VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipja, gjuhë zyrtare në Macerata të Italisë

By | April 15, 2019

Komentet

Nue Oroshi: Sqarim për opinionin gjithëshqiptar lidhur me ecurinë e punës për Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren

Fillimisht më vjen mirë që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të mëdha.Këtë e shikoj si normale sepse e kemi Monumentin e parë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në të gjitha trojet etnike shqiptare, jashtë vlerave të realizmit socialist.Kjo i ka tërbuar të gjithë ata historian të artit dhe skulptor të cilët nuk mundën që të dalin jashtë vlerave të realizmitë socialist.

Sa i përket porosisë së monumentit si historian i mesjetës, kur e kam bërë porosinë i kam sugjeruar autorit që ti ketë katër elemente që do ti cekë më poshtë:

1.Përkrenaren ku edhe e ka në kokë,

2.Aktin diplomatik apo volume mesjetare që  e ka poashtu në dorë,

3.Shqiponjën që  e ka në gjoks dhe

4.Veshjën e një kalorsi mesjetar perëndimor që e kanë pasur mbretërit perëndimor në këtë periudhë kohore.

Të gjitha këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Këto u thanë edhe në debatin  që organizoj Top Channel. Më këtë deshiroj të theksoi se Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nuk ka fare të bëj me pamje otomane.Anën artisitike ja kemi lënë autorit të punimit.Natyrisht edhe autori si skulptor e historian që është ka lexuar shumë literaturë historike, gjë që mund të ketë lexuar edhe kronikat osmane që është krejt e natyrshme për një skulptor dhe historian.Por ajo që po shoh nëpër debate është se kritikëve të artit si dhe skulptorve me idetë e realizmit socialist në Tiranë dhe Prishtinë ju ka ikur zogu nga dora pa e parë fare.Problemi qëndron se me këtë skulpturën autentike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, janë thyer klishet e komunizmit në aspektin e skulpturës.

Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin “Shpata e Fjalës” – Nga Nue Oroshi

Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe shumë aspekte të tjera të artit të shkruar ka vite që është duke lënguar në mungesë të një arti të mirëfilltë.Qyteti i cili është i shquar për dhënien e shumë ideve të kulturës që më pas janë shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës ka mbetur në heshtje kulturore.Kjo heshtje kulturore paraqet edhe nxënien e frymës kombëtare sepse shpesh herë gjatë rrugëtimeve letrare-poetike, poetët, shkrimtarët dhe romansierët kanë paraqitur rrugën e orientimit të popullit shqiptar përmes aktivizimit të muzave letrare. Muza këto që janë bërë shpesh pikë e orientim i të rinjeve dhe të rejave për ta dashur dhe nderuar vendin ku janë lindur dhe rritur.

Ky qytet ku me bukurinë e rrjedhës së Lumbardhit asnjëherë nuk ka mbetur pa aktivizimin e muzës poetike edhe në këto momente të një jetë burgu që po kalon bota e në veçanti Kosova gjeti mënyra që përmes “Shpatës së Fjalës” ta bëjë aktivizimin e një manifestimi vjetor poetik dhe letrar, që do të shërben si bazament për ta ringjallur letërsinë e vërtetë shqiptare jo vetëm në Prizren por edhe në të gjitha trojet etnike shqiptare.Ideatori i këtij manifestimi letrar poeti e publicisti Enver Sulaj që shquhet me poezinë e tij me vargje të latuara dhe gatuara më një brum letrar dhe që ecën përpara përmes thirrjes së muzës, ku paraqet shqetësimet e një gjenerate të tërë për kohën që po jetojmë. Në fjalën përshendetëse që është edhe fillimi i këtij projekti kombëtar që do të jetë i pervjetshëm dhe do të organizohet më, 6 maj në datëlindjen e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut iu drejtua të pranishmeve me këtë mesazh emocional që  jep shpresë,  se ky manifestim poetik është duke u ndërtuar në baza të shëndosha letrare ku thotë:”Është kënaqësi  për mua që sot bashkë me ju po e formësojnë dhe po i hapim udhë edhe një aktiviteti letrar-poetik të titulluar “Shpata e Fjalës” të organizohej në fillim të majit, me rastin e kremtimit të datëlindjes së kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti –Skënderbeu por që shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19″.

Pandemia ka vështirësuar gjithçka në jetën tonë por nuk e ka zbehur dëshirën për ta dashur  jetën, kënaqësitë e saj dhe artin që na ndihmon të ngadhnjejmë mbi zymtësinë e vështirësitë.Prandaj nuk ka motiv më të fuqishëm se ky për të bërë hapa të vegjël por me dashuri të madhe siç do të thoshte Nënë Tereza.

Pse Shpata e Fjalës?

Shpata e Skënderbeut për ne shqiptarët është sikur Shandani i Hebrenjëve të cilin e përshkruan Stefan Cvajgu.Ky shandan qëndron i varrosur për ta fshehur nga armiqtë të cilët një ditë të rëndë menduan se ua kishin rrëmbyer por koha tregoj se zhdukja qe mister dhe çdo herë dikush e rikthen në jetë.Në anën tjetër shpata e Skënderbeut është e pranishme në kujtesën dhe jetën tonë edhe fizikisht.Welt Museum në Vjenë ku ruhet bashkë me përkrenarën e Skënderbeut do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi ku ne gjejmë lidhjen tonë me historinë, lavdinë, vlerat dhe qytetrimin perëndimor pjesë e të cilit jemi historikisht e gjeografikisht dhe shpresojmë edhe politikisht sepse ne jemi Evropë dhe nuk kemi strehë tjetër.E para ishte  fjala thuhët në libra të shenjët për krijuesit letrar, fjala kufizohët me hyjnorën, është figurë që shpreh shpirtin dhe botën e tij, shqetësimet dhe ëndrrat që kacafytën me realitetin.In magnis satis voluisse(në punë të mëdha mjafton të dëshirosh) thoshin latinët e vjetër.Përtej dëshirave çdo herë mbetën përpjekjët të cilat janë gjurmët e ecjeve, rrezimit e ngritjeve. “Shpata e Fjalës “le të mbetët jo vetëm Metaforë për mprehtësinë, saktësinë, guximin dhe antikonformizmin me antivlerën  por edhe pjesë e përpjekjeve në fushën e kulturës dhe përkushtimit të cilin e keni dëshmuar bashkë.

