Kumbulla
e oborrit të fëmijërisë
arqipelag i përhumbur
mjegullnajash malli
në lisharësin prej resh
më përkund
gunga malesh
karvani devesh
më mban të lidhur fort
me venat e gjakut
litar shtrënguar rrotull pas trungut
hijet e Carl Jungut
***
treshja perfekte
Mix, Max, Mex 1)
një çift i ri me një fëmijë
trinom trinie
një zgjua që vlonte
ëndërrash të zjarrta rinie
në apartamentin 84
shkalla 12
Pallatet e Aviacionit
Tirana e re
kati i tretë
parashutë qielli
aty ku ndërtonin
foletë dallandyshet
e ktheheshin çdo pranverë
përballë Dajtit
kuvlisë djep
ku lind dhe sot dielli
***
një mbrëmje
im atë nuk u kthye në shtëpi
ime më u përpoq
të më shpjegonte
me gënjeshtra të bardha më kot
veshët i mbaja përpjetë
të dëgjoja trokitjen e nxituar
ta shihja tim atë të hynte
të më ngrinte në duar
pastaj të më vinte në gjumë
me përrallën e shpikur
enkas për mua
atë natë
mosha e përrallave
kish perënduar
bota e madhe ish futur e gjitha
në syrin e një dritareje
e zvogëluar
***
sa ngrinte qerpikët dita
lavjerrësi i frikës
binte me ding dong
kērceja si sustë
shtrati ishte me ethe
nga mardhësia
në dritare
pa abrakadabra
ja behte gjithësia –
***
bota që shfaqej
oborri i lojrave
shoqja ime besnike
kumbulla
dhe pallati përballë
ndërtuar gjatë
pushtimit italian
banohej nga ish gjeneralë
dikur djem të trimëruar
të luftës antifashiste
trimëri e thërmuar
pa nam e pa nishan
***
për kumbullën
çdo ditë dilja
nga koraca e kërmillit
ku fshihesha kruspull
m’i vrente lastarët
me antenat e bisqeve
kumbulla e bukur manekine
bënte pasarela mode
e ngulur në oborrin tonë
të lojrave
në varësi si i lakoheshin
rrezet e diellit,
shirat, stinët
ndërronte veshjet,
me kostume marsi,
prilli, maji, qershori…
në dimër dremiste përzishëm
më ngjasonte me gjyshen
ia dëgjoja këshillat
m’a largonte frikën
***
kur i fryheshin
e i plasnin sythet
gjelbërore
deri sa shpërthenin petalkat
nga fryma pranverore
për ne vajzat e vogla
të dy pallateve përballë
fillonin shtegtimet
mbi kuaj flatrorë
ditë vellobardha nusërore
me lulekumbullat
kurora aureole
***
sa hapja sytë
t’i ikja lakut gotik
me padurimin vrik
që se fshihja
zija vend në dritare
kiçin e anijes së shpëtimit
pikën e vrojtimit
gjithë rruzullin
një grusht fëmije
si në pëllëmbën e dorës
ta shihja
***
e para ishte sythesumbulla
gjumin aty e bënte
edhe zgjimin
ku kishte ngulur
këmbët e drunjta
e ngritur me degëza
shtëpizën e saj kumbullore
pa kumt tingëlluar
kumbuese kumbanore
hija e lulzimi i saj
na shoqëroi si shenjtore
në rritjen zemërmardhur
në ditë të paluajtura
lojrash fëmijënore
faltore e pafajësisë
në kohë fatkeqësish
prej marramendjes
me habinë që na mbështolli
qoftë e bekuar
ajo dorë e panjohur që e mbolli
***
e pavarur nga mjergullat
sorrat e zeza të reve,
e pa ndikuar
nga fatthënat e rreshjeve
kumbulla botën
360 gradë
rreth e rrotull e kundronte
larg nënqeshjeve
oborri i lojrave
një pus i mbyllur,
me kova imagjinare
të zbrazura e mbushura
me ujë të bekuar
një furrë tavëpjekëse
me prush të valë
në jetën reale
ishin kontinente më vete
dy pallatet kundruall
dy shtete
