VOAL

VOAL

Shqiptarë që keni të drejtën e votës në Gjermani dilni në votime dhe votoni për CDU-në partinë që e po e mbron çështjen shqiptare në Evropën Juglindore

September 25, 2021
blank

Komentet

blank

POEZIA SHQIPE JEHOI FUQISHËM NË SJUHÄRAD MINIFESTIVALIN E TEKSTIT NË ULRICEHAMN TË SUEDISË – Nga Sokol Demaku

 

Pas pushimeve te sukseshme poetë, shkrimtar anëtar të shoqatës më aktive shqiptare në mërgatë konkretisht me vendqendrim në qytetin e vogël pitoresk të Suedisë, Borås, qytetet me një bagazh të madhe dhe të fort kulturor, me mbi 150 skulptura në gjithë qytetin, me muze me vlera kuklturore konkretisht një nder muzet më bashkëkohor të Textilit sepse ketu së pari lindi industria e textilit, me mbi 20 biblioteka në gjithë qytetin me mbi 150 000 banor, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me anëtaret e saj është një ndër shoqtatë me aktive në jetën kulturore të qytetit, me prezentimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi.
Në organizim të shoqatës suedeze ”Textival” vite me radhë në qytetin e vogël e pitoresk Ulricehamn organizohet Sjuhärad Minifestival i tekstit në të cilin këtë vit ishin të ftuar edhe poetë shqiptar anëtar të QKSH Migjeni nga Borås me poezitë e tyre në shqip dhe suedisht. Duhet përmendur këtu se këta poetë, shkrimtar anëtar të QKSH Migjeni krijimtarin e tyre e bëjnë në gjuhën shqipe por nuk e lënë anash edhe ate në gjuhën e vendit ku jetojnë dhe veprojnë pra në gjuhën suedeze. Pothuajse shumica nga ata kanë të publikuara përmbledhje me poezi edhe në gjuhën suedeze, kjo fal punës së palodhshme të anëtarëve më të vjetër të cilët merren edhe me përkthimin e poezisë dhe prozës nga gjuha shqipe në ate suedeze dhe anasjelltas siq janë Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku, e kjo ka vlerë edhe në prezentimin e poezisë shqipe për lexuesin suedez dhe lexuesin shqiptar të poezise dhe poetëve suedez.
Në prezencen e një publiku modest adhurues të poezisë, e në këtë rast një publiku kurioz për gjuhën shqipe sepse duhet të jemi të sinqert vendësit din shumë pak për gjuhën shqipe, poezin shqipe por edhe për kulturën dhe traditën shqipe e në këtë drejtim QKSH Migjeni është avangardë në prezentim për publikun vendës të gjithë këtyre të mirave shpirtërore të shqiptarëve në mërgatë.
U lexuan poezi në shqip, por edhe në suedisht, secili poet u prit dhe përcoll me duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm në lokalin ”Emmas Streetfoos” në qendër të Ulricehamn, në pjesën me të frekventuar të qytetit. Rizah Sheqiri me mjeshtri prej oratori, poeti, moderatori prezentpoj poetet shqiptar: Anxhela Ziso, Vjollca Nord, Gladiola Jorbus dhe Sokol Demaku, foli për poezinë shqipe, prozën, gjuhën dhe kulturën shqiptare, në mënyrë që të pranishmit dhe të interesuarit të marrin sadopak njohuri themelore apo të themi elementare për shqiptarët dhe shqipen. U prezentua edhe libri më i fundit botuar nga anëtar entuziast të QKSH ”Migjeni” në gjuhën suedeze ”Albaner ett urfolk i Europa”, në shiqp ”Shqiptarët një popull i lasht në Europë” për të cilin libër ka një intersim të madh tek lexuesi suedez dhe se mendojnë në QKSH Migjeni se kjo punë e bërë me këtë libër informativ për Shqipërinë, Kosovën vendet tjera në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, gjuhën shqipe, historin, turizmin, kulturën, kuzhinën, fenë, qytetet, gjeografin, përsonalite të njohura shqiptare nga koha deri më sot është një realizim madhor i këtyre entuziastëve të gjuhës e kulturës shqiptare në mërgatë, sepse kjo ka qenë dhe është nevojë në mënyrë që vendësit të din më tepër për shqiptarët sot.
Poetë anëtar të QKSH Migjeni, pas oushimeve të suskesshme tani janë aktiv në shumë festivale, prezentime të gjuhës dhe poezise shqipe, ku pothujase siq na thot e reja Anxhela Ziso cdo javë nga tani poetët janë aktiv në prezentimin e peozisë shqipe në Festivale organiziuar nga shoqata suedeze në qytete të ndryshme, kjo na bënë krenar thot kjo sepse jemi pioner të preznetimit të gjuhës dhe poezisë shqipe në Skandinavi dhe të poezisë suedeze në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonin e Veriut në Shkup, përmes projekteve të QKSH Migjeni.

blank

Buzëqeshja e heshtur dhe panteoni qiellor me pamje magjike – Nga Nue Oroshi

Nisja e ecjakëve pranë një bulevardi që i ka mbuluar rrezët e diellit sillet porsi një gjamë e cila e ka kapluar njerëzimin nëpër kriza të ndryshme në botë. Bota asnjëherë nuk ka mundur

 të mbijetoj pa kriza për faktin se njerëzimi gjithmonë e kanë ngrënë njëri- tjetrin qoftë kjo ngrënie fizike apo ngrenie psiqike.Shpeshherë heshtja e buzëqeshjes e ka sjellur njerëzimin në koordinatat e padegjushmërisë që sillën e pshtillën me njëra-tjetrën përmes një lamshi magjik që asnjëherë nuk ju është parë fundi.

Mosgjetja e fundit ka të bëj me pshtjellimin e lamshit dhe mosmundësisë së gjetjes së fijes e cila e kishte bërë zgjidhjen.Problemi qëndron edhe në faktin së sot në botë kemi ma shumë politikanë burreca se sa burra të fjalës që janë të lidhur për panteonin qiellor me pamje fisnike.Fisnikëria sot është një parim jetësor që zbatohet shumë pak dhe ka mbetur dikund i mbyllur në një hapësirë të errët pa derë e pa dritare duke shikuar dikund një dritë në fund të tunelit për të depërtuar tek njerzia e cila e ka ndërprerë fisnikërinë. Nderpreja e fisnikërisë në të shumtën e rasteve ka të bëj edhe në nderprerjen e dhënies së fjalës apo mbajtjes së asaj fjale siç është e njohur në traditën e shqiptarisë dhënie e besës.

Por ti japish besën dikujt do të thotë se të dy palët që japin besën njëri – tjetrit duhet të jenë besatar e jo besëprerë. Besëprerja na ka shkaktuar probleme historike në shqiptarëve.Besëpreret në të shumtën e rasteve nuk e kanë mbajtur fjalën e dhenë dhe e kanë tradhtuar idealin kombëtar. Ata besëprerët idealin kombëtar e kanë zëvënsuar me pasurinë që kanë krijuar duke mosshikuar se ku po i fusin hundët apo sikurse thuhej një fjalë popullore se dallëndyshja duhet pasur kujdes se ku e vendos sqepin gjatë kullosjes, sepse ajo gjatë kullosjes munde ta vendos sqepin edhe në ndonjë bagel të mbetur në ndonjë kullosë. E fatkeqësisht disa politikanë tanë duke mos shikuar se ku po i fusin hundët apo fytyrën e tyre gjatë kullosjes ata kanë ardhur deri aty që e kanë shitur idealin kombëtar për pasuri. Shitja e idealit kombëtar për të krijuarë pasuri apo siç përdoret në zhargonin intelektuale për të krijuar mure dhe beton dhe për ti kënaqur sytë me hotele e toka të ndryshme.