Edhe pjesëmarrja e poeteve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe pjesëmarrja e Jurisë që përfaqësohej nga ana e shkrimtarëve tash me emër siq janë: Petrit Palushi,Sali Bashota e Selajdin Krasniqi, i dhanë vlera këtij manifestimi letrar.Kjo ide ishte përkrahur nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.Tre fituesit në këtë manifestim Skënder Berisha, Trendalina Omuri e Maxhun Osmanaj, vetëm që i dhanë shije këtij manifestimi letrar,por fitues ishin të gjithë ata poetë nga të gjitha trojet shqiptare që i dërguan poezitë e tyre.Që një manifestim i lindur të rritët e të burrërohet duhet pasur durim, ku duhet punuar më përkushtim dhe duhet zgjedhur vlerat poetike që e qojnë përpara një organizim letrar.E njëra ndër format me të mira të dërgimit përpara të këtij manifestimi poetik dhe letrar është botimi i përvjetëshëm i poezive të zgjedhura, në një vëllim të përbashkët.Kur shpatat bashkohën e kanë vringëllimën më të madhe kurse kur fjalët poetike bëhen bashkë tek “Shpata e Fjalës” ato e bëjnë qetësimin e shpirtrave në këtë botë të trazuar që ka nevojë për pak qetësi shpirtërore.

“Rrugëtimi i një Bashkatdhetari“ libër që shtjellon jetën dhe veprën plot trazime e sakrifica të veprimtarit në mërgim Elfi Agushi – Nga ARIF EJUPI

Fondit të bibliotekave të Republikës së Kosovës, gjatë këtij viti i është shtuar edhe një libër me vlerë të veçantë nga fusha e historiografisë sonë.

Bashkautorët, Sherafedin Kadriu,njohës i lëndës arkivore dhe Sabit Rrustemi,tashmë i njohur si romancier e publicist me shumë seriozitet kanë trajtuar në librin “Rrugëtimi i një Bashkatdhetari” veprimtarinë dyzetvjeçare të veprimtarit në mërgim Efi Agushi.

Ata një kohë të gjatë kanë gjurmuar në arkivat komunale dhe në ato të nivelit qendror dokumente dhe artikuj të shumtë mbi Lëvizjet çlirimtare në mërgim,e veçanërisht mbi ato në Zvicër.

Pastaj në konsultim me kryepersonashin e këtij libri z.Agushi, kanë klasifikuar ditarët dhe letërkëmbimet e tij me bashkëveprimtarë të viteve të 80-ta,si:vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Kadri Abdullahu, Hydajet Hyseni, Nuhi Sylejmani, Faton Topalli, Sami Kurteshi, Hasan Malaj, Osman Osmani, Abdullah Prapashtica, Shyqeri Ukshini, Xhafer Shatri, Ejup Ahmeti, Ismet Rashiti, etj.

Paharruar në asnjë mënyrë edhe një efektiv të madh veprimtarësh të tjerë të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, gjithandej Zvicrës.

Librin e bënë më të plotë dhe më tërheqës për lexuesin edhe një vështrim historik tejet interesant mbi Grykën e Karadakut.

Nga ky rajon që shtrihet në,pjesën lindore të Rrafshit të Kosovës, kanë dal djem e burra të zotët që çdoherë u kanë bërë ballë presioneve shumëshekullore të pushtimeve dhe dominimeve të huaja.

Ata këtë gatishmëri e kanë treguar edhe gjatë regjimit kriminal të Millosheviqit, i cili Kosovën e ktheu në Auchvic –Birkenau të dytë.

Invadimin e vendit dhe përpjekjet për asimilim të shqiptarëve të Kosovës nga ky regjim gjakatar i kundërshtoi me armë në dorë edhe oficeri i karrierës nga Zhegra e Anamoravës Agim Ramadani,i cili me heroizmin e tij të treguar në Koshare, do të kujtohet përherë, së bashku me 113 -të të rënët e tjerë bashkëluftëtarë të tij.

Kjo Monografi përmban edhe një përmbledhje mbi pozitën gjeografike në lashtësi të Karadakut,duke përfshirë si veçori natyrore relievin,me male, gropa dhe lugje. Kapitull në vetvete është edhe popullimi i Karadakut, si hapësirë e banuar nga fiset ilire,si një nga formacionet më të vjetra etnike në Evropë.

Derisa në libër pasqyrohet veprimtaria dyzetvjeçare në mërgim e z.Elfi Agushi, autorët i bëjnë një analizë të ngjeshur edhe trungut familjar të Agushajve të Dunavit të Karadakut.

Gjenealogjia e kësaj familjeje përherë të parë jepet e kompletuar në formë të shkruar në këtë Monografi, dhe përfshinë një periudhë mbi dyqindvjeçare të ekzistimit të saj.

Pjesëtarët e familjes Agushi edhe në fazat e mëhershme kanë qenë njerëz me ide dhe koncepte të qarta në mbrojtje të Kosovës. Kur më 1912 Serbia pushton këto vise disa serbë e zënë pengë Hamit Agushin,derisa ai po punonte në arën e tij pranë një zabeli,dhe e urdhërojnë që ta ndërrojë përkatësinë kombëtare.

Hamiti i habitur i kishte pyetur ushtarët e krajlit të Serbisë:   – Po e ndërrova kombësinë,a vdes ndonjëherë ?

Po, i përgjigjen ata.

-Atëherë më mirë po vdes sot si shqiptar se nesër si shka, u thotë Hamiti. Ata të mllefosur nga kjo përgjigje epike e gjymtojnë atë. Edhe pse në këtë gjendje Hamiti s’ndërroi qëndrim.

Nga gjenet e stërgjyshit të tij ka trashëguar shumëçka edhe Elfi Agushi, pjesëmarrës i shumë ngjarjeve të rëndësishme të mërgatës sonë në Evropën Perëndimore.

Z.Agushi, që ka luftuar plot dyzetvjet për çështjen tonë të drejtë kombëtare në këtë libër do të rrëfejë edhe për takimin e tij të parë me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Po ashtu si një ngjarje të paharruar deri në vdekje ai,do ta kujtojë edhe betimin në Flamurin Kuq e Zi,përpara Kadri Zekës, për besnikëri dhe ruajtje të fshehtësisë.

Në librin “Rrugëtimi i një Bashkatdhetari”flitet edhe për demonstratat e emigracionit shqiptar të organizuara në Gjenevë, Bernë, Bruksel etj.

Në këto protesta spontane dhe kolektive përveç politikës diskriminuese të Federatës jugosllave ndaj shqiptarëve u kritikua ashpër edhe politika pasive e udhëheqësve të Kosovës.

Në orvatje të një vetëdijesimi edhe më të lartë të mërgatës sonë që si pjesë shumicë kryente punë sezonale në Zvicër,dhe pa fajin e saj ishte e paarsimuar Kadri Zeka, Elfi Agushi dhe Shyqeri Ukshini në kinematë e Gjenevës,sjellin filmin kinematografik“Lulëkuqet mbi mure”të regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnosti.

Brenda kopertinave të këtij libri si një ndodhi që s’do të harrohet asnjëherë është vendosur edhe martesa e Kadri Zekës, me 2 janar të vitit 1982, me Saime Jusufin në Biel të Zvicrës.

