VOAL

VOAL

SAHAT-TRYEZA E ZEQIR LUSHAJT – Nga HYSEN BERISHA, Norvegji

January 28, 2021
blank

Komentet

blank

Njeriu që i zuri vendin Toto Rinës, 29 vite në arrati- Pse nuk po arrihet të kapet bosi i “Cosa Nostra”, Mateo Mesina Denaro?

Ditët e fundit drejtoria e Qarkut Anti-Mafia në Palermo, lëshoi 70 urdhra kundër disa njerëzve që banojnë në provincat e Palermos, Mesinës dhe Trapanit. Ato përfshinin kryesisht kontrolle në shtëpi, zyra, shtëpi rurale, dyqane, magazina në zonën e Beliçes.

Për 23 persona është vendosur masa e arrestit në burg, dhe 12 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Mbi ta rëndojnë akuzat e lidhjeve me mafian, zhvatje, trafik droge, armëmbajtje pa leje etj. Prokurorët Françeska Desi, Pieraxhelo Padova dhe Alesia Sinatra, të koordinuar nga zëvendësprokurori Paolo Guido, besojnë se rrjeti i të dyshuarve vazhdon të punojë për kontrollin e territorit dhe garantimin e interesave ekonomike të Mateo Mesina Denaro, kreu i “Cosa Nostra” në kërkim që nga viti 1993, dhe më i kërkuari në Itali. Në përgjime Mesina Denaro njihet ne nofkën Ignazieddu.

Por ai përmendet edhe si “vëllai i atij që ishte në bankë”. Në fakt një nga vëllezërit e tij punonte dikur në një degë të Banca Sicula. Hetuesit kanë përgjuar edhe dy të dyshuar të cilët flisnin për vdekjen e Mesina Denaro. Por një tjetër i dyshuar, deklaroi pak ditë më vonë: “Le ti bëjmë të besojnë se ka vdekur, ndoshta reduktojnë kërkimet për të”.

Operacioni i kryer nga ROS, grupi operacional special i karabinierëve, është vetëm i fundit në përpjekje për të kapur Mesina Denaro, njeriun që i zuri vendin Toto Rinës në krye të Korleonezëve, mafia dominuese pas arrestimit të tij në vitin 1993.

Mesina Denaro, që është nga Kastelvetrano, e ka udhëhequr mafian gjithnjë e më shumë brenda ekonomisë “legale”, duke e braktisur strategjinë e masakrave, edhe pse ka qenë frymëzues dhe zbatues i disa të tillave gjatë vitit 1993 (shpërthimet me bomba në Firence, atentati ndaj gazetarit Mauricio Kostanzo në Romë, shpërthimet me bomba më Milano dhe në Romë).

Francesco Geraçi, një mafioz që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar:“Një ditë në vitin 1992 Mateo më takoi dhe në një moment më pyeti se çfarë mendoja për një seri atentatesh që do të kryheshin kundër njerëzve të famshëm si Pipo Baudo, Kostanzo, Marteli, Santoro etj.

Ai tha se ato do ta destabilizonte shtetin. Unë u përgjigja:Në rregull. Ai më tha se së shpejti do të shkojmë në Romë për të kaluar kohë me VIP-at”. Një mafioz tjetër, Xhuzepe Graviano, u tha gjyqtarëve se në vitin 1992, se së bashku me Mesina Denaron, ai ishte në mesin e audiencës gjatë puntatës së radhës së emisionit Mauricio Kostanzo, në Teatrin Parioli në Romë. Një vit më pas, më 14 maj, ndodhi sulmi ndaj gazetarit dhe prezantuesit të njohur.

Policia nuk ka asnjë imazh të viteve të fundit të Messina Denaros. Vetëm një fotografi e vjetër dhe një identikit i vizatuar në bazë të përshkrimit të fundit të dikujt që e ka takuar disa vite më parë. Në gushtin e vitit 2021, një kasetë me zërin e tij të regjistruar në vitin 1992 u gjet në arkivin e gjykatës së Marsalas gjatë dëshmisë së tij në një gjyq.

Po ashtu ekziston edhe një video e shfaqur nga RAI 2 një vit më parë, në të cilën sipas disa dëshmive Mesina Denaro ishte duke kaluar me një makinë në vitin 2009 në një rrugë në zonën e Agrixhentos. Mirëpo, nuk ka pasur asnjëherë konfirmim se njeriu që shfaqet për disa momente në atë video është vërtet ai.

Vitet e fundit është pretenduar se Mateo Mesina Denaro është parë në Amerikën e Jugut, Dubai, Britaninë e Madhe, Suedi, Holandë. Më 13 shtator 2021, një turist britanik, që po darkonte në restorantin “Het Pleeidoi” në Hagë me dy persona të tjerë, u ndalua nga forcat speciale holandeze në një operacion spektakolar ku përfshiheshin shumë agjentë.

Sipas një raporti të marrë nga policia holandeze nga prokurori italian në Trento, ai njeri duhet të ishte Mateo Mesina Denaro. Por vetëm pas disa orësh, turisti anglez mundi t’u provonte atyre që po e merrnin në pyetje se nuk ishte ai bosi i mafies. Por shumë hetues janë të bindur se ai nuk largohet asnjëherë nga territori i tij: zona e Beliçes, midis Kastelvetranos, Trapanit, Marsalas dhe Agrxhentos. Ata e dinë se Bernardo Provencano që qëndroi në arrati për 43 vjet përpara se të arrestohej më 11 prill 2006, në një fermë pranë Korleones, nuk kishte lëvizur asnjëherë nga territori i tij.

Por ky krahasim nuk vlen. Pasi Provencano ishte pjesë e një mafie të vjetër rurale. Shtëpia ku u gjet dhe arrestua, dhe ku kishte kaluar vitet e fundit ishte gati një gërmadhë. Ndërkohë me aq a dihet, Mesina Denaro i ka qejf veshjet e bukura, jetën e mirë, i pëlqen të rrethohet me objekte arti (porositi vjedhjen e një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik që ruhet në muzeun e Mazara del Vallo), i pëlqen të lexojë, dhe sipas atyre që e kanë njohur kur ishte i ri, besohet se është shumë inteligjent dhe një lloj revolucionari.

Miku i tij i fëmijërisë, Xhuzepe Fontana, i njohur si “Peppe Rocky”, menaxher i një restoranti në Selinunte, thotë për të: “Matteo është një njeri me një zgjuarsi mbi mesataren. Ai mund të kishte bërë shumë për Siçilinë”. Kur nisi t’i fshihet policisë, ai i shkroi të dashurës së tij: “Më duhet të largohem. Nuk mund të t’i shpjegoj dot arsyet e zgjedhjes sime. Tani për tani gjërat po kthehen kundër meje. Jame duke luftuar për një kauzë që nuk mund të kuptohet. Por një ditë, do ta mësojmë se kush ishte në anën e arsyes”.

Në dallim nga shumë bosë të mafias të kapur midis viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, Mesina Denaro është një i arratisur në një epokë në të cilën ata që e ndjekin atë kanë sisteme teknologjike më të fundit dhe bashkëpunim me forcat policore nga e gjithë bota. Kërkimi i tij nuk bëhet vetëm në territor, por edhe në rrjetet sociale, në të gjitha aplikacionet e mesazheve, madje edhe në seancat e lojërave online si Fortnite, në të cilat përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Në vitin 2020, gjykatësi Nino Di Mateo, që ka qenë gjithmonë i përfshirë në luftën kundër mafias, dhe që jeton i shoqëruar nga truproja që nga viti 1993 deklaroi: “Është shumë shqetësues fakti që arratia e Mateo Mesina Denaros, i dënuar me burgim të përjetshëm, po vazhdon prej 27 vjetësh. Ashtu siç ndodhi me arratinë e Provencanos për 43 vjet. Situata të këtij lloji nuk mund të mos jenë pjesërisht rezultat i bashkëpunimit të institucionale dhe politikës italiane. Nuk është normale që për 27 vjet, apo 43 vjet, të mos mundet të kapet një i kërkuar”.

Vinçenzo Kalkara, ish-drejtues i mafias në Kastelvetranos, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, konfirmoi ekzistencën në të kaluarën të një marrëdhënie të ngushtë midis lozhës masonike të Kastelvetranos, Kampobelos dhe Trapanit dhe grupimit mafioz të zonës. Anëtarësimi në këto lozha u ofron pjesëtarëve të mafias një mjet për të fituar favore në shumë fusha, për të përfunduar një punë, dhe kur është e nevojshme edhe ndihmë për t`u fshehur.

Në një libër të Françesko Forxhones dhe Paolo Mondanit “Përtej Kupolës”, përmendet një episod i rrëfyer nga ish-mjeshtri i madh i Orientit të Madh të Italisë (institucioni më i vjetër masonik italian) Xhulio Di Bernardo për prokurorin e Palmit. Pas masakrave në të cilat u vranë Falkone dhe Borselino, në një takim të mjeshtrave të mëdhenj të lozhave siçiliane, presidenti Oracio Katarsini, propozoi miratimin e një dokumenti që vërtetonte pozicionin e Masonerisë në lidhje me mafian.

“Menjëherë pas atij takimit, Katarsini më telefonoi në Ishujt Kanarie ku isha me pushime, duke më thënë se ishte i shqetësuar për mungesën e miratimit të dokumentit, që e kishte hutuar dhe nuk dinte sesi ta interpretonte”. Denaro është mafiozi i fundit ende i lirë që dinte gjithçka për masakrat e vitit 1993, përfshirë vrasjet e Falkones dhe Borselinos.

Po ashtu është hedhur hipoteza se ai zotëron dokumente që i përkisnin Toto Rinës, me të cilat do të shantazhonte figura të rëndësishme të politikës dhe biznesit. Asnjë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, nuk ka dhënë ndonjëherë indikacion se ku mund të jetë Mesina Denaro. Shumë njerëz e mbrojnë edhe sot e kësaj dite, ndoshta edhe nga frika. Në një nga shënimet e tij në letra të vogla, me të cilat komunikon zakonisht, dhe që përfundoi në duart e hetuesve ai shkruante: “Me njerëzit që kam vrarë mund të mbushja një varrezë!”.bw

blank

Sistemi i dështuar i menaxhimit dhe përmbytja e lumenjve nga mbetjet – Nga Vladimir Karaj, BIRN

Grykëderdhja e lumit Ishëm i ngjan një landfilli që shtrihet për kilometra buzë detit në të dy anët e lumit, që sjell aty qindra ton plastikë prej zonave urbane, përfshirë Tiranën. Siç vihet në dukje në reportazhin e gazetarit të Birn-it, Vladimir Karaj, kjo është pasojë e sistemit të dështuar të menaxhimit të mbetjeve.


Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, peshkatari amator, Viktor Saka del nga deti me çizme të lagura dhe pasi kërkon për 30 sekonda mes mbeturinave, i zëvendëson ato me dy shapka në ngjyra të ndryshme.

Bregdeti në veri të kepit të Rodonit i ngjan një landfilli të madh plastike, ndërsa e gjithë rëra është e mbuluar nga mbeturinat. Mbetjet mbërrijnë aty nga lumi Ishëm, i cili kalon përmes zonës më të populluar të Shqipërisë në Tiranë, Kamzë, Krujë dhe Fushë-Krujë.

Tashi nuk të merr malli me ardh me gjujt mo këtu, arsyea është sepse shihe. Këto mbetje vijnë direkt, nga fillo lumi nga Tirana e deri gjithë. Këtu vijnë mbetje spitalore, mbetje supermaketi me etiketa nga Tirana”, thotë zoti Saka.

Specialistët e mjedisit thonë se ndotja e grykëderdhjes së Ishmit dhe një sërë lumenjsh të tjerë në Shqipëri, është pasojë e keqmenaxhimint të trajtimit të mbetjeve në të gjithë vendin. Situata vazhdon të mbetet shqetësuese edhe pasi qeveria ka harxhuar me dhjetra miliona euro në projekte si ato të inceneratorëve për menaxhimin e mbetjeve.

Por absolutisht është edhe mungesa e një sistemi efikas në menaxhimin e mbetjeve urbane… Njësitë administrative që janë pjesë e pellgut të Ishmit, nuk e kanë një sistem të tillë efektiv, çka i detyron qytetarët, duke mos e përjashtuar pjesën e kulturës, t’i hedhin mbetjet pranë përroskave pranë linjave të ujit dhe ato pastaj aty do të grumbullohen në atë pellgun e madh”, thotë Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”.

Pasojat e ndotjes nuk janë të pranishme vetëm në shkatërrimin e pejsazhit. Plastika e mbetjeve, të cilën toka nuk arrin ta shkatërrojë, shpërbëhet gradualisht në grimca të vogla, që për shkak të pamjes së tyre, gëlltitet nga peshqit e përfundon më pas si ushqim për njerëzit.

Një studim i vitit 2016, i bërë në një sërë vendesh të Ballkanit, gjeti mbetje të plastikës në peshq të vegjël dhe të mëdhenj në zonën e Ishmit.

Në të gjithë peshqit, pa përjashtim, në peshqit me përmasa mbi 30 centimetra kishte mikroplastika në stomakun e peshkut dhe në zorrët. Në peshqit më të vegjël, açuge, sardele, kishte prezencë, por jo në të gjithë individët”, thotë Prof.Ass. Jerina Kolitari, nga Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Mjedisorët shpjegojnë se plastika që përfundon në det nuk shkatërrohet, por mbetet në trupin e njeriut dhe bëhet burim sëmundjesh.

“Këto bëhen shkak për një sërë sëmundjesh, duke filluar nga tumoret e kancerët”, thotë zoti Nika.

Një dokument i Ministrisë së Mjedisit i vitit 2020, në të cilin bëhet Vlerësimi Strategjik Mjedisor i grykëderdhjes së Ishmit, thotë se situata në zonë është urgjente dhe se vetëm “një plan i mirëfilltë menaxhimi” për mbetjet e bashkive dhe më pas pastrimi i mbetjeve të vjetra mund të japë zgjidhje.

Megjithatë, të vetmet masa të ndërmarra në këtë zonë janë disa aksione vullnetare, suksesi i të cilave mbetet kryesisht tek sensibilizimi.