Ky gllabërim apo kjo humbje e ndjenjës kombëtare ku hynë dy parimet kryesore besa dhe fisnikëria kanë shkaktuar një traumë psikologjike tek politikanët tanë dhe një pjesë e popullsisë që janë vegla të këtyre politikaneve duke u përjargur pas pasurisë dhe duke i shkaktuar dëme që vështirë do të përmirësohen shqiptarisë.Shembull konkret janë edhe spiunët që i kanë futur nëpër organizata të ndryshme politike në Evropë dhe Amerikë për ta minuar atdhetarizmen shqiptare.Këta besëprerë janë paraqitur fillimisht si besatar dhe puntor të zellshëm, deri sa i kanë fituar zemrën idealistit.Më pas e kanë filluar rrugën e besëprerjes apo tradhtisë duke e bojkotuar punën nga mbrenda dhe duke i njoftuar punëdhënësit e tyre komunist në ish-Jugosllavi dhe në Shqipërinë komuniste.

Të tillët dhe bijtë e bijat e tyre, i ke sot fatkeqësisht kudo dhe janë pjesë e politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku edhe sot e kësaj dite po e kryen misionin e tyre antikombëtar dhe kanë kapur çdo pore të jetës shqiptare si në Shqiperi , Kosovë, si në Maqedonin shqiptare.

Nuk është e rastësishme që një besëprerë kishte depërtuar në një organizatë kombëtare dhe e kishte zhdukur edhe një pjesë të dokumentacionit të asaj organizate, apo ndonjë besëprerë tjetër në Amerikë që i kishte marrë dhe dërguar sigurimit shtetëror komunist në Tiranë edhe predikimet e një prifti atdhetar. Besëpreret i ke kudo por fatkeqësisht ata ende nuk e kanë marrë ndëshkimin. Është mirë që të bëhet një listë qoftë edhe e gjatë dhe të shënohen emrat dhe mbiemrat e këtyre besëprereve.Këta besëprerë kishin marrë pjesë edhe direkt në vrasjet e atdhetarëve shqiptar në Evropë e Amerikë duke e luajtur rolin e informatoreve apo duke qenë pjesë e logjistikes në organizimin e atentateve ku kanë mbetur të vrarë atdhetarët shqiptar.

Nuk kanë funksionuar burgjet dhe internimet në ish Jugosllavinë pushtuse, dhe në Shqipërinë komuniste pa përkrahjen e besëprereve që kanë qenë në mbështetje të këtyre dy regjimeve diktatoriale. Nuk ju është kthyer Kosova pas Luftës së Dytë Botërore ish Jugosllavinë pa besëprerje të shqiptarëve.Dhe deri sa forcat atdhetare dhe nacionaliste durojnë këta besëprerje që nuk njohin fisnikëri dhe atdhetari, shqiptaria nuk do të ecë mbarë.Dhe në intervistat e fundit nëpër mediume të ndryshme po dalin edhe fakte të tjera se këta besëprerë apo spiuna shqiptar që kanë punuar për Serbinë paskan qenë thellë të futur edhe nëpër disa organizata tjera pas luftës në Kosovë. Dhe krejt në fund shtrohet një pyetje që don përgjigje.

Ata që i kanë pranuar këta spiun jugosllav dhe e kanë ditur se janë të tillë a duhet të japin përgjigje edhe ata se pse i kanë pranuar duke e ditur qe po i shkaktojnë deme shqiptarisë apo edhe ata dikur kanë qenë bashkëpuntor të tyre.Kjo përzierje e lëmshit don ende kohë për ta gjetur fijen e cila ka për ta bërë një zgjidhje të duhur.Dhe deri sa buzëqeshja hesht panteoni i qiellit shqiptar më një pamje magjike është duke pritur dorën e mjeshtrit atdhetar për ta zgjidhur këtë lëmsh që e kanë krijuar besëprerët bashkëpuntor të pansllavizmit komunist në trojët shqiptare.

blank

Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur – Nga Nue Oroshi

 

Në shkruarjen e historisë por edhe në qortimin për mosshkruarje të saj apo fallsifikim të historisë një rol të madh qoftë në aspektin e ndriçimit qoftë në aspektin e qortimit na japin edhe shkencat ndihmëse të historisë siç janë paleografia, diplomatika, sfragjistika,heraldika, arkivistika dhe shumë të tjera. Këto shkenca ndihmëse na ndimojnë që të plotësojmë mënyrën më të denjë të shkrimit të historisë.Shpeshherë gjatë zhvillimeve të epokave të ndryshme historike janë atakuar këto shkenca ndihmse që ka ardhur deri tek mosshkrimi i drejtë i historisë apo lenja në harresë.Në këtë shkrim do të flas për një periudhë të gjatë  kohore të pushtimit osman.Kjo periudhë kohore është gërshetuar më një qëndresë të paparë të popullit shqiptar duke filluar me Gjergj Kastriotin, e duke vazhduar me Pjetër Bogdanin, me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe me vonë luftën për Pavarsinë e Shqiperisë Etnike.Përveç qëndresës kombëtare që nuk u shua asnjëherë nëper periudha të ndryshme historike, dhe luftës për mbrojtjen e Alfabetit të gjuhës shqipe të orientimit Evropian, që u bë nga atdhetarët dhe studiuesit shqiptar, pushtuesit osman na dogjën pergamenën e historisë duke i mbyllur shkollat dhe universitetët mesjetare.Ata nuk na lanë fare që të bëjmë vazhdimin e shkrimeve në formë Palimpsesti për të gërryer dhe gjurmuar historinë tonë shqiptare duke i mohuar çdo gjë që është shqiptare.E vetmja që i shpëtoj mohimit ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit një kushtetut shqiptare e cila u ruajtë më një përkushtim të madh për trembëdhjetë Breza me radhë në Derën Princore të Kapidanëve të Mirditës Mark Gjon Markut, dhe që e mori pastaj At Shtjefën Gjeçovi, ku me një zell të madh dhe një përkushtim të pashoq e Kodifikoj dhe u botua në libër nga miqtë e At Shtjefën Gjeçovit, nga Kuvendi Françeskan që udhëhiqej nga At Gjergj Fishta ku e kishte përgaditur edhe parathënien e Kanunit se bashku me eurditin tjetër Faik Konica. U botua nga miqtë e Gjeçovit sepse kjo vepër dhe shumë vepra të tjera të gërryerjes së tokave shqiptare nga Arkeologu i parë shqiptar At Shtjefën Gjeçovi i kishte penguar Serbisë që të zbulohet palimpsesti i historisë shqiptare, ku edhe e vranë në Zym të Hasit.Ky palimpsest i shpëtuar  në shekuj ishte i vetmi dokument i shqiptarizmës që u ruajt për pesëqind vite të robërisë otomane, në qendrën e Shqiptarizmës në Mirdítë.Të tjerat u dogjën dhe u shkatërruan gjatë shekuj´ve ku filloj edhe asimilimi i popullit Arbëror.Për ata që nuk e dinë Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një Kushtetutë Shqiptare që funksiononte si ligj i Shqiptarisë ku nuk njihte Kanunet turke, siç ishte sheriati.Këtu duhet përjashtuar dokumentet dhe shkrimet tjera për historinë e Arbërisë dhe që ruheshin në arkivat prestigjioze evropiane.Osmanët këtë e bënin me moton: “Arnaut Pis Milet pis milet dili”.Kurse marrëveshja në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse  pas rënies së Konstandinopojës në kthetrat e Perandorisë Osmane,për përhapjën lirshëm të Ortodoksizmit nëpër vendët ku i kishte pushtuar Perandoria Osmane, e dëmtoj në mënyrë te pashembullt Arbërinë etnike.Për faktin se Pergamenët e djegura të historisë tonë u falsifikuan nga Kisha Ortodokse serbe dhe çdo gjë shqiptare u përvetësua nga serbët me bekimin dhe aminin e turqve.Kjo periudhë historike jo vetëm që na i dogji biblotekat dhe universitetët që kishin shqiptarët më herët por edhe na i dogji dokumentët e ata që i shpëtuan djegies u falsifikuan nga serbët.

