VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHKRONJË ÇAMËRIE – Poezi nga ATDHE GECI

By | January 21, 2021
blank

Komentet

blank

FLAMURI  – Poezi nga Eduard M. Dilo

 

blank

Shqiponja është 

Mbreteresha e hapësirës

Dhe flamuri ynë 

Me i bukuri në botë ,

I vjeter sa vetë njerezimi

Me të luftoi dhe fitoi 

Kryetrimi Skënderbe

Me perandorinë 

Me të forte në dhe’

 

Të shtrenjtetë e kemi ketë thesar,

Në cdo vend na bën krenar

Esht’ Flamuri Kuq e zi

Që nder shekuj qendroi në piedestal!

 

Gjaku i të rënve

Martireve të kombit

Që emrat kanë 

Qëndisur në Flamur.

Esht’ i shtrenjtë 

Esht’i shenjtë , udhërrefyes,

Amanet që s’e tret dheu kurrë!

 

E padrejtë historia

Na ndau në disa shtete 

Po zemrat kurrë s’na i ndau 

Ato rrahin të gjitha njësoj

Me Flamur në balle, 

Zënë krah për krahu!

 

    

blank

 

 

blank

Në Vlore, parakalim madheshtor 2012

blank

MALLI – Poezi nga LASGUSH PORADECI

 

Syri-i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u delir –
Shpirti im i nxirë krejt –
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! po si –
Qoftë-aherë-ose tani –
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?

blank

HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR – Nga AT GJERGJ FISHTA

Hartimi i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkoder. Me gjithse këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e Shqypnisë. Ishte nata e kremtes së Shna’ Ndout, 12 Qershor 1913. Po mbushej gati moji që se Fuqitë nderkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 Maji). At Fishta , këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër metrash, fëmija me njiherë, si u patne porositë perpara, u shpërndanë çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: “Porsi fleta….”.

Me njiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t’a ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën kurrsesi  urdhnit të tij. (Komenti At Viktor VOLAJ) 1941

 

  1. Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit

Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

  1.         Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

  1. Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,

Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Bini, Toskë!….

  1. Mbi njatë Flamur Perendija

Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:

“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;

Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Bini, Toskë!….

  1. Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,

Qi vetë Zoti na ka dhanun,

Sod me e shkelë kamba e poshtnueme

E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?

Bini, Toskë!….

  1. Ah; jo, kurr. Njiqind herë para

Kem’ me u shkri me gra, me fmi!

Kem’ me mbetë kortarë nder ara,

Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.

Bini, Toskë!….

  1. M’ kambë, Sokola të Shqypnis!

Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet

Si pol veshet t’ Perendis,

Kah na ban hije prej qiellet.

Bini, Toskë!….

  1. Ma mirë dekë me u shue nen hije

T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,

Se me rrnue nji jetë robnije

Per nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.

Bini, Toskë!….

  1. Armët e Besen na i njeh bota;

Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,

Luften né na e msoi Kastrjota:

Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!

Bini, Toskë!….

  1. Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!

Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!

Flamri i ynë, qé, u nis perpara:

Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!

Bini, Toskë!….

 

Shenim nga F.Radovani: Mendoj se Rinia asht mire me u njohë me këte Hymen.

Melbourne, 26 Nandor 2021.

blank

KULLA – Poezi nga NEKI LULAJ

 

Kulla e Lulajve në fshatin Bërliq masakër e forcave sebe.

 

Në oborrin e kullës hodha hapat e para.

Mësova fjalën shqip ”nënë” dhe “babë”

Aty mora mësimet e këshillat e arta

Aty lidha opingat me spangon e gjatë.

 

 

Ne dhe të huaj jam i vetmuar në mërgim.

Më dërgon ëndrra në viset e mia të largëta.

Më dërgon pranë Lumbardhit me mallëngjim.

Sikur dëgjoj sërish nanëmirat gojëarta.

 

Dikur kulla e gurit rrinte si kala

Para ish oborri me bar, dru, gur, rrasa

Ne prehër e mbante një hambar gjigand

Larg syve të prindërve  këndonin fëmijët të mëhalla.

