VOAL

VOAL

Me shoshë e vërteta kurrë nuk mbulohet – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

October 2, 2017

Komentet

Anthony Athanas, Shqiptari që nderoi Amerikën dhe nuk harroi kurrë Shqipërinë- Nga FRANK SHKRELI

Në përvjetorin e lindjes së njërit prej vatranëve më të shquar të shekullit të kaluar


Sa herë më bie rasti të kujtoj Anthony Athanas, nuk më vjen ndër mend së pari restoranti i famshëm “Anthony’s Pier 4”, as fotografitë e tij me presidentë amerikanë, senatorë, artistë e personalitete botërore që zbukuronin muret e atij institucioni të njohur të Bostonit. Më kujtohet vetë Anthony.  Më kujtohet buzëqeshja e tij e ngrohtë, mënyra si të priste në hyrje të restorantit dhe përulësia me të cilën të bënte të ndiheshe si në shtëpinë tënde. Ishte pronar i një prej restoranteve më të njohura të Amerikës, por nuk sillej kurrë si njeri i rëndësishëm. Përkundrazi. Kur hynte një shqiptar, ai shihte para së gjithash një

 

bashkatdhetar. Kjo ishte madhështia e Anthony Athanas.
Anthony Athanas – Shqiptari që u bë një legjendë amerikane (Korrik, 1911- Maj 2005)

Kam pas fatin dhe privilegjin që Anthony Athanas ta kem takuar disa herë kur isha me shërbim në Washington dhe më vonë gjatë veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan, por dhe në restorantin e tij, në Boston, dhe në takime në Nju Jork e Boston. Pa përjashtim, çdo herë largohesha nga takimet me të, me të njëjtën përshtypje: se përballë nuk kisha vetëm një biznesmen të suksesshëm shqiptaro-amerikan, por një burrë që nuk kishte lejuar që suksesi ta largonte nga njerëzit e vet, nga “Vatra” dhe nga Shqipëria.

 

Sot në përvjetorin e lindjes së tij, mendova se ia vlen të kujtojmë Anthony Athanas, jo vetëm njeriun që realizoi ëndrrën amerikane, por edhe shqiptaro-amerikanin që e kishte kuptuar se suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur vihet në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan, në interes të Amerikës sonë të dashur dhe të lidhjeve tona të ngushta historike, komb me komb, sidomos në këtë 250-vjetor të të themelimit të Amerikës. Në përvjetorin e lindjes së tij, për mua, si shqiptaro-amerikan, kujtimi i Anthony Athanas nuk është vetëm një detyrim moral ndaj një bashkatdhetari të shquar të cilin kam pasur priviliegjin ta njoh deri diku. Kjo datë është edhe një rast për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqësoi gjatë gjithë jetës së tij këtu në Amerikë: punën e palodhur, integritetin, mirënjohjen ndaj vendit që i hapi dyert dhe për besnikërinë e pandërprerë të tij ndaj Shqipërisë.

 

 


Ajka e dikurshme shqiptare anti-komuniste, Anthony Athanas, Prof Martin Camaj, Dr Hamdi Oruçi, në një seminar të Federatës Vatra, 1968, Nju Jork

Ka data, pra, që meritojnë të kujtohen jo vetëm për të nderuar një njeri, por, njëkohsisht, edhe për t’u kujtuar brezave se çfarë mund të arrijë shqiptari kur puna, ndershmëria dhe dashuria për atdheun bëhen pjesë e pandashme e jetës së tij. Përvjetori i lindjes së Anthony Athanas është njëra prej këtyre datave. Emri i Anthony Athanas nuk lidhet vetëm me restorantin legjendar “Anthony’s Pier 4”, siç mendojnë disa,  dikur ndër më të njohurit në Shtetet e Bashkuara, ose me biznese të tjera.  Emri Anthony Athanas, ndoshta si rrallë ndonjë tjetër, lidhet me një jetë që mishëroi në mënyrën më të denjë atë që amerikanët e quajnë “American Dream”, por që për Anthony Athanas nuk ishte kurrë një histori e shkëputur, krejtësisht, nga rrënjët e tija shqiptare.  Ai ka lindur në Korçë dhe si shumë bashkatdhetarë të brezit të tij, mori rrugën e emigrimit në një moshë fare të njomë. Ishte vetëm katër vjeç kur mbërriti në Amerikë, në vitin 1911, për t’u bashkuar me të atin. Jeta nuk i fali atij asgjë. Në moshën 13-vjeçare u detyrua të linte shkollën për të punuar. Por ajo që nuk mundi t’i jepte shkolla, Anthonit ia dha puna, përkushtimi dhe inteligjenca natyrore e shqiptarit. Nga larës i enëve e deri tek pronari i një prej restoranteve më të famshme të Amerikës, rruga e tij nuk ishte as e lehtë dhe as e shkurtër. Ishte një jetë e ndërtuar me djersë, sakrifica dhe këmbëngulje. Kur hapi “Anthony’s Pier 4” në Boston në vitin 1963, askush nuk mund ta kishte parashikuar se ai restorant do të bëhej një institucion amerikan,  i një shqiptari që u bë legjendë amerikane. Për dekada me radhë, “Anthony’s Pier 4” nuk ishte vetëm një restorant. Ishte një simbol i suksesit amerikan të një shqiptari. Në vitet e lulëzimit të tij, mijëra klientë e frekuentonin çdo ditë, ndërsa në muret e tij vareshin fotografi me presidentë amerikanë, senatorë, artistë, diplomatë dhe figura të njohura amerikane dhe botërore. Për të përmendur vetëm disa, Frank Sinatra, John F. Kennedy, Richard Nixon, Henry Kissinger, Elizabeth Taylor, Alfred Hitchcock e shumë personalitete të tjera, ishin mysafirë të rregullt të Anthony Athanas.  Megjithatë, as fama dhe as pasuria nuk ia ndryshuan karakterin e shqiptarit.  Anthony nuk e harroi kurrë vendlindjen. Nuk e harroi gjuhën. Nuk e harroi kombin.  Përkundrazi!   

Krerët e mërgatës shqiptare antikomuniste dikur, Anthony Athanas, Prof. Ernest Koliqi, Prof. Nexhat Peshkëpia, ndër të tjerë, mbledhur në Romë, 1968 – një rast i humbur historic për Kombin!

Sa më shumë rritej emri i tij në Amerikë, aq më shumë shtohej angazhimi i tij qëllim mirë, në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan. Siç thashë më lartë ka data që duhet të kujtohen në jetën e disa njerzve, por unë sot po kujtoj Anthony Athanas edje si një shembëll të rrallë – ndoshta ndër të vetmit të tillë – të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme.  Anthony Athanas ishte dhe mbetet, historikisht, ndër figurat më të rëndësishme të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.  Ishte bashkëpunëtor i afërt i Fan Nolit dhe Faik Konicës dhe më vonë një nga mbështetësit më besnikë të vazhdimësisë së kësaj organizate historike në Shtetet e Bashkuara. Për ata që e njihnin, Anthony Athanas, nuk e bëri këtë angazhim për interes personal, sepse nuk kishte nevojë as për emër, as për para. Ai i kishte fituar të dyja me punën e tij. E bëri sepse besonte se shqiptari, sado larg të jetojë, nuk duhet ta harrojë kurrë përgjegjësinë ndaj kombit të vet.  Me një rast, ish-kryetari i “Vatrës”, Agim Karagjozi, e ka përshkruar Anthony Athanas, me të drejtë, si trashëgimtarin e Fan Nolit në Federatën Vatra. Ishte një vlerësim që nuk i bëhej një biznesmeni të pasur shqiptaro-amerikan, por një patrioti të përkushtuar shqiptaro-amerikan. Pas largimit nga jeta të Fan Nolit dhe të brezit të themeluesve, “Vatra” kishte nevojë për njerëz që ta mbanin gjallë frymën e saj. Anthony Athanas ishte ndër ata burra që nuk lejuan të shuhej ai pishtar që Noli, Konica dhe patriotët e tjerë kishin ndezur në fillim të shekullit të kaluar. Ai nuk e bëri këtë për lavdi personale as për pëfitime materiale. Ai e bëri këtë sepse e konsideronte si detyrim ndaj historisë së shqiptarëve në Amerikë.

Anthony Athanas duke folur gjatë një darke në Nju Jork, para një mijë pjesëmarrësve në një seminar të Vatrës—foto nga revista Shejzat e Ernest Koliqit

Më vonë, ndonëse në moshë të shkuar, dhe kur çështja kombëtare kërkonte zërin dhe autoritetin e tij, Anthony nuk mungoi. Gjatë luftës së Kosovës ai iu bashkua delegacioneve amerikane që vizituan Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, duke përdorur prestigjin e tij në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja pse ai gëzonte respekt jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe në qarqet më të larta politike dhe shoqërore amerikane.