Bashkëpunimi në mes të turqeve dhe serbëve për masakrimin, dëbimin, shkatërrimin dhe asimilimin e popullit shqiptar vazhdoj edhe më vonë.Vlenë vetëm t´ia leshojmë një sy apo ti bëjmë një gërryerje në formë të Palimpsestit pesë marrveshjeve jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet arbërore ku shihet qartë se është një gjenocid i pandeshkuar i Serbisë dhe Turqisë mbi popullin shqiptar.Edhe sot e kësaj dite bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Turqisë për shkatërrimin e kombit shqiptar është në stadin më të lartë të bashkëpunimit.Ende nuk është shfuqizuar asnjë konventë jugosllave-turke për dëbimin e shqiptarëve.Çdo iniciativë që nisej për një Palimpsest të Historisë Shqiptare për të vëndosur gjërat në vendin e duhur, siç janë gjurmimet arkeologjike apo ndërtimi i kujtesës historike siç është Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pëngohen në mënyrë te pamëshirshme.

Më këtë shkrim do të njoftoj oponionin gjithshqiptar se Murana e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren nuk është asgjë tjetër përveq një Palimpsest apo gërryerje e Shkronjave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kalitje të këtyre shkronjave në gurë,për ta freskuar kujtesën e historisë Arbërore, ku për këtë një ndihmë na jep edhe Heraldika Shqiptare pa lënë anash edhe sfragjistikën dhe kronologjinë historike që do ta ndihmojnë diplomacinë për të argumentuar historinë tonë shqiptare.Për tu arritur kjo është një luftë e pandalshme në mes të forcave atdhetare shqiptare dhe atyre neo-otomane në trojet shqiptare.Lufta në mes të këtyre dy forcave kryqëzon edhe orientimin e shqiptarëve se kah dëshirojnë të shkojnë si komb drejt perëndimit apo drejt lindjës.Pergamena e djegur na obligon ne studiuesve shqiptar që mos ta lëmë Palimpsestin të paprekur por të gërryhet shumë thellë deri në zbulimin e plotë të historisë shqiptare.

 

blank

Kulti i individit dhe historia e miteve – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë në botë e veçanarisht në vendet diktatoriale krijohet kulti i individit. Ky kult është ngritur fuqimisht në vendet diktatoriale kur Kryetarët dhe Kryeminsitrat komunist e kanë shpallur vehtën të pazëvëndësushëm kurse popullin dele që i shkon mbrapa pa e futur fare në funksion trurin. Ata që nuk e kanë luajtur rolin e deleve kanë qenë nëpër burgje,janë rrahur vrarë e sakatosur. Në këtë mënyrë është krijuar dhe ngritur kulti i individit nëpër ish vendët komuniste. Fatkeqësia qëndron edhe sot  e kësaj dite se këto dele të komunizmit ende edhe sot e asaj dite e kanë të ngulitur në kokën e tyre një levozhgë të trashë të kultit të udhëheqësve të tyre saqë edhe spitalet psikiatrike më të mëdha në Evropë dhe Amerikë nuk kanë mundësi ti sherojnë. Disa nga ata kanë vdekur e disa janë në prag të vdekjës por shkojnë në botën e amshuar me mendjën e ngurt për kultin që ju kanë ngritur diktatorëve komunist që kanë qenë dhe mbetën e keqja më e madhe e njerëzimit.Fatkeqësisht ky kult i individit ishte shumë i fortë edhe në trojet shqiptare. Diktatorët komunist në Kosovë dhe Shqipëri Enver Hoxhaj e Fadil Hoxhaj në mënyra të ndryshme kishin ngritur kultin diktatorial nëper faza të ndryshme kohore.Në Shqipëri ky kult mori hov pas shuarjes së kryengritjes antikomunsite në Mirditë në vitin 1953 ku me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë komunistët e Shqiperisë arritën ta shuajnë rezistencën antikomunsite në Shqiperinë e Veriut. Edhe në Kosovë diktatorët komunistë kishin dhënë kontribut në rikthimin e Kosovës në Jugosllavi ku kishin dërguar tri brigada komuniste dy në Kosovë dhe një në Maqedoni për të shuar kryengritjet shqiptare që udhëhiqeshin nga Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari, Mifailat e Zajazit dhe shumë të tjerë. Fatkeqësia ndodhi. Për tu krijuar ky kult i individit dhe për tu ngritur shteti diktatorial komunist në Shqiperi dhe ish Jugosllavi shqiptarët humbën 47.300 atdhetar , ku 95% të tyre nuk ju dihen varret se ku janë gjuajtur.Më pas se çka ndodhi për 45 vite e dimë të gjithë ku u krijua njeriu i ri pa komb e pa atdhe duke humbur vyrtytet morale të besës, nderit dhe trimerisë.Pasojat e krijimit të këtij njeriu të ri me mentalitet diktatorial po ia shohim pikën e sherrit edhe sot e kësaj dite ku shumica e politikanëve shqiptar nuk kanë mentalitet demokratik por kanë trasheguar një mentalitet diktatorial. Dallimi në mes të sistemeve politike diktatoriale dhe atyre demokratike është shumë i madh.Është i madh për faktin se i tërë shteti në diktaturë punon vetëm për mirëqenien e diktatorit dhe familjes së ti kurse në demokraci qytetari punon për të krijuar mirëqenien personale e familjare ku duke krijuar këtë mirëqenie shteti demokratik i jep mundësinë qytetarit që me  kontributet e ti përmes taksave që paguan për shtetin ta zhvilloj dhe pasuroj edhe shtetin që jeton e punon. Duke trasheguar një mentalitet komunist një pjesë e madhe e partive në politkën shqiptare e kanë trasheguar kultin e individit edhe përmes partive politike ku ndaj kryetarit të partisë politike përkrahesit dhe anëtaret e partisë që i rrinë afër e krijojnë një formë servilizimi dhe gjunjëzimi ndaj liderit te tyre, dhe asnjëherë nuk e kritikojnë atë kur nuk e ka mirë. Kjo krijohet si pasojë e mentalitetit diktatorial në politikë.Kurse sa i përket historisë së miteve kemi një pjesë të ashtuqujturve studiues ku nuk dinë ta dallojnë historinë e vërtet nga mitet dhe mitologjia.Ata mendojnë se historia shqiptare është e krijuar nga mitet dhe futën kryq e terthorë historisë shqiptare pa qenë të aftë të punojnë dhe specifikojnë asnjë periudhë historike.Apo me keq futën në të gjitha periudhat historike pa qenë fare ekspert të fushës së historisë.Mendojnë të gjorët se historia shqiptare është një mit dhe ajo duhet të shkruhet sipas ëndrrave të tyre që shohin me sy hapur. Këtyre bashibozukve duhet kujtuar se dallimi në mes të mitologjisë dhe historisë së vërtetë është shumë i madh dhe janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes tyre.Historia shkruhet me fakte shkencore ku historiani në bazë të burimeve arikvore si dhe burimeve tjera ansore siç janë dëshmitë, kronikat ,memoriet, shënimet e personave që kanë bërë historinë, dëshmitë e bashkëkohësve, si dhe shumë dokumente të tjera mblidhën, analizohen, sistemohen dhe përpunohen ku krejt në fund historiani i mirëfilltë e nxjerr përfundimin për një ngjarje historike apo për një personalitet historik të një periudhe të ndryshme  kohore.Fatkeqësia qëndron në faktin se tekstshkruesit e miteve dhe mitologjisë shkruajnë me halucionacione duke devijuar nga shkenca dhe çdo gjë e marrin në aspektin që ata vetë deshirojnë të ketë ndodhur e jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.Te tillët në të shumten e rasteve janë të ndikuar nga historiografia serbe e cila në mungesë të materialeve shkencore, dokumenteve historike, memorieve te ndryshme ka dy shekuj që punon në dy drejtime.Drejtimi i parë është falsifikimi i kronikave,dokumenteve dhe dëshmive tjera në Mesjetë dhe krijimi i figurave jo ekzistuese serbe por mitizimi i tyre se kanë ekzistuar, apo edhe përvetësimi i figurave historike shqiptare.Për këtë historia serbe në 95% te saj është histori e miteve,  gënjeshtrave dhe falsifikimeve te dokumenteve të ndryshme sidomos në Mesjetë. Përmes këtyre falsifikimeve ata kanë arritur që ti marrin dhe përvetësojne edhe kishat katolike shqiptare në Kosovë. E dhimshme është se sot përmes këtyre kishave tona që na i kanë marrur dhe përvetsuar me dhunë sot po e bëjnë historinë e tyre.Kjo bëhet për faktin se shumica e shqiptarëve e bëjnë gjumin e ariut dhe nuk i dalin zot objekteve te tyre historike.Kështu që nuk do ti kushtonte asgjë Ipeshkvisë së Kosovës që në bashkëpunim me Institucionët e Kosovës ta bëjnë një projekt të rikthimit të Kishave Mesjetare Katolike Shqiptare Ipeshkvisë së Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë të nderpritet loja e politikës serbe me kishat tona që na i kanë marrë me dhunë.Është koha që dalngadalë shqiptarët të demokratizohen dhe kultin e individit ta lënë në sirtarët e historisë, kurse historinë ta shkruajnë historianët e mirfilltë e jo para historianeët që nuk dinë ta bëjnë dallimin në mes të historisë mitike dhe asaj reale.