Këtë gazmend me momente interesante hareje dhe gëzimi e kishte xhiruar në tërësi me kamerë Bardhosh Gërvalla, kurse Efliu me aparat kishte bërë fotografi të shumta.

Prandaj rrëfyes i saktë i kësaj ngjarje janë incizimet dhe fotografitë, të cilat përjashtojnë çdo spekulim të armiqve tanë dhe veglave të tyre.

UDB-ja jugosllave si një organizatë e errët kriminale duke parë unitetin e shqiptarëve në mërgim më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë, vrau me një atentat të fshehtë vëllazëritë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zeka.

Pas kësaj vrasje tinëzare përveç që u nxi veli i bardhë i nusërisë së një vajze të re shqiptare siç ishte në këtë rast Saime Jusufi, Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe e viseve tjera në Jugosllavi, humbi tre ideologët e saj që ishin lokomotivë dhe shtysë jona për çlirim gjithëkombëtar nga sllavët.

Me gjithë dhembjen e madhe që pati Kosova për këta djema trima dhe mijëra dëshmorë të tjerë,ajo doli në krye të qëllimit kur e përkrahur nga SHBA, më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli Pavarësinë e saj dhe shkëputjen definitive nga Serbia.

Andaj ky libër me data, ngjarje dhe fakte u këshillohet për lexim të gjithëve,sepse vetëm nëpërmjet tij mësohet e vërteta mbi punën plot rreziqe dhe sakrifica të veprimtarëve tanë në Perëndim, posaçërisht të atyre të viteve të 80-ta.

Autorët, Kadriu dhe Rrustemi edhe pse kanë punuar në këtë libër me mjaft përkushtim prapëseprapë mirëpresin, vërejtje dhe sugjerime qëllimmira nga lexuesit.

ARIF  EJUPI

Albumi i ri i kompozitorit Simaku me Shtëpinë Diskografike Suedeze

Një tjetër lajm i mirë vjen nga puna krijuese e kompozitorit shqiptar Thoma Simaku.  Universiteti i Jorkut në Angli ka botuar në faqen e tij (www.uymp.co.uk) lajmin për CD-në e re të Simakut.
Albumi me veprat e profesorit të Kompozicionit në Departamentin e Muzikës në Universitetin e Jorkut Thoma Simaku do të dalë nga Shtëpia Diskografike Suedeze “BIS Records”.
Ndiqni në vijim edhe njoftimin për këtë arritje të veprës së artistit të njohur shqiptar.
Shtëpia Diskografike prestigjoze “BIS Records” në Suedi sapo ka nxjerrë në treg albumin e ri të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku nën interpretimin e muzikantëve të njohur në shkallë ndërkombëtare.
Kompozitori Simaku, Profesor i Kompozicionit në Universitetin e York-ut në Angli, ka bashkëpunuar me kuartetin e harqeve të Parisit, “Quatuor Diotima” për më shumë se një dekade; dhe bashkëpunimi i tij me pianistin anglez Joseph Houston, që tani jeton në Berlin, e ka nismën që kur Houston ishte student në Universitetin e York-ut.
Kuartetet e harqeve Nr 4 & 5u kompozuan enkas për kuartetin parizian, i cili dha premierën botërore në festivalin më të madh të muzikës bashkëkohore në Angli “Huddersfield Contemporary Music Festival” në vitet 2011 and 2015.
Catena I për piano u ekzekutua për herë të parë në Hollandë, në festivalin Moderne “Muziek Nijmegen” më 2019.
Dy veprat e tjera janë për piano solo: “Hommage à Kurtág”, premiera e së cilës u dhe në Barcelonë, ndërsa “L’image oubliée d’après Debussy” u kompozua me porosi të festivalit të muzikës bashkëkohore “York Late Music Series “më 2018 me rastin e 100 vjetorit te Debussy’së.
Të pesë muzikantët bëhen bashkë në kuintetin con-ri-sonanza që gjithashtu u ukzekutua për herë të parë në festivalin Moderne Muziek Nijmegen Festival në Hollandë.
Të gjitha veprat e albumit janë kompozuar gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe janë të ndërlidhuar ngushtë me njëra- tjetrën, ashtu si jane të ndërlidhuar dhe cilësitë tingullore të mishëruara në titullin e albumit: consonanza, risonanza, con risonanza.
Muzika e kompozitorit shqiptar është ekzekutuar në mbarë Evropën, në SHBA dhe me gjerë për tre dekada, dhe është vleresuar me një seri çmimesh ndërkombëtare për cilësitë e saj ekspresive dhe mpleksjen e veçantë të intensitetit muzikor dhe modernizmit.
Ndër veprat kryesore perfshihen: Koncerti për Orkestër Simfonike që fitoi çmimin “Lutosławski Prize” më 2013 në konkurs ndërkombëtar i shpallur me rastin e 100 vjetorit të kompozitorit polak te shekullit XX, vepra për Orkestër Harqesh “The Scream” (2017) e bazuar në pikturën e famshme të Edvard Munch e interpretuar nga Orkestra e Koncerteve e BBC-së; si dhe një cikël prej tetë veprash virtuoze për instrumente të ndryshëm solistikë, që përfshin dhe pjesën “Soliloquy V Flauto Acerbo, e cila fitoi çmimin e Akademisë Britanike të Kompozitorëve “BASCA Award”, e cilësuar nga juria si “vizionare dhe krejtesisht origjinale”.
“BIS Records” ka një shpërndarje të gjerë në mbarë botën dhe albumi mund të gjendet në “Amazon”.
Një nga pjesët mund të dëgjohet në “YouTube”.

Vepra kolosale e Milotit ne Itali Nga Albine Shkreli

Foto: Michele Stanzione

 

 

Vepra kolosale e artistit Shqipetar, Milot “Çelësi i Montevergines” po merr formë dalngadale dita -dites .

Presidenti i Provinces se Avellinos Avv, Domenico Biancardi keto dite i ka bere nje vizite ne laboratorin Ku po realizohet vepra kolosale me e madhe e te gjitha koherave ne Europe e artistit Italo-Shqipetar Milot .

Puna vazhdon dita-dites pothuajse nga 6 muaj qe ka filluar per realizimin e skulptures monumentale që do të vendoset në daljen e autostradës Avellino perendim në qytetin Mercogliano te Avellinos . Kjo skulpture ,veper kolosale “Çelësi i Montevergine” e artistit Alfred Mirashi Milot, nën drejtimin artistik të Michele Stanzione dhe konstruksionin aktual falë kompanisë Metal Zurlo, do te jete si simboli pozitiv i shpresës,

Artisti Milot eshte I ftuar te realizoje kete veper qe eshte dëshiruar nga Presidenti i Provincës së Avellino Domenico Biancardi.

Biancardi u habit per madhesine dhe formen e madhe te skultures qe po realizohet , dhe ai tha qe kjo veper eshte simbol i rilindjes se Italise dhe gjithe europes .

