VOAL

VOAL

Si shihet atdheu nga larg – Të bëhet rregull e vlerave të demokracisë kthimi i votës së sovranit! – Nga Skënder Karaçica

May 3, 2018

Komentet

Letër e hapur Kryeministrit Edi Rama!

 

 

Meqë Kërkesës sonë zyrtare të 1 janarit 2024, Kryeministria e Edi Ramës nuk iu përgjigj me asnjë email a letër zyrtare, e konsiderojmë të vlefshme, që këtë ta përsërisim si LETËR TË HAPUR PUBLIKE për mbarë opinionin kombëtar shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

 

 

KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

  1.  të lartnderuar Edi Rama,

 

Duke u bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet përkatëse të Shqipërisë dhe në të drejtën publike ndërkombëtare; në Kartën e Kombeve të Bashkuara për respektimin dhe për zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe në obligimet dhe në përgjegjësitë e Shqipërisë ndaj OKB-së; ndaj NATO-s dhe ndaj OSBE-së,  Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më  1 janar 2024, miratoi këtë:

 

Kërkesë të Hapur Publike  për Zbardhjen e Vrasjes së Heronjve të Kosovës, Gjeneralmajor Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj (9 maj 1998)

 

Duke qenë se,  që nga vrasja e këtyre heronjve, tanimë kanë kaluar 26 vjet (1998-2024) e deri më sot gjykatat përkatëse të Shqipërisë nuk kanë dhënë kurrfarë verdikti të formës së prerë se si dhe, për çfarë u vranë këta dy hernj të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, e konsiderojmë të drejtë, që Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama  në bazë të kompetencave dhe  të autorizimeve të tij ligjore dhe kushtetuese në përputhje me të drejtën humanitare ndërkombëtare të RIKUJTOJË Prokurorinë e Shqipërisë, që të hetojë këtë rast makabër, në mënyrë që dorasit t’i sjellë në bankën e zezë  në gjyq.

 

  1. Kryeministër Rama,

 

Unanimisht konsiderojmë se murkullimi (vënia kapak) 26-vjeçar i këtij atentati terrorist ndaj Ilir Konushevcit dhe Hazir Maljat (9 maj 1998), është padrejtësi, që nuk i bën nder as UÇK-së, as rendit demokratik e paqësor në Shqipëri e as europianizimit të saj si shtet i së drejtës  dhe i barazisë  për të gjithë qytetarët e saj.

Konsiderojmë se  flijimi i këtyre heronjve për lirinë e Kosovës ka prekur  sado pak ndërgjegjën e juaj etike, humane dhe patriotike, që postmortem, të paktën t’i thoni ca fjalë kundër padrejtësisë së heshtur 26-vjeçare, që u është bërë këtyre heronjve shqiptarë, të cilët nuk kursyen jetët e tyre, që ne sot, të jetojmë në liri.

Kjo kërkesë i drejtohet jo vetëm Kryeministri Edi Rama, por të gjithë atyre shtetarëve , që  në shpirt dhe në zemër e kanë LIRINË, DREJTËSINË dhe HUMANIZMIN, jetojnë, luftojnë dhe sakrifikojnë për këto vlera universale të përbotshme të njerëzimit, JO atyre që i shkelin, i përbuzin dhe i djegin në zjarrin dhe në flakën padrejtësisë së tyre.

Ndaj, z. Kryeministër i lartnderuar Rama, tani e keni fjalën kryesore dhe vendimtare historike, ligjore, kombëtare e shtetërore, që t’i thonë JO  korrupsionit, krimit dhe PADREJTËSISË 26-VJEÇARE ndaj heronjve të Kosovës, Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, të vrarë më 9 maj 1998 në Miliskaj të Tropojës.