Për ish-zv.ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi, aksionet vullnetare nuk konsiderohen zgjidhje për problemin.

Shqipëria nuk mund të pastrohet me fshesë shqope dhe as me aksione vullnetare dhe as me aksion, ka nevojë patjetër për sistem”, thotë ajo.

Ekspertët shtojnë se problemi historik i derdhjes së mbetjeve në lumenj po u faturohet edhe vendeve të tjera, pasi rrymat detare e përcjellin shumicën e mbetjeve drejt veriut të Adriatikut, në Mal të Zi dhe në Kroaci.

blank

Fondacioni Kujto: Një natë homazh dedikuar viktimave të komunizmit përmes notave dhe vargjeve

Një natë homazh dedikuar viktimave të komunizmit përmes notave dhe vargjeve që na kanë lënë si dëshmi e pasuri të çmuar.
Pianistja Elida Dakoli, soprano Alisa Katroshi dhe aktorja Ema Andrea na sollën “Tingujt e Kujtesës” si një thirrje për të mos harruar krimet e komunizmit, për të thënë të vërtetën.
Kjo është arsyeja pse kemi themeluar Fondacionin Kujto.
Në Kujto.al gjejmë profilet e mbi 50 mijë shqiptarëve të persekutuar, historitë e secilit prej tyre. Mijëra shkrime, dokumentarë dhe dëshmi të panjohura.
Një punë e madhe e cila na shërben sot ne, por sidomos fëmijëve tanë në të ardhmen, që askush të mos tentatojë të mohojë krimet e komunizmit.
blank
blank
blank

Bolonja ose Qyteti me shumë emra! – Reportazh nga Alba Kepi

Të rilindësh nga historia është strategjia që mjaft qytete italiane e Italia përgjithësisht, po adoptojnë për të harruar dëmin kolosal ekonomik që pandemia globale i shkaktoi turizmit, artit, kulturës, ekonomisë italiane.

Hotele pa klientë, muze e objekte arti pa vizitorë, vende turisitike të kycyra, produkte të pashitura e sektorë ekonomik në falimentim, është skenari më tragjik i një vendi që në cdo rrugë, shesh e ndërtesë ka të ruajtur historinë njerëzore, rrugëtimin e popujve antikë, ndërthurjet, miqësitë e përplasjet mes tyre.

Një realitet unik gjëndet në Bolonja, qyteti me tre “emra”: I kuq, – si ngjyra e tullave që vesh ndërtesat; I shëndetshëm, – për kuzhinën tradicionale që sfidon çdo dietë; i mençur – për shkak se në qëndër të tij, prej vitit 1088, ndodhet Universiteti më antik në botë, e një nga qëndrat akademike më të rëndësishme në Europë.

Universiteti Alma Mater i Bolonjës, në 9 shekujt e jetës së tij, formoi personazhe të ndritur të historisë njerëzore si Dante, Nikola Koperniku, Giosue Carduci, Francesco Petrarka, Pier Paolo Passolini, Thomas Becket, Erasmo di Rotterdame e shumë të tjerë. E aktualisht është një pol universitar me mbi 85 mijë studentë nga e gjithë bota e me degë të shpërndara në të gjithë rajonin e Emilia Romagna.

Bologna, qyteti me gati 400 mijë banorë, është i rrethuar nga 38 kilometra harqe e kolona që jashtë qytetit arrijnë deri në 53 km. Një vit më parë “Harqet e Bolonjës” u shpallën pasuri të Uneskos e nuk ka qytet tjetër në botë të ketë kaq shumë.

Legjendat rrëfejnë se u krijuan si nevojshmëri për të zgjeruar sipërfaqen e banesave në katet e sipërme të pallatave. Kollona të larta u bënë këmbët e shtesave të apartamentave që në vijë linjeare krijuan harqe pas harqesh duke i dhënë arkitekturës së qytetit një gjurmë urbane unike.

Nën këto harqe, mund të shëtisësh qetësisht mes shiut, pa cadër e pa u lagur, e gjatë verës bëhen streha më e mirë ndaj temperaturave të larta të stinës.

Nëse ngjitesh në një nga kullat e shumta mesjetare që ka Bologna, catitë e muret e ndërtesave, e veshim me një ngjyrë të kuqërremtë që e mbërthen si mantel deri larg në horizont. Kjo ngjyrë e kuqe nga e cila ka marrë dhe emrin Bologna e Kuqe, është tipike e teknikës së ndërtimit të mjeshtrave bolonjezë, e që përfaqësojnë dhe traditën urbanistike lokale që nis pas shkrierjes së Perandorisë romane e vazhdon deri sot.

Ndërtesat më të bukura të këtij qyteti janë pozicionuar në Sheshin e Madh (Piazza Grande) përgjatë 115 metra gjatësi e 60 metra gjerësi të saj.

Në selinë e Bashkisë, Palazzo della Podestà, ngrihet Kulla e Sahatit, ndërtuar në shekullin e XIII e simbol arkitektonik i qytetit.

Pak sekonda para mesditës këmbanat e Sahatit të kujtojnë se pas pak është vakti i drekës. E nuk mund të thuash se ke vizituar Bolonjën pa provuar pjatën tipike të këtij qyteti; tortellini.

Biznese familjare, restorante, por dhe akademi e shkolla kuzhine, tregtojnë në cdo cep të qytetit këtë pjatë tradicionale në të gjitha madhësitë e përbërësit e mundshme. Tortellinit e ekspozuar nëpër vitrina, i ngjajnë një vepre arti pa epokë, e me vlerë të pastimueshme.

Jo vetëm e kuqe, e mëncur dhe e shëndetshme, Bologna, në këtë epokë moderne e momentalisht të vështirë ka fituar sinonime të reja; moderne, fashion, inovative, suprizuese, e që bashkarisht e bëjnë atë thjeshtësisht unike.

Imagjinoni një flutur gjigande me 1 milionë metra katror sipërfaqe e 700 “lavra” pjelluese mbi krahë, nga të cilat dalin cdo ditë me mijëra produkte shumë ngjyrëshe që apasionojnë botën.

Shtojini këtij imazhi dhe fuqinë e 6 mijë punëtorëve, një shërbim banke, poste, hotel. cerdhe e kopësht. farmaci e dentistë, restorante e bar, rrugë të emërtuara, zona parkingu e mijëra pemë.

I vlerësoni këtij imazhi dhe mbi 5 miliardë euro që është vëllimi vjetor i produkteve që dalin nga kjo sipërfaqe, 60% e të cilit eksportohet.

Me siguri do mendoni se është një qytet. Por qytet pa banesa nuk ka. Ndoshta një projekt arkitekture në karton apo një panair, o një fshat turistik, stabiliment o fabrikë?

Asnjë nga këto e pak nga të gjitha. Është nje realitet unik në botë. e që e bën Bolonjën një nga ekselencat e stilit të jetës italiane.

Ky qytet brenda qytetit konsiderohet qëndra më e madhe e prodhimit të modës në Europë, me 700 kompani tregtare pozicionuar fizikisht brenda saj, 400 firma ekselente të modës e 98 kompani tekstilesh.

Është një dëshmitare e trashëguese e historisë së stilit made in Italy, që frymëzohet përmes ikonave të “Alta Moda”, e shumëfishohet në brande e marka më ekonomike që mbushin kërkesat e larta të tregut.

Shpejtësi, ritëm, konkretësi, larmi, prakticitet, inovacion, gjithcka realizohet brenda pak orëve, E nga fabrika produkti mbërrin tek klienti përmes këtij realiteti unik në Europë.

I pozicionuar në hyrje të qytetit të Bolonjës, i cili është dhe kryeqëndra e rajonit të Emilia Romanjës, kjo “flutur mode” ka një emër kaq përgjithësues, Centergross, e dëshmi se puna e kyer mirë e me produkte cilësore janë marketingu më i mirë i vetvetes, duke thyer cdo rregull marketingu që sot imponohet përmes promovimeve në rrjete sociale e influencuesëve super të paguar.

Nëse brand-et e Alta Moda Italiane prodhojnë cdo gjashtë muaj koleksione të reja, në Centergross të Bolonjës, modelet më të fundit, tendencat e momentit, kërkesat e tregut realizohen cdo ditë me shpejtësinë dhe cilësinë e një produkti unik që del nga një proces prodhimi smart, teknologjik, kërkues e rinovues.

Centergross e Bolonjës është njëherësh vitrinë mode, qëndër prodhimi e seli tregtimi e dhjetra brandeve made in Italy.

Nëse Roma, Firenze, Milano identifikohen si kryeqytetet e ikonave të stilistëve italianë si Armani, Valentino, Gucci, Dolce Gabbanna, Prada etj, Centergross e Bolonjës është kryeqyteti i Fashion fast, nyja lidhëse mes kërkesave të tregut e stilit të pangatërueshëm italianë që frymëzohet nga emra të mëdhenj.

Në dy krahët e kësaj fluture gjigande, shtrihen kapanone lluksoze firmash me emër.

Në boshtin qëndror, mes rrugëve të vizuara e të emërtuara si një qytet i vërtetë, gjen vitrina veshjesh ende top secret, të pa hedhura në treg e që brenda pak ditësh do të mbushin boutikët e Rue de Rivoli o Avenue des Champs-Élysées në Paris, Via Del Corso në Romë, Monte Napoleone në Milano, 5th Avenue në Neë York, Neë Bond Street në Londër, rrugën Stoleshnikov në Moskë, por dhe qndrat tregtare me emër në Tiranë, Tokio, Fountain Dubai etj.

Nga ana e pasme të botikëve gjigande, trupi i tyre është mbushur me “gryka” drejtkëndeshe të hapura mbi trupin e kapanoneve e që “puthin” rimorkiot e furgonave të mëdhenj që sapo kanë mbërritur për të tërhequr mallin.

Mesatarisht statistikat thonë se janë rreth 10 mijë hyrje automjetesh në ditë, 35 % e të cilëve janë buyers italianë e 65% nga Europa, Lindja e Mesme, Europa Lindore, SHBA e Azia.

Gjatë viteve të fundit një rritje të rëndësishme ka marrë dhe numri i kompanive blerëse me kërkesë tregu nga Shqipëria.

Mjaft prej brandeve e firmave italiane që prodhohen në Centergross të Bolonjës, i gjen të në qëndrat tregtare e botikët e Tiranës e pothuajse të gjitha janë organizuar në formulën e një franchising.

Presidenti i Centergross Piero Scandellari, thotë se “vendet e Europës Lindore e Shqipëria po bëhën një pikë referuese mjaft interesante për klientët e tyre.

Daniele Belloti, Drejtori i Pergjithshëm i një prej brand-eve më të rëndësishme të kësaj qëndre, e një nga më prodhueset kryesorë të sja, thotë se “produktet e tyre mbërrijnë në Shqipëri përmes buyers-ve me aktivitet në jug të Italisë, e që konfirmojnë një kërkesë tregu në rritje të dukshme nga Shqipëria.” Prej Bolonjës, veshjet made in Italy mbërrijnë në portet jugore e më pas në anijet që udhëtojnë drejt tregut shqiptar.

Një nga karakteristikat e Centergross është efikasiteti e shpejtësia e veprimit, me përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës së tregut e garancinë e cilësisë së cdo marke e produkti.

“Nga momenti i dizenjmit të modelit e përgatitjes së tij për shitje kalojnë vetëm 10 ditë, Modeli bëhet produkt prodhimi e për pak ditë i serviret klientëve në të gjithë botën. E nëse kërkesat kalojnë pritjet e tyre, kanë aftësinë që brenda 72 orëve të plotësojnë të gjitha nevojat e tregut”, konfirmon Daniele Belloti.

“Gjysma e produkteve tona shkon në Itali e gjysma tjeër furnizon vendet e Europës e vecanërisht ato lindore.”

Jeta në qytetin flutur nis në mes të natës

Kamionë, TIR, rimorkio, furgonë, popullojnë parkinget pranë kapanoneve lluksozë e brenda pak orësh gjithcka është shitur. Magazinat janë boshatisur e nis puna për të rimbushur magazinat me porositë e reja, e që pak orë më vonë do të jenë përsëroi në udhëtimin e tyre drejt botikëve të botës.

“Cdo klient që kërkon të hyjë në sistemin e fashion fast, thotë Belloti, gjen në Centergross të gjitha mundësitë e produkteve të modës Made in Italy.

Prodhimi i produkteve tona është po këtu e karakteristika e punës tonë është se gjithcka realizohet këtu, brenda një rreze territori ku janë poziconuar dhe fabrikat tona.”

Inovacioni, përgjigja ndaj tendecave më të fundit të tregut e suksesi i branda-ve të Centergross, ka një celës mjaft të mencur rrugëtimi; të rinjtë.

Stilisë të rinj, të diplomuar në Akademitë më të mira të modës italiane, i gjen të punësuar në këto brande me gjenialitetin e talentit të tyre e intuitën e imponuar, rinovuar e përshtatur, ndaj cdo tendencë të kohës, e me materialet, vecantitë, e tipologjinë e kompanisë për të cilën punojnë.

Planeti është moda juaj!

Qyteti brenda qytetit të Bolonjës, Centergross nuk është vetëm një makinë prodhimi, tregtimi, furnizimi, punësimi, por dhe një sistem ekonomik me vëmendjen ndaj kërkesës së konsumatorëve që janë cdo ditë e më të kujdesshëm në zgjedhjen e produkteve të krijuara me pëlhura sa më shumë miqësore me planetin, që kanë një impakt sa më pak ndotës ndaj ambientit e që nuk dëmtojnë shëndetin e tyre.
Cdo produkt i dalë nga kjo qëndër është i certifikuar sipas normativave ligjore italiane e europiane e që dokumentojnë një sistem prodhimi ekologjik e inovator.

Kujdesi ndaj produkteve ekologjike nis që me pëlhurat e certifikuara që nga prodhuesi i fijes së mëndafshit, pambukut, leshit e deri tek procesi i prodhimit e stampimit, që ndjek një fill gjurmues që vërteton autenticitin e tyre.

Ndër 98 kompanitë e tekstileve të kësaj qëndre mode është dhe “Argomenti tessili”, e cila stilizon e prodhon stofra e pëlhura për stilistët më të mëdhenjë italianë si Dior, Armani, etj.

