VOAL

VOAL

VIDEO- Tingujt e kujtesës- Veprat e artistëve të dënuar në skenë, Klora Merlika me vajet e Tepelenës

June 1, 2022
blank

Komentet

blank

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Ivano Marescotti

Aktori dhe regjisori italian, Ivano Marescotti vdiq sot në moshën 77-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, sipas “La Repubblica”.

Gjatë karrierës së tij, Marescotti bashkepunoi me emra te njohur si Checco Zalone, Roberto Benigni, Marco Risi, Daniele Luchetti, Carlo Mazzacurati, Ridley Scott, Anthony Minghella dhe Gabriele Muccino.

Ai pati një karrierë të gjatë me dhjetëra çmime dhe nominime.

Ndër filmat më të fundit përfshin “Bar Giuseppe” me regji të Giulio Base.

Një vit më parë Marescotti u tërhoq nga skena për t’iu përkushtuar shkollës “Teatro Accademia Marescotti”, ku ofronte mësime aktrimi.

I lindur në vitin 1946 në Bagnacavallo, Marescotti interpretoi personazhe të ndryshëm në filmat si, “Johnny Stecchino”, “Cado dalle nubi”, “Jack Frusciante è uscito dal gruppo”, “A casa tutti bene” etj.bw

blank

Kievi: 16 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse

VOA/Lesia Bakalets

Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska. Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre, përfshirë djalin e Olena Dudnik, Andriy. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets na sjell historinë kësaj nëne që arriti ta gjente djalin e saj në Moskë.

Olena Dudnik është nga qyteti Izium në rajonin e Kharkivit në Ukrainë. Prillin e vitit të kaluar, kur trupat ruse pushtuan qytetin, djali i saj 17-vjeçar Andriy u plagos rëndë nga bombardimet.

Zonja Dudnik tregon për Zërin e Amerikës se e çoi djalin për një operacion në një spital fushor rus.

“E futën në një dhomë dhe një doktor tha: ‘Do ta operojmë dhe mund të vini ta shihni nesër’. Të nesërmen, kur mbërrita, më thanë se djali im ishte dërguar në Moskë”, tregon ajo.

Olena thotë se pyeste mjekët rusë për djalin e saj çdo ditë.

“Gjatë gjithë kohës më thoshin se nuk kishin informacion. Unë qaja dhe iu thoja: ‘ju lutem, më kuptoni, keni edhe ju fëmijë. Më tregoni të paktën nëse është gjallë apo jo’”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Një muaj e gjysmë më vonë, Zonja Dudnik mori një mesazh në telefonin e saj celular.

“Ishte një fotografi që ishte bërë virale në internet, një fotografi e Andriyt me përshkrimin se ky fëmijë ukrainas ndodhet në një spital në Moskë. Kishte dhe një adresë të spitalit”, tregon ajo për Zërin e Amerikës. Ajo shkoi menjëherë në Moskë.

Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve thotë se shpesh e vetmja mundësi që prindërit të marrin fëmijën nga Rusia është që të shkojnë personalisht atje.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Këta prindër nuk janë 100% të sigurt se do të bashkohen me fëmijën e tyre”, thotë Daria Gerasymchuk, Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas janë zhvendosur me forcë në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

“Ne kemi marrë këtë numër aplikimesh për këta fmëijë. Këto aplikime ndonjëherë vijnë nga prindër, të afërm të tjerë, autoritetet lokale, ose thjesht nga dëshmitarë okularë që kanë informacion për zhvendosjenme forcë të një fëmije”, thotë Daria Gerasymchuk, Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve.

Autoritetet ruse nuk e mohojnë se i marrin fëmijët nga territoret ukrainase, por nuk e quajnë atë zhvendosje me forcë. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya, tha se largimi është bërë për të mbrojtur fëmijët nga rreziku i operacioneve ushtarake.

Pavarësisht kësaj, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për përgjegjësi personale për dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.

Magdalena Gawin, drejtore e Institutit Pilecki, një grup i financuar nga qeveria polake, i përkushtuar pjesërisht për studimin e regjimeve totalitare thotë se vendimi është i përligjur.

“Ky rast është veçanërisht i rëndësishëm sepse është pjesë e krimeve kundër njerëzimit. Pra, ka shkallë të ndryshme, kjo është një shkallë e krimeve të luftës”, thotë ajo.

Olena Dudnik arriti të merrte djalin e saj nga Moska dhe vullnetarët ukrainas i ndihmuan ata të gjenin mbrojtje të përkohshme. Por zyrtarët ukrainas thonë se deri më tani më pak se 400 fëmijë kanë patur të njëjtin fati si Andriy, duke u kthyer pranë familjeve të tyre.

blank

Çfarë e sëmuri Bethovenin? ADN-ja e tij jep disa përgjigje

VOA

Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e tij gjenetike për të hulumtuar rreth problemeve të tij të shumta shëndetësore. Flokët që ruheshin në një muze në Gjermani treguan arsyet e mundshme të vdekjes së tij. Përbërja gjenetike e Bethovenit tregoi se ishte shumë i rrezikuar nga sëmundja e mëlçisë dhe ishte i infektuar me hepatitin B. Këta faktorë, së bashku me konsumin e rregullt të alkoolit, ndoshta shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56 vjeçare.

Kompozitori me famë botërore Ludvig van Bethoven njihej edhe për shëndetin e tij jo të mirë. Tashmë shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë nxjerrë ADN-në nga një tufë e flokëve të tij që ruhet në një muze në Bon, të Gjermanisë. Ata besojnë se mund të kenë zbuluar nga se vdiq kompozitori. Bethoveni kaloi dekada të tëra me probleme shëndetësore, që nga probleme të rënda të aparatit tretës dhe deri tek humbja e dëgjimit që e la atë të shurdhër.

“Nuk arritëm të gjejmë një shkak gjenetik për humbjen e dëgjimit. Nuk ka variante të dëmshme të gjeneve që mund të kenë sjellë humbjen e dëgjimit”, thotë studiuesi Tristan Begg.

Vetë kompozitori pati shkruar se dëshironte që doktorët t’i studionin problemet e tij shëndetësore pas vdekjes.

“Me Bethovenin në veçanti, është rasti kur sëmundjet kufizuan shumë krijimtarinë e tij. Dhe për mjekët ka qenë gjithnjë mister se çfarë fshihej pas kësaj”, thotë Axel Schmidt, ekspert i gjenetikës në Spitalin Universitar të Bonit.

