“Mendoj se etapa e parë për Rusinë duhet të jetë që të ulet me SHBA-në dhe të shprehë qartësisht se cilat janë synimet e saj, si dhe të përpiqet të bashkëpunojë me një kontribuim konstruktiv në përpjekjet e SHBA-së në luftën kundër ISIS-it”, theksoi Stoltenberg gjatë një interviste në selinë e NATO-s në Bruksel.
Perëndimorët, duke filluar nga SHBA-ja, janë alarmuar prej disa ditësh për rritjen e angazhimit ushtarak të Moskës në Siri, që është një nga mbështetësit kryesorë të Bachar al-Assad që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011./
Komentet