 

Nga vrapi e gazi djersa derdhej në ballë

Luanim me baltë rrasa e guraleca

E këputnim edhe kungullin në gardh.

Na skuqej fytyra  kur vinim te lesa.

 

Rrallë shpëtonim pa ndonjë dajak.

Në zallishtë shpirti nga largësia lëngon

Po e mbaj dekadat si thasët mbi samar.

E ngarkoi kaliqafë kullën me një oborr rrezearta.

 

Kujtoj prindërit e moshatarët e fëmijërisë sime.

Me duken sërish të bukur e të gjallë.

Ju dua gjer në fund të jetës në amëshim.

Ju mbaj në rrudhat e ballit që vitet më dhanë.

 

 

 

blank

Më 27 nëntor 1958 lindi poeti i shquar Shkëlzen Zalli

Shkëlzen Zalli, poet dhe autor këngësh i njohur, lindi më 27 nëntor 1958 në fshatin Begaj të Tropojës. Ka punuar në Radio Tirana në programet e letërsisë shqipe për fëmijë. Gjatë karrierës së tij, ai u bë shumë i njohur për emisionet e fëmijëve si “Mikrofoni i qershizave”, “Kolovajsa e pasdites” dhe “Në vallen e rritjes sonë”. U nda nga jeta më 18 maj 2020.

U largua, kur Letërsia shqipe për fëmijë kishte më shumë nevojë për fjalën e tij poetike e Shkëlzeni me botimet e tij ishte në vrullin e krijimtarisë së tij. U zvogëlua gjeografia e poetëve për fëmijë, dhe kjo është dëshpëruese për poezinë shqipe për fëmijë. Shkëlzeni me krijimtarinë e tij të begatë, si autor i rreth 45 librave për fëmijë, padyshim, qe përfaqësuesi më i spikatur i brezit të tij.

Për ne që e njohëm aq mirë, dhe që ishim bashkudhëtarë të kësaj letërsie, kujtimet për të janë të shumta. Shumë prej tyre, tani, do të kenë vlerat dhe hapësirat e mallit e të kujtesës. Kështu nuk harroj njohjen time të parë kur botonim në revistën “Fatosi”, takimet në panaire si në Tiranë e Prishtinë, bisedat jo vetëm me Shkëlzenin për edhe me kolegë të tjerë për çështje të letërsisë, mbledhjet e ndryshme të Shoqatës dhe diskutimet letrare, intervistat e ndryshme që na mori si gazetar i Radio Tiranës, ardhjet e tij në Shkodër në kohë festivalesh ku ishte edhe autor tekstesh të shumë këngëve, humorin e shakatë e tij që i pëlqenin dhe i rrëfente aq bukur… Do ta kujtojmë poetin Shkëlzenin Zallin për shumëçka, por në radhë të parë si krijues e përkushtues serioz, që solli këndvështrime të reja, spontaitet e magji prej përralle në poezinë për fëmijë, veçanërisht për moshën parashkollore!.. Në krijimtarinë e tij të larmishme, krahas tregimit, përrallës, poemës, fabulës, tregimit në vargje, gjëagjëzës, etj., vendin kryesor e zuri poezia, dhe veçanërisht viteve të fundit poetika e tij u bë më interesante, sepse solli plot botë fëmijësh, plot lodrime e ëndrra, plot kureshtje e dëshira dhe ngjyra jete.

Me vdekjen e parakohshme të Shkëlzen Zallit, letërsia shqipe për fëmijë humbi një autor të rëndësishëm, ndërsa krijimtaria e tij do të mbetet në fondin e artë të kujtesës sonë.

I imët, fjalëpakë e i përkorë, shkrimtari dhe gazetari i palodhur Shkëlzen Zalli, do t’i mungojë programeve për fëmijë të Radio TIranës, sa edhe letërsisë shqipe për fëmijë. Gjatë karrierës së tij, Zalli u bë i njohur për emisionet e fëmijëve si “Mikrofoni i qershizave”, “Kolovajsa e pasdites”, “Në vallen e rritjes sonë”, ndërsa disa nga titujt më të njohur të shkruar prej Zallit janë: “Gjergji takon Skënderbeun”, “Ditari i maces”, “Pësimet e Benit”, “Treni me gaztorë” etj.