banuar me fëmijë, të rinj
prindër e gjyshër
që donin të jetonin plot poterë
nën syrin e vigjilencës
njëri pallat i zbukuruar
me mermere e porta druri
rimeso të stilizuar
ndërtuar nga arkitektë italianë
gjatë pushtimit fashist
tjetri kur kisha lindur unë
i thjeshtë, skematik,
si letërsia socrealiste
ndērtuar sipas thatësirës moniste
pa shfaqje të huaja
perëndimore
me ornamente të fshehura
veshësh përgjimi
që gjithësesi
gumëzhinte nga zërat fëmijnore
***
kumbulla shoqja ime unike
alter egoja binjake
e pandashmja
si kukulla fëmijës
nga duart nuk më shqitej
shoqja ime fisnike
me lapsat magjikë të bojrave
ia ndryshonte ngjyrat kohës
e vishte me imagjinatë futuriste
oborrin e lojrave
***
një botë më vete
ishte furxhiu tiranas
që piqte me gruan e tij
tavat e gjithë lagjes
radion e hapte në kupë të qiellit
për këngët e Hafsa Zymerit
***
në furrë sillnin
tava me perime, speca të mbushura e patëllxhanë imam bajëlldi
byrekë gjithëfarësh
të holluar nga duar të rrudhura gjyshesh
gjirokastrite, labesh, e korçaresh,
shkodranesh, sarandiotesh e lushnjaresh
për Vitin e Ri dyndeshin
e viheshin në rradhë tepsitë
me gjela deti e bakllava
të prera në forma trekëndëshash
e me rombe,
revani e kadaif
gjyshet kremtonin në fshehtësi
Krishtlindje, Bajram e Pashkë
e në Netët e Mira
gatuanin hallvë
për shpirtrat e burrave të tyre
por ne fëmijëve nuk na tregonin
qysh e përse
era e gjalpit përhapej
e ngjitej në çdo kat
deri kur doli shpikja e tollonit
hyri në çdo shtëpi
si shpikja sot e ajfonit
dhe era e gjalpit mori fund
e zëvendësoi 100% policia popullore
spiunimi u bë meny kursimi
shkallë më shkallë
e pallat më pallat
atëherë furra u mbyll me qepena
kumbulla dhe unë qamë me lot
u përmbyt një kontinet
nga gjithësia
askush nuk mërmëriti
një të vetme Ave Maria
***
im atë ishte shtatë Dajte larg
pranë gjirit të klasës punëtore
saldonte nëpër skela
dimrat e ftohtë
mendimet që kishte në kokë
e urdhëronin t’i digjte
me saldatriçe
***
tek tavëpjekësi
në pushimet verore
unë fëmija çova tavën time të parë
patate me kripë e vaj ulliri,
kur erdhi ime më nga puna
drekuam nënë e bijë
patate të pjekura në furrë
me thëngjij të kuq si kratere
vullkani të shuar
dreka e përgatitur
me duart e mija të vogla
ishte sikur dhashë koncert
një kapriçio Paganini me violinë
në guzhinën tonë të thjeshtë buiti
në tavolinën ku ishim ulur ajo dhe unë
ime më e mahnitur më duartrokiti
***
kumbulla me durim priste
t’i shpërthenin
nga lulkat bardhoshe
frutet e vogla gjelbëroshe
e ne fëmijët
e dy pallateve përballë
të linim oborrin e lodrave
t’i kacavareshim si majmunë
nëpër degë deri në lartësirë
duke shtrëmbëruar
fytyrkat e bukura
prej thartësirës
***
poshtë pemës na luteshin
më të vegjlit fare
ej na jepni edhe ne ca
kumbulla
ështē e të gjithë fëmijëve
nuk është vetëm juaja
asnjëherë frutet nuk
i lamë të rritën,
nuk u bënë rrumbullake
topka të blerta
ping-pongu,
po kumbullës nuk i bëhej vonë
në këtë periudhë të vitit
kur rreth saj roisnim
si bletët në hoje
kumbulla harenë
e vinte në pah
e gatëshme të fluturonte
në qiellin e shtatë
me krahë
