VOAL

VOAL

SHQIPJA LOTON TEK SHKAMBI I SELCES – Nga Fritz RADOVANI

June 10, 2020

Komentet

“HISTORI TË PASHKRUARA”- HIRËSIA E TIJ IMZOT IRINÉ BANUSHI- Nga MËRGIM KORҪA

 

 


Mbresa dhe kujtime, qëmtuar nga talimet me Imzot Iriné Banushin

 

E kisha takuar shumë vite të shkuara, kur akoma nuk i kisha mbushur 12 vitet, Imzot Iriné Banushin. Kishte ardhur në shtëpinë tonë të na bënte një vizitë. Ishte shumë i hijshëm i veshur me atë rason karakteristik të priftërinjëve ortodoksë dhe me kamillafin në kokë. Sapo hyri, nga mënyra se si e pritën me përzemërsi të posaçme, e pashë se ishte i njohur i vjetër i prindërve të mi. Mbasi e hoqi kamillafin dhe u ul në divan, avash avash filloi nga biseda. Në sytë e mi filloi të zbehet përshtypja e asaj pamjes së parë të zymtë edhe përse jo dishka të frikëshme që kisha krijuar për mysafirin. Buzëqeshja e tij tejét e ngrohtë dhe e çiltër, (që vetëm kush e ka njohur nga afër Iriné Banushin e ka parasysh ), përfundimisht e shkriu akullin dhe sa më shumë që ngrohej biseda kryesisht ndërmjet babait tim dhe mysafirit, aq më me interes e ndiqja atë. Tema e bisedës u bë shumë joshëse për fantazinë time kur filluan të bisedojnë për Imzot Nolin.

Kishte kohë që kisha mësuar përmëndësh “O Flamur gjak   ”,  “Bajram Curri”, “Luigj Gurakuqi”, si edhe vjersha të tjera të poetit tonë të madh dhe pikërisht ato ditë im atë më kishte dhënë detyrë shtëpie, (veç detyrave të shkollës), të bëja një hartim për Fan Nolin. Kështu që, si pa rënë në sy, po i përpija me veshë edhe me ndjenja replikat që shkëmbeheshin. Im atë nxori dhe filluan ti lexojnë me Imzot Irinéun letërkëmbimet e tim eti me Nolin dhe kryesisht u përqëndruan në disa kalime të shkruara nga Noli që u bënë thelbi i bisedës së tyre e ku, e mbaj mënd mirë, flitesh për pikëpamjet liberale me tendenca socialiste të Imzot Nolit. Kështu erdhi një çast kur Imzot Irinéu u shpreh pak a shumë – sa do të dëshiroja të mund t’a gjykoja Nolin në praninë e tij e të shihja se si do t’a mbronte ai qëndrimin kundërthënës të tij herë si patriot i skajshëm e herë si përkrahës i idéve socialiste …e pra, internacionaliste – Në këtë çast biseda u ngroh shumë dhe nuk ishte aq mirëdashëse për atë person që ne i a mësonim përmëndësh vjershat me frymë tejet patriotike. Kështu im atë e pa të udhës që mua të më çonte me detyrë në dhomën time. E mbaj mënd si sot se urdhërin e babait, ( i cili nuk bëhej dy), e zbatova pa vonesë. Por, me t’u gjetur në dhomën time i merrnin padrejtësisht nëpër këmbë të drejtat e të rinjëve, ndaj faktit që nuk vetem, me përfshiu një mllef i madh ndaj babait, ndaj rregullave të shoqërisë që isha më i madh në moshë, e ku mbaj mënd se kundër kujt tjetër, dhe vendosa që Imzot Irinéu qëndroi edhe kund nja dy orë të tjera në bisedë me tim atë para nga vendimi që mora, kërshëria nuk më linte të tregohesha indiferent, ashtu siç se të largohej. Unë nuk e nxorra kokën nga dhoma ime, mbaja inat. Pavarësisht e kisha vendosur. Kështu që, gjoja si pa i dhënë rëndësi punës, e pyeta më vonë babanë rreth pikëpyetjeve që më kishin lindur për Imzot Nolin. Përgjigja e tij më ka mbetur e gjallë në kujtesë: Njerëzit kanë anë pozitive si edhe negative, gjatë jetës së tyre, e kjo veçanërisht për ata që e shkojnë kohën me punë e jo me llafe. Kjo ka bërë që vepra dhe puna e Imzot Nolit të kritikohen. Por kije parasysh se ai ka qenë nga ata që nuk e kishte shokun për punë. Dhe mbaje mend mirë se Imzot Noli ka anë shumë, shumë pozitive e këto ti duhet dora dorës t’i mësosh. Të tjerat leri, nuk kanë se ç’të duhen ty sot për sot. E me këtë pohim rreth Nolit kureshtja e ime jo vetëm që nuk u shua, por përkundrazi parasysh u bë akoma më e ndezur fare.

Me ardhjen në pushtet të komunistëve, jeta na u bë aq e ndërlikuar sa që kureshtja për – gabimet e Imzot Nolit u zbeh shumë, për të mos thënë se u shua Me babanë, veç takimeve disa minutëshe prapa hekurave të burgut të tmerrshëm të Burrelit, kurrë më nuk pata rast të takohesha se ai i mbylli ditët e tija me grevë urije në atë ngrehinë famëkeqe emri i së cilës akoma sot më rrëqeth mishin! Kaluan kështu shumë vite. Kisha shkuar me shërbim në urën Vajgurore ku ishte prishur gjeneratori elektrik i kantierit të Rruga-Urës. Mbasi e riparova, duke ngrënë darkë në kantjer, një teknik i ndërmarrjes tregon se sa i bukur ishte Manastiri i Kolonjës së Lushnjës. Me që unë do të nisesha të nesërmen të kthehesha në Tiranë dhe e kisha të gjithë ditën përpara, vendosa të kthehem e t’a vizitoj manastirin. U vendos, u bë. Aty nga ora 10 e paradrekes arrita tek porta e Manastirit. Ishte e hapur. E lashë motoçikletën pranë portës së madhe të oborrit të Manastirit dhe u futa brënda. Një burrë m’u afrua e mbasi më pyeti se ç’desha, më shoqëroi në mjediset e Manastirit, por më tha: – Me uratën nuk e besoj se do të flasësh dot se ka ardhur sekretari i parë i partisë i rrethit, shoku Qemal Myrseli, e ai e ka merak t’a ngacmojë uratën,- e mbasi më hodhi një sy zhbirues, vazhdoi, -po edhe urata ama, nuk është se i a përton. I akthen një për një … ndonëse është si i internuar këtu. Biseda e tij nuk mëpëlqeu, dhe duke patur frikë se mos qe ndonjë provokator, e kalova si pa kuptuar dhe fillova t’a pyes për manastirin e pastaj nuk e zgjata edhe ika për Tiranë pa pyetur se si e kishte emrin urata në fjalë. Disa ditë më vonë, duke biseduar me një zonjë ortodokse, mikeshë e ngushtë e familjes tonë, i zura në gojë vizitën që kisha bërë në Manastirin e Kolonjës. Ajo menjëherë më pyeti si ishte Hirësia e Tij, Imzot Iriné Banushi? Unë shtanga. E ndërsa zonja DhoraÇoka vazhdonte të më pyeste, unë isha përhumbur dhe nuk i a falja vetes që ekisha humbur rastin të sqaroja, mbas kaq vitesh, se e kur s’do, s’do .ç’kishin biseduar im atë me Hirësinë e Tij Irinéun rreth Fan Nolit. Mirëpo, si i thotë populli – Kur do, do, e kur s’do, s’do.Kaluan edhe disa vite të tjera. Ndërkohësisht më kishin transferuar me punë në Lushnjë në ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë – Fier. Më thërret një ditë drejtori dhe më thotë: – Inxhiner, (kështu e shqiptonte ai fjalën), na kanë sjellë të punojë si llogaritar tek ne një prift. Që të mos t’i bijen në qafë kam menduar t’a caktoj tek kantjeri juaj i transport makinerisë ku kontaktet me njerëzit i ka më të pakëta e kështu edhe ti e ke më në kujdes. Quhet Iriné Banushi dhe e bëjnë njeri të mirë. Mua mu çel fytyra gjë të cilëndrejtori, Pirro Stefa, që ishte burrë jashtëzakonisht i mirë, e vuri ré dhe unë i thashë se – Hirësinë – e kishim mik të families.

-Tashti nuk ka më Hirësi, se i a mbyllën manastirin – tha drejtori, – por Irineu do të punojë si llogaritar e ne t’a trajtojmë mirë, e mbylli bisedën ai. Atëhere dërgoi e thirri Imzot Irinéun. U çel dera dhe hyri brënda një burrë i thyer në moshë, domosdo i veshur civil dhe që, me Hirisinë e Tij që mbaja mënd unë, kishte të përbashkët vetëm shikimin e ëmbël që kurrë nuk e kisha harruar! Ai domosdo nuk kishte se si të më mbante mënd. Drejtori na paraqiti dhe shtoi – … hajde Iriné se inxhinerin e ke djalë miku- Gëzohem tha Irinéu me atë buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe heshti. U nisëm atëhere të shkojmë në zyrat e kantierit. Sapo dolëm, më thotë Imzot unë e dija që ti punon këtumore bir, se ma ka thënë Dhora e Çokave, po kurrë nuk do të ma kishte marrë mëndja se do të më caktonin të punoja me ty. Zoti është i madh e ka si duket edhe për mua. Po shyqyr që jemi në marrëdhënie zyrtare e kështu kemi mundësi të bëjmë muhabet pa rënë në sy. Kije parasysh se në sy të tjerëve do të të thërras – inxhenier Mërgimi – e kështu edhe ti e ke më kollaj të më ndihmosh në rënça ndonjëherë ngushtë. Por mos gabo edhe ti e më thirr Iriné e në asnjë mënyrë kështu siç po më drejtohesh tashti me – Hirësi harroje këtë titull. – Atëhere i thashë se unë kisha një jetë të tërë që e prisja rastint’a takoja dhe thuaj se e kisha humbur shpresën. Dhe i a kujtova bisedën me t’im atë të cilën e mbante mënd fare mirë, ndonëse e kishte harruar detajin se unë nuk kisha qëndruar t’a dëgjoja të gjithë zhvillimin e bisedës. Atëhere më tha – do të kemi rast të bisedojmë gjatë e gjerë për Imzot Nolin. –

E vërtet, aq sa e kisha ëndërruar t’a takoja qoftë edhe vetëm për pesë minuta Iriné Banushin e t’a pyesja lidhur me kureshtjen time që kishte ngelur e pashuar, pata rast të punoj gati një vit e gjysëm me të e kësisoj mësova nga ai shumë lidhur me Imzot Nolin e patjetër që edhe shumë e më shumë rreth problemesh karakteri shpirtëror dhe etik. Një ditë, tek po hanim drekë bashkë, më thotë: -Dëgjo Mërgim. Pikëpamja ime rreth Imzot Nolit ka ardhur duke ndryshuar aq shumë, në vite, sa që më vjen turp nga vetja se sa i cekët, i nxituar e ç’është edhe më e keqja, sa kategorik kam qenë. Megjithatë e falënderoj Zotin që, së paku dora dorës, më poqi dhe mendimet e mia tani janë shumë më objektive në saje të tolerancës që më mëkoi. E kështu biseda mori një rrjedhë të qetë ku më dukej se Imzot Irineu ishte njeriu i thjeshtë dhe unë meshtari të cilit ai po i rrëfehesh.. Me këtë rast Imzot Irineu më tregoi se si njëzet’e tre vite të shkuara, gjatë ati takimi me babanë tim Irinéu ishte treguar më i ashpër nga ç’duhej në gjykimin e Nolit. Së pari, për vetë faktin se si meshtár i dukej se duhej të ishte më tolerant. Kurse nga ana tjetër,… duke mos qenë yt atë i të nëjtit besim, më dukej se nuk duhej të lejoja që ai të mbronte shkelje të normave të besimit tonë. E me këtë rast kishin shkëmbyer mendime, të cilat nuk përputheshin, lidhur me faktin se përse Noli kishte zgjedhur pikërisht Katedralen Ruse të ShënKollit për t’u dorëzuar prift, ose si Noli ka mbajtur korrespondencë me komunistin Llazar Fundo, ose si Noli pranon e thotë se Mbreti Zog po deshi të punojë ndershmërisht dhe me njerëz bashkëpunëtorë të ndershëm e për hir të Shqipërisë, duheshin harruar të shkuarat, etj. etj. Dhe Imzot Irinéu vazhdoi : – Kalova humë vite vuajtjesh por njëkohësisht fitova edhe përvojë nga vetë jeta. Tashti vërtet e shoh se Imzot Noli ka bërë edhe gabime, se i gjallë dhe i gabueshëm ka qenë. Por tani, duke i drejtpeshuar rrethanat e njëkohësisht duke i shikuar me sy kritik edhe të gjitha gabimet e bëra si edhe të pabëra nga unë, (ku jo rrallë vetëm rastësia më ka ruajtur pa i bërë), e shoh se ndaj punës kolosale që ka bërë Imzot Noli gabimet e tija mund edhe të mos përfillen.

-Një ditë shkojmë me Irinéun në Kantierin e zhavorreve në Rrogozhinë, me që ai mbante llogarinë e transportit të zhavorrit në trasénë e hekurudhës që ndërtohej. Ishte tejet i mërzitur nga shpërdorimi që shihte si edhe nga pagesat fiktive që u jepeshin ekskavatoristëve si edhe shoferëve. Rrugës në kthim, i them : Ç’ke që të shoh kaq të mërzitur, Iriné? Kthehet e më thotë: – Nuk kam as hallin tim, as tëndin e as të gjithë atyre që nuk e duan komunizmin e sipasojë po i vuajnë pasojat. Por e kam hallin e masës së komunistëve injorantë si edhe të asaj pjese të popullit që akoma beson në ditën kur komunizmi do t’i bëjë të gjithë të barabartë dhe të mirëqenë. Ajo ditë nuk ka se si të vijë kurrë. Komunizmi është i mbështetur mbi themele të gabuara! Prona e ashtuquajtur e përbashkët është ajo që do t’a përmbysë komunizmin! Edhe predikimi i vënjes së interesit të përgjithshëm mbi atë vetjak nuk është gjë tjetër veçse mjet për të nxitur urrejtjen e të skamurve ndaj të kamurve, e të pazotëve ndaj të zotëve e kështu me radhë. Por kjo nuk vazhdon dot gjatë. Nuk e sheh se si secili në kantier mundohet si e si t’a zhvatë shtetin, pra vëndin e tij? Kështu ngjet në secilën ndërmarrje, ekonomi bujqësore, fabrikë a uzinë qoftë e kështu me radhë. Për historinë nuk janë asgjë dhjetë, pesëdhjetë apo njëqind vite. Një pikë ujë janë. Por e keqja e madhe qëndron në faktin e pasojave që do të lerë komunizmi kur të vijë dita që të shembet ! –

Me kaq po i mbyll këto pak kujtime për këtë njeri vërtet të shquar. E quaj veten fatlum që e njoha si edhe e konsideroj nder që e kam patur mik. Në të vërtetë për të do të kisha shumë se ç’të shkruaja, por do të dilja nga kuadri i një shkrimi gazete. Por nuk mund të le pa e përshkruar edhe një rrethanë të veçantë e cila mbresa të thella e të pashlyeshme ka lënë në ndërgjegjen time. Ishte viti1968. Një fjalim nga ata programatikët e diktatorit e acaroi tejet luftën e klasave. Me Imzot Irinéun filluam t’u shmangeshim takimeve jashtë pune. Më vjen një ditë në zyrë për një çeshtje pune.E pyes Thuamë Iriné. Po të mund të ktheheshe edhe një herë pesëdhjetë vite mbrapa, ç’rrugë do të kishe zgjedhur në jetë? Do të ishe bërë meshtár? Ai Iriné që aq i ëmbël ish e sytë e të cilit vetëm dashuri për bashkëfolësin tregonin, u ngurtësua. Sytë e tij të kaltërt u ftohën. Mbasi heshti disa çaste duke më shikuar në sy por pa më parë mua, sepse shikimii tij më depërtoi dhe kush e di se ku u preh, mu përgjigj: – Pa as më të voglën

mëdyshje, prap rrugën që kam zgjedhur do të kisha marrë së rishmi !-

Unë u preka shumë. U ngrita, i dhashë dorën dhe sinqerisht e përgëzova për stoicizmin e tij. Më përqafoi e të pushtuar, u përlotëm që të dy. Në atë çast hapet dera e zyrës dhe hyn Vasil Sylari, shefi i llogarisë, i cili kur na pa, jo vetëm që u prek shumë por nuk harroi të nxitonte e të thosh… e di që ju lidhin shumë kujtime dhe një miqësi e vjetër e trashëguar që nga gjyshi yt, inxhenier, por amani kujdes se edhe muret kanë veshë. Mbas një pushimi të shkurtër  Irineu vazhdoi e më shpjegoi përse e kishte për nder rrugën kishtare që kishte zgjedhur. Ai kishte qenë mësues i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Tiranës. Përkushtimin ndaj meshtarisë e kishte zbatuar vetëm e vetëm që t’u kundërvihej               trysnive dhe intrigave që bënin sllavët ortodoksë nga veriu e gjithashtu edhe grekët ortodoksë nga jugu. Këta shtete kufitarë me ne, e përdornin fenë si mjet përçarjeje kombëtare. Vetë Irineun e fusnin në kategorinë e – shkjeve -, (pakicave ortodokse në Shkodër), të cilat i quanin pakica sllave (?). Në vazhdim të bisedës Irineu pohoi me mllef armiqtë tanë shekullorë sllavët e organizuan komunizmin në Shqipëri pikërisht për të na gëlltitur si komb. Stalini, ai dështak i Seminarit Ortodoks të Tiflisit, ai kriminel me damkë që nuk la bashkëluftëtar të tij pa pushkatuar, gjeti pasues besnik në dhunë edhe krime Enver Hoxhën në Shqipëri. E ky, për t’a nxitur përçarjen në popull se i shërbente qëllimeve të tija të luftës së klasave, bën hesap kë quajti kreun e Kishës Ortodokse ? Paisi Vodicën*, një injorant e të degjeneruar të ashtuquajtur prift ortodoks, i biri i të cilit ishte prokuror i përgjithshëm dhe zbatues besnik i rrugës së krimeve ndaj atdhetarëve të përkushtuar. Prandaj e kam për nder që iu kundërvura, me aq sa fuqi kisha, synimeve përçarëse dhe agresive ndaj vëndit tonë të fqinjëve tanë, armiqve tanë shekullorë ! –

-…Kështu erdhi edhe dita kur mbaruan punimet e hekurudhës dhe ndërmarrja u transferua në Elbasan. Iriné Banushin e emëruan në ndërmarrjen e ndërtimeve kurse mua në SMT. Duke mos punuar më së bashku si në një kohë, ku takimet tona justifikoheshin, domosdo edhe lidhjet tona u rralluan derisa një ditë edhe Hirësia e Tij, Imzot Iriné Banushi i mbylli ditët e tija tokësore. Por duke qenë se Ai bën pjesë në atë plejadë njerëzish shumë të nderuar e nga të cilët secili ka se ç’të mësojë, nuk ndjehesha i qetë derisa t’i shkruaja këto radhë të qëmtuara nga kujtimet e shumta që kam nga periudha që punuam së bashku.

Shënim: Këto kujtime ua kushtoj vëllezërve Sylari, të ndjerit Andrea, Vasilit si edhe së ndjerës mëmës së tyre, që aq shumë e deshën dhe iu gjëndën në Lushnje Imzot Iriné Banushit.

*Paisi Vodica, i ati i Josif Pashkos.

“Nëse s’do e vrisnin dot apo ta helmonin, varianti i tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën dhe ta dërgonin në…” Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për bandën e Xhevdet Mustafës

Nga DASHNOR KALOÇI/ Edhe pse kanë kaluar 44 vite nga ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, kur diku në bregdetin e Divjakës zbarkoi e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”, si dhe mbi 35 vite nga shembja e regjimit komunist, ku janë bërë publike me dhjetëra dëshmi e dokumente arkivore për atë ngjarje, përsëri ajo mbetet e mbuluar me mister dhe e vërteta rreth saj ende ka mbetur e pazbardhur plotësisht. Madje pa e ekzagjeruar aspak, mund të thuhet se “Banda Xhevdet Mustafa”, është një ndër misteret më të mëdha të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, përgjatë 45 viteve të sundimit të tyre. Pikëpyetjet më të mëdha dhe kryesore rreth saj, lidhen jo vetëm me rolin e Sigurimit të Shtetit në përgatitjen dhe sjelljen e saj në Shqipëri, por edhe me qëllimin apo misionin primar që kishte e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”! Pra: “vrasjen e udhëheqësit kryesorë të Partisë”, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të asaj kohe, e artikuluar gojarisht dhe shkruar edhe nga vetë Enver Hoxha), por edhe me mënyrën se si u paraqit dhe veproi ajo pas zbarkimit në bregdetin e Divjakës; duke filluar që nga pamja e tyre e jashtme (veshjet dhe armatimi), apo duke eliminuar fizikisht disa persona, të cilit nuk e rrezikonin aspak rrugëtimin e tyre drejt Tiranës, gjë të cilat siç dihet, çoi dhe në dekonspirimin e tyre!


Lidhur me sa më sipër, ka aq shumë pikëpyetje dhe mistere, saqë do të duheshin shkrime të tëra dhe përsëri çdo analizë e bërë, nuk do të ishte shteruese! Madje mund ta shtojë edhe më shumë “mjegullën” që ka mbuluar atë që nga 26 shtatori i vitit 1982, kur ajo zbarkoi diku në bregdetin e Divjakës. Nisur edhe nga kjo, si dhe interesin e madh që ka pasur dhe vazhdon të ketë për të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, në vazhdën e dëshmive si dhe dokumenteve arkivore që kemi publikuar në afro 35 vite nga shembja e regjimit komunist, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga fondi i AIDSSH-së (Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

DOKUMENTI SEKRET ME INFORMACIONIN E PUNËTORIT OPERATIV ENVER ZENELI, ME DËSHMITË E DHËNA NGA ISH-ZV. MINISTRI I MBROJTJES NAZAR BERBERI, LIDHUR ME URDHRIN E DHËNË NGA KADRI HAZBIU, PËR TË DËRGUAR NJË HELIKOPTER NË DIVJAKË

SEKRET

                                                                                            Ekzemplar i vetëm

                                                                                         Tiranë, më 11.2.1983             

                                          INFORMACION

Më datën 11.2.1983, nga ana e Zv. ministrit të Punëve të Brendshme, shokut Zylyftar Ramizi, u thirr Nazar Berberi dhe iu kërkua të jepte sqarime rreth urdhrit që ka dhënë më datë 26 shtator 1982, për të dërguar një helikopter në Divjakë. Ai fillimisht u pyet se për çfarë arsye ka dhënë urdhër për të bërë gati një helikopter më datën 26 shtator 1982? Pse e kërkoi? Ku do ta niste? Kush kish dhënë urdhër për këtë problem?

Nazar Berberi tha se më kanë dhënë urdhër në disa raste që helikopterët të shkonin me shërbim, vetëm kur janë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, për arsye sëmundjesh të rënda. Përveç këtyre rasteve unë nuk kam dhënë asnjë urdhër, për asnjë destinacion tjetër. Me gjithë insistimet tona, që ai të jepte shpjegime për këtë problem, ai ngulte këmbë që nuk i kujtohej që më datë 26 shtator të kishte dhënë një urdhër të tillë dhe se përveç rasteve të sëmundjeve, s’kishte dhënë urdhër për asnjë rast tjetër.

U thirr sh. Pandeli Berberi dhe ja tha në sy Nazar Berberit, duke i thënë që: “Më 26 shtator 1982, rreth orës 9.00, juve me keni urdhëruar që të bëhet gati një helikopter, pastaj më vonë e keni analluar këtë urdhër”! Nazar Berberi hiqej sikur nuk i kujtohej dhe mbas shumë debatesh ai tha se: “Më kujtohet se atë ditë që u zbulua banda e Xhevdet Mustafës, isha në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

Do hyja në mbledhjen e organizatës bazë të Partisë së Drejtorisë së Kuadrit. Atë ditë Veli Llakaj ishte në zyrë. Para dreke, orën e saktë nuk e mbaj mënd, por duhet të ketë afërsisht aty nga ora 9.00 e mëngjesit, më thërret Veli Llakaj dhe më urdhëron që të bëhej gati një helikopter, që do të shkonte në Divjakë të Lushnjes, sepse ishte diktuar një diversant dhe meqenëse ai ishte futur në një vend që nuk mund të kapet, duhet të shkonte një grup kimie, që të hidhte lëndë helmuese me veprim të përkohshëm.

Veli Llaka më tha se Kadri Hazbiu atë ditë kishte qenë në Elbasan dhe andej e kishte urdhëruar të bëhej gati një helikopter për në Divjakë. Siç më tha Veliu, Kadri i kishte thënë atij që në helikopter të shkonte dhe Enver Lagji, së bashku me helmet me veprim të përkohshëm. Në prezencën time, Veli Llaka, urdhëroi Enver Lagjin që të gjente këtë lloj helmi e, të nisej urgjent bashkë me drejtorin e Institutit të Kimisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

Enver Lagji shkoi në Institutin e Kimisë dhe në Brigadën e Parë u vonua shumë se nuk po gjente helme të tilla dhe kur u kthye, nga Veliu u dha urdhër që të mos nisej helikopteri, se sipas Veliut banda u asgjësua. Unë sapo mora urdhrin nga Veli Llaka, mora në telefon sh. Pandeli Berberi, rreth orës 9.00, (datë 26.9.1982), dhe i thashë të bënte gati një helikopter”.

Kur i thamë se pse nuk dha shpjegime që në fillim për këtë problem, Nazar Berberi filloi të thoshte se: “Nuk m’u kujtua ky rast, por jo se s’desha t’jua thojsha”!

PUNËTORI OPERATIV

                             ENVER ZENELI

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRATIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GJIROKASTËR, PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS, E CILA ZBARKOI NË DIVJAKË MË 26.IX.1982

                                                                                                 SEKRET

                                                                                    Ekzemplar i vetëm

                                                                                  Tiranë, më 27.12.1983               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër, Nr. 60/10, dt. 6.12.1982

“…Edhe kjo bandë që u kap me kryetar Xhevdet Mustafën, nga qeveria jonë ishte urdhëruar të kapeshin të gjallë, por bashkëpunëtori Kadri Hazbiu i shtypi me tank që të mos diktohej për vete. Ata kishin për qëllim udhëheqësin e Partisë. Me një variant ta vrisnin, tjetri ta helmonin, e me variantin e tretë ta çonin të gjallë në Bashkimin Sovjetik.

(Foto Barka nga Bodrishta, në PP, TA)

Oficeri i Drejtimit

                          Pandeli Pando

Sh. Ylli

T’i jepet detyrë Gjirokastrës, të sqarojë se nga i di ky person këto gjëra, e të na informojnë.