Presidenti i saj, Michele Bentivoglio thotë se “suksesi i punës së tyre është kujdesi ndaj kërkesave të klientëve për një produkt sa më cilësorë, të personalizuar, me teknika inovative, produkte ekologjike e friendly ndal ambientit, që bazohen në një analizë stilistike, eksperincë shumë vjecare e vëmendje ndaj tendencave të reja. ”

Një inovacion i sektorit të modës së shpejtë italiane, është materiali i ricikluar.
Dengje të mëdha rrobash të vjetra të destinuara për t’u kthyer në mbejtje urbane, seleksionohen sipas ngjyrave e materialit, e i nënshtrohen një procesi larje, karbonizimi e c’montimi që i shndërrojnë në fibra natyrale e pëlhura.

Më pas me ngjyrorës pa përbërës kimikë, përshtaten në përlhyra shumëngjyrëse për koleksionet veshjesh të tendencave të fundit.

Sipërmarrësha Carla Cardato, që prodhon vetëm veshje nga materiale të ricikluara, thotë se koleksioni i fundit i saj mban slloganin “Ne kemi vetëm një planet”, e ka në bazë materialin e leshtë ricikluar nga veshjet e vjetra.

“Shumica e tyre ka ardhur nga vendet e Europës lindore, thotë ajo, e vecanërisht nga Rusia.”

Ajo thotë se dhe koleksioni i fundit i palltove, që është frymëzuar nga fantazitë gjometrike e ngjyrat e batanijeve të vjetra ruse.

Ky “qytet flutur” dhe pse popullohet cdo orë nga mijëra punëtorë, autotransportatorë e klientë nga e gjithë bota, është kaq i pastër e i rregullt sa i ngjan një moketi arkitekture në pritje të zbatimit.

Presidenti i saj Piero Scadellari, thotë se “prej vitit 2021 brenda sipërfaqes së kësaj qëndre ka nisur dbe zbatimi i një sistemi grumbullimi mbetjesh që ka aftësinë të diferencoj rreth 85% të tyre.

E nuk ka produkt të shëndetshëm pa ajër të pastër e ambient të shëndetshëm. Mbi 3 mijë pemë të tipeve të ndryshme e shoqëruar me një kartelë identifikuese që monitoron shëndetin e rritjen e tyre, rrethojnë kapanonet e rrugët e këtij qyteti brenda qytetit.

E mbi 6 mijë punëtorë që cdo ditë punojnë në këtë qëndër, e qindra të tjerëve që në çdo orë të ditës hyjnë e dalin në të, u vihet në dispozicon të vlerësojnë e kursejnë gjënë më të vyer, kohën,

Banka, posta, farmacia, dentisti, restoranti, hoteli, struktura shlodhëse moderne ofrojnë shërbime të përditshme e bashkë me to dhe një kopësht për fëmijë nga 3 në 6 vjecë ndërtuar në modelin bio arkitekturë.

Centergross me një emër kaq të paimagjuenshëm për marketingun e modës, është një realitet i suksesit italian, made in Bologna që dinamizmi i tregut e motorri prodhues në super xhiro, nuk i ka dhënë kohë të mendoj për ta ndryshuar.

“Centergross u quajt kështu më 1977 kur u krijua e dhe pse kemi provuar ta ndryshojmë, na e imponoi ta ruajmë këtë emër, deklaron Presidenti Scandellari.

Produkti i mirë, cilësorë, shërbimi efikas e korrekt që del nga 1 milionë metra katrorë të saj kanë certifikuar garancinë e këtij emri.

“Cilësia, sistemi krijues e rinovues, perspektiva për t’iu përgjigjur tregut shpejt e me tendencat më të fundit, e bëjnë kërkesën tonë ekstremisht interesante për blerësit e huaj, thotë Scandellari. E sapo kushtet pandemike do të na lejojnë, do të tentojmë pushtimin e tregjeve të reja botërore me të njëjtën pasion e entuziazëm që kemi për produktet e modën Made in Italy”, thotë ai.

Në të gjitha kulturat flutura është simbol i rilindjes, rigjenerimit, transformimit, është simbol i shpirtit njerëzor që bëhet i pavdekshëm.

E Bologna me unicitetin historik e aktual të saj, i ka dhënë fluturës jo vetëm shpirtin por dhe trupin, në forma, kënde e ngjyra jete, origjinale e befasuese.

blank blank blank blank blank

blank

FOTOT – Muzeu Kombëtar i Skocisë, hapësira që mbledh në një vend natyrën, historinë dhe shkencën

Muzeu Kombëtar i Skocisë, i cili ka afërsisht 12 milionë objekte dhe ekzemplarë gjallesash në koleksionin e tij, strehon nën hapësirën e njëjtë botën e natyrës, historisë, artit, shkencës dhe teknologjisë së bashku, raporton Anadolu Agency (AA).

Muzeu Kombëtar i Skocisë, i cili vizitohet nga afërsisht 2,2 milionë njerëz në vit, është një nga atraksionet e rëndësishme turistike dhe kulturore të kryeqytetit Edinburg.

blank

Në Muzeun Kombëtar të Skocisë ekspozohet një pjesë e vogël e 12 milionë objekteve dhe ekzemplarëve të gjallesave që gjenden në depot e tij. Duke grumbulluar natyrën, mbretërinë e kafshëve, Egjiptin e Lashtë, Azinë Lindore, shkencën-teknologjinë, artin e qeramikës dhe galeritë e modës nën një çati, muzeu i çon vizitorët e tij në një udhëtim të veçantë.

Kafkë balene 1,5 ton

Në seksionin “Galeria e Madhe” të muzeut është i ekspozuar gjithashtu një qark i përshpejtuesit të përdorur nga fizikantët laureat të Nobelit John Cockcroft dhe Ernest Walton për kërkime bërthamore në Universitetin e Edinburgut. Vëmendje të madhe të vizitorëve tërheq edhe kafka 1,5-tonëshe e balenës kokëmadhe me emrin Moby, e cila ngeci në bregun e Lumit Forth në vitin 1997.

blank

Balsamimi i deles së klonuar Dolly është gjithashtu në muze

Galeria e quajtur “Zbulime” hedh dritë mbi zhvillimin e botës së shkencës dhe teknologjisë nga e kaluara në të tashmen. Në galeri, ku ndodhet statuja e shpikësit skocez James Watt, zhvilluesi i motorit modern me avull, shfaqet edhe puna e shkencëtarëve skocezë. Avionët e varur nga tavani i galerisë përshkruajnë udhëtimin e historisë së aviacionit të Britanisë. Aeroplani skifter 125-vjeçar i punuar nga Percy Pilcher, një nga pionierët e aviacionit britanik, është ndër veprat e ekspozuara në galeri.

Balsamimi i Dolly-t, deles së parë të klonuar në botë, të realizuar në Universitetin e Edinburgut në Skoci, është ndër seksionet më interesante në muze. Në seksion, i cili përfshin edhe punën e Thomas Edison-it dhe Alexander Graham Bell-it në lidhje me telefonin, me shembuj ekspozohet zhvillimi i telefonave nga e kaluara në të tashmen.

blank

Një pjesë e vogël nga LEP, përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë, i dhuruar muzeut nga Qendra Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), është ndër objektet me interes.

Arkivoli i Mbretëreshës së Kurnës në seksionin e Egjiptit të Lashtë

Në seksionin “Kulturat Botërore” të muzeut, ka objekte mahnitëse që variojnë nga Egjipti i Lashtë e deri në Azinë Lindore. Arkivoli i praruar i Mbretëreshës së Kurnës, i zbuluar nga egjiptologu britanik Flinders Petrie në vitin 1908, arkivoli i një fëmije që mendohet se i përket vajzës së mbretëreshës dhe bizhuteritë e saj gjenden gjithashtu në seksionin e Egjiptit të Lashtë.

Gjithashtu, në këtë seksion janë ekspozuar edhe një mumje me një portret, që mendohet se i përket një pasaniku të periudhës, si dhe një mumje që vlerësohet të jetë varrosur në moshën gjashtëvjeçare, së bashku me një pasqyrë dhe shishe parfumesh.

blank

Në pjesën e Azisë Lindore, ka parzmore dhe armë të samurajëve të përdorura në fillim të shekullit të 19-të, dhe skulptura që lidhen me budizmin.

Skeleti i dinosaurit T-Rex 12 metra i gjatë

Në seksionin “Natyra” të muzeut, është gjithashtu i ekspozuar skeleti i dinosaurit Tyrannosaurus Rex 12 metra i gjatë dhe 6 metra i lartë i gjetur në vitin 1988 në Montana. Në tavanin e këtij seksioni, i cili përfshin edhe ekzemplarë të kafshëve të egra, gjenden krijesa të detit dhe zogj.

blank

blank

NË QYTETIN E MOXARTIT (Shënime udhëtimi nga Salzburgu) Nga Ndue Lazri

Kur kryepeshkopi Wolf Dietrich von Raitenau kërkoi t’i jepte Salzburgut një shkëlqim kulturor, duke e lënë disi në hije anën fetare, nuk e dinte se ç’fund e priste. Ose edhe mbase e dinte, por e mori në sy rrezikun, boll që të linte këtu në prehër të Alpeve në Austrinë e jugut një qytet perlë, që shumë e kanë quajtur Roma e Veriut. Ai ishte bir i një gruaje nga familja e madhe dhe e shquar De Medici e Firenzes në Itali. Mjaftonte vetëm ky fakt për të kuptuar që ai e kishte në gen dashurinë për artin e kulturën. I rritur në oborrin papal në Romë, atij i interesonte sipërfaqërisht feja, pasi e kalonte më tepër kohën duke pikturuar, apo duke u njohur me vlerat kulturore e arkitekturore të një qyteti si Roma. Tendencën e tij për të jetuar disi jashtë rregullave të ngurta të kishës e dëshmonte edhe fakti që ai kishte një të dashur, me emrin Salomè Von Alt, me të cilën pati 15 fëmijë. Për të kaluar kohën me të dashurën e tij, ai ndërtoi në periferi të qytetit kështjellën Mirabell me kopshte e shatrivane të bukura. Por dashuria e tij për artin e kulturën dhe qëndrimi disi i ftohtë e formal ndaj shërbimeve fetare, do i kushtonte shtrenjtë. Vatikani, në bashkëpunim me Maksimilianin e Bavarisë do ta dënonin me vdekje, duke e djegur në turrë drush.

Kjo sakrificë supreme sigurisht që nuk shkoi kot. Veprat e ndërtuara prej tij, si dhe ato të ndërtuara nga nipi që e pasoi, e bënë Salzburgun të ketë shkëlqimin e sotëm. Siç kishte bërë pararendësi, edhe i nipi thirri shumë arkitektë italianë, ndër të cilët më i shquari ishte Santino Solari, i cili çoi në përfundim ndërtimin e Duomos në qendër të qytetit e shumë objekte të tjera të stilit barok dhe ndërtoi në periferi të qytetit shumë kopshte e shatrivane të stilit italian. Të gjitha këto sjellin atë tërheqje të madhe turistësh që vizitojnë këtë qytet.

E të mendosh se në fillimet e tij ky qytet lindi si një lagje në udhën e kripës. Lumi Salzach, që e ndan më dysh qytetin, shërbente për transportin e kripës, kësaj pasurie të madhe të kohës, që nxirrej nga minierat në zemër të Alpeve jo larg Salzburgut. Vetë emri i lumit do të thotë udha e kripës. Kurse emri i qytetit, Salzburg, do të thotë lagje e kripës.

Por kripa është shija e jetës. Me sa duket të ardhurat e saj ishin aq të mëdha, prej të cilave u bë e mundur që të kemi këtë qytet të bukur, që është shpallur pasuri e UNESCO-s. Dhe bukuritë e tij vijnë e i vizitojnë miliona turistë nga e gjithë bota.

Salzburgu kishte dy bij të mëdhenj, me figurat e të cilëve emri i tij është i lidhur pazgjishshmërisht. I pari ishte Moxarti, fëmija gjeni, që me sa duket lindi duke u rënë veglave muzikore, kryesisht violinës e më vonë edhe pianos. Ky gjeni në moshën 5-vjeçare kishte filluar të kompozonte veprat e para. Kurse në moshën 12 vjeçare do të luante në piano në teatrin Bibiena të Mantovës, ku edhe sot ruhet me përkujdesje të madhe pianoja me gjurmët e gishtave dhe të tingujve të Moxartit. Kam patur rastin ta shikoj nga afër dhe ta prek me duar atë piano që ruhet prej më shumë se 250 vjetësh në atë teatër.

Kurse biri i dytë i shquar, po në fushën e muzikës, natyrisht i një kohe më të vonë nga Moxarti, ishte dirigjenti i famshëm Herbert Von Karajan, një nga drejtuesit më të mëdhenj të orkestrës të të gjitha kohërave. Telespektatorët shqiptarë me siguri e kujtojnë për performancën e tij të mrekullueshme për disa vite në koncertin e famshëm të Vienës që mbahet në ditën e Vitit të Ri.

I përmendëm këta dy emra, sepse është pikërisht në sajë të tyre, që Salzburgu është bërë në një farë mënyre edhe kryeqytet i muzikës. Prej më shumë se 100 vjetësh këtu zhvillohet festivali i teatrit dhe muzikës. Një aktivitet që zhvillohet në verë dhe zgjat për 50 ditë, pra gati dy muaj. Në ato ditë të festivalit Salzburgu merr një shkëlqim të ri. Kudo shtrohen tapete të kuq. Mbi ballkone, në sheshe, deri edhe në autobuzët e transportit publik ngrihen flamujt. Ky aktivitet ka lindur pikërisht për të nderuar emrin e Moxartit dhe zhvillohet në emër të tij. Vetëm gjatë zhvillimit të tij vijnë nga e gjithë bota mbi 220 mijë dashamirës të muzikës e artistë. Gjatë 50 ditëve zhvillohen 200 evenimente muzikore e teatrale, mesatarisht 4 në çdo ditë. E sikur të mos mjaftonte ky festival, për të nderuar muzikën e birit të shquar, prej shumë vitesh organizohen edhe java moxartiane e muzikës klasike, Festivali i Pashkëve dhe Festivali i Rrëshajave (Pentecoste). Me një fjalë thuajse tërë vitin këtu sundon e dëgjohet muzika klasike, në sajë të gjeniut që i ka dhënë emër e famë këtij qyteti.