Vendi i instalimit nuk është zgjedhur rastësisht dhe as titulli i veprës “Çelesi i Montevergines” mbi 44 metra, në çelik korten, një material që preferon artisti, dhe që do të instalohet në rrethrrotullimin Mercogliano, në daljen e autostradës Avellino perendim , i njohur nga të gjithë si fillimi i ngjitjes në Shenjtëroren e Montevergines, një nga gjashtë abacitë territoriale italiane, të vizituara çdo vit nga një milion e gjysmë pelegrinë.

Një veper gjigande pra, që të gjithë do ta shohin si një “britmë” universale të respektit reciprok midis njerëzve e popujve.

Artisti dëshiron, në një moment kaq të vështirë për të gjithë botën, të japë një mesazh shprese që synon të zgjojë mendimin kolektiv të një shoqërie që ka humbur kohët e fundit vetëvlerësimin.

Për ta bërë këtë, Presidenti i Provincës së Avellino Domenico Biancardi Eshte ai qe ftoi artistin Italo-Shqipetar Milot të krijojë kete skulpture monumentale “Çelësin e Montevergines”, duke zgjedhur një vend simbolik për instalimin e tij

Vepra do te inaugurohet ne muajet e ardhshem .

Ufficio Stampa:
Provincia di Avellino Gianluca Galasso ggalasso@provincia.avellino.it +39 338.4605297
Annalisa Tirrito tirrito.annalisa@gmail.com +39 335.5289607
Daniela Ricci dricci62@gmail.com +39 347.0824165

Faktorët e rrezikut ndaj COVID-19 Nga Dr.med. Aurora Dollenberg

Background

Studimi shtrihet prej muajit Prill–Tetor 2020 me qëllimparashikimin dhe modelimin e përhapjes së virusit. Studimi synon të japë një kontribut të rëndësishëm në strategjitë për bllokimin e infektimit. Pacientët me më shumë se një faktor rreziku (si mbipesha, diabeti ose hipertensioni, duhanpirja) kishin rrezik për ecuri të komplikuara. Infeksioni i mëparshëm me koronavirusët endemikë mund të zbusë rrjedhën e COVID-19. Sidoqoftë, infeksionet e mëparshme të koronavirusit nuk mbrojnë nga infeksioni me SARS-CoV-2.

Methoda

Ky studim statistikorprospektivu realizua përmes të dhënave të anonimizuara dhe të grumbulluara të 110 pacientëve qëjanëtestuar positiv me COVID-19 nëdy klinikat Dollenberg në Wolfenbüttel-Gjermani.

Results

Sipas rezultateve të studimit, gjysma e gjysmës së pacientëve (47%) nuk kishte sëmundje për të dokumentuar shoqëri. Rreth 80% rasteve të COVID-19 janë me simptoma të lehta ose asimptomatike dhe pacientët duhet të bëhen.Pacientët zakonisht shërohen pas një ethe dhe kolle 14-ditore. Shërimi vazhdoi mesatarisht për 12-ditë. Një në tre pacientë reaguan me përdorimin e shpejtë të sëmundjeve pas trajtimit të profilaktikës me një antibiotik (cefuroxima, doksicilina etj.); shkalla e të shëruarëve arriti 82%.Rezultati i studimit treguan se pleqëria, mbipesha dhe sëmundjet kronike rrisin rrezikun e infektueshmërisë.

Përqindja e Infektuarëve me COVID-19 rritet nga 15% tek mosha 25 vjeç deri në 70% tek mosha 70 vjeç, sepse numri i faktorëve të rrezikut rritet me moshën.

Përqindja e duhanpirësve tek të infektuaritishte 10% -krahasuarme 4% të pacientëve të infektuar që nuk bëjnë duhan. Pra, nikotina rezultoi të jetënë këtëstudim një faktor të rrezikshëm. Burrat kanë dy herë më shumë rrezik për tu infektuarse gratë.

Burrat me COVID-19 kanë një rrezik prej 62%më të lartë të vdekshmërisë sesa gratë e sëmura. Në këtë studim lodhja e vazhdueshme dhe këputja trupore janë pasoja mjaft të zakonshme të COVID-19.

Më shumë se gjysma (62%) e pjesëmarrësëve ndiheshin të sëmurë për disa javë pas shërimit. Pas 16 deri 30 ditësh, u vu re një rënie e qartë e ngarkesës virale, si në gjak ashtu edhe në pështymë.

Ky studimi tregon, megjithatë, se në shumicën e pacientëve me COVID-19, imuniteti afatgjatë deri në 6 muaj në saj të antitrupave IgG.

Conclusions

Të moshuarit janë të rrezikuar nga infektimi me COVID-19. Sa më i vjetër të jeni, aq më i lartë është shkalla e vdekshmërisë. Ky studim sugjeron që maskat duhet të mbahen nga të gjithë, madje edhe nga ata me astëm apo duhanpirësit. Maskat nuk duket se rrisin rrezikun e thithjes së tepërt të CO2. Në mënyrë që të vërtetonim këtë, ngopja me oksigjen dhe përmbajtja e CO2 u analizuan para dhe gjatë mbajtjes së një maske tek pjesëmarrësit në këtë studim. Përqendrimi i CO2 nuk u rrit as nën stres, kështu që nuk kishte rritje të thithjes së CO2.

Larja e gojës dhe antiseptikët oralë e zvogëluan ngarkesën virale në fyt dhe mundën të parandalojnë përhapjen e virusit pas infektimit, tregojnë analizat e pështymës së probandëve të këtij studimi. Në përputhje edhe me studime të tjera, shumica e larësve të gojës e zvogëlojnë ngarkesën virale me të paktën 90% kur goja ishte shpëlarë për një minutë ose më shumë.

Pastruesit e ajrit mund të jenë një zgjidhje teknike për të zvogëluar shumë rrezikun indirekt të infeksionit nga aerosolet në dhomat e pritjesapo zyrat e punës. Një normë e lartë infeksioni u vëshgua tek pjesa e varfëre probandeve dhe tek ata që kishin kushtet të vështira të jetesës.Ky studimi tregoi që prej fillimit i pandemisë është rritur përqindja e pacientëve me sëmundje të mushkërive. Si shpjegim është frika nga infektimi që ka rritur vizitat e mushkrive nga radiologu apo pneumologu, duke rritur në këtë mënyrë fluksin “e panevojshme” në urgjencat e spitalit dhe duke i mbingarkuar kapacitetet.

 

Corresponding Author
Dr. med. Aurora Dollenberg
Department of Psychiatry and Psychotherapy,
School of Medicine and Health Sciences, Medical Campus,
University of Oldenburg,
Oldenburg, Germany
Phone: +49 (0)5331-2488
Handy. +49 (0)173-7579144
Fax: +49(0)5331-29656
Email: info@amfe-federation.eu

Other Studies of Dr.med.Aurora Dollenberg:

1. Stephanie Klügel, Caroline Lücke, Aurora Meta et al. Concomitant psychiatric symptoms and impaired quality of life in women with cervical cancer: a critical review2017.