***
oborri i lodrave
fushëz e baltosur kur binte shi
lëndinëz e gjelbëruar
ditëve me diell
shesh i vogël pikpjekje, piktakimi
nga dritaret përballë
njëri tjetrin thërrisnim
me emra, me tinguj, me jehona,
me personazhet e librave e filmave
hej Spartak, Guliver, Paris
Helenë e Trojës
me shenja, me mimikë,
me gishtrinj, alfabete fëmijësh
ej do vish të luajmë,
erdha më prit,
s’kam bërë ende
detyrat e matematikës
sot nuk mundem
kam gabuar
po vij sa të hapesh
e të mbyllësh sytë
po hidhem direkt
nga dritarja sa mirë
që jemi kati i parë
dhe oborri gumëzhinte
vinin fëmijë nga pallatet fqinjë
futboll, me cingla, hapa dollapa
kukafshehtas, ne vajzat
kërcenim në litar
e kujdeseshim
mos të na dukeshin breçkat
në atë oborr lodrash
deshëm të mbeteshim
Piter Panë në përjetësi
nën të njējtin qiell, diell e hënë
nën sytë e spektatores
kumbullës Shën Mëri
por nuk ishte e thënë
***
fëmijë moshatarë
orë pas ore zgjateshim
çdo ditë na ngushtoheshin
rrobat e trupit
na rritej këmba e numri i këpucës
Zoti na përgatiste
të nisnim fluturimin
në sheshin e lojrave të shpikur
mes dy pallateve tona
një fushë e baltosur kur binte shi
aty ku lodrat vriteshin
e ne kishim frikë të rriteshim
***
një mëngjes herët
pa u zbardhur
i dridhur, i mardhur
erdhi kamioni i internimit
nga pallati i ish gjeneralëve
mori shokët tonë të lodrave
bashkë me prindërit,
vëllezër e motra
kamionët e internimit atë ditë
kishin ngarkuar familje në masë
me plot fëmijë të lagjes sonë
kryeqyteti ish boshatisur
nga armiqtë e klasës
***
kur u ktheva atë ditë
nga shkolla
dhe vrapova në pikën e vrojtimit
sytë më mbetën tek dritaret bosh
ku shoket e shoqet e mia
nxirrnin kokat
bota ishte shuar
të dyja me kumbullën
qamë prapë me lot
kur u takuam
***
në oborrin e lojrave
atë ditë nuk dolëm të luanim
por të nesërmen
asnjëri nga ne
nuk pyeti për shokët
që na mungonin aq shumë
ishin pyetje të ndaluara
që na shkaktonin të dredhur
pyetje që ia bënin vetëm vetes
si këngët e Bitëllsave
që i dëgjonim fshehur
***
një ditë shtatori
një kamionçinë e mori
edhe familjen tonë
asnjë nga fëmijët
e dy pallateve nuk na përcolli
me ne nuk u përshëndet
kokat e tyre fshiheshin
në dritare pas perdeve
vetëm kumbulla
më qendroi besnike
fëmijëri e çrrënjosur
hedhur si një rreckë
gjithë pluhur
në një kamion rrangallë
me një adresë
në një fshat të humbur
me kujtesën e helmuar
vëth në vesh
thoni shyqyr që mbetët gjallë
***
kumbulla mbeti aty
nuk mundi t’i ndalte ikjet
e fëmijve të oborrit të lodrave
midis dy pallateve kundruall
fëmijëri e prerë në mes dhunshëm
kumbulla mbeti aty
gjethetharë
deshmitare e fëmijërisë sonë
të vrarë
***
kur u ndamë
i premtova se do të kthehesha
sido të më hidhte fati
sa për t’ia prekur
me gishta trungun e ledhatuar
e për t’i thënë se kurrë
nuk e kam harruar
në labirintet tunel
nga ku ma hodhën
si breshëri automatikun terrin
mbulesë qielli e tokë përfund
arkitektët e zinj të ferrit
që na dizajnonin jetët
ku drita nuk dukej askund
***
mallin për kumbullën
e mora me vete
në çdo kontinent e vend të botës
që i rashë rrotull të gjeja strehë paqeje
ku humba si një grimcë atomike
në qiellin pa kufij e praqe
në çdo metropol të rruzullit,
bulevarde, lulishte e parqe
pashë si lulëzonin lumturisht kumbullat
prej mrekullisë e kujdesit
të gjithë Perëndimit demiurg
nga Central Park
në Jardin du Luxemburg
asnjëra nuk e pati atë hijeshinë
e kumbullës sime
mrekulli mes ditësh e fëmijërish
të djegura nga inkuizicioni
sidomos kur lart në degët e saj
një zog i friksuar fshihesh
përballë dritares së pallatit
në katin e tretë
parashutë qielli ngrihesh
ku shfaqej ime më
një e bukur grua a perëndi
në kohë të shterpëra apokaliptike
krijuar prej shkumës së detit dhe erës
që më thërriste
“Zbrit nga kumbulla Lidka se do të biesh”
me kumtin e Herës.
***
1) Tre personazhë të një romani të Luis Sepúlveda-s
Janar-Prill 2024
(Nga libri në përgatitje Skaterr)
Melezat zdin mir shqip
Mos ja shihni për të m adhe sepse i ka përpirë opingat e babait të vet
Gjuha zyrtare asht e ndertueme mbi toskerishten. Nuk e flet kush, por e shkruejne. Mandej, pranimi i saj kerkon vdekjen e gegenishtes. A jeni per funeralin perfundimtar te gegenishtes?
Jo, jo une sa me e dite jam per dy gjuhe standarte. Per kete qe kemi sot, por shume me te pasuruar nga dialektet, neologjizmat në rrjedhën e kohes si dhe gegnishten e standartizueme. Sepse kodi i gjuhes kerkon qe nje fjale duhet te shkruhet e thuhet njëlloj, pra gegnishte te paster jo te dialektizume. Berati nuk flet gegnisht. Ai flet sikur flitet ne nje fshat.
I nderumi Gjergj, kuptohet deri në arritjen e një marrëveshje.
Toskerishten e imponoj Enver Hoxha. Enver Hoxhen e zgjodhen “vellazenit komuniste” (serbet) pikerisht sepse ishte nga jugu edhe nuk qante koken per Kosoven, edhe sepse dishin se do te krijojne nje ndamje ndermjet Shqiptareve.
Kjo kritike per theksin e Berat Buzhales asht turp. Une e kuptoj pa asnje pengese, ndresa toskerishten e kuptoj me veshtiresi (ë-ë-ë kamos).
Përshëndetje Adnan, ti e kupton dialektin e Beratit, por ti duhet të kuptosh edhe gegnishten edhe shqipen e standartizuar. Atëherë je shqiptar. Sepse shqipja asht një. Ibrahim Rugova fliste shqipen e njohur zyrtarisht, jo se nuk e donte gegnishten, edhe unë kur shkruaj, e dua si gegnishten, si tosknishten, si dialektet, por gjuha duhet të flitet dhe të kuptohet nga të gjithë shqiptarët pa dallim. Prandaj fëmijët duhet t’i çoni në shkollat e plot¨simit të gjuhës shqipe kur nuk jetoni në Kosovë apo Shqipni. Të përshëndes. Flasim njerëzisht, se nuk kam asgjë me Beratin, por me gjuhën që ai e flet, kur ta flasë shqipen si duhet, kam me e përshëndet. Elida
oj muslimane e rakit, nuk thuhet HAJVANQE….po SHTAZARAKE ….dmth edhe ti je ma ,mut 100000000 here se buzhala
Po i jam përgjigjur sikur e flet Berati shqipen, hajvançe. Shtazarake asht diçka tjetër. Gomarisht përkon me hajvançe, por m’u duk fyese gomarisht dhe lashë një huazim të vjetër nga koha e pushtimit sepse ai kështu e flet shqipen si në kohë pushtimi. /Elida Buçpapaj
Flasin ashtu si janë e mendojnë…është e thjeshtë. Fajin e ka kush i ka bër kontratën e punës dhe e mban akoma.
Më pëlqeu shumë kjo analizë. Ai person vërtet është bastard kur flet. Por gjëja e parë që duhet t’i kërkojmë është të ndërrojë emrin. Nuk e lidh asgjë ne Beratin jo e jo, por as me Shqiperinë. Farë e keqe!
I nderuar Ndreu, flm, të lutem të flasim duke e respektuar njëri-tjetrin. Ju përshëndes dhe ju uroj çdo të mirë
Ndreu nuk e kuptova atë fjalen -bastard-
Si puna jote Anonymous pa emër dhe pa mbiemër.
Të nderuar komentues,
I falenderoj ata shqiptarë që komentojnë me emër dhe mbiemër dhe që shprehin mendimet e tyre në mënyrë civile. Ndërsa ata që fyejnë si anonimë pa emër dhe pa fytyrë, ata nuk kanë të drejtë të komentojnë sepse i ndalon ligji. Shkrimi është lexuar nga mijra e mijra dhe për këtë i falenderoj gjithë shqiptarët që i kanë dedikuar kohën e tyre, edhe ata që kanë shprehur mendimet, që e kanë pëlqyer apo që e kanë kritikuar. Kjo është demokracia. . Ju përshëndes me nderim, Elida Buçpapaj
Gjuha jonë po vuan njësoj si në burgun pesëqindvjeçarë të Turqisë. Përmbajtja e shkrimit të zonjës Buçpapaj është për të folur bukur, ndërsa disa komente bëhen si tifozë inatçinj.
Ju flm shumë i nderuar Qerim Skënderaj. Nderimet tona.
Gjuha e sotme shqipe ,pra gjuha e unisuar është gjuhë e bukur që tingllon bukur në vesh dhe ke dëshirë ta ndëgjosh. Gegërishtja le ti mbetet analfabetve të Kosovës si të tipit Berat Buzhala, Halil Matoshi, Migjen Kelmendit e tj etj,. Përderisa e mësonim gjuhën e unisuar shqipe dhe e shkruanim ate , pra e përdornim si gjuhë zyrtare nuk hasnim në bastardime të tilla as ne televizion ,radio, intervista e komente , sikurse lexon dhe ndegjon tani për cdo ditë në mjetet e shkruara dhe ato elektronike,…….shikoni se si shkruajn rinia e sotit në Kosovë, turpi ma i madhë dhe vrasja më e madhe që po i bëhet gjuhës nga bastardët që përkrahin idetë e Berat veshllapushit , Halilit, Migjenit e shumë e shumë injorntve si këta,….. për sy të zi e kanë vendos Gjuhën shqipe kriter ne Universitetin e Prishtinës në të gjitha drejtimet ,pavarsisht ,je i detyruar të hyshë në provimte gjuhes shqipe ,…..Elida ka të drejte dhe aferim i qoftë për kët vrejtje me vend ,…..
I nderuar Haliti, nuk kam asgjë kundër gegnishtes, përkundrazi. Berati nuk flet gegnisht, por me nëndialekt. Natyrisht njësimi i gjuhës është themelor, Rugova dhe elita e Kosovës e ka respektuar standartin, por gjithë dokumentat e para të shkruara shqip janë në gegnisht. Duhet të gjendet një marrëveshje. Beratin e kritikova sepse e flet gjuhën me nëndialekt fshati ose me slang, ai pretendon se asht kokë, por kush asht kokë e respekton shqipen. Ju përshëndes
E kuptoj sh qarte Beratin !
mune me ju than veq gonise bre u tri pizdu mater haha
Fakti qe ky shkrim paska zgjuar kaq komente , tegon se ka “ngacmuar”, pra dhe ka vlere.
Une nuk e di si flet zoti BeratI, (se nuk e kam degjuar kurr), por di qe zonja Buçpapaj nuk gabon lehte ne gjykime.
…Me vjen keq qe shume komentues nuk jane korrekt e te flasin per problemin por merren me gjera “anesore” e aq me shume me fyerje!!
Nje reviste si VOAL.Ch, nuk i meriton disa nga kete lexues…. Por …, edhe e dijme qe revisten ka te drejte ta lexoje “gjithkush”!!
E, ne fund te fundit ngushellohemi: “demokraci hesapi”, ç’ka nuk do te thote se eshte sistem me i miri ! !!
Me fshirjen e komenteve nuk te bejne me te mencur ose te paofenduar. Perkundrazi e bejne me te dukshem frustrimin tuaj. Per te qene me simptoma psikike te renduar nuk ka dyshim. Turp te quani veten face publike. Per fjalorin qe perdoret ne pergjigjet tuaja poshtroni nje komb te tere moj mjerane. Saloja e ka nje shprehje me bulevard…
Anonymus, komentet pa emer, pa ftyre, komentet e lepujve dhe mijve te gjirizeve si puna jote, a e din gjiriz çka do te thote natyrisht hiqen. Tregoje emrin e lepurushit dhe qendron ketu. Po perse te duket normale mor funderrine e shoqerise shqiptare qe Berat Buzhala jo vetem qe me ka blloku, pa me dhene te drejten t’i pergjigjem ne murin e tij por nuk lejon asnje koment prej atyre qe i thone Beratit ate qe i shkon per shtat. Ky shkrim asht pelqy prej te pakten 1300 lexiesave dhe eshte lexuar prej 50 mije te tjereve ndersa ti je nje mi gjirizesh qe edhe kerkon te tregohesh trim me fytyren e lepurit dhe miut te gjirizeve.
Nuk me ka shku fare ndermend gjirizi. Tash po e shoh ne fytyren tende kete fjale dhe objekt. Raca shqiptate do vuaj shume me gjirize si ti moj mjerane. Sepse pervec fjalorit te poshter dhe gjirizit ju nuk kishit asgje. Cka me ha leshi per Beratin e per ty. Me keni bere pershtypje poshtersite e tua moj e pa identitet, sepse edukate shqiptare ju mund te keni me se paku. Ne Kosove thone ne RTS. Emri im eshte ofendim i rende te paraqitet ne faqe te ketilla bordeleske. Phy
A nuk ishte Genocid ndaj Veriut me ndërhymje. Politikës famkeqe Enveriste,në dënimin Pater Fishte dhe ndalimin e Lahutes së Malse?
A ishte Genocid me shtypjen dhe e pushkatimite Priftëneve Shqipëtar-Katolik ?
C’të keqe kisht Elbasanja që përfshinte dy dialektet?
Cila gjuhë ka pasun zhvillim me dekret të DIKTATORIT ?
A nuk ishte gjithë kjo diktaturë ndaj Kosovës dhe Veriut me udhëzim të Jugosllvis,me qëllim asimilimit ,për me përqa Tosk e Gegè?
Gjuhen e Berat Buzhales e kam kritikuar ne artikullin tim: “Te lumte Doruntine Maloku” (Illyria, 20 korrik, 2015) – gjindet ne internet.
Po ju bej nji krahasim:Ne te folmen e sotme te gjuhes Shqipe te Cabejt thuhet: ” Ne jemi ketu”. Ne te folmen e vjeter Tironce kjo shprehje thuhet”No ina kho” Tani me thoni se kush tingellon ma bukur,me burrnore? Kosovaret do te thoshin : “Na jemi kha” Shkodranet do te thoshin:” Na jena ktu ” A mundeni me thane se kush eshte me muzikale dhe me burrnore? Dhe a mundeni me me thane se si tingellon ma bukur kur flasin femrat? Nuk ka faj Buzhala se kongresi i drejteshkrimit te vitit 72 beri gjuhe shqipe toskerishten
&