Gjatë jetës së tij shumë dimensionale, Anthony Athanas nderoi Shqipërinë, me besnikërinë ndaj prejardhjes së vet dhe me shërbimin e palodhur të tij ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan. Sot, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sidomos komuniteti shqitaro-amerikan, kërkon modele frymëzimi, jeta e Anthony Athanas mbetet, për të gjithë ne, një dëshmi suksesi i vërtetë që nuk matet vetëm me pasurinë që krijon, por edhe me gjurmën që lë në jetën e njerëzve dhe në historinë e kombit tënd.  Për këtë arsye, Anthony Athanas nuk është vetëm një figurë e shquar e diasporës shqiptaro-amerikane.  Ai është pjesë e historisë sonë kombëtare.   Sot, kur shpesh dëgjojmë të flitet për modele frymëzimi në komunitettin shqiptaro-amerikan ose më gjërë, nuk kemi nevojë t’i kërkojmë larg.  Anthony Athanas mbetet një prej tyre. Ai na kujton se suksesi nuk matet vetëm me pasurinë që grumbullojmë, por me respektin që fitojmë në komunitet dhe më gjërë, me dorën që u shtrijmë të tjerëve dhe me shërbimin që i bëjmë kombit tone të origjinës dhe Amerikës tone të dashur.   Ky ishte, pra ishte Anthony Athanas. Një amerikan i mirë. Një shqiptar i madh. Por edhe një vatran që e nderoi përjetë emrin e shqiptarit në Amerikë. Top of Form Ai e deshi Amerikën, sepse Amerika i dha mundësinë të ndërtonte jetën e tij, i lirë. Por, ai nuk e harroi kurrë Shqipërinë. Pikërisht, për këtë arsye, Anthony Athanas mbetet një nga figurat më fisnike të historisë së diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ashtu do mbahet mend!

Nderim të përhershëm kujtimit të tij!

 

“Fryma e mirë” e bashkëpunimit po jep rezultate: Shëngjini, Velipoja, Lezha dhe Shkodra, zgjedhja e parë e pushuesve nga Kosova- Nga Isuf B.Bajrami

Nga Morina, porta që lidh Kosovën me Shqipërinë, deri në brigjet e kaltërta të Adriatikut, këtë verë po zhvillohet një udhëtim i veçantë i mijëra qytetarëve që zgjedhin veriun shqiptar si vendin ku duan të pushojnë, të çlodhen dhe të krijojnë kujtime të reja.

Fluksi i lartë i pushuesve nga Kosova dhe diaspora nuk është vetëm një tregues i një sezoni të suksesshëm turistik, por edhe një dëshmi e një lidhjeje të fortë shpirtërore, kulturore dhe njerëzore. Për shumë familje kosovare, Shqipëria nuk është thjesht një destinacion ku shkohet për det, por një vend ku ndihen të afërt, të mirëpritur dhe pjesë e një historie të përbashkët.

Shëngjini, Velipoja, Lezha dhe Shkodra janë katër emra që mbartin një pasuri të jashtëzakonshme. Ato janë vende ku natyra, historia dhe kultura bashkohen për të krijuar një mozaik të rrallë bukurie.

Shëngjini, me detin e tij të pastër, plazhet e gjera dhe klimën e favorshme, është kthyer në një nga destinacionet më të dashura për familjet shqiptare nga Kosova dhe më gjerë. Përtej rërës dhe valëve të Adriatikut, kjo zonë ofron qetësi, ajër të pastër dhe një atmosferë ku pushuesi mund të ndjejë afërsinë e natyrës dhe ngrohtësinë e njerëzve.

Velipoja, një nga perlat e veriut, është një vend ku deti takohet me gjelbërimin. Hapësirat e saj të mëdha, bukuria natyrore, afërsia me zonat e mbrojtura dhe pasuria e peizazhit e bëjnë atë një destinacion të veçantë për ata që kërkojnë pushim, qetësi dhe kontakt me natyrën.

Por veriu shqiptar nuk është vetëm det. Është një tokë ku çdo gur mbart histori.

Lezha, qyteti i lashtë i lidhur me figura të mëdha të historisë shqiptare, është një urë mes së kaluarës dhe së tashmes. Aty ndodhet Kështjella e Lezhës, një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike, prej nga shpaloset një pamje madhështore mbi qytetin, fushën dhe detin. Po në Lezhë ndodhet edhe Memoriali i Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, një vend me rëndësi të veçantë kombëtare dhe historike, që vizitohet nga mijëra njerëz çdo vit.

Shkodra, një nga qytetet më të vjetra dhe më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë, është një pasuri më vete. Ajo është qyteti i artit, i kulturës dhe i traditës. Kalaja e Rozafës, që qëndron krenare mbi qytet, është një nga monumentet më të njohura historike, ku legjenda dhe historia bashkohen në një rrëfim të fuqishëm. Pamja nga kalaja mbi liqenin e Shkodrës, lumenjtë dhe malet përreth është një nga panoramat më mbresëlënëse të veriut shqiptar.

Shkodra është gjithashtu vendi i muzeve, i fotografisë së hershme shqiptare, i muzikës dhe i traditave të ruajtura ndër breza. Rrugët e saj, shtëpitë karakteristike dhe jeta kulturore i japin qytetit një identitet të veçantë që nuk gjendet lehtë.

Kjo pasuri natyrore dhe kulturore merr një vlerë edhe më të madhe kur shoqërohet me përkujdesjen institucionale dhe respektin ndaj vizitorit. Gjatë këtij sezoni, drejtuesit vendorë kanë ndërmarrë hapa dhe kanë bërë njoftime publike për përmirësimin e menaxhimit të zonave turistike dhe mbrojtjen e interesit të pushuesve.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka vendosur në qendër të vëmendjes respektimin e rregullave në zonat turistike të Shëngjinit, mbrojtjen e hapësirave publike dhe garantimin e një klime ku pushuesit të ndihen të respektuar.

Në Bashkinë Shkodër, kryetari Benet Beci ka vënë theksin te përmirësimi i standardeve turistike dhe menaxhimi më i mirë i zonave si Velipoja, me synim që vizitorët të kenë më shumë cilësi, rregull dhe siguri gjatë qëndrimit të tyre.

Këto përpjekje marrin kuptim të plotë kur shoqërohen me një vlerë tjetër të madhe të këtyre trevave: mikpritjen.

Sepse turizmi nuk ndërtohet vetëm me rrugë, hotele apo plazhe. Ai ndërtohet me marrëdhënie njerëzore. Një fjalë e mirë, një shërbim korrekt, një buzëqeshje dhe respekti ndaj mysafirit shpesh mbeten kujtimet më të forta të një udhëtimi.

Banorët vendas janë pjesë e kësaj historie suksesi. Ata janë fytyra e parë që takon vizitori, zëri që tregon historinë e vendit dhe zemra që e bën një turist të dëshirojë të rikthehet përsëri.

Pushuesit nga Kosova e vlerësojnë këtë afërsi. Për ta, Shqipëria është deti, por është edhe fjala e përbashkët, tradita, ushqimi, historia dhe ndjenja se janë mes njerëzve të tyre.

Në fund, një destinacion i madh nuk është vetëm ai që ka bukuri natyrore. Është ai që di t’i ruajë ato, t’i respektojë vizitorët dhe t’u japë atyre një arsye për t’u kthyer.

Kjo është “fryma e mirë” që po ndihet në veriun shqiptar: një bashkim i natyrës së mrekullueshme, trashëgimisë historike, kulturës së pasur, mikpritjes tradicionale dhe një përpjekjeje të përbashkët për ta bërë turizmin më të mirë për çdo qytetar dhe çdo mysafir.

Shëngjini, Velipoja, Lezha dhe Shkodra nuk janë vetëm vende ku pushohet. Janë vende ku përjetohet bukuria, historia dhe zemra e një populli.