2. Aurora Dollenberg, Sebastian Möller et al. Prevalence and influencing factors of chronic post-traumatic stress disorder in patients with myocardial infarction, transient ischemic attack (TIA) and stroke, 2019
Dr.med.Aurora Dollenberg1,2,31School of Medicine and Health Sciences, Medical Campus, University of Oldenburg, Oldenburg, Germany2 Witten/Herdecke University, Faculty of Health/School of Medicine, Chair of Integrative Psychiatry and Psychotherapy3 Clinics Dollenberg, Emergency and Family Medicine

Kulla e Preng Çokut ku lindi Monsinjor dr.Zef (Çoku) Oroshi u restaurua nga Preng Çoku dhe djemtë e tij – Nga Nue Oroshi

Mirdita dalëngadalë po i kthehet identitetit kombëtar, me hapa shumë të ngadaltë por shumë të sigurt.Para disa ditësh u përfunduan punimet për restaurimin e Kullës ku ka jetuar dhe punuar një kohë Àt Gjergj Fishta.Kishin kaluar shumë vite dhe është shkruar në shumë gazeta dhe mjete tjera të informimit deri sa erdhi tek restaurimi i Kullës së Àt Gjergj Fishtës, ku një meritë të padiskutushme në këtë restaurim e ka historiani Paulin Zefi.Por restaurimin e Kullës së Preng Çokut ku lindi atdhetari i devotshëm i Shqipërisë Etnike, prifti i cili ishte krahu i djathtë i Kapidan Mark Gjon Markut në luftën antikomuniste Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi i cili përveç që i udheheqi luftën antikomuniste ai e dha një kontribut të çmuar edhe në përpjekjet e pandërprera për ta rrëzuar regjimin komunist si dhe në ndërtimin e Kishës madhështore në Amerikë, u restarua në menyrë të shkëlqyeshme nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Me këtë rast u jemi shumë falënderues Preng Çokut i cili arriti që ta bëj restaurimin e kësaj kulle me vlera të mëdha e cila lindi dhe rriti Monsinjor Zef Çokun i cili në botën shqiptare është i njohur me emrin Monsinjor Zef Oroshi.Shoqata “Trojet e Arbrit “që tani më është bërë zëri i atdhetarizmit shqiptar në promovimin e vlerave kombëtare ka marrë vendim që në shenjë respekti për këtë atdhetar të madh në korrikun e vitit 2021 të mbanë sesionin e pestë të veçantë shkencor me temën mbi jetën dhe veprën e Monsinjor Zef Oroshit pikërisht në Kullën ku ai u rrit dhe u burrërua në Kaftallë të Mirditës.Në këtë sesion shkencor do të ligjerojnë studiuesit shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Do të bëhet edhe inaugurimi i kullës së restaurauar nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Aty do të krijohet edhe një muze mbrenda kullës ku do të mblidhen gjerat personale të Monsinjor Zef Oroshit, duke filluar nga veladonët, e duke vazhduar me të gjitha botimet e librave,gazetave, fotografive të aktiviteteve të ndryshme kombëtare, ku do të punohet që të ndertohet po ashtu një bust i Monsinjor Zef Oroshit.Restaurimet e tilla siç është kjo e Kullës së Preng Çokut që e ka bërë ai me familje i japin nderë dhe krenari Mirditës.Edhe më krenar është fakti se mirditorët një pjesë e mirë kanë filluar të vetëdijësohen në përkrahjen dhe vendosjen në vendin e duhur të figurave atdhetare mirditore që luajtën rol të rëndësishëm në luftën antikomuniste.Pas restaurimit të  këtyre dy kullave në Mirditë e ka radhën ndërtimi i Kullës së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit.Kjo kullë e cila u djeg dhe u shkatërrua nga pansllavistët komunist është ende ndër rrënoja.Këto rrënoja i thërrasin mirditorët se i kanë  borxh që secili mirditor qoftë në Mirditën e sotme apo mirditorët jashtë Mirditës që ta ngrisin këtë kullë historike dhe ta shënderrojnë në Muze gjithëkombtarë ku do të vizitohet nga të gjitha viset etnike shqiptare si shenjë e rezistencës gjashtëshekullore të Mirditorve.Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi hyn tash në histori si njëri ndër priftat e rrallë i cili i rezistoj ushujzës së kuqe komuniste edhe me armë në dorë luftoj e nuk u dorëzua asnjëherë.

Është për tu theksuarë fakti se fshati Ungrej ku ka shërbyer Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi e shpëtuan priftin e tyre nga pushkatimi dhe ky veprim i Ungrejsve tregon se mirditorët atdhetar kanë qenë në përkrahje të nacionalistëve shqiptar.Nuk duhet harruar faktin se Monsinjor Zef Oroshi ishte krahu i djathtë i Kapidan Mark dhe Llesh Gjonmarku në luftën e drejtë të mirditorve kundër pansllavistëve komunist.Edhe fjalët e arta të Monsinjor dr. Zef Oroshit të thëna më, 24 dhjetor1969,për  Krishtlindje në New York,kanë domethënie shumë të madhe ku thotë: “Mirëse u ka prue Zoti në shtepinë tuej. Kjo sot asht nji shkëndi e vogël, por që do bahet nji flakë e madhe nji ditë në Atdhe. Sot të dashtun bashkatdhetarë, falenderja e mirënjohja mâ e thella u siellet të gjith bashkatdhetarëvet shqiptarë pa dallim, jo prej njajë, dy, tri a pesë krahinash të Shqipnisë, por prej “Tivarit në Monastir – Prej Preveze në Kaçanik”, prej të gjitha vendevet kû flitet gjuha e ambël shqipe, që aq vllaznisht na kanë dhanë zemër, ndihmue e përkrahë, dhe kam shpresë e deri diku jam i sigurtë se kanë me vijue me na ndihmue dhe në t’ardhëshmen, pse rruga e flijimevet asht ende e gjatë per ne per ta përmbyllë këte nisme me randësi kombtare. Gëzonju prá, o vllazen e motra shqiptare, pse çerdhen tonë me i sherbye Zotit e në të njajten kohë Atdheut të dashtun e të largët, e kemi krijue me flijime tona të shkelqyeshme. Ai Zot që na ka krijue, nuk na ka harrue, e u thaft e djathta e jonë, në qoftë se në jeten tonë, Atë osè Atdheun që na lindi do ta harrojmë. Nuk mund ta përfundoj këtë shkrim pa e dhënë edhe një vlerësim edhe për studiuesin e publicistin Tomë Mrijaj, njeriun më të afërt të Monsinjor Zef Oroshit në Amerikë, i cili për mbi katër dekada është duke punuar më një përkushtim të pashoq në vendosjen në vendin e duhur të figurës atdhetare të Monsinjor Dr.Zef Oroshit duke botuar disa libra me vlera të veçanta enciklopedike qoftë për jetën dhe veprën e Monsinjor Zef Oroshit por edhe duke mbledhur dhe botuar me përkushtim studime dhe artikuj që ka botur sa ishte gjallë Monsinjor Oroshi.Është për tu theksuar fakti se tradita atdhetare në Familjën Çoku është duke vazhduar me përkushtim këtë më së miri e dëshmon edhe Preng Çoku plaku i cili ka pajtuar në Mirditë shumë gjaqe dhe ngatrresa dhe që e respektojnë shumë herë Mirditorët në pajtimin e problemeve të ndryshme kur kanë me njëri- tjetrin.Prandaj nuk është për tu nënvlerësuar asnjëherë fjala jonë popullore që thotë:”Ku ka rrjedhë ska qare pa pikë”,apo familjet që kanë lindur atdhetar do të vazhdojnë edhe në shumë breza të jenë djep i atdhetarizmit shqiptar.

