VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sa kriminelë lufte pati Shqipëria sipas procesit të Nyrembergut?

By | December 16, 2018

Komentet

Paris-presse (1952)- Mbreti Zog i ka dërguar një letër OKB-së për t’i kërkuar…

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shkurt 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 21 nëntorit 1952, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me kërkesën e mbretit Zog ndaj OKB-së, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Problem në OKB

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pasi u mendua mirë, mbreti Zog i Shqipërisë sapo i ka dërguar një letër OKB-së.

 

Ai kërkon që t’i kthejnë fronin e tij.

Mr. JAVIER PEREZ DE KUELAR, RRNOFSH DHE 100 VJET TJERA! – Nga Fritz RADOVANI

NANA  TEREZE  TEK  JAVIER  PEREZ  DE  KUELAR

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I OKB, NEW YORK.

Javier Pérez de Kuélar u le me 19 Janar 1920 në Lima të Perus. Asht diplomat e politikan.  Ishte Sekretar i Përgjithshem i OKB nga 1 January 1982 – 31 Dhjetor 1991. Asnjëherë nuk asht shkëputë nga jeta politike. Shqipnia dhe Shkodra duhet të jetë mirnjohëse perjetë ndaj Perez de Kuelar, per shpetimin nga gjakderdhja me 11 Nandor 1990… Kur Don Simon Jubani pat thanë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kohë në të cilen Enver Hoxha e shpalli “Shqipninë shtet ateist, i vetmi në Botë!” dhe, vepren e tij e vazhdoi Ramiz Alia.

Mbas ramjes së Murit Berlinit (1989), Ramiz Alia donte me vazhdue besnikisht rrugen dhe politiken kriminale të Enverit, prandej, kur Don Simon Jubani deklaroi se me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00 do të thonte Meshen e Parë në Rrëmaji të Shkodres, Ramizi jo vetem dergoi disa vagona me sampistë në Zallin e Kirit, po edhe mbushi apartamentet me njerzë të armatosun, per me ba gjakderdhje mbi popullin që do të shkonte në Meshë. Me 10 Nandor, kah mesnata Ramiz Alia njofton në telefon sekretarin e parë të PPSh në Shkoder, Xhemal Dymylja dhe i jep atij urdhen: “Neser të mos veprohet me armë ndaj Popullit që do të shkojë në Meshen e Don Simonit, mbasi kështu më ka urdhruar nga OKB Sekretari i Pergjithshëm Javier Perez de Kuelar. Merrni masa urgjente!..”

Atë natë janë thirrë urgjent në Komitetin e PPSh Rrethit Shkoder, mbi njëqind persona, per me “sigurue qetsinë në Rrëmaji”, ndonse, Populli që mori pjesë nuk dinte asgja, tue fillue prej meje që shkova me familje me marrë pjesë në “ringjalljen e Fesë”…

Sa shumë ngjarje janë të panjohuna dhe, as që do të dihen ndonjëherë nga Shqiptari!..

Po, sikur të mos nderhynte J.P. de Kuelar, shka do të ngjante me 50.000 vetët aty?..

            Melbourne, 25 Shkurt 2020.

PRENKË JAKOVA VIKTIMË E “REVOLUCIONIT KULTURAL” – Nga Fritz RADOVANI

Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural”…

 

PRENKE JAKOVA (1917 – 1969)

Kam lexue disa artikuj gjysmakë të shkruem nga muzikantë bashkohës të ma të madhit kompozitor të gjysës së dytë të shek.XX në Shqipni, të viktimës së “Revolucionit Kultural” të vitit 1967, Prenkë Jakova, mbas një viti që Ai vuni në skenë Operen “Skenderbeu” me tekst nga Llazar Siliqi, në Teatrin Operas në Tiranë, në vitin 1968.

Populli i Shkodres dhe mbarë Shqipnia krenohej me Prenkë Jakoven, por kur Ai në 500 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i pat dhurue Shqiptarëve një veper aq dinjitoze sa Opera per Até Hero, Ai u ba një mit i vertetë dhe i pakrahasueshem qyshë se ishte i gjallë e vazhdonte me ecë me çanten e vet të punës të mbushun me dru në kohë dimni per me shkue në dhomen e ftohët të Tijen, në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ku drita e asaj dhomë fikej e fundit… Një Burrë modest, trim dhe besimtarë katolik i vertetë, që porsa hapte sytë në mengjez mendonte kujt me i ba sot një të mirë… që per fat të keq asnjeni nga “ata” që ka zbritë nga makinat e rekrutimit kur do të niseshin me shkue me krye sherbimin ushtarak nuk e shkruejnë një rresht per Té! Nuk janë kenë aq pak sa mos me u perfillë fare një “nder” kaq i madh që u ka ba Prenka “atyne” kur dihen mirë edhe rrethanat se çka mund të sillnin ata vite! E pra, perveç vetë Prenkës, asnjeni nuk ishte i “pazevendsueshëm” në orkestren e atij institucioni…

Shkova në Tiranë me e pa Operen e “Skenderbeut” me daten …

E takova Prenkën para se me hy, i shterngova doren dhe i mora edhe autografin!

……

Ishte ditë e hane kur porsa bleva gazeten “Drita” në librari dhe lexova pak rreshta rrugës të një artikulli që shkruente kompozitori Çesk Zadeja per Operen “Skenderbeu”, pak i “habitun” kishe mërrijtë tek hymja para Kafes Madhe, ku një dorë Burri më kapi përkrahu… dhe gati si me më marrë zharg… më tha: “Lenè, se tash e lexon në shtëpi por eja të pijmë një kafe!” Ishte dora e Prenkë Jakovës… që më duket se më shterngon edhe sot! Hymë mbrendë, më prini nga krahu i djathtë tek tavolina e fundit. Ai u ulë me shpinë nga dera ndersa unë perballë Tij. Unë fillova me i tregue knaqsinë e madhe që kishe perjetue në Opera… Ai më nderpreu dhe më tregoi se “disa” kompozitorë kishin kerkue para shfaqjes shkurtimin e saj mbasi tri orë e 15 minuta asht e gjatë… dhe do të “merziten” shikuesit … Ky u ishte pergjegjë: “Çudi si mund të merziten Shqiptarët tue ndigjue tri orë e 15 minuta muzikë për Heroin tonë Kombtar, kur spanjolët rrinë mbi 8 orë tue ndigjue muzikë per një kurvë Karmen!…” Kujtoj si tash lotët që më shkonin nga të qeshunit…

Por Prenka, vazhdoi…“Ke ç’ndienë në ketë botë, dje nade u nisa nga Tirana me ardhë me tren për Shkoder, kur tek Pallati i Kulturës, ndigjova një za – Prenkë, Prenkë, kur ktheva kokën ishte Çesk Zadeja, i tregova se po shkoj për Shkoder, por mu vue me ndejë për drekë tek ai, pa i vue rendësi çka po hamë, por ma shumë për qejfë, mandej kah mbasdrekja nisu për Shkoder, më tha dhe unë u ktheva me ia plotsue dëshirën…

Shkueme tek shtëpia e tij, vuni pak djathë e salam në tavolinë, mbushëm nga një gotë raki dhe fillueme bisedën sigurisht rreth Operës “Skenderbeu”, e cila i kishte pelqye fort… më tregoi disa momente dhe arie që i kishin lanë mbresa, sigurisht tue më përgzue për të ardhmen… Vuni në zjarr një tenxhere dhe ziu makarona, bani një pastashutë dhe hangra edhe drekën me te. Mbasdreke më çoi deri tek treni e u nisa per Shkoder. Sa mërrijta tek dera dhe trokita më doli para Deda i topitun dhe më pyeti: Prenkë a e ke pa sot gazetën Drita, as unë si ti, nuk e kishe pa. Ma solli dhe më tha: Shife çka ka shkrue Çesk Zadeja për ty!… Besoje, mbasi kam lexue pak rreshta e kam ndërpre se mu përzine shkronjat e nuk mujshe me lexue ma, i thashë Dedës me vazhdue dhe e ka lexue ai deri në fund… Shife si e mbyllë artikullin nga fundi, se me e lexue krejtë don kohë se janë dy faqe gazete që ka shkrue keq e ma keq ku nuk shkon ma, aqsa më këshillon që autori i muzikës asht mirë me e marrë edhe njëherë në dorë operën dhe me e riparue. …Beso, nuk kam fjetë asnjë minut tue pi cigare e kafe gjithë natën pa mbyllë sy një minut… Jo, nga teksti i gazetës sa nga “dreka” dhe tradhëtia e tij…” .

Asht me të vërtetë një tragjedi me mendue sesi Çesk Zadeja, asht kenë edhe student në shkollën Françeskane të Shkodres, dhe bashkohës i të gjithë kompozitorve që kanë dalë nga bankat e At Martin Gjokës e mbas Tij At Filip Mazrrekut… Artikulli i Tij asht kenë një nga “zanët e mëshefta” të suflerit të Komitetit Qendror të PPSH… që nxjerrë në pah karakterin e tij tinzar, amoral, të pabesë dhe vrasës pikërisht, si miku i tij, shegert i të cilit ka vdekë tue i shërbye deri në ditën e fundit organit kriminal të Sigurimit të Shtetit dhe Ramiz Alisë, “hijes së zezë” të Enver Hoxhës, vetëm pse Prenkë Jakova nuk kompozoi një opera për Enver Hoxhën por, sakrifikoi edhe jetën e vet për të Madhin Gjergj Kastrioti Skenderbé! Data 22 Janar 1968, data e shfaqjes së Operes “Skenderbeu” asht data ma e keqe për fatin që e priste ma vonë kompozitorin Prenkë Jakova.