Vendi i Lekës,18.07.2026

Paratë e Drogës dhe Kullat e Tiranës: Pse ky “boom” po varfëron qytetarët shqiptarë?- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

Kur shëtit në Tiranë ose në bregdet, sheh kudo kulla të reja dhe hotele luksoze. Për shumë njerëz duket si shenjë përparimi. Por pas këtij betoni fshihet një problem serioz, pastrimi i parave të drogës në sektorin e ndërtimit. Këtë e konfirmojnë raportet e SPAK-ut, Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe institucioneve evropiane.
Hetimet e SPAK-ut, të mbështetura nga përgjimet e aplikacionit Sky ECC (2019-2021), kanë zbuluar grupe kriminale që kanë qarkulluar fitime të kombinuara prej rreth 1 deri në 2 miliardë euro brenda pak viteve. Kjo nuk është shifra e një grupi të vetëm, por totali i disa grupeve të goditura (si Çela-Balla, Hoxhosmani-Dervishaj etj.). Shumë nga këto para dyshohen se kanë hyrë në ndërtim.
Në një ekonomi normale, çmimet rriten kur rriten pagat. Në Shqipëri ndodh e kundërta.Paga mesatare në Tiranë shkon nga 500–600 € në muaj. Çmimi mesatar i metrit katror të banesave në qendër të Tiranës luhatet mes rreth 4,000 € (dhe më shumë në disa projekte).
Pse? Sepse ata që kanë para nga trafiku i drogës nuk pyesin për çmimin. Ata paguajnë cash (para në dorë) për të “pastruar” paratë. Shembulli më i freskët është rasti “Korporata Aruba” (qershor 2026), ku SPAK zbuloi se gjysma e vlerës së disa pallateve u financua me para të pista. Rezultati është se ndërtuesit rrisin çmimet sepse ka blerës të tillë. Çiftet e reja dhe familjet me pagë normale e kanë shumë të vështirë të blejnë një apartament në kryeqytet.
Në korrik 2026, 1 euro blihet me rreth 94 lekë (nga 120-125 lekë disa vite më parë). Fillimisht duket mirë, por ka efekte negative. Remitancat nga emigrantët konvertohen në më pak lekë çka dëmton prindërit e moshuar që mbahen nga fëmijët e tyre në emigracion. Bizneset që eksportojnë (fasoneri, bujqësi) fitojnë më pak sepse të ardhurat në euro kthehen në më pak lekë, ndërsa shpenzimet janë në lekë.
Raportet e OSCE/ODIHR (2021-2025) flasin për blerje vote dhe presion në zgjedhje ndërsa ka akuza për përdorimin e parave dhe grupeve të deogës në këtë mes. Transparency International dokumenton “ligje të bëra me porosi” që favorizojnë disa kompani në tendera publike (p.sh. koncesioni Milot-Balldren).
Kur disa biznese kanë kapital të pistë ose lidhje politike, kompanitë e ndershme që paguajnë taksa e kanë të vështirë të konkurrojnë. Kështu që taksat e shqiptarëve përdoren më pak për shkolla, spitale, rrugë ose shërbime publike.
Kullat krijojnë iluzionin e mirëqenies, por në realitet shqiptarët përjetojmë një ekonomi të shtrembëruar. Çmimet e banesave janë përtej mundësive të shumicës. SPAK-u ka bërë goditje të rëndësishme, si rasti “Korporata Aruba” me sekuestrime të mëdha pronash.
Ky fenomen nuk është vetëm çështje e drejtësisë – është çështje që prek çdo familje shqiptare. Sa më i fortë të jetë shteti i së drejtës, aq më të mëdha janë shanset për një ekonomi të shëndetshme ku puna e ndershme shpërblehet.

Baton Haxhiu, spiuni i Serbisë po bëhet faktor në Prishtinë e në Tiranë- Nga Gani Mehmetaj

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.
.
Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, duke ia bërë me dije publikisht se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonte pos qyqarisë së tij.
.
Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut:
.
-Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”
.
Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin si gjarpri bretkosën.
.
Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit Baton? Mund t’i besojë ndokush?
.
Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme.
.
Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun. Ku qe arsyeja? Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t’i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë, pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.
.
Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun. Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediet tona, po edhe nga mediet e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i “Kohës Ditore” dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë–herë sikur u bllokohej truri.
.
Besoj se nuk i druheshin ballafaqimit me kriminelin më të madh në Ballkan dhe në Evropë, në pesëdhjetë vjetët e fundit, as pse atyre u mungonte oratoria a shkathtësia, por në situata i akuzuari për krime lufte, i paralizonte duke u bërë shantazhe. Pyetja e tij cinike: Doni t’ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t’i këndellte arroganca e tij, e t’ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.
.
Doli se ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!
Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të medieve shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim.
.
B. Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin.
.
Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.
.
Milosheviqi në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në medien shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Kosovë iu ngjit “krahut të luftës”, ndërsa “krahu i luftës” gjithë kohën kinse çirrej kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë. Mbase bashkëvendësin e tyre drenicak e kursyen dhe e shpërblyen. Me patriotizmin lokal s’bëhet shaka!
.
Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.
.
Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij? I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.

Tri mësime që na ofron ndryshimi i kryeministrave në Mbretërinë e Bashkuar- Nga ROMEO GURAKUQI

Së pari, udhëheqja politike nuk përfundon vetëm kur ke rrënuar vendin ose ke krijuar disbalanca të thella në shoqëri, mes krahinave, komuniteteve dhe qytetarëve. Udhëheqësia duhet të marrë fund sapo ndien se rruga që po ndjek, fillon të shfaqë shenja të frenimit të zhvillimit, të neglizhimit të interesit publik dhe të thellimit të pabarazive ndërmjet qendrës dhe periferisë, apo ndërmjet vetë rajoneve. Pikërisht atëherë mbyllet koha e një drejtuesi normal, se e atij që njeh veç humbje dhe rrënime është fikur me kohë. Është momenti kur ai duhet të largohet, për të mos u shndërruar në barrë për atdheun.
Së dyti, çështja e udhëheqjes nuk është thjesht çështje zgjedhjeje, gare mes të shkathtëve të vetëofruar pranë satrapëve qe nuk ikun prej dekadash, por, mbi të gjitha, është çështje kompetence, formimi, integriteti dhe afirmimi të më të mirëve që ofron një shoqni, organizatë, ose komunitet politik. Ajo kërkon aftësinë dhe lirinë e komunitetit politik për të dallue, pikasur liderin e ardhshëm, atë që ka cilësitë e nevojshme për të sjellë zhvillim, siguri dhe besim për vendin, organizatën, qytetarët. Udhëheqësit pikasën dhe thirrën, luten që të vendosën në shërbim te vendit, organizatës, qytetarëve.
Së treti, se askush nuk duhet të ndëshkohet për shkak të kritikës apo mendimit ndryshe. Përkundrazi, në një shoqëri demokratike të gjithë duhet të dëgjohen dhe të respektohen, përderisa kundërshtimi nuk përmban fyerje, por argumentohet me logjikë, fakte dhe bindje. Akti i parë i Andy Burnham ishte deklarimi se asnjë MP nuk mund të përjashtohet nga skuadra për shkak të kritikave që i ka bërë atij.
Fatkeqësisht, Shqipëria jonë e mjerë, e pengmarrun nga falangat, inatçinjtë, etj., vazhdon të injorojë modele përzgjedhjesh dhe qendrimesh të tilla politike dhe shërbenjëse. Ne krenohemi se i zgjedhim udhëheqësit me zgjedhje te lira brendapartiake. Një tallje e madhe të cilën të gjithë e përflasin, por njëzëri e duartrokasin me servilizëm. Ne pretendojmë të zgjedhim drejtuesit përmes rregullave që i harton vetë udhëheqësi që ka dështuar sistematikisht. Ne ne fakt zgjedhim të shkathtit e vetëofruar që sjanë as me ruajtë dyert e institucioneve ku militojnë. Ky është një rreth vicioz, brenda të cilit vazhdojnë të rrotullohen shqiptarët, të mbetur peng të partive, në një atdhe të kapur nga mashtrimi, formalizmi, fasadat mashtruese dhe nga ata që e kanë shndërruar pushtetin e vogel ose të madh në instrument të interesave të tyre

TRUMP I DREJTOHET VENDIT- AKUZON KINËN PËR NDËRHYRJE MASIVE NË ZGJEDHJE DHE KËRKON MIRATIMIN E LIGJIT PËR MBROJTJEN E ZGJEDHJEVE- Nga KASTRIOT HAXHIAJ, WASHINGTON DC

Në një fjalim të rëndësishëm të transmetuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e shpalli integritetin e zgjedhjeve si krizën më urgjente dhe më kërcënuese për vendin. Gjatë këtij fjalimi, presidenti njoftoi për deklasifikimin e menjëhershëm të një sërë dosjesh të organeve të zbulimit, të cilat sipas tij ekspozojnë pika të dobëta alarmuese dhe ndërhyrje të huaja në sistemin zgjedhor amerikan.
​Në qendër të fjalimit të Presidentit Trump ishte një akuzë e ashpër e drejtuar ndaj Kinës. Udhëheqësi amerikan tha se, duke filluar nga cikli zgjedhor i vitit 2020, Pekini drejtoi një fushatë masive të shfrytëzimit të të dhënave duke vënë në shënjestër votuesit amerikanë. Sipas deklaratës së tij, të dhënat e deklasifikuara së fundmi nga organet e zbulimit tregojnë se Kina përvetësoi në mënyrë të paligjshme rreth 220 milionë dosje të regjistrimit të votuesve amerikanë. Këto dosje përmbanin të dhëna sensitive personale si emrat, adresat, numrat e telefonit dhe përkatësitë partiake të qytetarëve.
Presidenti ​Trump shtoi se dhjetëra miliona të dhëna në 18 shtete të ndryshme u blenë, u hakeruan ose u komprometuan përmes një njësie të specializuar kibernetike të krijuar nga qeveria kineze posaçërisht për këtë qëllim.
Kritikët vunë në dukje se të dhënat e regjistrimit të votuesve në Shtetet e Bashkuara konsiderohen gjerësisht si të dhëna publike sipas ligjeve shtetërore, dhe shumë shtete rregullisht u ofrojnë qasje në këto lista fushatave politike dhe organizatave të ndryshme.
​Një tjetër temë kryesore e fjalimit ishte kritika e ashpër ndaj agjencive të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit. Presidenti akuzoi burokratët e të ashtuquajturit “shtetit të fshehtë – deep state) për fshehje rigoroze të kërcënimeve të huaja nga administrata e tij dhe nga Kongresi.
Presidenti Trump tha se dokumentet e deklasifikuara dëshmojnë se si zyrtarë të ndryshëm të organeve të brendshme të zbulimit punuan për të minimizuar informacionet mbi ndërhyrjen e Kinës.
Zoti Trump përmendi raste specifike ku analistët e organeve të zbulimit dyshohet se pranuan ndryshimin ose “zbutjen” e raporteve të përditshme që i paraqiten Presidentit, për të fshehur, siç tha ai, shtrirjen e aktiviteteve kineze.
Ai iu referua gjithashtu një emaili të një zyrtareje të FBI-së, e cila pretendonte se po drejtonte një “qeveri hije” brenda byrosë për të parandaluar daljen në dritë të këtyre informacioneve, si dhe zbulimit të disa thasëve për djegien e dokumenteve sekrete nga administrata e mëparshme që përmbanin të dhëna të rëndësishme që nuk ishin asgjësuar.
Presidenti ​Trump nënvizoi se makinat elektronike të votimit dhe portalet zgjedhore amerikane mbeten tejet të ndjeshme ndaj manipulimeve nga kundërshtarë të huaj si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Ai përmendi veçanërisht një plan të huaj për të manipuluar në mënyrë dixhitale sistemet e votimit në Venezuelë, duke pretenduar se këto taktika mund të anashkalonin auditimet pa u zbuluar fare nga ekspertët.
​Megjithatë, raportet e mëparshme të deklasifikuara të organeve të zbulimit të SHBA-së dolën në përfundimin se, ndonëse aktorët e huaj u përpoqën të ndikonin në opinionin publik, asnjë fuqi e huaj nuk arriti të ndryshonte numrin e votave apo të manipulonte infrastrukturën fizike të numërimit, pa ofruar prova.
Presidenti Trump kërkon miratimin e një ligji për të siguruar që vetëm shtetasit amerikanë hedhin votën në zgjedhje. Duke pohuar se rregullat aktuale të votimit në nivel shtetëror janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë. Presidenti Trump e shfrytëzoi pjesën e fundit të fjalimit të tij për të kërkuar që Kongresi të miratojë menjëherë projektligjin e njohur si SAVE America. Kjo nismë legjislative ka ngecur prej kohësh në Senat.
​Projektligji i propozuar bazohet në tre reforma thelbësore që synojnë të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e votimit në vend. Së pari, ai parashikon një kartë kombëtare identiteti për pjesëmarrjen në votimet federale.
Së dyti, kërkohet paraqitja fizike e provës së shtetësisë amerikane, si certifikata e lindjes ose pasaporta, gjatë procesit të regjistrimit të votuesve të rinj.
Së treti, nisma parashikon kufizime jashtëzakonisht të rrepta për votimin me postë, duke e lejuar këtë mundësi vetëm për raste të dokumentuara kur amerikanët janë të sëmurë rëndë, paaftësive fizike, shërbimit ushtarak aktiv ose udhëtimeve të pashmangshme jashtë shtetit.
​Presidenti e mbylli fjalimin duke i cilësuar këto gjetje si një kërcënim të madh kibernetik të drejtuar ndaj zemrës së demokracisë amerikane, duke iu bërë thirrje demokratëve, republikanëve dhe të pavarurve që të bashkohen për të siguruar sistemin zgjedhor të vendit.
“Qëllimi ynë me zbardhjen e këtyre informacioneve nuk është të dobësojmë besimin te zgjedhjet,” përfundoi zoti Trump, “por ta fitojmë atë besim duke u ballafaquar me pikat tona të dobëta dhe duke i korrigjuar ato shumë, shumë shpejt.”
Shënim: Shtëpia e Bardhë i ka bërë publike dokumentet e deklasifikuara në faqen e saj në internet…Whitehouse.gov