Siç ndodh nganjëherë që biri më i dashur bëhet edhe i urryer, mund të thuhet që sa qe gjallë, raportet e Moxartit me qytetin e tij të lindjes ishin tepër të ftohta. Këtij talenti, të konsideruar si ndoshta kompozitori më i adhuruar i të gjitha kohërave, nuk i hapnin rrugë në Salzburg. Ishte e pamundur që ai të vinte në skenë një opera të krijuar prej tij (ai shkroi rreth 50 opera, megjithëse jetoi vetëm 35 vjet). Dhe kjo për faj të pushtetit të arqipeshkopëve që donin vetëm muzikën kishtare. Moxarti thoshte për qytetin e tij: “Ky qytet të katandis në lypës”. Ndaj, kur ishte në kulmin e energjive të tij krijuese e braktisi qytetin dhe iku në Vienë, ku, siç dihet, shpërtheu me talentin e tij dhe u bë ai Moxart i madh, që e adhuron gjithë bota. Ishte e vërtetë që Salzburgu tregohej një çikë koprac ndaj artistëve. Aq sa Von Karajan u imponua me forcën e autoritetit të tij për të rritur pagesat ndaj vetes dhe orkestrantëve, gjë për të cilën edhe qe akuzuar e gati u dërgua në proces nga zyrat financiare të qytetit.

Aq e madhe ishte urrejtja e Moxartit ndaj autoriteteve kishtare, sa edhe kur vdiq, nuk pranoi të kishte bekimin e ndonjë prifti, por kërkoi varrimin e tij pothuajse në kushtet e një të varfëri dhe pa praninë e thuajse askujt, aq sa edhe sot nuk ka një vend preçiz se ku është varrosur në Vienë. Madje i janë ngritur dy monumente varrimi në dy varreza të ndryshme.

50 vjet pas vdekjes së tij, filloi të drejtohej vëmendja ndaj figurës së kompoziorit të madh. Pos Salzburgu ishte ende i ftohtë ndaj tij. Në vitin 1842 banorët e qytetit u treguan disi disaprovues kur sheshit San Michele iu vu emri i Moxartit dhe akoma më keq reaguan kur shatrivani që ishte aty në atë shesh u zëvendësua me monumentin e Moxartit.

Ndërsa biri tjetër, Von Karajan, edhe pse vdiq në prag të shekullit 21 dhe në kulmin e famës së tij, u varros në një varrezë tepër të thjeshtë në Salzburg. Bota është borxhlie ndaj artistëve të mëdhenj, për të cilët është kujtuar gjithnjë me vonesë.

Edhe Salzburgu u kujtua shumë e shumë vite më vonë për birin e vet gjeni. I ndërtuan monumente. Një urë mbi lumë mban emrin e tij. Ka dy shtëpi muze, atë të lindjes, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë. Në të ruhen dokumente, instrumente muzikore, ndër të cilat edhe violina së cilës ai i binte që në vitet e para të jetës. Jo larg shtëpisë së lindjes, është shtëpia tjetër muze, ku ai jetoi bashkë me prindërit e motrën e tij, përpara se të largohej për në Vienë. Kjo shtëpi ka koridore të tëra e 8 dhoma muze, me dorëshkrime, partitura, instrumente e dokumente që lidhen me jetën dhe aktivitetin e artistit në Salzburg. Hyjmë edhe ne në këtë shtëpi e na duket sikur jemi mysafirë të kompozitorit të shquar. Çdo objekt i tij të sjell emocione të veçanta. Edhe muzika që ndihet në sfond, është muzika e tij. Atë e dëgjojmë në sfond edhe kur pimë një kafe brenda shtëpisë së gjeniut.

Tashmë në Salzburg është “shenjtëruar” çdo gjë, çdo vend, çdo qoshe që lidhet me emrin e Moxartit, çdo objekt që ai preku me dorë. Duket sikur tashmë Salzburgu jeton me Moxartin e për Moxartin. Dyqane të tëra suveniresh të mbushura me objekte e kujtime ku është stampuar fotoja dhe emri i tij. Hyjmë në një dyqan në qendër, në bombonerinë Josef Holzermayr, që është nga më të famshmet në Salzburg. Aty në çdo objekt që tregtohet është fotografia dhe emri i tij. Filxhana kafeje me foton e tij, violina e fëmijërisë e riprodhuar në formate të ndryshme. Mijëra konfeksione bombonesh me ngjyra nga më të ndryshmet, të mbështjella me letër ku është stampuar emri dhe fotoja e tij. Ka aq shumë dyqane ku shiten ato, sa shpesh Salzburgu quhet qytet bombonierë. Ato me ngjyrë të kuqe riprodhohen, imitohen e shiten sot në gjithë botën. Kurse ato me ngjyrë blu e argjend ruhen me xhelozi. Formulën e tyre e ka vetëm Salzburgu dhe shiten vetëm në Salzburg. Një konfeksion fare i vogël prej këtyre të fundit kushton 10 euro. Në çdo vitrinë e konfeksion Moxarti dhe vetëm Moxarti. Duket sikur edhe princesha më e adhuruar e austriakëve, perandoresha Sisi, është ndruajtur pak përpara emrit dhe famës së kompozitorit, saqë nuk ka lënë thuajse fare gjurmë këtu. Vetëm në një qoshe rafti na zë syri dy filxhanë kafeje me portretin e saj. Me Mozën blejmë si suvenirë një violinë të vogël për ta patur në bibliotekën tonë pranë librave, disa konfeksione bombonesh si dhuratë për miqtë tanë, dy filxhanë me portretin e Moxartit dhe dy filxhanët me portretin e Sisit. Kështu, në mëngjes e pimë kafenë me Moxartin, kurse pasdite me Sisin. Se kjo ngrihet më vonë nga gjumi. Domosdo, është princeshë.

Përballë bombonerisë në fjalë, është edhe kafeneja “Tomaselli”, ku Moxarti pinte kafenë. Këtu ka banuar edhe e veja e kompozitorit, Constanze Von Nissen. Futemi brenda. Një lokal luksoz, që në vite është frekuentuar nga shumë e shumë personalitete të shquara që vizitojnë Salzburgun. Moza porosit një ekspres të zakonshëm, kurse unë zgjedh në menu kafenë që mban emrin e Moxartit. Kamarieri më shikon si me habi e me buzëqeshje më thotë:

-Vërtet këtë doni?
-Po, i përgjigjem. Më pëlqen të pi kafenë e Moxartit.
-Po është vetëm qumësht,-ngul këmbë ai.
-Nuk ka rëndësi. Moxarti diçka ka ditur që zgjidhte këtë,-i them.

Kur e sjell, në një filxhan të madh, vërtet ishte qumësht i zakonshëm, por në të shkrihej një tip bomboneje me çokolatë dhe disa copëza çokolate të bardhë. Pra nuk ishte një qumësht i thjeshtë. Mbase një tjetër nga shpikjet fine të gjeniut të muzikës.

Tek pija qumështin, mendoja me vete: Moxarti ka 230 vjet që ka vdekur. Dhe ky bir sa i urryer aq i adhuruar, vazhdon t’i japë edhe tani e do vazhdojë t’i japë në përjetësi qytetit të lindjes pasuri të pafund, me emrin, muzikën dhe famën e tij.

Në mbrëmje, duke shetitur rrugëve e objekteve të shumta të qytetit, ishim vonuar pa kuptuar dhe po kërkonim një restorant për të ngrënë darkë. Pranë një restoranti dëgjuam që brenda po luhej marrshi turk i Moxartit. U futëm brenda, pa e parë që kishim hyrë në një restorant sirian. Por pritja qe shumë e ngrohtë dhe zumë një tavolinë. Shërbimi shumë i mirë dhe menuja e këndshme, sidomos ëmbëlsirat, bakllava e kadaif ishin fantastike. Në fund, duke bërë shaka e duke biseduar me drejtuesin e restorantit, vumë re se klientët e tjerë kishin mbaruar e ne kishim mbetur të fundit. Na tha që këtu vinin herë pas here klientë shqiptarë dhe porosisnin bakllava e kadaif.

-Mirë që marrshin turk e dëgjuam, po kafe turke a shërbeni?- i thamë si për të bërë lojra fjalësh.

-Patjetër që shërbejmë, e kemi specialitet të lokalit,-tha ai. Dhe na tregoi mbi banak një rrjesht të gjatë me xhezve për kafe turke. Të nisur nga bukuria e xhezveve porositëm kafe turke. Ai na solli nga një xhezve në formë ibriku të vogël për secilin, për ta shërbyer vetë kafenë në filxhan.

Salzburgu pati edhe një tjetër bir të famshëm të Austrisë, shkrimtarin Stafan Cvajg, që jetoi këtu për 15 vjet, në periudhën më të begatë të krijimtarisë së tij. Në një kodër mbi qytetin e vjetër, përballë kështjellës që sundon mbi qytetin e Salzburgut, është shtëpia ku ai jetoi e punoi në ato vite. Janë njëqind shkallë të gurta, pastaj një rrugë mjaft e rrëpirtë për t’u ngjitur përmes pyllit deri tek ajo shtëpi. Përpara saj ndodhet edhe një bust i vogël i shkrimtarit.Tej shtëpisë shtrihet parku i madh, përmes të cilit gjarpëron rruga me emrin Stefan Cvajg. Parku është në shpatin e malit. Në atë shtëpi, ai shkroi shumë e shumë nga veprat e veta, ndër të cilat edhe novelën “Amok”, shumë e njohur për lexuesin shqiptar, si dhe monografitë e Jozef Fushesë dhe Maria Antonetës. Shtëpia ngrihet mbi çatitë e qytetit të vjetër dhe shpalos një panoramë të bukur mbi qytet. Këtu Cvajgu, bashkë me gruan e tij të parë, Frederikën, priste shumë nga miqtë e tij, ndër të cilët edhe shkrimtarët Tomas Man e James Joyce. Por edhe shkencëtarin e famshëm Ajnashtajn dhe muzikantin e dirigjentin e madh italian Arturo Toscanini. Edhe Cvajgu zbriste shpesh për të vizituar qytetin dhe për të pirë kafenë tek kafeneja Tomaselli.

Shtëpia është e mbyllur e nuk vizitohet. Ndaj mjaftohemi me një foto pranë bustit të tij. Por Salzburgu i ka kushtuar shkrimtarit të madh një qendër të tërë kulturore, qendrën “Stefan Cvajg”, ku është edhe muzeu i tij. Në këtë muze ndodhen shumë vepra të përkthyera në dhjetra gjuhë të botës, dorëshkrime, objekte që i përkisnin autorit, fotografi të tij e të shtëpisë ku jetoi. Ruhet edhe dorëshkrimi i veprës së tij të fundit, “Novela e shahut”, të cilën ai e dërgoi këtu që nga Brazili, përpara se t’i jepte fund jetës së tij. Këtë novelë na e kujton edhe vendosja e një fushe të madhe shahu me gurë shumë të mëdhenj në një nga sheshet në qendër të qytetit e ku shpesh ndalen e luajnë me ata gurë njerëz të pasionuar pas shahut.

Cvajgu e dashuronte dhe adhuronte çmendurisht atdheun e vet, Austrinë dhe qytetin e Salzburgut. Ai ishte bir i një familjeje ebrea dhe e vuajti persekutimin që iu bëhej ebrenjve nga nazizmi. Për t’i shpëtuar këtij persekutimi, ai u mbyll në atë shtëpi në mes të pyllit. Por edhe aty e gjetën dhe e kontrolluan shtëpinë nën pretekstin se dyshohej për armëmbajtje. Në vazhdim librat e tij u dogjën në mes të qytetit dhe pastaj vepra e tij u ndalua. Cvajgu iku nga Salzburgu dhe nga Austria. Ai e urreu Luftën e Parë Botërore dhe shpresonte që të mos ndodhte një e dytë. Por në fillimin e viteve 30, me ardhjen e nazizmit, ai e ndjente rrezikun e saj. Dhe iku në fillim në Londër e pastaj në Brazil. I dëshpëruar atje shkruante: “Nuk i përkas më asnjë vendi, jam kudo i huaj, në rastin më të mirë një mysafir; edhe atdheu im i vërtetë, rezidenca e zgjedhur e zemrës sime, Europa, është tashmë e humbur, që kur për herë të dytë është e shqyer nga një luftë vetëvrasëse midis vëllezërish”.

Aneksimi i Austrisë nga Gjermania dhe shpërthimi kulmor i Luftës së dytë Botërore e dëshpëruan pa masë shkrimtarin e madh austriak. Në këto kushte, atje në Brazilin e largët, ai bashkë me gruan e tij të dytë, Lotte, që ishte një çerek shekulli më e re se ai, vendosin t’i japin fund jetës. Dhe e bëjnë me klas. Ai, i veshur me kostum, me kravatën të lidhur bukur, duke i shtrënguar dorën së shoqes, kurse ajo me faqen të mbështetur tek supi i tij. Në këtë pozicion i gjen policia të nesërmen. Kishin vdekur pas një doze Veronal të marrë sëbashku. Dhe pranë një letër e shkruar në portugalisht, me titull “Deklaratë”, në të cilën shkruhej: “Përshëndes të gjithë miqtë e mi, të cilët, pas kësaj nate të gjatë mund ta shohin agimin. Unë e di që jam i paduruar dhe u paraprij. Mendoj se është më mirë që ta përfundosh në kohë dhe në këmbë një jetë ku puna intelektuale përfaqësonte gëzimin më të pastër dhe liria personale të mirën më të lartë mbi tokë”.