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Meta Dollenberg: Fazë kritike – Gjermania ka qenë e përgatitur

Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Meta Dollenberg shprehet për voal.ch si më poshtë:

“Tani jemi duke përjetuar një fazë kritike të pandemisë. Situata është serioze. Qëllimi ynë kryesor si Federatë e Mjekëve shqiptar në Europë (AMFE) është të thyejmë zinxhirët e infeksionit dhe të mbrojmë sistemin shëndetësor nga mbingarkesa me pacient të infektur me COVID-19.

Në javët e fundit, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara është rritur ndjeshëm. Gjermania disponon 29.250 krevate intensive.

Regjistri i kujdesit intensiv të Shoqatës Gjermane Ndërdisiplinare për Mjekësinë Intensive dhe të Urgjencës (DIVI) regjistroi 1.839 raste të kujdesit intensiv të pacientëve me korona (COVID-19) në të gjithë Gjermaninë më 30 tetor 2020. Në mbarë vendin, numri i infektuarve u rrit në më shumë se 506,000 raste.

Sistemi shëndetësor gjerman mbështetet dhe administrohet nga shumë institucione. Sistemi i kujdesit në Gjermani është i ndarë në tre fusha: kujdesi ambulator, sektori spitalor dhe ambientet e rehabilitimit ambulator dhe spitalor.

Gjermania ka qënë e përgatitur që në muajin Prill të këtij viti për rritjen e rasteve e të infektuarve me Covid-19 dhe është e gatshme ta përballoj krizën e tanishme pa vështirësi. Frika për përkeqësimin e pandemisë ka shkaktuar nje mbyllje të jetës publike prej datës 2 Nëntor në Gjermani.

Si mjeke specialiste do flisja për një “moment kritik të pandemisë” në lidhje me protokollet e trajtimit dhe menxhimit që tani ne si Federatë e Mjekëve shqiptar në Europë (AMFE) në dispozicion të publikut: të dhënat tona u japin mjekëve, menaxherëve të spitaleve dhe planifikuesve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës pandemike për herë të parë. Duhet të gjithë si Diaspor të japim kontribut mjekësor dhe intelektual për kapërcimin e kësaj vale pandemie”.

Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur – Nga Nue Oroshi

Britma e heshtur.Është një fjalë që më tepër ka karaktër poetik por që në fakt në brendësinë e saj është  mbledhur i gjithë ai mllef i pakënaqësisë për kohën që po e jetojmë.Shumë intelektual dhe intelektuale sot janë kapluar nga britma e heshtjës kur koha po ju levizë dhe shkundë heshtjen e lekundër.Kudo ku sheh shenja të pakënaqësisë së luftës në mes njerëzisë dhe djallëzisë, pranë panteoneve qiellore mbushën shtojzavallët me heshtjën e lekundur që nuk ju dëgjohet britma që e ka kapluar heshtja.Në mes të mureve njerëzore ku toka i bënë lutje diellit për pak ngrohtësi janë përzier mendimet që shëndrisin porsi vijat e skuqura të diellit që sillet e mbështillët duke dhënë ngrohtësinë pranë lëkundjeve të tokës.Edhe lëkundjet e tokës shpesh ndalën kur ndëgjohet jehu i bukurisë qiellore, që sillet vërdallë duke e ndalur heshtjën e lëkundur.

E zërat e të pakënaqurve kanë marrë rrugët e botës.Ata janë strukur pranë zjarrit për tu ngrohur në errësirën e heshtjës.Edhe kulshedrave edhe drangojve ju ka lagur baroti.Ata nuk po luftojnë me njëri-tjetrin por po shikojnë lojërat që po zhvillohen mbrenda teatrit të absurditetit.Shumë artistë kishim pasur, por historikisht ne shqiptarët kemi vuajtur nga politikanët.Në 80 % te rasteve gjatë historisë politikanët tanë kur kanë ardhur në maja të pushtetit e kanë harruar popullin dhe ka ekzistuar një mur i madh në mes të politikanëve dhe popullit që i ka votuar.E derisa politikanët tanë krijojnë mure ndarëse me popullin që e udhëheqin heshtja i ka lëkundur intelektualët që vetëm shikojnë dhe bërtasin në heshtje.Kur qahet një mur është me e lehtë se kur heshtë një burrë.E them për faktin se të heshtësh në kohën kur kryqëzimet e orientimit politik kombëtar e kanë marrë tatëpjetën është baraz me fajin që e bartin politikanët sharllatanë që janë mësuar duke iu leshuar rrugë çdokush dhe duke u gjuajtur me fjalë me njëri -tjetrin ditën e duke ndarë pazarët natën.

Edhe shpendkeqi edhe shqiponja janë zogj.Por shqiponjat fluturojnë në lartësi dhe janë krenare që i takojnë lartësive qiellore kurse shpendakeqët gjithmonë përzihen në tokë duke kërkuar ushqimin pa u kursyer se ku e fusin sqepin.

Ndjenja në mes të bukurës dhe të madhërishmës kur ndëgjon zërin e bubullimës pa e ndarë se cila është e bukura e cila e madhërishmja, e cila  jep një vijëzim në panteonin qiellor se ne shqiptarët atëherë kur është dashur dhe kur duhet të jemi të bashkuar gjithmonë kemi gjetur vegëza te vogëla  që jemi ndarë dhe nuk kemi gjetur harmoninë e përbashkët e qetësinë shpirtërore që pa hezitim çështjen shtetërore dhe kombëtare ta vendosim para asaj personale.Kur lartësia qiellore shihet nga bregu i pikëllimës një palimpsest i shkruar në hieroglifet e vjetra tregon se kultura nuk fitohet por ajo lind.Dijenia mund të fitohet por kultura është e lindur.E pikërisht këtu është edhe dallimi në mes të diturit dhe të kulturuarit.Ka intelektual që janë të ditur dhe kanë lexuar por iu mungon kultura njerëzore.E njerëzorja gjithmonë duhet të jetë para djallëzores.Këtu  mbyllet ai cirku i heshtjes së lëkundur dhe fillon britma e heshtjes.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR MIKUN TIM DHE TONIN, DR. NURI DRAGOI – Nga Hysen Ibrahimi*

NUK VDESIN ATA QË LËNË GJURMË NË INTERES TË KOMBIT

 

 

E nderuara familja Dragoj

Të ndëruar miq,

Pranoni Ngushëllimet e sinqerta për humbjen e mikut tonë, Dr. Nuri Dragoj.

 

Me pikëllim të thellë mbrëmë mora lajmin për vdekjen e Dr. Nuri Dragojit, një personaliteti krejt të veçantë, një figure të shquar shqiptare, mikut dhe njeriut të madh.

Me Nuriun jemi njohur në 2016, me aktivitetet të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, një njohje fizike, relativisht e vonshme. Por, kemi mësuar për njëri tjetrin aq shumë, sa të kishim bërë një jetë bashkë.

Historiani dhe gazetari i njohur Dr. Nuri Dragoj kishte sinqeritet të plotë në bashkëpunimet tona. Ai lartësonte punën dhe përpjekjet e çdo shqiptari në mërgatë, duke thënë hapur “Shpresën e kemi tek ju”, kur binte fjala për interesat e kombit.

Ai e cilësonte librin “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”, si një vepër kapitale, si shembull të shkëlqyer të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” dhe shpresë për të nesërmen e çështjes kombëtare. “Botimi me vlerë i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi, titulluar “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, ku janë publikuar një numër i madh me dokumente, artikuj e intervista, flet qartë për ndjenjën e përgjegjësisë që ka vetë kryesia e shoqatës, por dhe gjithë anëtarësia e saj. Botimi në faqet e këtij libri, të krijimeve që lidhen me jetën në komunitetin e shqiptarëve në Suedi, në Shqipërinë e tyre të dytë, si dhe shkrime e krijime për atdheun amë, perspektivën e kombit shqiptar, pasurimin e historisë së tij, janë hapa të guximshëm dhe mbi të gjitha me interes të madh për kulturën kombëtare dhe edukimin e brezit të ri[1].”, thoshte Dragoj në shkrimet e tij të gjata e shumë përmbajtjesore.

“Të gjithë ne, kudo që jemi, të punojmë siç punon shoqata ”Papa Klementi XI Albani” me qëllim që të shpejtojmë, sepse është fat i madh që fuqitë e mëdha që e copëtuan Shqipërinë, tani e kanë në dorë edhe bashkimin”, kishte thënë ndër të tjera në një intervistë për “Thesar Kombëtar…”, historiani dhe gazetari i njohur Nuri Dragoj.[2]

Për këtë arsye, Shoqata “Papa Klementi XI Albani”, e kishte shpallur dhe pranuar atë si Anëtar Nderi të shoqatës, për kontributin e pakontestueshëm që kishte dhënë në shërbim të traditës, kulturës, krijimtarisë letrare e publicistike dhe për mbështetje të sinqertë në veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Së fundmi, nga ai kam marrë vlerësimin më të lartë në librin “Hysen Ibrahimi- Hero i heshtur i dritës, të autorës Hyrë Tejeci Murati, ku Nuri Dragoj më cilëson si një “marathonomak i trojeve shqiptare”. Një shkrim prej 8 faqesh, ku ai përshkruan takime tona, duke lartësuar çdo veprim tonin që bënim në raport me çështjen kombëtare shqiptare, Dragoj tregonte përkushtimin dhe çiltërsinë e tij, për të njohur punën e të tjerëve, për ta grumbulluar atë në një pikë të rëndësishme, që do të ishte e mira e kombit tonë.

Por, Ti na ike herët, miku im i shtrenjtë. Do të takohemi në botën e amshueshme, ku shpirti yt do t’i takojë parajses.

Vdekja e Dr. Nuri Dragojit është humbje për familjen, për shoqërinë, për historinë, gazetarinë dhe kulturën shqiptare. Është humbje edhe për ne anëtarët e Shoqatës “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Ishte Anëtar Nderi i Shoqatës “Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe mbështetës dhe pjesëmarrës i të gjitha takimeve tona kulturore.

 

Por, vepra dhe puna e tij do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si model i mirë për brezat që vijnë. Nuk vdesin asnjëherë, ata që lënë gjurmë në të mirë të kombit!

 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Nuri Dragoj dhe veprën e tij të madhe!

I lartësuar qoftë emri i i tij.

 

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

“Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Ängelholm, 16 tetor 2020

[1] Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi, numri i 7, f.22.

[2] Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi, numri i 9, f. 443.

ÇMIMI I VITIT I TAKIMEVE ”AZEM SHKRELI” IU NDA SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

Förslöv-Suedi, 13.10.2020

Në Pejë, në edicionin e 18-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare  “Azem Shkreli”, të vetmës shoqatë që iu nda çmimi i vitit, ishte Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS).

 

 

Çmimi i është nda nga Këshilli Organizativ për organizmin, Tekimet Nërkombëtare Letrare ”Azem Shkreli”, edicioni i XVIII, me radhë, me këtë motivacion:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ”Për kontributin e dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Përfaqsues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, për t’a pranuar këtë Çmim, ishte z. Idriz Gashi, nënkryetar, i cili po ashtu u nderuar me “Çertifikatë” për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në edicionin e 18-të të këtij manifestimi. Çmimi ia dorëzoi Xhenet Syka, Drejtoresh e DKRS-së, kurse “Çertifikatë” ia dorëzoi Aver Husaj, Shef për Kulturë.

Përveç SHSHASHS, u ndan edhe çmime për poezinë më të mirë gjatë takimeve, që ishin:   i Elida Rusta, poete,  ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda Xue Sheng, poete nga Kanadaja.

Pastaj u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi  “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e  Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e  Naxhie Bërbatit –Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje po ashtu edhe për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri  Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë , gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij  takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë  për  Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës,  drejtoreshës  Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në  Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar  në  Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëvë Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e vlerëson lartë këtë Çmim dhe falënderon përzemërsisht, kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, znj. Xhenet Syka, Aver Husaj, e të tjerët, për Çmimin e Takimeve “Azem Shkreli”, që ndan për Shoqatën tonë.