26.1.1983                     Enver Zeneli

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GRAMASH, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                             SEKRET

                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                               Tiranë, më 27.12.1982               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Gramsh, Nr. 5/8, dt. 13.11.1982.

“….Kadri Hazbiu, ç’e do që u kap, se ai desh të bënte punën e madhe. Ai nuk donte ta vriste udhëheqësin kryesor, po sikur udhëheqësi kryesor të vriste veten?! Shkopi që do t’i jepesh udhëheqësit, ishte përgatitur pjesë pjesë nga jashtë dhe do të mbushej me lëndë eksplozive. Kadriu do t’ja jepte dhuratë, po ç’e do që u zbulua…”.

(S…M…, shtresë e mesme, me arsim 8-vjeçar, i këshilluar në 2/B, vjeç 38).

Oficeri i Drejtimit

                             Pandeli Pando

Shoku Ylli

T’i jepet detyrë Gramshit, të sqarojë se nga i di ky këto gjëra e, të na informojnë.

26.1.1983                                     Enver Zeneli

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT POGRADEC, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                       SEKRET

                                                                            Ekzemplar i vetëm

                                                                         Tiranë, më 27.12.1982               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni i Degës së Punëve të Brendshme Pogradec, Nr. 17/8, dt. 15.11.1982.

“….Më ka thënë një shok nga Starova, se kur erdhi banda e kriminelit Xhevdet Mustafa, kishte vajtur edhe Kadri Hazbiu dhe Xhevdet Mustafa i kishte thënë Kadriut se ti më solle në Shqipëri, kështu që Kadriun e zbuloi Xhevdet Mustafa dhe kështu ka ardhur koha të bëhet luftë, por po nuk u bë, edhe tani s’ka për t’u bërë më, por sivjet me siguri duhet të pëlcasë luftë…”!

(Një element në 2/A, për llogari të Degës së I-rë)

Oficeri i Drejtimit

                             Pandeli Pando

DOKUMENTET SEKRETE ME EKSTRAKTIN E RAPORT-INFORMACIONIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË RRETHIT GJIROKASTËR, LIDHUR ME FJALËT QË QARKULLONIN PËR BANDËN E XHEVDET MUSTAFËS

                                                                                                     SEKRET

                                                                                          Ekzemplar i vetëm

                                                                                        Tiranë, më 10.1.1983               

                      Ekstrakt

Nxjerrë nga informacioni Nr. 18, dat 4.1.1983, dërguar Degës së Punëve të Brendshme Gjirokastër

“…Edhe banda që u kap, kish urdhër që të kapeshin gjallë, por Kadri Hazbiu, si bashkëpunëtor i tyre, i shtypi me tank, që të mos diktohej vetë ai. Ata kishin si qëllim për eliminimin fizikisht të udhëheqësit kryesor të Partisë, ose ta çonin të gjallë në Bashkimin Sovjetik”.

Pandeli Pando

Shoku Pandeli Pando

Këto informacione serioze, na i vononi! Përse?! Përse i copëtoni! Kush e ka dhënë këtë informatë! Ç’masa janë marrë?!

Drejtoria e I-rë

                                 Zylyftar Ramizi

Shoku Ylli

Materiali të vendoset në dosjen e armikut Kadri Hazbiu. Në shënimin që ka lënë shoku Zylyftar.

Të njoftohet shoku Pandeli Pando: i cili duhet të informojë për masat që janë marrë.

Edhe ne duhet të kemi dijeni, se nga i di ky këto gjëra, kush ja thotë?

26.1.1983                     Enver Zeneli

Shoku Hekuran

Janë bërë gjëra të çuditshme.

Platforma nuk ndalon të informosh shokun Enver, për këdo e për kë del gjëra të dyshimta. Byroja Politike e ka vendosur Platformën e, prej saj e shokut Enver, merren udhëzime çfarë të bëhet më tej, për të bërë verifikimet e nevojshme.Memorie.al

20.1.1983                  Zylyftar Ramizi 

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…” Historia e panjohur e priftit që pagëzoi fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

Nga ALBERT RAMAJ

Për fëmijërinë e Dom Zef Ramajt kemi shumë pak informata. Dom Zefi u lind më 8.1.1882 në Stubëll të Epërme (Komuna Viti) dhe vdiq më 25.12.1914 në Shkup, prindërit e tij ishin i ati Pali dhe e ëma Çila, kishin 6 djem dhe dy vajza. Zefi ishte fëmija i pestë i tyre. Në vitin kur u lind Dom Zef Ramaj, Stublla e Epërme kishte 24 shtëpi dhe 149 shpirtra (banorë), shumica katolikë shqiptarë, përveç 2 shtëpive që ishin kritpokatolikë me 10 shpirtra. Stublla i përkiste në këtë kohë famullisë së Cërngorës – Letnica, apo siç quhej; Montenegro di Scopia. Zefi duhet të kishte vizituar vitet e para të shkollës në Prizren. Kurse 9 vite të tjera vizitoi në Shkodër, 5 vite të shkollës ‘Normale’ dhe 4 vite të tjera në kolegjin Ksaverian, filozofi dhe teologji, deri në vitin 1905.

Kërkesës së Imzot Troksit, që kandidatët e Ipeshkvisë së Shkupit të shkolloheshin, të studionin në Innsbruck, Austro-Hungaria iu përgjigj pozitivisht. Në këtë universitet studiuan dhe studentë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Njëri nga ta ishte edhe Zef Ramaj.

Ky, më 26.9.1905, bashkë me katër shqiptarë të tjerë, nën përcjelljen e Dom Nikollë Ashtës, arriti në Innsbruck. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit i kishte paguar Austria. Studentët, përveç rrobave në trup, nuk kishin gjë tjetër me vete kur arritën në Innsbruck.

Vendi prej nga vjen Dom Zef Ramaj shënohet “Albania”. Ndër studentët shqiptarë që kishin studiuar atje janë edhe Martin Berisha nga Peja, Françesk Karma nga Tivari, Shtjefën Kurti nga Prizreni, Marjan Glasnović nga Janjeva, Lazër Shantoja nga Shkodra etj. Këtu do të shënojmë edhe disa nga dokumentet që gjenden në arkivin shtetëror e që kanë të bëjnë me studentin e atëhershëm, Zef Ramaj nga Stublla.

Më 24 prill 1906, rektori i konviktit, P. Michael Hofmann, informon për katër studentët shqiptarë: Berishën, Gjergjin, Ramajn dhe Karmën. Ai thotë se këta po përparojnë jo vetëm në gjuhën gjermane, por edhe në studime. Rektori i seminarit në Innsbruck, P. Michael Hofmann S. J., datë 25 korrik 1907, njofton se; tashmë Berisha, Karma, Ramaj e Gjergji i kishin përfunduar studimet dhe se ishin kthyer në Prizren, ku dhe do të shugurohen për meshtarë.

Më tej, rektori flet për ndarjen, që siç thotë, ishte e rëndë për ta, por që shpreson të mos shkëpusin lidhjet dhe për raporte të mira të të sapo kthyerve me përfaqësuesit austro-hungarez ne vendlindjen e tyre. Rektori kishte paguar shpenzimet e udhëtimit për kthimin e tyre në vendlindje, sikundër edhe për gjërat e nevojshme për meshë të parë për katër kandidatët e, për gjëra të tjera që kishin kërkuar vetë studentët shqiptarë.

Një dokument që kemi marrën nga arkivi i konviktit teologjik, “Canisianum” të Innbruckut, shënohet se nga aty Dom Zef Ramaj kishte shkuar në Prizren më 8 korrik 1907. Më tej, shkruhet për të se; “ishte shumë i gjallë, fisnik”. Sipas të njëjtit burim, mësojmë se dom Zefi ishte shuguruar për meshtar në Prizren në muajin korrik 1907.

Konsullata austriake në Prizren, përmes zëvendës-konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi kishte shuguruar Dom Zef Ramajn nga Stublla e Dom Martin Berishën nga Peja dhe informon edhe për caktimin e Dom Zef Ramajt “Cooperator” në famullinë e Shkupit, pra ndihmës i famullitarit të atëhershëm (të Shkupit), Dom Ndue Bytyqit.

Sipas burimeve austriake, Dom Zefi fillimisht ishte emëruar “cooperator” (ndihmës-famullitar) e më vonë famullitar i Shkupit. Ai ishte edhe mësues në shkollën shqipe pranë famullisë së Shkupit, sikundër edhe në shkollën e Hekurudhës (një shkollë elitare për kohën, ku mësonin edhe fëmijët e diplomatëve të huaj). Shkolla shqipe (për meshkuj dhe femra), pranë Kishës Katolike në Shkup, kishte ekzistuar qysh para vitit 1889.

Prej vitit 1893, me kërkesën e Gjon Kajtazit, mësues i kësaj shkolle, atë e ka përkrahur financiarisht Austro-Hungaria, me një shumë-vjetore prej 500 frangash. Mësues në këtë shkollë ishin: Gjon Kajtazi, Nikollë Rrota, Mate Logoreci, një mësues për gjuhën turke, Gaspër Beltoja, Gapsër Mikeli, Dom Zef Ramaj, dy motra, murgesha nga Zagrebi, njëra prej të cilave ishte Protegjena Bekes (Bekaj) nga Stublla (Protegjena Bekaj është tezja e babait të autorit të këtyre rreshtave).

Më 31 janar 1911, konsullata austriake e Shkupit, njofton se një grup ortodoksësh nga Maqedonia, më saktë nga Kumanova, kishin shkuar tek Argjipeshkvi Lazër Mejda, tek Dom Pashk Krasniqi, famullitari në Ferizaj, por edhe tek Dom Zef Ramaj në Shkup, për t’iu treguar se dëshironin të kalonin në katolicizëm dhe se për këtë kërkonin mbështetjen dhe ndihmën e tyre.

Të sqarojmë se fjala është për besimtarë ortodoksë maqedonas dhe jo për komunitetin katolik të ritit bizantin, i cili jeton edhe sot e kësaj dite në territorin e Maqedonisë (sidomos në Jug të Maqedonisë, në Strumicë).

Në raportin e datës 24.3.1911, konsulli Heimroth njofton se Dom Zefin e kishte vizituar një nëpunës për t’u informuar nëse pas kërkesës së ortodoksëve maqedonas për konvertim në katolicizëm, fshihej ndonjë interes a përfitim material? Më 8 mars 1914, kishin shkruar edhe një letër shumë interesante në gjuhën italiane, lidhur me rastin e konvertimit të 60 familjeve ortodokse maqedonase në katolicizëm.

Më 1 dhjetor 1913, raportohet për problemet që kishin besimtarët katolikë në Shkup, e sidomos ata që ishin në Kryesi të Këshillit të Kishës. Kështu, Rrok Prenk Berishën, një arpunues, pasi e kishin dënuar me shumë të mëdha në të holla, organet lokale serbe e kishin kërcënuar që ta lëshonte vendin, përndryshe do ta burgosnin.

Këtë e bënin nën pretekstin kinse të aktivitetit e të intrigave politike të Rrok Berishës. Do thënë se Rrok Berisha (i një familjeje 14 anëtarësh), besimtar i Dom Zefit, atëbotë ishte një figurë në zë në Shkup.

Po ashtu, ai kishte miqësi dhe bashkëpunim edhe me Alandro Kastriotin, pretenduesin e fronit shqiptar të asaj kohe, që jetonte në Paris. Me depërtimin e Rrok Berishës dhe të njerëzve në zë, siç njofton konsullata e Austro-Hungarisë, organet serbe dëshironin dobësimin e elementit katolik shqiptar në Shkup.

Famullitari Dom Zef Ramaj, informon konsullatën se Rrok Berisha, me familjen vet 14 anëtarësh, do largohet së shpejti nga Shkupi në drejtim të Durrësit. Më 3 prill 1914, konsullata austro-hungareze raporton për vizitën që iu kishte bërë dom Zef Ramaj, në fakt ai po këshillohej me ta për gjendjen e re politike. Konsulli njofton edhe për interesimin e Dom Zefit se si duhej të vepronin shqiptarët katolikë për çështjen e shtetësisë e të shërbimit ushtarak, meqë besimtarët e tij do të ballafaqoheshin me kërkesën e organeve zyrtare, për t’u deklaruar nëse përcaktohen për shtetësi turke apo serbe.

Konsulli i shpjegon Dom Zefit se me Marrëveshjen e paqes mes Serbisë e Turqisë, të datës 9 mars, nuk ishin të rregulluara çështjet në fjalë për shqiptarët katolikë, por vetëm për myslimanët (të cilët nuk obligohen për të shkuar shërbimin ushtarak serb). Dom Zef Ramaj, njofton se shumica e shqiptarëve katolikë të Shkupit, të gjendur në këto rrethana, po e mendojnë largimin nga vendi i tyre.

Më 11 prill 1914, konsullata austriake informon për marrjen peng të trenit të linjës Prizren-Shkup. Në këtë tren kishte qëlluar edhe Dom Zef Ramaj (që po kthehej nga Prizreni), i cili dëshmon për vrasjen e një personi. Sipas Dom Zefit, në tren ndodhej edhe inspektori i policisë, Cerovic (i njohur për kohën), i cili pyetjes së Dom Zefit; se pse ndodhej në këtë tren, Cerovic kishte përgjigjen: “rastësisht”.

Dom Zefi njofton se për ngjarjen në fjalë i ngarkuan shqiptarët, më saktë Jusuf Tabian nga Tetova me njerëzit e tij dhe se organet e shtetit kishin dërguar 200 xhandarë, për t’u marrë me rastin. Meqë Dom Zefi kishte udhëtuar me këtë tren, për konsullatën e Austro-Hungarisë ishte krejt e qartë, se kush e kishte bërë rrëmbimin e trenit. Më vonë, pikërisht ky inspektor Cerevic kishte kërcënuar Dom Zef Ramaj dhe disa meshtarë tjerë për shumë gjëra, bile edhe largimin e Dom Zef Ramaj nga Shkupi.

Konsulli i Austro-Hungarisë në Shkup, lajmëron se kishte marrë pjesë në festën e Korpit e të Gjakut të Krishtit në Ferizaj. Meshën, me urdhër të Ipeshkvit Lazër Mjeda, e kishte udhëhequr Dom Zef Ramaj, në kocelebrim me At Zadrimën. Konsulli kishte marrë pjesë me uniformë zyrtare në meshë, të cilën e cilëson shumë të denjë, sikundër edhe pjesëmarrjen dhe paraqitjen e popullatës shqiptare katolike.

Dom Zef Ramaj kishte shërbyer në Shkup prej vitit 1907 deri më 25 dhjetor të vitit 1914, kur dhe kaloi në amshim. Kishte jetuar dhe vepruar në Shkup, në një kohë shumë të vështirë, në kohën e Perandorisë Osmane, me të cilën kishte probleme jo vetëm administrative, sidomos më 1910, kur organet lokale dëshironin që në pronën e Kishës Katolike, të ndërtonin rrugën. Pas rënies së Perandorisë Osmane, problemet vazhdojnë me serbët, gjatë luftërave ballkanike, kur gjendja e shqiptarëve, sidomos e atyre katolikë në Shkup, ku kishte shërbyer si meshtar e mësues, ishte tej mase e rëndë.

Organet lokale turke provonin ndërtimin e një rruge në Shkup, e cila po u ndërtua, prek dhe një pjesë të oborrit të kishës. Dom Zefi i kishte shpreh shqetësimin dhe i kishte kërkuar ndihmë për këtë rast edhe konsullatës së Austro-Hungarisë.

Dom Zefi, më 20.6.1910, kishte parashtruar ankesë edhe pranë organeve turke, që rruga të mos ndërtohej siç kishin planifikuar ata, meqë rruga prekte edhe diku 570 metra katror të Kishës, ndërkohë që autoritetet lokale turke, nuk kishin paraparë ndonjë kompensim.

Konsullata e Austro-Hungarisë e sheh të arsyeshme kompensimin e pronës së kishës nga ana a organeve lokale turke. Argjipeshkvia e Shkupit kishte fat të madh, me emërimin e Imzot Mjedës në krye të saj. Ai ishte një prijës i vërtetë shpirtëror në kohëra mjaft të vështira për popullin e Argjipeshkvinë, siç ishin Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike, si dhe Lufta e Parë Botërore.

Gëzimin e madh për emërimin e Mjedës në krye të Argjipeshkvisë Shkup-Prizren, e tregon edhen jë shkrim i Dom Zef Ramaj, botuar në “Elçija e Zemres s`Krishtit” më 1910, ku shkruan ndër të tjera edhe këtë: “Ishte nji vjet e gjysë qi kishim mbetë pa Barii, pa Priis, e sakt qi fort t`vshtiirshme kiene për ne kto dit vorfnimit.

Por i Lumi Zot ne e mram na ngushlloi, tui na zgjedhë për Argjipeshkëv nji njeri qi e kishte për zemër, e i cili prandei s`muite mos me ken edhe për zemër t`onë. Po, i Lumi Zot na ngushlloi tui na çue për Argjipeshkëv Emzot Lazer Mieden. Veç na diim se sa kemi dishrue me pasë nji Barii, e sa na u knaq zemra, kuer ndieme se ky do t`ishte Emzot Lazer Miedia e, me sa dishiir e kemi pritë!

Te tan Meshtarija me popull mbarë a gzue, kuer kaa ndije se njimend do t`na vite. Famullija e Shkupit e pat nafak me kenë e para me e pritë ket Zotnii çuemun prei Zotit, per me na rregullue, e kio famullii tui ja diit Zotit per nderë u mundue me e pritë saa maa mirë qi t`muite.

Prei Sarajevet i Shndritshmi Zotnii me tel na baike me diitë diten qi do t`mriite, e at herë, nji ditë përpara t`ardhunit, me pushtlla t`posaçme u dha fiala t`tanve shpii per shpii` si shqyptarve si t`hujve, (t`tan bashkë janë 140 shpii) se me 4 ndanorit kishte për t`ja mrii Argjipeshkvi i rii Emzot Lazer Miedia, e qi t`urdhnoishin me dalë me u pritë n`Stacion t`udhës hekrit. Njimend burrnimi mar duel; graat e fmija ishin mledhë n`oborr t`Kishës”. / Memorie.al

“HISTORI TË PASHKRUARA”- HIRËSIA E TIJ IMAM VEHBI ISMAILI I IMËT FIZIKISHT, POR ME KARAKTER PËRMASASH VIGANE!- Nga MËRGIM KORҪA

 

 

Kushdo që me automobil udhëton  përgjatë  autostradës I-94 në qytetin Harper Woods, nga secili drejtim që të udhëtojë, diku djathtas, ose majtas (kur vjen nga krahu i kundërt), do të shquajë një minare. Po doli nga autostrada, i shtyrë nga kureshtja, do të shohë se përbrinjë minares së thjeshtë shtrihet një ndërtesë mjaft e madhe që së toku me minaren përbëjnë xhaminë shqiptare të Imam Vehbiut! E në qoftë se kureshtja është edhe më e madhe dhe nuk mjaftohet me kaq, atëhere hulumtimi duhet të shtyhet thellë në vite kur me nismën e Imam Vehbiut, të mbështetur nga familje shqiptare myslimane që banonin në Detroit dhe rrethina, u vendos që me ndihmën e Zotitt ë ngrihej kjo faltore shqiptare.

Imam Vehbiun, në atë vit të largët 1949, disa familje shqiptare nga Detroiti, vendosën t’a ftonin me anën e një letre që të vinte e të ushtronte shërbesat fetare në këtë skaj të largët të botës. E kishin mësuar, krejt rastësisht, (me që atëhere edhe udhëtimi trans-atllantik zgjaste me javë), se diku në Misirin e largët ishte diplomuar në fakultetin e teologjisë një imam shqiptar, e për më tepër edhe bir i Myderrizit të ndeuar të Shkodrëd e më vonë Myfti i Krujës si edhe në vazhdim Myfti edhe i Vlorës, Ismail Hakiut. Disa thoshin”… sikur sa gishti i këmbës Myftiut Ismail Hakiut të jetë i biri, i mrekullueshëm do të jetë.” Kish edhe ca zëra më mirë të informuar, të cilët u referoheshin lajmeve të marra nga korrespondenca e tyre, se Imami i ri, jo vetëmqë ishte bir i denjë i Myftiut dhe i kishte mbaruar studimet me nota maksimale, por kishte  edhe dhuntinë e posaçme të ishte edhe shkrimtar  dhe shqpërues i talentuar, E siç do të shprehej ndonjë fatalist, ishalla kishte qënë e shkruar që Imam Vehbiu t’a linte për gjithmonë Kajron e nxehtë  e të vinte të shërbente në Michiganin e ftohtë!

Nuk e pati të lehtë Imami i ri këtë vendim. Kur e mori letrën e cila brënda përmbante ftesën nga Amerika, ishte krejtësishti papërgatitur për një përzgjedhje të tillë. Fillimisht,  kujton sot mbas 50 e ca vitesh Hirësia e Tij Imam Vehbiu, nuk po e hapte zarfin e ardhur nga përtej oqeanit. Në Amerikë nuk njof kërkënd, mendonte me vehte Imami i ri, kush të ma ketë nisë këtë letër? E kështu i mëdyshur, me duar jo shumë të sigurta, e hapi atë letër leximi i së cilës, kurrën e kurrës nuk e përfytyronte dot se do t’a fuste në mendime aq të thella! Mëndja, e cila nuk njeh kufinj e as pengesa natyrore, kaptoi dete, male e krahina dhe shkoi e u ndal tek shtëoia e tij e lindjes në Shkodrën e largër por edhe aq të dashur. Kujtoi , si nëpër ëndërr, ditën kur mbas mbarimit të shkollës fillore e kishte pyetur i ati: -Cilli kish me kênë dishiri yt për mësime mâ të nalta?. Dhe djaloshi i ri i ishte përgjigjur të atit, pa u stepur, se donte të shkonte në Medrése. Kujtonte pastaj se si Ismail Hakiu, ai Myderiz aq i nderuar dhe i respektuar, i kishte thënë:-… maj vesh bir’i êmi, të përkushtuemt e jetës shërbesave fetare âsht i lidhun me shumë detyrime e pak të ardhuna. Mêndoje mirë para se t’a marrish kët vêndim.-Mirëpo Vehbiu i ri e kishte ndarë mëndjen, kishte shëmbull të gjallë të atin, e njihte dhe e respektonte shumë Sali Efendi Myftinë, kishte dëgjuar nga i ati për Hafëz Ali Korçën dijetar e patriot i shquar, për Hasan Tahsinin shencëtar e atdhetar i zjarrtë e gjithashtu edhe për Hafëz Ibrahim Dalliun erudit e patriot i madh, e prandaj dëshira e përzgjedhjes së rrugës që do të ndiqte në jetë ishte përcaktuar saktë: do të ndiqte rrugën e të atit. Kur ia tha prerë të atit dëshirën e tij, i ati e pushtoi me të dy krahët dhe mes lotëve që i rridhnin e mjekrës që i dridhej i tha:-Je kah m’ban me u ndie krenar me shêmbullin që paskam dijtë me të dhânë. Ky âsht edhe dishiri êm i zjermtë, por desha m’e provue vendosmëninë t’ânde. E me zë të mekur shtoi: – E paç uratën t’ême bir, mos t’u daftë  kurr e qofsh’ i nderuem përgjatë tânë jetës tue punue për fe e dhe Atdhé!

Ndërkohë që mëndja e Imamit të ri endej me kujtime viseve të atdheut aq larg Misirit të njëmendtë, letra e ardhur nga Amerika, e shkruar nga një dorë që dukej se nuk e kishte për zanat shkrimin por që shprehte shumë dashuri edhe shpresë, e solli në realitet. I lexoi edhe një herë  fluturimthi rradhët ku shkruhej : … mos na lini si jetimë … ta kemi edhe ne Imamin tonë të na bashkojë në martesa … nuk do të varrosemi në dhe të huaj pa një lutje …  dhe e kuptoi se duhej të merrte një vendim. Por ky vendim ishte shumë më i vështirë i krahasuar me vendimin që mori kur zgjodhi rrugën e jetës. Ishte më i vështirë sepse në parim i dukej se po të shkonte në Amerikë do të zgjidhte rrugën e jetës më të mirë e të begatë duke i u shmangur edhe detyrimeve kombëtare. Dhe  në atë çast e kuptoi se si Filip Shiroka me aq mall  u drejtohej dallëndysheve shtegtare që nga Misiri shkonin në Skodrën e tij e anaslelltas, dhe me fantazinë e tij i bënte bartëse korrespondence imagjinare! Sa do të donte Imami i ri të mund të komunikonte me të atin e tij në ato çaste.

Lajmi i fundit i marrë nga i ati nga Shqipëria ishte një copë letër e dërguar dorazi dhe e kaluar fshehurazi ku i thosh:-Këtu e morrne n’ dorë komunistët internacionalistë  të pa fé e të pa Atdhé … sakën se kthehesh …!

Të kujtuarit e kësaj porosie atërore, avash avash ia kthjelloi mendimet Imamit të të ri , i cili e mori në dorë penën  dhe shkroi letrën e përgjigjes ftesës që i bëhej nga Kontinenti i ri; I falënderonte për respektin edhe konsideratën dhe pranonte të nisej për të marrë në dorë detyrën e re.

Peripecitë e shumta si edhe pengesat që u deshtne m’u shkapërcyeme të ardhun në Amerikë, po t’i kisha parashikue, kurrë nuk do t’i isha gjegjë pozitivisht letrës me të cilën më ftojshin me ardh’e me shërbye këtu-thotë Hirësia e Tij Imam Vehbiu tek kujton vështirësitë e pafund që përballoi. -Por m’anë tjetër- vazhdon Hirësia e Tij, – kah shof në mënyrë mbrapashikjuese rrëugën e përshkueme, besimin si dhe dashtuninë  me të cillat më ndoqën brêza të tânë  besimtarësh që i bekova kah u lindën vetë e sot  vazhdoj e u bekoj lindjen si edhe martesat e nipave edhe mbesave të tyne , ndjehem vërtet i bekuem i Zotit që më dha fuqi edhe jetë m’i shërbye Të Madhnueshmit e nëpërmjet Tij motrave e vllazënve shqiptarë për kaq dhetvjeçarë!