Bie mbrëmja dhe ne mblidhemi në hotelin tonë. Sipër tij kështjella, që konsiderohet ndër më të mirëmbajturat në Europë, derdh dritat e saj mbi qytet. Emrat e bijve të tij të shquar i japin një qetësi emblematike, kurse një muzikë në sfond duket sikur shkrihet me gurgullimën e ujrave të lumit që e bën aq panoramik qytetin.
Ndue Lazri

blank blank blank blank

blank

Emocioni dhe gëzimi i një gjyshi – Reportazh nga IBRAHIM HAJDARMATAJ*

”Dijet janë si rrezet e diellit, që shpërndajnë erësirën”

 

E prisja me ankth atë telefonatë nga mbesa ime Klea Hajdarmataj, nxënëse e klasë së pestë në shkollën me emër të ndritur “Kongresi i Manastirit’, Tiranë. Kishte mëse dy javë, që mbesa më kishte thënë se në drejtorinë e shkollës, me propozim të mësuese Teuta Biçaku, në shkollë do të zhvillonim një takim letrar me shkrimtarin e njohur Viron Kona, fitues i 8 çmimeve, midis tyre edhe: Çmimin UNICEF, Çmimin Panairi i librit 2006, Çmimi “Penda e Migjenit” – Suedi 2020, por edhe shkrimtar i përkthyer në Suedi dhe në shtete të tjerë, autor i mbi 50 librave artistikë, për fëmijë dhe të rritur.

1.

Klea ishte e emocionuar, edhe sepse me ndihmën time, që jam mik i vjetër i shkrimtarit Kona, ajo i kishte marrë atij një intervistë, një intervistë të sinqertë të një fëmijë me një shkrimtar. I ishte dukur disi e pabesueshme, që dikush me emër, do t`i përgjigjej, por, Viron Kona, si ai, me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi, i ishte përgjigjur një për një pyetjeve të saj. Dhe, Klea, nxënëse dhe fëmijë e pasionuar pas librave, kishte shprehur gëzimin e  saj fëmijëror, ngazëllimin e  zemrës së saj të njomë, duke besuar se po rritej, po i vlerësoheshin përpjekjet dhe pasionet e saj, se edhe para saj hapej një jetë e bukur, një e ardhmen e ndritur, gjithnjë duke studiuar sa më shumë, duke dëgjuar më shumë mësuesit dhe prindërit. Sigurisht, edhe duke lojtur, edhe duke u argëtuar, por edhe duke kuptuar se jeta është vetëm lojëra dhe humor, porse edhe fëmijët duhet të kryejnë me seriozitet detyrën e tyre,  të mësojnë, të bëhen të ditur e  guximshëm, ashtu si detarët dhe kapitenët e anijeve,  që u duhet të përballojnë edhe detin e qetë, por edhe detin me dallgë e stuhi.

Nga telefoni mësova se shkrimtari Viron Kona kishte shkuar në shkollën 9-vjeçarare “Kongresi i Manastirit”, kishte takuar atje mësues dhe nxënës, kishte bashkëbiseduar me drejtoreshën e shkollës Marina Dallashi, kishte zhvilluar një bisedë në stilin e tij,  duke lënë gjurmë dhe mbresa të bukura në mendjet e vogla të lexuesve të vegjël, por dhe të mësuesve, që e respektuan dhe  e vlerësuan takimin me atë shkrimtar, sa modest, aq edhe të talentuar e të ditur, atë njeri me shumë eksperienca jete, mbi të gjitha në arsim, ku kishte qenë mësues, drejtues i disa shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, autor veprash letrare, që punonte atëherë, punon edhe sot 70 – vjeçarë, natë e ditë, gjithnjë i përkushtuar pas letërsisë dhe, sidomos pas letërsisë për fëmijë e të rinj. Shkolla  e priti shkrimtarin me simpati e duartrokitje.

blank

2.

Mësuese Teuta ua la nxënësve të çelnin dhe të vijonin programin, por, fillimisht ajo vlerësoi dhe përgëzoi nxënësen e saj të dashur,  Klean, mbesën time, se ishte ajo, që kishte rekomanduar atë takim me shkrimtarin e saj të dashur, të cilit, për shkak të shoqërisë së tij me gjyshin e saj, kishte mundur të siguronte edhe shumë nga librat e tij, të cilat i kishte lexuar me pasion e dëshirë, do të thosha duke  i përpirë, përderisa i njihte aq mirë personazhet:Bubulinon, Dardin, Fluturushen, kapiten Likun, Gjyshin Ambasador, Shkencëtarin e madh këmbëgjatë, Kolipoçin, papagallin Çate etj., si dhe  bëmat e tyre, aventurat, batutat, historitë dhe mesazhet, figuracionin dhe gjetjet artistike, gjithçka që përcjellë te lexuesi një letërsi e bukur dhe tërheqëse…

Viron Kona ishte ndodhur mes tyre, kishte biseduar me ta si mik i vjetër i tyre, dhe, ata fëmijë, nga dëshira dhe kënaqësia e vazhdimit sa më gjatë të bashkëbisedës, i kishin bërë pyetje “pafund”, aq shumë, sa mezi prisnin radhën e përgjigjes, që të pyesnin e të pyesnin, sepse donin  të dinin, donin të dëgjonin, donin të mësonin që, nesër, edhe ata të bëheshin të ditur, të bënin realitet ëndrrat e tyre…

Dhe, unë, gjyshi i mrekulluar, përfytyroja mbesën time dhe ata  dhjetëra fëmijë të tjerë, vajza dhe djem, mbesa dhe nipër sesi flisnin dhe shfaqnin mendimet dhe idetë e tyre, sesi donin t`i tregonin shkrimtarit jo vetëm se i kishin lexuar me vëmendje librat e tij, por se, edhe ata kishin ca ëndrra dhe dëshira të vogla për të shkruar e, mbase edhe ata, nesër do të shkruanin dhe do të paraqisnin përpara lexuesve veprat e tyre…

E teksa mendoja dhe përfytyroja këto, edhe unë, ashtu si ata, ndihesha i entuziazmuar, i emocionuar,  i mrekulluar.

Sa pyetje u bënë në atë bashkëbisedim? Shumë! Për libra, e libra “pa fund” të shkrimtarit Viron Kona, njeriut modest, që punon ditë dhe natë, që s`njeh as kohë, as orë, por vetëm punon, shkruan e shkruan, pa u lëvduar, pa u vetmburrur, pa thënë që kam shkruar këtë dhe atë, aq e kaq libra, ai veçse shkruan e shkruan në heshtjen  e tij, që të ngjallë respekt…

3.

Klea kishte dalë në skenë, kishte lexuar një letër përshëndetëse të shkruar bukur, drejtuar shkrimtarit, një letër pergamen, që binte në sy për ngjyrën, për bukurinë, për performancën, por mbi të gjitha binte në sy për përmbajtjen. Ja, po jua lexoj, ose  më mirë po jua tregoj të fotokopjuar, lute m, lexojeni vetë….

blank

Shkrimtari ishte gëzuar shumë. E kishte përqafuar lexuesen e vogël, kishin bërë fotografi, ishin duartrokitur. Pastaj kishin vijuar më tej takimin, përsëri me pyetje dhe përgjigje, me recitime dhe lojëra aktoriale mbështetur në pjesët nga tregimet e vogëlushit Bubulino, të Nikut, të papagallit Çate. Pastaj kishin vijuar me epigrame nga libri “I Zemëruari”, kishin vazhduar me librat “Telashet e Bubulinos”, me “Drithërimat e yjeve”, me librin “Mësues, pse  e ke hequr kollaren?”, me librin “Kolipoçi, ngrënësi  i qershive”, me librin “Përbindëshat  e Otrantos”, me librin “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, me librim “Yje mbi Bosfor”, me librin…

Pyetje, përgjigje, batuta të këndshme, humor, duartrokitje pa fund. Ora kalonte dhe ata fëmijë donin që ajo bisedë të mos mbaronte…Mes atyre fëmijëve, edhe ime mbesë Klea, e cila  ndihej krenare, sepse ajo dinte dhe diçka më shumë, ajo kishte lexuar edhe libra të tjerë të shkrimtarit, edhe serialin e librave me papagallin Çate, i cili krijonte humor, gaz, hare, bukuri dhe simpati mes lexuesve të vegjël, por mbi të gjithë Bubulinoja i gjithëditur, ai fëmijë që, kishte gjetur rrugën e tij përmes dijeve, duke studiuar pa u lodhur, por dhe duke u thelluar në dijet shkencore, kishte shprehur dy dëshira të mëdha: 1.Të ndihmonte në shpëtimin e planetit tokë nga ngrohja globale. 2. Të ishte i pari njeri që do të shkonte në planetin Mars.

Detyra të mëdha, por ai, me ekspeditën e tij dhe bashkë me fëmijët e të gjithë botës, do t`i realizonte.

Emocionet e mia si gjysh s`mbarojnë, por edhe nuk dua ta zgjasë këtë artikull më shumë nga çduhet. Veçse, merakun e kam se dua t`i tregoj lexuesit pyetjet, që mbesa ime Klea i bëri shkrimtarit në intervsitën që i mori atij, si dhe përgjigjet e shkrimtarit Kona. Besoj e keni durimin t`i lexoni. Ju lutem!

 

4.

                     blank     

Intervistë me shkrimtarin Viron Kona

 

Përshëndetje z. Viron!

Jam Klea Hajdarmataj, nxënëse në shkollën “Kongresi i Manastirit”, klasa  e tretë.

Meqenëse juve jeni shkrimtari që pëlqej më shumë, mendova t`ju bëj disa pyetje. Jeni dakord?

 

-Faleminderit Klea! Unë i dua shumë fëmijët dhe respektoj veçanërisht  ata që lexojnë shumë libra apo që dëshirojnë të shkruajnë. E ndiej veten të lumtur dhe të gëzuar që t`i përgjigjem pyetjeve të tua

 

Atëherë, pyetja ime  e parë është:-Si i krijoni librat për fëmijë, ku mbështeteni?

 

-Kur shkruaj  një libër për fëmijë, sjell ndërmend fëmijërinë time dhe të fëmijëve të mi: bisedat, dialogët, zakonet, lojërat dhe plot ngjarje dhe episode.

Duke qenë mësues nga profesioni, sjell ndërmend edhe qindra e qindra vogëlushë, të cilëve u kam dhënë mësim, kujtoj shumë skena nga jeta e tyre fëmijërore, nga kërkesat dhe ankesat, nga lojërat, dëshirat, ëndrrat e tyre…Të gjitha ato episode, ngjarje etj. i përpunoj në mendjen dhe në iamgjinatën time krijuese dhe, mbi bazën e tyre krijoj librin që dua. Nodh si me bujkun, i cili fillimisht hedhën farën e bimës në tokë dhe dalëngadalë, duke pasur ajo ushqimin e  duhur dhe ujin, del mbi tokë, pastaj, nën rrezet e diellit dhe me punën e  madhe të bujkut, ajo nis e rritet, çel gjethe e lule dhe në fund prodhon kokrra. Kështu, pak a shumë ndodh edhe me krijimin e një libri për të cilin ti po më pyet.

 

-Duhet shumë punë për ta shkruar një libër?

 

-Po. Për ta shkruar një libër duhet punë e madhe. Së pari duhet të lexosh dhe të studiosh shumë, por dhe të jesh i vëmendshëm ndaj jetës dhe gjithçkaje që ndodh me ty, rreth teje apo dhe në botë. Një shkrimtar i mirë, doemos duhet të studiojë dhe të dijë shumë gjëra, por, sidomos ai duhet  të njohë sa më mirë jetën, të jetojë midis njerëzve dhe t`i dojë e t`i respektojë ata, të dojë shumë fshatin dhe qytetin ku ka lindur, të dojë atdheun…

Duhet të dish shumë, që t`u thuash diçka me vlerë të tjerëve. Të shkruash për diçka, duhet ta duash atë. Ju keni provuar edhe vet që vjershat më të bukura i shkruani  për nënën dhe mësuesen, sepse ata i doni më shumë,apo jo?

 

– Personazhi im i preferuar nga librat tuaj është Bubulino. Si lindi ky personazh?

 

-Bubulinoja ishte një vogëlush çapkën, i cili fillimisht nuk mësonte sa duhej, por, duke dëgjuar fjalët e mësueses dhe të prindërve, ai iu përkushtua mësimeve, tregonte vëmendje të madhe për të gjitha këshillat e mësuesve dhe të prindërve. Ai, jo vetëm lexonte dhe mësonte librat e programit shkollor, por lexonte edhe libra të tjerë jashtëshkollorë, të cilët i pëlqenin shumë, e argëtonin, por edhe e bënin që të ëndërronte për jetën dhe të ardhmen. Një mbrëmje, duke parë Hënën sesi ndriste dhe vezullonte mes yjeve, Bubulinoja përfytyroi vajtjen e njeriut të parë në Hënë, dhe, ndërkaq, nisi të bëhej kureshtar që të dinte sa më shumë për Hënën,  për yjet dhe planetët, për hapësirën kozmike, por i lindi edhe dëshira që të ishte njeriu i parë në botë që do të shkonte në planetin Mars, ashtu siç amerikani Armstrong shkoi i pari në Hënë.

Librat që kanë personazh Bubulinon, janë disa. Në to përshkruhen dhjetëra e dhjetëra aventura të shumëllojëshme dhe  nga më të çuditshmet.

Frymëzimi për personazhin Bubulino më erdhi fillimisht nga nxënësit e mi të klasës së pestë, të cilëve u jepja mësim në shkollën Ibë e sipërme”,Tiranë, pastaj edhe nga nxënësit e mi në shkollën ”Katër dëshmorët”,Tiranë,  në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Tiranë, në gjimnazin “Ismail Qemali”,Tiranë. Por, frymëzimi më erdhi edhe nga djali im, i  cili atëherë kishte dëshirë të lexonte shumë  libra dhe ishte kureshtar të dinte gjithçka.

 

– Nga të gjithë librat që keni shkruar kë keni më për zemër dhe përse?

 

-Librat që kam shkruar i dua të gjithë, sepse ata janë krijimet e mia. Edhe nëna dhe babai i duan të gjithë fëmijët, nuk bëjnë dallim. Kështu ndodh edhe me shkrimtarin dhe librat e tij.  Megjithatë, mund t`ju them se, nga rreth 50 libra që unë kam shkruar, lexuesit, veç librave që kanë personazh Bubulinon, kanë pëlqyer shumë edhe libri “Drithërrimat e yjeve”, i cili tregon për një mësues që shkoi emigrant në Greqi. Për të mbijetuar dhe për të mbajtur familjen dhe fëmijët e tij ai kreu atje punë shumë të rënda. Libri ka episode dhe ngjarje që të emocionojnë dhe të mbeten në mendje. Këtë libër ju mund ta lexoni kur të shkoni në klasën e tetë apo të nëntë, pra kur të rriteni edhe ca.