 

Me respekt, në emër të SHSHASHS,

Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Përgjegjësitë e historianit – Nga Nue Oroshi

Historiani ka  përgjegjësinë kryesore se si duhet shkruar historia.Ai duhet ta shkruajë historinë sipas ndodhjës së ngjarjeve historike e jo sipas deshirave të politikës aktuale.Historiani shqiptar duhet që ta don vendin dhe popullin shqiptar.Ai duhet bërë çmos që ti zbulojë dokumentët historike që nga koha e lashtësisë duke vazhduar me mesjetën shqiptare, kohën e re si dhe kohën me të re në mënyrë që ta shkruajë të plotë historinë shqiptare.Historiani shqiptar duhet të jetë edhe atdhetar ai nuk guxon asesi që interesin e tij personal ta vendosë përpara interesit kombëtar.Historiani shqiptar ka përgjegjësi të dyfishtë se jemi gjenerata e parë që e kemi mundësinë ta shkruajmë historinë tonë shqiptare ashtu siç ka ndodhur e jo ashtu siç e deshiron dikush të ketë ndodhur.Historiani duhet të jetë edhe një mjek i përsosour kur ta shkruan historinë.Ai duhet ti mbledhë eshtrat dhe  plagët e kombit shqiptar,ai duhet mos të flej në gjumë kur shfleton dokumentët dhe kronikat historike që kanë të bëjnë me vrasjen dhe masakrimin e popullitë iliro-arberoro-shqiptar gjatë historisë së dhimbshme por krenare të kombit tonë shqiptar.

Historiani duhet të mishërohet me portretët historike të periudhave të ndryshme kohore.Ai duhet analizuar dhe matur me peshën e gurit dhe me akullin e ftoftë të mendjës ngjarjën historike.Historiani asesi nuk guxon të shitët dhe as te blihet të askush.Shpesh kemi pasur raste që historianët tanë edhe pa dëshirën e tyre kanë shkruar gjëra që me pas kishin pasur deshirë ti hanë dhe gëlltisin dhe që këto gjëra mos të shpërndahen dhe të lexohën kurrë në opinionin shqiptar.

Por historiani duhet ta di se fjalën e thënë mund ta marrë era,por fjala e shkruar dhe e botuar mbetët për jetë.Edhe historianët janë qënie njerëzore që mund të bëjnë gabimet e tyre.Qoftë këto gabime me vetëdije apo edhe pa vetëdije.Për ato gabime ata duhet të kërkojnë falje. Pra,historiani duhet të jetë para së gjithash edhe atdhetar i mirë.Për faktin se ai gjatë gjithë kohës lexon ,shkruan dhe gjurmon për rezistencën heroike të herojve shqiptar gjatë shumë shekujve të historisë.Përgjegjësia e historianit për fjalën e shkruar dhe të botuar është dy herë më e madhe se përgjegjësitë tjera.Sepse një mjek me një gabim mund ta mbysë një apo dy persona.Një ekonomist apo matematicient, mund ta varfërojnë fondin me ndonjë gabim në llogaritje apo për mosaftësi profesionale.Historiani nëse gabon mundet që ta fallsifikoj një shekull të tërë.Me një fjalë një populli që i vritët historia është i vrarë i tëri.Ne shqiptarëve shumë shpesh na u ka vra historia.Për faktin se me shumë kemi kaluar të pushtuar se sa të lirë.Historiani i mirëfilltë duhet te jetë si një bletë puntore e cila lule në lule e thithë nektarin dhe me pasë me punën e saj të zellshme krijon rrjetin e saj ku vjen edhe mjalti që është prodhim i mbarë për shëndetin e njeriut.

Edhe historiani shqiptar, duhet të kujdeset për shëndetin e kombit shqiptar.Sa e sa herë mendoj për 47.000 shqiptarët e mbetur që na i vrau komunzmi pansllavistë gjatë dhe pas luftës botërore.Sa e sa herë më bijnë ndërmend fjalët e  atdhetarit Gjon Dedë Stanisha i cili gjatë pushkatimit prapa mureve të burgut të Prishtinës brohoriste me zë të lartë: Rrnoftë Çamëria!Rrnoftë Shqipëria!, e kur deshti të brohoriste për të tretën herë Rrnoftë Kosova! gjelatët komunistë i prenë fjalën në fyt me bresheri automatiku.Shpesh mendoj se ku gjinden varret e Marie Shllakut,Bernard Llupit,Kolë Parubit,Gjergj Martinit,Halim Spahis,Tahir Dedes,Kajtaz Ramadanit, Rexhep Kabashit dhe shumë e shumë të tjerëve.Në mendje shpesh me rrinë vrasjet e Kapidan Mark Gjon Markut,Llesh Gjon Markut,Ndue Përlleshit dhe shumë e shumë atdhetarëve shqiptar.Asesi  nuk më hiqen nga mendja masakrat serbe,malazeze dhe maqedonase, në trojet shqiptare prej vitit 1912 e deri në vitin 1999 që do të jetë edhe tema bosht në sesionin e ardhshëm shkencor që do ta organizon Shoqata “Trojet e Arbrit”.Historiani shqiptar duhet të sakrifikohet për të vërtetën historike dhe jo të priviligjohet duke mbyllur sytë për të mos thënë të vërtetën.Historia jonë shqiptare ka një problem të madh.Një pjesë e historianëve ende nuk  dijnë të ndajnë periodizimin e historisë.

Një gjë duhet ditur,Kosova është okupuar nga Serbia në vitin 1912 dhe është çliruar në vitin 1999, nga forcat e Natos dhe qëndresa shqiptare.Se si punuan akterët politikë mbrenda kësaj periudhe kohore  të pushtimit, ka vend të studiohet.Meqenëse ka vite që jam në krye të një projekti kombëtar për ndriçimin e historisë shqiptare lirisht mundë të them që falë angazhimit të 300 historianëve dhe studiuesve shqiptar anë e kënd trojeve shqiptare dhe diasporës se madhe atdhetare ja kemi arritur qëllimit që ta shkruajmë historinë shqiptare të pastër si loti,ashtu siç ka ndodhur edhe pse jemi luftuar në shumë anë për të mos dalë e vërteta historike në shesh.

Përgjegjësia e historianit është përgjegjësi historike.Se të gjitha këto vepra enciklopedike të shkruara do ti mbesin dëshmi breznisë në të ardhmën.Në bazë të këtyre veprave që kemi shkruar sot, nesër apo pas 100 apo 200 viteve do t´iu shërbejnë si brumë gjeneratave të ardhme që ti kenë si burime historike të dorës së parë.Historiani duhet ta dijë një gjë-ai nuk duhet të ndikohet nga rrethanat kohore dhe politike që  e rrethojnë atë por duhet ti shikoj dokumentët historike që duhet ti merr si lëndë të parë apo si brum për ta shkruar historinë.Të gabosh është njerëzore por ta përserisësh gabimin e njëjtë pa u skuqur dhe pa kërkuar falje është djallëzore.Prandaj përgjegjësia e historianit është si pesha e gurit që duhet mbajtur gjatë ecjes por përkundër barrës dhe peshës së rendë ai nuk duhet asnjëherë ta humbë drejtëpeshimin,ku humbja e këti drejtëpeshimi vetëm për një moment të shkurtër, mund të hedhë në humnerë.


Send this to a friend