Sa më sipër, edhe ne si  humanistë, pedagogë, shkrimtarë, poetë dhe akademikë, kemi të drejtë dhe për detyrë, që ndër të parët ta ngremë zërin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës. Të paktën, edhe postmortem për heronjtë dhe për dëshmorët-vlerat e luftës së UÇK-së, siç janë Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj,

Meqë jemi pjesë e Europës së integruar Perëndimore, atëherë të sillemi, të veprojmë dhe t’i zbatojmë ligjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe në rastin konkret (post mortem, 26 më pas), të fillojë procedura gjyqësore për  hetimin dhe zbardhjen e vrasjes politike të Gjeneralmajorit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.

Fundja,  zbardhja  dhe mbrojtja e së vërtetës është edhe MISIONI dhe PARIMI PARËSOR i HUMANIZMIT, I DREJTËSISË dhe i SHKENCËS.

Akademia   Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 1 janar 2024.

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar)

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 30 shtator 2024

 

TË ECËSH BASHKË ME THIRRRJEN “KUJDESU PËR SHQIPËRINË… – ORGANIZATA “CARE FOR ALBANIA” – Nga Dr. Sonila Sejdaras

Veprimtaria e radhës e organizatës shqiptaro-amerikane “Care for Albania” (Kujdesu për Shqipërinë), ishte këto ditë në Chicago, ku ka dhe qendrën.
Siç është bërë me dije, kjo organizatë jofitimprurëse, me themeluese dhe Presidente Doktoreshë Sonila Sejdaras, i përkushtohet përmirësimit të vazhdueshëm të mirëqenies së shëndetit, në veçanti atij mendor dhe emocional të komunitetit.
Serioziteti dhe arritjet reale të “Care for Albania” janë të përqendruara te mbështetja ndaj shqiptaro-amrikanëve në SHBA, por dhe te ndihmat në Shqipëri, aty ku shohin dhe nevojën më të madhe.

Veprimatri më e fundit titullohej: “Ecja vjetore kundër kancerit” Një grup i madh shqiptaro-amerikanësh, të reja dhe te rinj, edhe fëmijë, të veshur me bluza të kuqe, me flamuj kombëtare e banderola, ecën në qytetin e madh të Chicago-s, ndanë liqenit dhe bulevardit dhe qëllimi ishte ashtu siç e tha në fjalën e saj dhe Presidentja e Organizatës.

MBËSHETJE ATYRE ME KANCER
– Nga Dr. Sonila Sejdaras –

Ecja jonë vjetore për kancerin është një ngjarje jetike që ne e kemi organizuar për të dytin vit radhazi. Kjo shëtitje synon të mbështesë pacientët me kancer, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e kësaj sëmundje tek individët dhe të dashurit e tyre.
Qëllimet e ngjarjes:
– Rritja e ndërgjegjësimit: Ne përpiqemi të edukojmë komunitetin tonë për rëndësinë e shqyrtimit të hershëm dhe të bisedave të hapura rreth kancerit dhe efekteve të tij.
– Mbështetja e shëndetit mendor: Duke ditur se 99% e pacientëve me kancer përjetojnë një formë të problemit të shëndetit mendor gjatë ose pas diagnozës së tyre, ne theksojmë nevojën për mbështetje të shëndetit mendor. Stigma që rrethon sëmundjen mendore shpesh i pengon individët të kërkojnë ndihmën që u nevojitet, dhe ne synojmë ta ndryshojmë atë narrativë.
– Solidariteti në Komunitet:
Ne besojmë se askush nuk duhet të përballet i vetëm me sfidat e një diagnoze të kancerit. Duke nxitur një komunitet mbështetës, ne mund të thyejmë ciklin e izolimit dhe druajtjes, duke i inkurajuar individët të kërkojnë ndihmë dhe të shërohen së bashku.
Bashkohuni me ne:
Së bashku, ne mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme për komunitetin tonë dhe brezin e ardhshëm. Le të punojmë krah për krah për të thyer barrierat, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të siguruar që të gjithë të kenë akses në burimet e shëndetit mendor që meritojnë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një lëvizjeje për të ngritur komunitetin tonë dhe për të promovuar shërimin.
Na kontaktoni, ju lutem, nëpërmjet faqes tonë të internetit ose drejtpërdrejt. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim!