 

– Kur keni qenë në moshën tonë keni patur një shkrimtar të preferuar? Po sot a vazhdon të jetë po i njëjti?

 

-Kur unë isha i vogël sa ju, kam dashur më shumë shkrimtarin francez Zhyl Vern, i cili në romanet e  tij për fëmijë, shkruante për aventura të tyre në vende të panjohura. Çdokush që lexon romanet e tij,jo vetëm që mëson shumë,por edhe frymëzohet për të shkruar vet, pra i lind dëshira që  të bëhet shkrimtar.Nga librat e Zhyl Vernit lexuesi mëson shumë për detet dhe oqeanet dhe se çfarë ndodhë në thellësi të tyre; mëson për vende të panjohura të rruzullit tokësor; mëson për hapësirën kozmike dhe vajtjen e njeriut në Hënë apo dhe shumë e shumë aventura dhe ngjarje të tjera argëtuese. Zhyl Verni edhe sot më pëlqen shumë.

Kurse  nga shkrimtarët shqiptarë, kur isha fëmijë më ka pëlqyer më tepër romani ”Shpella e piratëve” i shkrimtarit Petro Marko.

 

-Jeni i vlerësuar me çmime nga  Juritë letrare? Çfarë emocione keni ndjerë?

 

-Mendoj se çmimet dhe vlerësimet që më gëzojnë dhe më emocionojnë më shumë m`i japin lexuesit. Kur shkruaj një libër, nuk më shkon aspak mendja te çmimi që mund të  fitoj, por tek ajo se çfarë do të thonë lexuesit, a do të ma pëlqejnë  librin? Eh, sikur të ma pëlqejnë! Ja, kjo është ëndrra ime. Edhe pyetjet e tua të çiltra Klea, janë një vlerësim i madh për mua.Sa herë takohem dhe bisedoj me lexuesit e vegjël, shoh që ata janë të gëzuar, por dëshiroj t`ju them se më i gëzuari dhe më i emocionuari jam unë.

 

-Cila është këshilla juaj për ne fëmijët mbi librat dhe internetin?

 

-Ndryshe nga ne, ju fëmijët e  sotëm keni shumë mënyra për të mësuar dhe për t`u argëtuar. Këshilla ime është që edhe internetin ta doni dhe ta përdorni, por, ju lutem mos e ndanin nga vetja librin. Ai është dhe do të jetë shoku dhe miku juaj më i mirë gjatë gjithë jetës.

 

-Sapo jeni kthyer nga Suedia, përse ishit atje dhe çfarë mendojnë suedezët për përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve?

 

-Në Suedi isha sepse libri “Bubulino” u përkthye në gjuhën suedeze.Tashmë atë libër e lexojnë edhe fëmijët e Suedisë dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua si shkrimtar shqiptar.

Sa për pyetjen se çfarë mendojnë suedezët për përdorimin e  dhunës ndaj fëmijëve, përgjigjen dëshiroj t`jua japë nëpërmjet një episodi, që tregon shkrimtarja e madhe suedeze e fëmijëve Astrid Lindgren, e cila ka shkruar romanin “Pipi Çorapegjata”.

Ajo tregon për një vogëlush, i cili, pas një faji që ai bëri, nëna i tha që të dilte në oborr dhe ta zgjidhte vet shkopin me të cilin ajo do ta ndëshkonte.

Vogëlushi u vonua shumë dhe më në fund u kthye  duke qarë. I tha nënës së tij se, nuk kishte gjetur  asnjë shkop, por kishte gjetur një gur me të cilin ajo mund ta… qëllonte…

Nëna u trondit. Ajo, kurrësesi nuk mund ta godiste fëmijën e saj me gur.

Nëna e vendosi gurin në një etazher në kuzhinë dhe atje, ai gur, mbeti si një kujtesë dhe qortim i vazhdueshëm, që ajo të mos harronte premtimin e dhënë: Asnjëherë dhunë ndaj fëmijëve!

Suedia u bë vendi i parë që miratoi ligjin që ndalonte ndëshkimin fizik të fëmijëve, dhe, në këtë vendim, është shkrirë dhe bërë njësh me atë ligj, edhe mesazhi i shkrimtares së madhe Astrid Lindgren.

 

-Mund të ma përmmendni disa tituj librash që keni shkruar për ne fëmijët?

 

-Me kënaqësi, disa prej tyre janë:”Bubulinoja çamarrok”,“Dëshira e fshehtë e Bubulinos”, “Pyesni Bubulinon”, “E fshehta  e pyllit”, “Kolipoçi, ngrënës i qershive”,“Delfini i dy deteve” drejt aventurave të reja”,  “Të fshehtat e një mrekullie”, “Dardi”,  “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Të çuditshmit”, “Shitësi i kekëve”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dëgjoni se çthotë ky papagall?”, ”Shpëtoni papagallin Çate!”, “Në telashe të mëdha je futur, o Bubulino!”, “I zemëruari” etj.

 

-Mund të ma thoni ndonjë vjershë që ia keni ushtuar fëmijëve?

 

-Po, kam shkruar disa vjersha që ua kam kushtuar fëmijëve, por, për pyetjen tënde Klea, zgjodha vjershën:

              

                           Engjëj

            Nëse ekzistojnë engjëjt,

me siguri ata janë fëmijët.

Nëse nuk ekzistojnë engjëjt,

engjëj kemi fëmijët.

Nëse duhet t`i krijojmë engjëjt,

ata përsëri do të jenë fëmijët.

 

Intervistoi Klea Hajdarmataj

 

5.

Gëzimi im si gjysh ishte dhe është i pafund. Mbesa ime Klea dhe shoqet e saj, duke dëgjuar këshillat e mësuesve, të drejtuesve të shkollës, të drejoreshës shqiponjë dhe të talentuar, Marinës, duke dëgjuar këshillat e prindërve dhe punën e palodhur të mësuesve Ekeleda Kule, Trebeshina Hëna  të cilat punojnë me përkushtim me fëmijet, do të eci edhe më përpara në udhën e dijeve të studimit të palodhur dhe të pa ndërprerë…”Dijet janë si rrezet e diellit, që shpërndajnë erësirën”, – tha shkrimtari Viron Kona. Ndaj, edhe unë, gjyshi i Kleas, pajtohem me mikun tim shkrimtar. Por, edhe falënderoj pa fund mësuesen e mbesës sime Teutën, drejoreshën e shkollës, Marinën, mësuesit e tjerë….Por edhe fëmijët e mrekullueshëm, Velillari, Helios Shimka, Niki Kovac, Arba Bajri, Isalel Tiara, Egi Lajthiadhe Enea Qoshi   si dhe viogëlushën këngëtare Marina Daka, shoqet dhe shokët e Kleas, mbesës sime, që e dua aq shumë, pafundësisht!

 

 

blank

*IBRAHIM HAJDARMATAJ

Kryetar i OJF  të  Arsimtarëve

Tel: 0692469145

e-mail: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

blank

FESTA E MADHE E SHIPSHANIT – Nga Ramiz LUSHAJ            

 

8 gushti 2021, tashma, hyri në kalendarin e Shipshanit dhe të Malësisë së Gjakovës, të Rrafshit të Dukagjinit, të Qarkut të Kukësit, të Kohës e të Kombit, si “Festa e Madhe e Shipshanit”.

Se gjithkush e gjithçka e ka një ditë të parë, një hap të parë.

Kështu, kësisoj, kësaj here, krejt mirësisht e mrekullisht, edhe kjo “Festë…” në Padesh. Ta gëzojmë për vete e brezat, me miq e dashamirë, me të gjithë-për të gjithë.

 

1.

Po, pse u pagëzue kaq herët me mbiemnin “e Madhe” kjo ”Festa e Shipshanit”?! Se kjo “Festë e Shipshanit”, për nga origjina e misioni, mënyra, veprimtarimi, (e shumçka tjetër) lindi thjesht e tillë: “e Madhe”.

Lindi thjesht e natyrshëm, nga mbarsja e mendimi tek veprimi i lidhjes e prerjes së kthizës, nga vet Grupi(mi) publik, krejt shoqëror e gjithëkrahinor: “Shipshani i Malësisë së Gjakovës” bash në FaceBook. E, jena dëshmitarë kohorë se çka bajnë këto rrjete sociale, këto inovacioneri e aksionime, kjo botë digjitale në këtë kohë globale, kur gurra e udha e tyne shkon andej e atje ku e si duhet; bajnë revolucione si “Pranvera Arabe” e shumçka tjetër, edhe në Shqipërinë e sotme, edhe nëpër 6 kontinentet tokësore të Globit.

Ideja për Festen e Shipshanit nuk lindi as nga “Pushteti i Shtetit”, as nga “Pushteti i Xhepit”, as me firmë e as me vulë, por nga mendja e zemra (kryesisht) e djemëve e vajzave të Shipshanit.

Pra, ishte diçka e gjithçka trupnore e vizionare nga vet genet, gjaku, palca, ashti, hapi e takati…i Shipshanit, nistue e sipërmarrës nga një Grup(im) i tillë publik e shoqëror, sa përfaqësues edhe përbashkues i Shipshanit, nga dëshira e madhe për ma të miren e ma të bukuren e mundshme, për mrekullimin e lumturimin e pritshëm të 8 gushtit 2021.

 

2.

Ne po ecim drejt një Bote Tjetër, po përjetojmë një Kohë Ndryshe, e cila po na provon, së cilës duhet t’i besojmë, prej së cilës duhet të mësojmë, nga e cila nuk duhet të ndahemi e as të ndalemi në asnji çast, në asnji hap, nga askush e prej asgjëje.

Grup(imi) “Shipshani i Malësisë së Gjakovës” në FaceBook ka vetëm 1.700 antarë, të cilët me postimet, shikimet, komentet në vargni shumëfishohen praktikisht e jehonshëm gjithandej e gjithkund, në ekranin e vogël të celularit dhe në globin e madh të botës. Edhe në “Festa e Madhe e Shipshanit” numri i të pranishmëve do të jetë i madh, edhe ma i madh se numri i antarëve të këtij Grupimi të Shipshanit në rrjetin social botëror “FaceBook”.

Ideja për aktivitetin madhor “Festa e Madhe e Shipshanit” i përket këtij Grupimi, paçka se nuk është origjin-ale e tyre, sepse jam kanë i pranishëm në të tilla festa, të mirëorganizuara në male të Nju Jorkit të Amerikës nga Fondacioni Plavë-Guci apo në Malin e Dajtit nga Shoqata Bytyçi, Tiranë-Prizren etj. Origjinaliteti i tyre bashkëkohor qëndron tek fakti se nuk janë as shoqatë e as fondacion, nuk kanë miratim në Gjykatë e as në QKB, por nji Grupim Publik-Social-Mediatik, por janë aksionarë e misionarë të kësaj veprimtarie të 8 Gushtit 2021, të cilët u mirëpriten në ide, mendime e veprime, nga bashkëvendasit e tyre krahinor të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës, nga bota akademike dhe e biznesit, nga njerëzit e letrave e të skenës e ekraneve të kësaj ane Shipshjane (krahinë, fis, bajrak) dhe nga nipërit e mbesat, nga miqë e dashamirë të tyre të kudo-ndodhun në të dy shtetet shqiptare në Ballkan deri  në Europë e Amerikë.

Ky Grupim i Shipshanit, tuj-e pa se ideja e veprimi i tyre mori udhë e krahë ia nisën me caktue Këshill Organizator, edhe Komisionet përkatëse në disa fusha, Kordinatorët në fshatra e lagje të Shipshanit, etj. tuj punue si ekip, edhe si misionar publik.

Këta, prirë nga një drejtuese e mirëpranuar masivisht prej tyne, nga Ermira Nezaj, trokitën në Bashkinë e Tropojës dhe e gjetën derën të hapur në disa takime dhe iu ofrue atyre ndihma e saj për disa rregullime të rrugës nga Buçaj në Padesh, për sigurimin përforcues logjistik të Festës (me foni/zerimi, etj.), për prani bashkiake në këtë aktivitet nga Përshendetja deri tek Siguria e Mbarëvajtjes të saj. Iu drejtuan edhe Prefekturës së Kukësit, ku gjetën mbështetjen e tyre. Pra, kësisoj, në këtë mënyrë, “Festa e Madhe e Shipshanit” mori miratim zyrtar, përkrahje zyrtare, ndihmë bashkiake disaplanëshe. Bashkia e Tropojës, ndonëse nuk është organizatore apo ndryshe: bashkëorganizatore, ajo u kthye në bashkëmisionare për “Festa e Madhe e Shipshanit”, festë e cila pritet që të kthehet në një traditë, të jetë e përvitshme në tokën e mes njerëzve të Shipshanit.

Grupimi misionar “Shipshani i Malësisë së Gjakovës” (që ndoshta në të ardhmen do të kthehet juridikisht në Shoqata e Shipshanit) trokiti edhe në Komisariatin e Policisë së Tropojës, ku iu kërkoi ndihmë e gjetën mbështetje nga titullari (edhe me një trupë të caktuar policore) për Sigurinë e Qetësinë në “Festa e Madhe e Malësisë së Gjakovës”, çka, edhe kjo, përban një randësi të veçantë e Policia e Shtetit (prej nga polici i thjeshtë e deri tek Ministri), brenda detyrës së vet shtetërore, kësisoj, edhe kësi rasti, merr një përgjegjësi të lartë shtetërore, mbi vete, për vete.

 

3.

