VOAL

VOAL

SHBA dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

August 16, 2022
blank

Komentet

blank

SHBA, ndihmë të re ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën në një bisedë telefonike se Uashingtoni do t’i japë Kievit 625 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë sistemet e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme në telefonatë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Presidenti Biden nënvizoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, sipas deklaratës.

Zoti Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa ajo mbron veten nga agresioni,” thuhet në deklaratë.

Paketa e re e ndihmës është e para që nga aneksimi i shpallur nga Rusia i katër rajoneve të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në një njoftim se paketa përfshin katër sisteme HIMARS dhe raketa të lidhura me to, 32 Howitzer me 75,000 fishekë, 200 automjete rezistente ndaj minave dhe mina Claymore.

Prodhuar nga kompania Lockheed Martin Corp LMT.N, saktësia e sistemeve HIMARS dhe rrezja më e gjatë e veprimit të tyre, i kanë dhënë mundësi Kievit të ngushtojë avantazhin e artilerisë së Rusisë.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ?Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha!

Evi Kokalari, një nga mbështetëset më të forta të Sali Berishës, ka shpërthyer në kritika ndaj tij.

Prej ditësh ajo ka denoncuar manipulime në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa sot ka reaguar pas takimit që kreu i PD-së Sali Berisha pati me kreun e sapozgjedhur të FRPD =, Besart Xhaferri.

Me thirrjen “Trup të të vijë Sali Berisha!” – Evi Kokalari nisi reagimin e saj në Facebook.

Kokalari e akuzon Berishën se, sot ka legjitimuar gënjeshtrën. Ajo i tregon kreut të PD-së turpin dhe shkon edhe më tej duke shkruar se e ka merituar Lulzim Bashën.

“Turp të të vijë Sali Berisha!!

Ka një muaj që na ka rënë goja duke të thënë që po bëhen manipulime.

Kam tre muaj që të thashë që Kelliçi vodhi votat dhe përgjigjja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë që këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ia dolën.

Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin bazë të konservatorizmit. Dhe vazhdoni me EPP.

Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PD-ja të hiqej si konservatore.

Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni të gjithë të mbaruar!!”, shkruan Kokalari

 

 

 

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Kostandin Pula u skualifikua se ishte 31 vjeç, Xhaferri u zgjodh kryetar 32 vjeç e 7 muaj!

 

 

Kostandin Pula, ish kandidat për kryeatar të FRPD në Kurbin, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka zbuluar se ai u përjashtua nga gara për shkak se ishte 31 vjeç, ndërkohë që Besart Xhaferri është zgjedhur kryetar i FRPD, ditën e djeshme, duke qenë 32.7 vjeç.

“Jam një nga njerëzit afër forumit. Para 6-7 vitesh kandidova vetë për kryetar të forumit në Kurbin. Jam hequr nga gara 12 orë para, me vendim kryesie, sepse isha 31 vjeç.

Formalisht mu tha se ishin tre vajza në garë dhe unë. Unë isha më i madhi. Më thanë po të largojmë për shkak të moshës.

Procesi zgjedhor edhe atëherë edhe ky proces ka qenë me komandim dhe urdhër nga lart. Jam dëshmitar personalisht. Belindi do të manipulojë, e kam thënë përpara.

E njoh shumë mirë forumin rinor edhe nga brenda dhe kam ndejtur shumë afër forumit rinor. Në Kurbin kam bërë 1 mijë anëtarësime. Unë kam parë me sytë e mi që kanë futur dorën. Më përjashtuan nga gara se isha 31 vjeç.  Jam larguar me vendim të kryesisë së FRPD. E ka organizuar kryesia garën në atë kohë”, deklaroi Pula.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Enton Abilekaj: Besart Xhaferri nuk duhet të kandidonte fare për kryetar të FRPD, për shkak të moshës!

 

Besart Xhaferri dhe Enton Abilekaj

Në Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarin, ku fitues është shpallur Besart Xhaferri, mes polemikave të shumta dhe akuzave për manipulim të procesit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Enton Abilekaj deklaroi se zgjedhjet duhet të përshëndeten, por tha se Xhaferri nuk duhet të kishte kandiduar sepse do të kalojë moshën 35 vjeç pa e mbyllur mandatin.

“Në këtë vend ku nuk ka votime fare, të bëhet proces zgjedhor, më një anëtar një votë dhe të ketë garë, duhet përshëndetur. Ishte shembull funksionaliteti demokratik. Pati garë.

Alesia Balliu kishte dalë në fotografi me fituesin, e kishte uruar. Mariglen Doçi linte të kuptonte që votat e tij ishin të drejta dhe të tjerat jo. Barbara Doda kishte problemin… Ajo që është e qartë është kjo, ne e dinim, që rezultati ky do të ishte. Besarti do të fitonte, ai ishte favoriti.

Por ajo që dëgjova këtu, më bëri përshtypje. Statuti e ka që ti mund të bëhesh kandidat edhe nëse të mbaron mosha pas disa vitesh dhe 1/3 e moshës mbetet jashtë.

Në këtë kontekst, nëse Xhaferri është 32.5 vjeç, ai nuk duhet të regjistrohej fare si kandidat”, deklaroi Abilekaj.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ?”Kë gënjeni ju, budallenj na dini?”/ Kokalari përplaset me Sekretarin e FRPD për zgjedhjen e kryetarit

 

Evi Kokalari dhe Grigels Muçollari

Evi Kokalari është përplasur me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD, Grigels Muçollari, për zgjedhjen e Besart Xhaferrit si kreu i këtij forumi.

Kokalari thotë se procesi u manipulua dhe se Xhaferri ka qenë i paracaktuar si fitues dhe i ndihmuar nga Belind Këlliçi.

Pjesë nga debati: 

Evi Kokalari: Ti po më tregon se Xhaferri ka marrë 5200 vota dhe këta të gjithë bashkë 4 mijë vota. Si ka mundësi? E dini që Besart Xhaferri në këshill kombëtar nuk ka fituar por ka marrë 150 vota. E ka futur Belind Këllici.

Grigels Mucollari: Është përtej kompetencave të mia. Të gjithë kandidatët kanë arritur fitoret e tyre në zona të caktuara. Ka patur degë të caktuara që ka fituar Xhaferri dhe ky është rezultati final.

Evi Kokalari: Pse gënjen? Malësia e Madhe nuk ka patur kuti votimi fare. Kur kanë vajtur në Shkodër nuk kanë gjetur as emrat. Njerëz të PD nga Shkodra, ka thënë që është bërë bloodshed (gjakderdhje). Kë gënjeni ju? Ju dukemi budallenj?

Grigels Muçollari: Të mos ofendojmë njëri tjetrin.

Evi Kokalari: Ti e di si jam ndjerë unë nga ky proces.

Grigels Muçollari: Informacionet që ju vijnë, ju vijnë të pasakta. Nuk mendoj se po gënjeni, por mos mu referoni në këtë formë. Për Shkodrën, qarkullon audio përgjim ku diskutohet për manipulim, por doli që audiopërgjimin e bën vëzhguesi i një kandidati. Procesi mund të ketë patur probleme, por duhet të më mirëkuptoni sepse procesi ka qenë komplet i bërë nga FRPD.

Evi Kokalari: Ju keni bërë bloodshed! (gjakderdhje).

Grigels Muçollari: Nuk kam patur asnjë ankesë zyrtare nga vëzhguesit e kandidatëve. Nuk kanë bërë asnjë ankesë. Problematika ka patur…

Evi Kokalari: Grigels, çfarë është lidhja jote me Xhaferrin?

Grigels Muçollari: E kam njohur pasi u bë sekretar i marrëdhënieve me jashtë.

Evi Kokalari: Kush e bëri sekretar?

Grigels Muçollari: Belind Këlliçi, kryetari.

Evi Kokalari: Ju keni futur të gjithë shokët e Xhaferrit në kryesi!

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Neritan Sejamini gozhdon Sekretarin e FRPD Grigels Muçollarin, i nxjerr të gjitha shkeljet statutore

“Nuk keni bërë zgjedhje, ju ka kaluar mosha!”

 

Neritan Sejamini dhe Grigels Muçollari

Pas zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka patur shumë akuza për manipulim dhe paracaktim të fituesit.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar rreth këtij procesi dhe aktivitetit të FRPD.

Neritan Sejamini ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij forumi, Grigels Muçollari, duke i renditur atij shkeljet e shumta që kanë ndodhur në FRPD.

Debati: 

Neritan Sejamini: Thatë që kryetari i komisionit zgjedhor është mbi 35 vjeç. Ju vetë jeni 37 vjeç. Ju me statut e keni të ndaluar të jeni anëtar i forumit. Nëse nuk je anëtar mund të jesh Sekretar i Përgjithshëm? Pra duket se zgjedhjet i kanë bërë njerëz që nuk kanë lidhje me forumin. Ju keni shkelur statutin dhe çdo vendim i juaji është nul. Pse ushtroni detyrën në kundërshtim me statutit?

Grigels Muçollari: Në praktikat tona si forum dhe organizatave rinore, Sekretari i Përgjithshëm, pavarësisht se mund të kalojë moshën, është përgjegjës derisa të zgjidhet sekretari i ri. Zgjidhet kryetari para se të zgjidhet niveli poshtë.

Neritan Sejamini: Statuti thotë që anëtar mund të jesh nga 15-35 vjeç. Kur ju keni mbushur 35 vjeç përse nuk keni dhënë dorëheqjen?

Grigels Muçollari: Statuti parashikon që e drejta për të kandiduar për Sekretar i Përgjithshëm, është 2/3. Të jep të drejtën ta ushtrosh mandatin.

Neritan Sejamini: Përse nuk keni bërë zgjedhje në forum sepse ju kanë kaluar me 2-3 vjet mandati? Këta kanë krijuar standart që mund të rrish edhe 40 vjeç në forum. Të gjithë të drejtat e tua si udhëheqës i forumit, burojnë nga qenia anëtar i forumit. Kur ti nuk je anëtar, çdo e drejtë tjetër e jotja ka rënë. Si të bëhem unë anëtër i forumit të grave…

Grigels Muçollari: Për sa kohë më lejohet të kandidoj duke plotësuar 2/3 e mandatit, më lejohet ta përfundoj mandatin.

Neritan Sejamini: Të gjithë privilegjet burojnë nga qenia anëtar i forumit. A mund të jesh anëtar i forumit 35 vjeç? Ti po thua që mund të kandidosh 32 vjeç. Unë po them, që kur mbush 35 vjeç, ti ke vijuar të mbash mandatin pa qenë anëtar i forumit. Pse nuk keni bërë zgjedhje ju kur mbaroi mandati?

Grigels Muçollari: Në dhjetor 2019 mbaroi mandati i Këlliçit. Pas mbarimit të mandatit, në një diskutim me kryetarin e partisë, për proces zgjedhor, është menduar e udhës të bëhet në moment tjetër se ishte pandemia. Pas pandemia ishte procesi zgjedhor në Shqipëri. E kemi shkelur statutin? Edhe mund ta kemi shkelur. Por pandemia…

Neritan Sejamini: Ju nuk keni bërë asnjëherë zgjedhje që kur është zgjedhur Belind Këlliçi.

Grigels Muçollari: Si t’ja bënim ne pandemisë?!/TPZ.AL

blank

Nesër protesta e pedagogëve- Elbasani dhe Shkodra i bashkohen Tiranës, Korça e dyzuar!

Do të zhvillohet nesër në orën 11:00 protesta e pedagogëve përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga ana e saj Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë me dije se do të mbështesë protestën e paralajmëruar, ndërsa bën thirrje që pedagogët të bëhen bashkë dhe të qëndrojnë larg interesave politike të ditës.

Kreu i Sindikatës në Shkodër Peter Saraçi në një intervistë për ‘News 24’, tha se pedagogët kanë kërkuar rritje të pagave.

blank

 

“Nëse kërkesat nuk plotësohen atëherë do të vazhdojmë të ndjekim pikat e tjera”, tha Peter Saraçi.

blank

 

Gjithashtu pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani do t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet ditën e nesërme.

blank

 

Gazetar Fatmir Popja tha se pritet të ketë pjesëmarrje masive e punonjësve të këtij universiteti duke shtuar se drejtuesit e Sindikatës në Elbasan i kanë bërë të qartë politikës të qëndrojnë larg protestës dhe të plotësojnë kërkesat e paraqitura.

blank

 

Po ashtu edhe pedagogët e qytetit të Korçës kanë organizuar një mbledhje, dhe nga një komunikim me pedagogët gazetarja Lorena Kodra tha se disa prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa disa të tjerë kanë shtuar se nuk do t’i bashkohen protestës pasi kanë frikë se me rritjen e pagave do të shkurtohen mësuesit.

blank

 

Ndërkohë janë rreth 70 % e pedagogëve në Korçë që kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestë.

blank

 

Deklarata:

blank

 

Përshëndetje të nderuar Kolegë!

Siç jeni informuar dhe nga mediat për ecurinë e bisedimeve me Ministren e Arsimit dhe Sportit, dhe për mosdakordësinë për çështjen e vlerësimit të pedagogut me një pagë dinjitoze, Sindikata ka vendosur vijimin e veprimeve sindikale deri në realizimin e kërkesave tona minimaliste. Në këtë kontekst, ju dërgojmë informacionin (një pjesë attachment) me sqarimet si mëposhtë:

-Thirrjen per protestën e radhës të Stafit Akademik, Ndihmës Akademik dhe Administrativ të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, që do të mbahet të Mërkurën, më datë 05 tetor 2022, ora 11.00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

-Një Skedë me shtesat e kërkuara nga Sindikata, sipas kategorive për stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ. Shtesa është llogaritur mbi pagën neto mesatare të secilës kategori, të ndara në shtesa e parë me 30% dhe shtesa e dytë me 20%. Aty do të shikoni se profesorati e stafi ndihmës edhe pas kësaj rritje të propozuar nuk i arrin pagat e Universiteteve të Kosovës. Pra, nuk po kërkojmë “qiqra ne hell”. Ndaj do të qëndrojmë fort në këtë kërkesë, se nga eksperienca, për 20 vite kështu rrinë.

Peticioni i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:

Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Le të jemi të gjithë bashkë në këtë protestë për dinjitetin tonë dhe larg interesave politike të ditës.

Ata që nuk patën mundësi të ishin prezent në protestën e 15 shtatorit do të kenë mundësinë që të shprehin solidarizimin me pjesëmarrjen në protestën e radhës të 5 tetorit, ora 11.00, para UPT.

Pagat e punonjësve te universiteteve sipas kërkesës së Sindikatës:

Vetëm të bashkuar do ia dalim të vemë në vend dinjitetin tonë dhe synimin tonë për një arsim të lartë publik cilësor.

3.U bëhet thirrje drejtuesve të IAL-ve publike, të çdo niveli, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës/funksionit të tyre akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.

– Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Në anën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës “Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”.

  1. Ju informojmë se kemi përgatitur informimin e Ambasadave të BE dhe shteteve anëtare, në veçanti Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Francës e Hollandës, SHBA dhe Britanisë së Madhe, si sponsorizueset kryesore të zhvillimit demokratik të vendit, por dhe të Universiteteve me programet e tyre të vazhdueshme. Procesi i Necociatave të Anëtarësimit, sidomos kapitulli i 25 dhe 26 që kanë të bëjnë me shkencën dhe kërkimin si dhe arsimin dhe kulturën, duhet të shërbejë për një tërheqje vëmendje ndaj qeverive shqiptare për keqfinancim të arsimit të lartë në vend.
  2. Ndërkohë, do të vijojë nënshkrimi i Peticionit.

(BalkanWeb)

blank

Eksperti i IT: Kosova në sulm të vazhdueshëm kibernetik nga IP-të e Serbisë dhe Shqipërisë

Eksperti i IT, Hekuran Doli, komentoi nga Prishtina për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv sulmet kibernetike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Doli u shpreh se kanë zbuluar se kanë pasur sulme dhe nga një server shumë i rëndësishëm i AKSHI-t në Shqipëri, dhe ky sulm vijon ende.

Eksperti tha se nga 3 shtatori dhe deri sot janë dërguar sulme të vazhdueshme nga Serbia dhe Shqipëria drejt Kosovës. Sipas ekspertit, serveri i AKSHI-t nga shkon sulmi në Kosovë, është shumë i rëndësishëm dhe përmban të dhëna edhe më të rëndësishme se këto që kanë dalë.

“Hakerat kanë përdorur kompjutera të infektuar në të gjithë botën për të sulmuar. I kanë shfrytëzuar të sulmojnë rrjetin e Kosovës. Në listë IP të adresave të sulmuesve, i ka prirë e para Serbia, Kosova e dyta dhe Shqipëria e treta.

Në listë e IP adresave të Shqipërisë, ka qenë një server shumë i rëndësishëm brenda rrjetit të AKSHI-t dhe për çudi ky server vijon e na sulmon, të jetë i bindur ndaj urdhrave të sulmuesit që po sulmon Kosovën.

Server shumë i rëndësishëm, të dhënat e të cilit nuk janë publikuar ende të internet. Të dhëna të të cilit s’janë publikuar ende, të dhëna dhe më të rëdësishme se këto që kanë dalë deri tani. Serveri brenda AKSHI-t që po na godet ne, është një indikacion, ka qasje dikush i paautorizuar.

