Pas një vizite në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e sotme edhe Spitalin e Traumës, ku po trajtohen disa nga personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të opozitës.
Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha u ndal veçanërisht te gjendja e aktivistit Aulon Kalaja, të cilën e cilësoi serioze. Sipas tij, Kalaja është goditur nga pas me shkop dhe ndaj tij është përdorur spraj ariu, ndërkohë që ai nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.
Berisha theksoi se aktivisti është njohur për pjesëmarrje në qindra protesta paqësore dhe e konsideroi ndërhyrjen ndaj tij si të pajustifikuar. Ai ngriti akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke i lidhur ato me përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës është përdorur në mënyrë masive spraj ariu, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën në raste të caktuara, veçanërisht për personat me probleme të frymëmarrjes apo zemrës. Ai e cilësoi përdorimin e tij ndaj qytetarëve si shkelje të rëndë ligjore dhe të ndaluar nga konventat ndërkombëtare.
Berisha deklaroi gjithashtu se ka pasur përdorim të mjeteve të tjera të rrezikshme, përfshirë shishe molotov dhe bomba zhurmuese, të cilat kanë shkaktuar plagosje si te protestuesit ashtu edhe te një efektiv policie. Në vijim, ai akuzoi autoritetet për përpjekje për të fshehur incidente të tjera dhe për të ushtruar dhunë edhe ndaj gazetarëve që mbulonin ngjarjen.
Duke e cilësuar situatën si një “skenar dhune të organizuar”, Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më e fuqishme dhe se opozita do të ndjekë rrugë ligjore për të denoncuar shkeljet e kryera.
I pyetur nga gazetarët për gjendjen shëndetësore të Kalasë, Berisha tha se ekzaminimet kanë konstatuar kontuzion të indeve të buta në zonën e kokës, duke shtuar se dëmtimet mund të jenë më të thella dhe jo menjëherë të dukshme në fazat e para.
Në fund, ai dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që të dokumentojnë çdo incident për t’i përdorur si prova në denoncimet e ardhshme.
DEKLARATA E BERISHËS:
Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se e kanë, i kanë hedhur spraj ariu, kanë e kanë goditur kafshërisht, mbrapa, me shkop, në një kohë që në mënyrë absolute, nuk po kryente asnjë veprim të të dhunshëm.
Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë përveç se paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, fallangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite, për shokun që e tradhëtoi dhe e lanë në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës.
Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraj Ariut, ja u them unë ju këtu, mund të ketë në raste të caktuara, është vdekjeprurës.
Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak.
Pra, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit, dhe këta kanë përdorur masivisht sprajn e ariut, ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, kanë shkuar gjer në djegie me, me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i i përllogaritur në disa fishin e përdorimit të sprajt të njeriut.
Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 3-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del të gjuhën këtu dhe duhet të hecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga, janë hedhur nga taracat, shishe molotov, bomba molotov mbi protestuesit.
Kanë plagosur dhe një polic në kokë, por s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga taracat. Duhet ta kenë prurë këtu, e keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur.
E kanë, demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre, që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër. Sikundër qytetarët, u janë janë dëmtuar nga shishet e Molotovit. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, por bomba granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish.
Çfarë të kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut, i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubis dhe Ramës se do ja mbyll çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë. Përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama Balluku nuk mbyllet më. E mbyllën me prokurorinë, e mbyllën me gjykatën, po me opozitën shqiptare s’e mbyll dot kurrë atë.
Dhe, se edhe gazetarët i kanë sulmuar. Po, po. Edhe gazetarët janë sulmuar sot.
Dhe dënoi me forcën më të madhe. Por, kërkesa ime njerëzishme ndaj jush, të filmoni çdo akt të tyre, veçanërisht mjetet që hedhin, veçanërisht , sprajin e ariut. I ndaluar, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për të gjitha këto krime që kanë kryer sot. Të themi, të gjithë deputetët, të gjithë protestuesit e shënjuar në mënyrë të qëllimshme për t’i dekurajuar, i gjeta dhe më të vendosur për protestën që vjen.
Dënoj me forcën më të madhe aktet shtazore të narkopolicisë ndaj protestës, po.
Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, ndaj gazetarit Kalaja është bërë edhe një skaner. Ju që ishit brenda, u vu në dijeni se si ka dalë skaneri i zotit Kalaja?
Berisha: Kontuzion. Kontuzion i indeve të buta. Po prit. Kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit ajo mund të jetë, indeve të jashtme të kokës. Po ajo absolutisht mund të jetë e shoqëruar dhe nga kontuzion i trurit, i cili, të cilin skaneri në stadet e tij fillimit nuk e, nuk e e zbulon dot. Kështu që goditja ka qenë e qëllimshme. I kanë shkuar mbrapa, e kanë goditur nga mbrapa. Dhe nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po mirrte Klevis Balliun që s’po bënte asgjë. E kuptoni ju pra, një strategji që ngjitet në nivelet e akteve terroriste nga narkopolicia.
Një protestuesi ja kanë vënë policët te koka. Po ti çfarë do këtu? E kemi të arrestuar këtë. Pasi e kanë shkelmuar, pasi e kanë shkelmuar, i kanë këputur kërbishtin, shkelma, tani e mbajnë të arrestuar, kanë hall t’ja ndryshojnë dëshminë, po ai është i vendosur, ai do dëshmojë për të gjithë qëndrimin e tyre shtazor ndaj tij.
Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, protestuesit i kanë sjellë nga komisariati pasi e kanë dhunuar këtu apo?
Berisha: Jo protestuesin e kanë sjellë nga protesta.
Sepse kemi një informacion që ka disa protestues që janë dhunuar nëpër komisariate dhe i kanë sjellë këtu.
Pyetja e gazetarëve: E besoj unë plotësisht, veçanërisht sepse ky është një drejtor Allushi apo, ky është për Tiranën apo ka një funksion, është një ortak i bandave. Është një bandit ortak. Nuk ka asnjë rregull. Por ne absolutisht çdo gjë do të përgjigjen. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun, këta janë listë të zezë sa është Edi Rama me Lubi Ballukun.
Sa me shume flet Jozefina Topalli dhe kori i privilegjhumburve aq me shume bindesh cfare llumi ka grumbulluar Partia qe njehere e njekohe ishte shpresa e shqiptarve.
Ta bej te qarte qe ne fillim Basha me ka zhgenjyer shume qe me reformen territoriale qe nuk beri asgje si kryetar opozite duke e cuar ate ne zgjedhjet e 2015s si cjapi te kasapi.
Basha pati 2 vjet kohe fill pas ketyre zgjedhjeve te ndertonte nje kauze per ndryshimin e kodit elektoral dhe Rama nuk mund te justifikohej per mungese afatesh per votimin elektronik. Por e verteta eshte qe nuk e deshi ate ndryshim por bente vetem retorike duke e ditur qe kjo nuk behej dot 2 muaj para zgjedhjeve.
Basha nuk u distancua prere nga gabimet qe kishte bere PD dhe Berisha duke filluar me mjelesit e pushtetit te PD duke perfshire edhe Jozin qe mbushi ambasadat me famijaret e saj.
PD ja e Bashes nuk u distancua nga Ligji Kriminal 7501;
PD ja e Bashes nuk ju kerkoi falje shqiptareve per trajtimin skandaloz te shtreses se te perndjekurve. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka pastruar qelizat e saj nga sigurimsat qe ju kane sherbyer rregjimit famekeq dhe sherbimeve te huaja. Basha nuk i ka permendur dosjet.
Basha nuk eshte distancuar nga gabimet skandaloze qe ka bere PD e Berishes me servilosjet ndaj Greqise duke lejuar varreza te ushtareve (pushtues) greke ne token shqiptare dhe duke flirtuar me nje sharlatan si Vasil Bollano ne Himare duke e shpallur kete te fundit praktikisht minoritet kur historigrafia shkencore e mirefillte deshmon te kunderten.
Basha perkundrazi futi ne listat e PD se Vangjel Dulen qe i quan camet fashiste njelloj si Agimi i Arte ne Greqi dhe la jashte listave nje personalitet si Sulejman Gjana i lindur ne Bruksel prej nje familjeve patriote shqiptare e arratisur prej bandave te Enver Hoxhes.
Basha nuk ka dhene asnje shenje qe partia qe ai drejton ka ndermend te distancohet nga oligarket qe shqiptaret i njohin me emer e mbiemer por askush nuk i permend se kane frike pasi ata kontrollojne gjithcka qe nga pushteti legjislativ ai ekzkekutiv nepotist, media visuale dhe e shkruar.
Basha me gjysme zeri filloi te mermerise te verteten e George SOROS ne Shqiperi dhe pergundoi duke futur ne listat e partise se tij listen e nje sharlatani nga fshatrat e Elbasanit qe drejton ndermarrjen SOROS ne Shqiperi. Kjo nuk eshte politike e nje opozite por politike e neveritshme qe te ngjall krupen por jo shpresen.
Politika duhet te jete konsekuente qe te ngjalle shprese dhe besim.
MEGJITHATE Basha i ka bere vetem nje te mire Partise Demokratike duke lene jashte listave Jozefina Topallin dhe grupin e privilegjhumburve.
Jozi ju tregoi shqiptareve se sa brume ka si politikane kur doli pas nje tavoline druri me Arben Imamin qe pas bemave te tij ne vitin zi NENTEDHJETE E SHTATE duhet te ishte jo ne PD sic e ktheu Berisha por ne burg bashke me shume te tjere qe kishin kontribuar ne vdekjen e se paku kater mije shqiptareve ne ate vit. Biles ky Gjenerali ofendoi pa piken e turpit nenat shqiptare duke i krahasuar me kafshet ….kane pjelle nga tre kater femije – tha ai ne nje television direkt dhe asnje nga Partia Demokratike nuk u distancua nga fjalori i tij, asnje nga mediat e KAZANIT (ka te drejte Rama) nuk e tha asnje fjale. A e imagjinon cdo te kishte ndodhur ne Perendim nese nje politikan do te bente nje deklarate te ngjashme? Zonje juve e para si grua, si Nené duhet te kishit reaguar prere dhe qarte. Ne se grate dhe nenat shqiptare nuk i mbron nje ish kryetare Kuvendi si ju, kush do ti mbroje? Ju heshtet. Kjo eshte e turpshme. A ka ndonje te aferm ajo zonje qe ta keshilloje te pakten se keto gabime jane me shume se foshnjarake.
Zonje do te te bej nje pyetjes permes ketij komenti ne kete portal te nderuar sepse asnje nga gazetaret e studiove ne te cilat je intervistuar nuk ta ka bere: Je shprehur se Basha u katapultua pa asnje merite ne PD ne vitin 2005, po cfare merite patet ju qe Berisha te beri deputete ne vitin rrumpalle 1996?
Demokratet e vertete nuk e duan Bashen se nuk e ka kthyer PDne ne shinat ku duhet te jete, Demokratet nuk e duan Selamin se ka qene nje zhgenjim shume i madh keto kater vjet te shkuar dhe ka fjetur gjume kater vjet ne radhe, por Demokratet e vertete nuk duan te ju a shohin bojen as te jua degjojne zerin juve karrigehumburve. Sinqerisht ju a them ju keni humbur cdo lidhje me realitetin shqiptar.
Partia per ju eshte sa permasat e vitheve tuaja, Shqiperia per juve eshte eshte sa permasat e karrigeve tuaja.
Demi me i madh qe i keni bere asaj partie nuk eshte vetem tkurrja e saj por fakti qe i keni bere shqiptaret te mendojne se Edi Rama ne keto kushte eshte e keqja me e vogel kur ne cdo shtet tjeter serioz bile edhe sa Maqedonia apo Mali i Zi do ta kishin rrezuar nga pushteti dy vite te shkuara dhe jo ta votonin perseri kete vere. Per hir te Zotit te pakten heshtni, ky do ishte nje favor qe do i Benoit jo vetem te djathteve po gjithe publikut shqiptar.