HISTORIA NUK ËSHTË PRIVILEGJ — ËSHTË E DREJTË!- Nga FRANK SHKRELI

         Historia kombëtare shqiptare në shkollat e Malit të Zi mbetet një provë
                  e papërfunduar e demokracisë dhe e përgjegjësisë politike shqiptare
 Nga viti në vit, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, një pyetje bëhet gjithnjë e më shqetësuese: pse nxënësit shqiptarë në shkollat shqipe nuk mësojnë sa duhet për historinë e kombit të tyre?  Prej kohësh, studiues, arsimtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kanë ngritur zërin për mangësitë e programeve mësimore dhe teksteve të historisë në shkollat shqipe të atij vendi. Ndër zërat më të njohur është edhe historiani dhe studiuesi Dom Nikë Ukgjinaj, i cili ka shprehur shqetësimin se brezat e rinj shqiptarë në Mal të Zi po privohen nga njohja e thellë e historisë, kulturës dhe trashëgimisë së tyre kombëtare. Sipas tij, një popull që nuk njeh historinë e vet rrezikon të humbasë vetëdijen për identitetin dhe të ardhmen e tij.
Në këtë sfond, përgjegjësia nuk mund të kërkohet vetëm te institucionet shtetërore të Malit të Zi. Edhe klasa politike shqiptare mban pjesën e saj të përgjegjësisë, gjatë viteve e dekadave të kaluara. Për më shumë se tri dekada, partitë politike shqiptare kanë qenë pjesë e jetës institucionale dhe, në periudha të ndryshme, edhe pjesë e qeverive malazeze. Megjithatë, rezultatet konkrete në fushën e arsimit kombëtar për fëmijt shqiptarë kanë mbetur larg pritshmërive të historianëve dhe studiuesve shqiptarë të atyre trojeve.  Ndonëse, shqiptarët nuk kërkojnë privilegje në këtë fushë, ata me plot të drejtë, kërkojnë të drejtën elementare që fëmijët e tyre të mësojnë historinë e popullit të cilit i përkasin, figurat e tij kombëtare, qëndresën e tij shekullore dhe kontributin e tij në qytetërimin evropian dhe historinë kombëtare. Nëse partitë politike shqiptare arrijnë të bashkohen rreth kësaj kauze, ato do t’u lënë brezave një trashëgimi shumë më të vlefshme se çdo mandat politik: të drejtën që çdo fëmij shqiptar në Mal të Zi të njohë historinë e popullit të vet me dinjitet dhe me saktësi shkencore.
Një arsim në gjuhën shqipe që nuk pasqyron historinë shqiptare në mënyrë të denjë mbetet i paplotë.  Prandaj, kritika e Dr Dom Nikë Ukgjinajt dhe e shumë intelektualëve të tjerë në ato anë, nuk duhet parë si sulm politik kundër askujt, por të shikohet si një thirrje ndërgjegjsimi qytetar. Sepse është thënë shpesh se një shtet demokratik nuk matet vetëm me zgjedhje të lira, me institucione funksionale apo me ritmin e nevojshëm të integrimit evropian. Sepse, demokracia në një vend duhet të matet edhe me mënyrën se si një shtet që pretendon të jetë “demokratik”, u garanton komuniteteve të veta të drejtën për të njohur historinë, gjuhën dhe identitetin e tyre kombëtar, sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë aspekt, ekspertë dhe studiues, që i ndjekin këto punë nga afër në terren, shteti dhe qeveria e Malit të Zi ende nuk e ka përfunduar provimin.  Sepse, shqiptarët janë dhe njihen si popull autokton në Mal të Zi. Si të tillë, ata kanë dhënë një kontribut të çmuar në historinë, kulturën dhe jetën politike të atij vendi dhe rajonit. Megjithëkëtë, fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën amtare në shkollat e vendit, vazhdojnë të mos kenë një pasqyrim të plotë, të balancuar dhe dinjitoz të historisë së kombit të tyre në programet zyrtare të historisë së vendit të tyre. Kjo situatë, për shqiptarët, nuk është një çështje e një rëndësie dytësore. Por shikohet, në qarqet e informuara mirë, si një mangësi serioze që prek vetë themelin e identitetit kombëtar dhe të vetëdijes historike të brezave të rinj të shqiptarëve në atë vend.
Natyrisht, se historia për njerzit dhet shtetet serioze nuk është propagandë dhe nuk duhet të jetë kurrë e tillë. Por po aq i papranueshëm është fakti, që debatohet sot, kur historia e një populli, siç janë shqiptarët në Mal të Zi, reduktohet në disa faqe të librave të historisë ose të trajtohet si një shtojcë fakultative. Një arsim i mirë nuk ndërtohet mbi harresën e askujt historike. Arsimi i mirëfilltë ndërtohet mbi njohjen dhe respektimin e historisë së të gjithë qytetarëve, pa dallim, të një shteti. Prandaj, në këtë debat  që zhvillohet në atë vend, nuk mund të shmanget as roli dhe as përgjegjësia e klasës politike shqiptare në Mal të Zi. Ndërkohë që historia kombëtare shqiptare nuk është shndërruar kurrë në një prioritet të panegociueshëm nga politika shqiptare vendase, shpeshherë, energjitë politike të partive shqiptare janë përqendruar, kryesisht dhe historikisht, te ndarja e posteve dhe tek interesat afatshkurtra politiko-ekonomike, ndërsa arsimi i brezave – investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e brezave të shqiptarëve – ka mbetur në hije.
Por, në këtë mes, përgjegjësia nuk është vetëm e politikës shqiptare, siç thashë më lartë.  Janë edhe institucionet zyrtare arsimore të shtetit të Malit të Zi, ato që duhet ta kuptojnë, seriozisht, se respektimi i identitetit kombëtar të pakicave nuk përfundon, thjesht, me lejimin e mësimit në gjuhën amtare. Por, ai duhet të përfshij edhe të drejtën e shqiptarëve në Mal të Zi, për një arsim përtej gjuhës amtare një arsim serioz që pasqyron drejt edhe historinë, kulturën dhe trashëgiminë e tyre kombëtare. Kjo, në të vërtetë, nuk është një kërkesë e veçantë e shqiptarëve sot në Mal të Zi ose diku tjetër.  Në botën e sotëme, ky është një standard i panegociueshëm i demokracive evropiane, pjesë e të cilave pretendon të jetë edhe Mali i Zi, ndërsa mbetet edhe një kusht i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie të barabartë anë e mbanë në kontinentit evropian. Kjo kërkesë, është në përputhje të plotë me standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës,
Por, përveç përgjegjsisë dhe rolit të klasës politike shqiptare në Mal të Zi, që theksova më lartë, aq i rëndësishëm është edhe roli dhe përgjegjësia e elitës intelektuale shqiptare në Mal të Zi, në mbështetje të realizimit të kësaj nisme. Historianët, studiuesit, akademikët, mësuesit dhe organizatat kulturore shqiptare duhet të flasin me një zë në lidhje me këtë çeshtje me rëndësi. Ata duhet të kontribojnë me argumente shkencore, me projekte konkrete dhe me bashkëpunim institucional për hartimin e programeve dhe teksteve që shkencërisht, pasqyrojnë me objektivitet historinë shqiptare të atyre trojeve, ndër shekuj.  Kjo pra nuk është vetëm një betejë e partive politike, por është një detyrë mbarë-kombëtare. Historia e vërtetë, nuk mund të mbrohet vetëm me akademi përkujtimore, me deklarata patriotike apo me fjalime në përvjetorë të caktuar historikë. Ajo duhet të mbrohet në klasë. Në bankat e shkollës, aty ku formohet mendja dhe ndërgjegjja kombëtare e një brezi të ri.  Nëse një fëmijë shqiptar në Mal të Zi ose kudo tjetër, përfundon arsimin pa njohur rrugëtimin historik të popullit të vet në ato troje, pa njohur figurat që ndërtuan identitetin kombëtar atje, dhe pa kuptuar kontributin e shqiptarëve në historinë e Malit të Zi dhe të Ballkanit, atëherë gjithë faktorët në këtë fushë kanë dështuar, të gjithë: shteti zyrtar, partitë politike shqiptare zyrtare, intelektualët, historianët, studiuesit shqiptarë dhe shoqëria, në përgjithsi.
Prandaj, ka ardhur koha që në lidhje me këtë çeshtje të rëndësishme të mësimit të historisë së shqiptarëve në Mal të Zi të dëgjohen zërat e informuar mirë dhe zërat e respektuar të arsyes dhe të dijes siç është Dr Dom Nikë Ukgjinaj e të tjerë studiues e historian shqiptarë të atyre anëve.  Ka ardhur koha për një marrëveshje të re morale dhe institucionale, sidomos, në radhët e faktorit shqiptarë në Mal të Zi në lidhje me këtë çeshtje.  Se arsimi në gjuhën shqipe nuk duhet të kufizohet vetëm te përdorimi i gjuhës shqipe. Por që arsimi i brezave të rinj të shqiptarëve në Mal të Zi, duhet të përfshij, patjetër, edhe të drejtën për të mësuar historinë kombëtare të shqiptarëve, në mënyrë të plotë, të balancuar dhe shkencore. Një gjë e tillë, nuk nuk cenon as nuk kërcënon askënd. Përkundrazi, një trajtim i tillë i historisë së shqiptarëve në ato troje shekullore do forconte besimin ndërmjet komuniteteve etnike dhe e bën Malin e Zi një shtet më demokratik dhe më evropian në sytë e Evropës dhe botës, por çka është edhe më e rëndësishme në sytë e vet shqiptarëve autoktonë të atyre trojeve shekullore.  Sepse historia nuk është privilegj as nuk është koncesion politik për askënd. Nuk është as favor që i bëhet një komuniteti të caktuar, siç janë shqiptarët. Historia është e drejtë e një populli! Historia nuk është privilegj që jepet ose merret sipas vullnetit të pushtetit. Ajo është një e drejtë legjitime e çdo populli dhe një pjesë e pandashme e identitetit të tij kombëtar, bazuar në marrveshje ndërkombëtare, përfshir Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të vitit 1948.  Prandaj,  një shtet që synon të ndërtojë një të ardhme të përbashkët nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta historike e asnjërit prej grupeve të qytetarëve të vet.
Por sa u përket shqiptarëve në Mal të Zi, në fund të fundit, një komb nuk humbet kur harron datat e historisë. Ai fillon të humbasë, keqas dhe përgjithmonë, kur harron se kush është. Pikërisht, për këtë arsye, historia kombëtare shqiptare në shkollat e Malit të Zi nuk është një debat i së kaluarës. Por duhet të jetë një investim serioz kombëtar dhe në bashkpunim, për të ardhmen e një shoqërie demokratike, ku çdo fëmijë, pa dallim etnie, ka të drejtë të njohë rrënjët e veta dhe të ecë drejt së ardhmes me dinjitet, vetëbesim dhe respekt për të tjerët. Për ndryshe, të mohosh historinë e një populli do të thotë t’i mohosh identitetin dhe dinjitetin e tij kombëtar.
Frank Shkreli
       
                             
      Dr Dom Nikë Ukgjini, meshtar katolik me formim të thelluar në historinë kombëtare 

Reagim  nga Refik Hasani, publicist dhe veprimtar, mbi deklaratën  e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë

Deklarata  e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, nuk është një nga dekalaratat  e para të zyrtarëve  më të lartë të Serbisë,  që bën një ofendim të rëndë duke  përdorur një Gjuhë me plotë urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.
Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet publike, ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, edhe deklarata më të rënda ofenduese është publikuar së fundi edhe nga Ana Brnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, e citojm :
 ’’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’’, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Kurse mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje e shqiptarëve”, hasen të shkruara gjithëandej nëpër qytete të Serbisë.
Unë i konsideroj një Gjuhë dhe nxitje e urrejtjes-kërcnim, jo vetëm kundër shtetit të Republikës së Kosovës, por jan duke kërcnuar kundër gjithë shqiptarëve.
Nga Bashkësia Ndërkombëtare,  pres me të drejt se BE-ja, do të duhej, të denon përmes një Rezolute detyruese lidhur me deklaratën e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, BE-ja,  do të duhej të kërkon zyrtarisht nga Serbia, që  Parlamenti dhe Qeveria të distancohen nga kjo deklaratë.
Nëse, Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë nuk  distancohen nga kjo deklaratë, Serbia do të duhej të sanksionohet në baza financiare dhe sanksionohet në aspektin diplomatik.
 Është momenti i fundit që BE-ja  për deklaratën e  Snezhana Paunoviq, të  detyroj duke kërkuar të ndiqet penalisht Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë,si:
 Për thirrje publike në pastrim etnik, për luftë nxitje, urrejtje, racizëm dhe ksenofobi. Po ashtu Bashkësia Ndërkombëtare,  do të duhej  shpallte non grata në gjithë shtetet anëtare veqë e veqë të BE-së dhe nga vetë  instancat e BE-së dhe SHBA-ja.
***
Sipas të drejtës  ndërkombëtare, bazuar  në gjitha  aktet, konventat dhe traktate, si instrumente ndalojn çdo propagandë për luftë, ndalon çdo thirrje për urrejtje kombëtare, racore ose fetare që përbën nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë. Serbia kështu vazhdon të promovon përhapjen e ideve të bazuara në superioritetin racor, nxitjen e urrejtjes racore dhe nxitjen e dhunës kundër grupeve racore ose etnike.
BE-ja dhe SHBA-të do të duhej të ndalin çdo kapitull për hyrje të Serbisë në BE. Bashkësia Ndërkombëtare,  si ka mundësi nga Republika e Kosovës të kërkoj të rifilloj të ulët në një tavolinë, pa u denuar deklarata nxitëse nga Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë.
Deklarata  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek shqiptarët etnik e autokton  në Krahinën  e Luginës së Preshevës.
Deklarata  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e Serbisë, deklarata e  më hershme nga Ana Brnabiq,  aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë, si dhe mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët etnik e autokton  në Krahinën  e Luginës, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.
Se nëse pastrimi etnik   ’’po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998-1999, do ta pastronte etnikisht Kosovën’’, e lexojm pasi Serbia nuk arriti të realizoj në vitin 1998-1999, ky është një mesazh se Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, sikurse që e realizoi në Sanxhakun e Nishit, para më shumë se një shekull, me dëbim, pastrim etnik e gjenocid.
Kjo është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi  politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë,  nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e  datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar.
Deklarata e rritë pasigurin në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, e shton  panikun dhe dron,  kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit  klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim  e asimilim.
Me një fjalë shqiptarët Etnik e Autokton  në Krahinën  e Luginës së Preshevës, jan ndier të lën pas dore dhe të diskriminuar, pas kësaj deklaratë edhe më të rënduar.
Pas kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë një paralajmërim shumë serioz, është
më se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.
Më 16 korrik 2026

Qëndresa e Nikaj-Mërturit: Toka e larë me gjak nuk shitet- Nga Kastriot Haxhiaj Washington DC

Në lartësitë e Nikaj-Mërturit, aty ku Alpet prekin qiellin, ngritja e Statujës së Krishtit Shpëtimtar mbart një peshë të jashtëzakonshme. Ky monument nuk është thjesht një dëshmi e besimit të palëkundur, por një kufi shpirtëror i vendosur mbi luginë. Ai u kujton të gjithëve se kjo tokë, ky lumë dhe këto male janë dhuratë hyjnore – të cilat nuk mund të shiten për përfitime të pista. Krishti me krahë të hapur mbi luginë qëndron si roja e një trashëgimie të shenjtë dhe si thirrje e gjallë për bashkim mes vëllezërve, qofshin katolikë apo myslimanë, për të mbrojtur atë që është e tyre.
Nga Enver Hoxha te “Paketa e Maleve”: një tragjedi që përsëritet
Përplasja e sotme e malësorëve me shtetin nuk është e re. Është vazhdimësia e një lufte shekullore kundër pushtuesve dhe sistemeve që tentojnë t’ua tjetërsojnë truallin.
Reforma Agrare e diktatorit komunist Enver Hoxha në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar përdori dhunën dhe propagandën e “reformës” për të zhveshur malësorët nga pronat e tyre legjitime. Tokën e të parëve ua morën në emër të kolektivizimit dhe “pronës shtetërore”.
Sot, nën petkun e zhvillimit modern dhe turizmit, “Paketa e Maleve” e Edi Ramës funksionon me të njëjtën logjikë grabitqare. Përmes ligjeve klienteliste për investimet strategjike dhe zyrave të korruptuara të kadastrës, shteti po përpiqet t’u marrë malësorëve tokën që nuk ua mori as turku, as serbi – për t’ia dhënë një grushti njerëzish.
Por Malësia ka një ligj të pashkruar në teftere por të skalitur në shkrepa dhe Besën që qëndron mbi çdo kod civil apo ligj të përkohshëm: toka e larë me gjak nuk dorëzohet kurrë me vula korruptive. Malësorët e veriut nuk e kanë njohur kurrë nënshtrimin dhe nuk do të pranojnë që fati i malësive të tyre të përcaktohet nga vendime të marra në zyrat e Tiranës.
Besa e Maleve: vëllazëria pa ndarje
Në Geghysen, Qafën e Kolçit e Curraj, kufijtë fetarë nuk kanë ekzistuar kurrë përpara Besës dhe kombit. Kjo krahinë është rritur me frymën e bashkimit dhe me shembullin e figurave të mëdha historike që dhanë jetën për këto male. Nga Binak Alia, kuvendari i urtë që shmangu gjakderdhjet dhe bashkoi malësorët në një besëlidhje të vetme, deri te Prel Tuli i Nikajve – udhëheqësi trim që i mbrojti malet me armë në dorë. Të dy na mësojnë të njëjtën gjë: vendimet për këtë truall u takojnë vetëm atyre që jetojnë këtu.
Gjysmën e zemrës e lashë në Tropojë
Arsyeja pse shkruaj sot me kaq dhimbje, krenari dhe vendosmëri për këtë qëndresë – ndonëse jetoj larg, në Amerikë – vjen nga rrënjët e mia të thella familjare dhe nga një amanet i shenjtë i trashëguar brez pas brezi. Gjysmën e zemrës sime e kam të lidhur përjetësisht me ato male.
Im atë, Skënder Haxhiaj, pasi u diplomua në Normale, doli arsimtar në moshën e brishtë 18-19 vjeç. Pas shërbimit në shumë zona të Malësisë, ai mori rrugën drejt Currajve e Tetajve, ku shërbeu si misionar i dijes për disa vite në ato anë të thella dhe madhështore të Tropojës.
Malësorët bujarë e morën tim atë në kullat e tyre, e strehuan në shtëpitë e veta dhe e trajtuan si djalin e tyre. Ai u dha atyre shkronjat e gjuhës shqipe, ndërsa ata i dhanë besën, miqësinë e pakushtëzuar dhe të përjetshme.
Kur im atë ndërroi jetë në Tiranë në shkurt të vitit 2022, ndodhi diçka që më preku thellë shpirtin. Në derën tonë erdhën për ngushëllime dhjetëra burra të moçëm, të panjohur për ne. Ishin nga Currajt, Nikajt, Geghyseni, Paci, Berisha dhe shumë krahina të tjera të Tropojës. Ishin nxënësit e tij të dikurshëm. Njerëz që ende mbanin mend dritën e dijes që babai im u kishte dhënë në ato vite të hershme të rinisë së tij. Erdhën për të nderuar mësuesin e tyre dhe na treguan qindra histori që do të mbeten përgjithmonë në memorien time.
Kjo vizitë ishte dëshmia e gjallë se çfarë është në të vërtetë Malësia: një vend ku nderi nuk vdes, ku mirënjohja trashëgohet brez pas brezi dhe ku drita e arsimtarit respektohet njësoj si gjaku i derdhur për liri.
Beteja për Nikaj-Mërturin sot është edhe beteja e nxënësve të babait tim, është beteja ime.. Është beteja e pasardhësve të atyre që e strehuan atë kur ishte vetëm një djalosh 18-vjeçar me ditarin e arsimtarit nën sqetull. Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë që ato male, ai lumë dhe ajo histori e jashtëzakonshme të shkatërrohen nga një shtet i korruptuar.
Qeveria në Tiranë duhet ta dijë mirë se po përballet me pasardhësit e Prel Tulit dhe një popull që mbron historinë, besimin dhe ekzistencën e vet në tokën e tij të shenjtë.
Skënder Haxhiaj
Qëndresa  e Nikaj-Mërturit

Kufijtë ndajnë shtetet, jo kombin- Nga Isuf B.Bajrami

Patriotizmi nuk ndërtohet duke i përçarë shqiptarët.

Lexova një opinion që u drejtohej shqiptarëve të Kosovës me një mesazh të qartë: “Qëndroni në vendin tuaj. Mos u merrni me Shqipërinë.”
Nuk më shqetësoi vetëm përmbajtja e tij. Më shqetësoi fryma.

Sepse sa herë që dikush përpiqet t’i ndajë shqiptarët në “tanët” dhe “ata”, në “këtej kufirit” dhe “andej kufirit”, ai nuk po mbron Shqipërinë. Po ringjall një plagë që historia na e ka lënë mjaftueshëm të thellë.

Nuk ka shqiptarë të dorës së parë dhe shqiptarë të dorës së dytë.

Nuk ka shqiptarë “më të pastër” vetëm sepse kanë lindur në një anë të kufirit.

Kufijtë shtetërorë janë vendosur nga historia. Përkatësia kombëtare nuk është vendosur kurrë prej tyre.

Ajo jeton në gjuhë, në kujtesë, në kulturë dhe në ndërgjegjen e njerëzve.

Është e dhimbshme të dëgjosh se shqiptarëve të Kosovës u thuhet, hapur ose tërthorazi: “Mos e doni Shqipërinë. Mos flisni për të. Mos protestoni për të.”

Po cili shqiptar ka të drejtë t’i thotë një shqiptari tjetër se sa duhet ta dojë Shqipërinë?

Kush e mat patriotizmin?

Me adresën?

Me vendlindjen?

Me pasaportën?

Apo me bindjen politike?

Shqipëria nuk është pronë e askujt.

Nuk është pronë e një partie.

Nuk është pronë e një qeverie.

Nuk është pronë e një ideologjie.

Ajo është shtëpia shpirtërore e miliona shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Për shqiptarët e Kosovës, Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shtet fqinj.

Ka qenë simbol.

Ka qenë shpresë.

Ka qenë emri që pëshëritej fshehurazi, kur liria ishte ende një ëndërr.

Ka qenë flamuri që mbahej në zemër edhe atëherë kur nuk mund të valëvitej në shesh.

Për dekada me radhë, ata jetuan nën shtypje, diskriminim dhe dhunë.

U larguan nga vendet e punës.

U burgosën.

U rrahën.

U vranë.

U dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Fëmijët mësonin në shkolla paralele.

Studentët dilnin në demonstrata pa e ditur nëse do të ktheheshin më në shtëpi.

Në ato vite, Shqipëria ishte më shumë se një hartë.

Ishte një premtim.

Sot Kosova është shtet i pavarur, dhe kjo është një fitore historike e vetë shqiptarëve.

Por pavarësia nuk e zhbën historinë.

As nuk e shuan lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve.

Dy shtete nuk nënkuptojnë dy kombe.

As dy dashuri të ndryshme për të njëjtin identitet.

Është paradoksale të flitet për bashkim kombëtar kur kjo i shërben një kauze politike, por të kujtohen kufijtë sapo një shqiptar nga Kosova shpreh mendim për Shqipërinë.

Kur na leverdis, jemi një komb.

Kur nuk na leverdis, na kujtohet se qenkan dy shtete.

Ky nuk është parim.

Ky është standard i dyfishtë.

Dhe standardi i dyfishtë nuk ka qenë kurrë atdhetari.

Le të jemi të sinqertë.

Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë armiqtë e njëri-tjetrit.

Armiku ynë më i madh ka qenë gjithmonë përçarja.

Pikërisht ajo na ka kushtuar territore.

Na ka kushtuar jetë.

Na ka kushtuar dekada mosbesimi.

Na ka kushtuar plagë që ende nuk janë mbyllur.

Asnjë komb nuk bëhet më i fortë duke ngritur mure mes bijve të vet.

Asnjë flamur nuk valëvitet më lart duke ulur dinjitetin e atyre që e ndjejnë po aq të shenjtë.

Nëse nuk pajtohesh me Edi Ramën, kritikoje.

Nëse nuk pajtohesh me Albin Kurtin, kritikoje.

Por mos i gjyko shqiptarët sipas vendit ku kanë lindur.

Politikanët zëvendësohen.

Qeveritë ndryshojnë.

Kufijtë mund të ndryshojnë.

Por gjaku, gjuha, kujtesa dhe historia nuk ndryshojnë me ciklet zgjedhore.

Patriotizmi nuk është garë.

Nuk është monopol.

Nuk është licencë për të përjashtuar.

Patriotizmi është përgjegjësi.

Është respekt.

Është kujtesë.

Është dinjitet.

Historia na ndau me kufij.

Më pas na ndau me sisteme politike.

Na ndau me tela me gjemba.

Na ndau me luftëra.

Megjithatë, shqiptarët nuk hoqën dorë nga njëri-tjetri.

Do të ishte tragjike që sot, kur kufijtë janë më të hapur se kurrë, të fillonim të ndërtonim kufij të rinj me fjalë.

Sepse fjalët nuk janë të pafajshme.

Ato krijojnë klimë.

Klima krijon mosbesim.

Mosbesimi ushqen urrejtjen.

Dhe urrejtja nuk ka ndërtuar kurrë as Shqipërinë, as Kosovën.

Në fund mbetet vetëm një pyetje:

Kujt i shërben përçarja mes shqiptarëve?

Sigurisht jo shqiptarëve.

Prandaj, para se ta pyesim njëri-tjetrin se në cilën anë të kufirit kemi lindur, le të pyesim veten në cilën anë të historisë duam të qëndrojmë.

Në anën e atyre që ndërtojnë ura?

Apo në anën e atyre që ngrejnë mure?

Sepse kufijtë mund të ndajnë shtetet.

Por nuk duhet të ndajnë kurrë zemrat e një kombi.

Nuk ka shqiptarë të tepërt.

Ka vetëm shqiptarë që meritojnë të respektohen njësoj, në Tiranë e në Prishtinë, në Shkodër e në Gjakovë, në Tetovë, Ulqin, Preshevë, Prevezë apo në mërgatë.

Kombi ynë nuk bëhet më i fortë duke përjashtuar bijtë e vet.

Bëhet më i fortë vetëm kur, pavarësisht dallimeve, kujton se mbi çdo kufi, mbi çdo qeveri dhe mbi çdo përplasje politike, ekziston diçka që nuk duhet të zbehet kurrë: vetëdija se jemi një popull me një histori të përbashkët dhe me një përgjegjësi të përbashkët për të mos e kthyer njëri-tjetrin në të huaj.

Vendi i Lekës,15.07.2026

Kërmat politike serbe lindin për faj të shqiptarëve- Nga Prof.dr. ESHREF YMERI

Eshref Ymeri
Deklarata e ministres serbe të administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka shprehur keqardhjen e saj të thellë që nuk qe në vend të Millosheviçit për ta spastruar etnikisht Kosovën, nuk ka asgjë për t’u habitur.
Një deklaratë e tillë është në vazhdën e deklaratave të Ivo Andriçit (1892-1970) dhe të Vaso Çubrilloviçit (1897-1990) të vitit 1937 për shpopullimin tërësor të
trojeve etnike shqiptare, në përputhje me naçertanien (direktivën, udhëzimin, urdhëresën) e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb Ilia Garashanin
(1812-1874) dhe të Megaliidesë së kryeministrit grek Jani Koleti (1773-1847) të vitit 1844.
Fashistja e regjur serbe, Snezhana Paunoviç, pjellë e kryebanditit Millosheviç, pse të mos lëshojë deklarata të tilla, karakteristike për nazizmin hitlerian,
përderisa pararendësit tanë i lejuan tributë serbe të dyndeshin drejt gadishullit të Ilirisë. Fishta i Madh, duke iu kundërvënë shpifësit serb, kryeministrit Vlladan Gjorgjeviçit (1844- 1930) ka deklaruar:
“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dymijëvjeçar të qytetërimit të lashtë… Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb, i cili kish një qytetari të tij kur gjyshstërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.
Është faji i rëndë i shqiptarëve, të cilët, duke qenë zotë të gadishullit të Ilirisë, i lejuan tributë gjysmë të egra sllave ta kalonin Danubin në shek. VII, t’u rrëmbenin tokat dhe t’i kthenin në bujkrobër.
Këtë qëndrim të turpshëm të shqiptarëve ndaj pushtuesve të huaj, Fishta e ka stigmatizuar rreptë:
Shka bajn Shqyptarët?… Hán’ fiq e kastraveca:
E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej
Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,
A e ka uficiali kalin at’ a pélë.
Se shqiptarët ishin pikërisht të tillë, ashtu si Fishta i ka stigmatizuar rreptë, prandaj edhe qëndruan si mumje para vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Ne shqiptarët qëndruam kurrizshtruar edhe ndaj sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, i cili, duke qenë askushi,
pa kulturë universitare, sundoi si i deshi qejfi dhe diktatura e tij, në vitet ’80, na katandisi në zgrip të degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së produkteve ushqimore bazë. Ne, po ashtu, për 13 vjet rresht, duruam sundimin e një tjetër njeriu me emrin askushi, si Rama, një kryemafioz dhe kryeskizofren i paimagjinueshëm, i cili, përmes lakut të varfërisë, më shumë se një milion shqiptarë të moshës së re dhe të mesme, i detyroi të braktisin vendin për bukën e
gojës.
Për fat të mirë, populli shqiptar i atdheut amë, në bashkëpunim me Diasporën atdhetare, ka më shumë se dyzet ditë që është ngritur peshë më këmbë në Tiranë, për ta shporrur përfundimisht nga pushteti Ramën, qeverinë e tij tradhtare dhe krejt oligarkinë politike. Midis kërkesave politike që kanë ushtuar gjatë zhvillimit të protestave, janë dëgjuar thirrje edhe për Shqipërinë Etnike. Kjo është një Thirrje Madhështore, sepse trojet tona etnike duhet të ribashkohen, për të mos vazhduar të mbeten në mëshirën e grekëve, maqedonasve, serbëve dhe malazezëve. Ka ardhur pikërisht koha që të dëgjohet Thirrja e Poetit Kombëtar, Gjergj Fishta:
Po, por nesër,
me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir.
Kaliforni, 15 korrik 2025