Është zbuluar më 3 shtator kur filloi sulmi, ka dërguar sasi të mëdha të të dhënave. Për çudi nuk ndalet dërgimi i këtyre të dhënave. Ideja e sulmit, kemi sulm Ddos, dërgojnë kërkesa fake për të ngarkuar rrjetin e një infrastrukture, një numër kompjuterësh janë nga Shqipëria, ka pajisje nga sutruktura e AKSHI-t.“-tha Doli.

blank

SHBA pritet të njoftojë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters

Pakoja e re e ndihmës për sigurinë e administratës së Presidentit Biden për Ukrainën pritet të përfshijë sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters të hënën dy burime të informuara për paketën prej 625 milionë dollarësh.

Pakoja e re armëve, që pritet të njoftohet të martën, është ndihma e parë e këtij lloji që nga aneksimi së fundmi nga Rusia i territorit ukrainas.

Aneksimi i katër provincave ukrainase nga Rusisë pasoi referendumet për bashkim me Moskën në zonat e pushtuara të Ukrainës. Qeveritë perëndimore dhe Kievi thanë se referendumet shkelnin ligjin ndërkombëtar, u organizuan me forcë dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve.

Pjesë e pakos së re të armëve pritet të jenë katër sisteme të raketave HIMARS, rreth 200 automjete rezistente ndaj minave, municione për artelirinë e rëndë (Howitzer) dhe mina, që mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.

Kjo është pakoja e pare e ndihmës ushtarake për Ukrainën e vitit të ri fiskal të vitit 2023 të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, që hyri në fuqi më 1 Tetor dhe që lejon Presidentin Joe Biden të tërheqë armë të tepërta me vlerë deri në 3.7 miliardë dollarë për transferim në Ukrainë deri në mes të dhjetorit.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan një pako armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën që përfshinte 18 sisteme raketash HIMARS, municione shoqëruese, lloje të ndryshme sistemesh kundër dronëve dhe sisteme radarësh.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte mbi pakon e re të armëve.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se paketa e armëve mund të ndryshojë në vlerë dhe përmbajtje deri në minutën e fundit.

Ky njoftim do të rriste ndihmën ushtarake amerikane në 16.8 miliardë dollarë që kur Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës më 24 shkurt.

blank

Europa dëbon 12 mijë shqiptarë, kryesojnë Greqia dhe Franca

Ndërsa një valë e re emigracioni ka pushtuar vendin, argumentet e shqiptarëve për të ikur nuk duket se ia mbushin mendjen shteteve të Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë përsa i përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022.

“Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët (8 170) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga marokenët (7 235), shqiptarët (6 640) dhe pakistanezët (6). 260). Tunizianët (5 630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3 990), Gjeorgjianët (3 690), turqit (3 425), indianët (3 135) dhe irakenët (2 940)”, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Eurostat kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 12 mijë shqiptarë (11,905), me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%.
Ndërsa për gjithë vitin 2021 kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë.

Europa

Sipas Eurostat, Në tremujorin e dytë të vitit 2022, 96 550 shtetas jo-BE u urdhëruan të largoheshin nga një Shtet Anëtar i BE-së dhe gjithsej 23 110 u kthyen në një vend tjetër (përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së) pas një urdhri për t’u larguar.

Në të dyja këto raste, kjo paraqet një rritje prej 16% në shifra absolute krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve jo-BE të urdhëruar të largohen nga territori i Shteteve Anëtare të BE-së u rrit me 15% dhe numri i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u rrit me 11%.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në tremujorin e dytë të 2022: 33 450 persona, që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e totalit (35%). Franca u pasua nga Greqia (8 750), Gjermania (8 275), Italia (6 020) dhe Austria (5 385).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Italia ishte shteti anëtar i BE-së që regjistroi rritjen më të madhe në numrin e njerëzve të urdhëruar të largoheshin (+2 215%), duke u rritur nga 260 në tremujorin e parë të 2022 në 6020. Kroacia gjithashtu pothuajse u dyfishua në të njëjtën periudhë, nga 2 675 në 4 830.

Vala e re e emigracionit

Pasi ranë në vitin e pandemisë dhe mbetën të ulëta në vitin 2021, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor” në 7 muajt e parë të vitit u regjistruan gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e Bashkimit Europian.  Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar, duke dëshmuar për një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë./MONITOR

blank

Petraeus: SHBA do t’i shkatërronte trupat ruse nëse Putini përdor armë bërthamore në Ukrainë

Ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali i ushtrisë në pension thotë se lideri i Moskës është “i dëshpëruar” dhe “realiteti i fushëbetejës me të cilin po përballet nuk mund të përmbyset”.

SHBA dhe aleatët e saj do t’i shkatërronin trupat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë – si dhe do ta fundosnin flotën e saj në Detin e Zi – nëse Presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore në vend, paralajmëroi të dielën ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali i ushtrisë me katër yje në pension, David Petraeus, sipas The Guardian.

Petreaus tha se ai nuk kishte folur me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan për reagimin e mundshëm të SHBA ndaj përshkallëzimit bërthamor nga Rusia, për të cilën zyrtarët e administratës kanë thënë se i është komunikuar vazhdimisht Moskës.

Ai i tha ABC News: “Sa për t’ju dhënë një hipotezë, ne do të kundërpërgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje kolektive të NATO-s që do të nxirrte jashtë çdo forcë tradicionale ruse që shohim dhe identifikojmë në fushën e betejës në Ukrainë e në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”.

Por Petreaus paralajmëroi, se “mund të bëhet akoma më keq për Putinin dhe Rusinë. Madje edhe përdorimi i armëve bërthamore taktike në fushën e betejës nuk do ta ndryshojë aspak këtë.” Megjithatë, ai shtoi se “duhet ta merrni seriozisht kërcënimin”.

Senatori Marco Rubio, anëtari republikan i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit i tha CNN se Putini ishte mes dy zgjedhjesh: të vendoste linja mbrojtëse ose të tërhiqej dhe të humbiste territorin.

Rubio tha se ai besonte se ishte “shumë e mundur” që Putini të godiste pikat e shpërndarjes nga ku furnizimet e SHBA dhe të aleatëve po hyjnë në Ukrainë, përfshirë dhe brenda Polonisë.

Senatori e pranoi kërcënimin bërthamor, por ai tha se më shumë shqetësoheshin për “një sulm rus brenda territorit të NATO-s, për shembull, duke vënë në shenjestër aeroportin në Poloni ose ndonjë pikë tjetër shpërndarjeje”.

“NATO do të duhet t’i përgjigjet kësaj,” tha ai. “Si do të përgjigjet, mendoj se shumë do të varet nga natyra e sulmit dhe shkalla dhe shtrirja e tij.”

Por, si një senator i informuar për raportet e Pentagonit, Rubio i rezistoi pyetjes nëse  kishte parë prova se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës.

“Sigurisht, rreziku është ndoshta më i lartë sot se sa ishte një muaj më parë,” tha Rubio, duke parashikuar se Rusia ndoshta do të ndërmerrte një hap të ndërmjetëm.

“Ajo mund të godasë një nga këto pika logjistike. Dhe kjo pikë logjistike mund të mos jetë brenda … Ukrainës. Për mua, kjo është fusha në të cilën fokusohem më shumë, sepse ka një aspekt taktik. Dhe unë mendoj se ajo ndoshta e sheh atë si më pak shkallëzuese. Kurse NATO-ja, mundet që jo.” syri.net

blank

‘Po shfajëson Serbinë’: ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kritikon Edi Ramën

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, vlerësoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Megjithatë, nuk i kurseu kritikat për qasjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.

‘Kemi aspektin tjetër të qëndrimit të Edi Ramës ndaj politikës serbe, që në shumë situata është tepër e butë dhe në disa raste, shfajësues ndaj Beogradit. Ne e kuptojmë se kjo bëhet ndaj politikës në kuadër të Ballkanit të Hapur, e cila është diçka që pala kosovare me të drejtë po e refuzon, pasi i jep mundësi faktorizimit të Serbisë në rajon’, shprehet Spahiu.

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij, konfirmoi se Shqipëria nuk lëviz asnjë centimetër nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë që ta njohë këtë realitet. Megjithatë, ndaj tij pati kritika në Prishtinë, për faktin se atë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë e cilësoi ‘spastrim etnik’, në një kohë kur qeveria e Albin Kurtit pretendon se ka qenë gjenocid. Madje, për këtë po përgatitet dhe një padi ndaj Serbisë.

Ish-ambasadori foli edhe për mundësitë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes palëve: ‘Qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Evropë mendojnë se kjo mund të arrihet vitin e ardhshëm’.

Spahiu i vlerëson si test të gjitha draftet që po diskutohen rreth marrëveshjes finale dhe themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, teksa këshilloi që zgjidhjet gjysmake të mos pranohen.

Ish-ambasadori foli edhe për liberalizimin e vizave, duke theksuar se është lajm i mirë që BE-ja po lëviz në këtë drejtim, mirëpo procedura në tërësi merr zakonisht nga tre deri në gjashtë muaj kohë. /A2


Send this to a friend