VOAL

VOAL

Të tjera viktima të gjenocidit serb varrosen në 27-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

July 11, 2022

Komentet

UGSHPD: RAMA SIMBOLIKISHT IA MERR BIÇIKLETËN KRYETARIT TË BASHKISË VELIAJ

Lajmet e ATSH (Agjencisë Telegrafike Shqiptare), bëhen edhe më interesante në vendosjen e raporteve Rama- Veliaj me qenë se kjo agjenci zyrtare lajmesh mbetet mjet i propagandës zyrtare për Rilindjen Socialiste. Sa influencë kanë secili prej tyre mes anëtarësisë, kjo nuk mund të vihet në dyshim sepse që të dy ata kanë më së shumti drejtimin në këtë çerek shekulli të mijëvjeçarit të ri, Bashkinë e Kryeqytetit. Ata i kanë duart dhe firmat në çdo dokument dhe janë plotësisht më të mirë informuarit se si menaxhohet një popullsie 1 milionëshe (1/3  e popullsisë së Shqipërisë), e përqendruar në Tiranë. Sa para derdhen dhe sa fonde investohen me punë të pa bëra veç reklamës dhe fasadës.

 

Fakti i ri mes korrupsionit të pandalshëm është se zgjedhjet e ardhshme do të jenë edhe dita e skadencës së forcës politike të Rilindjes Socialiste.

A mund të vazhdohet pa Veliajn?

Kjo është pyetja që i del sot Ramës. Tirana po i përsërit  padashje “kurthin e Gonxhes” si të ngjashëm edhe për Veliajn për gatishmërinë e krye-bashkiakut. Por sot kjo ishte një rastësi pasi Tirana të Shtunën më 25 Maj, po tej ngopet nga reshjet dhe është shpallur emergjenca me sms, ndërsa Veliaj është shkëputur drejt Milanos për të ngrohur karrigen e spektaklit për koncertin e Ramës me diasporën. Etapa e dytë e patronazhimit për votën e zgjedhjeve të ardhshme.

Ka nxituar Veliaj, apo është ai që ka investuar  për koncertin në një kohë kur reshjet nuk njohin pushim fundjave në Tiranë? Kjo besojmë se do të zbardhet pas “suksesit” të nesërm. E rëndësishmja është të kuptohet motivi i propagandës që shtrihet drejt diasporës me mesazhet më të varfëra për ta zhvilluar Shqipërinë pikërisht në vitin e 11-të të mandatit të tretë të Rilindjes Socialiste, ku vota blihet me koncerte “një shkallë më lartë cilësore” se tallavaja brenda vendit.

Çfarë duan të dëgjojnë shqiptarët dhe çarë po bën pushteti i mbërthyer prej korrupsionit?

Propaganda dhe mashtrimi është pjesa kryesore para se sa votat të përvetësohen dhe pushteti politik të sigurojë vazhdimësinë për katër vite të tjera duke ri-instaluar sistemin një partiak dhe mbytur pluralizmin politik dhe demokracinë.

Për Milanon gjithçka ka rëndësi. Fasada dhe propaganda zyrtare e çiftit Rama-Veliaj duhet ndjekur me imtësi prej medias dhe publiku sepse po afron çasti i flakjes së këtij të fundit përpara SPAK-ut. Bashkia Tiranë është qeverisja vendore që çdo javë po përballet me protestat e opozitës dhe qytetarëve. Është njësia vendore me punë të pa kryera dhe me fonde financiare të përvetësuara nga vetë drejtuesit e saj. Është njësia vendore ku punimet janë kryer varfër cilësisht dhe vendi ku sinjalet e emergjencës për përmbytjen e infrastrukturës, mungesën e dritave, ujit dhe papastërtisë shfaqen herë pas here si për të na rikujtuar abuzimet.

Ndërsa kreu i bashkisë Veliaj bën postime në rrjetet sociale se kë takon çdo kilometër tek sa i afrohet Milanos, shtrëngatat e shiut dhe të breshrit po bëhen edhe më paralajmëruese gjatë kësaj etape për të, pasi përulësia që të mos ndëshkohet nga drejtësia e bën Veliajn t’i ngjitet malores me çdo kusht pranë shefit të rilindjes.

Ky shënim nisi me vëzhgimin e zhvillimeve politike të djeshme ku Rama u maskua me veprimet dhe mesazhet e hedhura në podcast dhe ATSH se vazhdonte të ishte në Shqipëri përsa kohë Veliaj nuk i ka ndalur udhëtimet në çdo rast binjakëzimi me homologët nëpër botë. Megjithatë shpjeguam se në prag zgjedhor figurat politike e kanë një afat të skadencës kryesisht prej korrupsionit.

A i ka ardhur ky afat të dyve apo Rama po e shtrydh Velinë duke i marrë paratë dhe pastaj ta shpjerë drejt SPAK-ut kjo mbetet për t’u vëzhguar. Në të vërtetë ky sinjal u vu re ditën e Premte në ATSH, 24 Maj 2024. Rama mes të gjitha reklamave të mundshme të hedhura gjatë ditës për turizmin, natyrën dhe propagandën e rritjes së ekonomisë dhe sigurisë, përpara se të niset drejt Milanos hedh një lajm interesant të ilustruar: “Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”.

A e ka marrë këtë mesazh Veliaj?  Apo ai është futur në rrethinat e Milanos për të thirrur përmes patronazhistëve diasporën shqiptare në Itali për nder të mirëseardhjes së patronazhistit më të gjatë siç kanë deklaruar rilindasit në 18 Prill, 2021, një javë para zgjedhjeve të përgjithshme nga ku opozita e shpartalluar duhej të ruhej prej breshrit të votave të patronazhistëve.

Rama dhe Veliaj vazhdojnë etapën e dytë në Evropë. Pas Athinës, koncert në Milano. Ndërsa Tirana mes shiut dhe breshrit këtë fundjavë edhe përse liderat kryesor të Rilindjes gjinden jashtë atdheut për diasporën, turistët padyshim do të kapin numër të ri rekord pë sezonin 2024.

25 Maj 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Draftraporti në Asamblenë e NATO-s: Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë

Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që e prezantoi në sesion pranveror të këtij mekanizmi në Sofje, ka përfshirë një raport në të cilin thuhet se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë.

Draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”, përfshin edhe të dhëna nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës (2 prill), e në të cilin jepen hollësi për sulmin e fundshtatorit të 2023-s.

“Pas një periudhe të shkurtër të depërshkallëzimit gjatë verës, në shtator të 2023-s, rreth 30 burra të armatosur u përplasën me policinë në Banjskë në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda manastirit ortodoks serb, në atë që rezultoi me një rrethim që la të vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues. Zyrtarë të KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës së mbetur të grupit në malet përreth, nëpërmjet të cilave ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra luftëtarë të tjerë po fshiheshin në malet mes Banjskës dhe kufirit me Serbinë si dhe se kanë zbuluar arsenal të madh të armëve, me kapacitet për të shkaktuar dëm dhe viktima të konsiderueshme – duke përfshirë lansues raketash anti-tank, lansues mortajash dhe granatash, mina anti-tank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet në draftraportin e prezantuar.
Ky draftraport u prezantua në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në agjendë të së cilës është çështja e avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, sfidat e sigurisë dhe kërcënimi për konflikt janë çështjet tjera të përmendura në këtë draftraport.
Në kuadër të këtij sesioni, Kosova pret që të hënën të ketë votim të suksesshëm për avancimin e statusit të saj nga vëzhgues, në anëtar të asociuar të Asamblesë Parlamentare.

Lordi Mark Lancaster, përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, ka kërkuar që aleatët të konsultohen lidhur me statusin e Kosovës në këtë mekanizëm.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka thënë Lancaster, siç raporton KOHA.

Një ditë më parë, kryesuesi i delegacionit kosovar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, pati shprehur pritjen për votim të suksesshëm për avancimin e statusit të Kosovës në këtë mekanizëm.

Por kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka nisur fushatë për ta penguar këtë, duke i dërguar letër kryesuesit të delegacionit të Kroacisë, në të cilën theksoi se avancimi i statusit të Kosovës do të kishte pasoja negative politike dhe të sigurisë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vende të asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Pamje nga përurimi i Ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: SHBA mike e devotshme e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar pamjet nga inaugurimi i ambasadës së Kosovës në Washington ku mori pjesë edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien.

O’Brien në hyrje të fjalimit të tij të shkurtë dha zotimin se SHBA-ja do të jetë gjithmonë mike e Kosovës.

“SHBA-ja ka qëndruar dhe do të qëndrojë përherë si një mik dhe partner i devotshëm i Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi që “shefja, mentorja e mikesha ime prej kohësh”, Madeleine Albright, ka punuar matanë rrugës ku tash është ambasada e Kosovës.

“Mendoj që zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi po ta shihte Kosovën për të cilën thoshte gjithmonë që ishte më së shumti krenare – që ka zënë këtë vend ‘lartësinë komanduese’  të “Rrugës së Ambasadave”.

Ndërkaq, Gërvalla shkroi se “inaugurimi i objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, pronë e shtetit tonë, në shërbim të mërgatës dhe dëshmi e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe SHBA-së”./Express/

Rusia kryen sulme në Kharkiv, Zelenskyy njofton për rimarrjen në kontroll të disa zonave

VOA/Marrë nga Reuters

Sulmet e sotme të Rusisë në rajonin ukrainas të Kharkivit vranë një person dhe plagosën katër të tjerë, tha guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov.

Gjatë fjalimit të tij të premten, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se forcat ukrainase kishin rimarrë zonat pranë territorit ku patën hyrë forcat ruse gjatë sulmit të papritur në këtë rajon.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve ruse Interfax citoi ministrin e Mbrojtjes së Rusisë të deklaronte se trupat e Moskës kanë marrë nën kontroll zonën Arkhanhelske, në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Po ashtu, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, forcat ruse po përparojnë në rajonin Kharkiv, pasi kanë zmbrapsur dy kundërsulme të forcave ukrainase.

KREMTIMI I 80 VJETORIT TE KONGRESIT TË PËRMETIT, SHKELJE FLAGRANTE E KUSHTETUTËS DHE FYERJE  KOMBËTARE NDAJ FLAMURIT KOMBËTAR NDAJ FAMILJEVE TË PËRNDJEKURVE!

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit  Burgosurve dhe tePerndjekurve Politike  po ndjek me shume vëmendje dhe urtësisituaten politike  vend dhe shpreh indinjatën e thelle ndaj mazhorancës politike aktuale  për veprimet politike  po merr përkujtimin e nje kongresi diktatorial siç është kongresi i 24 majit  Përmetit

Sot falangat e diktaturës enveriste  udhëhequr nga hibritet e diktaturës , duke shkelur Kushtetutën e cila e ka denuar kushtetutën e diktaturës dhe 24 maj e viti 1944 dhe e ka kthyer Shqipërinë  një sistem demokratik.kremtuan këtë datë simbol i enverizmit stalinian.

Pushteti vendor kremtoj sot me 24 maj 20024 80 vjetorin e ketijkongresi famkeq dhe njollë e zezë për shqiptarëtme shalla bolshevizmit vendosjen e pushtetit komunistë.

Njëlloj si në diktaturë.Kremtoi këtë datë e cila për 45 vitenjollosi itenditetin tonë kombëtar flamurin e Skenderbeut duke ivënë sipër yllin e bolshevizmit., deri sa shqiponjat e lirisë Spaçit ja hoqën  mes  plumbave mbas 30 viteshsundim.diktatorial

kujtojmë falangës enveriste Kryetare e bashkisë  Përmetit se qytetarët e Përmetit e ka denuar 24 maj tuaj diktatorial  vitin 90 dhe luftojnë e punojnë per Shqipërine demokratikeeuropiane duke denuar ideologjine e kongresit  Përmetit

 quajsh pushtetin popullor, diktaturën enveriste dhe sukseshme siç e citoi kryetarja e Bashkisë  fjalimin e saj e pakta  mund  thuhet për fjalën tuaj lajthitse e pakta  mund bëni nqs keni ndonjë ndërgjegjësim kombëtarduhet  jepnidorheqje për një veprim  antikushtetues dhe antiligjor, se kenishkelur kushtetutën e vendit  ndalon  urrejtjen shoqëri.Kryeministri duhet  nxjerri urdhrin e shkarkimit tuajpër urrejtjen  ke ndaj shqiptarve   duke manifestuar pro kongreseve ideologjikje komuniste duke helmuar shoqerinëshqiptare me kremtime ideologjike jasht kushtetutës.

Për dijeni tuaj dhe  atyre  duartrokisnin fjalimin tuaj urrejtësndaj shqiptarve dhe ndaj demokracisë ju keni shpërdoruar postinKryetarit  Bashkisë. Sami Frashëri i madh i Përmetit na meson: Kalben njerzit e ndershëmatje ku lartsohen kriminelët

Kongres famkeq i juaj vazhdoi ideologjine staliniste duke denuar demokracine amerikanedhe duke e larguar Shqipërinënga vendet perndimore dhe duke e bere pjesë  sllavizmit serbo-rus. Ai kongres  kremtuat sot zhvilloi luftën civile ndaj veriutduke dërguar divizione për ti shtypur dhe sunduar. Ai kongresvendosi përfundimisht diktaturën staliniste duke i sjellShqipërisë humbje  mëdha njerzore. 24 maj është një ndër ditat  zeza për popullin shqiptar

Ai kongres  kremtuat ju si dikur para 34 viteve ka sot mbi 6000 shqiptar  i vrau dhe ju zhduku kufomat. Ai kongresburgosi pa faj 36.000 shqiptar pushkatoi  moshën tënde mbi 1000 graShkatroi me internime mbi 100.000 familje .

Ju drejtohemi publikisht kush ju a jep  drejtën Juve  fyenishqiptaret  vuajtën 914.000 vite burg politikë nga ideollogjia e atij kongresi.

Kush ju a jep  drejtën juve  na prekni plaget tona  kullojnakoma gjak , dhe nënat tona i kan lotët e pa tharë nga ai kongresbanditësh  vritni shqiptar  pa faj.

Kërkojmë  Presidenti , Kryetarja e ParlamentitKryeministridhe forcat politikë ta denojnë këtë kremtim  kongresit diktaturës dhe  kërkojnë shkarkimin e organizatorve nga postetdrejtuese , ti kërkojn falje familjeve shqiptare  përballuanvuajtjet e diktaturës.

Zotrinj qeveritar nqs nuk merni masa dhe do te lejonit prishjen e ekulibrave  shoqërisë do  jeni fajtor përpara kombit dhehistoriseë.

Eshtë koha   gjithë forcat antikomunisteinstitucjonetreligjjonepartitëintelektualët me mendim liberal , media progresive ,  reagojnë  bashkuar ndaj kësaj përpjekje mbarsur  me moral përvers  po kërkon ti serviret dhe tiimponohet brezit  riHelmatisja e brezit  ri me ideollogjinëprimitive dhe reaksionare  himnizon kriminelin dhe kriminpërbën aktin   turpshëm dhe  papranueshëm  për njëshoqëri demokratike.

Shoqeria shqiptare ka nevoje per pajtim kombetare dhe jo per urretje e ndasi.. Boll kemi vuajtur nga urretja!

Eshte kohe e paqes pa nderim te diktatures!

PRESIDENTI 

Besim Ndregjoni

Intervista- Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

VOA/Klementina Cenkollari

Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit. “Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojme Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”.

Zonja Gërvalla tha se vjeshtën e kaluar qeveria e Kosovës dërgoi komentet e saj mbi këtë variant të BE-së, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. “Ai dokument në formën që është dhe në suazat që është dorëzuar nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese”.

Mosmarrja e masave konkrete drejt krijimit të Asociacionit pamundësoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Zonja Gërvalla i cilësoi si “politike, të padrejta dhe të paarsyeshme kërkesat e disa vendeve të Bashkimit Europian, që Prishtina të hedhë hapa konkrete drejt krijimit të Asociacionit me qëllim anëtarësim në Këshill.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ministrja Gërvalla tha qeveria është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kurdo që opozita është e gatshme, por nëse për këtë ka konsenseus mes të gjitha forcave politike. “Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje me partnerë selektivë nga opozita”, tha ajo.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre, a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja parlamentare dhe kur mund të priten ato?

Donika Gërvalla: Tre vitet e fundit, puna e qeverisë së zgjedhur më 14 shkurt të vitit 2021, ka qenë e shoqëruar me suksese të cilat nuk janë pritur para zgjedhjes sonë nga askush. Nuk bëhet fjalë vetëm për zhvillimin ekonomik. Sundimi i ligjit, rritja e standardeve të demokracisë, por edhe sukseset e jashtëzakonshme në ngritjen e nivelit ekonomik të vendit, në punësim, në të ardhurat nga taksat, doganat etj. Këto kanë dëshmuar se kjo qeveri është e sigurt, i ka plotësuar pritshmëritë dhe madje i ka tejkaluar ato shumëfish. Megjithatë, nëse opozita në Kosovë është e mendimit që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja dhe ka një konsensus për këtë, ne nuk do ta pengojmë këtë proces. Por, ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje në mënyrë selektive, me partnerë selektivë nga opozita. Ne presim që opozita të jetë serioze në thirrjet e saj për zgjedhje dhe mos ta bëjë këtë vetëm nëpër media, aty ku nuk vendoset për zgjedhje të reja. Ne jemi të gatshëm kurdo që opozita të jetë e gatshme. Ne mendojmë se do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin gjatë ditëve të gjata se sa në ditët e shkurtëra të dimrit. Megjithatë, ne jemi të gatshëm edhe që ta çojmë mandatin tonë deri në fund. Kjo do të ishte hera e parë që një qeveri e zgjedhur do ta çonte deri në fund mandatin pas pavarësimit të vendit.

Zëri i Amerikës: Zonja Gërvalla, udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë i kishin dërguar një letër kryeministrit Kurti për ta bërë të qartë se nuk do të pranohej një projekt tjetër përveç atij që njihet si projekti i BE-së për Asociacionin. Përse zgjodhët në minutën e fundit, kur dukej se gjithçka kishte dështuar për Kosovën në Këshillin e Evropës, që të bënit një ofertë për një projek tjetër? Opozita ju ka kritikuar se këto janë lojra të qeverisë. Si ju përgjigjeni këtyre kritikave?

Donika Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i duhur. E njëjta opozitë na kritikoi fortë edhe në maj të vitit 2022, kur ne dërguam kërkesën për anëtarësim, duke thënë se ne po bënim kot kërkesa për këtë dhe se këto janë lojëra politike, sepse nuk do të keni asnjë sukses. Ne jo vetëm që kemi patur sukses, por gjatë dy viteve të fundit kemi përfunduar dy etapa të rëndësishëm. E para ka qenë kalimi i kërkesës tonë nga këshilli ministror në Asamblenë Parlamentare. Etapa e dytë ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme, marrja e vendimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me 82 për qind të votave, përfshirë edhe nga deputetë të vendeve, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që kanë dhënë votën e tyre pozitive lidhur me konstatimin se Kosova është demokraci parlamentare funksionale dhe ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Të gjitha kërkesat e tjera janë politike, të cilat ne mendojmë se janë të padrejta dhe të paarsyeshme, sepse nëse Asambleja konstaton se janë përmbushur të gjitha kushtet, atëherë do të duhej të kishte njëfarë detyrimi edhe ndaj Këshillit Ministror për ta çuar më tej procedurën. Është e vërtetë që tre krerë shtetesh kanë dërguar një letër, ku japin zotimet e tyre që pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, disa nga shqetësime që janë paraqitur gjatë procesit të anëtarësimit do të duhet të trajtohen në mënyrën e duhur. Letra të cilën e përmendet ju është ajo të cilën kryeministri ia ka dërguar krerëve të këtyre tre shteteve javë më parë. Pra, kjo nuk lidhet me ofertën e fundit që kemi bërë. Ne e dërguam ofertën e fundit sepse kemi patur sinjale nga partnerë dhe shtete të rëndësishme për Kosovën që një kërkesë e tillë do të shihej me simpati dhe do të mund të gjente përkrahje. Pra, bëhet fjalë për ofertën që ne bëmë në momentin e fundit. Së dyti, ne e dërguam këtë sepse donim të ishim konstruktivë dhe të tregonim se jemi të gatshëm të punojmë më konkretisht mbi temat dhe detyrimet tona. Unë jam shumë e bindur se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s është një rrugë e domosdoshme. Nuk ka alternativa të tjera për Kosovën. Sa më shumë rezultate që bindëse që të arrijmë në vend aq më i lehtë do të jetë anëtarësimi në këto mekanizma.

Zëri i Amerikës: Duke iu referuar asaj që ju përmendet se zoti Kurti fliste për një tjetër propozim, për çfarë propozimi bëhej fjalë?

Donika Gërvalla: Edhe propozimi tjetër ka qenë publik dhe i shfaqur gjatë takimeve apo telefonatave direkte apo letrave të dërguara, ka qenë një propozim që nëse dëshirojnë partnerët tanë do të mund ta trajtojmë çështjen e Asociacionit në formën të cilën ata dëshirojnë edhe kanë nevojë ta trajtojmë. Por ne nuk kemi mundësi ta trajtojmë çështjen e Asociacionit veç në Bruksel sepse në Bruksel ne jemi zotuar për dy marrëveshje, marrëveshjen e shkurtit të vitit të kaluar dhe marrëveshjen për sekuencimin dhe implementimin e kësaj marrëveshjeje në mars dhe prandaj një draft që na është dorëzuar nga Lajçaku lidhur me një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shihet vetëm në kuadër të pakos së bashku me ato dy kërkesa, ato dy marrëveshje të cilat i kemi bërë. Nxjerrja e Asociacionit nga kjo pako nuk ka asnjë kuptim, prandaj nëse ne mendojmë që Asociacioni është temë e dialogut në Bruksel, atëherë duhet ta trajtojmë si pjesë të pakos në Bruksel.

Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, varianti i Bashkimit Evropian që ju i referoheni për Asociacionin ju është vënë në dispozicion para rreth gjashtë muajsh dhe ju ofruat që ta dërgoni në Gjykatën Kushtetuese një variant tjetër. A do të thotë kjo se për ju praktikisht quhet i papranueshëm varianti i Bashkimit Evropian?

Donika Gërvalla: Varianti që na është sjellë, na është sjellë në kuadër të pakos së përgjithshme në Bruksel, pra në kuadër të dialogut që zhvillohet me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe vetëm në atë sens, në atë kontekst mund të shihet ai draft pa gjykuar se a është i mirë apo është i keq. Ne kemi dërguar komentet tona; nuk kemi marrë ende përgjigje për komentet që kemi dërguar lidhur me atë draft dhe ato i kemi dërguar menjëherë vjeshtën e kaluar. Ndërsa nëse e shohim që qenka kaq urgjente çështja e një formati të cilin komuniteti serb do të mund të kishte një vetorganizim brenda ligjeve dhe brenda rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, atëherë në vend që të presim një proces të cilin Serbia e bllokon në çdo hap dhe nuk e pranon si të tillë, ne do të duhej të uleshim dhe do të duhej ta zgjidhnim vet. Në këtë pikë kemi qenë, kjo ka qenë oferta jonë. Të mos presim bllokadat. Ne nuk do ta zbatojmë atë draft i cili është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat – ose po e trajtojmë Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë, por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë.

Zëri i Amerikës: Kjo do të thotë që arsyeja e vetme që ju nuk e pranoni variantin e Bashkimit Evropian për atë çfarë ju thoni, është fakti që Beogradi nuk po nënshkruan marrëveshjet?

Donika Gërvalla: Jo. Unë ju thashë që ne kemi dërguar komentet tona lidhur me atë. Komentet tona janë përmbajtësore dhe ne presim përgjigje për komentet tona lidhur me këtë.

Zëri i Amerikës: Atëherë, pse nuk u dërgua varianti i Bashkimit Evropian zonja Ministre, në Gjykatën Kushtetuese?

Donika Gërvalla: Ne nuk mund të dërgojmë drafte në Gjykatë Kushtetuese, sepse Gjykata Kushtetuese…

Zëri i Amerikës: Edhe drafti i Fredrich Ebert (Stiftung) ishte gjithashtu…

Donika Gërvalla: Jo, as atë nuk kemi thënë që do ta dërgojmë. Ne kemi thënë që bazuar në parimet e një propozimi që ka bërë, një studimi që ka bërë Fredrich Ebert Striftung, ne do të shkruanim draftin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilin do ta përqafonim dhe më pas do ta dërgonim në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk trajton drafte, nuk trajton letra pune, ‘working documents’. Gjykata Kushtetuese trajton ligje dhe vendime, mirëpo ai dokument, në formën siç është dhe në suaza në të cilat është dorëzuar, nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, edhe një pyetje të fundit. Javën e kaluar delegacione e Kosovës dhe Serbisë u takuan për të shtatën herë në Bruksel, por pa arritur një dakordësi për çështjen e dinarit. Ka ndonjë gjasë që të arrihet një marrëveshje?

Donika Gërvalla: Ne jemi ballafaquar në fillim kur Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re, nga të gjitha anët jemi ballafaquar me kërkesën për ta trajtuar në mënyrë urgjente, për ta adresuar çështjen e implementimit të asaj rregulloreje në mënyrë urgjente. Siç e shihni, ne kemi disa herë që flasim rreth implementimit, pra jo rreth rregullores, jo rreth legjitimitetit të asaj rregulloreje, por rreth asaj se si dhe në çfarë periudhe do të mund ta implementonim atë rregullore në mënyrë të plotë. Rreth asaj kemi shkuar në Bruksel dhe kemi biseduar dhe me palën serbe, por si zakonisht, ndërkohë që Serbia bërtet që gjërat janë shumë urgjente, nuk lë rast pa shfrytëzuar për t’i lënë gjërat pas dore edhe për t’i vonuar. Prandaj, ne vazhdojmë me implementimin e rregullores sepse rregullorja është e një institucioni të pavarur të Republikës edhe duhet implementuar në plotni. Nëse Serbia vazhdon t’i vonojë proceset në Bruksel, atëherë ne do të duhet të gjejmë forma të tjera se si të implementohen.

Rusia ‘fshin’ kufirin detar me Estoninë, BE dhe NATO reagojnë me urgjencë- Çfarë po ndodh

Rusia nuk mund t’i rezistojë testimit të ujërave të Balltikut.

Vetëm një ditë pasi ministria e mbrojtjes e Kremlinit fshiu rivizatimin e kufijve në Detin Baltik, rojet kufitare ruse hoqën më shumë se 20 bova në lumin Narva – një rrugë ujore përgjatë kufirit estonezo-rus. Udhëheqësit e BE-së e dënuan këtë veprim si një akt të sjelljes provokuese të Rusisë me fqinjët e saj.

“Ky incident kufitar është pjesë e një modeli më të gjerë veprimesh hibride nga Rusia, duke përfshirë kufijtë e saj detarë dhe tokësorë në rajonin e Detit Baltik,” tha në një deklaratë të premten kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

“Bashkimi Evropian pret një shpjegim nga Rusia për heqjen e bovave dhe kthimin e menjëhershëm të tyre,” tha ai. Rusia ende nuk ka komentuar publikisht.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i NATO, Jens Stoltenberg, i cili thotë se ka komunikuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Estoninë kundër çdo kërcënimi ndaj sovranitetit të tyre”, ka deklaruar ai.

 640 0 Sdfg3 1716563812

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022 dhe ka ngjallur frikë në vendet e tjera fqinje me qëndrimet revanshiste dhe lojërat hibride të mendjes.

Çdo pranverë, Estonia dhe Rusia instalojnë bova në lumin Narva për të shënuar kufirin, tha zyrtari i rojes kufitare estoneze Eerik Purgel për mediat lokale.
Ndërsa shtrati i lumit ndryshon me kalimin e kohës, të dy vendet duhet të rishikojnë rrugën e lirë çdo vit.

“Që nga viti 2023 Rusia nuk pajtohet me qëndrimet estoneze në lidhje me vendosjen e bovave. Ne vendosëm të vendosim tabela lundruese për sezonin e verës sipas marrëveshjes së vitit 2022, kështu që ato janë të nevojshme për të shmangur gabimet e lundrimit”, tha Purgel.

Këtë vit, Rusia raportoi se nuk pajtohet me vendndodhjen e përafërsisht gjysmës së 250 bovave kufitare. Estonia i instaloi bovat pas traktatit për kufirin shtetëror dhe marrëveshjes për vendosjen e bovave të lidhura midis shërbimeve kufitare në vitin 2022. 50 bovat e para u instaluan më 13 maj dhe Rusia hoqi rreth gjysmën e tyre.

Estonia ka thirrur ambasadorin rus për të shpjeguar atë që e përkufizoi si një “incident provokues kufitar”.

(Video) Arkiv 17.06. 2017: Edvin Rama duhej të largohej nga politika që kur shkeli Kushtetutën dhe i bëri thirrje policisë së shtetit të mblidhte vota për PS

Gazeta Shqiptare 17.06.2017

Arkiv: Edvin Rama duhej të largohej nga politika që kur në fushatë zgjedhore të qershorit 2017 u kap në flagrancë me zë e figurë duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë pasi i bëri thirrje policisë së shtetit të mblidhte vota për PS. Edhe në zgjedhjet e 2019 po ashtu u kap me prova të botuara nga gazeta Bild se me komisarë policie blinte vota dhe kërcënonte me largime nga puna kush nuk votonte PS. Nga shkeljet e kushtetutshmërisë koha e Edvin Ramës ka përfunduar.

 

Shqipëria: në jug dominojnë të moshuarit, veriu po zbrazet me shpejtësi

Të dhënat tregojnë se edhe në luftën e dytë botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se tani

 

Në qarqet e Jugut numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në ato të Veriut, një e dhënë që tregon se popullsia në këtë rajon është më e plakur.

Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023 qarku më numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë.

Në anën tjetër Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8.

Qarqet e Jugut të vendit i kaluan me herët fazat kulmore të emigracionit në moshat e reja. Lindjet më të pakta në këto qarqe tregojnë për një popullsi më të plakur dhe për norma më të ulëta të fertilitetit (numri i i lindjeve për grua në moshë riprodhimi).

Po duke krahasuar lindjet për 1000 banorë nga 2019 dhe 2023 shihet se qarqet e Veriut kanë rënien më të shpejtë, duke sugjeruar se ky Rajon përjetoi gjatë dekadës së fundit kulmin e emigrimit sidomos tek të rinjtë.

Nga 2019-2023 Kukësi shënoi rënien më të madh të lindjeve për 1000 banorë. Në vitin 2019 në këtë qark kishte 14,4 lindje për 1000 banorë, ndërsa në vitin 2023 kishte 9.3 lindje. Në Kukës norma e lindjeve për 1000 banorë shënoi rënie me 5.1 pikë për qind, më e larta në të gjitha qarqet.

Pas Kukësit Dibra ka rënien më të madhe të lindjeve për 1000 banorë, nga 13.5 lindje me 2019 në 9.6 në vitin 2023. Në krahun tjetër Berati dhe Lezha patën rënien më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ndërmjet 2019 dhe 2023 me nga 1.1 dhe 1.2 pikë % secila.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit janë përshpejtuar duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet në vijim.

Më 2023 në të gjithë vendin kanë lindur vetëm 22, 210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore. Të dhënat tregojnë se edhe në luftën e dytë botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. Psh në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950 ku regjimi i diktaturës komuniste ishte instaluar lindën 47, 291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ( 15-49 vjeç) ishte vetëm 259, 472 mijë. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte  647,884  ose tre herë më i lartë se në vitet 1950.

Është e kuptueshme se që nga vitet 50-60 Shqipëria ashtu si edhe Europa kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më e madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan. Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve. /B.Hoxha/MONITOR

Avancimi i statusit të Kosovës në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Valona Tela

Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të mblidhet këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë.

Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

Në komunikatën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, “do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë delegacione të anëtarëve të asocuar”.

“Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, ashtu si edhe strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe për rritjen e angazhimit me Jugun Global”, thuhet në komunikatë.

Autoritetet e Kosovës bënë të ditur qysh në mars se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup.

Në Serbi, Instituti Ndërkombëtar për Siguri u angazhua për ta penguar avancimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në një thirrje drejtuar saj, ai tha se konsideron se dhënia e statusit të anëtarit të asocuar Kuvendit të Kosovës, “do të ishte e dëmshme si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ashtu edhe për proceset e stabilizimit dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

“Demokracia në Kosovë nuk është funksionale. Institucionet e saj janë të ngarkuara me një nivel jashtëzakonisht të lartë të korrupsionit dhe praktikave të tjera jodemokratike, ndërsa të drejtat e komuniteteve pakicë, veçanërisht ato serbe, nuk mbrohen”, pretendoi organizata me seli në Beograd.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës – së voni edhe kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Organizata serbe tha, po ashtu, se nëntë anëtarët aktualë të asocuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë nga “vende të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht” dhe se “dhënia e të njëjtit status Kuvendit të Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm”.

Si funksionon Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar – çfarë synon të bëhet edhe Kosova – mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohej edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Në takimin në Sofje, pjesëmarrësit do të priten nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të NATO-s dhe të shtetit bullgar.

Ata do të diskutojnë tema që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë euroatlantike, me fokus në mbështetjen për Ukrainën dhe prioritetet e samitit të sivjetmë të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington.

“Gjatë seancës, Asambleja pritet të përforcojë qëndrimin e saj të palëkundur për luftën e pajustifikuar, të paprovokuar dhe brutale të Rusisë kundër Ukrainës, të diskutojë ofrimin e ndihmave të menjëhershme dhe afatgjate për Ukrainën, si dhe të miratojë një deklaratë për mbështetjen e Ukrainës deri në fitoren e saj”, bëri të ditur Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Kosova dhe NATO-ja

Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

“Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e bazës së përhershme të forcave amerikane janë nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ka thënë ministri i atëhershëm i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

NATO-ja nuk e ka komentuar këtë kërkesë të Kosovës, por ka siguruar se misioni i saj paqeruajtës në vend, KFOR, “mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë”.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Kosova kufizohet me tri shtete anëtare të NATO-s: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia. Radio Evropa e Lirë

Vjosa Osmani: ‘Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?’- Srebrenicë, do të kujtojmë më 11 korrik dhe çdo ditë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot, ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Ne do të kujtojmë! Më 11 korrik dhe çdo ditë!, ka thënë ajo.

“Me themelimin e sotëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, tha Osmani.

E para e shtetit tha se njohja është një hap kyç drejt pajtimit dhe luftimit të mohimit të gjenocidit.

“Është thelbësore për shërimin dhe paqen e qëndrueshme, për t’u ofruar paqe nënave të Srebrenicës dhe të gjithë anëtarëve të mbijetuar të familjes, duke siguruar që të dashurit e tyre të mos harrohen kurrë”, ka shkruar presidentja në platformën X.

Për ata që punuan pa u lodhur kundër Rezolutës së sotme: mohimi i gjenocidit nuk do të hapë kurrë rrugën drejt paqes, shtoi Osmani.

“Zërat e atyre që i duruan këto tmerre kur ishin fëmijë na kujtojnë se dhënia fund e mohimit të gjenocidit nuk është thjesht një detyrim politik dhe ligjor, por një detyrë morale kolektive. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë. Le të udhëhiqemi nga përkujtimi i fortë në fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij: “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?”, ka shkruar presidentja Osmani në X.sn

SHBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët për luftimin e propagandës në Ballkan

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë lansuar Mekanizmin e Koordinuar për Ballkanin Perëndimor, që fokusohet ekskluzivisht në luftimin e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja dhe ndikimit (FIMI), që përfshin dezinformimin dhe propagandën.

Ky mekanizëm, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, do të forcojë integritetin e informacionit në Ballkanin Perëndimor.

“Mekanizmi do të fuqizojë partnerët që të bëhen të aftë që të adresojnë vetë kërcënimet e FIMI-it dhe të punojnë së bashku për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të kryer fushata propagande dhe të manipulimit të informacionit në rajon”, tha DASH-i.

Mekanizmi që u lansua, u krijua pas një takimi të zhvilluar muajin e kaluar në Belgjikë të Këshillit Ministror të SHBA-së dhe BE-së për tregti dhe teknologji.

Më 19 maj, gjatë vizitës së nënsekretares amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen, Kosova nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me SHBA-në kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

SHBA-ja tha se Kosova është vendi i 15-të në botë që e përkrah Kornizën e DASH-it për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja.

Uashingtoni tha se do të vazhdojë të punojë që rajoni të integrohet në struktura euroatlantike.

“Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës së informacionit digjital. Sot, informacionet e vërteta dhe ato të manipuluara përhapen lirshëm, prandaj informacioni i bazuar në fakte është një aspekt i domosdoshëm i qeverisjes së suksesshme demokratike”, tha DASH-i.

SHBA-ja, por edhe BE-ja, vazhdimisht kanë thënë se shtete të Ballkanit Perëndimor përballen me fushata dezinformimi dhe propagande nga Rusia dhe Kina.

Vitin e kaluar, James Rubin, i dërguar i posaçëm dhe koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit amerikan të Shtetit, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë tha se Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e SHBA-së në Ballkan.

Sipas tij, mediat në rajon duhet të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta.

Po ashtu, në fund të vitit të kaluar ishte publikuar një raport për dezinformatat, që ishte hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në raport thuhej se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq. REL


Send this to a friend