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e 24 prillit kur Hirësia e Tij Imam Vehbi Ismaili mbush plot gjysmë shekullipune me përkushtim të madh ndaj besimtarëve të tij. %0 vite pune të pakursyer për të shtatë ditët e javës, pa vënë re orar as ditën e as natën kur është nevoja për të, janë një prag i cili me shumë vështirësi mund të barazohet. E megjithatë edhe sot e kësaj dite, kush ka kërshëri, mund t’a ndjekë Hirësinë e Tij tek shkon, pa munguar kurrë, në ora 11 të paradrekës në xhamin e tij të dashur me të cilën është e lidhur e gjithë jeta e këtij fetari erudit të shquar dhe patrioti shëmbullor. Këtu e ndjej se duhet ndalur dhe të jepet një kuadër, sado i vogël dhe në përputhje me caqet e këtij shkrimi , me të cilin të kuptohen dy cilësorët madhorë që i mvishen Hirësisë së Tij si erudit i shquar dhe patriot shëmbullor. Këtu e ndjej se duhet ndalur dhe të jepet një kuadër, sado i vogël dhe në përputhje me caqet e këtij shkrimi, me të cilin të kuptohen dy cilësorët madhorë që i mvishen Hirësisë së Tij si erudit i shquar dhe patriot shëmbullor. Me cilësorin e parë lidhet fakti që duke u bërë poliglot, ai i dha vehtes çelësat për t’a zgjeruar horizontin e tij kulturor dhe letrar. Si pasojë është krijimi i mbi 50 veprave me shkrime autentike, shqipërime si edhe përmbledhje veprash të zgjedhura studjuesish e patriotësh të tjerë. Një ndër autorët e preferuar të Hirësisë së Tij ka qenë novelisti i shquar shqiptar Prof. Ernest Koliqi, shumë novela të të cilit i përktheu në arabisht dhe i botoi në Kajro, sa kohë që ishte atje e më vonë, në Detroit, botoi “Tregtar Flamujsh”, “Hija e Maleve” etj.

Nga ana tjetër, mëkimi i tij me ndjenja atdhetare që në fëmijëri bëri që bindjet e tij patriotike të kristalizoheshin që në rininë e herëshmee kështu duke u gërshetuar këto me studimet në fushën e teologjisë na japin figurën madhore të Hirësisë  Tij, që ngrihet mbi nivelin e besimeve të ndyshme fetare me ekumenizmin e tij që shprehet me fjalët e tij madhore se:

Fjala e Zotit na bashkon të gjithëve e prandaj feja për shqiptarët ka qenë gjithmonë vatër bashkimi.

Në këtë vazhdë ia vlen të përmëndet cilësimi që i ka bërë Hirësisë Tij njëri nga fetarët tanë të shquar, At Prenk Ndrevashaj, duke u shprehur se ;-“Në marrëdhâniet me Imam Vehbi Ismailin, si klerik, na bashkon mirëkuptimi total. Për kulturën e tij sa të gjânë aq edhe të thellë, kam respekt të posaçëm. Kurse për atdhedashununë  dhe përkushtimin ndaj saj duhet me pranue se Imam Vehbiu âsht i veçantë.!”

Janë të pafund ata që Hirësia e Tij i bekoi, i rriti dhe ua mësoi gjuhën amtare nëpërmjet kurseve të gjuhës shqip që ngriti e drejtoi  vetë për dhjetëvjeçarë rradhazi. Nga ky shëmbull i madh eruditi, patrioti të skajshëm si edhe puntori të palodhur, kanë shumë se ç’të mësojnë pasardhësit e tij.

Vlerësime për Hirësinë e tij janë dhënë nga dijetarë, teologë si edhe atdhetarë të shquar an’e kënd. Por 10 korriku i vitit 1993 shënon edhe një pikëpamje vlerësimi të veçantë. Në New York u mblodhën përfaqësues nga të gjitha qëndrat shqiptare të Amerikës edhe Kanadasë të cilët në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, zgjodhën Hirësinë e Tij Imam Vehbi Ismailin.

Historia tregon se në qoftë se nxënësi nuk ia kalon mësuesit nuk ka si të ketë përparim. Kjo shumë e vërtetë, në parim. Por ama, nga ana tjetër, nuk është për t’ia patur zili Imam Shuaip Gërgurit, punën e tij si vazhdues i veprës Hirësisë së Tij Imam Vehbi Ismailit. Vërtet që ai e gjeti të shtruar punën e jo si 50 vite të shkuara ku çdo gjë u desh të fillohej nga e para. Kjo më se e vërtetë. Nga ana tjetër ai ka një udhërrëfyes që e udhëheq në punën e tij. Edhe kjo e vërtetë e pakundërshtueshme. Por ama ai ballafaqohet edhe me një vështirësi tejet të madhe: Do të jetë vallë në gjëndje, i krahasuar me mësuesin dhe udhëheqësin e tij, t’a arrijë e pastaj detyrimisht edhe t’a kalojë atë? Gjykatëse do të jetë koha, dhe ne urojmë që në këtë drejtim të shënohen përparime ku brezat e ardhshëm të jenë dëshmitarë që puna e nisur dhe e vazhduar nga Hirësia e Tij Imam Vehbi Ismaili për më shumë se gjysmë shekulli, të jetë një shëmbull i ndritur për t’u ndjekur si edhe një pikë riferimi e pagabueshme për t’ardhmen!

Para se t’a mbyll shkrimin , do t’u referohem fjalëve me të cilar  e ka skalitur portretin e Hirësisë Tij Imam Vehbi Ismailit, Mjeshtri i Madh i Mistikës Islame, i paharrueshmi Baba Rexhëbi : – I imët është fizikisht Imam Vehbi Ismaili por, dituria e tij e cila nuk ka anë e fund, e bashkuar  me përkushtimin e tij atdhetar, si edhe lufta që ai i ka bërë egoizmit, e kanë rritur shtatin e tij në përmasa vigane.

Kështu që nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’a quajmë veten fatlumë  që Hirësinë e tij Imam Vehbi Ismailin e kemi, dhe urojmë t’a kemi sa më gjatënë mes nesh, e kështu të vazhdojmë  e të përfitojmë sa më shumë nga ai në çdo drejtim . Ky është urimi që bëjmë.

 

 

A E DINI SE  AT  GJERGJ FISHTA O.F.M. KA  VENDIN  E  VET  NË  LETERSI ?- Pergatiti Fritz Radovani

 

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.(1871 – 1940)

KUSH GUXON ME XANë VENDIN E TIJ?

”DORA E AT GJERGJ FISHTES SIPER ALFABETIT GJUHES SHQIPE, SOLLI PERJETSINë E TIJ N’ ZEMREN DHE MENDJEN E POPULLIT SHQIPTAR !”

AT GJERGJ FISHTA ASHT I PËRJETËSHEM !

 At Gjergj Fishta OFM

Asht le në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ishte i biri i Ndokë Simon Ndocit e i Prendes të Lazer Kaçit prej Kotrri me emnin Zekë e asht pagëzue nga italo-arbneshi At Leonardo de Martino, në Troshan.

Në vitin 1880 në Troshan afër vendlindjes së Fishtës, françeskanët në kuvendin e tyne hapin Kolegjen ku Zefi vijon sërish mësimet në Troshan, Eprorët vendosin që t’a dërgojnë për studime të mandejshme në filozofi e teologji në Bosnje. Në Bosnje françeskanët kishin një histori të mirë tradicionale të tyne me kisha, famulli, kuvende, kolegje e seminare.

Mbas 5 vitesh studime në Troshan, Zefi u nis më 1886 së bashku me At Ejëll (Sebastjan) Paliq, At Severin Lushaj, At Pjetër (Simon) Gjadri, At Loro Mitroviç (Pashko Mazreku), At Bona Gjeçaj dhe At Pashko

*Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Lexonte klasikët grekë e latinë si dhe Dante Alighieri (1265-1321),*Sikurse dëshmon biografi i parë i jetës së Fishtës, njikohësisht edhe koleg i tij At Pashko Bardhi. Fishta dallohej në provat e hartimeve në punimet filozofike, teologjike e letrare vjetore në gjuhët latine, italiane dhe kroate.Fishta ideoi krijimin e një shoqnie të vogël letrare-artistike, e cila do të mund zhvillonte e të ruente traditat dhe vlerat ma të mira të kulturës shqiptare. Në një letër, e cila mban datën 2 shtator 1892, ndër 10 nënshkruesit ishte edhe emni i fra Gjergjit. Ruejti emnin Gjergj, emën me anë të të cilit ne sot e njohim poetin kombëtar. Emni i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir, shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Fishta shpenzonte pak kohë në përgatitjen e mësimeve, mbasi mjaftonte një lexim i vetëm që ai t’i riprodhonte gati krejt përmendësh.

Në vitin 1893 kandidati për meshtar kthehet në Shqipni, tashma i formuem edhe me kulturë gjuhësore në disa gjuhë (latinisht, italisht, kroatisht, frangjisht e gjermanisht), me njohuni mbi muzikën, artet figurative e letersinë).

*Të dielën më 25 shkurt 1894 në moshën 23 vjeçare, tha Meshën e parë në Troshan.At Fishta caktohet famullitar i përkohshëm në famullinë e Gomsiqes.

*At Gjergj Fishta do të grumbullonte visarin gjuhësor, i cili do të ishte brumi me të cilin do të gatuente ma vonë veprën e tij letrare.*Në Gomsiqe; “…At Fishta do të njohë deri edhe skutat ma të thella, njerëzit që u bindeshin normave juridike të Kanunit, Kodit Zakonor të Shqiptarve ku asht pasqyrue shpirti i vërtetë i rracës.” “Në Gomsiqe, ishte koloriti i gjuhës së Zadrimës,”

*Më 1899, At Gjergj Fishta shkruen me alfabetin latin.” Më 1899, falë miqësisë dhe admirimit që krijoi tek Abati Imz. Prengë Doçi, një nga personalitetet intelektuale ma të kulturueme të kohës, ky i fundit e ftoi At Gjergj Fishten si bashkëthemelues të shoqërisë «Bashkimi» me Dom Ndoc Nikajn e me At Pashk Bardhin, At Ambroz Marlaskajn, etj.

*Më 1899 themeloi Shoqëninë Letrare “Bashkimi” sëbashku me abatin të Mirditës, Imzot Preng Doçi. At Gjergj Fishta i zotnonte të gjitha nivelet e komunikimit në Gjuhën shqipe

*Po at vit i vritet vëllai për gjakmarrje, që u ba shkak që ai të shfryhet mbi këtë fenomen në poezinë Gjaksorëve. Me gjith këta, ky e fali mejherë gjaksin e pashpirt, e bâni çmos deri sa i detyroi të vetët jo vetëm me e falë, por edhe me u miqasue ato dy shpi”. Kjo ishte madheshtia e Tij shpirtnore dhe Atdhetare!1989 Shënon fillimin e krijimtarisë letrare të Fishtës, e cila nis e publikohet së pari në revistën Albania të Faik Konicës, por gati e gjitha me pseudonime. Po ashtu do të botojnë edhe në të perkohshmen Elcija (mâ vonë: Lajmtari) i Zemres së Krishtit.

*Në 1902 emnohet sekretar i Komisariatit të Misionit Françeskan si dhe drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër. Si i pari drejtor shqiptar i kësaj shkolle, At Fishta vendos në programin mësimor në vend të gjuhës italiane, Gjuhën Shqipe në të gjitha landët.

*Më 1911 u festue 50-vjetori i hapjes së saj, dhe me këtë rast u ba nji aktivitet kulturor, në të cilin nuk munguen me pjesëmarrjen e tyne autoritetet zyrtare, fetare, shërbimi diplomatik, (i konsullatës austro-hungareze), dhe shumë antarë të bashkësive të tjera fetare myslimane dhe ortodokse.*Me 24 mars 1912, programi i këtij aktiviteti ishte përgatitë prej vetë At Fishtës. E thirrun në Shkodër si shkollë kombëtare.

*Në 1902, gjatë pushimeve të verës At Fishta shkonte në Rrapshë të Hotit për të zëvendësue famullitarin e atij fshati, Át Leonard Gojanin, e aty frati do të njihej e të lidhte miqësi me plakun Marash Uci, të cilin do ta përjetësonte ma vonë në vargje.
“Kënaqej poeti, tue veshtrue kallximet e kreshnikut të maleve mbi lufta, në të cilat ai vetë kishte pasë marrë pjesë si i ri. Përleshja te Ura e Rrzhanicës iu ngul At Fishtës në tru dhe, pa u largue nga ambienti i ushtarëve me çakçirë e kapuç të bardhë në krye, u vu ta përshkruej, ashtu si e kishte ndigjue nga luftari.”

*Në vitin 1904 Át Pashk Bardhi, ndërsa nepte mësimin e gjuhës shqipe në Borgo Erizzo (Zara, Dalmaci) (Kroaci) dhe ishte kthye në Shkodër për pushime, merr prej At Fishtës për të lexue dorëshkrimin e disa kangëve dhe mbasi dha pëlqimin për to, vendosi m’i botue.

Botuesi Faik Konica i revistës Albania dhe njikohësisht miku i tij, si dhe ndihma financiare e Ministrisë së Jashtme Austro-Hungareze, që do të kontribuonin në botimin me titullin: Lahuta e Malsis – Kangë Popullore I – Marash Utsi. Do t’ishte kjo sprova nismëtare, që do t’i nepte edhe famën At Gjergj Fishtës. Edhe pse u botuen pa emën, At Fishta mori urime e lavde nga shumë miqë, intelektualë shqiptarë mbrenda dhe jashtë Shqipnisë, si dhe nga albanologë të huej.

 Luigj Gurakuqi në 1906 do t’ia kushtonte At Fishtës veprën e vet Vargnimin n’ gjuhë Shcype, e cila asht metrika e parë në gjuhën shqipe.

Dy vjet ma vonë, 15 shkurt 1907, sëbashku me At Shtjefën Gjeçovin, themeloi të parën bibliotekë shkollore në Shqipni.

Po këtë vit pranë shkollës çon nji trupë teatrale amatore, në të cilën së pari do të vêntë në skenë pjesët e veta dramatike, si dhe përshtatjet nga gjuhët e hueja, tue vû kështu nji tjetër gur themeltar në kulturën kombëtare.

Këtë vit Ai arriti me botue pjesën e dytë të “Lahutës” me titullin Vranina,  me protagonista Marash Utsin dhe Oso Kuka.At Fishta hapë kurset e natës për të rritunit, për të mësue shkrim e këndim dhe ma vonë krijon nji shoqni bamirse për fëmijët e vorfën, për të cilët siguron ndihma të ndryshme ushqimore dhe veshmbathje. Ky do t’ishte nji nga shembujt e dashnisë së krishtenë per të vorfnit e Shën Françeskut në mision.

*Këtë vit arrinë me botue në Sarajevë përmbledhjen satirike Anzat e Parrnasit.

*Nandor 1908 mblidhet Kongresi i Manastirit. At Fishta sëbashku me Luigj Gurakuqin merr pjesë atje si përfaqësues i Shoqnisë Bashkimi, ku dhe mbajti ligjëratën “Për alfabetin latin”, që i dha udhëzgjidhje marrëveshjes për alfabetin.Karshi Dom Ndre Mjedës, Mati Logorecit, Hilë Mosit dhe Luigj Gurakuqit si përfaqësues nga Shkodra. Aty “Fjala plot kuptim, logjika dhe oratoria e françeskanit të Shkodrës, që e bante At Fishtën të dallohej ndër të tjerë, ku bani që nga 52 anëtarë të Kongresit të fitonte përvedi 49 zâje posi kryetar komisioni, të ngarkuem për studim të Alfabetit. Simbas Karl Gurakuqit: “kongresi e pau t’udhës të caktonte poetin kombëtar At Gjergj Fishtën ma fort në shenj nderimi dhe çmimi për veprat poetike”. Për Prof. T. Osmanin përveç kësaj ai u zgjodh edhe për: “erudicionin e thellë, kulturën e gjanë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë”.

*Ditën e dytë të Kongresit të Manastirit At Gjergj Fishta mbajti nji fjalim të zjarrtë për vetitë e mira të shqiptarëve dhe për nevojat e tyne. Fjala e At Fishtës në Kongres simbas shtypit të kohës bani për vedi të gjithë delegatët, mjafton me sjellë këtu nji letër të At Pashk Bardhit dërgue At Shtjefën Gjeçovit, në të cilën i shkruen se fjalimi i At Fishtës “kishte ba me kja shumë kongresista dhe mbas fjalimit nji hoxhë toskë e ka marrë ngrykë me lot për faqe”..

Prej vitit 1912 e deri sa vdiq, Ai kje përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarit dhe i etnisë, kampion i mbrojtjes së të drejtave të popullit të vet. Françeskanizmi shqiptar falë kontributit të At Fishtës do t’ishte ai që njihet. Ai ishte ndër patriarkët e riorganizimit të Provincës. Në cilindo pozicion pune, famullitar, drejtor shkolle, bibliotekar, botues, sekretar province, guardian, definitor, kustod, e Ministër Provincial Ai ishte shembulli i njeriut të përkushtuem, “. Një avokat i përbetuem i integrimit të Shqipnisë në kulturën Perëndimore.

Át Anton Harapi, nji prej kulturologëve ma të shkëlqyem shqiptar, thotë n’artikullin ”Shqiptari i Madh”, në rastin e nji botimi përkujtimor mbi jetën dhe veprën e At Fishtës, më 1943: ”Kam ndollë vetë aty, kur njiditë, nji shqyptar i këthefit të vjetër, tue ankue për do shpërdorime të nierëzve të Shtetit me At Gjergjin, donte disi me përfundue, se nuk ka Shqypni. Fishta don t’ia spjegojë punën, se njerzt e Shtetit nuk janë Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë: Po na s’e kemi dijtë, more zotni…veç prej jush e kemi xanë shka asht Shqypnija!”.

At Fishta pati bashkëpunim me motrat Stigmatine, të cilat kishin ardhë në Shqipni në 1879. Ato mbasi kishin hapë në Shkodër shkollën e tyne për vajza (1876). 1925 e kthejnë me emnin Normalja e Stigmatineve,

*Gjithashtu në 1908-1909 shkruen melodramat Sh’ Françesku i Asizit, e cila u shfaq me rastin e 700-vjetorit të Urdhnit Françeskan (1209-1909), e që u botue në 1912, Odisea, Ifigenija n’Aulli dhe Kryepremja e Shën Gjonit.

*Po në 1909 boton në Zara Pika voeset, Shtypshkroja Vitalini, nji përmbledhje lirikash fetare, vepër së cilës ma vonë do t’ia ndryshojnë titullin në Vallja e Parrizit, por që kështu në botimin e parë ia kushton Luigj Gurakuqit.

*Në 1911, më 19 dhetor, me rastin e 50 vjetorit të hapjes së shkollës françeskane nisë me shkrue dramën Juda Makabe, të cilën e përfundon vetëm mbas tre vjetës.

Më 28 janar 1912, Klubi “Gjuha Shqype” në pallatin ipeshkvnor në praninë e Imzot Jak Serreqit, përmes kryetarit të saj Ndoc Çobës, i cili më këtë rast mbajti edhe nji ligjëratë mbi veprimtarinë e tij, i dhuroi At Fishtës nji kunorë argjendi për merita në krijimtarinë letrare dhe po këtë vit ai dekorohet dhe nga Mbretnia Austro-Hungareze me medaljen Ritterkreuz (1912), për kontributin kulturor në Shqipni. *Nga tetori 1912 deri në fund të prillit 1913, kohë kur Shqipnia gjindej në prehën të pavarësisë së saj, dhe kur Imzot Nikoll Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi mbanin në kontakt gjithë zhvillimin e ngjarjeve, për rreth shtatë muej Shkodra u rrethue nga ushtria malazeze ndersa At Fishta me Imzot Jak Serreqin ishin n’ Arqipeshkvinë e Shkodrës,Më 12 qershor At Fishta ngriti Flamurin kombëtar në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, që dishmon se edhe Shkodra u bashkue me Shqipninë mbas muejve të gjatë të rrethimit malazez.

Në tetor të 1913 në prag të përvjetorit të parë të Pavarësisë, At Fishta themelon të përkohshmen Hylli i Dritës, nji nga revistat ma të mira në historinë e shtypit shqiptar. Qè si shkruhej në editorialin e parë të saj “Perlimi ase programi i së përkohshmjes sonë, s’âsht tjetër veç t’orvatunit për lulzim t’Fesë e t’Atdheut. *Për fatin e At Fishtës shpërtheu Lufta I Botnore dhe Ai doli jashtë vëmendjes.

*Më 28 Nandor 1913 u kremtue festa kombëtare, natë në të cilën u lidhën simbolikisht me drita kandilash, minarja e xhamisë së Fushë-Çelës me kumbanoren e kishës së Gjuhadolit.

*Janari i vitit 1916 e gjen Shkodrën sërish të pushtueme, kësaj here nga austro-hungarezët, tashma jo për ndonji përfitim territorial, por ma tepër për justifikim strategjik.

*Ky vit do të shënojnë tri ngjarje të randësishme për At Fishtën: Themelimin e revistës Posta e Shqypniës (5.12.1916 – 11.1918), instalimin e shtypshkronjës françeskane, si dhe krijimin e “Komisisë letrare” me sugjerimin e konsullit të përgjithshëm August Ritter von Kral (1859-1918). Më 3 gusht 1916 e themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Rajko Nachtigall, Dom Ndre Mjedën, Mati Logorecin, Gjergj Pekmezin, Át Ambroz Marlaskajn, Át Shtjefën Gjeçovin, Sotir Pecin, etj. Komisia Letrare e Shkodrës hjedhi bazat e drejtshkrimit bazue mbi të dy dialektet e shqipes, si dhe punoi për nji terminologji të re për administratën shqiptare. Mbas disa diskutimeve Komisia vendosi të përdorej “dialekti i ElbasanitPo këtë vit më 5 dhjetor 1916 del numri i parë i gazetës “Posta e Shqypniës” shqip – gjermanisht e subvencionueme nga Austro-Hungaria në kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithë që forcat pushtuese nuk parakishin besim te At Fishta për shkak të aspiratave të tij kombëtare. Doli dy herë në javë për dy vjet me radhë deri më 23 nëntor 1918 (gjithsejt 89 numra), dhe punën e drejtorit për pjesën shqipe e kreu Át Gjergji.1916 At Fishta sjell në Shkodër shtypshkronjën, e cila do të marrë emnin Shtypshkroja Françeskane, pra françeskanët tash e mbrapa do të kenë shtëpinë e tyne botuese. Kujtojmë këtu se botimet e deritashme u banë në shtypshkronjën “Nikaj”.

* Turhan Pasha emnoi Imz.Bumçin në krye të Delegatës, që të ndryshonte pamjen e huej të Shqipnisë si “Turqi e vogël”, tue kenë se ai kishte kenë ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Pjetërburg. Mbas nënshkrimit të marrëveshjes më 29 korrik 1919, në mes Tittonit të Italisë dhe Venezelos së Greqisë, për ndamjen e Shqipnisë, simbas Konferencës së fshehtë të Londrës së vitit 1915, delegacionet shqiptare ishin të vendosuna të bashkëpunonin me delegacionin e kryesuem nga Imz. Luigj Bumçi, i cili zgjodhi sekretar të delegacionit At Gjergj Fishtën. Materialin, “Të drejtat e Shqipnisë etnike”, në konferencë të mbajtun në Universitetin e Parisit të shkrueme në frengjisht nga At Fishta e lexoi Imzot Bumçi. Bie në sy në këtë studim përgatitja e gjithanshme historike, kulturore, etnografike, ndërtimi stilistikor në pikëpamje letrare gja që mbetet ende edhe sot nji model i ndërtimit të nji eseje apo shembull oratorie.

*Në letrën e Át Fishtës, datë 13 shkurt 1920, shkrue nga Parisi, provincialit Át Vinçens Prennushit, ndër të tjera thuhej: “Mos tjeter, prej fletoreve do të keni marr vesht, se çë rrezik i zi i kercenohet Atdheut t`onë. Me 20 të Kallndorit Konferenca u ka parashtrue Jugosllavëve nji projekt, mbas të cilit Greqija merr Shqipniën jugore me Korçë e Argjirokaster; Italia Vlonen me hinterland e mandat mbi Shqypniën e mesme; Jugosllavija pershtrihet deri në Dri ose, ndoshta der n`Mat”. Tue kenë se situata ishte ndërlikue së tepërmi, në lidhje me shqiptarët dhe tue mos gjetë mbështetje nga Konferenca, delegacioni shqiptar, simbas letrës së At Fishtës, dërgon në Romë Imzot Bumçin, së bashku me Mehdi Frashërin, ditën e dytë të Krishtlindjeve, tek Papa Benedikti XV. Papa, tue kenë nga takimi i maparshëm i mirinformuem rreth problemit shqiptar, ndigjoi me kujdes të madh shqetësimet e delegacionit tonë. Në fund të bisedës, tue kenë i bindun se rreth çështjes në fjalë, do gjejë mbështetje në partinë katolike në Parlamentin italian, në diplomacinë angleze dhe amerikane, me të cilat Vatikanit kishte marrëdhënie të mira, Papa pat deklarue se do bante çmos për ta shpëtue Shqipninë nga moscopëtimi i mandejshëm i saj. Tok me Imz. Bumçin më 5 shkurt, 1920, zhvilluen takimin e radhës me kardinalin në zâ të Brukselit, Disidre Mercier, primat i Belgjikës që me ndërkombtarizue ma ndej çashtjen kombëtare, i cili muer përsipër t’i shkruente në favorin tonë kardinalit të Londrës dhe të Burnit, ekselencës së tij Balfuorit, mandej, mareshalit Fosh, Dechanelit, Milerandit etj. Mundi dhe djersa e At Fishtës dhe e të gjithë tjerëve, që u kunorëzue me pranimin e shtetit tonë më 30 gusht 1919 nga Brukseli.

* Më 19 dhjetor 1920, në Lidhjen e Kombeve, me këtë rast Shqipnia së fundi siguroi tanësinë e saj, në kufijtë e Konferencës së Londrës të vitit 1913.

Kështu Papa Benedikti XV, më 12 nëntor 1920, emnon Imz.Ernesto Cozzi-n Delegat Apostolik për Shqipninë, 35 ditë përpara se Lidhja e Kombeve ta njihte Shqipninë si shtet sovran, që do të thotë se Vatikani realizoi i pari njohen diplomatike de facto të vendit tonë. Mbasi pranon se edhe ai vetë, sa herë ka marrë pjesë në bisedimet me delegacionet e huaja:”Të them të verteten se m’âsht dasht t’skuqesha për inferioritetin t’em. Âsht e kotë të gënjehemi. N’se përjashtohet Gurakuqi qi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tashmes, nuk mund të thotë se e paraqet denjësisht Shqypninë dhe të mbrojë si duhet interesat e saj”.

 

*Më 1921 ridel mbas 7 vitesh revista Hylli i Dritës në rrugën e ndërpreme, ndërkohë që aktivitetin e tij botues, At Fishta e zhvillon në revistën “Zani i Shna Ndout”.

Ndërkohë shkolla publike ishte nji projekt i ri që At Fishta me shokë e kishin gjithnjë në mendje. Niveli i deritashëm nuk ishte i mjaftueshëm prandaj duhej nji gjimnaz klasik.

Në 64 vitet të jetës së saj fillestare, ndër të cilat 22 vite si gjimnaz, tue i hjekë periudhën 3 vjeçare 1933-1936 të pezullimit, kjo shkollë i ka dhanë Kishës 4 ipeshvij, 110 meshtarë, 10 provincialë, 125 fretën.

*Më 6 qershor 1921 në zgjedhjet e para demokratike Shkodrën e përfaqësojnë në Parlamentin e parë shqiptarë si deputetë Don Ndre Mjedja, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi.

At Fishta në fillim zgjidhet antar e më vonë kryetar i komisionit të buxhetit, anëtar i komisionit të arsimit dhe në gusht të atij viti zgjidhet nënkryetar i Parlamentit.

