanca për Paqe dhe Liri (APF) bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën. Anëtarë të Aleancës, ndër të tjerë, janë edhe Partia Forza Nuova nga Italia, Fronti Kombëtar Francez, ndërkaq që bashkëpunon edhe me organizatën greke të ndaluar neo-naziste, Agimi i Artë.

Aleanca, më 26 shtator mbajti konferencën “Kombet e Evropës”, në Hotel Moska në Beograd , në të cilën, sipas një raporti nga faqja e internetit e kësaj organizate, u dëgjuan mesazhe që mohonin pandeminë, por edhe pavarësinë e Kosovës.

Nikoqir i tubimit ishte Misha Vaciq, i cili më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë Nashi 1389 (Tanët 1389), ndërkaq që në vitin 2017 ai e themeloi lëvizjen E djathta Serbe.

Kjo lëvizje, siç thuhet në faqen e saj të internetit, promovon tradicionalizmin, atdhedashurinë, shoqërinë e shëndoshë dhe integrimet euro-aziatike.

Në faqen e internetit të kësaj lëvizjeje gjithashtu përmendet angazhimi për të hyrë në një aleancë ushtarake me forcat e Lindjes, si dhe mohon pavarësinë e Kosovës.

Në tubimin e 26 shtatorit, i cili nuk tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, u përmend edhe mundësia që tubimi tjetër të mbahej në veri të Kosovës, ku në shumicë jeton popullata me kombësi serbe.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vaciq konfirmoi se planifikon që në mes të nëntorit të organizojë në Kosovë një tubim të partive politike të krahut të djathtë, të mbledhura rreth Aleancës për Paqe dhe Liri.

“Ende nuk janë të njohura detajet se ku saktësisht do të mbahet mbledhja, sidomos për shkak të situatës së sigurisë. Nuk është e sigurt nëse ky do të jetë një samit i formatit që u mbajt në Beograd. Plani im është që t’i sjell të gjithë ata politikanë evropianë dhe t’i vizitojnë serbët në barrikada. Por, pasi që barrikada nuk ka, plani është ende duke u pritur”, ka thënë Vaciq.

Siç tha ai, formati i tubimit do të vendoset në përputhje me situatën në terren.

“Çështja është t’i japim popullit serb (në Kosovë) mbështetjen e patriotëve ndërkombëtarë”, u shpreh Vaciq.

Ai nuk pret që për shkak të autoriteteve të Kosovës të ketë ndonjë problem me rastin e organizimit të tubimit të tillë.

I pyetur nëse mendon se do të ketë probleme me autoritetet e Kosovës kur ai të hyjë në vend, Vaciq konsideron që vetëm ai personalisht mund të ketë probleme.

“Mund të jetë problem vetëm për mua, sepse kam pasur një ndalim të hyrjes që kur kam qenë këshilltar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Por, unë nuk e respektoj atë ndalim, sepse nuk i pranoj vendimet e institucioneve të përkohshme, që për mua janë institucione terroriste dhe jo organe e autoritete”, tha Vaciq për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson që nuk pret që të ketë probleme kushdo nga delegatët e huaj gjatë hyrjes në Kosovë.

“Kohë më parë ka qenë në vizitë një ekip i Forza Nuove-s, pasi që Italia është vend që e njeh Kosovën. Mund të ketë probleme me delegatët rusë dhe delegatët nga vendet që nuk e kanë njohur shtetin e rrejshëm të Kosovës”, theksoi Vaciq.

Ai shtoi se anëtarët e Forza Nuove-s kanë shkuar në Kosovë që të dorëzojnë ndihmat “me ushqime dhe para, për serbët më të rrezikuar”, por ai nuk deshi që të japë detaje të tjera lidhur me këtë vizitë.

“I kemi dërguar në veri dhe kanë hyrë pa asnjë problem. Njerëzit tanë është dashur të kenë testet PCR-së (për koronavirus), në mënyrë që të mund të hynin”, tha Vaciq.