U shqua qysh femijë si i talentuar në interpretimin e këngës popullore në Tropojë, ndërsa do të ishte një nga instrumentistët më të njohur të ansamablit artistik “Dardania”.

Si instrumentist është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare të mbajtura në Gjirokastër dhe fitues i vendit të parë më 1986. Po kështu është shpallur disa herë në listën e instrumentistëve më të mirë të këtij Festivali.

Pas vitit 1992 deri në momentin e ndarjes nga jeta, punoi si gazetar, redaktor dhe së fundi si regjizor në Radio Tirana, ku la gjurmë me emisionet e tij brilante për femijë në këtë radio. Pas viteve 1990 ai do të lëvronte me shumë sukses poezinë për femijë duke u shndërruar në një nga poetët më të mirë për fëmijë.

Autor i rreth 45 librave për femijë, në zhanrin e poezisë, poemës, fabulës, përrallës, skicave dhe tregimeve,  krijimtaria e tij prej shumë vitesh është pjesë e kurrikulës shkollore, të ciklit të ulët.

Ai spikati me stilin lirik, temat interesante, mendimin filozofik, edukues dhe atdhetar, leksikun e veçantë dhe figuracionin plot fantazi e shpesh ironik ndaj veseve njerëzore.

Shkëlzen Zalli u bë pjesë e jetës së femijëve shqiptarë për shumë breza, përmes  poezive plot elementë stilistikë që ishin pjesë e individualitit të tij jetësor dhe letrar.

Fitues i shumë çmimeve letrare për fëmijë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, vitin e kaluar Shkëlzen Zalli u nderua  me  Çmimin Kombëtar të Letërisë për Femijë, akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Vdekja e parakoshme, ka lënë në pikëllim familjen  tij, miqtë, kolëgët  dhe lexuesit e shumtë në të gjitha hapësirat shqiptare, ndërsa trashëgimia e tij letrare do të vazhdojë të rrisë breza.

Botime
Shtëpia e pranverës : poezi për fëmijë – 199?
Përtej fytyres: poezi – 1998
Hënën nuk e pastroj dot : vjersha dhe poema për fëmijë – 2000
Pësimet e Benit: poezi – 2001
Liria ime e vogël : poezi – 2002
Don Benkishoti në bjeshkë : tregime në vargje – 2005
Bleta e Abetares : vjersha, fabula, vizatime për ngjyrosje – 2006
Kur zogu prap të hyjë në vezë : vjersha humoristike, fabula – 2006
Ku më humbi nëna?! : përralla – 2007
Dielli nën mjegull : lirika – 2007
Lugina e shelgjeve : tregime – 2008
Kush banon te syri : vjersha – 2008
Shkronjat në shtëpinë e fjalës – 2009
Gjëza për t’u gjetur – 2011
Si u dogj ëndrra : përralla – 2011
Leci kërkon një Nastradin : vjersha, humoristike – 2011
Zogj të bardhë : poezi për fëmijë – 2012
Gomari pa një… vesh : fabula dhe tregime humoristike për fëmijë – 2013
Dita të ka pritur : poezi për fëmijë – 2013
A kanë zogjtë edukatore : vjersha – 2014
Kurora me banane : fabula – 2015
Ditari i maces – 2015
Perëndimi i vesës : poezi – 2015
Gjergji takon Skënderbeun : poemë, poezi për fëmijë – 2018
Kartolina e zileve : poezi për fëmijë – 2019

blank

Dedikuar një besimtari… Poezi nga ROBERT BURNS – Përktheu SERVET BYTYÇI

Shtepia ku ka lindur R.Burns në Ayre Scotland!
O qenie e lartë ç’ështe kështu
Që unë nuk mund ta di?
Prapë i sigurte se ti çdo gje
E di dhe s’është çudi.
.
Kjo krijesë para altarit
I tkurrur, i robëtuar
ligësise qe shtrengon fytin
I bindet i dorëzuar.
.
Dhe prapë i plotfuqishmi bën sehir
Para shtypjes pa mëshirë
Me lër te lire te mos lotoj
Ose me vdis më mire.
.
Por ç’te te them ky halli yt
Shpirtin më këput
Nga lemshi që mu lidh në fyt
Them qëndro e mos u lut..
blank

