Të them të drejtën, u çudita mjaft, madje gati m’u fut “llapa mren”, kur çova kanalin tek RTSH për të ndjekur Festivalin e Këngës. Se këta të TVSH së bëjnë edhe të pamundurën për të të çuditur.
-Vezë doni?
-Meqë është gjella më operative dhe me kalori…
Fillimisht mendova se kisha ngatërruar frekuencën. Sepse m’u krijua ideja fikse se po shihja “Portokallinë”. Mënyra e të folurit, lloji i humorit, lëvizjet dhe ritmi, gjithçka më dukej e huaj për një mbrëmje që, të paktën në kujtesën kolektive, kishte qenë gjithmonë diçka tjetër.
-Ç’ne “Portokallia në mesjavë?”, mendova. Jo si shaka pa formë, por si një pavëmendje e hutueshme. Është, – pak a shumë, – si të hysh në një godinë publike dhe të gjesh të varur një tabelë private: Këtu jepen rrogat e traktoristëve.
-Rrusht Mezini…
-Këtu… Unë jam Rrusht Mezini.
-Jeni lodhur shoku Jorgo.
-Epo nuk i thonë shaka. Paraja është punë me përgjegjësi…
Këto janë batuta filmash. Por në realitet është ai çast kur kupton se problemi nuk është më forma, por identiteti.
– Mirë atëherë, konferencier i koncertit të jetë Agimi i cirkut, – sugjeronte Andi këngëtari Sotirin, që ishte drejtori i Pallatit të Kulturës.
-Agimi… ai karagjozi? – u pataks Sotiri.
– Kurrë! Unë në skenë dua seriozitet.
Batutat janë shkëputur nga filmi i njohur i regjisorit Bujar Kapexhiu, “Edhe ashtu, edhe kështu”, por që nuk di pse m’u dukën shumë të volitshme për këtë rast.
Sepse Festivali i Këngës nuk është thjesht një spektakël argëtimi. Është një ritual televiziv, një ngjarje me gravitet kulturor, me kodet dhe solemnitetin e vet. Ose të paktën kështu ka qenë. Kur ky ritual fillon të flasë me gjuhën e varietesë, kur humori i shpejtë zë vendin e heshtjes solemne dhe improvizimi televiziv zëvendëson peshën artistike, atëherë nuk kemi më një risi, por një zhvendosje.
Dhe kjo zhvendosje nuk është faji i atyre që vijnë nga jashtë. Ata bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Faji është i një televizioni publik që nuk di më të dallojë mes roleve, mes skenave, mes zhanreve. Që ngatërron festivalin me “show” n, trashëgiminë me audiencën, identitetin me klikimin.
Dhe kështu vazhdon të huazojë. Një herë Arbanën, një herë Salsanon. Nesër, pse jo, me siguri TVSH do të ofertojë edhe Ledionin.
– Ec e na jep një dorë në malore.
Jo sepse ata nuk janë profesionistë, por sepse TVSH sillet si një institucion që ka hequr dorë nga vetja.
– Përpara ca kohësh shoku Lelo na solli një yll të ri nga Durrësi. Pastaj një tjetër nga periferia e Fierit. Tani ylli i ri na erdhi nga fshati.
Ca e çuditshme kjo, apo jo? – shprehte pakënaqësinë e tij një si punë drejtor kuadri në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, pikërisht tek filmi “Shkëlqim i përkohshëm” i regjisorit Albet Xholi, ku Dane mavriu mori rolin e portierit të ekipit, që qytetarët e provincës nisën ta quanin me shaka “Zenga i ekipit”.
-S’ka asgjë për t’u çuditur. Puna për kompletimin e ekipit vazhdon, – u justifikua Leloja, që ishte kompetent, si trajneri i sportklubit të madh të futbollit me emrin “Fitorja” dhe që donte të sillte në qytet të fejuarin katundar të mbesës infermiere.
TVSH, si një institucion mediatik që ka me qindra punonjës, dekada histori, arkivë të pamasë, që është shkollë dhe përvojë, tanimë nuk arrin të prodhojë dot as folës lajmesh me profil të qëndrueshëm, as moderatorë spektaklesh me peshë publike.
Si konkluzion, më rezulton se TVSH është një institucion i “thym n’mes”. Një trup gjigant që nuk mbytet nga stuhitë e mëdha, por nga një pikë uji e vetme, e përditshme, gërryese. Televizioni publik, ai që mbahet me taksat tona dhe që, teorikisht, duhet të jetë streha e prodhimit kombëtar, vazhdon prej vitesh të jetë i paralizuar, i mbytur jo nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e vizionit.
Spektakli më i madh i vitit në ekranin publik, që duhet të jetë vitrina e kapaciteteve të vetë institucionit, në edicionin e 64 të saj, bashkëdrejtohet nga Salsano i “Portokallisë”. Një zgjedhje që nuk është thjesht një emër, por një simptomë. Sepse pyetja nuk është: pse Salsano? Por pse gjithmonë dikush nga jashtë.
Ky huazim i përhershëm është në fakt pranim dështimi. Është dëshmi se televizioni publik nuk investon më në njerëzit e tij, nuk ndërton figura, nuk krijon identitet. Ai funksionon si një sallë pritjeje, ku vijnë të ftuar nga televizione private për të mbushur boshllëkun që vetë institucioni ka krijuar.
Ndërkohë, TVSH vazhdon të jetë në fund të rreshtit edhe në programacion. Një film ose e sheh një herë në tri ditë, ose dy herë në të njëjtën ditë, sikur koha të ishte e palëvizshme dhe publiku pa kujtesë. Arkivi, pasuria më e madhe e këtij institucioni, qëndron ende i pluhurosur. Platforma “Teatri në ekran” vazhdon të jetflejë në bobinat e viteve ‘70, të padigjitalizuara, të padukshme për brezat e rinj, sikur këto regjistrime të ishin një relike muzeale dhe jo një detyrim publik.
TVSH nuk është më në krizë. Kriza presupozon një përpjekje për të dalë prej saj. TVSH është në një gjendje inerte, ku çdo vit përsërit të njëjtën skemë dhe çdo vit e quan “normalitet”.
Kjo është TVSH ja sot. Dhe me sa duket, nëse nuk ndryshon mënyra e të menduarit dhe jo thjesht emrat në ekran, kjo do të mbetet TVSH ja edhe nesër: një organizëm i madh, i lodhur, që mbytet nga një pikë uji, sepse ka harruar si të notojë vetë.
/Gazeta Panorama









Burri im Hasan më hodhi për një grua tjetër për paste 3 vjet ,.
Në fillim unë kurrë nuk besoj se DR Oduduwa do të jetë në gjendje të më ndihmojë të fitojë përsëri EX HUSBAND tim nga kjo grua tjetër, por sepse ende e dua atë dhe dua që burri im të kthehet në jetën time .. i jap një provoni, i bindem dhe ndjek DR Udhëzime ODUDUWA dhe më befasoni që pas 3 Ditëve të hedhjes së Dashurisë dhe Inkurajimeve me fotografitë e burrit tim dhe emrat që i janë dhënë DR ODUDUWA, Dreka një magji dashurie në ajër në emrin tim në orën 12:00. Ora në mes të natës . Të nesërmen në mëngjes takova një thirrje të humbur në telefonin tim, pak munitë më vonë EX HUSBAND im më telefonoi duke më kërkuar që të falja dhe të hartoja gjithçka që ai kishte bërë gabim për të më lënduar. Burri im bisedoi me aq bukur dhe ai u pendua. tani unë dhe burri im janë plotësisht të kthyer së bashku dhe jemi shumë të kënaqur me jetën tonë të re si familje … të gjitha në sajë të DR ODUDUWA për punën e madhe që ai ka bërë për mua .. i premtoj Oduduwa për të ndarë punën e tij të mirë Dëshmi për të bota pas punës dhe me të vërtetë puna e Dashurisë-Spell për të mirën time.
Kur keni nevojë për ndihmë të tillë dhe keni çdokënd që njihni ose të afërmit që ndodhen atje duke kaluar nëpër ndonjë krizë marrëdhënieje, duhet t’i informoni me mirësi që të kontaktoni ODUDUWA përmes emailit: [email protected]
Si të sjellësh përsëri dashurinë Ex, nëse ke raste si këto …
SHENJAT E MARTESËS, DIVORCE SPELLS, RASTI I GJYKATËS, LOVE SPELLS
A është dashuria juaj që merr shumë kohë për të vendosur?
A është i dashuri juaj cheating mbi ju?
A është loverja juaj ende duke folur me ish?
A ka ndikim të keq në dashurin tuaj?
A janë të afërmit e të dashurit tuaj që ndryshojnë mendjen e tij?
A është dashnorja juaj që ju shmanget kur keni nevojë për të?
Spell për të fituar tombën
Spell për të fituar Coupon
Spell për të ndaluar divorcin.
Spell për të gjetur dashurinë e vërtetë.
magji për të shpëtuar martesën tuaj nga një grua tjetër.
Dreka një magji për të marrë rick, famë dhe pasuri.
Magji rituale
Hakmarrja spell për të rimarrë paratë tuaja të humbura nga debitorët.
Spell për të marrë një punë të mirë paguese.
Tel: +13019658857
Për Shqipëtarët miop do të thotë shumë që të mësojn se Shqipëtar Gegë e Tosk nuk ka dhe aq ma shumë Shqipëtar Turk pse Jan të nji krahinës tjetër a po besimin tjetër,por që të gjithë janë nji ,nji gen,nji gjuhë dhe njingjyrë.
GJUHA dhe arti bashkon Kombin!
Për Shqipëtarët miop do të thotë shumë që të mësojn se Shqipëtar Gegë e Tosk nuk ka dhe aq ma shumë Shqipëtar Turk pse Jan të nji krahinës tjetër a po besimin tjetër,por që të gjithë janë nji ,nji gen,nji gjuhë dhe njingjyrë.
GJUHA dhe arti bashkon Kombin!