Serbia si eksportuese dhe importuese e së djathtës

Tubimi ndërkombëtar i të djathtëve në veri të Kosovës mund të provokojë tensione shtesë, në dritën e ngjarjeve aktuale në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, Predrag Petroviq, hulumtues në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Beograd.

“Në një perspektivë ky është një kërcënim serioz (për sigurinë) sepse bashkimi, zgjerimi i së djathtës në nivel evropian, mund të kontribuojë në rritjen më të madhe të ekstremizmit në skenën politike dhe polarizimin e forcave politike në Evropë”, tha Petroviq.

Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të së djathtës, si vendase ashtu edhe evropiane, është vendosja e identitetit të kombit në qendër të politikës.

“E djathta serbe, por unë do të thosha edhe pushteti nga Beogradi, i cili qëndron prapa të djathtës serbe, dëshiron të dërgojë porosi që çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje e Kinës dhe Rusisë, të cilat rrinë prapa qëndrimit të Beogradit, por që bëhet fjalë për një çështje më të gjerë – për mbrojtjen e identitetit dhe të Serbisë, por edhe Evropës më gjerë”, theksoi Petroviq.

Kina dhe Rusia, të cilat janë ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërkaq që nga gjithsej 27 anëtarë të BE -së, 22 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Petroviq thekson se Serbia, nga njëra anë është eksportuese e të djathtëve në rajon, por nga ana tjetër, ajo edhe importon të djathtët, në mënyrë që të tregojë se është pjesë e një “rrëfimi më të madh të identitetit”.

“Për Beogradin zyrtar dhe për të djathtën serbe është shumë e rëndësishme që të lidhet me të djathtën euro-perëndimore, që të dëshmojë se ajo për të cilën po lufton e djathta ekstreme në Serbi, nuk është vetëm çështje e Rusisë dhe se Serbia nuk është ‘Rusia e vogël në Ballkan’, por se ajo në të vërtetë është në mbrojtje të Evropës nga pushtimi mysliman në Evropë”, u shpreh Petroviq për Radion Evropa e Lirë.

Se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve të Kosovës ndaj tubimit të të djathtëve, sipas Petroviqit, është vështirë që të parashihet.

“Por, përgjigjja e tyre me siguri që do të orientohet në kuptimin të asaj që të tregojnë që politika e Serbisë është anakronike dhe se e gjithë kjo që po ndodh ka ndërlidhje me politikën e Sllobodan Millosheviqit (ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë) të viteve 90, dhe se është vazhdim i një politike nacionaliste që pësoi humbje”, përfundon Petroviq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a kanë autoritetet e Kosovës informata për tubimin e paralajmëruar dhe cili është qëndrimi i tyre lidhur me këtë çështje. Por, deri në publikimin e këtij teksti, qeveria nuk ka kthyer përgjigje.

Ibishi: Qëllimet e të djathtës serbe, të njëjta me të Beogradit zyrtar

Paralajmërimin e një tubimi në veri të Kosovës të përfaqësuesve të ekstremit të djathtë në kuadër të Aleancës për Paqen dhe Lirinë, njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk e sheh si të shkëputur nga politikat aktuale të Beogradit zyrtar ndaj Kosovës.

Sipas tij, presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, pas incidenteve në veri të Kosovës, që u ndërlidhen me masat e reciprocitetit për targat, kishte paralajmëruar se Serbia do të ndërmarrë masa, pa i specifikuar ato masa.

Tubimi i paralajmëruar, në rast se ai eventualisht mbahet, sipas Ibishit, ka qëllim të dyfishtë.

“Ka qëllim të dyanshëm. Së pari, që ta injorojë sovranitetin e Kosovës, duke i ftuar në tubim në një pjesë të Kosovës ku ka probleme, pra në pjesën veriore dhe kësi soji duke u përpjekur që ta paraqesë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Çështja tjetër është që shtetin e Kosovës ta paraqesë si një element fetar, pra të ekstremit fetar islamik”, tha Ibishi.

Ibishi tha se marrë parasysh që Aleanca për Paqen dhe Lirinë nuk është në regjistrin e partive politike në bazë të vendimit të Autoritetit për Partitë Politike Evropiane, atëherë veprimi i saj eventual dhe i çfarëdo forme në Kosovë, duhet shihet si jolegal.

“Në aspektin e legalitetit, nuk mund t’i lejohet që të paraqitet në një pjesë të territorit të Kosovës, në rast se nuk e dorëzon një kërkesë për një konferencë apo tubim, si dhe t’i shihet sfondi i saj, se a është e regjistruar, çfarë është programi dhe qëllimet e saja në bashkëpunim me këtë asociacionin simotër në Serbi”, tha Ibishi.

Ai shtoi se programi, qëllimet dhe orientimi i Aleancës për Paqen dhe Lirinë tashmë janë të njohura dhe sipas tij, mbajtja e një tubimi në Kosovë të përfaqësuesve të kësaj organizate, është rrezikshme. Për këtë shkak, sipas tij, autoritetet e Kosovës nuk duhet të lejojnë mbajtjen e këtij tubimi, qoftë edhe për shkak të çështjes së ligjshmërisë së kësaj organizate, qoftë për shkak të programit të saj, si dhe për atë që paraqet në Evropë.

Çfarë është Aleanca për Paqe dhe Liri?

Aleanca për Paqe dhe Lirin (Alliance for Peace and Freedom – APF) u themelua në vitin 2015 dhe bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën. Ajo u regjistrua si një parti politike brenda institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) për vetëm shtatë muaj, nga shkurti deri në shtator të vitit 2018.

APF-ja, me vendimin e Autoritetit për Partitë Politike Evropiane dhe fondacionet politike evropiane, që nga 9 shkurti i vitit 2018 u regjistrua në regjistrin e partive politike evropiane.

Nga ky regjistër është larguar me vendimin e të njëjtit organ, më 13 shtator të po atij viti, në të cilin vendim autoritetet i janë referuar, ndër të tjera, Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

Siç thuhet në shpjegimin e vendimit, APF-ja nuk e paraqiti brenda afateve të përcaktuara dokumentacionin që do të plotësonte kriteret e regjistrimit.

Ato kritere janë në përmbajtjen e Rregullores 1141/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. Ajo që APF-ja nuk arriti të përmbushë, ndër të tjera, është se një parti politike ose anëtarët e saj duhet të jenë të pranishëm ose të përfaqësuar në të paktën një të katërtën e shteteve anëtare dhe se partia ose anëtarët e saj duhet të kenë fituar të paktën 3 për qind të votave në së paku një të katërtën e shteteve anëtare, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

APF-ja ka tentuar sërish në vitin 2020 që të regjistrohet si parti politike evropiane, por në nëntor të atij viti, kërkesa e saj për regjistrim u refuzua.

Siç thuhet në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, në vitin 2016, ky institucion evropian kreu një hetim nëse APF-ja është në përputhje me parimet themelore mbi të cilat bazohet BE-ja. Por, rezultatet e hetimit nuk janë të qasshme për publikun.

Siç ka shkruar BBC-ja, në maj të vitit 2016, disa eurodeputetë e kanë dënuar faktin që BE-ja ka dhënë grante në vlerë totale prej gati 600,000 euro për bllokun e krahut të djathtë ekstrem, për partinë APF dhe për fondacionin e saj, Europa Terra Nostra.

Siç thuhet në tekstin e botuar nga shërbyesi publik britanik, kritikën e quajnë APF-në si “lëvizje neo-naziste”.

Konkluza e samitit “Kosova është Serbi”

Lideri i së djathtës serbe, Misha Vaciq, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë tri ditëve të samitit në Beograd, të nisur më 26 shtator, u arrit në përfundimin se “Kosova është Serbi dhe se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocidi”.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën për pavarësi, me të cilën e shpalli pavarësinë e vendit.

Zyrtarët në Serbi ende vazhdojnë të refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërkaq që kjo temë është gjithashtu baza e retorikës së të djathtëve serbë.

Së bashku me Kosovën, Srebrenica është gjithashtu në agjendën e partive dhe grupeve të krahut të djathtë, të cilat e mohojnë gjenocidin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, me vendimin e shkurtit të viti 2007, konfirmoi se gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur, ndërkaq Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë i dënoi 14 ish-pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së Republikës Serbe për gjenocid ndaj rreth 8,000 civilëve boshnjakë në zonën e mbrojtur në Srebrenicë dhe rreth saj, në korrik të vitit 1995.

Parullat si “Kosova është Serbi”, deklaratat kundër emigrantëve dhe ato që drejtohen kundër pasaportave COVID, por edhe kundër masave të marra nga qeveritë e BE-së për të frenuar përhapjen e koronavirusit, janë mesazhe të dërguara nga një foltore në Hotel Moska në Beograd, më 26 shtator nga përfaqësuesit e partive evropiane të ekstremit të djathtë.

Aty u përfaqësuan organizatat e djathta dhe lëvizjet politike nga Greqia, Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Rusia, Rumania dhe Serbia.

Siç deklaruan ata, qëllimi është që të ripërtërihet lëvizja pan-evropiane Aleanca për Paqe dhe Liri, e cila mbledh lëvizjet dhe partitë politike të djathta në të gjithë Evropën.

Shkuarja në Kosovë, së bashku, ishte një nga temat në tubim.

“Nuk janë vetëm serbët kundër fuqisë së rreme të Kosovës, por është e gjithë Evropa, e gjithë Evropa nacionaliste, e cila po shkon kundër Kosovës”, tha Roberto Fiore nga organizata e ekstremit të djathtë italian, Forza Nuova (Forca e Re).

Siç ka shkruar gazeta britanike “The Times”, në vitin 1985, ai u dënua në mungesë, si anëtar i grupit terrorist fashist Nuclei Armati Rivoluzionari, ndërkaq që në disa raste ai e përshkroi veten si një neo-fashist.

“Unë mendoj që është shumë mirë ajo që e ka thënë Roberto Fiore, që të gjithë nacionalistët evropianë mund të shkojnë së bashku në Kosovën serbe, që së bashku të ndërmarrim disa aksione”, ka teksuar Vaciq në fjalimin e tij, si nikoqir i tubimit.

“Ajo që ka ndodhur dje dhe tash në Kosovë, po ndodh në Francë… shteti i thellë po përdor migrantët për të shpërbërë dhe shkatërruar të gjitha kombet historike”, ka thënë Yvan Benedetti nga partia franceze e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, në krye të së cilës qëndron Marine Le Pen, e cila e bazon politikën e saj, ndër të tjera, në mesazhet kundër migrantëve.

Benedetti gjithashtu ka thënë se të gjithë “duhet të ngrihen dhe të thonë që Kosova është Serbi”.

Në deklaratat e tyre, pjesëmarrësit gjithashtu mohuan gjenocidin në Srebrenicë, gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në vitet e 90-ta.

I pranishëm në këtë tubim ishte gjithashtu edhe Branislav Puhalo, një ish-pjesëtar i ushtrisë serbe dhe për shumë vite edhe pjesëtar i personelit për siguri të Ratko Mlladiqit. Mlladiq, në Tribunalin e Hagës, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në vitin 2006, Puhalo si oficer i rangut të lartë në ushtrisë e atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi, u përfshi në hetimin lidhur me ndihmën për të fshehur Ratko Mlladiqin. Megjithatë, hetimi kundër tij dhe katër oficerëve të tjerë të lartë ushtarakë u pezullua shpejt, për shkak të presionit politik nga zyra e kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Vojisllav Koshtunica.