GURI – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë
Dhe malli më kish djegur e zhuritur,
Atje më dukej hëna tjetër hënë
Siç thosh dikur Naimi mendjendritur.
.
Në çezmë ndala t’ia dëgjoja fjalët,
Që vetëm unë i merrja vesh aq mirë;
Por shkela në një gur të rrumbullakët
Dhe gjurin e dërmova në errësirë.
.
E mora gurin në pëllëmbë qetë
Dhe thashë i lodhur, zhytur në mendime:
“Për pak të shava keq, o gur i shkretë,
Sikur mos ishe nga vendlindja ime!”
blank

MIKUT PA EMËR – Poezi nga YMER SHKRELI

 

Jam bërë si kjo rrugë
që në gjethe zë pritën;
nesër mos më thuaj
më shitën stinët vetëm për lule o mik
i natë sime;
lulet s’patën as s’panë duar

ky lum do ta gjejë
detin e vet –
për vetëm një pikë ujë;
ky lum
është mallkuar;
të tillë jemi lum miku
mos ma shih për të madhe
s’e pranoj ndryshe –
s’jam refren i askujt ta them pa hile:
a s’ishte më mirë
mos të takoheshim atë ditë
që të mos shahemi pastaj
kur ndeshëm në urë

jam bërë si kjo rrugë
që në gjethe ia zë pritën vesës
për t’u venitur
e para
kaq shumë dua të tujgem

(15.12.1969)

blank

NGA QIELLI PIKON VERDH – Poezi nga DIN MEHMETI

Ditët e shpresave
I fshehim nën jastëk
Vdekja duke bredhur
Bie në kurthin e sëmundjes
Rreth spitalit
Zhagas ecin njërzit
Për një dashuri në shpirt
Ditët e shpresave
I fshehim nën gjuhë
Ëndrrat i kruajmë
Me brecën e hënës
Nga qielli pikon verdh…
blank

BRANDI – Poezi nga VASIL DEDE

 

Është tek ne sezoni i qenëve
Brandi, qeni im, vuan e heq
Shkumë, jargë i pikojnë dhëmbëve
Lëngëzon, rënkon, ha drurë, qelq

Jashta prostitutat ndezin natën
Tek fërkojnë shalët errësirës
Brandi, brenda mban tevlige qafës
Dhëmbët i kërcet dhe ha zinxhirë.

***
Shikon çiftet pllaq e plluq tek puthen
E tërbojnë egër sytë e njerëzve
Ky qytet i fsheh bushtrat mos duken
Dhe dënon me ligj lirinë e qenërve
***
Jam poet, me shpirt dua lirinë
Kush poet nuk fal veç mirësi
Ia zbërtheva gjer në fund zinxhirë
Dashuro, i thashë, në liri!…..
***
Ah, o Zot, ta dija….dreq – o punë
Se liria ime shkak do ish
Që të binin gurë, tulla, drurë
Mbi kurriz të Brandit egërsisht.

***
Ah, fisnikun qen ma vranë kot
Ç’është ky tërbim që po më çmend
Një qytet i tërë ngriti bllok
Për një puthje bushtre, për një qen.

