DITET PRATAZI
Vasha sa të bukura
sa flutura e fushës
qytetit
pa hakmarrje
të urta si thëllëzat
madje ,madje ore
belin e këputur
veç Mitrovica
I ruan si sytë e vet
të urta ,punëtore
jo fytyrë të errët
e kur frynte era
pirti helm
e fafosi djeg
dhe gazi , plumbi
mbajtën ato
të torturat
toksike ,pa mëshirë
në tokë ,në ajër
ne plepa ,në blirët
mashtrohet si në pajë
gjyshet rëkonin ,bijë e tyre
gjoksit më pluhur zgafelle
po punën nuk harrohej
këlbaz dhe gjak që ngjan
lindin foshnjë më bollëkut e helmit
më tutje mjekët ,spitalet
diçka arrnojn apo të ikun
as kush nuk guxoj,
ditët praptazi
e nuk harruan
MJEGULLNAJAT E PRILLIT
Rrebesh shkulmë
Nga furtuna te ruheni
Te verbon sytë.
Gjashtë dhe shtatë prilli
Mbi te plotë
Një e me tepër gjysmë
Lukuni.
Mos rrini ne fushë
Mos ne lum,
Se te pëlcet fryma
Grusht dërrasave te varrit
I shkundeni.
Mos dil luadh
Shqelma kali
Reja te kallë.
Kur mjegullnajat
Dalin mbretëri zdralë
Prilli qiellit
Lodron atllarë…
MASIV I BRINJAVE
Ngadalë hija
Përtyp hijen,
Lumi derdhet
Nëpër brinja.
Fustanella
Krejt gri,
Dielli vret
Drejt në sy.
Shpejton hija
Përtyp hijen,
Masiv i brinjave
Na lë li.
As gorricë
As tatli…
VËNË PIPA NË GOTË
As matan terri
Nuk vjen terri
lumenjtë dalldisur
Kur bie perde e zezë
Ca camërdhok
Dalin si trëndafila
Dhe botën e artit
E vënë pipa në gotë
Terri rri anën tjetër
Llogore i ka përrnj
kuisje e arta frike
që preku zenitin
dhe në baltë
I bëjnë garat
Vetëm vetëmia
I dëgjon kakarisje e tyre