FALEMINDERIT DUA LIPA! MËSHIRË PËR MBROJTËSIT E DIKTATURËS!- Nga BESIM NDREGJONI

Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e randë të krimit që u bahet shqiptarve! Shqiptaret e etur per liri po demonstroi sakrificen, dinjitetin, besën e tyre, për  të ndryshuar vendin e tyre, por në këto dite të nxehta të motit , përveç diktaturës dhe pushteti të Edi Rames që hargjon miljonat e taksë paguesve shqiptare për të nderuar një këngëtar  antisemit që në shum vende demokratike nuk pranohet për urretjen që tregon ndaj jetëve të humbura njerzore, është i vetmi Kryeministër Edi Rama që e promovon me fondin e emergjencës për të ju kundërvenë  uraganit të lirise që  i kërkojnë dorheqjen e panegocjushëm si Kryeministri ma i korruptuar në Europe dhe për kthimin e sistemit stalinist në qeverisjen e vendit! Propogandës  diktatoriale i jane bashkengjitur dhe deputetet e PD sëbashku  me Edmond Spahon! Këta deputet nuk jane dakorte me urdhërin  e Kryetarit të PD Dr. Berishes që të bojkotojnë parlamentin e krimit, dhe ti mbeshteten protestes kombëtare me përmasa botërore.  Këta deputet paskan ba një dekleratë që  nuk duhet të ndalohemi të debatojme në parlament, të mjerët deputet kane 15 vite që PS i tall, ju ndalon fjalen, nuk i lejon as të  bëjnë pyetje,as të flasin për protesten e Shqipërisë së re, idhnaket deputet të PD, populli nuk i ka votuar, janë deputet partie, janë të kënaqur me diktaturen e Edi Rames, debatin e duan këta mjeran ta bëjnë për të mbrojtur rrogat e majme, jo për lirinë e Shqiptarve, po sot në mbrotje të tyre doli për së dyti radhazi ish kuadri i shquar i Partise Punes së Shqiperise Edmond Spaho që i bante thirrje Ramës mos jep dorheqje! Spaho thirrja jote është në humerën e komunizmit. Rama do të japi dorheqje dhe ti do mbahesh mend si Bardhyl Haskoja i Partise Punes së Shqipërisë në parlamentin e vitit 1991.Gjenerata Z populli i Tiranës nuk po zmbrazen nga zërat e kukuvajkave të PD e të mbeturinave të komunizmit! Televizjonet kombetare i fillojne lajmet me atletet e Kryeministrit  dhe i mbyllin me mbledhje të Kryetareve të Bashkive që nuk  numrojnë financa marramendse të pasuruar me pushtet e korrupsion! Shqiptarët që  kaluam kalvarin e përçmimit   të diktaturës, shohin me keqardhje se si TV kombetare janë kthyer në shërbim të diktaturës si TVSH e Fatmir Kumbaros në vitet  90-sot gazetaret e diktatures jan shkri njësh  me rilindjen komuniste, dhe të shpërndarë  nepër mediat  kombetare e portale të financuar nga korrupsioni ekstrem financiar i inercatorve luftojne me çdo mjet të mos lindi Shqipëria e re, kështu veproi Erion Braçe ish Kryeredaktori i gazetes famkeqe komuniste 50 vjeçare  “Zeri  i Popullit” kundra gazetarit të Medjas së lirë , zëri i të së vërtetës,  pasqyrimin madhështor të protestës për 45 ditë rrjesht në Bulevardin e Tiranës ,  duke cënuar gazetarin e kësaj  medje se pse i kërkonte  një interviste, harbuti ideologjik i mësuar  me urretjen e “Zërit  të Popullit” fyente pa pergjegjësi si Gazetarin Marsel Rupin, dhe emigrantin nga Anglia. Helmi i Hamdi Jupes  Erion Brace, Frrok Cupi, Martin Leka e shum të tjere vetëm komunizmi mos të  zhdukej nga Shqipëria dhe Rama të sundoi si Sulltan,propoganda e tyre,  jo vetem si kan ndaluar  shqiptarët që kërkojnë dorheqjen e diktatorit të fundit stalinist në Europe, por ka ndërgjegjësuar shqiptarët për të zhdukur nga politikbërja establishmentin politik komuniste që sundon Shqiperinë nga 35 vite!
Çfar  ndodhi me kalemgjinjtë  postkomuniste- Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Mingjozi, Sokol Balla e disa të tjere këta ndoqën rrugën e pasurimit si puthadorë të pushtetit mbasi u bane protogoniste të vitit të zi të 97 dhe e dërguan Shqipërinë  në luftë civile vetëm partia e Enver Hoxhes të vinte në pushtet ju versulen financave qeveritare duke u bërë propogandistet kryesor të mbajtës peng të demokracise. Dhe sot po të ketë drejtsi të re dhe të bahet vetingu të gjithë këta gazetarë të pushtetit dalin jashtsistemit se nuk mund të justifikojnë pasurit përrallore që i kan vëne nga përkrahja e financimi i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama! Që kur filluan protestat për Shqiperinë e re dhe zhdukjen nga politika establishmentin komunist instaluar gjatë tre dekadave gazetaret e financuar nga qeveria komuniste aktuale çdo ore , çdo ditë, hedhin helmin kundra Shqipërisë së re! Sëbashku me këta mostra të patronazhistave të sunduesit i jane bashkuar dhe ca gazetarë të Kosovës  si Berat Buzhala, një Albatros, Baton Haxhiu dhe në fund një i ashtuquajturi Profesor Blerim Latifi që shqiptaret që  luftojne për  liri, ky fare me nder Profesori i quante fashizëm. Urrejta e Profesorit nga Prishtina për bashkombasit e tije se duan liri, se duan nje Shqiperi demokratike ,ishte fashizëm, O Zot ruaje Profesorin nga lajthitja mendore. Profesor nqs të ka mbetur ndonjë fije dinjiteti si Shqiptar kërkoju  falje Gjeneratës Z në Tiranë që po ndryshojnë Shqiperine pa ideollogjine kriminale të Komunizmit 80 vjeçarë. Po ku e din ti Prof. se çfar krimesh ka kryer partia e Edi Ramë për 80 vite në Shqipëri!
Uragani i lirisë shqiptare i udhëhequr nga gjenerata Z po i tregon botës se liria eshtë shenjteria e kombit shqiptar dhe për Kosovën Prof. Latifi .Këtij misioni i u bashkua Artistja me fame botërore Dua Lipa e cila me vizionin e saj kombëtar me largpamësinë e saj kulturale si mbrojtse e denje e lirisë Ajo e perkrahu misionin e Shqipërisë së re të bashkmoshatarët të vetë  në Tiranë! Faliminderit Dua Lipe për kontributin që jep për lirine e shqiptarve që jane peng i komunizmit të Edi Ramës. Shqipërinë e re i jane bashkuar ajka e intelektualeve shqiptare akademike e Prof, që japin dijen nëpër Universitetet e botes demokratike!
Keta korifej te dijes, do te jene pjese e Shqiperise së re që po lind me diell lirie, Mëshiroji  Profesorët e Tiranës e të Prishtinës që po perendojnë në errsirën  komuniste me Shqipërine e vjetër!
Besim Ndregjoni

Send this to a friend