Me datën 16 Shtator 1969, shkova me pa tek dhoma e tij tue punue një shabllon Çesk Jakovën. Aty nga ora 10.30 p.dr. dola nga dhoma e tij dhe u ula poshtë tek zyrja e Pergjegjsës Sebiha Halili, ku lejohej me pi cigare. Posa ndeza cigarën ra telefoni. Çova receptorin dhe mora vesht se kërkonte Spitali Civil Çeskun, i thashë se po ta thrras. – Jo, më tha, thuej të vijnë në Spital se Prenka asht shumë randë. – Kush? – I thashë, unë, Prenka? – Po, më tha, po kur mori vesht se kush jam unë, më tha: “Mos i thuej gja Çeskut, por Prenka ka vdekë!”… U shtanga në vend!…. Shkova dhe njoftova Çeskun se të kërkon Spitali Civil, paska shkue Prenka aty se, nuk e ka ndie vedin mirë. Çesku iku me vrap në Spital… Mbas pak minutash u hap lajmi i vdekjes së Prenkës se, një puntor kishte ardhë nga Spitali e kishte tregue se “Prenka ka ra nga dritaria në Shtëpinë e Kulturës!..”.

Të nesërmen mbas dreke ishte funerali. Ishte gjetë nga shteti motivi i “vetvrasjës” me të cilin shteti justifikonte “mos pjesmarrjen e tij”. Çdo gja ishte private familjare! Por, edhe pse Prenka po “ridënohej” arkivoli doli nga shtëpia i mbajtun në dorë nga populli i pafarë. Në dritarën e shtëpisë Jak Benit karrshi rrugës Prenkës, dha gjamën e përcjelljes një za i dalun me forcë i Klotilde Shantojës, që shoqnohej nga motrat Gjonej, kushrina të sajat, vajzat e Ndrekë Gjonej. Na u drejtueme nga Serreqi dhe morëm këthesën nga rruga Ballabane, tue kalue para Katedralës së mbyllun që nga viti 1967. Ishte moment shumë prekës për né që njihnim Prenkën tue kalue para Asaj Kishë për të cilën, Prenka refuzoi edhe privilegjet e qeverisë së Tiranës, për mos me u largue nga tingujt e kumbonve të saj që i ushtonin mbi kokë të Tij përditë nga Ai kompanjel qind e sa vjeçar… Ashtu n’atë heshtje vazhdoi rrugën korteu me arkivol prap në dorë…

Kur kemi mërrijtë tek rruga e “Tre Herojve” kemi pasë drejtimin e arkivolit unë dhe ingj. Mark Shkreli. Aty na ka ndalue Angjelin Kumrija dhe na ka urdhnue me e kalue arkivolin në makinën e të vdekunve. Na kundërshtuem, por ai me ton na tha: “Kalonje këtu, se kështu asht urdhni!” edhe, na zbatuem “urdhnin”, tue e kalue arkivolin në makinë … (Ky moment asht fiksue nga fotografi Angjelin Nenshati në foto). Mërritëm në Rrëmaj. Aty kam “besue” se Prenka me të vërtetë kishte “vdekë”…ndoshta, “përgjithmonë”, se ashtu ishte “urdhni”!.. Prenkë Jakova po varrosej pa tingujt e bandës muzikore të qytetit të cilën e ka drejtue vetë.

Mbas funeralit jemi këthye rrugës me ZKE, të cilin e njihshe prej kohësh në Shtëpi të Kulturës. Kemi ecë nga Serreqi dhe jemi këthye nga Gjuhadoli e tek Dugajt’e Reja, në drejtim të Pjacës së Fushës së Çelës, dhe tek Biblioteka (Bashkia sot), jemi nda mbas një bisede shumë interesante, shumë sekrete dhe në besim të madh. Ai Burrë më tregoi si ka ndodhë njëditë ma përpara vdekja tragjike e Prenkë Jakovës, për të cilin ruente mbrenda zemrës së vet respektin, dashninë dhe dhimbjën ma të madhe.

Në ora 08.00 ky dhe drejtori Angjelin Kumrija kanë hapë Shtëpinë e Kuturës.

Aty nga ora 08.30’ kanë mërrijtë Prenkë Jakova dhe Ndoc Shllaku, dhe kanë hy në dhomën e Prenkës, nalt tek dera e parë djathtas. Porsa janë ngjite Ndoci asht ulë tek poltroni ngjitë me derën, ndërsa Prenka asht ulë tek pjanoforta. Ka shkue tek ata edhe drejtori Angjelini, e biseda asht ba me derë të hapun, ku tema ishte “martesa që ka ndër mend Prenka, por që nga këta dy konsiderohej e papërshtatëshme për një njeri si Prenka.

Prenka ka tregue vendimin e Tij dhe vëndosmeninë për me e krye martesën… Ndoci gjoja i zemruem asht çue dhe ka ikë nga Shtepia e Kulturës, tue e lanë Prenkën vetëm me Angjelinin. Angjelini ka dalë nga dhoma e Prenkës dhe ka shkue në drejtori, ka marrë “dikend”… në telefon, të cilit, i ka thanë: “Po,… Prenkën e kam këtu, mos u vononi!…” Angjelini asht zbritë deri në gjysmën e shkallës vertikale me një llampë elektrike në dorë dhe, ka thirrë me emën ZKE, që ishte nën zyrën e tij poshtë, pikërisht, aty ku ndigjohej çdo bisedë që bahej në drejtori, aq ma shumë bisedat telefonike me za të naltë prej Angjelinit. ZKE ka dalë në korridor poshtë tue pritë çka urdhnon drejtori, i cili, i ka thanë: “Mbylle derën e Shtëpisë së Kulturës dhe mos e hap pa të urdhnue vetë!” dhe asht ngjitë naltë dhe ka shkue drejtë e nga dhoma e Prenkës, gja të cilën ZKE e ka dallue nga kambët në drrasat e korridorit…ZKE ka mbyllë derën dhe ka hy në zyrën e vet. Shumë shpejtë Angjelini ka dalë nga dhoma dhe ka thirrë ZKE: “Eja shpejtë se Prenka ra nga dritaria!”…Asht ngjitë dhe ka shikue nga dritaria prej ku shihëj Prenka poshtë i mbuluem me gjak…Kanë zbritë shpejtë, por gjithshka kishte mbarue…Ai kishte ra me kokë në çimento dhe pa ndjenja…Angjelini, ka dalë tek rruga me pa mos kalon ndonjë makinë, ndersa ZKE, mbante në duert e Tija kokën e përgjakun të Prenkës. Mbas 5’ ka kalue një makinë zis, kamjon i vogël dhe bashkë me shoferin kanë bajtë Prenkën, dhe janë nisë nga spitali civil. Rrugës në gjithë atë shpejtësi kanë mujtë me kuptue se “Prenka dha Shpirtë mbas pak minutash, pa mërrijtë në spital”…

Në darkë nga ora 5 (17) mbasdreke ka ardhë nga Tirana Mantho Bala, zv ministër për kulturën. Porsa ka hy tek dera e Shtëpisë së Kulturës i ka thanë të pranishëmve:

Ai me të vërtetë ra dhe vdiq por mos harroni se Prenka ka ra mbi kokat tona!”.

…..

Mbyllja: Kush e njoftoi Ndoc Shllakun që shkoi në mëngjez tek Prenka?

Kush ishte Ndoc Shllaku, përveç se djali i dajës së Prenkës?

Cili asht kenë qendrimi që ka mbajtë Ndoci ndaj Prof. Mark Demës?

  • Mark Dema asht dënue 18 vjet burg dhe ka vuejt dënimin në Spaç nga letra e shkrueme vetëm me shpifje prej dorës së Ndoc Shllakut.

Dosja e “mbyllun” e Ndocit tregon se ai ishte spijun i regjun i sigurimit të shtetit.

Pse Ndoci iku dhe e la Prenkën vetëm me Angjelinin, një spijunit tjetër si veten?

Pse Ndoci mbas vdekjës së Prenkës nuk ka shkue kurrma në shtëpi të Jakovëjve?

Ke lajmëroi Angjelini në telefon se “Prenkën e kam këtu, mos u vononi!”?

Ke priste Angjelini me ardhë aty me shpejtësi?

A thue e ndigjoi Prenka bisedën telefonike të Angjelinit ashtu si ZKE?

Pse u nevojit llampa elektrike pikërisht me u “ndrrue” atë ditë paradreke?

Kush duhet ta ndrronte llampën e djegun tek dritaria, Angjelini apo Prenka?

Cili ishte ma i ri me hypë tek dritaria…?

Pse Angjelini urdhnoi ZKE me mbyllë derën e madhe të Shtëpisë së Kulturës?

Iu morën mendët Prenkës apo e shtyni Angjelini?…!?

Kush ishte për Sigurimin Angjelin Kumrija në “Revolucionin Kultural” të 1967?

Cila asht  sot përgjegja e këtyne pyetjeve nga “Dosja” e Angjelin Kumrisë?

Unë që njoh Angjelinin që në vitin 1955, nuk kam nëvojë për asnjë përgjegje!

            Prenkë Jakova asht viktimë e terrorit komunist të “Revolucionit Kultural”!..

 

            Melbourne, Prill 2012.

 

 

http://www.standard.al/index.php/kulture/4714-nxenesit-qe-tradhtuan-preng-jakoven

Nxenesit qe tradhetuan Preng Jakoven

Zeri I Popullit dt. 28 1 1968 Opera “Skenderbeu”

Kemi bindjen se kompozitori Prenke Jakova do te ulet perseri mbi partiturat e operas “Skenderbeu” dhe do te punoje mbi to me kembengulje dhe seriozitet….Cesk Zadeja  Dritero Agolli.

Ismail Qemali për Neue Freie Presse (1912): “Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.”

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shkurt 2020

 

“La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën e 13 nëntorit 1912, në ballinë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj ndërhyrjes serbe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 12 nëntor.

 

Neue Freie Presse botoi një intervistë të Ismail Qemal Beut, udhëheqësit shqiptar, i cili tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.

 

Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin, nuk ka qoftë dhe një serb të vetëm. Ka disa familje serbe në Shkodër dhe disa mijëra bullgarë në sanxhakun e Dibrës.

           

Nëse do të shpërthente lufta midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët do të merrnin armët në favor të Austro-Hungarisë.

L’Univers Israelite (1939)- Një mjek hebre, refugjat nga Vjena, i erdhi në ndihmë mbretëreshës Geraldinë në Greqi

Mbretëresha Geraldinë dhe mbreti Leka Zogu I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2020

 

“L’Univers Israélite” ka botuar, me 21 prill 1939, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me ndihmën që i ka dhënë asokohe një mjek hebre mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Greqi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në ndihmë të mbretëreshës Geraldinë

 

Na shkruajnë nga Athina së në mesin e mjekëve të thirrur në për t’i ardhur në ndihmë mbretëreshës Gëraldinë gjendet edhe profesori Weidl (Weibel), një refugjat hebre nga Vjena.

 

Emrin e mjekut hebre e konfirmon edhe një shkrim i Le Temps, i 15 prillit 1939, në faqen n°2 :

 

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës Geraldinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na shkruajnë nga Athina me 13 prill :

 

Profesori Louros, i shoqëruar nga profesori Weibel, mbërriti sot në Athinë nga Larissa. Ai njoftoi për gazetarët se Mbretëresha Geraldinë ishte shëruar plotësisht dhe se gjendja e saj ishte e kënaqshme.

L’Univers (1911)- Turqia, e shqetësuar për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë, kërkoi të sqarohej nga ambasadori austriak në Kostandinopojë

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2020

 

“L’Univers” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1911, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shqetësimin e Turqisë mbi suksesin e vizitës së Ismail Qemalit në kryeqytetin austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Vizita e Ismail Qemalit në Vjenë shqetëson Turqinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 17 korrik.

 

Markezi (Markgrafi) Pallavicini, ambasadori austriak në Kostandinopojë, thuhet se i ka dhënë sqarime Portës së Lartë për mikpritjen që iu bë Ismail Qemalit në Vjenë.

 

Ne e dimë se deputeti shqiptar u prit nga pothuajse të gjithë ambasadorët dhe se gjithashtu pati bisedime shumë cilësore me kontin Kinsky, Z. Rappoport dhe zyrtarë të tjerë në Ballplatz.

Torturat e komunizmit, Mit’hat Gusha: Disa herë mendova të vetëvritesha në qeli

Nga Dashnor Kaloçi – Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në qytetin e Shkodrës më 23 janar të vitit 1983, kur dy të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, pasi kishin rrëmbyer tre armë automatike “Kallashnikov”, dhe disa karikatorë, në një nga repartet që ndodhej në fshatin Shtoj, u nisën drejt qytetit të pashqetësuar nga njeri deri tek Dega Ushtarake, ku pasi u diktuan dhe u konfliktuan me një oficer, filluan të qëllonin në ajër në shenjë presioni.
Largimi i tyre, për të shkuar tek Dega e Brendshme, u pikas nga forcat e policisë dhe u detyruan të qëndronin tek një rrugicë pas Instituti Pedagogjik, “Luigj Gurakuqi”, ku hynë dhe u ngujuan tek shtëpia e familjes Hysej, ku u rrethuan nga forca të shumta të Policisë së Shkodrës dhe Divizonit Ushtarak, si dhe Forcave Speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana.

“Kur doli Cafi nga burgu, shkoi në Hajmel dhe kur pa situatën ku ndodhej familja jonë nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar, u tmerrua aq sa nuk kaloi në depresion. Nuk e mbante vendi dhe që aty mendonte që të hakmerrej ndaj atij pushteti që po sillej në atë mënyrë me familjen tonë, të cilën përveçse na hoqën nga Shkodra duke na marrë shtëpinë në qendër të qytetit, nuk po na linin rehat as aty në internim”! Rrëfen për Memorie.al, vëllai i Fatmirit, Mit’hat Gusha, apo Tati siç njihet në Shkodrës, i cili për herë të parë flet për ngjarjen e 23 janarit të vitit 1983 në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Fatmiri, (i njohur ndryshe si Caf Susta), bashkë me shokun e tij, Sali Breshnin, pasi kishin luftuar 8 orë rresht kundër forcave të policisë, ushtrisë së Divizionit të Shkodrës dhe atyre speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana. Po kështu në këtë intervistë, e cila vjen pas një interviste të gjatë me ish-kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, z. Përparim Xhoxhaj, që Memorie.al publikoi në dy numrat e kaluar, z. Mit’hat Gusha rrëfen edhe të gjithë historinë e familjes së tij nën regjimin komunist, ku të gjithë vëllezërit bashkë me dy prindërit, kaluan tre dekada në burgje dhe internime.
Zoti Mit’hat, si e kujton ngjarjen 23-24 janarit të vitit 1983, kur mbeti i vrarë, vëllai juaj, Cafi dhe ku ishit ju në atë kohë?
Unë në atë kohë kam qenë në burgun e Bulqizës duke vuajtur dënimin dhe të nesërmen e asaj ngjarje, më morën me autoburg dhe nga Bulqiza më dërguan në kampin-burg të Zejmenit, ku vuanin dënimet të dënuarit politik.

Ndërkohë që po ju dërgonin në Zejemn, ju e kishit mësuar se çfarë kishte ndodhur me vëllanë tuaj, Cafin?
Jo unë nuk dija gjë, por nga qëndrimi që mbanin policët ndaj meje dhe me atë urgjencë që po më merrnin, më shkoi mëndja se diçka mund të kishte ndodhur, por vetëm hamëndje, pra një parandjenjë si të thuash, se asgjë tjetër nuk dija çfarë kishte ndodhur.
Kur e mësuat të vërtetën?
Në burgun e Zejmenit ku më futën në një qeli dhe për dy orë më kanë torturuar sa nuk më ka dalë shpirti, nga goditjet që më bënin, kudo që ju vinte për mbarë.
Vetëm ju rrihnin dhe nuk ju thoshin asgjë…?!
Duke më rrahur, më thoshin: “Hë armik, donit të rrëzonit pushtetin popullor, edhe ti atje ke ai tjetri e ke vendin…” e të tjera fjalë si këto.
Kush jua dha lajmin për vëllanë?
Shokët e burgosur aty më thënë: “Ta kanë vrarë vëllanë”, dhe më treguan gjithçka tjetër që kishte ndodhur, pasi ça bëhej jashtë, merrej vesh aty në burg.
Pas asaj dite, a ju kanë torturuar më ?
Më kanë torturuar aq shumë saqë edhe sot, ja si i kam krahët nga të goditurat dhe hekurat që m’i shtrëngonin. U bëra kockë e lëkurë dhe nga 80 kg. që kam hyrë aty, shkova 40 kg. Aq keq e kam parë veten në atë kohë nga ato tortura që më bënin aty në birucat e Zejmenit, saqë disa herë kam dashur që t’i jepja fund jetës, por as sot nuk di të them se si nuk e bëra atë veprim!

Po me familjen tuaj që ishte në Shkodër çfarë ndodhi pas ngjarjes së Cafit?
Familjen e internuan menjëherë në fshatin Rehovë të Beratit.
Të gjithë familjen…?
Jo të gjithë, vetëm familjen e vëllait të madh, Fahriut, (megjithëse i kishte njerëzit e sëmurë), pasi ne të tjerët në atë kohë ndodheshim në burgje dhe internime. Nisur nga ky fakt, po ju tregoj se: ne të gjithë si familje, jemi mbledhur së bashku, vetëm nja 20 ditë, jo më tepër.
Me çfarë vendimi u internua vëllai, Fahriu?
Fahriun e internuan me gjithë familje, pasi nja dy tre ditë para ngjarjes, ku Cafi mbeti i vrarë, ai kishte fjetur një natë aty te vëllai. Cafi sa kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte ku të flinte dhe shkoi te vëllai, Fahriu, dhe vetëm për atë gjë, Fahriun e internuan.
Prej sa anëtarësh përbëhej familja juaj?
Dy prindërit, (babai, Qamili, nëna, Havaja), dhe ne gjashtë vëllezër dhe një motër: Fariu, Hydajeti, Lili (motra), Fatmiri, Enveri, unë, Mithati dhe Petriti.