Organizatorët, pasi e caktuan datën, vendimuan edhe për vendin e organizimit: në Padeshin gjeostrategjik e historik, një vendbanim shipshjan i njoftun nga të gjitha angjensitë e lajmeve të botës përgjatë Kohës së Luftës së fundit të Kosovës (1998-1999), pasi përveç të tjerave, aty, ishte dislokuar asokohe Shtabi i Përgjithshëm i Brigadës “Agim Ramadani”, apo ndryshe: Shtabi i Luftës historike të Koshares; i kësaj lufte monumentale të Kosovës; betejë, për Ne-Shqiptarët, ma e madhe se “Beteja e Termopileve”; beteja ma e pastër e Luftës së Kosovës (FARK-UÇK); beteja me ma shumë heronj në historinë shqiptare (me të shpallur 114 “Heronj të Kosovës”); beteja nga ma legjendaret në historinë pellazgo-iliro-arbnore-shqiptare.

 

4.

Padeshi, me lartësi mbidetare 1213 metra, e lidhun vrri-bjeshkë me Ujezën, me kulla alpine, ndodhet mes gjelbërimit të livadheve e pyjeve, pranë burimeve ujore, etj. është dhe një vend turistik, një nga vendet turistike ma të bukura të Shqipërisë e të Botës. Ka disa dekada në këta dy shkeujt e fundit që e përjetoj-më legjenden e pambaruar të ngritjes së një Spitali të madh në Padesh, herë nga shteti ynë apo të huajt, një spital kurativ, diçka ma shumë e ma mirë se Senatoriumi i Tiranës. E, kur të asfaltohen rrugët, segmenti i mbetun nga Buçajt e Shipshanit deri në Padesh të Shipshanit, atëhere ky vend do të ketë bujtinat e veta, do të ketë turistë të shumtë prej gjithkahit. Se, atëherit, Padeshi, do të lidhet edhe me rrugën e asfaltuar që ka mbrri deri në Kosharen fqinje, e do të ngrihet unaza e turizmit, një tjetër unazë turizmi Malësi e Gjakovës-Rrafshi i Dukagjinit (e prej rrugës së re të Deçanit do të mundena me shkue edhe deri në krahinën  historike-kulturore-turistiek të Plavë-Gucisë.

“Festa e Madhe e Shipshanit”, e 8 Gushtit 2021, e ka ndër objektivat e saj, edhe promovimin e turizmit alpin (vrri-bjeshkë) në këtë bukuri e madhështi të Alpeve Shqiptare, në Padeshin historik-kulturor-turistik. Ndaj iu them (e iu duhet thanë) organizatorëve “Misionarë”!, misionarë të mirë të një kohe të vështirë.

Kjo – “Festa e Madhe e Shipshanit”, e promovon turizmin alpin në Shipshan, në krejt krahinën etno-historike të Shipshanit, duke nistue nga Grand Klaus Hotel & Bar-Kafe-Restorant (në Kasaj, sapo kalon PKK e P. Doganore në Qafë Morinë) dhe deri tek Kalaja e Komit – “Monument Historie e Kulture” (te Mullinjtë e Gradit), në Qeli, Grykës së lumit të Shipshanit (që buron nga bjeshka e Sylbicës); nga Tyrbja e Dervish Rexhep Bel Boshnjaku – “Nderi i Kombit”, një Saadi-Harabati) në Buçaj e deri tek Kisha e Marashit-“Monument Kulture”- andaj kah bjeshka e Pojanës; nga Shpella e Ali Ibër Nezaj – “Monument Historik”(aty strehohej dhe Sylejman Vokshi) dhe Shar Ahmeti- në shpate lindore të lumës së Shipshanit, në thellësi të Grykës së Sylbicës, kah Ara e Osos deri tek Shpella e Hasan Prishtinës (ish Shpella e Pushkëve) (“Monument Historik”) në Papaj; nga Kulla (vend-pelegrinazhi) e Sali Berishës në Viçidol (ku, në këtë territor, kanë pasë vendbanime të mahershme dhe Hasan Prishtina i Pavarësisë dhe të parët e ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga etj) dhe deri tek Kullla e Adem Demaj – “Monument Kulture” në Papaj; nga Mështenka e Lugut të Zi – “Monument Natyre” deri tek “liqeni i vogël” artificial- përndryshe Rezervuari i Kasaje (ku po ngrihen kullat e reja të sotme të Bajrakut të Shipshanit); nga Përmendorja e Brigadës XXV-S (Monument Historik) në Tropojë dhe qendra administrative e sotme e Shipshanit (Tropojë e vjetër/Astë); kulla e Ali Ibër Nezaj (Kullat e Nezajve) në Buçaj; “Rruga e Lirisë” (Tropojë-Buçaj-Gegaj/ deri në Padesh e Koshare); Tyrbja e Dervish Sokolit në Gegaj dhe e Halil Muzli Selimit në Kasaj; Shtëpia e poetit Hamit Aliaj – Mjeshtër i madh në Kasaj, e shumë e shumka të tjera, dekterit tek “Varrezat e Heronjve në Koshare” të Kosovës.

 

5.

Organizatorët e këtij eventi goldian “Festa e Madhe e Shipshanit”, 8 Gusht 2021, në Padesh, bash tek Kroni i Çertezit, aty kah ora 10.00 e paradites, e kanë mirëmendue edhe hapjen e një “Panairi i Shipshanit”, nga biznese e individë të krahinës, me prodhime artizanale, produkte tradicionale të kuzhinës, kopshitjeve, pemëve frutore etj. të zonës e rrethinave, etj. duke e gjallnue dhe biznesin, ekonominë e ardhmërinë e krejt krahinës së Shipshanit.

Aty, në Padesh, të gjithësa vijnë në këtë Festë të Madhe do të gjejnë dhe blejnë edhe në këtë “Panair të Shipshanit”, do të kenë çka të hanë (për të ngrënë) për vete, edhe çka të blejnë që ta marrin me vehte.

 

6.

“Festa e Madhe e Shipshanit” është vërtetë e madhe, pasi jepë mundësira të mira e të mëdha që njerëzit të njihen ma nga afër e ma shumë me njëri-tjetrin, se shumkush, nder ta edhe unë, jena larguar prej dekadash nga Shipshani ynë dhe nuk i njohim nga afër shipshjanët e atyshëm trojenik në Shipshan të Malësisë së Gjakovës dhe ata të shpërndarë në Ballkan e në Europë. Shumkujt ia kemi dëgjue zanin po nuk ia keni dhanë dorën. E dimë se jetojnë në Shipshan po nuk i kena takue ndonjëherë. E dijmë se shumë shipshjanë jetojnë në afri të krahinës së Shipshanit, në Gjakovë, Junik e Deçan (edhe me lagje e fshatra të veçanta), edhe në rajone të tjera të Kosovës e deri në Shkup në Maqedoninë Veriore, edhe në Tiranë e Durrës, gjithandej, gjithkund. Po shumë prej tyre, ndoshta asnjerin prej tyre, nuk i kena pa kurrë e dona me u takue me tanë një ditë si kjo e 8 Gushtit 2021.

Mos me ndodh sikur e thotë shprehja e moçme “Ra ky mort e u pamë”, po djemtë e vajzat e Shipshanit, këta të jashtëzakonshëm në unitete e aktivitete, këta të jashtëzakonshëm si misionarë, na e mundësuan ma së merit këtë “Festë të Madhe të Shipshanit”, edhe sipas shprehjes tjetër, të perifrazuar ndryshe: “Erdhi kjo Festë e Madhe e Shipshanit dhe u pamë ndërveti!

 

Shipshan, Malësi e Gjakovës,       

4-5 gusht 2021

 

blank

New York Times për eksodin shqiptar: Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një epokë tjetër flaken në rrugicat e Brindizit

Publikohet për herë të parë shkrimi i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore”, ajo ka përshkruar me detaje mbërritjen e refugjatëve shqiptarë në brigjet italiane me anë të anijeve dhe peshkarexhave që ishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës, ku në bordet e tyre ishin imbarkuar rreth 20.000 persona të moshave të ndryshme. Reportazhi i plotë i gazetares amerikane lidhur me atë ngjarje të ndodhur plot 30 vite më parë në brigjet italiane, pamjet e së cilës bënë xhiron e botës, si dhe emrat e shqiptarëve të intervistuar prej saj, lidhur me arsyet që i kishin detyruar ata të ndërmerrnin atë aventurë të rrezikshme, me fëmijët e vegjël në krah.

blank

“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vendas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj. Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo. Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë”.

Kështu thuhej në mes të tjerash në një nga shkrimet e datës 9 mars të vitit 1991, të gazetës së famshme amerikane, New York Times, me autore, Brenda Fowler, korespondente e asaj gazete për Italinë, e cila në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë dërgohen në strehimore”, përshkruante me detaje dramën e 20.000 refugjatëve shqiptarë që mbërritën në brigjet italiane në javën e parë të marsit të atij viti, me anijet dhe peshkarexhat që i kishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh shkrimi në fjalë i gazetares amerikane, Brenda Fowler, të cilin Memorie.al e publikon të plotë me rastin e 30 vjetorit të asaj ngjarje, e cila njihet ndryshe si “Eksodi i shqiptarëve me anije drejt Italisë”.

blank

Shkrimi i gazetares amerikane, botuar në ‘New York Times’ më 9 mars 1991

‘Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore’

Nga Brenda Fowler

9 Mars 1991

Nga frika e një epidemie midis mijëra refugjatëve shqiptarë që flinin në ambiente të hapura në kushte skandaloze pranë dokut, policia italiane filloi t’i mbledhë ata këtë mbrëmje për t’i zhvendosur në shkollat lokale për të kaluar natën.

Kjo masë paraprake, u duk se ishte hapi i parë në premtimin e Qeverisë Italiane, të bërë më parë gjatë ditës për të gjetur strehim të përkohshëm për rreth 20.000 shqiptarë, të cilët kanë lundruar me anije të mëdha dhe tejet të ndryshkura përtej Adriatikut, në këtë rajon dhe në qytetet e tjera bregdetare italiane, në ditët e fundit për të kërkuar punë dhe strehë.

blank

Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, përsëriti sot se ata që nuk plotësojnë kërkesat për azil politik ose që nuk kanë vizë për të hyrë në Itali, do të riatdhesohen përfundimisht. Ankesa vjen nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i bëri thirrje Italisë të përcaktojë nëse shqiptarët kualifikohen për statusin e refugjatit politik, përpara se t’i kthejnë ata përsëri për në vëndin e tyre.

Aksioni për të strehuar shqiptarët, disa prej të cilëve kanë qenë këtu për një javë, ishte hapi i parë vendimtar i ndërmarrë nga autoritetet në këtë qytet-port jugor, me 92.000 banorë. Rrugët e ngushta të të cilit përreth zonës së portit, janë të mbushura me rreth 16.000 shqiptarë, kryesisht të rinj burra në të 20-at dhe 30-tat e tyre, por edhe familje me fëmijë.

“Gjatë natës ne do të zhvendosim të gjithë shqiptarët në 38 shkolla lokale”, tha Raffaele Belardi, Ministri Rajonal i Mbrojtjes Civile të Brindizit, pas një takimi në mbrëmje me zyrtarët e urgjencës dhe ata lokalë. “Nesër në mëngjes midis ores 8 dhe 9 ata do të marrin mëngjesin dhe midis orës 12 dhe 14, 7.000 prej tyre do të marrin një drekë të nxehtë dhe pjesa tjetër do të marrin një drekë të ftohtë”.

Policia tha se kishte gjithashtu rreth 2000 shqiptarë në Monopoli, 1.200 në Bari dhe dhjetra të tjerë, në qytete të tjera bregdetare të rajonit të Puglias. Megjithëse zyrtarët kishin thënë më herët se asnjë anije nuk do të lejohej të ankorohen këtu, policia tha se anije të vogla vazhduan të mbërrinin sot, duke sjellë shumë shqiptarë.

blank

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alessandro Di Franco, tha se roja bregdetare po përpiqej të kthente anijet që mbërrinin nga Shqipëria, dhe se Italia i kishte bërë thirrje këtij vendi të ndalonte eksodin dhe të lirojë, 215 të burgosur politikë.

“Kjo do të konsiderohej një shenjë që do të zbuste dëshirën e madhe për t’u larguar nga Shqipëria”, tha Z. Di Franco.

Ndihma e Urgjencës për Shqipërinë

Qeveria Italiane u zotua gjithashtu të japë rreth 9 milion dollarë ndihmë emergjente për Tiranën, në formën e ushqimit dhe ilaçeve, në një mbështetje për programin e liberalizimit të Presidentit shqiptar, Ramiz Alia. Korrikun e kaluar, Italia, priti më shumë se 3.000 shqiptarë që kishin kërkuar strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, por shumica e tyre shkuan në Gjermani.

Kjo skenë, këtë mbrëmje ishte vetëm një nga qindra të tilla, nga kaosi festiv, ndërsa bllokimet e trafikut të ambulancave boshe, kamionëve të transportit dhe autokolonave të policisë, u zhvilluan në rrugët e ngushta të zonës së portit, rreth grupeve të shqiptarëve me fytyrë të zymtë dhe italianëve kuriozë.

Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vëndas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj.

blank

Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo.

Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë.

“Vetëm imagjinoni, që ka me mijëra pistoleta nëpër duar, në të gjithë Shqipërinë dhe ne kishim vetëm 3 në këtë anije”, tha Nini Toçi, një mekanik 27-vjeçar, i cili tha se kishte ardhur në Itali, me disa miq, sepse besonte se ishte një vend i pasur dhe se kishte punë këtu.

Një grua në grup dukej e tronditur, kur u tha se shumë shqiptarë mund të duhej të ktheheshin, nëse nuk kualifikoheshin si refugjatë politikë, sipas Konventës së Gjenevës.

blank

“Të gjithë ne jemi refugjatë politikë”, tha Elsa Shuka, një nënë 33-vjeçare, e cila tha se kishte kaluar natën e kaluar në det të hapur me burrin e saj dhe fëmijët 6 dhe 11 vjeç. “Unë jam një emigrante politike dhe ekonomike”.

Ndërsa ajo fliste, një Fiat i vogël i kuq, u ngjit në bordurë dhe një djalë italian, doli nga dyert e saj, për t’u dhënë shqiptarëve kremin e rruajtjes, një brisk dhe pak sapun. Nëna e djalit, Irene Cecchini, u shpreh: “Unë nuk mendoj se ata duhet të lejohen të qëndrojnë në vendin tonë, por unë dhe njerëzit e Brindizit po përpiqemi t’i ndihmojmë”.

Por tensioni ishte i dukshëm në pjesë të tjera të qytetit. Policia dhe punonjësit e ndihmës, thanë se spitalet ishin të mbushura me shqiptarë, që kishin pësuar lëndime të lehta dhe rrugët pothuajse vazhdimisht po kryqëzohen nga ambulancat. /Memorie.al

blank

SAHAT-TRYEZA E ZEQIR LUSHAJT – Nga HYSEN BERISHA, Norvegji

Nga e majta: Nusha, Sabrie Lushaj, Lula, Hyseni dhe Zeqiri

(Në katër mujorin e ikjës në amshim të zonjës Sabrie)

– Dhe unë, sa me zor mora guximin ta thërras atë zot shtëpie dhe ta ngushlloj për bashkëshorten që e la fill vetëm. Kam frikë se do ta vë në pozitë të ligë, mund t´ia shohë lotin në sy. Për vete jam i sigurt, do ia plasja vajit. E, kështu me shkrim, më duket më lehtë. E di se ai nuk m´i shikon lotët dhe ia dalim disi-

Në Shëngjin po, por pritja si në Malësinë e Gjakovës. Atje, në kodër, kishim vajtur vetëm për një kafe. Rrugës po mendoja në do të na presin apo jo. Ndjehesha i vogël të jem musafir i një familjeje aq të madhe.

Atë ditë u ngjitëm atje pikërisht se djelli nuk përcollonte. Bardh Nëngurra lavderohej me të zotin e shtëpisë. Më thoshte se është poet jo i bujshëm, por bukur njohës i mirë i filozofisë dhe i adeteve kombëtare. Për Zeqirin më tha se është një enciklopedi e gjallë. Ka përjetuar aq shumë dhe e ka ruajtur drejtëpeshimin aq natyrshëm saqë nuk di ç´ti thuhet pos bujarë me tapi.

Posa u futëm në oborr, na tha:

-Ku ju pëlqen të rrimë; përbrenda, apo përjashta?

Ku dija se ku ishte më mirë? Me natyrën e Plazhit të Shëngjinit do të duhej të ishte ngrohtë të rrinim përjashta. Aty ku ai e kishte shtëpinë, ishte më freskët por edhe rrezet e djellit sikur na e plotësuan dëshirën. Gjithë kohën, sikur me porosi, një tufë vranësirash na mbajti kujdestari mbi kokë. Shikova në fund të oborrit, në krahun e majt, një tavolinë guri, gjashtë ulëse poashtu guri të gëdhendura për merak. Oborri në çdo cep i shfrytëzuar me lloj, lloj perimesh dhe perimesh. Unë isha përgatitur që vizitën ta filloja me një litër Raki Rrushi të Rahovecit. U gëzua shumë për dhuratën.

-I kam të gjitha llojet e rakisë por, kur më vijnë musafirë, ndodh të ndjehem keq në mungesë të kësaj rakijeje me zë.

Derisa po shikonim bimët nëpër oborr, e zoja e shtëpisë na i solli kafet në atë tavolinën prej guri. Biseda zuri e po zgjerohej. Fliste rrallë por, gjithmonë me nga një këshillë. Ishte i shumëanshëm Zeqir Lushaj. Unë dhe Bardhi, si dy zogjë, sikur i picrronim sytë pandërprerë. Herë më shikonte mua, e herë e shikonte Bardhin. Gratë, te furra e bukës, ia kishin marrë bisedave të tyre larguar nga ne pakëz metra më tutje. Ajo furrë buke, e ngritur me gurë të gëdhendur, i kishte kushtuar disa mija euro. Gratë zunë të lavdërohen për gatimet e tyre e sidomos për flinë thanë se ajo furrë e pjek për merak. E zoja e shtëpisë, Sabria, nuk zyrej të fliste.

-Vertet e pëlqeni fëlinë? Doni ta shijoni nesër?

Sikur me një gojë u dëgjuan Nusha dhe Lulja duke ia miratuar pyetjën.

-Nesër po vijmë herët dhe ne vetë do i gatuajmë fliat.

Ato u morën vesh që të nesërmën, në ora tetë, të zbarkonim në oborr të Zeqir Lushajt.

Ndërkohë vërejta disa shenja të gëdhendura në syprinën e tavolinës. Më bëhej sikur po atë tavolinë e kanë blerë në ankandet publike ndërkombëtare. Më vajti mendja te Ameriko Vespuqi. «Ndoshta po atë tavolinë për orientim Vespuqi e kishte në anijën e tij». Biseduam për historinë kombëtare, për letërsinë, për mendjetrashësinë. Për mendjehollësinë kombëtare nuk biseduam shumë sepse sikur nuk ia gjenim fillin.

-Hiq Skënderbeun, i them, sikur çdo qeveritar erdhi në pushtet duke vrarë konkuruesit politik. Kam përshtypjën se të gjithë ata njerëz që u vranë, po të ishin bashkë, më mirë do i kishim punët edhe mes vete, edhe ndaj ndërkombëtarëve.

– Mirë e paske veneruar por, im atë, ndjesë pastë, shumë kohë më parë, kur në konak kishte njerëz të mëdhenjë të Komitewtit Qendror, pati thënë:

– «Qeni që i ha robtë e shtëpisë, do vra!»

– O Zot, sa e thjeshtë dhe sa e rëndë kjo porosi!

Se çfarë kishte shkruar Bardhi, ai e dinte. Radha erdhi të informohej me shkrimet e mia. Më kishte qëlluar vetëm një dramë. Aty vërejti se ai libër ishte pasardhës i gjashtë të tjerëve. Më uroi për shkrimet. Më veneroi se po e shikoja tryezën me shenja të panjohurta për mua.

-Nuk je i vetmi që habitesh në këtë tryezë. Kur ishe i ri, mos ke qenë çoban?

-Po, i them.

-Jam i sigurt se pos dhomës së musafirëve që e kishte një orë muri, ndoshta edhe gjyshi mund ta kishte një orë xhepi, apo?

-E saktë, baci Zeqë.

-Me se e matje kohën në fushë tek ruaje bagëtinë?

U kujtova pakëz në heshtje. «Ku mori vesh ky njeri për të bëmat e mia?»

-Me hijen time. Ia këtheja shpinën diellit dhe aty ku prekte hija e kokës sime, e merrja një gurë, një fije bari apo vetë shkopin tim e shtroja përdhe dhe e pikasja si shenjë, pastaj numroja hapat në hijën time dhe kështu e nxerrja vaktin. Kjo matje e kohës nuk ishte shumë e saktë, por funksiononte.

-Hë pra. Këtu të prita. Ja kjo shtylla mu në mes të tryezës. Kjo e luan rolin e hijes sate. Këto gravime në syprinën e tryezës shënojnë orët e ditës. I shikon shenjimet se nuk janë në largësi të njëjtë?

-Po, i them.

Pra, hija e paraditës është më e gjatë ndaj në tryezë shenjimet janë më të rralla. Mesdita, kur dielli na bie mbi kokë, shenjimet janë më të shpeshta sepse lëvizja e djellit duket se është më e ngadalshme.

Të nesërmën, në ora tetë gjumi po malliste bashkë me ne. Turr e vrapë u zgjuam dhe u ngjitëm në bregoren mbuluar me hije pishash dhe tjerë drunjsh. Zonja Sabrie kishte zënë vend te Sahat-tryeza. Po qeshte me ne. Gratë iu zyrën furrës së bukës, aty para derës së hyrjes. Zonja e shtëpisë, duke qeshë, ua bëri me dije të afroheshin te tryeza se gjithçka ishte e gatshme. Plasi gazi. I zoti i shtëpisë, z Zeqir Lushaj tha se, gjumashe si gratë tona nuk do pranoheshin në Malsinë e Gjakovës.

Kah fundi i vizitës mora guximin që të shëtis shikimin nëpër faqet e librave që mi dhuroi. Desha të shtroj pyetje në lidhje me veprat e tija.

-Jo, tash. Flasim kur t`i kesh lexuar.

Dhe, unë, si të më ketë rënë kovidi dy tre vite më parë, nuk më jepej të bëj një vështrim në gjithë atë pasuri letrare. Nuk do të heq dorë por, kësaj radhe jam përcaktuar ta kujtoj zonjën e shtëpisë, zonjën Sabrie. Ajo që, sikur bijave të saja, Nushës dhe Lules ua kishte shtruar mëngjesin me flia të posagatuara me mjalt e djathe bjeshke. Ajo që më priti sikur të birin e saj. Ajo që na lutej ta vizitonim sa më shpesh.

– Oj zonjë e nderuar, i them. Poqese ua hap derën gjithë pushuesve, këtu në Shëngjin, shtëpia juaj do të shëndërrohej në bujtinë.

Ajo nuk foli por, fjalën e mori Bardhi:

-Janë mësuar me regrutët e UÇK-së. Pak janë të thuash se “kaq e aq`´ ushtarë, kohëpaskohe, kanë ngrënë bukë, nga dora e zonjës Sabrie, ketu, ne Tirane e deri ne Amerike. Pikërisht ajo mungesë e shume trimave tash shënon zbrazëti në oxhakun e shtëpisë së çiftit Lushaj. Kjo shtëpi, Hysber, meriton një respekt jo vetëm nga unë dhe ti, por nga institucionet kosovare.

…!

Dhe unë, sa me zor mora guximin ta thërras atë zot shtëpie dhe ta ngushlloj për bashkëshorten që e la fill vetëm. Kam frikë se do ta vë në pozitë të ligë, mund t´ia shohë lotin në sy. Për vete jam i sigurt, do ia plasja vajit. E, kështu me shkrim, më duket më lehtë. E di se ai nuk m´i shikon lotët dhe ia dalim disi.

I lehtë të qoft dheu, nëna Sabrie, Zoti të ndihmoft z Zeqir Lushaj!

-Nga Norvegjia, Janar 2021-

blank

Një jetë kushtuar fyejve dhe eksplorimit të tyre në Kosovë

Prishtinë

Instrumentisti 84-vjeçar nga Kosova, Shaqir Hoti, i ka kushtuar jetën fyejve dhe eksplorimit të tyre.

Si fole e zogjve të malit nga ku dalin melodi të rralla, shtëpia e instrumentistit me prejardhje nga Rogova e Hasit të Prizrenit, por që jeton në Prishtinë, gjendet në një nga pikat më të larta në kryeqytetit të Kosovës.

Nga një dhomë-pune rreth 5 metra katrorë e kësaj shtëpie, dalin tinguj nga më të veçantë të luajtura nga 84-vjeçari Hoti, që edhe pse nga viti 1996 është në pension, pasionin e tij për instrumentin e fyellit ende e ka në epiqendër të jetës dhe përditshmërisë së tij që nga fëmijëria.

Në punëtorinë e tij, ku gjenden dhe makinat për gdhendjen e drurit, si dhe vegla më të vogla që shërbejnë për t’i shndërruar gjësendet në instrument të fyellit, janë aktualisht rreth 1.500 fyej me të cilat mund të luash melodi të ndryshme, të gjitha të bëra nga ai.

Mendja dhe duart e tij, kanë bërë që të lëshojnë tinguj edhe veza e pulës dhe ajo e strucit, arra, lëvozhga e kokosit, guacat e detit e shumë objekte të tjera, me të cilat mjeshtri i fyellit kosovar e kalon kohën më të madhe në eksplorim të zbulimit të tingujve të rinj.

Shaqir Hoti, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) thotë se qëllimi i tij është gjithmonë të merret me instrumente.

“Gjithmonë e kam pasur një qëllim të veçantë. Tërë jetën e kam ruajtur atë qëllim, që të merrem me këto instrumente.Më herët kam provuar që të merrem me interpretimin e fyejve, të jem sa më afër burimit, t’i kam gjithmonë elementet e këngëve burimore nëpër këto instrumente. Dhe, e dyta, të merrem pastaj dhe me përpunimin e tyre. Gjatë përpunimit të tyre bëj hulumtim rreth timbrit. Cili dru më jep tingull më të mirë ngase ndryshojnë. Pastaj jam munduar të hulumtoj rreth temperimit, bile t’i përafrohem nga temperimi që ai të futet edhe në formacione tjera muzikore, dhe në këtë drejtim kam arritur bukur mirë”, thotë Hoti.

Pothuajse për secilin instrument të bërë, ai ka mbajtur shënime mbi specifikat e tij melodike dhe fizike.

Në punëtorinë e tij gjenden mbi 1.500 instrumente

Por, nga mbi 1 mijë e 500 instrumentet që gjenden në punëtorinë e tij, Shaqir Hoti veçon njërin, për të cilin flet më me nostalgji dhe madje druhet se mos ai në një të ardhme mund t’i humbasë gjurmët si shkak i mospërdorimit.

“Më e veçanta nga të gjitha për mua është okarina origjinale ilire e cila është gjetur në trojet tona, në fshatin Runik afër Skenderajt në vitin 1968. Ky instrument flet shumë sepse është bukur i vjetër, rreth 5 mijë vjet, nga neoliti i mesëm. E veçanta e këtij instrumenti është se dallon në të gjithë botën. Është tepër i veçantë, ka karakteristika të veçanta edhe për nga forma por edhe nga tingujt. Për më shumë, ky është instrumenti që më ka shtyrë të merrem me këto (punë)”, theksoi ai.

I lindur në Rogovë të Hasit të Prizrenit, Shaqir Hoti ka trashëguar profesionin e instrumentistit nga i ati, por, edhe pse djali i madh i tij e njeh mirë këtë zanat, nuk e ka trashëguar si punë nga e cila jeton.

Si flautist i ri, ai është zhvendosur në Prishtinë në vitin 1967 ku fillon punën në Orkestrën Popullore në kuadër të Radio Prishtinës, ndërsa që nga paslufta e vitit 1999, fillon të merret me vetëfinancim me instrumentin të cilit ja kushtoi jetën, fyellin.

Dëshira e tij edhe në këtë moshë, është që të gjejë së paku një tjetër flautist që prodhon dhe merret me këtë instrument diku nëpër Ballkan, me të cilin thotë se do të kishte “kënaqësi të bisedonte dhe të ndante përvojat e jetës”.


Send this to a friend