Kur dëtyrohet m’e lanë propozon At Ambroz Marlaskajn.

*Mbasi niset në shkurt 1922 nga Liverpuli, në letrën e tij datë 8.5.1922, dërgue provincialit, At Pal Dodajt, nga Uashingtoni thekson se, mbas dymbëdhetë ditëve udhëtimi me vaporr nga Anglia, ma në fund kishte merritë në Amerikë. Viziten e përshkruen mjaft bukur në nji letër dërgue At Justin Rrotes, që daton 11 mars 1922. Pa humbë shumë kohë, kishte fillue me bâ lobing rreth çashtjes së Shqipnisë. *Mbas takimit që pati me françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Uashingtonit, At Godfried Shilling, At Fishta takoi dhe senatorin katolik, Henri Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i nji mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve.

*Në letrën e naltcitueme, At Fishta do shprehej: “… Asht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje…” Në fund të letrës, shkruen At Fishta: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhymje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”.

*At Fishta, takimet në Uashington nuk i kishte ba në rolin e nji deputeti të Shqipnisë, marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Faik Konica në përgjegje të nji letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni këtij të fundit:

“Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguet. Kini lënë ndër Shqipëtarët e këtushëm nji kujtim lartësie dhe drite, që kà shue gjithë moskuptimet e shkueme”.

Ndërkaq tue u kthye nga Amerika, At Fishta i shkruen Át Pal Dodës se asht tue shkrue nji poemë satirike. Asht fjala për poemën “Gomari i Babatasit”, vepër e cila u botue në dhetor 1923, me të cilën shënoi pjekuninë e tij të plotë artistike.

*Po këtë vit del gazeta “Ora e Maleve”, që u ba shkolla e gazetarisë shqiptare, në të cilën kontribuen oratoria e Dom Lazër Shantojës, mençuria e Luigj Gurakuqit, penda ledhatuese dhe e ambël e Imz. Vinçenc Prennushit, studimet e holla të At Anton Harapit, Nush Topalli, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, At Bernardin Palaj etj.Për këtë gazetë Ernest Koliqi shkruen: “Dihet se Ora e Maleve, e nisun ma s’forti me qellime kulturore, pat menjiherë nji zgjanim të papritun politik edhe u ba organi i nji grupi qi përfshinte në gjiun e vet fuqit fetare, shoqnore dhe ekonomike të Shkodrës unji dhe krejt krahinës së saj. Grupin e kryesonte Luigj Gurakuqi. Shkodra nuk njofti kurr stinë ma të lulzueshme me mugullime qellimesh e vullnetesh për nji përparim të njimendtë qytetnuer. Shkodranët pa dallim besimesh, klasash shoqnore, kulturash, me lagje të qytetit e me katunde e me male kreshnike.., mblidheshin tok rreth Gurakuqit,- Bashkqytetarit zemër-madh e mende-ndritun, qi dinte me pajtue në shkrime në sjellje e në veprimtari ndertuese tharme jetike të traditave të shëndoshta me nevojat e kohës moderne. Ai kalonte udhës i përcjellun gjithkund nga nji tubë djelmoshash e gratë nga dyert e oborreve me fëmij në krah e reshëshin me nji breshën bekimesh.

Në votimet për Kuvendin Kushtetues në dhetor të vitit 1923, At Fishta së bashku me Imz Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin përfaqëson Opozitën, por nuk kje e thanë sepse qeveria nuk zgjati as nji vit, për shkak se Ahmet Zogu përmes Partisë Popullore vjen në pushtet më 24 dhetor 1924. Burgosen klerikët: Ndre Mjedja, Lazër Shantoja, Anton Harapi, Bernardin Palaj, Klement Miraj; Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi detyrohen të largohen nga Shqipnia edhe At Fishta për të njajtat arsye largohet gjithashtu në Itali më 1925-26, ku qëndron pranë Urdhnit Françeskan, ku mbas kurimit me kujdes t’ekspozimit në pavionin shqiptar në Romë më 1925, u dekorue nga Papa Piu XII, e jo sikurse asht shkrue në ndonji rast për shërbime klerikale. Hylli i Dritës preu frymën përdhuni edhe njiherë tjetër mbas ndalimit të vitit 1914. Por, penda e poetit nuk heshti. Më 1924 botohet për së dyti “Mrizi i Zanave” dhe në vitin 1925 “Vallja e Parrizit” (botimi i dytë), “Ifigjinia n’Aulli”, “Sh. Luigj Gonzaga” (1927), “Shqyptarja e gjytetnueme”, e cila u shfaq në vitin 1929, dhe, në revistën “Leka”, “Mojs Golemi i Dibrës” e “Deli Cena”.

Hylli i Dritës, drejtimin e së cilës At Fishta ua besoi sivëllazënve të tij. Po më 1930 emnohet nga Urdhni Françeskan “Lector Iubilatus honoris causa”.

*Në vitet 1930 At Fishta përfaqëson Shqipninë në Konferencat Ballkanike në Athinë, (1930), në Stamboll, (1931), ku ai asht anëtar i delegacionit së bashku me Mehmet Konicën dhe më 1932 në Bukuresht.

*Më 1930 ftohet dhe pranohet anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në Nju Jork, në të cilin merrnin pjesë shkrimtarë nga rreth 60 shtete të ndryshme të botës. Qeveria shqiptare, për me mbrojtë interesat e vendit, muer pjesë në disa konferenca ballkanike në 1930-1933, nën kujdesin e Francës, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Lidhjes së Kombeve. Në këto takime ndërkombëtare, flitej për krijimin e zonës së paqes në Ballkan si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në këto vende. Në 1930, konferenca kje mbajtë n’ Athinë, Shqipnia kje përfaqësue nga At Fishta dhe Mehmet Konica.

*At Fishta në letrën e tij, datë 11 tetor 1930, nga Athina drejtue provincialit Át Vinçenc Prennushit, ndër të tjera, thotë se Konferenca nuk kishte sjellë diçka të re, edhe pse Mehmet Konica me referatin e tij, në krahasim më të tjerët, kishte kenë shumë në naltësinë e duhun. At Fishta, në këtë Konferencë kje përqendrue në zhvillimet kulturore në Shqipni. *Konferenca e dytë që mbajtë në Stamboll, në vitin 1931, ku të dërguemit e Shqipnisë, rishtas kjenë At Fishta dhe Konica.

*At Fishta, në letrën e tij nga Stambolli të datës 20.10.1931, drejtue provincialit, At Pal Dodaj, tue ba nji përmbledhje të Konferencës, shprehet: “Sod, me 21, kemi pasë luftë më Jugosllav në Komisionin Politik, Mehmet Konica âsht sha keqas me Kryetarin e dergatës Jugosllave me nji farë Topaloviç. Joviç, Kryetari e Dergates Jugosllave i paska thânë Konitzes se âsht i shtímë prej dikúj tjetër me prishë Konferencen.

*At Fishta, thekson se, për shkak të kësaj ngatërrese, në mes këtyne dy delegacioneve, Konferenca kje rrezikue të mbyllej para kohe, por, nga ana e jugosllavëve ishin tërheqë fyemjet e bame ndaj delegacionit shqiptar.

*Derisa grekët, rumunët dhe Turqia kishin kambëngulë që të nënshkruhej në këtë Konferencë pakti për pakicat, nga ana tjetër bullgarët kërkuen që kjo çashtje të shtyhet për nji konferencë tjetër, e cila do mbahej në vitin e ardhshëm. Në vitin 1932 u organizue Konferenca e tretë Ndërballkanike, në Sofje të Bulgarisë, ku morën pjesë të njajtët aktorë dhe pati të njajtën tematikë.

*Át Fishta, posë rolit të delegatit, tashti kishte dhe rolin e provincialit, që përfaqësonte Etnit françeskanë të Shqipnisë. Mbas këtyne Konferencave maratonë Ndërballkanike, gjaja ma e mirë, që ambëlsoi shpirtin e trazuem të poetit, ishte pranimi i tij si anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar i Poetëve, organizatë kjo e themelueme në Nju Jork.

*Ky bashkimi ndërkombëtar i poetëve, ku merrni pjesë rreth 60 kombe të ndryshme, ishte mënyra ma e gjetun për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit në mes diplomacive të shumta botnore.

*Këto vite, ma të frytshmet e jetës së tij, at Fishta i kaloi në qetësinë e kuvendit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër, por pa u shkëputë kurrë nga problemet e mëdha qytetase, kombëtare e botnore.

*Më 1931 del nga botimi pjesa e tretë e Lahutës me titullin Lidhja e Prizrendit, e cila ishte botue periodikisht në revistën Hylli i Dritës në vitin (1921-1922).Nji vit mandej, pra më 1932 boton në revistën Leka fragmentin në vijim mbas botimit në “Kalendarin e veprës Pijore”, të poemës Mojs Golemi, e cila u la në mes.

*Antiklerikalizmi çuditnisht do të kërkonte të përballej me françeskanët përmes dy ministrave t’arsimit, të cilët ishin katolikë. Ivanaj kërkoj polemikën mbështetë në ligjin e datës 23 prill 1933, i cili i mbyllte tashma shkollat private, e që komunistët do ta zbatonin besnikërisht 13 vjet ma vonë më 1946. Ka ngelë proverbiale thanja e At Fishtës në praní të nxanësve në oborrin e gjimnazit “Rrnoftë Shqipnia pa ne! (Këtu janë françeskanët)”. Gjimnazi u mbyll më 25 prill 1933, mbas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Po këtë vit At Fishta do të dishmojë edhe nji tjetër anë të personalitetit të tij kulturor, estetin. Në revistën Hylli i Dritës ai do të publikojë traktatin estetik: “Shenime estetike, mbi natyrë t’artit”, të lavduem edhe nga profesora t’universiteteve britanike tue pa tek At Fishta jo vetëm nismëtarin e atij zhandrri në Shqipni por nji estet të përmasave europiane e botnore që do çonte në nji stad të ri t’estetikës. Gjithashtu me randësi asht reçensioni që shërbeu si parathanje, e bame për librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhun nga At Shtjefën Gjeçovi dhe botue mbas vdekjes së këtij të fundit, në të cilën ai shfaqi mendimet e tij vlerësuese për krijimtarinë gojore. *At Fishta në tetor 1934 do të shkruente nji tjetër artikull magjistral si përgjegje ndaj broshurës së Ismet Totos “Grindje me klerin” që ky i fundit kishte shkrue si përgjegje ndaj polemikës që kishte me At Anton Harapin. Mandej At Fishta i mërzitun nga mënyra se si ishin tue shkue gjanat, sikurse edhe në vitet 1924-25, shkon në Itali.

*Në qershor 1935 zgjidhet Proviçial. Po këtë vit rihapet gjimnazi françeskan mbas seancave gjyqsore që kishte fitue në Hagë kundër politikave të shtetëzimit e laicizimit t’arsimit t’aplikueme nga Mosi e Ivanaj.

*Në prill t’atij viti shkon me mision në Çekosllovaki me detyrë prej Urdhnit.*Pushtimi italian i Shqipnisë më 7 prill 1939 solli pështjellim në jetën politike, sociale e kulturore të vendit. Më 3 qershor 1939 Fishta emnohet Akademik i Italisë, çfarë do të sjellin edhe mjaft polemika dashakeqe në Shqipninë e periudhës 1945-1990. Duhet skjarue se pranimi i këtij vlerësimi nga ana e At Fishtës nuk asht ba prej kurrëfarë hipokrizie politike, aq ma keq kur Shqipnia sa ishte pushtue nga Italia dhe dihen publikisht qëndrimet e At Fishtës.

*Akademia e Shkencave e Italisë, ishte institucion shkencor mbipolitik, dhe si i tillë e propozoi dhe e pranoi unanimisht anëtar efektiv të saj At Fishtën, për nji motiv të vetëm; personaliteti kulturor, letrar dhe pse jo edhe politik që nderoi akademinë.

*Aty nga fundi i vitit 1940 kërkon të shkojnë në Troshan, aty ku kishte nisë së pari jetën rregulltare, e pse jo edhe atë letrare, aty ku kishte mbathë sandalet dhe kishte vu rreth brezit litarin e Shën Françeskut.

Sëmuret me 10 dhetor dhe kërkoi pranë vetes mikun dhe Proviçialin At Pal Dodaj dhe sekretarin e tij Át Viktor Volaj, komentuesin e veprës së tij poetike ”Lirikat”. Më 14 dhetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital.

*Më 22 dhetor, shikon nga dritaria borën e skllotën që kishte mbulue qytetin, At Fishta e kundron nga dritarja e kuvendit. Më 22 ra një borë e madhe dhe At Fishta mori një polmonit që e rëndoi shndetin e tij. Me 27 dhetor mjekët humbasin shpresat dhe At Fishta bjen në kllapi. Fjalët e thanuna sivëllazënve që i ndejne afër:”Po des kondend (i kënaqun) përse kam punue për Fe, Atdhe, e për Provincën tonë.”,- Me këto fjalë e mbylli testamentin sipas Át Marin Sirdanit.

*Më 30 dhetor 1940 Át Gjergj Fishta nep Shpirt. Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcjell në banesën e fundit nga pothuej i gjithë qyteti si dhe autoritetet ma të nalta të kohës. Meshën e përmotshme e mbajti Imzot Gaspër Thaçi Arqipeshkëvi Metropolit i Shkodrës. Telegrame të shumta ngushëllimi muer Provinçiali At Çiprian Nika OFM. Ndersa fratel Sala i mori masken prej dylli.Më 31 janar 1941 Akademia Mbretnore e Italisë mbajti nji Meshë Drite në kishën artistike të saj të Shën Lukës dhe Shën Martinës, meshë të cilën e udhëhoqi Gjenerali i Urdhnit Françeskan At Leonard M. Bello, këndue nga Schola Cantorum e Vatikanit, ndërsa pjesën muzikore të saj e drejtoi muzikanti i njohun Akademik Don Lorenzzo Perosi. Ndërsa nji tjetër ceremoni përkujtimore u mbajt Reale Accademia d’Italia me 9 mars 1941. Përmbledhim këtu me vlerësimin e bamë nga Ernest Koliqi: ”Tek Fishta u shkrinë në nji, tana cilsitë e Tij prej meshtari, oratori, edukatori e politikani, ndërthurun në mënyrë të shkëlqyeme në përkushtimin e lindun ndaj poezisë.”

Për At Gjergj Fishtën, gjuha shqipe asht një pasaportë e gjallë, që provon identitetin e të kenit shqiptar:

Tituj të veprave:

1*Lahuta e Malcísë” – poemë (Zarë, 1925)

2*Anzat e Parnasit”- satirë (Sarajevë, 1907)

3*Pika voese”, ma vonë ribotue si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)

4*Shqyptari i gjytetnuem” – melodramë (1911)

5*Shqyptarja e gjytetnueme” – melodrama

6*Vllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t” (1912)

7*Hylli i Dritës” – Revistë (1913)

8*Juda Makabé” – Tragjedi (1914)

9*Gomari i Babatasit” (Shkodër, 1923)

10*Mrizi i Zânavet” (Shkodër, 1924)

11*Sh. Luigji Gonzaga” (Shkodër 1927)

12*Lahuta e Malcís” – botimi komplet (1937)

13*Jerina ase mbretnesha e luleve”, (Shkodër, 1941)

*Prof. Aurel Plasari ka thanë:

““Duke rikthyer Gjergj Fishtën në historinë e letërsisë shqipe, nuk i japim atij vendin që i takon, por i kthejmë histories së letërsisë atë çka i mungon”.

*At Zef Valentini:

Fishta asht një Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm një poet i madh kombëtar. Ai asht nga më të mëdhajtë në Botë.

E randësishme asht që Ai të njihet prej saj”. 

*At Gj Fishta nga Lambertz:Albanologu i shquem, përkthyesi virtuoz i “Lahutës Malcisë”në gjermanisht, Dr. i Filozofisë Klasike Maximilian Lambertz (1882-1963 ), shkruen më 1922:“At Fishta asht poeti ma gjenial që deri më sot ka dhanë Shqipnia. Ai asht Epiku ma i madh i shekullit, Homeri Shqiptar dhe Lahuta Malcisë asht Iljada Shqiptare”. (At Gjergj Fishta: “Laute des Hochlandes” Leipzig 1948.                            ”At Gjergj FISHTA mbas vitit 1990 në Trojet tona, asht matësi ma i sakti i ’zhhvillimit parimeve të demokracisë’ së Popullit Shqiptar!”

*Fritz RADOVANI:

Po mos t’ ishte At Gjergj Fishta, sot me cilat shkronja do të shkruhej Gjuha Shqipe? Pra, kush e solli Letersinë Shqipe në Letersi BOTNORE?..

E Ky person vazhdon mos me u studjue nga ”shkollat tona”…

E deri kur ky fanatizem?

          Melbourne, 14 Prill 2026.

“Jam i dehur nga urrejtja”, dëshmia e Mehmet Shehut për vrasjen e 80 nacionalistëve! Masakra në Lushnje më 1943

Viti 1943 shënon një nga kthesat më dramatike në historinë e Shqipërisë. Vendi rrëshqiti drejt një konflikti të brendshëm, pasojat e të cilit do të ndiheshin për dekada me radhë.

 

Grisja e Marrëveshjes së Mukjes dhe zhvillimet që pasuan pas Konferencës së Labinotit në shtator të atij viti, vulosën fillimin e një përplasjeje të hapur mes shqiptarësh. Nën ndikimin e drejtpërdrejtë të emisarëve jugosllavë, si Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, udhëheqja komuniste shqiptare e orientoi strategjinë e saj drejt eliminimit të kundërshtarëve të brendshëm politikë. Në këtë klimë përshkallëzimi, lufta ideologjike dhe politike u shndërrua në një konflikt të përgjakshëm, ku armiku kryesor nuk ishte më pushtuesi, por kundërshtari politik shqiptar.

Dokumentet e kohës tregojnë qartë ndryshimin e prioriteteve. Në një letër drejtuar Enver Hoxha, më 3 tetor 1943, Koçi Xoxe shprehej hapur se goditjet ndaj kundërshtarëve po vazhdonin “këmba-këmbës për shfarosje”, ndërsa lufta ndaj gjermanëve mbetej në plan të dytë. Ky formulim nuk ishte thjesht retorikë, por një tregues i qartë i një strategjie që po merrte formë në terren. Ngjarjet e zhvilluara në Lushnjë, në tetor 1943, janë një nga dëshmitë më tronditëse të këtij realiteti.

Më 21 tetor 1943, forcat partizane të Brigadës së Parë, nën komandën e Mehmet Shehu dhe me ndikimin e drejtpërdrejtë të Dushan Mugosha, u përplasën me forcat e Ballit Kombëtar në zonën e Golemit, në Lushnjë. Forcat nacionaliste, të drejtuara nga figura si Isa Manastirliu, Hamit Matjani, Tefik Sfiri dhe Hajdar Cakrani, përbëheshin nga rreth 400 luftëtarë. Pas përplasjes, një pjesë e tyre u vra në betejë, ndërsa dhjetëra të tjerë u kapën robër. Këtu fillon edhe një nga episodet më të errëta të asaj periudhe. Brigada I sulmoi forcat nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në luftimet kundër pushtuesve italianë, bashkë me forcat nacionalçirimtare, Tefiku në Mallakastër, në bashkëpunim me Mehmet Shehun dhe Isai në luftën e përbashkët të Qafë-Shtamës, nën komandën e Abaz Kupit, në 4-5 gusht 1943, pra, një ditë pas Marrëveshjes së Mukjes. Por krerët komunistë e prishën këtë marrëveshje dhe i kthyen pushkët kundër atyre, me të cilët deri atëherë kishin bashkëpunuar kundër okupatorëve. Mehmet Shehu shkruante: “U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë”. (AQSH fondi 41 v.1943 D.32).

“GJYQI” DHE EKZEKUTIMET

Sipas dëshmive dhe dokumenteve të kohës, robërit iu nënshtruan një gjyqi të përshpejtuar, i cili nuk përmbushte as standardet minimale të drejtësisë. Vetë Mehmet Shehu, në një letër drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, pranon se vendimi për ekzekutimin u mor nga një trupë e vogël, e përbërë prej tij dhe dy të tjerëve. Rezultati ishte tragjik, dhjetëra robër sipas burimeve rreth 60 deri në 80 u pushkatuan. Në letrën e tij, Shehu shpreh edhe një reflektim të vonuar, duke e cilësuar vendimin si të tepruar dhe duke pranuar se kishte vepruar nën ndikimin e emocioneve dhe urrejtjes së momentit.

Megjithatë, ky pranim nuk e zhbën faktin se ekzekutimet u kryen dhe se ato përbëjnë një akt të rëndë në historinë e konfliktit të brendshëm shqiptar. Historiani i njohur Uran Butka ka mbledhur dëshmi rreth masakrës teksa I është referuar edhe një dëshmitari okulal. Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që Mehmet Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë. Prej katundit Remas: Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata, Qazim Pina. Kryekuq: Murat Malsori, Hysen Ismaili, Osman Plaku, Hamdi Çoku, Shyqyri Leka. Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata, Haxhi Dedej. Grabian: Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani, Sabri Bullari, Tafil Llusha, Roç Llusha, Ymer Bullari, Haxhi Sina, Arif Halili. Prej katundit Kalosh: Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello.

Shënepremte: Haxhi Murrizi, Kadri Murrizi, Avni Murrizi, Hysen Murrizi, Ismail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko, Alush Kasemi, Met Kasemi, Prej katundit Biçak: Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Agushi, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Shaban Sina, Haxhi Sina dhe Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi, Jani Gjeka, Jorgji Gjoni, Jorgji Lala, Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi Zhuka, Koli Tashi, Kristo Shkoza, Loni Bita, Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi Janko, Nasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan Bani, Simon Gjini, Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram Jeshili, Mehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen Dupi, Latif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Isuf Buzi, Ramazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lala e të tjerë. (AQSH F.41 v.1943 d.32 dhe “Gjëmat e komunizmit”). Vllas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar”! M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…” F. Arapi, Kush ishte Vllas Arapi. Tiranë 2000). Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M.Popoviç dhe D.Mugosha.

“Dy sërbët e mallkuar, që rinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”- thuhet në një dokument të asaj kohe.(AQSH F.270 d.11 v.1943). Ngjarja e Lushnjës pati një jehonë të menjëhershme. Vetëm pak ditë më vonë, Balli Kombëtar reagoi me një trakt ku deklarohej se “vëllavrasja kishte filluar”. Ky nuk ishte më një paralajmërim, por një realitet i prekshëm. Masakra e Lushnjës mbetet një nga ato ngjarje që ngre pyetje të forta mbi kufirin mes luftës dhe krimit, mes drejtësisë dhe hakmarrjes, mes idealit dhe realitetit.

LETRA E MEHMET SHEHUT

Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të brigadës dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës ballistët ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës. Porse para se t’i binim Lushnjës me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu na doli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve ndërsa Hamit Matjani mendonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova. Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë. U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë: 172 robër, 10-15 të vrarë. Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nënkomisarit të komandës vendit Lushnjës dhe një partizani të batalionit të parë të brigadës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur.

Me të vërtetë që ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse mua më duket se kam qenë gabuar, kemi ekzekutuar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistëve nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje. Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit për këtë masë të pamasë! Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku se unë isha vetëm dhe shokët e tjerë të shtabit brigadës ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta sepse s’premtonte koha. Sikur shtabi i brigadës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbërrinin në ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do ta zhdukim në të ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çasteve që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.

Të fala shoqërore, Komandanti i brigadës I V.F.L.P. 30.x.1943

LETRA E ENVER HOXHËS MË 5 NËNTOR 1943

I dashuri shok Mehmet,

Veçanërisht jemi të gëzuar për sukseset e Brigadës sonë Nacional-Çlirimtare. Brigada e jonë e I, dita-ditës po shkon në rrugën e vërtetë që i ka caktuar Shtabi i Përgjithshëm.

Komunikatat e juaja i presim me pa durim pse e dimë që Brigada e I gjatë udhëtimit të saj, i jep grushte të forta okupatorit Gjerman dhe tradhtarëve të vendit tonë. Si kurdoherë dhe kësaj radhe sukseset e Brigadës kundër Gjermanëve kanë qenë të dukshme dhe shokët gjatë përpjekjeve kanë fituar eksperiencën e duhur dhe ashpërsinë e urrejtjen kundër armikut. Rruga e saj do të jetë pa tjetër e lavdishme për nderin e madh të ushtrisë sonë Nacional Çlirimtare dhe për triumfin e çështjes sonë të shenjtë. Përmes teje, u shprehim gjithë shokëve të Partisë në Brigadë përgëzimet tona dhe ju urojmë që në të ardhmen ata të bëjnë dhe më shumë, ata të jenë kurdoherë në radhën e parë të luftës, të jenë shëmbëlla e heroizmës, e pjekunis politike, e gjakftohtësisë, të jenë ushtarët e denjë të çështjes së madhe dhe të Partisë sonë të dashur. Në përpjekjen që bëri brigada me forcat e reaksionit, si kundër që thoni në raportin që i çoni Shtabit të Përgjithshëm, kini zënë mjaft robër dhe pasi i keni gjykuar kini ekzekutuar 65 prej tyre. Ky xhest e errëson tablonë. Ky ekzekutim, shoku Mehmet si kundër që e njeh dhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepruar dhe pa vend dhe shumë i gabueshëm pse në vend që të na sjedhij fitime, na dëmton.

Duhet të kemi parasysh se katundarët që ndodhen në çetat e Ballit janë elementa të pafajshëm, të pasqaruar dhe viktima. Me këta duhet të sillemi më ndryshe, është detyra e jonë, si ushtarë të drejtësisë që jemi, duhet t’ju flasim këtyre njerëzve, t’i këshillojmë të gjejnë rrugën e drejtë, të dezertojnë radhët e okupatorit e të tradhtarëve. Por jo t’i ekzekutojmë në masë. Ekzekutimi të rezervohet vetëm për ata që me koshiencë të plotë bëjnë lodrën e armikut dhe të gjithë ata që grabisin e gjakosin popullin. S’duhet të armiqësohemi me Katundarët pse ata janë shtyllat e partisë sonë dhe një sjedhje karshi tyre si ajo e juaja sigurisht ka reperkusione ndër shtresat katundare.

Në as një mënyrë s’duhet t’i japim shkak armikut të na akuzojë për asisoj që nuk jemi. Letra e jote që i çon Shtabit të Përgjithshëm për këtë çështje, na siguron se do t’i moderoç ndjenjat e inspiruara nga momenti dhe nuk do të përsëritet më gjë punë e tillë, dhe herë tjetër nuk do të të mungojë gjakftohtësia. Kemi bindje se do të veproç këtej e tutje në këtë mënyrë, dhe këto veprime do të jenë të matura, pa humbur ashpërsinë e duhur dhe këtë do ta bësh, pse si komunist që je, nuk do të permtoç kurrë që me të tilla akte të preket emri i pastër i Partisë sonë të dashur. Të fala ty dhe gjithë shokëve, për Komitetin Qendror të Partis ëKomuniste Shqip./(Shpati)

/Gazeta Panorama

“Të shpëtojë kush të mundet”- Brenda “Titanikut” ndodheshin edhe 3 vëllezër shqiptarë, si i mbijetuan katastrofës Nga Kristaq Laka

 

 

Kaloi mbi një shekull nga gjëma mbinjerëzore, që mbi 100 vjet përpara, mori 1517 jetë njerëzish e, sot po merr gjithnjë e më shumë përmasa legjende. Fundosja e Titanikut që konstruktorët e “White star line” e quajtën të pafundosshëm, u fundos, u përmbyt i papërmbytshmi, por legjenda e tij, rri pezull e nuk përmbytet.