Në kohën që ndodhi ngjarja me Cafin, babai jetonte?
Jo babai, Qamili, kishte ndërruar jetë që kur Cafi hyri në burg. Ai plasi nga marazi se nuk e përballoi dot atë gjë. Dhe më shumë se nga të gjithë ne, atë e vuajti Cafi dhe ai ka qenë një nga pengjet më të mëdha të jetës së tij, deri sa ndodhi ajo që ndodhi ku ai mbeti i vrarë.

Para se të dalim aty te ngjarja me vëllanë tuaj, Cafin, a mund të na thoni se çfarë problemesh kishte familja juaj me regjimin komunist të asaj kohe që ju vuanit në burgje dhe internime dhe ju personalisht, për çfarë ishit dënuar?
Kjo është një histori e gjatë, por shkurt po ju tregoj se ne si familje nuk jemi parë me sy të mirë nga regjimi komunist, për shkak të biografisë që kemi pasur, pasi babai ynë, Qamil Gusha, ka qenë xhandar në kohën e Zogut. Dhe nisur edhe nga ky fakt, atij të shkretit nuk i dhanë asnjë punë tjetër, vetëm me karrocën që mblidhte mbeturinat në kazanat e qytetit. Por baba nuk kishte problem punën, por trajtimin që i bëhej, se e shikonin si armik dhe ia përmendnin jo rrallë atë punën e xhandarllëkut
A shprehte ndonjë pakënaqësi babai juaj, nga jeta që bënte dhe a fliste ndonjë fjalë kundra regjimit?
Vazhdimisht fliste, por vetëm me ne në shtëpi. Ai ndiqte më vëmendje lajmet dhe lexonte gazetat e që nga fillimi i viteve ’60-të, na thoshte se “këta do bien”, “ky pushtet se ka të gjatë, se tani që po prishen me rusët, kan me ra’. Dhe këto i vazhdoi edhe kur po prisheshim me kinezët, po ato fjalë thoshte.

Nga një intervistë që i kemi marrë dikur, ish-Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj, ai na ka treguar lidhur me një histori të babait tuaj, që kishte vënë një foto të një udhëheqësi në karrocën që punonte?
Po, kjo është e vërtetë. Nga mllefi që kishte baba për regjimin komunist, ai pati marrë një foto të Marksit dhe e kishte vënë në karrocën e plehrave dhe me atë kishte dalë në punë nëpër qytet, duke e parë të gjithë, deri sa e kapi policia dhe ja hoqi.

A i thanë gjë për atë që bëri?
Fillimisht e thirrën në Degën e Brendshme ku nuk i lanë pyetje dhe provokim pa i bërë, por mundi të shpëtonte se nuk tha asnjë fjalë dhe nga burgu e shpëtoi, vetëm Elez Mesi. Atij ia dimë për nder. Por nuk u mbyll me aq, pasi babën e bënë problem në lagje ku ne si familje na demaskuan në një mbledhje Fronti dhe na internuan si familje në fshatin Hajmel të Shkodrës, afër Vaut të Dejës.
Ku keni banuar në atë kohë që ju internuan?
Ne banonim në një shtëpi të mirë në një apartament pothuaj në qendër të Shkodrës, sa dilje nga hyrja, ishe në bulevard. Dhe sa na hoqën ne, shtëpinë tonë e morri menjëherë Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës. Pra, u duk ashiqare se për çfarë po na internonin ne.
Si e kujton mbledhjen që iu bënë me demasku familjen tuaj dhe internimin?
Unë nuk di gjë sepse në atë kohë kam qenë në burg dhe në vitin 1977 jam liruar së bashku me vëllanë, Hydën, por natyrisht që ma kanë treguar.
Për çfarë ishit dënuar dhe ku e vuajtët dënimin?
Unë isha dënuar për kundërshtim të forcave të policisë, apo siç më akuzonin: prishje të rendit dhe qetësisë publike. Dënimin e kam vuajtur në Torovicë dhe Bulqizë.
Kur dolët nga burgu, shkuat dhe ju në internim ku ishte familja në Hajmel?
Jo, kur dola unë me Hydën në vitin 1977, morëm plaçka që kishim dhe i lamë te hyrja ku kishim pasur shtëpinë që tashmë na e kishin marrë. Me që ishte në qendër të qytetit, ato i pa Fatmir Bardulla, (kuadër i Degës së Brendshme), me M. B. dhe ai urdhëroi që të nesërmen ta na dërgonin edhe ne në Hajmel në internim ku ishin prindërit.
Sa kohë qëndruat në internim në Hajmel?
Aty familja jonë ka qëndruar deri në janarin e vitit 1983, kur ndodhi ngjarja me Cafin, ndërsa unë siç ju thashë kam qenë në burg.
Si e trajtonin familjen tuaj në internim në Hajmel?
Shumë keq, dhe nga ai trajtim që na bëhej familjes sonë edhe në internim, ndodhi edhe ngjarja me Cafin.
Konkretisht çfarë?
Gjatë asaj kohe që familja jonë ka qenë në internim, me siguru një mbijetësë, kena pas mbajt ndonjë bagti fshehurazi, pasi me punën në bujqësi nuk e siguronte dot as bukën e gojës. Por këto nuk lejoheshin dhe na kanë bërë problem disa herë duke na kërkuar që të dorëzonim ato, por pasi ata të Këshillit Popullor tentuan dhe nuk ja arritën që t’ia merrnin dot, u detyruan dhe sollën policinë e të plotfuqishmit.
Dhe ata ua morën…?
As ata nuk morën gjë, pasi në momentin kur shkuan me jua marrë forcërisht, atyre ju ka dalë, vëllai, Hyda, duke ju thënë që të mos bënin gabim me hy me forcë dhe ka debatuar gjatë me policinë. Mirëpo, duke parë se policia nuk po tërhiqej, Hyda ka marrë një bidon me benzinë dhe i ka vu flakën gjithë shtëpisë, duke iu thënë policëve: “Hyni tash dhe merrni bagëtitë!
Ça u bë pas kësaj?
Shtëpia u dogj e gjitha se flakët u përhapën menjëherë aq sa u bë alarm duke i rënë sirenave dhe çangës, e kanë mbledh të gjithë fshatin me shuajt zjarrin dhe nuk kanë mundur dot, pasi shtëpia u shkrumbua me të gjitha që kishte brenda.
Ça i thanë Hydajetit?
Hydajetin e arrestuan menjëherë dhe e nxorën në gjyq, duke e dënuar me pesë vjet burg, për kundërshtim të forcave të policisë.
Po të tjerët?
Të tjerët mbetën nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar si mos më keq, pasi s’kishin ku me shku dhe me çfarë me jetu.
Thatë pak më lart se ajo ngjarje u bë shkak për Cafin që bëri atë veprim më pas…?
Po, ajo ngjarje u bë shkas, pasi kur doli Cafi nga burgu, shkoi në Hajmel dhe kur pa situatën ku ndodhej familja jonë nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar, u tmerru aq sa nuk kaloi në depresion. Nuk e mbante vendi dhe mendonte që të hakmerrej ndaj atij pushteti që po sillej në atë mënyrë me familjen tonë.
Konkretisht, a shprehej ai për atë gjë?
Jo me njerëzit e shtëpisë nuk shprehej fare, absolutisht asnjë fjalë, por me shokë po, duke thënë; do bëj këtë dhe do bëj atë.
Kur doli Cafi nga burgu dhe pse ishte dënuar ai?
Cafi doli nga burgu në dhjetorin e vitit 1982 me amnistinë që u bë në atë kohë disa ditë më parë, në nëntor mos gaboj, duke vuajtur gati pesë vjet burg, dhe kishte fituar me punë, pak muaj. Cafi ishte dënuar për kundërshtim të forcave të policisë, gjë të cilën pashë se e kishte shpjeguar korrekt në intervistën e tij, ish-Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj.
Çfarë bëri Cafi pas asaj që pa shtëpinë në atë gjendje?
Nuk kishte ça të bënte, vetëm se rrinte i mërzitur dhe herë ikte pa leje nga Hajmeli ku ishte i internuar dhe vinte në Shkodër, duke takuar familjen e tij, gruan dhe fëmijët e vegjël, dhe ndonjë shok, me të cilët siç morëm vesh më vonë, ai kishte folur se do hakmerrej ndaj atyre që na kishin katandisur ne si familje në atë gjendje.
Konkretisht me kë kishte folur dhe çfarë u kishte thënë?
Ato që ju thashë më lart, që; do më njohin, do bëj ketë dhe do bëja atë, por jo gjëra të tjera konkrete lidhur me ça ndodhi më vonë. Me Myfit Tukiçin ka pas folur shumë, pasi e ka pasur shok të ngushtë që nga fëmijëria në lagjen Rus dhe Myfiti mund t’ju tregojë më shumë rreth kësaj.
Pas ngjarjes së Cafit, kur u kthyet ju si familje në Shkodër?
Më 1 korrik të vitit 1987 na kanë liruar nga internimi dhe jemi kthyer të gjithë në Shkodër, pasi na dhanë një shtëpi në Qaf-Hardhi.
Me kaq u mbyllën problemet e familjes suaj me atë pushtet?
Aspak nuk u mbyllën se patëm një ngjarje tjetër, përsëri me policinë, një sherr i madh që bëri bujë në të gjithë Shkodrën.
Konkretisht, çfarë?
Po diku nga viti 1988 në mos gaboj, teksa të gjithë pjesëtarët e familjes sonë po rrinin në bar para shtëpisë, dikush, i futur nga Sigurimi i Shtetit, na provokoi, duke thënë: “Ju s’e keni vendin këtu, ju duhet me ju çu prap atje ku keni qenë”, etj. Kaq u desh dhe ne bëmë sherr me të, aq sa erdhi policia me furgon dhe ne jemi zënë me grushta dhe me shkelma me policinë, aq sa policia u detyrua dhe qëlloi me armë në ajër.
Ky ishte provokimi i parë që ju bënë, apo kishte raste të tjera para kësaj?
Kemi pasur edhe provokime të tjera, por ky rast arriti kulmin, pasi personi ishte dërguar apostafat për të na provokuar dhe acaruar nervat, sepse ata thoshin këta janë vëllezërit e Cafit e do të bëjnë diçka…?!
Si vijoj dhe si mbyll ky sherr i juaji me policinë?
Pasi u tërhoq policia që qëlloi me armë në ajër, ne u ngjitëm lart të gjithë dhe u mbyllëm brenda, por ata erdhën dhe para se të thyenin derën e shtëpisë me sopatë, na e mbushën shtëpinë plot me ujë, me një automjet zjarrëfikse, duke na bërë qull, por ne prap s’pranonim me dal nga shtëpia.
Ç’u bë me tej?
Erdhi shefi i Policisë, Reshat Gjyli, të cilit ne i thamë se; pranonim të dorëzoheshim, vetëm pasi të largonte policinë.
Ç’farë ju tha ai?
Reshati u tregu burrë me ne dhe na tha: “Jeni në dorën time, s’ju prek njeri”.
Ju prekën…?
Aty nuk na prekën, pra nuk na morën zvarrë siç e kishin zakon ata, por na dërguan në Degën e Brendshme duke na futur në biruca. Aty erdhi Reshati dhe na tha: “Nëse ju dënojnë, unë do vij në gjyq dhe do dalë dëshmitar, duke pohuar se juve ju ka provokuar ai njeriu i Sigurimit”.
Sa ju mbajtën dhe a ju nxorën në gjyq?
Aty në Degë në biruca na mbajtën rreth një muaj të gjithë vëllezërit dhe pas një muaji na nxorën në gjyq, ku Kryetar Gjyqi ishte Kerov Babliku, i cili sot është avokat në Tiranë.
A erdhi Reshat Gjyli në gjyq?
Reshati erdhi dhe i tha kryetarit të gjyqit: “Më thirr zyrtarisht si dëshmitar, se unë do të dëshmoj se këta nuk kanë faj, pasi i kanë provokuar dhe ofenduar.”
Ç’farë i tha kryetari i gjyqit?
Ai i tha: “Jo, nuk është nevoja se e di vetë”, dhe na liroi të gjithëve nga salla e gjyqit.
Pas kësaj patët më probleme me policinë dhe pushtetin e asaj kohe?
Jo pas kësaj nuk na trazoi më njeri.
Në mbyllje të kësaj interviste, deshëm t’ju pyesim lidhur me atë që ka thënë në intervistën e tij dhe ish-Kryetari i Degës së Brendshme të Shkodrës, z. Përparim Xhoxha, që familjen tuaj e internuan për t’ju marrë shtëpinë?!
Eshtë më se e vërtetë, dhe unë nuk kam ça i shtoj dhe i heq asnjë presje nga ato që ka thënë ai.
Po kështu nga disa intervista të tjera që ju kemi marrë shokëve të Cafit, na kanë thënë se ajo ngjarje, pra ai veprim që pati bëri Cafi me shokën e tij, Sali Breshnin, ishte me sfond politik, por pushteti i asaj kohe, e la në heshtje duke e konsideruar si një ngjarje jo për motive politike, pasi i prishej biografia një kuadri të lartë të udhëheqjes së PPSH-së të asaj kohe, që ju kishit lidhje familjare?
Kjo është më se e vërtetë. Ngjarja e Cafit ka qenë krejt politike, pasi Cafi nuk kishte as hasmëri dhe as inate apo sherre me asnjë. Pasi po të kishte, do kishte shkuar dhe do të merrte hak, por ai nuk e bëri atë, por u nis për në drejtim të Degës së Brendshme dhe Komitetit të Partisë, për të zbrazur të gjithë inatin dhe urrejtjen që kishte ndaj tyre për shkak të gjendjes ku na kishin katandisur ne si familje, që nuk po na linin rehat as në internime. Dhe ashtu siç ju kanë thënë edhe juve me plotë të drejtë, regjimi komunist nuk e trajtoi këtë gjë si ngjarje politike, pasi Lumi, bashkëshortja e Muho Asllanit, i cili në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Politike, zv/kryeministër a ku e di unë, është vajza e tezes sonë. Pra, nana e Lumit dhe nana jonë, Havaja, janë motra.
Po para asaj ngjarje, çfarë raportesh keni pasur me vajzën e tezes dhe familjen e saj?
Përveç vajzës tezes, ne e kemi pasur dhe komshi Lumin, por raportet kanë qenë normale dhe nuk jemi bërë shumë, pasi ne nuk ia kemi shtrirë dorën kujt.
Po pas asaj ngjarje që ndodhi me Cafin, i shkëputët fare?
Po ju tregoj një rast, në vitin 1988 kur vdiq djali i tezes sonë, Sytki Basha, që punonte veteriner, në Velipojë, dhe e thërrisnin, Lapi, njerëzit e familjes së tij, na dërguan fjalë që ne të mos shkonin as për ngushëllim dhe as në varrim, pasi nuk ishim të mirëpritur prej tyre. Dhe ne nuk shkuam.
Zoti, Mit’hat, ju falënderojmë për intervistën.
Ne ju falënderojmë juve që po tentoni ta zbardhni këtë ngjarje të cilën regjimi komunist i asaj kohe e mbylli dhe e la në heshtje edhe për këto gjëra që sapo përmendëm tani, por më shumë edhe për të na hequr baltën që me pa të drejtë janë munduar të hedhin ndaj nesh./Memorie.al

Le Figaro (1911)- Paqja, sipas deputetit shqiptar Ismail Qemali, është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve për këtë arsye

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2020

 

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 14 korrik.

 

Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.

 

Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.

 

Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.

 

Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.

“Tre oficerë të Sigurimit shkuan në Selanik dhe rrëmbyen ish-kryeministër i Shqipërisë Koço Kota”, dëshmia e rrallë e mbesës

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Koço Kotës, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Universitetin e Athinës për Shkencat Politike, në vitin 1912-të u kthye në Shqipëri duke iu përgjigjur thirrjes së Ismail Qemalit, që e emëroi atë si kryesekretar i Ministrisë së Arsimit. Memorie.al shkruan se pas përkrahjes së madhe që ai i dha Ahmet Zogut për rikthimin në pushtet, në vitin 1925 e emëroi në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe më pas si kryeministër i Shqipërisë, funksione të cilat ai i kreu me besnikëri të lartë ndaj Mbretit Zog, të cilin e shoqëroi gjatë largimit të tij nga Shqipëria në prillin e vitit 1939, pas agresionit fashist të Benito Musolinit. Dëshmia e mbesës së tij, Kristina Kote, për vendosjen e Koço Kotës në Selanik, ku në vitin 1945 tre oficerë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilët me ndihmën e komunistëve grekë që asokohe kontrollonin një pjesë të madhe të Greqisë, e rrëmbyen atë me forcë duke e futur në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë për t’u dënuar më pas në Gjyqin Special me 30 vite heqje lirie. Vdekja e tij tragjike në burgun e Burrelit dhe persekutimi më pa si familjes së vëllait të tij, Ilia Kote, i cili jo vetëm që nuk ishte marrë kurrë me politikë, por ai kishte qenë mbështetës i flaktë i Fan Nolit….

“Xhaxhai im Kostaqi, apo Koço, siç e thërrisnim ne në familjen tonë, u largua shpejt nga Korça dhe u vendos në Tiranë që para vitit 1920, për arsye se ai u muar me politikë. Ndryshe nga Koço, babai im Ilia, që u diplomua në Stamboll për Drejtësi, jo vetëm që nuk u mor me politikë, por ai i thoshte Koços që të hiqte dorë nga politika. Por Koço nuk e dëgjoi kurrë babanë tonë dhe ai u angazhua në politikë që i ri në qeverinë e Ismail Qemalit, ku u emërua si Kryesekretar në Ministrinë e Arsimit. Ndonëse Koço punoi dhe luftoi një jetë të tërë për të mirën e Shqipërisë, që nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe më pas si Ministër i Punëve Botore, si dhe dy herë si Kryeministër i Shqipërisë, ai pati një fat tragjik. Pas mbarimit të Luftës, ai u largua nga Athina ku ishte vendosur pas largimit të Zogut dhe u vendos në Selanik së bashku me dy shokët të tij, ish-funksionar të lartë të Monarkisë. Nga fillimi i vitit 1945, në shtëpinë ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerë të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria, të cilët arritën deri aty të ndihmuar nga komunistët grekë që në atë kohë kontrollonin një pjesë të madhe të territorit të Greqisë, ku përfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqën si nacionalistë dhe e gënjyen duke i thënë se duhet të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do formohej një Qeveri koalicioni me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse Koço nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej, ata e morën me forcë në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë ku e nxorrën para Gjyqit Special në marsin e vitit 1945. Fatkeqësisht Koços i doli fjala e vëllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thënë që të mos përzihej në politikë. Kështu pas dënimit me burg të përjetshëm në Gjyqin Special, ai vdiq në mënyrë tragjike në qelitë e errëta të Burgut të Burrelit”.

Kështu e kujton Kristina Kota, historinë e xhaxhait të saj, ish-Kryeministrit të Shqipërisë Koço Kota, i cili mori pjesë aktive në politikën shqiptare në moshë fare të re, në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas në Kongresin e Lushnjës ku u zgjodh Senator, për ta vazhduar karrierën e tij të gjatë si deputet, Ministër i Brendshëm, i Punëve Botore si dhe dy herë Kryeministr i Shqipërisë. Kush ishte Koço Kota, nga ç’familje rridhte ai dhe cila ishte e kaluara e tij? Ku u shkollua ai dhe si u angazhua për herë të parë në politikën shqiptare? Cilat ishin funksionet që mbajti Koço Kota nga viti 1912 e deri në vitin 1939 kur agresioni fashist italian i 7 Prillit, e gjeti në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Ku u vendos ai pas largimit nga Shqipëria dhe përse nuk e ndoqi nga pas Mbretin Zog, të cilit i kishte shërbyer me besnikëri për 20 vite në konsolidimin e Shtetit Shqiptar? Si e gjetën atë në Selanik oficerët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe si e rrëmbyen ata duke e sjellë me forcë në Shqipëri me ndihmën e komunistëve grekë? Cili ishte qëndrimi i Koço Kotës në Gjyqin Special në marsin e vitit 1945 dhe si e mbrojti avokati i tij, Spiro Stringa? Përse e dërguan Koçon në Burgun e Burrelit dhe si vdiq ai në vitin 1949 nga torturat që i bënë atij dhe dy shokëve të tjerë të qelisë tij? Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje e fakte nga jeta e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, hedhin dritë dëshmitë e mbesës së tij, Kristina Kota, si dhe dokumenti origjinal i mbrojtjes së avokatit të tij, Spiro Stringa (të cilin e ka ruajtur i biri Pandeliu), si dhe rrëfimi rrëqethës i Avni Bejkovës, i cili ka qenë prezent në vdekjen tragjike të Koço Kotës në Burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin bashkë me të.

Kush ishte Koço Kota?
Kristina Kota, së bashku me të motrën e saj Gallatën, janë të vetmet trashëgimtare nga familja Kota që jetojnë në Shqipëri, të cilat na rrëfejnë diçka më shumë për xhaxhanë e tyre, ish-Kryeministrin e Shqipërisë, që pati një fat tragjik. Lidhur me origjinën dhe të kaluarën e familjes Kota, Kristina dëshmon: “Koço apo Kostaqi, siç është emri i tij i vërtetë i xhaxhait tim, u lind në qytetin e Korçës në vitin 1888, prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Gjyshi im dhe babai i Koços, quhej Nuçi Kota, dhe në atë kohë ai merrej me tregti lëkurësh e importe të ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koço ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë që kishte Nuçi Kota, i cili ndonëse nuk e kishte mbaruar shkollën e lartë, ishte njeri shumë praktik.

Nga mosha, i pari prej xhaxhallarëve ishte Kristaqi, pas tij vinte Koço dhe më i vogli i tyre ishte babai im, Ilia. Në atë kohë shtëpia e gjyshit, Nuçit, ku u lindën dhe babai im me dy vëllezërit e tjerë dhe motrën Leonorën, ndodhej diku në afërsi të Kishës së sotme Orthodokse të qytetit të Korçës. Nga të katër fëmijët e Nuçit, vetëm babai im, Ilia, dhe Koço, mundën të mbaronin shkollat e larta, kurse i madhi Kristaqi, dhe vajza Leonora, mbaruan vetëm shkollat e mesme. Siç më ka treguar babai im Ilia, mësimet e para Koço i kreu në qytetin e lindjes në Korçë dhe më pas ai shkoi në Greqi dhe vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike. Ndërsa babai im, Ilia, u diplomua po për Drejtësi, në Universitetin e Stambollit. Koço u martua fare i ri pas kthimit nga Greqia dhe me gruan e parë që i vdiq në moshë të re, ai kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajzat quheshin Tefta dhe Beatriçe, kurse djali kishte emrin e gjyshit, Nuçi. Koço u largua që herët nga shtëpia dhe pasi mbaroi Universitetin e Athinës, ai nuk u kthye më në qytetin e Korçës, pasi iu kushtua politikës. Në vitin 1912 ai iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij, duke punuar si Kryesekretar i Ministrisë së Arsimit, në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.

Sekretar në Kongresin e Lushnjes
“Në vitin 1920-të, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjes si deputet i Korçës, ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Dy vjet më vonë ai u emërua Prefekt i Beratit dhe pas ngjarjeve të Qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria sepse ishte përkrahës i Zogut”, kujton mbesa e tij, Kristina Kota. Pas riardhjes së Zogut në fuqi në dhjetorin e vitit 1924, Koço Kota u emërua prej tij si kolonel i Xhandarmërisë dhe u dërgua në rrethet e Jugut për të ristabilizuar situatën që ishte krijuar pas grushtit të shtetit të forcave fanoliste. Në zgjedhjet parlamentare që organizoi Ahmet Zogu pas rikthimit në pushtet, Koço u zgjodh deputet i Korçës dhe u emërua në postin e Ministrit të Punëve Botore. Pas kësaj në vitin 1925, ai u emërua në postin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, duke i shërbyer me besnikëri Ahmet Zogut, i cili e vlersonte atë si një nga politikanët më të aftë që kishte në krah të tij. Nga viti 1925 e deri në vitin 1939, Koço Kota arriti në funksionet më të larta të shtetit shqiptar, si deputet, Kryetar i Parlamentit dhe Kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte një politikan shumë liberal dhe në vitin 1938, Ahmet Zogu e dërgoi në Paris ku ishte vendosur një pjesë e madhe e mërgatës politike antizogiste, për të biseduar me ta që të ktheheshin në Shqipëri. Koço Kota u largua nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog, në 7 prill të vitit 1939 e u vendos në Selanik, duke mos u përzier me politikë.

Rrëmbimi në Greqi dhe Gjyqi Special
Gjatë gjithë periudhës së Luftës, (1939-1944), Koço Kota qëndroi në Greqi së bashku me familjen e tij, gruan Vasilikën, (nga Korça, por kishte lindur në Stamboll), djalin Nuçin (ishte diplomuar në Francë) dhe dy vajzat, Teftën dhe Betariçen. Lidhur me mardhëniet e Koços me vëllanë e tij Ilian, si dhe rrëmbimin e tij në Greqi, mbesa e tij Kristina tregon: “Babai im Ilia dhe familja jonë kishin mardhënie shumë të mira me Koçon dhe familjen e tij, edhe pse Koço ishte zogist, kurse babai im fanolist. Ne erdhëm në Tiranë në vitin 1937 dhe babai punoi si avokat në Pazarin e Vjetër me kolegun e tij, Avokat Maçin. Pas largimit të Koços, më 7 prill 1939, ne qëndruam në Shqipëri dhe babai punoi përsëri si avokat, pa u përzierë me politikë. Edhe kur erdhën komunistët në pushtet në fundin e vitit 1944, ne nuk na ngacmuan dhe babai punoi përsëri si avokat. Qëndrimi i komunistëve ndaj familjes sonë, ndryshoi pas rrëmbimit të Koços në Greqi dhe dënimit të tij në Gjyqin Special.

Siç më ka treguar babai im Ilia, nga fillimi i vitit 1945, dy-tre oficerë të Sigurimit shqiptar, me ndihmën e komunistëve grekë, shkuan dhe e takuan Koçon në Selanik, ku ai ishte vendosur pas largimit të Zogut nga Greqia. Ata iu hoqën atij si nacionalistë duke e gënjyer dhe i kërkuan që të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do të formonin një Qeveri koalicioni së bashku me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse ai nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej me ta, e morën me forcë dhe me një makinë të mbyllur e sollën deri në Tiranë, ku ai doli para Gjyqit Special. Gjatë senacave gjyqësore, Koço mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk i pranoi akuzat që gjoja ai kishte favorizuar pushtimin e Shqipërisë dhe se kishte qenë agjent i grekëve e italianëve. Ndonëse avokati i tij Dr. Spiro Stringa, (me të cilin familja jonë kishte miqësi të ngushtë) e mbrojti me mjaft profesionalizëm, ai u dënua me 30-vite burg. Po të ishin të vërteta akuzat që u bënë ndaj tij, patjetër që atë do ta pushkatonin si shumë të tjerë që u gjykuan në Gjyqin Special. Por Koço ishte krejt i pastër dhe kishte punuar e luftuar gjithë jetën, vetëm për interesat e Shqipërisë”, shprehet Kristina Kota për xhaxhanë e saj.

Persekutimi i familjes së Ilia Kotes
Pas dënimit të Koço Kotës dhe vdekjes së tij tragjike në Burgun e Burrelit, regjimi komunist u hakmorr ndaj familjes së vëllait të tij Ilias, pasi djali i Koços (Nuçi) dhe dy vajzat e tija, Tefta dhe Beatriçja ishin larguar nga Shqipëria. Vëllai i Koços, Ilia, nuk ishte përzier asnjëherë me politikë dhe ndryshe nga ai kishte qenë simpatizant i Fan Nolit dhe përkrahësve të tij. Lidhur me persekutimin e familjes së Ilia Kotës, e bija e tij Kristina, rrëfen: “Pas vdekjes së Koços në burgun e Burrelit, ne na hoqën nga shtëpia dhe na lanë disa kohë rrugëve, na çuan në Peqin ku babai punoi përsëri si avokat. Pas dhjetë vitesh që na lanë në Peqin, ne vitin 1963, ne na kthyen përsëri në Tiranë, ku jetuam si mos më keq në një barakë në lagjen Brrakë. Në atë kohë ne detyroheshim të shisnim plaçkat e shtëpisë për të siguruar bukën e gojës. Edhe pas rikthimit në Tiranë, ne disa herë tentuan që të na hiqnin dhe të na internonin në rrethe të tjera.

Babai, Ilia, vdiq në vitin 1968, në moshën 86 vjeçare i abandonuar nga të gjithë miqtë dhe njerëzit e afërt për shkak të biografisë sonë. Pas një viti vdiq dhe mamaja jonë Krisianthi. Më shumë nga të gjithë ne, vuajti motra ime Gallata, e cila punoi në bujqësi gjithë jetën”, e përfundon rrëfimin e saj Kristina Kota, për vuajtjet që kaloi ajo familje, për të vetmin shkak se xhaxhai i saj kishte shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë në kohën e Mbretit Zog, të cilin komunistët e kishin shpallur armik të përjetshëm”./Memorie.al

Le Petit Caporal (1909)- Thuhet se Ismail Qemali ka kaluar nga Greqia për në Shqipëri pesëdhjetë mijë pushkë dhe pesë milion fishekë me qëllim…

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2020

 

“Le Petit Caporal” ka botuar, të shtunën e 15 majit 1909, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përpjekjet e organizimit të një kryengritje në Shqipëri nga Ismail Qemali, asokohe në Athinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vlerësohet këtu se komiteti shqiptar i drejtuar në Athinë nga Ismail Qemal Beu, arriti të fuste në Shqipëri 50.000 pushkë dhe 5 milion fishekë. Pas këtyre lajmeve, Komiteti Bashkim dhe Progres vendosi të hynte në bisedime me shqiptarët, në mënyrë që të shmangte një gjakderdhje e cila mund të ketë pasoja të frikshme për qetësinë e të gjitha vilajeteve evropiane, aktualisht të drejtuara nga krijesat e ish-sulltanit.

 

Roli i një tradhtari

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thuhet se deputeti Ismail Qemali, i cili gjendet i strehuar në Athinë, rrezikohet seriozisht nga disa dokumente të zbuluara në Yildiz-Kiosk. Aktualisht, ai është duke u përpjekur të provokojë një kryengritje në Shqipëri. Sipas disa informacioneve të sigurta, qeveria greke ka vendosur të urdhërojë dëbimin e Qemalit nga e gjithë Greqia.

1562 FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999, NJË KËMBANË QË NUK PUSHON – Nga Saimir Lolja

Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri i sapobotuar “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është edhe në Shqip edhe në Anglisht. Në takim u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër që shoqëron librin. Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.

Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë të saj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, etj.

Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShK Nusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare. Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.

Autori Nusret Pllana falenderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë.

Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ato si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndër ta janë edhe pesë fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.

Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.

Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani. Ashtu si e theksoi edhe profesori Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

 

 

Saimir Lolja

Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare – Nga Dr. Dorian Koçi

 

Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë Pashallëqeve Shqiptare, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së këtyre pashallëqeve, të  cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u ndanë  në shqiptarë, grekë dhe sllavë. Me protonacionalizëm nënkuptojmë zhvillimin shtetformues, kulturor e identitar që u shfaq në Pashallëqet shqiptare nga elita drejtuese e tyre për krijimin e shteteve në formën e monarkive të trashëgueshme duke përfshirë jo vetëm popullsinë shqiptare në ta por dhe popullsi të tjera mbi të cilat ushtronin autoritetin administrativ.  Protonacionalizmi reflekton situatën e re sociale që krijohet me zëvendësimin e kategorive të vjetra shoqërore  me parime të reja organizimi shoqëror dhe daljen në pah të treguesve tradicionalë të formimit të bashkësisë si gjuha, etnia dhe besimi fetar.[1]Natyrisht protonacionalizmi nuk mund të cilësohet si filozofi e qëndrueshme politike, pasi ai përfaqëson vetëm epoka të ndërmjetme shtetërore në kalimin nga mentaliteti mesjetar i ndërtimit të shtetit në atë të shtetit komb.

Rebelimet e Karamahmud Pashë Bushatlliut  dhe Ali pashë Tepelenës  , edhe pse nuk morën ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmuan shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë Osmane, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Kjo përplasje e tyre me pushtetin perandorak ndikoi në imazhin që krijuan për veten e tyre por edhe atë që përcollën europianët për ta në tekste të ndryshme. Sipas Tajar Zavalanit një nga studieusit e hershëm të nacionalizmit shqiptar ata( Ali Pasha Tepelena dhe Bushatlliu) bënë të mundur të bashkojnë për dekada me radhë pjesë të konsiderueshme të vendit nën një administratë të përbashkët, të nënshtronin partikularizmin e një numri të shumtë të feudalëve lokalë,  të organizonin klane nga besime të ndryshme fetare për të bashkëpunuar në kohë paqeje dhe lufte mes tyre. Edhe pse përdornin metoda të ndryshme, të dy, Aliu dhe Bushatlliu i mësuan bashkëpatriotet e tyre avantazhet e një qeverie të centralizuar, dhe duke udhëhequr myslimanët në beteja kundër Sulltanit Kalif ata shkatërruan me sukses besimin se çdo mysliman ishte një turk me interesat e përfaqësuara më mirë nga Porta e Lartë. Solidariteti lokal përtej niveleve klanore u shfaq në Shqipëri nën udhëheqjen e tyre. Ky precedent, ndonse ishte i një rëndësie të përkohshme për kohën, u bë e rëndësishme një gjysëm shekulli më vonë kur Ali Pasha dhe Bushatllinjtë u bënë heronj në sytë e nacionalistëve shqiptarë të cilët i panë përpjekjet e tyre si manifestime të hershme të nacionalizmit[2].

Në këtë kontekst, në mënyrë të pashmangshme, figura dhe rezistenca e tyre u lidh me figurën e Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve. Në shekullin e XVII dhe XVIII figura e Skënderbeut në Europë vazhdonte ende të jehonte domosdoshmërinë e organizimit të rezistencë antiosmane pavarësisht faktit që forca e gjysëm hënës ishte shterruar nga konfliktet e gjata me Perandorinë e Shenjtë Austriake dhe me Perandorinë e re ambicioze ruse. Ishte mendimi evropian, i cili rimishëroi figurën e Skënderbeut si një personalitet evropian, humanist dhe udhëheqës ushtarak për të projektuar imazhin e një Evrope të unifikuar dhe luftuese kundër osmanëve. Dimensionet e jashtëzakonshme që figura e Skënderbeut i dha rezistencës anti-otomane të shekullit XV, e kthyen atë, jo vetëm një hero kombëtar për të gjitha lëvizjet e mëdha progresive me rëndësi vendimtare të historisë së mëvonshme të popullit shqiptar, por gjithashtu një referencë bazë për shumë shkrimtarë, poetë dhe kompozitorë europianë, të cilët i kanë kushtuar heroit shqiptar me qindra poezi, tregime, skica dhe romane, pa përmendur shumë ilustrime që zbukurojnë shumë albume të botuara në epokën pesë shekullore pas Skënderbejane. Mes këtyre rrëfimeve dhe lidhjeve të Heroit shqiptar me pasardhës të tjerë të tij të mëvonshëm mund të përmenden një aradhë pretenduesish, por interesant mbetet fakti diplomatë e studiues europianë e lidhin figurën e tij me sunduesit e Pashallëqeve të Shkodrës, Beratit dhe Janinës. Në rastin e Ahmet Kurt Pashës dhe Ali Pashë Tepelenës kjo lidhje është përmendur më së shumti nga burimet e jashtme, libra dhe shënime udhëtarësh kurse në rastin e Bushatllinjve është interesant fakti se një nga përfaqësuesit e tyre më të shquar e identifikonte veten si pasardhës të Skënderbeut.

Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë  së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit  1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij  se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandand Hasan Oda[3]. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatlliu një një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatlliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit , në rrugën e kthimit në Shkodër ndërshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.[4] Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatlliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare.  Mahmud Pashë Bushatlliu ishte në konflikt të hapur  me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë( të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatlliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatllinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndërshkimore kundër Shkodrës.[5] Ishin këto masa që e nxitën Bushatlliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatlliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatlliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve( 1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 komfirmohet mbledhja e Podgoricës , ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e  Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind veë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?[6]

Për këtë tentativë të Bushatlliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatlliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH , gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht.[7]   Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut[8]

Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatlliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatlliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatlliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare. Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatlliut. Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.

Publikimi i dokumentacionit rus për Bushatllinjtë na ka dhënë mundësinë që të gjejmë këtë dokument të rëndësishëm ku emri i Skënderbeut u përdor nga ta në rebelimin e parë kundër Sulltanit, por nuk kemi ndonjë dokument tjetër historik që të mund të na dëshmojë nëse Ahmet Kurt Pasha apo Ali Pasha Tepelena e kanë përmendur imazhin dhe figurën e Skënderbeut në konfliktin e tyre me Perandorinë Osmane. Lidhja e tyre me Heroin Kombëtar të shqiptarëve rezulton të jetë familiare dhe duhet të jetë përmendur në funksion të kërkimit të linjave gjenealogjike që udhëtarët dhe diplomatët europianë reflektonin në veprat e tyre. Përjashtim në këtë rast nuk bënin dhe studiuesit e historianët lokalë të ciët përcillnin legjenda apo rrëfime të vjetra rreth lidhjes së mundshme të këtyre figurave historike me Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështu, autori Gjerq Haxhi Mihali në shkrimin e vet “Berati Plak”, të botuar në Revistën Dituria ,Volumi II, Nr 9,10,11 shkruan për Ahmet Kurt Pashën se në vitet 1777 dhe 1779 ai ishte sundimtar i Beratit dhe i qarkut të tij, burr dhrastik dhe zemër-mirë; ishte prej gjinisë së Skënderbeut dhe jo si pandehin disa gabimisht Turk;se për origjinën e Kurtit gojdhënjet janë shumë të forta;nofta do të ketë qenë prej nipërvet të Skënderbeut, të cilët u bënë Muhamedanë, prej djelmvet të motravet të Skënderbeut, Mamicës a Ngjelinës, kjo nuk dihet.[9] Autori nuk përmend burimin e këtyre gojëdhënave por interesant është fakti i vazhdimësisë aristokratike e fisnike të sundimtarit Ahmet Kurt Pasha që lidhet me familjen e Skënderbeut. Një lidhje e tërthortë por kësaj radhe përmes burimeve greke jepet për Ali Pashë Tepelenën dhe lidhjet e mundshme të origjinës së tij nga Skënderbeu. Ali Pasha Tepelena nga ana e së ëmës rridhte  nga një nga familjet më aristokratike të Toskërisë e Jugut të Shqipërisë . E ëma e Aliut, Esmihan Hanëmi (Hanko) ishte e bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Veliu u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit Veli Beu qe martuar.[10] Historiani grek Spiro Aravatinos në veprën e vet Ali Pasha Tepelenliu përmend faktin se dera e Konicajve ishte pasardhëse e Kastriotëve.[11] Autori nuk jep ndonjë të dhënë se ku e mbështet këtë të dhënë por duket se ajo i përket historisë romantike të Epirit dhe Maqedonisë , në kufirn e të cilave shtrihet Konica, kryqendra e zotërimeve të familjes të së ëmës së Ali Pashë Tepelenës. Pavarësisht kësaj refernece nga   Aravatinos në librin e vet për Ali Pashën,ky fakt nuk i qendron vërtetësisë historike. Madje Faik Konica, një nga pasardhësit më brilant të kësaj dere e mohon këtë fakt duke thënë se një stërgjyshi im i quajtur Mehmet Pasha, i cili rronte në kohë të dëgjuar dhe nuk është çudi që, pas pakë brezash, populli ta ketë përzier me Skënderbenë.[12]Siç dihet Faik Konica ishte një nga propanganduesit më të mëdhenj të figurës së Skënderbeut gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare dhe nëse do të kishte pasur qoftë edhe një mundësi të vogël të kësaj lidhje familiare ai nuk do ta kishte nënvlerësuar. Faik Konica shpjegon në Autobiografinë e tij se analet historike dëshmojnë se dera e Konicajve njihej ndryshe edhe si dera e Zenelbejllinjve në emër të Zenel Beut, nipit të Mehmet Pashës, i përmendur për pasurinë dhe jetën e shkëlqyer që rronte. Zenel Beu nga martesa me motrën e Kurt Pasha Beratit, pati një bijë dhe një bir. E bija u martua me Veli Bej Tepelenën dhe lindi Alinë.[13] Ky detaj i lidhjes familjare të Ali Pasha Tepelenës me Kurt Pashën e Beratit është shumë i rëndësishëm pasi tregon sërish statusin e rankut të familjes së Ali Pasha Tepelenës, si një prej familjeve aristokratike toske që nuk u gjend rastësisht në qendër të ngjarjeve që përcaktuan fatin vetqevërisës të Epirit për më tepër se 35 vjet si tentojnë shpesh herë ta përshkruajnë burime të ndryshme të letërsisë së udhëtimeve , të cilat në të shumtën e rasteve ë tepër janë kujdesur të përcjellin historitë lokale të Epirit me një këndvështim orientalist sesa i përgjigjen realitetit. Në të njëjtën kohë ai dëshmon se familja e Ahmet Kurt Pashës ishte lidhur me të ashtë quajturit Kastriotë të Konicës. Përmendja e këtij fakti nga një historian serioz si Spiros Aravatinos dëshmon se imazhi dhe figura e Skënderbeut vazhdonte të ishte e pranishme jo vetëm në popullsitë e krishtera shqiptare por edhe mes elitave myslimane të tyre që kishin hyrë në sferat e larta të pushtetit perandorak otoman. Edhe pas treqind vjetëve figura e Skënderbeut ishte e pranishme jo vetëm në Europë por edhe brenda kujtesës kolektive të formacioneve politike të pashallëqeve shqiptare.

Këto referenca janë anashkaluar ose pak janë analizuar në një rrafsh dhe kohezion më të gjerë krahasues dhe me fillimet e ndërtimit të shteteve kombëtarë fqinjë, duke i dhënë shqiptarëve një rol më të prapambetur në rrugën e tyre për të gjetur idenë kombëtare të formimit të shtetit të tyre. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të mëvonshme të shtet ndërtimit të shqiptarëve ku ideja e kombformimit më tepër u pa si një aksion i grupeve dhe elitave të lidhura me Europën duke përjashtuar evolumimin e cilësive shtetformuese të elitës shqiptare të Pashallaqëve, si dhe influencës së ligjërimit orientalist të dëshmive të udhëtarëve të huaj. Pashallëqet shqiptare u panë si pushtete politike që ushqyen despotizmin oriental dhe mbartës vesesh e prapambetje mes shqiptarëve sesa si përpjekje shtetformuese dhe evoulimi drejt formimi të formacioneve të vërteta kombëtare. Një studim më i detajuar i përpjekjeve të elitës feudale shqiptare në ngjarjet e pas revolucionit grek dhe revoltës serbe në rajon do të bëjë të mundur që të shikohen qartë hapat  drejt një pavarësimi fillimisht në mendim dhe pastaj në aksion politik. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë tejkalimi i vetvetes së kësaj elite dhe shndrrimi i saj nga një instrument mbështetës ndaj Perandorisë Osmane në një instrument kundërshtues të reformave të Tanzimatit, jo thjesht si aksion regresiv për të ruajtur një gjendje të vjetëruar të elementëve të shtetformimit osman por më tepër si rezultat i humbjes së gjysëm autonomisë vetqeverisëse që kish lënë kaq shumë gjurmë në territor , kulturë dhe besim fetar. Kombinimi i kësaj përpjekeje me zgjimin kulturor e kërkimin e rrënjëve  në koloninë arbëreshe në Itali me kryeqendër Napolin, lëvrimin e gjuhës shqipe dhe mbledhjes së folklorit nga Zef Jubani në Shkodër, veprimtarinë e trashëgimtarëve kulturorë të Pashallëkut të Janinës si Vangjel Meksi, Stefan Postenani, Anastas Byku,Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto  etj dhe përqafimin e iluminizmit nga elita myslimane shqiptare e shkolluar në Zosimea si  Abedin Dino, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri do të realizonin ngjizjen e nacionalizmit shqiptar dhe manifestimet e drejtë përsë drejta të tij në mendimin politik e kulturor shqiptar.