***
Për një qen u ngrit turma më këmbë
Dhe s’shikon hajdutët para syve,
Jashtë kriminelët zbardhin dhëmbët
Thua se liria është e tyre.

blank

DËGJIMI I ZEMRËS – Poezi nga LASGUSH PORADECI

 

Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh

 

Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë
Fund në këtë hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç’mallërime
Zemra që s’fle dot

Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.

blank

EPISODI I NISJES – Fragment i romanit “Një Emër në katër Rrugë” nga PETRO MARKO

“Rroftë jeta!” Ashtu më dukej sikur përsërisnin ditë e natë, e sidomos natën, kur oshëtima e tyre ishte më e fuqishme, dallgët e detit jon, që përplaseshin në bregun shkëmbor, të fshatit tim Dhrimadhe. Këtë refren të përhershëm të dallgëve të detit jon më dukej sikur shprehnin pa zë dhe fshatarët e mi, se lufta që bënin atë moto kishte: “Rroftë jeta!” . jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishte zor të jetoje, zor të dashuroje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje.
Ky refren i pashpallur me zë, me vaj apo me këngë, që pulsi i nxitjes për të jetuar me luftë të ashpër mbi gurë në furtunat që rrëmbenin dhe dheun e gërxheve.
Kaloje nga ndonjë monopat dhe shikoje ndonjë burrë qe ngrinte ledhe për t’i mbushur pastaj me dhè dhe e pyesje:
– Ç’po bën aty? – Dhe ai të përgjigjej:
– Ja, luftoj!
Shihje ndonjë grua që bënte dru në pllaja të pjerrëta, gërxhore dhe të zhveshura, se dhitë nuk i linin kurrë xinat, cfakat dhe anticfakat të rriteshin, dhe e pyesje:
– Ç’po bën aty? – Dhe ajo të përgjigjej:
– Ja, luftoj!
Shikoje në prakun e dyerve të oborreve plaka të heshtura që tirrnin duke shikuar detin, detin që u kishte marrë burrin apo djalin, dhe i pyesje:
– Ç’po bëni aty! – Dhe ato të përgjigjeshin:
– Ja, luftojmë!
Shikoje burra, gra, të rinj, e të reja që çanin gurë, që rrëmihnin tokën, që mbillnin agrilidhe apo shartonin nerënxa, që shkundnin ullinj o që kërkonin mbi çatinë se cilën qeramidhe kishte rrëmbyer tramundana e natës, kurrë nuk të përgjigjeshin: “Ja punojmë”, por: “Ja luftojmë!” – Lufta ka qëne jeta e tyre. Luftë me të huaj, luftë me urinë, me sëmundjet, me borxhet, me kurbetin, me xhandarin, me vdekjen. Dhe kjo luftë kishte si bajrak refrenin e pashpallur kurrë me zë:
“Rroftë jeta!”
Dhe me luftën e tyre ata mbijetuan! Dhe unë tani që shoh, mendoj e them: ,Mbijetuan, se hodhën rrënjë në gurë dhe u ushqyen me gjakun e gurit…”
Këto mendime mua më kishin larguar nga bisedat e shtruara që bëheshin atë mbrëmje në shtëpinë e Mitro Balit, i cili rrinte në krye të vatrës duke pirë duhan pas duhani, nga ato cigare që i hidhnin njërën pas tjetrës gjitha ata burra që vinin darkë për darkë për ta ngushëlluar e për t’i lehtësuar dhembjen dhe gjëmën e madhe që i erdhi nga miniera e Firminisë për vdekjen nga veremi i djalit të tij, Vangjelit. Aty pleqtë, që dinë shumë gjëra nga jeta, tregonin ngjarje të çuditshme nga bota e gjerë që kishin gjezdisur, aty rriheshin mendime mbi politikën dhe mbi fuqitë e mëdha që kanë fatin e njerëzimit në dorë… Hera-herës zinin në gojë dhe qeverinë e Tiranës, po emrin e mbretit nuk e zinin kurrë në gojë.
Pastaj, si kurdoherë, xha Foti fillonte me qyfyret e tij të hidhura dhe atmosfera ndryshonte fare, bëhej më e lehtë dhe dalëngadalë hiqte nga fytyra e Mitro Balit perden e zymtë të dëshpërimit, bënte të tjerët të mblidhnin këmbët dhe të pregatiteshin për të qeshur. Se, xha Foti, që kishte gjezdisur gjithë brigjet e globit si marinar nën shumë flamuj, sidomos nën flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që kishte lundruar për dyzet vjet në detin e Karaibeve, kushedi se sa herë e kishte kënduar “Dekameronin” e Bokaçios dhe, pasi asnjëri nga fshatarët e mi nuk dinin se ç’ishte “Dekamereoni” dhe kush ishte ky Bokaçio, të gjitha aventurat, thoshte se i kishte bërë vetë ai, me disa shokë të tij detarë nga Spanja dhe Gjenova e Italisë.