Në tubim u lexua mesazhi njërit prej anëtarëve të Agimit të Artë, organizatë kjo neo-naziste greke, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës u dënuan nga një gjykatë e Athinës në tetor të vitit 2020 për udhëheqjen e lëvizjes kriminale.

Pas një gjyqi që zgjati më shumë se pesë vjet, dënimet u shpallën për gjithsej 68 anëtarë të Agimit të Artë, i cili dikur ishte grupim në parlamentin grek.

Forcat serbe të sigurisë duhet të sigurojnë popullin serb

Përfaqësuesit e partive dhe lëvizjeve të krahut të djathtë në Beograd, siç shpjegon Vaciq, u pajtuan që dëshirojnë tërheqjen e përfaqësuesve të ushtrive të tyre nga Kosova.

“Ata, nacionalistët përfaqësues të vendeve të veta, konsiderojnë se ushtritë e tyre nuk e kanë vendin në NATO, nuk duan të jenë pushtues dhe besojnë se forcat serbe të sigurisë duhet të sigurojnë për popullin serb”, tha Vaciq për Radion Evropa e Lirë.

Kush është Misha Vaciq?

Misha Vaciq, që nga fillimi i karrierës së tij, është angazhuar për ideologji të krahut të djathtë ekstrem.

Pas vetes ka disa vendime gjyqësore për vepra që, ndër të tjera, përfshijnë armëmbajtje pa leje dhe kërcënime me dhunë.

Ai u arrestua për herë të parë në shtator të vitit 2009, pas anulimit të Paradës së Krenarisë dhe pasi që Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi tubimet publike në Beograd, për arsye sigurie, të cilën ndalesë Vaciq nuk e respektoi.

Misha Vaçiq flet me gazetarët gjatë gjykimit ndaj tij në Beograd më 2013.

Misha Vaçiq flet me gazetarët gjatë gjykimit ndaj tij në Beograd më 2013.

Për atë arsye, po të njëjtin vit, ai u dënua me 30 ditë burg.

Si zëdhënës i lëvizjes SNP 1389, në korrik të vitit 2013, ai u dënua me një vit burg me kusht, për shkak të përhapjes së ideve diskriminuese, për armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave të tij, si dhe për shkak se kërcënoi me dhunë në qoftë se mbahej Parada e Krenarisë.

Gjatë gjykimit, prokuroria theksoi se ishte vërtetuar se Vaciq bëri thirrje për linçim dhe dhunë kundër anëtarëve të popullatës LGBT, ndërsa mbrojtja deklaroi se nuk kishte prova që ai kishte kryer ndonjë vepër penale.

Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit e ndryshoi atë vendim, duke e ulur dënimin për Vaciqin nga një vit në shtatë muaj me kusht.

Në shkurt të vitit 2008, pasi që Kosova shpalli pavarësinë e saj, ai mori pjesë në tubimin “Kosova është Serbi”, kur u dogj Ambasada amerikane në Beograd, në tubimet për të mbështetur të dënuarit e Hagës, Radovan Karaxhiq në vitin 2008, si dhe në shumë manifestime mbështetëse për të akuzuarin e Hagës, Ratko Mlladiq.

Pas kësaj, siç e pati konfirmuar, në vitin 2016, ish -drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili është aktualisht ambasador i Serbisë në Uashington, Vaciqi ishte i angazhuar në atë zyrë.

Duke reaguar ndaj kritikave publike në lidhje me angazhimit të Vaciqit, Gjuriq shpjegoi në vitin 2017 se Vaciqi nuk ishte i punësuar përgjithmonë në atë organ qeveritar, por se ai kishte një kontratë ligjërisht më pak detyruese.

“Misha Vaciq është e punësuar në Zyrën për Kosovën, në bazë të një kontrate për mbështetje në mbledhjen e fondeve dhe organizimin e ndihmës për familjet e rrezikuara në aspektin social në Kosovë, për rinovimin e kishave dhe manastireve, funksionimin e kuzhinave të vogla dhe aktivitete të tjera humanitare në krahinë” pati theksuar Gjuriq për agjencinë Tanjug, në vitin 2016, thuhet në faqen e internetit të portalit Istinomer.

Gjuriq, në një deklaratë më 24 janar të vitit 2017, tha se po atë ditë Zyra e ndërpreu kontratën me Vaciqin.

Dhjetë ditë më herët, më 15 janar, Vaciq ishte në trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut, i cili u ndal në Rashkë, pranë kufirit serb me Kosovën, me vendim të kryeministrit të atëhershëm, sot presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe që më pas u kthye në Beograd për arsye sigurie.

Siç raportuan mediat asokohe, Vaciq në tren u shpërndau gazetarëve vizitkartat, duke deklaruar se ai ishte këshilltar i Marko Gjuriqit, drejtorit të atëhershëm të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Treni nga Rusia, i dekoruar me flamurin serb, që ihte nisur drejt Kosovës.

Treni nga Rusia, i dekoruar me flamurin serb, që ihte nisur drejt Kosovës.

Vaciq gjithashtu ka lidhje me djathtistin britanik, Jim Dowson, i cili ishte mysafir në një nga takimet themeluese të lëvizjes së tij në janar të vitit 2018, së bashku me intelektualin rus, Leonid Savin, i cili redakton faqen e internetit të Konstantin Malofeyev, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sanksionuan për shkak të mbështetjes që u kishte dhënë separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Gjithashtu, Millenko Jovanov, një zyrtar i lartë i Partisë Progresive Serbe në pushtet, ishte i pranishëm në takimin themelues të së djathtës serbe.

Kontribuoi dhe përgatiti: Bekim Bislimi
blank

ORGJIA E FITORES (Mbi zulutë në mesin tonë) – Skicë-ese nga REX KASUMAJ

19 Tetor, Berlin
Filozofisë larglindore i kthehem shpesh për shfletim ndër vite.
Një nga mësimet që lexoja ishte se, njerëzit ndahen dy grupesh të mëdha: në ata që mendojnë dhe në ata që shpresojnë.
E çmuar si ar, por sërish, urtinë nuk do t’a pranoja të fundme e të prerë. Sepse, veç tjerësh, ka dhe një midisgrup të përhënur që nuk mendojnë ose shpresojnë, por ushtrojnë një zejë të veçantë larg mirëmendimit dhe shpresës!
Ata, ndaj, thjeshtë, dhelpërojnë!
Nuk duan, e janë larg si thundrat e deleve nga mendimi, sikundër nuk vuajnë aspak dhe shpresën kotnare.
Mendimi i Epërm ngjan kaq i lodhshëm e, shpesh, i padobi për ta, kurse shpresa, gati përherë, s’është veçse pritja e të mundurëve!
Kanë zgjedhur, apo, mbase, vetë Qielli ua ka zbritur poshtë pikëzat e ballsamta të dhelpërisë.
E, nëse Hess thotë se të gjitha ndjesitë, si yjet (smira, poashtu), janë të nëvojshme për jetën e këndejme, aherë pse të tilla, përveç virtyteve, t’mos jenë dhe veset tokësore?!
Mes tyre, natyrisht, më e gjithështrirë se asnjë tjetër, është dhuntia e bukur e dhelpërisë.
Mirëpo në shoqëritë e organizuara mondane, janë gjetur e stërholluar ligjësi e vegëleri që, bashkë, sistemojnë kulturën e kufizimit të petaleve helmuese të saj.
Ajo do çapojë ndër hone, skuta e rrugica të rravgimit njerëzor. Tek jetët e mëdha, e tek jetët e vogla. Do rrëzojë fate e do prishë lumnira gjithandej. Ditë e natë.
Porse, atje lartë ku fillojnë kufijtë e interesit publik, shtetëror e kombëtar, ka një humnerë që do t’a kalojë tepër vështirë. Ose kurrë, pa ndëshkimin e vdekshëm që i arrinë gjithmonë.
Në shoqëritë a demokracitë defekte, ndërkaq, Naltmadhnia e dhelpërisë bën një trajektore krejt të kundërt. Jashtë Kohës së Botës ku gjerbë fatkeqësinë e vet.
E pra, ngjizet në vetë rrathët e lartë tempullorë, për të shkitur ngadalë, e ditën për diell, andej poshtë ku pengorja humnerore nuk ekziston dhe, si rrjedhojë, vepra e saj lulëzon e bëhet totale.
Kapërthyese. Mpakëse si fryma e fundit.
Një gjithësi e së Keqes që rrotullohet pa orar rreth vetes së vet.
Dhe ishin disa orgji fitimtarësh të epruvetës e figurantë kalimtarë si hijet e muzgut, që do t’ma kujtonin këtë ndarje njerëzie me një suplement të lig.
E pra, një Orë Saturnalesh që gëzonte e ngërdheshte kundërshtarin e fismë dhe, sa çudi, të vetmuar.
Armikun, madje, gjaku i të cilit ushqente damarët e tokës mbi të cilën ata, ngjashëm me zulutë e Konicës, hidhnin vallen e errët të mjerimit njerëzor!
r. k.
blank