Nga ADN-ja e nxjerrë nga flokët e ruajtura në muze, shkencëtarët nuk arritën të gjejnë shenja të sakta se çfarë shkaktoi humbjen e dëgjimit, apo problemet e tij me aparatin tretës.

Por, ata konstatuan një faktor të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë, së bashku me shenjat se kompozitori ishte infektuar me hepatitin B në muajt përpara vdekjes së tij.

Të kombinuara me konsumin e rregullt të alkoolit, të dokumentuar në “librat e dialogimit” që ai përdorte për të komunikuar pasi humbi dëgjimin, këta faktorë duken se mjaftuan për të shkaktuar ndalimin e funksionimit të mëlçisë së Bethovenit dhe për rrjedhojë vdekjen e tij.

“Pra kemi sëmundjen e mëlçisë që iu zhvillua për gjashtë apo shtatë vitet e fundit të jetës së tij. E dokumentuar fillimisht në vitin 1821 me një verdhëzë që zgjati dy muaj, dhe që ndoshta rishfaqet në dimrin e vitit 1824-1825, si dhe me rrjedhjen e shumtë të gjakut nga hundët, të cilën ai e ka përshkruar. Në pranverën e vitit 1825, ai përshkruan se si i doli një sasi të madhe gjaku nga rrugët e frymëmarrjes, dhe kjo është ndoshta një tregues i cerozës dhe përparimit të mëtejshëm të sëmundjes së mëlçisë”, thotë zoti Begg.

Rezultatet e diagnostikimit të tij pas vdekjes nëpërmjet ADN-së u publikuan në një studim në revistën Current Biology.

“Nuk e njohim veprën e tij pa sëmundjen e tij. Nuk dimë se si do të kishte qenë nëse nuk do të ishte i sëmurë. Sëmundjet e Bethovenit janë pjesë e mitit të Bethovenit. Pra, në imagjinatën tonë, ai mund t’i krijonte këto vepra vetëm nëse ishte i sëmurë. Kjo është gjithashtu pjesë e mitit të artistit – se sa më i sëmurë të jetë, aq më produktiv ai bëhet në shprehjen e tij artistike”, thotë Julia Ronge, përgjegjëse në shtëpinë muze të Beethovenit.

Fama e Ludvig van Bethovenit është vërtet monumentale. Simfonia e tij e 9-të është më e preferuara në ceremonitë shtetërore në mbarë botën, dhe simfonia e tij dramatike numër 5 është ndoshta ndër pjesët më të famshme në historinë e muzikës botërore.

blank

Më 23 mars 1935 u nda nga jeta aktori shqiptar me famë botërore Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.

Jeta

Moisiu lindi në Trieste, Itali. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe.[2] Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tiçinos në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Citate

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit.” – Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
“Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai.” – Max Brod
“Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja.” – Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
“Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez.” – Andre Antuan, reformist i teatrit francez

Filmografia

“Das Schwarze Los”, 1913
“Die Augen des Ole Brandis”, 1913
“Kulissenzauber”, 1915
“Sein einziger Sohn”, 1915
“Pique Dame”, 1918, me Johanna Terwin
“Der Ring der drei Wünsche”, 1918
“Erborgtes Glück”, 1919, me Käthe Dorsch
“Der Junge Goethe”, 1919, me Käthe Dorsch
“Zwischen Tod und Leben”, 1919, me Maria Zelenka
“Figaros Hochzeit”, 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
“Die Nacht der Königin Isabeau”, 1920, mit Fritz Kortner,
“Kean”, 1921, Kean, me Camilla Horn
“Die Königsloge”, 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
“Lorenzo de Medici”, 1935

Literaturë

Vangjel Moisiu: Alexander Moissi – Biografia në gjuhën gjermane, Tiranë 1980
Rüdiger Schaper: Moissi. Triest, Berlin, New York – Eine Schauspielerlegende. – Berlin: Argon 2000

Wikipedia

blank

Scientific American (1942) Gjon Mili dhe metoda e blicit të shumëfishtë stroboskopik

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2023

“Scientific American” ka botuar, në mars të 1942, në faqet n°152-153, një shkrim rreth metodës së re të fotografimit të përdorur asokohe nga Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Këndet e kamerës

Drejtuar nga Jacob Deschin, A.R.P.S.

Multiflashi stroboskopik (Blici i shumëfishtë)

Fotografia stroboskopike me blicë të shumëfishtë (multiflashë) është termi i përdorur nga Gjon Mili, inxhinier fotografik, për të përshkruar metodën e krijimit të imazheve të tilla si ato të riprodhuara këtu. Me metodën tashmë të njohur të blicit të shumëfishtë (multiflashit), e cila përfshin përdorimin e burimeve të shumta të blicit për të krijuar një imazh të vetëm, Mili shton ekspozimin e shumëfishtë për të regjistruar disa imazhe në të njëjtën pllakë.

Z. Mili, i cili kohët e fundit ekspozoi 50 fotografi në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut, në shfaqjen e parë të punës së tij me blic stroboskopik të mbajtur ndonjëherë, sheh në blicin e shumëfishtë stroboskopik qasjen më të afërt ndaj asaj që ai e konsideron një metodë besnike të fotografimit të kërcimtarëve në aksion.

“Kërcimi është një shprehje në kohë dhe hapësirë”, thotë ai. “Prandaj, për të bërë një regjistrim të kërcimit, për të ruajtur cilësinë e tij, duhet të përdoret një kamer (aparat) filmike. Një fotografi e vetme, sado me fat të jetë përbërja ose shprehja e saj e ndjenjës, në rastin më të mirë mund të sugjerojë vetëm gjendjen shpirtërore pa treguar vijën e lëvizjes ose shprehjen. Për të regjistruar një lëvizje të tërë në një pllakë të vetme, u përdor teknika e njohur tashmë si fotografia stroboskopike multiflash (me blicë të shumëfishtë)”.

Duke përdorur një aparat fotografik të tipit studio Deardorff 5 me 7, Mili përshkruan procedurën e tij si më poshtë :

“Kamera mbahet e hapur gjatë gjithë periudhës së një faze, ndërsa dritat e pajisura me tuba Edgerton me shpejtësi të lartë ndizen në mënyrë të përsëritur — për të lënë përshtypje të shumëfishta imazhesh në të njëjtën pllakë, modeli mund të ndryshojë sipas dëshirës duke ndryshuar shpejtësinë e shkrepjes — duke e përshpejtuar ose vonuar atë; Është ky element i kontrollueshëm multiflashi (blici të shumëfishtë) që mund të bëjë të mundur një prezantim vërtet artistik të lëvizjes së kërcimit.”