Dhe, pasi kallëzoi një aventurë, të gjithë qeshën. Ky, xha Foti, tani ishte plak, po mbahej mirë me shëndet dhe me humor. Kishte tre vjet që ishte kthyer pa asnjë lek, po me humorin e hidhur të botës që kishte parë. Humori i tij ishte njëra nga pasuritë më të mëdha që mund të sillte një mërgimtar, se në luftën e ashpër dhe të hidhur të jetës së fshatit tonë, më shumë dëgjohej vajtimi se kënga, më shumë mbinte gjembi i urisë se sa blerimi i vjeljes së gëzimit.
Me habinë time dëgjova të merrte fjalën dhe Gjikë Mërtiri, i cili tha:
– [Hodha grepin nga qielli] dhe [nuk kapa as zogj, as re e as yje], [po kapa bishtin e botës së lutjeve] [drejtuar perëndisë nga ara që vanë]. [Dhe qesha siç do të qeshin të nesërmit për mua!].
Kur mbaroi Gjikë Mërtiri, hyri Kolë Dede. Ra heshtja. Ashtu ishte. Kur hynte njeri, heshtja binte për disa çaste, pastaj vazhdonin biseda. Kola ndenji afër derës. I hodhi një duhan Mitros. Dhe unë prita që Gjikë Mërtiri të vazhdonte. Ai tundi kokën dhe, duke shikuar Kolën, e pyeti se kur kishte dalë nga burgu.
– Më mirë të mos kisha dalë! – tha Kola.
– Mirë e ke! i tha duke qeshur Gjikë Argjiri. Gjikë Argjiri shtoi dhe disa fjalë që nuk i dëgjoi njeri. Kolën, pasi nuk kishte paguar borxhin te zoti Kosta, zoti Kosta e kishte hedhur në gjyq. Ishte dënuar me tre muaj burgim. Dhe sipas ligjit, zoti Kosta duhej t’i paguante pesë lekë Kolës për çdo ditë që të mbahej në burg. Po Kola në burg vetëm një lek prishte. Katër lekët e tjerë ia dërgonte familjes.
– Ku ta gjesh këtë që të jesh në burg dhe t’i dërgosh katër lekë në ditë familjes. Mua më ra bretku dhe nuk fitoj një lek në ditë! – shtoi me zë të lartë Gjikë Argjiri.
– Burgu është i rëndë! Pa shikoje se si është katandisur i gjori Kolë! – tha Gjikë Nina – Ku jemi mësuar ne me burgje! Po nuk na pa dielli përditë e po nuk u shtrimë në dyshemenë tonë, vdesim shpejt.
Pasi folën për burgjet dhe për ligjet, për fajdexhitë dhe për borxhet, prisnin të merrte fjalën Gjikë Mërtiri, se Gjikë Mërtiri ishte i vetmi njeri i ligjeve. Ai kishte mbaruar në Francë drejtësi dhe i dinte të gjitha. Ai e kuptoi nga shikimet që i hidhnin, prandaj lëshoi këtë shprehje, nga e cila unë nisa të mendoja ndryshe dhe të shkruaja këtë rrëfirn të vërtetë.
– Kohë të vështira për njeriun e ndershëm ! tha Gjikë Mërtiri.
Kur i tha këto Gjikë Mërtiri, unë e shikova në sy. Ai, me atë fytyrë të bardhë dhe me ato syze pa rrathë, shikonte Kolën. Dhe Kola pinte duhan sikur të ishte në burg.
– Sipas teje, o Gjikë Mërtiri, që ke marrë diplomë drejtësie në Francë, kurse shumica jonë ka fituar veremin nga minierat e Santetienit dhe të Firminës – dhe i hodhi një shikim Mitros – kush është i ndershëm dhe kush pa nder? – e pyeti duke mbledhur këmbët dhe duke u kapardisur Gjikë Argjiri.
Aty për aty unë u hodha një shikim të shpejtë Gjikëve që folën dhe, pasi edhe mua më quajnë Gjikë, Gjikë Bua, qesha me vete. Më pëlqente që adashët të dalloheshin sipas thënies së zotit, gjyshit, se ne gjyshit i themi zot. Zoti ka si detyrë që pas tri ditëve të lindjes së mashkullit në familje të shkojë tek i porsalinduri dhe me një hanxhar apo shpatë të qëllojë tri herë në krye të djepit duke thënë: “T’u ndiftë emri, more bir!” Unë gëzohesha kur dalloheshin Gjikët, se në fshatin tonë Gjikët ishin të paktë dhe nuk kishin ditë shenjtori për mesha dhe të kremte, prandaj priftërinjve nuk u pëlqente që djemtë të pagëzoheshin me emrin që s’kanë shenjtor. Shtatë ishim gjithsej, duke përfshirë dhe Gjikë Bixhilin që kishte vdekur në Rusi, që po përmendej se gjithë paratë që kishte fituar atje gjithë jetën e tij i kishte dërguar në fshat për të ngritur shkollën ku mësova dhe unë. Fytyrën e tij e shihja përditë katër vjet me radhë, se në çdo klasë ishte varur dhe një fotografi e tij e zmadhuar.
Vura re se aty, atë mbrëmje, ishim katër Gjikë. Dy të tjerë, kushedi se nga ishin. Po, të them të drejtën, ata të dy nuk para përziheshin me asnjeri. Dhe siç ish e varfër jeta e tyre, edhe qenia e tyre në fshat nuk sillte ndonjë notë. Sikur të mos ishin fare. Prandaj dhe unë nuk i përmend. Do të merrem me këta të tre që janë këtu dhe patjetër dhe me rrugën e jetës sime për të rrëfyer ngjarjet ashtu siç rrodhën.