Misteri i vdekjes së katër rusëve në hotelin në Qerret të Kavajës

Humbja e jetës së katër turistëve në një sauna në Qerret të Kavajës është një ngjarje që ka lënë pas shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si ndërruan jetë rusët. Deri tani është mësuar itinerari i viktimave që vinin nëpërmjet një udhëtimi turistik në grup. Përmes telefonit ata kishin rezervuar ambientet SPA që kërkuan t’i frekuentojnë të premten në mbrëmje.

Viktimat ishin pjesë e të njëjtës familje. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Trupat e pajetë u gjetën nga recepsionistja e hotelit, dëshmia e të cilës tashmë është publikuar në media.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk m’u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar” ka thënë ajo në polici.

Sipas autoriteteve kemi të bëjmë me një vdekje të shkaktuar nga asfiksia. Mendohet se rusët kanë qëndruar në xhakuzi për një kohë më të gjatë se sa mund të përballonte organizmi i tyre.

“Rreth orës 22:20 (23:20 pasdite me kohën e Moskës) , trupat e katër personave nga Rusia u gjetën në saunën e një hoteli në Qerret në [rrethin] Kavajë . Të gjithë ata ishin të asfiksuar”, njoftoi policia në një deklaratë.

Por ky version i ngjarjes mbart kontradikta në vetvete. Nëse njëri prej rusëve është asfiksuar i pari, atëherë supozohet se tre të tjerët do të kishin reaguar. Fakti që të katërt nuk kanë mbijetuar, atëherë kjo tregon se të katërt kanë humbur jetën në të njëjtin moment.

Dyshimet se si humbën jetën turistët rusë do të marrin një përgjigje nga autopsia. Në media është raportuar sot se ambasada ruse ka kërkuar një përfaqësues të saj gjatë zbulimit të shkaqeve të vdekjes së katër shtetasve rusë./Lapsi.al

blank

Sekretarja e Sali Berishës qenka bërë sekretare e Edi Ramës? – Nga ALBA KEPI

Miremengjesi.
Pashe tik tok e Kryeministrit e m’u duk si enderr. Sekretarja e Sali Berishes qenka bere sekretare e Edi Rames thashe? Ishin dhe kusherinj po thonin me njeri- tjetrin. Me ndihmoj Google qe me tha se ishte moderatorja e emisionit.
Ne Shqiperi thyhen te gjitha etikat profesionale, drejtueset e emisionit te ndjekin kudo dhe ne dhomen e grimit..
Moderatorja eshte ende ne mood- in e vjeter…
blank

Petro Zheji, mendja më e bukur e Arbërit… – Nga PËRPARIM KABO

 

Emri tij vitet e fundit eshte bere shume i degjuar, por kjo nuk mjafton, vepra e tij duhet lexuar nga te gjithe dhe duhet studjuar nga ata qe mendojne se kane raporte qenesore me mendimin…Ai pati vetem nje dashuri, dashurine per atdheun dhe pati vetem nje shteg pa kthim per kete dashuri, gjuhen shqipe… Studime per gjuhen shqipe ka pasur ka dhe do te kete, ka te tilla qe jane serioze te bazuara, ka studime te pjeseshme ose me se shumti pershkruese krahasuese; por dhe ka punime qellimisht te gabuara…

Petro meret seriozisht me gjuhen si fenomen dhe qenie, sipas tij te gjitha llojet e ndergjegjes njerezore jane gjuhe, gjuha ad literary eshte nje lloj i tyre. Pyetja qe eshte me shume se e tille ka te beje, se si lindi gjuha, pse lindi gjuha cili eshte misioni i saj? Në derivatin e pare pyetja thelbesore eshte: Gjuha dhe mendimi në çfarë raportesh janë? Mendimi sipas teorise se Petros shenoi gjithcka qe njihte me simbole, por mes tyre ka simbole gjitheperfshirese.

Nga ky simbol sikur ta mendonim si qendra e nje rrethe dalin shume rreze, pra shumë kuptime te tij qe lidhen me jeten dhe aktivitetin e njerit, pra simboli zberthet ne shumes keshtu linden konceptet qe nuk rahin te fjala por te simboli…Shendrimi gjuhes si komunikim nga simboli te fjala e shqiptuar, fillimisht ishte nje proces i thjeshte me fjale te shkurtera njerokshe, madje edhe me nje germe, dhe me tej me fjale shumerrokeshe dhe te kombinuara. Krijimi fjales nuk eshte nje rastesi, nje shenje dalluese qe krejt e demotivuar ju bashkengjit objektit apo subjektit, raportit apo mardhenies qe shenoi per ta dalluar dhe per te mos e ngateruar, pra fjala nuk eshte nje etikete qe i vihet objektit rastesisht, ky lloj shpjegimi qe e mendon si te tille eshte nje gabim i rende.

Fjala eshte mendimi i shprehur dhe ndertimi apo rindertimi ne vijushmeri, ecuria ne rikrijim eshte vetem dhe gjithnje e meshume njesim i mendimit me te shprehurin. Si ndodh kjo ngjizje? Petro Zheji ka ndertuar teorine e tij te algoritmit simbolik dhe parimet e tij…atje gjen se çeshte dykuptimesia, shumekuptimesia , ezoterizmi i fjales, çfare eshte ngjashmeria e fjaleve te gjuheve te ndryshme qe bejne pjese ne nje tipologji gjuhesore dhe si gjendet raporti tyre në lidhje me sistemin motivues. Ajo gjuhe qe motivon fjalet e gjuheve te tjera apo mitet e tyre eshte gjuha parethemelore, prirese, me e vjetra…
Raportet mes kulturave dhe civilizimeve, nuk mund te kuptohen pa raportet mes gjuheve, ndaj studimi dhe zbulimi i Petro Zhejit per shqipen, nuk jane thjeshte arritje te gjuhesise, por shkojne me tej… jane te dhena aksiomatike te filozofise se gjuhes dhe epistemologjise se saj…Mirenjohje Petro Zheji, me fat qe ju takova ne jete dhe me treguat nga vinte drita…
P. Kabo 18 tetor 2021


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend