VOAL

VOAL

(Video) Soporanoja me famë botërore Inva Mula, Drejtorja e MIK Festival që starton në Korçë më 25 korrik tregon për eventin

July 6, 2018

Komentet

Bujar Kapexhiu: Ja kush i dorëzoi prangat për Veliajn

Ndonjëherë një karikaturë flet më shumë se mijëra fjalë.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë një punim me titull: Dakordësi Partiake.

Aty tregohet se kush e urdhëroi në të vërtetë arrestimin e Veliajt.

Në karikaturë shihet Edi Rama teksa i dorëzon prangat Altin Dumanit.

Ky punim nuk ka nevojë për shumë koment:

 

Ekspozita autentike e piktorit Krist Dimo- Nga INA KOSTURI

 

Personazhet e pikturave të Krist Dimo-s shfaqen në disa postera të mëdhenj, si ftesë në ambjentet e COD (Center for Openness and Dialogue) në një ekspozitë autentike dhe interesante të titulluar “Tejdukshmëri ekzistenciale” Personazhe të çuditshme të vendosura në posterat në hyrje të ekspozitës, të një gjuhe sa specifike dhe aq të rrallë të krijuar nga intuita, fantazia e subkoshienca e piktorit paralajmërojnë takimin me botën e tyre të panjohur, thuajse surreale, tejet origjinale, si një armatë qeniesh të konturuar në një ishull shpirtëror ku qëndrojnë dhe lëvizin përtej telajove në fantazinë tonë, na përfshijnë në botën e tyre sa të dukshme aq dhe të pakapshme, në tablo të mëdha me ngjyra e tone të veçanta, në figura të deformuara intriguese. Bota e tyre si personazhe të një planeti të mistershëm shpirtëror është e thjeshtë në dukje nëpërmjet kontureve, linjave e njëkohësisht tejet e komplikuar, në shpërfillje të anatomisë, tipareve, aty ku ndjesia fëmijërore dhe meditimi i thellë shkrihen me njëri tjetrin në një bashkim abstrakt, në linja sa të thjeshta aq dhe moderne, në një stil unison që i unifikon të gjitha dhe i veçon nëpërmjet tipareve tejet personale e unike, duke i siguruar secilës pavarësinë.

Çrregullsitë e tyre bashkohen në një uniformitet mendimi, ndjesie, përjetimi dhe krijojnë një botë paralele me atë reale ku personazhet flasin një gjuhë specifike nëpërmjet tipareve të çuditshme të formave, ngjyrave, linjave, të elegancës, sfondeve, të kepucëve të gjelbra, të shprehjeve, të kontrasteve, kontradiktave, pakënaqësive dhe rebelimit, herë si përçues të ndjesive e herë si profesionistë që nëpërmjet ironisë kontrastojnë e ngjasojnë me kohën e sotme. Më një stil elegant, me përkushtim dhe dashuri teksti kuratorial i vendosur në hyrje dhe gjithë detajet e infrastrukturës dixhitale, titujt e tablove duket se e përfshijnë vizitorin për të kuptuar, menduar e vëzhguar gjatë. Shkrimet, ngjashmërisht si titujt e veprave muzikore me program, nëpërmjët fjalës të drejtojnë drejt tablove, për të çuditur me lidhjen e përsosur mes tyre dhe asaj çka piktura përfaqëson, për ta vëzhguar sërisht herë në detaje e herë të gjithën, me ndjesinë se diçka i ka shpëtuar vëmendjes, mbetur në misterin e botës së personazheve në atë ngatërrese linjash e fantazie, të vendosur mjeshtërisht mbi kanavaca të kthyera mbrapsht, në materiale të përziera, të studiuara e përshtatura ndjesive, si një domosdoshmëri për ti shfaqur unike.

Përtej fjalës e shpjegimeve letrare, kisha besuar në një lidhje mes arteve. Ishte një fushë tjetër që interferonte me anë të së cilës mund të jepje një tjetër shpjegim. Letërsia u qëndronte arteve pranë në shpjegime e dokumentime, po shpesh dhe artet pamore kishin ngjashmërinë me të tjera forma. Muzika me misterin e saj të tingujve u qëndronte pranë gjuhëve të pakuptuara, apo ekspozitave të tilla ku personazhet i përkisnin një bote tjetër, ku liria e fantazisë të lejonte të bëje paralelizma. Teksa shëtisja mes tablove, të cilat ishin të ngjashme e të ndryshme, tingujt e kompozitorit të madh amerikan minimalist më shoqëronin heshtaz. Muzika magjepëse e Philip Glass ishte më pranë kësaj pikture. Stili minimalist, detajet e përsëritura, fraza e nota që përfshiheshin nga ndryshime harmonike më kishin çuar në kohë të largëta, në atë lidhje mes artesh që krijonte gjendje emocionale të veçanta. Isha munduar ti shkëpus personazhet duke i shoqëruar mes tingëllimeve unike të “Metamorphossis” apo “The hours” që i përshtateshin ekspozitës, ndërsa kjo lidhje mes arteve më kish çuar larg në një kohë fëmijërie, ku talenti i piktorit të ekspozitës kish shtresuar në mendje. Gjatë viteve, ngjyra e një autobuzi të vizatur mrekullisht kish humbur, ish harruar, kish mbetur e paqartë, ndërsa ai vizatim i autorit në moshën 5- vjeçare që gjyshja më kish treguar dikur nga fëmijëria e djalit të saj ish shndërruar në simbolin e talentit për njeriun e afërt, autor i kësaj ekspozite.

Ai vizatim kish udhëtuar në kohë me atë mjet në mënyrë figurative, talenti i artistit kish nisur të konsolidohej fillimisht në Durrës, në qytetin e lindjes, me vizatime, kompozime, me kopjime të piktorëve të mëdhenj siç ndodh zakonisht, ish ndalur në fletore të tëra shënimesh ku specifikoheshin stilet e pikturat moderne, karakteristikat e figurave të modernizmit si Paule Gauguin, Claude Monet, Gustave Climt, Paul Klee, Pablo Picasso e shumë të tjerë, ish frymëzuar nga letërsia, muzika, këngët, kinemaja, ish ndalur në orë të gjata bisedash me të afërmit, me piktorin e skenografin Zef Ujkaj, me piktorët Nikolet Vasia e Gavril Priftuli. Që herët në heshtje duket se e kish konsoliduar në mendje të ardhmen e tij në rrugën e artit…Ndryshimet e sistemit dhe koha e lirisë që po vinte i dhanë mundësinë ti bindej ikjes e gjendej në shtetin përtej detit, për ti dhënë pasionit dhe talentit rrugën e duhur drejt një pikture moderne, të lirë, përtej skematizmit, në një rrugë që do ta shfaqte pikturën e tij tejet autentike. Rrugëtimi ish ndalur për një periudhë të gjatë dhjetëvjeçare në Itali, ndërsa takimi me profesorin e Akademisë së Arteve të Bukura, si dhe drejtues i saj në Foggia, do ndikonte profesionalisht, duke e çuar pikturën e tij në nivele të tjera kompozimi dhe meditimi. Dario Damato, i njohur si profesor dhe personalitet i nderuar i qytetit të Foggia-s dhe Capitanatë-s shquhej për ekpozimet e punëve të tij në muzetë e rëndësishëm në Itali dhe Perëndim si dhe cmimet dhe vlerësimet e niveleve të larta mes të cilëve ai i Senatit Italian të vitit 1973 dhe Presidentit të Republikës Italiane në vitin 1974. Damato ishte drejtues artistik në shumë galeri arti në Itali. I komentuar dhe vlerësuar nga kritikë të rëndësishëm, në vitin 1967 regjizori Massimo Mida i dedikon një film artistik, fitues i çmimit të parë në Festivalin e Cannes. Qyteti i Foggia -s, kjo nyje hekurudhore e qyteteve italiane do bashkonte talentin dhe profesionalizmin e Krist Dimo- s. Dario Damato e ftoi dhe udhëhoqi në laboratorin e tij për ti dhënë drejtimin e duhur në rrugën e veçantë dhe moderne. Kjo periudhë do vendoste të tjera ritme në krijmtarinë e tij, filloi një përvojë re dhe e shpejtë e realizmit të kuadrove të mëdha, e pikturave që do bëheshin pjesë e ekspozitave në Itali, e më pas e një koleksioni privat në Romë. Një periudhë eksperimentimi që fillonte me materialet e telajove, teknikën, me gërshetimin e talentit me profesionalizmin.

Kjo eksperiencë do i jepte pikturës së tij të veçantë dhe personazheve intrigues përsosmërinë, në përpjekje për konsolidimin e një stili unik, që do i bënte ato të qarta, të dallueshme, që më pas duket se nuk do kishin nevojë për firmën e piktorit. Mendoj se suksesi i kësaj pikture është pikërisht autorësia e kuadrove e cila nuk vjen nga autori, po firmoset në heshtje nga veçantia e personazheve. Puna intensive dhe pjekuria ndër vite do i stilizonte, rafinonte, do i shndërronte me elegancë personazhet enigmatikë të një bote imagjinare që lindnin nga subkoshienca, tashmë akoma më të përsosura. Ato do pasuroheshin, konsolidoheshin në një stil unik, duke theksuar vlerën e tyre më të spikatur, veçantinë. Pjesëmarrës në “ekspozitat e nëntorit” në Galerinë Durrës, në Galerinë Kombëtare, në “Onufri 2000” Tiranë, krijimet e mëvonshme i përkasin periudhës 2015-2024. Pjesëtar i Fedac Found Brussels, krijimet e tij janë publikuar dhe në galerinë Hambly and Hambly, galerinë Kiro Group C Irlandë, si dhe Eine Art Galery në Gjermani. Po aq interesant vjen dhe albumi me fotot e pikturave të punëve të tij kryesisht nga viti 2016- 2024. Qëndrojnë bashkë në një botim elegant, si domethënie dhe dëshmi e ekspozitës. Në album kuadrot shoqërohen me shkrime dhe komente interesante nga Carlo Colombo Calabria, (shkrimtar) i cili hulumton, përshkruan e analizon me pasion në mënyrë të spikatur personazhet e kësaj pikture. “Burra extra ujorë me sy si milingona që jetojnë në qoshet e një bote të lodhur, që heshtjet shqetësuaese i kufizojnë në forma” i cilëson Colombo personazhet e tablove …

Tingujt e “Metamorphossis” të Philip Glass më shoqërojnë edhe jashtë ekspozitës. Ato ngjajnë si trokitje të përsëritura, apo kujtesë tashmë për ekspozitën, e cila është e hapur për të tjerë vizitorë.

 

Dënimi i “Bitëllsave” të Pogradecit- Nga Bardhyl R Berberi

Fama e nje orkestre me emer ne qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe ne opinionin e gjere si “Bitellsat e Pogradecit”, në vitet` 50 – 60 ` e perbere nga 5 vellezerit Darova dhe familjare te tyre, jo vetem qe nuk do te “zbuste” njollen e persekutimit nga lidhja e djalit te vogel 15-vjeçar me Ballin Kombetar ne Luften e Dyte Boterore, por do te kujtonte udheheqjen e kohes per te urdheruar ndeshkimin e tejskajshëm të kësaj familje thotë pjestari i ketij grupi, Mentar Darova, i vetmi vëlla nga pesë vëllezrit që është gjallë. Ja si e tregon dramën e familjes së tij Mentar Darova xhezbandisti i famshëm i orkestrës famoze si dhe humoristi krejt i veçantë gjatë interpretimit të skeçeve në Estradën Profesioniste të Pogradecit
Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e ne kinemane “Morava” te Korces, ne banken e te akuzuarve, ngjitet nje i ri 15-vjecar. Ështe Dylber Darova, . Akuzohet nga qeveria e re komuniste se gjate luftes eshte bashkuar me rinine e Ballit Kombetar, ne kampin kundershtar te partizaneve. Denohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vellai i madh i tij kishte qene partizan ne luften NAÇL, masa e denimit per 15-vjeçarin qe e rende burgim të përjetshëm , ndersa per familjen nisin internimet, vuajtjet e më pas edhe burgime. I rikthyer keto dite ne Pogradec pas shumë vitesh Mentar Darova në moshë të thyer rikujton ata dite te veshtira te 6 dekadave me pare.
Kishte vetem pak kohe qe Dylberi ishte derguar ne burgun famekeq, kur ne kete kamp shkon per vizite Mehmet Shehu. Mes te denuarve, Shehut i bie ne sy nje djale i vogel, trupimet dhe e pyet: “Po ti, mor djale, sa vjet je denuar?”
“101 vjet “- i pergjigjet Dylberi Mehmet Shehut.
“Pse kaq shume?”- pyet kryeministri.
“E dine ata qe me kane denuar!”- i kthen pergjigje 15-vjecari, duke e pare drejt ne sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdheron ulje te denimit per 15-vjecarin; nga 101 vjet, ne 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojne dhe Dylberi, ne vitin 1956, vjen ne Pogradec. Vjen ne Pogradec prane familjes. Martohet dhe lind tre femije, nderkohe qe per shkak te biografise, caktohet te punoje ne Hotolisht te Librazhdit ne nje lokal buze rruges si bufetier. Dylberi ben nje lutje te vije ne Pogradec te kujdeset per femijet se i kishte te vegjel. E sjellin ne Pogradec. Por perkohesisht…sapo vjen në Pogradec dëmin tjeter me 20 vjet burg per agjitacion e propagande.
Ishin vitet ’70, ne kulmin e miqesise me Kinen. Dylberi gjen ne tavolinen e tij ne biblioteke, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. “Keto revista kineze m’i hiq se nuk i shoh dot me sy”, – i thote ai punonjesit te bibliotekes. Aty e degjon rastesisht nje mesues matematike qe kishte qene edhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet perseri ne pranga dhe rinis jeten e qelise. Del perseri para trupit gjykues denojne edhe me 10 vjet te tjera burgim. Kete radhe denimi eshte per agjitacion dhe propagande kunder vijes se partise e pushtetit popullor. Kete radhe, “seriali ” e vuajtjes se denimit per muzikantin Darova nuk eshte burgu i Burrelit, por ai i Spaçit te Mirdites. E ben kohen e burgimit dite me dite ne kete ferr. Diten qe do te dilte nga burgu i Spaçit, sapo e percjellin shoket e tek ndahet me ta, ne afersi te daljes se korridorit te qelive, pa prangat ne duar, i afrohet nje gardian dhe i thote: “Te kerkojne pak ne zyren e drejtorit te burgut per te firmosur dicka!”. Perballet me nje te papritur te dhimbshme. Sapo futet ne zyren e drejtorit, pa se, pervec titullarit, aty ishin dhe dy police qe kishin pranga te gatshme ne duar. Teksa dy policet i rivene perseri prangat ne duar Dylber Daroves, drejtori, i ngritur ne kembe, i thote: “Do te besh edhe 10 vjet te tjera denim se ke bere agjitacion dhe propagande ne burg!”.
Kete radhe denimi ishte pa gjyq. Keshtu Dylberi kreu ne kete burg edhe 10 vjet te tjera denim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon kete moment te rende per vellane e familjen e tyre, Mentari, risjell biseden e castit qe pati me te vellane per kete moment. “E pyeta vellane si e perballove shtesen tjeter prej 10 vjetesh burg kur ishe pergatitur per te dale nga ai ferr”, -pohon Mentari . Ndersa fjalet e te vellait ishin: “Nuk me beri pershtypje, isha i pergatitur per gjithcka prej tyre, ndonese nuk e prisja qe ne momentin e kalimit te pragut te ferrit te Spacit te me rivinin prangat e sapohequra e te me denonin edhe me 10 vjet te tjera burgim!” Por per muzikantin qe u fut ne burg ne moshen 15 vjec e doli andej i thinjur pas 30 vjetesh, ne moshen 45 vjec, edhe vitet e mevonshme, perfshire ato te fillimit te demokracise ne vend, nuk qene te mbara. Ate, sic tregon mes loteve Mentari , e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vize ne xhep per te shkuar tek tre femijet e tij ne Kanada se bashku me bashkeshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa pare asnje dite te bardhe.
Rikthimi i permallshem i të vetmit vëlla që jeton
Sapo makina del siper, ne Qafen e Thanes e shfaqet pamja e kalter liqenit si ne nje ekran filmi, Mentar Darova zhytet i teri ne nje meditim te thelle me syrin prane xhamit te makines. “Kam mall e brenge per qytetin tim te lindjes,. Sapo mberrin ne qender te qytetit drejtohet me nje hap te shpejte drejt Turizmit te vjeter, veshtron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestres me fame ne vitet 50 – 60, orkester qe tronditi jo vetem Pogradecin, por te gjithe Shqiperine por fama e saj I kishte kaluar kufijtë . Me syrin e malluar ai veshtron vendin ku ka qene salla e vjeter e shfaqeve, por ajo mungon, eshte prishur.
Mentar Darova eshte i vetmi vëlla që jeton nga pesë vellezerve Darova. Edhe pse i ka kaluar te tetedhjetat dhe ka vite qe nuk duket ne skene dhe as ne ekran, imazhi i tij na vjen ne kujtese si nje forme dashurie per mjeshtrin e madh te xhazit I cili ishte pjestar I asaj orkestre të madhe qe ngriti vëllai I tij I madh Muhamet Darova . Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshem, por edhe me orkestren e madhe te vellezerve Darova qe i kaloi kufijte e Shqiperise. “Jeta jone eshte nje kalvar i mundimshem cnjerezor, burgje, internime e ndeshkime, por muziken nuk e vune ne pranga, ajo na lidh e na mban te pandare me njerezit, qytetin”, -vazhdon tregimin i Mentar Darovës
Drama e nje familje artistesh
Drama e 5 vellezerve Darova , djem te nje familje te njohur intelektualetë një mësuesi të nderuar si Nevruz Darova ,te cilet lufta nacionalclirimtare i renditi ne dy kampe te ndryshme,menjehere pas clirimit te vendit,i nenshtrohen nje persekutimi te eger, me vite te gjata burgimi e internime te njepasnjeshme. Fama si muzikante te talentuar,si krijues te orkestres qe beri emer ne Shqiperi e me gjere duke u cilesua “Bitellsat e Pogradecit”, i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdheron shtimin e kaluarit te persekutimit.. I rikthyer ne Pogradec pas viteve te gjata mungesë , tashme ne moshen e pleqërisë , Mentari, vazhdon te tregoj episodet e nje drame te dhimbshme qe kaloi familja e tyre ne diktature.Ishte nje nga dramat me te dhimbshme, drame e cila ka lene gjurme te pa riparueshme ne jeten e Darovajve. .
Peripecite e nje jete te veshtire
Pas denimit te Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, ne nje kasolle me balte ne lagjen “Kulleiri” te Korces. Vellai i madh i familjes, Muhameti, shperngulet per ne Durres. ku merr me pas edhe pjesetare te tjere te familjes Darova; babane, nenen, motren e tyre te vetme, Lavdien dhe vellezerit Agimin, Mentarin dhe Ilirjani, me te voglin. Duke qene orkestrante cilesore, te kater vellezerit punojne te lokali “Vollga”, me shume emer ne ate kohe ne Durres. “Ishim si ne mrekulli, kane qene tre vitet me te bukura te jetes sone, ku ne arritem majat e filloi te rritet reputacioni i orkestres sone”, – pohon Muhameti. Keshtu, Muhameti qe ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikes, Agimi ne kitare, Mentari ne xhaz dhe Ilirjani ne kontrabas. Por krejt papritur nje dite lajmerohen se duhet te largohen jo vetem nga “Vollga”, por edhe nga qyteti i Durresit si persona te padeshiruar. Ishte nje shefe kuadri nga Korca, kujton 85-vjecari, qe i ishte qepur “me gure ne traste” familjes Darova. Largohen per ne Kavaje ne nje lokal te thjeshte si tip mejhane. Por vetem 2 jave, se shefja e kuadrit nga Korca kishte derguar relacion qe te perziheshin edhe nga Kavaja. “Mbetem me placka ne kurriz, pa te ardhura per buken e gojes, e ashtu si nomadet, shkojme ne Elbasan”, -tregon 85-vjecari. Fillojne pune ne nje lokal ne qender te pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pelqehej shume. . Ne kohen kur krijohet turizmi i vjeter i Elbasanit, orkestra e vellezerve Darova kaloi ne sallen kryesore te turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet pune ne turizen, duke thyer nje tabu. Filluan te kercejne ciftet elbasanase ne salle. Por kete tradite, kujton i moshuari Darova, e nisi se pari nje skuader basketbolli nga Shkodra qe kishte ardhur per te zhvilluar ndeshje ne Elbasan. Shkodranet u ngriten ne vallezim dhe kjo beri qe te ngrihen edhe cifte elbasanase. “Vjen ne Elbasan drejtori i pergjithshem i turizmeve te Republikes, na therret e na thote se duhet te shkoni ne vere ne Pogradec dhe ne dimer ne Elbasan”,- shton me tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shume te huaj si specialiste ceke dhe ruse qe punonin ne gjeologji dhe miniera. Ne Pogradec orkestra filloi shpejt te behet e dashur per te gjithe. Nder frekuentuesit e pare e te rregullt, cdo nate, ishin te huajt e shumte qe ishin ne Pogradec.
Degjonin me endje virtuozitetin e vellezerve Darova, te cilet ekzekutonin mjeshterisht edhe shume pjese te huaja nga me te njohurat. Pas dy vjetesh pune ne Turizem, me krijimin e estrades profesioniste te qytetit, vellezerit Darova kalojne edhe orkestren e estrades edhe ne orkestren e turizmit.. Ne saje te vellezerve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe behet nje nga estradat me te mira te vendi tregon Mentari se ate kohe, ne orkester bashkangjitet edhe nje klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi, i cili u harmonizua plotesisht me vellezerit Darova. Madje Mentar Darova, pervec qe i binte Xhazit, luante ne skece me nje humor te jashtezakonshem duke i dhene estrades nje kolor tjeter. Ne vitet 60 estrada me vellezerit Darova arrin kulme te papara. Ne nje nga turnete, ne 20 dite shfaqe qe dha ne Tirane ne sallen e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot bilete per te pare shfaqen.
Shkodra u vuri emrin “Bitellsat e Pogradecit”
Sukseset e njepasnjeshme te orkestres se Pogradecit ne te gjitha rrethet e vendit, nje muzike qe dilte disi nga “hulliri” i kohes, pelqehej e kerkohej masivisht nga rinia. Por vete kjo muzike, e vecanerisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve te saj, bene qe udheheqja e kohes te ishte dyfish vigjilente per te frenuar “muziken e shfaqjet e huaja”, si dhe per te denuar muzikantet e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shume bashkekohes, kujtojne se ne nje nga turnete e gjata te estrades se Pogradecit neper Shqiperi, pikerisht koncertet ne Shkoder, do t’i pagezonin keto artiste te talentuar “Bitellsat e Pogradecit!”. “Ishte nje vleresim i spektatoreve per ne, ishte nje emer i pazyrtarizuar, te cilin e degjonim kudo qe shkonim, benim gjithcka per muziken e per te kenaqur degjuesit tane, ndonese e dinim se “dara” e ndeshkimit nga shteti i kohes po na torturonte keq e me keq”, – kujton sot artisti i moshuar.
Denimi i dyte nga Mehmet Shehu, i vellezerve Dorava
Krahas vendesve, shtetasve te huaj qe punonin ne Pogradec, kujton muzikanti 85-vjecar, fama e orkestres kishte bere qe nga Tirana te udhetonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe perfaqesi te shumta diplomatike ne Shqiperi apo dhe delegacione qe vizitonin vendin tone. Ne nje vizite te shkurter ne Shqiperi, kujton Mentari vijne e qendrojne disa dite ne Pogradec e ndjekin orkestren edhe kryeministri cek e ai bullgar. Shoqeroheshin nga Mehmet Shehu, kryeminister i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas nje koncerti te gjate e duartrokitje, afrohen e pergezojne orkestrantet Dorava per kenaqesine qe u falen. Aty kryeministri cek i thote Mehmet Shehut : “Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe!”. Ndersa kryeministri bullgar i asaj kohe, ne sy e prezence te Mehmet Shehut, pasi u jep doren muzikanteve, duke na pershendetur, i thote Mehmetit: “Ke nje orkester te madhe internacionale, koleg!” Dhe ne keto caste, vazhdon tregimin Mentari ,, Mehmeti me thote mua duke tundur koken: “Ju jeni ata te Staroves (bejleret)?!”.
“Jo, jemi nga Pogradeci”, – i pergjigjet vëllai i madh Muhameti . Nuk kaloi as nje jave, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi “termeti”. “Na therret sekretari i ideologjise, nje fare Todi Kokoneshi dhe na thote se nuk kemi me nevoje per ju, do te pergatitim talente te reja. Ju duhet te shkoni te punoni ne prodhim ne ndermarrjen bujqesore”, – kujton mentari . Urdhri i partise cohet menjehere ne vend; te kater vellezerit dergohen ne prodhim ne gjirin e klases punetore. Muhameti shkon ne zyre te kryetari i Komitetit, Avni Verçuni dhe kerkon te largohet nga Pogradeci. Niset ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures te takoje ministrin Thoma Deliana, te cilin e njihte qe kur kishte qene ne Elbasan sekretar i pare i ketij rrethi. Ai tregon se Deliana e pret mire, por i thote se ne Pogradec nuk mund t’ju kthej, por shko ne Rreshen drejtues muzike. Aty, shkoj Vëllai i madh Muhameti
“Pas dy vjetesh transferohem ne Laç, aty e merr me vete edhe gruan”, -shton ai. Me tekst te Gjok Becit, Muhameti kompozon nje kenge per vinçieren qe behet kenge shume popullore dhe transmetohej ne radio cdo dite. Pas dy vjetesh pune ne Lac, papritur e therret ish -sekretari i Pare i Partise se Krujes, Tahir Minxhozi, i cili e emeron si shef muzike ne shtepine e kultures. Me pas Muhameti terheq edhe vellane tjeter, kitaristin Agim Daroven. Nderkohe që unë thotë Mentari ika sa më larg në Gjirokastër , . Vellai tjeter, i vogli, Ilirjani, internohet ne Tepelene. Nderkohe qe nga Pogradeci, kujton Mentari vinin cdo dite letra nga Komiteti i Partise, ku thuhej se “ne i hoqem dhe ju i mbani ne orkester ata te deklasuar!”. Por duhet thënë se edhe atheresh kishte njerëz të mirë si Tahir Minxhozi, ne ate kohe sekretari i Pare i Komitetit te Partise, ne qendruam ne Kruje me qete si te deklasuar qe ishim, ku ruajme respektin me te madh per Krujen e banoret e saj, qe ne nje fare menyre, na lehtesuan disi nga goditjet e diktatures dhe lufta e pameshirshme e klasave ne vitet e egra te diktatures”, -perfundon muzikanti i njohur 85-vjeçar, vellai i madh Dorava, eshte nje kalvar i stermundimshem i “Bitellsave te Pogradecit”, ku me gjithe shkelqimin e talentin e tyre te jashtezakonshem, vuajten krahas burgimeve, internimeve, edhe rrenimin e tyre shpirteror nga diktatura komuniste.
Mentari jo vetëm një xhezbandist (baterist ) i madh por dhe një aktor i përkryer.
E pra këta kollosë të muzikës pogradecare edhe tani në demokraci e ndjejnë persekutimin. Nuk kanë marrë asnjë vlersim nga pushtetarët e demokracisë. Por ata i ka shpallur populli qytetarë nderi dhe ky titull që të jep populli vlen shumë më tepër se ata që bëhen qytetar nderi me preferencat e kryetarve të Bashkive që ikin dhe vijnë dhe bëjnë qytetarë nderi sipas shijes së tyre ….
✍️ Bardhyl R Berberi

‘Mos vidh vota se do zemërohem’- Kapexhiu tall rëndshëm Dumanin

Krijimi i një strukture nga ana e SPAK për të hetuar krimet elektorale është pritur me ironi në median sociale.

Strukturën do e drejtojë vetë Altin Dumani, i cili akuzohet se ka amnistuar krimet më të rënda zgjedhore në vend.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell një karikaturë virale me titull: “Këshillë SPAKORE”.

 

Ajo nuk ka nevojë për shumë koment. sn

Image

 

Me Stalin e Musolin, me Hitler e me Fuhrer, të gjithë në ferr- Nga SENAD GURAZIU

Sipas “FactsNet”, për liderët më të këqinj të kësaj bote, për diktatorët më të egër, më të ligë, më të “djallëzuar” të historisë, mund të krijohet një listë prej 24 figurash. Le ta cekim që në fillim (për t’iu shmangur sadopak surprizës) se dhe Xhaxhi-Hoxha i shqiptarëve është ndër ta – por dhe Xhingis Khani i dikurshëm, sikur dhe Kim Jong-uni mëvonshëm me gjithë Kim Jong-ilin e mëhershëm.
Në rregull, mirëpo si përcaktohet ligësia (djallëzia) e tyre, ç’kritere duhet përmbushur nga “kandidatët”, a mospërmbushur, në çfarë duhet bazuar njeriu? Epo, meqë s’ka definicione “ekzakte” rreth kësaj çështje, ia fillohet me intron e shkurtër (introja ilustrohet me foton e Fuhrerit, padyshim si portret-simbol i më të tmerrshmes). Fillohet me pyetjen vallë si përcaktohet shkalla e ligësisë së një lideri, çfarë e keqe e bën një lider vërtet të keq? Mos vallë ambicjet e pamëshirshme, shkalla e madhe e mizorive, shfarosjet masive, përbuzja e njerëzve si krijesa, shpërfillja për jetën njerëzore?!
Gjithsesi, historia ka njohur liderë të ndryshëm, veprimet e të cilëve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme të tmerrit dhe të vuajtjeve; nga tiranët e lashtë e deri tek diktatorët modernë. Historia i ruan dëshmitë për shembuj liderësh që e kanë mbajtur pushtetin me pasoja shkatërruese – thuhet në artikullin e FactsNet.
Pra radhitja se kush më i djallëzuar do ishte e vështirë, por dhe s’ka aq rëndësi qëkur të gjithë të ligë, me Stalin e Musolin, me Sadam e me Gadaf, me Fidel e Idi Amin, me Hitler e me Fuhrer të gjithë në ferr : )
Andaj meqë lista e “djajve të historisë” duhet nisur disi – nr. 1 lider Taylori (ish-Presidenti i Liberisë), pastaj nr. 2 Robert Mugabe (ish-Presidenti i Zimbabvesë), nr. 3 Stalini, nr. 4 Hitleri, nr. 5 Mao-Kinezi, nr. 6 Pol Poti (lideri i Kmerëve të Kuq), nr. 7 Idi Amini (diktatori famëkeq i Ugandës), nr. 8 Kim Jong-il (lideri enigmatik i Verio-Koresë), menjëherë pas mësuesit : ) dhe nxënësi nr. 9 Kim Jong-un (lideri simpatik i Verio-Koresë)… etj. etj. deri tek Xhaxhi-Hoxha, ky i 16-i në listën.
Pastaj ka dhe të tjerë, kuptohet, psh. Ajatollahu i Iranit, Fideli i Kubës dhe tutje lista mbaron me ca diktatorë të Afrikës. S’po i përmend të gjithë emrat varg e varg të listës, sepse s’është interesante të “rrëfehet” i gjithë filmi, ku ngelet pastaj kënaqësia e vajtjes në kino, ku ngelet ëmbëlsia e surprizave. Jo pra, mbase më mirë linkun komplet të FactsNet dhe lexuesi i interesuar lexon vetë : )

Inaugurimi Trumpidencial – Froni imagjinar, sipas fansave dhe sipas Trumpidentit- Nga S. Guraziu

…meqë po afrohet dita e inaugurimit Trumpidencial, dhe meqë s’dimë çfarë duhet thënë me ndonjë artikull (ashtu-kështu s’na e boton kush, për fat të keq s’na njohin, as Washington-Posti as New York-Posti), ndoshta dhe grafikisht mund të kontribuohet, jo vetëm me fjalë, andaj e bemë 1 kartolinë (me ndihmën e AI), sipas nesh majtas është versioni imagjinar i fansave, kudo që janë, anembanë botës, sikur dhe imagjinata e të gjithë votuesve të tij atje në Amerikë, madje dhe e shqiptarëve të disasporës që patën ikur dikur nga komunizmi dhe që i tremben dhe sot e kësaj dite, prandaj dhe ngelën andej oqeanit, i arsyeshëm moskthimi në atdhe, sepse kur e ke frikë komunizmin s’ke as si kthehesh, dhe kështu dmth. duke votuar për Trumpidentin e çelikosën besimin e tyre “o trumpizmi o komunizmi”, i thanë komunizmit “stop, shporru nga Amerika, ik andej diku në Kinë a në Rusi…” – ndërsa djathtas sipas nesh grafika e paraqet imagjinatën e vetë Trumpidentit, siç i duket atij froni dhe shkëlqesia e vet, më 20 Janari 2025…

“Guerrilla Girls” – Kolektiv feminist artistik (prapa maskave)- Nga SENAD GURAZIU

[ ngjitur, poster, art feminist – “Guerrilla Girls Manifesta” (kujdes: jo manifesto, por manifesta) për muzeumet artistike të mbarë botës ]

“Guerrilla Girls” është një grup anonim artistesh (grup femrash) një kolektiv feminist i cili ka mëtuar ta sfidojë botën e artit që nga v. 1985, kur grupi qe themeluar në Nju Jork. Misioni i tyre është që në mënyrë sistematike dhe me “metodat e gueriljes”, t’i kundërvihen mendësisë dekadente të “maskilinizmit”, t’i kundërvihen seksizmit dhe racizmit brenda botës së artit.

Metoda e tyre gueril-iste nënkupton përdorimin e posterave, ikonave, pllakateve, librave, tabelave, intervistave dhe të shumçkaje tjetër që e ndihmon angazhimin e tyre artistik. Thuhet se mesazhet e tyre si aktivitet artistik në përgjithësi janë punë mjaft provokative, “kolorifike”, e veçantë, dhe përmban plot humor.

Artistet guerile, “guerrilla girls” veprojnë prapa maskave, skena e tyre a veprimit është anonimati kolektiv. Për t’i mbrojtur identitetet individuale (psh. kur japin intervista për mediat) ato mbajnë maska ​​gorillash (ashtu vetë kanë zgjedhur, ashtu dhe quhen). Pastaj përdorin pseudonime që u referohen artisteve femra të mirënjohura, si psh. Frida Kahlo, Kathe Kollwitz etj. Po ashtu përdorin pseudonime të ngjashëm me emra të shkrimtareve dhe aktivisteve të ndryshme të historisë, si psh. të Gertrude Stein, Harriet Tubman etj.

***
Tashmë e 3-4 dekada “gorillat feministe” e kanë përdorur kreativitetin e tyre artistik për t’i trajtuar çështjet sistematike të seksizmit dhe të racizmit brenda industrisë së artit. Me posterin ikonik “Manifesta” (dmth. o-ja duhet të ktehet në a, në mënyrë që t’jetë “manifesta”, rregullore feministe, të dallojë nga “manifesto-mendësia” maskilineske : ) ato në mënyrë anonime, kuptohet si gjithmonë, prapa maskave gorilliste, i shpalosin rregullat e tyre për t’i bërë muzetë e artit institucione moderne, organizata më të mira të artit, më të drejta, më të denja.

S’ka as dhe një fjalë apo diç të “manifesta”, madje as presje as pikë, për t’mos u pajtuar, ato e thonë troç e thjeshtë – bie fjala, e gjithë bota mbarë e di se muzeumet e botës perëndimore janë përplot me artifakte të plaçkitura ndër shekuj nga Egjipti dhe nga sfera afrikane në përgjithësi. S’ke si t’mos pajtohesh me kërkesën e “manifesta” që artifaktet do duhej riatdhesuar, do duhej kthyer pronarëve dhe do duhej kërkuar falje.

Anise muzeumet e Londrës, të Nju Jorkut, Parisit etj. (si organizata biznesi, si ndërmarrje moderne të fitimprurjes) kurrë s’do “pajtohen”, sipas tyre kthimi i artifakteve të plaçkitura do t’i “zhbënte” muzeumet, s’do ishin tutje çfarë muzeumet janë.

Disa nga kërkesat kryesore të “Manifesta” (që u drejtohen muzeumeve të artit të mbarë botës) mbase do thuktoheshin si vijon:

Luftoje, zhbëje racizmin institucional, seksizmin, klas-izmin (luftoji klasat dhe diskriminimin klasor), luftoje ableizmin (dhënien përparësi njerëzve normalë, krahasuar me invalidët trupor, dmth. ji kundër diskriminimit para-artistik), luftoje homofobinë, transfobinë, kolonializmin gjithashtu.

Tregoje gjithë historinë e artit, duke përfshirë skllavërinë dhe gjenocidin e indigjenëve.

Pranoje se për shekuj femrat janë përshkruar e trajtuar si objekte seksualistike të imagjinatës dhe të dëshirës mashkullore, dhe si viktima të agresionit mashkullor. Pranoje se madje dhe vetë artistët ishin “predatorë (grabitqarë) seksualë”.

Artifaktet e plaçkitura, kontrabanda shekullore dhe objektet e grabitura të koleksionit tuaj duhet riatdhesuar, duke kërkuar dhe falje publike ndaj pronarëve të artifakteve.

Dhe po ashtu, nëse një muze ekspozon vetëm art super të shtrenjtë, blerë ndër galeritë super të shtrenjta të artit, ose dhuruar nga koleksionistë super të pasur, ai muzeum do duhej riemërtuar, do duhej të vetëquhet diç si “Muzeu i Artit të Njerëzve Super të Pasur” : )

D’AKORD miqt’e mi!?- Nga YMER BALA

…Hera e parë që më ka pëlqye gazetari me origjinë nga shkodra, z.Besi Bekteshi, i cili foli për humorin e sotëm shkodran në Estradën tonë!
Më pëlqeu sepse këtë herë nuk u muer me politikë, siç ban randomtë!
E ndoqa me vemendje emisionin e tij i cili edhe më emocionoi mbasi më risolli shumë kujtime për traditën e humorit shkodran !
…Ai bani nji analizë profesionale dhe qytetare për gjendjen e humorit tradicional shkodran, i cili sot po largohet çdo ditë prej atij humorit fin (të hollë) !
Vertetë aktorët e shquem të sotëm të Estradës tonë, trashigimtarë të figurave të ndrituna të cilët nuk jetojnë ma fizikisht, të cilët e ngritën humorin qytetar shkodran në maja të nalta e të paharrueme…janë plakun fizikisht dhe nuk e kanë ma atë freskinë dhe energjinë e dikurshme me të cilën u afirmuen dhe u vlersuen prej spektatorit shkodran, e jo vetëm…por, nga qëndrimi i gjatë i tyne në skenë, vjen nji kohë që ata do të përsërisin vetveten!
Shtoji kësaj edhe nivelin mjeran të materialeve (teksteve, libreteve, grimcave humoristike…) të “bombardueme” me banalitete !
Këta aktorë të afirmuem ndër dekada , kanë përgjegjësi për këtë gjendje dhe u bie detyrë që mos t’i pranojnë e mos t’i interpretojnë ato “paçavure” gjasme humoristike!
Ata janë aktorë që e kanë krijue personalitetin e tyne artistik tuj interpretue skeçe me situata komike e jo me batuta banale që janë si flakë kashte e që vërtetë të bajnë me qeshë sepse e paprituna të ban me qeshë me “zor” por asht fabula ajo, asht teksti i shkruem me kulturë dhe inskenimi në skenë me fantazi prej regjisorit ata që e bajnë edhe me qeshë edhe me mendue spektatorin!
Ky asht misioni themelor i artit.
Molieri i madh në komedinë e tij satirike “I sëmuri imagjinarë” apo në gegnisht “I ligu për mend”, na thotë”
“Castigat ridendo mores”
(Vesi ndeshkohet tuj e përqeshë atë)
…Po sjell veç nji shembull:
“Kunati i shokut Xhemal”, shkrue me inteligjencë dhe humor të hollë tipik shkodran prej të ndertit e të paharruemit shkrimtar, z. Paulin Selimi , dritë pastë!
…Sa larg jemi largue sot nga ai humor i pashoq , plot kulturë , finesë e qytetari!
…Diku kam pas lexue që:
“Gratë që nuk dijnë të plaken…
Artistat që nuk largohen në kohën e duhun nga skena…
Futbollistat që nuk largohen në kohën e duhun nga fusha e blertë…
Te tria palët, nuk kanë të drejtë !
…Tue përfundue , po e huazoj shprehjen e gazetarit të emisionit PRIZMUS:
“D’akord miqt’e mi?!”

Njё ekspozitё nё sallёn e kryeministrisё tё artistit durrsak Krist Dimo

 

Kontaktin e parё me pikturat e artistit Krist Dimo, e kam patur ndёrsa endesha virtualisht nёpёr faqet e fb-kut. Kovidi sapo kishte filluar dhe i mbyllur nё shtёpi, si e gjithё bota, vrisja kohёn duke u kotur nёpёr rrjetet socjale. Sapo e vura re, mё tёrhoqi nё radhё tё parё stili abstrakt, minimalist, por herё herё edhe figurativ i kёtij artisti tepёr interesant durrsak. Krejt kurjoz, fillova tё thellohesha tek vepra e tij piktorike. Herё herё, tek i vёreja, më dukej sikur po gjendesha përpara ca vizatimeve naive bërë nga njё fëmijë, ose përpara atyre pikturave rupestre nëpër shpellat parahistorike, por kur i vëzhgoja me kujdes, atëherë ndihej qartë se ato ishin tё medituara thellë, nga një artist tejet i përgatitur dhe tepёr i kujdesshëm. Ato më shtynin të meditoja mbi nevojat mё tё thella shpirtёrore qё ka njeriu. Dukja e tyre naive, pra, nuk ishte veç njё trill. Kur thellohesha, aty ku unë mendoja se gjithçka ishte një zgjidhje e thjeshtë, e pamenduar, linja të hedhura ashtu si nëpër gjumë, sikur të zhgarravisnim për të kaluar kohën, në të vërtetë fshihej gjithmonë një mesazh filozofik, një gjendje emocionale e mirë menduar, një dialog i thellё me vetveten. Gjurmët që Krist Dimo lё mbi telajo, janë sa origjinale aq edhe të shumë interpretueshme. Jane sa në dukje ‘naïve’ po aq edhe të koklavitura dhe të “rrezikshme”, apo të ‘vështira’ për t’u kapur, ndonjëherë. Ndaj, punët e kёtij artisti, kanë nevojë për një përgatitje intelektuale, për një rimodelim shijesh, kanë nevojë siç shprehet ai vetë, për emancipim. Një emancipim, si në formën e shprehjes, të cilën ai e ka arritur, mbas vëzhgimesh të gjata dhe të thella, po ashtu edhe nё pёrthithjen e mesazhit. Tek ai e ‘shëmtuara’ bëhet estetikisht e bukur, ‘naivja’ bëhet meditim i thellë, ‘thjeshtësia’ trasformohet në sintezë. Silueti i tij i shqetёsuar shndërrohet gati në një ankth ekzistencial. Thjeshtësia, ironia dhe origjinaliteti, janë vetëm tre nga tiparet kryesore që unё vё re në veprën e tij.
Zgjidhjet e tij estetike me sfondet e zeza, tё bardha, krejt tё thjeshta, linjat e hedhura nё njё zbrazёti plot enigma, pikёpyetjet, gjёegjёzat me ngjyra; nuk japin pёrgjigje, por e shtyjnё shikuesin tё futet nё reflektime, tё meditojё, tё lodhet pёr tё kapur esencёn, thelbin e domethёnjes. Kristi punon me atё pjesё tё ndёrgjegjes sё tij e cila nuk mund tё konkretizohet, as tё deshifrohet me fjalё. Ajo i drejtohet shtresёs sё pandёrgjegjes. Aty lind, aty zhvillohet, aty ndalet gati me kёmbёngulje. Ёshtё ajo zona e ёndёrrёs, e imagjinatёs, e intuitёs, lёnda bazё e shqetёsimeve tё brendёshme, ku pulsjonet e artistit hidhen direkt mbi telajo dhe transformohen nё njё meditim tё thellё mbi vetminё bashkёkohore, kaosin, deformimin e saj pse jo, edhe shpirtёror.
Ai don të flasë thellë mbi njeriun dhe e arrin atë. Arrin të evidencojë pjesën më të errët të qenies dhe tё gjendjes njerëzore, e cila është vetëm një degëzim në pemën tematike të artistit Dimo. Pemë, ku thelbësorja, trungu pra, është kërkimi i pandërprerë i tij filozofik mbi ekzistencën.

Duke u marrë vetëm me figurën njerëzore ai don të ndalet tek dialogu- monolog që artisti bën mbi fenomenin jetë dhe e bën këtë në një mënyrë disi të pandërgjegjshme, ku ai arrin të denoncojë atë shkatërrim ‘moral’ jo vetëm të vlerave tradicionale, por edhe të vlerave të vetë qytetërimit të sotëm. Parregullsia e formave, antikonformizmi i linjës në serinë e portreteve të Dimos, tregon qartë shpirtin e sotëm, frymën bashkëkohore. Kjo shumllojshmëri profilesh psikologjike, shpall gjithashtu edhe dështimin e vetё njeriut. Duket sikur, njeriu i Dimos, sillet në një qark të mbyllur, të errët, ku shumë pyetje mbeten pa përgjigje, shumë përgjigje nuk janë të nxjerra nga pyetjet racjonale, por nga intuita e tij artistike; ku shumë kërkime nuk të shpien asgjëkundi dhe shumë hulumtime dështojnë. Por dështimi i njeriut të Dimos, është dështimi i vetë njeriut, ndërsa orvatet të gjejë të vërtetën e tij. Dështimet e Dimos në planin egzistencjal, duke u ndalur dhe duke reflektuar mbi fatin e njeriut të sotëm, janë dёshtimet hulumtuese të njё artisti, i cili nuk pret konkluzjone, zgjidhje. Ai veç konstaton, vëzhgon, vë në dukje, atё çrregullsi, kaos, shqetёsim qё ёshtё edhe magma e brendёshme e krijuesit. Linjat e tij plot zhdërvjelltësi, janё rebele. Ato nuk respektojnë as anatominë e natyrës, as ligjet e fizikës. Janë linja të cilat kanë një domethënje shpirtërore. Deformimet e Dimos, janë akti i parë i rebelimit të artistit, i cili ndjek humorin e brendëshëm, ndjek pulsin e emocioneve të tij. Interpreton pra njeriun, pasi e ka hulumtuar atë thellë dhe me kujdes. Ai, siç e thashё, nuk jep zgjidhje. Ai nuk është filozof me paketa të gatshme filozofike i cili pretendon të zbulojё të vërtetën. Ai me siluetat e tij provokuese, veç ngacmon dhe nxit reflektimim. Tek linjat agresive të figurave, tek sfondet e thjeshta dhe të errëta, tek ekspresiviteti i tyre shpesh i pakapshëm, qëndron edhe limfa jetësore e vërtetësisë së artit të tij. Ёshtё njё art, ky i Dimos qё komunikon direkt me pandërgjegjen, njё gjuhё qё i drejtohet emocjoneve, ndjenjave, iracjonales. Ai është një hulumtues i mprehtë i vetmisë, i braktisjes, i boshit tё madh të njeriut. Tek vepra e tij mungon njeriu i Madh, i cili mbizotëronte me rregullat tradicionale trashёguar nga paraardhёsit e tij. Këtu na vjen njeriu i shekullit tonë. Njeriu me misteret e tij, njeriu kompleks, njeriu i cili e ka humbur fillin dhe nuk orientohet dot, pra, ku ai e ka humbur edhe strukturën e tij. Do tё bёja njё anologji me tregimin e Franc Kafkёs “Metamorfoza”. I pari shkrimtar i cili me antenat e tij tё mprehta vёzhguese, ka kapur kllapinё, ankthin, tmerrin dhe frikёn e njeriut moderrn i cili do tё shfaqej mё pas. Jo rastёsisht, tek vizitoja muzeun e Franc Kafkёs nё Pragё, gjeta disa vizatime tё gjeniut nga Boemja, tё cilat, pёrnjёherёsh mё kujtuan tablotё e artistit durrsak nё fjalё. Tek tabllotё e tij, unё gjej njeriun skllav tё teknologjisë, tё njё moderniteti dhe konsumizmi, i cili ja ka marrё frymёn krejt. Gati gati, skllav i një lirie aq të madhe qё ai nuk ёshtё ndoshta nё gjendje as ta zotёrojё, as ta kuptojё dhe as ta pёrdorё atё siç duhet. Por gjithashtu, skllav edhe i një boshi të madh. Një bosh intelektual, që Dimo e ka perceptuar me shqisat e tij prej artisti.
Ai me artin e tij na vjen fuqishëm, drejtpërdrejtë. Dimo ka arritur të ketë një stil krejt origjinal, të tijin. Një stil që aludon, provokon, thellohet, mediton, ëndërron. Një stil plot pulsione jete, ku Dimo filozof me ngjyra dhe linja, na flet me poezinë e tij. Një poezi minimaliste, gati e padeshifrueshme, por gjithmonë e pranishme dhe e aftё tё na nxisё nё reflektime.
Ekspozita do tё hapet me 11 janar nё COD, salla qendrore e kryeministrisё, me hyrjen nga bulevardi i madh, mbasdite ora 19. Pritet gjithashtu edhe pjesёmarrja e kryeministrit Edi Rama.

A. Spanjolli

Më 10 janar 1942 lindi aktori i shquar Robert Ndrenika

Robert Ndrenika (lindur më 10 janar 1942) është një aktor dhe ish politikan shqiptar. Është nderuar me çmimin Artist i Popullit i Shqipërisë në vitin 1988. Ai ishte aktiv në filma, por edhe në teatër dhe televizion duke interpretuar qindra role kryesore dhe dytësore.

Ndrenika ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa, në Tiranë, Shqipëri.

Ndrenika ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 1992-1996, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në vitin 1998, Ndrenika u nderua me dekoratën Artist i Popullit i Shqipërisë, duke u bërë ndër të paktët aktorë që e kishte këtë dekoratë. Në vitin 2012, Ndrenika u dekorua me Urdhrin Nderi i Kombit nga presidenti Bamir Topi për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare.

Ndrenika ka dy vajza. Bashkëshortja e tij Polikseni Ndrenika, vdiq në vitin 2008. Humbja e gruas e mbajti Ndrenikën larg aktrimit për katër vitet e ardhshme. Ai u kthye në skenë në prill 2012.

Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini – (2008)
Tifozet – (2004) komedi
Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerez dhe fate – (2002-2003) miniserial
Tiranë, viti zero – (2001) Kujtimi
Parullat – (2001) Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Botë e padukshme – (1987) Iliazi
Përrallë Nga e Kaluara – (1987) Vangjeli
Vrasje në gjueti – (1987)
Dhe vjen një ditë – (1986) Vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Kohë e largët – (1983) Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982)
Shi në plazh – (1982)
Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqëri nga fshati – (1980)
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979) Kosta
Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978) Fotaqi (n/prefekti)
Shëmbja e idhujve – (1977) Kapteri
Emblema e dikurshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974)
Shtigje të luftës – (1974) Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972) i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970) Xhemali
Horizonte të hapura – (1968) Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966)

(Wikipedia)

Kohë-hapësira e Ajnshtajnit dhe problemi (i aktualizuar)!- Esé nga SENAD GURAZIU

(mos vallë qenkemi diç si krijesa simulative, holograme biologjike, “simulacione” të ndokujt tjetër, nëse po, atëherë mos pyet, sepse do çoroditej ai kodi virtual i ëndrrave tona, do shembej i gjithë qielli holografik, do ishte diç si “përmbysje zhgënjimtare” e universit humanist)

***
E qartë, shkencëtarët s’i kanë punët dhe aq mirë me “kohë-hapësirën” e Ajnshtajnit (space-time – ngjitur një kopje e artikullit të Quanta), gjithnjë e më shumë duke u rritur problematika. Dhe kjo është për t’u “habitur” sepse përputhet me skepsën tonë (prej komentuesi) në të kaluarën, fort e çuditshme sepse del në pah që më në fund shkencëtarët kanë filluar të mendojnë “njësoj” si ne joshkencëtarët : )

Nga ana tjetër ndoshta dhe s’është për t’u çuditur, pasi secilikush i ka arsyet e veta lidhur me shkencën, jo vetëm shkencëtarët brengosen, edhe joshkencëtarët brengosen për shkencën, apo jo. Në një koment të v. 2019 pata shkruar se e tashmja, koha jonë sikur ngulfatet nga një lloj entuziasmi i çuditshëm “shkencor”. Ngjashëm si në kohën e Ajnshtajnit skeptik, meqë ai vetë nuk besonte aq në kuantikat (ankohej për revistat dhe për literaturat shkencore të kohës së vet).

Ajnshtajni i referohej Teorisë Kuantike si “kundërshti me shkencën moderne… si tendencë kah pikëpamja mistike” – “Aktualisht ekziston një tendencë e caktuar për pikëpamje mistike, e që është duke u publikuar në literaturën e popullarizuar shkencore.” – pati shkruar.

Si shembull të entuziasmit të madh e pata marrë një artikull të “Quanta” ku thuhej se fizikanët ia kanë dalë ta ujdisin një model holografik të “de Sitter-universit”, dhe se kjo arritje (sipas artikullit) eventualisht mund t’i ndihmojë shkencëtarët për ta “kuptuar” njëherë e përgjithmonë origjinën e kohë-hapësirës (për ta zgjidhur njëherë e definitivisht problemin e kohë-hapësirës ajnshtaniane). Lajm i madh ky po se po, në dukje aq i thjeshtë, nuk tingëllon si diç “pompoze”, asfare lajm bombastik – pata bërë shaka.

***
Quanta-revista sikur i thoshte lexuesit se është vetëm çështje kohe, duke përdorur “de Sitter-holografiken”, duke i përdorur spekulimet dhe formulat matematikore do t’i zbërthejmë njëherë e mirë problematikat e tilla kozmike si “koha” dhe “hapësira”!

Mirëpo ç’është “de Sitter-universi”? – mbase diç si model i universit matematikor, thonë shkencëtarët, ashtu i sheshtë dhe pa materien, është si të thuash një “kohë-hapësirë” ajnshtajniane. Ne joshkencëtarët s’e dimë madje ç’është as universi i vërtetë, pa le ndonjë univers imagjinar. Gjithsesi, në njëfarë mënyre supozojmë që koha dhe hapësira janë ai “shtrati” i madh universal – ashtu thoshte Ajnshtajni.

Aty fle ndoshta gjithçka e universit, me materien “ordinere”, me atë të “zezën”, me diej, me yje, me volumin energjitik, me galaktikat, me “vrimëzezat” e me gjithçka të njohur e të panjohur.

Nëse ta kemi “sqaruar” njëherë e përgjithmonë hapësirën e universit dhe kohën, atëherë tutje padyshim “hologrami i de Sitter-universit” do na i sqarojë dhe ca gjëra tjera (sepse gjërat e universit të lidhura zinxhir). Urojmë që “hologrami i de Sitter” t’na e sqarojë jo vetem kohë-hapesirën, por madje dhe ato “gjërat që kemi frikë t’i dimë”.

Me këtë të fundit, me “frikën” e kisha fjalën (si shaka) për hipotezat e simulacionit holografik – meqë, nëse Quanta na thotë se qenka simuluar modeli holografik i “de Sitter space” dhe sëshpejti do sqarohet kohë-hapësira ajnshtaniane… ateherë pra, mos vallë edhe ai i “krisuri” Philip K. Dick thjesht na paska patur të drejtë.

Mos vallë, duke simuluar me kompjuterat dhe duke i vërtetuar shkencat, ndodhë ta zbulojmë të vërtetën e simulacioneve kompjuterike të “ndokujt tjetër”. Nëse mund t’i simulojmë kushtet e universit laboratorik-matematik dhe ta sqarojmë origjinën kohore-hapësinore, çfarë nëse dhe “ndokush tjetër” mundet, çfarë nëse qëmoti është duke u marrë me neve + me simulacionet – do pyeste Philip K. Dick!

Meqë ai ishte ideatori, Philip K. Dick dikur e pati shpalosur idenë se realiteti ynë në fakt mund t’jetë një simulim i parallogaritur dhe i mirëllogaritur, diç si një “matricë” e dirigjuar nga jashtë, ngjashëm me “matricën” kompjterike (siç e kemi sot, mundësuar me gjenialitetin e njeriut). Atëbotë, në vitin 1959 askush ose fare pak kush mund ta ketë marrë seriozisht hipotezën e tij. Më vonë, në v. 1977 qe “përqeshur” diku në Francë, në një tubim të rastit, kur rishtas qe shprehur “…ne jetojmë në një realitet të programuar, gjithçka e botës sonë është një simulacion kompjterik i dikujt…”!

Sot aq shumë shkencëtarë merren seriozisht me këtë “hipotezë”. Dikur talleshin me ideatorin, por sot shkencëtarët thonë se “hipoteza e simulacionit” madje dhe mund të testohet. “Discovery” pohonte se testime të tilla shmangen qëllimisht nga shkencëtarët (rreth hipotezës në fjalë) – meqë, nëse të dëshmohej si e mundshme… atëherë (sipas “frikës” së Discovery) do nënkuptohej se dhe ne vetë qenkemi “krijesa holografike”, simulacione kompjuterike, krijesa të një “super-kompjuteri universal”, pikërisht siç ngulte këmbë dikur ai i “krisuri” Philip K. Dick : )

“Shkenca e ka mundësinë për ta vërtetuar hipotezën e ‘simulacionit’, por shtrohet pyetja nëse vërtet kemi dëshirë ta dimë të vërtetën apo jo?” (Discovery, 2013). Natyrisht, “pyetja” e Discovery aq e arsyeshme – le ta shtrojmë rishtas arsyen, duam, apo s’duam ta dimë?

E njëjta pyetje është dhe “frikë”, Discovery na thotë se shkenca e paska mundësinë për “vërtetim” mirëpo qëllimisht u anashkaluaka vërtetimi. Shkencëtarët i shmangen qëllimisht “vërtetimit”, madje dhe heshtin, as gëk as mëk, thjesht nuk duan “vërtetime”. Thuase donë t’na thonë: më mirë hipoteza e një Dick-u të së kaluarës të ngelet “marrëzi”, sesa t’na shembet realja siç e njohim, bota e shkencave dhe ajo e imagjinatës.

Discovery sikur na sugjeron që disa gjëra më mirë t’mos i dimë kurrë. Ndoshta thjesht sa më shumë teori, sa më shumë hipoteza, sa më shumë artikuj e revistash shkencore, një oqean teorik, dhe sa më shumë entuziasëm. Përndryshe, nëse t’vërtetohej se jemi krijesa simulative, holograme biologjike, “simulacione” të ndokujt tjetër, mbase tutje s’do na nevojiteshin as dijet as shkencat, do çoroditej ai kodi virtual i ëndrrave tona, do shembej i gjithë qielli holografik, do ishte diç si “përmbysje zhgënjimtare” e universit humanist…

Bazuar në entuziasmin e Quanta, sikur na imponohet të zgjedhim mes 2 “përfundimeve” konkluzive. 1) Duhet pranuar se teoria e Philip K. Dick paska qenë (dhe dmth. ende është) mundësi e vërtetë, e mundshme, fare lehtë të vuloset me shkencën e mirëfilltë. 2) E qartë se “entuziasmi shkencor” sot për sot është duke na u rritur e zgjeruar jashtë mase, ndoshta më “gjerësisht” se zgjerimi i vetë universit. Na janë bërë bjeshkë teoritë e hipotezat, aq sa vetë shkenca sikur bie në kontradikta qesharake me vetveten, sikur vetë shkencës i “merret mendja” nga teoritë entuziaste.

Natyrisht, si opsion i përhershëm, si opsion “konstant”, na ngelet dhe buzëqeshja : ) E megjithatë, ja që kemi shkuar aq “larg”, një simulacion kompjuterik dhe voila, do ta zbërthejmë “kohën” dhe “hapësirën”, qoftë ndaras a qoftë së bashku, si “model” ajnshtajnian. Duke e sqaruar kohë-hapesirën do jemi aq afër, mbase do e kapim dhe gravitein për “bishti”. Qëkur kohë-hapesira ajnshtajniane ka kuptim vetëm si e lidhur me misterin e gravitetit. Qëkur s’mund t’ketë as “vrimëzeza” pa gravitetin, qëkur ky i dyti është shkaktari i të parës. E kape bishtin dtth. e ke kapur dhe dhelprën.

Shkurt, si fillim i përmbylljes, pritet ta sqarojmë “kohë-hapësirën” ajnshtajniane, jo se na ngutet me entuziasmin por sepse kaloi një shekull nga profecia e plakut. Pastaj pak ngelet, të tjerat pothuaj vetiu do qartësohen, sepse gjërat të “lidhura”. Fillimisht “bishtin” e dhelprës dinake… pastaj e lehtë, pa bishtin as kometat as vrimëzezat s’na e hedhin dot, pastaj bëjmë, bëjmë, shohim dhe bëjmë.
(s.guraziu – ars poetica, 2019)

***
Dhe ja tani, Quanta jo vetëm duket sikur ka zbritur sadopak më “afër tokës”, por dhe vetë shkencëtarët e pranojnë që s’i kanë punët aq mirë me “kohë-hapësirën” ajnshtajniane : )

PADREJTËSI (PARNASIANE)- Nga S. Guraziu

[ ngjitur: Henryk Siemiradzki (1843-1903) – “Parnasi”, ~1900 ]

(s. guraziu – ars poetica – koment)
Parnas – në Greqinë e lashtë fjala Parnas ishte e lidhur ngusht me poezinë, mali Parnas konsiderohej seli e Apollonit dhe e muzave (siç shihet dhe në pikturën e Siemiradzki, Apolloni në mes, me flokë të errët, i rrethuar nga muzat – paçka se ai, ashtu i mbështjellur me rrobat e kohës, nga larg duket dhe vetë si ndonjë femër). Sipas besimit tradicional (të lashtësisë greke) qëndrimi në pyllin Parnas, e sidomos rretherrotull burimit Kastalia, i frymëzonte poetët për t’krijuar vepra artistike.

*
“Parnasizmi” ishte një stil letrar francez që filloi gjatë periudhës pozitiviste të shek. XIX (pas Romantizmit, dhe para Simbolizmit). Stili qe ndikuar nga autori Th. Gautier si dhe nga idetë filozofike të A. Schopenhauer. Në v. 1866 në Paris do botohej buletini “Le Parnasse Contemporain” (Parnasi bashkëkohor, diç si manifest i Parnasistëve). Me “konditat e manifestit” ata mëtonin t’i kundërviheshin “utilitarizmit” letrar. Si ideal të artit e caktuan kultin e bukurisë, estetikën e pastër dhe absolute. Prej krijuesve kërkonin përsosmërinë e formës, përkryerjen e vargut, virtuozitetin e shprehjes. Poeti s’duhej “përhumbur” në ndjenjat e veta, por duhej t’ishte i matur, i përmbajtur, objektiv dhe t’mos i “personalizonte” gjërat. Pra Parnasistët sikur i “kundërviheshin” romantizmit, sentimentalizmit, frymëzimit të padisiplinuar. Krijimi artistik (si komunikim) do i dedikohej një rrethi të zgjedhur dhe elitar prej njohësish të artit, rrjedhimisht nga kjo kuptohet se krijimet letrare të parnasizmit s’do ishin “letërsi për masat”. Nga ana tjetër, po ashtu arti në përgjithësi s’duhej t’i shërbente asnjë qëllimi politik, shoqëror, e madje as moral.

Poezi, SG – Padrejtësi (Parnasiane), 2012

PADREJTËSI (PARNASIANE)
S. Guraziu, 2012

(nëse ende s’ke gjetur bririn e Zeusit* me mjaltë e ngushëllim, s’të njeh as Safoja… as ata në Olimp)

Vargjet si karamele
të ndjesisë, çokollatash
“Merci”, si “Milka”
të Helvetisë,
si fjalë të Apollonit
që nga larg na ushqejnë,
si Pegas i Perseut
që nga askund shfaqet
e vjen – në Delf
një pallat ëndrrash,
rrotull plot puthadorë,
por ti vetë as diademë
as kurorë!

Pasqyra* të flet
(amour propre), askush
si ti s’e shuan etjen
për dritë, etjen e vetë
dritës, je ti buzëqeshja
e “pafajësisë”, ëndrra
e Afërditës, me vargje
afshi i saj… në cepin
e buzëvales, kurmi
i bardhë, vetë lëkura
e imagjinatës!

Pasqyra jote e di,
përtej xhamit pakoja
e shpirtit bën dritë,
lëkura është gjymtyra
më e madhe e trupit
poetik, kërthiza mbase
vrimëbardha “solaris”,
diç si shkencë…
ngjeshje e hijeve
në pambarim, mbase
zanafilla e vetë poezisë,
as vetë drita s’ka
“shpëtim” nga aty!

* Briri i Bollëkut (mit. greke) – Briri i dhisë (Amaltea) nga i cili thithte Zeusi i vogël, dhe i cili kur shterronte mbushej me fruta. Në përrallat e popullit, briri mbushej me gjithçka që pronari të dëshironte.

* “Pasqyra që flet” – Pasqyra magjike, objekt mistik në pronësi të Mbretëreshës së Keqe (apo të Ligë), në përrallën “Borëbardha” (Vëllezërit Grim) – “pasqyre, pasqyrë që të mbaj në dorë, kush është më e bukura në botë…”


Send this to a friend