VOAL

VOAL

THJESHT ATDHEDASHURI – TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

February 3, 2017
5 Comments
  • author avatar
    Arben Mezezi 7 years ago Reply

    Bravo Kultura shqiptare Inteligjenca e larte Shqiptare Bravo Skender Bucpapaj .Te lumt …Ishalla ky shkrim I bukur me plot zemer patriotizem e inteligjenc lexohet nga cdo shqiptar .Respekt .

  • author avatar
    Tahir Bezhani 7 years ago Reply

    Keta brenda qe na drejtojne, qe dine te shtjerrin germazet e tyre per karriket e tyre, postet e te mirat tjera te shtetit, nuk u leshojne vendin atyre qe dine te drejtojne shtetin e popullin sepse mbesin duarthate….
    ju, i nderuar Skender, qe moti jeni xixa me e dukshme e personalitetit te ditur kombetare qe keni vizion te ecjes perpara. Deshmojne veprat Tuaja. Prandaj eshte fatkeqsi e jona qe nuk te kemi ne balle te vendit qe te shijojme lirite e merituara….
    Te pershendes me zemer te sinqert! Rrespekt Skender Buçpapaj!

    TB. Smolice- Gjakove

  • author avatar
    Llazar Vero 7 years ago Reply

    Shume e bukur dhe e thjeshte Atdhedashuria.Dhe sa e veshtire per ta kuptuar.Ju faleminderit Skender !

Komentet

Çështja çame kërkon zgjidhje brenda standardeve të BE-së Nga Isuf B.Bajrami

Udhëheqësit e BE-së, si pasues të iluminizmit për të drejtat universale të njeriut, duhet ta këshillojnë mirë Greqinë për përparësitë që duhet t`i japë institucionalizimit dhe konsolidimit të proceseve dhe qëndrimeve demokratike, në mënyrë që një kuadër politik i stabilizuar të mund të eliminojë krizat. BE-ja duhet të artikulojë qartë, për sa kohë në këtë vend do të funksionojë një strukturë ligjore dhe një qeverisje që respekton të drejtat e njeriut, drejt qëllimeve të demokracisë. Parë në këtë këndvështrim, toleranca e BE-së pa kushte për këtë vend anëtar të saj nuk të çon asgjëkund. Politika e të drejtave të njeriut, e cila po merr shtrirje globale, duhet të mbështetet në një bindje të fortë racionale, nëse duan që demokracia të mbijetojnë edhe në Greqi.

Në Greqi, kombësia dhe shtetësia vlerësohen në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo nga karakteristikat kryesore të kombësisë, si gjuha dhe kultura.

Greqia edhe sot nuk njeh minoritete në territorin e saj dhe injoron në mënyrë absurde dhe të pandërprerë të drejtat legjitime të popullsisë autoktone çame. Mbi 300 mijë çamë të besimit ortodoksë jetojnë në rajonin e Thesprotisë, flasin shqip brenda shtëpive dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar, por askush nuk i njeh si grup etnik, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje, nuk kanë asnjë status, asnjë shkollë në gjuhën shqipe.

Çështja çame është e njohur qysh me traktatet e vitit 1913, por grekët, me gjenocide dhe spastrime etnike, dëbuan çamët, duke kujtuar kështu se e mbyllën përfundimisht problemin me shqiptarë.
z.Rama,Ju tregoni mohim për një pjesë të qytetarëve tuaj me origjinë çame, duke mos u dhënë atyre minimumin e respektit si persona të pavarur për të gëzuar të drejtat dhe pasuritë e tyre, i cili do të ishte një kusht qytetarie në një shoqëri me një minimum dinjiteti.

Çamët të cilët jetojnë në Shqipëri,janë nënshtetas grekë, pasi kështu figurojmë në regjistrat e gjendjes civile në Thesproti (Çamëri). Dekreti për heqjen e nënshtetësisë nga Qeveria shqiptare në vitin 1953 është në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe konsiderohet si një veprim i paprecedent.

Trajtimi mohues dhe i vazhdueshëm, në të njëjtën linjë me qeveritë greke, trajtimi jodemokratik i kërkesave legjitime të kësaj popullsie është jo vetëm një politikë e keqe, por tregon edhe një mungesë themelore respekti për institucionet evropiane dhe institucionet ndërkombëtare të së drejtës.

Greqia duhet të zbatojë standardet e BE-së për çështjen çame dhe për çështjet e tjera të minoriteteve dhe t`i referojë ligjet e saj në përputhje me këto standarde.

Çamët janë qytetarë të civilizuar dhe komunikues, që e vlerësojnë të shprehurit e vetvetes, të formimit të opinioneve dhe të planeve për jetën nëpërmjet dialogut racional.

Çamët kërkojnë që në sistemin e rendit të lirisë edhe çamët të fitojnë statusin e të drejtave themelore, domethënë t`u akordohet një mbrojtje, siç është parashikuar në konventat më të njohura ndërkombëtare, që Greqia i ka firmosur me servilizëm.

Të shkelën të drejtat natyrore të një personi ose të një popullsie të tërë si në rastin çamë,do të thotë ta degradosh atë person dhe atë grup në një mënyrë mizore.

Greqia po e vazhdon edhe sot logjikën e mbrapshtë diskriminuese, gjersa nuk pranon në asnjë rrethanë të negociohet për problemin çam, duke deklaruar me nervozizëm se ky problem nuk ekziston! Qeveria greke, ka një besnikëri (monstruoze) morale ndaj së kaluarës aspak të lavdishme të dhunës e spastrimit etnik, përderisa krenohet në sheshet publike të kryeqytetit me përmendore të kriminelëve si Napoleon Zervas.

Çdo grup etnik apo krahinor ka të drejtën e ruajtjes jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të identitetit historik dhe të krenarisë racore, por edhe të drejtën për të poseduar pronat e tij të trashëguara. Madje duhet të zotëron edhe të drejtën dhe detyrimin për të gjeneruar nga këto prona të ardhura e të mira materiale për vete.

Popullsia çame, duke u rikthyer në territoret e saj, synon brenda një etniteti politik jo vetëm të drejtën e posedimit të pronave, por edhe të vendimit për gjithçka që ka të bëjë me identitetin e tij (arsimin, artin, kultin e së kaluarës) gjithnjë duke mbetur besnik ndaj Atdheut të tyre autokton. Rajoni i Çamërisë, mjaft pjellor e i begatë, nga keq-qeverisja greke është vënë në gjendje “inkubacioni” disavjeçar, duke mbetur pothuajse i pazhvilluar, në varësi të politikave të ndjekura, që përkthehen në përbuzje shtetërore dhe nënvleftësim i territorit, edhe pse është një parajsë e vërtetë jo vetëm turistike, por edhe ekonomike. Ato do të sjellin vetëm përfitime në favor të së mirës së përgjithshme.

Çamët kërkojnë dhe janë të bindur se me hir apo me pahir, por gjithmonë në rrugë demokratike, do të kthehen në trojet e tyre autoktone shumë shpejt, pasi asnjëherë shteti grek nuk do të jetë i justifikuar duke vepruar në kundërshtim me të drejtën çame.

Vend i Lekës,07.02.2025

MASKARADA PARAZGJEDHORE – ABUZIMI I VRAZHDË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që ligjërisht përcaktohet në një afat një mujor. Ky është abuzimi i parë. Vardisja e bujëshme përgjatë fushatës, shumë mijëra ditë pune të humbura, është abuzimi i dytës. Shpenzime enorme organizative, agjitative është abuzimi i tretët.
     Populli në përgjithësi dhe dhe KQZ, në veçanti, ka porositur për lista emërore të pastra, pa cene. LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka zbatuar, besnikërisht, këtë kriter bazë. Ndërsa PAN-i, (lexo – partitë banda: PDK, AAK, NISMA), listat emërore i kanë të pista. Një deputet i CDU të Merkelit, deklaroi  në Bundestag-un gjerman se “kur i jep dorën një zyrtari i lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë duart e lyra me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre, kundërshtarë politikë”. Pa i paragjykuar kandidatët e rinj, rishtarë, garda e vjetër, e ricikluar, janë rrast të kriminalizuar. Eksponentët  e tyre partiakë përballën me hetime, arrestime, dënime, por edhe lirime të parakohshme dhe kurrë me pafajësi meritore. Ndërkohë që betohen se listat e tyre janë “të pastra si loti!” Në një shtet normal assesi nuk do të lejoheshin të jenë persona publik, thjeshtë, si pjesë e një -Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale-, që kanë përgjakur Kosovën. Për partizat tjera shqiptare apo ato minoritare, nuk e di dhe nuk flas dot.
     Kosova ndodhet para proceseve delikate dhe, qëllimisht, të koklavitura dhe të zvarritura, tërësisht, të panevojshme nga ndërkombëtarët. Përndryshe, me shpalljen  e pavarësisë në kufijtë e saj, madje të njohur ndërkombëtarisht, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi i Kosovës duhej konsideruar i mbyllur.
     Opozita PAN-iste, përgjatë këtij 4 vjeçari, e mësuar me mrizmin kafshëror në pushtet, duke mos e duruar opozitarizmin, është bërë palë me Serbinë, në luftimin e qeverisë, me qëllim të rikthimit në pushtet, bilëz, qysh në muajt e parë të qeverisjes të saj. Të gjitha veprimet për shtrirjen e sovranitetit, njësoj si Serbia, i quanin demagogji, me qëllim të përfitimit të elektoratitit!
     Opozita PAN-iste ka aktivizuar SHIK-un e saj kriminal. Mjafton ta kujtojmë fushatën në Ferizaj, ku eksponentët e SHIK-ut ishin skajshëm aktiv.
     LDK-ja e drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, përgjatë gjithë fushatës, është shquar për përformancë të shkëlqyer në të gjitha paraqitjet publike. Sjellje korrekte dhe pjesëmarrje masive, që na kujtojnë kohët e shkuara, të kryezotit të LDK-së Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
     Akademik Kujtim Shala, sqaroi se shprehja, në zemërim e sipër, për Kurtin, lidhur me dialogun në Ohër, e cila konsiderohet si lapsus, edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, e quan -non paper-, është një aksident.
     Përfolja për kryetar Lumirin , lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Rugovës, nuk është aksident, por çështje teknike. Megjithatë, kjo dilemë e stisur tek qytetarët, duhet sqaruar dhe hequr, qoftë edhe përmes zëdhënësit të LDK-së.
     Çështja e slloganit -për ndryshimin-, mendoj se ky ndryshim ka ndodhur në Kuvendin e 10-të të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përndryshe, po të vazdohej me klanin e Isa Mustafës, LDK-ja sot do të duhej të luftonte për të arritur pragun e 5 %-shit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, kur LDK-ja mori vetëm 10.5 %, pasi dy partizat tjera ishin hisedare. Askush nuk është i pranueshëm për të gjithë qytetarët, përfshi edhe kryetarin Lumir Abdixhikun. Por, gjithësesi, zgjedhja e tij, me votim të fshehtë dhe demoktatik, madje nga një Kuvend mjaft selektiv i klanit paraprak, dëshmon se ishte fitues meritor. Megjithatë, jo vetëm nga ndoca të anashkaluar, më saktë, të lënë jashtë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjthshëm të LDK-së, por edhe brenda saj, kryetari vazhdon të sfidohet, madje të sabotohet! Dhe, sabotimi i kryetarit, është sabotimi i partisë. Miqësinë me PAN-in nuk e harrojnë dhe nuk e fshehin as dëshirën e koalicionit me atë!
     Mjedisi politik i Kosovës, ësht i kontaminuar, deri në helmim. Nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur, por le ta kujtojmë Presidentin Rugova: “Zgjodhëm të keqen më të vogël, por jo edhe më pak kriminale!” Të thuash se LVV është më e keqe se PAN-i, vrastar i FARK-ut dhe të LDK-së, është sa jo reale, aq edhe e marrëzishme.
     Profesor Kujtim Shala çështjen e koalicionit e la të hapur: “Njëherë të fitojmë zgjedhjet, pastaj flasim për koalicionet. Kushti i LDK-së është posti i kryeministrit, përndryshe do të jemi opozitë aktive dhe konstruktive”.
     Përflitet se me hile është vënë një klauzolë, e brendshme, nëse LDK mbetet e ranguar e treta, kryetar Lumiri duhet ta lerë kryesimin  e LDK-së! E çfarëdo përmase që të jetë humbja e radhës, qoftë edhe fundit, Lumiri assesi nuk mund të fajësohet. Sepse shthurja e LDK-së filloi pas shuarjes të Presdentit Rugova dhe sidmos me shuarjen e aktivave, ndryshimin e statutit të saj. Përndryshe, Lumiri e ngjalli, e ngriti nga hiri, e ringjalli partinë në prag të shuarjes, duke e zënë vendin e parë, në zgjedhjet komunale, me 9 (nëntë) komuna të fituara.
     Edhe nëse LDK-ja nuk do të arrijë rezultatin e pritshëm, në zgjedhjet e 9 shkurtit, assesi nuk duhet të bie në dëshpërim. Përkundrazi, duhet ta vazhdojë mobilizimin, angazhimin aktual, sikur në një kohë të afërm do të jemi para zgjedhjeve të radhës. Për ndryshim nga partitë-banda të PAN-it, të cilat as që provuan të nismojnë reformat, edhe pse qenë po aq humbëse sa edhe LDK-je, sepse krimet numerike vrastare e hajnore, ia pamundësojnë çfarëdo ndërmarrje për reforma, ngaqë eksponentët e këtyre subjekteve politike kanë vepruar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Dhe, “hiq një kashtë, e dali gjashtë”, – thotë urtësia.
     Ndërsa LDK-ja e përjetoi rëndë humbjen e pritshme, të shkaktuar nga një klan, brenda kryesisë të LDK-së, duke anashkaluar me mos përfillje elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e partisë! Një guxim i tepëruar i lidershipit skandaloz, i cili, për gjëmë e shkaktuar LDK-së kurrë nuk tregoi pendesë dhe as nuk kërkoi falje LDK-së dhe popullit të Kosovës, për ekzekutimin e djemëve dhe burrave më të mirë të Atdheut!
     Lidershipi aktual, fitues apo humbës të zgjedhjeve, të 9 shkurtit 2025, duhet të bëjë analizë të thellë, të sinqertë e profesionale, të zikzakeve të LDK-së të pas Rugovës, kryesisht, humbjeve, pa asnjë fitore, përmes një debati të hapur dhe shumë të përgjegjshëm. Të vazhdojë reformat partiake, të lëna në gjysmë, gjë që po i kushtojnë shumë partisë, madje deri në ngulfatje. Guidë duhet të jetë rugovizmi, si rruga gjithnjë aktuale dhe e dëshmuar si shumë e suksesshme. Ndoshta, si risi, nëse arrihet pajtueshmëri për lejimin e fraksionit të brendshëm e tipit gjerman, CDU-CSU, të cilat funksionojnë, harmonishëm, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, lë të shtohet edhe kjo në statutin e partisë.
     LDK-ja, në fushatën e tanishme, solli standarde të reja të organizimit dhe të veprimit fushator. Kjo ka krijuar një bazë solide, që, në mos tani, për zgjedhjet e radhës, ka krijuar një premisë favorizuese, për ta avancuar LDK-në në vendin e parë, duke e rikthyer atë në kryzonjë, si në epokën rugoviane.
     Një shembull paraprijës, se si mund të ngritet një parti politike, e shkuar në prag të humbjes, katër vjet më parë, fituese bindëse e zgjedhjeve lokale, në vitin 2021. Kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati, me ekipin e tij simpatik dhe ia doli me shumë sukses, duke krijuar një standard të ri zgjedhor dhe punues. Përformanca e udhëheqjes komunale, u shpërblye më vendin e dytë, në nivel të Republikës të Kosovës.
     Pamëdyshje, Kosova është para proceseve, sa të rëndësishme, aq edhe të rrezikshme, të stisura nga Serbia me aleatët e saj, armiq të Kosovës. Për çudë, edhe shtetet e Quintit, ranë nën ndikimin e propagandës serbo-ruse dhe ngulmojnë me kërkesa absurde, siç është krijimi i Asociacionit, i konsideruar si – kancer i Kosovës -, nga ekspertë të botës akademike nga SHBA, Anglia, Gjermania, Austria, Holanda dhe shtete tjera evropiane dhe ballkanike. Për këtë fatalitet i referohen krijimit të Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke mundësuar themelimin e “Republika Srpska” atje, e cila ka asfikësuar shtetin boshnjak.
     Këtë krijesë fantazmë e ka kundërshtuar LVV dhe, së fundi, edhe LDK-ja. Ndërsa partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, PDK-AAK-NISMA, janë zotuar se me marrjen e pushtetit, do ta krijojnë Asociacionin. PAN-istët, njësoj si shefi i tyre, Hashim Thaçi, duke qenë të shantazhuar me dosje të bollshme e faktike kriminale, në këmbim të lirisë personale e grupore të tyre, janë të gatshëm për të pranuar çfarëdo zgjidhje, qofshin edhe “kompromise të dhimbshme”, siç thoshte përsëritshëm Hashimi. Dhe, kjo ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjeve fatale të Demarkacionit dhe të “Zajednicës”.
     Në sulmin frontal kundër LDK-së, është angazhuar PAN-i, me aleatët e tij. Ata vazhdojnë ngritjen artificiale të kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Kur LVV, me slloganin adekuat: “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, më 29 shtator 2018, organizoi protestën më të madhe, të të gjitha kohërave, gjymë-milionshe, kundër bandës shtetërore e pushtetare, të kryebandit, Hashim Thaçi, lakejtë e Hashimit, kuadro  të tij, Bedri Hamza, Rashit Qala, Abelard Tahiri, e shoqëronin atë, në varkën e kriminelit Radoiçiq, nën mbrojtjen e banditëve të tij. Kjo protestë ishte një parathënie, se “komandantët” pa ushtarë, sabotues të paqës dhe të luftës, mujshorë, vrastarë dhe hajna, duhet të zinxhirosën.
     Përgjatë gjithë fushatës, partitë-banda të PAN-it, thirrën në luftën e pa bërë, amnistojnë krimet dhe kriminelët, pa thënë asnjë fjalë keqardhje për 1826 vrasjet politike, kryesisht, kundërshtarë politikë shqiptarë, si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së; gazetarë të luftës; por edhe  brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën në perspektivë.
    Tashmë, dihet botërisht se LDK-ja e bëri paqen dhe luftën. Ajo e financoi bukën dhe Luftën e Kosovës. Por që LDK-ja po i heshtë faktet!? Ndërkohë, këto atribute po i përmendin dhe përsërisin, madje në çdo tubim subjektet e PAN-it, pa harruar as “shtet-ndërtimin” e tyre. E vërteta është se njëfarë “UÇK-je të LPK-së”, të themeluar në “Bllokun e Zi” të Tiranës, kurrë nuk e futën në luftë. Përkundër, ata sabotuan  luftën dhe i akuzojnë për tradhti katërshën e zezë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas renditjes të pozitave në atë kohë, duke i akuzuar për tradhti. Këtë e thonë themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshi edhe Jakup Krasniqin, më i zëshmi.
     Druaj se kompozimi i qeverisë pas zgjedhjeve, mund të bëhet problematik, krizë qeveritare. Rikthimi në pushtet i “komandantave” kriminelë dhe hajna, do të ishte gjëmë për Kosovën. LVV, e cila di dhe mundë të tubojë gjysmë milioni njerëz në protestë, vështirë që do ta dorëzojë pushtetin tek njerëzit e shantazhuar nga Serbia me aleatët e saj. Dorëzimi i pushtetit tek ata, pra, PAN-i, është parathënie e bërjes të Serbisë hisedare në Kosovë, rrjedhimisht, dorëzimin e një pjese të territorit të saj Serbisë agresore. Kjo është provuar, madje, katërcipërisht, në rastet e nënshkrimeve të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me fqinjët lakmitarë dhe veprime tjera, nga pushtetari dhe shtetari, rrast i shantazhuar, me dosje të krimeve faktike, Hashim Thaçi dhe “komandantët” e tij.
     Një porosi-amanet e Rugovës ishte: “Njerëzit e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në pozita të larta shtetërore e pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, për Atdheun! “Uroj që LDK-ja të jetë e përgjegjshme dhe assesi të mos bëhet palë me bandën e PAN-it dhe SHIK-ut vrastar të saj. Edhe nëse subjektet politike, rrast të kriminalizuara, përdorin armën e fundit bojkotin grupor, për pengimin e krijimit të qeverisë paszgjedhore, LDK-ja, me asnjë çmim apo joshje, nuk duhet të bëhet pjesë e skenarit të zi dhe thellësisht kundra-kombëtar.

NDËRSA NË WASHINGTON KUJTOHEN MARTIRËT E KOMUNIZMIT POLITIKANI BRITANIK ANDREW ROSINDELL JEP MESAZHIN E TIJ NË “VENDIN E DËSHMISË DHE KUJTESËS” NË SHKODËR Nga Frank Shkreli

Ishte vërtetë nder i madh për ne — thuhet në portalin e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington – që të presim këtu në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Washington, Ipeshkvin Salvatore Cordileone, Ambasadorin Sam Brownback dhe Dr. Katrina Lantos Swift (e bija e ish-kongresmenit të ndjerë Tom Lantos i cili ka punuar aq shumë për Kosovë e për Shqipëri, sa ishte gjallë) – me qëllim për të zhvilluar një bisedë shumë të nevojshme për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithsi www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 — Në një sallë të mbushur plot me pjesëmarrës në këtë bashkbisedim të rëndësishëm, bashk-organizuar para dy ditësh — në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit — nga Instituti Papa Benedikti i XVI dhe Organizata Ndërkombëtare e Lirisë së Fesë, morën pjesë edhe përfaqsues të Komunitetit Shqiptar të Arkdioqezës së Arlingtonit, jo larg Washingtonit. Përfaqsuesit e komunitetit shqiptar në Virxhina kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirve shqiptarë të fesë nën komunizëm. Me një theks të veçant dhe me emocione u përmend rasti i Kardinalit shqiptar Ernest Troshani simbol i rezistencës kundër komunizmit– i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Merita McCormack (Bajraktari) në një komunikim me mua e cilësoi takimin si “Një ngjarje me rëndësi dhe emocionues për komunitetin shqiptar në Washington me rrethina… E ndjejë veten të privilegjuar që takova folësit kryesorë të këtij takimi. Por edhe për mundësinë që m’u dha të ndajmë me të pranishmit historinë e martirëve të komunizmit në Shqipëri, ndërsa u shpërndamë pjesmarrësve karta lutjesh në anglisht për martirët e komunzmit shqiptar. Ishte për ne (komunitetin shqiptar në Virxhinia) një ndjenjë krenarie morale dhe mendore, veçanërisht, kur që në fillim të konferencës, Senatori Sam Brownback foli mbi përvojën dhe persekutimin e klerikut të përvuajtur, Kardinalit shqiptar Ernest Troshani nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa fjalimi u pasua nga pjesëmarrsit e interesuar me pyetje-përgjigje mbi viktimat fetare të komunizmit në Shqipëri”, tha përfaqsuesja e Komunitetit shqiptar në Arlington të Virxhianas, Merita Mc Cormack (Bajraktari) për takimin përkujtimor të viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat e komunizmit shqiptar, që u mbajt këto ditë në Washington.
khttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 …

Është interesant se si klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve të kaluara nuk i shikon viktimat e komunizmit si të denja të kujtohen, ashtu që të mos harrohen, me qëllim që ato krime të mos përsëriten më. Shpesh herë në shkrimet e mia modeste kam venë në dijeni lexuesit shqiptarë për masat serioze që kanë marrë vendet perëndimore dhe ato ish-komuniste – ndryshe nga Shqipëria por edhe Kosova – për të kujtuar viktimat e komunizmit në vendet e tyre dhe në botë. Konferenca e ditëve të fundit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në kujtim të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës ishte në vazhdën e lloj-lloj aktivitetesh që janë organizuar në nivele private dhe zyrtare — por edhe në nivele shtetërore e federale — anë e mbanë Amerikës, përfshi edhe vendimet legjislative në kujtim të vikitmave të komunizmit anë e mbanë botës – me qëllim që brezat e ardhëshëm të mos harrojnë krimet e komunizmit jo vetëm të shekullit të kaluar por edhe sot, anë e mbanë botës. Kujtimi i viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës, kujtohen edhe në Amerikë, megjithse komunizmi si ideologji zuri rrenjë në këtë vend dhe nuk u vendos kurrë në Shtetet e Bashkuara si një regjim sundues. Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, mbretëron heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit — shqiptarët nuk duhet të heshtin por të kujtojnë dhe të dënojnë krimet e sllavo-komunizmit aziatik kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve dhe të distancohen, zyrtarisht, njëherë e mirë nga ajo periudhë e trashëgimie vëllavrasjeje shqiptare, ashtu siç ka bërë bota perëndimore.

Ndërkohë që këto ditë në Washington u kujtuan viktimat e komunizmit në botë, përfshir viktimat e regjimit komunist të Shqipërisë, si pjesë e një vizite në Shqipëri dhe takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr Sali Berisha në Tiranë – ditët e fundit, një delegacion i konservatorëve britanikë vizitoi edhe Shkodrën. Sipas lajmeve vendore nga qyteti verior i Shqipërisë, kryetari i delegacionit të konservatorëve britanikë, Andrew Rosindell shfrytëzoi rastin për të vizituar në Shkodër, “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve më famëkeqe të komunizmit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, për të mos thënë përfshir edhe Ballkanin e Evropën. Gjatë vizitës së tij në Shkodër, parlamentari konservator britanik nuk la asnjë dyshim se cili është qëndrimi i tij mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe thirrja e tij për të mos harruar atë histori të tmershme për shqiptarët. Ai citohet nga mediat vendore ta ketë arsyetuar vizitën e tij në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër me këto fjalë:

“Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse”, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”, se përkujtimi i viktimave të komunizmit është me rëndësi, për Shqipërinë dhe për botën:

“Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri”, tha ai ndër të tjera, gjatë vizitës së tij në Shkodër.

Ndërsa klasës politike shqitare të tre dekadava të kaluara, që sot e kësaj dite refuzon të distancohet dhe, zyrtarisht, të dënojë krimet e komunizmit enverist, politikani konservator britanik, Z. Andrew Rosindell, si kundërshtar i komunizmit që deklarohet, shprehu shqetsimet e tija se si dhe pse “socializmi vazhdon ende të mbizotërojë në Shqipëri”.

“Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”, është shprehur politikani britanik nga Shkodra.
Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë mbetet e lidhur dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!

Frank Shkreli

 

Republika e Shqipërisë: shtet që nuk nderon pikënisjen e vet (Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së parë)- Nga Ekrem Spahiu

Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht konstituon Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi të mos përgjigjen fare, ndërsa historianët ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë.

Pa disponim politik, por thjesht dhe vetëm në respekt të historisë, ashtu si është zhvilluar, askush nuk mund të kundërshtojë se:

Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Shqipëria ishte përcaktuar si principatë, pra, shtet monarkik. Kongresi i Lushnjës e konfirmoi këtë formë regjimi, por, derisa të zgjidhej çështja e mbretit, vëndin e tij do ta zinte Këshilli i Naltë, i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit dhe këto ishin të shprehura në statut. Ndër të drejtat kryesore statutore ishte: “Këshilli i Naltë zgjedh Kryeminstrin dhe emnon këtë dhe ministrat e zgjedhun prej tij”. Në 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër.

Sidoqoftë, për arësye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asamblea Kushtetuese, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la République élu par l’assamblée nationale” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.

Zogu erdhi në fuqi me një program të qartë politik. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej Ministria e Luftës dhe në vend të saj krijohej një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë”.

Ishin kohë të mjegullta. Revolucioni i Tetorit në Rusi, kishte krijuar raporte të reja forcash, të cilat nuk ishin më vetëm gjeopolitike, por edhe ideologjike, madje të institucionalizuara e të përfaqësuara nga një instrument shtetëror. Një ndarje e tillë mbi baza ideologjike ndodhte për herë të parë në historinë e njerëzimit. Nisur nga madhësia dhe potencialet e Rusisë, si dhe nga fakti që një ideologji e re dhe e paprovuar zakonisht bëhet atraktive, bota po përvijohej dalëngadalë në dy grupime të mëdha: nga njëra anë, grupimi i ri ideologjik komunist dhe, nga ana tjetër, grupimi i të djathtës tradicionale.

Në këtë kuadër mund të lexohet më mirë e më qartë edhe ndërmarrja e Ahmet Zogut për t’i dhënë fund kaosit disavjeçar (në një periudhë prej vetëm 7 vjetësh pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, do të ndërroheshin 14 qeveri), ku pati më shumë vakum pushteti, sesa ushtrim pushteti; më shumë mungesë stabiliteti, sesa stabilitet e siguri dhe, rrjedhimisht, më shumë pasiguri kombëtare.

Ndërkohë, kërkohej zgjidhja e duhur për t’i prerë rrugën depërtimit të ideologjisë komuniste dhe për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur me Europën. Këtyre qëllimeve u shërbeu hartimi dhe miratimi i Statutit Themeltar me atributet e kushtetutës, përmes së cilës Shqipëria shpallej Republikë, me veçorinë që Presidenti i Republikës do të kryesonte edhe qeverinë. Pushteti legjislativ u nda në dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati, një praktikë parlamentare e praktikuar për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, u hartua një ligj me disa aspekte moderne për kohën lidhur me zgjedhjet parlamentare. Kështu, vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Gjithsesi, nisur nga kushtet kur Shqipëria u shpall Republikë, nga tradita e mangët parlamentare dhe nga nevoja për përqendrim pushtetesh, legjislacioni i vendit kishte edhe kufizimet e tij. Por, ky popull i vuajtur dhe thuajse për vite të shumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes që menjëherë i dhanë qeverisë së Zogut kancelaritë e Europës. Do të ishte pikërisht Anglia, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila e njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.

Presidenca e Republikës shtroi, kështu, themele mbi të cilat, pas vetëm pak vitesh, do të ngrihej mbretëria që do të përfaqësohej nga i njëjti personalitet.

Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “Republiken Shqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptar përpara Luftës së Dytë Botërore. Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqiperisë më 11 Janar 1946, jo më 31 Janar 2025!

Ndërkohë, shteti demokratik shqiptar konstitucionalizon që në Nenin 1, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Një handikap kulture politike kombëtare, kur shohim se “Dita e Republikës” renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë.

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon pasuri të paligjshme ka shumë për të humbur. Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi nëse e dëshironi mjaftueshëm. Por, ju duhet ta dëshironi atë me aq zjarr, sa të sekretohet përmes lëkurës dhe të bashkohet me forcën krijuese. Nëse dëshironi t’ju kthehet liria nga kriminelët që ju shtypin, shfrytëzojnë dhe ju kanë marrë lirinë, atëherë duhet të veproni sa më shumë që të mundeni, jo vetëm të flisni. Synoni të arrini hënën. Nëse humbisni, do të përfundoni mes yjeve.
***
Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.

Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave.

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.

Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Ata gënjejnë. Dhe ata do të vazhdojnë të gënjejnë. Nuk më kujtohet të kenë thënë ndonjëherë të vërtetën për ndonjë gjë.

Sapo të bjere kjo qeveri mafioze antikombëtare, ndiqeni penalisht këtë hajdut antishqiptar dhe pyesni për origjinën e tij dhe pronës se tij. Sundimi i kreut të organizatës kriminale bazohet në gënjeshtra dhe manipulime të të gjitha llojeve. Kushdo që mbron kreun e Organizatës Kriminale që synon zbrazjen e vendit nga shqiptarët etnik, zëvendësimin e tyre me të huaj (nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Serbia, Greqia, Rusia) dhe zhdukjen e Kombit shqiptar, është një figurë e parëndësishme, kokëmish, tru shpëlarë. Thjesht një tjetër në radhën e këlyshëve të kriminelit më të famshëm të Shqipërisë.

Ata nuk mund të mashtrojnë më askënd. Tirania dhe shërbëtorët e saj. Ata kanë frikë kur shohin njëri-tjetrin në pasqyrë, imazhin e tyre, hijet e tyre, sepse e dinë se janë zuzar, se duart i kanë gjak.

Rrofshin shqiptarët e vërtetë! Përfundojeni tiraninë e kreut të organizatës kriminale antikombëtare. Asnjë dorëzim!

Jeta nën mafien na ka dhënë pikëllime, guximi që na mungon mund të na detyrojë të rrëzohemi. Shiu mund të bjerë jashtëzakonisht shumë dhe bubullima mund të trembë lirinë që nuk e kemi ende.

Rruga e lindjes së diellit zëvendëson thellësitë e errësirës. Ngjyrat e ndritshme dhe të qarta e bëjnë shpirtin të ngrohtë dhe të butë. Disa ditë buzëqeshin, zemrat gëzohen. Nga një qiell pa re, dielli ndriçon rrugën tonë, për ne.

Ju jeni duke luftuar një betejë, secili prej jush është si një atlet. Për të fituar një çmim fitoreje, ai vrapon.

Por ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e ndershme, e domosdoshme, ka të bëjë me lirinë apo robërinë, jetën apo vdekjen.

Kështu që ngrihuni, përfundoni garën dhe
luftoni me besim të plotë se nëse bashkohuni do të fitoni.

Ju nuk duhet të dorëzoheni. Nuk mund të ndalesh tani. Ju keni një mision të rëndësishëm. Për të fundosur mafinë, për të rifituar lirinë. Për ardhmërinë e fëmijëve dhe të nipërve tuaj. Por, ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e domosdoshme.

Kur guximi është zhdukur dhe forca ka mbaruar. Kur je shtrirë dhe shpresa është zhdukur. Atëherë mos u tundoni të thoni se kjo është e fundit. Nëse gjithçka duket e errët, kam diçka për t’ju thënë: Më e mira është përpara jush. Gara nuk ka mbaruar. Fundi nuk ka ardhur.

Së shpejti vjen një pranverë e re. Një kohë e re, një fillim krejt i ri. Bora po shkrihet, zogjtë po këndojnë. Gjithçka do të jetë përsëri e gjelbër. Ditët po bëhen më të ndritshme, më të gjata dhe më të buta. E ardhmja ju buzëqesh si një mik i dashur.

Do të ketë liri në zemër dhe mendje. Koha e mrekullive është tani. E vjetra do të kalojë dhe të gjitha gjërat do të bëhen të reja. Një mundësi e re do të vijë për ju. Një mundësi e re duhet t’ju vijë tani.

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, shkatërrojeni armikun, mos u dorëzo!

SHKRIMTARI I MADH Poezi nga Elida Buçpapaj

 

Shkrimtari i madh
nuk hoqi kurrë dorë
nga dashnorja
me trupin e Deas
e aroma ambroz hojesh
që e joshi gjithë jetën
posa i dilte nga shtrati
Helena e Trojës

shkrimtari i madh u plak
por orgazmat
nuk i braktisi
që provoi si asnjë mashkull
me dashnoren
e gjithë jetës
që i rrinte gati
prej kur e burrëroi
në qytetin me qiell guri
ku në vend
të shiut me gishtrij
binin marshe shirash
me gjarpërij

nga sistemi në sistem
nga regjimi në regjim
dashnorja asnjëherë
nuk ia ndali ledhatimet
as nuk e tradhëtoi
me turmat e mëtimit
apo oficerët
e policisë sekrete
të ish Sigurimit

shkrimtari i madh
u plak por libido s’iu shterr

kur dashnorja
me përkujë i ledhej
jeta e tij si Kulla e Pizës
pjerrej

në jerm, Marsian,
asket i vetmuar,
Homerik
bota pa sy e verbuar
ai bethovian
bota pa gojë, memece
pa veshë e shurdhuar

nën korin e zhabinjve kënetorë
në pellgjet e llumta moçalore
ku bimësia kalbet
nga vendndejta e ndotja
çirren zëçjerrë, të ferrë
homeriku, bethoviani
i tretuni, i mbetuni
në pyllin e terrun
i humbuni, i pagjetuni

Virgjili e përcolli,
nuk iu nda
deri kur të dy
tek një bar-kafè
me emrin Juvenilja u ndalën
atje ku ndahet
terri nga drita
vdekja nga poezia e jeta
aty ku pret poeti melodioz
Dom Ndre Mjeda
gati me një formulë supreme
vetëm për shpirtlarët
shkrimtarin e madh
me gjithë vollë e lutje
e pret krahëhapët

********

Poezia është botuar në librin poetik të autores Skaterr, Onufri, 2024

Në 75- vjetorin e lindjes sate, fisniku i skenës dhe ekranit, Agim Qirjaqi…- Nga PËRPARIM KABO

Takimi ynë i fundit ishte rastësor, bri ish- hotel “Dajti”
Folëm paqësisht, por ti ishe i lodhur, mik i shtrenjtë. Edhe buzëqeshja jote ishte e kursyer…, disi e ndrojtur. Pak fjalë më the, por të ndjera. Pas atij takimi nuk u pamë më, derisa, më 28 mars 2010, ti heshte përgjithnjë. Në vitet e fundit ti e kuptove se gjëja më e keqe ishte vetmia, ajo nuk ka gojë të flasë, nuk ka ndjenja të thotë se çfarë ndien…Vetmia nuk ka duar ,që të të përqafojë, as laps e kartë, që të të nisë letër… Vetmia është burgu i trishtë i njeriut. Por sot është 75- vjetori yt, Agim, e le ta festojmë bashkë, si atëherë, kur, me aq kurajo , vure në skenë dramën “ Armiku i popullit”, të Henrik Ibsenit. Ti përgatite vetë edhe skenografinë…, dhe guxove të provokoje, duke e ndarë flamurin me dy koka shqiponjash veç e veç, për të nxjerrë në pah se hipokrizia e shtetarit nuk ndalet deri në vepra të tilla, ku gjithçka simbolike dhe identitare për njeriun e thjeshtë, mund të përdhoset me veprimin dhe të fshihet nën hipokrizinë dhe gënjeshtrën…Aso kohe unë botova një shkrim vlerësues. Ti iu gëzove, sepse gjete në të njehsimin kuptimor- filozofik me konceptimin tënd dramatiko- skenik. Pas disa ditësh , një anonim i paguar, të sulmoi. Një shkrim që donte të të dekurajonte për mbrojtjen që po i bëje godinës së “ Teatrit Kombëtar”.
Sa e gjerë është tipologjia e galerisë sate artistike Agim Qirjaqi!
Oficeri gjerman, te filmi “ Dimri i fundit”, cinizmi i ftohtë, një fytyrë gati- gati e ngrirë, por natyra e njeriut që urdhëron prerazi dhe nuk pranon mëdyshje apo huamarrje nga mendja e të tjerëve.
Drejtori i shkollës dhe i jetimores, te filmi “ Lulëkuqet mbi mure”, sërish cinizmi, filozofia e frymës fashiste, mungesa e mëshirës dhe hipokrizia. Te filmi “ Rrugë të bardha”, mësuesi , disi i hutuar, njeriu pa pulsin e jetës, një lloj njeriu në këllëf, si ai heroi i tregimit të Çehovit.
Te filmi “ Dasma e Sakos”, në rolin e avokatit, manifeston aq bukur të gjithë hipokrizinë e atyre njerëzve të klasës së pasur, që mendojnë se janë gjithçka dhe zotërojnë çdo gjë, por në prapaskenë kuptohet se ,të zhveshur nga pushteti, janë kaq të dobët dhe meskinë!
Te “ Tela për violinë”, profesori i violinës, Mustafa Dino, Muçua, një grotesk magjepsës!
Te filmi “ Kolonel Bunker”, në rolin e Nuro Metos, të cilit diktatori i caktoi si detyrë fortifikimin e vendit, një figurë e përsosur , nga maja e suksesit, në burgosje. Drama e zhgënjimit, kur lufta e ftohtë rezultoi një flluskë…Kthimi në liri, ishte mosnjohja e vetes dhe e botës.
Pse po t’i përmend?,- më pyete. Po, dua të festojmë ditëlindjen tënde Agim! Arti yt ishte jeta jote.
Pa të ajo do të ishte boshe, thjesht si një enë e zbrazur…, pa tingull.Njerëzit duhet të kujtohen se cili ishte ai fisnik me atë sjellje skenike të kadifenjtë. Te komedia “ Ylli pa emër”, e Sebastianit, ju shkëlqyet në një lojë , ku naiviteti, përgjërimi dhe rrëfenja provincialiste ,përballë një gruaje të bukur, bashkonte gjithçka: qiejtë, pasionet, studimet, ëndrrat dhe lutjet…Ajo natë e premierës, në vitin e largët 2002, na la pa frymë. Kultura jote ishte e gjerë dhe domethënëse, i paharruari Agim Qirjaqi!
“ Rikardi III”, që Ti e vure në skenë, m’u dha rasti ta shihja para ca vitesh në Copenhagen nga një trupë angleze, në një festival shakespearian, por vënia jote më pati tronditur më shumë…
Tani, mendo që nuk je në botën e përtejme, por për pak çaste je kësaj ane, dhe të gjitha këto fjalë vlerësuese , po t’i them në sy.
Të festosh, nuk do të thotë thjesht të argëtohesh. Të sjellësh në kujtesë gjithë ç’ke realizuar në jetën tënde të shkurtër, 60 vjeçare, kjo do të thotë të festosh për artistin Agim Qirjaqi !
Na mungon shumë, Agim i dashur!
Na mungon si artist, na mungon si njeri…, na ke lënë një boshllëk si mik…
Ndoshta andej festoni sonte…
Sa shumë jeni në Qytetin e Frymës! Mirë bëni që jeni pranë njëri tjetrit në data të shënuara…!
Këtu mbretëron heshtja për ju…, ka të tjera halle shteti!
Ndaj mos m’u ligështo…!
Ne që të duartrokitëm, nuk të harrojmë…!
P.Kabo. 27 janar, 2025.

“REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” — Ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës – Libër i ish-Diplomatit Amerikan William G. Walker- Nga Frank Shkreli

26-vjet më parë forcat terroriste ushtarako-policore të Serbisë fashiste kanë ndërmarrë një sulm barbar kundër banorëve të një fshati të vogël të Kosovës, i quajtur Reçak, nja 30-killometra në jug të Prishtinës. Javën që kaloi, masakra barbare e kryer me 15 të janarit 1999, u kujtua nga qindra pjesëmarrës; përfshirë udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës që morën pjesë në aktivitetet e organizuara për të nderuar dhe kujtuar, si çdo vit, 45 civilët e pafajshëm shqiptarë, të vrarë nga forcat terroriste serbe.

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke dedikuar për një blerës librin: “REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE”, në promovimin e veprës së tij, në hapësirat e Librarisë “Dukagjini”, në Prishtinë, javën e kaluar

Në veprimtaritë që shënuan 25-vjetorin e kësaj dite të rëndë në historinë e Kombit shqiptar, mori pjesë edhe Ambasadori amerikan William Walker, ish-Shef i OSBE-së në Prishtinë 2-dekada e gjysëm më parë. Siç dihet, ishte Ambasadori i nderuar amerikan William Walker, ai i cili me të shkuar në vendin e masakrës, asaj ngjarjeje të tmershme, atij krimi kundër njerëzimit, një ditë më vonë me 16 Janar, 1999 ku ishin hedhur kufomat në Reçak – njoftoi Shtetet e Bashkuara botën mbarë për masakrën serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak. Ishte vlerësimi i gjendjes së përgjithshme shumë të rëndë në Kosovë në atë kohë dhe sidomos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe anë e mbanë Serbisë.


Lavdi martirëve të Reçakut!

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, në këtë datë të zezë, Ambasadori Ëalker e ka bërë zakon dhe viziton Kosovën dhe Reçakun në shoqërimin e udhëheqsve më të lartë Kosovës. Kështu ndodhi edhe sivjet në 26-vjetorin e masakrës në Reçak aty në “Reçak, fshatin e vogël, me histori të madhe”, siç e cilësoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përkujtimit të këtij viti, “Aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre, në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Zonja Osmani. “Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka thënë Presidentja Vjosa Osmani. “Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij. Është dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë që kërkoi dhe vazhdoi të luftonte për liri dhe për të drejtën e ekzistencës”, ka thenë Presidentja e Republikës së Kosovës.  Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu gjatë ceremonive përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut tha se deklaratat e Walker, drejtuar Amerikës dhe botës, pas masakrës “ekspozuan brutalitetin me të cilin po përballej Kosova dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar për luftën e Kosovës. Deklaratat e ambasadorit Walker ishin denoncime zyrtare të forcave dhe autoriteteve serbe, të cilat po kryenin krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë”, është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Udhëheqësit e Republikës së Kosovës nderojnë diplomatin amerikan, Ambasadorin William Walker, njeriun që ekspozoi masakrën brutale të forcave terroriste serbe kundër civilëve të pafajshëm, 26-vjet më parë, në fshatin Reçak të Kosovës.

Reçaku dhe Kosova, në shenjë falënderimi, 8 vite më parë ngritën në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, përmendoren e Ambasadorit William Walker.  Sivjet në 26-vjetorin e masakrës, Ambasadori Walker ia ktheu nderin Reçakut dhe Kosovës me botimin e një libri monumental si dëshmi historike për brezat e ardhshëm të shqiptarëve mbi krimet serbe kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak. Një rast ky që sërish sjell në kujtesë atë që ndodhi në Reçak 26-vjet më parë nga një autor dëshmitar okular i asaj masakre. Dëshmi autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë!

                  Versioni anglisht                              Versioni shqip

Një libër-monument, si të thuash, një dhuratë që Ambasadori Ëalker tha se ia kishte premtuar Kosovës pothuajse 25-vjet më parë. Ai kërkoi ndjesë me këtë rast, duke shprehur keqardhjen e tij që i mori aq shumë kohë ta botonte librin e premtuar. Por, ja më në fund, shtoi ai, libri u botua në shqip dhe anglisht për lexuesit sot dhe për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve nesër. “Jam shumë i kënaqur që u mundësua botimi i këtij libri ; i kënaqur gjithashtu se Presidentja dhe Kryeministri më kanë thënë se ky libër është një thesar për rininë e këtij vendi në veçanti dhe për popullsinë e Kosovës në përgjithësi. Për ta është shumë e rëndësishme dëshmia ime e ngjarjeve, pjestar i të cilave isha dhe arsyeja se pse mora pjesë në ato zhvillime 26 vjet më parë”, është shprehur Ambasadori Walker në lidhje me botimin e librit: Reçak: Historia e një Krimi Lufte, që u promovua, javën e kaluar në Librarinë “Dukagjini” të Prishtinës me 15-16 Janar.


Autori me mikun e shqiptarëve dhe me mikun e të VËRTETËS, Ambasadorin William Walker – folësit kryesor në festimin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarwsisë së Republikës së Kosovës – organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skënderbej”, Inc. në Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

Në një njoftim i datës 14 Janar. 2025 nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti thuhet se në një takim që zhvilloi me ish-diplomatin amerikan William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, ata diskutuan një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje. Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Njëherazi, ai theksoi përpjekjet dhe ndihmën financiare prej 70,000 eurove dhënë nga qeveria e Kosovës për këtë iniciativë të rëndësishme duke bërë të mundur botimin e librit të kujtimeve të Ambasadorit Walker, ku dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut. Në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti tha se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Ëalker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut. Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha me këtë rast, se “Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe. Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!- është shprehur Vjosa Osmani. Ndërkaq, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkujtoi përvjetorin e masakrës së Reçakut me një NeverForget, duke thënë se Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Kosovës duke kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut: “Një pikë-kthese tragjike kjo për njerëzimin, por që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin,”- thuhet në reagimin përkujtimor të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës.

Libri i ish-diplomatit amerikan William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, është një autobiografi mbi jetën ç’prej fëmijërisë dhe një përshkrim i veprimtarisë së tij të gjatë diplomatike deri në largimin e tij nga detyra e Shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, që ai kryesonte në Kosovë, në kohën e masakrës së Reçakut. Ky është një libër nga një ambasador i një vendi të madh mik i Kosovës dhe shqiptarëve – ish-diplomati amerikan Wlliam Walker – i cili si dëshmitar i masakrës së Reçakut, ka shkruar me këtë rast një histori të vërtetë, paanësisht, duke treguar të drejtën dhe ngjarjen e vërtetë të tragjedisë në Reçak – me rëndësi për historinë e Kombit shqiptar, por edhe për historinë e Ballkanit dhe të Evropës. Ambasadorit Walker i urojmë jetë të gjatë – është me gëzim e përzemërsi që çdo shqiptar kudo të përshëndesi botimin e William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, Lavdi martirëve të Reçakut – I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

SHTETI AUTOR I KRIMEVE DJE, SOT HESHT NDAJ KRIMEVE TË KOMUNISTËVE!- Nga BESIM NDREGJONI

NË NDERIMIN TË 80 VJETORIT TË KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE E PARA NË EUROPËN E PASLUFTËS SË DYTË BOTËRORE!

 

25 Janar 1945 është një ditë e shënuar dhe historike për Shqipërinë, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e malsorëve që nuk pranuan regjimin komunistë dhe i treguan europës se shqiptarët nuk pranojnë sllavizmin dhe stalinizmin enveristë. Nuk kishte vetëm 2 muaj që Shqipëria ishte nën pushtimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, me mbështetje nga regjimi serb, malsorët u ngritën për të kundërshtuar këtë regjim gjakatar dhe represionin që ushtronin komunistët shqiptar! Këta burra dhe gra trimëresha nuk ishin të frikësuar përball masakrave të sunduesve enveristë , por të vendosur të mbronin nga humbja identitetit dhe të drejtat e tyre.

Më 25 janar 1945, udhëqësit e shquar si Major Llesh Marashi nga Shkreli, Mulë Delia Bajraktari nga Hoti dhe heroiku i mbrotjes së kufive Preng Cali i Kelmendit, filluan lëvizjen e parë antikomuniste në Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një akt që tregoi se populli shqiptar, ndonëse i përballur me represionin e tmerrshëm të regjimit komunist, do të kundërshtonte çdo tentativë për të prishur traditat dhe identitetin kombëtar. Ata qëndruan të palëkundur, duke mbrojtur besën dhe nderin, dhe duke pasur besim në Zot dhe komb.

Sot, pas 80 vitesh, pasardhësit e kryengritjes antikomuniste të ndihen krenarë për veprën e kryer nga ata burra dhe gra të Malsisë Madhe. Ata janë shembuj të pavdekshëm të qëndresës dhe sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar. Po të kishin pasur mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtareve ndoshta historia do të kishte ndjekur një rrugë tjetër, dhe fati i Shqipërisë do të ishte ndryshe. Mbas kësaj kryengritje Malsia e Madhe u masakrua nga diktatura komuniste dhe vuajti për më shumë se katër dekada, vetëm sepse kërkuat liri dhe drejtësi.

Lëvizja antikomuniste e Malsisë Madhe ishte e para në Europën pas Luftës së dytë Botërore që i tha “Jo” diktaturës dhe terrorit sllavokomunist. Ky është një akt që do të mbetet gjithmonë në histori. Bilanci i kësaj rezistence është tragjik dhe shkatërrues: mbi 100 të pushkatuar, mbi 200 të burgosur që kaluan vite të tëra në kampet e internimit dhe mbi 200 familje të internuara. Ky është çmimi i lirisë që paguajti ky popull fisnik.

Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin.

Ne sakrifikuam për të siguruar lirinë e këtij kombi, por pas një gjysmë shekulli, pati një tradhti të dytë nga ata që zgjodhën ideologjinë e komunizmit dhe jo demokracinë. Shqipëria, pas 1990-s, u bë e vetmja vend në Europë që e harronte pasojën e komunizmit dhe nuk i dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që jo vetëm nuk e denoi regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj.

Sot, pas 35 vitesh, më shumë se 6000 antikomunistë nuk kanë një varr, sepse politikës shqiptare i mungon vullneti për të njohur dhe dënuar këtë krim. Mbi 36,000 të burgosur politikë, që dhanë jetën dhe vuajtën për lirinë e Shqipërisë, janë harruar, ndërsa trashëgimtarët e diktaturës janë të pushtetuar dhe vazhdojnë të japin leksione demokracie, pa pasur asnjë ndjeshmëri për viktimat e sistemit që ata mbështetën.

Për më tepër, mbi 100,000 familje shqiptare që u dëbuan dhe u internuan, nuk gjetën mbështetje, dhe shumë prej tyre janë larguar nga atdheu, pa mundur të integrohen në shoqërinë shqiptare. Ky është një dështim i rëndë i shtetit shqiptar dhe një shenjë e pasigurisë që vazhdon të mbizotërojë Shqipërinë.

Shteti dje ishte autori i krimeve, sot Shteti mbron xhelatët që i shkaktuan këto krime.

25 Janari 1945 është një ditë historike për qëndresën antikomuniste, është dita kur regjimit të Enver Hoxhës i thamë JO, dhe vazhduam për 45 vite të i rezistojmë krimeve makabre dhe të ngjashme me krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.

UDHËHEQËSIT E KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE


Hebrejt kan ditën e kujtesës 27 janarin si ditë kujtese, përse ne shqiptarët të mos kemi 25 janarin si ditë kujtese ndaj rezistencës antikomuniste. Hungarezët krenohen me revolucjoni e tyre të 1956, por ne që e nisëm revolucjoni 11 vite para tyre, a skemi të drejtë të krenohemi si mbrojtës të fjalës së lirë dhe të itenditetit kombëtar!

Ne, antikomunistët, kërkojmë që krimet e komunizmit të dënohen, dhe të bëhen e të jepet drejtsi për ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë pa njohur të vërtetën dhe pa kërkuar ndjesë për krimet që ndodhën. Europa e ka dënuar komunizmin, Amerika e ka dënuar me karrike elektrike lëvizjen komuniste, ndërsa Shqipëria vazhdon të heshtë, duke përforcuar një sistem që ende mbron pasojat e regjimit.

Mos dënimi i krimeve të komunizmit, glorifikimi i deologjisë komuniste si bazë për të sunduar shtetin janë të dështuar duke e çuar Shtetin Shqiptar nga një sistem demokratik në një sitem diktatorial.

Shteti shqiptar ka dështuar të mbrojë viktimat e komunizmit dhe të bëjë drejtësi për të kaluarën, ndërsa ka vazhduar të ndihmojë trashëgimtarët e diktaturës. Politikanët shqiptarë që janë ende në pushtet, jo vetëm që nuk e kanë dënuar komunizmin, por kanë heshtur dhe janë bërë bashkëudhëheqës të një ideologjie të vjetër, të shkatërruar dhe të dështuar. Malsia e Madhe krahina që i tha jo komunizmit në këtë 80 vjetor të kryengritjes antikomuniste kërkon drejsi përpara një Shteti që hesht ndaj padrejtësisë që ju është bërë antikomunistave shqiptarë! 25 janari duhet të jetë ditë historike kombëtare dhe krenarie për Shqipërinë.

Kjo ditë ban krenar shqiptarët në europë për qëndresën, sakrificat dhe mbrojtën e lirisë

Në këtë ditë të shënuar na kalon në vëmendje thënja e Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!
Besim NDREGJONI

Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

«Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte gjyshi im.
I dashur gjysh! Ti ishe kaq i sjellshëm dhe i ngrohtë, i madh dhe i çuditshëm. Isha aq i lumtur për ty sa nuk mund të numëroj aq larg. Trishtim, se ti nuk je mes nesh. Më mungon. Si mund ta përballoj pikëllimin?
***
Gjyshi im (babai i babait tim), në një moshë shumë të re, emigroi në Amerikë në vitin 1943. Si një ushtarak, shkodran dhe shqiptar i vërtetë, ishte një luftëtar i palodhur për përparim dhe avancim, plot ide dhe iniciativa. Ai gjeti zgjidhje për pyetjet dhe problemet më komplekse. Në kohën e lirë e kishte si prioritet punën e tij të frytshme për arsimimin e familjarëve (më të afërmve dhe jo vetëm) duke zgjuar te ne kujtesën (ndjenjat) e përkatësisë etnike, përkujtuar rrënjët, gjenealogjinë, historinë, traditat dhe zakonet e mirëfillta, mësuar gjuhën amtare. Thënë më mirë, përkundër faktit se jetonte jashtë vendlindjes, ishte i zhytur me trup dhe me shpirt në thelbin e bashkësisë së tij.
Me një mendje brilante, me vizione të gjera, trim dhe të patrembur, i shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, trojeve të okupuara dhe kombit shqiptar, ai ndjeu dhe arriti në përfundimin se pas pensionimit si ushtarak i lartë, duhej të futej në ujërat politike dhe t’u jepte argumente atyre armiqve që pretendonin dhe kundërshtonin një Shqipëri të vërtetë, të ribashkuar.
Disa kohë më parë u largua nga kjo jetë në mes të një beteje të madhe, një trajektore në rritje, tashmë në pamje të fitoreve dhe triumfeve të arritura, kur një person pret frytet e punës dhe përpjekjes së tij.
Ai ishte një shembull i paimitueshëm dhe mishërim i atdhedashurisë, shqiptarisë, ngritjes së ndjenjave kombëtare të diasporës, moralit dhe etikës; që është një gjë e rrallë në politikë, por gjithashtu ngjall admirim dhe respekt nga bashkëkohësit, si ata që pajtohen me ju dhe ata që nuk pajtohen me ju politikisht.
Mund të theksoj se edhe gjyshi im, me punën e tij, padyshim që propagandoi dhe përmirësoi ndjeshëm të drejtat e shqiptarëve, pavarësisht se ku ndodhen, dhe afirmoi statusin e tyre në fushën e arsimit të lartë, studimit dhe ruajtjes së gjuhës amtare shqipe, të drejtën për të shkruar historinë e tyre, duke hyrë në fushën e shkencës, që të ruajë traditat e trashëgimisë kombëtare, shpirtërore e kulturore dhe të afirmojë shqiptarët si faktor përbërës kushtetues dhe ligjor të shtetit përkatës në të cilin jetojnë dhe banojnë.
Gjyshi im e donte dhe punonte për një familje të mbushur me kuptim dhe tradita jetësore shqiptare. Ruajtjen e Kodit të Familjes.
Ai citonte shpesh thënien e shkrimtarit dhe politikanit italian Giuseppe Mazzini (1805-1872):
“Familja është atdheu i zemrës”.
***
PS: Përfituesve (spiunëve, kopilëve) antikombëtarë, misioni kriminal i të cilëve është shkatërrimi i familjes, zbrazja e Shqipërisë nga shqiptarët autoktonë me anë të varfërisë dhe zëvendësimi i tyre me “refugjatë” nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, një përshëndetje e rëndë:
Hej, ju spiunë të degjeneruar që nuk e dini kush janë babai dhe gjyshi juaj. Gjinia ka të bëjë me biologjinë. Kjo është e vetmja gjë që është e rëndësishme si koncept gjinor, ka vetëm dy gjini: femër dhe mashkull (djalë-vajzë). Jo më “Prindi 1 dhe Prindi 2”, o bastardë të mallkuar që reklamoni këtë pisllëk për ndryshimin (shkatërrimin) e Kodit të Familjes shqiptare.
***

MARCO RUBIO – KRYEDIPLOMATI I RI I SHTETEVE TË BASHKUARA Nga Frank Shkreli

Marco Rubio, (53-vjeç) ish-Senatori republikan nga shteti Florida, jo krejt i panjohur për lexuesit — një yll i ri i Partisë Republikane të Amerikës për më shumë se një dekadë tani, përflitej për do kohë se do emërohej në ndonjë detyrë të lartë në mandatin e dytë të Administratës së Presdentit Donald Trump, megjithse kishte ssfiduar Z. Trump në fushatën e përzgjedhjes së kandidatit republikan për president.

Ashtu edhe ndodhi, parashikimet u bënë realitet. Dy muaj më parë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump e emëroi ish-Senatorin Marco Rubio në detyrën e Sekretarit të Shtetit – në krye të diplomacisë amerikane për katër vitet e ardhëshëm. Të hënën, menjëherë, pas betimit të Donald Trump në mandatin e dytë presidencial në Shtëpinë e Bardhë, Dhoma e plotë e Senatit amerikan, me vota unanime (99-0) konfirmoi emërimin e Z. Rubio në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ndërsa ditën e të martë ai bëri betimin në detyrën e re para Zevendës-presidentit J. D. Vance, duke u bërë kështu anëtari i parë i kabinetit të Zotit Trump në administratën e tij të dytë. Sekretari i Shtetit, i emëruar nga Presidenti dhe me miratimin e Senatit, është këshilltari kryesor i Presidentit për politikën e jashtme. Me ndihmën e 80-mijë diplomatëve dhe nëpunsve të tjerë të DASH — të vendosur në Washington dhe në ambasadat amerikane anë e mbanë botës — Sekretari i Shtetit zbaton vizionin e politikës së jashtme të Presidentit. Si ë tillë, këtë vizion, Kryediplomati i ri amerikan, Zoti Marco Rubio e njoftoi, publikisht, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, javën e kaluar Opening Remarks by Secretary of State-designate Marco Rubio Before the Senate Foreign Relations Committee – United States Department of State, angazhimin e tij për një politikë të jashtme të përqendruar tek interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur në hollësi mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme nga këpndveshtrimi I tij dhe administratës Trump, përfshirë kërcënimet nga Partia Komuniste Kineze, imigracioni në masë dhe konfliktet anë e mbanë botës, ndërsa paralajmëroi gjithashtu edhe për diktatorët në Moskë, Teheran e Phenian, që shkaktojnë destabilitet në botë.

Por, “Përfundimisht”, theksoi Z. Rubio, për administratën e Presidentit Trump, “përparësia numër një e Departamentit të Shtetit është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, duke shtuar se. “Udhëzimi që ai (Presidenti Trump) ka përcaktuar për politikën e jashtme, është i qartë”, nënvijoi ai para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme. “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që ne financojmë, çdo politikë që ne ndjekim, duhet të justifikohet duke iu përgjigjur këtyre tre pyetjeve:
A e bën Amerikën më të sigurt?
A e bën Amerikën më të fortë?
Dhe, a e bën Amerikën më të begatë?”

Z. Marco Rubio e zhdërvjelloi këtë ide disi më gjerësisht para Komisionit të Senatit të Punëve të Jashtme të mërkurën e kaluar: “Të jesh i kujdesshëm në përpilimin e politikës së jashtme nuk do të thotë braktisje të vlerave tona. Por, s’do mend se ndërsa ne mbetemi kombi më i pasur dhe më i fuqishëm në botë, pasuria jonë nuk ka qenë kurrë e pakufizuar dhe forca jonë nuk ka qenë kurrë e pafund. Vendosja e interesit tonë thelbësor kombëtar, mbi të gjith tjerat, nuk është izolacionizëm; por është kuptimi i arsyeshëm se një politikë e jashtme e përqendruar në interesin tonë kombëtar nuk është ndonjë relikë e vjetëruar. Që nga shfaqja e shtetit-komb modern, mbi dy shekuj më parë, vendet kanë vepruar bazuar në atë që ata e perceptojnë si interesin e tyre kryesor kombëtar – kjo ka qenë normë, jo përjashtim. Dhe për vendin tonë, vendosja e interesit të Amerikës dhe e amerikanëve, mbi gjithçka tjetër, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme apo më e nevojshme se sa është sot. Sepse në fund të fundit, si mundet Amerika të promovojë sot kauzën e paqës në botë, nëqoftse nuk është vet e sigurt brenda kufijve të saj? Çfarë dobie ka Amerika për aleatët tanë nëse nuk është e fortë, për veten? Dhe si mund t’i japë fund Amerika vuajtjeve të fëmijëve të Zotit, anembanë botës, nëse, së pari, nuk është e begatë këtu ku jetojmë, në vendin tonë?”, theksoi ndër të tjera Marco Rubio, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme.

Gjënë e parë që ai bëri ditën e martë, Sekretari i Shteteit Marco Rubio vajti në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit për tu prezantuar dhe për të shprehur mirënjohjen për diplomatët amerikanë që shërbejnë në Washington dhe
anë e mbanë botës. Sekretari Rubio paralajmëroi, me atë rast se, po, “do ketë ndryshime por, ndryshimet nuk kanë për qëllim të dëmtojnë njeri, as të ndëshkohet ndokush”.

Gjatë seancës së miratimit në detyrën e tij të re, të mërkurën e kaluar, para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme dhe në fjalimin që mbajti në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, Sekretari Rubio, i lindur në Amerikë, por me prindër nga Kuba – foli për familjen e tij dhe prindërit e tij të arratisur nga Kuba në vitin 1956, të cilët, sipas tij, erdhën në këtë vend pa asgjë, por vetëm me një ëndërrë, për një jetë më të mirë, tha Z. Rubio. Kjo ditë, shtoi ai, më kujton se ishin, prindërit e mi, të cilët nuk janë më me ne, ata të cilët përgatitën rrugën që më solli mua këtu ku jam sot. Falë atyre, nenvijoi ai, “unë kam pasur privilegjin që të kem lindur në vendin më të madhërishëm në historinë e botës”. Përveç mirënjohjes për prindërit dhe familjen e tij, Sekretari i ri i Shtetit – ndryshe nga shumë para-ardhës tij tij –në prak të fillimit të detyrës së re në krye të diplomacisë amerikane — falënderoi të Madhin Zot për bekimet që i ka akorduar atij në jetën e vet.

“Besimi im është kritik dhe është diçka në të cilën do të mbështetem dhe do të mbështetem shumë në muajt në vijim. Në një botë të trazuar – ne jemi thirrur të promovojmë kauzën e paqes dhe të mirën e përbashkët. Kjo detyrë është bërë më e vështirë se kurrë”. Si përfundim, vazhdoi Sekretari i Shtetit Rubio, “Unë do të mbështetem shumë në besimin tim dhe do të lutem për bekimet e Zotit, që ai të më japë forcën, mençurinë dhe guximin për të bërë atë që është e drejtë, në këto momente të vështira”, është shprehur Z. Rubio.

Në fjalimin e tij para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Z. Rubio vlerësoi se, me fundin e luftës së ftohët dhe me triumfin e demokracive perendimore mbi komunizmim, në Amerikë u krijua njëfarë konsensusi politik nga të dy partitë kryesore se, “Tani kishim arrijtur në fund të historisë”, siç u shpreh ai. “Se të gjitha kombet e botës tani do të bëheshin anëtarë të demokracisë të udhëhequr nga vendet perëndimore demokratrike. Se një politikë e jashtme që i shërbente interesit kombëtar, tani mund të zëvendësohej me një politikë që do t’i shërbente rendit të ri liberal botëror. Me besimin se i gjithë njerëzimi tani ishte i destinuar të braktiste sovranitetin dhe identitetin kombëtar dhe në vend të kësaj do të krijohej një familje e madhe njerëzore dhe të gjithë do bëheshin qytetarë të botës. Kjo nuk ishte, thjesht, një fantazi. Tani ne e dimë se ishte një mashtrim i rrezikshëm”, ka thenë Z. Marco Rubio në dëshminë e tij para Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, të mërkurën që kaloi, duke shpjeguar përparësitë e politikës së jashtme të administratës së Presidentit Trump.

Ndërkaq, Z. Rubio paralajmëroi mbi “krizën historike të migracionit” në masë, jo vetëm në Amerikë por anë e mbanë botës, që sipas tij, është një krizë që po kërcënon të destabilizojë shoqëritë dhe qeveritë e ndryshme në botë. Ndërkohë, që sipas tij, anë e mbanë botës perëndimore, “qeveritë tani censurojnë e madje ndjekin penalisht kundërshtarët e mbrendshëm politikë”, është shprehur Rubio.

Prandaj, “8 dekada më vonë, neve na kërkohet edhe njëherë që të krijojmë një botë të lirë nga kaosi aktual në botë, ndonëse kjo nuk do të jetë e lehtë. Një gjë e tillë do jetë e pamundur pa një Amerikë që beson në vetvete dhe që angazhohet në botë, duke vendosur, edhe njëherë, interesat tona themelore kombëtare, mbi çdo gjë tjetër”, theksoi Rubio, duke u mbështetur edhe në mandatin e dhenë administratës Trump nga zgjedhsit amerikanë: “Ata duan një Amerikë të fortë – një Amerikë të fortë dhe të angazhuar me botën, një Amerikë me një objektiv të qartë për të promovuar paqën në botë dhe sigurinë e begatinë në vendin tonë, Amerikën… Një premtim i dhenë, një premtim i mbajtur që do jetë thelbi i misionit të Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thenë Z Rubio në fund të dëshmisë së tij para antarëve të Komisionit të Senatit që merret me Punët e Jashtme të Amerikës.

Duke reflektuar mbi fjalët e Sekretarit të ri të Shtetit, Z. Marco Rubio, drejtuar Senatit, punonjësve dhe diplomatëve amerikanë në Washington dhe anë e mbanë botës, është e pamundur të heq nga mendja aktualitetin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në përgjithsi dhe ato midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në veçanti. Sa i përket marrëdhënieve Tiranë-Washington, nuk e di se ç’të them, në këtë ndërrim të administratave në Washington. Nuk besoj se e ekzagjeroj kur them se ato vazhdojnë të jenë në nivelin më të ulët në këto tri dekada, ndoshta me përjashtim të vitit 1997. Frank Shkreli: Thikë m’u në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!     | Gazeta Telegraf Më duket si një ftohje e shëmtuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona — një pauzë e pashpjegueshme në marrëdhëniet dy-palëshe! Për mua, dikush ka vepruar sistematikisht dhe në mënyrë djallëzore që të sillnin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në këtë pikë dëshpërimi, pas aq shumë përpjekjesh për t’i vendosur ato në nivelin që duhej dhe që meritonin, historikisht. Kush dhe pse?! Keqëbërsit, kurrë mos bëfshin hajër! Në pikën më të ulët ku janë sot – duke e goditur rëndë gjënë më të mirë, për shumë shqiptarë kudo në botë – rivendosjen e marrdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 35-vjet më parë – pas pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm. Sidoqoftë, presim dhe shpresojmë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të nxirren nga absurditeti aktual dhe të sillen në normalitetin diplomatik, ashtu siç u ka hije dy kombeve, historikisht, mike.

Fjalët e Sekretarit të Shtetit mbi vizionin e politikës së jashtme të administratës së Presidentit Trump janë të qarta. Se si dhe nëse ai vizion do mund të shëndërrohet në një realitet më të mirë për Shtetet e Bashkuara, për marrëdhënie më të mira midis Shqipërisë dhe Amerikës-Kosovës dhe Amerikës dhe për një Amerikë më të fortë, më të sigurt, apo më të begatë dhe për një botë në paqe – atëherë kjo mbetet për tu parë, në muajt dhe vitet e ardhëshme.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

Presidentja e Republikës së Kosovës ishte ndër udhëheqsit e parë ndërkombëtarë që, në emër të popullit të Kosovës, dërgoi urimet e saj Sekretarit të ri të Shtetit (DASH), Z. Marco Rubio për detyrën e re në krye të diplomacisë amerikane. “Kosova pret me padurim të bashkpunojë me ju për fuqizimin e alancës tonë të fortë dhe për promovimin e vlerave tona të përbashkëta, përball sfidave të kohës në të cilën jetojmë”, shkruan e para e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në urimin e saj drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit me rastin e fillimit të punës në krye të diplomacisë amerikane në administratën e Presidentit Donald Trump. *Foto nga një takim i para disa muajve i Presidentes së Kosovës me Senatorin Marco Rubio në zyrën e tij në Kongres.

THIRRJE: BASHKOHUNI KONGRESIT AMERIKAN, DËNONI KRIMET E KOMUNIZMIT – Nga BESIM NDREGJONI

Të nderuar bashkatdhetar kudo që ndodheni po ju bëjmë prezencë Thirrjen Kombëtare drejtuar Parlamentit Shqiptar me 20 janar 2025 ditën e çeljes së sesionit parlamentar nga Kuvendi i Shqipërise!

Ju ftojmë publikojeni dhe transmetojeni tek të gjithë bashkatdhetaret për t’u solidarizuar!

 

Dr. Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve e te Perndjekurve Politike te Shqiperise!
Tirane

Send this to a friend