Qindra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme në Romë,Itali, kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha nga drejtësia e dirigjuar me urdhra politik.
Protestuesit u shprehën se do të jenë pjesë e protestave kombëtare që do të mbahen në Tiranë dhe me votën e emigrantëve do të rrëzojnë nga pushteti regjimin.
“Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe nuk është hera e parë që mblidhemi dhe shpresojmë që të jemi në protesta të tjera që dot mbahen dhe në Tiranë. Të gjithë parafolësit e thanë që largimi i Ramës duhet të jetë emergjente.
Besoj se me votën e emigrantëve do të jetë sa më i shpejtë rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar.”
Një nga të rejat që i ishte bashkuar protestës u shpreh se arsyeja e emigrimit është qeveria e korruptuar që është në pushtet dhe ka shkatërruar të gjithë vendin.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Shqipëri dhe të gjitha kronikat në televizione janë kronikat e zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam. Ai regjim që është tani në pushtet më ka detyruar të largohem ashtu si dhe ju, duhet të ngremë zërin për vendin tonë, për shqiptarët dhe gjërat të vihen në vendin e duhur”- u shpreh vajza.