Fjala në anglisht:

Care for Albania: Empowering Our Community Through Awareness and Support.
About Us:
Care for Albania is a nonprofit organization based in Chicago, dedicated to enhancing the mental and emotional wellbeing of the Albanian-American community. We focus on three key pillars:

1. Raising Awareness: We organize various events throughout the year to educate the Albanian-American community about mental wellbeing and the importance of seeking help.

2. Supporting Institutions in Albania: We provide assistance to orphanages, nursing homes, and programs for children with disabilities in Albania, ensuring that vulnerable populations receive the care they need.

3. Mental Health Services: We offer both direct and indirect mental health support to Albanian-Americans in the U.S. and beyond, addressing the unique challenges faced by our community.

Annual Cancer Walk:
Our annual Cancer Walk is a vital event that we have hosted for the second consecutive year. This walk aims to support cancer patients, survivors, and their families, raising awareness about the impact of this disease on individuals and their loved ones.

Goals of the Event:
– Increase Awareness: We strive to educate our community on the importance of early screening and open conversations about cancer and its effects.
– Mental Health Support: Recognizing that 99% of cancer patients experience some form of mental health issue during or after their diagnosis, we emphasize the need for mental health support. The stigma surrounding mental illness often prevents individuals from seeking the help they need, and we aim to change that narrative.
– Community Solidarity: We believe that no one should face the challenges of a cancer diagnosis alone. By fostering a supportive community, we can break the cycle of isolation and shame, encouraging individuals to seek help and heal together.
Join Us:
Together, we can create a healthier future for our community and the next generation. Let’s work hand in hand to break down barriers, support one another, and ensure that everyone has access to the mental health resources they deserve. Join us for the Cancer Walk and be part of a movement to uplift our community and promote healing.
For more information about our events and initiatives, please visit our website or contact us directly. Together, we can make a difference!

 

TEKST: Skavica- Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Mungesë e theksuar e kryeministrit për transparencë në çështje delikate për qytetarët

Ferzileta Gjika, aktiviste në mbrojtje të Skavicës është përplasur me Edi Ramën gjatë takimit të kryeministrit me përfaqësues të shoqërisë civile në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjika përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër, ndërsa i tha Ramës që Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.

Përtej propagandës me “kasetë” të qeverisë, aktivistja përcolli tek Rama shqetësimin e banorëve të zonës së Dibrës duke shtuar se ky është një “gjenocid” që i bëhet 35 fshatrave të zonës të cilat fundosen nën ujë.

Në një lidhje ‘Skype’ ditën e sotme për ‘Kafe Shqeto’ ajo u shpreh se ne si qytetarë kemi të drejtë që t’u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe në rastin konkret ka i kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës.

‘Edi Rama ka treguar se se as nuk jep llogari dhe as nuk përgjigjet në çështje aq delikate duke treguar një mungesë të theksuar transparence dhe kjo bëri që unë të insistoja më shumë, sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët’– u shpreh aktivistja.

Deklarata e saj:

‘Fakti që unë nuk mora përgjigjen e pyetjes që i drejtova, por theksova që janë shtatë njësi administrative në Dibër që nuk kanë rrugë të komunikojnë me njëra-tjetrën, gjë thelbësore për jetesën në atë vend.

Meqë turizmi është prioritet për qeverinë, doja të dija përse nuk kanë investuar në këto njësi administrative që të kenë tjetër zhvillim dhe të zhvillohet Lugina e Drinit të Zi në vend që ta përmbysin atë me hidrocentralin e Skavicës.

Ai nuk u përgjigj, ndërkohë qe secili prej nesh kishte një minutazh të caktuar për të bërë pyetje e për të marrë përgjigje.

Megjithëse unë nuk mora përgjigje, insistova që ai ta jepte një të tillë dhe pastaj replika ka vazhduar.

Unë mendoj se ne si qytetarë kemi të drejtë që t’u kërkojmë llogari ligjvënësve dhe të gjithë atyre që i kemi zgjedhur për të udhëhequr vendit dhe ne si shoqatë kemi kërkuar transparencë për çështjen e Skavicës sepse nuk ka asnjë informacion për publikun sidomos për dibranët.

Kjo transparencë u theksua edhe në Gjykatën Kushtetuese që u zhvillua në Dhjetor të vitit 2023 dhe në Janar dhe kjo transparencë ka munguar e Rama ka treguar se as nuk jep llogari në përgjigjen e tij dhe kjo bëri që unë të insistoja në pyetjen e mia.’

Klea Sula/ Syri.Net

Mark, Edi Rama të ka emëruar “Shefin e Diasporës,” por ku është diaspora? Nga Agustin M. Mirakaj

Diaspora duhet të dijë të vërtetën dhe të kuptojë se si segmente të lidhura me qeverinë Rama po përpiqen ta paraqesin sikur diaspora mbështet Edi Ramën.
Jo, Mark, diaspora nuk përfaqëson Ramën dhe asnjë politikan shqiptar, sepse ajo ndodhet këtu në Amerikë për shkak të asaj politike të pistë që po zbraz Shqipërinë sot.
Ja si u organizua nga Mark Gjonaj mbledhja sekrete me dyer të mbyllura me Edi Ramën.
Emailet janë dërguar dhe, pas marrjes së konfirmimeve, Marku kërkonte të sigurohej për takimin përpara se të dërgohej adresa.
Skandaloze! Kjo është bërë posaçërisht për ta mbajtur takimin të mbyllur, që kryeministri të mos përballej me diasporën.
Mark, Edi Rama të ka emëruar “Shefin e Diasporës,” por ku është diaspora?
Aktivstja per Skavicën Ferzileta Gjika ishte aty, Mark u përpoqe t’i ndaloje fjalën.
Shqiptari nuk e ka zakon ti nderpres fjalën një gruaje shqiptare! Pse po bëhesh vegël e Edi Ramës?
Njerëzit aty nuk përfaqësojnë diasporën, por vetëm interesat e ngushta të tyre.
Ky takim duhej të ishte i hapur, që çdokush të kishte të drejtën e pyetjeve.
Ne në Amerikë nuk jemi nga qejfi, por për shkak të regjimit të parardhësve të kryeministrit, të cilët ti i përkrah.
Duhet të kuptosh se në Amerikë jemi të lirë, dhe nuk ka komunist që të kontrollojë jetën tonë. A.M

Si e pret diaspora Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në mënyrë madhështore nga diaspora e vendit të saj gjatë vizitës në SHBA.

Kjo pritje madhështore bie në kontrast me pritjen që iu rezervua Edi Ramës.

Ky i fundit u fut në një bunker me një grusht personash.

 

Edhe pse deklaroi se ishin të ftuar përfaqësues nga 100 organizata shqiptare, në fakt në sallë nuk ishin më shumë se 52 persona.

Image

Për më tepër, shumë prej tyre ishin zyrtarë të qeverisë.

Në krye të sallës qëndronin bashkëshortja e tij, Linda Rama, ministri Taulant Balla, ambasadori Ervin Bushati, kryebashkiaku Erion Veliaj, etj.

Ndërkohë, Rama bëri vetëm foton formale me presidentin amerikan, Joe Biden.

Kurse Vjosa Osmani pati takim me Biden dhe ishte e ftuar edhe në samitin ndërkombëtar për Ukrainën.

Rama nuk mori pjesë në këtë samit, duke qenë i përjashtuari i madh pasi në takim ishin të pranishëm me dhjetëra drejtues të lartë shtetesh.

Më poshtë disa nga fotot e takimit të Vjosa Osmanit në SHBA.

 

Valentin Lumaj to Mark Gjonaj: You often speak on behalf of Diaspora Cordinating Council nominated by Edi Rama

Dear Mark,
As an Albanian community activist, I have a couple of questions for you, regarding your post:
1-Obviously you were hosting the meeting. What is the motive that makes you alter the bloody red color of our Albanian flag to pink- purple color of Socialist Party of Albania?
2-You wrote about “over 100 community organizations” attending the meeting. By a simple counting, it results that there were about 65 people, to include at least 15 members of the Rama staff. In what circumstances, 50 people represent 100 organizations?
3-You wrote about United Diaspora. In your vision, how can the Albanian Diaspora be united in a meeting where invitations were sent to selected people who support Rama. Isn’t this an act of dividing the Diaspora rather than uniting it?
4-you often speak on behalf of Diaspora Cordinating Council.
This Council was nominated by Edi Rama and you have been initially appointed as a chairman directly by Edi Rama. Can you explain please, being selected and not elected, what moral or law of democracy gives you the right to represent Diaspora.
5-If, as you wrote, there were over 100 organizations’ representatives, why you didn’t use that chance to ask them for their vote to elect you as their representative, rather than being selected by Edi Rama?
6-since you and your Council claim to represent Diaspora, why would you always serve Edi Rama and you never took any initiative to gather Albanian organizations to discuss about the critical condition opposition of Albania.
Dear Mark, these are some straightforward civil questions to require straightforward civil answers.
Thank you in advance!
Valentin Lumaj

 

I nderuar z. Mark Gjonaj

Si aktivist I komunitetit shqiptar, kam disa pyetje për ju në lidhje me postimin tuaj:

1-Dukshem ju jeni organizatori i takimit. Cili është motivi që ju bën ju të ndryshoni ngjyrën e kuqe 🇦🇱 të flamurit tonë kombetar te shfaqur ne takim me ngjyrën rozë të Partisë Socialiste të Shqipërisë? (Sikurse duket ne ekranet)

2-Ju keni shkruar se “mbi 100 organizata komunitare” morën pjesë në takim. Nga një numërim i thjeshtë rezulton se ishin rreth 65 persona, duke përfshirë edhe të paktën 15 anëtarë të stafit të Ramës. Në çfarë rrethanash, 50 persona përfaqësojnë 100 organizata?

3-Keni shkruar për Diasporën e Bashkuar. Në vizionin tuaj, si mund të bashkohet diaspora shqiptare në një takim ku derguat ftesa vetem personave të përzgjedhur, te cilet mbështesin Ramën. A nuk është ky një akt i ndarjes së diasporës me shume sesa i bashkimit te saj?

4-Ju flisni shpesh në emër të Këshillit Kordinues të Diasporës.

Ky Këshill është propozuar nga Edi Rama dhe ju jeni emëruar fillimisht si kryetar direkt nga Edi Rama. A mund të shpjegoni ju lutem, duke qenë i përzgjedhur dhe jo i zgjedhur, çfarë morali apo ligji i demokracisë ju jep të drejtën për të përfaqësuar diasporën.

5-Nëse, siç shkruani ju, ishin mbi 100 përfaqësues të organizatave, pse nuk e shfrytëzove këtë rast për t’u kërkuar atyre votën për t’ju zgjedhur si përfaqësuesin e tyre, dhe jo si i përzgjedhur nga Edi Rama?

6-Meqenëse ju dhe Këshilli juaj pretendoni se përfaqësoni diasporën, pse i shërbeni gjithmonë Edi Ramës dhe nuk keni marrë asnjë iniciativë për të mbledhur organizatat shqiptare për të diskutuar gjendjen kritike të opozitës së Shqipërisë.

I dashur Mark, këto janë disa pyetje të drejtpërdrejta civile që kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta civile.

Faleminderit paraprakisht!