“Shumica e modeleve të ekspozuara u arritën me ndihmën e tre dritave të cilat pulsonin në intervale nga 8 deri në 15 shkrepjeve në sekondë, në varësi të shpejtësisë së lëvizjes. Kamera (aparati) funksiononte me diafragma që varionin nga f/5.6 deri në f/16”.

Rezultatet e arritura kanë tërheqje si piktoreske, ashtu edhe shkencore, herë të kombinuara, herë njërën apo tjetrën. Shpejtësia e lëvizjes është kërkesa kryesore, bukuria e lëvizjes dytësore, por thelbësore nëse rezultati i dëshiruar është tërheqja piktoreske dhe jo gjetja e pastër e fakteve. Për shkak të shpejtësisë ekstreme të dritës, një imazh i paqartë vështirë se është i mundur; vetëm një fokus i keq do të shkaktojë një mungesë mprehtësie.

Në fotografitë me një veprim të përfshirë në shfaqje, kur u përdorën 3 deri në 12 njësi me një blic Edgerton, z. Mili u përpoq ta kapte (fotografonte) balerinën në lartësinë e një rrotullimi ose kërcimi të ndërlikuar. Megjithatë, në rastin e fotografive stroboskopike më blicë të shumëfishtë, ai u përpoq të tregonte një sekuencë të plotë lëvizjesh që përfshinte jo vetëm veprimin e çastit më dramatik, por edhe serinë e veprimeve të çastit që paraprinë dhe pasuan “ngjarjen kryesore”. Me fjalë të tjera, shkrepjet e tij të shumta me blic janë përafrimi i imazheve të palëvizshme të regjistrimit kinematografik.

Kështu, ai tregon lëvizjet e shumëfishta si fizarmonikë të një balerini, ose fijet e rrjetës së merimangës të një rrote qerreje njerëzore të ndarë në segmente ndërsa ajo vezullon në hapësirë.

blank

Cinema Illustrazione (1935)- Lamtumirë Aleksandër Moisi !

Burimi : Cinema Illustrazione, 3 prill 1935, f.5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2023

 

“Cinema Illustrazione” ka botuar, me 3 prill 1935, në faqen n°5, homazhin për ndarjen nga jeta të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Lamtumira e fundit për Moisiun

 

Burimi : Cinema Illustrazione, 3 prill 1935, f.5

Lamtumirë Moisi.

 

U takuam pak më shumë se një muaj më parë, të kujtohet ?, në lozhën tënde në Manzoni, pa zbukurime, primitive, siç ishte shija dhe zakoni yt, ti përballë pasqyrës duke hequr grimin, u ula aty pranë për të të treguar edhe një herë gëzimin e ndjerë dhe të vuajtur që ti më kishe dhënë.

 

Thoje : — Këto figura të thjeshta, këto çaste në vuajtje, këto skamje, këta vullnetarë dhimbjeje, sa më pëlqejnë dhe si i ndjej ! Unë me të vërtetë mendoj (dhe sytë e tu të pamat të djegur nga dhimbja dhe dashuria sikur të shikonin vetë mendimin) se kam lindur jashtë kohës sime të vërtetë. A e di : një mbrëmje, afër Budapestit, një cigan teozof më tha se kisha qenë Apostull në jetën time të largët… Jo : Lorenzino nuk duhej ta “bënte”. Besoj, e dini, se filmi im i parë i vërtetë do të jetë San Francesco…

 

Flisje, si gjithmonë, me frikën e atyre që thonë shumë, me ankthin e atyre që dyshojnë gjithmonë në vetvete; dhe kjo me të vërtetë u takon shpirtrave të zgjedhur, pra të paktëve në kohën tonë. Vetëm kur fjalët e tua duhej të shërbenin për të lartësuar të tjerët, u jepje atyre një ton sigurie, një shkallë saktësie dhe një tingull që bëhej pak i ashpër, si gjithmonë i atyre që shqiptojnë në gjuhën gjermane, por i qartë në të pagabueshmen dhe përfundimtaren. Ti thoje për Hans Albers :

 

— Zemra e tij është aq e madhe sa i gjithë gjoksi. Dhe nën ballin e tij perandorak fshihet një inteligjencë që do t’ju habisë.

 

— Çfarë mendon për Gründgens ?

 

— Ai është i pari, ndër të gjithë. Shiko ato skena të mrekullueshme me Brigitte Helm, në serinë e gjerdanit, si quhet ? Epo, shiko, ky është arti i shkëlqyeshëm i kinemasë : dhe mendo se në skenë ai është i shkëlqyeshëm njësoj, nëse jo më shumë.

 

— Cila mendon se është aktorja më e madhe gjermane e ekranit ?

 

— Herta Thiele : Por Bergner, me Katerinën e saj të Rusisë, më jep të njëjtat të dridhura (emocione) që më dha kur recitonim në Burghtheater. Jo : Paula Wessely nuk e kanë përshtatur mirë, në Mascherata…

 

Hoqe të gjithë makijazhin, ribëje fytyrën çdo orë, ia ktheve lirisë flokët e përjetshme adoleshente, fillove të visheshe, të dilje. Të thoja :

 

— Bën ende ftohtë : nuk ke veshur më ndonjë këmishë ? A të mjafton kjo këmishë mëndafshi e lehtë ?

 

Dhe shikova trupin (gjoksin) tënd, kaq të bardhë, kaq të lëmuar, kaq të hollë : ndoshta në atë orë e keqja kishte lindur tashmë brenda teje : dhe aty fshihej.

 

— Unë, fanellë ? Ftohtë ? Të sëmurem ?

 

Ti shpërtheje së qeshuri, sikur të sfidoje diçka. Ti nuk e dije se pas teje qëndronte një Hije e tmerrshme, e heshtur, gati të të rrëmbejë, të të pushojë zemrën, si në skenën e mrekullueshme të “Jedermann-it”.

 

Luciano Ramo

blank

La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia (1935)- Homazh për Aleksandër Moisiun

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2023

“La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia” ka botuar, me 12 prill 1935, në faqen n°50, homazhin për ndarjen nga jeta të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Aleksandër Moisiu

A është shumë herët për të folur për të sot, pak ditë pas largimit të tij të papritur, gati misterioz, të heshtur ? apo është tashmë tepër vonë ?

Çfarë drite, çfarë hije, çfarë ndjesie të pakonkurueshme ëmbëlsie të hidhur ka kaluar kalimthi, me kujdes, i dorëzuar dhe i magjepsur përgjatë gjurmës së ndritur të spoteve tona ?

Sigurisht për ne italianët Moisiu shfaqej dhe zhdukej : dhe ne nuk e dimë nëse ai ishte tashmë i vdekur kur shfaqet i trembur nga duartrokitjet, i dëshpëruar dhe besimplotë, i përulur dhe i sigurt, hezitues dhe humbës, hieratik dhe felin në pikturat e pak veprave që ai ka qenë në gjendje të interpretojë për ne, ose nëse është ende gjallë me ata sytë e tij të mëdhenj plot pafundësi, me atë zërin e tij të hollë dhe të mprehtë sideral që nuk shuhet kurrë sepse ecën ecën ecën drejt të gjitha qëllimeve, nëpër kohë dhe hapësirë.

Në artin e Aleksandër Moisiut ekzistonte padyshim ndjenja mistike dhe blu e ogurit. Vdekja ishte në të, dhe kjo ishte jeta e tij : modestia ishte në të dhe ishte krenaria e tij : hollësia më e paqartë dhe eterike së bashku përbënin mrekullinë e pagabueshme të forcës së tij interpretuese.

Na dukej se na vitne nga nuk e di se çfarë largësie ëndërrimtare dhe misterioze…

Më kujtohet zakoni i tij për të riorganizuar flokët e tij të gjatë në ballin e tij të djersitur : një gjest i shpejtë, të cilin ai mezi i prekte. Kujtoj duart e tij të bashkuara në agoninë e “Kufomës së gjallë”, në atë të “Dilemës së doktorit”, në aktin e përshëndetjes së padëshiruar, duke i kthyer bebet e syrit lart drejt fundosjes së dritës së përjetshme, paqes së përjetshme, harresës së përjetshme…

Vështrimi i postit dhe i profetit bashkë, i një shenjtori anarkist, i një martiri të paskrupullt, i emocionit vëllazëror për të gjithë…

Perdja zbriste mbi atë vështrim çdo mbrëmje : një mbrëmje të butë, kadifeje, e qeshur, bindëse, shumë e ëmbël ajo ra përgjithmonë…

Dhe kemi marrë ndjesinë e shpejtë, nuk di nëse, të një përkëdheljeje apo të një thoi, që lë vetëm dritën të zbehet mbi një kujtim, që lë brazda të dhimbshme e të pashërueshme në melankolinë e shpirtit.

Rrjedhja e tij nga hijet dukej një koketë artistike e studiuar, duke lëvizur në mënyrë të pjerrët e tinëz në qoshet dhe në kufijtë e skenës, për t’u dukur krejt papritur për mrekulli, në të kundërtën e figurës, duke mbledhur gjithë dritën pajtuese të punës mbi figurën e vet.

Por Fati nuk i njeh këto artifica dinake, të cilat ndonjëherë kanë një rëndësi të caktuar në vlerësimin kalimtar të trillimit dramatik.

Fati i kompozuar për Aleksandër Moisiun, njeriun dhe aktorin, tragjedinë e thjeshtë të ekstazës së tij, dhe në dukje i hollë është sinqeriteti kalimtar.

Ëndërrimtar cigan, më në fund gjeti një qëllim. Ky synim mund të ishte vetëm një skenë e ndërtuar nga natyra midis përrenjve, krahëve, rrufeve, këngëve dhe deteve : Italia.

Rreth kësaj skene Moisiu endej i huaj : ai rrethoi skajet, i strukur në qoshe. Ai mbërriti në dritën e thjeshtë të fitores dhe u paraqit në gjunjë, me duar të shtrënguara, me kokën pak të prirur nga njëra shpatull, për të murmuritur një lutje.

Vlera ra : nuk u rishfaq kurrë. Nuk do të rishfaqet më kurrë.

Ajo tundja e lehtë e tij për të hedhur flokët biondë nga sytë tashmë ishte pothuajse pa trup dhe i ajrosur më parë. Është e kotë sot.

Por sytë e hapur e të qelqtë, të lagur nga të qara rrezatuese, me keqardhje të lumtur e mbinjerëzore, ata sy tashmë kaq larg, shkëlqejnë gjithmonë.

Nuk di si të flas për artin interpretues kur flas për këtë njeri të frikshëm që është i lehtë, i lënë pas dore dhe megjithatë kaq elegant. Unë duhet të flas për një nga mënyrat e tij, për një episod të përfunduar, për një kujtim të destinuar të zhduket… Dhe do të pengohesha dhe do të përplasesha me fjalë të pahijshme.

Ai ishte mbi të gjitha poet; ai është më shumë poet në ndjenja sesa në të thënë, në të menduar sesa në shprehje. Nga kjo dëlirësi jotrupore e tij kaq e mrekullueshme, për dikë të mësuar me linja të pastra, me vizione të kufizuara dhe të sakta, lindi pothuajse një ndjenjë hutimi, shqetësimi : madje edhe paqartësie.

Dhe ai e dinte atë. Shikoni brohoritjen të ngrihet si një haraç për Universin. Një palosje e lehtë e buzëqeshjes së tij la të kuptohej një lëvizje instinktive, ironi e shkretë, por gjithsesi mirëdashëse dhe e butë, thuajse buzët mbetën të mbërthyera për një çast në grepin e një pyetjeje shumë të vogël e të nënshtruar : — Pse ?

Ai e donte diellin, insektet, lulet, gjethet, erën, librat, gjërat e përulura, gri të varfëra. Ai i donte shumë personazhet e artit të tij si qenie të gjalla, të gjelbra, të freskëta, të gërvishtura, të thara, të vdekura, të hasura përgjatë shtegut të përdredhur dhe me pluhur.

Ai vdiq i shkathët, ende i ri, preku atë fazë që do të ishte qëllimi i tij i fundit në lulëzim; ai u tërhoq në krahë me një tundje të shkurtër, me një përkulje të lehtë, me duar të bashkuara, me mjekrën pak të mbështetur mbi supe…

Sot duket se e sheh të shfaqet sërish, si dhe duke blerë, pa zhurmë, mes nesh.

Nëse do të ndodhte kjo mrekulli, ne nuk do të tmerroheshim dhe nuk do të habiteshim. Trillimi i tij ishte natyra e tij : ishte fati i tij.

Hija dhe drita, zëri dhe heshtja, madhështia dhe modestia u bashkuan në Të duke krijuar një harmoni shumë të çuditshme kontrastesh. Më triumfues, më mbresëlënës, më i pamatshëm në mënyrë hyjnore ishte kontrasti i gjithçkaje dhe asgjëje që ushqeu fiksimin pothuajse të padukshëm të një flake të largët : i shpejtë si një top zjarri është i treti si një pikë fikse e kupës sonë shpirtërore: i padukshëm si maja e një atomi të nxehtë dhe i pamatshëm si një diell.

Vitet do të kalojnë : ato do të konsolidohen dhe do të ndahen në shekuj. Edhe emri i Aleksandër Moisiut do të zhduket…

Duket sikur sheh grepin e asaj pyetjeje ironike dhe të refuzuar që ndonjëherë i kthente buzët në buzëqeshjen e tij : Çfarë rëndësie ka ?

Duket sikur sheh ata sy të qelqtë, të cilët, duke harruar lavdinë personale të vogël, njerëzore, kalimtare, vështronin hapur dhe shumë ëmbël duartrokitjet që ngriheshin lart nga batica e turmës; gjithnjë e më lart, ku çdo gjë është bllokuar dhe e copëtuar, orteku është pluhur dhe mbetet përjetësisht rob i Kohës !

blank

Ermal Meta flet për ”La Stampa”: Dy të panjohur ndryshuan katër jetë, e imja ishte një prej tyre

Në një monolog prekës, kantautori i famshëm i programit ”Le Iene”, Ermal Meta thotë se ”dy të panjohur ndryshuan katër jetë, e imja ishte një prej tyre”, shkruan Alice Castagneri për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.

”Ndryshoi yjet e tu / Dhe nëse e provon / Do t’ia dalësh… këndon Ermal Meta në këngën e tij ”Vietato Morire”.

 

Dhe nëna e tij, Mira, u përpoq shumë për të ndryshuar fatin e saj dhe të tre fëmijëve. Dhe, pavarësisht vështirësive, ajo ia doli.

 

E arriti këtë falë dashamirësisë së dy personave, të cilët me veprimet e tyre shpëtuan katër jetë.

 

Në një monolog në programin ”Le Iene”, Ermal Meta tregon historinë e mbërritjes në Itali të nënës së tij, një e ve që u largua nga Shqipëria me ndihmën e dy të panjohurve. Është historia e një përralle që bëhet realitet, e një ëndrre që bëhet realitet. Ëndrra e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën emigrantët që vdiqën në Cutro, e njëjta ëndërr që refugjatët që përballen me kalimet me barka gome duhet të rrëmbejnë një copë paqeje.

”Ajo grua nuk i besonte askujt. Një ditë, në rrugë, një i panjohur i afrohet asaj dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson atë. Në fund të fundit, çdo gjë mund t’i ndodhte një gruaje pa burrë ato ditë”, thotë kantautori.

I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk e di se si. Ai ofron të paguajë për një pasaportë të huaj gjermane nga xhepi i tij. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. Ai kërkon vetëm foto pasaporte. Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai thotë se nuk është vetëm për të, por edhe për fëmijët e saj.

”Të nesërmen gruaja bën fotografitë dhe ia çon. Ai shkon te një falsifikator dhe një javë më vonë pasaporta është gati. I huaji i uron fat. Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe shkon të marrë tragetin që shpreson ta çojë në një jetë të panjohur. I kalon kontrollet nga policia shqiptare pa vështirësi dhe kështu, rreth orës 07:00 të ditës tjetër, anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit”, shton ai.

Në Itali, megjithatë, situata bëhet më e ndërlikuar. Para zbarkimit, çdo pasaportë kontrollohet me përpikëri.

Një oficer e kupton që letërnjoftimi i gruas është false. Ai i shpjegon asaj se nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ta dërgojë në shtëpi.

Ajo qan duke u përpjekur të mos e shohin të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi dhe ia vendos para.

”Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”, i thotë ajo.

Ai ende vazhdon, duke e shqyrtuar atë, ndërsa gruaja lutet. Papritur ai hap pasaportën dhe e vulos para se t’ia kthejë. Ajo është e lirë të shkojë. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundet.

“Ik dhe paç fat!”, i thotë oficeri duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt, por ende për t’u shkruar.

”Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Ju mund të shpëtoni dikë”, vazhdon monologun Meta.

Në një botë ku fyerjet dhe kritikat janë në rend të ditës, në rrugë dhe në rrjetet sociale, Meta ofron një lavdërim prekës të mirësisë.

Të asaj mirësie që qëndron në detaje, në gjërat e vogla, në jetën e përditshme.

Sepse edhe një veprim i vogël mund të ndryshojë rrënjësisht rrugën e një individi.

”Një veprim mund të bëjë një ditë ose një jetë më të mirë. Dhe janë ato zgjedhje që na bëjnë heronj, heronj pa emër, pa fytyrë, por që ndihemi krenarë para se të flemë”, mbyll rrëfimin e tij Meta.

blank

Premierë botërore në Opera, Eno Peçi: Muzg, për kujtimet e identitetin

Një shfaqje koreografike për muzgun e jetës që na bën të mendojmë mbi identitetin dhe kujtimet.

Është ky thelbi e premierës botërore të veprës më të re të Eno Peçit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Këpucë, pistë, kuba janë pjesë e skenografisë ndërsa vepra ngre pikëpyetje.

Vetë Peçi, kërkon të përfshijë publikun në proces duke ju ngritur pyetje pa dhënë përgjigje.

Premiera botërore e artistit shqiptar që jeton në Vjenë dhe punon në teatrin shtetëror austriak ndërthur muzikën klasike dhe tingujt e lahutës në një koreografi bashkëkohore

 

“Mua më ka interesuar tema e kujtimeve dhe e identitetit te njeriu. Çfarë ndodh me kujtimet tona të vjetra kur ne bëjmë kujtime të reja? Po nëse fshijmë kujtimet çfarë ndodh me ne dhe identitetin tonë? A e humbasim veten?  Dua të ngre pyetje dhe secili I jep përgjigjet e veta”, thotë.

Shfaqja “Muzg” e Eno Peçit vjen me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë në Shqipëri e platformës “Harabel” dhe interpretohet nga trupa e baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

blank

Berlin, Ariu i Artë për ‘Sur l’Adamant’ të Philibert

Regjisori francez Nicolas Philibert merr Ariun e Artë nga presidentja e jurisë, Kristen Stewart.

Çmimi i madh i jurisë Ariu i Argjendtë për “Roter Himmel” (fire) nga regjisori gjerman Christian Petzold

 

VOAL- “Siç e dini, njerëzit më të çmendur nuk janë ata që ne mendojmë se janë.” Në skenën e Berlinales thotë disa fjalë dhe e mbyll me këto regjisori francez Nicholas Philibert, i cili fitoi Ariun e Artë 2023 me “Sur l’Adamant”.

Çmimet më të rëndësishme iu dorëzuan më pas Philippe Garrel, Ariu i Argjendtë për regjinë e “Le Grand Chariot”. Vogëlus Sofia Otero, 8 vjeç, fituesja më e re në historinë e Berlinales, Ariu i Argjendtë për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në “20,000 specie de abejas” të regjisorit bask Estibaliz Urresola Solaguren.

Dhe “Roter Himmel” nga regjisori gjerman Christian Petzold, i cili fitoi Çmimin e Madh të Jurisë Ariu i Argjendtë. Ariu i Argjendtë për aktoren më të mirë në rol dytësor shkoi për austriaken Thea Ehre, për filmin “Fundi i natës” të regjisorit Christoph Hochhaeuser.

Në kategorinë e filmit të shkurtër, Ariu i Artë shkoi për filmin francez “Les Chenilles” të regjisorëve Michelle dhe Noel Kersewany. Ndërsa çmimi i dokumentarit të Berlinales është për “El eco” të meksikanes Tatiana Huezo.

Dokumentari “Sur l’Adamant”

“Sur l’Adamant” është një dokumentar i fokusuar pikërisht në Adamant, një qendër e veçantë e veçantë e kujdesit ditor e ndërtuar mbi një strukturë lundruese, një maune sugjestive prej druri e vendosur në zemër të Parisit, pikërisht në Seine. Një anije që mirëpret, si një lloj klubi joekskluziv, të gjithë ata që vuajnë nga çrregullime mendore. Këtu këta njerëz ndiqen, kujdesen dhe ndihmohen, por në një mënyrë krejtësisht të natyrshme për të gjetur një mbështetje. Me pak fjalë, në maune secili bën çfarë të dojë dhe jep kontributin e tij personal në masën e çmendurisë së tij. Pas një kohe, ata që e shikojnë dokumentarin e shohin krejt të natyrshme që ata që vizatojnë dhe pikturojnë të ndjejnë në një moment rimishërimin e Van Gogh-ut dhe ata që e duan citatin e kinemasë, ndoshta në mënyrë të papërshtatshme, Wenders dhe Fellini.

“Unë u përpoqa të kthej imazhin e njerëzve që shpesh diskriminohen dhe stigmatizohen”, tha më vonë Philibert, duke lexuar disa rreshta në anglisht, duke theksuar krenarinë e tij që fitoi një dokumentar. Edhe nëse nuk mund të identifikohemi me ta, vazhdoi ai, “mund të gjejmë një humanizëm të përbashkët, ndjenjën e të qenit pjesë e së njëjtës botë”.

Kush është Nicolas Philibert

Nicolas Philibert, i lindur në vitin 1951, është më i njohur për “Të jesh dhe të kesh”, një dokumentar i vitit 2002 i cili filmoi një shkollë rurale pranë Masivit Qendror Francez (Saint-Étienne-sur-Usson). Dhe kjo në periudhën nga dhjetori 2000 deri në qershor 2001. Protagonistë janë trembëdhjetë fëmijë, nga katër deri në trembëdhjetë vjeç, të mbledhur rreth figurës karizmatike të një mësuesi afër pensionit. Bota fshatare me kulturën e saj, ritmet e saj dhe jetën normale shkollore, bisedat e mësuesit me prindërit dhe nxënësit, me pak fjalë, gjithçka e zakonshme që ndodh në një shkollë bëhet e jashtëzakonshme në të vetmin vështrim në dukje aseptik të Nicolas Philibert. rsi-eb

blank

Arti i kombit kërkon pasion e sakrificë Intervistë me Artistin e Popullit Reshat Arbana- Intervistoi Neki Lulaj

Në foto Artisti i kombit Reshat Arbana dhe poeti i mërgimit Neki Lulaj

 

Neki Lulaj : Si e ka frymëzuar bota shqiptare artin tuaj gjatë gjithë jetës?

Reshat Arbana: Shqiperia ka shërbyer, si mbeshtetje dhe frymëzimpër  vëllezërit kosovarë. Interesimi zgjoi shpresat pas 1912-tës kur Shqipëria  shpalli Pavarësinë. 28 nëntor i vitit 1912 ish një festë  e gëzim i madh,një festë e re shpresëdhënëse që përcaktoi kufinjtë shpirtërorë për shqiptarë.
Duhët thenë se shqiptarët qenë të pavemendshëm kishin menduar e ishin gënjyer se të tjerët do na njihnin këtë ditë.
E kur po tretej gjuha dhe gjaku, disa burra të nderuar shqiptarë rendën pa humbur kohë, të shënonin, me kuq e zi këtë ditë të madhe. Perëndia na i kish dhënë të gjitha: Tokë pjellore, nëntokë të pasur, qiell e pyje plot shpezë, ujë e lumenj, dete plot peshq
Për fat të keq, pas 1912-tës gjysma e trojeve mbetën jashtë kufinjve, për sinqeritetin tanë të tepruar për fajin dhe orekset e Fuqive të Mëdha.
Mëma Shqipëri ishte e pafuqishme për ta ndihmuar sa duhet. Ajo u përpoq për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare. Shqiptaria kontribuoi për ushqimin shpirtëror të popullit të Kosovës mësues e profesorë shërbyen në shkollat dhe universitetet e Kosovës. Këmbimet e grupeve reciproke artistike nisën të funksionojnë me shumë sukses deri në fillimin e vitit 81.
Të paharrueshme për mua janë shfaqjet e Teatrit Kombëtar si dhe koncertet e artisike.
Të vjen keq që sot këto nisma nuk janë në nivelet e duhura. Institucionet kulturore-artistike shpresojnë të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Neki Lulaj: Si ka ndikuar ndarja në urën kulturore e shpirtërore të kombit tonë?

Reshat Arbana: Në radhë të parë lidhja shpirtërore-dhe arsimore duhet të forcohen e më mirë te arti dhe kultura Këtë punë nuk e bën asnjë mjet tjetër, por për fatin e keq intelektualet „agjerojnë“ heshtin… I tmerrshëm është fenomeni i largimit nga dheu amë në të dy krahët. Askush nuk thotë sa duhet: „Hajde ta bëjmë Shqipërinë!
Por thonë se „nuk bëhemi“. Duan të ikin të gjithë nga sytë këmbët.“
Dita e 28 Nëntorit është nga ditët më të ndritura, më e madhja ditë . Ajo vërtet festohet  në Presidencë, por në radhë të parë ajo është festa e atij që digjet-në heshtje, pa bujë e nuk sheh djathtas e majtas ,me ligësi në bisht të syrit se kë ka në krah-të majtë apo të djathtë Ku nuk punuan, ku nuk kontribuan  e luftuan shqiptarët, por me kontributin e tyre fituan të tjeret dhe jo kombi. Shpesh pyes veten!
Pse ndodhë me ne kështu xhanëm? Kjo që ndodh me ne çfarë është -fati ynë, fatkeqësia apo mallkimi? Dhamë shumë figura të nderuara për Greqinë e Turqinë, po me ta mburren kombet respektive dhe nuk i njohin për shqiptarë. Nuk dua të hidhem ne raste e hollësira-se ato dihen e njihen si raste.

Sa ndikim ka arti për bashkimin kombëtar? Kur do të ngjaj kjo?

Reshat Arbana: Bashkimi kombëtar një ëndërr e kahershme-

Hajde ta fillojmë të lehtësojmë fillimisht marrëdhëniet tregtare duke fshirë burokracitë e pengesat e pakuptueshme qe shpesh hasen, sepse :
Se janë kombe përmbi dhe
Me bashkim këta si dritë kanë dalë
Po ka qitë dreqi ,pushkë ndër ne
Mos me u ba ,dy shqiptar me i ba
At.. Gj.  Fishta .
Këto vargje të Fishtës së madh janë  shumë aktuale edhe sot. Janë bërë disa takime mes qeverive por jo gjithëshka është realizuar.Kontrata e marrëveshjet nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Ftohje dhe distancimi nga ideali i madh qe ka dashur të bëhet realitet. Shihet kur lëviz e ecën diçka. Një ditë jam i sigurtë qe ky bashkim do të ndodhë. Po sa do të zgjasë?Nuk e di shembujt janë, edhe i gjen ndër popuj te tjer. Por ne jemi mbështetësit e tij me një za!…

blank

Një sheti mbresëlenëse në Krajë të Ulqinit poeti Neki Lulaj dhe Artisti Reshat Arbana

Neki Lulaj:Ju njësoheni shpesh me heroin e Popullit Isa Boletini.
Çfarë kujtimesh keni nga ky rol ?

Reshat Arbana: Kur kujtoj figurën e Isa Boletinit në filmin „Nëntori i dytë“ mendja me shkon menjëherë tek libri i të nderuarit ,përsonalitetit të madh  Skënder Luarasi “Jeta e Isa Boletinit“.
Libri më frymëzoi e më ngriti respektin për këtë trim e burrë të madh të kombit. Isha në studime në shkollën e artit dramatik në Tiranë. Mund t‘u them se përnjëherë, m‘u ngjall një ëndërr një dëshirë e patreguar mendoja gjithmonë: “Ah, sikur të më jepej rasti ta interpretojakëtë figurë të madhe të kombit shqiptar! E çuditërisht dita erdhi. Ishte viti 1982, shtatëdhjetëvjetori i ngritjes së flamurit. Erdhi porosia nga lart : Për këtë ditë të shënuar duhet realizuar një film i mirëfilltë artistik.
Për shkrimin e skenarit ju besua njeriut të madh të letrave Dhimitër Shuturiqit dhe dhëndërrit të tij Kiço Blushi.
U zhvillua auditimi për të vendosur për aktoret dhe mua m‘u besua roli i ISAIT. Sa nuk fluturova nga gëzimi e lumturia. Filmi ishte shumë i vështirë për t‘u realizuar. Sot është tepër vështirë, shumë e vështirë dhe nuk e di nëse do mund ta bëjmë  realitet realizimin  e tij. Por organizimi i mirë dhe dëshira e madhe tek të gjithë bëri të mundur realizimin e kësaj ndermarrjeje të madhe
për kinematografinë shqiptare.
Filmi u shfaq me shumë sukses. Nuk rri dot pa qendrua ne një moment që vërtet më tronditi pas pak ditësh. Figura e Isait ishte prekur, ish shkurtuar Po përpiqem ta sjell të shkurtuar këtë moment: Kur Isait me luftëtarët e tij vazhdonte rrugën për në Vlorë, has në batalionin ndëshkimor që kishin bërë reprazalje një fshat zhvillohet një betejë mes shqiptarëve  dhe serbomalazezëve.(ku këta ja u futshin kokën ne uij pa mëshirë dhe donin ti mbytnin nga hasmerija duke harruar se ishin në gjirim te filmit) Luftëtarët e Isës ishin kosovarët e Rrashbullit (Durrës) .
Vlonjatet ishin ishin veshuur si serbo malazezë. Pasi e asgjësojnë batalionin naçallnikun e zënë rob. E sjellin para Isës, i cili po dredhte një cigare mbështetur në një shkëmb, bashkë me SALI Drenicën.
Naçallniku i drejtohët Isës:
ISA Boletini ti mund të vish në Beograd. Të marresh e të gëzosh,troje e shtëpi, etj
Isa pa ngritur fare kokën, u thotë luftëtarëve:
-Të pushkatohet
Naçallniku kthehet me forcë dhe i thotë plot urrrejtje:
„Shqiptarët s`kanë për të fituar kurrë.
Ju s`keni ditur dhe nuk dini të drejtoni shtet!
Qetë-qetë, Isa ia ndryshon ekzekutimin:
–  Të varet!
Ishte vërtet një episod i rrallë që, nëse duam ta përsërisnim, gjë që është e pamundur, duhen miliona e një mund i madh.
Sebep për ta hequr këtë episod ish vetëm një mendim,i hedhur nga dikushi. Askushi tha:
“Mos tingëllon pak keq?
Kaq u desh dhe të tjerët ranë dakord.U kërkua ky episod pas rrëzimit të sistemit, por më kot. Ai nuk u gjet kurrë. Eh, dhimbje!
Megjithate jam i lumtur, që ky film u realizua dhe i mbeti popullit.
Te falenderoj nga zemra,për mendimin dhe konsideratën tuaj lidhur me pjesën me të rëndësishme për një aktor. Edhe ky mendim i juaji një vlerësim artistik, profesionalisht i goditur që e shprehin dhe shumë te tjerë. Sot edhe unë kam kuptuar se statura (trupi) zëri, forca e brendshme e një aktori janë armët më të rëndësishme për artistin.
Vetëm duhet thënë që ka edhe aktorë që nga fiziku nuk janë të mëdhenj. Zërin nuk e kanë të fortë dhe portretin pa ndonjë veçori dhe të mbërthejnë në skenë apo film me interpretimin e tyre.
Çfarë i bën këta të mëdhenj e të vlerësuar? Çfarë i veçon?
Është forca e tyre e brendshme emocionale, besimi që kanë në atë që thonë, në atë që bëhet dhe nga mënyra si e bëjnë  e ndërtojnë rolin ndihmuar nga aktorët e mëdhenj.

blank

Nje diskutim miqësor për librin e Fahri Musliut Bekim Fehmiu Odiseu i Kosovës

Neki Lulaj:
Si e përjetoni si artist mirënjohjen e kombit për atë që bëni?
Çfarë ka mbetur në kujtesën tuaj nga teatri?

Reshat Arbana:Të falemindërit, profesor poeti Neki Lulaj, për vlerësimin që më beni.
Unë përpiqem të jem gjeografia e terë shqiptarisë . Me mberthen nostalgjija, kur më bejne këtë
Çfarë ka mbetur në kujtesën  time nga aq teater.Fare thejesht mund të përgjigjem:Ajo plajadë e mrekullueshëm aktorësh që mbante brënda mureve të tij ai institucion me vlera kombëtare.
Figura që për mua janë një gjerdan i artë. S`dua të përmend emra, se nuk dua të harroj ndonjë. Ka mes tyre që edhe pse mund të keët luajtur në role episodike është ngulur thellë ne mendjen time dhe spektatorit. Shkolla vërtet ka meritat e veta, por teatri me kolosët e tij ka qenë për mua shkolla më e lartë e më e madhe ,nga vlerat.  Mësova në  teatër se si realizoheshin ato elemente që kishim studiuar në shkollë,në skenë aty mes partnerëve. Mësova si te eci normalisht , në skenë, si të dëgjoj partnerin si ti flas, si t‘i përgjigjem, si të mbaj qëndrimetj….etj elemente të një rëndësije të veçantë për një aktor.

blank

Vizitë varrit të Ymer Prizrenit Kryetar i parë i Shqipërisë se katër vilajeteve Reshat Arbana dhe Neki Lulaj

Neki Lulaj: Cili ka qenë vlerësimi më i madh që keni marrë?

Reshat Arbana : Jam i lumtur pa diskutim.I gëzoj të gjitha nderet dhe vlerësimet nga organet e fushës së artit dhe të shtetit. Mbi të gjitha, vlerësimet më të larta e me  të ndjera i kam nga populli im, të cilit i përulem përjetësisht.
Nësë do ulesha ndonjë ditë e të shkruaja ndonjë libër për përshtypjet, urimet e falënderimet që marr nga populli, do duhej kohë, kohë, e libër voliminoz, sepse vërtetë ato janë pa fund.Çdo herë shumë çdo ditë që dal në pazar kur ndodhem në ambiente të ndryshme, takimet me popullin janë emocionuese.
U duket e pabesueshme një rast i veçantë që më takojnë e që më kanë aq pranë. Këto raste janë vërtet të përditëshme. Njerëzit janë të kategorive të ndryshme.
Ato bëhen burim frymëzimi e të shtyjnë që akoma të bësh më shumë për ta. Kjo temë kërkon shumë kohë, sepse shumë e pa fund janë fjalët e zemrës që u dalin nga shpirti me dashuri e mall të patreguar.

blank

Një kafe dhe bisedë miqesh në Tiranë poeti Neki Lulaj dhe Artisti Reshat Arbana

Neki Lulaj: Çfarë keni marrë nga jeta në një kohë që i keni dhënë shumë asaj?

Reshat Arbana : Nuk kisha deshirë ta mbyll këtë intervistë pa renditur edhe ndonjë pakënaqësi apo vlerësim i munguar. Dëgjo miku im; Punuam e nuk përtuam në jetë, sakrifikuam e u lodhëm u përpoqëm e luftuam të keqen-sjelljet komportimet, marrëdhëniet njerëzore dhe komunikimi mes njerëzve.
Përfundimisht,vlersimet e nderimet respekti ,me i madh sigurisht,është nga populli -pa diskutim ndaj i perulem me plot respekt atij i jam borxhli për jetë.
Vetë filmi artistik i ketyre ditëve të cilin jemi në përfundim të gjirimit me titull“Vdekja le të pres“ ka dmth. e vet.

Një kafe pas Intervistës në shtëpinë e të shumë çmuarit Reshat Arbana fror 2023

Biografia e Artistit të Popullit Reshat Arbana
Lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri.
Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.
Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu” pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.
Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.
Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhërin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori i Dytë” organizuar në kuadrin e Javës së Kulturës Shqiptare me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: “Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë.”
Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.
Filmat e luajtura në Kosovën e pas luftë herë si Bajram Curr,e herë si Isa Boletin nga cilësija dhe numri veç sa ja shtojnë namin e krenarinë kombëtare ketij artisti të madh.Kurse filmi artistiki ketij viti 2023 qe pritet se shpejtë të përfundojë se gjiruari me titull“VDEKJA LE TE PRES“ka një dmth të madhe dhe një mesazh shumë të çmuar.
I uoj jetë të gjatë dhe e falenderoj Artistin e Kombit Reshat Arbana për recitimin, interpretimin e poezive te mia dhe për këtë intervistë
Tiranë, shkurt 2023

blank

Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale.

Një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi, pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika Luca iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

blank

 

KUSH ISHTE LUCA
Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962.

Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor.

blank

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

 

Mimika Luca interpretoi gjithashtu edhe në 12 filma artistikë, si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

blank

 

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.bw


Send this to a friend