blank

FILXHANI I KAFËS – Tregim nga Sokol DEMAKU

 

 

Në një lagje të qytetit jetonin dy fqinjë. Njëri ishte aq i pasur sa mos me ta marrë mednja, ndërsa
tjetri aq i vafër sa për tu çuditur.Për çdo ditë kur ata dilnin nga shtëpia takoheshin në rrugën e lagjës.
Kjo ishte bërë e zakont për ta. Një ditë prej ditësh i pasuri ndaloj kalin e tij, pas tij edhe zonja e tij dhe
ky e priti derisa iu afrua i varfëri.
E përshendeti. Si je zotni, a je mirë? Po, po mirë jam! Iu përgjegjë ky.
Ka kohë që të dy dalim në të njejtën kohë dhe pjekemi këtu.
Po zotni e mundur është, por si tia bejë, jam shumë i varfër, me duhet ta kërokoj fatin dhe kështu për çdo ditë dal nga shtëpia në këtë kohë dhe vazhdoj ditën si i pa krye.
Kisha pas dëshirë që një ditë të vish të më vizitosh, e fundit të pim nga një kafe së bashku tek une në konakun tim.
Po more zotni, po si të vijë unë e shef si jam?!
Rrobat e tija ishin të pista me një mijë lecka, zgjyrë të palara.
Unë po të ftojë e ti kur të mundesh eja!
Falmnderit zotni!
Një ditë e beri zemrën gur dhe vendosi ta qoj në vend fjalën e zotnis i varfëri. Ia mësyu derës dhe trokiti.
Paf në derë zonja!!!
Kush jeti? Cka kërkon këtu? E shef si je?
-Paj, po bre zonjë jam e shef edhe ti vet si jam, por zotnia më ka ftuar!!
-Cili zotni?
-Hiqmu qafësh, e shef si je?!
-Paj, po bre zonjë por zotnia me ka ftuar, i tregoni se e kërkojë unë e atëhere do shkoj.
Hyn zonja brenda i tregon zotnis.
-Po, po, fute brenda unë e kam ftuar në kafe.
E shiqon me ironi zonja.
Del e fut brenda të varfërin.
Ai tenton të ulet në dyshemen që ishte e mbuluar me një tepih Bagdadi, se frigohet mos ia zhytë
zotnisë orendit.
-Jo, jo, eja ulu këtu i drejtohet zotnia, ky kundershton, por duhet ta respektoj të zotin e shtëpisë.
Ulet në koltuk.
Fillojnë bisedën.
Zotnia e lut për drekë, por ky nuk pranon sepse ishin marrë vesh vetëm për një kafe.
Urdhëron zonjën tua sjellë nga një kafe.
Pasi i pin kafet i varfëri e lut zotnin që tia kqyr filxhanin pasi kishte dëgjuar se zotnia ia kishte zanat
kësaj pune. E kthen së prapthi filxhanin.
-Do presim pakëz sa të thahet.
Pas pakëz zotnia mori filxhanin dhe i habitur iu drejtua mysafirit.
-E more zotni po kështu a puna. Eu sa vështirë e paske!
-Po a tash po e di o zotni a?
-Qebesa shumë jetë të vështirë paske!
-Po bre zotni për këtë po e di, po cka mandej?
-E lemë edhe pakëz le të thahet se nuk po shifet mirë.
Pas pakëz e muar serish zotnia filxhanin dhe po thot:
-” Lum për zotin, të lumin”. E Mysafirit i erdhi pakëz qehrja.
-Cka po thot tash bre zotni?
-Paj si po duket nuk qenka vështirë!
-Po si nuk qenka vështirë lum zotnia, po çka po thot në filxhan???
-Qebesa edhe nja dy tri vjet kështu e mësohesh me fukurallak e nuk ta nin fare!
-E ishalla allahu të bënë qare!

blank

EDHE TRE LIBRA NË SHQIP NË RAFTET E BIBLIOTEKËS BOTËRORE NË STOCKHOLM TË SUEDISË – Nga Sokol Demaku

Biblioteka Botërore
Mirësevini në raftin e librave shqip në www.varldensbibliotek.se.
Kështu sot është shenuar në faqen zyrtare të Bibiotekës Botërore në Stockholm të Suedisë me rastin e prezentimit të tri librave të rinj në Gjuhën Shqipe, të cilkët i janë shtua edhe 150 titujve tjerë që kjo bibliotekë ka siguara që më heret dhe lexuesi shqiptar sot ka mundësinë të huajzoj dhe lexoj librin origjinal shqip në shtëpi, sepse këto libra të siguruar nga ana e Bibliotekës Botërore këtu janë digjitalizua dhe lexuesi pa lodhje dhe mundim mudn ti lexoj.

Tani ka tre libra të rinj këtu – dy libra për të rritur dhe një për fëmijë. “Skënderaj i Skënderbeut” përbëhet nga tregime dhe ese historike. Do të lexoni dhe njiheni me kohën e kreshnikëve, sundimin osman, luftën në Kosovë në vitin 1389 dhe shumë më tepër për këto ngjarje historike dhe trimërit e princave shqiptar në këtë kohë! Libri përmban edhe skica të Kosovës mesjetare.
“Çou Rexho – çou djalo” është një roman i frymëzuar nga një këngë popullore shqiptare. Kënga është kënduar këtu e 150 vjet më parë nga rapsodi i njohur shqiptar Qamili i Vogël. Historia e këngës popullore është e ndërthurur me fatin tragjik të një të riu Rexhës. Rexha vdiq natën e tij të dasmës – por a ishte vërtet kjo vdekje një aksident? Mund të mësoni në leximin me kujdes të roamnit “Çou Rexho – çou djalo”.
“Babadimri nga Kosova” është një histori shumë e shkurtër e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve kur Babadimri nga Kosova viziton qytetin Borås në Suedi. Atje, Babadimri do të takojë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Borås dhe do t’u shpërndajë dhurata për Vitin e Ri dhe Krishtlindje që ka sjellë nga Kosova. Libri në suedisht quhet “Tomten from Kosova”.
Lexojeni tani ose ruajeni derisa të vijë dimri!

Një punë domethense dhe me vlerë e Bibliotekës Botërore në Stockholm të Suedisë e punë të cilën duhet vlerësua dhe mbeshtetur sepse përmes saj lexuesi mund të gjej dhe ketë në përdorim për lexim literaturë sa më të ndryshme të të gjitha zhanreve të letërsisë shqiptare duke u nisur nga ajo për fëmijë, të rinj dhe të rritur, punë e cila nuk është realizua deri më sot në ansjë vend tjetër, pra Stockholm është pioner dhe ideator i kësaj pune madhore, e që menojmë se edhe të tjerët duhet mësuar nga këta dhe edhe vende tjera për të realizua këtë në mënyrë që lexuesi shqipatr atje ku ndodhet të ketë sa më pran librin në gjuhën e tij në një vend të huaj.
Në bibliotekë thonë se qëllim i tyre është që në raftet e tyre të ketë sa më shumë libër origjinal në shqip, sepse perkthimet per ta janë jo adekuate për një lexues këtu. Në raftet e kesaj Biblioteke sot lexuesi shqiptar mund të zgjedhë në mbi 150 tituj në Shqip cka është një rezultat madhor i prezentimit të librit shqip në Skandinavi, e sot iu shtuan edhe tre tituj të ri të autorit shqiptar Sokol Demaku në banim në Suedi. Krejt kjo falë bashkëpunimit të Bibliotekës Botërore në Stockholm, shoqtës kulturore shqiptare në Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” si dhe Shtëpisë botuese nga Tirana ”Dituria”, por edhe angazhimit individual të autorëve shqiptar.

blank

Kapidan Mark Gjon Marku i priu luftës antikomuniste – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Fjala e Hapjes e mbajtur në Lezhë më, 14 Qershor 2022 me rastin e mbajtjes se Akademisë përkujtimore të 76 vjetorit të rënies heroike te Kapidan Mark Gjon Markut   nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualeve Shqiptarë Trojet e Arbrit

 

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj Akademie përkujtimore me rastin e 76 vjetorit te rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut;

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Pikërisht sot e 76 vjet më parë Shqiptarisë në përgjithësi dhe Mirditës në veçanti ju vra Ora.Në historinë shqiptare dihet qartë se kur te vritet ora atëherë ai komb e merr tatëpjetën.Meqenëse para 76 vjeteve Shqipërisë Etnike ju vra ora,pra ju vra komandanti legjendar Kapidan Mark Gjon Marku edhe sot e kësaj dite Shqipëria dhe shqiptarët janë duke i ndier pasojat e vrasjes së orës së shqiptarisë. Mirdita është me fat që për pesë shekuj bëri qëndresë antiosmane,dhe kësaj qëndrese i priu dera famëmadhe e Kapidanëve të Mirditës të cilët me një kushtrim burrash mblidheshin në Shpalë 12 mijë burra të pregaditur për luftë.

 

Këtë kushtrim si çdo herë e thërriste Dera e Kapidanëve të Mirditës e të përgaditur nga një burrë për shtëpi vinin Mirditorët të armatosur të gatshëm ti marrin armikut gjak nder vetull. E ky kushtrim burrash zgjati nëpër 13 brezni të Kapidanëve të Mirditës.Nuk ishte e rastit që kur mordja e zezë komuniste filloj ta brej si krimb Shqipërinë duke e futur ideologjinë e kuqe pansllaviste, edhe një herë u dashtë të thirrët kushtrimi.E kët kushtrim nga Dera e kapidaneve te Mirditës e dhanë tre vëllezërit Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Kapidan Mark Gjon Marku si vëllai me i madh sipas Kanunit e traditës shumëshekullore të derës se Kapidanëve të Mirditës i ra prija që ti prinë luftës antikomuniste.

 

Ai me një menquri, trimëri dhe devotshmeri të pashoq e udhëheqi luftën antikomuniste, deri në renien heroike.Në këtë fjalë hyrese të kësaj Akademie e kam një thirrje për të gjithë Mirditorët pavarsisht se ku jetojnë në Mirditë,në pjesë të ndryshme të Shqipërisë, Kosovë, Evropë dhe Amerikë që t´iu kthehen vlerave të historisë dhe traditës se Mirditës. Nuk mundet të shkruhet historia e Mirditës pa Derën e Kapidanëve të Mirditës se pikërisht kjo derë për 13 breza ishte në krye të Mirditës dhe ju ndejti afër Mirditoreve si për mirë si për keq.Kjo familje ishte e afërt me Mirditorët dhe shquhej si për pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave si në udhëheqje të luftës pa lënë anash edhe shumë ndihma tjera që ju ofronte mirditorëve në situata të vështira duke shfrytëzuar kontaktët me Evropën.

 

Meqenëse ka tri dekada që mirrem me shkrimin e historisë se Mirditës i di shumë mirë edhe ngjarjet tragjike që ka pësuar Mirdita gjatë Luftës se Dytë Botërore e sidomos pas kësaj lufte ku në Mirditë u krijuan dy grupe politike, ai i pari perbeheji nga atdhetarë e nacionalistë që orientimin politik e kishin drejt Evropës dhe Amerikës, për një Shqipëri Etnike e Demokratike dhe grupi komunistë që ishin manipuluar disa të rinj dhe të reja nga kjo ideologji pansllaviste.Kjo konferencë shkencore nuk e ka për qëllim ta ndaj Mirditën por ta bashkoj.

 

Mirdita historikisht ka ditur që të bëj pajtimin. Edhe unë sot si pinjoll i familjes se Llesh Kokës, nga Oroshi që dikur ishte familje e Bajraktarit të Oroshit, i ftoj të gjithë Mirditorët që të bashkohën rreth flamurit të shqiptarizmës. Kjo do të thotë ta vendosim në vendin e duhur historinë e Mirditës,të fillojmë me një vlerësim ndryshe për Kapidanët e Mirditës e jo siqë i kishte anatemuar dhe përqudnuar historia e vijës ruso-serbe. Shoqata ” Trojet e Arbrit”  ka 18 vite që mirret me ndriçimin e historisë shqiptare. Një vend të veçantë në këto sesione shkencore dhe botimeve të librave enciklopedik e ka zënë edhe Mirdita.

 

Për këtë në pjesën e dytë do të flasim për grumbullimin e materialeve për përgaditjen e një enciklopedie të krimeve komuniste në Mirditë.Kjo enciklopedi do ti vëndos në vendin e nderit të gjithë ata burra dhe gra atdhetare që u flijuan për shqiptarizëm.

 

Për tu vendosur historia e Mirditës në vendin e vet, sot do t´iu propozojmë tri ide që duhet të realizohën shumë shpejt dhe që të fillojnë ngjarjet e të vëndosen në vendin e duhur. I pari propozim është vendosja e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër, propozimi i dytë është vendosja e monumentit të Nderit të Kombit Preng Bibë Doda në Lezhë, kurse edhe Rresheni si qendër e re e Mirditës nuk do ta lëmë pa ja rikthyer bijtë e vet.

Në qendër të Rreshenit propozojmë që të vendosët një memorial ku do të shënohen me shkronja të arta emrat dhe mbiemrat e të gjithë Mirditorëve që janë vrarë nga komunizmi qofte duke bërë rezistencë heroike në malet e Mirditës, qoftë ata që u mbytën në torturë nëpër zyret e sigurimit famëkeq komunist.

 

Këto tri ide janë të Shoqatës  “ Trojet e Arbrit Kurse tash më dihet dhe është bërë publike nga fondacioni i familjes Gjomarkaj ndertimi i Sarajeve shekullore në Orosh të Mirditës ku qdo mirditor në Shqipëri , Kosovë , Evropë dhe Amerikë e ka obligim kombëtar që ta jep kontributin e ti për ta rindërtuar kullën shekullore. Me këtë rindertohët edhe historia e Mirditës heroike.Sot kapidan Mark Gjon Marku pas 76 viteve po ju kthehët Mirditës dhe mbarë shqiptarisë. E gëzofshin të gjithë shqiptarët heroin e vërtetë të Shqiptarizmës kurse Mirditë faleminderit qe i dhatë Shqipërisë Etnike komandantin legjendar Kapidan Mark Gjon Markun!

blank

blank

blank

blank

POEZIA SHQIPE PREZENTOHET NË FESTIVALIN NDERKOMBËTAR ”TRANÅS AT THE FRINGE” NË TRANÅS TË REGJIONIT SMÅLAND TË SUEDISË

Në organzim të Komunës së Tranås, Shoqatës kulturore Kultivera, Literaturcetnrum, Populär poesi, Regjioni i Jönköping, Akademisë Suedeze, Kulturens dhe Këshllit Komëtar për Kulturë të Suedisë nga data 2 – 9 korrik 2022 në këtë qytezë të vogël suedeze u mbajt Festivali Ndërkombetar i kuklturës ”Tranås at the Fringe” në të cilin u prezentuan vlerat nga lamia e muzikës, pikturës, vallëzimit, prozë e poezisë, haiku, filmit, dramës, poezisë së dramatizuar, nga artistë nga vende të ndryshme të botës.
Në mesin e poetëve nga mbar bota në këtë Festival me renome Ndërkombëtare në mënyrë madhështore u prezentua dhe paraqitë edhe poezia shqipe në oganzim të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë, me poetet eminent dhe në zë në fushën e krijimtarisë letrare e sidomos poezisë shqipe dhe poezisë në gjuhën suedeze si Rizah Sheqiri, Anxhela Ziso, Bahtir Latifi, Gladiola Jorbus dhe Sokol Demaku.
Prezentimi i denjë i vargut shqip nga këta autor të rryer të poezisë shqipe bëri jehonë dhe u prit me duartrokitje të gjata frenetike nga të pranishmit, ku një nga adhuruesit suedez te fjalës shqipe u shpreh se sa muzikale qenka kjo gjuhë për të cilën kishte dëgjua por nuk kishte pasur rast të di e mësoj më shumë, por ja me prezentimin e denjë të këtyre mjeshterve të vargut shqip sot thotë se u ndjeva mirë dhe tani di dhe kam më shumë njohuri për gjuhën shqipe dhe shqiptarët.
Kishte poet, gazetar, punëtor kulture këtu të cilët kishin bërë udhetime në Ballkan, të cilët vite me radhë kishin qenë prezetn edhe në trojet shqiptare dhe ishin të interesuar për biseda dhe dinin më shumë për Shqipërinë, Kosovën, trojet shqiptare dhe ishin të interesuar për biseda dhe infoirmacione nga dora e parë për gjuhën shqipe, kulturën shqipe, traditën dhe shqiptarët.
Në një shenim të mëhershëm anëtaret e kësaj Qendre por vetë Qendren Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë i patëm quajtur ambasadorë në Skandinavi dhe këtu u bindem se me të vertetë këta njerëz që veprojne në kuadër të kesaj Qendre janë ambasadorë të vertë të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare jo vetëm në Suedi por edhe në botë, me punën, aktivitete dhe prezentimin që i bëjnë cdo gjëje shqiptare.
Me këtë rast për të pranishmit u shpernda falas libri më i ri botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë në Gjuhën suedeze me titull ”Shqiptarët një popull autokton në Ballkan”, libër i cili u prit me entuziazëm dhe kënaqesi nga të pranishmit.
Gjatë ditës dhe mbremjes u zhvilluan kontakte, takime dh biseda me poetë suedez por edhe nga vende të ndryshme të botës të cilët ishin prezent në Festival dhe kjo me qellim të krijimit të lidhjeve bashkëpunimi mes poeteve por edhe shoqatave.
Në përfundim të ditës nga organzatori ishte përgatitur një banket solem për të gjithë të pranishmit ku me këtë rast mes peoteve edhe u bë kembimi i librit në menyrë që edhe letërsia të jetë një mjet njohje mes popujve, kombeve, potëve dhe kulturave në përgjithësi. E kjo u pa dhe vertetua gjatë kësaj jave në Tranås në fsetivalin ”Tranås at the Fringe” ku merrnin pjesë poet, piktor, punetor filmi, prozator, artist, vallëzues, fotograf nga pothuj nga shum evende të botës. Sipas Rizah Sheqirit me rëndësi për poetët shiqptar ishte komunkimi me poetët japonez të cilët në Festival u prezentuan me poezinë HAIKU e cila te ne kultivohet më pak e me siguri ata këtu morën inspirim që edhe ky lloj poezie të ze vend në projektet e tyre në të ardhmen.

blank

“Traditat e ‘Motit të Madh’ meritojnë të bëhen pjesë e UNESCO”- Meta takim me arbëreshët e Italisë: Jetike të ruajmë këtë pasuri të vyer historike

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit ka theksuar se ka mbetur i surprizuar nga ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave nga arbëreshët.

Postimi:

Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino.

Është mbresëlënëse dhe frymëzuese të njihesh me përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën, kulturën dhe traditat e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO.

Jetike për mbrojtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar të mbështesim dhe ndihmojmë arbëreshët të ruajnë këtë pasuri të vyer historike dhe kulturore, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

E mirëprita me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Bashkinë e Ururit dhe do të kontribuoj me shumë dashuri për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqipe.

blank

 

blank

FOTO-LAJM/ Nis mobilizimi i shqiptarëve të Greqisë për protestën e 7 korrikut

Shqiptarët e Greqisë do t’i bashkohen protestës së 7 korrikut në Tiranë, para Kryeministrisë. 

Sekretari i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, foto nga takimi me demokratët në Kiato të Greqisë, ku sipas tij, nga 7 mijë banorë, 2 mijë janë shqiptarë.

Takimet do të vijojnë edhe në degën e PD në Athinë, ditën e mërkurë.

Indrit Hoxha shkruan se qëllimi i takimeve me demokratët shqiptarë në Greqi, është riorganizimi dhe mbështetja e protestës së 7 korrikut.

  • blank

Postimi
Me demokratet ne Kiato te Greqise nje vend qe ka rreth 7000 banore nga te cilet 2000 jane shqiptare.
Riorganizimi i Partise Demokratike ne diaspore, mbeshtetje per protesten e dates 7 korrik ne Tirane.
Falenderime per Kryetarin Bashkise Spyridon Stamatopoulos, I cili na vendosi ne dispozicion ambietet e bashkise per takimin e PD.
Neser jemi me degen e PD Athine dhe mbas takimit drejt Tiranes sebashku me nje pjese te demokrateve per te protestuar ne shesh.

Image

blank

SIPËRMARRËS TË BASHKUAR -Në prezantimin e shoqatës “Korabi”, në Bolonja, Itali- Nga Ndue Lazri

 

Mbrëmja bie e butë mbi Bolonjë. Dritat e ngrohta që ndriçojnë sheshin e bukur “Santo Stefano” evidentojnë më së miri bukurinë e pallateve me portikë dhe sidomos të Kishës së Shën Stefanit (ku janë shtatë kisha sëbashku) dhe të pallatit “Isolani”, një nga bukuritë e veçanta të Bolonjës. Ky pallat i ndërtuar gati 600 vjet më parë, është edhe sot e kësaj dite pronë e familjes Isolani. I zbukuruar me afreske dhe me piktura, ku spikasin portretet e anëtarëve të familjes dhe të familjes së mbretit të Napolit, Gioacchino Murat, me të cilin kishin lidhur miqësi që nga viti 1800, ky pallat ka një sërë sallash që tani përdoren edhe për evente të ndryshme.

Pikërisht 3 salla të këtij pallati kishte zgjedhur këshilli drejtues i shoqatës së re “Korabi” për të bërë prezantimin e kësaj shoqate, që përmbledh në gjirin e saj sipòrmarròs shqiptarë në Emilia Romagna e në pjesë të tjera të Italisë, si dhe arbëreshë, të cilët kanë ardhur e janë të pranishëm. Jemi të ftuar bashkë me sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Trentino, anëtar i këshillit komunal të qytetit Rovereto, Fation Mulliçi. Bashkë edhe me dy djemtë e gjallë, plot energji rinore dhe interes për t’u njohur me Bolonjën dhe eventin në fjalë, Ergys Blaka e Arjan Shahini, i afrohemi hyrjes së zbukuruar, ku kanë filluar të mblidhen shumë njerëz. I pari që takojmë është presidenti i shoqatës së re, Astrit Poti, i buzëqeshur në pritjen e mysafirëve, por edhe i emocionuar e i impenjuar për mbarëvajtjen e eventit. Dhe një befasi e bukur për mua, gjej aty miken dhe kolegen time të punës së përbashkët për 4 vjet në drejtimin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, FNAI, avokaten e mirënjohur Ilda Pinari. Ashtu, e qeshur si gjithnjë dhe e ëmbël në komunikim, duket sikur vitet i kalojnë tangent, pa e prekur. Kujtojmë ato vite kur bashkë me Ildën e drejtues të tjerë të Federatës si Hamit Çorogjafi e Klodian Cami bënim me mijëra kilometra rrugë nëpër Itali për të shkuar në veprimtaritë e 27 shoqatave shqiptare që përmblidhte atëherë në gjirin e vet federata FNAI.

Aty brenda takojmë edhe miq të tjerë si Zamira e Aleks Prendi, gazetaren Albana Temali, ish kampionen e rekordmenen e atletikës së lehtë shqiptare, Klodeta Gjini, anëtarë të këshillit drejtues të shoqatës, si djaloshi aq i sjellshëm shkodran, sipërmarrës i suksesshëm, Ervin Podgorica dhe arbëreshin aq aktiv Luigi Laffusa, që janë gjithnjë në lëvizje e në pritjen e njerëzve. Ndër të parët janë edhe e palodhura Luljeta Çobanaj, që ka ardhur bashkë me konsullen Belinda Shtylla nga konsullata shqiptare ne Milano. Luljeta dhe anëtarë të tjerë të kësaj konsullate gjenden gjithnjë pranë komunitetit shqiptar, kudo që shoqatat organizojnë aktivitete të ndryshme. Vetëm tre ditë më parë Luljeta kishte qenë edhe në Brescia, në një aktivitet të shoqatës së shkrimtarëve e artistëve shqiptarë në Itali.

Me korektësinë e saj të jashtëzakonshme, siç është tipike për njerëzit e jashtëzakonshëm, ka ardhur para të tjerësh edhe Profesoresha e Universitetit të Venezias, Luçia Nadin, të cilën pata kënaqësinë ta ftoj personalisht në emër të shoqatës “Korabi”. Ajo është jo vetëm një personalitet i shkencës dhe kulturës italiane, por edhe një mike e madhe e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar. Është domethënës një fakt: Kur ishte akoma një kërkuese e re shkencore, universiteti i Venezias i ofroi mundësinë të zgjidhte për të vazhduar punën e saj kërkimore ose pranë Universitetit të Moskës, ose pranë Universitetit të Tiranës. Dhe Luçia zgjodhi Tiranën. Erdhi në vitet e vështira ’90 në kryeqytetin shqiptar dhe që atëhere ka shkruar një numër të madh artikujsh e librash kushtuar kulturës, historisë, traditave shqiptare. Kur e kam njohur në Tiranë më pat dhuruar librin e saj ku flitet për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Venezias.Ka shkruar edhe plot libra të tjerë si ai për statutet e Shkodrës, një biografi e rigjetur e Skënderbeut, Emigrimi dhe integrimi për rastin e shqiptarëve në Venezia në periudhën 1279-1552 etj. E nderuar me titullin qytetare nderi e Shkodrës, me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeg dhe me një sërë vlerësimesh nga akademia e shkencave e institucione te tjera, ajo mbetet një figurë e dashur për shqiptarët. Nuk do ta ekzagjeroja po ta vendosja emrin e saj përkrah një gruaje tjetër të madhe, që ka shkruar shumë për Shqipërinë dhe Ballkanin, studiueses angleze Edith Durham.

I pranishëm edhe ambasadori i Republikës së San Marinos në Republikën e Shqipërisë, Giuseppe Maria della Balda.

Përveç sallës qendrore, aktivistët e shoqatës e të ftuarit e tjerë kanë zënë vend edhe në dy salla të tjera, të lidhura midis tyre me ekranë të mëdhenj, nga të cilët ndjekin zhvillimin e eventit.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, e merr fjalën zëvendëskryetarja e bashkisë së Bolonjës Emily Clancy. Pastaj ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, përgëzon këshillin drejtues të shoqatës për këtë iniciativë të bukur e me perspektivë për të mbledhur sëbashku sa më shumë sipërmarrës shqiptarë e arbëreshë në Itali. Profesoresha Lucia Nadin foli për marrëdhëniet që nga mesjeta e deri më sot midis Shqipërisë e Italisë, në fusha të ndryshme të bashkëpunimit e shkëmbimit.

Me shumë interes fjala e një eksponenti të rëndësishëm të botës e kulturës arbëreshe, Pietro Lanza, e cila u shoqërua edhe me foto e filmime dhe me pjesë folklorike arbëreshe nga grupi i ardhur posaçërisht për këtë eveniment.

Folën edhe sëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku e ish governatori i Bankës Shqiptare, Adrian Fullani.

Profesor Franco Focareta, docent i së drejtës në Universitetin e Bolonjës dhe një ndër themeluesit e shoqatës “Korabi”, bëri një ekspozim më të detajuar të kësaj shoqate, të programit dhe planeve te saj për të ardhmen.

Krijimi i shoqatës “Korabi” ka një rëndësi të veçantë. Sot në Itali ka rreth 47 mijë ndërmarrje të vogla e të mesme që janë ngritur nga sipërmarrës shqiptarë. Ata zënë vendin e katërt pas sipërmarrësve kinezë, rumunë dhe atyre nga Maroku. Por sipërmarrësit shqiptarë zënë vendin e parë në një tregues shumë të rëndësishëm, në sasinë e taksave dhe kontributeve që i paguajnë shtetit italian. Kjo na bën nder dhe tregon se sipërmarrësit tanë punojnë me seriozitet e dinjitet, respektojnë ligjet italiane dhe rregullat e punës. E këto janë vlera me të cilat komuniteti shqiptar integrohet çdo ditë e më tepër në jetën ekonomike, kulturore e shoqërore italiane. Ndaj edhe shoqatat e sipërmarrësve bëhen një faktor i rëndësishëm për evidentimin dhe çuarjen përpara të këtyre vlerave.

Presidenti i shoqatës, Astrit Poti, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, dha edhe lajmin e parë të gëzueshëm. Shoqata “Korabi” i dhuron 10 mijë euro shoqatës “AGEOP”, e cila ka ndihmuar në kurimin e fëmijëve shqiptarë që nuk kanë patur mundësi të kurohen në Shqipëri e Kosovë, por janë sjellë nga kjo shoqatë e janë kuruar pranë spitalit “Sant Orsola” në Bolonjë.

Gjatë mbrëmjes u dhanë edhe pjesë artistike. Këndoi sopranoja shqiptare Sonila Kaceli, e cila jeton e punon në Bolonja, i mirënjohuri Çun Lajçi, që kishte ardhur nga Gjermania e kishte sjellë edhe dy nga librat e tij të fundit, grupi arbëresh, etj.

Në fund të pranishmit patën mundësinë të komunikojnë e të njihen më mirë me njëri-tjetrin në bufenë e organizuar në kopshtin e brendshëm të pallatit.

Kur dalim nga aktiviteti, është duke u afruar mesnata. Sheshi i bukur “Santo Stefano” është në kulmin e gjallësirë së tij. Lokalet përreth sheshit i kanë shtruar tavolinat jashtë, ku njerëzit sfidojnë vapën e madhe bolonjeze me ndonjë birrë apo pije të ftohta, me akullore etj. Sipërmarrësit shqiptarë shpërndahen, me vetëdijen se nesër i pret një ditë e ngjeshur pune dhe angazhim më i madh për të realizuar objektivat që i vunë vetes me krijimin e shoqatës “Korabi”.

 

blank

blank

blank blank blank blank blank blank blank blank blank

Ndue Lazri

blank

Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË” i autorit Adnan Jetullahi – Nga Hysen Ibrahimi

Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) i autorit Adnan Jetullahi.
Botues: Shoqat e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Nga redaktori i librit, Hysen Ibrahimi
Mitrovicë, 29.06.2022

POETI ADNAN JETULLAHI, NËPËRMJET POEZISË, SHFAQ FIGURËN E DR. IBRAHIM RUGOVËS SI NJËRA NDËR FIGURAT MË TË NDRITURA TË KOMBIT SHQIPTAR

Në librin e titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) e autorit Adnan Jetullahi (libri i parë i tij), shihet realiteti specifik që është shkruar në një shkallë të lartë ndikimi. Sigurisht se autori, duke e ditur se poezia është arti më identifikues për jetën e njeriut si bazë e poetikës e shumë poetëve botërorë, ai merr guximin për të shkruar dhe shprehur ndjenjën e tij. Shumë poetë, në këtë rast edhe poetit Jetullahi, së pari është dashur t’i ndodhë diç në jetë, që pastaj ai të merret me poezinë më seriozisht, si mënyrë për ta larguar dëshpërimin. Një gjë e tillë i ndodhi edhe poetit Adnan Jetullahi.
Ka mundësi që lëvizjet e jetës së tij të jenë ndikuese për të shpërthyer me poezi. Po ashtu, këtu shohim se autori Jetullahi poezinë e tij e shkruan sikur bën krahasime parimore përkitazi me mendime nga njerëzit që e rrethojnë, sipas të cilit koncept, poezia e tij mendon se duhet të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me jetën dhe në shërbim për njeriun.
Që në fillim të librit, pas realizimit të planit poetik, autori fillon me poezi që shfaqin dëshira me mundësi për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tij si një mërgimtar.
Duke e pasur parasysh jetën e një njeriu, të jetuarit jashtë vendit, sikurse autori në këtë rast, lexuesi do të hasë në poezinë e tij vargun poetik me tendenca mishërimi, që lidhen me jetën, për jetën dhe funksionimin e saj.
Kur poezia pushton shpirtin e lexuesit, atëherë ia vlen që të lexohet e studiohet dhe të kërkohet edhe më shumë nga autori, si në rastin e poetit Adnan Jetullahi, për të krijuar poezi me vlera të duhura edhe më tutje, sikur në këtë libër për të cilin po flasim e që kemi krijuar bindje të thellë, se ai duhet të vazhdojë të krijojë edhe më tutje e që shkon në interes të poezisë dhe historiografisë letrare poetike shqiptare.

Që në strofën e parë, me shumë të drejtë, poeti Adnan Jetullahi shfaq figurën e Dr. Ibrahim Rugovës si njëra ndër figurat më të ndritura të kombit SHQIPTAR. Ai këtë poezi e ka titulluar:
“I PAVDEKSHMI IBRAHIM RUGOVA”:

Në bjeshkë të Rugovës ai u rrit
Që t’i sjellë Kosovës dritë
Koka e tij ishte plot mend
Arma e tij ishte një pendë

Çfarë premtoi e realizoi
Me gjithë botën na miqësoi
Me Evropë e Amerikë
Ai i solli Kosovës dritë

Lavdi i qoftë Ibrahim Rugovës
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës
Me ty krenohemi i vogël e i madh
Gjersa të ketë mbi tokë shqiptarë.

Poeti në këtë rast nxjerr vargun artistik real, kur përshkruan figurën e madhe të Dr. Ibrahim Rugovës, duke e plotësuar me të drejtë kuptimin e fatit të jetës së Rugovës, e lidhur ngushtë me fatet e Kosovës, gjatë jetës së tij të mundishmshme e që ka qenë i detyruar ta mbrojë atdheun e tij.
Ndërkaq, poeti Adnan Jetullahi, më në fund ka vendosur të shkruajë poezi duke i botuar ato në një përmbledhje poetike, duke përdorur shprehje shpjeguese e plotësuese për vargun dhe në shumicën e rasteve nuk “blindohet” për ta kuptuar idenë e tij, që do ta shprehë nëpërmjet vargut poetik. Në vazhdim shohim poezinë e titulluar “PËR TY”:

Edhe pse s’të shoh
Edhe pse të njoh 
Edhe pse këtu s’je 
Dy fjalë të t’i them
Ndoshta në këtë botë
Gjithçka mund të ndryshojë.

Evokon pamundësinë e të takuarit, gjithsesi njohjen e padiskutueshme, por edhe mundësinë e ndryshimit, që zgjon shpirtin e poetit, duke e mobilizuar nëpërmjet vargut në poezi, megjithëse me shpresë të humbur.

blank
Në raste të tilla, poeti Adnan Jetullahi, gjatë formimit të vargut artistik në formën më të mirë përshrkuese, vetëm sa e ngre lart poezinë e tij.
Me rëndësi janë edhe vargjet e poetit, që evokojnë jetën me përballje të papritura, të cilat më pas krijojnë vuajtje dhe brenga në vendin ku ai jeton. Ja si shkruan poeti në poezinë e tij të titulluar “KUSH NA NDAU”:

Shumë vështirë që s’të kam pranë 
Shumë vështirë që me ty s’jam 
Shumë vëshitirë që përgjigje s’kam 
Po pikë në zemër më ke lënë.

Përveç këtyre vargjeve, në këtë poezi hasim edhe vargje të tjera, saqë në strofën e fundit poeti shkon deri te mallkimi i të gjithë atyre që pengojnë, që i ndau, që nuk i lanë të bashkuar.
Një paraqitje e tillë e poetit me poezi vërtet mbresëlënëse, poeti mallëngjehet shumë lehtë edhe nga valët e detit, me një pasion të ndjenjës, duke u zhytur në meditime të skajshme. Ja si shkruan në poezinë e tij “BUZË DETIT”:

Duke shikuar qiellin e hapur
Më duket se figurat e reve në qiell
Sjellin fytyrën tënde
E dallgët e detit 
Ma sjellin aromën që dikur e kam ndier.

Kërkon mishërim në shpirtin e tij, që e përcjell kudo që ai shkon. Mirëpo, në pikëpamje me estetikën e figurës së imagjinuar, poeti Jetullahi, për mrekulli paraqet shikimin në qiell dhe sjelljen e aromës së saj nga deti, me elemente të vargjeve funskionale. Këto poezi të dashurisë, që ngërthejnë në vete kujtimin e një ndjenje shpirtërore, me vete bartin metaforë që implikon figurën dhe aromën nga qielli dhe deti. Në këtë rast shtohet efekti i të krijuarit poezi dhe po ashtu lindin ide të reja metaforike të kësaj vjershe dhe vjershave të tjera në këtë libër.


Send this to a friend