Valentin Lumaj

 

Mark Gjonaj dhe “Përfaqësimi” i Diasporës: A Po Bën Fushatë Për Edi Ramën? Nga Agustin M. Mirakaj

Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur ai përfaqëson një flamur rozë me ngjyrat e Partisë Socialiste të Edi Ramës?
Kjo pyetje po ngrihet nga shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk ndihen të përfaqësuar nga ai.
Për shumë prej tyre, duket sikur Gjonaj po bën fushatë në mbështetje të Edi Ramës, për të krijuar një iluzion se diaspora shqiptare është e bashkuar pas qeverisë aktuale.
Duke përdorur sloganin se diaspora do të votojë, ai mund të përpiqet të ndikojë tek perceptimi publik, duke pretenduar se mbështetja për Ramën është e madhe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Por, realiteti është ndryshe. Edhe pse diaspora mund të votojë kundër, ka shqetësime se votat mund të manipulohen, dhe përfundimisht Edi Rama do të shpallë se Gjonaj, së bashku me diasporën, kanë mbështetur qeverinë e tij.
Është një lojë e rrezikshme politike, ku perceptimi dhe realiteti përzihen, dhe e ardhmja e diasporës dhe përfaqësimi i saj përdoret si një mjet për të arritur qëllime të fshehta. Në këtë kontekst, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë ndihen të tradhtuar dhe të përjashtuar, duke u bërë pjesë e një skeme që nuk reflekton aspak zërin dhe vullnetin e tyre të vërtetë.
Pra, a është Mark Gjonaj vërtet një përfaqësues i diasporës, apo njeriu i politikave të brendshme të Edi Ramës? Kjo është një pyetje që meriton një përgjigje të qartë dhe transparente.
Sa deputetë i ka premtuar Edi Rama, Markut???

Vatra Manhatten Branch: Takimi i Madh i Satirës: Sekretari “Vetëshpallur” dhe Lajmi i Ri i Vatrës

Takimi ishte tejet prekës. Sekretari i vetëshplallur i Vatrës iu lut kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të sjellë Edi Ramën në këtë organizatë. “Vatra është pastruar nga armiqtë e popullit,” dhe pse janë te rrezikshëm unë i kam firmos t’i çoj në gjyq, deklaroi ai me krenari, sikur të ishte një komandant që shpallte fitoren pas një beteje epike.

Në mes të këtij momenti historik, ndërhyri Marubi i Vatrës, që kishte marrë një shishe ujë në dorë, e bëri atmosferën akoma më absurde. “Këtu dera është e hapur, por vetëm natën,” tha ai me një buzëqeshje enigmatike. Arsyetimi? “Kemi frikë nga Agustini, Marku, Nazo, Idrizi, Agimi dhe 300 anëtarët e degës Manhattan që po na vëzhgojnë.” Ata janë si te “Move 300”

Erjoni, me një mimikë të ngrysur, pyeti me seriozitet: “Ku është kryetari?” Sekretari, me një ton të ndrojtur, u përgjigj: “Kemi pasur mungesa. Ka ditë që nuk kemi informacion për të. Thonë se ka shkuar të ngrej flamurim në Çameri. Por ti mos u shqetëso, se i thërrasim ata të Michigan-it po të jetë nevoja.”

Gjenerali i vogël është ne gadishmëri, porosit një dekoratë për kryeministrin. “Ia japim sapo të marrim garancinë që do më sigurojnë një pozicion në shtetin e ri të baba Edmondit,” tha ai me bindje, sikur po planifikonte një operacion të klasifikuar.

Vatra Manhattan Branch

⏭️ #share

“Në fund, ky takim nuk ishte vetëm një shkëmbim fjalësh, por një performancë e artit të satirës së jetës politike dhe shoqërore shqiptare. Një kujtesë e gjallë se, nëse do të shohësh humor të vërtetë, mjafton të hedhësh një sy në skenën politike të ditëve tona”.

Ishte një herë Vatra dhe Dielli – 180 gradë ndryshe nga sot

Vatrani Ramiz Mujaj ka sjellë një dëshmi nga aktiviteti i Vatranëve në Vatër. Është një lajm i shkëputur nga gazeta Dielli 1997 ku shihet se si Vatranët kontribuojnë në Vatër. Pra japin kontribute nuk marrin dhe as kërkojnë mbështje me fonde nga qeveritë sikur bën kjo e sotmja, lidërshipi i së cilët ka uzupuar Vatrën dhe Diellin.

Ramiz Mujaj shkruan në rrjetin social:

“E gjeta kete dokument te Vatres duke shpalosur në arkivin tim.
Ne vitet kur Vatra çdo veprimtari e bente transparente.
Tani e 5 vite ne Vater çdo gje behet ne menyre mafioze pa transparence dhe kryesia e veteshpallur “Lidership” jane njerez te inkriminuar dhe ne konflikt te hapur me vlerat shekullore te Vatrës.”

Ata burra të nderuar janë emra me të cilët është identifikuar Vatra dhe Dielli:

Voal.ch po i sjell emër për emër:

Agim Karagjozi, Sabit Bitiçi, Haxhi Hysenaj, Zef Ballaj, Gjon Buçaj, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, Hajdar Tonuzi, Zef Sheri, Marjan Cubi Arif Nezaj, Ramiz Mujaj, Mustafa Elezi, Agim Mujaj, Selahedin Velaj

 

Vatra Manhattan Branch: Këta që morën pjesë në takim janë pjesë e axhendës së Edi Ramës

BREAKING: Vatra e marrë peng vazhdon të ecë përpara me Edi Ramën, një figurë që dyshohet se po përpiqet të copëtojë Shqipërinë.
Sekretari i vetëshpallur dhe anëtarët e këshillit të vetëshpallur të Vatrës morën pjesë në një takim me dyer të mbyllura.
Ky takim ishte i organizuar në fshehtësi, pa adresë të qartë, dhe adresa e vendndodhjes u dërgua vetëm me konfirmim përmes emailit.
“Të marrësh pjesë në këtë takim do të thotë që edhe ti vetë je pjesë e axhendës së Edi Ramës”.
—–
Nga biseda midis sekretarit te Vatres dhe Rames.
-Pashk Camaj: Zoti Rama, duhet te na nderoni me ardhjen tuaj tek Vatra.
-E.R: Kur jeni bere me mua ju? Keni Saliun si udheheqes.
-P.C: Ne punojme per atedheun, Z.Rama. Ja psh une jam doktor dhe sakrifikoj per te bere dardanine.
-E.R: Per atedheun punoj une. Jo ti qe ke ikur si disa qe kane ngrene kumbulla mbprapa krahve te mij (ka te qeshura ne sall).
Nderhyne Taulant Balla.
-T.B: Ulu te lutem zotri, lere zotin Rama te flase.
-P.C: Une nuk kam asnje gje me Z.Rama, po e ftoj ne Vater, aty eshte nje pjese e mire e intelektualeve qe jetojne ne mergim, une dhe shume te tjere kane marr dekorata nga presidenti per kontributin qe japim.
-E.R: Oboo doli me Ilirin ky.
-M.GJ: Ma kadal urt tani kryministri osht tju fol o Pashk.
Mbaron mbledhja.
Sekretari i aftohet Rames per nje foto:
P.C: E bejme nje foto bashke zoti kryeminister?
-E.R: E bejme por mos e nxirr ne fb, se te griu Saliu.
-P.C: Une nuk jam me Saliun, na jemi nje krah me Mondin.
-E.R: Modin e Bexhetit mo?
-P.C: Po po.
-E.R: Beni gati Vatren se do mundohem te vij, duhet te jete dhe Mondi.
Kjo bisede eshte e vertete.
(Nga Ilirjan Blloshmi)

Ervin Dine: Gjykata Amerikane vonon por nuk harron: Lidërshipi i Vatrës duhet të kenë harruar se ku jetojmë….

Vatrani Ervin Dine është shprehur në rrjetin social rreth gjyqit që lidërshipi uzurpator i Vatrës ka ngritur  kundër Agustin M. Mirakajt:

“Gjykata Amerikane vonon por nuk gabon.

Lidershipi i Vatres duhet te kene harruar se ku jetojme,

dhe se censure dhe perjashtimet pa asnje fakt nuk funksionojne ne Amerike.

Ndoshta ne fantazirat e gjenaralit te vogel por jo ne drejtesine Amerikane.”


Send this to a friend