Enigma e mbytjes në atë mesnatë të errët, mes 14-15 prillit 1912, s’do të “flasë” kurrë. Ajo do të rrijë pezull e do të stërmundojë kokat e shumë studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve, gazetarëve, regjisorëve e do të vërtitet nëpër fundoqeanin, duke u ngurosur. Enigma do të mbetet një mister e do të jetojë nga pavdekësia.

Ora e vdekjes e “Titanikut”, u bë dhe ora e lindjes së historisë tragjike të tij, legjenda e tij.

Asnjë copë Titaniku, as i gjithi sikur të nxirret mbi tokë nga fund-oqeani, s’do të “flasë” kurrë, më shumë se ç’kanë folur të 700 të mbijetuarit. Më së shumti, ai do të jetë një muze psherëtimash, dhimbjesh e kurreshtjesh, turistësh e vizitorësh.

Në atë mesnatë tragjike, u dëgjuan edhe zëra shqiptarësh. Por, askush, asnjë qeveri shqiptare, nuk pyeti për 100 vjet me radhë: Kishte a nuk kishte shqiptarë në Titanik. Interesim i ngrirë si lotët e “Lëndinës së Lotëve”!

Karvanarët Tuglla

Në një faqe të njërit prej regjistrave të vjetër të Zyrës së Gjendjes Civile të qytetit të Korçës, gjendet trungu i familjes Tullga, mes të tjerëve edhe emrat e tre vëllezërve: Vangjelit, Kristaqit dhe Thanasit. Të bëjnë përshtypje të dhënat e hollësishme për secilin, gjuhët që flisnin, profesioni – karvanarë dhe së fundi: Larguar në kurbet në Amerikë, më 1912.

Siç më tregon Vangjoja, i cili i ka hyrë studimit me hollësi të trungut familjar, e veçanërisht ngjarjes së Titanikut, e cila për dhjetë dekada me radhë, ka qenë prezente në familjen e fisin e tij, mbiemri Tullga, u kishte mbetur nga nofka “tullë”, “tullkë” në dialektin korçar, (tullgë), sepse burrat e këtij fisi ishin tullacë.

Ata banonin në Malavecin e Sipërm, mbi Dishnicë, fshat që nuk ekziston më, veç murishteve, që koha i ka rrafshuar e fshehur nëntokë.

Burrat e këtij fisi, ushtronin profesionin e karvanarit, u shërbenin njerëzve me llandonë e karroca me kuaj, për t’i transportuar nga një vend në një tjetër, por edhe në Maqedoni, Greqi e Bullgari. Ishte koha kur Amerika, kishte ngjallur interes për gjithë botën, por edhe për shqiptarët.

Edhe familja Tullga, vendosi të përcillte në Amerikë tre djemtë, Vangjelin (Gelan) 30 vjeç, Kristaqin (Kicen) 27 vjeç dhe Thanasin (Naskën) 25 vjeç.

Të tre të martuar, të tre të fuqishëm, të mësuar me vështirësi e që u hanin duart për punë.

Pasi nxorrën “Navllot”, (Vizat), u nisën nga Korça, nga “Lëndina e Lotëve”, për në Greqi.

Udhërrëfyes u bë Visari ose Viska, siç i thoshin me përkëdheli, i cili ishte fis i Tullgave e, jetonte në Athinë dhe merrej me udhë-rrëfime për mërgimtarë.

Pasi kishin ndenjur disa ditë në Pire, i kishte përcjellë tre vëllezërit Tullga, me një vapor grek, për në Ingliterë.

Fjalët kishin marrë dhenë, se do të nisej nga Anglia për në Amerikë, një “pampor” shumë i madh, shumë luksoz, i paparë ndonjëherë, i ri fringo dhe shumë i sigurt. Krenaria e deteve, i thoshin.

Tre vëllezërit Tullga, nuk mund ta humbisnin shansin për të udhëtuar me këtë gjigant. Familja, kur mori vesh se djemtë do të udhëtonin me të, u gëzuan pamasë, se u sigurua që ata do të arrinin shëndoshë e mirë, sepse anija ishte e pa përmbytshme.

Kaluan javë e muaj… Familja Tullga, priste me ankth lajm për mbërritjen e djemve në Amerikë. Pritja u thye në makth, pasi lajmi i zi për mbytjen e Titanikut, kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Në shtëpinë e Tullgave, vërtitej një si kob shqetësimi: “Kanë shpëtuar djemtë, vallë”?!

Pas shumë kohësh, mbërriti një letër nga Bostoni. Zarfi nuk ishte rrethuar me shirita të zinj anash, çka do të thoshte se nuk sillte kob. E shkruante vëllai i madh, Gela. Pak a shumë, thoshte: Jemi gjallë. Shpëtuam me ndihmën e të madhit Zot. Kemi parë vdekjen me sy. Kemi zënë punë. Unë dhe Kicja, në një fabrikë emaljoje, Naska, ka hyrë berber në Boston. Mos u bëni merak për ne.

Thanasi, kishte lënë në Shqipëri, gruan, Sofinë dhe një vajzë të vogël. I dërgojnë haber se vajza, nuk ishte mirë… Ai diçka parandjeu dhe kthehet. Me mbërritjen e tij në shtëpi, rinisi kuja. I kishin vdekur edhe çupa edhe gruaja, Sofia, e cila ishte nga fisi i Beçkave, motra e Nasi Beçkës nga Çifligu. Dhembje mbi dhembje! Plagë mbi plagë. Kishte vdekur edhe nusja e vëllait të mesëm, Kristaqit, që kishte lënë një djalë…

Rrëfimi i Thanasit: “Si hipëm në një mal prej hekuri”

Rrëfimet e Thanasit, për mesnatën e 14-15 prillit 1912, u bënë ngjarje të ditës në shtëpinë e Tullgave.

Kushdo që vinte ta takonte, për kryeshëndoshë apo, t’i uruar mirëseardhjen, do ta pyeste patjetër edhe për tragjedinë e Titanikut.

Ato rrëfime, kaluan gojë më gojë e, brez pas brezi dhe kanë arritur deri në ditët tona, që Vangjoja, m’i tregon me aq emocion e korrektësi, sikur ta kishte përjetuar vetë atë ngjarje, ndonëse gjyshi i vdiq, kur ai ishte maturant në gjimnaz, në Korçë.

Im gjysh, Thanas Tullga, tregon Vangjoja, kishte një kujtesë fenomenale dhe ishte kureshtar i madh. Ai mbante mend me hollësi, çdo detaj të udhëtimit. Ishte 10 prill 1912, ditë e mërkurë, kur hipën në Titanik, në portin i Southamptonit dhe kishin mbetur gojëhapur, kur e kishin parë.

Nuk ishin përhapur kot llafet se, gjerë atëherë, asnjë vapor i tillë madhështor, nuk kishte çarë detet e oqeanet. Ishte i pambytshëm. Ishte si një “mal prej hekuri, sa Morava, një qytet më vete, që voziste në det e deti llamburiste nga dritat e luksi, sa të erreshin sytë e të merreshin mentë”, tregonte Naska.

Biletat Viska, ua kishte prerë të lira, në Klasin III-të, ku të tërë ishin mërgimtarë, të varfër që shkonin në botën e re për punë. Gjatë udhëtimit, kishin zënë muhabet me ca grekë, se merreshim vesh, pasi dinin greqisht, kurse ca grekë dinin anglisht, se kishin qenë në Amerikë e bënin për ta edhe përkthyesin.

 ‘Ishte si në një çmendinë ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonte atyre”!

E diel, 14 prill 1912. Ora shënoi 23:40 minuta. Duheshin edhe 20 minuta, që të vinte mesnata. Ndërsa udhëtonte në ujërat e ftohta të veriut të Atlantikut, Titaniku u drodh, sikur të goditej nga një mal. Ajzbergu…! Mali i nënujshëm prej akulli, sulmoi pabesisht malin prej hekuri nga poshtë. Sipër, në Klasin I-rë, kishte filluar tmerri. “Ne të Klasit III-të, nuk dinim se ç’bëhej lart, tregonte Naska. Një përfaqësues i ekuipazhit u kishte dhënë lajmin fatal, që ua kishin përkthyen grekët. Anija për rreth 2 orë e gjysëm fundoset…! Kapideni Eduard Smith, urdhëron braktisjen e saj. Të shpëtojë kush të mundë…”!

Tashmë, kapiteni i madh, Smith, komandonte mbytjen. Ishin ngjitur të tre në kuvertë. Lemerinë që kishin parë, nuk ka gojë ta tregojë as penë ta shkruaj. Skena të çuditshme, plot tmerr e rrëqethje. “Ishte si në një çmendinë, ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonin atyre” – kishte thënë Naska…!

Vetëm muzikantët, u binin veglave me të qarë. Qanin veglat muzikore, qanin dhe muzikantët, tek përcillnin njerëzit dhe veten e tyre me muzikë, në botën tjetër! Një tmerr!

Na kishte ikur zëri nga tmerri. Se është e bukur jeta, sidomos kur vdekja të sheh në sy e, ti nuk e afron, thoshte Naska.

Na duhej të merrnim një vendim. Dhe e morëm. Të hidheshim të tre në ujë. Si të ishte shkruar nga Zoti. Sido që të jetë puna, duhet të ishim bashkë, pranë njëri-tjetrit, qoftë edhe në fund të oqeanit. Duhet të shpëtonim. Vendimi na jepte forcë e shpresë, për të jetuar. Po si? Pa një mjet lundrimi, në mes të oqeanit?! Pamë rretheqark. Tavolina të boshatisura që dridheshin, karrige që rrëshqisnin…

Kush mund të bëhej mjeti i shpëtimit?! E vendosën…! Hodhën tavolinën, pastaj morën nga një karrige… dhe u hodhëm “fiu” me to, drejt në ujë…! Ulërimat e lemeritë, sikur dilnin nga uji e ngjiteshin në qiell, si një lutje e mallkim.

Duke notuar me karrige, iu afruan tavolinës, që kishin hedhur e rrinte mbi ujë. Vumë duart te ajo. Luftonim me vdekjen. Duhet t’i shpëtonim vdekjes. Por vdekja na ndiqte pas. Duhej guxim, trimëri, e fat.

Ata e përzunë vdekjen, me guximin e moshës edhe të njerëzve të papërkulshëm. Befas, u zë syri një varkë të përmbysur që pluskonte mbi ujë. Sikur panë një fije dritë shpëtimi, të vogël. Iu vunë asaj, bashkë me disa të tjerë dhe e kthyen së mbari. Një varkë e përmbysur, përmbysi përsëri fatin dhe e ktheu drejt jetës.

Ajo varkë, u bë shpëtimtarja e mbijetesës. E ngisnin me duar. Iknin që t’i shpëtonin thithjes së vorbullës që do të bënte anija, kur të fundosej plotësisht. Iknin tutje nëpër oqean, pa drejtim, iknin dhe e ftohta e madhe, para vdekjes së akullt, nuk ndihej.

Pas 2 orë e 40 minutash, mali i pabesë prej akulli, e mundi malin prej hekuri…! Kaq kohë iu desh oqeanit, ta gëlltiste atë mal hekuri.

Dhe, me që s’e gëlltiste dot menjëherë, e çau më dysh, pastaj, si lëshoi një hungërimë llahtari, sa u drodh oqeani, e përpiu dhe e çoi 2.787 m. thellë. Titaniku kishte “pirë”, brenda mushkërive të tij, 25 milionë litra ujë. Dhe mbi të gjitha, aq njerëz sa nuk ishin mbytur kurrë.

Ja pse thoshte Thanas Tuglla, se “Titanikun” e mbyti Qibra!

Thanas Tullga, si sistemoi familjen edhe djalin e Kristaqit, pasi edhe atij i kishte vdekur e shoqja, mori përsëri udhën për në Amerikë. Më 1920-n, u kthye përsëri në Korçë, u martua me Vangjelinë dhe nuk iku më. Vdiq në Korçë në vitet ’60, duke lënë pas fëmijë, nipër e mbesa dhe historinë e jashtëzakonshme të mbijetesës. Shumë e kishin pyetur: përse u mbyt Titaniku?

Dhe ai me logjikën e njeriut të thjeshtë, e ironinë e korçarit, kishte thënë: “E mbyti qibra e fodullëku dhe humbja e toruas…

Mund të mos kishte vdekur asnjë, po t’i kishin dëgjuar sinjalet e kolegëve të anijeve të tjera, që i lajmëruan me shqetësim, të devijonin rrugën se kishte male me akuj. Mund të kishin vdekur shumë pak njerëz, s’kishte varka dhe ato që ishin, ikën pa u mbushur plot. Në këtë botë, nuk ka të pavdekshëm e të përmbytshëm”. Sot në Amerikë, jetojnë fëmijët e nipërit e mbesat e Kristaqit, njërit prej vëllezërve Tullga.

Ilo Deti, i konfirmuar hershëm si “një shqiptar në Titanik”!

Rreth 20 vjet më parë, tek shihnim në TVSh, në familjen time në Tiranë, filmin “Titaniku” (të vjetrin), nëna vithkuqare Olimbi Stoja, ndërsa s’ia ndante sytë ekranit me një ngulm e kurreshtje të pa treguar, përsëriste vazhdimisht me dhembje: I shkreti Ilua i Kovit, paska parë vdekjen me sy”! “I gjori Lui ç’ka hequr”! (I thoshin shkurt amerikanët “Lui”).

Ajo më habiti, kur më tregoi, se në atë, “pampor të madh që u mbyt”, ishte kushëriri i saj, Ilo Deti nga Vithkuqi. Përmes habisë, kureshtjes e mosbesimit, për javë të tëra, shfrytëzova shtypin e kohës, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, shfletova libra, aq sa munda, por nuk munda ta gjej askund emrin e Ilo Detit, shqiptarit të mbijetuar në tragjedinë e Titanikut.

Por në kontaktet që mora me familjarët e Ilo Detit në Korçë, u binda për të vërtetën dhe botova në vitin 1992, në gazetën “Pasqyra”, ku isha kryeredaktor, shkrimin “Një shqiptar në “Titanik”.

Pas meje, shkruan për këtë ngjarje edhe të tjerë, thjesht, duke u rrotulluar pas fakteve që sillte shkrimi “Një shqiptar në Titanik”, por i vetmi që tregoi interes profesional, që ndoqi me këmbëngulje e kureshtje gazetari këtë ngjarje dhe solli edhe fakte të reja, që unë i lashë në mes. Ishte gazetari Ferdinand Murati. Por habia vazhdon.

Vetëm yjet e qiellit, mund ta tregojnë atë natë tmerri!

Edhe tri orë të tjera tmerr e lemeri, duke u vërtitur mbi oqean me atë varkë. Hënë nuk kishte. Yjet lëviznin të tmerruar e keqardhës mbi oqean e shkonin ato skena që s’i kishin parë kurrë. Kalonin kokë më kokë e, puthnin duke qarë për të vdekurit, e gjysëm të vdekurit, por dhe të gjallët, që dridheshin e mbanin kokën drejt qiellit…! Vetëm yjet mund t’i tregojnë të gjitha ato që ndodhën atë natë. Por ata yje, sikur dërguan një mrekulli, një sihariq, se vdekja po mbaronte.

Një anije… anija greke “Carpathia”… pas pesë-gjashtë orësh, të sinjalit “SOS”, erdhi në fushë-përmbytjen e fushëvdekjen për t’i shpëtuar.

Kishte dhënë e para sinjalin “SOS”, për zonën me akullnaja, për ajsbergun, por nuk ia kishin varur.

U ndanë marinarët trima, si rrufe mbi det, e i mblodhën të vdekurit (ata që mundën), gjysëm të vdekurit e të gjallët bashkë. Vetëm 700 kishin mbijetuar.

Vinin vërdallë, ca varka të vogla e thërrisnin me një si buri: A ka të gjallë?! A ka njeri të gjallë…?!! Ato thirrje, dhimbjeje e, lutjeje, i përpinte Oqeani… Pastaj qe nisur në heshtje drejt Amerikës, New Yorkut, me ngarkesën që nuk do ta dëshironte askush dhe me dashurinë e atyre, që “Carpathia” u bë “Perëndia e shpëtimit”. Kishin ardhur pastaj edhe anije të tjera.

Vapori “Carpathia”, pas tre-katër ditësh, më 18 prill, na shpuri në New York, tregonte Naska. Si na rregulluan, na dërguan në Boston, se atje kërkuam vetë. Zumë punë. Qeveria amerikane, na përkrahu, na dha ndihma edhe shpërblim, të gjithë ne të mbijetuarve, se humbëm gjithçka, por rifituam jetën dhe një histori, që nuk ishte thjesht histori, ishte edhe tragjedi, që do të rrëfehet si legjendë./  Memorie.al

“Mos u largo nga familja”, amaneti i Abaz Kupit më 1944 për djalin para arratisjes! Dy arrestimet e Fatbardh Kupit

Fatbardh Kupi ishte i biri i patriotit dhe luftëtarit Abaz Kupit, i cili priti me armë pushtuesit fashist më 7 prill të vitit 1939 dhe ishte krijuesi i çetave të para nacionaliste.

 

Lindi në vitin 1928, në Krujë. Që në moshë të re iu desh të përballej dhe të sfidonte përndjekjen si antifashist dhe antikomunist. Për shkak të veprës së shquar të të atit, vuajti internimin në Himarë nga viti 1939 deri më 1940, e pastaj në Itali së bashku me familjen deri në vitin 1941. U lirua dhe u kthye në Krujë. Pushtuesit fashistë e rrethuan të atin, Abaz Kupin, në Krujë, por nuk mundën ta shtinin në dorë. Për këtë arsye, Fatbardhi me familjen e tij u internua në Gjirokastër deri në fund të vitit 1942. U lirua dhe kthye sërish në Krujë. Me fitoren e komunizmit dhe arratisjen e të atit dhe dy vëllezërve, Fatbardhi dhe familja e tij iu nënshtrua përndjekjes nga pushteti i ri. Nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, u mobilizua në repartet luftarake të F.N.Ç.L., me komandant Gjin Markun.

Ndërkohë që Divizioni i Gjin Markut kapërceu kufirin e shkoi deri në Vishegrad, Bardhi i sëmurë rëndë, u shtrua në spital. Pasi u shërua mori raport mjekësor për paaftësi shëndetësore. Mirëpo raporti duhej firmosur në Korpusin e Shkodrës. Shkoi në komandë, ku gjeti Shefqet Peçin dhe Beqir Ballukun. Pa firmën e tyre, s’mund të lirohej, do ta cilësonin dezertor. Sekretari ishte krutan, daja i Sami dhe Gani Kupit, kushëririt të tij. Lufta i përzjeu njerëzit…! Ai ia përgatiti lejen në bazë të raportit, të cilën duhej ta firmoste ose komandanti ose komisari. Kur hyn në zyrë, komandanti Shefqet Peçi e provokon për babain, duke ia sharë. Bardhi ia kthen dhe… debati ashpërsohet. Hyn në mes Beqir Balluku, i cili shmangu sherrin. Ia mori raportin dhe ia firmosi, duke i bërtitur fort: “Hajt ik në shtëpi tani”!– “Këtë burrëri e bëri Beqir Balluku, nuk e di nga se u nis, por unë nuk ia harroj, më shpëtoi se Shefqeti ishte gjaknxehtë dhe gjakësor”, e kujton atë incident të kohës së largët Bardhi.

NDARJA ME BABANË

Më 24 tetor 1944, Abaz Kupi u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Fatbardh Kupi ka rrëfyer para se të ndërronte jetë në 2016-ën takimin e fundit me të atin I cili e njoftoi për vendimin qe kishte marrë. “Unë po iki për pak kohë. Ti Bardhi, shko në shtëpi dhe qëndro pranë nënës dhe motrave”. Bardhi, që ende nuk e dinte vendimin e ikjes, e ka pyetur; “po pse duhet të kthehem në shtëpi? Unë s’jam fëmijë…”! Qetëqetë, i ati i është kthyer me fjalë të matura: – “Ato kanë nevojë për mbrojtje dhe unë po ta besoj ty këtë detyrë, sepse kam besim”. Pas kësaj, i ati, kishte nxjerrë një letër, dhe i kishte kërkuar që të nënshkruante aty një deklaratë bese, se nuk do t’i braktiste kurrë nënën dhe motrat.

Pa e kuptuar mirë se ç’po i kërkohej, djali 17 vjeçar, ia kthen: “Kur të mërzitem, do të iki ndonjëherë, se s’mund të rri gjatë në shtëpi me gratë”. I ati këmbënguli që s’duhej të lëvizte pa i ardhë lajmërimi prej tij dhe të kujdesej për nënën dhe motrat, Dudinë, Hyrien dhe Bukurinë. Madje, i kërkoi që ta firmoste besën përmes deklaratës dhe të jepte fjalën e burrit. Letra pasi u firmos nga i biri, u palos në katërsh dhe babai e futi në portofol. Letra kishte vetëm një fjali, kujton Bardhi: “Nuk largohem nga familja, pa më lajmëruar baba”….! Poshtë firma. Fatbardh Kupi, për shkak të rezistencës që bëri babai i tij, fashistët e internuan një herë në Himarë e pastaj në Itali. Që nga kjo moshë e re ai u përballë me armiqtë e Shqipërisë dhe i luftoi ata në mënyra të ndryshme, duke vazhduar rrugën e babait të tij, Abaz Kupit.

ARRESTIMI I PARË MË 1945

Fatbardh Kupi u arrestua më 9 qershor të vitit 1945. Prokurori në akt-akuzë, e akuzoi se kishte mobilizuar popullin në radhët e Legalitetit, kishte bashkëpunuar me rininë e Ballit, ishte në radhët e armiqve të popullit. Më 17 dhjetor 1946, me vendim nr. 685, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi “kriminel lufte dhe armik të popullit” dhe e dënoi me 5 vjet burg. U lirua pasi plotësoi dënimin, por pas disa muajsh u internua në PortoPalermo të Himarës, ku qëndroi deri në vitin 1951. Nëna dhe katër motrat e tij u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës. Kur Porto Palermo pushoi së qeni kamp internimi, Fatbardhi u transferua në Tepelenë, ku u bashkua me familjen. Nga Tepelena familja Kupi u dërgua në kampin e fabrikës së tullave në Tiranë. Aty qëndruan deri në vitin 1954. Më 14 prill 1954, u internua për 5 vjet në Kuç të Vlorës. Pas mbarimit të internimit në Kuç, u transferua në Savër të Lushnjës, ku u martua me Liri DorinKupin, e cila sakrifikoi çdo gjë për hir të dashurisë. Në vitin 1968 u transferua në Grabian, kurse më 1981 në Gradishtë të Lushnjës.

ARRESTIMI I DYTË NË 1981

Për herë të dytë u arrestua më 25 nëntor 1981. Arrestimi erdhi pa asnjë shkak. U akuzua pse ishte shprehur se, “Partia e Enverit ia ka mohuar të drejtat babait Abaz Kupi, që ka luftuar kundër armiqve të Shqipërisë”. Kaq mjaftonte për ta dënuar për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe pushtetit. Gjyqi ishte i montuar. Dëshmitarët false, të cilët kur ai doli nga burgu, të penduar i kërkonin ndjesë. Si prove, ishte bashkëngjitur edhe një ekspertizë për hartimin e shkruar prej tij, teksa vazhdonte gjimnazin natën. Gjyqi ishte një farsë. Njëri prej dëshmitarëve, G. V., i tha se: poshtërsia më e madhe në jetën e tij, ishte dalja dëshmitar i rremë në gjyqin kundër Bardhit, por e kishin detyruar. I gjithë gjyqi ishte i montuar. U dënua me 10 vjet burg.

Kaloi kohë të vështira në burgun e Ballshit. Më pas do të provonte Qafë-Barin, Bulqizën etj. U lirua më 1989 dhe u kthye pranë familjes në Gradisht. Fatbardh Kupi është i vetmi djalë i Abaz Kupit që mbeti në Shqipëri, pas instalimit të pushtetit komunist dhe të diktaturës në Tiranë. Pushtetarët hoxhistë, duke njohur veprimtarinë kombëtare e antikomuniste të babait të tij, e burgosën dhe e internuan në kampe përqendrimi që ishin hapur për antikomunistët dhe kundërshtarët e tyre. Ky në qeli dhe në internim iu nënshtrua torturave dhe keqtrajtimeve të rënda fizike, por në asnjë moment nuk hoqi dorë nga një Shqipëri demokratike për të cilën kishte luftuar babai i tij kundër fashizmit dhe komunizmit. Përkundër torturave, ai qëndroi gjithnjë i pamposhtur, i dinjitetshëm dhe tregoi moral të fortë për një Shqipëri etnike, të cilën e kishte konceptuar Mbreti i Shqiptarëve, Ahemet Zogu qysh në vitet e 30 të shekullit të kaluar. Abaz Kupi, posa mësoi sëmundjen e mbretit Zogu I, shkoi në Paris dhe qëndroi atje derisa vdiq dhe kur iu bë ceremonia e varrimit. Ky mori pjesë edhe në ceremoninë e shpalljes së Leka Zogut Mbret i Shqiptarëve.

Fatbardh Kupi i ndarë nga babai, të cilin më nuk arriti në të gjallë të tij ta shihte, dhe i mbetur nën diktaturën e Enver Hoxhës aq gjatë, paraqet figurën e një atdhetari të palëkundshëm dhe një burrë që atdheun e kishte mbi të gjitha, një Shqipëri, ku të gjithë do të jetonin të lumtur dhe të lire. Fatbardh Kupi pat deklaruar: “Gjatë gjithë jetës kam jetuar me krenarinë e babait tim, që i vuri gjoksin luftës në Durrës dhe i priti fashistët me luftë. Vuajtjet e mia janë të vogla para madhështisë së babait tim. Shkruani për atë se ma lehtësoni dhimbjen dhe mallin”. Fatbardh Kupi ndërroi jetë me 23 shkurt 2016, në North Shore Hospital – Long Island, Nju Jork dhe u përcoll me nderime nga komuniteti shqiptar me 27 shkurt në varrezën ku pushon edhe ati, Heroi i 7 prillit, në Kew Gardens Road Kew Gardens Queens, Nju Jork.

/Gazeta Panorama 

Dorëshkrimet, çfarë iu sekuestrua Lef Nosit! Si përfundoi para pushkatimit një nga themeluesit e shtetit

Lef Nosi, firmëtari i pavarësisë, filatelisti, poligloti, arkivisti, etnografi dhe politikani shqiptar, lindi në Elbasan më 9 prill 1877. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe nisi studimet e larta për farmaci në Athinë, por u kthye pa i përfunduar për t’u angazhuar në çështjet e historisë dhe kulturës kombëtare.

 

Në 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ndërsa në 1909 kontribuoi në hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit. Në 1910 themeloi gazetën “Tomorri”, artikujt e së cilës provokuan autoritetet osmane, të cilat e arrestuan dhe e dënuan me vdekje. Pas protestave të patriotëve shqiptarë ky dënim u zëvendësua me internim. Më 28 nëntor 1912 ishte delegat në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë. Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Postë-Telegrafëve. Në 1918 mori pjesë në Qeverinë e Durrësit dhe delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Pas largimit të Fan Nolit, u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua botimit të dokumenteve historike, studimeve gjuhësore dhe mbledhjes së objekteve kulturore. Me pushtimin italian u internua në Itali, por në 1942 u kthye dhe u angazhua me Ballin Kombëtar. Gjatë pushtimit gjerman (1943-1944) u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës pozicion për të cilin më vonë regjimi komunist e akuzoi për bashkëpunim me pushtuesit dhe e dënoi me pushkatim. Ekzekutimi u krye më 15 shkurt 1946. Në vitin 2007 iu akordua Urdhri “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e tij në shtetformimin dhe kulturën shqiptare.

KONTRIBUTI ATDHETAR

Veprimtaria e ngjeshur kombëtare e bëri shumë shpejt objekt ndjekjeje për autoritetet osmane. Në 1902 shpëtoi pa u dënuar, sepse nuk iu provua fajësia. Ideja e Lef Nosit për shtetin e ri shqiptar mori formë në programin politik që, së bashku me Faik Konicën, shtypën në Londër më 1907. Lëvizja politike do të quhej “Ana Kombëtare” dhe programi i saj përmbante 24 pika. Forma qeverisëse do të ishte monarkia. Shteti i ri shqiptar do të kishte në përbërjen e tij katër vilajetet e perandorisë osmane: Janinës, Kosovës, Manastirit dhe Shkodrës. Shteti shqiptar do të ishte shtet laik. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit, si kryetar i shoqërisë “Afërdita” të Elbasanit, por pa të drejtë vote. Në maj të po këtij viti ndërmori një udhëtim në Filadelfia, SHBA, në shërbim të çështjes shqiptare. Më 1909 u zgjodh kryetar i Klubit “Vllaznia” në Elbasan. Ishte një nga figurat qendrore që kontribuan në organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombëtar të Elbasanit (tetor 1909) dhe të hapjes të së parës shkollë normale në vend (1 dhjetor 1909). Në këtë kohë ai ishte mësues i shkollës shqipe të natës. Më 7 gusht 1910 u arrestua nga ekspedita ndëshkimore e Shefqet Turgut Pashës, që kish vepruar në gjithë Gegninë. Katër ditë më vonë u dënua nga një gjykatë ushtarake dhe u internua në Bursë të Turqisë. U lirua 9 muaj më vonë, dhe në mesditën e 9 prillit 1911 mbërriti në Elbasan. Rifilloi të gjurmojë e të mbledhë dokumente historike, antikuare, filateli, materiale folklorike, etnografike, si dhe botime albanologjike e ballkanologjike. Kësisoj arriti të mbledhë një material të pasur folklorik. Shtoi bashkëpunimin me klubet atdhetare të kolonive shqiptare të Janinës, Stambollit, Manastirit, Bukureshtit dhe me klubet brenda vendit. Në vijim punoi dhe hartoi “Abetare për shkolla fillore meshkujsh e femrash”, të cilën e botoi në bashkëpunim me klubin e Manastirit. Më 28 nëntor të vitit 1912, u zgjodh një prej delegatëve që përfaqësonin Elbasanin në Kuvendin e Vlorës. Nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u zgjodh anëtar i kabinetit të Ismail Qemalit. Në 4 dhjetor, u zgjodh ministër i Postë-Telegrafës. Ishte një nga nismëtarët për ngritjen e shërbimit informativ të shtetit të ri.

QEVERIA E PËRKOHSHME

Nën drejtimin e tij, Qeveria e Përkohshme nxori gjashtë emisione pullash. Në mars 1914 u caktua në delegacionin e qytetit të Elbasanit për pritjen e Princ Vidit në Durrës. Në 25 dhjetor 1918, u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit, së bashku me Shefqet bej Vërlacin dhe Ahmet Daklin. Në 1919 u zgjodh delegat për në Konferencën e Paqes, përkrah Mehmet Bej Konicës, Luigj Gurakuqit, Mustafa Krujës, Imzot Luigj Bumçit etj.. Në vitet 1918-‘19 drejtoi të përkohshmen “Kopështi letrar”, që botohej në Elbasan. Bashkë me mikun e tij, Ahmet Daklin, bënin pjesë në grupin politik “As i beut as i pashës”, që dështoi në zgjedhjet e viti 1923. Pas grushtit të shtetit të vitit 1924, u caktua kryetar bashkie i Elbasanit. U tërhoq nga jeta politike me fitoren e Legalitetit në dhjetor të 1924, dhe iu kushtua studimeve gjuhësore, historike e etnografike, si dhe filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë kombëtare. Më 18 dhjetor 1934, ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, me ndërmjetësinë e Inspektorisë së Arsimit, i kërkoi të përshkruante hollësisht flamurin e ngritur më 28 nëntor 1912. Botoi revistën e përmuajshme historike “Dokumenta historike për t’i sherbye histories tonë kombëtare” dhe më 1937, me rastin e 25-vjetorit, një fletëpalosje me Aktin e Pavarësisë. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, u internua në Itali, bashkë me Mehdi Frashërin dhe Rauf Ficon. U kthye në atdhe më 1942. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur dhe neutral. U vendos në Tiranë, në hotel “Dajti”.

ARRESTIMI DHE GJYQI

Më 1943 u zgjodh kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe në tetorin e po atij viti, edhe anëtar i Këshillit të Regjencës. Pas tërheqjes së gjermanëve, u fsheh bashkë me Atë Anton Harapin në malet e Veriut, i veshur si frat. Në tetor 1944 qëndroi në Kuvendin Françeskan. Meqë nuk mund të jetonte në malet e Pultit, e dërguan në fshatin Kir, ku pa kaluar shumë kohë u zbulua se nuk ishte frat dhe u arrestua. U dërgua në Tiranë. Gjyqi kundër tij, Atë Anton Harapit dhe Maliq Bushatit u hap më 1 shkurt 1946. Gjyqi u zhvillua në sallën e kinema “Kosova”. Mikja e tij, antropologia skoceze, Margaret Hasluck, i shkroi një letër Enver Hoxhës, në të cilën shfaq gatishmërinë për të dëshmuar përpara çdo gjykate shqiptare për pafajësinë e Lef Nosit. Por më 12 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës (vendim nr. 24) e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave qytetare e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua te Kodra e Priftit (ose, sipas një versioni tjetër, te Kodra e Kryegjyshatës Bektashiane), bashkë me Maliq Bushatin dhe Atë Anton Harapin. Sipas një dokumenti të publikuar kohë më parë nga Arkivi Qendror në lidhje me sekuestrimin e pasurisë së firmëtarit të Pavarësisë publikohet një listë të detajuar të asaj që u inventarizua në shtëpinë e Lef Nosit.

DOKUMENTI I PASURISË:

“Pasunia e t’arratisunit politik Lef Nosi:

Nji kopsht me pemë të ndryshme në semtin e kullës e përbame prenj një pendë dheje Kufijt nga L. Ibrahim Bicoku, në perëndim Xhemali Filja, në Veri Demir Lulja e nga Juga Shtëpia e engleskës.

Vërejtje: Ky kopsht administrohet prej vetë pronarit.

Gjendja familjare e politike e pronarit përbahet prej nji personi, gjendja politike e tij para se të arratiset si pjestarë i Ballit kombëtar dhe tash më banim të paditun. Firmosës të këtij dokumenti janë: Hajrullah Demeli, Kostandin Doku, Pavli Kavaja, Selim Shehu.

II Shtëpi në lagjen Xhomi Elbasan Tre kate
Kati I tre dhoma si depo, njena bibliotekë
Kati II tre dhoma e nji banjë komplete e një kuzhinë
Kati III dy dhoma e nji sallon
Në kufi me Vasil Nosin. Gjendja e shtëpisë

Shënim: “Në këtë Shtëpi banon komandanti i Qarkut shoku Arif Konica si dhe Matilde Nikoll Nosi (nëna e Frederik Nosit) Matilde deklaron se shtëpia së bashku me të gjitha mobiljet që gjenden brenda i kemi me Lef Nosin. Në faqen e dytë të dosjes nga ku është marrë dokumenti jepet urdhër që pasuria të sekuestrohet, por në rast se janë të varfër jo. “Megjithatë, në ato raste që pasuria është e madhe ose punohet me bujq komisioni i sekuestron dhe i administron sikurse pasunit e t’arratisunve politikë e bejlerëve”. Pra, nga ky dokument nuk del në dritë, se çfarë u mor në shtëpinë e Lef Nosit. Megjithatë ky dokument është vetëm një inventar dhe por më vonë dënimi me vdekje i Lef Nosit, Patër Anton Harapit dhe Maliq Bushatit, kishte të përcaktuar edhe sekuestrimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, sepse ata persona që dënoheshin “nga gjyqet ushtarake me burgosje që nga një e gjer më 30 vjetë, ose me burgim të përjetshëm ose me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme dhe me humbje të përhershme ose të përkohshme të të drejtave politike.” Përveç kësaj Lefi pati edhe një sërë studimesh që u ndalën në vitin 1944 e për fatin e keq nuk u botuan, por ngelën nëpër arkiva, nga ku një pjesë, me sa duket është vjedhur. Megjithatë në Arkivin Qendror Shqiptar ka një fond të veçantë në lidhje me Lef Nosin. Shtëpia e Lef Nosit ishte një muze materialesh të ndryshme që kishin vlera të mëdha, dhe librat e bibliotekës së tij përfunduan në drejtime të ndryshme, dhe mesa duket një pjesë e tyre gjendet edhe në Bibliotekën e qytetit të Elbasanit. Ai botoi më 28 nëntor të vitit 1937 dokumentin historik të Shpalljes së Pavarësisë, por sot ky dokument nuk gjendet. Lef Nosi, gjërat më të vyera i depozitoi në Bankën e Shqipërisë dhe çelësin ia besoi mikut të ngushtë, Aleksandër Xhuvanit. Për jetën e Lef Nosit kanë lënë dorëshkrime me kujtime, i ndjeri Stiliano Nosi, dhe e ndjera mbesa, Adelina, si dhe nipi Vasili. Të afërmit e tij kanë prezantuar një letër të heroit të luftës antifashiste nacionalçlirimtare, Heroi të Popullit Qemal Stafa, dërguar Lef Nosit, në kohën kur ky ishte i internuar në Itali, e cila daton më 15 mars 1941, ku në fillim shkruhet: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet…” dhe në përfundim: “Përherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”. Pas vitit 1990, u nderua si patriot i shquar, në një ceremoni organizuar në vendlindjen e tij, me pjesëmarrjen e veçantë të familjes Nosi, mbesës së tij, Adelina Kosturi (Nosi) dhe birit të saj, Skënder Kosturi. Lef Nosi është dekoruar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe është shpallur Qytetar Nderi i Elbasanit. Është cilësuar nga miq e të afërm të tij “akademik” dhe “personalitet kombëtar”, më shumë një “filolog” se sa një “politikan”.

DËNIMI ME VDEKJE

Më 12 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës (vendim nr. 24) e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave qytetare e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua te Kodra e Priftit (ose sipas një versioni tjetër, te Kodra e Kryegjyshatës Bektashiane), bashkë me Maliq Bushatin dhe Atë Anton Harapin. Lef Nosi qëndroi në hetuesi për 5 muaj, deri në fund të janarit të 1946, kur ai u nxor në gjyq më 31 janar 1946. Aty prokuroria e Gjykatës Ushtarake të Tiranës lëshon aktakuzën kundër të tre të arrestuarve, duke i akuzuar ata si “kriminelë lufte dhe armiq të popullit”. Ndër shumë akuza të tjera Lef Nosi, nga prokurori u akuzua edhe si përgjegjës për vrasjen e 50 mijë vetave, pavarësisht se e gjithë lufta nuk kishte më shumë se 3 – 4 mijë të tillë. Në përfundim të këtij procesi politik ku nuk doli asnjë akuzë e drejtpërdrejtë nga ato që mëtoheshin nga prokurori dhe vendimi i gjykatës, qe dënimi me vdekje për të tre të pandehurit. Më 12 shkurt 1946 Gjykata Ushtarake e Tiranës mori vendimin për dënim me vdekje për Lef Nosin, Maliq Bushatin dhe Patër Anton Harapin.

DOSJA E SIGURIMIT

“Republika P. e Shqipërisë
Gjykata Ushtarake e Tiranës
Nr. 24 i Librit Themeltar
Tiranë, më 31 janar 1946
Procesverbal

Prokuroria e kësaj Gjykate me akt-akuzën datë 31 janar 1946 na referon për gjykim bashkë me aktet tre të pandehurit: Lef Nosi nga Elbasani, Patër Anton Harapi nga Shkodra dhe Maliq Bushati po nga Shkodra, të akuzuar pse si kriminela lufte dhe armiq të popullit: dy të parët në cilësinë e tyre anëtarë të Regjencës në kohën e okupacionit nazist, kanë bashkëpunuar dhe i kanë shërbyer këtij okupatori në dëm t’interesave të larta të Atdheut dhe janë përgjegjës për të gjitha krimet, shkatërrimet dhe dëmet materiale të kryera në vendin tonë dhe i treti ka përgatitur, n’ bashkëpunim me tradhtarë të tjerë, terrenin për okupimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, ka sabotuar rezistencën e popullit shqiptarë, në cilësinë e tij Kryeministër në kohën e okupacionit fashist ka bashkëpunuar në mënyrën më të ngushtë me okupatorin në dëm të popullit shqiptar dhe ka mobilizuar e subvencionuar forca armate për kundra luftës Nc. Çl, etj, etj. Aktet u regjistruan nën nr. 24 të Librit themeltar të këtij vjeti dhe për ditë gjykimi të çështjes u caktuan data 1 fruer 1946, ora 9, duke iu njoftuar të pandehurve që ndodhen të arrestuar.”

“Akt-Gjykim”

Gjykata e Lartë Ushtarake e formuar prej: N/Kolonel Gaqo Floqi Kryetar, Major Frederik Nosit Anëtar, Kapiten Ire Veledin Zejneli, anëtar.

Me ligj: Vendimi i gjykatës së faktit është i bazuar në dispozitat ligjore përkatëse, sasia e ndëshkimit caktuar me VDEKJE për të dënuarit është i drejtë dhe në përpjesëtim me fajet dhe veprat e kryera prej tyre:

Prandaj: Gjykata e Lartë duke pëlqyer edhe mendimin e Prokurorit në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 41 datë 14 Janar 1945 mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Vendosi:

Aprovimin e akt-gjykimit Nr. 24 datë 12. II. 1946 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës, me të cilën është vendosur ndëshkimi me VDEKJE të pandehurve: Lef Nosi nga Elbasani, Patër Anton Harapi nga Shkodra dhe Maliq Bushati nga Shkodra, me të cilën humbin të gjitha të drejtat qytetare dhe politike, sekuestrimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme”. Lef Nosi nuk pranoi të bënte kërkesë faljeje. Megjithatë organet e atëhershme bënë një dokument, që gjoja Lef Nosi kishte kërkuar që ti falej jeta.

/Gazeta Panorama 

Kur lexojmë Mërgim Korçën….- HYRJE  E SHKRUAR NGA VISAR ZHITI

 

                     

MISIONI   TJETËR

               

Është libri i tretë me shkrime i zotit Mërgim Korça, i analistit të mprehtë, oratorit eseist, studjuesit të historisë tonë të re, polemizuesit të saj dhe, për rrjedhojë, edhe i çështjeve aktuale.

U fut fuqishëm dhe i sigurtë në fushën e shkrimeve të këtij lloji, me bagazh të plotë dijesh dhe përvoje të njimendët, jo si një trill i vonë i tij, që ia siguronin kushtet e lirisë, por u ndje i thirrur nga koha për të thënë të vërtetën, aty ku ajo nuk dihej, ishte e mbuluar apo ishte e harruar me qëllim ose jo, të zbulonte të panjohura me rëndësi kombëtare, që i jepnin dinjitet historisë sonë, atje ku ai ishte bjerrur.

Gati  10 vjet më parë Mërgim Korça botoi librin e tij të parë “Histori të pashkruara”,  ku na befasoi me analizat-ris( që solli, dukle na bërë të njohur personalitete madhore intelektuale, fetare e patriotë, bëri një lloj ringjallje sfiduese të tyre, por edhe akuzë ndaj atyre dhe sistemit që bëri të kundërtën.

Nuk vonoi dhe tre vjet më pas nxori librin e tij të dytë “Hedhje drite rreth shtrembërimesh historike”, ku shpjegohet qysh në titull misioni i tij. Zbulime dhe shpalosje të vlerave kombëtare, me befasinë e mëparëshme dhe risínë..

Dhe ja tani libri i tretë, që duket si një vazhdim i punës së Mërgim Korçës, një triadhë, ku autori jep ndihmesën e tij të paçmuar në ribërjen e ikonës së Shqipërisë së përjetëshme, ai ndërhyn me kujdes aty ku janë dëmtimet, me kompetencë dhe i shqetësuar si edhe me qetësi Olimpike na rrëfen vlerat madhore, u heq baltën e hedhur dhe nxjerr prarimin e artë që ka në vetvete vepra.

Si të tillë do të thosha se Mërgim Korça u bë klasilu i ynë modern i analizave, shembëlltyrë e njohjes së historisë tonë të re, veprave dhe gjuhës mbi të gjitha, përdorues magjepsës i dy dialekteve të shqipes, i qëndrimeve dhe kurajos në zgjidhjen e nyjëzimeve të ngjarjeve dhe konflikteve, teksa arrin të potretizojë kohë dhe nga ata që bënë kohë.

Fjala e tij aq sa ka pathosin e ligjërimit nga katedrat, po aq ka edhe thjeshtësinë intime të bisedave me mikun, rigorozitetin e shkencëtarit dhe madhështinë e brendshme të mendimtarit, që mbartin kujtimin, vërtetësinë, faktin, dokumentin, statistikën dhe nderimin për bëmat dhe ata që i kryen ato dhe gjithandej zotëron dashuria për vendin, si amanet dhe ideal, si veprim i brendshëm.

Duke ngërthyer të përziera vetitë e sipërpërmendura, shkrimet e Mërgim Korçës është e vështirë të përcaktohen mirëfilli se ç’janë, ç’gjinie i përkasin, madje, do të thosha se as që është e nevojshme, sepse rëndësi ka që ata janë të dobishëm dhe duhen, shpalosin kohë dhe zbërthejnë çështje, sintetizojnë e qartësojnë dhe hapin debate, por edhe mbyllin. Janë lexuar në kuvende, në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në SHBA, janë botuar në media më së shumti, por ndonjëherë dhe nuk kanë guxuar t’i botojnë.

Duke qënë libër, ato së bashku, pasurojnë botimet në lëmin e mendimit shqiptar.

 

E KALUARA QË S’IKËN

 

Ne dijmë si ta bëjmë të ardhmen tonë, por nuk dijmë si ta bëjmë të kaluarën tonë…

Pak a shumë kjo është thënia ironike, por edhe hokatare e një shkrimtari të njohur në botë, i një vendi të madh, që di ta shpotisë edhe veten edhe mua më duket sikur ky pohim na përshtatet më shumë se kujdo neve, që, ndërsa jemi gjakftohtë me të ardhmen, për të mos thënë moskokëçarës si kolektivitet, por të sigurtë që ajo do të vijë, merremi me të kaluarën aq shumë dhe me aq amatorizëm, vit për vit prekim të njëjtat çështje, gjithmonë njëlloj e gjithmonë sipas interesave vetanake dhe veprojmë sipas mendësive të dikurshme, sa mund të themi se kemi krijuar një mosmarrëveshje të madhe me të tashmen, gati një kaos.

Kjo mbase vjen si vazhdim dhe si kundërshti njëherazi e viteve të rënda të diktaturës, ku kishte “rregull burgu” dhe “qetësi varrezash”, teksa Shqipëria rreket të ndahet me të kaluarën duke kaluar në një tranzicion të gjatë e me sakrifica. Natyrisht që ndryshimet janë të mëdha, Shqipëria është e hapur tashmë dhe kërkon të bëjë jetën e një vendi demokratik, pa përvojën e duhur të demokracisë dhe me një trashëgimi të zymtë të një qeverisje totalitare, brutale dhe pa liritë elementare.

Shkrimet e Mërgim Korçës do të thosha se marrin nga kjo lëndë, e cila bëhet përmbajtja e tyre konkrete, nga jeta e vendit gjithsesi, nga realiteti dhe nga ata që e ndryshojnë këtë realitet, për mirë dhe për keq, ose ndryshojnë vetë sipas këtij realiteti, pse dhe si dhe autori i besueshëm hedh dritë mbi të paqartën apo të harruarën, ose të mosditurën saktë e plotësisht, shpesh rrëfen si memorialist duke besuar  se me detajin mund të kuptohet edhe e tëra.

Autori duket sikur kërkon apo dhe sikur na udhëzon që të kuptohet, se është me rëndësi, që e kaluara jonë e përbashkët ende nuk është bërë histori, me kuptimin e një përvoje të vendit dhe të ecjes tonë kolektive, përpara, por shpesh dhe pas, megjithëse nuk kanë munguar kurrë vegimet për të qënë identitet dhe popull i begatë, pjesë e botës Euro – Atllantike, e kulturës dhe shpirtit të saj.

Vegimtarëte tillë janë edhe miqtë shpirtërorë të intelektualit Mërgim Korça, për të cilët ai shkruan shpesh dhe i përkujton. Një nga porositë e këtij libri duket se është edhe kjo, që mund të përmblidhet. E kaluara duhet të përbëjë një pasuri bëmash sipas një programi kombëtar e strategjish kolektive, idesh e vlerash, të sukseseve dhe humbjeve, të madhështisë dhe dhëmbjeve, etj,etj, që duhet t’i shërbejnë dhe i shërbejnë të tashmes si një truall i sigurtë nga ku duhet të prodhohet sinergjia e domosdoshme.

Gjithashtu vepra e Mërgim Korçës na ndihmon të kuptojmë që pse e kaluara jonë e afërt çuditërisht ka ende fuqinë e dhe sugjestionin të na ndajë ashtu siç dhe na ndante kur ishte e tashme e egër  dhe mosnjohja sa duhet dhe si duhet e saj, ka bërë  dhe bën që të përsëritet shumëçka e padobishme, duke e zgjatur drobitshëm tranzicionin duke lejuar shtetarë e politikanë, produkt dhe trashëgimi me pak përjashtime, që të bëhen prijësit-shkaktarë të këtij tranzicioni dhe vetë të jenë emra tranzitë.

Si rrjedhojë nevoja për qëndrime qytetare, të mënçura e të guximshme, për dije seriozee shkencore, është më e madhe se kurrë. Dhe ato ndjehen si domosdoshmëri. Ndonjëherë mirëpriten  më shumë se sa mirëkuptohen ose e kundërta, mirëkuptohen, por nuk mirëpriten sipas klanit të interesave.

Mërgim Korça është ndër ato mëndje te esëllta që gjykojnë me ndershmëri dhe rreptë, po,po, rreptë me aftësinë që dukuritë t’i vendosin në rrethanat dhe kohën e tyre dhe prej saj shpalosin njohjen e duhur dhe vlerat e dobishme e në morinë e çështjeve dhe shqetësimeve dhe halleve që ka vendi, dijnë të kërkojnëqë të bëhet më  e duhura e mundur, më e mira, që shoqëria të aftësohet edhe më në parashikimet e asaj që mund të vijë, që të mos na kapë në befasi, por shumëçka të jetë e thirrur në dobi të vendit.

Një nga shqetësimet e historisë onë tonë, keqkuptimet me të, deri në shpërdorim, është çështja e kolaboracionistëve  shqiptarë, që ka specifikat e saj, kushtet dhe rezultatet.Mërgim Korça është shpjeguesi më i mirë i kësaj çështjeje, më i vërteti dhe bindësi. Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qënë a është kolaboracionizëm në dobi apo në dëm të vendit…

 

SHFLETIM  NË DRAMËN E MADHE

 

Edhe Mërgim Korça është pjesëz e historisë tonë të re, jo bërës i saj, por pësues, si i tillë dhe dëshmitar.

Por nëse kthehemi në atë shqetësimin oruellian, se si ne do të mund të ndërtojmë të kaluarën tonë, se t’ardhmen e dijmë, sa për paradoks mosdija është dhe dije dhe dija mosdije, unë do të doja “të shfletonim” të kaluarën e Mërgim Korçës, aq sa na lejohet këtu, kush është ai, nga vjen, etj, se ato do të na bënin të kuptojmë më mirë autorin dhe veprën.

Familja Korça ka bërë histori dhe është goditur nga historia. Unë nuk do të largohem shumë në faktologji, por në librat e mi, “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i çarë”, ku personazhet janë të vërtetë dhe ngjarjet reale, përveç vuajtjeve në burg, tregoj diçka dhe për jashtë burgut, për njerëz që i njihnin, se historia është kudo dhe herë pas here më del edhe Mërgim Korça. Ja ç’thuhet në një bisedë disi të zakonshme në qytetin e internimeve në Lushnjë, nën diktaturë:

Lushnja ka nxjerrë gjithë ata artistë. T’i numërojmë… Vaçen e thamë, Vath Korreshi, Margarita Xhepa, Pavlina Mani, Loni Papa, Ilia Shyti, po i vëllai, piktori Zoi? Lere atë, se është i arratisur. E njeh ti Mërgim Korçën, inxhinier, që shpik makina bujqësore? Di gjithë ato gjuhë ai, është lindur në Austri. Të jesh krenar për tët atë, guxoi e i tha atij babai im, jo vetëm për detyrën e lartë, ministër në arsim, ka qenë ministri im, por edhe për vdekjen që zgjodhi në …  burg. A, prandaj dhe e shoqja e inxhinierit, doktoreshë Mimoza, është aq e mirë me ata me biografi të keqe. Po priftin Irené Banushi e ke parë në ndërtim, pa mjekër? Njoh gjyshin e Llukanit, prift ortodoks, nuk del nga shtëpia, se nuk donte ta kiqte mjekrën, e di sa e gjatë është bërë? – e tërheq zvarrë nëpër shtëpi …

Dhe ja, po sjell një pjesë tjetër më të rëndësishme, po futem në burgjet e diktaturës tani, aty ku jeta koncentrohet tmerrësisht dhe i ngjan historisë dhe kur nuk futet në histori:

Po ministri tjetër i Arsimit, Xhevat Korça, e di ç’bëri? Babai i inxhinier Mërgimit në Lushnjë, që ,,, Po, po. E çfarë bëri? Grevë urie, të parën fare në burgjet e komunizmit. Vendosi t’i jepte fund jetës, s’mund të rronte dot ashtu. Dhe ishte shkolluar nëpër Europë ai, albanolog, përkthyes. I vetëm ia doli që në arkivat e Beogradit dhe të Vjenës të qëmtonte e të përkthente mbi 5000 faqe dokumentacion, dale si quhen, “Acta € diplomata Austro-Hungarie”, po, po,  kështu, gjithshka ç’shkruhej për Shqipërinë, të cilat i mbajnë të mbyllura në Arkivin e Shtetit Shqiptar tani. Kurse atë e mbyllën në burgun e Burretit. Ja shpërblimi, nderimi … Edhe bibliotekën ia rrëmbyen, ia mori Koçi Xoxja, kurse mobiljet e shtëpisë, militantë të tjerë.

Dëgjo, tri herë e kishin dënuar me vdekje Xhevat Korçën. Turqit në fillim e pastaj grekët, se punonte për Shqipërinë e shqiptarët, si kundërshtar. Komunistët në vazhdim, kështu. Pastaj  e çuan në burgun e Burrelit. Tmerri ishte atje. Mbushur qelitë dinga me intelektualë nga më të njohurit, kë do ti, kryetarin e parlamentit, Mihal Zallarin apo dijetarin Visarion Xhuvani, nga Dodbibajt kishte, nga Kokoshët … Vuçiterna, Bitincka, Kurti… Aleksandër Ҫurçia, at Pjetër Mëshkalla, Dom Shtjefën Kurti, Gjon Shllaku, Mborja, Alimerko, Leonidha Kume, Vrionët, plot.

Xhevat Korça vendosi, në emër të jetës dhe të dinjitetit të saj të shenjtë-duken fjalë të mëdha, por ka njerëz që janë caktuar vërtet për madhoren – ai, pra, vendosi t’i jepte fund jetës. Zgjodhi grevën e urisë. Ishe e para herë që ndodhte. S’e dinim se kishte edhe akte të tilla. Në uri kishim qenë gjithmonë. Xhevat Korça donte të protestonte ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme. T’u tregonte xhelatëve, dhe jo vetëm atyre, se mbi vetë jetën ka edhe fuqi të tjera më sipërane, të paprekëshme, ka edhe moral, edhe personalitet, dhe liri të nbrendshme. Shteti i posedon jetët edhe vdekjet e njerëzve, megjithëse gjithkushi ka në dorë diçka nga jeta e vet, pak më shumë nga vdekja, por nga qëllimi i tyre i fshehtë akoma më shumë, në mos të gjitha.

Dhembja, vuajtja, uria, sakrificat sublime kalojnë nga njëri burg në tjetrin, i mbartim ne, që na hedhin andej-këndej, vetë ajri. Edhe ti je njëkohësisht në qelitë e Burrelit, baltrave të Kënetës së Vdekjes në Vloçisht, në kanale, në sheshin e aeroportit, ku fryn erë e fortë, në miniera, bie shkëmbi, vritemi të gjithë, ringjallemi fantazma…

Nisi dita e parë e grevës së urisë. Zoti Xhevat nuk e pranoi supën dhe copën e bukës të burgut. I shtyu me dorë, me përbuzje… Edhe ditën e dytë. Madje dhe me krenari. Një si marramenth i lehtë kaloi nëpër të tjerë, por duhej të ishte edhe i tij. Të tretën ditë trupi pati një si mpirje, ankth dhe ngazëllim të çuditshëm. U kaloi edhe mureve. Dergjia qe shndërruar në betejë… pas saj duhej të vinte shkatërrimi. Kashta e dyshekut zverdhte vdekshëm nga të çarat. Njeriu i shtrirë po tretej edhe më. Sytë i qenë zmadhuar dhe buzët plasaritur. Qimet e mjekrës nuk e mbulonin dot thellimën në nofulla. Kishte filluar mavijosja.

Pamja e tij aty ishte e pazakontë në të pazakonshmen e burgut. Një vendosmëri kërcënuese, që pafuqia e gjymtyrëve, e muskujve, deri edhe e skeletit  sikur tejkalohej me një fuqi tjetër të papërballueshme, me atë të shpirtit. Ai po dinte t’i ikte gjëndjes së tmerrshme. Të tjerët në qeli po shqetësoheshin. Xhevat Korça mes tyre po shuhej. Mbase ishte shpejt për të vdekur. Ҫ’ duhej bërë? Vdekja është jotja, po ne jemi bashkë, përreth vdekjes sate. Si t’a çbindnin Xhevatin? Ҫ’ mendonte at Pjetër Mëshkalla? Jezuiti i urte u afrua të dysheku i kashtës. U ulu në gjunjë aty. Skenë biblike, tronditëse:

– Vlla, Xhevat, të lutem, mos m’e hupë shpirtin… hiq dorë!- u dëgjua ulët zëri i tij dhe sikuru ndezën qirinj përreth. Heshtje e thellë. Kishin ngrirë të gjithë në pritje të përgjigjes.

– At, faleminderit… të kam mik, kështu kam kujtuar…- zëri i Xhevatit kishte një si ngjirje dhe mekje, sikur të qé fërkuar me gurë varresh, atë mister.

– Unë po vazhdoj rrugën e nisur… që të mos bëhem lodër e shtypësve, ti kërkon të më thyesh… prisja tjetër ndihmë…

Atit i rrodhën dy pika lot, pyet avokatin e burgosur, Xhevdet Kapshticën, e dëshmon ai. U rreqetha i tëri tani që po flas, shiko si m’u bë krahu, gjithë mornica,kokrra kokrra. At Mëshkalla e puthi në ballë njeriun e shtrirë dhe u largua mbrapsht, i përkulur paksa. Greva e urisë vazhdonte. Sytë e nxirë të Xhevatit shihnin përtej gjithçkaje, përshkonin edhe tavanin, mbase kërkonin qiell dhe i faniteshin, ku ta dish çfarë, gruaja, djemtë. Me të madhin ishin bashkë në burg, por ai doli dhe u arratis. Si do të jetë fati i tjetrit me baba të vdekur në burg…?- dhe i mjegullohej Tirana me tiranë… rropullitë i qenë tharë, sa mirë, shpëtoi nga ajo supë fyese, ç’kërcisnin ashtu, nervangritshëm sahanët?… Po ai kishte parë përkrenaren e Gjergj Kastriotit në Vjenë. E si mund të bëhet sahan përkrenarja? Po shpata e heroit – lugë burgu! O Zot… dhe ra në një tjetër kapitje, humnerë pas humnere.

Ҫ’është ky që i erdhi pranë, Gjergj tjetë rky, kush e thirri? Po këndon kokoshi, po zbardh, mëngjese nuk ka, jo… Nuk flisnin bashkë… pse kishte shkuar në mal me partizanët ai, pendimet tani nuk ndryshonin dot më asgjë… Gjergj Kokoshi ia kapi dorën e holluar, por të rëndë, si peshë sendesh…Aty pranë ishte, i gjunjëzuar përpara tij, dhe i mallëngjyer tha:

-Xhevat, ti po e mbyll jetën t’ânde me kapak florini, hallall të qoftë! Po bân  atê qi ne s’mundena m’e bâ, – dhe desh u përplas se nuk shikonte dot prej lotëve, pa e ditur se ku po shkonte. Edhe një miku i tij dikur kishte vrarë vetën, në Austri kishte studjuar edhe ai, mësues, bir i Butkajve, si sfidë luftës vëllavrasëse, me një plumb. Mjaft me gjak… Gjaku i Xhevatit sikur po ndalte ndër deje. Dukej. kishte ngricë mbi fytyrë. Realiteti i jashtëm nuk hynte më brënda tij. E brendshmja e tij po përhapej gjithandej, frymë, Korçë, moral, përgjegjësi, Kosovë, Vjenë, dhembje, kryelartësi, qortim, mirësi,  ankth… tmerr…

Edhe kur nuk shikonim, të gjithë shikonin andej, ku po shuhej një jetë, më shumë se aq. Një ideal, shpresë… As neve nuk na hahej… po shuheshim bashkarisht…

Ai po i shpëtonte dënimit apo po dënonte dënimin? Sytë nuk lëviznin më. Duke shkuar vetë drejt vdekjes? Me vetëvrasje… Dergjej i akulluar…i ikur, gjithsesi… kishte mbetur sfida … përçmimi ndaj burgut dhe gjithë diktaturës… Ja ç’bëjmë ne, Xhevati martir! Te vendi i tij na u shfaqën kolona mermeri, kapitele, tempulli, ndriçonte aq shumë, sa bëhej i tejdukshëm… Po ju ç’do të bëni pas kësaj, vrasësa?!

Erdhën…Batanijen e mbanin dy veta nga anët. Brenda saj ishte Xhevat Korça i vdekur. Dolën jashtë. Heshtje dhe pikëllim i thellë. Ku do të iknin? Në harrim… në gropat e frikshme të kujtesës. Njeriu bashkon thellësitë dhe lartësitë, është kryqi prej mishi mes territ dhe dritës. Ashtu si në jetën e tij ka vdekje, edhe në vdekjen e tij ka jetë. T’i shkosh ndërgjegjes së madhe, qiellt… Qershiza… rrënjët e saj… nëpër eshtra dhe kafka… Përfundshëm pret e ardhmja. E di ç’më tha Xhevati me buzët e plasura dhe të thara, në heshtjen mortore? Kush di të jetojë di edhe të vdesë. Përsipër po sheshonin dheun me lopata, po e ngjeshnin me këmbë.

Tronditëse! E rëndë! E zymtëdhe heroike! Më duket sikur regjimi kishte dënuar vetë historinë, e kishte futur  nëndhé, në burg, po e vdiste, e vdiq.

Dhe një bir i tillë, Mërgim Korça, në diktaturën më të madhe të vendit më të vogël në perandorinë komuniste e kishte të parapërcaktuar fatin e mbrapshtë. Që t’i mbijetoje persekutimit të gjithformshëm e permanent duhej një forcë shpirtërore dhe një inteligjencë e tillë e pazakonshme për të ruajtur vetveten, së pari si ekzistencë, pastaj prapë së pari si qënie njerëzore e duhej të mbroje sa të ishte  e mundur liri të brendëshme, dëshira të gjymtuara e kufoma ëndrrash të vrara, duhej të krijoje tempullin e fshehtë ku priste shpresën e shenjtë për të qenë njeri, me dinjitetin që rrezikohej aq shpesh…

Dhe një pasazh tjetër, jemi ende nën diktaturë, unë i porsadalë nga burgu, përsëri në Lushnjën e internimeve. Përsiatjet ose monologu i brendshëm i dikujt, që nuk pranon të bëhet bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit:

E inxhinieri Mërgim Korça i kujt është? Thuaj sa të duash ti që nuk i njoh, njihi të thonë ata, të japim ne para, që t’i qerasësh. Po e shoqja e Mërgimit, doktoreshë Mimoza, ju vizitonte me kujdes të veçantë. Pçse? 8 të pushkatuar kanë ata si familje, prandaj. Kur e kishte babanë në burg, në rrobat që merrnin prej tij thoj e copa lëkure gjenin brenda… e torturonin. Pastaj e pushkatuan. I njihte edhe Enver Hoxha si fis, e kishin kushëri, të parë a të dytë më duket, e ia vunë fajin Koçi Xoxes për pushkatimet dhe ai, diktatori, thoshin që kishte qarë kur e mori vesh. Mashtrim, po paradoksi i zi ky ishte, porositë e tij tani vetëvepronin, mekanizmi i i mynxyrës e kishte nisur punën, mund të vazhdonte edhe pa i shtypur butonat ndonjëherë. Le të vejë në universitet vajza e Syrja Selfos, kishte thënë. Por e kritikonin Mimozën nëpër mbledhje në spital: pse Nënë Tereza do të bëhesh ti, nuk lejojmë ne gabime të tilla, imëthi s’ka siç keni bërë, klithte sekretarja e parë a e dytë, luftë klasash edhe tek të sëmurët…

Ka diçka mitike në familjen Korça, nga mitet moderne, sigurisht, që përhapej ndër ne si një mërmërimë e fshehtë, e trëmbur.

Dhe e fundit, shëmbet Muri i Berlinit, po binin diktaturat komuniste me rradhë dhe Shqipëria duhej të ndryshonte patjetër, të hapej.

Inxhinieri Mërgim Korça, ndërsa ikte përgjithmonë në SHBA, ndali për ca kohë në Itali dhe arriti të lidhej me Indro Montanelin. Me gazetarin e madh?- pyeta i befasuar. Po, po, babai i tij ka qenë këshilltar i tim eti, kur ishte ministër i Arsimit… Ju, shqiptarët, kishte thënë Montaneli, më tregoi zoti Korça e kishit shëmbullin e Rumanisë, Ndërsa i prisnit njërën kokë Hidrës, asaj i dilnin dy të tjera dhe s’pati një Herakli, që të digjte qafat e tyre si në mit. Dhe kështu trupit prej qeni-mostër të diktaturës i dilnin kokë të reja gjarpëri, se nuk u përpoqët t’ia hiqnit atë, kokën vulnerabile, kishte përfunduar Montaneli. Rrugëve shikoja komunistë të njohur  të shëtisnin me qen, me  qen me një kokë. Kanë filluar qentë të rrinë me ne, ngazëllehesha cinik.

Kaq. Një shfletim i shpejtë si një kronikë e papërfunduar dot. Mërgim Korçës kështu i ra dhe fati tjetër, të dëshmojë dramat e vendit të tij. Dhe ai duhet të përzgjedhë, kur tregon. Dhe shkruan atë që jo të gjithë do të mund ta tregonin.

 

NË VEND TË EPILOGUT. DUELI I BUKUR…

 

Mërgim Korça është inxhinier mekanik për nga profesioni. Talenti i tij ishte tejet i rrallë, aq sa arriti ta kapërcejë luftën e tmerrshme të klasave dhe tiranët t’i hapnin udhë, nga që ai ishte i aftë të përgatiste, duke i projektuar vetë, maqineri të ndryshme bujqësore, unikale në llojin e tyre, aq të domosdoshme për punën dhe zhvillimin. Një shkencëtar në provincë, mëndja dhe puna e të cilit duheshin shfrytëzuar, kur Shqipëria ishte e mbyllur dhe enigmatike për botën.

Mërgim Korça theu fatin e tij të përcaktuar nga diktatura, se ai nuk duhej të studjonte në asnjë universitet, por duhej të mbetej gjithë jetën i persekutuar, rob i punërave të rënda fizike.

Sepse ishte i biri i Xhevat Korçës, intelektual i lartë dhe patriot, themelues në arsimin shqiptar, etj, që do të emigronte si kundërshtar i monarkisë dhe Mërgimi do të lindëte në mërgim, në Graz të Austrisë. Do të ktheheshin në atdhe dhe Xhevati do të bëhej ministër i Arsimit, etj, dhe komunistët, pasi do të merrnin pushtetin dhe do të vendosnin diktaturën do ta burgosnin si kundërshtar të tyre dhe ai do t’i jepte fund jetës në burgun e Burrelit duke lënë vetëm gruan dhe dy djemtë. Genci, vëllai i madh i Mërgimit, do të arratisej për në SHBA, ku do të bëhej drejtues i lartë në “Gjeneral Motors”, në kolosin industrial amerikan.

Mërgimi do të kryente punëra të rënda në atdhé, punëtor në gurore si një skllav, ushtar, ferma, etj, por nga familja kishte marrë një edukatë të shëndoshë morale, kulturë dhe liri të mëndjes dhe të shpirtit, dashuri për atdheun, për librat dhe gjuhën amtare. Perënditë e kishin paracaktuar të ishte bir i dijes dhe ai këmbëngulte të kalonte pengesat … arriti, pa shkëputje nga puna, duke përfituar nga ndonjë zbutje e qëllimtë e luftës së klasave, të diplomohet si inxhinier mekanik.

Caktohet në Lushnjë. Stacioni i Makinave dhe Traktorëve atje do të kishte kështu një shkencëtar të palodhur, aq sa tërhoqi dhe vëmëndjen e qeverisë, posaçërisht të kryeministrit të atëhershëm, njohës i mekanikës dhe ai. Vlerësohet për punën e pazakontë që kryente, laureohet me titullin më të lartë në fushën shkencore  ”Punonjës i Shquar i Shkencës dhe Teknikës”.

Si qytetar e njihnim të gjithë, i sjellshëm dhe i kulturuar. Dukej si i huaj. Burrë i pashëm, i gjatë, aq sa serioz dhe enigmatik. Me flokët e krehura lart, me sy të vëmëndshëm, buzëqeshte bujarisht, po aq dhe miqësor e i përzemërt. Shkrimtarët e qytetit e përflisnin si një intelektual që kishte lexuar gjithshka, lexonte në disa gjuhë të huaja dhe e njihte letërsinë, veprat e mëdha më mirë se ata, shkrimtarët e qytetit, se i kishte të trashëguara në origjinal. Ka pasion letërsinë, thoshin. Por nuk shkruante, jo! Në Shqipëri sundonte socrealizmi dhe dënoheshe po të flisje me simpati për letërsinë e huaj borgjezo – revizioniste.

Mërgim Korça emigroi menjëherë për në SHBA, sapo Shqipëria u hap dhe po ndryshonte, diktatura se mbante dot më vetveten dhe perandoria komuniste po binte. Vendoset në Detroit, ku jeton edhe sot me familjen e tij. Është gjysh, por punon si dikur, mbi libra natyrisht, duke iu kthyer pasionit të hershëm, por të ndrydhur, shkrimeve. Menjëherë u bë i njohur në median shqiptare mbarëkombëtare. Shkrimet e tij mirëpriten me ëndje dhe kërshëri, për gamën e gjerë e për të vërtetat që sjellin, me korrektesën dhe sigurinë inxhinierike, që ia jep dhe llogjika e profesionit. Personazhet dhe ngjarjet janë të ndërlidhur mes vedi ashtu si edhe me rajonin, me Europën dhe botën Atllantike, po kështu edhe shkrimet e Mërgim Korçës mbartin risi të kësisojshme, shtojmë këtu kanë kokëfortësinë e faktit, të përziera me një mall rikthimi, me elegancën konservatore të gjuhës shqipe dhe me kumte atdhetare në kohën e hapjes globale, ku përplasen kultura dhe vlerat duan ruajtur me zgjuarsi. E tregon më së miri dhe libri që kemi ndër duar, , që edhe në mos qoftë dakord për këtë apo  atë gjë e do të kishte dashur të polemizonte, dhe kjo është kënaqësia intelektuale e autorit mbetet i bindur se ghithçka kërkohet në emër të së mirës së madhe. Ndërkaq Lushnja e vogël dhe e largët, këshilli i saj bashkiak, e ka shpallur “Qytetar Nderi” Mërgim Korçën, ndërsa në SHBA, po aq të largët, Mërgim Korça bën pjesë në trupin pedagogjik të Wayne State University.

S’mund të rri pa kujtuar tani në fund se si i ati i Mëgimit, zoti Xhevat Korça, dikur i kërkoi duel një avokati austriak, se në një shkrim të tij ai kishte fyer Shqipërinë si edhe shqiptarët … Dhe Mërgimi në një farë mënyre  i vazhdon këto dueletë prapambetura. Me shkrimet e tij dhe polemikat ai vazhdimisht  sikur hedh dorashkën me guxim dhe elegancë dhe fton në duel këdo që del kundër së vërtetës dhe nderit kombëtar dhe ashtu si ati i tij, të lë të zgjedhësh armën. Atij i mjafton arma e dijes, e sprovuar tashmë në dashurinë për atdhé …

Tiranë 2014

“Titoja ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar …” Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

Nga Milazim Krasniqi/ Do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë shqiptarë që e kanë glorifikuar figurën e Josif Broz Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme, për të cilat kanë kontribuuar me punën e tyre pseudoshkencore. Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e, njeri të epokave, do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta. Fjala e Josip Broz Titos para ushtarakëve në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, e botuar në librin e historianit Vjençesllav Cenqiq, imponon nevojën që i gjithë qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, të rishikohet dhe të rivlerësohet nga e para, pasi qëndrimi që ai lë me atë fjalë, është krejtësisht i ndryshëm nga ai që është konsideruar si qëndrim i tij ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve.

Procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të figurës së tij dhe qëndrimit ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve do të duhej të ishte një projekt afatgjatë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në rend të parë, gjithsesi edhe i departamenteve dhe i instituteve të historisë. Ne në këtë tekst të shkurtër vetëm po e iniciojmë një debat publik lidhur me testamentin politik të Titos (gjithnjë me besimin që stenogrami i publikuar nga Cenqiqi është autentik).

Natyrisht detyra e studiuesve të fushave respektive në të ardhmen do të mbetet jo vetëm vërtetësia e stenogramit të publikuar, por edhe krahasimi i tezave dhe qëndrimeve të këtij testamenti politik me qëndrimet e tij të mëhershme për të njëjtat çështje, me konkluzionet si dhe vendimet e organeve partiake e shtetërore, për t’i kuptuar shkaqet e ndryshimit eventual të qëndrimeve në testamentin politik të tij dhe për t’i zbuluar agjentët që e kanë imponuar një ndryshim të tillë, nëse ai është një ndryshim.

Qëndrimet që paraqet Josip Broz Tito-ja në këtë testament politik para kreut të Armatës, sikundër e pohon ai vetë, janë të sintetizuara nga raporti që ka marrë nga gjeneral Nikolla Lubiqiqi, raport të cilin e kanë firmosur edhe të gjithë komandantët e Armatës. Prej këtij pohimi të Titos del konkluzioni logjik, që ai para ushtarakëve faktikisht e ka paraqitur raportin, të cilin e ka marrë po prej tyre, që do të thotë se lidhja e tij me kreun e Armatës ka qenë saktësisht; “trashëgimia më kobzezë”, sikundër e emërton Viktor Majeri në librin e tij “Fundi i Jugosllavisë: goditja në Kosovë”.

Pra, testamentin politik ai e ka lënë si ushtarak, si Mareshall dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, e jo si politikan e as si burrë shteti. Me një fjalë, ashtu si pati ardhur në pushtet, me forcën e armës, ashtu edhe po shkonte, duke ua lënë amanet shtetin dhe pushtetin vartësve të tij në Armatë, gjeneralëve. (Prej këndej mund të kuptohet më lehtë edhe roli kobzi që luajti Armata Jugosllave në vitet ’90-të në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë, e komanduar nga lobi serb, të cilit Titoja ia dorëzoi shtetin në takimin e dhjetorit 1979, në Karagjorgjevë).

Kundër Kushtetutës së vitit 1974

Edhe pse testamenti politik i Titos ka kohë që është publikuar, në Kosovë, studiuesit shtiren sikur ai nuk është publikuar. Por, heshtja pothuajse e plotë e historianëve, politologëve dhe intelektualëve shqiptarë të Kosovës në veçanti, për gjithë ato zhvillime dramatike që nga vdekja e Titos e deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, është e pakuptueshme. Në fakt, jo vetëm kjo periudhë, po ndriçimi i gjithë periudhës së sundimit sllav mbi Kosovën e në këtë kuadër edhe të sundimit komunist serb e jugosllav, ka rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi.

Amnezioni i shtirur, ikja nga ballafaqimi me të kaluarën, ka rrezik të prodhojë më shumë konfuzione edhe për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe të kombit tonë. Në këtë tekst do të fokusohemi vetëm te disa nga qëndrimet e shprehura të Josip Brozit për Kosovën e shqiptarët në fjalën e tij në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, sa për të argumentuar se vërtet është e nevojshme që të bëhet një rikthim krejt i ri për studimin të kësaj periudhe, me qasje të reja e me metoda të reja shkencore.

E para, Titoja, që nga fillimi pohon se gjendja në Kosovë ishte e keqe dhe se ai personalisht kishte qenë kundër Kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovës i pati dhënë një autonomi më të gjerë. Titoja thotë kështu decidivisht:

“Kuadrot shqiptare nga Kosova po mendojnë që nëse me Kushtetutën e vitit 1974 kanë fituar më shumë të drejta e pjesërisht edhe shtetësi, ndërsa unë po e theksoj që kam qenë kundër asaj Kushtetute, mund të kryejnë me vetiniciativë, aktivitete shtetërore. Ashtu është e palejueshme që anash Republikës së Serbisë, por edhe federatës, të zhvillojnë biseda shtetërore me Shqipërinë. Ata me vetiniciativë, pa dijeninë tonë, kanë sjellë profesorë nga Shqipëria në fakultete dhe shkolla që të ligjërojnë historinë me programin shqiptar, që të mësojnë fëmijët tanë dhe studentët që Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe Skënderbegase, që përkohësisht është nën Jugosllavi”.

Sipas këtyre pohimeve të Josif Brozit, mund të nxirren disa hipoteza: 1) udhëheqësia shqiptare e Kosovës, e asaj periudhe, paskësh qenë aq e fortë sa të ketë punuar kokë me vete, me vetiniciativë, 2) Titoja ka frikë nga Armata dhe arsyetohet para tyre dhe faktikisht kërkon prej tyre të bëjnë korrigjimin e politikave të deriatëhershme civile të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, 3) forcat separatiste antiserbe janë të fuqishme dhe e kanë sfiduar edhe vetë Titon dhe Armatën me projektin e tyre të decentralizimit dhe të separatizmit.

E drejta, Titoja më vonë në fjalën e tij, tërë kohën akuzon Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektët e asaj kushtetute dhe atij decentralizimi komplotist, sikundër që autonominë e Kosovës e konsideron si shkaktarin e krizës së mundshme të shtetit federal, për çka thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë përkrahur Kushtetutën e vitit 1974. Pra, gjëja më e qartë nga rrëfimi i tij para kreut të Armatës Jugosllave, është se ai ka qenë kategorikisht kundër Kushtetutës së vitit 1974 dhe veçmas kundër zgjerimit të autonomisë së Kosovës.

Dhe meqë ai e thotë kaq kategorikisht dhe në mënyrë kaq eksplicite, atëherë rezulton se miti i rremë sipas të cilit Titoja ia pati dhënë autonominë Kosovës, duhet të ç’mitizohet dhe analizat e ardhshme duhet të shkojnë në atë drejtim që ta zhveshin këtë person nga meritat e rreme për avancimin dhe zhvillimin e Kosovës, në bazë të Kushtetutës së vitit 1974. Rezulton se ato merita u përkasin Kardelit e Bakariqit dhe të gjithë atyre që kanë qenë përkrahës të projektit të tyre, ndër ta sigurisht edhe disa nga kuadrot shqiptare. Por, jo Titos, meqë ai paskësh qenë kategorikisht kundër.

Qëndrimin konstant dhe të prerë kundër autonomisë së Kosovës, që u ofrua me Kushtetutën e vitit 1974, Titoja e përforcon edhe me këto fjalë: “Me rastin e miratimit të Kushtetutës i kam thënë Bevcit (Eduard Kardelit) dhe Vlladës (Vladimir Bakariqit), po edhe tërë komisionit kushtetues, ku më mbi votuan Kardeli dhe bashkëmendimtarët e tij, që për 3 deri në 4 vjet, unë do t’i demantoj dhe do të dëshmoj që kam pasur të drejtë. Që kam pasur të drejtë e tregon edhe kjo gjendje në Kosovë por edhe në gjithë vendin”.

Kaq kategorik kundër Kosovës, nuk kanë qenë as drejtuesit politik të Serbisë së asaj kohe, meqë në vitet ’70-të ishin në fuqi të ashtuquajturit “liberalët serbë”, në krye me Marko Nikerziqin dhe me intelektualen e njohur, Llatinka Peroviqin.

Akuzat e rënda për kreun e Kosovës

Kur është fjala për kuadrot shqiptare, të Kosovës, mendimi më denoncues i Titos është për Mahmut Bakallin, po edhe për Fadil Hoxhën: “Kam të dhëna që informatorë dhe oficerë të lartë të ‘Sigurimit’ ligjërojnë marksizmin në Universitetin e Prishtinës, ndërsa kam marrë të dhëna që disa si Bakalli e Hoxha e të tjerë, kanë shërbimin e vet ‘privat’, jo vetëm në territorin e Serbisë, po edhe në republikat e tjera, e veçmas për shkak të shvercit me drogë nëpër limanet shqiptare. Në fakt, është e fshehtë publike që në marinën shqiptare, ekziston një sektor i veçantë për shvercin e drogës”.

Kështu citohet të ketë thënë Titoja në takimin me kreun e Armatës Jugosllave në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, për udhëheqësit e lartë shqiptarë, njëri prej të cilëve, Fadil Hoxha, një kohës ka qenë nënkryetar i tij, ndërsa Mahmut Bakalli në atë kohë, kur Titoja e denonconte si kontrabandist droge, ka qenë kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Nga ky ton kaq armiqësor i Titos ndaj udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, mund të kuptohet që lobi serb në kreun e Armatës Jugosllave, e kishte hartuar një politikë krejt tjetër nga Lidhja e Komunistëve dhe nga qeveria federale dhe po përgatitej që ta merrte pushtetin, sigurisht me miratimin e komandantit të saj suprem, Josip Broz Titos.

Nëse kjo hipotezë jona do të mbështetet edhe me dokumente e dëshmi të tjera, do të dilte që Titoja ishte shndërruar në një monstrum gjakatar, që po të kishte energji, do të mund të provonte të bënte një kasaphanë edhe më të madhe nga ajo që bënë pasardhësit e tij të armatës, duke ndjekur testamentin e tij. Meqë vetë “po shkonte” sikundër e thotë në një rast gjatë atij fjalimi, ai po i porosiste ushtarakët, që ata të bënin ligjin sipas mënyrës së tyre. Titoja atyre u thotë qartë se çfarë duhet të bënin ata pas largimit të tij nga skena: “Nëse ju, Armata jonë, nuk do të punoni në kohezionin e unitetit, pas ‘shkuarjes’ sime, parashikimet e mia do të vërtetohen”.

Vajtim për Rankoviqin

Në vazhdim Tito e vajton rënien e Rankoviqit dhe betohet se ka qenë kundër dënimit të tij. Dënimi, sipas tij, erdhi nga komploti i Edvard Kardelit. Ndërsa, ndër shqiptarët e Kosovës ka vepruar miti sipas të cilit Titoja e pati rrëzuar Rankoviqin, “për shkak të zullumit ndaj shqiptarëve”. Kjo thjesht nuk ka qenë fare e vërtetë (Stenogranet e Plenumit IV-ët të Brioneve, të botuara në mediet serbe, i kam lexuar dhe nëse janë të vërteta edhe ato, askund nuk përmendet zullumi ndaj shqiptarëve dhe as që përmenden fare shqiptarët).

Prandaj edhe ky mit për gjoja rolin pro shqiptar të Titos në Plenumin IV-ë të Brioneve, duhet të çmontohet dhe të eliminohet si i pavërtetë. Miti i tillë, me siguri ka qenë i prodhuar nga shërbimet sekrete ushtarake, për ta glorifikuar figurën e Titos ndër shqiptarët e painformuar. Fatkeqësisht ky truk ka pasur shumë suksese, sepse perceptimi te një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar të Kosovës, ka qenë që Titoja e ka hequr Rankoviqin për shkak të zullumit të tij ndaj shqiptarëve.

Paralajmërimi i provokimit të kryengritjes shqiptare në Kosovë?

Në një pjesë të fjalës së tij para ushtarakëve në Kargjorgjevë, Titoja thotë se në Kosovë po ndërtohen objekte luksoze me “pullaze nga argjendi” dhe kërkon të hapen hetime për këtë gjë. Edhe kjo shpifje tregon se ai nuk e kishte veten në dorë (meqë në Kosovë kishte qenë disa herë dhe me siguri e ka pasur një ide për varfërinë e saj ekonomike të saj), por ai ishte një kukull në duart e lobit serb të Armatës, të udhëhequr nga Nikolla Lubiqiqi, i cili më vonë do të luajë një rol të fuqishëm edhe për ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit.

Titoja paralajmëron edhe “kryengritjen” shqiptare: “Ne dimë pak për aktivitetet e emigracionit shqiptar, por shikoni shokë, ai emigracion po mbledhë ‘taksë’ për shkollimin e shqiptarëve, që do të komandojnë atë që paralajmërohet shpesh ‘kryengritjen popullore’ në Kosovë”.

Në mungesë të dokumenteve, tash për tash nuk mund të dihet se a ka pasur ky “paralajmërim i hershëm”, ndonjë lidhje me demonstratat e vitit 1981, me provokimin eventual të tyre për ta filluar procesin e zhbërjes së autonomisë së Kosovës. Por, duket sheshit që lobi serbe në Armatën Jugosllave e ka patentuar një shkak për ndërhyrje edhe në Kosovë e, edhe në emigracion, ku më vonë ka pasur likuidime të aktivistëve shqiptarë.

Për natyrën gjakatare të Titos dëshmon ai vetë me fjalët e veta edhe në bisedat me Josip Kopiniqin, kur pohon se në një rast i kishte kërkuar Rankoviqit, që ta likuidonte fizikisht Eduard Kardelin, por Rankoviqi kishte refuzuar ta likuidonte. Njeriu që kërkon likuidimin fizik të bashkëpunëtorit më të afërt, të ideologut të partisë e të shtetit, është i prerë saktësisht sipas masës së Salinit (bile ka historian që tashmë kanë pohuar se Titoja ishte më Stalinist, se sa vetë Salini).

Qoftë dhe vetëm për shkak të kësaj fjale të tij në Kargjorgjevë, ku zbulohet qëndrimi i egër antishqiptar i Titos, studimet historiografike shqiptare do të duhej t’i riktheheshin studimit të figurës së tij dhe tërë periudhës së sundimit komunist serb e jugosllav mbi Kosovën. Por tash jo për ta glorifikuar atë figurë dhe atë sundim, sikundër kanë bërë shumica e historianëve, e politologëve dhe madje e albanologëve shqiptarë të Kosovës. Ndoshta do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë që e kanë glorifikuar figurën e Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme për të cilat kanë kontribuuar edhe ata me punën e tyre pseudoshkencore.

Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e njeri të epokave, do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta. Tash figura e Titos dhe periudha e sundimit komunist serbo-jugosllav duhet të studiohet me metoda mirëfilli shkencore, të cilat do të mundësonin ta kuptonim më mirë atë periudhë historike të së kaluarës tonë dhe të çmontonim mitet e rreme e prej andej edhe andrallat e nostalgjikëve realë e potencialë jugosllavë ndër ne./ Memorie.al

“Donin ta merrnin italianët”, misteri i gurit që alarmoi shtetin shqiptar më 1929! Çfarë fshihej në Kabash?

ALBERT HITOALIAJ

Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces fuqizimi institucional, një seri raportesh administrative do të nxirrnin në pah një çështje të pazakontë në një zonë të thellë të veriut: Kabashi i Pukës. Dokumentet e kohës, të shkëmbyera ndërmjet autoriteteve lokale dhe qendrore, zbulojnë jo vetëm një objekt të çuditshëm me tipare të pazakonta, por edhe një reagim shtetëror që ndërthur interesin shkencor me shqetësimin kombëtar.

Gjithçka nis me një njoftim të Nënprefekturës së Pukës, e cila, duke u mbështetur në informacionet e Komandës së Togës lokale, raporton në Ministrinë e Arsimit, për ekzistencën e një guri gjigant në vendin e quajtur Blinisht, në katundin Kabash, Pukë. Përshkrimi është i detajuar dhe i pazakontë. Kemi të bëjmë me një masiv guri që mund të peshojë mbi 70 ton (edhe pse ka mospërputhje shifrash), i formës së një kubeje, i punuar rreth e rrotull dhe në sipërfaqe me rreth 30 zgavra të vogla “si filxhanë” dhe katër të tjera më të mëdha “si gota”. Vetë forma e gurit dhe formulimi i përshkrimit sugjeron qartë për një ndërhyrje të dukshme njerëzore dhe jo për një formacion natyror. Por nuk është vetëm forma ajo që tërheq vëmendjen e autoriteteve. Në raport theksohet, se për këtë gur “thuhet se duan ta marrin italianët”. Ky detaj, në dukje periferik, merr peshë të veçantë në kontekstin e kohës, kur prania ekonomike dhe teknike italiane në Shqipëri ishte në rritje, veçanërisht në sektorin minerar. Për administratën shqiptare, fakti që një subjekt i huaj shfaq interes për një objekt të tillë ishte një sinjal i qartë se bëhej fjalë për diçka me vlerë.

Ndërkohë, një raport paralel hedh dritë mbi zhvillime të tjera në të njëjtën zonë. Në Prue të Bicajt, gjatë hapjes së një tuneli nga punëtorët e minierës së Kabashit, një inxhinier (identiteti i të cilit nuk jepet) përballet me një zbulim të papritur. Reagimi i tij është i menjëhershëm dhe domethënës: ndalon punimet në çast, shpërblen punëtorët dhe njofton kompaninë e tij me kod. Ky episod, i përshkruar me një gjuhë të kursyer, sugjeron se është hasur diçka e rëndësishme, ndoshta me vlerë të konsiderueshme, e cila kërkon trajtim të rezervuar.

Në këtë pikë, pas këtyre sinjaleve të qarta, çështja kalon nga niveli lokal në atë qendror. Prefektura e Shkodrës dhe më pas ministritë në Tiranë: e Arsimit; e Punëve të Brendshme dhe e Ekonomisë Kombëtare, – përfshihen në një zinxhir komunikimi që tregon seriozitetin e situatës. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Zyrës Sekrete, kërkon informacion shtesë, madje edhe përmes mesazhesh të shifruara, çka nënkupton një dimension konfidencial dhe potencialisht sensitiv të çështjes që po trajtohet.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit vihet në lëvizje për aspektin shkencor. Në një shkresë zyrtare kërkohet që në vendngjarje të dërgohet një specialist për të studiuar situatën nga afër dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për sende antike me vlerë (“vjetërsina”). Formulimi është i qartë dhe i prerë: nëse konstatohen objekte të tilla, ato nuk duhet të zhduken, pasi përbëjnë “pjesë të thesarit të shtetit”. Kjo fjali, ngjan e thjeshtë në dukje. Por, në fakt, ajo përfaqëson një shprehje të hershme të vetëdijes institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si element me rëndësi të veçantë. Ndërkohë, dokumentet zbulojnë edhe pasaktësi e mospërputhje, të cilat mund të jenë tipike të administratës së kohës. Pesha e gurit ndryshon nga një raport në tjetrin. Herë jepet 708 kuintal, herë 768, e madje në një rast jepet gabimisht 7-8 kuintal. Ky detaj tregon një problem në transmetimin e informacionit ose në përpunimin burokratik të tij dhe sipas burimit fillestar pesha e gurit duhet të jetë shumë e madhe. Duhet thënë se kjo luhatje nuk e zbeh thelbin e çështjes: objekti perceptohet si i jashtëzakonshëm.

Nëse e shohim përshkrimin në një plan më të gjerë, të gjitha këto elemente: guri i punuar me zgavra, gërmadhat e një vendbanimi të lashtë, zbulimet e mundshme në tunel dhe interesi i ekspertëve të huaj, – krijojnë profilin e një zone me potencial të lartë arkeologjik. Pa dhënë përfundime të prera, dhe duke u bazuar thjesht në këto dokumente, shihet se këto të fundit sugjerojnë se Kabashi mund të ketë qenë një qendër e rëndësishme në kohërat e vjetra. Objekti i përshkruar mund të lidhet me praktika rituale, funksione utilitare ose forma të tjera të organizimit shoqëror të së kaluarës shumë të lashtë.

Ajo që bie lehtësisht në sy nuk është vetëm misteri i gurit të Kabashit, por edhe mënyra dhe interesi se si një shtet i ri përpiqet ta kuptojë këtë objekt të rëndësishëm kombëtar dhe ta mbrojë atë. Midis interesave ekonomike, ndikimeve të jashtme dhe mungesës së ekspertizës së plotë shkencore kombëtare, administrata shqiptare e vitit 1929 tregon një refleks të qartë: çdo gjë që mund të përfaqësojë vlerë historike apo kulturore duhet të ruhet. Në këtë fije të hollë ku nga njëra anë është e panjohura arkeologjike dhe nga ana tjetër përgjegjësia shtetërore, këto dokumente marrin rëndësinë e tyre të vërtetë. Në vijim jepet korrespodenca shtetërore që ka lidhje me raportimin që bëhet për këtë gur misterioz të gdhendur. Materialet e mëposhtme janë të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror (AQSH). Shkrimi mbyllet me një material të botuar në revistën “Hylli i Dritës” (1943), që flet për gojëdhënat dhe burimet e lidhura me toponiminë e Kabashit.

dok2

DOKUMENTI 1
(AQSH. FONDI 152, VITI 1929, DOSJA 811, FLETA 1)

Shkoder, me 12.VIII.29

Mbretnija Shqyptare, Prefektura e Shkodrës, Nr. 604. Res. Nenprefektura e Pukes, Nr. 62. Res., Puke me 6.8.29. P. T.

Ministris Aresimit, Tirane

Raportohemi nga Komanda e Toges këtushme se ne Blinisht te katundit Kabashe te këtij rethi ndodhet nji gure qi mund te peshoje 708 kuintal ne forme te nji kubeje, i cilli reth e per qark dhe sypri ka te punuem 30 cope si filxhana dhe kater cope gota, per te cillin thuhet se duan sikur te marin Italianet dhe nga kjo kuptohet se asht i vlefshem, përveç keti ne at vend mbasi ka qene si Qender ne kohërat e lashta dhe ne gërmadhat e shtepiave thuhet se ka antika.

Andej ju lu emi te na njoftohet menyra e veprimit mbi çashtje.

Nenprefekti:
P. T.
Prefektures Shkoder
Per njoftim.
Nenprefekti: T. Hilmija. d. v.
Ministris P. Mbrendshme, Tirane. Per dijenie parashtrojme
kopjen e siperme.
Zav. Prefekti, Kapiten [nënshkrimi]

DOKUMENTI 2
(AQSH. FONDI 152, VITI 1929, DOSJA 811, FLETA 2)

Shkoder, me 12.VIII.29

Mbretnija Shqyptare, Prefektura e Shkodrës, Nr. 604/I. Res.
Nenpr fektura e Pukes, Nr. 62/I. Res., Puke me 6.8.29. P. T.

Ministris Ekonomis Kombetare, Tirane

Raportohemi nga Komanda e këtushme se nga informatat qi ka prej puntorve te minjeres Kabashit se ne Germime qe kane ba deri tash, kur ka hape nji brime ne forme toneli ne Prue te Bicaj, Ingjinjeri nga qi kush e di se çka diktue brenda, prej gezimit te madh ka perpjeke duert dhe me nji here e ka ndalue punimin me ate dite tuej u fale dhe punëtoreve si dhurate nga pes Kor. Serm dhe mbi keto duket se ka lajmrue Shoqnin e vet me shifer Rezervat.

Per dijenie e veprim lajmërohet ajo P. T. Ministri.

Nenprefekti:
P. T.
Prefektures Shkoder
Per dijenie.
Nen.Prefekti: T. Hilmija, d. v.
Ministris P. Mbrendshme, Zyres Sekrete, Tirane. Parashtrohet per dijenie.
Zav. Prefekti, Kapiten [nënshkrimi]

DOKUMENTI 3
(AQSH. FONDI 152, VITI 1929, DOSJA 811, FLETA 3)

Tiranë, me 20.8.29
Mbretnija Shqiptare, Komanda e Pergj. e Gjind.
Komanda e Togës IV Pukës, Pukë, me. 6/VIII/929
Nr. 828 Res. Nr. 105 Res.
Nenprefekturës, Ketu

Lajmërojmë se Blinisht të Kabashit ndodhet nji gur qi mund të peshoj 768 kuintal si në forme të nji kubeje, i cilli rreth e qark dhe per mbi te ka të pamun 30 cop si Filxhan dhe 4 copë si gota.

Për ket gur thuhet se duan si kur ta marin Italjanet dhe nga kjo kuptohet se do të jetë i vlefshëm ose prej kategoriës antikave, veç këtij n’atë vend mbasi ka pasë qenë katundi i math në kohëna të vjetra dhe në gërmadhat e shtëpiave thuhet se ka antika, andaj lutemi ndermietsoni pranë kompetencës për veprime përkatëse rreth çashtjes.

Komandant. I. Togës NrIV
Toger R. Çela.d.v.
Ministriës së P. Mbrendshme, Tiranë, Parashtrohet për kompetencë.
Zev. Komandant. I. P. Gjindarmeriës
Major [nënshkrimi]

DOKUMENTI 4
(AQSH. FONDI 152, VITI 1929, DOSJA 811, FLETA 4

Tiranë, me 21/8/1929
Mbretnia Shqiptare
Ministria e P. Mbrendshme, Zyra Sekrete, Nr. 980.
Telegram, Prefektures, Shkodre
Gjegje raporti Nr. 604/I me 12/8/929

Qe te mund terregullojme ceshtjen ne fjalim lutemi na dergoni sa ma pare 7964 5976 5871 private qe ju kemi kërkues me t’onën Nr. 617/3 sate 14/8/29.

Ministr’i P. te Mbrendeshme

DOKUMENTI 5
(AQSH. FONDI 152, VITI 1929, DOSJA 811, FLETA 5)

Tiranë, me 21/8/1929
Mbretnia Shqiptare
Ministria e P. Mbrendshme, Zyra Sekrete, Nr. 980.
Ministries se Aresimit, Tirane
Mbi vjetersinat ne Kabash.

Si mas raportit te Prefektures Shkodres te mbeshtetun ne ate te N/Prefekture se Pukes kam nderin t’ju lajmerojme se ne vendin e quajtun Blinisht te katundit Kabash ndodhet nje gur shtate tete kuintalësh ne forme te nje kubeje e cila rreth e per qark edhe sypri permban te punuese tridhet cope si filxhan dhe kater gure te tjere ne forme gote uji te cilen thuhet se duan t’a marin Italianet qe punojne ne Minier.

Tue mare parasysh se kjo mund te jete nonj gje e vlefteshme si vjetersine dhe tue qene se atje ne nje gremine tjeter qe asht bam ne prua te Bicajt flitet se ka edhe vjetersina te tjera lutemi urdhenoni qe ne vend te dergohet nje nga nenpunesit e posaçme t’asaj Ministrie per te studjue cashtjen dhe te disponohet qe ne qofte se atje konstaton vjetersina te mos mind shduken masi keto jane pjesa e thesarit te Shtetit.

Lutemi ki i miresine me na lajmërue përfundimin.
Ministr’i P. te Mbrendeshme

dok1

PREJARDHJA E EMRIT TË KABASHIT NË GOJËDHËNA E BURIME

Këtu mund të lexoni për fisin e Kabashit të Pukës e gjithashtu Gazullorët.

Kabàshët (vëllazëni. Hajmel. Sapë. 2. lgj. Mëzi. Pukë. 3. lgj. Troshan. Sapë. 4. flamër afërë Pezrendit nja 300 shtëpish)

Kabàshi (fis e flamër ndë Pukë. Lagjet: Bëhoti, Blinishti – me banorë që s’janë të fisit – Bicajt, Hadrojt, Micojt, Klosi, Gryka e Kabashit, Ngarreli, Meqëja, Rrapëja, Rrypëja. Vëllazënitë: Hadrojt, Lushajt e Kokajt; fisi diftohet se erdh prej Dheut të Poshtër e nguli ku ashtë sodë, ende ndë Grambsh t’Elbasanit gjindet nji lagje Kabash. I Pari i Kabashëve të Pukësë thirrej për emën Lekë Kolója; ky kohën e Lekë Dukagjinit ardhëka me tre djelmët e vetë Kokën, Hadrin e Lushën e ngulëka te Barka e Lekësë ndë Rrape e bâka nji flakada: njerëzit e Lekë Dukagjinit e pákane zjarmin e çuekanë me marsë vesht kush e kishte ngulë bunin aty ndë tokë të tyne. Fisi ardhacak i u lutëka të zotët të vendit Lekë Dukagjinit me u a lëshue ndonji grimë tokë sa me jetue; anasit u mbëledhëkanë ndë kuvend e danë me i thirrë ndë nji gostë ardhacakët, mbassi nji i diejshëm u paska pasë thanë: Thirrni ndë nji përgim ende shtronejua trevesën lerg; ndë kjoftë se ata e avisinë trevesën prej vedít ta dini se keni mbarue e jua kanë pushtue tokën, por ndë kjoftë se ata avitënë prej trevese don me thanë se janë njerëzë që s janë të zotë me i bâ gja kui e lëni me ngulë! ~ Kabashësit e avitënë trevesën prej vedít, u çuenë anasit me i pré, do sish i damtuenë por toka së mbrami i mbet të Kabashit. Prei kësajë së ngjame thonë se u mbet emëni Kabash prej verbit Kapë; por sikurse dihet ky ashtë nji zhvillim populluer, pse giuhësisht ky emën mundë të lidhet me toponymin Ngurrabash që gjindet ndë Koman të Pukësë (N+gurra e Bashit) e me prefiksin Ka (kë, ko) + Basho, Bashotë.

Lekë Koloja mund të jetë endë emën nieri e duket se tash vonë ka ardhë tue u trajtue gojëdhana se Kabashët e soçëm janë prei Kolonje së Toskënisë. E verteta ashtë se ndë Mollas t’Elbasanit gjindet nji lagje Kabash, por nji tjetër e kemi ende ndë Krumë të Hasit që mundet të jenë prej Kabashit të Pukësë sikurse ata afër Pezrendit. Emëni Kolojë vret te toponymet Kolami, Kolatëja, Koluma, Koloti etr. madje ndë katund të Berishësë ~ Pukë ~ gjindet toponymi: shkoza e Kolojësë; shqipja trajton plotë kësi emënash p. x. bardhoja, kuqoja, shegoja, e, sikurse thohet prej Kolë > Kolosha mundet që asht dhanë ende Koloja.

Nji ndër ndënvëllazëni të Kabashëvet janë Gazullorët të cillët mandej njifenë Lushaj. Sikurse mundë të shifet te emëni Gazulli këjo ndënvëllazëni përmendet qysh ndë vj. 1301 mb. Kr. Ndër gojëdhana të ruejtëne kemi ende kët se Gazullorët janë prej Nishit, vetë emni Kabash na e çon mendën te qyteti thrak Kabesos ÊáâÞóïò, mundet që ky emën mbëlon atë të fisit thrak Besëvet që mbet endë ndë Bullgari të soçëme me toponymet Beshikara Bashikerevo (Besapara e moçëme) e kështu kishte me rrjedhë arësyetimi se Kabashët janë prei Thrakije së moçëme e ma fort nji degë e Besëvet. Sa për kohën e Lekë Dukagjinit që na përmendë gojëdhana ajo qitet poshtë me histori që na përmendë Gazullorët shumë para L. Dukagjinit; gjithmonë ndër hulumtime duhet me e pasë para sysh se gojëdhana i përzien kohënat e sidomos këtu ndër ne i a pështetë kohësë ma të mbramit princ kristjan të ngjamet ma ndë shej. Sa për drejtim se prej kah erdh fisi, gojëdhana mundet të diftojë të shumëtën e herësë me siguri. Brëzënit, a genealogitë janë të mira e madje të doemosdoshëmë për nji fjaluer onomastik, por s mundënë të këpusinë nji çashtëje ethnologike sikurse asht për ne këjo e fisevet. Tue përmbyllë: mbështetë mbë emënin ÊáâÞóïò e ndë gojëdhanë të Gazullorëvet të gjitha giasët janë se jemi para nji tepricësë së fisit thrak të Besëvet a Beshëvet. Kabashi i Grambshit t’Elbasanit e muer emënin prej ndonji degësë së Kabashëvet të veriut. Gojëdhana se Kabashët janë prej Kolonjesë së Toskënisë u trajtue tash vonë, tue u mbështetë nd’emën Koloja e Kolonja, ndër kohëna të luftavet të Përlindëjesë greke ndë të cillën pat rasë krahi i Verit m’ e njoftë Kolonjën e Toskninë.

(Gelasius, “Fjalori Toponomastik, Emna Vendesh”, në: Hylli i Dritës, nr. 4-5, prill-maj 1943, Vjeti XIX, f. 170-171)

Sipas Mark Tirtës (Mitologjia ndër shqiptarë, 2004), Kabashi ka vende të ndryshme që dëshmojnë vijimin e traditës pagane të lidhur me adhurimin e gurëve të shenjtë: “Kemi në jo pak raste vende kulti me emrin Guri i Shenjtë, ose të pagëzuar me emra shejtorësh të krishterë a islamë, po dhe me emrin Gjurma e Shejtit. Kështu, kemi Guri i Shenjtë në Zogaj të Kabashit (Pukë). Guri i Shën Palit në Kabash, jo larg nga Kisha e Shën Palit po në atë vend. Në Bjeshkë të Oroshit (Mirditë) ka Gjurma e Shejtit, Shkalla e Shejtit, Lujt e Shejtit. Kështu mund të shpjegohen dhe varret e Sarisalltikut në Krujë etj. Legjendat mitike për këto vende tregojnë qartë shenjtërinë e dikurshme të tyre, pelegrinazhe dhe dhurata përkushtuese të bëra dikur për to. Në këto vende dëgjohen legjenda mitike me rrënjë të lashta e bëhen rite të natyrës magjike me rrënjë pagane”. Nuk përjashtohet mundësia që guri në fjalë të jetë një prej objekteve të lashta të adhurimit.

Zbardhja e këtyre materialeve arkivore (thuajse 100- vjeçare) synon të zgjojë interesin shkencor, shtetëror e kombëtar që lidhet më objekte të lashta të Kabashit, të cilët sot mund të jenë të mbuluar nga bimësia e egër dhe nga harresa e kohës. Shqipëria pret të zbulohet…

/Gazeta Panorama 


Send this to a friend