Thonë se emri lot një farë roli në karakterin dhe ndërgjegjen e njeriut, po këto unë nuk i besoj. Se ka njerëz me emër të mirë dhe vetë janë të ligj. Ashtu dhe ne të katër Gjikët, me të vërtetë një emër kemi, nga një fshat jemi, po ai diell na ka ngrohur, sytë tanë po atë det kanë parë dhe mushkëritë tona po atë erë kanë marrë, po, siç do ta shihni edhe ju, secili nga ne mori rrugë të ndryshme, dhe me rrugë të ndryshme fituam kafshatën e gojës…

————————————————–
Është kapitulli i parë nga romani voluminoz “Një emër në katër rrugë”. Bën fjalë dhe përshkruan vendlindjen e katër Gjikëve, katër personazheve kryesorë të romanit – Dhrimadhin buzë detit jon. Duke përshkruar jetën e rëndë , -si luftë për ekzistencë, autori, që në faqet e para të romanit, mëton të paralajmërojë katër rrugët e ndryshme të personazheve që do të jenë përcaktime në përputhje me karakterin dhe botëkuptimin, filozofinë e tyre të veçantë, të ndryshme nga njëri-tjetri.
Mesazhi i romanit është dhënë në formën e një parrulle Rroftë jeta! Që në krye Petro Marko shpall krejt filozofinë e tij të të jetuarit dhe të krijuarit. Lufta jepet në kuptimin e saj më të gjerë. Njeriu nuk lufton vetëm në luftë dhe me armë.
Më kryesore është si të mbijetosh në vështirësitë dhe dramat e jetës: Ja punojmë! Ja luftojmë! Thonë personazhet e tij.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend