VOAL

VOAL

Tragjedia e trinjakëve në Durrës, zbulohet akti i ekspertizës

September 21, 2017

Komentet

Hasani – Kuleba: Shqipëria mbështet planin me 10 pika të Zelensky për dhënien fund të luftës

Tiranë – Ministri Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës. Dmytro Kuleba, kanë zhvilluar një takim dypalësh këtë mëngjesnë Tiranë përpara hapjes së Samitit dyditor Ukrainë – Evropa Juglindore ku dhe kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.

Më pas ata dhanë një deklaratë mediave.

Kryediplomati shqiptar Igli Hasani tha: “Është nder i veçantë të kemi sot në Tiranë të pranishëm Ministrin Kuleba, ministrin e Jashtëm të Ukrainës në një moment kur vendi i tij është nën një sulm të paprecedentë dhe të pajustifikuar nga Federata Ruse.

Shqipëria mbështet sovranitetin, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Shqipëria mbështet planin me dhjetë pika të Presidentit Zelensky si mundësia më realiste për dhënin fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Së bashku me aktorë dhe vende të tjera kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunimin në realizimin e pikës 5, që ka të bëjë me rivendosjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të Ukrainës si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës. Jemi në koordinim të plotë me të gjitha vendet partnere.”sn

Axhenda e Zelenskyt sot në Tiranë, mbahet Samiti ‘Ukrainë – Europa Juglindore’

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka zbritur në  Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë mbrëmjen e së martës më 27 shkurt për të marrë pjesë në Samitin dyditor të Paqes Ukranë – Evropë Juglindore.

Zelenski u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe drejtues të tjerë të lartë. Duke e vlerësuar maksimalisht, vizitën e presidentit ukrainas, kryediplomati Hasani shkroi në Fb: “I nderuar për të pritur në Tiranë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të qëndruar në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”.

Axhenda për ditën e mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Masat e marra nga Policia

Në datat 28 dhe 29 shkurt, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje të shumë delegacioneve me nivel të lartë përfaqësimi nga Europa Juglindore, Ukraina dhe vendet e rajonit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një plan të detajuar masash, për garantimin e rendit publik, para, gjatë dhe pas aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre 2 ditëve, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve dhe ambientet ku do të zhvillohen aktivitete gjatë Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, që zhvilllohet më datë 28.02.2024 dhe më datë 29.02.2024.

Masat e planifikuara konsistojnë në disa drejtime, konkretisht:

-Garantimi i rendit publik, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve;
-Organizimi i shërbimeve policore, për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë;
-Sigurimi i delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë;
-Eskortimi i delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas;
-Eskortimi i delegacioneve nga pikat e kalimit kufitar, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samiteve etj.

Për sa i përket qarkullimit të automjeteve, masat kufizuese do të jenë si më poshtë:

Më datë 27.02.2024 kanë nisur bllokimet e rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre.

Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;

Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:
Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;
Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;

Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.

•Hyrja e gazetarëve, e automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” – RTSH – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.

•Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim sundimin e ligjit në territor.

Policia e Shtetit shpreh besimin se qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve do të mirëkuptojnë masat e përkohshme kufizuese, do të ndjekin dhe do të zbatojnë udhëzimet e Policisë, pasi masat e marra janë në funksion të rendit, të sigurisë dhe të rritjes së imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Rroftë Ukraina”, ministri Kuleba përshëndet në shqip nga Tirana: Mirënjohës për mbështetjen! Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës

Ministri i jashtëm Igli Hasani po mban një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba.

Kuleba: Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.
Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.
Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.
Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.
Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtonit do jetë që Ukraina do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.

Të dashur miq, rroftë Ukraina!

“1500 vite bukuri e pathyer”- Posta Shqiptare nxjerr pullën postare në nder të Ukrainës, të ardhurat në ndihmë të luftës

Në nder të vizitës së presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky në Tiranë, pullën postare kushtuar Ukrainës.

Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.bw

Në Radio Televizionin Shqiptar largohen edhe dy drejtorë të tjerë

Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet.

CNA ka mësuar se këtë të hënë kanë dhënë dorëheqjen dy drejtorë të tjerë

Burime zyrtare bënë me dije per CNA se janë dorëhequr drejtori juridik, Enkelejd Lamaj dhe drejtori i prodhimit, Vladimir Grori.

Këto poste nuk kanë ende një zëvendësues. Gjithashtu, asnjë person nuk ka pranuar emërimin si nëndrejtor i institucionit.

Të njejtat burime i thanë CNA-së se Alfred Peza ka propozuar një kandidaturë për nëndrejtor, por po e tërheq për shkak se nuk plotëson kriteret.

Kujtojmë se Lamaj dhe Grori nuk janë të vetmët drejtorë që janë larguar nga RTSH.

Pasi drejtimin e radiotelevizionit shtetëror e mori Alfred Peza, një sërë drejtorësh janë dorëhequr, ndërsa vetë gazetari që drejton RTSH-në ka kryer shkarkime masive.

Në skandalet e RTSH është përfshire dhe kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Për këto shkarkime ish-punonjësit e RTSH-së kanë bërë kallëzim në SPAK. CNA ka publikuar dy ditë më parë padinë e firmosur nga mbi 20 punonjës kundrejt Pezës.

Sipas tyre, shkarkimet janë kryer pa asnjë bazë ligjore dhe në shkelje të Kodit të Punës. Në padi theksohet se të tjerë kolegë janë detyruar të japin dorëheqjen nga shantazhet dhe presionet.sn

2 ligje antikombëtare në 1 javë, Burimi: Me ardhjen e opozitës ligji do zhbëhet

Gazetari Genc Burimi  në një lidhje me Skype për task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar dëmin kolosal që qeveria Rama po i bën Shqipërisë  me kalimimin e dy ligjeve, ai i zonave të mbrojtura dhe miratimi i marrëveshjes Rama-Meloni.

Burimi u shpreh se duhet të shtohen komisionet hetimore mbi masakrën e zonave të mbrojtura.

“Ke shumë vende në Europë që janë të vogla si Belgjika, Luksenburbu, Sllovakia që janë mbi 30% zonë e mbrojtur. Ky është një mashtrim i parë që thot zonja Kumbaro, që Shqipëria sakrifikoka në raport me sipërfaqen e saj, shumë sipërfaqe me zonë të mbrojtur. Edi Rama është si pëlhura e penelopës  që e bën ditën dhe e zhbën natën.

A ju kujtohet kur bëri një ligj për bastet, që na mbushi mendjen që shqiptarët varfëroheshin, mashtroheshin dhe pastaj po atë ligj e bëri prap. Këtë gjë po bën edhe me zonat e mbrojtura. Shkoi çmontoi ligjin që ai vetë bëri. Si mund ti besosh kësaj qeverie, këtij personazhi?

Dua që në komisionet hetimore parlamentare të shtohet edhe një komision i 9-të, komision hetimor mbi këtë masakër, mbi këtë gjenocid që do i bëhet mjedisit shqiptar nga qeveria Rama.

Dua që kjo opozitë sot të premtojë që ata biznesmen që do shkojnë që të hedhin para tek ky ligji i ri i Ramës ta ketë të qartë që me ardhjen në fuqi të opozitës ky ligj do të çmontohet dhe ata do të humbasin investimet.”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori: Shqipëria jo në Hagë për çështjen e detit me Greqinë

Një grup studiuesish dhe ish-gjyqtarësh të Kushtetueses kanë zhvilluar një mbledhje në Univeritetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nga ku kanë bërë thirrje për qeverinë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i GJK dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, Xhezair Zaganjori, është shprehur se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.

“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale. Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.bw

Fermerët në protestë: Malli serb ka mbytur tregun, këta janë tradhtarë

Fermerët e jugut po vazhdojnë protestën e tyre pas problematikave të rënda që po hasin në mbijetesën e tyre, pasi tregu është mbuluar nga malli serb.

Për SYRI TV, një nga fermerët është shprehur se kjo është një qeveri, e cila po kryen një tradhti kombëtare pasi blegtoria është pasuri kombëtare.

“Ne jemi të shkatërruar. Do të përshkallëzojmë protestën pasi kemi tre javë që presim një përgjigje nga qeveria. Subvencionet të na bëhen sa janë në vendet e rajonit, këtu dominon malli serb dhe gruri mbetet rrugëve. Informalitetin ta luftojë ministrja, ku është informaliteti jonë se prodhojmë qumësht  bio.

Ministrja ka një dyzinë me burokratë në zyra, t’i nxjerrë në rrugë dhe të verifikojnë situatën në terren, ata janë të paaftë, mos ta kërkojnë nga ne zgjidhjen. Ne nuk arrijmë dot Kosovën, pasi subvencionet janë 12-fishi më i lartë sa ne.

Këta janë tradhtarë, ata kërkojnë të zhdukin blektorinë, duan të na zhdukin dhe të na zëvendësojnë me afrikanë”.sn

‘Detyrim paraqitje’- Gjykata liron katër protestuesit e opozitës

Katër protestuesit, të arrestuar më 20 shkurt në protestën masive të opozitës para kryeministrisë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata i ka liruar ata, duke i lënë në detyrim paraqitjr.

Seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.

Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis.

Ata akuzohen për shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Të rinjtë u rrëmbyen dhe u dhunuan nga policë pa uniformë dhe pa numra identifikimi.sn

Gjykata liron protestuesit- Bardhi: U morën peng, policët janë identifikuar dhe do mbajnë përgjegjësi personale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas lirimit të katër protestuesve, tha se ata u mbajtën peng nga regjimi i Edi Ramës.

“Gjykata dhe prokuroria vërtetoi sot se Andrea, Kindi, Bledari dhe Ismeti ishin për rreth dy ditë, të marrë peng nga Policia e Shtetit si të arrestuar, të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës.

Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve, të marrë peng për rreth dy ditë.

Secili prej punonjësve të policisë është i identifikuar me emër dhe mbiemër. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal gjatë ditës së djeshme dhe një ankesë pranë AMP.

Por unë dua që secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe merr pasoja personale.

Çdo punonjës i veshur me uniformën e policisë duhet të zbatojë ligjin dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

E përsëris se secili prej tyre është identifikuar, do të mbajë përgjegjësi penale, sikundër do mbajnë edhe përgjegjësi personale.

Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë katër protestuesit. Asnjë prej tyre nuk ka shkelur ligjin,” tha Bardhi.sn

Bardhi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Cënon Kushtetutën!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës.

Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja për emigrantët.

“Dua vetëm djathtas (E nisi fjalimin me një batutë). E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD.”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin se sa opozitar ishte në këtë rast Basha, që refuzoi të votonte për amnistinë fiskale, Bardhi ironizoi. “Ishte sot në Parlament? Se nuk e pashë. Zoti Rama pyet për orën, se unë nuk e besoj atë teorinë e gjumit. Por pyeta nëse ishte se nuk e kam ndjekur. Do të duhet të pyesni zotin Basha.”, tha ai.bw

Berisha: Qeveri teknike, me Ramën s’ka zgjedhje. Jemi luftëtarë të votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar dorëzimin e qeverisë së Edi Ramës, pas protestës madhështore të 20 shkurtit, ku qindra mijëra shqiptarë dolën përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit më të korruptuar në 33 vite pluralizëm në Shqipëri.

Berisha theksoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se PD është e gatshme për zgjedhje, por me një qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira.

Berisha: Dje u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot.

Familja demokrate ka përfunduar reflektimin e saj, ka nxjerrë mësime nga opozita e saj e gjatë.

Ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet.

Sepse ne jemi shpresa e vetme që po ruajmë pluralizmin, se jemi të vetmit që po qëndrojmë për traditën dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Sepse jemi i vetmi pushtet që nuk jemi korruptuar nga Edi Rama dhe po zbërthejmë gjithmonë e më shumë aferat e tij të tmerrshme.

Një vjedhës i papërmbajtur, një diktatoruc i ulët, këto na bëjnë neve shumicë, na bëjnë neve një rrezik të madh për regjimin.

Këto na bëjnë neve fitues të sigurtë.

Sollëm si fillim, shpresën tek rruga e shpresës. Dje shpresa, solli besimin. Nesër besimi do të sjellë fitoren.

Fitore, fitore, fitore.

Të dashur miq!

Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë.

Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Nuk ka më sulm që na zmbraps ne.

Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dhe ja këtu po i them.

Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli.

Mos luaj me lirinë e shqiptarëve.

Mos luaj me votën e tyre.

Armik.

Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje.

Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë. sn


Send this to a friend